Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 January 2026Main stream

“Ermal Beqiri kryemafiozi i IT”, Berisha: Kthetrat e mafies shqiptare përvetësuan projektin

By: Fax Web
12 January 2026 at 13:34

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha denoncoi ‘Durana Tech Park’, duke theksuar se “kthetrat e mafies shqiptare përvetësuan projektin dhe kompania amerikane nuk gjeti asnjë mundësi që të investonte në këtë vend”.

Në konferencën me gazetarët, Berisha tha se Ermal Beqiri është kryemafiozi i IT, ndërsa parkun Durana e konsideroi si Troplana.

“Jam këtu për parkun virtual të high-tech, apo de facto Troplanën e Shkozetit, një skandal i denjë për filmat më horror në gjininë e vjedhjeve të pasurive publike.

Ja, ky është Silicon Valley i Edi Ramës, Armand Frangut, Fatmir Troplinit që quhet Durana.

3 vite më parë, se ka historinë e vet, një nga gjigantët e high-techut, vendosur në Ukrainë, EPAM, pas agresionit rus ndaj Ukrainës, vendos që të spostojë sipërmarrjen e tij të madhe në një vend tjetër dhe përzgjedh Shqipërinë.

Presidenti i kësaj kompanie, ndër më të fuqishmet në botë, me xhiro miliarda dollarë, vjen në Shqipëri dhe pritet nga kreu i organizatës kriminale, Edi Rama, dhe Agaçi me asistenten e tij, Elira Kokona.

“Strategjia e opozitës, rrëzimi i këtij regjimi!”- Berisha: Do bashkëpunojmë me të gjithë faktorin opozitar

By: Fax Web
12 January 2026 at 13:32

Qëllimi kryesor i opozitës shqiptare dhe Partisë Demokratike është rrëzimi i këtij regjimi të korruptuar dhe se gëzohet mbështetja e plotë e faktorit ndërkombëtar, përfshi edhe SHBA-të.

Kështu tha sot nga konferenca për mediat kreu i selisë blu, Sali Berisha, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

I pyetur për strategjinë e opozitës, ai tha:

“Strategjia e opozitës është rrëzimi i këtij regjimi. Opozita ka besim të madh se do ngrihet, të ringrihet, e ta rrëzojë këtë regjim”.

Kurse për bashkëpunimin me faktorin opozitar, dhe qëndrimin larg të disa prej krerëve të këtyre partive, ai shtoi:

“Do bashkëveprojë dhe bashkëpunojë, gjithashtu me shumë e shumë faktorë të rëndësishëm të politikës shqiptare, që duan ta përzënë një minutë e më parë këtë të keqe kriminale”.

Berisha u pyet edhe nëse gëzon mbështetjen e SHBA-ve, pas operacionit që ata bënë ndaj Maduros dhe analogjisë që ai ka ngritur me Ramaduron në Shqipëri.

“SHBA dhe faktori ndërkombëtar mbështesin çdo betejë kundër korrupsionit. Opozita gëzon mbështetjen e gjerë ndërkombëtare”.

Kryeopozitari denoncoi gjithashtu qeverinë për abuzimet financiare dhe skandalet korruptive të pashembullta. Dhe në këtë betejë kundër të keqes, ai theksoi se PD gëzon mbështetje të fortë ndërkombëtare, edhe pse shumë nga rezolutat censurohen nga mediat e qeverisë në Shqipëri.

“Edi Rama, me Lubi ballukun, Lindën e AKSHI-t dhe Lindën e Surrelit të implikuar në AKSH, me Agasin dhe të tjerë, është kthyer në vendin më të zi të një kryeministri, padrino e vërtetë e një mafie të vërtetë në Evropë. Ju siguroj se opozita ka dhe do të ketë mbështetjen më të fuqishme, mos harroni, janë 7 rezoluta ndërkombëtare, që u censuruan gjerësisht nga mediat në mënyrë të tmerrshme, nga mediat e qeverisë”, tha ai.

 

“Gjumin e bëjmë rehat”- Gjyqi ndaj Plaurent Dervishit për atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja, dëshmon Ramazan Rraja: S’kam lidhje me ngjarjen! Donin të vrisnin familjarët e mi

By: Fax Web
12 January 2026 at 11:54

Ramazan Rraja dhe Erigen Toska kanë dëshmuar në GJKKO, në seancën e mbajtur ndaj Plaurent Dervishit për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, ku mbeti i vdekur shoferi i këtij të fundit, Andi Maloku. Rraja dhe Toska kanë pretenduar se nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen në fjalë.

Nga ana tjetër, Ramazan Rraja gjatë dëshmisë së tij në GJKKO është shprehur se nuk ka lidhje me atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja, duke shtuar se ka qenë jashtë Shqipërisë para dhe pas ngjarjes.

