Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 9 February 2026Main stream

Mbi 1 mijë efektivë në terren, zbulohet plani i masave për protestën e 10 shkurtit

9 February 2026 at 14:50

Policia e Shtetit ka marrë masat për garantimin e mbarëvajtjes së protestës kombëtare të thirrur nga opozita, të martën, më 10 shkurt, në orën 17:00, para Kryeministrisë.

Sipas burimeve për Euronews, është parashikuar që mbi 1.000 efektivë të jenë në terren dhe në gatishmëri ndërsa përveç forcave të rendit, Forcave Kombëtare të Sigurisë dhe RENEA-s, do të ketë edhe agjentë civilë.

Duke nisur nga ora 23:45 e së hënës, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve deri në përfundim të tubimit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga vendi i quajtur “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali”.

Nga ora 15:00 deri në përfundim të protestës, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi pranë Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore. Në rast bllokimi, Policia e Tiranës ka marrë masa për devijimin e qarkullimit përmes rrugëve alternative.

Policia u bën apel qytetarëve që të shmangin lëvizjen me automjete në akset rrugore që do të bllokohen, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim.

Kujtojmë se në protestën e 24 janarit u arrestuan 18 persona, u proceduan penalisht 17 të tjerë dhe u shpallën në kërkim dy protestues. Gjithashtu, u dëmtuan 11 punonjës policie të cilët morën mjekim në spital. Po ashtu, u procedua penalisht sekretari organizativ i Partisë Demokratike, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mbi 1 mijë efektivë në terren, zbulohet plani i masave për protestën e 10 shkurtit appeared first on Sinjali.

“Shkundet” qeveria britanike, dy dorëheqje në 24 orë

9 February 2026 at 14:42

Tim Allan, drejtori i komunikimit i kryeministrit britanik Keir Starmer, ka dhënë dorëheqjen pas vetëm 5 muajsh në detyrë. Kjo lëvizje vjen një ditë pasi u dorëhoq shefi i kabinetit të kryeministrit, Morgan McSweeney.

“Kam vendosur të jap dorëheqjen për të lejuar krijimin e një ekipi të ri. I uroj kryeministrit dhe ekipit të tij çdo sukses”, ka deklaruar shkurtimisht Allan.

Kjo dorëheqje vjen si një goditje tjetër për pozicionin e Starmer, në mes të polemikës së fortë për vendimin për ta emëruar Peter Mandelson ambasador në Washington, pavarësisht lidhjeve të tij me pedofilin Jeffrey Epstein.

Starmer ka shprehur keqardhjen e tij për këtë emërim, duke theksuar se qeveria e tij mund të “shkojë përpara nga kjo pikë”.

Allan, ish-zëvendës sekretar për shtypin i Tony Blair dhe themelues i agjencisë PR Portland, u rikthye në Downing Street në shtator 2025 si pjesë e riorganizimit të fundit të ekipit të Starmer, në të cilin u transferua edhe Darren Jones nga Thesari.

Ai zëvendësoi James Lyons, i cili kishte qenë drejtor i komunikimeve strategjike vetëm për 1 vit.

Emërimi i Allan ngjalli polemika, pjesërisht për klientët që kishte marrë agjencia Portland. Tani, humbja e dy drejtuesve të lartë brenda 24 orëve rrit presionin ndaj Starmer dhe qeverisë britanike.

McSweeney dha dorëheqjen të dielën, 8 shkurt, pas presionit nga shumë deputetë laburistë.

Ndërkohë, aleatët e Starmer shpresojnë se largimi i McSweeney do të qetësojë zemërimin e deputetëve, por humbja e personit që shihej si arkitekti i ngritjes së Starmer është një goditje e madhe dhe kthen vëmendjen te arsyet pse vetë kryeministri miratoi vendimin për Mandelson, shkruan TVKlan.

Mediat e huaja shkruajnë se largimi i McSweeney e lë kryeministrin të ekspozuar në një periudhë sfidash politike dhe elektorale, përfshirë zgjedhjet e pjesshme në Gorton dhe Denton më vonë këtë muaj, që mund të përcaktojnë fatin e tij politik.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Shkundet” qeveria britanike, dy dorëheqje në 24 orë appeared first on Sinjali.

BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015

9 February 2026 at 14:33

Bashkimi Evropian tha se arrestimi i fundit nga Serbia i një veterani të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është “një shkelje tjetër” e obligimeve të Serbisë të Marrëveshjes për dialogun dhe drejtësinë të vitit 2015.

“Sipas kësaj marrëveshjeje, Serbia është zotuar që të mos iniciojë hetime penale apo ndjeje penale për krimet që pretendohet se janë kryer në Kosovë, përveç nëse një gjë e tillë kërkohet nga autoritetet e Kosovës. Juridiksioni mbi pretendimet për krime të luftës dhe vepra të tjera serioze bie mbi institucionet e Kosovës. I bëjmë thirrje Serbisë që të respektojë zotimet e saj”, tha një zëdhënës i Komisionit Evropian për Radion Evropa e Lirë.

Më 5 shkurt, autoritetet e Serbisë arrestuan Mitehat Llozhanin me të hyrë në terrorin serb nga kufiri me Kroacinë. Ai, sipas autoriteteve, në Beograd dyshohet për krime kundër popullatës civile.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka kërkuar angazhim të bashkësisë ndërkombëtare lidhur me këtë rast.

