Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 14 January 2026Main stream

Dhimbjet e barkut, refluksi dhe simptomat që shpesh ngatërrohen me sëmundje të tjera - flet gastroenterologu Avni Haziri

14 January 2026 at 15:40


Gjatë podcastit "Shëndeti në rend të parë", e mbështetur nga United Hospital, gastroenterologu Avni Haziri ka sqaruar në detaje mënyrën se si dhimbjet e barkut dhe simptomat shoqëruese mund të tregojnë probleme të ndryshme të sistemit tretës, veçanërisht të lukthit.

Sipas tij, nëse dhimbja paraqitet në pjesën e sipërme të barkut, zakonisht ajo lidhet me lukthin.



Ai tha se lokalizimi i dhimbjes dhe koha kur shfaqet janë shumë të rëndësishme për të kuptuar se cila pjesë e lukthit është e prekur.

“Nëse pacienti tregon se dhimbja shfaqet menjëherë pas ushqimit, shoqërohet me djegësim, ndjenjë për të vjellë apo edhe vjellje, atëherë problemi zakonisht ndodhet në pjesën ku ushqimi bie për herë të parë në lukth ose në pjesën e poshtme të tij”, shpjegon Haziri.

Tutje Haziri u shpreh se në këto raste, diagnoza mund të variojë nga një gastrit i lehtë deri te ulçera gastrike.

Një shenjë e rëndësishme, sipas Hazirit, është edhe kolla e thatë kronike, e cila shpesh nuk lidhet me mushkëritë apo alergjitë, por me kthimin e thartinës së lukthit në ezofag.

“Refluksi ndodh kur thartina e lukthit kthehet përmes diafragmës në ezofag dhe ndonjëherë arrin deri në fyt, duke i irrituar këto pjesë,” shpjegon gastroenterologu duke shtuar se për këtë arsye, shumë pacientë mendojnë se problemi është në fyt, mushkëri apo zemër.

Për më shumë shikoni të plotë podcastin "Shëndet në rend të parë":

- YouTube www.youtube.com

Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresë gjykate në Prishtinë

14 January 2026 at 15:31


Policia e rajonit të Prishtinës po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se në kontekstin e kësaj, në një operacion të realizuar nga zyrtarët e stacionit të Podujevës sot u arrestuan dy persona të kërkuar nga Gjykata për veprën Lëndim trupor: A. A, mashkull, 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe A. Z, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilët pas arrestimit nga ana e policisë janë dërguar në vuajtje të dënimit.

Ndryshe, gjatë vitit 2025, zyrtarët e stacionit policor të Podujevës kanë realizuar 745 urdhëresa, prej tyre për vepra penale kanë qenë 251. /Telegrafi/


Kontroll në qelinë e të burgosurit në Burrel që tentoi të arratisej, shkak një audio-regjistrim dhe postim në Instagram

14 January 2026 at 15:29


Drejtoria e Burgjeve ka urdhër kontroll urgjent në qelinë e të burgosurit Fatmir Pjetri, në Burrel, i njohur si pjesë e bandës së ‘Babagjyshëve’.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën dije se shkak është bërë publikimi në profilin e Instagramit të tij të një audioregjistrimi ku akuzon Drejtorinë e Burgjeve se nuk e kanë lejuar që të botojë një roman që ka shkruar, pasi përmban akte dhune.

Por kontrolli do të ushtrohet për të zbuluar sesi është bërë ky regjistrim dhe si është postuar në Instagram.

Në 2025 Pjetri ka tentuar që të arratisej ndërsa ndodhej në burgun 313. Ai së bashku me Arbër Çekajn kishin thurur planin për t’u larguar me një çarçaf nga izolimi. Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, tregohet se si Fatmir Pjetri ka goditur me hekur në kokë gardianin dhe punonjësin tjetër të burgut.

“Rreth orës 14:20 ai është njoftuar nga përgjegjësi specialisti i trups Gëzim Rramushi se i paraburgosuri Lulzim Çepele kishte prerë damarët e dorës së djathtë. Për këtë shkak ai është dërguar në infermieri për ndihmë mjekësore, dhe më pas ai vetë ka shkuar atje dhe ka folur ndihmës mjeken që rekomandoi se Lulzim Çepele ka nevojë për qepje të plagës, gjë që duhej bërë në spital. Për këtë ai ka njoftuar sallën operative të Drejtorisë të Përgjithshme, Drejtorin e institucionit dhe Shefin e Policisë, për të bërë shoqërimin e Lulzim Çepeles për në Spitalin e Traumës.

Njëkohësisht ka njoftuar shoferin e ambulancës për të ardhur në IEVP dhe marrë të dëmtuarin. Gjatë kohës që ai ishte duke pritur ardhjen e personelit, rreth orës 14:55, ka parë se tek muri i godinës “A” në faqen veriore nga taraca e ajrimit ishte një person duke kacavjerrur me litar. Menjëherë ai ka bërë njoftimin dhe bashkë me një punonjës tjetër ka dalë në oborr menjëherë ku ka konstatuar se i paraburgosuri Fatmir Pjetri ishte në gjysëm lartësi duke zbritur me litar për tek shkallët e hyrjes të administratës.

Menjëherë ai është ngjitur vetë i parë për të ndaluar atë dhe kur ka qenë përballë me të ka parë se ai kishte në dorë një hekur në formë të harkuar. Ai i ka dalë parë tek sheshpushimi i shkallëve të administratës dhe në këtë moment Fatmir Pjetri e ka goditur me hekur duke e dëmtuar në anën e majtë te kokës. Pasi e goditi Fatmiri u hodh nga shesh pushimi i shkallëve në sheshin, ka goditur me te njëjtin hekur edhe punonjësin e ruajtjes të portës. Ai ka zbritur dhe i ka shkuar menjëherë nga mbrapa dhe bashkë me punonjësin e portës Hekuran Sina e kanë neutralizuar Fatmir Pjetrin.

Në këtë moment ai ka vënë re se i paraburgosuri tjetër Arbër Çekaj ishte duke zbritur me të njëjtin litar dhe pasi zbriti ju drejtua me vrap portës kryesore. Atij i ka dalë para punonjësit e sigurisë Gëzim Nikoqi dhe Gezim Ramushi të cilët e kanë neutralizuar dhe prangosur. Më pas të dy personat që tentuan të arratisen janë dërguar tek skaneri ku ju bë kontrolli fizik i tyre ku nuk u gjetën me vete sende të ndaluara dhe shoqërimi i tyre në dhomat e veçimit. Më pas ai ka njoftuar me pas drejtorin e institucionit, dhe shefin e policisë për këtë tentativë arratisje.

