Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

A ka jetë pas dollarit?

20 January 2026 at 18:02

Sulmet e pandërprera të presidentit amerikan Donald Trump ndaj Kryetarit të Rezervës Federale, Jerome Powell, së bashku me politikën e tij të jashtme destabilizuese – veçanërisht përpjekjet për të rrëzuar presidentin e Venezuelës, Nicolás Maduro, dhe kërcënimet e mëvonshme për të bombarduar Iranin dhe për të pushtuar Groenlandën – kanë vënë në pikëpyetje të gjithë […]

The post A ka jetë pas dollarit? appeared first on Reporter.al.

Morali anti-moral i Donald Trump

19 January 2026 at 18:34

Dy ditë pasi Shtetet e Bashkuara nisën sulme ushtarake kundër Venezuelës, ku mbetën të vdekur 100 persona dhe që çuan në kapjen e presidentit Nicolás Maduro dhe bashkëshortes së tij, Cilia Flores, zëvendësshefi i kabinetit të Shtëpisë së Bardhë, Stephen Miller, u pyet nëse SHBA-ja po e drejtonte Venezuelën. Përgjigjja e Miller-it e përmblodhi në […]

The post Morali anti-moral i Donald Trump appeared first on Reporter.al.

Evropa është më e fortë nga sa mendojnë liderët e saj

19 January 2026 at 18:05

Mos u gaboni: pavarësisht pretendimeve të presidentit amerikan Donald Trump, zv/presidentit J.D. Vance dhe ithtarëve të MAGA-s, Bashkimi Evropian nuk është në rënie. Në shumë aspekte, projekti i BE-së ka pasur sukses përtej pritshmërive më optimiste të themeluesve të tij. Për herë të parë në historinë moderne, Evropa njihet nga fuqitë e tjera si një […]

The post Evropa është më e fortë nga sa mendojnë liderët e saj appeared first on Reporter.al.

Pse këtë herë është ndryshe për Iranin

By: Vali Nasr
12 January 2026 at 13:35

Iranianët kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër kolapsit të monedhës së vendit dhe rritjes së vrullshme të inflacionit, ndërsa shumë prej tyre kërkojnë fundin e Republikës Islamike. Megjithatë, reagimi i qeverisë ka qenë ndryshe nga valët e mëparshme të trazirave. Ndërsa sundimtarët e Iranit u treguan të shpejtë për të shtypur Lëvizjen e […]

The post Pse këtë herë është ndryshe për Iranin appeared first on Reporter.al.

Kundër euro-pesimizmit

12 January 2026 at 12:58

Ndërsa kemi hyrë në vitin e ri, është e vështirë të ndihesh optimist për Evropën. Pjesa më e madhe e botës e shikon kontinentin me përbuzje dhe administrata e presidentit amerikan Donald Trump është haptazi përçmuese ndaj Bashkimit Evropian. Me shumë vende të BE-së që po fokusohen te vetja, a është ende e mundur një […]

The post Kundër euro-pesimizmit appeared first on Reporter.al.

Rrënjët ekonomike të protestave të Iranit

12 January 2026 at 12:16

Protestat që shpërthyen në Teheran më 28 dhjetor dhe që u përhapën shpejt në të gjithë Iranin u shkaktuan nga një arsye specifike: rënia e monedhës së vendit, rialit. Zhvlerësimi i monedhës në Iran nuk është kurrë thjesht një çështje teknike; ai rrit shpejt çmimet dhe ul fuqinë blerëse, veçanërisht duke pasur parasysh se shumë […]

The post Rrënjët ekonomike të protestave të Iranit appeared first on Reporter.al.

Precedentët e operacionit të Donald Trump në Venezuelë

6 January 2026 at 17:06

Shtetet e Bashkuara tani e kanë nxjerrë Nicolás Maduro-n nga Venezuela dhe e kanë ndaluar atë në Nju-Jork, me presidentin Donald Trump që pretendon se vendin “do ta drejtojë” SHBA-ja. Sado tronditëse të jetë, asgjë në këtë katastrofë nuk është e re: ajo kujton katër precedentë që mund të na ndihmojnë të shohim elemente të […]

The post Precedentët e operacionit të Donald Trump në Venezuelë appeared first on Reporter.al.