Ai shtoi se kishte dëgjuar se po përgatitej vrasja e familjarëve të tij, pas dyshimeve se Rraja kishte marrë pjesë në atentatin në Durrës. Por Ramazan Rraja shtoi se nuk shqetësoheshin fare as për këtë gjë dhe se gjumin e bënin shumë rehat. Kujtojmë se Rraja akuzohet për ‘sigurimin e kushteve për kryerjen e vrasjes’ në atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja.

Prokurori Adnan Xholi kërkon që seancën e radhës të merren në pyetje dy të pandehurit Plaurent Dervishaj dhe Juliaj Meçaj.

Pjesë nga diskutimi në GJKKO:

Dëshmon Erigen Toska: Në 2019 kam patur Mercedez ngjyrë gri. Në pallatin që unë banoj, kam parkuar automjetin rreth orës 22.00, ka qenë shtator 2019. Më pas rreth ores 06.30 të nesermen, zbres për te ikur në pune, nuk gjeta automjetin poshtë. Gjëja e parë që bëra, telefonova policinë dhe bëra denoncimin. Më telefonoi me pas policia në telefon, 2-3 muaj pas denoncimit. Më thirrën për automjetin, më morën në pyetje. Nuk bëra kërkime për gjetjen e automjetit. Kopjon e çelësit që kisha, ja dhash policisë.

Dëshmon Ramazan Rraja: Kam jetuar edhe jashtë edhe në Shqipëri. Nuk kam pasur konflikte me askënd përpara se të arrestohesha. Plaurent Dervishaj e njoh, Redjan Rrajën e kam kushëri, Julian Meçaj e njoh, ndërsa të pandehurit e tjerë i kam njohur në burg. Në 2019 kam patur një numër telefoni në perdorim, e kam vënë në dispozicion gjatë procesit që ka qenë hetimi. Ka qenë i regjistruar në emrin tim. Kam pasur Ëhatssupin të instaluar. Ne Durrës kam qenë në lokalin “Zodiac”, nuk e kam idenë kush është pronari. Jam ulur vetëm një herë para vitit 2019. Arjan Ndoj, Vullnet Muça, Aleksandër Laho, etj, nuk i njoh, i kam parë vetëm në televizor. As Ervin apo Luan Matën. Lokal “Viktoria” nuk e di ku ndodhet. Nuk kam patur aplikacion të enkriptuar. Jam dënuar për “sigurim kushtesh”, por nuk di të kem siguruar kushte për ndonjë ngjarje. Nuk kam siguruar kushte as për Arjan Ndojën, as për Genci Malokun. Nuk kam patur asnjë automjet në përdorim në momentin që jam arrestuar. Kam dijeni që kanë dashur të vrasin familjarët e mi, mesa kam parë në media. Edhe për këtë nuk shqetësohem, gjumin e bëjmë rehat edhe në rrugë të madhe. Nuk kam dijeni nëse familjarët e mi janë takuar me familjen e Genci Malokut (babai i Andi Malokut që mbeti i vrarë në atentat). Me Plaurent Dervishaj jam takuar vetëm një herë për kafe, detyrim financiar nuk i kam qoftë atij, as ndonjërit. Në 1 nëntor kam qenë jashtë territorit të Shqipërisë përpara dhe pas asaj ngjarje.

Mashtruan kambistin shkodran/ 5 personat pjesë e grupit të Florian Gjergjit, i shumëkërkuari për të njëjtën vepër penale

By: Fax Web
12 January 2026 at 11:43

5 personat që mashtruan kambistin nga Shkodra, 3 prej të cilëve të arrestuar, dyshohet se janë pjesë e grupit të Florian Gjergjit. Ky i fundit është shpallur në kërkim po për veprën penale të mashtrimit.

Grupi prej 5 personave që mashtruan biynesmenin shkodran, 3 prej të cilëve të arrestuar, dyshohet të jenë pjesë e grupit të të shumëkërkuarit po për mashtrim, Florian Gjergji. Të dielën policia arrestoi Krenar Toromenin, Ilia Gjinin dhe Artur Lecinin.

Ata e kishin marrë biznesmenin në aplikacionin Viber me një numër të paregjistruar dhe i ishin prezantuar si miku i ngushtë i Tonin Marinajt, kryetarit të bashkisë në Malësi e Madhe.

Të arrestuarit i kanë kërkuar shumën prej 40 mijë euro, me pretendimin se do ua çonin Marinajt dhe do ia kthente brenda pak ditësh. Sipas biznesmenit, paratë ua ka dhënë me mirëbesim dhe në mbrëmje pasi ka marrë Tonin Marinajn në telefon për ta pyetur nëse i kishte marrë paratë, ka kuptuar se ishte mashtruar. Pasi bëri kallëzimin në polici, autorët u identifikuan nga kamerat e një biznesi pranë Rinasit, ku edhe ishin dhënë paratë.