Sipas Serbisë, i arrestuari dyshohet se ka kryer trajnime si pjesëtar i UÇK-së i Zonës Operative të Dukagjinit më 1998 dhe 1999 “pas së cilave ka marrë pjesë në sulme terroriste kundër anëtarëve të MPB-së serbe dhe ushtrisë jugosllave”. Në njoftim thuhet po ashtu se “si anëtar i grupit të komanduar nga Ramush Haradinaj, ai ka marrë pjesë në rrëmbim dhe masakrim të policëve“.

Por, nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se i arrestuari ka marrë pjesë në disa stërvitje në Shqipëri, por nuk ka informacione të ketë qenë në vijat e frontit në Kosovë.

Nënkryetari i kësaj organizate të veteranëve, Gazmend Syla, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se Llozhanit iu gjet kartela e veteranit në xhep gjatë kontrollit nga autoritetet serbe.

Serbia ka arrestuar vazhdimisht shtetas të Kosovës nën pretendime për krime lufte në Kosovë më 1998-’99, dhe vetëm në vitin 2025 u regjistruan disa arrestime të tilla.

Serbia gjatë viteve ’90 e karakterizoi UÇK-në si organizatë terroriste, ndërsa për Kosovën, UÇK-ja është organizata që mbrojti popullsinë lokale nga represioni i forcave të armatosura jugosllave.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015 appeared first on Sinjali.

Siguri maksimale në rrugë: Kontrolli i plotë i kamionëve dhe autobusëve, nga Policia e Kosovës

9 February 2026 at 14:23

Policia e Kosovës, në kuadër të aktiviteteve të planit ROADPOL 2026, ka njoftuar se nga sot, deri më 15 shkurt 2026, do të realizohen kontrolle të shtuara të mjeteve të transportit të mallrave dhe udhëtarëve, duke përfshirë kamionët dhe autobusët, në të gjitha rrugët e vendit.

Këto kontrolle kanë për qëllim të rrisin sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në trafik dhe të sigurojnë respektimin e normave dhe rregullave të trafikut.

Shoferët e kamionëve dhe autobusëve, si shoferë profesionistë, pritet të jenë shembuj të sjelljes së mirë dhe respektimit të rregullave të trafikut, për të kontribuar në sigurinë dhe rendin në rrugë.

Policia e Kosovës apelon për bashkëpunim dhe kujdes të shtuar nga të gjithë drejtuesit e mjeteve, me qëllim që të shmangen aksidentet dhe të ruhet siguria e gjithsecilit.

Të gjitha qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik ftohen të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë në krijimin e një ambienti të sigurt për udhëtime pa probleme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Siguri maksimale në rrugë: Kontrolli i plotë i kamionëve dhe autobusëve, nga Policia e Kosovës appeared first on Sinjali.

Grabitje si në filma në autostradën e Italisë: Sulmohet furgon i blinduar, dy të arrestuar

9 February 2026 at 12:51

Një fugon i blinduar që transportonte para u sulmua këtë mëngjes në autostradën që lidh Leçen me Brindisin.

Mediat italiane raportojnë se ka pasur një shkëmbim zjarri me karabinierët. Deri më tani nuk është raportuar për të lënduar.

Dy persona, të dyshuar si anëtarë të bandës, u arrestuan nga oficerët.

Sipas raportimeve, agresorët dyshohet se parkuan një automjet matanë rrugës dhe i vunë flakën, duke e detyruar automjetin e blinduar të ndalonte, në mënyrë që ata të kryenin grabitjen.

Pas përpjekjes së dështuar, nisi një ndjekje në zone, me oficerët e karabinierëve që mbërritën për të mbështetur kolegët e tyre që ishin në vendngjarje, shkruan A2CNN.

Autoritetet po hetojnë për të identifikuar personat përgjegjës, nëse kanë vepruar të vetëm, apo pas tyre qëndron ndonjë grup i strukturuar. Ende nuk është bërë i ditur identiteti i dy grabitësve të arrestuar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Grabitje si në filma në autostradën e Italisë: Sulmohet furgon i blinduar, dy të arrestuar appeared first on Sinjali.

“Tri votat e sigurta të Osmanit”: Dafina e lë në lloq, e heq nga Instagrami

9 February 2026 at 12:27

Rrjetet sociale janë përfshirë sërish në një debat të nxehtë pas një veprimi të papritur nga këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri.

Fansat kanë vënë re se ajo ka ndaluar ndjekjen e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në Instagram.

Ky veprim vjen pak kohë pas një fotografie të publikuar nga reperja Tayna, ku ajo shfaqej pranë Presidentes Osmani, me mbishkrimin: “Presidentja e shtetit dhe presidentja e skenës në një foto”.

Postimi mori mijëra pëlqime dhe komentet ishin të shumta.

Fakti që Dafina nuk e ndjek më Presidenten ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut, duke e cilësuar si një veprim të papritur dhe të pazakontë.

Marrëdhënia mes Dafina Zeqirit dhe Taynës ka qenë më herët e ngushtë, me bashkëpunime muzikore dhe mbështetje reciproke në publik.

