Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 17 January 2026Main stream

Ja pse Groenlanda është jetike për SHBA dhe pse Uashingtoni duhet ta marrë me çdo kusht

By: njeshi
17 January 2026 at 04:19

Debati nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës “duhet” apo jo ta marrë Groenlandën është, në thelb, i vonuar. Pyetja reale nuk është nëse DUHET TA MARRIN, por KUR dhe SI. Në një botë që po kthehet me shpejtësi në logjikë fuqish të mëdha, Groenlanda nuk është luks diplomatik – është domosdoshmëri strategjike. Groenlanda ndodhet fiks në mes të rrugës më të shkurtër ajrore midis Moskës dhe…

Source

Ruud van Nistelrooy, ndihmësi i Koeman për Kupën e Botës 2026

By: nik
17 January 2026 at 04:07

Ruud van Nistelrooy po bën një rikthim të rëndësishëm në skenën e futbollit ndërkombëtar, por këtë herë jo si trajner klubi, por si pjesë e stafit teknik të ekipit kombëtar të Holandës. Ish-sulmuesi i njohur, 49 vjeç, do të marrë zyrtarisht detyrën e ndihmëstrajnerit më 1 shkurt. Misioni i tij kryesor do të jetë forcimi i punës së trajnerit Ronald Koeman, me fokus përgatitjet për Kupën e Botës…

Source

Studimi i ri: Paracetamoli nuk rrit rrezikun e autizmit te fëmijët

By: nik
17 January 2026 at 04:05

Një studim i ri, i cilësuar si “standard i artë”, ka konfirmuar se paracetamoli është i sigurt gjatë shtatzënisë dhe nuk ka asnjë provë që rrit rrezikun e autizmit, ADHD-së apo problemeve zhvillimore te fëmijët. Ky përfundim vjen nga ekspertët pas një rishikimi të gjerë, i cili synon t’i japë fund debatit mbi përdorimin e këtij qetësuesi të zakonshëm. Gjetjet bien ndesh me pretendimet e…

Source

Tony Blair do të mbikëqyrë të ardhmen e Gazës si pjesë e “Bordit të Paqes” të Trumpit

By: nik
17 January 2026 at 04:03

Sir Tony Blair do të mbikëqyrë të ardhmen e Rripit të Gazës si pjesë e “bordit më të madh dhe më prestigjioz të mbledhur ndonjëherë”, ka deklaruar Donald Trump. Sipas planit të paqes të presidentit amerikan, territori do të qeveriset nga një qeveri palestineze jopolitike, tranzitore, e mbikëqyrur nga një Bord Paqeje. Ish-kryeministri laburist është emëruar si pjesë e “bordit ekzekutiv themelues”…

Source

Hakerimi i kompjuterëve të SPAK, dëshmia e ish-drejtorit të përgjithshëm të Burgjeve, si i ranë në dorë hetimet

17 January 2026 at 04:13
Top Channel zbardh dëshminë para prokurorëve të ish drejtorit të përgjithshëm i burgut Agim Ismaili, i cili është një nga tre të akuzuarit e SPAK për hakerimin e kompjuterëve të prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme. Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, Agim Ismaili ka treguar sesi këto informacione ranë në …

Vodhën 22 mln lekë të reja nga fondi i postës për pensionistët që jetonin jashtë vendit

17 January 2026 at 04:11
Procedohen penalisht dy punonjëse të postës në Vishocicë të Devollit, pasi vodhën në bashkëpunim 22 mln lekë të reja. Janë proceduar shtetaset me iniciale P. Sh., 29 vjeçe, banuese në Bilisht, me detyrë përgjegjëse e zyrës postare Vishocicë, Devoll; dhe E. Ç., 27 vjeçe, banuese në Bilisht, me detyrë arkëtare-llogaritare, në degën postare Devoll. Nga …