Gjyshja pretendon se braktisi fëmijët.Punoj edhe me 2 turne për shkak të vështirësive ekonomike, kam kërkuar ndihmë sociale por s’ma dhanë

By: Fax Web
12 January 2026 at 11:39

Nëna e 3 fëmijëve në Durrës, e cila u denoncua nga ish-vjehrra se i ka braktisur, vijon të këmbëngulë se nuk është e vërtetë. Nëna rrëfen kushtet e vështira ekonomike me të cilat përballet.

Rrëfimi i plotë i nënës së 3 fëmijëve

Është thënë që i kam braktisur 3 fëmijët. Shkollës i është dërguar raporti, ku fëmijët janë të deklaruar që janë të sëmurë dhe janë në kurim. Nuk i kam lënë vetëm fëmijët. Nëse do i lija vetëm. Gjatë ditë si kam lënë vetëm, sepse jam e detyruar të punoj për fëmijët. Ia kam thënë edhe policisë, shtëpia ime ka pasur disa rroba në krevat, por është futur një dorë tjetër për të hedhur poshtë. Nëse do jetonin në ato gjendje, fëmijët s’do ishin në gjendje të mirë shëndetësore. Mjekët kanë kryer ekzaminime dhe janë në gjendje shumë të mirë. Që prej përmbytjes jemi pa ujë, kam prova dhe fakte të tjera dhe do hedhim poshtë pretendimin e gjyshes. Nëse s’do isha e zonja t’i mbaja, s’do i mbaja këtu e prej 5 vitesh që s’jam më me bashkëshortin. Fëmijët e mi nuk janë rritur me urrejtje për babanë e gjyshen. Kur ka ardhur gjyshja, fëmijët e mi kanë hapur derën.

Kur vinte në Shqipëri, më thonte dua të takoj fëmijët. Dje s’më ka lajmëruar, s’më ka thënë që është kthyer dhe do të takojë fëmijët. Pse dje s’më ka marrë në telefon si çdo herë.

Fëmijët janë shumë mirë, janë bërë mjekimet. Dyshohet se zgjebe, ishte infeksion lëkure. Kanë marrë një raport 2 javor dhe kaq. Infeksioni më thanë që është marrë në shkollë, por është gjë që kalon.

Ne kemi shumë kohë që jemi diovorcuar, që kur kam qenë shtatzënë me vajzën. Deri sot që vajza ime është 5 vjeç. Ja kam sakrifikuar dhe ja kam dalë. Fëmijët i kam shumë mirë, si fizike dhe psikologjike. Gjatë kohës që ish-bashkëshorti im ka qenë në burg, gjyshja mund të sillte ndonjë çokollatë. Tani që ka dalë nga burgu, nis 18 mijë lekë. Çfarë mund të bëj me 18 mijë lek.

Në gusht kam shkuar në Itali, kemi rënë dakord të bënim dokumentet, që ti merrnin fëmijët. Unë me një shtëpi me ata nuk mund të jetoja. Kemi pasi konflikte, jam kthyer në Shqipëri, kam dashur te ik në Itali, s’më kanë lejuar ngaqë ka hedh pretendime se kam braktisur fëmijët. Nuk ika dot se shteti shqiptar më tha ke kaluar 3 mujorshin në Itali dhe duhet të qëndrosh 3 muaj me patjetër në Shqipëri.

Kam punuar me një turn dhe 2 turne. Gjatë ditës kanë ndenjur vetëm, se kam qenë e detyruar. Skam pasur ndihën sociale. 300 mijë lekë qiraja. Unë kam rrogën 400 mijë lekë rrogë. Kam shkuar i kam çuar në shkollë, i ka marrë djali i madh, ose unë shkëputem nga puna i çoja në shtëpi. Shkëputesha, ju çoja ushqim dhe çdo gjë.

Kam, kërkuar ndihëm sociale, më kanë parë që kam tv, lavatrice, më thanë që ke kushte më të mira se unë. Çfarë ndihme sociale kërkon.

Unë do luftoj, kujdestarinë nuk ma heqin dot. Me pas mundësinë familje ime s’më lejonte kurrë të punoja dy turne. Familja ime jeton jashtë.

Matura Shtetërore 2026/ Ministria e Arsimit publikon datat e provimeve

By: Fax Web
12 January 2026 at 11:35

Ministri e Arsimit dhe Sportit ka publikuar datat e provimit të Maturës Shtetërore 2026. Maturantët do të testojnë dijet e tyre në provime, për t’i hapur rrugë më pas studimeve të larta. Sipas njoftimit të ministrisë provimi i gjuhës së huaj do të jetë më 2 qershor, më 9 qershor i gjuhës shqipe, kurse provimi i matematikës do të jetë më 16 qershor dhe ai i lëndës me zgjedhje më 23 qershor.

