Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 31 January 2026Main stream

Rënia e euros, Tabaku: Po varfëron shqiptarët dhe po shkatërron prodhimin vendas! Pastrimi i parave po dëmton rëndë ekonominë

By: V K
31 January 2026 at 10:42

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur alarmin për pasojat e rënda ekonomike që po sjell zhvlerësimi i euros, duke e cilësuar situatën si një nga goditjet më serioze ndaj ekonomisë shqiptare dhe mirëqenies së qytetarëve.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku thekson se euro ka prekur minimumet historike të kursit të këmbimit, ndërsa në vitet e fundit vlera e saj ka rënë me rreth 40%.

Sipas saj, ndonëse për shumë qytetarë kursi i këmbimit mund të duket si një koncept abstrakt, efektet e tij janë tashmë të prekshme në përditshmëri.

“Zhvlerësimi i euros po ndikon drejtpërdrejt në çmime, në eksporte, në punësim dhe në mbijetesën e bizneseve shqiptare. Çdo retorikë e qeverisë për nxitjen e eksporteve është e pavlefshme, për sa kohë ekonomia po goditet nga ky fenomen”, – shprehet Tabaku.

Sipas deputetes demokrate, dy sektorët kryesorë që po vuajnë më shumë janë prodhimi fason dhe bujqësia, sektorë që deri dje mbështeteshin te eksportet dhe sot po humbasin tregjet ndërkombëtare.

Ajo paralajmëron se zhvlerësimi i euros po e bën të pamundur që produktet shqiptare të konkurrojnë jashtë vendit, duke reduktuar të ardhurat e fermerëve dhe duke rrezikuar vendet e punës në industrinë fason, ku punësohen rreth 175 mijë persona.

Tabaku e lidh drejtpërdrejt këtë situatë me kriminalizimin e ekonomisë dhe futjen e parave të pista, të cilat, sipas saj, po deformojnë tregun dhe po prodhojnë pasoja të pakthyeshme për ekonominë reale.

“Ky ndikim po shkon drejtpërdrejt në xhepin e qytetarëve dhe po sjell pasoja katastrofike. Nuk ka asnjë mekanizëm që ta rekuperojë dëmin që po i bëhet sot ekonomisë nga pastrimi i parave”, – thekson ajo.

Në përfundim, Tabaku nënvizon se rënia e euros nuk është thjesht një tregues financiar, por rreziku real që po thellon varfërimin e shqiptarëve, po shkatërron prodhimin vendas dhe po minon të ardhmen ekonomike të vendit, në mungesë të një reagimi serioz nga qeveria.

The post Rënia e euros, Tabaku: Po varfëron shqiptarët dhe po shkatërron prodhimin vendas! Pastrimi i parave po dëmton rëndë ekonominë appeared first on Albeu.com.

I dënuar me 22 vite burg në SHBA, Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuri të familjarëve të tij (EMRI)

By: V K
31 January 2026 at 10:18

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkoi konfiskimin e pasurive të familjarëve të shtetasit, Sajmir Alimehmeti, i dënuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 22 vite burg, për vepra penale në fushën e akteve terroriste, me akuzën se ka siguruar ose ka tentuar të sigurojë mbështetje materiale për individë apo grupe të përfshirë në aktivitet terrorist dhe ka bërë deklarim të rreme për t’u pajisur me pasaportë.

Aktualisht ky shtetas, i njohur ndryshe edhe si A.Q., në Shqipëri po hetohet për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, ndërsa hetimet mbi procedimin pasuror nr.8 të vitit 2025, nisën nga informacionet e Drejtorisë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar.

Ky shtetas, është i biri i shtetasve Z.A. dhe V.A. Nga verifikimi i bërë në lidhje me të dhe familjarët e tij, rezultoi se ka transaksione financiare në banka shqiptare të nivelit të dytë, apo veprime të tjera ekonomike në vlera të larta ekonomike të cilat nuk mund të justifikohen me të ardhurat e krijuara ndër vite.

Këta shtetas deklaruan se të ardhurat i kanë krijuar nga qiratë e kursimet, por nuk kanë dokumente të provojnë këto deklarata dhe vlerat monetare objekt kërkese për konfiskim nuk kanë prejardhje të ligjshme, si dhe faktin që këto pasuri nuk justifikohet me të ardhura të ligjshme dhe dokumentacion.

Përfundimisht bazuar në hetimin e kryer vlerat monetare të mësipërme nuk justifikohen nga subjekti S.A. dhe pjestarët e tjerë të familjes së tij.

Për këtë arsye Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkon konfiskimin dhe kalimi në pronësi të shtetit të llogarive si më poshtë:

Llogaritë e shtetasit Z.A. me gjendje lekë 39.49, Usd 4.74, si dhe depozitat në vlerën USD 50,109.56 dhe Lekë 3,862,244.93;

Llogaritë e Shtetases V. A. me gjendje Eur 15,001.09; dhe

Llogaritë e shtetasve Z.A. dhe V.A. me gjendje Lek 11,734,250.00.

The post I dënuar me 22 vite burg në SHBA, Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuri të familjarëve të tij (EMRI) appeared first on Albeu.com.

U jepet sot lamtumira e fundit 5 tifozëve të PAOK-ut

By: V K
31 January 2026 at 09:45

Ditën e sotme, u jepet lamtumira e fundit pesë nga shtatë viktimat e aksidentit tragjik në Rumani, ku furgoni me tifozë të PAOK-ut u përplas dhunshëm me një kamion.

Në Aleksandri të Imathias, atmosfera është e rënduar. Në orën 11:00, trupat e tre të rinjve mbërrijnë në Kishën e Ngjitjes së Virgjëreshës Mari, ku familjarë, miq dhe të afërm do t’u japin lamtumirën e fundit Vasilis Palos, Kostas Markopoulos dhe Dimitris Maronitis. Shërbesa mortore do të zhvillohet në orën 13:00.

Në Selanik, konkretisht në Efkarpia, në orën 12:00, do të mbahet ceremonia mortore për Giorgos Kesanidis në Kishën e Shën Irinit Chrysovalantou.

Ndërkohë, në orën 13:00, në Stefaninë të komunës së Volvës, familjarët do t’i japin lamtumirën e fundit Thanasis Gouzouris, në Kishën e Shën Dimitrios.

