SICILI – 740 milionë euro vlerësohet dëmi i përkohshëm i ciklonit ”Harry”
ROMË, 22 janar /ATSH-ANSA/ – Sipas një vlerësimi fillestar nga Departamenti rajonal i Mbrojtjes Civile, dëmi i shkaktuar nga cikloni ”Harry” në Sicili aktualisht arrin në 740 milionë euro.
Presidenti i Rajonit Sicilian, Renato Schifani, njoftoi lajmin gjatë një takimi me gazetarët në përfundim të mbledhjes së jashtëzakonshme të këshillit rajonal, i cili miratoi një gjendje të jashtëzakonshme dhe një ndarje fillestare prej 70 milionë eurosh, 50 milionë euro nga të cilat do të jenë të disponueshme menjëherë, dhe 20 milionë eurot e mbetura do të tërhiqen nga fondet globale përmes një dispozite specifike që do t’i propozohet Asamblesë Rajonale Siçiliane.
Sicilia, Sardenja dhe Kalabria u goditën veçanërisht rëndë nga erërat e forta, reshjet e dendura dhe dallgët e stuhishme me valë shumë metra të larta.
Bizneset pranë plazheve u shkatërruan, muret e shtëpive u rrëzuan dhe dyqanet u përmbytën.
Asambleja rajonale siciliane po mban sot një mbledhje të jashtëzakonshme për të shpallur gjendjen e emergjencës.
Guvernatorja e Sardenjës, Alessandra Todde, tha se dëmet në rajonin e saj arrijnë në “qindra miliona” euro vetëm atje.
Shkencëtarët thonë se kriza klimatike, e shkaktuar nga emetimet njerëzore të gazrave serrë, po i bën më të forta ngjarjet ekstreme të motit, si valët e nxehtësisë, thatësirat, stuhitë dhe përmbytjet.
Megjithëse ka shumë burime të gazrave serrë që shkaktojnë ngrohjen globale, shkaktari kryesor është djegia e karburanteve fosile, si nafta, gazi dhe qymyrguri, shitja e të cilëve sjell fitime të mëdha për gjigantët energjetikë të botës./ /Ad.Ab./ a.jor.
The post SICILI – 740 milionë euro vlerësohet dëmi i përkohshëm i ciklonit ”Harry” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.