Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 4 February 2026Main stream

Klekovski: Vitin e kaluar janë kryer mbi 14.000 intervenime kirurgjikale për tumore

4 February 2026 at 15:47


Gjatë vitit 2025 janë bërë rreth 14.000 intervenime kirurgjikale për tumore beninje dhe malinje, nga të cilat rreth 8.000 janë për kancer in-situ ose kancer i dyshuar, theksoi sot drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor (FSSH), Sasho Klekovski.

Në konferencën për shtyp me rastin e Ditës botërore për luftë kundër kancerit – 4 Shkurti, Klekovski prezantoi të dhëna për zbulimin e hershëm, intervenimet kirurjgikale dhe risitë në diagnostikimin dhe terapinë. Drejtori i FSSH theksoi se vitin e kaluar forkusi ka qenë i vendosur në përforcimin e zbulimit të hershëm përmes furnizimit të pajisjes dhe rritjes së numrit të kontrolleve.

“Intervenime të plota, kontrolle për gjirin, duke përfshirë mamografinë, ultrazërin, rezonancën magnetike, biopsinë janë bërë mbi 13.000 në vitin 2025. Endoskopi, duke përfshirë rektoskopi, gastroskopi, kolonoskopi janë bërë rreth 18.000 gjithsej, me atë që mund të them se nuk jemi të kënaqur nga numri i kolonoskopive të bëra, duke marrë parasysh se të gjithë qytetarët mbi 50 vjeç duhet të bëjnë një kolonoskopi parandaluese dhe i inkurajoj të gjithë të rriturir që ta bëjnë këtë”, tha Klekovski.

Sipas të dhënave të FSSH, në vitin 2025 janë realizuar gjithsej 17.581 ekzaminime endoskopike, nga të cilat 7.096 ishin kolonoskopi dhe 9.807 ishin gastroskopi. Në fushën e diagnostikimit të gjirit, janë kryer gjithsej 13.042 shërbime, ku dominojnë mamografitë me 7.076 ekzaminime.

Klekovski theksoi se progres i rëndësishëm është arritur në patologji dhe në diagnostikën molekulare, me rritjen e buxheteve për Institutin për Patologji dhe Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM), si dhe përfshirjen e Fakultetit Matematiko-Natyror (FMN) në rrjet. Edhe krahas punësimeve të reja dhe katër specializimeve të ndara, drejtori i FSSH paralajmëroi në deficit serioz të kuadrit në periferi.

"Edhe krahas kufizimeve kadrovike, në vend janë bërë mbi 20.000 analiza histopatologjike dhe rreth 2.000 hulumtime molekulare dhe gjenetike. Si risi vendoset “testimi refleks”, i cili duhet dukshëm ta shkurtojë kohën e diagnostikimit", tha ai.

Lidhur me Onkologjinë, Klekovski informoi se buxheti për ilaçet në vitin 2025 është rritur me 70 për qind krahasuar me vitin e kaluar, me qëllim sigurimin e vazhdimësisë së terapisë. Ai gjithashtu njoftoi nevojën për rinovimin urgjent të udhëzuesve zyrtarë të trajtimit, të cilët datojnë që nga viti 2008.

Në repartin kirurgjikal, statistikat tregojnë se në vitin 2025 janë kryer gjithsej 13.993 operacione mbi tumoret sipas sistemeve të organeve, si dhe 7.907 operacione mbi neoplazmat in-situ dhe të dyshimta.

“Ky është një numër i konsiderueshëm që kirurgët tanë në Maqedoni kanë arritur ta arrijnë dhe ne duhet t’u japim atyre njohje”, thotë Klekovski.

I pyetur për listat e pritjes dhe disponueshmërinë e terapive inovative, Klekovski është i vendosur se duhet të ketë kritere të qarta që do të vlejnë njësoj për të gjithë. “Nuk duhet të kemi qytetarë më të privilegjuar, shumë të privilegjuar ose të privilegjuar”, nënvizoi drejtori i Fondit për Sigurime Shëndetësore.

Promovohet portali për ndërhyrjet kurirgjike jo urgjente, Aliu: Po vendosim rregull dhe po rrisim transparencën në institucionet publike shëndetësore

4 February 2026 at 15:22


Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot në konferencë për shtyp promovoi modulin e ri për evidencë elektronike të ndërhyrjeve kirurgjikale elektive në institucionet publike shëndetësore, përmes të cilit në një portal publik është e disponueshme lista e ndërhyrjeve kirurgjikale elektive të planifikuara.