Megjithatë, në vitet e fundit, fansat kanë vënë re një distancim gradual mes dy artisteve, ndërsa mungesa e ndërveprimeve dhe “unfollow”-t e ndërsjella kanë ushqyer spekulimet për një prishje të mundshme të miqësisë.

Çdo veprim i papritur i këtyre artisteve duket se rikthen gjithmonë interesin e medieve dhe publikut, duke ndezur debatin në rrjetet sociale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Tri votat e sigurta të Osmanit”: Dafina e lë në lloq, e heq nga Instagrami appeared first on Sinjali.

Klubi i Basketbollit Prishtina dhe Khalil Dukes ndajnë rrugët

9 February 2026 at 12:12

Klubi i Basketbollit Prishtina dhe lojtari Khalil Dukes kanë marrë vendimin e përbashkët për të ndarë rrugët pas një periudhe bashkëpunimi.

Ky vendim ka ardhur pas një marrëveshje mes palëve dhe është bërë i ditur nga klubi i basketbollit.

Në një njoftim zyrtar, klubi falënderoi Khalil Dukes për kontributin e tij të çmuar dhe profesionalizmin që ka treguar gjatë kohës së tij me fanellën bardhekaltër, të cilit i uroi suksese në vazhdim të karrierës së tij.

Në përfundim të njoftimit, klubi theksoi se do të mbetet i fokusuar në objektivat e këtij sezoni.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Klubi i Basketbollit Prishtina dhe Khalil Dukes ndajnë rrugët appeared first on Sinjali.

Jashari dekoron pjesëtarët e njësisë së Kërkim-Shpëtimit për angazhimin në Shqipëri”

9 February 2026 at 10:58

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti në një takim anëtarët e njësisë së Kërkim-Shpëtimit të Regjimentit të Mbrojtjes Civile të Gardës Kombëtare të FSK-së, të cilët morën pjesë në operacionin humanitar të kërkim shpëtimit në Shqipëri.

Në fillim të takimit, Gjeneral Jashari shprehu falënderimet për angazhimin e tyre në operacionin e kërkim shpëtimit në Klos, Shqipëri. Ai i lavdëroi pjesëtarët për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë misionit, i cili u realizua me sukses në kushte të ftohta dimërore.

Në përfundim të takimit, GLT Jashari dekoroi pjesëtarët e njësisë me medaljen “Shërbim Vetëmohues” dhe e vlerësoi njësinë me një “mirënjohje” për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm.

“Forca e Sigurisë së Kosovës mbetet e përkushtuar në forcimin e bashkëpunimit rajonal duke dëshmuar ngritje të kapaciteteve dhe profesionalizëm si brenda ashtu edhe jashtë territorit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Jashari dekoron pjesëtarët e njësisë së Kërkim-Shpëtimit për angazhimin në Shqipëri” appeared first on Sinjali.

Shpërthen fruthi në SHBA, autoritetet bëjnë thirrje për vaksinim

9 February 2026 at 10:55

Një zyrtar i lartë i shëndetësisë në SHBA u bëri thirrje qytetarëve të vaksinohen kundër fruthit, duke theksuar shpërthimet e rasteve në disa shtete.

“Merrni vaksinën, ju lutem”, u shpreh Dr. Mehmet Oz, administrator i Qendrave për Shërbimet Medicare dhe Medicaid.

“Ne kemi një zgjidhje për problemin tonë”, shtoi ai.

Oz, një kirurg zemre, mbrojti disa nga rekomandimet federale të fundit për vaksinat, si dhe reagoi ndaj deklaratave të mëparshme nga presidenti Donald Trump dhe shefi i shëndetësisë Robert F. Kennedy Jr., në lidhje me efikasitetin e vaksinave.

Nga Oz, pati një mesazh të qartë mbi fruthin.

“Jo të gjitha sëmundjet janë po aq të rrezikshme dhe jo të gjithë njerëzit janë po aq të ndjeshëm ndaj këtyre sëmundjeve”, tha ai në emisionin “State of the Union” të CNN-së.

“Por fruthi është një sëmundje kundër së cilës duhet të vaksinoheni”, vazhdoi ai.

Një shpërthim në Karolinën e Jugut me qindra raste ka tejkaluar numrin e rasteve të regjistruara në shpërthimin e vitit 2025 në Teksas, dhe ka edhe një në kufirin Utah-Arizona.

Shumë shtete të tjera kanë pasur raste të konfirmuara këtë vit.

Shpërthimet kanë prekur kryesisht fëmijët dhe kanë ndodhur ndërsa ekspertët e sëmundjeve infektive paralajmërojnë se mosbesimi në rritje i publikut ndaj vaksinave në përgjithësi mund të kontribuojë në përhapjen e një sëmundjeje që dikur shpallet e zhdukur nga zyrtarët e shëndetit publik.

I pyetur në intervistën televizive nëse njerëzit duhet të kenë frikë nga fruthi, Oz u përgjigj: “Oh, sigurisht”.

Ai tha se Medicare dhe Medicaid do të vazhdojnë të mbulojnë vaksinën kundër fruthit si pjesë të programeve të sigurimeve.

“Nuk do të ketë kurrë pengesë për amerikanët që të kenë akses në vaksinën kundër fruthit”, tha Oz.

Sipas të dhënave federale, normat e vaksinimit në SHBA kanë rënë, transmeton Sinjali.

