Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 5 February 2026Main stream

“Tigrat” kroatë përfundojnë trajnimet, të gatshëm për të marrë pjesë në misionin e KFOR-it në Kosovë

5 February 2026 at 15:45

Anëtarët e Batalionit të parë të të Mekanizuar Tigrat  të ushtrisë kroate kanë përfunduar fazën e dytë të trajnimit para-vendosjes për operacionin e mbështetjes së paqes të NATO-s, KFOR, në Kosovë, ku ata do të marrin përsipër detyrat nga anëtarët e kontingjentit të 44-të kroat në maj.

Ministria e Mbrojtjes së Kroacisë ka njoftuar se pjesë e aktiviteteve përgatitore, anëtarët e batalionit kryen së fundmi një nga ciklet kryesore të trajnimit që zgjati 72 orë.

Stërvitja u zhvillua në një ritëm të vazhdueshëm, në kushte dite dhe nate, me qëllim kontrollin dhe rritjen e nivelit të gatishmërisë për zbatimin e operacioneve të stabilizimit në zonën e misionit.

Gjatë stërvitjes, detyrat përfshinin sigurimin e zonave, kryerjen e patrullave, kontrollin e lëvizjeve, trajtimin e popullsisë civile dhe reagimin ndaj incidenteve të ndryshme të sigurisë. Theks i veçantë iu vu komandës dhe kontrollit, vendimmarrjes në rrethana komplekse dhe në ndryshim, si dhe koordinimit të ndërsjellë brenda njësisë.

Zbatimi i ciklit përgatitor konfirmoi më tej nivelin e stërvitjes dhe gatishmërisë së Batalionit të 1-rë të Mekanizuar, Tigrat, për të marrë përsipër detyra në një mjedis ndërkombëtar, thekson komunikata.

Pjesëmarrja në operacionin e mbështetjes së paqes të NATO-s, KFOR, në Kosovë është një vazhdim i kontributit të Republikës së Kroacisë në sigurinë dhe stabilitetin ndërkombëtar dhe një konfirmim i profesionalizmit dhe besueshmërisë së pjesëtarëve të Ushtrisë Kroate, thuhet në komunikatë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Tigrat” kroatë përfundojnë trajnimet, të gatshëm për të marrë pjesë në misionin e KFOR-it në Kosovë appeared first on Sinjali.

Gjashtë ankesa në Supreme për zgjedhjet e dhjetorit

5 February 2026 at 15:17

Gjykata Supreme ka konfirmuar se ka pranuar gjashtë ankesa pas përfundimit të rinumërimit lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Sipas njoftimit, dy ankesa janë bërë nga kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, një nga Partia Rome e Bashkuar e Kosovës, një nga koalicioni PAI-PDAK-LPB, një nga Emilia Rexhepi dhe një nga Partia e Re Demokratike (Nova Demokratski Stranka, Prizren).

Supremja ka afat pesë ditë për vendosjen e këtyre ankesave, të cilat ishin refuzuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Nëse edhe Supremja i refuzon, atëherë i hapet rruga certifikimit të rezultateve.

Pas certifikim, brenda 30 ditësh duhet të thirret seanca për konstituimin e Kuvendit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gjashtë ankesa në Supreme për zgjedhjet e dhjetorit appeared first on Sinjali.

Human Rights Watch: Kosova ka mbrojtje të dobët për gazetarë

5 February 2026 at 15:12

Organizata ndërkombëtare joqeveritare “Human Rights Watch”, në raportin për Kosovën për vitin 2025 ka paraqitur gjendjen në disa fusha. Sa i përket lirisë së mediave, thuhet që sulmet kanë vazhduar me gazetarë që u përballën me kërcënime, sulme dhe ngacmime.

“Human Rights Watch vuri në dukje rritjen e ndërhyrjeve politike, fushatat shpifëse, qasjen e kufizuar në informacion, rregullimin abuziv dhe mbrojtjen e dobët të gazetarëve”, thuhet në raport.

Në raport citohen shifrat e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës ku u regjistruan 54 incidente kundër gazetarëve, përfshirë një sulm fizik, një kërcënim me vdekje dhe 15 raste të ngacmimeve, gjuhës së urrejtjes ose fushatave shpifëse, kryesisht nga figura politike.

Gjithashtu përmendet edhe që Reporterët pa Kufij (RSF) e renditën Kosovën në vendin e 99-të nga 180 vende në Indeksin e Lirisë së Shtypit për vitin 2025, një rënie prej 24 vendesh nga viti i kaluar, duke e bërë atë më të ultën në rajonin e Ballkanit të BE-së.