Njoftimi:

Është tashmë publike rregullorja e Maturës Shtetërore 2026 dhe datat e provimeve për të gjithë maturantët që ndjekin arsimin e mesëm të përgjithshëm dhe atë profesional.

2 qershor ·  Provimi i gjuhës së huaj

9 qershor ·  Provimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë

16 qershor ·  Provimi i matematikës

23 qershor · Provimi me zgjedhje

Janë publikuar dhe shpërndarë po ashtu testet model për orientimin e maturantëve gjatë procesit të përgatitjes.

Kujdes! Çdo shkelje e rregullave të provimit parashikon penalizim sipas rregullores. Përgatitja rigoroze është mundësia juaj e vetme për një garë që ju nxjerr fitues e faqebardhë.

“Shtëpia e barit” në Sarandë, momenti kur efektivët mësyjnë në apartamentin me qindra bimë kanabis

By: Fax Web
12 January 2026 at 11:26

Publikohen pamjet nga momenti kur efektivët e Policisë mësyjnë në ‘shtëpinë e drogës’ në Sarandë.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Green flat”, evidentohet dhe goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, në qytetin e Sarandës.

Sekuestrohen 260 bimë narkotike, 26.6 kg lëndë narkotike kanabis, pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin dhe përpunimin e bimëve narkotike, me qëllim shitjen.

Vihet në pranga një 30-vjeçar Enea Pitani, i cili u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në apartamentin që kishte përshtatur për këtë veprimtari kriminale.  Identifikohet dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij Mikele Qamil.

Procedohen penalisht 4 punonjës të OSHEE Sarandë, për shpërdorim detyre.

Rama: Deri në 2030 bëhemi eksportues të energjisë, 30% e prodhimit nga burime të rinovueshme

By: Fax Web
12 January 2026 at 11:20

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se portofoli energjetik i vendit ka nisur tashmë të diverisifikohet, ndërsa objektivi është që deri në fund të kësaj dekade, 30% e prodhimit të jetë nga era dhe dielli.

Gjatë prezantimit të projektit për parkun eolik të Tropojës, Rama u shpreh se nëse arrihet ky objektiv deri në vitin 2030, Shqipëria do ta ketë plotësisht të garantuar një sistem elektroenergjetik të vetëmjaftueshëm.

Ndërkohë, Rama tha se “çdo gjë që do të prodhojmë përtej nevojave do ta eksportojmë”.

“Nuk do të kemi më para të hedhura jashtë vendit për të blerë energji, por do të kemi shitje të energjisë për të sjellë më shumë të ardhura për ekonominë dhe familjet shqiptare”, tha Rama.

Kryeministri shprehu bindjen se “koha kur Shqipëria duhet të dalë në treg për të blerë energji po shkon drejt fundit”.

“Ne do të jemi në kategorinë e atyre jo shumë vendeve që gëzojnë pavarësi të plotë kur vjen puna te energjia”, shtoi Kryeministri.

Parku i energjisë së rinovueshme me erë në Tropojë do të ketë kapacitet 600 MW.

Kryeministri Rama u shpreh se sot finalizohet një përpjekje e përbashkët rreth 2-vjeçare me kompaninë e mirënjohur për të gjithë procesin parapërgatitor.

Ndërtimi i këtij parku, sipas kryeministrit Rama pritet të realizohet në harkun kohor të 12 muajve.

“Ky park i madh i energjisë së erës në Tropojë do të hyjë në rrjetin e prodhuesve të energjisë së rinovueshme në vendin tonë. Duke pasur parasysh eksperiencën e kompanisë, rrugëtimin e saj të suksesshëm dhe hartën e pranisë së saj në Europë kam shumë besim se do të përfitojmë edhe dije të reja dhe një vlerë të shtuar në kulturën e punës dhe të veprimit në një sektor kaq strategjik sa sektori energjetik”, shtoi Rama.

Kryeministri theksoi se ky investim shkon në rrugën e përmbushjes së objektivit të madh strategjik për ta bërë Shqipërinë një vend sovran në prodhimin e energjisë.

“Ne kemi pasur për një periudhë të gjatë varësi të plotë nga uji i shiut dhe ndërkohë kemi trashëguar një sistem me aq shumë të çara sa që kur na ka munguar shiu na është dashur të dalim në tregun ndërkombëtar dhe të blejmë sasi të mëdha me çmime të kripura”, tha Rama.

Ndërkohë sipas tij, e kundërta ka ndodhur kur ka pasur reshje me shumicë dhe ka pasur shkarkime uji nga HEC-et që ndonjëherë kanë shkaktuar dëme të jashtëzakonshme.