Në të njëjtën kohë, normat e sëmundjeve që mund të mbrohen me vaksina, të tilla si fruthi dhe kolla, po rriten në të gjithë vendin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shpërthen fruthi në SHBA, autoritetet bëjnë thirrje për vaksinim appeared first on Sinjali.

Aksident mes dy veturave në Vlorë, një e lënduar dërgohet në spital

9 February 2026 at 10:32

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në zonën e Babicës, ku për pasoj janë përplasur dy automjete. Sipas raportimeve paraprake, për shkak të përplasjes ka mbetur e plagosur një vajzë.

E lënduara është transportuar me urgjencë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po merr trajtimin e nevojshëm, shkruan Euronews.al.

Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksident mes dy veturave në Vlorë, një e lënduar dërgohet në spital appeared first on Sinjali.

Dokumentet tregojnë se Epstein u përpoq të afrohej me zyrtarët rusë, përfshirë Putinin

9 February 2026 at 10:21

Jeffrey Epstein kishte një mesazh për t’ia dërguar presidentit rus, Vladimir Putin.

Në qershor të vitit 2018, një vit pas vdekjes së papritur të ambasadorit të Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vitaly Churkin, Epstein kërkoi të bëntë këtë komunikim.

Churkin, i cili ishte një mik i Epstein dhe njihej për takimet e shpeshta me të në New York, ishte një figurë e rëndësishme për Epsteinin. Sipas dokumenteve të reja të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë, Epstein kishte ofruar ndihmën e tij për të gjetur një mundësi pune për djalin e Churkin, Maxim, në një kompani menaxhimi pasurie në New York.

Por, Epstein po kërkonte të fliste edhe me një zyrtar tjetër rus: Ministrin e Jashtëm Sergey Lavrov, shkruan CNN.

Më 24 qershor 2018, Epstein i dërgoi një email politikanit norvegjez Thorbiorn Jagland, atëherë Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës: “Mendoj se mund t’i sugjeroni Putinit, që Lavrov, të marrë informacion duke folur me mua. Vitaly Churkin e bënte më parë, por vdiq”.

Jagland u përgjigj se do të takohej me asistentin e Lavrovit të hënën e ardhshme dhe do ta sugjeronte këtë.

Epstein vazhdoi: “Churkin ishte i shkëlqyer. Ai e kuptoi Trumpin pas bisedave tona. Nuk është komplekse. Ai duhet parë për të kuptuar diçka që është kaq e thjeshtë”.

Ndërsa interesi i Epstein për të zbuluar modele nga Rusia dhe pjesë të tjera të Evropës Lindore kishte dalë në dritë më parë, publikimi i fundit i dokumenteve që lidhen me financierin e ndjerë ofron një pasqyrë të re mbi përpjekjet e tij për t’u afruar me zyrtarë të lartë rusë, përfshirë Putinin, të cilin Epstein u përpoq ta takonte ose të fliste disa herë.

Dokumentet e reja që tregojnë më shumë komunikime të Epstein me politikanë ndërkombëtarë, përfshirë zyrtarë rusë, kanë çuar në më shumë spekulime rreth motiveve të miliarderit.

Kryeministri polak Donald Tusk tha në një takim të kabinetit këtë javë se vendi i tij do të nisë një hetim mbi lidhjet e mundshme të Epstein me inteligjencën ruse.

“Gjithnjë e më shumë pista, gjithnjë e më shumë informacione dhe gjithnjë e më shumë komente në shtypin global lidhen me dyshimin se ky skandal i paparë pedofilie është bashkëorganizuar nga shërbimet e inteligjencës ruse”, tha Tusk.

“Nuk kam nevojë t’ju tregoj se sa serioze është për sigurinë e shtetit polak mundësia gjithnjë e më e mundshme që shërbimet ruse të inteligjencës të kenë bashkëorganizuar këtë operacion”, shtoi ai.“Kjo mund të nënkuptojë vetëm se ata gjithashtu posedojnë materiale kompromentuese kundër shumë udhëheqësve që janë ende aktivë sot”, vazhdoi Tusk.

Megjithatë, dokumentet nuk tregojnë nëse Epstein ka arritur ndonjëherë të lidhet me udhëheqësin rus.

Më 9 maj 2013, sipas dokumenteve, Epstein i shkroi ish-kryeministrit izraelit Ehud Barak se Jagland “do të takohet me Putinin në Sochi” më 20 maj dhe se Jagland e pyeti nëse Epstein do të ishte i disponueshëm për t’u takuar me presidentin rus “për të shpjeguar se si Rusia mund të strukturojë marrëveshjet në mënyrë që të inkurajojë investimet perëndimore”.

Nuk e kam takuar kurrë, doja që ta dije”, shtoi Epstein në emailin e tij drejtuar Barakut.

Disa ditë më vonë, Jagland i tha Epstein më 14 maj 2013 se planifikonte t’i përcillte Putinit një mesazh në emër të Epstein se Epstein mund të ishte i dobishëm.

“Kam një mik që mund të të ndihmojë të marrësh masat e nevojshme (dhe pastaj të të prezantojë) dhe të të pyesë nëse është i interesuar që të takohet me ty”, shkroi Jagland në një email drejtuar Epstein.