Punonjësi i policisë Gëzim Nikoçi me detyrë punonjës i grupit të sigurisë deklaron se se rreth orës 15.00 është lajmëruar nga polici i kollonës 2-1 kati i dytë i godinës “A”, se i paraburgosuri me mbiemër “Çepele’ është dërguar në infermieri pasi kishte presë damarët e dorës. Ai dhe dhe kolegu i tij Vladimir Myrto shkuan në infermieri pasi i dëmtuari kishte shumë rrjedhje gjaku nga dora e djathtë tek pjesa e parakrahut. Pasi ka bërë mjekimin e parë ndihmës/mjekja Bejaze Jaho doli jashtë regjimit dhe komunikoi me mjeken e institucionit dhe u vendos që i paraburgosuri të shkojë në spital për tu qepur plagën e tij. Nga oficeri i informacionit shoqërimi i tij për në spital i është ngarkuar atij dhe Vladimirit.

Sapo ata u afruan tek porta hyrëse e regjimit të brendshëm që të çon tek zyra e specialistit të informacionit kanë dëgjuar zhurma e britma dhe në atë moment hapi derën ndihmësi i informacionit me mbiemër “Almeta” dhe nga specialisti informacionit kanë mësuar se kishte patur një tentativë për arratisje. Ai ja ka lënë të paraburgosurin Çepele kolegut të tij dhe ka dalë bashkë me Vladimirin me vrap në oborr ku kanë parë që Fatmir Pjetri ishte i shtrirë dhe i neutralizuar nga polici i godinës “B” dhe kurse Arbër Çekaj po zbriste shkallët që të nxjerrin jashtë në oborr.

Ai bashkë me Vladimirin dhe Ali Almetën i janë hedhur përsipër duke e prangosur dhe futur tek dhoma e kontrollit bashkë më Fatmir Pjetrin dhe në këtë moment ka parë specialistin e informacionit Myfit Xheka të gjakosur në kokë dhe pas rreth 10 min ka ardhur dhe policia e shtetit në institucion.

Nisur nga sa më sipër shtetasi Arbër Çekaj në bashkëpunim me Fatmir Pjetrin dhe kanë konsumuar në bashkëpunim mes tyre veprën penale të “largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” të parashikuar nga neni 323/1-25 të Kodit Penal”, shkruhet në dosje.

40-vjeçari është nga Puka rezulton i dënuar më parë në Greqi për vjedhje me dhunë dhe armë. Pas ardhjes në Shqipëri ai në vitin 2013 u bë pjesë e “Bandës së Babagjyshëve”. Ai ka marrë pjesë në të gjitha grabitjet e bëra nga banda e “Babagjyshëve”, që u shtrinë në të gjithë vendin, në Tiranë, Kuçovë, Durrës, Berat, Lezhë, Fushë-Krujë, Laç, Shkodër.

Grabitja që bëri më shumë bujë ishte ajo në një qendër tregtare në Tiranë, ku u grabit një argjendari. /Tch/

SHBA tërheq trupat nga bazat kryesore ushtarake në Lindjen e Mesme

14 January 2026 at 15:19


Shtetet e Bashkuara po tërheqin personelin nga bazat kryesore ushtarake në Lindjen e Mesme si masë paraprake, për shkak të tensioneve të rritura pas protestave në Iran, njofton Sky News.

Më herët, SHBA-ja kishte këshilluar personelin të largohej nga një bazë kyçe ushtarake në Katar.

Ndërkohë, NBC News raporton se qindra trupa kanë filluar të evakuohen nga baza ajrore al Udeid dhe po transferohen në baza dhe hotele të tjera në rajon.

Baza ajrore, al Udeid në Katar është baza më e madhe ushtarake amerikane në rajon dhe strehon rreth 10 mijë trupa.

Kjo bëhet për të i larguar ata nga rreziku nëse ndodh një operacion në Iran që mund të shkaktojë një reagim nga Teherani dhe të rrezikojë pjesëtarët amerikanë të shërbimit në rajon, thonë burimet për NBC.

Sipas një zyrtari iranian, Teherani ka paralajmëruar se do të godasë bazat amerikane në rajon si hakmarrje për çdo sulm nga Uashingtoni.

Agjencia e lajmeve Reuters citon një zyrtar të lartë që ka thënë se “Teherani u ka bërë të ditur vendeve të rajonit, nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe deri te Turqia, se bazat amerikane në këto vende do të sulmohen nëse SHBA sulmon Iranin… duke u kërkuar këtyre vendeve të parandalojnë Uashingtonin që të sulmojë Iranin”. /Telegrafi/

Omega ka dy orë të reja - ky dizajn do të krijojë zhurmë

14 January 2026 at 15:01


Kompania OMEGA ka prezantuar dy modele të reja të Speedmaster Moonwatch, duke rifreskuar kronografin e tyre më të njohur me dizajnin e numrit të njohur si 'reverse panda'.

Ky version me kontrast të theksuar ka qenë shumë i popullarizuar për vite me radhë ndër koleksionistët.

Modelet e reja vijnë në dy versione: prej çeliku inox dhe prej ari 18-karatësh Moonshine, dhe të dy janë të pajisura me rripa përkatës, raporton Hypebeast.

Të dy orët kanë një numër dykatësh, me sipërfaqe të zezë me shkëlqim të lartë dhe nën-numra të bardhë të lakuar që krijojnë një kontrast të theksuar. Pamjen monokromatike e kompleton unaza qeramike e zezë me shkallë tahimetri të mbushur me email të bardhë, ndërsa xhami safiri i qëndrueshëm mbron orën nga gërvishtjet.

Kutitë e orëve janë 42 mm dhe vijnë në dy variante: modeli prej çeliku inox ka akrepa dhe tregues të orës të mbuluar me rodi, ndërsa versioni prej ari Moonshine ka detaje ari në të njëjtin ton si kisha. Të dy modelet ofrojnë lidhje të poliruara dhe të thara, si dhe sistemin OMEGA për rregullim të hollësishëm të rripit, që garanton përshtatje të rehatshme dhe precize.

Kronografët e rinj funksionojnë me kalibrin Co-Axial Master Chronometer 3861, pasardhësi modern i mekanizmit që përdorën astronautët e NASA-s në Hënë. Ky kalibar manual ofron precizion të lartë dhe rezistencë ndaj magnetizmit, dhe vjen me garanci pesëvjeçare.