Tre protesta kundër Ramës/

17 January 2026 at 04:10
Të gjithë duan rrëzimin e Edi Ramës, por betejën kanë vendosur ta bëjnë të ndarë. Adriatik Lapaj protestën ditore pret ta shndërrojë në masive të shtunën. Shënjestra e Arlind Qorit është Parlamenti që hap dyert të hënën. Fundi i janarit është rezervuar nga demokratët. Qëllimi i njëjtë, por kalendari i protestave opozitare nuk ka pikë …

Aksident i rëndë në aksin Maqellarë-Peshkopi, plagosen 4 persona/ 2 transportohen me helikopter drejt Tiranës

17 January 2026 at 04:07
Pas një aksidenti të rëndë në aksin Maqellarë-Peshkopi, 4 persona kanë mbetur të plagosur.  Raportohet se mes tyre, një çift bashkëshortësh është vendosur të transportohet me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.  Ata janë identifikuar si Kujtim dhe Vera Lika, konkretisht 68 dhe 66 vjeç.  Njoftimi i policisë:  Rreth orës 15:40, në aksin rrugor Peshkopi–Maqellarë, pranë …

Bia Khalifa eliminohet nga BBVK 4

17 January 2026 at 01:11


Bia Khalifa është e eliminuara e mbrëmjes të së premtes nga shtëpia më e famshme në vend, Big Brother VIP Kosova.

Ajo nuk arriti t’i shpëtojë televotimit, ku përballë tij ishin të nominuar edhe Ludo Lee, Kushtrim Kelani, Alba dhe Arditi, në një garë të fortë me shumë tension dhe pritje nga publiku.

Rama: RTSH të mbyllet/ Reagimet: Shkarko qeverinë tënde më parë

17 January 2026 at 02:10
Ka shkaktuar reagime një deklaratë e kryeministrit Edi Rama që në një mbledhje me grupin parlamentar u shpreh në favor të mbylljes së Radiotelevizionit Publik Shqiptar. Rama tha se RTSH është i mbytur në borxhe dhe se reforma ka dështuar. “Drejtuesit e televizionit publik të gjithë e dinë, ata që kanë qenë atje kur ne …

Salianji: PD duhet të bisedojë me Llapaj, Qorrin dhe te tjerë

17 January 2026 at 02:07
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka folur për strategjinë që, sipas tij, opozita duhet të ndjekë për të fituar me votë kundër qeverisë Rama, në një kohë kur ai ka nisur një lëvizje me demokratët në të gjithë Shqipërinë. I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, Salianji theksoi se Partia Demokratike duhet të ndërtojë një …

Thellohet skandali, vëllai (Gëzim Hoxha) i ambasadorit shqiptar në BE (Ferit Hoxha) në grupin kriminal të AKSHI-t!

17 January 2026 at 01:20
Çuditë në këtë vendin tonë të vogël s’kanë të sosur, pasi nga njëra anë një vëlla hetohet dhe bën pjesë në grupin kriminal që zhvati shtetin me dhjetëra miliona euro dhe nga ana tjetër, vëllai tjetër është përfaqësuesi kryesor i Shqipërisë pranë institucioneve të Bashkimit Europian. Bëhet fjalë për Gëzim dhe Ferit Hoxhën, ku Gëzimi …

Edhe kur të thonë s’behet, ëndrra jote ka vlerë!

17 January 2026 at 01:12
Direktiva e fundit e Departamentit Amerikan të Shtetit për pezullimin e vizave për rreth 75 vende, mes tyre edhe Shqipëria, më riktheu ne kujtime 35 vite pas, në një dhomë te madhe të zyrës konsullore amerikane në Athinë. Isha i ri, i arratisur pak muaj me heret nga Shqipëria dhe kisha bere kerkese për azil …

Hipokrizia shqiptare përballë një akti racist, tipik trampist

17 January 2026 at 01:07
Vendimi tronditës i administratës Trump për të na renditur edhe ne mes 75 vendeve të cilët nuk do të përfitonin më nga programi amerikan për vizat e emigracionit, u prit në Shqipëri me ndjenjën e vasalitetit tonë të turpshëm ndaj hiperfuqisë. Një videomesazh i ministres së jashtme, i cili menjëherë u ripostua edhe nga kryeministri …