Epstein tha se nëse Putini donte të takohej me të, ai do të “duhej të linte mënjanë kohën reale dhe privatësinë”. (Nuk është e qartë nëse Putini me të vërtetë ka kërkuar ndonjëherë të takohet me Epsteinin.)

Më shumë se një vit më vonë, në korrik 2014, një email drejtuar Epstein sugjeron se ai kishte një takim të planifikuar së shpejti me Putinin dhe e kishte ftuar themeluesin e LinkedIn të bashkohej.

Joi Ito, atëherë drejtor i MIT Media Lab, i shkroi Epstein: “Nuk arrita ta bindja Reid të ndryshonte agjendën e tij për të shkuar të takohej me Putinin me ty”.

Më shumë se një vit më vonë, në korrik 2014, një email drejtuar Epstein sugjeron se ai kishte një takim të planifikuar së shpejti me Putinin dhe e kishte ftuar themeluesin e LinkedIn të bashkohej.

Joi Ito, atëherë drejtor i MIT Media Lab, i shkroi Epstein: “Nuk arrita ta bindja Reid të ndryshonte agjendën e tij për të shkuar të takohej me Putinin me ty”.

Më vjen keq që nuk jam me ty për të takuar rusët”, u përgjigj Epstein.

Të enjten, njësia hetimore e Norvegjisë, Okokrim, njoftoi se kishte hapur një hetim ndaj Jagland bazuar në informacionin në dokumentet e Epstein.

Në një deklaratë, avokati i Jagland, Anders Brosveet, tha se klienti i tij do të bashkëpunonte me hetimin dhe do t’i ofronte agjencisë “gjetjet kryesore dhe dokumentacionin përkatës”.

“Bazuar në atë që kemi zbuluar deri më tani, ne mbetemi të sigurt për rezultatin”, tha Brosveet.

Ndryshe, Jagland ka mohuar çdo shkelje që lidhet me Epsteinin.

Dokumentet sugjerojnë se Epstein kishte një marrëdhënie të ngushtë me të paktën një rus që kishte lidhje me FSB-në – shërbimin kryesor të sigurisë së Rusisë dhe pasardhësin e KGB-së.

Epstein iu referua Sergey Belyakov, i cili, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS, u diplomua nga Akademia FSB në Moskë në vitin 1999, si “miku im shumë i mirë” në një email të vitit 2015 drejtuar kapitalistit miliarder Peter Thiel.

Dokumentet tregojnë se Epstein i ishte ofruar ta prezantonte atë me Belyakov, i cili në atë kohë drejtonte Fondacionin e Forumit Ekonomik të Shën Petersburgut, përgjegjës për organizimin e konferencës më të madhe ekonomike të Rusisë.

Pasi mori pjesë në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut (SPIEF) në vitin 2015, Barak, ish-kryeministri izraelit, i raportoi Epstein se ishte takuar me disa zyrtarë rusë, përfshirë Lavrovin; kreun e bankës qendrore të Rusisë, Elvira Nabiullina; dhe disa drejtues të tjerë të bankave ruse.

“Faleminderit që e rregullove të gjithën”, shkroi Barak në një email drejtuar Epsteinit.

Zyra e Barakut tha se vizitat e ish-kryeministrit izraelit në SPIEF “ishin gjithmonë me ftesë” të zyrës së Putinit, transmeton Sinjali.

Deklarata shtoi se Epstein ishte i interesuar në çështjet ruse dhe në takimin me Putinin, por Barak “nuk e ngriti kurrë” emrin e Epsteinit në Kremlin, por “herë pas here diskutonte” çështjet botërore me të dhe “përmendte disa njerëz që takoi”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dokumentet tregojnë se Epstein u përpoq të afrohej me zyrtarët rusë, përfshirë Putinin appeared first on Sinjali.

Trump thotë se Xi i Kinës do të vizitojë SHBA-në në fund të këtij viti për të rivendosur marrëdhëniet tregtare pas tensioneve

9 February 2026 at 08:16

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar se do të pritet udhëheqësi kinez, Xi Jinping, në Shtëpinë e Bardhë deri në fund të këtij viti, ndërsa dy ekonomitë më të mëdha të botës synojnë të riparojnë marrëdhëniet e dëmtuara nga konflikti tregtar i kohëve të fundit.

Trump e bëri këtë deklaratë gjatë një interviste për NBC News, të regjistruar të mërkurën, ditën kur ai dhe Xi zhvilluan një bisedë të gjërë, duke diskutuar çështje si tregtia, Tajvani, lufta e Rusisë në Ukrainë dhe situata në Iran.
Pritet që Trump të vizitojë Kinën në prill, ndërkohë që Xi do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara pas kësaj.

“Ai po vjen në Shtëpinë e Bardhë, po drejt fundit të vitit”, ka thënë Trump në intervistën, pjesë të së cilës u transmetuan të dielën.

“Këto janë dy vendet më të fuqishme në botë dhe ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë”.

Që kur Trump u kthye në Shtëpinë e Bardhë një vit më parë, ai ka vendosur disa lloje tarifash, duke zbuluar taksa specifike sektoriale mbi çelikun, automjetet dhe artikuj të tjerë, si dhe masa më të gjera për të arritur një sërë objektivash politike.

Shtëpia e Bardhë është përballur me Pekinin për tregtinë, por ka arritur “një armëpushim të gjerë” me Kinën pas një përshkallëzimi të madh pranverën e kaluar.

