Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 6 February 2026Main stream

Yamal shënon për Barcelonën, fyhet rëndë nga tifozët e Albacetes: Ti nuk je spanjoll

6 February 2026 at 13:52

Lamine Yamal, ylli i Barcelonës dhe i përfaqësueses së Spanjës, ishte në qendër të vëmendjes gjatë çerekfinales së Kupës së Mbretit ndaj Albacetes, jo vetëm për paraqitjen e tij në fushë, por edhe për ngjarjet e shëmtuara nga tribunat.

Barcelona fitoi 2:1 dhe u kualifikua në gjysmëfinale, ndërsa Yamal kontribuoi me një gol, duke vazhduar sezonin e tij të shkëlqyer me 14 gola dhe 13 asistime.

Megjithatë, suksesi i tij u njollos nga fyerjet e tifozëve vendas, të cilët brohoritën thirrje fyese si “Ti nuk je spanjoll” dhe “Babai yt është pijanec”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Yamal shënon për Barcelonën, fyhet rëndë nga tifozët e Albacetes: Ti nuk je spanjoll appeared first on Sinjali.

Arrestohet një protestues gjatë protestës kundër shtrenjtimit të rrymës

6 February 2026 at 13:34

Një protestues është arrestuar gjatë protestës kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike në Prishtinë.

Arrestimi ndodhi pasi në drejtim të policisë u hodh një mjet tymues, veprim të cilin i ndaluari e mohoi.

Policia intervenoi menjëherë, duke kërkuar personin përgjegjës për hedhjen e tymit, ndërsa rasti po trajtohet nga organet kompetente.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Arrestohet një protestues gjatë protestës kundër shtrenjtimit të rrymës appeared first on Sinjali.

Dhoma e Specializuar refuzon ankesën e Hashim Thaçit për shkelje të të drejtave të tij

6 February 2026 at 12:45

Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese ka refuzuar ankesën e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili kërkonte vlerësimin e shkeljeve të të drejtave të tij themelore lidhur me caktimin e gjyqtarëve në çështjen kundër tij në Hagë.

Vendimi është marrë më 5 shkurt, ndërsa Dhoma ka konstatuar se disa prej pretendimeve të Thaçit ishin të parakohshme dhe të tjera të pabaza, duke shpallur kërkesën e tij të papranueshme.

Thaçi pretendonte se kryetarja e Gjykatës Speciale kishte vepruar në mënyrë të jashtëligjshme duke caktuar të njëjtin gjyqtar për aprovimin e aktakuzës dhe vendime të tjera për të njëjtin rast.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dhoma e Specializuar refuzon ankesën e Hashim Thaçit për shkelje të të drejtave të tij appeared first on Sinjali.

Një milion euro për FIFA 2026, Telekomi i Kosovës siguron të drejtat e transmetimit

6 February 2026 at 12:26

Telekomi i Kosovës ka njoftuar se ka përfunduar kontratën për blerjen e të drejtave ekskluzive të transmetimit të Kupës së Botës 2026, e cila do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Kontrata, e cila i është besuar operatorit nga Shqipëria “Dividend” Sh.P.K., ka vlerën përfundimtare prej 1,050,000 euro.

Kupa nis më 11 qershor, ndërsa Kosova dhe Shqipëria po garojnë për kualifikim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Një milion euro për FIFA 2026, Telekomi i Kosovës siguron të drejtat e transmetimit appeared first on Sinjali.

Gashi: Vjosa Osmani momentalisht i ka vetëm 3 vota, Taynan, Valdrin Sahitin dhe Dafina Zeqirin

6 February 2026 at 12:03

Analisti dhe gazetari kosovar, Astrit Gashi, ka folur për përpjekjen e presidentes aktuale, Vjosa Osmani, për t’u rizgjedhur në krye të shtetit edhe për një mandat.

Gashi me ironi ka thënë se aktualisht Osmani nuk e ka pas vetes askënd, përveç Taynas, Valdrin Sahitit dhe Dafina Zeqirit.