"Për herë të parë vendosim rregull dhe një protokoll të qartë që evidenca elektronike e ndërhyrjeve të planifikuara të mbahet në mënyrë transparente. Qëllimi është që çdo pacient ta marrë shërbimin sipas parimit “i pari që vjen, i pari shërbehet”. Portali mundëson kërkim dhe paraqitje të të dhënave përmes disa parametrave të kombinuar, në mënyrë që të jetë i dobishëm si për qytetarët ashtu edhe për krijuesit e politikave. Përdoruesit e portalit publik mund të kërkojnë sipas: specialitetit të mjekut, ndërhyrjes kirurgjikale, institucionit publik shëndetësor, mjekut specialist dhe numrit të pacientëve që presin", theksoi ministri Aliu.

Ai shtoi se aktualisht evidenca për ndërhyrjet kirurgjikale elektive mbahet në sistemin “Termini im”, përmes lëshimit të një rekomandimi me tip “rekomandim spitalor për operacion”, por janë konstatuar mospërputhje, ndër të cilat: rekomandimet nuk lëshohen menjëherë pas konstatimit të nevojës për operacion, por para vetë ndërhyrjes; disa institucione dhe mjekë përdorin një lloj tjetër rekomandimi (trajtim konservativ) për evidencën e pacientëve në lista; mjekët i mbajnë listat në formë letre, ndërsa listat e pritjes nuk pastrohen rregullisht, gjë që krijon një perceptim jo të saktë për kohën e pritjes dhe nevojat reale.

"Institucioneve publike shëndetësore që kryejnë ndërhyrje kirurgjikale tashmë u janë dërguar njoftime individuale me të dhëna nga analiza e realizuar. Çdo institucioni i është treguar veçmas nëse dhe sa dallon numri i ndërhyrjeve të kryera nga numri i rekomandimeve të realizuara për operacion në sistemin “Termini im”. Me këtë risi po rrisim transparencën, po mundësojmë matje reale të kohës së pritjes dhe, rrjedhimisht, planifikim dhe shpërndarje më të mirë të burimeve, si dhe zbatim të praktikave evropiane në këtë fushë", përfundoi ministri.

Dogana e Maqedonisë: Gjatë vitit të kaluar janë dorëzuar 213 kallëzime penale

4 February 2026 at 14:46


Drejtoria e Doganave njoftoi se gjatë vitit të kaluar ka dorëzuar 213 kallëzime penale në Prokurorinë Themelore Publike dhe në Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Këto kallëzime përfshijnë 443 persona fizikë dhe 160 persona juridikë, ndërsa është konstatuar dëm prej mbi 102 milionë denarë. Sipas Doganave, numri i kallëzimeve penale është më shumë se dyfish krahasuar me vitin 2024.

Shumica e kallëzimeve lidhen me falsifikim dokumentesh, kontrabandë dhe mashtrim doganor, tregti të palejuar me drogë dhe armë, keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Në kuadër të kontrolleve, janë dërguar 450 kërkesa për verifikime tek shërbimet e huaja dhe janë hapur 15 hetime financiare me qëllim konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme.

Mickoski për rritjen e pagës minimale: Propozimi është që për 4 vite të sigurohet rritje 40%

4 February 2026 at 14:09


Kryeministri Hristijan Mickoski në sot sërish shpjegoi propozimin e qeverisë për rritjen e pagës së administratorëve shtetërorë. Mickoski thotë se propozimi parasheh që çdo rritje prej 1500 denarëve në tre vitet e ardhshme, t’i shtohet rritje edhe për 8%, me çka për rreth 4 vjet do të sigurohet rritje prej 40%.

“Unë kur thash paga mesatare prej 30,000 denarëve, fola për një shumë që për momentin aplikohet. Është diku mbi 30,000 denarë, por ja që të jetë matematika më e lehtë, këtu improvizova me rritjen e pagës minimale për 1,500 denarë 3 vjet me rend. Tani pa këtë ofertë të qeverisë, si rritet rroga e administratorëve shtetëror. Pagën që e merr administratori shtetëror i shtohet rritja e pagës minimale. Të themi, nëse unë jam administrator shtetëror dhe marr pagë prej 35,000 denarëve, ndërsa rritja e pagës minimale për këtë vit është 1,500 denarë, atëherë paga ime do të jetë 36,500 denarë. Tani ne çfarë propozojmë".

"Kjo shumë, të rritet për plus 8%, dhe kjo do të japë rezultat “X” para. Vitin tjetër në mars, të supozojmë që sërish rritja e pagës minimale do të jetë 1,500 denarë. Paratë e mija “X”, do t’i rrisim për 1,500 denarë dhe këtë shumë do ta rrisim për shtesë 8% dhe do të marrim “Y” para, viti i tretë në mars të vitit 2028, të supozojmë që paga minimale sërish do të rritet për 1,500 denarë, këto “Y” para do t’i rrisim për 1,500 denarë, dhe këtë shumë do ta rrisim për herë të tretë me 8%, do të marrim “Z” para. Këto “Z” para janë minimum 40% më shumë se ata 30,000 denarë ku tani kemi filluar”, tha kryeministri Mickoski.