Ndërkohë, ankthi mbetet për gjendjen shëndetësore të 20-vjeçarit të plagosur rëndë, i cili ndodhet i shtruar në Klinikën e Neurokirurgjisë të spitalit “Papageorgiou” në Selanik, por jashtë rrezikut për jetën.

Sipas mjekëve, ai ka plagët më të rënda nga të mbijetuarit. Një tjetër i plagosur, 28 vjeç, u largua nga i njëjti spital ditën e djeshme, pasi shprehu dëshirën e fortë për të marrë pjesë në funeralet e shokëve të tij dhe për t’u dhënë lamtumirën e fundit.

Lajme inkurajuese vijnë edhe nga Rumania për 20-vjeçarin tjetër të plagosur, i cili po trajtohet në spitalin e Timișoarës.

Sipas APE-MPE, mjekët kanë ulur qetësimin dhe i riu ka qenë në gjendje të lëvizë gjymtyrët, përjashtuar krahun e thyer.

Ai do të mbetet i intubuar për arsye mjekësore, në mënyrë që të shmangen komplikacione në frymëmarrje pas ndërhyrjes kirurgjikale.

Një bord mjekësor pritet të vlerësojë në ditët në vijim nëse dhe kur mund të kryhet riatdhesimi i tij.

The post U jepet sot lamtumira e fundit 5 tifozëve të PAOK-ut appeared first on Albeu.com.

Tragjedi në Kongo/ Shembet miniera, të paktën 227 të vdekur, mes tyre gra dhe fëmijë

By: V K
31 January 2026 at 09:28

Rreth 227 persona kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së minierës në Rubaya, në lindje të Republikës Demokratike të Kongos.

Sipas ‘Reuters‘, numri i saktë i viktimave vijon të jetë në verifikim, ndërsa shumë minatorë dyshohet se kanë mbetur ende të bllokuar nën rrënoja.

Zëdhënësi i guvernatorit të provincës, Lubumba Kambere Muyisa, deklaroi se mes viktimave ka minatorë, gra dhe fëmijë që ndodheshin në zonë për tregti.

Disa persona u shpëtuan në momentet e fundit, por pësuan lëndime të rënda. Një këshilltar i guvernatorit bëri të ditur se numri i viktimave të konfirmuara ka arritur të paktën në 227

Miniera ndodhet në territor të kontrolluar nga grupi rebel M23 që prej vitit 2024. Sipas Kombeve të Bashkuara, M23 ka shfrytëzuar dhe plaçkitur burimet minerare të Rubayas për të financuar kryengritjen e saj, me mbështetje të pretenduar nga Ruanda, akuza që autoritetet në Kigali i kanë mohuar. Rebelët synojnë rrëzimin e qeverisë në Kinshasa dhe, sipas tyre, mbrojtjen e pakicës Tutsi në Kongo.

The post Tragjedi në Kongo/ Shembet miniera, të paktën 227 të vdekur, mes tyre gra dhe fëmijë appeared first on Albeu.com.

Rregullat e reja të Maturës Shtetërore, forcohet mbikëqyrja gjatë provimeve

By: V K
31 January 2026 at 09:13

Matura Shtetërore pritet me padurim nga nxënësit dhe prindërit, pasi përbën një moment kyç në vijimësinë e rrugëtimit në arsimim, e ku përzihen përgatitjet në studime dhe emocionet e përmbylljes së ciklit drejt sfidave të reja universitare.

Ndaj dhe autoritetet arsimore nisin që herët përgatitjet për të garantuar proces të drejtë dhe transparent.

Edhe këtë vit, rregullorja e Maturës Shtetërore parashikon ndryshime nga ajo e një viti më parë.

Këto ndryshime prekin veçanërisht aspektet në lidhje me nxënësit mbetës dhe masat disiplinore gjatë provimeve.

Drejtoresha e përgjithshme e Drejtorisë së Arsimit Parauniversitar, Mirela Cami, shpjegoi për ATSH-në ndryshimet e parashikuara në këtë rregullore.

“Nxënësit që rezultojnë mbetës në një apo dy lëndë gjatë gjithë vitit shkollor nuk do të mund të hyjnë në provimet e qershorit. Këta nxënës do të duhet t’i nënshtrohen këtyre provimeve gjatë sezonit të vjeshtës dhe më pas do hyjnë në Maturën Shtetërore në sezonin e dytë. Në rast se rezultojnë jokalues në 3 lëndë, ata e humbin vitin shkollor dhe do t’u duhet ta përsërisin”, theksoi Cami.

Sipas saj, drejtoritë rajonale, Qendra e Shërbimeve Arsimore dhe të gjitha institucionet arsimore do të njoftohen në mbyllje të vitit shkollor për listën emërore të këtyre nxënësve.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm lidhet me përdorimin e pajisjeve teknologjike gjatë provimeve.

“Maturanti, i cili paraqitet në qendrën e provimit dhe konstatohet gjatë provimit me celular, orë smart dhe pajisje të tjera teknologjike, përjashtohet nga ai provim, por ka të drejtë ta japë atë në sesionin pasardhës”, sqaroi Cami.

Sa i përket administratorëve, Cami vuri në dukje se ata nuk do të kenë vetëm detyra, por edhe përgjegjësi për mbarëvajtjen e procesit.

“Administratorët e provimit janë të trajnuar dhe përcaktohen me short elektronik në praninë e drejtorit të ZVAP-së. Janë të qarta detyrat e tyre lidhur me administrimin e procesit të provimit që nga identifikimi i maturantëve, moslejimi i ndërrimit të vendit gjatë provimit, kontrolli fizik për pajisje teknologjike, raportimi i parregullsive, respektimi i orareve dhe rregullave të tjera në përputhje me rregulloren për Maturën Shtetërore 2026, që e ngarkojnë me përgjegjësi lidhur me mbarëvajtjen e procesit”, nënvizoi Cami.

Provimet e maturës do të përmbajnë 30-35 pyetje, duke përfshirë pyetje me alternativa dhe shtjellim.

Ndërkohë që për orientimin dhe përgatitjen e maturantëve, testet model për provimet e ardhshme janë shpërndarë në të gjitha shkollat, duke i orientuar nxënësit për formatin dhe kërkesat e provimeve në mënyrë që ata të jenë sa më të përgatitur për provimet e Maturës.

Për të marrë notën 10 absolute, maturanti duhet të grumbullojë 60 pikët e mundshme.