“Vjosa Osmanin momentalisht e përkrahin vetëm tre persona, Tayna, Valdrin Sahiti edhe Dafina Zeqiri. Veç këto vota i ka në tavolinë”, ka thënë Gashi në Rtv Dukagjini.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gashi: Vjosa Osmani momentalisht i ka vetëm 3 vota, Taynan, Valdrin Sahitin dhe Dafina Zeqirin appeared first on Sinjali.

Jeffrey Epstein kishte testosteron dhe libido shumë të ulët, kërkoi informacion mbi pilula për zmadhimin e penisit

6 February 2026 at 11:55

Dokumentet mjekësore të publikuara rishtazi zbulojnë se financuesi i ndjerë Jeffrey Epstein vuante nga nivele shumë të ulëta të testosteronit dhe libido e reduktuar.

Ai kishte kërkuar informacione mbi ilaçe për zmadhimin e penisit dhe ngurroi të merrte trajtime hormonale, duke i quajtur ato “gabim gjigant”.

Dokumentet tregojnë gjithashtu histori të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme dhe shqetësime mbi spermin e tij, duke nxjerrë në pah gjendjen e tij shëndetësore të komplikuar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Jeffrey Epstein kishte testosteron dhe libido shumë të ulët, kërkoi informacion mbi pilula për zmadhimin e penisit appeared first on Sinjali.

Met Elshani shpërthen ndaj Mozzik pas diss-it: Gënjeshtrat e tua të vendosën pikërisht aty ku je tani

6 February 2026 at 11:52

Pas publikimit të këngës “Diss” nga Mozzik, Met Elshani reagoi ashpër në rrjetet sociale, duke akuzuar reperin për mosmirënjohje dhe gënjeshtra që, sipas tij, e kanë ndihmuar Mozzik-un të arrijë suksesin.

Elshani përmendi gjithashtu ngjarje personale dhe financiare të së kaluarës, duke e kthyer konfliktin muzikor në një përplasje personale me pretendime të forta.

“Është sinqerisht qesharake se si disa njerëz mund të jenë kaq mosrespektues dhe prapë të mendojnë se meritojnë një vend në jetën time. Mjaft me budallallëqe. Gënjeshtrat e tua të vendosën pikërisht aty ku je tani. Çdo dhimbje mendore dhe fizike që ke përjetuar – dhe që ende e përjeton – e ke sjellë vetë mbi vete. Gënjeshtra, tradhti, duke luajtur rolin e viktimës. E vërteta tashmë ka dalë në shesh. Madje e ke pranuar edhe vetë. T’i vjedhësh kursimet e jetës një gruaje të moshuar dhe pastaj të përpiqesh t’ia hedhësh fajin ish-gruas tënde? Ti dhe gruaja jote e dini saktësisht çfarë keni bërë. E shtyve atë grua të moshuar drejt mendimeve për vetëvrasje dhe prapë do të luash rolin e njeriut të mirë”, tha ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Met Elshani shpërthen ndaj Mozzik pas diss-it: Gënjeshtrat e tua të vendosën pikërisht aty ku je tani appeared first on Sinjali.

Detaje tronditëse nga Deçani | Tentim-vrasja brenda familjes – 25-vjeçari sulmoi babain me sëpatë, viktima përfundoi në spital

6 February 2026 at 11:40

Një ngjarje e rëndë familjare ka ndodhur dje në Deçan, ku një burrë është sulmuar brutalisht nga djali i tij, në një rast që është kualifikuar si “Vrasje në tentativë”.

Sipas informatave që ka siguruar Sinjali, incidenti ka ndodhur më 05.02.2026 rreth orës 15:00, kur QKMF Deçan ka njoftuar Policinë se një person ishte duke marrë trajtim mjekësor, nën dyshimin se ishte lënduar gjatë dhunës në familje.

