Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 12 March 2026Main stream

Monitorimi i CoPlan: Ndotja e ajrit dhe ujit kërkon masa konkrete 

12 March 2026 at 15:02

Instituti për Zhvillimin e Habitatit CoPlan, një organizatë që merret me adresimin e çështjeve mjedisore, prezantoi të enjten paradite gjetjet e Monitorimit Alternativ të Ajrit, Ujit dhe Nivelit të Zhurmave për vitin 2025. Monitorimi, i kryer në kuadër të projektit GreenAL “Mbështetja e Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile”  paraqet të dhëna mbi cilësinë e ajrit, […]

The post Monitorimi i CoPlan: Ndotja e ajrit dhe ujit kërkon masa konkrete  appeared first on Reporter.al.

Before yesterdayMain stream

Homeland Justice pretendon se ka hakeruar emailet e Kuvendit

10 March 2026 at 15:17
Homeland Justice pretendon se ka hakeruar emailet e Kuvendit

Paraditen e së martës, në grupin “Homeland Justice” në platformën Telegram u publikua një listë me emailet e deputetëve dhe punonjësve të administratës së Kuvendit. Krahas listës, Homeland Justice shkruan se të dhënat dhe komunikimet nga këto adresa elektronike tashmë ndodhen në duart e tyre. “Të gjitha bisedat dhe korrespondenca e muajve të fundit të […]

The post Homeland Justice pretendon se ka hakeruar emailet e Kuvendit appeared first on Reporter.al.

Studimi mbi femicidin: Ligjet ekzistojnë, por mbrojtja për gratë mbetet e dobët

6 March 2026 at 14:11

Në një konferencë të përbashkët të organizuar nga UN Women në Shqipëri, së bashku me Avokatin e Popullit, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Ministrinë e Drejtësisë, në kuadër të 8 Marsit, u prezantuan disa raporte me të dhëna mbi qasjen e grave në drejtësi, si edhe shifrat e fundit mbi femicidin në vend. […]

The post Studimi mbi femicidin: Ligjet ekzistojnë, por mbrojtja për gratë mbetet e dobët appeared first on Reporter.al.

Pacientët e bllokuar të zonës juglindore rrezikojnë shëndetin, paralajmëron OJF-ja

25 February 2026 at 14:14

Organizata jofitimprurëse Together for Life, e cila merret me mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe kryesisht të shtresave në nevojë, ka reaguar lidhur me situatën e bllokimit të qarkullimit në juglindje të Shqipërisë, që po ndikon në mirëqenien dhe shëndetin e pacientëve, të cilët e kanë të nevojshëm udhëtimin nëpërmjet aksit nacional Librazhd–Prrenjas. Ata […]

The post Pacientët e bllokuar të zonës juglindore rrezikojnë shëndetin, paralajmëron OJF-ja appeared first on Reporter.al.

Mjedisorët thirrje për mbrojtjen e lumit Shkumbin nga ndërhyrjet e pakontrolluara

24 February 2026 at 13:24

Në një letër të përbashkët dërguar kryeministrit Rama dhe ministrit të Mjedisit, Sofjan Jaupaj, si edhe autoriteteve të tjera vendore përgjegjëse për mjedisin, 25 organizata mjedisore kanë kërkuar marrjen e masave urgjente për të parandaluar ndërhyrjet e dëmshme mjedisore në lumin Shkumbin dhe zonat përreth tij, që po kryhen në kuadër të punimeve për rrugën […]

The post Mjedisorët thirrje për mbrojtjen e lumit Shkumbin nga ndërhyrjet e pakontrolluara appeared first on Reporter.al.

Ndryshimet në Ligjin për Parqet Teknologjike dhe Shkencore ngrenë shqetësime për mungesë transparence dhe evazion fiskal

11 February 2026 at 17:07

Në një tryezë të përbashkët konsultimi, Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike (ACER) së bashku me Institutin Shqiptar të Shkencave (AIS) dhe Westminister Foundation for Democracy (WFD) prezantuan të mërkurën paradite disa prej shqetësimeve të shoqërisë civile mbi problematikat kryesore të shtesave dhe ndryshimeve mbi Ligjin 58/2022 për Parqet Teknologjike dhe Shkencore. Sipas ekspertëve që ishin […]

The post Ndryshimet në Ligjin për Parqet Teknologjike dhe Shkencore ngrenë shqetësime për mungesë transparence dhe evazion fiskal appeared first on Reporter.al.