Dhe pavarësisht lëvizjeve nga Shtetet e Bashkuara që synojnë të zvogëlojnë varësinë e saj nga prodhimi kinez, të dy vendet mbeten thellësisht të ndërthurura ekonomikisht.

Xi, i cili vizitoi për herë të fundit Shtetet e Bashkuara në vitin 2023, të mërkurën e paralajmëroi Trumpin të vazhdojë me “kujdes” në shitjen e armëve Tajvanit të vetëqeverisur, të cilin Kina e pretendon si pjesë të territorit të saj.

Udhëheqësi kinez shprehu gjithashtu shpresën se çështjet dypalëshe, përfshirë tregtinë, mund të zgjidhen në mënyrë miqësore midis Pekinit dhe Uashingtonit.

“Duke trajtuar çështjet një nga një dhe duke ndërtuar vazhdimisht besim të ndërsjellë, ne mund të krijojmë një mënyrë të drejtë që të dy vendet të shkojnë mirë”, tha Xi, sipas transmetuesit shtetëror CCTV.

Ndërkohë, Trump tha se biseda me Xi ishte “e shkëlqyer” dhe se “të dy e kuptojmë sa e rëndësishme është ta mbajmë atë në këtë mënyrë”.

Të premten, Shtetet e Bashkuara kërkuan bisedime trepalëshe me Rusinë dhe Kinën për të vendosur kufizime të reja për armët bërthamore, por Pekini deri më tani ka refuzuar t’u bashkohet negociatave të çarmatimit “në këtë fazë”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump thotë se Xi i Kinës do të vizitojë SHBA-në në fund të këtij viti për të rivendosur marrëdhëniet tregtare pas tensioneve appeared first on Sinjali.

Miliarderi amerikan dhuron 100 milionë dollarë për sportistët e SHBA në Lojërat Olimpike Dimërore

9 February 2026 at 08:06

Ros Stivens është kthyer në personazhin kryesor të Lojërave Olimpike Dimërore që po zhvillohen në Itali. Jo duke marrë pjesë në gara, por duke u siguruar që ata të cilët garojnë për vendin e tij, të mos shqetësohen për financat.

Miliarderi amerikan, i cili është pronari i fondit “Stone Ridge Holdings Group”, ka marrë vendimin që të ndihmojë sportistët e SHBA të cilët garojnë në këtë aktivitet, duke i bërë praktikisht të pasur të 232 pjesëmarrësit.

Ai ka dhuruar një shifër marramendëse e cila do të ndajë nga 200 mijë dollarë për secilin sportist, në formën e një garancie mbi shëndetin, pavarësisht pozicionit në të cilin ata do të mbyllin garat në të cilat marrin pjesë. Të gjithë sportistët do të trajtohen në të njëjtën mënyrë, me qëllimin që SHBA të ketë shanset më të mira për të dominuar në këtë aktivitet dhe përfitimi do të jetë edhe për atletët që e mbyllin të fundit, shkruan Gazeta Express.

“Dua të shmang që pasiguria financiare, të ndalojë atletët tonë të elitës që të arrijnë nivele të reja të ekselencës”, ishin fjalët e Sitvens. Kësisoj, ai ka caktuar një fond prej rreth 100 milionë dollarësh, i cili garanton që çdo sportist të përfitojë 100 mijë dollarë kur të mbushë 45 vjeç, ose kur të mbushen 20 vite nga pjesëmarrja e parë në Olimpiadë. Paralelisht, janë 100 mijë dollarë të tjerë të cilët do u kalohen familjeve të tyre kur ata të ndërrojnë jetë. Një garanci siç nuk ka ndodhur ndonjëherë më parë, që i bën më të veçanta këto Lojëra Olimpike Dimërore për sportistët amerikanë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Miliarderi amerikan dhuron 100 milionë dollarë për sportistët e SHBA në Lojërat Olimpike Dimërore appeared first on Sinjali.

Sot paraqiten deklaratat përmbyllëse në rastin e gjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve

9 February 2026 at 07:53

Sot fillon etapa përmbyllëse e procesit më të madh gjyqësor që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Deklaratat përmbyllëse në rastin e gjykimit të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit fillojnë sot.

Kjo seancë pritet të zhvillohet me fillim nga ora 09:00.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Sot paraqiten deklaratat përmbyllëse në rastin e gjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve appeared first on Sinjali.

Real Madridi triumfon ndaj Valencias, fiton 2-0 dhe mbetet në garë për titullin

9 February 2026 at 07:00

Real Madridi arriti një fitore të rëndësishme ndaj Valencias në kuadër të javës së 23-të të La Ligës, duke e mposhtur ekipin vendas me rezultat 2-0, me efikasitetin e tyre që u shfaq në pjesën e dytë.

“Los Blancos” nisën ndeshjen me një qetësi të dukshme dhe dominuan lojën, duke krijuar mundësitë më të mira për gol. Megjithatë, në minutën e 19-të, Kylian Mbappe u përball me një pritje të shkëlqyer nga portieri Stole Dimitrievski.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, por Real Madridi e rriti intensitetin pas pushimit. Epërsia erdhi në minutën e 65-të, kur Alvaro Carreras realizoi një gol të bukur pas një aksioni individual, duke goditur saktë pranë shtyllës së majtë.

