Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 10 February 2026Main stream

Salah mund të trefishojë pagën dhe të zëvendësojë Ronaldon te Al-Nassr këtë verë

10 February 2026 at 08:17

Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah, mund të trefishojë pagën e tij në 1.3 milionë euro në javë nëse transferohet te Al-Nassr këtë verë, për t’u bërë zëvendësimi i Cristiano Ronaldos, raporton Mirror.

Ylli egjiptian 33-vjeçar mund të bëhet imazhi kryesor i Ligës Profesionale Saudite (SPL) nëse pranon të largohet nga Liverpooli pas nëntë vitesh në Anfield.

SPL po përpiqet të zëvendësojë legjendën portugeze Ronaldo (41), i cili mund të largohet nga Al-Nassr, duke shfaqur shqetësime për preferencat e tregut të transferimeve të rivalëve të Al-Hilal.

Ronaldo është afër arritjes së 1 mijë golave në karrierë, por po konsideron një rikthim në Evropë për ta shënuar këtë arritje, me spekulime për një mundësi te klubi i tij i lindjes, Sporting Lisbon.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Salah mund të trefishojë pagën dhe të zëvendësojë Ronaldon te Al-Nassr këtë verë appeared first on Sinjali.

Musk heq fokusin nga Marsi, kthen sytë nga Hëna: Plani ambicioz për një qytet hënor

10 February 2026 at 08:07

Ambicia e Elon Musk për të vendosur njerëz në Mars duket se është shtyrë për shkak të një qëllimi më të afërt dhe më të arritshëm dërgimin e njerëzve për të jetuar në Hënë.

Miliarderi ka deklaruar se prioritetet e SpaceX tani janë përqendruar në ndërtimin e “një qyteti që rritet vetë në Hënë”, duke theksuar se ky projekt mund të përfundojë brenda një dekade, shumë më shpejt se planifikimi i ngjashëm për Mars që mund të marrë mbi 20 vjet.

“Prioriteti kryesor është sigurimi i së ardhmes së qytetërimit dhe Hëna është më e shpejtë”, tha Musk.

“Është e mundur të udhëtosh në Mars vetëm kur planetët rreshtohen çdo 26 muaj (kohëzgjatja e udhëtimit gjashtëmujor), ndërsa ne mund të nisemi për në Hënë çdo 10 ditë (kohëzgjatja e udhëtimit 2-ditor)”, shtoi ai.

Nuk është menjëherë e qartë se çfarë nënkuptonte Musk me një “qytet që rritet vetë” ose nëse planet e tij janë në përputhje me një plan të ngjashëm hënor që propozon NASA.

Musk deklaroi se kompania mbetet e përkushtuar për të ndërtuar një qytet në Mars dhe do të fillojë ta bëjë këtë brenda rreth pesë deri në shtatë vjetësh.

Kohët e fundit, miliarderi kishte thënë se SpaceX po punonte për të ulur anijen e saj të parë kozmike pa pilot në Mars, që në fund të vitit 2026 .

Ulja e parashikimeve të tij të mëparshme për udhëtimet në hapësirë nga Musk vjen pasi SpaceX bleu XAI javën e kaluar, në një veprim që do të bashkojë dy nga kompanitë e tij më ambicioze në firmën private më të vlefshme në botë.

Për më shumë se një dekadë, Musk e ka bërë të qartë fokusin e tij të madh në krijimin e një vendbanimi në Mars, duke thënë se ky ka qenë qëllimi kryesor i SpaceX që nga themelimi i kompanisë në vitin 2002.

Në fjalimet e mbajtura në konferenca dhe ngjarje hapësinore për punonjësit e SpaceX, ai ka detajuar plane ambicioze për krijimin e një pranie të përhershme njerëzore në Planetin e Kuq, duke thënë se një hap i tillë është i nevojshëm për të siguruar që një koloni njerëzish të mund të mbijetojë një apokalips të mundshëm.

NASA, në të kundërt, është përqendruar në ambiciet e saj hënore, veçanërisht që nga mandati i parë i presidentit Donald Trump, kur zëvendëspresidenti i atëhershëm Mike Pence deklaroi papritur se SHBA-të do t’i kthenin astronautët e tyre në hënë deri në vitin 2024.

Plani i guximshëm nuk funksionoi dhe NASA aktualisht po punon për të rikthyer astronautët në sipërfaqen hënore deri në vitin 2028 afati kohor për të cilin agjencia kishte punuar në epokën e Obamës.

Ky kthim do të shënojë herën e parë që njerëzit kanë shkelur në Hënë që nga përfundimi i programit Apollo në vitin 1972.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Musk heq fokusin nga Marsi, kthen sytë nga Hëna: Plani ambicioz për një qytet hënor appeared first on Sinjali.

TI: Kosova bëri një hap prapa në luftën kundër korrupsionit

10 February 2026 at 08:03

Kosova është vlerësuar me 43 pikë në Indeksin e Perceptimit e Korrupsionit për vitin 2025 të organizatës ndërkombëtare, Transparency International (TI), duke shënuar një rënie për një pikë krahasuar me vitin paraprak.

Vlerësimi i ri bën që Kosova të renditet e 76-ta në botë nga gjithsej 182 vende dhe territore, apo tri pozita më poshtë se më 2024.

Sipas TI, vlerësimi me pikë i një shteti tregon nivelin e korrupsionit të perceptuar në sektorin publik nga zero (që do të thotë se një vend është jashtëzakonisht i korruptuar) deri në 100 (një vend i pastër nga korrupsioni), ndërkaq renditja e një shteti në indeks tregon pozicionin e tij relativ krahasuar me vendet e tjera.

Kosova mori vlerësimin më të mirë më 2024 (44 pikë), duke zënë vendin e 73-të në botë. Kjo pasi shënoi një përparim të lehtë në luftimin e korrupsionit krahasuar me vitin 2023, kur ishte vlerësuar me 41 pikë.

