Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 24 January 2026Main stream

Shqipëria nën ujë/ Nga Kadastra e Ujit te arkitektura institucionale, masat që duhet të merren

By: V K
24 January 2026 at 08:32

Viti 2026 nisi me ujë mbi prag për një pjesë të Shqipërisë. Vetëm pak ditë pas ndërrimit të viteve, mijëra familje në zona si Shkodra, Lezha, Malësia e Madhe, Durrësi, Vlora dhe Gjirokastra u përballën me një skenar tashmë të njohur: përmbytje masive të banesave, tokave bujqësore dhe infrastrukturës rrugore e hidroteknike. Një krizë që nuk erdhi pa paralajmërim.

Alarmet për reshje intensive u dhanë me ditë përpara. Njoftimet për “kujdes të shtuar” u përsëritën, ndërsa më pas u vu në lëvizje shfaqja klasike e emergjencave: mbledhje të Shtabit të Emergjencave Civile, ministra dhe deputetë në terren, deklarata periodike dhe raportime për situatën.

Një ritual që përsëritet pothuajse identik sa herë natyra na vë në provë.

Pastaj vjen faza tjetër, ajo më e heshtura: një ngjarje e re e zëvendëson të vjetrën në ciklin e lajmeve, ndërsa në terren mbeten kronikat e paralajmëruara të përmbytjeve dhe familjet e prekura që detyrohen të rindërtojnë jetën, edhe një herë nga e para.

Përmbytjet e janarit ishin atipike, si për zonat që u prekën, ashtu edhe për shkallën e dëmeve. Çdo rast mbart specifikat e veta: herë kemi të bëjmë me “zemërimin” e natyrës, herë me neglizhencën njerëzore dhe institucionale, e shpesh me një kombinim të rrezikshëm të të dyjave.

Në një bilanc si ky, disa pyetje bëhen të pashmangshme: A janë respektuar kërkesat ligjore për zbrazjen e digave bujqësore, të cilat duhej të ishin realizuar që në muajin tetor?

A janë lartësuar dhe mirëmbajtur argjinaturat në përputhje me shpeshtimin e fenomeneve ekstreme vit pas viti?

Sa funksionalë janë kanalet parësorë dhe sekondarë të kullimit, deri edhe ata më periferikë? Dhe, mbi të gjitha, çfarë roli ka luajtur papërgjegjshmëria jonë si shoqëri, me ndërtime pa leje dhe sa herë kjo ka qenë “e leverdishme”?

Këtë herë, në qendër të debatit u rikthyen edhe digat e energjisë. KESH njoftoi për shkarkime të kontrolluara në kaskadën e Drinit, ndërsa Statkraft për shkarkime në digën e Banjës.

Por pyetja kyçe mbetet: sa ndikim real patën këto shkarkime në bilancin total të përmbytjeve?

Në një vend ku përmbytjet po shndërrohen nga “emergjencë” në normalitet, debati nuk mund të ndalet më vetëm te reshjet “apokaliptike”. Ai duhet të zhvendoset te përgjegjshmëria, planifikimi, parandalimi dhe kostoja ekonomike e mosveprimit.

Eksperti, digat e energjisë kanë frenuar ndikimin real që do të kishte prurja natyrale

Arjan Jovani, President i ICOLD European Club (EURCOLD), si ish Kryetar i Komitetit Kombëtar të Digave të Medha ne vend, me profesion inxhinier hidroteknik shprehet se roli që kanë digat në pasojat e përmbytjeve duhet të shikohet pozitiv.

Sipas tij, të paktën digat e energjisë nuk duhet të shihen si “armiqtë” por si partnerët që zbusin në shumë raste efektin real të zemërimit të natyrës.

Ai sjell si shembull Vjosën që ka një rrjedhje natyrore dhe ndikimin e saj e jep menjëherë, ndërkohë që në Kaskadën e Drint, pavarësisht se prurjet natyrale ishin 3800 m3 sekondë shkarkimet ishin vetëm 1200 m3 ujë në sekondë.

“Përgjigjja ime është JO. Në situatën e ditëve të fundit nuk kanë qenë shkarkimet nga digat e hidroenergjetikes arsyeja e këtyre përmbytjeve.

Bazuar në të dhënat e regjistruara, rezulton se prurjet e ujit në kaskadën e lumit Drin arritën 3800 m³/sek, në një kohë që sasia e shkarkuar nga HEC i Vaut të Dejës nuk ishte më e madhe se 1200 m³/sek.

Duhet theksuar se gjatë kësaj periudhe, problemi kryesor për rezervuarin e Fierzës ishin prurjet e ujit që erdhën nga Drini i Bardhë, i cili është një lumë i parregulluar dhe mbi të cilin nuk është ndërtuar asnjë digë.

Nga Drini i Bardhë, që vjen nga Kosova, nuk ka diga dhe reshjet e mëdha që bien në atë zonë krijojnë prurje të mëdha që shkarkohen direkt, brenda 24 orëve, në rezervuarin e HEC Fierzë”, nënvizon z. Jovani.

Sipas tij, menaxhimi i koordinuar i prurjeve në Fierzë dhe Komani minimizoi ndjeshëm përmbytjet në pjesën e poshtme të lumit Drin në zonën e Nënshkodrës.

Lidhur me kaskadën e Drinit, ai nënvizon se ndoshta ka ardhur koha që rregullorja bazë e vitit 1988, mbi të cilën funksionon ajo, të rishikohet pasi kanë ndryshuar kushtet.

Së pari, sipas tij, ka ndryshuar saktësia e të dhënave pasi tani merren në kohë reale dhe të sakta falë teknologjisë dhe matjeve; së dyti kemi një vlerësim real të baseneve, të cilët me matjen e hartave të vjetra rezultonin më të mëdhenj, por tashmë nga sedimentet dhe matjet e sakta me harta të reja kanë vëllime të rifreskuara.

Pse janë problem digat bujqësore dhe projekti me BB

Teksa digat e energjisë monitorohen në mënyrë sistematike, kanë mirëmbajtje të vazhdueshme dhe të dhëna të sakta, ato që mbeten rrezik real në vend janë digat bujqësore.

Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha pak kohë më parë zhvilloi një studim, ku rezultoi se 50 diga në vend kanë rrezik të lartë dhe 100 të tjera të moderuar

Në total, për 150 diga ka risk për njerëzit që ndodhen në zonat urbane poshtë këtyre digave. Në këto diga dhe zonat urbane poshtë tyre, është e domosdoshme instalimi i sistemeve të alarmit për të pasur njoftim në kohë reale për rritjen e nivelit të ujit mbi nivelin e lejuar dhe deri te njoftimi për rastin e dëmtimit apo prishjes së mundshme të digës.