Gashi në Washington: Maqedonia e Veriut është e përkushtuar në ruajtjen e sigurisë në Ballkanin Perëndimor

4 February 2026 at 13:34


Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, po qëndron për vizitë pune në Uashington, SHBA, ku ka zhvilluar një sërë takimesh me përfaqësues të lartë të institucioneve amerikane dhe organizatave ndërkombëtare, në kuadër të forcimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit ndërparlamentar.

Siç njoftojnë nga kabineti i tij, Gashi zhvilloi takim me anëtaren e Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Claudia Tenney, bashkëkryetare e Grupit Parlamentar për Maqedoninë e Veriut në Kongres.

"Gjatë takimit, bashkëbiseduesit diskutuan për partneritetin strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara, të bazuar në vlera të përbashkëta demokratike, si dhe për rëndësinë e rolit të Kongresit amerikan në zhvillimin dhe stabilitetin e rajonit. Kryetari Gashi theksoi përkushtimin e Maqedonisë së Veriut si anëtare e NATO-s, duke nënvizuar njëkohësisht rëndësinë e lidershipit amerikan në ruajtjen e sigurisë euroatlantike, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor".

"Në vazhdën e vizitës, Kryetari i Kuvendit zhvilloi takime edhe me drejtues të organizatave ndërkombëtare që prej vitesh mbështesin proceset demokratike dhe zhvillimin institucional të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, respektivisht në IRI dhe NDI".

"Në takimin me z. Daniel Twining, Kryetar i Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI), dhe z. Stephen Nix, Drejtor për Evropën dhe Euroazinë, u diskutua bashkëpunimi i deritanishëm, dhe dialogu strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-ve. Po ashtu, në një takim me znj. Tamara Wittes, Kryetare e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI), z. Scott Bates, Drejtor Rajonal për Evropën dhe Azinë, u diskutuam për vlerën e bashkëpunimit afatgjatë ndërmjet Kuvendit dhe NDI-së".

"Gashi shprehu mirënjohje për projektet në forcimin e pavarësisë dhe kapaciteteve parlamentare, digjitalizimin, transparencën dhe afrimin e Kuvendit me qytetarët, përfshirë Programit për Mbështetje Parlamentare, i cili ndër vite ka dhënë rezultate të prekshme", thuhet në njoftim.

Më tej theksohet se në të gjitha takimet, Gashi vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme të partnerëve amerikanë për avancimin e standardeve demokratike, duke riafirmuar gatishmërinë e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit në funksion të forcimit të demokracisë, stabilitetit dhe përfaqësimit më të mirë të qytetarëve.

Bastisje në Shkup, sekuestrohen armë dhe drogë - ndalohet një person

4 February 2026 at 13:02


MPB Maqedoni njofton se dje (3 shkurt 2026) zyrtarët policor nga SPB Shkup kanë arrestuar personin Gj.S (23) nga Shkupi.

Siç thonë nga MPB, gjatë bastisjes me urdhër gjyqësor në shtëpinë e tij në Shkup, në rajonin e Qendrës, janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, peshore digjitale, pistoletë, para dhe mjete tjera.

"Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë adekuate", thonë nga MPB.

MPB: Dje janë regjistruar 650 shkelje nëpërmjet "Safe City"

4 February 2026 at 12:35


MPB njofton se nëpërmjet sistemit të kamerave “Safe City” janë regjistruar një numër i lartë i shkeljeve të rregullave të trafikut në rrugët e kryeqytetit gjatë ditës së djeshme.

Sipas njoftimit zyrtar nga MPB, janë konstatuar gjithsej 650 shkelje, ku dominon tejkalimi i shpejtësisë me plot 590 raste.

"Përveç shpejtësisë, kamerat kanë kapur 36 shoferë që kanë kaluar në dritë të kuqe dhe 24 mjete të paregjistruara. Si masë ndëshkimore, policia ka shqiptuar edhe 61 ndalesa për drejtim të mjetit, ndërsa u bën thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar dhe respektim të rregullave për të garantuar sigurinë në trafik", thonë nga MPB.