Në raport përmendet edhe bllokada disa mujore e institucioneve të Kosovës dhe gjithashtu edhe se si Raporti i Zgjerimit i Komisionit Evropian i muajit nëntor, ngriti shqetësime për ndikim të padrejtë politik mbi gjyqësorin.

Në raport thuhet gjithashtu se edhe tensionet në veri të Kosovës kanë vazhduar, duke theksuar që janë kryer bastisje policore në institucionet me shumicë serbe, të cilat shkaktuan protesa.

Sa i përket Orientimit Seksual dhe Identitetin Gjinor, në raportin e “Humans Rught Watch”, thuhet që Qeveria ka dështuar të miratojë planet e paralajmëruara në maj të vitit 2024 për legalizimin e bashkësive civile të të njëjtit seks.

“Gjatë zgjedhjeve parlamentare të Kosovës në shkurt 2025, partitë politike shpesh përdorën retorikë diskriminuese dhe denigruese ndaj personave, lesbike, gay, biseksualë dhe transgjinorë (LGBT), dhe kryesisht i injoruan çështjet që i prekin ata”, thuhet për këtë pjesë.

Tutje thuhet se nuk është bërë asnjë përparim as në ofrimin e kërkimfaljeve për romët e Kosovës të zhvendosur nga OKB-ja në kampe tashmë të mbyllura, pas luftës së vitit 1999.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Human Rights Watch: Kosova ka mbrojtje të dobët për gazetarë appeared first on Sinjali.

Rama pritet nga Papa në Vatikan, flasin edhe për situatën në Ballkan

5 February 2026 at 15:10

Papa Leoni XIV priti këtë të enjte kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.

Takimi ndërmjet Papës dhe Edi Ramës u zhvillua në Pallatin Apostolik në Vatikan. Më pas u mbajtën bisedime në Sekretarinë e Shtetit të Vatikanit, ku ndër temat ishin situata në Ballkan dhe rruga drejt integrimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Në bisedimet e përzemërta – thuhet në një njoftim të Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë – u vu në dukje marrëdhënia e mirë ekzistuese ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Republikës së Shqipërisë dhe u trajtuan tema me interes të përbashkët që lidhen me marrëdhëniet ndërmjet bashkësisë kishtare dhe asaj civile”.

Ndër temat në qendër të bisedimeve – vijon njoftimi – ishin edhe çështjet kryesore rajonale, “përfshirë situatën në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rama pritet nga Papa në Vatikan, flasin edhe për situatën në Ballkan appeared first on Sinjali.

Ekskluzive: Ky është Liridon Gashi, i arrestuari për grabitjen me armë zjarri në Prizren – ishte kapur edhe më herët për fajde bashkë me vëllain

5 February 2026 at 13:20

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 3 shkurtit 2026 në rrugën “Durak Rada” në Prizren, ku tre persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve, kanë grabitur 40 euro nga njëri prej të dëmtuarve.

Për rastin janë arrestuar tre persona, në mesin e tyre edhe Liridon Gashi.

Ky i fundit është emër i njohur për autoritetet e sigurisë pasi edhe në të kaluarën ishte kapur për fajde. Bashkë më të ishte arrestuar edhe vëllai i tij, Dibran Gashi.

Për rastin kishte raportuar ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Ata dyshohet se duke shfrytëzuar gjendjen e rënduar financiare të një viktime, të njëjtit i kanë dhënë të holla me kamata mujore prej 15% – 20%.

Gjatë këtij aksionit, ishin sekuestruar dy automjete, armë, të holla të gatshme dhe prova tjera materiale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive: Ky është Liridon Gashi, i arrestuari për grabitjen me armë zjarri në Prizren – ishte kapur edhe më herët për fajde bashkë me vëllain appeared first on Sinjali.

Dosja Epstein, flet njëra prej viktimave: Isha 16 vjeç kur më abuzoi, Trump na tradhtoi

5 February 2026 at 12:57

Haley Robson, një nga viktimat e pedofilit Jeffrey Epstein, ka dhënë së fundmi një dëshmi tronditëse për mediat italiane, duke rrëfyer përjetimet e saj traumatike kur ishte vetëm 16 vjeçe.

Ajo tregon se në vitin 2002 u dërgua në rezidencën e Epstein përmes personave që i besonte, përfshirë edhe një shok klase.

Sipas dëshmisë së saj, sapo mbërriti në shtëpi, Epstein e çoi në katin e sipërm dhe e abuzoi për rreth një orë.

Sot, Robson shpreh zhgënjim të thellë jo vetëm ndaj sistemit të drejtësisë amerikane, por edhe ndaj presidentit Donald Trump, të cilin e akuzon se ka tradhtuar viktimat duke mos mbajtur premtimin për transparencë të plotë mbi dosjet e skandalit Epstein.