“Amerikanët këtu mund të dëshmojnë”, Rama: Sektori energjitik, i garave të hapura ndërkombëtare. Asnjë ankesë nga kompanitë

By: Fax Web
12 January 2026 at 10:52

Rama: Koha kur Shqipëria duhet të dalë në treg për të blerë energji po shkon drejt fundit. Ne do të jemi në kategorinë e atyre jo shumë vendeve që gëzojnë pavarësi të plotë kur vjen puna te kjo lëndë vitale për një shtet. Kjo si rezultat i investimeve, por edhe një vizioni, një programi dhe i një përpjekje në drejtimin e duhur nga ana e MIE. Sot ato që deri dje ishin plagë për shtetin shqiptar, ndërmarrjet e sektorit janë pararojë në administratim dhe mirëfunksionimin e tyre, sot ne kemi një portofol që ka nisur të diversifikohet, ku uji do mbetet burimi kryesor i energjisë por diella dhe era kanë nisur të zënë vendin e tyre dhe ne do të kemi plotësisht të garantuar se sistemi ynë do jetë i vetëmjaftueshëm dhe do eksportojmë përtej nevojave tona. Energji e shitur jashtë vendit për të sjellë të ardhura në ekonomi dhe të nesermen e vendit.

Sektori energjitik është sektori i garave të hapura ndërkombëtare, më vjen mirë të nënvizoj, meqë fjala korrupsion është si këpucët e modës, që po nuk e nxori njeriu nga goja duket se nuk është në modë, që pikërisht në këtë sektor kjo fjalë ka marrë një përgjigje të vazhdueshme, sistematike dhe nuk ka një kompani serioze, që ka marr pjesë në këto gara që të ketë shprehur një ankesë sado të vogël.

Besoj të njëjtën dëshmi mund ta japin amerikanët që kemi këtu, sepse jo vetëm që nuk kanë ndeshur asnjë pengesë të kësaj natyre por e kanë patur qeverinë në krah në cdo hap për të kapërcyer pengesa burakrotike në nivelin vendor. Kompania ka patur garanci që projekti do të shkojë deri në fund.

Zbresin temperaturat, ngrica në rrugë! Të gjithë akset nacionale të kalueshme! Verifikohen dëmet e përmbytjeve

By: Fax Web
12 January 2026 at 10:50

Pas reshjeve intensive të shiut, vendi ynë është përfshirë nga temperatura të ulëta, të cilat në zonat malore zbresin deri në -10 gradë celsius.

Pas reshjeve intensive të shiut, vendi ynë është përfshirë nga temperatura të ulëta, të cilat në zonat malore zbresin deri në -10 gradë celsius. Bora ka shkaktuar ngrica në akset rrugore, por sipas ARRSH qarkullimi vijon normalisht. Ndërkohë, po vijohet me verifikimin e dëmeve nga përmbytjet në disa qarqe të vendit, Durrës, Fier, Lezhë, Gjirokastër etj.

DIBËR– Rruga e Arbrit ne disa segmente ka patur ngrica veçanërisht në zonat malore.  Rruga Peshkopi Kukës kalohet me zinxhirë, ndërsa segmenti Ura e Çerenecit Librazhd ditën djeshme ka patur problematika ne lëvizje për shkak të borës. Në disa fshatra ka mungesë të energjisë elektrike.

SHKODËR– Edhe në Shkodër është përmirësuar situata. Sipërfaqja totale e tokës bujqësore me prani uji vlerësohet rreth 945 ha. Në Obot, uji është prezent vetëm në oborre, pa depërtim në banesa; qarkullimi është i garantuar dhe realizohet me mjete të Ushtrisë, është i bllokuar kalimi me mjete për shkak të rrities së nivelit të ujit në rrugë.

FIER– Situata në Fier është normalizuar dhe prurjet në Lumin Vjosa janë në kuota normale. Ndërkohë, prurjet ne lumin Seman  janë në kuota të larta përgjatë gjithë argjinaturës nga territori i Bashkisë Lushnje, Roskovec, Patos, Fier e deri në grykëderdhje. Lumi Seman është tërhequr nga banesat dhe rruget e fshatit Murriz Njesia Adm Fiershegan, Bashkia Lushnje. Vazhdojnë të jenë të përmbytura 100 ha toke bujqësore brenda argjinaturave ne Lushnje, Roskovec-Patos dhe Fier.

KORÇË– Në Korçë për shkak të rrëshqitjes së dherave, vijon të jetë e bllokuar rruga Dunicë.  Rruga e fshatit Malinë është jofunksionale. Një mjet është siguruar nga bashkia, por ndërhyrja aktualisht është e pamundur për shkak të kushteve të pafavorshme të motit. Vijon të jetë e bllokuar rruga Zall–Torra.