Prokuroria hap lëndë për informacionet për transport të trurit të njerëzve të vdekur në SHBA

4 February 2026 at 11:49


Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut informon se bazuar në disa informacione të publikuara në media, ka hapur lëndë sipas detyrës zyrtare për shkak të pretendimeve nga dokumentet e publikuara në rastin Jeffrey Epstein se mostrat e trurit të individëve të vdekur nga RMV, dyshohet se janë transportuar për qëllime kërkimore shkencore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

"Duke marrë parasysh natyrën e pretendimeve, të cilat përfshijnë përpunimin, ngrirjen dhe transportin ndërkombëtar të indeve njerëzore, si dhe çështjet e mundshme në lidhje me pajtueshmërinë me standardet ligjore dhe etike për eksperimentet me indet dhe mostrat njerëzore, Prokuroria Publike ka hapur lëndë me qëllim shqyrtimin e të gjitha indikacioneve të ekzistencës së mundshme të elementeve të një vepre penale që ndiqet penalisht sipas detyrës zyrtare".

"Lënda është paraqitur për veprim kompetent në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen Penale të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, e cila duhet të ndërmarrë veprime për të mbledhur informacione zyrtare nga autoritetet, institucionet dhe institucionet shëndetësore kompetente, me qëllim përcaktimin e trajtimit të mundshëm të paligjshëm të indeve dhe biomaterialeve njerëzore, lëshimeve ose abuzimeve në marrjen e lejeve dhe pëlqimeve", thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Ndryshe, në dokumentet e publikuara në aferën Epstein, Maqedonia përmendej si burim i transportit të trurit të njerëzve të vdekur për qëllime shkencore në SHBA.

Dje në lidhje me këtë çështje reaguan edhe nga Ministria e Shëndetësisë, prej ku thanë se ata nuk kanë kompetenca të drejtpërdrejta në zbatimin e aktiviteteve kërkimore shkencore.

"Nga Fakulteti i Mjekësisë jemi informuar se puna kërkimore shkencore në lidhje me materialin biologjik që përmban karakteristika gjenetike i nënshtrohet rregullimit normativ rigoroz, siç është Ligji për Veprimtarinë Kërkimore Shkencore, Rregullorja për Studimet Klinike, Udhëzimet për Procedurën e Transferimit dhe Transportit të Materialeve Biologjike, si dhe Metoda e Paketimit dhe Etiketimit të Materialeve Biologjike".

"Gjithashtu theksojmë se në periudhën e treguar kohore, detyrimi ligjor për të ruajtur këtë dokumentacion ishte 15 vjet, dhe nga viti 2018 e tutje, detyrimi ligjor për të ruajtur dokumentacionin është 25 vjet.

"Procedura për transportimin e indeve gjatë asaj periudhe kohore përbëhej nga: Pëlqimi i informuar i familjes, i ndjekur nga një vendim nga Komiteti i Etikës për Kërkime Njerëzore, që procedura të vazhdonte me një leje për eksportin e indeve nga Byroja e atëhershme e Barnave, e cila saktësisht thotë se indi është për kërkime shkencore dhe për çfarë qëllimesh përdoret materiali", thonë nga MSH./Telegrafi/

MPB: Arrestohet 25-vjeçari i arratisur nga burgu i Idrizovës

4 February 2026 at 10:28


Është arrestuar një i arratisur nga burgu "Idrizovë". Ai do të dërgohet në të njëjtin burg për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit.

Siç njoftojnë nga MPB, sot (04.02.2026) në orën 09:15 në bulevardin "Koço Racin" në Shkup, oficerët e policisë nga Sektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor arrestuan A.J. (25) nga Gostivari, i cili kërkohej me urdhër arresti me vendim gjykate për arratisje nga Burgu i Idrizovës.

"A.J. është dënuar me pesë vite e një muaj burg për krime të kryera sipas neneve 236 dhe 215 të Kodit Penal. Ai do të dërgohet në Burgun e Idrizovës për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit", thonë nga MPB.

OBRM-PDUKM: Trendafilov kurrë nuk ka pasur interes për rritjen e pagave të punëtorëve

4 February 2026 at 09:59


"Doli në pah mendjelehtësia, papërgjegjësia dhe loja e Slobodan Trendafilovit me ndjenjat dhe të ardhmen e punëtorëve", thonë nga OBRM-PDUKM, pas informacioneve se është arritur marrëveshje për takim midis Qeverisë dhe përfaqësuesve të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë.

"Pasi u arrit marrëveshje dhe u caktua takim midis Qeverisë dhe sindikatës për rritjen e pagave të punonjësve administrativë deri në 40%, kryetari i LSM-së u shpërnda në rrjetet sociale. Në stilin e një influencuesi, Trendafilov postoi një status me një foto të tij të ulur vetëm në ambientet e zbrazëta të sindikatës, duke shkruar se po priste që një përfaqësues i qeverisë të vinte për të nënshkruar një marrëveshje për rritjen e pagave".