Projektligji për donacionet dhe sponsorizimet ‘rrezikon’ privatësinë e dhuruesve për OJF-të

6 February 2026 at 15:31

Më 14 janar, Ministria e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, në bashkëpropozim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, ka hapur procesin e konsultimit publik për projektligjin “Për donacionet dhe sponsorizimet”. Sipas detyrimeve që parashikon ky projektligj, për herë të parë pritet që Shqipëria të ketë një Regjistër Elektronik Kombëtar për Donacionet dhe Sponsorizimet, […]

The post Projektligji për donacionet dhe sponsorizimet ‘rrezikon’ privatësinë e dhuruesve për OJF-të appeared first on Reporter.al.

Banorët e Rrjollit kundërshtojnë resortin ‘strategjik’ të Gener 2

6 February 2026 at 08:47

Nën thirrjet “Drejtësi, drejtësi”, dhjetëra banorë të Rrjollit në Velipojë protestuan të enjten paradite përpara dyerve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), duke pretenduar se ndërtimi i një resorti turistik në fshatin e tyre po realizohet me leje të bazuar në dokumente të falsifikuara të pronarëve fiktivë. Mes tyre ishte […]

The post Banorët e Rrjollit kundërshtojnë resortin ‘strategjik’ të Gener 2 appeared first on Reporter.al.

Në prag të seancës në Kushtetuese, qeveria heq ndalimin e TikTok

4 February 2026 at 16:53

Dy ditë para seancës gjyqësore lidhur me bllokimin e TikTok, që do të zhvillohej në Gjykatën Kushtetuese, Këshilli i Ministrave njoftoi heqjen e masave për ndalimin e këtij rrjeti social, një veprim që shihet si një manovër procedurale nga mbrojtësit e lirisë së medias. “Data 5 shkurt ishte përcaktuar për seancën gjyqësore në Gjykatën Kushtetuese […]

The post Në prag të seancës në Kushtetuese, qeveria heq ndalimin e TikTok appeared first on Reporter.al.

Komisioneri dënon gjuhën diskriminuese të përdorur në Big Brother VIP

4 February 2026 at 14:12

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka reaguar lidhur me një rast diskriminimi që është transmetuar të martën në mbrëmje në Top Channel. “KMD shpreh keqardhjen për situatat e përsëritura në këtë format televiziv me shikueshmëri të lartë, që ka një ndikim të gjerë në diskutimin dhe opinionin publik, dhe i fton të jenë më të […]

The post Komisioneri dënon gjuhën diskriminuese të përdorur në Big Brother VIP appeared first on Reporter.al.

Kolapsi i “Self-Care” krijon ngërç ekonomik dhe ligjor për bizneset

1 February 2026 at 08:55
person using laptop on white wooden table

Një numër i madh biznesesh në Shqipëri po përballen që prej 20 janarit me probleme të shumta në mbarëvajtjen e aktivitetit të tyre për shkak të mosfunksionimit të platformës së fiskalizimit “Self-Care”, që menaxhohet nga e-Albania. Sipas ekspertëve të ekonomisë dhe biznesit, ky mosfunksionim i shërbimeve të teknologjisë së informacionit sjell kolaps në financat e […]

The post Kolapsi i “Self-Care” krijon ngërç ekonomik dhe ligjor për bizneset appeared first on Reporter.al.

Policia e Shtetit paralajmëron qytetarët për skemat mashtruese me kredi të rreme

30 January 2026 at 12:01

Drejtorisë e Hetimit të Krimit Kibernetik ka paralajmëruar qytetarët shqiptarë lidhur me raste të mashtrimeve kibernetike për kredi të rreme. “Janë evidentuar raste kur persona të panjohur, përmes faqeve të dyshimta në internet, rrjeteve sociale apo mesazheve elektronike, paraqiten si përfaqësues të institucioneve financiare dhe i nxisin qytetarët të aplikojnë online për kredi, me qëllim […]

The post Policia e Shtetit paralajmëron qytetarët për skemat mashtruese me kredi të rreme appeared first on Reporter.al.

Aktivistët akuzojnë Këshillin e Mandateve se po bllokon drejtësinë

28 January 2026 at 12:38

Të mërkurën paradite një grup aktivistësh të shoqërisë civile protestuan përballë Kryesisë së Kuvendit duke kërkuar heqjen e mandatit të deputetes dhe dorëzimin e zv/kryeministres Balluku përpara drejtësisë. Mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve që ishte parashikuar të kryhej më 28 Janar për imunitetin e zv/kryeministres Belinda Balluku, është shtyrë pa afat. Aktivistët e […]

The post Aktivistët akuzojnë Këshillin e Mandateve se po bllokon drejtësinë appeared first on Reporter.al.