Në këtë drejtim, theksojmë se problemi i mungesës së këtyre sistemeve ekziston te digat e ujitjes dhe digat furnizimit me ujë të pijshëm, ndërsa digat që përdoren për prodhim hidroenergjetik janë relativisht të monitoruara.

Digat e ujitjes që shfrytëzohen dhe janë nën administrimin e pushtetit vendor kanë më shumë probleme në drejtim të mirëmbajtjes dhe monitorimit të tyre, për shkak të mungesës së kapaciteteve teknike, njerëzore dhe financiare”, thotë z. Jovani.

Aktualisht Shqipëria po mbështetet nga Banka Botërore me një fond 1.6 milionë dollarë sa i takon optimizimit të sigurisë së digave dhe sisteme ujore në kuadër të ndryshimeve klimatike.

Në shpjegimin e projektit më herët vlerësohej se qëllimi është zbulimi dhe adresimi i rrezikut klimatik për menaxhimin e ujit dhe bujqësinë dhe infrastrukturën e rrënuar të ujit me fokus në rritjen e kapacitetit të ruajtjes së ujit të rezervuarëve për përshtatjen ndaj një klime në ndryshim.

Konkretisht, projekti synon të përgatisë bazat drejt rritjes së sigurisë dhe disponueshmërisë së ujit të digave për të ujitur një sipërfaqe prej 180 mijë hektarësh tokë bujqësore e vendosur, kryesisht në pjesën perëndimore-bregdetare të Shqipërisë nga Shkodra në Vlorë, duke bërë të mundur rritjen e rendimentit dhe të ardhurave për 200 mijë ferma.

Rehabilitimi, modernizimi i digave dhe përmirësimi i sigurisë së tyre do të duhet të përfshijë masat strukturore dhe jostrukturore, vlerësimin hidrologjik, forcimin strukturor të digave dhe përmirësimin e ruajtjes së ujit në rezervuarë, menaxhimi i sedimenteve, modernizimi i kontrollit dhe monitorimit, si dhe masa të tjera që do të përmirësonin sigurinë dhe funksionimin e digave.

Nga Kadastra e Ujit, tek arkitektura institucionale, masat që duhet të merren

Shqipëria përjetoi përmbytjen më shkatërruese të saj në vitet 1962-1963 kur zona të tëra mes disa lumenjve u mbuluan nga uji.

Pavarësisht shirave dhe intensitetit ndër vite, me një situatë si ajo Shqipëria nuk është përballur më sërish deri më tani.

Por për ekspertët ishte ai moment që ndryshoi tërësisht qasjen e shtetit dhe masave që duhet të merreshin.

Së pari, u ngritën institucionet teknike projektuese përkatëse.

Filloi krijimi dhe ngritja e Institutit të Projektimit për veprat e hidroenergjetikes dhe Institutit të Projektimit për veprat kulluese dhe bonifikuese.

“Këto u mbështetën nga institutet e Gjeologjisë, Gjeodezisë, Sizmikës, Hidrometeorologjisë dhe Laboratori i Kërkimeve Hidraulike.

Kjo punë e specializuar dhe në ekipe të organizuara sipas eksperiencave më të mira të kohës çoi në sistemimin e zonave problematike për përmbytjet, si zona e kënetës së Durrësit dhe Karavastasë, zona e Nënshkodrës, si dhe shumë zonave të tjera kënetore”, shprehet z. Jovani.

Sipas tij, bazuar në këtë përvojë, por edhe në atë të vendeve europiane, një ndër masat kryesore afatgjatë që duhet të merren janë forcimi i institucioneve teknike dhe një riorganizim i tyre, duke rregulluar dhe përcaktuar qartë detyrat e secilit, si dhe mënyrat e bashkëpunimit ndërmjet tyre.

“Minimizimi i pasojave që shohim sot mund të arrihet vetëm duke pasur një organizim institucional të koordinuar dhe me detyra të qarta.

Ministritë mund të bëjnë politikat, ndërsa zinxhiri i institucioneve teknike duhet të kryejë studime, të hartojë programe afatgjata dhe projekte konkrete në këtë fushë”, vlerëson ai.

Një tjetër element është rritja e kapaciteteve njerëzore të kualifikuara, e cila duhet të nxitet si në universitete edhe përmes trajnimeve.

“Një problem tjetër që akoma nuk ka gjetur zgjidhje është mungesa e Kadastrës së Ujit. Plotësimi i kësaj kadastre me bazën e të dhënave për sipërfaqet ujore dhe volumin e ujit në 650 rezervuarëve është një urgjencë që duhet të fillojë sa më shpejt.

Plotësimi i kësaj kadastre ujore është mjaft i rëndësishëm për menaxhimin real të këtyre rezervave ujore të krijuara, si dhe për zbatimin e planeve të menaxhimit të burimeve ujore, mjaft të rëndësishme në sektorin e bujqësisë, energjisë, urbanizimit dhe mbrojtjes nga përmbytjet.

Investimi në këtë sektor, mendoj se duhet të fillojë te “truri”, pra tek ekspertiza, evidentimi profesional i problematikave dhe gjendjes aktuale përmes një monitorimi bashkëkohor, dhe më pas tek investimet fizike.

Prioriteti është riorganizimi i institucioneve ekzistuese që lidhen me këtë fushë. Më pas, në bazë të studimeve dhe konsulencave të duhura, duhet të planifikohen investimet.

Informacioni i saktë është baza për investime të drejta dhe efikase”, – shprehet z. Jovani./Monitor

The post Shqipëria nën ujë/ Nga Kadastra e Ujit te arkitektura institucionale, masat që duhet të merren appeared first on Albeu.com.

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

By: V K
24 January 2026 at 08:23

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81.2 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro, do blihet me 96.2 lekë dhe do shitet me 96.8 lekë.

Franga zvicerane, sot në tregun shqiptar do blihet me 103.7 lekë dhe do shitet me 104.7 lekë.

Ndërsa paundi britanik, do blihet me 110.5 lekë dhe do shitet me 111.5 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Moti ekstrem mbërthen SHBA-në/ Temperaturat zbresin deri në -46°C, 40 shtete në gjendje të jashtëzakonshme

By: V K
24 January 2026 at 07:55

Me temperatura që në New York zbresin deri në –23 gradë Celsius dhe në Rrafshnaltat Veriore bien edhe nën –46°C, një stuhi ekstreme dimërore ka goditur Shtetet e Bashkuara, duke vënë në gjendje alarmi rreth 40 shtete. Sipas parashikimeve, deri të dielën fenomenet pritet të prekin deri në 150 milionë njerëz.