Benitës i vjen ish-i dashuri si befasi në Big Brother VIP Kosova - emocionohet teksa ai interpreton këngë për të

17 January 2026 at 00:51


Një moment i papritur dhe mjaft emocional ka ndodhur mbrëmjen e së premtes gjatë spektaklit “Prime” në Big Brother VIP Kosova, ku Benita u befasua nga një vizitë speciale. Në studio u shfaq ish-i dashuri i saj, këngëtari Endri Elshani, duke krijuar një atmosferë të ngarkuar me emocione.

Endri interpretoi para saj këngën e tij më të re, një performancë që e preku dukshëm Benitën, e cila nuk i fshehu emocionet gjatë këtij takimi të papritur. Dyshja u ritakuan pas muajsh nga ndarja e tyre, ndërsa momenti u përcoll me vëmendje të madhe edhe nga publiku.

Gjatë bisedës, Endri u shpreh se disa nga veprimet dhe sjelljet e Benitës brenda shtëpisë nuk i kishin pëlqyer nga jashtë, duke qenë i sinqertë në qëndrimin e tij. Megjithatë, ai theksoi se e respekton rrugëtimin e saj personal dhe zgjedhjet që ka bërë.

Nga ana tjetër, Benita u shpreh se, edhe pse Endri nuk ka qenë dakord me futjen e saj në Big Brother VIP Kosova, ky ka qenë një vendim i marrë prej saj dhe një dëshirë personale. Ajo nënvizoi se askush nuk mund të ndërhyjë apo të vendosë mbi synimet e saj për të ardhmen, duke treguar vendosmëri dhe pavarësi në rrugën që ka zgjedhur.

Ky takim i papritur shtoi edhe më shumë emocione në mbrëmjen “Prime”, duke u shndërruar në një nga momentet më të komentuar të spektaklit. /Telegrafi/

KQZ rinumëron 34% të vendvotimeve – disa kandidatë humbin mijëra vota, të tjerë përfitojnë

17 January 2026 at 00:07


Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 309 nga gjithsej 914 vendvotime të përfshira në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 34 për qind të totalit.

Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit dhe rinumërimit të votave ka përfunduar në 20 komuna, ndërsa komunat e tjera do të përfshihen në këtë proces sipas radhës së përcaktuar.

Nga verifikimi i votave janë evidentuar ndryshime të konsiderueshme, ku disa kandidatëve u janë hequr qindra vota, ndërsa disa të tjerëve u janë shtuar dhjetëra e qindra vota.

Megjithatë, sipas të dhënave aktuale, këto ndryshime nuk pritet të sjellin lëvizje në listat e kandidatëve që kanë fituar ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Kandidatët me më së shumti vota të hequra pas verifikimit

Lëvizja Vetëvendosje (LVV):

  • Ejup Maqedonci: -252 vota
  • Vendenis Lahu: -239 vota
  • Filiz Mustafa: -224 vota
  • Adelina Stublla: -165 vota
  • Albin Kurti: -152 vota
  • Dafina Alishani: -141 vota

Partia Demokratike e Kosovës (PDK):

  • Fetah Paçarizi: -1,323 vota
  • Nait Hasani: -667 vota
  • Arianit Çollaku: -507 vota
  • Xhavit Haliti: -477 vota
  • Luljeta Veselaj Gutaj: -450 vota
  • Kujtim Gashi: -434 vota
  • Enver Hoxhaj: -430 vota
  • Fadil Demaku: -306 vota

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK):

  • Xhavit Uka: -355 vota
  • Visar Azemi: -193 vota
  • Driton Selmanaj: -169 vota
  • Anton Quni: -144 vota

Kandidatët që kanë përfituar më së shumti nga rinumërimi

Lëvizja Vetëvendosje (LVV):

  • Driton Hyseni: +61 vota
  • Alban Bajrami: +49 vota
  • Mefail Bajqinovci: +44 vota
  • Fatos Geci: +32 vota

Partia Demokratike e Kosovës (PDK):

  • Uran Ismaili: +166 vota
  • Përparim Gruda: +129 vota
  • Vlora Çitaku: +104 vota
  • Arian Tahiri: +100 vota

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK):

  • Paris Guri: +60 vota
  • Shaban Osmanaj: +27 vota
  • Doarsa Kica-Xhelili: +23 vota
  • Ukë Rugova: +20 vota
Ndryshime më të pakta të votave në AAK.