E regjistruar si votuese republikane, Robson thotë se i kishte besuar deklaratave të Trump se e vërteta do të dilte në dritë.

Megjithatë, sipas saj, kjo nuk ndodhi kurrë. Ajo pretendon se marrëdhënia mes Trump dhe Epstein ishte e afërt, duke shtuar se financieri mbante një fotografi të Trump në tavolinën e punës.

Sipas Robson, është e pafalshme që autoritetet amerikane kanë mbyllur hetimet pa ndjekur penalisht persona të tjerë të fuqishëm, duke lënë të hapura dyshime serioze për bashkëpunëtorë të mundshëm në këtë rrjet abuzimi.

Përveç zhgënjimit politik, ajo denoncon edhe një skandal të fundit të Departamentit të Drejtësisë së SHBA-ve, i cili publikoi gabimisht të dhëna personale të dhjetëra grave, përfshirë numra sigurimesh shoqërore, adresa dhe fotografi të vajzave të mitura, pa asnjë censurë.

Pavarësisht traumave dhe trajtimit të vazhdueshëm psikologjik, Haley Robson sot është shndërruar në një aktiviste për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve. Ajo thekson se neglizhenca e shtetit i ka bërë viktimat më të forta dhe më të vendosura për të kërkuar drejtësi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dosja Epstein, flet njëra prej viktimave: Isha 16 vjeç kur më abuzoi, Trump na tradhtoi appeared first on Sinjali.

Nesër protestë kundër shtrenjtimit të rrymës, ekzekutivi pa qëndrim për rritjen e paralajmëruar

5 February 2026 at 12:52

Një ditë para protestës së paralajmëruar popullore kundër rritjes së çmimit të rrymës, ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, nuk e komentoi kërkesën e KESCO-së që tarifat të rriten për 21 për qind.

Nga vizita në shkollën e mesme ekonomike “Isa Boletini” në Podujevë, ku janë përuruar investime në efiçiencë të energjisë, Rizvanolli tha se do të pritet raporti konsulatativ i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për të dhënë komente.

“Sa i përket kërkesës dhe vendimit eventual, ose sa i përket çmimit të tarifave të energjisë elektrike, do të shohim raportin konsultativ kur ZRRE do të publikojë atë, në këtë fazë nuk mund të themi asgjë. ZRRE i vlerëson këto shpenzime që ata konsiderojnë që janë të arsyeshme”, është shprehur Rizvanolli.

E pyetur rreth rritjes së importit të energjisë, Rizvanolli tha se kjo ka ndodhur shkaku i investimeve në KEK, ndërsa shtoi se situatë e njëjtë do të jetë edhe gjatë këtij e vitit të ardhshëm.

“Kjo do të thotë që për këto vite, vjet, sivjet dhe vitin e ardhshëm ne do të kalojmë një periudhë sfiduese, sepse blloqet duhet të ndalen, është e domosdoshme të ndalen për një kohë për disa muaj, në mënyrë që investimet të realizohen. Kjo është një sakrificë që duhet të bëjmë ne, për ne dhe gjeneratat e ardhshme. Është investimi i parë serioz që po bëhet në KEK, pas 40 viteve”, theksoi Rizvanolli.

KESCO-ja veçse e dorëzoi aplikimin për të hyra maksimale të lejuara, në bazë të të cilit kërkoi që tarifat e rrymës të rriten për rreth 21 për qind. Këtë kërkesë e justifikoi me rritjen e importit të energjisë elektrike, e që, sipas saj, vitin e shkuar i tejkaloi vlerat e lejuara prej afërsisht 36 milionë euro.

ZRRE-ja njoftoi se është në proces të shqyrtimit të aplikacionit.

E në kundërshtim të kërkesës për rritje të tarifave, një grup aktivistësh bënë thirrje për protestë të premten.

Qytetarët i dolën në mbështetje kësaj thirrjeje për protestë, porse nuk shprehën pritje se ajo do të ketë efekt.

“Gjithsesi, sidomos për rrymë duhet me dalë të gjithë… Qysh do me i përballu pensioneri me 150-160 euro, ta paguajmë rrymën, ujin, mbeturinat e çka me hëngër tani? Këtu është, kjo është e pabesueshme”, ka theksuar qytetari Bajram Kastrati.

E dyshime se protestat do të kenë ndonjë ndikim ka shprehur qytetari Ali Rexha.