"Ky është vetëm një konfirmim tjetër i tezave se kërkesat e Slobodan Trendafilovit nuk janë kërkesa nga dhe për punëtorët, por janë kërkesa me sfond politik dhe se pas kësaj lidershipi të LSM-së qëndrojnë LSDM dhe E Majta".

"Kjo sjellje e Trendafilovit, nuk është gjë tjetër veçse teatër i zakonshëm për masat e gjera, në të cilin ai luan rolin e viktimës, dhe qeveria është fajtore. Ai kurrë nuk ka pasur interes në rritjen e pagave të punëtorëve, por qëllimi i tij i vetëm ishte të dëmtonte Qeverinë e udhëhequr nga OBRM-PDUKM, e cila është e njëjta axhendë politike me atë të LSDM dhe Levicës", thonë nga OBRM-PDUKM.

LAMM: Nuk ka vonesa në pikat kufitare

4 February 2026 at 08:48


Trafiku në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë të lagështa. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar, njofton LAMM. Në pikat kufitare në anën e RMV-së, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, duke respektuar sinjalistikën e vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Vinicë - Berovë dhe Koçan - Dellçevë.

Nga 15.11.2025, filloi detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht nga kushtet aktuale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15.03.2026.

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

4 February 2026 at 08:11


Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë pjesërisht me vranësira me erë mesatare deri të fortë juglindore. Pasdite dhe gjatë natës do të ketë reshje lokale shiu, të cilat do të jenë më të bollshme në pjesët juglindore. Në malet më të larta reshjet do të jenë të dëborës.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin 2 deri në 7 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 7 deri në 11 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë pjesërisht me vranësira me erë të moderuar, herë pas here të fortë juglindore. Drejt fundit të ditës, dhe veçanërisht gjatë natës, do të ketë reshje të herëpashershme shiu. Temperatura minimale do të bjerë në 4, ndërsa maksimale do të arrijë 10 gradë.

Yesterday — 3 February 2026Main stream

MSH për aferën Epstein: Nuk kemi kompetenca të drejtpërdrejta në zbatimin e aktiviteteve kërkimore shkencore

3 February 2026 at 16:10


Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka dalë me kumtesë lidhur me temën aktuale në publik rreth dërgimit të mostrave të trurit njerëzor në SHBA.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se ata nuk kanë kompetenca të drejtpërdrejta në zbatimin e aktiviteteve kërkimore shkencore.

"Nga Fakulteti i Mjekësisë jemi informuar se puna kërkimore shkencore në lidhje me materialin biologjik që përmban karakteristika gjenetike i nënshtrohet rregullimit normativ rigoroz, siç është Ligji për Veprimtarinë Kërkimore Shkencore, Rregullorja për Studimet Klinike, Udhëzimet për Procedurën e Transferimit dhe Transportit të Materialeve Biologjike, si dhe Metoda e Paketimit dhe Etiketimit të Materialeve Biologjike".

"Gjithashtu theksojmë se në periudhën e treguar kohore, detyrimi ligjor për të ruajtur këtë dokumentacion ishte 15 vjet, dhe nga viti 2018 e tutje, detyrimi ligjor për të ruajtur dokumentacionin është 25 vjet.

"Procedura për transportimin e indeve gjatë asaj periudhe kohore përbëhej nga: Pëlqimi i informuar i familjes, i ndjekur nga një vendim nga Komiteti i Etikës për Kërkime Njerëzore, që procedura të vazhdonte me një leje për eksportin e indeve nga Byroja e atëhershme e Barnave, e cila saktësisht thotë se indi është për kërkime shkencore dhe për çfarë qëllimesh përdoret materiali", thonë nga MSH.

"Gjithashtu sqarojmë se kur bëhet fjalë për eksportin e materialit biologjik, përpara se të fillojë vetë procedura, është e nevojshme që institucionet shkencore në vend dhe jashtë vendit, të cilat kërkojnë miratim për eksportin e materialit biologjik, të kenë të lidhur një marrëveshje formale (memorandum), ku specifikohen protokollet e detajuara në përputhje me rregulloret dhe kuadrin normativ të sotëm - kushte të përcaktuara në mënyrë strikte ku çdo trajtim i materialit biologjik trajtohet saktësisht, si dhe pse kryhet hulumtimi, për të deklaruar qartë trajtimin e materialit biologjik, siç është mbledhja, transporti, marrja në dorëzim nga institucioni dhe trajtimi i mëtejshëm", thonë nga MSH.