Çmimi i modelit prej çeliku inox është 10.100 euro, ndërsa versioni prej ari Moonshine kushton 47.800 euro. Të dy orët janë pjesë e koleksionit të përhershëm të OMEGA-s. /Telegrafi/












Rekord për Librin Guinness - koshja më e shpejtë e mbeturinave në botë

14 January 2026 at 15:01


Një shpikës britanik ka thyer rekord botëror për koshin e mbeturinave (wheelie bin) më të shpejtë në botë, një rekord që tani është regjistruar në Guinness World Records.

Ky “kosh për plehra” e modifikuar arriti një shpejtësi të jashtëzakonshme prej rreth 106 km/orë (afërsisht 66 mph) gjatë një provë të realizuar nga shpikësi, duke e bërë atë zyrtarisht koshin më të shpejtë në planet.

Ai punoi intensivisht për ta modifikuar koshin dhe arriti ta bëjë këtë objekt të përditshëm të lëvizë shumë shpejt, një arritje e jashtëzakonshme për një objekt që normalisht përdoret për mbledhjen e mbeturinave.

Rekordi është pranuar nga Guinness World Records dhe ka tërhequr vëmendjen e mediave globale për origjinalitetin dhe çuditshmërinë e tij. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Endrit Thaçi: Duke i numëruar ditët kur nga ky objekt do të dalë babi dhe shokët e tij

14 January 2026 at 14:47


Djali i ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçi, Endrit Thaçi ka thënë se është shumë optimist për lirimin e babait të tij nga akuza e ngritura nga Prokuroria Speciale e Dhomave të Specializuara.

Thaçi përmes një storie në Instagram ka thënë se është duke i numëruar ditët që nga objekti i Gjykatës Speciale në Hagë do të dalë babai i tij bashkë me shokët e tij.

‘Optimist. Duke i numëruar ditët kur nga ky objekt do të dalë babi dhe shokët e tij. Dielli do të lind përsëri’”, ka shkruar ai. /Telegrafi/

Irani zbulon se si do të përgjigjet në rast të një sulmi nga amerikanët - paralajmëron Turqinë, Arabinë dhe EBA-në

14 January 2026 at 14:43


Irani ka paralajmëruar vendet fqinje se do të synojë bazat amerikane në shenjë hakmarrjeje për çdo sulm nga Uashingtoni.

Agjencia e lajmeve Reuters citon një zyrtar të lartë që ka thënë se “Teherani u ka bërë të ditur vendeve të rajonit, nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe deri te Turqia, se bazat amerikane në këto vende do të sulmohen nëse SHBA sulmon Iranin… duke u kërkuar këtyre vendeve të parandalojnë Uashingtonin që të sulmojë Iranin”.

Ndërkohë, presidenti amerikan, Donald Trump ka inkurajuar protestuesit iranian që të vazhdojnë protestat dhe të marrin nën kontroll institucionet e vendit, duke thënë se “ndihma është në rrugë” dhe se ata duhet të “ruajnë emrat e vrasësve dhe abuzuesve, sepse do të paguajnë një çmim të madh”.

Ai ka paralajmëruar se SHBA-ja do të merrte “veprime shumë të forta” nëse autoritetet iraniane vendosin të ekzekutojnë protestues, përfshirë kërcënimin me masa të paparashikuara nëse varja e tyre realizohet, raporton skynews.

Gjithashtu lideri amerikan ka anuluar të gjitha takimet me zyrtarë iranianë deri sa të ndalet vrasja e protestuesve, duke nënkuptuar ndëshkim për Teheranin nëse dhuna ndaj civilëve vazhdon.

Ndryshe, iranianët po protestojnë tash e disa javë shkaku i problemeve ekonomike dhe sociale. /Telegrafi/

"Më është hequr veshka dhe kam një plumb në shtyllën kurrizore" - Milan Vukashinoviq nga Leposaviqi tregon si u rrëmbye

14 January 2026 at 14:23


Rasti i Milan Vukashinoviqit nga Leposaviqi, i cili u plagos rëndë në rrethana ende të paqarta në fillim të nëntorit të vitit të kaluar pranë fshatit Jelakcë, vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut.

Ndërkohë që institucionet kompetente të Serbisë vazhdojnë të shmangin deklaratat zyrtare dhe dhënien e informacionit konkret, personat që ndjekin dhe hetojnë këtë ngjarje kanë marrë edhe kërcënime.

Detajet e ngjarjes së 1 nëntorit u rrëfyen nga vetë i plagosuri Vukashinoviq gjatë dëshmisë së tij para prokurorit, të cilën e kishte Nova.rs. Konkretisht, më 12 dhjetor ai dëshmoi para prokurorit të lartë publik në Prokuple, në spitalin e burgut në Beograd, duke përshkruar në detaje ngjarjen kur u qëllua me armë në shpinë pranë fshatit Jelakcë.

Sipas fjalëve të tij, atë ditë ai ishte planifikuar të takohej me Dragomir A. në territorin e Kosovës, me të cilin kishte pasur takime edhe më parë në atë zonë. Dragomir A. ishte duke i sjellë mjaltë dhe raki, transmeton Telegrafi.

Rreth orës 11:00, teksa po lëvizte në një rrugë alternative, automjeti i Vukashinoviq u përplas me një pemë që ishte vendosur tërthorazi në rrugë, por ai nuk ndaloi dhe vazhdoi udhëtimin.

“Kur dola nga rruga në një livadh, disa persona me vetura më rrethuan dhe filluan të qëllonin. Në një moment e kuptova se po qëllonin drejt meje dhe ndjeva se isha goditur. Atëherë, në një çast, fluturova jashtë përmes xhamit të përparmë", deklaroi Vukashinoviqi gjatë dëshmisë së tij.

Ai shtoi se, pasi kishte dalë nga automjeti, iu afruan persona të panjohur, e dërguan te automjeti i Dragomir A., i cili ndodhej në livadh, dhe me atë mjet e transportuan në spitalin e Prokuples. Pas marrjes së ndihmës së parë, Vukashinoviqi u transferua në Qendrën Klinike të Nishit, ku qëndroi i shtruar deri në mesin e nëntorit, më pas u transferua në Burgun Qendror.