“Jo, kurrë s’kanë bë efekt protestat, asgjë, veç me u tregu popullatës që nuk është në rregull. Tjetër gjë s’mundemi me bë, veç me tregu që nuk është në rregull, duhet me qenë me arsye, me logjikë, me bazë, e jo veç me ja fut kot. Nuk e di, s’kam ide”, ka deklaruar ai.

Protesta është paralajmëruar të nisë nga ora 13:00 para objektit të KEDS-it dhe të vazhdojë më pas drejt asaj të Qeverisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Nesër protestë kundër shtrenjtimit të rrymës, ekzekutivi pa qëndrim për rritjen e paralajmëruar appeared first on Sinjali.

Bislimi pret në takim emisarin slloven për Ballkanin – flasin për zhvillimet në vend e rajon

5 February 2026 at 12:47

Zëvendëskryeministri në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur sot në takim përfaqësuesin e posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor Anžej Frangeš.

Në komunikatën për media, bëhet e ditur se, në takim është diskutuar rreth zhvillimeve në vend dhe situatës në rajon.

Komunikata:

Zëvendëskryeministri Bislimi mirëpriti përfaqësuesin e posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anžej Frangeš

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpriti në takim përfaqësuesin e posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor Anžej Frangeš.

Ky i fundit, shoqërohej nga ambasadori i Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj. Së bashku diskutuan rreth zhvillimeve në vend dhe situatës në rajon. Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se mbetet me rëndësi formimi sa më parë i qeverisë së re pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 28 dhjetorit, dhe votimi në Kuvend mes tjerash edhe i marrëveshjeve ndërkombëtare dhe Planit të Rritjes me Bashkimin Evropian.

Zëvendëskryeministri Bislimi falënderoi përfaqësuesin e posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anžej Frangeš për bisedën dhe takimin duke i uruar qëndrim të frytshëm në Kosovë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Bislimi pret në takim emisarin slloven për Ballkanin – flasin për zhvillimet në vend e rajon appeared first on Sinjali.

Agim Ademi fiton edhe një mandat në krye të FFK-së

5 February 2026 at 12:37

Agim Ademi është zgjedhur sërish kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Në Kuvendin Zgjedhor të FFK-së, të mbajtur sot, Ademi është votuar nga delegatët, duke siguruar kështu mandatin e ri katërvjeçar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Agim Ademi fiton edhe një mandat në krye të FFK-së appeared first on Sinjali.

Kurti pyetet për “koalicion qeverisës”, “aktgjykimin”, s’deklarohet, u thotë gazetarëve se është shumë vonë

5 February 2026 at 11:38

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, s’ka pranuar tu përgjigjet gazetarëve në pyetjet e tyre, duke thënë se është ‘’shumë vonë’’.

Pyetjet që iu parashtruan Kurtit ishin lidhur me mundësitë për një koalicion qeverisës e aktgjykimin e Kushtetueses për votimin e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kurti pyetet për “koalicion qeverisës”, “aktgjykimin”, s’deklarohet, u thotë gazetarëve se është shumë vonë appeared first on Sinjali.

Imazhet nudo mbeten në dosjet e Epsteinit pavarësisht reagimeve

5 February 2026 at 11:37

Imazhe dhe video të paredaktuara që shfaqin lakuriqësi, të publikuara në dosjet e Jeffrey Epstein, kanë qenë online prej ditësh, pavarësisht se zyrtarët amerikanë ishin paralajmëruar për dështime në redaktim. Avokatët thonë se kjo u ka shkaktuar viktimave “dëm të pariparueshëm”.

Dosjet e shqyrtuara nga BBC-ja janë ndër mijëra dokumente që, sipas avokatëve, përmbajnë informacione identifikuese për dhjetëra viktima të Epsteinit.

Grupet e viktimave kanë folur për herë të parë publikisht për këtë çështje gjatë fundjavës, pasi New York Times raportoi se gati 40 imazhe të veçanta ishin publikuar të premten si pjesë e dosjeve Epstein.

Të martën, një gjyqtar në New York ka thënë se Departamenti i Drejtësisë (DoJ) kishte rënë dakord ta rregullonte shpejt problemin, pasi viktimat kërkuan që faqja e internetit të mbyllej derisa emrat dhe imazhet të redaktoheshin siç duhet.

DoJ ka hequr mijëra dokumente nga faqja e tij e internetit, duke deklaruar se dosjet ishin ngarkuar për shkak të një “gabimi teknik ose njerëzor”. Departamenti ka thënë se po vazhdon të shqyrtojë kërkesa të reja, si edhe të kontrollojë nëse kishte dokumente të tjera që kërkonin redaktim të mëtejshëm.