Doktrina Trump pas sulmit në Venezuelë

4 January 2026 at 14:42

Nicolás Maduro është tani ish-presidenti i Venezuelës, i burgosur në paraburgim amerikan. Rrëzimi i tij nga Forcat Speciale të SHBA-së, megjithatë, kuptohet më së miri si fundi i fillimit, dhe jo si fillimi i fundit. Pa dyshim, pak njerëz në Venezuelë – ose kudo tjetër, do ta vajtojnë largimin e Maduros. Ai ishte një autokrat […]

The post Doktrina Trump pas sulmit në Venezuelë appeared first on Reporter.al.

Të burgosur nga e shkuara

4 January 2026 at 11:56

Tre dekada më parë, historia përmbysi regjimet komuniste në mbarë Evropën. Megjithatë, zakonet, praktikat burokratike dhe instinktet e nënshtrimit dhe bindjes vazhdojnë të mbijetojnë, edhe pse shoqëritë kanë ngritur institucione demokratike – gjykata, parlamente, kushtetuta – dhe kanë privatizuar pronën shtetërore. Që nga viti 1989, pengesa më kokëfortë ndaj ndryshimeve demokratike në Evropën Qendrore dhe […]

The post Të burgosur nga e shkuara appeared first on Reporter.al.

Ekonomia amerikane në 2026-ën

2 January 2026 at 16:09

Parashikimi i një skenari qendror për ekonominë amerikane në vitin 2026 nuk ngjan si një detyrë e vështirë. Por gjasat që ky parashikim të materializohet ndoshta nuk i kalojnë 50%: shpërndarja “normale” në formë kambane është zëvendësuar nga një shpërndarje e pazakontë, ku probabiliteti i rezultateve më ekstreme, si pozitive ashtu edhe negative, është i […]

The post Ekonomia amerikane në 2026-ën appeared first on Reporter.al.

2026: Shpresë pa optimizëm

By: Lea Ypi
2 January 2026 at 10:25

Çdo dhjetor të viteve të fundit, më kujtohet një moment kur Jeremy Corbyn, atëherë lider i opozitës Laburiste në Mbretërinë e Bashkuar, citoi një pjesë nga një fjalim i Vitit të Ri që më dukej tepër i njohur. “Ky vit do të jetë më i vështirë se viti i kaluar,” tha ai. Fjalët e Corbyn […]

The post 2026: Shpresë pa optimizëm appeared first on Reporter.al.

Tri goditje që tronditën botën në 2025

22 December 2025 at 21:29

Ky ishte viti kur shtyllat e mbetura të rendit të fund-shekullit XX u shkatërruan, duke ekspozuar thelbin bosh të atij që njihej si një sistem global. Mjaftuan tre goditje. E para ishte fitorja e afërt e Rusisë në Ukrainë ndaj lidershipit të kombinuar të Evropës. Për gati katër vjet, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja u angazhuan […]

The post Tri goditje që tronditën botën në 2025 appeared first on Reporter.al.

Manovra strategjike e Italisë me arin

22 December 2025 at 12:32

Qeveria e Italisë ka propozuar një amendament në ligjin e buxhetit për vitin 2026, sipas të cilit ari i mbajtur nga Banka e Italisë “i përket popullit italian”, dhe jo “shtetit”. Kjo fjali mund të duket e padëmshme – kush do të pretendonte të kundërtën? – megjithatë ajo ka shkaktuar një valë spekulimesh të shqetësuara, […]

The post Manovra strategjike e Italisë me arin appeared first on Reporter.al.