The post Rregullat e reja të Maturës Shtetërore, forcohet mbikëqyrja gjatë provimeve appeared first on Albeu.com.

Real kërkon hakmarrjen ndaj Mourinhos, sfida e Play Off premton spektakël

By: V K
31 January 2026 at 08:54

Shorti i fazës play-off të Champions League, i ka rezervuar Real Madridit një përballje sa të fortë, aq edhe të mbushur me simbolikë.

Skuadra e drejtuar nga Alvaro Arbeloa, do të ndeshet me Benficën për një vend në 1/8-at e kompeticionit, në një duel që premton tension, emocione dhe kujtime të freskëta për tifozët madrilenë.

Ndeshja e parë do të luhet në Lisbonë, në stadiumin “Da Luz”, ndërsa vendimtarja do të zhvillohet në “Santiago Bernabéu”, ku Reali synon të përfitojë nga avantazhi i kthimit në shtëpi.

Për Mbappe dhe shokët e tij, kjo transfertë nuk është thjesht një udhëtim europian: është një rikthim në një stadium ku Reali përjetoi një nga mbrëmjet më të dhimbshme të fazës së ligës.

Humbja 4-2 ndaj Benficës dhe goli dramatik i portierit Trubin në minutën e 98-të mbeten ende të gjalla në kujtesën e tifozëve “blancos”, pasi ajo disfatë ndikoi drejtpërdrejt në faktin që madrilenët nuk siguruan kualifikimin direkt në 1/8-at.

Sfida sjell edhe një element tjetër që e rrit temperaturën: rikthimin e José Mourinhos në “Santiago Bernabéu”.

Për trajnerin portugez, kjo do të jetë vizita e parë në stadiumin madrilen pas periudhës kur ai ishte protagonist në pankinën e Realit nga 2010 deri më 2013.

Një rikthim që pritet të shoqërohet me atmosferë të ndezur, për shkak të marrëdhënies së veçantë që “Special One” ka lënë pas në Madrid.

Real Madridi hyn në këtë përballje me një objektiv të qartë: të marrë revanshin për humbjen e fundit dhe të sigurojë kualifikimin në raundin tjetër, duke u mbështetur te përvoja europiane dhe ndeshja e kthimit në shtëpi.

Nga ana tjetër, Benfica do të kërkojë të përsërisë suksesin, duke besuar se mund të bëjë sërish “mrekullinë” përballë një prej favoritëve të turneut.

The post Real kërkon hakmarrjen ndaj Mourinhos, sfida e Play Off premton spektakël appeared first on Albeu.com.

Dalin dokumentat: Bill Gates u infektua me sëmundje të transmetueshme! Çfarë i kërkoi Epstein

By: V K
31 January 2026 at 08:48

Bill Gates, u infektua me një sëmundje seksualisht të transmetueshme, pretendoi Epstein në një nga emailet e shumta të publikuar sot nga Departamenti i Drejtësisë.

Sipas Telegraph, Epstein i kishte dërguar vetes një shënim më 18 korrik 2013, në të cilin përshkruante prishjen e marrëdhënies së tij me miliarderin amerikan, si dhe akuzat:

“Për të shtuar dhimbjen, po më luteni të fshij emailet në lidhje me sëmundjen tuaj seksualisht të transmetueshme, kërkesën tuaj për t’ju furnizuar me antibiotikë që mund t’ia jepni fshehurazi Melindës dhe përshkrimin e organit gjenital tuaj”.

Zbulimet rreth Gates, ofrojnë detajet e para rreth marrëdhënies së tyre, pasi Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së publikoi foto të tyre.

Emaili është një nga tre milionë dokumentet që Departamenti Amerikan i Drejtësisë, publikoi nga dosjet e tij lidhur me pedofilin Jeffrey Epstein.

Zëvendësprokurori i Përgjithshëm, Todd Blanche, tha në një konferencë për shtyp se materialet përfshijnë rreth 2 mijë video dhe 180 mijë imazhe të lidhura me Epstein.

Gjithashtu, sipas tij, materialet përmbajnë shumë materiale pornografike, si dhe imazhe të sekuestruara nga pajisjet e pedofilit.

The post Dalin dokumentat: Bill Gates u infektua me sëmundje të transmetueshme! Çfarë i kërkoi Epstein appeared first on Albeu.com.

Artan Hoxha: Zvarritja e çështjes nuk shpëton dot Ballukun, por i “blen” kohë Ramës, ja mesazhi që po i jepet SPAK-ut

By: V K
31 January 2026 at 08:30

Gazetari i njohur Artan Hoxha, teksa ishte i ftuar në “Kjo Javë” në News24, ka deklaruar se pavarësisht manovrave, nuk ka asgjë që e shpëton zëvendës kryeministren Belinda Balluku nga përballja me drejtësinë.

Sipas tij, edhe në rastin kur afatet përfundojnë dhe kalon periudha 3 mujore nga kërkesa e depozituar nga SPAK për arrestimin e saj, Prokuroria e Posaçme mund të bëjë një kërkesë të dytë me të njëjtin objekt.

Hoxha u shpreh se gjithçka po bëhet që të përfitojë kohë kryeministri Edi Rama dhe mazhoranca, ndërsa hapat e ndërmarra me shtyrjen e mbledhjes së Këshillit të Mandateve, deri në një vendim nga Gjykata Kushtetuese dhe me çuarjen në Kushtetuese të masës së sigurisë nga zv kryeministres, janë mesazh që i çohet SPAK se ku i ka “vijat e kuqe”.

“Ka media ku sa hyj në studio më thonë kujdes mos fol për Ballukun. Pra na kanë çuar në një situatë ku jemi bërë një vend qesharak. Kemi nr 2 të qeverisë që nuk kalon dot Qafën e Thanës.
Mazhoranca thotë pres vendimin e GJK, Kur çështja në Kushtetuese ëhstë për masë sigurie. Kërkesa e SPAK është komplet tjetër gjë. Nëse zvarritet çështja, afatet kalojnë dhe SPAK duhet të paraqesë një kërkesë të re.

Kjo kërkesë që ka shkuar në Kuvend e ka firmosur në porën e fundit në detyrë Altin Dumani dhe u mbrojt në Kuvend nga zoti Braho. Gjithçka që po ndodh nuk e shpëton Ballukut. Kjo i jep kohë tjetër kujt të marrë masa. Balluku është e pandehur, atë e shpëton vetëm gjyqi i themelit.
Gjithçka po ndodh është që po i tregohet kufiri SPAK, këta që janë janë dëshmorët e mjaftueshëm për t’i treguar ndërkombëtarëve për drejtësinë e re.