Kosova përfshihet në këtë Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit që nga viti 2012. Që atëherë, vlerësimin më të keq vendi e kishte pasur më 2013, 2014 dhe 2015, kur për tri vjet rresht ishte vlerësuar me 33 pikë.

Për vitin 2025, nga vendet e rajonit, Mali i Zi është vlerësuar më së miri me 46 pikë (njësoj si herën e kaluar), Maqedonia e Veriut me 40 (njësoj si herën e kaluar), Shqipëria me 39 (ka shënuar përkeqësim nga 42 pikë sa kishte në indeksin e kaluar), Bosnje e Hercegovina me 34 (ka shënuar rënie, pasi herën e kaluar kishte 33 pikë) dhe Serbia me 33 (ka shënuar rënie pasi herën e kaluar kishte 35 pikë).

Në pjesën për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore, organizata tha se indeksi tregon se institucionet e dobëta dhe ngecjet në demokraci po e nxisin korrupsionin dhe po ngushtojnë hapësirën për shoqërinë civile.

Përqendrimi i pushtetit, ndikimi në gjyqësor dhe presioni ndaj shoqërisë civile po nxisin kthim prapa të demokracisë dhe po dobësojnë mekanizmat e kontrollit duke reduktuar mbikëqyrjen publike, tha organizata.

“Në gjithë Ballkanin Perëndimor, mungesa e transparencës në vendimmarrje për projekte të mëdha investuese është një dobësi e zakonshme”, u tha në raport.

“Pezullimi i rregullave për transparencë dhe kompetencat diskrecionale po i ekspozojnë fondet publike ndaj rrezikut të korrupsionit dhe në të njëjtën kohë po e dëmtojnë besimin e publikut”, u shtua në pjesën për Ballkanin Perëndimor.

Raporti përmend Bosnje e Hercegovinën dhe Shqipërinë sa i përket çështjeve mjedisore.

TI tha se mungesa e procedurave konkurruese ka çuar në “shfrytëzim të pakontrolluar të burimeve natyrore në Bosnje” dhe ka çuar në “rrezik për degradim mjedisor në rastin e ishullit të Sazanit në Shqipëri”, si dhe “i ka mundësuar Qeverisë së Serbisë të nënshkruajë një marrëveshje sekrete me një investitor të huaj dhe në mënyrë të paligjshme të anulojë mbrojtjen e një monumenti kulturor për ta zëvendësuar atë me një hotel luksoz”.

Sa i përket Sazanit, Shqipëria në fund të vitit 2024 i dha statusin e investitorit strategjik kompanisë të dhëndrit të presidentit amerikan, Donald Trump, Jared Kushner, për të ndërtuar një resort turistik në ishullin e Sazanit në afërsi të Vlorës.

Statusi i investitorit strategjik, kompanisë së Kushnerit i është dhënë për periudhën 10-vjeçare.

Planet e tij për investim në Shqipëri ishin përballur me kundërshtime në këtë shtet, sidomos nga ambientalistët që kishin thënë se mund të shkaktohen dëme në zonat e mbrojtura bregdetare, sidomos për zonën e Zvërnecit.

Ndërkaq, sa i përket heqjes së mbrojtjes së monumentit kulturor në Serbi, që përmend TI-ja, bëhet fjalë për ish-ndërtesën e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë jugosllave, ku Kushner kishte planifikuar të ndërtonte një hotel.

Por, në mesin e dhjetorit të vitit të kaluar, u raportua se Kushner është tërhequr nga ky investim.

TI tha po ashtu se në disa vende të Ballkanit Perëndimor, përgjigja e dobët e gjyqësorit vlerësohet si një nga pengesat kryesore për luftën e suksesshme kundër korrupsionit, “teksa gjyqtarët dhe prokurorët po bëhen gjithnjë e më shumë objekt i sulmeve nga qeveritë”.

Në këtë drejtim, organizata përmend Serbinë ku thuhet se pas hetimeve për abuzime të dyshuara nga anëtarë të Qeverisë, Prokuroria për Krim të Organizuar në Serbi “po përballet me presion në rritje, përfshirë fushata denigruese të udhëhequra nga Qeveria, pengimin e bashkëpunimit me policinë dhe ndryshime ligjore që dobësojnë aftësinë e saj për të hetuar krimin e organizuar dhe korrupsionin e nivelit të lartë”.

Duke folur për Serbinë, organizata tha se ky shtet bën pjesë në mesin e vendeve që janë vlerësuar dobët në indeks dhe ku më 2025 ka pasur rritje të protestave nga gjenerata e re, pasi të rinjtë në këto shtete, “protestuan për të kërkuar llogaridhënie nga qeveritë e tyre”.

Në vitin e kaluar, Serbia u përball me protesta të mëdha, përmes së cilave qytetarët kërkuan përgjegjësi për vdekjen e disa personave nga rrëzimi i një strehe betoni në një stacion hekurudhor dhe më pas kërkesat e tyre u zgjeruan, duke kërkuar zgjedhje të reja.

Ndërkaq, në rastin e Bosnjës, Transparency International tha se ndikimi politik mbi emërimet në sistemin gjyqësor “është aq thellësisht i rrënjosur, saqë përpjekje të shumta për ta rregulluar atë në mënyrë efektive kanë dështuar, pavarësisht faktit se kjo përbën një pengesë serioze për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian”.

Në raportin e publikuar, TI tha se mesatarja globale e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit ka pësuar rënie në më shumë se një dekadë, në vetëm 42 nga 100.

“Shumica dërmuese e shteteve kanë dështuar që ta mbajnë nën kontroll korrupsionin: 122 nga 182 shtetet janë vlerësuar me nën 50 pikë në indeks”, tha Transparecy International.

Po ashtu, numri i shteteve që vlerësuar me mbi 80 pikë ka rënë nga 12 sa ishin një dekadë më parë në vetëm pesë këtë vit.