Reshje të dendura bore janë regjistruar tashmë në veriperëndim të Teksasit dhe në Oklahoma, ku rreth 24 mijë familje kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të kushteve të rënda atmosferike.

Në Çikago, temperatura ka zbritur në –27 gradë Celsius, duke shtuar shqetësimet për sigurinë e banorëve.

Në të paktën 12 shtete është shpallur gjendje e jashtëzakonshme nga guvernatorët, mes tyre Arkansas, Xhorxhia, Teksasi, Karolina e Veriut dhe Karolina e Jugut.

Në disa zona është vënë në gatishmëri edhe Garda Kombëtare, për të ndërhyrë aty ku është e nevojshme.

The post Moti ekstrem mbërthen SHBA-në/ Temperaturat zbresin deri në -46°C, 40 shtete në gjendje të jashtëzakonshme appeared first on Albeu.com.

Aksident i rëndë në Elbasan/ Plagosen tre persona, një në gjendje kritike

By: V K
24 January 2026 at 07:38

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune, një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur  rreth 9 kilometra larg qytetit të Elbasanit, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.

Sipas burimeve nga vendngjarja, njëri prej të lënduarve ka pësuar plagë të shumta dhe fraktura, duke e bërë gjendjen e tij shëndetësore të rëndë.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore të specializuar.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:55 në aksin rrugor Rrethrrotullimi i Bradasheshit – Balldren, pranë mbikalimit të Paraburgimit. Paraprakisht dyshohet se shkak i ngjarjes ka qenë një tentativë për parakalim, e cila ka sjellë përplasjen me një automjet tjetër dhe më pas humbjen e kontrollit të drejtimit, duke bërë që mjeti të dalë nga rruga.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe autoambulanca, të cilat kanë kryer dokumentimin e ngjarjes dhe u kanë dhënë ndihmën e parë të plagosurve. Ndërkohë po vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

The post Aksident i rëndë në Elbasan/ Plagosen tre persona, një në gjendje kritike appeared first on Albeu.com.

Njihuni me parashikimin e motit 24 Janar 2026, reshje shiu në të gjithë vendin

By: V K
24 January 2026 at 07:34

Këtë të shtunë vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e mëngjesit me intensitet të ulët përgjatë vijës bregdetare, pas orëve të mesditës reshjet e shiut do të shtrihen në pjesën më të madhe të vendit me intensitet kryesisht të ulët, ndërsa në veriperëndim dhe lokalisht në jugperëndim reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Në zonën e Alpeve dhe në verilindje-lindje në lartësinë mbi 800-900 metër reshje bore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim Verilindje-Juglindje, me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 16 m/s.

Deti-Valëzimi forcës 4-5 ballë.

The post Njihuni me parashikimin e motit 24 Janar 2026, reshje shiu në të gjithë vendin appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 23 January 2026Main stream

Ndryshimet në Kodin Penal/ Parkimi dysh të çon në burg! Ja detajet e reja

By: V K
23 January 2026 at 16:46

Në Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme pa praninë e deputetëve të opozitës të cilët janë në terren për përgatitjet e protestës të së shtunës, është diskutuar dhe miratuar një ndryshim në kodin penal.

Parkimi dysh i automjeteve deri tani i ndëshkuar me gjobë kthehet në një vepër penale e dënueshme me burg.

Detajet se përse ashpërsohet kodi penal i dha relatori socialist deputeti Ervin Hoxha.

Rritja e sigurisë rrugore dhe mbrojtja e jetës së qytetarëve duke ndëshkuar parkimin në rresht të dytë që pengon qarkullimin e mjeteve emergjente; Parandalimi i bllokimeve totale të rrugëve dhe pengesave serioze për këmbësorët, duke mbështetur lëvizjen e lirë dhe të sigurt të qytetarëve; Forcimi i efektit parandalues të ligjit penal në mënyrë që qytetarët të respektojnë hapësirat e qarkullimit dhe të kontribuojnë në sigurinë publike; Sigurimi i një kuadri ligjor të qartë dhe të efektshëm për institucionet e zbatimit të ligjit, duke mundësuar ndërhyrje të shpejta dhe të efektshme në situata emergjente”, tha Hoxha.

Ndryshimet në kodin penal parashikojnë dekriminalizimi e shpifjes përfshi rritjen e mbrojtjes të sigurisë së gazetarëve gjatë punës së tyre. Sulmi, kërcënimi apo intimidimi ndaj një gazetari do të trajtohet me të njëjtin seriozitet si ai ndaj një punonjësi shteti, duke rritur dukshëm mbrojtjen ligjore dhe sigurinë e tyre fizike.

Ervin Hoxha shtoi:1 deri 5 vite burg kush godet gazetarët në detyrë”.

Në këtë komision u miratuan edhe disa ndryshime në ligjin për importin, eksportin dhe transitin e armëve të zjarrit. Pirro Vengu ministër i mbrojtjes tha në komision se ndryshimet synojnë një sistem të ri elektronik kontrolli dhe parandalimi e trafikut të jashtëligjshëm.

The post Ndryshimet në Kodin Penal/ Parkimi dysh të çon në burg! Ja detajet e reja appeared first on Albeu.com.

SHBA pret stuhinë e akullit, rreth 160 milionë banorë do të preken nga moti ekstrem në fundjavë

By: V K
23 January 2026 at 16:23

Më shumë se 160 milionë banorë në Shtetet e Bashkuara, pritet të preken nga një stuhi masive këtë fundjavë, që pritet të sjellë akull në jug, të ftohtë të acartë në rajonet qendrore e perëndimore, dhe reshje të dendura bore në Verilindje.

Mediat vendase paralajmërojnë se mëngjesin e së shtunës, temperaturat do të zbresin ndjeshëm nën zero.

Autoritetet kanë paralajmëruar banorët të përgatiten për kushte të rrezikshme udhëtimi dhe ndërprerje të mëdha të energjisë elektrike, të cilat mund t’i lënë njerëzit pa ngrohje.

Mungesa e ngrohjes në mënyrë të veçantë do të jetë shumë e rrezikshme, sepse i ftohti i acartë pritet të vazhdojë edhe pasi të kalojë stuhia.