GJIROKASTËR– Rruga e Qafës së Çajupit vijon të jetë e bllokuar,  edhe ditën e sotme do të punohet  nga kontraktori për hapjen e saj. Në Njësinë Administrative Zagori, rrugët hyrëse të fshatrave Zhej, Lliar dhe Topovë vijojnë të jenë të bllokuara për shkak të rrëshqitjeve të dherave, të cilat vazhdojnë ende.  Një rrugë që është e bllokuar në Memaliaj ka izoluar 5 banesa.

Akset rrugore Salari – -Nivicë, Dukaj- Sinanaj momentalisht janë të paaksesueshme për shkak te rrëshqitjeve të vazhdueshme dhe prurjeve të shumta. Në aksin Tepelenë – Gjirokastër, pranë zonës së Shkallës së Zezë, vijon puna për pastrimin; qarkullimi kryhet me një korsi.

Parku eolik i Tropojës/ Balluku: Drejt një ekonomie të qëndrueshme. 1.5 miliardë euro investime private

By: Fax Web
12 January 2026 at 10:47

Kryeministri Edi Rama dhe Zv. Kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, vizituan sot parkun eolik të Tropojës, një nga investimet më të rëndësishme në sektorin e energjisë në vend.

Gjatë vizitës, Balluku theksoi se projekti nuk është thjesht një investim energjetik, por një dëshmi e transformimit të sektorit energjetik shqiptar drejt një faze të re. “Shqipëria nuk është më e varur energjetikisht dhe po shkon drejt një ekonomie të qëndrueshme,” tha ajo, duke nënvizuar rëndësinë e krijimit të energjive alternative dhe të investimeve të huaja, që arrijnë në mbi 1.5 miliardë euro në proces. Sipas saj, këto projekte tregojnë besimin strategjik të investitorëve dhe konkretizojnë tranzicionin energjetik që po ndodh në vend.

“Një projekt që lidhet me energjinë. Parku eloik i Tropojës nuk është vetëm një investime energjike, por është dëshmi i transformimit që po merr Shqipëria. Dëshmon sektori energjetik shqiptar po kalon në një fazë të re. Shqipëria tashmë nuk është më e varur. Po shkojmë drejt një ekonomie të qëndrueshme. Ku tranzicion nuk është vetëm një ide apo premtim, është një realitet që po merr formë çdo ditë. Është një skemë e re energjetike që bazohet në krijimin e energjive alternative. Është një realitet që po merr formë çdo ditë. Investimet e huaja janë një tregues mbi besimin tonë strategjik. Ky besim, sot është i dukshëm dhe i gatshëm. 1.5 miliardë euro investime private janë në proces”, tha zëvendëskryeministrja Balluku.

“Shqipëria, qëndrueshmëri energjitike”, Balluku: Nuk flasim më për projekte në letër

By: Fax Web
12 January 2026 at 10:44

Balluku: Gjatë këtyrë vieve janë angazhuar mbi 2 mlb euro investime privatë të përqëndruara në burime të rinovueshme. Kemi një portofol projektesht që pritet të cojmë më tej se 1500 kilovat orë. Sa i përket energjisë diellore, kemi kaluar nga projekt pilot në impiante të energjisë së madhe. Në energjinë e erës Shqipëria po hyn në fazën e realizimit të projekteve konkrete, për herë të parë.

Kjo nuk është një rastësi, vjen në bazë të një strategjie. Parqet eolike kanë një vështirësi më të madhe gjatë studimit apo zbatimit të projekteve të tyre. Për një projekt të tillë ka nevojë për një kohë 4 stinore, ose ndryshe 12 muaj. Por kanë impakt të jashtëzakonshëm në energjinë dhe si rrjedhojë në ekonominë e një vendi.

Këtë event sot, uroj të jetë ogur me diellin që ka dalë, pas një 10 ditëshi sfidues në të gjithë Republikën e vendit. Projektet që po zhvillohen nga SWP është shembull i qasjes që qeveria ka ndaj energjisë dhe ekonomisë së qëndrueshem.

Me një portofol projektesh, SWP prezantohet si garanci e fortë për histori suksesi me parkun eolik të Tropojës. Ulim varësinë nga importet, përmirësojmë sigurinë energjitike të vendit, janë investime që krijojnë vende pune, sjellin teknologji, rrisin të ardhurat.

Shqipëria sot po investon në linjat e transmetimit, që lidhen me të gjithë fqinjët tanë. Shqipëria është një nga vendet më mirë të lidhura në sistemin e transmetimit, duke i dhënë një garanci investitorëve.