Në veçanti, një trend shqetësues i përkeqësimit i korrupsionit në demokraci – nga Shtetet e Bashkuara (64), Kanadaja (75) dhe Zelanda e Re (81), e deri në disa pjesë të Evropës, sikurse Mbretëria e Bashkuar (70), Franca (66) dhe Suedia (80)”, u tha nga kjo organizatë ndërkombëtare.

Sipas indeksit të këtij viti, në krye të tij është Danimarka, Finlanda dhe Singapori, sikurse ishin edhe vitin e kaluar. Ndërkaq në fund të listës, të renditura më së keqi janë Venezuela, Somalia dhe Sudani.

Transparency International thotë se të dhënat që përdoren për përpilimin e indeksit mbulojnë këto forma të korrupsionit në sektorin publik: ryshfeti, keqpërdorimi i fondeve publike, përdorimi i funksioneve publike nga zyrtarët për përfitime personale pa u përballur me pasoja, aftësia e qeverive për të frenuar korrupsionin në sektorin publik, burokracia e tepruar që mund të rrisë mundësitë për korrupsion në sektorin publik, emërimet politike në shërbimin civile, ligje që u mundësojnë zyrtarëve publikë të mos e deklarojnë pasurinë apo konfliktet e mundshme të interesit, mbrojtja ligjore për personat që raportojnë rastet e ryshfetit dhe korrupsionit, kapja e shtetit dhe qasja në informacione mbi çështje publike dhe aktivitete të Qeverisë, shkruan REL.

Ndërkaq, ky indeks nuk mbulon perceptimin e qytetarëve për korrupsionin apo përvojën e tyre me këtë dukuri, mashtrimet me tatime, rrjedhjet e paligjshme të financimeve, personat që mund të ndihmojnë në kryerjen e veprave korruptive, pastrimin e parave, korrupsionin në sektorin privat dhe ekonomitë dhe tregjet joformale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post TI: Kosova bëri një hap prapa në luftën kundër korrupsionit appeared first on Sinjali.

18 të vdekur nga moti ekstrem i ftohtë në New York, kryebashkiaku apelon për kujdes dhe siguri

10 February 2026 at 07:45

Kryetari i bashkisë së New York City raportoi se 18 persona kanë humbur jetën për shkak të motit ekstrem të ftohtë që ka përfshirë qytetin.

Prej fundit të janarit, New York-u ka kaluar një valë të ashpër të ftohti, me 13 ditë me temperatura që kanë arritur ose rënë nën 0°C, duke e bërë këtë periudhë një nga më të gjatat të motit nën zero në gjashtë dekada.

Gjatë fundjavës, një tjetër person ka humbur jetën në rrugët e qytetit, konfirmoi Zohran Mamdani të hënën, duke shtuar se “çdo jetë e humbur është një tragjedi dhe ne do të vazhdojmë t’i mbajmë familjet e tyre në mendimet tona”.

Ndërsa temperaturat pritet të rriten këtë javë, ato mbeten nën mesatare, me Mamdanin që u thotë banorëve të “qëndrojnë të sigurt, të qëndrojnë brenda… [dhe] të vazhdojnë të kujdesen për njëri-tjetrin”.

Kryebashkiaku shtoi se që nga 19 janari, kur u njoftua një emergjencë e Kodit Blu e cila lehtësoi politikat e pranimit për strehimoret e të pastrehëve rreth 1 mijë e 400 vendosje ishin bërë në strehimore.

Veç kësaj, 64 dhoma hoteli shtesë iu shtuan kapacitetit të strehimit të qytetit, me të paktën 150 punonjës të tjerë në terren në rrugë, tha Mamdani.

Më 27 janar, Mamdani theksoi se të paktën 10 nga personat që kishin vdekur u gjetën jashtë. Rrethanat e vdekjeve të tjera nuk dihen.

“Ne kemi punuar shumë për t’i mbajtur njujorkezët të sigurt dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Sepse nuk parashikohet të jetë mbi 32 gradë [Fahrenheit] deri nesër, dhe kjo nuk është mot i butë”, tha ai.

Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA-së (NWS) bëri të ditur se temperaturat do të rriten në rreth 0C për pjesën më të madhe të javës, pas temperaturave të ngrirjes së vazhdueshme të hënën.

Ai shtoi se temperaturat maksimale ishin normalisht rreth 4C në këtë kohë të vitit.

Një seri 13-ditore temperaturash në 0C ose më poshtë një nga seritë më të gjata për Qytetin e Nju Jorkut që nga viti 1963, përfundoi të premten pasi temperaturat u rritën shkurtimisht mbi 0C.

Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave të Nju Jorkut tregoi se ditët pasuese të të ftohtit ekstrem dhe borës përbënin rreziqe serioze për sigurinë në të gjithë qytetin.

Ajo paralajmëroi se shkrirja e borës dhe akullit mund të binte nga ndërtesat pa paralajmërim dhe se rrugët dhe trotuaret mund të ngrinin përsëri gjatë natës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 18 të vdekur nga moti ekstrem i ftohtë në New York, kryebashkiaku apelon për kujdes dhe siguri appeared first on Sinjali.

Sherri për makinën e parkuar, polici nxjerr armën, AMP nis hetimet

10 February 2026 at 07:33

Një efektiv policie dhe një punonjës i një biznesi u përplasën paraditen e sotme në zonën e quajtur “Malajziani” në kryeqytet.

Burime për gazetarin Besar Bajraktaraj bëjnë me dije se konflikti ka nisur pasi punonjësit e një lokali i kanë kërkuar efektivit të largonte makinën e parkuar pranë ambientit të tyre, duke pretenduar se po pengonte zonën e shërbimit.

Debati mes palëve është tensionuar me shpejtësi, duke kaluar nga përplasje verbale në nxjerrjen e armës nga ana e policit. Në pamjet e kamerave të sigurisë duket momenti kur polici i nxjerr armën e shërbimit djalit me të cilin është në konflikt, teksa të pranishëm ka edhe persona të tjerë, përfshirë edhe dy gra.