Vukashinoviqi pësoi lëndime të rënda trupore nga të shtënat; plumbi ende ndodhet në shtyllën kurrizore, gjë që, siç thotë ai, e mban të lidhur pas shtratit. Në Nish iu hoq një veshkë, ndërsa po ashtu pësoi edhe frakturë të kyçit të këmbës së djathtë.

Në dëshminë e tij, ai mohoi pretendimet e kallëzimit penal të 1 nëntorit, duke pohuar se nuk ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet, pasi iu lexua urdhri për zhvillimin e hetimit.

Duke folur për jetën e tij në Kosovë, Vukashinoviqi tha se jeton atje që nga lindja dhe se për vite me radhë kishte tentuar pa sukses të punësohej, duke iu drejtuar, ndër të tjerëve, edhe përfaqësuesve të Listës Serbe. Pasi nuk mori ndihmë në vitin 2015, ai iu drejtua institucioneve të Kosovës.


Definitivno je Srbin MILAN VUKAŠINOVIĆ streljan srpskim metkom, kao životinja!

Danas je pronađen MILANOV automobil koji je uništen prilikom napada na njega!

Pozivam Eulex i Kfor da izvrše uviđaj lica mesta, ali MEĐUNARODNU ZAJEDNICU da reaguje, jer ovo je "Banjska 2" 👇 pic.twitter.com/ztAVY40xUS
— Ivan Ninić (@INinic) November 8, 2025

Informacionin e parë për plagosjen e Vukashinoviqit e publikoi në rrjetin social X avokati i familjes, Ivan Niniq, duke ngritur një sërë pyetjesh lidhur me rrethanat e të shtënave. Sipas pretendimeve të paraqitura nga Niniqi, Vukashinoviqi u plagos në shpinë, ndërsa dyshohet se në incident ishin të përfshirë persona të veshur me uniforma ushtarake, pa asnjë shenjë dalluese, në xhipa pa targa regjistrimi.

Deri më sot, nuk janë bërë publike informacione zyrtare për këtë rast, dhe opinioni mbetet pa përgjigje për pyetjet se kush ka qëlluar, pse dhe me urdhër të kujt.

Ende në paraburgim, në spital – avokati i ka shkruar SUK-ut

Vukashinoviqi vazhdon të ndodhet në spitalin e burgut në Beograd, me plumbin që i ka mbetur ende në shtyllën kurrizore, ndërsa masa e paraburgimit ndaj tij mbetet ende në fuqi. Deri tani, ai është marrë në pyetje nga organet kompetente, ndërsa, sipas informacioneve jozyrtare të Nova.rs, nëna e tij e ka vizituar vetëm një herë.

Avokati i familjes Vukashinoviq ka paraqitur kallëzim pranë Sektorit të Kontrollit të Brendshëm të MPB-së kundër personave NN, pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë. Sipas kallëzimit, më 1 nëntor 2025, pranë fshatit Jelakcë, pa shenja policore, pa targa regjistrimi dhe pa asnjë paralajmërim, ata hapën zjarr ndaj një automjeti në lëvizje.

Në kallëzim thuhet se drejt automjetit që drejtohej nga Vukashinoviqi u shkrepën më shumë se 25 plumba, duke i shkaktuar lëndime të rënda kërcënuese për jetën, përfshirë një plagë depërtuese në shtyllën kurrizore, me plumb që ende ndodhet në trup, gjë që e mban të lidhur përjetësisht pas shtratit spitalor. Kallëzimi thekson se me këtë akt janë shkelur rëndë rregullat e shërbimit policor dhe se ekzistojnë baza dyshimi për veprën penale të vrasjes së rëndë në tentativë.


Nga ana tjetër, Prokuroria e Lartë Publike në Krushevc, e cila ka marrë përsipër kallëzimin penal nga Prokuroria e Lartë Publike e Prokuples, deri më sot nuk e ka kontaktuar mbrojtjen lidhur me hetimet.

Shërbimet serbe të sigurisë kanë heshtur për këtë rast, derisa mediat pro-regjimit raportuan një informacion se pjesëtarë të Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit (BIA), në bashkëpunim me organe të tjera shtetërore, arrestuan dy persona në zonën e Rashkës nën dyshimin për spiunazh. Sipas raportimeve, të ndaluarit dyshohet se gjatë një periudhe më të gjatë kanë mbledhur informacione konfidenciale me rëndësi për sigurinë e Republikës së Serbisë dhe i kanë përcjellë ato shërbimeve inteligjente shqiptare.

“Hetimi ka zgjatur disa muaj, ndërsa arrestimi është vazhdim i aksionit të 1 nëntorit, kur në vijën administrative u arrestua Milan Vukashinoviq”, raportuan mediat pro-regjimit, duke shtuar se Vukashinoviqi kishte tentuar të ikte, por shërbimet serbe të sigurisë kishin përdorur armë zjarri dhe ai u plagos.

Nga ana tjetër, edhe Policia e Kosovës ka reaguar disa ditë pas ngjarjes, duke pohuar se shërbimet serbe e kishin rrëmbyer Vukashinoviqin.

“Më datë 01.11.2025, Policia e Kosovës ka pranuar informacion se në zonën e Leposaviqit dyshohet se një person (M.V.) shtetas i Kosovës me përkatësi etnike serbe, është plagosur dhe është rrëmbyer brenda territorit të Kosovës nga ana e Xhandarmërisë së Serbisë”, thuhej në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Njëkohësisht, autoritetet në Kosovë po kryejnë ekspertizën e telefonave të Vukashinoviqit të plagosur – njëri i gjetur në automjet dhe tjetri në shtëpinë familjare.

Ndërkaq, më herët, Milan Vukashinoviqi kishte qenë në 'llupën" e mediave pro-regjimit serb për shkak të përplasjes së tij me Listën Serbe. /Telegrafi/

16:00 Tregu shkrumb e hi, shitësit e qytetarët: Ndodhi fatkeqësi e madhe, duhen kushte sigurie

By: EL
14 January 2026 at 16:00

Era e blozës ndihet ende në tregun e ish-Uzinës “Dinamo”. Ndryshe nga një javë më parë, sot në këtë ambient ka rënë qetësia. Pronarët e dyqaneve vijnë rrotull katrahurës që shkaktoi zjarri dhe, në pamundësi për të folur, shprehin pikëllim për çfarë ndodhi. Të njëjtin përjetim kanë edhe qytetarët, të cilët janë klientë të përditshëm të këtij tregu.