Dua të them qartë se jemi të vendosur të vijojmë mbështetjen në kapacitete të reja gjeneruese. Nuk po flasim më për plane në letër, por për projekte që funksionojnë në terren. Për rrjedhojë edhe taksa e karbonit, që produktet energjitike me energji shqiptarë është zero. Kjo sepse qeveria ka investuar me ide të qarta. Të dhënat e sistemit energjitik sot tregojnë të dhëna pozitive. Niveli arkëtimeve ësht 100%, kapacitete gjeneruese janë shtuar, prodhimi energjisë në vend vijon rritjen e përvitshme duke mbuluar konsumin vendas. Ndërprerjet e energjisë janë në minimumin historik të tyre

Sulm me armë në Athinë, plagosen pronari shqiptar i një restoranti dhe djali i tij

By: Fax Web
12 January 2026 at 09:42

Një incident i përgjakshëm ndodhi në orët e para të së hënës në Agios Dimitrios në Athinë, ku u plagos pronari i një restoranti suvlaki, 70-vjeçar, dhe djali i tij, 39-vjeçar.

Sipas informacionit zyrtar, tre persona mbërritën me makinë në orën 2:40 në biznesin që ndodhet në rrugën Agoniston Polytechneiou dhe qëlluan me armë ndaj pronarit dhe djalit të tij. Pronari 70-vjeçar, me origjinë nga Shqipëria, u plagos në këmbë, ndërsa djali i tiju plagosnë kofshë dhe pulpë.

Oficerët e policisë që mbërritën në vendngjarje gjetën dhe mblodhën katër gëzhoja. Pas të shtënave, tre autorët u larguan me makinë në drejtim të paditur. Hetimin e rastit e ka marrë përsipër FBI-ja greke.

Deri minus 15 gradë celcius, temperatura të ulëta në qarkun Elbasan

By: Fax Web
12 January 2026 at 09:14

Në qarkun Elbasan, temperaturat kanë rënë ndjeshëm, duke arritur në zonat malore mbi -10°C dhe deri -15°C në aksin Elbasan-Q.Thane, ku rruga është trajtuar me kripë.

Aksi Elbasan-Gjinar dhe Elbasan-Tiranë nuk ka prezencë debore, por vijon kriposja në pikat problematike.

Prurjet e lumit Shkumbin dhe perroit të Zaranikës janë ulur dhe nuk paraqesin rrezik, ndërsa shkarkimet nga HEC Banje arrijnë 390 m³/sek.

Furnizimi me energji elektrike është kryesisht normal, përveç fiderit që furnizon Njësitë Administrative Tunjë, Kushovë dhe Skënderbegas, problem që pritet të zgjidhet në orët në vijim.

Ulja e ndjeshme e temperaturave shkakton ngrica në segmentet rrugore të qarkut të Dibrës

By: Fax Web
12 January 2026 at 09:10
Zbritja e ndjeshme e temperaturave gjatë orëve të natës dhe të mëngjesit në -10 gradë në qarkun Dibër veçanërisht Peshkopi dhe Bulqizë ka sjellë ngrica në disa segmente rrugore, duke krijuar vështirësi për qarkullimin e automjeteve.

Rruga e Arbrit në disa segmente ka patur ngrica veçanërisht në zonat malore. Problematikë me energjinë elektrike ka pasur në disa fshatra përfshirë: Lurë Sllove,  Selishtë Ostren i Madh, – ku telat  e energjisë janë këputur si pasojë e dëborës së rënë.

Rruga Peshkopi-Kukës kalohet me zinxhirë, ndërkohë segmenti Ura e Çerenecit Librazhd ditën djeshme ka patur problematika në lëvizje për shkak të borës dhe pothuaj ka qenë e pakalueshme për mjetet e vogla.

Autoritetet u bëjnë thirrje shoferëve të tregojnë kujdes të shtuar, të përdorin goma dimërore dhe të ulin shpejtësinë.

Ndryshime të tjera në polici/ Emërohen drejtuesit për Korçën, Lezhën dhe Durrësin! I refuzohet dorëheqja drejtorit të Elbasanit

By: Fax Web
12 January 2026 at 08:35

Ndryshime janë bërë në nivel drejtuesish në Policinë e Shtetit.

Gazetarja Vanesa Rrahmani bën me dije se Vilson Bala është emëruar Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë.

Drejtues Islor Islami caktohet përkohësisht Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë.

Drejtues Afrim Tafa caktohet përkohësisht Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Drejtorit të DVP Elbasan, Drejtues Fatmir Hoxha, për rezultatet e larta të arritura gjatë fundvitit 2025 në DVP Elbasan, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda i ka revokuar dorëheqjen e tij, dhe për këtë fakt do të vijojë në detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

VIDEO/ Spektakël në Inter-Napoli, por pa fitues

By: Fax Web
11 January 2026 at 23:10

Nuk ka fitues në supersfidën e javës së 20-të të Serie A mes Interit dhe Napolit, me ekipet që ndanë pikët në një barazim spektakolar 2-2.

Sfida e luajtur në “San Siro” nisi mjaft mirë për vendasit të cilët kaluan në avantazh në minutën e 9’ me anë të Dimarcos, por në të 26’, ishte McTominay që riktheu baraspeshën.