Patrulla policore ka dalë menjëherë në QKMF, ku ka kontaktuar viktimën, Agim Musshabanaj, i cili kishte plagë prerëse prapa kokës dhe në dorën e majtë.

Sipas deklarimit të tij, ngjarja ka nisur pasi kishte dëgjuar djalin e tij, Kanun Musshabanaj, duke bërtitur ndaj nënës në katin e dytë të shtëpisë. Viktima ishte ngjitur për ta qetësuar dhe e kishte paralajmëruar se do ta thërriste Policinë nëse nuk ndalej.

Mirëpo, sapo ishte kthyer në dhomën e ndejës, i dyshuari ka hyrë papritur me sëpatë në dorë dhe e ka goditur babain pas koke, duke i shkaktuar plagë serioze, si dhe e ka goditur edhe në dorën e majtë.

Në atë moment kanë ndërhyrë bashkëshortja dhe vajza e viktimës, të cilat kanë arritur t’ia marrin sëpatën nga dora dhe ta largojnë nga viktima.

I plagosuri është dërguar menjëherë për tretman mjekësor nga një fqinj, ndërsa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht ndodhet në arrati.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë e hetimeve dhe forenzika, ku është sekuestruar edhe mjeti i përdorur në sulm – sëpata. Po ashtu janë angazhuar edhe hetimet rajonale dhe forenzika rajonale.

Prokurorja kujdestare ka vizituar viktimën në emergjencën e Spitalit Rajonal dhe ka udhëzuar inicimin e rastit si “Vrasje në tentativë”.

Rasti është nën hetime intensive, ndërsa Policia është në kërkim të të dyshuarit.

Sinjali do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Detaje tronditëse nga Deçani | Tentim-vrasja brenda familjes – 25-vjeçari sulmoi babain me sëpatë, viktima përfundoi në spital appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Vazhdon vala e intervistimeve për falsifikim të rezultateve zgjedhore – dhjetëra komisionerë thirren në Pejë, Gjakovë e Gjilan

6 February 2026 at 11:33

Hetimet për manipulimin e rezultateve të votimit po thellohen edhe më tej.

Sinjali mëson se sot kanë vazhduar intervistimet intensive të komisionerëve zgjedhorë në tri rajone: Pejë, Gjakovë, Gjilan dhe në Kllokot me rrethinë ku po trajtohet rezlutati zgjedhor në kuadër të hetimeve që lidhen me dyshimet serioze për falsifikim të votave.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se dhjetëra komisionerë janë ftuar gjatë ditës për t’u intervistuar nga njësitë relevante hetimore, me qëllim të sqarimit të rolit të tyre në procesin e numërimit dhe administrimit të votave.

Intervistimet po zhvillohen paralelisht në këto tri qytete dhe janë pjesë e një operacioni më të gjerë, që ka nisur ditë më parë dhe që tashmë ka rezultuar me ndalime, sekuestrime materialesh zgjedhore dhe pajisjesh elektronike, si dhe hapje të disa rasteve penale.

Sipas informatave që disponon Sinjali, fokusi i hetimeve është tek parregullsitë gjatë numërimit të votave, mospërputhjet në formularë dhe dyshimet për ndërhyrje të qëllimshme në rezultat.

Prokuroria dhe Policia e Kosovës po vazhdojnë punën intensive për dokumentimin e plotë të rastit, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që në ditët në vijim të ketë edhe masa të reja ndaluese ndaj personave të dyshuar.

Rasti mbetet nën hetime, ndërsa Sinjali do t’ju mbajë të informuar me zhvillimet më të reja.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Vazhdon vala e intervistimeve për falsifikim të rezultateve zgjedhore – dhjetëra komisionerë thirren në Pejë, Gjakovë e Gjilan appeared first on Sinjali.