BBC-ja ka konstatuar se një numër imazhesh me persona të identifikueshëm ishin ende online të mërkurën, pavarësisht se qeveria amerikane kishte deklaruar një ditë më parë se po e trajtonte problemin e redaktimeve të paplota. 

“Dëmi i shkaktuar është i pariparueshëm”, ka thënë në një deklaratë Brad Edëards, avokat që përfaqëson viktimat.

“Jam zemërthyer për vajzat, informacioni i të cilave u publikua”, i ka thënë BBC-së Ashley Rubright, një e mbijetuar e abuzimit të Epstein. 

“Është një shkelje kaq e madhe e një prej momenteve më të tmerrshme të jetës së tyre”, ka shtuar ajo.

Katër nga imazhet e identifikuara tregonin vajza të reja pjesërisht të veshura, me fytyrat dhe trupat e tyre të pambuluara.

Ato u gjetën gjatë një kërkimi të përgjithshëm në mesin e miliona skedarëve të publikuar si prova për ndërveprimet e Epsteinit me figura publike.

Një dokument përmbante dy versione të së njëjtës foto: njëri me fytyrën e mbuluar me një katror të zi dhe tjetri që e tregonte fytyrën plotësisht.

Një tjetër video identifikon gjithashtu një person që shihej duke ngritur bluzën dhe duke treguar gjoksin përpara kamerës.

Zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë kishin për detyrë të redaktonin të gjitha fotot seksualisht eksplicite ose çdo informacion që mund të identifikonte viktimat përpara publikimit të paketës së fundit të dosjeve Epstein, gjatë periudhës së Krishtlindjeve.

Përpara afatit të vendosur nga Kongresi, zëvendësprokurori i përgjithshëm Todd Blanche, ka thënë se dosjet nuk do të publikoheshin në kohë, duke përmendur punën shtesë të nevojshme për të mbrojtur identitetin e viktimave.

“Po shqyrtojmë çdo dokument të vetëm që do të publikojmë, duke u siguruar që çdo viktimë – emri i saj, identiteti i saj, historia e saj, në masën që duhet të mbrohet, të jetë plotësisht e mbrojtur”, ka thënë ai në atë kohë.

BBC-ja ka zbuluar gjithashtu se identitetet e disa personave janë ekspozuar në informacione mjekësore dhe deklarata ligjore të publikuara në dosje.

Një emër është shfaqur i plotë në dy video që tregonin skanime me ultratinguj të një fetusi.

Koha, data dhe ajo që dukej të ishte vendndodhja e skanimeve, si edhe mosha e fetusit, ishin gjithashtu qartësisht të dukshme.

Një dokument tjetër përmbante një regjistrim të Epsteinit duke u marrë në pyetje, në të cilin një avokat përmendte emrin e të paktën një viktime.

Avokatët e viktimave të Epsteinit kanë kritikuar ashpër Departamentin e Drejtësisë për dështimin në mbrojtjen e duhur të qindra grave të identifikuara në dosje.

“Po marrim vazhdimisht telefonata nga viktima, sepse emrat e tyre, pavarësisht se nuk kanë dalë kurrë publikisht dhe kanë qenë plotësisht të panjohura për publikun – sapo janë publikuar për konsum publik”, ka deklaruar të dielën Brad Edëards, një nga avokatët.

“Janë fjalë për fjalë mijëra gabime”, ka shtuar ai. 

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Imazhet nudo mbeten në dosjet e Epsteinit pavarësisht reagimeve appeared first on Sinjali.

Kurti: Kosova e hapur për investime serioze dhe partneritete të mëdha infrastrukturore

5 February 2026 at 11:32

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova është e gatshme për partneritete të mëdha infrastrukturore dhe e hapur për investime serioze, duke theksuar se vendi po zgjeron vazhdimisht mundësitë tregtare me Evropën, rajonin dhe më gjerë.

Gjatë fjalimit të tij në Ditën e Biznesit Francez të enjten në Prishtinë, Kurti u shpreh se Kosova tashmë gëzon stabilitet institucional, një element kyç për zhvillimin e biznesit dhe tërheqjen e investimeve të huaja.

“Kosova është e gatshme për partneritete të mëdha infrastrukturore, e hapur për investime serioze dhe po zgjeron mundësitë tregtare me Evropën, rajonin dhe më gjerë. Republika e Kosovës është një shtet i pavarur dhe i konsoliduar, me orientim të qartë evropian dhe me stabilitet institucional, i cili është thelbësor për bizneset, sepse ofron siguri publike, parashikueshmëri dhe disiplinë të fortë fiskale”, ka thënë Kurti, transmeton EO.