Grupet e punës herë pas here vijnë rrotull tregut. Disa me matës energjie në dorë e të tjerë duke siguruar perimetrin e sigurisë, ndërkohë që makineritë po hapin rrugët kaluese për në brendësi të tregut.

Djegia e dyqaneve të shumicës ka ndikuar edhe te shitjet e rrobave të përdorura. Tregtarët thonë se nuk kanë bërë shitje dhe u mungon siguria për vijimin e aktivitetit.

Policia njoftoi zyrtarisht se ngjarja ishte aksidentale, ndërsa tregtarët, jashtë kamerave, thonë se dikush mund të ketë harruar një ngrohëse të ndezur, e cila ka shërbyer si shkrepëse e zjarrit që përpiu këto ambiente./et

15:50 “Ruajmë kufijtë e SHBA-ve”, ambasada amerikane në Tiranë ndan mesazhin e rëndësishëm për marrjen e vizave

By: EL
14 January 2026 at 15:50

Last Updated on 14/01/2026 by EL

Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë një mesazh të rëndësishëm për të gjithë shtetasit që kërkojnë të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara.

Në postimin e saj, ambasada ka ndarë mesazhin se një oficer konsullor mund të refuzojë aplikimin për vizë nëse ata nuk besojnë se personi që aplikon nuk do të ndjekë rregullat përkatëse.

Njoftimi thekson më tej se është përgjegjësia e udhëtarëve që të përdorin vizën e udhëtimit në mënyrë korrekte./et

15:46 Anëtari i ‘Bandës së Babagjyshëve’ ankohet në Instagram/ S’më lënë të promovoj librin! Burgjet nisin verifikimin e audios!

By: EL
14 January 2026 at 15:46

Last Updated on 14/01/2026 by EL

Pas arratisjes nga Spitali Rajonal i Durrësit të të burgosurit Altin Ndoci, në burgun e sigurisë së lartë në Burrel është regjistruar një tjetër incident. Protagonisti kryesor kësaj here është Fatmir Pjetri i dënuar si pjesë e “bandës së babagjyshëve”, i cili ka publikuar në Instagram një regjistrim audio ku akuzon Drejtorinë e Burgjeve se nuk e kanë lejuar të promovojnë librin e tij më të ri.

Sipas tij, Drejtoria e Burgjeve nuk e ka lejuar të promovojë librin me titull “Jetë e guximshme”, me arsyetimin se përmban dhunë, skena erotike dhe përmbajtje kritike ndaj institucioneve shtetërore.

“Sot ishte dita më e lumtur e jetës sime sepse solla në jetë romanin tim të parë. Kisha programuar të bëj prezantimin e librit tek bashkëvuajtësit e mi, por drejtoria e përgjithshme e burgjeve e anuloi eventin me arsyetimin se libri promovon dhunën, ka skena erotike dhe flet kundër institucioneve qeveritare. Drejtoria e përgjithshme e burgjeve e paragjykoi librin tim vetëm nga kopertina. As që e morën mundimin ta lexojnë. Shkrimi është gjëja më e bukur që ka shpikur njerëzimi. Me anë të tij shprehim dashurinë, dhimbjen e mërzinë. Sado pengesa të vendosin në rrugën time unë do të ec përpara. Burgu ma mori lirinë por për asnjë moment nuk heshta. Fjalët e mia kanë forcën të arratisen nga ky burg e të shkojnë në veshët e secilit prej jush. Romani im është thjesht një libër, nuk është armë që rrezikon sigurinë publike. Mos e gjykoni këtë roman nga kopertina sepse nuk e bën petku priftin por është njeriu brenda atij petku” thotë ai në audio regjistrim

Vetëm pak minuta pas publikimit të audioregjistrimit, raportohet se Drejtoria e Burgut të Sigurisë së Lartë në Burrel ka urdhëruar një kontroll të imtësishëm në qelinë ku qëndron Pjetri. Autoritetet po verifikojnë autenticitetin e audio regjistrimit dhe mënyrën se si është bërë ajo.

Ngjarja vjen në një moment tensioni për të gjithë sistemin e burgjeve në vend, pas arratisjes së bujshme të Altin Ndocit.

Kush është Fatmir Pjetri 

40-vjeçari është me origjinë nga Puka. Ai erdh në Shqipëri në vitin 2013 nga Greqia dhe më pas u bë pjesë e “Bandës së Babagjyshëve”. Sipas raportimeve, Pjetri kryente çdo grabitje pa lënë gjurmë në një kohë prej 3 minutash. Ky grup kriminal ka kryer disa grabitje që u shtrinë në të gjithë vendin, në Tiranë, Kuçovë, Durrës, Berat, Lezhë, Fushë-Krujë, Laç, Shkodër. Por grabitja që bëri më shumë bujë, ishte ajo që ndodhi në një qendër tregëtare në kryeqytet.

Pas kësaj ngjarje ai u arrestua në 24 nëntor të 2017. /et

15:37 “U shkel protokolli i sigurisë në ruajtjen e Altin Ndocit”/ Basha: Ja si përgatiten të burgosurit për t’u arratisur

By: EL
14 January 2026 at 15:37

Last Updated on 14/01/2026 by EL

Arratisja e bujshme e të paraburgosurit Altin Ndoci nga spitali i Durrësit ka nxjerrë në pah probleme serioze në zbatimin e procedurave të sigurisë, deklaroi eksperti i sigurisë Faik Basha, i ftuar në studion e News24.

Sipas Bashës, një arratisje e tillë nuk është e rastësishme dhe zakonisht paraprihet nga një përgatitje e gjatë brenda institucionit të vuajtjes së dënimit. “Përgatitja për një arratisje fillon nga ndryshimi i mënyrës së jetesës së të burgosurit. Ai rrit aktivitetin fizik dhe ka sjellje që vetëm punonjësit e burgut mund t’i dallojnë,” u shpreh ai.

Basha theksoi se organet kompetente duhet të kryejnë një analizë të detajuar të dinamikës së ditës së arratisjes, pasi në këtë rast janë konstatuar shkelje serioze të protokolleve. Sipas tij, drejtoria e burgjeve dhe Ministria e Drejtësisë tashmë kanë marrë masa, duke përjashtuar nga detyra drejtorin e burgut të Durrësit, çka tregon se ka pasur degradim të nivelit të sigurisë.

Eksperti renditi disa nga shkeljet kryesore të procedurës, duke përfshirë mënyrën e planifikimit të vizitës mjekësore dhe shoqërimin e të paraburgosurit. “Ai është lëvizur pa pranga dhe pa pranga të gjata. Prangat hiqen vetëm në prani të mjekut dhe punonjësi i sigurisë duhet të qëndrojë brenda gjatë gjithë kohës së vizitës,” deklaroi Basha.