KQZ ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit do të vazhdojë deri në përfundimin e verifikimit të të gjitha vendvotimeve të parapara, ndërsa rezultatet përfundimtare do të certifikohen pas përmbylljes së të gjitha procedurave ligjore./Telegrafi/

Trump nuk e përjashton largimin nga NATO për shkak të Grenlandës - a mund ta bëjë ligjërisht këtë?

16 January 2026 at 23:55


Pasi bisedimet midis ministrave të jashtëm të Grenlandës, Danimarkës dhe zyrtarëve amerikanë të mërkurën nuk dhanë rezultate, presidenti amerikan Donald Trump u përball me pyetje se cilët mund të jenë hapat e tij të ardhshëm.

Duke folur me gazetarët në Zyrën Ovale, Trump - i cili vazhdon të rrisë presionin mbi Grenlandën në dëshirën e tij për të aneksuar territorin - refuzoi të përjashtonte mundësinë e largimit nga NATO.

“Grenlanda është shumë e rëndësishme për sigurinë kombëtare”, tha Trump, duke e dyfishuar argumentin e tij në lidhje me territorin e Mbretërisë së Danimarkës.

Ai vazhdoi duke thënë se SHBA-të “nuk mund të mbështeten te Danimarka” për të mbrojtur Grenlandën nga interesat ruse dhe kineze dhe paralajmëroi se ka shumë mundësi për të eksploruar.

“E zbuluat këtë javën e kaluar me Venezuelën”, tha Trump, duke iu referuar operacionit që rezultoi në kapjen e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, dhe gruas së tij, Cilia Flores .

Ministri i Jashtëm danez Lars Lokke Rasmussen tha se mbetet një “mosmarrëveshje themelore” midis Danimarkës dhe SHBA-së për atë që e pret Grenlandën.

Në një shfaqje force, Danimarka njoftoi të mërkurën një zgjerim të pranisë së saj ushtarake në dhe përreth ishullit, shkruan TIMES.

Disa aleatë evropianë të NATO-s ndoqën shembullin, me Suedinë dhe Gjermaninë midis vendeve që u zotuan të dërgonin personel ushtarak në territor.

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, tha se mbrojtja e Grenlandës ishte një "shqetësim i përbashkët" për të gjithë NATO-n.

Duke i bërë jehonë këtij mendimi, Ministri danez i Mbrojtjes, Troels Lund Poulsen, tha se Danimarka po planifikon të ketë një prani "më të madhe dhe më të përhershme" të NATO-s në ishull.

“Është "thelbësore të tregohet se siguria në Arktik nuk është vetëm për Mbretërinë e Danimarkës, por për të gjithë NATO-n", tha Poulsen.

Ndërkohë, shefi i NATO-s, Mark Rutte, më herët këtë javë shprehu rëndësinë e “Arktikut dhe sigurisë së tij.

Duke vënë në dukje rëndësinë gjeopolitike të vendndodhjes së ishullit, ai tha se diskutimet janë duke vazhduar se si ta mbajnë atë të sigurt.

Por Trump argumentoi se çdo gjë më pak se kontrolli amerikan i Grenlandës është “i papranueshëm” dhe ka këmbëngulur që NATO “duhet të udhëheqë rrugën që SHBA ta marrë atë”.