Në Teksas, Guvernatori Greg Abbott, shpalli gjendjen e katastrofës natyrore për 134 qarqe të shtetit, me qëllimin të aktivizohen mekanizmit e mbështetjes së popullatës që përpara mbërritjes së valës së të ftohtit ekstrem.

Fronti i pamëshirshëm arktik, duket se do ta godasë edhe më egërsisht rajonin e njohur si Midwest-in, duke sjellë këtu temperatura edhe më të rrezikshme.

Termometri pritet të shënojë më e shumta deri në minus 46 gradë në disa pjesë të Minesotës dhe Dakotës së Veriut. Në këto kushte, sipas ekspertëve, ngrirja mund të ndodhë vetëm 10 minutash.

I ftohti brutal pritet të zhysë në borë e akull edhe Washington DC-në. Modeli amerikan tregon borë të dendur për pjesën më të madhe të korridorit ndërshtetëror 95 – nga Filadelfia në qytetin e Nju Jorkut dhe në Boston – me reshje që zgjasin deri të hënën në mëngjes.

The post SHBA pret stuhinë e akullit, rreth 160 milionë banorë do të preken nga moti ekstrem në fundjavë appeared first on Albeu.com.

Bashkëshortja e Astrit Kalasë tregon si e mori vesh për ekzekutimin e gjyqtarit në seancën e Apelit: Kolegët e tij qanin me dënesë…

By: V K
23 January 2026 at 16:02

Valbona Kalaja, bashkëshortja e gjyqtarit të Apelit të vrarë në sallën e gjyqit, Astrit Kalaja, ka rrëfyer për herë të parë detaje prekëse nga jeta e tyre, momentet para vrasjes së tij nga Elvis Shkambi. Valbona Kalaja tregon se si mori vesh lajmin e rëndë të ekzekutimit të bashkëshortit të saj në krye të detyrës.

Valbona u shpreh në Podcastin e Mira Kazhanit se Astritin e njihte që në moshë shumë të re, kur të dy studionin në shkollën e mesme profesionale në Shkodër.

“E njoh që kur isha 14-vjeçe, ai 16-vjeç, kur fillova shkollën e mesme profesionale në Shkodër. Shkova pa dëshirën time në atë shkollë, se doja të vazhdoja mjekësi, por babai më çoi në degën elektrike, ishte dëshira e tij. Astriti ishte në degën mekanike dhe e njoha Astritin në mbledhjet e rinisë. Ishte djalë me autoritet që atëherë, serioz, nuk është se ka ndryshuar shumë. Këto vite, që u bë 60-vjeç, çdo njeri do ta njihte nga ata që e njihnin që atëherë”, rrëfeu ajo në “Zë me Mirën Podcast”.

Duke kujtuar ditën e atentatit, ajo thotë se kishte qenë për një vizitë mjekësore dhe se prej ditësh e ndjente se diçka mund të ndodhte, por këtë ndjesi e kishte për veten, ndërsa për të shoqin nuk e kishte menduar. Ajo kujton e përlotur edhe momentin e ndarjes me të shoqin në mëngjes.

“Unë atë ditë isha pushim, kisha një  check-up që duhet të bëja dhe gjithë ditën e kisha vizita te mjekët. Kisha një javë që kisha një bindje të brendshme sikur do të kisha një problem me gjirin, më ishte fiksuar. Dhe atë ditë, në mëngjes, e shfaqa, ia thashë: ‘Kam frikë se mos kam ndonjë gjë’.

U vesh për punë dhe më tha se ‘mirë do jesh’. Por më ishte krijuar një bindje që do kisha diçka, por nuk  paska qenë për veten, si duket, atë ditë. ‘Hajde’, më tha, ‘për të pirë kafe’, pastaj më tha të mos e pija, se do bëja analizat.

Kur dola, nuk e di pse atë ditë, kur u kthye nga unë, i rregullova edhe vetullat, e kisha si zakon, ta çoja sa më bukur në punë. Ai nuk e kishte problem pjesën e veshjes, më shumë e kisha unë, që të shkonte me kostum. Ai ishte natyrë tjetër, por pozicioni i punës ia kërkonte të shkonte me këmishë të bardhë dhe kollare.

Kur u ndamë, kishte një çantë të madhe që e mbante me dosje, ishte ditë e hënë, ditë gjyqesh. I thashë të mos shkonte me biçikletë, dhe për çudi më dëgjoi. Atë ditë mori makinën, iku dhe unë ika në klinikën afër shtëpisë. Bëra kontrollet dhe ajo më tha të shkoja në orën 3, por i thashë që nuk vija dot se nuk kisha bërë drekën. Shkova te puna, se ekoja më kishte dalë mirë. Isha shumë e gëzuar derisa më ra telefoni”, tha ajo.

Lajmin për ngjarjen Valbona Kalaja, tregon se e mori nga kolegët, të cilët e kishin parë lajmin për vrasjen e tij në media.

Ajo rrëfeu se edhe kur shkoi në spital, askush nuk kishte guxuar fillimisht t’i thoshte që i shoqi kishte ndërruar jetë.

“Po prisja që të vinte në shtëpi t’i thoja që çdo gjë ishte mirë. Më vjen një mesazh i shkurtër në telefon nga një koleg: ‘Më tha Valbona, si je”?

Në atë moment më merr një tjetër koleg pune, i cili kishte dëgjuar lajmin. Unë televizorin nuk e lë kurrë në lajme, të gjithë e kishin marrë vesh, unë jo. Më pyeti: ‘? Folëm shkurt dhe ma mbylli telefonin, nuk ma tha.

Nuk arriti të ma thoshte. Pastaj na merr një mike jona e përbashkët, ishte sikur po bërtiste, më pyeti: ‘Po Astriti si është?’. Dhe ajo ma mbylli telefonin, nuk më tha gjë. E telefonova Astritin, nuk ma hapi. Më shkoi mendja te mesazhi i parë, mora atë kolegun dhe ai më tha që diçka kishte ndodhur te Gjykata e Apelit. Më mori një koleg i Astritit në telefon dhe më tha se ishte plagosur dhe ndodhej në spital.

Mora një taksi. Ngjarja ishte aq e madhe sa e kishte marrë vesh edhe taksisti. I thotë nipit: ‘Kanë vrarë një gjyqtar’. Në spital kam gjetur të gjithë kolegët e tij duke qarë. Qanin me dënesë. Nuk vinte asnjë, nuk e merrte guximin askush të më thoshte gjë”, rrëfeu ajo mes lotësh.

E pyetur lidhur me shqetësimet apo frikërat që gjyqtari Astrit Kalaja, mund të kishte në lidhje me sigurinë në punë, bashkëshortja e tij rrëfeu se javën e fundit ai kishte qenë i shqetësuar.