Valencia pati rast të artë për barazim në minutën e 71-të, por Lucas Beltran, pasi shmangu portierin, goditi shtyllën dhe humbi një mundësi të jashtëzakonshme.

Në minutat shtesë, Real Madridi e vulosi fitoren, kur Brahim Diaz asistoi për Kylian Mbappe, i cili përfitoi nga porta e zbrazët për të shënuar golin e dytë dhe për të mbyllur ndeshjen me rezultat 2-0 .

Me këtë fitore, Real Madridi mbetet në vendin e dytë në renditjen e La Ligës me 57 pikë, vetëm një pikë më pak se lideri Barcelona, duke vazhduar garën e fortë për titullin kampion.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Real Madridi triumfon ndaj Valencias, fiton 2-0 dhe mbetet në garë për titullin appeared first on Sinjali.

Izraeli miraton masa për forcimin e kontrollit mbi Bregun Perëndimor

9 February 2026 at 06:44

Kabineti i sigurisë së Izraelit miratoi të dielën një paketë masash që synojnë forcimin e kontrollit izraelit mbi Bregun Perëndimor, duke i hapur rrugë zgjerimit të mëtejshëm të vendbanimeve në këtë territor palestinez.

Ky territor, i pushtuar nga Izraeli që prej vitit 1967, konsiderohet pjesë kyçe e një shteti të mundshëm palestinez në të ardhmen, por nga shumë përfaqësues të së djathtës fetare shihet si tokë që i përket Izraelit.

“Kabineti i sigurisë sot miratoi një sërë vendimesh… duke ndryshuar rrënjësisht realitetin ligjor dhe civil në Judea dhe Samari”, tha një deklaratë, duke përdorur emrat biblikë për Bregun Perëndimor, shkruajnë mediat e huaja.

Masat, të njoftuara nga ministri i Financave, Bezalel Smotrich dhe ministri i Mbrojtjes Israel Katz, përfshijnë heqjen e rregulloreve dekada të vjetra që u ndalojnë qytetarëve hebrenj të blejnë tokë në Bregun Perëndimor, sipas një deklarate të përbashkët nga dy ministrat.

Smotrich tha se masa synonte “thellimin e rrënjëve tona në të gjitha rajonet e Tokës së Izraelit dhe varrosjen e idesë së një shteti palestinez”.

Reformat parashikojnë gjithashtu transferimin e autoritetit mbi lejet e ndërtimit për vendbanimet në pjesë të qyteteve palestineze, përfshirë Hebronin, nga organet komunale të Autoritetit Palestinez në Izrael.

Deri më tani, ndryshimet e ndërtimit në komunitetin hebraik të qytetit kërkonin miratim si nga bashkia lokale ashtu edhe nga autoritetet izraelite, raportoi Times of Israel, duke cituar deklaratën.

Ndërsa sipas rregullimeve të reja, ndryshime të tilla do të kërkonin vetëm autorizimin izraelit.

“Ne jemi të përkushtuar për të hequr barrierat, për të krijuar siguri ligjore dhe civile, dhe për t’u lejuar kolonëve të jetojnë, të ndërtojnë dhe të zhvillohen në kushte të barabarta me çdo qytetar të Izraelit”, tha Katz në deklaratë.

Masat gjithashtu do t’u lejonin autoriteteve izraelite të administronin vende të caktuara fetare edhe kur ato ndodhen në zona nën kontrollin e Autoritetit Palestinez, tha deklarata.

Në anën tjetër, Presidenca palestineze në Ramallah e dënoi vendimin, duke thënë se ai kishte për qëllim “thellimin e përpjekjeve për të aneksuar Bregun Perëndimor të pushtuar”.

Presidenca tha se “vendimet pasqyrojnë një përpjekje të hapur izraelite për të legalizuar zgjerimin e vendbanimeve, konfiskimin e tokës dhe prishjen e pronave palestineze, madje edhe në zonat nën sovranitetin palestinez”.

Autoriteti Palestinez ushtron kontroll mbi disa zona të shkëputura të Bregut Perëndimor.

Njoftimi vjen disa ditë përpara vizitës së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Shtetet e Bashkuara, ku ai do të takohet me presidentin Donald Trump i cili ka kundërshtuar aneksimin e Bregut Perëndimor nga Izraeli.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Izraeli miraton masa për forcimin e kontrollit mbi Bregun Perëndimor appeared first on Sinjali.

Horoskopi i datës 9 shkurt

9 February 2026 at 06:40

Dashi

Një ditë disi e lodhshme për ju kjo e hënë. Dashuria, me hënën kundër, nuk po shkojnë si duhet. Tregoni kujdes me fjalët që mund të shkaktojnë debate të panevojshme. Sa i përket punës nuk jeni në ditët më të mira. Problemet e reja i bashkëngjiten atyre që ende nuk janë zgjidhur.

Demi

Energjia nuk mungon por Marsi po ndikon në krijimin e problemeve, duke komplikuar marrëdhënien me të tjerët. Këto duhet duhet të merreni me zgjidhjen e problemeve që ju rrethojnë. Kohë e vështirë për ekonominë tuaj dhe administrimin e parave.