Trump më parë e kishte përmendur idenë e largimit nga NATO-ja për shkak të mosmarrëveshjeve të tjera, dhe meqenëse këtë herë ai refuzon ta përjashtojë këtë mundësi, shqetësimet po rriten në lidhje me marrëdhënien e SHBA-së me aleancën.

Revista TIME foli me ekspertë ligjorë nëse Trump mund ta tërhiqte ligjërisht SHBA-në nga NATO, nëse ai do të ndiqte këtë rrugë dhe implikimet më të gjera që do të vinin në lojë.

Çfarë ka thënë Trump në lidhje me largimin e mundshëm nga NATO?

Gjatë mandatit të tij të parë në Shtëpinë e Bardhë (dhe muajve të parë të mandatit të tij të dytë), Trump shprehu pakënaqësitë e tij me NATO-n, kryesisht në lidhje me shpenzimet e mbrojtjes dhe sa kontribuon secili vend anëtar.

Ai argumentoi se SHBA-të nuk duhet të paguajnë më shumë për mbrojtjen.

Në gusht të vitit 2018, Trump iu referua bisedave që pati me zyrtarët e NATO-s nga viti i kaluar.

“Dikush tha a do të na lini nëse nuk i paguajmë faturat tona? Ata e urryen përgjigjen time. Unë thashë, po, do ta konsideroja”, kujtoi presidenti amerikan.

Në dhjetor 2024, përpara se të kthehej në Shtëpinë e Bardhë për mandatin e tij të dytë, Trump tha se NATO kishte “përfituar” nga SHBA-ja dhe tha se SHBA-ja do të mbetej anëtare vetëm nëse të tjerët “paguanin faturat e tyre”.

Vitin e kaluar, Trump arriti t’i bindë udhëheqësit e NATO-s të bien dakord për të rritur shpenzimet e mbrojtjes në 5% të prodhimit ekonomik të secilit vend deri në vitin 2035.

A mund të largohet ligjërisht Trump nga NATO?

Akti i Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare i vitit 2024 “kërkoi të vendoste një ndalim të fortë ligjor mbi çdo përpjekje të ardhshme për të tërhequr Shtetet e Bashkuara nga NATO duke i ndaluar një presidenti ta bënte këtë pa një shumicë prej dy të tretash në Senat ose një akt të Kongresit”, sipas Ilaria Di Gioia, lektore e lartë e së drejtës amerikane në Universitetin e Qytetit të Birminghamit.

“Megjithatë, këto kufizime ligjore mbeten larg të qenit të forta”, shtoi ajo.

Gioia tha se ka një numër mënyrash se si Trump mund të kërkojë një zgjidhje alternative, nëse ai dëshiron seriozisht të tërheqë SHBA-në nga aleanca.

“Trump mund të përpiqet të anashkalojë kufizimin statutor të Kongresit duke u thirrur në autoritetin presidencial mbi politikën e jashtme, një qasje që ai e ka përdorur më parë për të anashkaluar kufizimet e Kongresit mbi tërheqjen nga traktati”, shpjegon Gioia.

Trump ka deklaruar vazhdimisht se SHBA-të duhet ta blejnë Grenlandën si çështje “sigurie kombëtare”.

Sipas Gioias, presidenti mund të përpiqet ta përdorë këtë argument në mënyrë legjitime.

“Trump mund ta paraqesë tërheqjen e NATO-s si të nevojshme për mbrojtjen kombëtare, duke cituar autoritetin e gjerë të Komandantit të Përgjithshëm ( Neni II, Seksioni 2 )”, deklaroi Gioia.

Curtis Bradley, profesor i shquar i drejtësisë në Universitetin e Chicagos thekson se ekziston, të paktën, njëfarë precedenti, duke përmendur tërheqjen e presidentit Jimmy Carter nga një traktat mbrojtjeje të ndërsjellë me Tajvanin në vitin 1978, i cili u formalizua në vitin 1980.

Por prapëseprapë, duke pasur parasysh Aktin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare të vitit 2024, nëse Trump do të tërhiqte SHBA-në nga NATO, kjo nuk do të ishte aspak e lehtë dhe mund të kishte pasoja ligjore.