Ndryshe, në lidhje me aferën Epstein, në disa dokumente përmendej se Maqedonia ka qenë vend prej ku janë transportuar tru i njerëzve që kanë bërë vetëvrasje në SHBA për hulumtime shkencore./Telegrafi/

Durmishi për pagën minimale: Deri në vitin 2028 do të rritet për 40%

3 February 2026 at 15:36


Ministri i Ekonomisë ende nuk ka sjellë propozim që të mos rriten pagat e zyrtarëve, të cilat për shkak të rritjes së pagës mesatare pritet të rriten nga 200 deri në 300 euro.

Ai thotë se do t’i presë të dhënat nga Enti i Statistikave dhe më pas do të veprojnë njësoj si vitin e kaluar, kur u pengua rritja e pagave të funksionarëve përmes uljes së koeficientëve.

Durmishi e përsëriti qëndrimin për pagën minimale se Qeveria po lë që për këtë të merren vesh punëdhënësit dhe sindikatat.

“Paga minimale, nëse ju intereson kjo, në muajin mars do të nivelohet apo do të rritet rreth 7 ose 8 për qind. Nëse i bashkojmë vitin e kaluar, këtë vit dhe dy vitet e tjera që na vijnë, 2027 deri në 2028, do të kemi rritje rreth 40 për qind të pagës minimale. Rreth 40 për qind, nëse e marrim parasysh se paga minimale rritet për 7 ose 8 për qind”, deklaroi Besar Durmishi.

I pyetur nëse Qeveria do të pranojë subvencionimin e kontributeve që paga minimale të rritet në 600 euro, siç kërkon sindikata, ai tha se së shpejti do të ketë Këshill Ekonomiko-Social dhe aty do të merret vendimi.

Enti i Revizionit zbulon shkelje financiare në Ministrinë e Mbrojtjes për vitin 2024

3 February 2026 at 15:04


Enti Shtetëror i Revizionit ka konstatuar disa parregullsi në Ministrinë e Mbrojtjes për vitin 2024. Sipas tyre, edhe përskaj rekomandimeve që Revizioni kishte dhënë më vitin 2022, Mbrojtja nuk ka ndërmarrë masa dhe aktivitete për regjistrimin e aseteve fikse, burimeve materiale dhe financiare, nuk ka përcaktuar të dhënat financiare të prokurimit dhe shpenzimit të stokut të materialeve, pjesëve rezervë dhe inventarit të vogël.

Për kërkesat për avanset e dhëna në bazë të detyrimeve dhe taksave doganore për importin e pajisjeve dhe pjesëve, nuk është ofruar asnjë provë se pjesët e blera janë pranuar, detyrimet ndaj furnitorëve nuk paraqiten plotësisht në pasqyrat financiare; kompensimet sipas Marrëveshjeve kolektive janë paguar pa dokumente të duhura dhe ka mospërputhje në angazhimin e personave me kontratë për punë.

Revizioni ka konstatuar që as metoda e rimbursimit të fondeve që Ministria e Mbrojtjes paguan për përdorimin e shërbimeve për Delegacionin e Përhershëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO nuk është e rregulluar.

Mbrojtja në vitin 2024 nuk ka pasur akt për pagesën e shpërblimeve në para për punonjësit në Ministrinë e Mbrojtjes dhe të Ushtrisë kurse janë identifikuar edhe parregullsi në zbatimin e procedurave të prokurimit publik dhe në zbatimin e kontratave të lidhura.

Për disa nga shërbimet që Ministria e Mbrojtjes u ofron organeve të tjera shtetërore, nuk janë lidhur kontrata për të rregulluar të drejtat dhe detyrimet e ndërsjella.

Parregullsi ka pasur edhe në të dhënat për furnizimin dhe konsumin e ushqimit si dhe për mjetet që mblidhen nga shitja e produkteve në pikat e shitjes në Shtëpinë e Armatës.

Me auditimin e kryer Revizioni ka përfunduar se vlera e parashikuar e aseteve fikse ka mbetur e pandryshuar që nga viti 1999.

Gjorgjievski: 100 autobusë të rinj për transportin publik në Shkup

3 February 2026 at 14:38


"Me vendim të Qeverisë, Shkupi do të marrë 100 autobusë të rinj, modernë dhe plotësisht ekologjikë të qytetit, një hap që do të ndryshojë jetën e përditshme të mijëra qytetarëve që përdorin transportin publik", ka shkruar në Facebook kryetari i Bashkisë së Shkupit, Orce Gjorgievski.

"Me përgjegjësi të madhe, ju njoftoj lajmin që do të thotë një fillim i ri për qytetin tonë. Siç theksoi kryeministri Hristijan Mickoski, Qytetit të Shkupit do t'i jepen 100 autobusë dhe 50 karikues. Kjo do të thotë transport publik i sigurt, në kohë dhe dinjitoz, por edhe një goditje e fortë në favor të mbrojtjes së një mjedisi të shëndetshëm dhe ajrit të pastër, prioriteti ynë që ua kemi borxh fëmijëve tanë dhe brezave të ardhshëm. Ky vendim është pjesë e marrëveshjes strategjike qeveri-qeveri midis qeverisë sonë dhe qeverisë së Hungarisë, e cila lejon prokurimin me kushte jashtëzakonisht të favorshme", shkruan Gjorgievski.