Balluku vetëm po mundohet të shtyjë datën e përballjes por nuk shpëton dot. Ai që përfiton është Rama dhe mazhoranca”, tha ai.

The post Artan Hoxha: Zvarritja e çështjes nuk shpëton dot Ballukun, por i “blen” kohë Ramës, ja mesazhi që po i jepet SPAK-ut appeared first on Albeu.com.

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

By: V K
31 January 2026 at 07:57

Sot, 31 janar 2026, dollari amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82.2 lekë.

Euro, blihet me 96.3 lekë dhe shitet 97 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 104.8 lekë, ndërsa në shitje me 105.8 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 59.4 lekë, ndërsa në shitje me 60.6 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Aksident në Unazën e Madhe pranë Kopshtit Zoologjik

By: V K
31 January 2026 at 07:47

Një aksident rrugor ka ndodhur në mesnatë në Unazën e Madhe, në segmentin pranë Kopshtit Zoologjik dhe Kompleksit “Fari”.

Ende nuk ka informacion zyrtar nëse ka apo jo për persona të lënduar.

Në vendngjarje shkuan forcat e policisë, të cilat punuan për normalizimin e trafikut dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Sakaq, pritet njoftim zyrtar nga policia.

The post Aksident në Unazën e Madhe pranë Kopshtit Zoologjik appeared first on Albeu.com.

Kushte të paqëndrueshme atmosferike/ Njihuni me parashikimin e motit, 31 Janar 2026

By: V K
31 January 2026 at 07:29

Këtë të shtunë vendi ynë, do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët të karakterit lokal përgjatë relieveve malore.

Era do të fryjë do të fryjë me drejtim nga Juglindje-Jugperëndim, në mbrëmje drejtimi i erës kthehet nga Verilindja me shpejtësi mesatare 6 m/s.

Deti pritet të ketë valëzim të forcës 1-2 ballë.

The post Kushte të paqëndrueshme atmosferike/ Njihuni me parashikimin e motit, 31 Janar 2026 appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Belind Këlliçi: Dosja “5D” u varros, drejtuesit e Bashkisë dolën të larë, sot Gjykata e Apelit i vendosi kapakun

By: V K
29 January 2026 at 15:59

Ditën e sotme, vendimi i Apelit të GJKKO-së për dosjen “5D” që shpalli të fajshëm të akuzuarit e Bashkisë së Tiranës, por pezulloi ekzekutimin e dënimeve duke i kthyer në shërbim prove, ka nxjerrë në konferencë për mediat deputetin demokrat Belind Këlliçi, denoncuesin e kësaj afere.

Ligjvënësi demokrat deklaroi se drejtësia i vuri kapakun dosjes dhe jo krimit, duke nxjerrë të larë zyrtarët dhe të akuzuarit e çështjes, përveç njërit, teksa u zbut dënimi i shkallës së parë të GJKKO-së..

“Për 44 javë me radhë protestuam para bashkisë për vjedhjen e parave publike. Sot gjykata e Apelit vendosi kapakun, jo mbi krimin, por mbi drejtësinë. Drejtuesit e Bashkisë përveç njërit dolën nga salla të larë, një dosje e varrosur me një ceremoni që sot prodhoi një Alqi Bllako të dytë që i varën të gjithë peshën e një grabitjeje kolektive”, tha Këlliçi mes të tjerash.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, shpalli sot vendimin për ish- drejtoreshën e Tirana Parking,  Eglantina Zere dhe 4 zyrtarëve të tjerë, konkretisht Enkeljda Qyta, Bruno Koçi, Rivjola Baxha, si dhe Kristo Zhulati duke zbutur dënimet e tyre.

Sipas vendimit të Apelit, të pandehurit u shpallën fajtorë për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, por ndaj tyre u pezulluan masat e dënimit,  duke i vënë ata nën shërbim porove për një periudhë 12-mujore.

Deklarata e Belind Këlliçit:

Më 26 prill 2023 bëra publike për herë të parë skemën 5D të Bashkisë së Tiranës. Ishte si të ngrije kapakun e një arkivoli institucional dhe të kuptoje jo vetëm korrupsionin, por edhe kalbëzimin shtetëror të organizuar.

Një linjë e padëgjuar vjedhjeje, ku drejtorët e Bashkisë funksiononin si elemente të një grupi të strukturuar kriminal, me detyra të ndara, me firma të sinkronizuara për një qëllim të vetëm: zhvatjen 100% të parave publike.

Para publike të marra me tendera, me leje ndërtimi dhe me vulë shteti. 29 tendera, 30 milionë euro, 3 leje ndërtimi, të gjitha të futura në një ‘gojë’ të vetme, të hapur nga firma personale e kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj.

Menjëherë pas publikimit, depozitova kallëzimin penal në SPAK. Hetimi i Prokurorisë, nën drejtimin e prokurorit Klodian Braho, faktoi plotësisht denoncimin dhe çoi për gjykim të gjithë zinxhirin drejtues të Bashkisë  së Tiranës.

Për 44 javë me radhë protestuam përpara Bashkisë për një parim themelor e universal: vjedhja e parave publike nuk mund të amnistohet dhe dëmi duhet t’u kthehet qytetarëve.

Sot, Gjykata e Apelit për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin vendosi kapakun. Jo mbi krimin, jo! Por mbi drejtësinë. Mbi shpinën e dërrmuar të qytetarëve.

Drejtuesit e Bashkisë, përveç njërit, dolën nga salla jo si të penduar, por të larë, posi u rrëzuan edhe dënimet simbolike të shkallës së parë. As burg. As kthim parash. As përgjegjësi.

Një dosje e varrosur me ceremoni nga një Drejtësi që sot prodhoi një kukull fajësie, një Alqi Bllako të dytë, që i varën të gjithë peshën e një grabitjeje kolektive.

Të gjithë drejtorët e Bashkisë Tiranë, me përjashtim të Mariglen Qatos, u shpëtuan nga përgjegjësia penale.

Si tek inceneratorët, ku janë zhvatur 200 milionë euro dhe fajin e mban një emër i vetëm, ndërsa sistemi u shpall i pafajshëm.