Sipas protokolleve, tha ai, për çdo transferim duhet të bëhet analizë risku dhe të njoftohet komisariati përkatës, i cili duhet të sigurojë edhe një automjet shoqërues për ambulancën e burgut. Po ashtu, i paraburgosuri duhet të mbahet i shoqëruar nga dy punonjës, ndërsa mjeku duhet të japë sinjal kur dhoma është e sigurt dhe pa persona të tjerë.

“Procedurat parashikojnë të paktën tre punonjës sigurie dhe një shofer. Në këtë rast ka pasur disa neglizhenca të rënda në kryerjen e detyrës. Është e pafalshme që një i paraburgosur i tillë të dalë nga institucioni pa u njoftuar organet kompetente,” përfundoi Basha./et

15:20 Kush e financoi ‘Rithemelimin’? Berisha s’jep shifër e emra: Financuesit e Kuvendit, deputetë

By: EL
14 January 2026 at 15:20

Edhe 5 vite më vonë, ndonëse me një hetim të hapur në SPAK, Sali Berisha nuk ka e ka ende një përgjigje se sa kushtoi Kuvendi i rithemelimit 11 dhjetorin e vitit 2021, nga i cili nisi ofensivën për rimarrjen e selisë blu.

Madje hetimin e SPAK, që po thërret njërin pas tjetrit organizatorët e atij Kuvendi e quajti politik.

“Ky hetim politik që bëhet nuk ka asnjë lidhje me asnjë hetim pasuror të Sali Berishës dhe fëmijëve të tij. Është një hetim i mirëfilltë politik për Kuvendin e Rithemelimit. Por lidhja, është mashtrimi që ish-xhelati i sigurimit të shtetit, në bashkëpunim me Dumanin i bëjnë çështjes. Asnjë lidhje”, tha Berisha.

E vetmja gjë që pretendon Berisha, është që financuesit janë deputetë dhe aktivistë demokratë, por pa përmendur emra.

“Është deklaruar çdo gjë dhe çdo financim i çdo personi, është deklaruar. Nuk ka asgjë të fshehur. Personat që kanë financuar e kanë deklaruar atë sapo janë pyetur. Dhe ata besoj se, po thërrasin emra. Asnjë shifër nuk kam parasysh. Ai Kuvend është financuar nga deputetë, aktivistë të PD-së”, tha Berisha.

Në një moment kur duhet ta shfrytëzonte për të bërë transparencë, Berisha vijon me të njëjtën teknikë duke i gjetur tjetërkund armiqtë edhe në këtë çështje.

“Lulzim Basha i dha Gabriel Eskobarit dhe Yuri Kim-it, një listë të bizneseve që po sponsorizonin Sali Berishën. Dhe këtu është fillimi, dhe Edi Rama. Dhe ata filluan të flasin një e nga një biznesmenë të cilët nuk kishin dhënë kurrë dhe nuk u kisha kërkuar kurrë një qindarkë”, tha Berisha.

Për hetimin e nisur mbi financimin e Kuvendit të rithemelimit në SPAK janë thirrur gjatë javës organizatorët Belind Këlliçi dhe Indrit Hoxha.

Shpenzimet e kryera për Kuvendin e famshëm të Berishës 11 dhjetorin e vitit 2021, po hetohen nga prokurori i posaçëm Arben Kraja, si pjesë e hetimit pasuror për kreun e PD dhe familjen e tij, fraksion i hapur në kuadër të aferës së privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani. Për këtë dosje Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi janë në gjyq të pandehur për korrupsion e pastrim parash./et

15:14 Korrupsioni në Shqipëri, Jorida Tabaku: Sistem që mban peng ekonominë dhe shoqërinë!

By: EL
14 January 2026 at 15:14

Last Updated on 14/01/2026 by EL

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku deklaroi sot se korrupsioni në Shqipëri është kthyer në një sistem të mirëfilltë si pasojë e qeverisjes socialiste dhe nuk mund të eliminohet vetëm përmes përmirësimit të ligjeve.

Sipas saj, lufta kundër korrupsionit është më shumë se një kusht i procesit të integrimit europian dhe lidhet drejtpërdrejt me gjendjen e ekonomisë, emigracionin masiv, largimin e të rinjve dhe humbjen e shpresës.

Tabaku thekson se korrupsioni ka çuar në kapjen e ekonomisë në pak duar, pastrimin e parave dhe ka pwrkeqwsuar situatën sociale, ndaj rrjedhimisht ndryshimet ligjore nuk mjaftojnë kur është vetë sistemi ushqen korrupsionin.

“Lufta kundër korrupsionit nuk është veçse një prioritet në procesin e integrimit, është më shumë se kaq. Korrupsioni është arsyeja kryesore për situatën e ekonomisë sot, është arsyeja kryesore për kapjen e ekonomisë në pak duar, për largimin e të rinjve, për emigracionin masiv, për humbjen e shpresës, pastrimin e parave, është pikërisht korrupsioni që ka sjellë këtë. A mund të ndryshojë kjo me përmirësime ligjore? A mund të ndryshojë kjo përmes një platforme kombëtare duke e bërë luftën ndaj korrupsionit prioritetin kombëtar? Sigurisht të gjitha janë të rëndësishme. Unë besoj se ka arritur një moment që sado të përmirësojmë ligjet, sistemi i ngritur është i tillë që i jep frymë korrupsionit. Ja një shembull: ligji i ri i koncesioneve dhe PPP-ve. Kishim një ligj tjetër në vitin 2017 dhe një ligj tjetër në vitin 2023. Po të njëjtat problematika. Këtë kanë treguar rasti i koncesioneve në rrugë, rasti i energjisë, i AKSHIt,  se sado që të jetë i mirë ligji nuk e parandalon korrupsionin nëse ai është kthyer në sistem siç është kthyer në shqiperi. Një sistem që fatkeqësisht sot ka kapur çdo qelizë dhe ekonominë. Sado të mira t’i bëjmë ligjet, sado t’i përmirësojmë ato me standardet europiane, korrupsioni do të jetë atje prej sistemit që kanë ngritur qeveria socialiste. Një sistem që fatkeqësisht ka kapur të gjithë ekonominë dhe që mbahet peng i një qeverisje e cila ka rënë dhe moralisht. Ky sistem ikën po iku kjo qeveri” thotë Tabaku./et

15:01 Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia ?