“Atë javë ka qenë shumë i ngarkuar, i shqetësuar. E shihja që zgjohej natën, e gjeja me celular në dorë, nuk kishte gjumë. E shihja natën e fundit, kur mbylli dosjen e fundit, që nuk do ta harroj kurrë. Ishte një dosje e trashë. Kur e mbylli dosjen, u ngrit edhe pluhur, por njeriu nuk mendon për keq. Kur i kujtoj tani, më kujtohen me imtësi. Atë ditë, gjithë ditën, është marrë me dosjet për gjyqet e së hënës.

Nuk ka shfaqur gjë, të paktën me mua. Por me nja dy shokë të tij këtë gjyq e kishte diskutuar. U kishte thënë se kishte një dosje me 31 familje dhe nuk e dinte si do bëhej. Nga kolegët më kanë thënë që ka pasur probleme me këto edhe më parë. Ai ka qenë trim, ka gjykuar çështje të nxehta, në ’97-ën ka gjykuar krime të rënda. Asnjëherë nuk ka pasur probleme. Edhe në vitin 1997 ka dalë në rrugë pa frikë, sepse thoshte: ‘Unë nuk i kam bërë gjë njeriu’”, rrëfeu Valbona Kalaja.

The post Bashkëshortja e Astrit Kalasë tregon si e mori vesh për ekzekutimin e gjyqtarit në seancën e Apelit: Kolegët e tij qanin me dënesë… appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Tiranë/ Dy vajza dhunojnë efektiven e policisë brenda komisariatit

By: V K
23 January 2026 at 15:27

Një 38-vjeçare dhe një 29-vjeçare kanë rënë në pranga, pasi kanë goditur një oficere të Policisë. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ngjarja ndodhi në Komisariatin nr.3 të Tiranës, teksa shkak i dhunës ka qenë detyra e efektives.

Shtetaset M. A., 38-vjeçe dhe R. A., 29-vjeçe, kanë hyrë brenda komisariatit dhe kanë dhunuar oficeren e policisë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetaset: -M. A., 38- vjeçe dhe R. A., 29-vjeçe, pasi dyshohet se në hyrje të ambienteve të Komisariatit, kanë goditur për shkak të detyrës, një oficere policie”, thuhet në njoftimin e Policisë.

The post E rëndë në Tiranë/ Dy vajza dhunojnë efektiven e policisë brenda komisariatit appeared first on Albeu.com.

Sylvinho i shqetësuar, gjysma e formacionit të Kombëtares me probleme

By: V K
23 January 2026 at 14:40

Kombëtarja shqiptare ka filluar të mendojë për përballjen vendimtare ndaj Polonisë, e vlefshme për play-off-in e Kupës së Botës 2026.

Më 26 mars, në Varshavë, kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho do të luajnë një ndeshje vendimtare, ku fitorja është e vetmja rrugë për të vazhduar më tej drejt finales së play-off-it, ku i pret fituesi i çiftit Ukrainë–Suedi.

Megjithatë, panorama për trajnerin brazilian nuk është aspak e qetë. Më shumë se gjysma e formacionit titullar po përballet me paqartësi, mungesë minutash ose situata të paqarta në klubet respektive.

Kristjan Asllani, po kalon një moment delikat pas huazimit te Torino, ku nuk është më pjesë e planeve dhe po kërkon një destinacion të ri.

Edhe Mario Mitaj, nuk po aktivizohet prej javësh te Al Ittihad, ndërsa merkatoja e mban në qendër të zërave për një transferim të mundshëm. Rey Manaj, nga ana tjetër, po kërkon largimin nga Sharjah, duke pasur ofertë konkrete nga Kina.

Situatë e komplikuar është edhe për Elseid Hysajn dhe Nedim Bajramin, të cilët nuk po gjejnë hapësira te Lazio dhe Rangers. Lajmi pozitiv vjen nga Ismajli dhe Gjimshiti, që kanë lënë pas dëmtimet dhe janë rikthyer në fushë.

Në formë të mirë paraqiten Strakosha, Ramadani, Shehu dhe Broja, ndërsa Medon Berisha mbetet i dëmtuar. Sylvinho shpreson që deri në mars, grupi të stabilizohet për të synuar ëndrrën për të shkuar në Botëror.

The post Sylvinho i shqetësuar, gjysma e formacionit të Kombëtares me probleme appeared first on Albeu.com.

Sherr mes disa personave në Kukës, qëllohet me armë zjarri

By: V K
23 January 2026 at 14:22

Mesditën e kësaj të premteje, të shtëna me armë zjarri raportohet të jenë dëgjuar  në qytetin e Kukësit.

Sipas raportimeve, disa persona janë konfliktuar me njëri tjetrën në rrugën “Brigada” në dalje të qytetit dhe njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri.

Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, apo nëse ka persona të plagosur, ndërsa bëhet me dije se personat e përfshirë në sherr janë të afërm me njëri-tjetrin dhe janë shpallur në kërkim.

Policia ende nuk ka reaguar në lidhje me ngjarjen.

The post Sherr mes disa personave në Kukës, qëllohet me armë zjarri appeared first on Albeu.com.

Nxiti 27-vjeçaren drejt vet*vrasjes, Altin Çoku flet nga burgu: Çdo natë laj jastëkun me lot, fotoja me Sibelën ishte e montuar, e kam shpirtin plagë…

By: V K
23 January 2026 at 13:51

Altin Çoku, personi që nxiti 27-vjeçaren Sibela Abedini drejt vetëvrasjes, ngjarje e ndodhur rreth dy vite më parë, ka folur nga burgu për emisionin “Me Zemër të Hapur”.

Ai ka hedhur hedhur poshtë akuzat, duke deklaruar se ndaj tij është kryer një padrejtësi nga institucionet e shtetit shqiptar.

Çoku ka kërkuar që çështja e Sibel Abedinit të zbardhet në themel, përfshirë vënien në dispozicion të të gjitha mesazheve të shkëmbyera.

Altin Çoku, ka deklaruar se fotografia që qarkullon në rrjetet sociale, është e montuar dhe se ajo është realizuar pasi Sibela i ishte afruar në tavolinë dhe i kishte kërkuar të bënin një foto.

“Nuk kemi pasur lidhje intime. Kemi pasur një lidhje, por vetëm komunikim dhe disa mesazhe”, tha ai.