Ai u ndal edhe te ulja e burokracisë, duke e cilësuar si një nga prioritetet e qeverisë për përmirësimin e klimës së të bërit biznes.

“Si kryeministër rrallëherë marr duartrokitje për uljen e burokracisë, por kam vërejtur se sipërmarrësit reagojnë me veprime: kur proceset janë të thjeshta, ata kthehen; kur janë të komplikuara, dërgojnë avokatët. Përtej humorit, ky është thelbi i reformave tona”, u shpreh Kurti.

Sipas tij, synimi i Qeverisë është ta bëjë të bërit biznes në Kosovë më të lehtë, më transparent dhe më të shpejtë, në mënyrë që kompanitë të fokusohen në ndërtim, prodhim dhe eksport.

Kurti theksoi se kompanitë evropiane po kërkojnë gjithnjë e më shumë besueshmëri, zinxhirë më të shkurtër furnizimi, partnerë të besuar dhe mjedise të qëndrueshme, duke shtuar se Kosova është e pozicionuar mirë për t’u shërbyer me efikasitet tregjeve rajonale dhe evropiane.

Ndërkohë ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, theksoi se interesi i kompanive franceze dëshmon atraktivitetin e Kosovës.

“Mirëpo dy konstatime imponohen shumë qartë: së pari, marrja e këtij rreziku ishte një zgjedhje e mirë, dhe së dyti, Kosova është një vend tërheqës për kompanitë franceze. Dhe këtyre kompanive franceze të pranishme sot, e veçanërisht atyre që po e zbulojnë Kosovën, dua t’u them disa gjëra thjesht: faleminderit, faleminderit që po bëni bastin e zbulimit, sepse ka shumë gjëra për t’u zbuluar në këtë vend të bukur. Shumë energji, shumë rini, shumë dëshirë për të ndërmarrë. Dhe ata e ato që patën mundësinë dje ose këtë mëngjes të shëtisin nëpër Prishtinë, mund ta shohin këtë me sytë e tyre. Vendi po transformohet, po zhvillohet, po ndërtohet, po modernizohet, po investon”, ka thënë ai.

Ai shtoi se marrëdhëniet ndërmjet Francës dhe Kosovës janë të forta.

“Është gjithashtu një vend me të cilin Franca mban një marrëdhënie shumë, shumë pozitive, një partner, por edhe më tepër një vend mik. Kjo marrëdhënie mbështetet në lidhje njerëzore me diasporën  e cila është padyshim e dukshme mes nesh dhe në lidhje kulturore”, shtoi Guerot.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kurti: Kosova e hapur për investime serioze dhe partneritete të mëdha infrastrukturore appeared first on Sinjali.

KQZ-ja tregon se kur do të bëhet certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit

5 February 2026 at 11:21

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka dhënë një datë të saktë se kur ky institucion do të thërrasë mbledhjen e radhës për certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur, më 28 dhjetor 2025.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë për Indeksonlinen se procesi zgjedhore ndodhet në fazën e ankesave dhe se ky institucion duhet të presë përfundimin e tyre.

“Aktualisht, procesi zgjedhor ndodhet në fazën e ankesave ndaj rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ-ja, më 31 janar 2026. Sipas Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, palët kanë të drejtë të ankimojnë vendimet e PZAP-it në Gjykatën Supreme, ndërsa afati për paraqitjen e ankesave përfundon sot”.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të presë derisa vendimet të bëhen të plotfuqishme dhe më pas do të procedojë me certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura, më 28 dhjetor 2025”, tha Elezi.

Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të 28 dhjetorit, janë mbajtur para 40 ditësh.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KQZ-ja tregon se kur do të bëhet certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit appeared first on Sinjali.

Ekskluzive: Ky është Shkodran Gashi i arrestuar për grabitjen në Prizren, ishte kapur në të kaluarën edhe për fajde bashkë me vëllain

5 February 2026 at 11:10

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 3 shkurtit 2026 në rrugën “Durak Rada” në Prizren, ku tre persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve, kanë grabitur 40 euro nga njëri prej të dëmtuarve.

Për rastin janë arrestuar tre persona, në mesin e tyre edhe Shkodran Gashi.

Gashi është emër i njohur për autoritetet e sigurisë pasi edhe në të kaluarën ishte kapur për fajde. Bashkë më të ishte arrestuar edhe vëllai i tij Liridon Gashi.

Për rastin kishte raportuar ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Ata dyshohet se duke shfrytëzuar gjendjen e rënduar financiare të një viktime, të njëjtit i kanë dhënë të holla me kamata mujore prej 15% – 20%.