By: EL
14 January 2026 at 15:01

Last Updated on 14/01/2026 by EL

Nga ARTUR  AJAZI

Arrestiset sërish një autor vrasjesh. Arratiset sërish nga “pakujdesia e policisë” një killer, një njeri i akuzuar për një seri veprash penale. Dhe ku ? Nën hundën e policisë, brenda një spitali, dhe i paprangosur. I ardhur nga qelia pa pranga, duke ecur serbes krahas uniformave blu, sikur të ishte njeri i zakonshëm. Ndodhia vlen të hetohet thellësisht mbi rolin bazë të një zinxhiri njerëzish, duke e nisur nga polici më i thjeshtë, deri tek shefat e tij. Vitet e fundit, “ikje të tilla” (që nuk ndodhin kurrë nga pakujdesia por janë të qëllimshme) kanë ndodhur shpesh. Arrestiset X nga burgu, arrestiset Y nga spitali, arratiset një tjeter nga salla e gjyqit. Po mirë, po policia nuk gjendet pranë tij, nuk e kishte prangosur, nuk kishte marrë masa parapergatitore kur e shoqeron drejt gjykates, spitalit apo  dhe diku tjeter ? Natyrisht lidhja e segmenteve të caktuara të policisë me krimin, mbetet evidente sot në rradhët e Policisë Shtetit. Madje duke e nisur nga polici i thjeshtë e duke vazjtur deri tek shefa dhe drejtues policie. Ka ardhur koha të forcohet ligji, rregullorja, ka ardhur koha të ashpërsohet Kodi Penal, nenet ku flasin për dënimin e policëve dhe shefave të tyre të lidhur me krimin dhe trafikun e drogës. Ka ardhur koha kur, Kodi Penal, të ketë dënime deri 15 vjet për policin dhe shefin e tij, që janë molepsur në planin për arratisjen e një krimineli nga burgu, apo të lidhur me rrjetin e trafikut të drogës. Asnjë mëdyshje dhe asnjë lehtësim nuk duhet të ketë. Eshtë e tmerrshme të mendosh se, nga duart e policisë, arrin të largohet një person me rrezikshmëri të lartë shoqerore, një autor vrasjesh, një person që po hetohet dhe gjykohet, dhe papritur ai “arratiset”. U bë “modë” arratisja e të paraburgosurve, dhe atyre që e kanë marrë dënimin nga gjykata. Ashtu siç është bërë e zakonshme, zbulimi i lidhjeve të policëve dhe drejtuesve të policisë, me emra të spikatur të botës së krimit. Nuk mund të kenë vend në Policinë e Shtetit, police, shefa komisariatesh apo dhe drejtues policie në qarqe, që rezultojnë të lidhur me botën e krimit. Ministria e Drejtësisë, dhe e Brendshme, duhet të ndalen urgjentisht dhe të koordinojnë planin e masave rradikale mbi fenomene të tilla, që cënojnë rendin, qetesinë, dhe sigurinë e qytetareve dhe atë kombetare. Në një vend, ku arratiset i burgosuri, dhe zbulohen lidhjet e tij me police dhe drejtues policie, siguria e qytetareve mbetet e rrezikuar. I arratisuri nga spitali i Durresit, sot gjendet i lirë, dhe nga momenti në moment, ai mund të kryejë një atentat të ri, një grabitje dhe krim të ri. Dhe pse ? Sepse një polic dhe drejtues policie në burgje, është korruptuar dhe ka pranuar ta dergojë atë pa pranga në duar, dhe ti lerë rrugën e hapur drejt lirisë. Absurde do ta quaja edhe “arratisjen” e çdo të burgosuri nga qelia, medemek “duke prerë hekurat e dritares me mjete rrethanore, dhe askush nuk e paskësh pikasur”. Çdo tentative dhe arratisje nga burgjet tona dhe ato të vdeneve të tjera në botë, nuk ndoh kurrë, pa bashkëpunimin dhe korruptimin e efektivave policore, dhe shefit të tyre. Ndaj, është momenti të ndalet seriozisht Ministria e Brendshme dhe ajo e Drejtesisë, ashtu siç është urgjente që në Kodin e Ri Penal, të futen nene, ku të ashpërsohet dënimi i efektivave dhe drejtuesve të tyre, që rezultojnë të lidhur me botën e krimit.

14:59 Lea e Kuqe

By: EL
14 January 2026 at 14:59

Edison Ypi

Qent e zonjave. Qent e luksit. Qent e salloneve. Qent e banaqeve. Qent e gjahut. Qent e stanit. Qent e kufirit. Qent e kolibeve. Qent e kazanave. Qent e tredhur. Qent rrugaçë. Qent e braktisur.

Të gjithë këta qen u ikin zonjave, braktisin stanet, sallonet, banaqet, lënë kolibet, harrojnë sofrat ku po hanin e pinin e gogësinin, përmbysin tasat që sapo i zbrazën, këpusin zinxhirët ose litarët ku ishin lidhur, dhe nisin e lehin si të çmendur.

Për një arësye të vetme.

Sepse në Tiranë erdhi Lea Ypi.

S’kishim parë, as dëgjuar, kaq shumë lehje, si këto kur në Tiranë ja behu Lea e Kuqe.

Lea udhëton nëpër botë. Për punët e saja. Në universitetet më të shquara. Ku mban leksione, ligjërata, kumtesa. Në gjuhët kryesore të botës. Që i flet e i shkruan aq saktë, aq qartë, aq këndshëm, aq bukur, aq fuqishëm, me aq logjikë, zjarr dhe stil, sa mahnit vendalinjtë ku ka vajtur mysafir. Qofshin amerikanë, francezë, italianë, gjermanë, të bardhë, të verdhë, të Kuq, të zinj.

Lean e Kuqe e ftojnë në takime autoritete nga më të lartët dhe më të shquarit e botës; akademikë, deputetë, ministra, presidentë të vendeve pakrahasimisht më të mëdha dhe më seriozë se Shqipëria. S’kam dijeni nëse Lean e Kuqe e ka thirrur për konsultime ndonjë Mbret, Sulltan, Car, Krajl apo Kalif. Por s’është çudi të ketë ndodhur.

Vijnë e ikin në Tiranë dosa e derri nga an’ e anës së botës. Dhe s’ndodh asgjë. S’kujtohet asnjë. S’i intereson askujt. S’leh askush.