Me këtë, ai pret të kapërcejë problemin e gjatë me transportin publik në Shkup.

"I vetëdijshëm për rëndësinë e sfidave, e pranova këtë përgjegjësi në mënyrë që t’i shohim problemet në sy dhe t’i zgjidhim së bashku. Dhe rezultatet janë tashmë të dukshme. Në më pak se tre muaj që nga marrja e detyrës, kemi filluar procese që kanë ngecur për një kohë të gjatë, deri në fund të këtij viti do të mbërrijnë automjete të reja për “Higjienën Komunale” dhe do të fillojë furnizimi i autobusëve të rinj", ka shkruar Gjorgjievski.

Fillon pagesa e mjeteve nga "TVSH-ja ime" për tremujorin e katërt të vitit 2025

3 February 2026 at 14:03


Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) informoi se sot ka filluar pagesa e mjeteve nga “TVSH-ja Ime” për faturat fiskale të skanuara për tremujorin e katërt të vitit 2025.

Për tremujorin e katërt të vitit 2025, gjithsej 924,5 milionë denarë do t’u paguhen 526.123 përdoruesve të aplikacionit “TVSH-ja Ime”.

"Deri më sot, janë realizuar 184,5 milionë denarë për 104.000 përdorues të aplikacionit „TVSH-ja Ime“. Pagesa e mjeteve vazhdon, ndërsa porositë përpunohen, kështu që mjetet paguhen në llogaritë e përdoruesve të „MojDDV“", thonë nga DAP.

Ata theksojnë se në këtë moment 5,292 përdorues që kanë skanuar faturat fiskale kanë futur llogarinë e gabuar të transaksionit, prandaj nuk janë në gjendje të kryejnë pagesën.

"Nëse nuk keni marrë fonde, kontrolloni dhe përditësoni të dhënat e llogarisë së transaksionit direkt në aplikacionin “TVSH-ja Ime”. Në këtë mënyrë, DAP-i do të ketë të dhëna të sakta për përdoruesin dhe do të jetë në gjendje të bëjë një pagesë rimbursimi bazuar në “TVSH-ja Ime”", njofton DAP.

Për tremujorin e kaluar, përkatësisht për periudhën korrik, gusht dhe shtator 2025, DAP-i vonoi në pagesën e parave nga “TVSH-ja ime” dhe disa nga qytetarët që skanuan faturat e tyre fiskale këtë verë nuk i morën paratë brenda afatit të përcaktuar. Një situatë e tillë, ku paratë u paguhen pjesërisht dhe vetëm disa qytetarëve, nuk ka ndodhur deri më tani që nga prezantimi i projektit, me të cilin një pjesë e parave të dhëna për taksa u kthehet drejtpërdrejt qytetarëve.

Hotelierët kërkojnë shtyrje të zbatimit të Ligjit kundër duhanpirjes

3 February 2026 at 13:27


Së pari fushatë dhe pastaj zbatim të Ligjit kundër duhanpirjes, kërkuan hotelierët në takimin me Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës.

Siç informoi sot ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmisi, javën e ardhshme ka shumë të ngjarë të mbahet një takim tjetër, në të cilin do të jenë të pranishëm si ai, ashtu edhe ministri i Shëndetësisë, dhe do të shqyrtohen të gjitha mundësitë.

Durmishi nuk tha nëse është e mundur të zgjatet zbatimi i Ligjit, i cili supozohet të fillojë më 1 mars, por theksoi se qëllimi është të kujdeset për shëndetin publik.

Në takimin e ardhshëm, theksoi ai, do të merret vendim që do të pranohet nga të gjithë palët e interesuara, përfshirë hotelierët.

"Dëgjuam vërejtjet e hotelierëve të cilët kërkuan një periudhë të caktuar kohore derisa Ligji të hyjë në fuqi, domethënë, të shkohet së pari me fushatë dhe pastaj me informacion derisa të fillojë zbatimi, në mënyrë që ata të jenë disi të përgatitur. Ne do t'ua përsërisim atyre se cili është qëllimi dhe në fund do të marrim vendim që do të pranohet nga të gjithë palët e interesuara, përfshirë hotelierët", tha Durmishi.