SHBA ndërpret çdo kontakt me kryetarin e parlamentit polak pas kritikave për Trumpin

6 February 2026 at 11:22

Shtetet e Bashkuara kanë ngrirë të gjitha kontaktet dhe bashkëpunimin me Kryetarin e Sejmit polak, Włodzimierz Czarzasty, pas deklaratave të tij që vënë në pikëpyetje nominimin e Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqe 2026.

Ambasadori amerikan e cilësoi sjelljen e Czarzastyt si “fyese dhe të papranueshme” dhe paralajmëroi se kjo do të ndikojë në marrëdhëniet mes dy vendeve.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post SHBA ndërpret çdo kontakt me kryetarin e parlamentit polak pas kritikave për Trumpin appeared first on Sinjali.

Dyshohet për arrestimin e shefes së kabinetit në Deçan, kryetari ende pa informacion

6 February 2026 at 11:06

Krimet zgjedhore po vazhdojnë të dalin në pah edhe pas përfundimit të procesit të votimit.

Policia e Kosovës ka ndaluar një person për 48 orë nën dyshimin për manipulim të procesit të numërimit të votave në Deçan, pas autorizimit të Prokurorisë në Pejë për hetime lidhur me zgjedhjet e fundit.

Raportimet në media tregojnë se e dyshuara mund të jetë shefja e kabinetit të kryetarit të Deçanit, Manjolla Shala.

Gazeta “Sinjali” ka kontaktuar me kryetarin e Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili tha se nuk ka marrë ende informata zyrtare për arrestimin dhe bazohet vetëm në ato që ka parë në media.

“Shefe e kabinetit është, për arrestim ende nuk kam informata zyrtare, përtej asaj që kam parë në media”, tha ai për Sinjali.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dyshohet për arrestimin e shefes së kabinetit në Deçan, kryetari ende pa informacion appeared first on Sinjali.

SHBA dhe Irani nisin bisedime në Oman mes rrezikut të konfliktit ushtarak

6 February 2026 at 09:52

Zyrtarë të lartë të SHBA-së dhe Iranit pritet të zhvillojnë bisedime të drejtpërdrejta në Oman, në një moment tensioni të lartë që ka rritur frikën për një përballje ushtarake mes dy vendeve.

Delegacioni amerikan do të udhëhiqet nga i dërguari special Steve Witkoff, ndërsa pala iraniane nga ministri i Jashtëm Abbas Araghchi.

SHBA kërkon ngrirjen e programit bërthamor iranian dhe diskutime edhe për raketat balistike dhe ndikimin rajonal të Teheranit, ndërsa Irani këmbëngul që bisedimet të kufizohen vetëm te çështja bërthamore dhe kërkon heqjen e sanksioneve.

Negociatat shihen si një përpjekje e fundit diplomatike për të ulur tensionet, në një kohë kur Uashingtoni ka shtuar praninë ushtarake në rajon dhe ka paralajmëruar veprime nëse nuk arrihet marrëveshje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post SHBA dhe Irani nisin bisedime në Oman mes rrezikut të konfliktit ushtarak appeared first on Sinjali.

AUV bllokon qumështin për foshnje “Beba Supreme” 800g

6 February 2026 at 09:45

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka bllokuar menjëherë produktin për foshnje “Beba Supreme” 800 gram, pas njoftimit zyrtar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i Shqipërisë.

Produkti, i importuar nga Rossmann Kosova, do të asgjësohet së shpejti në përputhje me ligjin, ndërsa AUV thekson përkushtimin për sigurinë e ushqimit në tregun e Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post AUV bllokon qumështin për foshnje “Beba Supreme” 800g appeared first on Sinjali.

Fushata zgjedhore e Barcelonës nis, Messi mund të ketë ndikim

6 February 2026 at 09:40

Barcelona do të hyjë në fushatën për zgjedhjet e 15 marsit, ndërsa Joan Laporta do të japë dorëheqjen javën e ardhshme për të kandiduar për rizgjedhje.