Vetëvrasja qytetëruese e Amerikës

19 December 2025 at 11:29

Më herët këtë muaj, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ofroi një përshkrim të shkurtër të Strategjisë së re të Sigurisë Kombëtare (NSS) të administratës Trump, duke e quajtur atë “kryesisht në përputhje me vizionin tonë”. Ai ka të drejtë. NSS-ja nuk ofron as edhe një fije kritike ndaj Rusisë, as për politikat e saj të […]

The post Vetëvrasja qytetëruese e Amerikës appeared first on Reporter.al.

Luftërat tregtare shkatërrojnë planetin

By: Qiyuan Xu
16 December 2025 at 13:24

Luftërat e tarifave shpesh justifikohen si të domosdoshme për të mbrojtur ose rikthyer vendet e punës në industri prodhuese dhe për të përmirësuar sigurinë kombëtare. Por, sipas një studimi të ri, këto konflikte prodhojnë një rezultat tjetër që kryesisht anashkalohet: ndotjen. Kur zinxhirët globalë të furnizimit detyrohen të bëjnë devijime joefikase, emetimet e dioksidit të […]

The post Luftërat tregtare shkatërrojnë planetin appeared first on Reporter.al.

Kur “komunizmi” është e vetmja zgjidhje

16 December 2025 at 12:48

Ku, në botën e sotme, bashkohen të gjitha antagonizmat dhe luftërat tona për mbijetesë? A ka një pikë të vetme që mishëron gjendjen tonë të vështirë universale? Nuk është Gaza, Ukraina, Sudani apo qendrat e mashtrimit në veri të Mianmarit. Është Teherani. Kryeqyteti iranian po numëron mbrapsht ditët deri në një “ditë zero” kur thjesht […]

The post Kur “komunizmi” është e vetmja zgjidhje appeared first on Reporter.al.

Bëjeni Rusinë të paguajë për luftën e saj në Ukrainë

2 December 2025 at 16:12

Ndërsa afron përvjetori i katërt i pushtimit të Ukrainës nga Rusia, Bashkimi Evropian ende nuk ka ndërmarrë një nga hapat më të fuqishëm që do të sillte një ndryshim real në terren në Ukrainë: përdorimin e aseteve të ngrira ruse për t’i ndihmuar ukrainasit të zmbrapsin ushtrinë ruse. Një veprim i tillë do të kontribuonte […]

The post Bëjeni Rusinë të paguajë për luftën e saj në Ukrainë appeared first on Reporter.al.

Elementët që mungojnë për paqen në Palestinë

27 November 2025 at 15:57

Pas dy vitesh vrasjesh masive nga Izraeli në një nga fushatat ushtarake më të pamëshirshme në historinë e kohëve të fundit, armëpushimi në Gazë i arritur në tetor ishte padyshim një hap i mirëpritur. Por edhe nëse vazhdon, shkaqet rrënjësore të problemit duhet të adresohen në mënyrë që të arrihet një paqe e drejtë dhe […]

The post Elementët që mungojnë për paqen në Palestinë appeared first on Reporter.al.

Mos lejoni që Trump ta shesë Ukrainën

27 November 2025 at 11:23

Nga të gjitha veprimet e pamatura që presidenti i SHBA-së Donald Trump ka ndërmarrë që nga fillimi i mandatit të tij të dytë, asnjë nuk është më i rrezikshëm se përpjekja e tij për të detyruar Ukrainën të pranojë atë që ai e quan një “marrëveshje paqeje”. “Plani” fillestar prej 28 pikash i Trump për […]

The post Mos lejoni që Trump ta shesë Ukrainën appeared first on Reporter.al.

Thika pas shpine e Donald Trump

26 November 2025 at 19:13

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës është një mizori që duhet të marrë fund. Por si? Duke pasur parasysh ngërçin ushtarak pothuajse të plotë, është e natyrshme që të gjitha palët të kërkojnë zgjidhje politike. Por duke gjykuar nga plani i fundit i paqes i administratës Trump – i cili ka të gjitha tiparet dalluese të […]

The post Thika pas shpine e Donald Trump appeared first on Reporter.al.

❌
❌