Burimet bëjnë me dije se për rastin, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur një hetim, ndërsa polici, i cili rezulton të jetë i punësuar në Policinë e Tropojës, po hetohet në gjendje të lirë. Procedimi është marrë në këshillim me prokurorinë, ku tashmë është referuar rasti, shkruan TvKlan.

Hetim disiplinor pritet të nisë në vijim edhe Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit. Polici është marrë në pyetje dhe ka deklaruar në AMP se ngjarja ka ndodhur rastësisht dhe nuk i njihte personat më përpara. Sipas tij, fillimisht ka pasur frikë se mos i marrin armën dhe ka reaguar duke e nxjerrë nga brezi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Sherri për makinën e parkuar, polici nxjerr armën, AMP nis hetimet appeared first on Sinjali.

Kryeministri britanik refuzon thirrjet për dorëheqje: S’jam i gatshëm të heq dorë nga mandati im

10 February 2026 at 07:24

Duke u rezistuar thirrjeve për dorëheqje, kryeministri britanik Keir Starmer tha të hënën se nuk është “i gatshëm të largohet” nga mandati i tij si kryeministër, teksa po përpiqet të forcojë mbështetjen brenda partisë së tij mes pasojave të skandalit me Peter Mandelson.

Duke folur gjatë një takimi me deputetët e Partisë Laburiste, Starmer iu referua të kaluarës së tij në role të mëparshme dhe brenda partisë, duke thënë: “Kam fituar çdo betejë në të cilën kam qenë ndonjëherë”.

Ai përmendi kohën e tij në Shërbimin e Prokurorisë së Kurorës dhe përpjekjet për reformimin e Partisë Laburiste, duke shtuar: “Njerëzit më thoshin se nuk mund ta bëja. Pastaj gradualisht filluan të thoshin se mund ta kalonim vijën. Fituam me një shumicë dërrmuese. Çdo betejë ku kam qenë, e kam fituar”.

Starmer pranoi se kritikat vazhdojnë, duke thënë se është përballur me “kundërshtues në çdo hap të rrugës, dhe i kam edhe tani”.

“Kundërshtues që nuk duan fare një qeveri laburiste, dhe sigurisht jo një që të ketë sukses”, shtoi Starmer.

“Por po ju them këtë: pasi kam luftuar kaq fort për mundësinë për të ndryshuar vendin tonë, nuk jam i gatshëm të heq dorë nga mandati im dhe përgjegjësia ime ndaj vendit, apo të na zhys në kaos, siç kanë bërë të tjerë”, përfundoi ai.

Javën e kaluar, Starmer tha se i vjen “keq” që kishte besuar “gënjeshtrat” e Mandelsonit dhe e kishte emëruar atë ambasador në SHBA, ndërsa presioni u rrit pasi ai pranoi se kishte dijeni për lidhjet e Mandelsonit me abuzuesin e dënuar seksual Jeffrey Epstein, i cili vdiq në vitin 2019.

Mandelson u shkarkua në shtator, por dosjet e publikuara së fundmi për Epstein sugjeruan se ai kishte ndarë informacione konfidenciale me Epstein kur ishte sekretar britanik i biznesit në vitin 2009.

Mandelson ka dhënë gjithashtu dorëheqjen nga Dhoma e Lordëve dhe nga vetë Partia Laburiste.

Mandelson u shkarkua në shtator, por dosjet e publikuara së fundmi për Epsteinin sugjeruan se ai kishte ndarë informacione konfidenciale me Epsteinin kur ishte sekretar britanik i biznesit në vitin 2009.

Mandelson ka dhënë gjithashtu dorëheqjen nga Dhoma e Lordëve dhe nga vetë Partia Laburiste.

Departamenti amerikan i Drejtësisë muajin e kaluar publikoi më shumë se 3 milionë faqe, 2.000 video dhe 180.000 imazhe sipas Aktit për Transparencën mbi Dosjet Epstein, i cili u nënshkrua në ligj në nëntor të vitit të kaluar, shkruan Abcnews.al.

Materialet përfshijnë fotografi, transkripte të jurive dhe dosje hetimore, megjithëse shumë faqe mbeten të redaktuara. Të mbijetuarit e Epsteinit dhe familjarët e viktimave thonë se publikimi nuk përmbush kërkesat e ligjit dhe lë jashtë shumë informacione jetike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kryeministri britanik refuzon thirrjet për dorëheqje: S’jam i gatshëm të heq dorë nga mandati im appeared first on Sinjali.

SBASHK mbështet grevën dy-orëshe në “Pavarësia”: Dënojmë sulmin ndaj mësimdhënësit

10 February 2026 at 07:18

Sindikatat e Bashkuara të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, ka shprehur shqetësimin e thellë dhe kanë dënuar ashpër sulmin fizik ndaj një mësimdhënësi në Shkollën “Pavarësia” në Prishtinë.

Ky sulm vjen pas një sërë sulmesh verbale dhe ofendimesh ndaj mësimdhënësve nga nxënës dhe, në disa raste, edhe nga prindërit. SBASHK e sheh këtë si një shkelje të rëndë të dinjitetit të profesionit dhe një kërcënim për sigurinë e procesit edukativo-arsimor.

“SBASHK mbështet grevën dy-orëshe të organizuar nga Sindikata e Shkollës ‘Pavarësia’, si pjesë e SBASHK-ut, që do të zhvillohet nesër në këtë shkollë, për të kërkuar reagim të menjëhershëm dhe masat e duhura nga institucionet përkatëse”.

Tutje SBASHK kërkon nga autoritetet përkatëse të sigurisë që ta hetojnë rastin në mënyrë të shpejtë dhe të drejtë dhe të publikohen të dhënat e vërteta dhe të merren masa ndaj nxënësve dhe personave përgjegjës.

Po ashtu, kërkohet përgjegjësi nga menaxhmenti i shkollës dhe Drejtoria e Arsimit, si dhe zbatimi i plotë i rregulloreve disiplinore për të parandaluar raste të ngjashme.