Rivalët e tij kryesorë janë Victor Font, Xavi Vilajoana dhe Marc Ciria. Leo Messi, i cili vizitoi së fundmi Camp Nou, mund të ketë ndikim në proces, megjithëse nuk do të përfshihet drejtpërdrejt në këto zgjedhje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Fushata zgjedhore e Barcelonës nis, Messi mund të ketë ndikim appeared first on Sinjali.

Hillary Clinton kërkon dëshmi publike për rastin Epstein para Kongresit

6 February 2026 at 09:28

Ish-Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, ka kërkuar të dëshmojë publikisht para Kongresit të SHBA-së mbi lidhjet e saj me Jeffrey Epstein, duke sfiduar kryetarin e komisionit hetimor James Comer, i cili preferon seanca me dyer të mbyllura.

Dëshmia e saj pritet më 26 shkurt, ndërsa e ish-presidentit Bill Clinton më 27 shkurt.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Hillary Clinton kërkon dëshmi publike për rastin Epstein para Kongresit appeared first on Sinjali.

Spitali i Mitrovicës mbetet pa rrymë, pjesët kritike funksionojnë me gjeneratorë

6 February 2026 at 09:16

Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë mbeti pa energji elektrike për shkak të një defekti në trafon e qytetit.

Pjesët vitale të spitalit vazhdojnë të funksionojnë përmes gjeneratorëve, ndërsa ekipet e KEDS-it punojnë për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit.

“Për shkak të një defekti në furnizimin me energji elektrike në trafon e qytetit, në të cilën është i lidhur Spitali, aktualisht disa reparte janë pa energji elektrike. Pjesët vitale të Spitalit janë të furnizuara përmes gjeneratorëve. Ekipet e KEDS-it janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit, ndërsa rikthimi i furnizimit me energji elektrike pritet shumë shpejt”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/


The post Spitali i Mitrovicës mbetet pa rrymë, pjesët kritike funksionojnë me gjeneratorë appeared first on Sinjali.

Mbi 300 gjoba për përdorim telefoni gjatë ngasjes, Policia e Ferizajt apelon për kujdes

6 February 2026 at 09:03

Vetëm gjatë janarit 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 326 gjoba ndaj shoferëve që përdorën telefonin gjatë drejtimit të automjetit.

Autoritetet paralajmërojnë se shpërqendrimi gjatë ngasjes paraqet rrezik të lartë për aksidente dhe u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve të jenë të përqendruar gjatë vozitjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mbi 300 gjoba për përdorim telefoni gjatë ngasjes, Policia e Ferizajt apelon për kujdes appeared first on Sinjali.

Edi Rama publikon pamje nga takimi me Papa Leonin XIV në Vatikan

6 February 2026 at 08:55

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga vizita e tij në Vatikan, ku u prit në takim nga Papa Leoni XIV.

Përmes një videoje përmbledhëse, Rama e cilësoi takimin si një moment të veçantë dhe uroi ndjekësit për një ditë të mbarë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Edi Rama publikon pamje nga takimi me Papa Leonin XIV në Vatikan appeared first on Sinjali.

Supermodelja në kontakt të vazhdueshëm me Epstein për vite me radhë

6 February 2026 at 08:44

Dokumente të reja të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë tregojnë se supermodelja britanike Naomi Campbell ka qenë në kontakt të shpeshtë me Jeffrey Epstein nga viti 2003 deri në vitin 2016, si para ashtu edhe pas dënimit të tij në vitin 2008.

Sipas mediave ndërkombëtare, dosjet përfshijnë mesazhe, telefonata dhe kërkesa për përdorimin e avionit privat të Epstein, si dhe ftesa në evente luksoze dhe sfilata mode.

Emri i Campbell përmendet edhe në deklaratat e disa viktimave të supozuara të Epstein, megjithëse ajo ka dënuar publikisht sjelljen e tij, duke e cilësuar atë “të pajustifikueshme” dhe duke deklaruar se qëndron në anën e viktimave.