Organizatat e medias kërkojnë dekriminalizimin e plotë të shpifjes dhe fyerjes

26 January 2026 at 16:44

Organizatat ndërkombëtare në mbrojtje të lirisë së medias si Rrjeti SafeJournalists, partnerët e Mekanizmit të Reagimit të Shpejtë për Lirinë e Medias (MFRR), Reporterët pa Kufij (RSF), si edhe 17 organizata të shoqërisë civile në vend reaguan lidhur me nevojën për dekriminalizimin e plotë të shpifjes dhe fyerjes në Kodin e ri Penal të Republikës së […]

The post Organizatat e medias kërkojnë dekriminalizimin e plotë të shpifjes dhe fyerjes appeared first on Reporter.al.

Krimet kibernetike ndaj të miturve sjellin pasoja afatgjata

23 January 2026 at 07:49

Drejtuesja pranë Sektorit për Hetimin e Krimeve Kompjuterike, Suela Bonjaku, dha alarmin një javë më parë për një rritje të formave dhe intensitetit të krimeve kibernetike ndaj të miturve në Shqipëri. “Spektri i formave të abuzimeve kibernetike shkon nga bullizmi deri te format më të rënda të abuzimit”, tha Bonjaku gjatë fjalës së saj në […]

The post Krimet kibernetike ndaj të miturve sjellin pasoja afatgjata appeared first on Reporter.al.

Pasiguri dhe stres: Sfidat kryesore të punonjësve të organizatave të shoqërisë civile

21 January 2026 at 14:36

Paraditen e së mërkurës, në një takim të organizuar nga Rrjeti i Profesionistëve të Rinj, me mbështetjen e organizatës suedeze “Olaf Palme International”, u prezantuan gjetjet e pyetësorit për të Drejtat në Punë të punonjësve të organizatave të shoqërisë civile, me qëllim adresimin e sfidave të sektorit. Sipas ekspertëve të të drejtave në punë, organizatat […]

The post Pasiguri dhe stres: Sfidat kryesore të punonjësve të organizatave të shoqërisë civile appeared first on Reporter.al.

Përmbytjet nxjerrin në pah keqmenaxhimin e territorit dhe infrastrukturës

17 January 2026 at 08:40

Përmbytjet prekën disa qarqe të Shqipërisë në jabën e dytë të Janarit, duke shkaktuar bllokime rrugësh, dëme materiale dhe ndërprerje të përkohshme të aktiviteteve në zona urbane dhe rurale, si pasojë e reshjeve të dendura dhe vërshimeve të ujërave. Sipas autoriteteve, moti i keq ka shkaktuar një të vdekur, përmbytjen e gati 1600 banesave dhe […]

The post Përmbytjet nxjerrin në pah keqmenaxhimin e territorit dhe infrastrukturës appeared first on Reporter.al.

Policia jep alarmin se krimet kibernetike ndaj fëmijëve janë në rritje

15 January 2026 at 15:05

Në një takim zyrtar mbi Grupin e Punës për Kapitullin 24 – Drejtësia, Liria, Siguria – të organizuar në kuadër të Konventës Kombëtare për Integrimin Europian, mbështetur nga Bashkimi Europian, përfaqësues të Policisë së Shtetit, si edhe të European Movement Albania (EMA), diskutuan mbi rëndësinë kombëtare të mbrojtjes së fëmijëve në internet. Drejtuesja pranë Sektorit […]

The post Policia jep alarmin se krimet kibernetike ndaj fëmijëve janë në rritje appeared first on Reporter.al.

Policia arreston qytetarin shqiptar për përndjekje online ndaj një gruaje

8 January 2026 at 13:31

Policia e Shtetit njoftoi se nëpërmjet operacionit policor “Insistimi” ka arrestuar një shtetas për përndjekje online ndaj një qytetareje, veprim që i ka shkaktuar asaj traumë psikologjike. “I shkaktoi ankth dhe panik, një 37-vjeçareje, duke e përndjekur dhe kanosur në rrjete sociale, nëpërmjet disa llogarive false, arrestohet 28-vjeçari”, shkruan njoftimi i Policisë së Shtetit. Përndjekja […]

The post Policia arreston qytetarin shqiptar për përndjekje online ndaj një gruaje appeared first on Reporter.al.

Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë përmbytje masive në Durrës

6 January 2026 at 16:52

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin në 24 orët e fundit, kanë shkaktuar përmbytje rrugësh dhe dëme të shumta materiale në bashkinë e Durrësit. Bashkia njofton se është pezulluar mësimi në të gjitha shkollat, në pesë kopshte dhe një çerdhe si dhe është bllokuar qarkullimi në 13 rrugë në lagjet nr. 12, […]

The post Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë përmbytje masive në Durrës appeared first on Reporter.al.

❌
❌