“Nëse nuk ka reagim të shpejtë dhe masa konkrete ndaj këtij rasti, SBASHK në nivelin komunal në Prishtinë do të shqyrtojë mundësinë e ndërprerjes së mësimit edhe në shkollat tjera, për të mbrojtur mësimdhënësit dhe për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të respektueshëm në arsimin publik”.

SBASHK e thekson se ky veprim sindikal është një mjet i fundit për të siguruar respektimin e ligjit dhe dinjitetit profesional në shkolla.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post SBASHK mbështet grevën dy-orëshe në “Pavarësia”: Dënojmë sulmin ndaj mësimdhënësit appeared first on Sinjali.

SHBA dorëzojnë komandat kryesore të NATO-s te Evropa, sipas kërkesës së Trump

10 February 2026 at 06:56

Shtetet e Bashkuara do të transferojnë dy nga postet kryesore komanduese të NATO-s, në Napoli dhe Norfolk, te oficerët evropianë, ka njoftuar një burim ushtarak për Reuters të hënën.

Ky hap vjen në përputhje me kërkesat e presidentit Donald Trump, që ka shtuar presion mbi shtetet evropiane për të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë e tyre.

Administrata e tij ka kërkuar që aleanca ushtarake, që ka qenë kryesisht nën udhëheqjen e SHBA-së, të transformohet në një “NATO të udhëhequr nga Evropa”.

Si pjesë e riorganizimit të komandës, oficerët evropianë do të marrin përsipër Komandën e Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli dhe Komandën e Forcave të Përbashkëta Norfolk, të dyja aktualisht të udhëhequra nga admiralë amerikanë, tha burimi, duke folur në kushte anonimiteti.

Megjithatë, SHBA-të do të marrin frenat e tre komandave pak më poshtë në hierarki, por që mbajnë përgjegjësi të konsiderueshme për operacionet – Komanda Ajrore Aleate, Komanda Detare Aleate dhe Komanda Tokësore Aleate, thanë burimi ushtarak dhe një person tjetër i njohur me çështjen.

I pyetur në lidhje me ndryshimet e planifikuara, një zyrtar i NATO-s tha: “Aleatët kanë rënë dakord për një shpërndarje të re të përgjegjësisë së oficerëve të lartë në të gjithë Strukturën e Komandës së NATO-s, në të cilën Aleatët evropianë, përfshirë anëtarët më të rinj të NATO-s, do të luajnë një rol më të spikatur në udhëheqjen ushtarake të Aleancës”.

Zyrtari tha se vendimi lidhej me “planifikimin për rotacionet e ardhshme” dhe më shumë detaje do të jepen në kohën e duhur.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post SHBA dorëzojnë komandat kryesore të NATO-s te Evropa, sipas kërkesës së Trump appeared first on Sinjali.

Big Brother VIP Kosova 4 zbulon datën e finales

10 February 2026 at 06:53

Në spektaklin e së hënës u njoftua data e finales së Big Brother VIP Kosova 4.

Pavarësisht se ky edicion po afrohet në fund, u bë e ditur se finalja do të mbahet më 27 shkurt.

Banorët e këtij edicioni e mësuan datën e finales në një mënyrë të papritur dhe krejtësisht ndryshe nga ambientet e Big Brother.

Konkurrentët u shfaqën të emocionuar, derisa u ndezën edhe fishekzjarret për të festuar këtë moment të rëndësishëm të tyre.

Ndërkaq, nuk u bë e ditur akoma se sa finalistë do të jenë, katër apo pesë gjithsej.

Sido që të jetë, mbetet për t’u parë se si do të shkojnë këto ditë për ta, pasi kanë ngelur shumë pak.

Banorët janë në garë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh, edhe pse ka rënë për shkak të disa situatave që kanë ndodhur brenda.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Big Brother VIP Kosova 4 zbulon datën e finales appeared first on Sinjali.

Horoskopi për datën 10 shkurt

10 February 2026 at 06:45

Dashi

Kjo e martë do të nisë më së miri, ku do të keni dëshirë që të bëni mirë dhe të dilni në pah. Kjo gjë do të vlejë si për sferën profesionale edhe për atë sentimentale.

Demi

Kjo ditë do ju shohë si protagonist absolut dhe është në dorën tuaj që ta shfrytëzoni këtë mundësi. Yjet janë në anën tuaj.

Binjakët

Hëna do të ketë ndikim pozitiv tek të lindurit e kësaj shenje dhe kjo gjë do ju ndihmojë që të rikuperoni energjinë dhe humorin e mirë. Megjithatë do të hasni me situata, të cilat nuk do të jenë aspak të lehta për tu menaxhuar.

Gaforrja

Kjo ditë do të jetë mjaft e lodhshme, por në fund do arrini që të siguroni një bilanc pozitiv. Po ashtu ju pret një listë e gjatë angazhimesh, të cilat do arrini që ti çoni deri në fund.

Luani

Hapet për ju një fazë e rëndësishme, veçanërisht në sferën profesionale. Prej jush kërkohet një angazhim i madh, por ashtu si zakonisht do të nxirrni në pah disa cilësi të tjera tuajat.

Virgjëresha

Mes lajmeve të mira të kësaj jave, është ndikimi pozitiv i Mërkurit. Do të arrini që të merrni kënaqësi të mëdha, pasi keni punuar shumë dhe ky është momenti për të korrur frytet.

Peshorja

Ditët në vijim do të jenë mjaft pozitive për tu qartësuar me jetën tuaj. Do të keni mundësi që të largoni gjithë ata persona që ju komplikojnë jetën.

Akrepi

Dita do të nisë me dyshime në sferën ekonomike. Bëni kujdes, veçanërisht nëse po planifikoni ndonjë projekt, pasi duhet vëmendje maksimale, shkruan noa.al.