Binjakët

Këto ditë nuk duhet të debatosh por të përpiqesh që të zgjidhësh problemet. Çiftet që po përjetojnë më shumë probleme janë lidhjet e krijuara së fundmi por që fatmirësisht kanë Venusin përkrah. Puna ecën mirë, gjëra pozitive duken në sfond.

Gaforrja

Hëna jo harmonike po i komplikon pak raportet. Ke dëshirë të dalësh dhe të takosh njerëz, por kjo dëshirë e jotja nuk po realizohet. Në punë do të dalin shanse të reja.

Luani

Ditë e keqe për ju, debatet janë të pashmangshme, veçanërisht në ambjentin familjar. Në dashuri duhet kujdes me qëllim që ta përmirësosh raportin. Në punë nuk është e nevojshme të kërkosh shumë për momentin. Me buxhetin duhet kujdes.

Virgjëresha

Ka pak rrëmujë, pasi nuk është gjithçka si do ta doje. Raportet me të tjerët janë të ndërlikuara ku debatet do të krijoheshin lehtë. Në punë nuk je i kënaqur.

Peshorja

Nëse nga ana fizike je pak dobët, pjesa tjetër është pozitive. Në dashuri mund të jesh i lirë, i kënaqur, edhe falë Hënës së favorshme. Në punë propozimet e tua do të vlerësohen. Nëse keni debatuar, paqja po vjen për ju.

Akrepi

Ky nuk është një moment ideal, problemet janë të shumta, por mund të shfrytëzosh situatën për të sqaruar disa aspekte në jetën tënde sentimentale. Në punë mund të arrish më shumë, por duhet të kesh parasysh vonesat e kësaj periudhe.

Shigjetari

Mundohu të mos bësh shumë gjëra bashkë por një nga një. Në dashuri situata është e ndërlikuar, duhet të tregohesh i kujdesshëm që gjërat të mos përkeqësohen. Miqësia ecën mirë. Në punë duhet të provosh të jesh më pozitiv.

Bricjapi

Sot nuk je në ditë të mirë. Duhet të bësh kujdes dhe të shmangësh debatet edhe pse kjo mund të jetë e vështirë në pjesën e dytë të ditës. Kujdes me buxhetin, këto ditë mund të dalin shumë shpenzime.

Ujori

Venusi dhe Hëna në favorin tënd, e bëjnë më të lehtë dashurinë. Shmang diskutimet me ata që nuk të kuptojnë. Në punë do të ketë ndryshime dhe ndoshta edhe rimendime.

Peshqit

Ditë e mbushur, pak e ndërlikuar. Janë të shumta gjërat që duhen menduar. Në dashuri, nëse ka probleme është momenti të zgjidhen. Edhe një ish mund të jetë në qendër të mendimeve të tua. Puna, për momentin nuk është në kohën më të mirë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Horoskopi i datës 9 shkurt appeared first on Sinjali.

Moti sot i vranët dhe herë pas here me shi

9 February 2026 at 06:37

Sot parashikohet mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me reshje lokale shiu, veçanërisht gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes.

Përveç zonave malore, ku priten reshje bore, ato mund të paraqiten edhe në ultësira në zonën verilindore shumë vonë në mbrëmje, pak para ose rreth mesnatës.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 10-29 km/h.

Temperaturat minimale do të luhaten prej 2 deri në 4°C dhe ato maksimale prej 9 deri në 11°C. 

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Moti sot i vranët dhe herë pas here me shi appeared first on Sinjali.

Before yesterdayMain stream

Aksident në Rrugën e Arbrit, makina përplaset me kamionin, 2 të plagosur

6 February 2026 at 13:11

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur të premten në Rrugën e Arbrit.

Sipas informacioneve paraprake, një makinë është përplasur me një kamion dhe është batuar në anë të rrugës.

Dy të plagosurit, identiteti i të cilëve nuk dihet ende janë transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës, shkruan Euronews.al.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton lidhur me shkaqet e aksidentit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksident në Rrugën e Arbrit, makina përplaset me kamionin, 2 të plagosur appeared first on Sinjali.

Punëtorët e “Trafikut Urban” në Prishtinë paralajmërojnë grevë më 13 shkurt

6 February 2026 at 12:59

Punëtorët e Ndërmarrjes Publike “Trafiku Urban” në Prishtinë kanë njoftuar se do të hyjnë në grevë më 13 shkurt 2026, nëse deri atëherë nuk merrin përgjigje nga institucionet për kërkesat e tyre.

Sipas një komunikate të dorëzuar menaxhmentit, ata theksojnë se më 26 janar 2026 kanë paraqitur një paralajmërim për grevë, por deri më 6 shkurt nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga organet përgjegjëse.

Në dokumentin e dorëzuar, përmendet se vendimi për grevë bazohet në Kushtetutën e Kosovës dhe Ligjin për Grevat, duke u siguruar që do të ruhet minimumi i aktiviteteve të punës për të mos dëmtuar interesat publike dhe sigurinë e qytetarëve.

Punëtorët e “Trafikut Urban” kanë njoftuar se greva do të realizohet në përputhje me legjislacionin dhe se ky njoftim është një paralajmërim përfundimtar ligjor.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Punëtorët e “Trafikut Urban” në Prishtinë paralajmërojnë grevë më 13 shkurt appeared first on Sinjali.

❌
❌