Altin Çoku flet nga burgu: Më është bërë padrejtësi e madhe nga shteti shqiptar. Unë kam kërkuar të zbardhet çështje në themel e Sibela Abedinit, të vihen në dispozicion të gjitha mesazhet.

Jam i gatshëm të bëj publike të gjitha mesazhet.

Në jemi njohur në një lokal. Ato fjalë që ka dhënë Daniela nuk janë të vërteta.

I shpreh ngushëllimet familjes Abedini. Por nuk është asgjë e vërtetë

Më ka ardhur në tavolinë, më tha a mund të bëjmë një foto, po i thashë. Ajo fotoja që është publike është e montuar.

Unë e kam shpirtin plagë, sepse mediat kanë hedhur baltë mbi familjen time. Unë nuk ka natë që nuk e laj jastëkun me lot. Unë nuk flas me familjen time, unë nuk kam fytyrë të flas.

Kemi pasur një lidhje, por jo lidhje intime. Kemi shkëmbyer disa mesazhe. Kur ka dalë fotoja në tik tok kam qenë Live.

Më ka shkuar Sibela dhe më ka thënë, ca është? I kam thënë ‘duan të ba bëjnë gropën dy dhe mua, kanë publikuar foton tonë të montuar’.

The post Nxiti 27-vjeçaren drejt vet*vrasjes, Altin Çoku flet nga burgu: Çdo natë laj jastëkun me lot, fotoja me Sibelën ishte e montuar, e kam shpirtin plagë… appeared first on Albeu.com.

Ivanka Trump publikon sërish pamje nga Vlora: Shqipëria është magjike!

By: V K
23 January 2026 at 13:25

Këtë të premte, vajza e Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump, Ivanka, ka postuar sërish mbi vizitën e saj në jug të vendit.

Duke shfaqur një pamje të zonës së Zvërnecit, Ivanka Trump, shkruan “Shqipëria është magjike”.

 

 

Ajo ka qëndruar në Shqipëri dy ditët e fundit, ndërsa ka vizituar Vlorën dhe më pas është takuar me kryeministrin Edi Rama.

The post Ivanka Trump publikon sërish pamje nga Vlora: Shqipëria është magjike! appeared first on Albeu.com.

Rama nuk mori pjesë në themelimin e Bordit të Paqes, Berisha: Trump e kupton që ai është “Ramaduro”

By: V K
23 January 2026 at 13:14

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar mos praninë e kryeministrit Edi Rama në themelimin e Bordit të Paqes, nismë e ndërmarrë nga Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.

Një ditë më parë, Rama tha se nuk mori pjesë, pasi priti Ivanka Trump dhe këtë e bëri me leje të Presidentit Amerikan.

Sipas Berishës, ky është një mashtrim dhe se “Donald Trump e di që Rama është një “Ramaduro””.

Berisha iu referua deklaratës së Donald Trump, që tha se, “2-3 lidera nuk i ka qejf”, dhe sipas kreut të PD, njëri prej tyre është Edi Rama.

“Asnjë në botë nuk mund të besojë një mashtrim të tillë. Që unë të them këtë duhet të them që Presidenti amerikan përdor vizitën e vajzës për të shpëtuar prej tij për të mos e patur në zyrë. Por kjo nuk mund të ndodhë kurrë, ai ka respektin më të madh për vajzën e tij. Për Edi Ramën e kupton që është një Ramaduro i vërtetë dhe absolutisht, një aferë biznesi nuk ka asnjë lidhje me aktin madhor të themelimit të Bordit të Paqes. Rama u ndalua në atë sallë historike, nuk mund të ishte. E tregoi ai, e tha sinqerisht, 2-3 prej tyre nuk mund të jenë, nuk i honeps dot. Nga këta 2-3 njëri është Rama tjetrin e gjejmë më vonë”, tha Berisha.

The post Rama nuk mori pjesë në themelimin e Bordit të Paqes, Berisha: Trump e kupton që ai është “Ramaduro” appeared first on Albeu.com.

GJKKO pushon çështjen për ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Muhamet Rrumbullaku

By: V K
23 January 2026 at 12:43

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka vendosur pushimin e çështjes penale ndaj ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Rrumbullaku ishte nën hetim për dyshime, lidhur me transferimin e paligjshëm të dy oficerëve të policisë.

Hetimi kishte nisur fillimisht në Prokurorinë e Beratit, por më pas u transferua për kompetencë në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Pas përfundimit të hetimeve, SPAK arriti në përfundim se nuk ekzistojnë elementë të veprës penale të kryer nga Muhamet Rrumbullaku, duke kërkuar pushimin e procedimit penal.

The post GJKKO pushon çështjen për ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Muhamet Rrumbullaku appeared first on Albeu.com.

Vrasja e 57-vjeçarit Petrit Ndou, arrest me burg për 3 të dyshuarit (EMRAT)

By: V K
23 January 2026 at 12:27

Këtë të premte, Gjykata Penale e Tiranës, ka caktuar masën e sigurimit “arrest në burg” për tre të dyshuarit në lidhje me vrasjen e Petrit Ndout.

Në qeli janë vendosur Andis Vokrri, Fatjon Kulla dhe Lorenc Sula.

Gjatë seancës, të tre kanë mohuar përfshirjen e tyre në ngjarje. Dyshimet kryesore bien mbi 27-vjeçarin Andis Vokrri, i cili ka pranuar se ka pasur një konflikt fizik dhe verbal me Ndoun, por ka mohuar të ketë përdorur çekic ndaj tij dhe pretendon se nuk ka pasur një të tillë me vete.

Prokuroria ka kërkuar vendosjen e arrestit në burg deri në sqarimin e plotë të rrethanave dhe analizimin e pamjeve filmike që lidhen me ngjarjen.

The post Vrasja e 57-vjeçarit Petrit Ndou, arrest me burg për 3 të dyshuarit (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Shëndetësia në kolaps/ Erisa Xhixho: Paaftësi kriminale, sistemet rezervë në QSUT nuk ekzistojnë

By: V K
23 January 2026 at 11:46

Zv. Presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar ndaj situatës alarmante në shëndetësinë shqiptare, duke denoncuar dështimet e rënda në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe mungesat kritike në spitalet publike.

Në një deklaratë për media, ajo ka theksuar se ndërprerja e energjisë elektrike në reanimacion dhe sallat kirurgjikale, mungesa e pajisjeve jetësore dhe furnizimi i pamjaftueshëm me ilaçe janë tregues të paaftësisë kriminale të qeverisë për të garantuar jetën e pacientëve.