Shigjetari

Kjo nuk është një periudhë negative, ndaj mund të guxoni. Do keni mundësi që të ecni përpara në sferën profesionale. Ndërsa sa i takon ndjenjave mund të mundoheni paksa, por do të merrni rezultatin e dëshiruar.

Bricjapi

Gjatë kësaj fillimjave do të jeni të përhumbur në mendime. Keni shumë ide që ju vijnë në kokë dhe doni që t’iu jepni formë, por ky nuk është momenti i duhur.

Ujori

Kjo ditë e re do të sjellë me vete shumë lodhje. Në këtë periudhë jeni ndjerë nën presion dhe kjo ndjesi stresi do vijojë që t’iu shoqërojë edhe në ditët në vijim.

Peshqit

Në këtë moment keni nevojë për një shtysë më shumë. Këshillohet që të flisni dhe të hapeni me ata që ju duna vërtetë. Në këtë mënyrë do të keni mundësi që të sheshoni të gjitha dyshimet.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Horoskopi për datën 10 shkurt appeared first on Sinjali.

Parashikimi i motit për ditën e sotme

10 February 2026 at 06:43

Sot parashikohet që në orët e para të 24-orëshit dhe gjatë mëngjesit të ketë reshje të izoluara shiu në disa lokalitete, ndërsa në zonën verilindore priten fjolla bore.

Fjolla bore mund të ketë edhe në ndonjë zonë tjetër të Rrafshit të Kosovës.

Dita do të vijojë me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ndërsa më vonë pasdite, veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes, pritet intensifikim i reshjeve të shiut në rang vendi.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 15-33 km/h.

Temperaturat minimale do të luhaten prej 0 deri në 4°C dhe ato maksimale prej 8 deri në 11°C.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Parashikimi i motit për ditën e sotme appeared first on Sinjali.

Yesterday — 9 February 2026Main stream

Mbi 1 mijë efektivë në terren, zbulohet plani i masave për protestën e 10 shkurtit

9 February 2026 at 14:50

Policia e Shtetit ka marrë masat për garantimin e mbarëvajtjes së protestës kombëtare të thirrur nga opozita, të martën, më 10 shkurt, në orën 17:00, para Kryeministrisë.

Sipas burimeve për Euronews, është parashikuar që mbi 1.000 efektivë të jenë në terren dhe në gatishmëri ndërsa përveç forcave të rendit, Forcave Kombëtare të Sigurisë dhe RENEA-s, do të ketë edhe agjentë civilë.

Duke nisur nga ora 23:45 e së hënës, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve deri në përfundim të tubimit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga vendi i quajtur “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali”.

Nga ora 15:00 deri në përfundim të protestës, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi pranë Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore. Në rast bllokimi, Policia e Tiranës ka marrë masa për devijimin e qarkullimit përmes rrugëve alternative.

Policia u bën apel qytetarëve që të shmangin lëvizjen me automjete në akset rrugore që do të bllokohen, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim.

Kujtojmë se në protestën e 24 janarit u arrestuan 18 persona, u proceduan penalisht 17 të tjerë dhe u shpallën në kërkim dy protestues. Gjithashtu, u dëmtuan 11 punonjës policie të cilët morën mjekim në spital. Po ashtu, u procedua penalisht sekretari organizativ i Partisë Demokratike, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mbi 1 mijë efektivë në terren, zbulohet plani i masave për protestën e 10 shkurtit appeared first on Sinjali.

“Shkundet” qeveria britanike, dy dorëheqje në 24 orë

9 February 2026 at 14:42

Tim Allan, drejtori i komunikimit i kryeministrit britanik Keir Starmer, ka dhënë dorëheqjen pas vetëm 5 muajsh në detyrë. Kjo lëvizje vjen një ditë pasi u dorëhoq shefi i kabinetit të kryeministrit, Morgan McSweeney.

“Kam vendosur të jap dorëheqjen për të lejuar krijimin e një ekipi të ri. I uroj kryeministrit dhe ekipit të tij çdo sukses”, ka deklaruar shkurtimisht Allan.

Kjo dorëheqje vjen si një goditje tjetër për pozicionin e Starmer, në mes të polemikës së fortë për vendimin për ta emëruar Peter Mandelson ambasador në Washington, pavarësisht lidhjeve të tij me pedofilin Jeffrey Epstein.

Starmer ka shprehur keqardhjen e tij për këtë emërim, duke theksuar se qeveria e tij mund të “shkojë përpara nga kjo pikë”.

Allan, ish-zëvendës sekretar për shtypin i Tony Blair dhe themelues i agjencisë PR Portland, u rikthye në Downing Street në shtator 2025 si pjesë e riorganizimit të fundit të ekipit të Starmer, në të cilin u transferua edhe Darren Jones nga Thesari.

Ai zëvendësoi James Lyons, i cili kishte qenë drejtor i komunikimeve strategjike vetëm për 1 vit.

Emërimi i Allan ngjalli polemika, pjesërisht për klientët që kishte marrë agjencia Portland. Tani, humbja e dy drejtuesve të lartë brenda 24 orëve rrit presionin ndaj Starmer dhe qeverisë britanike.

McSweeney dha dorëheqjen të dielën, 8 shkurt, pas presionit nga shumë deputetë laburistë.

Ndërkohë, aleatët e Starmer shpresojnë se largimi i McSweeney do të qetësojë zemërimin e deputetëve, por humbja e personit që shihej si arkitekti i ngritjes së Starmer është një goditje e madhe dhe kthen vëmendjen te arsyet pse vetë kryeministri miratoi vendimin për Mandelson, shkruan TVKlan.

Mediat e huaja shkruajnë se largimi i McSweeney e lë kryeministrin të ekspozuar në një periudhë sfidash politike dhe elektorale, përfshirë zgjedhjet e pjesshme në Gorton dhe Denton më vonë këtë muaj, që mund të përcaktojnë fatin e tij politik.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Shkundet” qeveria britanike, dy dorëheqje në 24 orë appeared first on Sinjali.

BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015

9 February 2026 at 14:33

Bashkimi Evropian tha se arrestimi i fundit nga Serbia i një veterani të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është “një shkelje tjetër” e obligimeve të Serbisë të Marrëveshjes për dialogun dhe drejtësinë të vitit 2015.

“Sipas kësaj marrëveshjeje, Serbia është zotuar që të mos iniciojë hetime penale apo ndjeje penale për krimet që pretendohet se janë kryer në Kosovë, përveç nëse një gjë e tillë kërkohet nga autoritetet e Kosovës. Juridiksioni mbi pretendimet për krime të luftës dhe vepra të tjera serioze bie mbi institucionet e Kosovës. I bëjmë thirrje Serbisë që të respektojë zotimet e saj”, tha një zëdhënës i Komisionit Evropian për Radion Evropa e Lirë.

Më 5 shkurt, autoritetet e Serbisë arrestuan Mitehat Llozhanin me të hyrë në terrorin serb nga kufiri me Kroacinë. Ai, sipas autoriteteve, në Beograd dyshohet për krime kundër popullatës civile.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka kërkuar angazhim të bashkësisë ndërkombëtare lidhur me këtë rast.

Sipas Serbisë, i arrestuari dyshohet se ka kryer trajnime si pjesëtar i UÇK-së i Zonës Operative të Dukagjinit më 1998 dhe 1999 “pas së cilave ka marrë pjesë në sulme terroriste kundër anëtarëve të MPB-së serbe dhe ushtrisë jugosllave”. Në njoftim thuhet po ashtu se “si anëtar i grupit të komanduar nga Ramush Haradinaj, ai ka marrë pjesë në rrëmbim dhe masakrim të policëve“.

Por, nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se i arrestuari ka marrë pjesë në disa stërvitje në Shqipëri, por nuk ka informacione të ketë qenë në vijat e frontit në Kosovë.

Nënkryetari i kësaj organizate të veteranëve, Gazmend Syla, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se Llozhanit iu gjet kartela e veteranit në xhep gjatë kontrollit nga autoritetet serbe.

Serbia ka arrestuar vazhdimisht shtetas të Kosovës nën pretendime për krime lufte në Kosovë më 1998-’99, dhe vetëm në vitin 2025 u regjistruan disa arrestime të tilla.

Serbia gjatë viteve ’90 e karakterizoi UÇK-në si organizatë terroriste, ndërsa për Kosovën, UÇK-ja është organizata që mbrojti popullsinë lokale nga represioni i forcave të armatosura jugosllave.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015 appeared first on Sinjali.

Siguri maksimale në rrugë: Kontrolli i plotë i kamionëve dhe autobusëve, nga Policia e Kosovës

9 February 2026 at 14:23

Policia e Kosovës, në kuadër të aktiviteteve të planit ROADPOL 2026, ka njoftuar se nga sot, deri më 15 shkurt 2026, do të realizohen kontrolle të shtuara të mjeteve të transportit të mallrave dhe udhëtarëve, duke përfshirë kamionët dhe autobusët, në të gjitha rrugët e vendit.

Këto kontrolle kanë për qëllim të rrisin sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në trafik dhe të sigurojnë respektimin e normave dhe rregullave të trafikut.

Shoferët e kamionëve dhe autobusëve, si shoferë profesionistë, pritet të jenë shembuj të sjelljes së mirë dhe respektimit të rregullave të trafikut, për të kontribuar në sigurinë dhe rendin në rrugë.

Policia e Kosovës apelon për bashkëpunim dhe kujdes të shtuar nga të gjithë drejtuesit e mjeteve, me qëllim që të shmangen aksidentet dhe të ruhet siguria e gjithsecilit.

Të gjitha qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik ftohen të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë në krijimin e një ambienti të sigurt për udhëtime pa probleme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Siguri maksimale në rrugë: Kontrolli i plotë i kamionëve dhe autobusëve, nga Policia e Kosovës appeared first on Sinjali.

Grabitje si në filma në autostradën e Italisë: Sulmohet furgon i blinduar, dy të arrestuar

9 February 2026 at 12:51

Një fugon i blinduar që transportonte para u sulmua këtë mëngjes në autostradën që lidh Leçen me Brindisin.

Mediat italiane raportojnë se ka pasur një shkëmbim zjarri me karabinierët. Deri më tani nuk është raportuar për të lënduar.

Dy persona, të dyshuar si anëtarë të bandës, u arrestuan nga oficerët.

Sipas raportimeve, agresorët dyshohet se parkuan një automjet matanë rrugës dhe i vunë flakën, duke e detyruar automjetin e blinduar të ndalonte, në mënyrë që ata të kryenin grabitjen.

Pas përpjekjes së dështuar, nisi një ndjekje në zone, me oficerët e karabinierëve që mbërritën për të mbështetur kolegët e tyre që ishin në vendngjarje, shkruan A2CNN.

Autoritetet po hetojnë për të identifikuar personat përgjegjës, nëse kanë vepruar të vetëm, apo pas tyre qëndron ndonjë grup i strukturuar. Ende nuk është bërë i ditur identiteti i dy grabitësve të arrestuar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Grabitje si në filma në autostradën e Italisë: Sulmohet furgon i blinduar, dy të arrestuar appeared first on Sinjali.

“Tri votat e sigurta të Osmanit”: Dafina e lë në lloq, e heq nga Instagrami

9 February 2026 at 12:27

Rrjetet sociale janë përfshirë sërish në një debat të nxehtë pas një veprimi të papritur nga këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri.

Fansat kanë vënë re se ajo ka ndaluar ndjekjen e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në Instagram.

Ky veprim vjen pak kohë pas një fotografie të publikuar nga reperja Tayna, ku ajo shfaqej pranë Presidentes Osmani, me mbishkrimin: “Presidentja e shtetit dhe presidentja e skenës në një foto”.

Postimi mori mijëra pëlqime dhe komentet ishin të shumta.