Bradley vëren se për shkak të faktit që Gjykata e Lartë shpesh vendos në favor të Administratës Trump, Kongresi mund ta ketë të vështirë të fitojë kundër tij në gjykata, por reagimi ligjor mund të vijë nga diku tjetër.

Duke iu referuar aleancës si “traktati më i rëndësishëm i mbrojtjes së ndërsjellë i epokës pas Luftës së Dytë Botërore”, Bradley tha se një dalje e SHBA-së do të ishte e habitshme dhe se ka shumë më tepër gjasa të shohim “tensione të vazhdueshme me NATO-n” sesa një tërheqje formale. /Telegrafi/

“Liga e Mbretërve” mund të ketë Lionel Messin? Pique ndez imagjinatën e tifozëve

16 January 2026 at 23:44


Ikona e Barcelonës, Gerard Pique, ka pranuar se do të ishte një ëndërr e vërtetë nëse Lionel Messi do të shfaqej ndonjëherë në formatin e tij të “Ligës së Mbretërve”.

Ish-qendërmbrojtësi spanjoll foli para finales së Kupës së Botës për Kombëtare të “Ligës së Mbretërve”, që po zhvillohet në Sao Paulo, duke reaguar ndaj sugjerimit të Neymarit se Messi mund të marrë pjesë në këtë turne.

“Pyeteni Neymarin, ai ishte ai që e hodhi idenë”, u shpreh Pique me buzëqeshje.

“Do të shohim nëse ndonjëherë do të ketë një mundësi që ai të përfshihet me Ligën e Mbretërve. Për mua, padyshim që do të ishte një ëndërr”.

Pique nuk e fshehu admirimin për ish-shokun e tij të skuadrës, duke theksuar rëndësinë që do të kishte një paraqitje e Messit në këtë projekt.

“Ai është më i miri në historinë e këtij sporti, kështu që ta kishim mes nesh do të ishte diçka e jashtëzakonshme”.

Ish-mbrojtësi i Barcelonës la të hapur edhe mundësinë që në të ardhmen të përfshihen lojtarë të tjerë të njohur, veçanërisht pas përfundimit të karrierës së tyre aktive.

“Kur je ende duke luajtur, është më e ndërlikuar, por kur karriera përfundon, është një histori tjetër”.

Finalja e “Ligës së Mbretërve” mes Brazilit dhe Kilit pritet të zhvillohet përpara një stadiumi të mbushur plot, me rreth 40 mijë tifozë, duke konfirmuar rritjen e madhe të interesimit për këtë format të ri të futbollit./Telegrafi

Dy dronë nga Serbia kalojnë mbi vijën kufitare në Kamenicë, njohësit e sigurisë: Provokim

16 January 2026 at 23:28


Serbia po vazhdon të mos heq dorë nga përpjekjet e saj destabilizuese në Kosovë. Më 12 janar të këtij viti, dy dronë të cilët vinin nga ana serbe, shkelën hapësirën ajrore të Kosovës pranë fshatit Muqivërcë të Kamenicës, kështu duke përçuar edhe një mesazh të heshtur provokimi.

Mjetet ajrore pa pilot ishin në vëzhgim të forcave policore të Kosovës. Njoftimi i Policisë për këtë veprim ishte i menjëhershëm në drejtim të forcave të KFOR-it.

Këta të fundit thonë se kontaktuan autoritetet serbe nga të cilat kërkuan sqarime. Në një përgjigje për RTK-në, KFOR-i tha se vazhdojnë ta monitorojnë nga afër situatën dhe të kontribuojnë në një mjedis të sigurt.