Autoritetet amerikane theksojnë se publikimi i dokumenteve nuk nënkupton automatikisht shkelje penale nga personat e përmendur.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Supermodelja në kontakt të vazhdueshëm me Epstein për vite me radhë appeared first on Sinjali.

Gjykata i jep të drejtë ushtarakes së FSK-së, Ministria e Mbrojtjes detyrohet t’i paguajë orët shtesë

6 February 2026 at 08:29

Vitin e kaluar një pjesëtare e FSK-së, fitoi rastin në Gjykatën Themelore të Prishtinës ndaj Ministrisë së Mbrojtjes. Këta të fundit nuk ia kishin paguar orët shtesë, çka e shtyri t’i ndjek rrugët ligjore.

Është aktgjykim i vitit 2025.

Përmes tij, Gjykata Themelore e Prishtinës, i dha të drejtë një pjesëtare të FSK-së ndaj Ministrinë e Mbrojtjes.

Behët fjalë për kompensimin e orëve shtesë, të cilat duhej t’i paguheshin një ushtarakeje.

Fillimisht, sipas aktgjykimit, paditësi përmes eprorit të tij, i është drejtuar me kërkesë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Ministrinë e Mbrojtjes.

Por, kjo kërkesë i ishte refuzuar.

Kjo shtyri që të drejtën e saj, kjo pjesëtare ta kërkonte përmes rrugëve ligjore.

“E paditura përkundër faktit se ka pranuar kërkesën verbale të paditësi nuk i është përgjigjur në kërkesës e paditësit dhe nuk ka kryer obligim e saj të dalura nga Rregulloja (QRK) me nr 02/2020. Paditësi për punë e kryer tek e paditura kompensohet ne shumë prej 875.19 euro e cila shumë nuk është në përputhje me shumën e cila i takon sipas gradës së paditësit dhe dispozitave nga rregulloja (QRK) nr 02/2020”, thuhet në aktgjykim.

Pas gjithë kësaj, erdhi edhe vendimi i gjykatës.

“Detyrohet e paditura Ministria e Mbrojtjes së Kosovës- Forca e Sigurisë së Kosovës, që paditëses në emër të kompensimit të diferencës në pagë t’iu a paguaj shtesën dhe orët e mbajtura të kujdestarisë, të gjitha këto me kamatë ligjore prej 8% që nga dita e paraqitjes së kësaj padie e deri në pagesën përfundimtare si dhe të kompensoj të gjitha shpenzime e procedurës gjyqësore..”, thuhet tutje në aktgjykim.

E këtë rrugë, së fundmi, e ndoqën edhe një numër tjetër i pjesëtarëve të FSK-së.

Edhe këta, paditën Ministrinë e Mbrojtjes, për mos-kompensimin e orëve shtesë e kujdestarinë, ndonëse një gjë të tillë e parasheh rregullorja për pagat.

E këtë gjendje po e quan shqetësuese, edhe ish-komandanti i FSK-së Kadri Kastrati.

“Paguajnë shtesa për fëmijë që jetojnë jashtë, punojnë jashtë dhe marrin ato shtesa në shtetet ku ata jetojnë, kemi prapë një dukuri shumë negative marrin pensione njerëzit që marrin pensione edhe nga jashtë Kosovës dhe nuk kanë për më iu dhënë pjesëtarëve të vet është me të vërtetë për keqardhje dhe kjo i demotivon ata njerëz dhe kemi dukuri shume negative që në disa vitet e fundit një numër jashtëzakonisht i madh e kanë braktisur ushtrinë pikërisht për nevoja ekonomike”, shprehet ish- komandanti i FSK-së.

Tëvë 1, sërish të enjten ka insistuar për një përgjigje nga Ministria e Mbrojtjes.

Por këta të fundit, nuk kanë kthyer përgjigje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gjykata i jep të drejtë ushtarakes së FSK-së, Ministria e Mbrojtjes detyrohet t’i paguajë orët shtesë appeared first on Sinjali.

❌
❌