Gjatë këtij aksionit, ishin sekuestruar dy automjete, armë, të holla të gatshme dhe prova tjera materiale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive: Ky është Shkodran Gashi i arrestuar për grabitjen në Prizren, ishte kapur në të kaluarën edhe për fajde bashkë me vëllain appeared first on Sinjali.

Familja shqiptare në Itali u shua nga monoksidi i karbonit, këta janë viktimat

5 February 2026 at 10:23

Mediat italiane kanë zbardhur të tjera detaje në lidhje me tragjedinë e rëndë të ndodhur në Itali, ku 4 anëtarë të një familje shqiptare humbën jetën si pasojë e helmimit nga monoksidi i karbonit në banesën e tyre në zonën e Luccës.

Viktimat janë babai Arti Kola, 48 vjeç, nëna Jonida Kola, 43 vjeçe, si dhe dy fëmijët e tyre, djali Hadjar Kola, 22 vjeç, dhe vajza Xhesika Kola, 15 vjeçe, raporton A2CNN. 

Gjatë ndërhyrjes janë helmuar lehtë edhe dy efektivë të policisë që hynë në banesë për të dhënë ndihmën e parë, por ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Familja shqiptare në Itali u shua nga monoksidi i karbonit, këta janë viktimat appeared first on Sinjali.

I bëhen publike emailet me Epsteinin, jep dorëheqje kryetari i një firme të madhe ligjore në SHBA

5 February 2026 at 09:45

Brad Karp, kryetari i “Paul Weiss”, një prej firmave më të njohura të avokatisë korporative në SHBA, ka dhënë dorëheqje papritur nga posti i tij të mërkurën, pasi dosje të publikuara rishtazi zbuluan shkëmbimet e tij të emaileve me Jeffrey Epstein. 

“Të drejtoj Paul Weiss për 18 vjetët e fundit ka qenë nderi i jetës sime profesionale. Raportimet e fundit kanë krijuar një shpërqendrim dhe kanë vënë fokusin mbi mua, gjë që nuk është në interesin më të mirë të firmës”, ka thënë Karp në një deklaratë të mërkurën në mbrëmje.

Pavarësisht dorëheqjes nga pozita e kryetarit, ai do të vazhdojë të kryejë funksione të tjera në kompani.

“Karp është emëruar kryetar i Paul Weiss gati dy dekada më parë dhe do të vazhdojë t’i përkushtojë vëmendjen e tij me kohë të plotë shërbimit ndaj klientëve në firmë”, thuhet në një deklaratë të firmës për CNN.

“Paul Weiss”, ka njoftuar se Scott Barshay ka marrë drejtimin si kryetar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post I bëhen publike emailet me Epsteinin, jep dorëheqje kryetari i një firme të madhe ligjore në SHBA appeared first on Sinjali.

Dhunë në familje në Skenderaj – burri rrah bashkëshorten, përfundon në ndalim 48 orë

5 February 2026 at 09:21

Një rast i dhunës në familje është raportuar pasditen e 4 shkurtit në fshatin Polac të Skenderajt, ku një grua ka përfunduar për tretman mjekësor pasi është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Sipas informacioneve nga burimet, rasti është raportuar nga djali i çiftit, i cili ka njoftuar Policinë se babai i tij kishte ushtruar dhunë ndaj nënës.

Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë kontaktuar viktimën L. V., e cila ka deklaruar se ishte rrahur nga burri i saj, A. V. Ajo është dërguar në QKMF–Skenderaj për tretman mjekësor, ku sipas raportit mjekësor ka pësuar lëndime të lehta në kokë.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa djali i tyre është marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitarit.

Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa A.V është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndërkohë, viktimës i është lëshuar urdhër mbrojtës emergjent dhe, me pëlqimin e saj, është strehuar tek familjarët.

Hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dhunë në familje në Skenderaj – burri rrah bashkëshorten, përfundon në ndalim 48 orë appeared first on Sinjali.

Kërcënon nënën me thikë në Zveçan – 35-vjeçari përfundon në ndalim 48 orë

5 February 2026 at 09:20

Një incident i rëndë familjar është raportuar mbrëmjen e 4 shkurtit në lagjen Lugina e Diellit në Zveçan, ku një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë dhe ka kanosur nënën e tij me thikë.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, rreth orës 19:30, viktima kishte shkuar në shtëpinë e djalit të saj, Branislav Milenkovic, ku situata ka eskaluar. I dyshuari dyshohet se e ka kapur për krahu dhe e ka hedhur dy herë në dysheme, ndërsa më pas ka marrë një thikë kuzhine duke i thënë: “Mos më hajde më në shtëpi se të theri”, duke ia afruar thikën në zonën e barkut.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas konsultimit me Prokurorin kujdestar të Shtetit, njësia e hetimeve ka arrestuar të dyshuarin dhe i njëjti është dërguar në ndalim policor për 48 orë.