“KFOR është njoftuar për këtë zhvillim të pretenduar më 12 janar 2026. Policia e Kosovës i ka komunikuar KFOR-it se kishte vëzhguar dy mjete ajrore pa pilot që vinin nga ana serbe e vijës kufitare pranë fshatit Kamenicë. Pas kësaj, KFOR kontaktoi Forcat e Armatosura të Serbisë përmes procedurave të mirëpërcaktuara. Këto përfshinë një komunikim telefonik dhe një notë zyrtare me shkrim, ku kërkohej një përgjigje e detajuar lidhur me këtë çështje. Përgjigjja e menjëhershme e Forcave të Armatosura të Serbisë përmes telefonit ishte se ato nuk kishin kryer asnjë aktivitet në atë lokacion, në atë kohë të caktuar", thuhet në përgjigjen e KFOR-it.

Sipas njohësve të sigurisë ky është provokim nga Serbia e cila duhet t'u kërkojë vigjilencë institucioneve të sigurisë pasi Serbia qëllimisht i përdorë këta dron për interesat e tyre ushtarake.

"Serbia po vazhdon me kërcënimet hibride, ndër to është edhe përdorimi i dronëve. Sa kemi informacione janë këta dronët komercial po shkojnë në baza private por krejt janë me regji të sistemit të inteligjencës serbe për nevoja edhe të Forcave të Armatosura edhe të policisë e tjera. Vetë koncentrimi i forcave aty dhe me kujdes po vëzhgohet e gjithë kjo situatë", tha Nuredin Ibishi, njohës i çështjeve të sigurisë.

Edhe njohës të tjerë thonë se autoritet vendore të sigurisë duhet të jenë të kujdesshme në këto raste, duke nënvizuar se KFOR-i është përgjegjës për hapësirën ajrore të Kosovës, andaj edhe reagimi i tyre duhet të jetë më i qartë.

"Misioni i NATO-s, KFOR është përgjegjës për territorin e Republikës së Kosovës në këtë rast edhe për ajrin, paqen dhe sigurinë. Në Republikën e Kosovës si reagues i tretë përgjegjës është KFOR. Duhet të jemi gjithmonë vigjilent në aspektin e sigurisë", deklaroi Arben Dashevci, njohës i çështjeve të sigurisë.

Nuk është rasti i parë që Serbia provokon Kosovën përmes lëshimit të dronëve në drejtim të vijave kufitare me vendin tonë. Një shkelje e hapësirës ajrore të Kosovës nga shteti serb përmes dronëve e kishte konfirmuar në shtator të vitit të kaluar edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla./RTK

Leonora Jakupi reagon ashpër ndaj Dolces: Ti më shpesh i zë meshkujt aty, se sa më zë mua gjumi

16 January 2026 at 23:28


Opinionistja e programit, këngëtarja Leonora Jakupi, ka bërë një reagim të ashpër ndaj Dolces gjatë diskutimeve në Big Brother VIP Kosova, duke e vendosur banoren në qendër të vëmendjes.

Pas situatës me Limin dhe gjendjes së rënduar emocionale të Albës, Jakupi e akuzoi Dolcen për mungesë empatie ndaj ish-e dashurës së Limit, e cila po përballej me faktin se Limi dhe Dolce kishin krijuar një lidhje para syve të saj.

Reagimi i Leonorës ishte i drejtpërdrejtë dhe kritik, duke vënë theksin tek përgjegjësia emocionale e banorëve ndaj njëri-tjetrit brenda shtëpisë.

- YouTube youtu.be

Por deklaratat e saj shkuan edhe më larg. Në një moment, Jakupi u shpreh me ironi dhe ashpërsi ndaj Dolces: “Ti i zë meshkujt në shtëpi më shpesh se sa më zë mua gjumi”.

Kjo frazë shkaktoi një reagim të fortë nga ana e banores, e cila e quajti të patolerueshme një qasje të tillë nga një opinioniste dhe u shpreh se nuk ishte e drejtë të trajtohej në këtë mënyrë nga dikush që ka rolin e analizueses dhe këshillueses brenda spektaklit.

Ky moment nxiti debat dhe diskutime mes banorëve dhe komentuesve, duke e bërë situatën një nga episodet më të komentuar të javës në BBVK 4. /Telegrafi/

❌
❌