Dimitrieska-Koçoska: Qeveria nuk do të lejojë ulje të pagave minimale, Marrëveshja e përgjithshme kolektive duhet të pësojë ndryshime

3 February 2026 at 12:25


"Qëndrimi i Qeverisë që Marrëveshja e përgjithshme kolektive duhet të pësojë ndryshime ishte i saktë sepse Qeveria duhet të jetë përgjegjëse ndaj të gjithë qytetarëve dhe nuk mund të lejojë ulje të pagave, veçanërisht tek ata me të ardhurat më të ulëta në administratë".

Kjo u theksua nga ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska e ftuar në emisionin “360 Shkallë”, ku ritheksoi se për pagën minimale duhet të dakordohen të punësuarit dhe punëdhënësit, sepse pagat e të punësuarve në sektorin privat sigurohen nga sektori privat, ndërsa Qeveria është përgjegjëse për sigurimin e pagave të administratës.

“Si Qeveri, duhet të jemi përgjegjës ndaj të gjithë qytetarëve, respektivisht kjo i referohet administratës dhe ne nuk mund të lejojmë që disave, veçanërisht atyre me pagat më të ulëta, t’u ulen pagat. Marrëveshja e përgjithshme kolektive parashikon rritje të pagave dhe nëse zbatohet metodologjia që kanë propozuar, rritja duhej të ishte e tillë që ata me pagat më të larta të kishin rritjen më të madhe dhe ata me pagat më të ulëta jo vetëm që nuk do të merrnin rritje, por disa prej tyre do të kishin edhe ulje".

"U krijuan situata ku paga e tyre duhej të ulej me një përqind, përkatësisht, duhej ta ulnim një pjesë të pagës së tyre. Mendoj se vendimi i Qeverisë në atë moment që Marrëveshja e përgjithshme kolektive duhej të pësonte ndryshime të caktuara ishte i saktë”, theksoi ministrja e Financave.

Ajo theksoi se lidhur me pagën minimale, punëdhënësit dhe të punësuarit duhet të ulen dhe të arrijnë marrëveshje midis tyre, ndërsa nga ana tjetër Qeveria është vëzhguese në këtë proces.

“Është logjike që Qeveria të jetë vëzhguese e këtij procesi për një arsye të vetme, respektivisht sektori privat siguron paga për të punësuarit në sektorin privat. Qeveria është përgjegjëse për sigurimin e pagave të administratës dhe mendoj se më shumë së një vit e gjysmë, Qeveria ka arritur sukses në këtë drejtim".

"Sa i përket asaj për çfarë duhet të bien dakord punëdhënësit dhe të punësuarit, vlerësoj se ata, ashtu si Qeveria, duhet të zhvillojnë dialog, të arrijnë marrëveshje dhe të bien dakord midis tyre se sa ngarkesë mund të kenë punëdhënësit, sepse edhe ata duhet t’i paguajnë pagat”, nënvizoi ministrja, duke theksuar se çdo i punësuar duhet të marrë një pagë më të lartë, por se ekzistojnë rregulla ekonomike, që do të na destinojnë në një situatë ku gjërat do të stabilizohen ose jo.

Ministrja e Financave theksoi se bëhet fjalë për sigurimin e mjeteve për ndërtimin dhe zgjerimin e spitaleve në Shtip, Tetovë dhe Kërçovë.

“Po, është planifikuar ndërtimi i spitalit në Kërçovë dhe zgjerimi i spitaleve në Tetovë dhe Shtip dhe normalisht edhe prokurimi i pajisjeve në këtë drejtim. Në fund të dhjetorit parashtruam kërkesë te bankat, ndërsa afati i fundit për dorëzimin e ofertave përfundon javën që vjen. Pas marrjes së ofertave do të kemi pasqyrë më të qartë për kushtet dhe hapat e ardhshëm”, theksoi ministrja.

Ajo shtoi se projekti është paraparë për pajisimin e plotë të spitaleve me pajisjet më të fundit moderne mjekësore, ndërsa vlera e përllogaritur për këto tre institucione është rreth 200 milionë euro. Vlera e saktë do të përcaktohet pas përfundimit të analizave të ofertave nga bankat.

Dje janë regjistruar 651 shkelje përmes sistemit "Safe City"

3 February 2026 at 11:47


MPB Maqedoni njofton se gjatë ditës së djeshme (02.02.2026) u regjistruan gjithsej 651 shkelje përmes sistemit "Safe City".

Nga këto shkelje, 50 ishin për kalim në semafor të kuq, 585 shkelje për vozitje me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar dhe u regjistruan 16 shkelje për mjete të paregjistruara.

"Gjithashtu janë lëshuar gjithsej 58 ndalime për vozitje. U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të kontribuojnë të gjithë për trafik të sigurt në territorin e të gjithë vendit", thonë nga MPB Maqedoni.

❌
❌