Rasti është iniciuar si “Kanosje”, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Kërcënon nënën me thikë në Zveçan – 35-vjeçari përfundon në ndalim 48 orë appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Kapet grabitësi që ishte në arrati – arrestohet Ari Kaliqani për grabitjen e dhjetorit në Pejë

5 February 2026 at 09:18

Njëri nga të dyshuarit për grabitjen e ndodhur më 21 dhjetor 2025 në rrugën “Bekim Berisha” në Pejë, ka rënë më në fund në prangat e Policisë.

Burime të besueshme bëjnë të ditur se i dyshuari Ari Kaliqani, i cili ishte në arrati që nga dita e incidentit, është arrestuar më 04.02.2026, ndërsa pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar për 48 orë dhe është dërguar në qendrën e ndalimit.

Rasti ka të bëjë me grabitjen ndaj A. Q , ku dyshohet se të përfshirë kanë qenë dy persona: Trim Belegu dhe Ari Kaliqani. Belegu ishte arrestuar më herët, ndërsa Kaliqani kishte arritur t’i shmangej organeve të rendit deri tani.

Pas arrestimit të tij, autoritetet kanë konfirmuar se procedura ndaj të dyshuarve do të zhvillohet në procedurë të shpejtë.

Hetimet për këtë rast janë duke vazhduar, ndërsa priten edhe veprime të tjera procedurale nga ana e Prokurorisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Kapet grabitësi që ishte në arrati – arrestohet Ari Kaliqani për grabitjen e dhjetorit në Pejë appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Grabitje me armë në Prizren, këta janë personat e arrestuar – njëri në arrati

5 February 2026 at 09:14

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 3 shkurtit 2026 në rrugën “Durak Rada” në Prizren, ku tre persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve, kanë grabitur 40 euro nga njëri prej të dëmtuarve.

Rasti është raportuar rreth orës 01:00. Fillimisht, viktimat H. S. dhe L. R. janë intervistuar nga Policia, por për shkak se ndodheshin nën ndikim të alkoolit dhe në mungesë të dëshmive konkrete, me udhëzim të Prokurorit kujdestar për krime të rënda është përpiluar vetëm raport informues.

Megjithatë, zhvillimet e mëvonshme kanë ndryshuar rrjedhën e hetimit.

Pas sigurimit të video-incizimeve nga terreni, hetuesit kanë konstatuar qartë se grabitja kishte ndodhur. Në pamje shihen tre persona të maskuar, ku njëri mban mjet të mprehtë (thikë), ndërsa dy të tjerë dyshohet se posedonin armë zjarri. Pas këtyre provave, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti për veprat penale Grabitje dhe Mbajtje në pronësi dhe posedim të paautorizuar të armëve.

Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren, pas një pune intensive operative, ka arritur t’i identifikojë të dyshuarit: Kastriot Krasniqi, Shkodran Gashi, Liridon Gashi, Valdrin Saramati.

I dyshuari i parë është arrestuar pranë një lokali në Prizren. Gjatë bastisjes në trup, Policia i ka gjetur një pistoletë Zoraki. Në vazhdim, në automjetin Golf VII të tij janë zbuluar edhe një pistoletë tjetër (EKOL), dy maska, doreza dhe rroba që dyshohet se janë përdorur gjatë grabitjes.

Me mbështetje të NJRSH-së dhe patrullave të Stacionit Policor në Prizren, janë arrestuar edhe dy të dyshuarit e tjerë në kafiterinë “Te Mila”.

Me urdhër të Prokurores së rastit, e cila ka qenë prezent në terren gjatë arrestimit të të dyshuarit të parë, janë realizuar bastisje edhe në shtëpitë e të dyshuarve si dhe në një lokal, ku janë gjetur rroba dhe atlete që dyshohet se lidhen me veprën penale.

Gjatë intervistimit në prani të avokatëve mbrojtës sipas detyrës zyrtare, dy nga të dyshuarit kanë pranuar kryerjen e veprës.

Me vendim të Prokurorit kujdestar, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa i dyshuari i katërt, Valdrin Saramati, nuk është hasur në shtëpi dhe aktualisht gjendet në arrati.

Rasti vazhdon të hetohet nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren, ndërsa Policia është në kërkim të të dyshuarit të katërt.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Grabitje me armë në Prizren, këta janë personat e arrestuar – njëri në arrati appeared first on Sinjali.

❌
❌