Duke përshkruar një panoramë të shëndetësisë shqiptare si të dëmshme dhe të keqmenaxhuar, Xhixho ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në protestën e 24 janarit në shesh, për të kërkuar drejtësi dhe mbrojtje të të drejtave të tyre për shëndet të sigurt dhe të aksesueshëm.

Deklarata e Zv. Presidentes të Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho:

Të nderuar qytetarë,

Dua ta nis këtë komunikim me ju me një ngjarje që tronditi rëndë sigurinë shëndetësore të vendit dhe që ndodhi vetëm disa ditë më parë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, spitalin më të madh të Shqipërisë.

Reanimacioni qendror dhe sallat kirurgjikale të QSUT-së mbetën për 30 deri në 40 minuta pa energji elektrike, duke rrezikuar drejtpërdrejt jetën e pacientëve dhe duke vënë në panik familjarët e tyre.

Ky nuk është një incident teknik.

Ky nuk është një defekt i rastësishëm.

Ky është një dështim i rëndë dhe i pafalshëm shtetëror.

Në asnjë vend të botës, as në vende në luftë, nuk ndodh që reanimacioni, terapia intensive dhe sallat e operacionit të mbeten pa energji. Ajo që ndodhi në QSUT provon se sistemet rezervë ose nuk ekzistojnë realisht, ose janë jashtë funksioni.

Kjo nuk është avari.

Kjo është paaftësi kriminale në menaxhimin e shërbimeve jetike.

Një shtet që nuk mbron dot jetën e qytetarëve as aty ku ata shkojnë për të kërkuar ndihmë, nuk është shtet. Ky nuk është një rast i izoluar. Ky është realiteti i përditshëm i shëndetësisë shqiptare. Ndaj, kërkojmë hetim të plotë dhe vënien përpara drejtësisë të personave përgjegjës.

Fakte të rënda dhe të dokumentuara:

Urgjenca e QSUT-së ka funksionuar pa defibrilator, një pajisje bazike jetëshpëtuese.

Akseleratorët linearë kanë qenë tre ditë jashtë funksionit, duke lënë pa shërbim pacientët me kancer, të cilët nuk mund të presin.

Në Spitalin Onkologjik mungon brakiterapia, një trajtim jetik për gratë me kancer gjinekologjik. Një pajisje që kushton sa gjysma e Kopshtit Eden në oborrin e Kryeministrisë, por që për qeverinë nuk është prioritet. Mungesa e këtij trajtimi i çon pacientet drejt vdekjes.

Pacientët në Spitalin Onkologjik bëjnë kimioterapi në të ftohtë, për orë të tëra, sepse kondicionerët nuk funksionojnë dhe spitali është pa ngrohje.

Kjo është panorama reale e shëndetësisë në Shqipëri.

Ndërkohë, Shqipëria shpenzon vetëm 2.9% të PBB-së për shëndetësinë, niveli më i ulët në rajon. Jemi të fundit për mbështetjen ndaj shëndetit të njerëzve.

Situata me furnizimin me ilaçe është skandaloze.

Pacientët trajtohen me barna të skaduara.

Ka kontrabandë, mungesë transparence, paaftësi, mungesë protokollesh.

Kemi krim shtetëror, jo kujdes shëndetësor.

Kjo qeveri nuk ka para për pacientët, por ka:

160 milionë euro për “Tigrin 1” dhe “Tigrin 2”, që nuk prodhuan asnjë kilovat energji;

50 milionë euro të zhdukura në tunelin e Llogarasë;

4.2 milionë euro për Kopshtin Eden në oborrin e Kryeministrisë;

420 milionë euro për inceneratorë fantazmë;

104 milionë euro për kontratat e grupit kriminal të AKSHI-t.

Fondi i barnave të Onkologjikut është 13 herë më i vogël se fondet për koncesionet korruptive në shëndetësi, sepse paratë nuk shkojnë te pacientët, por në gropat thithëse të korrupsionit, si Durana Tech Park, një skemë e legjitimuar me votat e maxhorancës.

Ky nuk është reformim.

Ky është instrument grabitjeje.

Shqiptarët paguajnë më shumë se çdo qytetar europian për një shëndetësi që Kryeministri ka guximin ta quajë “falas”.

Sipas Komisionit Europian, shqiptarët paguajnë 60% të shpenzimeve shëndetësore nga xhepi, niveli më i lartë në Europë.

Sot, 55% e familjeve shqiptare nuk mbyllin dot muajin, dhe 40% e të ardhurave shkojnë vetëm për ushqim.

Në këtë realitet, qeveria zgjedh luksin, korrupsionin dhe propagandën, ndërsa qytetarët lihen të përballen me sëmundjen, varfërinë dhe pasigurinë.

Kjo është e vërteta e shëndetësisë sot.

Ndaj me 24 janar ora 17:00, të gjithë në shesh të protestojmë bashkë për veten tonë, familjen tonë kundër grupit të strukturuar kriminal që vjedh qytetarët më të varfër në Europë.

The post Shëndetësia në kolaps/ Erisa Xhixho: Paaftësi kriminale, sistemet rezervë në QSUT nuk ekzistojnë appeared first on Albeu.com.

Atentati te mbikalimi i Shkozetit në 2019-n, SPAK paraqet provat për Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçajn: Gazetarët të dalin jashtë

By: V K
23 January 2026 at 11:16

Këtë të premte, në seancën e mbajtur në Gjykatën e Posaçme të Aperlit, Prokuroria e Posaçme, ka paraqitur provat shkresore për dy të pandehurit Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj, lidhur me atentatin te mbikalimi i Shkozetit, ngjarje kjo e ndodhur në 1 nëntor 2019, ku humbi jetën shoferi i ish-Prokurorit Arjan Ndoj, Andi Maloku.

Prokurori Adnan Xholi, paraqiti në sallë 67 fashikuj përpara gjykatës, duke kërkuar që të mbyllen dyert për mediat në mënyrë që të bëhej dhe prezantimi konkret i provave.

Prokurori Xholi: “Procesverbalet kanë të bëjnë me zbardhjen e komunikimeve në aplikacionin Sky Ecc etj. Kërkoj të jetë një seancë me dyer të mbyllura për ruajtjen e sekretit hetimor, duke qenë se ka të dhëna që deri më tani nuk janë ekspozuar”.

Gjykata e Posaçme, pranoi kërkesën e organit të akuzës që për këtë fazë të leximit të fashikullit që përmban të dhëna sekret, të mos jenë të pranishëm përfaqësues të mediave.

Seanca vijon pa praninë e gazetarëve.