Fakti që Dafina nuk e ndjek më Presidenten ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut, duke e cilësuar si një veprim të papritur dhe të pazakontë.

Marrëdhënia mes Dafina Zeqirit dhe Taynës ka qenë më herët e ngushtë, me bashkëpunime muzikore dhe mbështetje reciproke në publik.

Megjithatë, në vitet e fundit, fansat kanë vënë re një distancim gradual mes dy artisteve, ndërsa mungesa e ndërveprimeve dhe “unfollow”-t e ndërsjella kanë ushqyer spekulimet për një prishje të mundshme të miqësisë.

Çdo veprim i papritur i këtyre artisteve duket se rikthen gjithmonë interesin e medieve dhe publikut, duke ndezur debatin në rrjetet sociale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Tri votat e sigurta të Osmanit”: Dafina e lë në lloq, e heq nga Instagrami appeared first on Sinjali.

Klubi i Basketbollit Prishtina dhe Khalil Dukes ndajnë rrugët

9 February 2026 at 12:12

Klubi i Basketbollit Prishtina dhe lojtari Khalil Dukes kanë marrë vendimin e përbashkët për të ndarë rrugët pas një periudhe bashkëpunimi.

Ky vendim ka ardhur pas një marrëveshje mes palëve dhe është bërë i ditur nga klubi i basketbollit.

Në një njoftim zyrtar, klubi falënderoi Khalil Dukes për kontributin e tij të çmuar dhe profesionalizmin që ka treguar gjatë kohës së tij me fanellën bardhekaltër, të cilit i uroi suksese në vazhdim të karrierës së tij.

Në përfundim të njoftimit, klubi theksoi se do të mbetet i fokusuar në objektivat e këtij sezoni.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Klubi i Basketbollit Prishtina dhe Khalil Dukes ndajnë rrugët appeared first on Sinjali.

Jashari dekoron pjesëtarët e njësisë së Kërkim-Shpëtimit për angazhimin në Shqipëri”

9 February 2026 at 10:58

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti në një takim anëtarët e njësisë së Kërkim-Shpëtimit të Regjimentit të Mbrojtjes Civile të Gardës Kombëtare të FSK-së, të cilët morën pjesë në operacionin humanitar të kërkim shpëtimit në Shqipëri.

Në fillim të takimit, Gjeneral Jashari shprehu falënderimet për angazhimin e tyre në operacionin e kërkim shpëtimit në Klos, Shqipëri. Ai i lavdëroi pjesëtarët për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë misionit, i cili u realizua me sukses në kushte të ftohta dimërore.

Në përfundim të takimit, GLT Jashari dekoroi pjesëtarët e njësisë me medaljen “Shërbim Vetëmohues” dhe e vlerësoi njësinë me një “mirënjohje” për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm.

“Forca e Sigurisë së Kosovës mbetet e përkushtuar në forcimin e bashkëpunimit rajonal duke dëshmuar ngritje të kapaciteteve dhe profesionalizëm si brenda ashtu edhe jashtë territorit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Jashari dekoron pjesëtarët e njësisë së Kërkim-Shpëtimit për angazhimin në Shqipëri” appeared first on Sinjali.

Shpërthen fruthi në SHBA, autoritetet bëjnë thirrje për vaksinim

9 February 2026 at 10:55

Një zyrtar i lartë i shëndetësisë në SHBA u bëri thirrje qytetarëve të vaksinohen kundër fruthit, duke theksuar shpërthimet e rasteve në disa shtete.

“Merrni vaksinën, ju lutem”, u shpreh Dr. Mehmet Oz, administrator i Qendrave për Shërbimet Medicare dhe Medicaid.

“Ne kemi një zgjidhje për problemin tonë”, shtoi ai.

Oz, një kirurg zemre, mbrojti disa nga rekomandimet federale të fundit për vaksinat, si dhe reagoi ndaj deklaratave të mëparshme nga presidenti Donald Trump dhe shefi i shëndetësisë Robert F. Kennedy Jr., në lidhje me efikasitetin e vaksinave.

Nga Oz, pati një mesazh të qartë mbi fruthin.

“Jo të gjitha sëmundjet janë po aq të rrezikshme dhe jo të gjithë njerëzit janë po aq të ndjeshëm ndaj këtyre sëmundjeve”, tha ai në emisionin “State of the Union” të CNN-së.

“Por fruthi është një sëmundje kundër së cilës duhet të vaksinoheni”, vazhdoi ai.

Një shpërthim në Karolinën e Jugut me qindra raste ka tejkaluar numrin e rasteve të regjistruara në shpërthimin e vitit 2025 në Teksas, dhe ka edhe një në kufirin Utah-Arizona.

Shumë shtete të tjera kanë pasur raste të konfirmuara këtë vit.

Shpërthimet kanë prekur kryesisht fëmijët dhe kanë ndodhur ndërsa ekspertët e sëmundjeve infektive paralajmërojnë se mosbesimi në rritje i publikut ndaj vaksinave në përgjithësi mund të kontribuojë në përhapjen e një sëmundjeje që dikur shpallet e zhdukur nga zyrtarët e shëndetit publik.

I pyetur në intervistën televizive nëse njerëzit duhet të kenë frikë nga fruthi, Oz u përgjigj: “Oh, sigurisht”.

Ai tha se Medicare dhe Medicaid do të vazhdojnë të mbulojnë vaksinën kundër fruthit si pjesë të programeve të sigurimeve.

“Nuk do të ketë kurrë pengesë për amerikanët që të kenë akses në vaksinën kundër fruthit”, tha Oz.

Sipas të dhënave federale, normat e vaksinimit në SHBA kanë rënë, transmeton Sinjali.

Në të njëjtën kohë, normat e sëmundjeve që mund të mbrohen me vaksina, të tilla si fruthi dhe kolla, po rriten në të gjithë vendin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shpërthen fruthi në SHBA, autoritetet bëjnë thirrje për vaksinim appeared first on Sinjali.

❌
❌