Ky vendim nuk mbylli vetëm një çështje, por zyrtarizoi një doktrinë ku krimi firmoset në qetësi me një stilolaps dhe firma për shefin është jelek antiplumb penal.

Nga sot, çdo nëpunës e di se mund të vjedhë, mund të firmosë, mund të zhvasë, sepse mbi të ka një çati të sigurt pandëshkueshmërie. Bindja shpërblehet.

Edhe për më naivin, vendimi i sotëm gjyqësor i dha dërrmën drejtësisë së re. Sot u dërgua mesazhi më i rrezikshëm që mund të prodhojë një shtet, kapitullimi karshi krimit të veshur me kostum institucional.

Gjyqtarët hoqën mantelin, morën çelësat e kasafortës, i dorëzuan tek dera e pushtetit, dhe sapo u thanë shqiptarëve:

‘Mos kërkoni më mbrojtje tek ne. Këtu ruhet vetëm krimi.’ Në mënyrë të veçantë krimi i organizuar dhe grupet e strukturuara kriminale”.

The post Belind Këlliçi: Dosja “5D” u varros, drejtuesit e Bashkisë dolën të larë, sot Gjykata e Apelit i vendosi kapakun appeared first on Albeu.com.

Kishte dalë me shokët dhe u aksidentua/ Prej 20 ditësh 30-vjeçari Jurgen Karaj i zhdukur, vëllai i tij prek me fjalët: Dua ta gjej që ta di ku ta qaj…

By: V K
29 January 2026 at 14:50

Këtë të enjte, Endrit Karaj, vëllai i 30-vjeçarit Jurgen Karaj, trupi i të cilit vijon i zhdukur prej 20 ditësh pas aksidentit, ka folur në “Shqipëria Live”, duke u shprehur se kërkimet vijojnë, por ende nuk ka asnjë shenjë.

Ai tregoi se i vëllai kishte dalë me shokët, por u aksidentua me njërin prej tyre dhe që nga ai moment nuk dihet se ku ka përfunduar trupi.

“Këto kanë qenë ditë të vështira, shumë të vështira. U bënë plot 20 ditë që kërkojmë, unë, policia, njerëzit e mi të afërt por ende asgjë. Natën e ngjarjes ai ka qenë me shokët dhe ka ndodhur aksidenti. Unë nuk kam qenë në Shqipëri dhe nuk e di saktësisht si ka ndodhur. Deri tani po na ndihmon ushtria, bashkia, FNSH e Shkodrës dhe banorë të zonës, të gjithë pa përjashtim. Dua ta gjej që ta di ku ta qaj, ta di se ku prehet që t’i çoj një lule. E kemi kërkuar ngado por nuk ka asnjë shenjë deri më tani. Unë dua t’i falenderoj të gjithë për ndihmën, ish-deputetin Kreshnik Çollaku, ushtrinë e Kosovës dhe të gjitha autoritetet shqiptare”,- tha ai.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur në orët e para të 9 janarit, ku një makinë u aksidentua dhe përfundoi në përroin në fshatin Darsë të Klosit.

I riu ka qenë duke udhëtuar me makinë, ku drejtues ishte Andi Losha, i cili u largua nga vendi i ngjarjes pa lajmëruar policinë dhe pa i dhënë ndihmë pasagjerit.

The post Kishte dalë me shokët dhe u aksidentua/ Prej 20 ditësh 30-vjeçari Jurgen Karaj i zhdukur, vëllai i tij prek me fjalët: Dua ta gjej që ta di ku ta qaj… appeared first on Albeu.com.

Sherr i rëndë në Sarandë, plagosen dy persona (EMRAT)

By: V K
29 January 2026 at 14:27

Mbrëmjen e djeshme, një sherr për motive të dobëta ka degjeneruar në përdorim të thikës, duke lënë dy persona të plagosur në Sarandë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4 të qytetit. Si pasojë e një konflikti mes shtetasve Enea Qorri dhe Arnest Gjoncaj, të dy kanë mbetur të plagosur.

Sipas informacioneve paraprake, 27-vjeçari Arnest Gjoncaj, banues në fshatin Gjashtë, është goditur me thikë pas shpine dhe për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, është nisur me urgjencë drejt Tiranës për trajtim të specializuar mjekësor.

Nga përplasja e dhunshme ka mbetur i plagosur edhe Enea Qorri, i cili sipas policisë rezulton me precedentë penalë.

Policia e Sarandës, ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe po punon për dokumentimin e plotë ligjor të saj.

The post Sherr i rëndë në Sarandë, plagosen dy persona (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Akuza për korrupsion/ SPAK dërgon për gjykim ish-drejtuesin e Prokurorisë Sarandë, një avokat dhe dy biznesmenë (EMRAT)

By: V K
29 January 2026 at 14:02

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit në ngarkim të të pandehurve, Kledian Llaho, Vasil Bakalli, Pando Papuçi, Çlirim Shahini.

Po ashtu, të pandehur janë edhe tre persona të tjerë, Vasil Bakalli, Pando Papuçi dhe Çlirim Shahini.

Sipas SPAK, kallëzuesi në këtë çështje, shtetasi M.A., ishte hetuar nga prokurori Kledian Llaho në një procedim penal të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Hetimet kanë zbuluar se prokurori Llaho ka vepruar në mënyrë të njëanshme, për shkak të një konflikti interesi që lidhej me marrëdhëniet financiare mes familjes së kallëzuesit dhe vjehrrit të tij.

Familja e M.A. kishte detyrime financiare në vlerën 1.800.000 lekë ndaj vjehrrit të prokurorit, për investime të kryera në një objekt hotelier.

Sipas hetimeve, Llaho i ka kërkuar të hetuarit që kjo shumë t’i kthehej vjehrrit të tij përmes shtetasit Vasil Bakalli, me qëllim lehtësimin e pozitës procedurale të M.A. në procesin penal.

Ndërkohë, SPAK ka dokumentuar se shtetasi Pando Papuçi, gjithashtu i hetuar nga Prokuroria e Sarandës, ka dorëzuar në formë rryshfeti shumën prej 30 mijë eurosh për Kledian Llaho dhe Vasil Bakallin, me synim ushtrimin e ndikimit të paligjshëm ndaj prokurores së çështjes për të përmirësuar pozitën e tij procedurale.