Në pjesën e dytë, Calhanoglu kaloi për herë të dytë në avantazh zikaltrit me anë të një penalltie në minutën e 73’, ndërsa dy minuta më parë Conte u ndëshkua me karton të kuq për protesta.

Gjithsesi, ishte sërish McTominay që barazoi sfidën në të 81’, duke mos lënë zikaltrit të shkëputeshin në krye.

Kështu Interi ruan sërish kreun e kampionatit me 43 pikë, tre më shumë se Milani i vendit të dytë dhe katër më shumë se Napoli i vendit të tretë.

VIDEO/ Barça fiton “El Clasico”-n në Arabi dhe bën të sajën Superkupën e Spanjës

By: Fax Web
11 January 2026 at 22:05

Barcelona fiton Superkupën e Spanjës.

Finalja e luajtur në Jeddah të Arabisë Saudite mes klubit katalanas dhe Real Madrid u mbyll në shifrat 3-2.

Pjesa e parë u mbyll pas 4 golash, në barazim 2-2.

E para shënoi Barcelona me Raphina në minutën e 26, ndërsa në minutat shtesë u shënuan plot 3 gola me autorë Vinicius Jr, Raphina dhe Garcia.

Pjesa e dytë nisi gjithashtu me ritëm por me Barcelonën më konkrete.

Në minutën e 73-të Barça gjeti edhe golin e avantazhit, sërish me Raphinan.

Pavarësisht përpjekjeve të shumta, rezultati nuk ndryshoi deri në fund të sfidës.

Kjo është Superkupa e 15-të për Barcelonën, ndërsa Real Madrid mbetet në 13.

Dy gjigandët e futbollit spanjoll tani duhet të përqëndrohen në kampionat dhe Champions League, ku rivaliteti mbetet sërish i fortë.

Yesterday — 11 January 2026Main stream

Rritet çmimi i banesave në BE në dekadën e fundit, në 20 vite trefishohet vlera në Shqipëri

By: Fax Web
11 January 2026 at 18:35

Në tremujorin e tretë të vitit 2025, çmimet e shtëpive në Bashkimin Evropian u rritën me 5.5%, ndërsa qiratë u rritën me 3.1%, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2024.

Nga gjetjet e fundit të Eurostat, lidhur me çmimet dhe qiratë e shtëpive për tremujorin e tretë të vitit 2025, vihet në pah se ka pasur një trend rritës të vlerës së banesave.

Kështu, gjatë dekadës së fundit, midis vitit 2015 dhe tremujorit të tretë të vitit 2025, çmimet e shtëpive në BE u rritën me 63.6% dhe qiratë me 21.1%.

Duke bërë një krahasim të tremujorit të tretë të vitit 2015 dhe të 2025-ës, çmimet e shtëpive u rritën më shumë se qiratë në 25 nga vendet e BE-së për të cilat ka të dhëna të disponueshme.

Brenda këtij 10-vjeçari, çmimet e shtëpive u trefishuan në Hungari (+275%) dhe janë dyfishuar në 11 vende, me rritjet më të mëdha të vërejtura në Portugali (+169%), Lituani (+162%) dhe Bullgari (+156%).

Finlanda ishte i vetmi vend ku çmimet e shtëpive ranë gjatë kësaj periudhe (-2%).

Gjatë së njëjtës periudhë, pati rritje të theksuar të qirave së banesave. Rritjen më e lartë e regjistruar është në Hungari (+107%), e ndjekur nga Lituania (+85%), Sllovenia (+76%), Polonia (+75%) dhe Irlanda (+74%).

Vlera e pronave në Shqipëri

Në trend rritës shfaqet dhe Shqipëria sa i përket vlerave të pronave.

Bazuar nga të dhënat për 9 muaj të vitit 2025, çmimet e apartamenteve në kryeqytet kanë shënuar rritje të shpejtë.

Duke krahasuar aktualisht çmimet me ato të muajit shkurt 2025, vlerësohet një rritje prej 10%-33%, në varësi të zonës dhe objektit.

Deri në qershor të vitit të kaluar, çmimi mesatar për një metër katror apartament në Tiranë arriti në 1,830 euro.

Krahasuar 2005-ën me 2025-ën, brenda këtij 20-vjeçari çmimi i apartamenteve janë trefishuar.

Në 2024, Shqipëria u rendit gjithashtu ndër vendet që kanë shënuar rritjen më të lartë të çmimeve në Europë, sipas raportit “Për indeksin e pasurive të paluajtshme 2025”, i hartuar nga kompania ndërkombëtare “Deloitte”.

Në raport theksohej se, çmimi mesatar i shitjeve të apartamenteve në vend arriti në 1,620 euro/m². Krahasuar me 2023, çmimi mesatar u rrit me rreth 17%.

❌
❌