 

The post Atentati te mbikalimi i Shkozetit në 2019-n, SPAK paraqet provat për Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçajn: Gazetarët të dalin jashtë appeared first on Albeu.com.

Mashtronte qytetarët duke u premtuar zgjidhje të shpejtë të çështjeve ligjore, dërgohet për gjykim “avokatja” në Fier

By: V K
23 January 2026 at 10:53

Prokuroria e Fierit, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim një shtetase, e cila dyshohet se mashtronte qytetarë duke u paraqitur si avokate, duke përfituar shuma të konsiderueshme parash në mënyrë të paligjshme.

Sipas organit të akuzës, ndaj shtetases K.K. rëndon akuza e mashtrimit të kryer më shumë se një herë si dhe fshehjes së të ardhurave.

Hetimet kanë zbuluar se ajo u premtonte qytetarëve zgjidhjen e çështjeve të ndryshme ligjore, administrative dhe gjyqësore, si legalizime pronash, procedura pensioni, çështje pronësie apo përfaqësim në procese gjyqësore civile, duke u marrë para në këmbim të këtyre shërbimeve.

Në grackën e saj kanë rënë 8 shtetas, banorë të Lushnjes dhe Fierit.

Nga verifikimet e kryera rezulton se shërbimet e premtuara nuk janë realizuar. Pagesat kryheshin në forma të ndryshme, përfshirë dorëzime në dorë, transferta bankare apo pagesa të deklaruara si kapar ose shpenzime procedurale.

Në disa raste, viktimat janë siguruar nga e pandehura se procedurat ishin në proces dhe se çështjet do të përfundonin brenda afateve të caktuara, ndërsa më pas komunikimi me të është ndërprerë pa dhënë asnjë rezultat konkret.

Në raste të tjera, ajo ka dhënë informacione të pavërteta mbi ekzistencën e proceseve gjyqësore apo aplikimeve administrative, të cilat rezultuan se nuk ishin kryer.

Gjithashtu, hetimi ka zbuluar se K.K. ka kryer veprime që krijonin përshtypjen e përfaqësimit ligjor në një kohë kur nuk kishte status aktiv për ushtrimin e profesionit të avokatit.

Po ashtu, ajo ka përfituar të ardhura nga ky aktivitet pa i deklaruar pranë organeve tatimore, duke ushtruar aktivitet ekonomik faktik për disa vite, ndërkohë që figuronte me status pasiv në regjistrat tatimorë.

Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier përfundoi hetimet dhe dërgon për gjykim, shtetasen K.K. për veprën penale ‘Mashtrimi’ e kryer më shumë se një herë dhe ‘Fshehja e të ardhurave’ parashikuar nga neni 143 pg.2 dhe 180, pg.1 të Kodit Penal.

Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr.768 të vitit 2025, regjistruar mbi bazën e kallëzimit të disa shtetasëve dhe transmetimit në mediat investigative ku paraqiteshin shqetësimet se e pandehura K.K., duke u prezantuar si avokate, kishte arritur të merrte vlera monetare nëpërmjet mashtrimit, u evidentua se e pandehura, e cila për një periudhë të gjatë kohore është prezantuar si avokate, ka përfituar shuma monetare nga disa qytetarë, duke u premtuar zgjidhjen e çështjeve të ndryshme ligjore, administrative dhe gjyqësore, përfshirë legalizime pronash, procedura pensioni, çështje pronësie, përfaqësim në procese gjyqësore civile etj.

Nga verifikimet e kryera rezulton se këto shërbime, nuk janë realizuar, megjithëse vlerat monetare janë marrë nga e pandehura. Pagesat janë kryer në forma të ndryshme, përfshirë dorëzime në dorë, transferta financiare dhe pagesa të deklaruara si kapar apo shpenzime procedurale.

Në disa episode, viktimat janë siguruar nga e pandehura se procedurat ishin në vijim dhe se çështjet do të përfundonin brenda afateve të caktuara, ndërkohë që më pas komunikimi me të është ndërprerë dhe nuk është dhënë asnjë rezultat konkret. Në raste të tjera, rezulton se janë dhënë informacione të pavërteta mbi ekzistencën e proceseve gjyqësore apo aplikimeve administrative, të cilat, pas verifikimit pranë institucioneve përkatëse, nuk kanë rezultuar të jenë bërë prej saj. Të mashtruar nga e pandehura në këtë procedim janë evidentuar 8 shtetas kryesisht qytetarë të Lushnjes dhe Fierit.

Hetimi ka zbuluar gjithashtu se e pandehura ka kryer veprime në dukje të një përfaqësimi ligjor në një kohë kur nuk kishte status aktiv për ushtrimin e profesionit të avokatit, si dhe ka përfituar të ardhura nga ky aktivitet pa i deklaruar ato pranë organeve tatimore. Nga të dhënat e administruara, rezulton se për disa vite ajo ka ushtruar aktivitet ekonomik faktik, ndërkohë që figuronte me status pasiv në regjistrat tatimorë, duke mos deklaruar të ardhurat e përfituara dhe duke shmangur detyrimet përkatëse tatimore.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale që prekin pasurinë dhe të drejtat ekonomike të subjekteve të dëmtuar.

The post Mashtronte qytetarët duke u premtuar zgjidhje të shpejtë të çështjeve ligjore, dërgohet për gjykim “avokatja” në Fier appeared first on Albeu.com.

Aksident në rrugën e Arbrit/ Makina përplaset me murin mbrojtës, 45-vjeçarja dërgohet me urgjencë në spital

By: V K
23 January 2026 at 10:30

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të ditës së sotme në aksin nacional Maqellarë – Peshkopi.

Një automjet në të cilin udhëtonin babë e bijë u përplas me murin anësor të rrugës në vendin e quajtur Melan.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar të dy personat që ndodheshin në automjet.

Ata janë transportuar fillimisht në spitalin e Dibrës, por për shkak të gjendjes së rëndë, vajza 45-vjeçare u transportua për ndihmë më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ndërkohë, babai i saj, i cili ishte edhe drejtues mjeti, po merr mjekim në spitalin e Dibrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e vërteta të aksidentit, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak ishte humbja e kontrollit të drejtuesit të automjetit.

Që prej ndërtimit të lotit të tretë të rrugës së Arbrit në segmentin Herebel – Peshkopi janë shkaktuar dhjetra aksidente, kryesisht në ditët me lagështi.

The post Aksident në rrugën e Arbrit/ Makina përplaset me murin mbrojtës, 45-vjeçarja dërgohet me urgjencë në spital appeared first on Albeu.com.

❌
❌