1.Kledian Llaho, i akuzuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarit, prokurorit, apo funksionarëve të tjerë të sistemit të drejtësisë”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/ç dhe 25 të Kodit Penal, dhe “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë”, në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 245/1 paragrafi i katërt, dhe neni 25 të Kodit Penal.

2.Vasil Bakalli, i akuzuar për veprat penale “Korrupsion pasiv i gjyqtarit, prokurorit, apo funksionarëve të tjerë të sistemit të drejtësisë”, në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 319/ç dhe 25 të Kodit Penal, dhe Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë”, në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 245/1, paragrafi i katërt dhe 25 të Kodit Penal;

3.Pando Papuçi, i akuzuar për veprën penale Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë”, parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i dytë i Kodit Penal në 2 episode;

4.Çlirim Shahini, i akuzuar për veprën penale“Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë”, parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i katërt i Kodit Penal.

Kallëzuesi, shtetasi M.A është hetuar penalisht nga Prokurori Kledian Llaho, në kuadër të një hetimi penal të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Ndërkohë është dokumentuar fakti penal se prokurori, Kledian Llaho ka qenë i njëanshëm në hetimin e procedimit penal nr.774/2021. Qëndrimi i tij lidhet me marrëdhënien që familja e kallëzuesit (shtetasit M.A) kishte me vjehrrin e prokurorit, sepse ishte qiramarrës i një objekti hotel, në pronësi të vjehrrit të prokurorit. Shtetasi M.A kishte njohur investimin e kryer dhe për rrjedhojë detyrimin ndaj qiramarrësve në shumën prej 1.800.000 (një milion e tetëqind mijë) lekë.

Duke iu referuar fakteve të mësipërme, Prokuroria e Posaçme ka dokumentuar faktin penal se prokurori Kledian Llaho, në cilësinë e prokurorit të çështjes, i ka kërkuar palës së hetuar t’i kthejë vjehrrit të tij shumën prej 1.800.000 përmes të njohurit të tij shtetasit, Vasil Bakalli, me qëllim lehtësimin e pozitës proceduariale të të hetuarit M.A, në kuadër të procedimit penal në ngarkim të tij.

Njëkohësisht, i hetuar në procedimin penal të Prokurorisë Sarandë ishte edhe shtetasi Pando Papuçi, i cili i ka dorëzuar shtetasit, Vasil Bakalli dhe Kledian Llaho, në formën e rryshfetit, shumën prej 30.000 (tridhjetë mijë) euro,  me qëllim që këta të fundit të ushtronin ndikim të paligjshëm tek prokurorja e çështjes, për të lehtësuar pozitat proceduriale të këtij të pandehuri.

Nga ana e shtetasit Pando Papuçi i ka paguar në formën e rryshfetit dhe vlerën prej 25.000 eurosh, avokatit të tij Çlirim Shahini, i cili i ka premtuar se do të ushtrojë ndikim të paligjshëm tek gjyqtarja e çështjes në ngarkim të këtij të fundit.

Në përfundim, pas kryerjes së veprimeve të shumta hetimore si dhe përdorimit të metodave speciale të hetimit, janë dokumentuar tej çdo dyshimi të arsyeshëm, veprat penale të sipërpërmendura.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka regjistruar procedimin penal nr.73 viti 2024, për kryerjen e veprës penale; “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal, ndërsa më datë 6.1.2025 ka regjistruar emrin e personit nën hetim, Kledjan Llaho, i dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale. Ndërkohë, më 30.1.2025 është bërë regjistrimi i të dhënave dhe i emrit të personit që i atribuohet vepra penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal, përkatësisht shtetasve, Pando Papuçi dhe Vasil Bakalli. Gjithashtu, më 17.10.2025, është bërë regjistrimi i të dhënave dhe emri i personit që i atribuohet vepra penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i katërt i Kodit Penal, për shtetasin Çlirim Shahini.

The post Akuza për korrupsion/ SPAK dërgon për gjykim ish-drejtuesin e Prokurorisë Sarandë, një avokat dhe dy biznesmenë (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

U plagos duke tentuar të shuante sherrin mes babait dhe vajzës, 35-vjeçari dërgohet te Trauma në gjendje të rëndë

By: V K
29 January 2026 at 13:40

Mbrëmjen e djeshme, 35-vjeçari Onard Memlika, i cili mbeti i plagosur me thikë paraditen e së hënës në Durrës, nga 56-vjeçari Mikel Ndoj, është dërguar tek spitali i Traumës në Tiranë.

Sipas familjarëve të tij, ai është në gjendje të rëndë dhe ndodhet aktualisht në reanimacionin e spitalit të Traumës.

Sipas të njëjtave burime, 35-vjeçarit, nga plagosja me thikë, i është dëmtuar trakeja dhe për pasojë kishte hyrje ajri në mushkëri.

Mësohet se kjo e ka rënduar gjendjen e tij dhe është dërguar mbrëmë nga spitali i Durrësit drejt atij të Traumës, ku duket se e ka kaluar rrezikun për jetën, Gjendja e tij shëndetësore po mbahet nën monitorim nga mjekët e Traumës.

I riu mbeti i plagosur pasi ndërhyri në sherrin mes 56–vjeçarit Mikel Ndoj dhe vajzës së tij 24-vjeçare, e cila po ashtu mbeti e plagosur.

Ai ishte vetëm një kalimtar i rastësishëm që u përpoq të shuante sherrin, por fatkeqësisht mbeti vetë i plagosur.

Në njoftimin për shtyp, policia e Durrësit bëri të ditur të hënën, se të dy të plagosurit ishin në spitalin rajonal, jashtë rrezikut për jetën, por duket se me kalimin e ditëve gjendja e 35-vjeçarit është përkeqësuar.

Një ditë më parë, Mikel Ndoj, 56-vjeçari që plagosi me thikë të bijën Xhensila Ndoj dhe një kalimtar të rastit, u la në burg nga gjykata e Durrësit.

Në sallën e gjyqit, Ndoj nuk ka shfaqur asnjë lloj pendese për krimin e kryer, madje është shfaqur mohues ndaj ngjarjes. Mësohet se ai ka kërkuar lirimin, duke e konsideruar veten të pafajshëm.

The post U plagos duke tentuar të shuante sherrin mes babait dhe vajzës, 35-vjeçari dërgohet te Trauma në gjendje të rëndë appeared first on Albeu.com.

Berisha pas kthimit nga Strasburgu: Rama dha qindra leje hotelesh luksoze dhe kulla korrupsioni pas zgjedhjeve të 11 majit…

By: V K
29 January 2026 at 13:10

Në një konferencë me gazetarët, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dha detaje nga vizita e tij në Strasburg, ku ndër të tjera u shpreh se informoi ndërkombëtarët për situatën ku ndodhet Shqipëria, sipas tij nga keqqeverisja e Ramës.

Berisha theksoi se pas zgjedhjeve të 11 majit, Rama dha qindra leje për hotele luksoze dhe kulla korrupsioni.

Po ashtu, Sali Berisha, tha se falenderoi grupet parlamentare te Asamblesë, pasi sipas tij i anuluan cdo takim kryeministrit Edi Rama.

“Në seancat plenare të Asamblesë Parlamentare sic mund ti keni ndjekur, paraqitën rrezikun e madh që organizata kriminale qeveri shqiptare e kryesuar nga Edi Rama paraqet jo vetëm për shqiptarët, po edhe për mbarë Evropën.

Ne informuam, dhe paralajmëruam, të pranishmit se Rama përbën rrezik madhor për vendet e tyre, pasi ai është padrino i karteleve më të fuqishme të drogës në Evropë, të cilat eksportojnë drejt Evropës.

Informuam për qindra e qindra leje hotele resorte turistike, kulla korrupsioni dhe droge të dhëna pas zgjedhjeve të 11 majit nga Edi Rama si shpërblim për pjesëmarrje në zgjedhje.

Falenderova të gjitha grupet parlamentare të Asamblesë, të cilat në unanimitet i anuluan atij cdo takim pas fjalimit Stili i Gadafit që mbajti në Asamblenë e Këshillit të Evropës”, tha Berisha.

The post Berisha pas kthimit nga Strasburgu: Rama dha qindra leje hotelesh luksoze dhe kulla korrupsioni pas zgjedhjeve të 11 majit… appeared first on Albeu.com.

Naim Murseli rrëfen në gjyq: Nuk kam bërë marrëveshje për vrasjen e gruas, betohem për dy fëmijët e mi se s’kam qenë në makinë, ishim të lumtur, Liridona ishte e mrekullueshme (VIDEO)

By: V K
29 January 2026 at 12:42

Këtë të enjte, i pandehuri Naim Murseli, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademaj dy vite më parë, ka rrëfyer versionin e tij në Gjykatë, duke u betuar edhe për fëmijët se nuk ishte prezent në momentin e krimit.

Ai ka thënë se nuk ka bërë asnjë marrëveshje për të vrarë bashkëshorten e tij Liridona Ademaj.

“Nuk kishte asnjë marrëveshje për të vrarë Liridonën”, ka thënë ai.

Gjithashtu, sipas raportimeve të medias kosovare, ai ka theksuar se në momentin e vrasjes ai dhe fëmijët nuk ishin në makinë.

“Ju betohem në dy fëmijët e mi që nuk kam qenë në makinë kur është vra Liridona Ademaj, as unë as fëmijët, kam qenë së paku 20 metra larg”, tha ai.

 

 

Më tej, Murseli shprehu pafajësinë e tij, duke mohuar konfliktet në çift.

“Me Liridonën jemi fejuar në vitin 2010 dhe jemi martuar më 11 dhjetor 2011, që i bie kam pasë 12 vite martesë me Liridonën dhe si rezultat i asaj martese kemi dy fëmijë, dhe marrëdhënia ime me Liridonën ka qenë shumë e mirë, e lumtur. Liridona ka qenë një grua e mrekullueshme, një nënë e përkushtuar dhe një bashkëshorte e devotshme. Ne kemi jetuar në Suedi ku Liridona pas 3 vitesh qëndrim, është bërë edhe shtetase suedeze, pra si pasojë e martesës sonë”, ka thënë ai.

Sipas aktakuzës, vrasja dyshohet të ketë qenë e planifikuar. Prokuroria tha se ekzistonte marrëveshje që krimi të kryhej nga Granit Plava në këmbim të 30 mijë eurove, ndërsa arma dyshohet se ishte siguruar nga Naim Murseli përmes Kushtrim Kokallës.

Gjatë procesit gjyqësor, organi i akuzës ka paraqitur prova materiale dhe pamje filmike nga momentet para dhe gjatë ngjarjes, të cilat janë përfshirë në dosjen e rastit.

Sipas hetuesve, krimi ka ndodhur në kohën e 7 minutave dhe ka qenë i organizuar nga vetë bashkëshorti i të ndjerës.

 

The post Naim Murseli rrëfen në gjyq: Nuk kam bërë marrëveshje për vrasjen e gruas, betohem për dy fëmijët e mi se s’kam qenë në makinë, ishim të lumtur, Liridona ishte e mrekullueshme (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Kristjan Asllani vendos përfundimisht për të ardhmen, eksperti i merkatos zbulon destinacionin e ri larg Interit

By: V K
29 January 2026 at 12:16

Kristjan Asllani, është drejt firmës me Beshiktashin ku duket se po diskutohen detajet e fundit. Kështu për herë të parë, Asllani do të luajë jashtë Italisë.

Vetë eksperti i merkatos, Fabricio Romano, zbulon se turqit janë në bisedime të avancuara për të arritur akordin me Interin në formë huazimi.

Kontrata do të përfshijë edhe një klauzolë ku qëndron opsioni i blerjes, që megjithatë nuk do të jetë e detyrueshme.

Beshiktashi është ndoshta klubi i vetëm jashtë Italisë, që gjeti përgjigjen pozitive të Asllanit pas interesimit.

Mesfushori shqiptar rezultoi një dështim te Torino. Prishja e marrëdhënieve me trajnerin Marko Baroni, solli edhe përfundimin në tribunë.

Te Beshiktashi ndërkohë nuk do e ketë po ashtu aspak të lehtë. Një talent si Ernest Muçi përfundoi i huazuar te Trabzonspori, ndërsa me këto të fundit po shkëlqen.

The post Kristjan Asllani vendos përfundimisht për të ardhmen, eksperti i merkatos zbulon destinacionin e ri larg Interit appeared first on Albeu.com.

Dosja “5D”/ Apeli i GJKKO liron 5 ish-zyrtarët e Bashkisë Tiranë

By: V K
29 January 2026 at 11:52

Gjykata e Apelit të Posaçëm për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka zbutur masat e sigurisë për ish-zyrtarët e Bashkisë së Tiranës, përkatësisht për Eglantina Zere, Enkeljeda Qyta, Bruna Koçi, Ridvoja Baxha si edhe Kristo Zhulati, të cilë akuzoheshin për “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Për Eglantina Zere, është vendosur shërbim për një afat prej dymbëdhjetë muaj, duke u detyruar e pandehura të mbajë kontakte me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Tiranë, në juridiksionin e të cilës ka vendbanimin, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.

Për Rivjola Baxhau, vendos vënia në provë për një afat prej dymbëdhjetë muaj, duke u detyruar e pandehura të mbajë kontakte me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Tiranë.

Ndërsa për shtetasen Enkelejda Qyta, gjithashtu u vendos vënia në provë për një afat prej dymbëdhjetë muaj, duke u detyruar e pandehura të mbajë kontakte me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Tiranë, në juridiksionin e të cilës ka vendbanimin, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.

Për Bruno Koçin, urdhërohet t’iu përgjigjet thirrjeve e kërkesave të organeve për mbikëqyrjen e provës

Dhe në fund edhe për Kristo Zhulatin, u vendos vënia në provë për një afat prej dymbëdhjetë muaj, duke u detyruar i pandehuri të mbajë kontakte me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Tiranë, në juridiksionin e të cilës ka vendbanimin, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.

Gjatë hetimeve, theksojmë se SPAK ka sekuestruar një sërë pasurish ndaj këtyre ish-zyrtarëve dhe familjarëve të tij.

Njoftimi i plotë:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Miliana Muça (kryesuese), Saida Dollani (anëtare) dhe Tereza Merkaj (anëtare), sot më 29.01.2026, shpalli vendimin mbi çështjen penale, mbi ankimet e të pandehurve Enkelejda Qyta, Bruno Koçi, Rivjola Baxha si dhe Kristo Zhulati, Eglantina Zere ndaj vendimit nr. 41, datë 17.06.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, disponuar si vijon:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurës E.Z. për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021) dhe dënimin e saj me 9 muaj burgim.

2.Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës E.Z. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 muaj burgim.

3.Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

4.Në aplikim të nenit 35/1 të K.Penal të pandehurës E.Z. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.

5.Deklarimin fajtor të të pandehurës R.B. për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021) dhe dënimin e saj me 9 muaj burgim.

6.Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës R.B. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 muaj burgim. 7. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme. 8. Në aplikim të nenit 35/1 të K.Penal të pandehurës R.B. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.

7.Deklarimin fajtor të të pandehurës E.Q. për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258 dhe 25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021) dhe dënimin e saj me 9 muaj burgim.

8.Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës E.Q. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 muaj burgim. 11. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme. 12. Në aplikim të nenit 35/1 të K.Penal të pandehurës E.Q. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.

9.Deklarimin fajtor të të pandehurit B.K. për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021) dhe dënimin e tij me 9 muaj burgim. _____

10.Rruga “Jordan Misja”, Tiranë, ëëë.gjykata.gov.al 14. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit B.K. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 muaj burgim. 15. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme. 16. Në aplikim të nenit 35/1 të K.Penal të pandehurit B.K. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.

11.Deklarimin fajtor të të pandehurit K.Zh. për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021) dhe dënimin e tij me 9 muaj burgim.

12.Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit K.Zh. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 muaj burgim. 19. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të këtij vendimi dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

13.Në aplikim të nenit 35/1 të K.Penal të pandehurit K.Zh. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh. 21. Shpenzimet procedurale në fazën e hetimeve paraprake si dhe shpenzimet gjyqësore i ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare. 22.

Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit.”

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

1.Lënien në fuqi të vendimit nr. 41, datë 17.06.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me ndryshimet: A. – Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën E.Z. dhe vënia në provë për një afat prej dymbëdhjetë muaj, duke u detyruar e pandehura të mbajë kontakte me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Tiranë, në juridiksionin e të cilës ka vendbanimin, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale. – Në bazë të nenit 61 të Kodit Penal, urdhërohet e pandehura E.Z. t’iu përgjigjet thirrjeve e kërkesave të organeve për mbikëqyrjen e provë

2.Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën R.B. dhe vënia në provë për një afat prej dymbëdhjetë muaj, duke u detyruar e pandehura të mbajë kontakte me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Tiranë, në juridiksionin e të cilës ka vendbanimin, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale. – Në bazë të nenit 61 të Kodit Penal, urdhërohet e pandehura R.B. t’iu përgjigjet thirrjeve e kërkesave të organeve për mbikëqyrjen e provës. C.

Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën E.Q. dhe vënia në provë për një afat prej dymbëdhjetë muaj, duke u detyruar e pandehura të mbajë kontakte me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Tiranë, në juridiksionin e të cilës ka vendbanimin, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale. –

Në bazë të nenit 61 të Kodit Penal, urdhërohet e pandehura E.Q. t’iu përgjigjet thirrjeve e kërkesave të organeve për mbikëqyrjen e provës. D. – Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurin B.K. dhe vënia në provë për një afat prej dymbëdhjetë muaj, duke u detyruar e pandehura të mbajë kontakte me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Tiranë, në juridiksionin e të cilës ka vendbanimin, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale, –

Në bazë të nenit 61 të Kodit Penal, urdhërohet i pandehuri B.K. t’iu përgjigjet thirrjeve e kërkesave të organeve për mbikëqyrjen e provës. Rruga “Jordan Misja”, Tiranë, ëëë.gjykata.gov.al E. – Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën K.Zh. dhe vënia në provë për një afat prej dymbëdhjetë muaj, duke u detyruar i pandehuri të mbajë kontakte me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Tiranë, në juridiksionin e të cilës ka vendbanimin, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale. – Në bazë të nenit 61 të Kodit Penal, urdhërohet i pandehuri K.Zh. t’iu përgjigjet thirrjeve e kërkesave të organeve për mbikëqyrjen e provës.

2. Shpenzimet gjyqësore në gjykimin në gjykimin në apel i ngarkohen të pandehurve solidarisht. U shpall në Tiranë, më datë 29.01.2026

 

The post Dosja “5D”/ Apeli i GJKKO liron 5 ish-zyrtarët e Bashkisë Tiranë appeared first on Albeu.com.

❌
❌