Me të ardhur në Tiranë Lea e Kuqe, tundet dheu, erret dielli, nisin e lehin qen e zagarë me turi nga qielli.

Nëpër botë Leas së Kuqe i kushtojnë mikpritje, i rezervojnë mirsjellje. Në vendin e vet veçse lehje, veçse shpifje.

Në fakt, edhe me Ismail Qemalin, Shën Terezën, Ismail Kadarenë, kështu bënin dhe bëjnë lehëtarët e kudondodhur. Por për Lean e Kuqe kjo duhet marrë me rezervë. Se, ku i dihet, ndoshta lehjet janë një mënyrë shqiptareske për ta shpallur Lea e Kuqe Shenjtore për së gjalli.

I thonë Leas së Kuqe je  Marksiste. Se aq dinë. Aq mendojnë. Aq deduktojnë. Aq fantazojnë. Ashtu u është dukur koha kur Shqipëria ishte mbushur me burgje dhe pushkatime.

Me e qujtë hajdutët Lean e Kuqe marksiste apo komuniste. A ka nder më të madh ?

Lea e Kuqe flet e shkruan normalisht. Lehësit e zinj vetëm në gjuhë drunjtë, vetëm në Newspeak-un e Orwellit.

Lea e Kuqe ka individualitetin e vet, karakrerin e vet, është e ndryshme, është e dallueshme. Lehësat e zinj ngjajnë me njëritjetrin krejt si në filmin 1984, ku është e pamundur ta shquash Hasanin nga Hyseni apo Jorgon nga Jani, është krejt e pamundur.

Pamje apokaliptike. Kaos i përsosur. Çthurje totale. Botë distopike. Kohë për tu çmendur.

Megjithatë, ardhja e Leas në Tiranë, është një rast i mirë që Bashkia të bëjë punën e vet. Të ndajë njerëzit nga kafshët. Të klasifikojë lehësat. Tu lidhë qenve në qafë Medalionin e Qenit, titull që e jep një komision me në krye, jo një çapaçul që rrehet për pes lek, por një Bej që nuk korruptohet botën t’ja falësh. Medaljonin e Qenit t’ja japi qenit që e meriton, t’ja marri zagarit që me lehje e tepron. Mbi atë medaljon Bashkia do gdhendi në metal për çdo qen, emrin e qenit, emrin e pronarit të qenit, mosha e qenit, gjinia e qenit, prejardhja farefisnore qënërore, sëmundjet e trashëguara, është qen rrace apo qen ordiner, qen normal apo qen i çmendur, a ka bërë kontroll mjekësor për sy e veshë, a ka bërë analiza gjaku, si i rreh zemra, thjesht qen apo llapaqen, si i ka punët me diabetin, në ç’gjendje e ka prostatën, a e ka kontrolluar kokën me rezonancë magnetike, a ka çrregullime psiqike, e ka bërë apo jo vaksinën e çmendurisë, a ka marrë leje nga drejtori i çmendinës për tu arratisur, a i rrjedhin qurrat, a e nget kolla, a i ngrihet vegla, i ngjan iriqit apo kërrmillit, a i rrjedhin jargët etj.

Ardhja e Lea së Kuqe në Tiranë është gjithashtu një rast i mirë për studiuesit e Historisë së propullit tonë trim, puntor, rakipirës dhe paçengrënës, lidhur me çorapat që historikisht ka thurur, fitoret që ka korrur, shpinën që ka kërrusur, rrenat me të cilat ka rehatuar veten në shekuj.

Derisa të mbërrijnë rezultatet e atyre studimeve, le të shkyhemi së qeshuri duke kqyrur dhe duartrokitur gratis spektaklin më të çuditshëm të botës. Atë me popull zevzek dhe lehësa të çmendur gjatë Korridës me dema të zinj përballë Leas së Kuqe.

14:51 Pavarësisht tarifave amerikane, Kina raporton suficit tregtar rekord prej mbi 1 trilion dollarësh

By: EL
14 January 2026 at 14:51

Kina ka regjistruar një suficit tregtar rekord prej 1,189 trilionë dollarësh për vitin 2025, duke thyer për herë të parë kufirin e 1 trilion dollarëve, pavarësisht tarifave të larta të vendosura nga administrata e presidentit amerikan Donald Trump. Të dhënat e publikuara nga doganat kineze tregojnë se eksportet kanë vijuar rritjen e fort, ndërsa ekonomia përballet me një krizë të zgjatur në sektorin e pasurive të paluajtshme dhe kërkesë të dobët të brendshme.

Eksportet u rritën me 6,6% në dhjetor krahasuar me një vit më parë, duke tejkaluar pritshmëritë e analistëve, ndërsa importet u rritën me 5,7%. Zyrtarët kinezë theksuan se diversifikimi i partnerëve tregtarë, sidomos drejt Azisë Juglindore, Afrikës dhe Amerikës Latine, ka forcuar aftësinë e vendit për t’i rezistuar tensioneve tregtare me SHBA-në.

Megjithatë, suficiti rekord po ngjall shqetësime në ekonomitë e tjera, të cilat druhen nga mbingarkesa industriale e Kinës dhe varësia e tepruar nga produktet kineze. Industria automobilistike kineze shënoi një rritje të fortë të eksporteve, veçanërisht në automjetet elektrike. /E.T

14:43 Von der Leyen: Groenlanda i përket popullit të saj dhe NATO-s

By: EL
14 January 2026 at 14:43

Last Updated on 14/01/2026 by EL

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se Groenlanda i përket popullit të saj dhe se Bashkimi Evropian respekton plotësisht vullnetin e banorëve të ishullit autonom.

Duke iu përgjigjur pyetjeve në një konferencë për shtyp, ajo theksoi se Groenlanda është pjesë e NATO-s dhe se Aleanca integron interesat e të gjithë aleatëve, teksa shtoi se BE-ja është në kontakt të vazhdueshëm me qeverinë daneze për këtë çështje.

“Groenlanda i përket popullit të saj. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me qeverinë daneze për këtë dosje. Së dyti, Groenlanda është pjesë e NATO-s dhe ne e dimë që NATO integron interesat e ndryshme të aleatëve të saj. “Është e rëndësishme për mua që Groenlanda të dijë se ne e respektojmë vullnetin e popullit të saj”, tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen./ET

“Deri në pikën e fundit të gjakut” – paralajmëron Irani : Godasim këdo që ndihmon sulmin ndaj nesh!

14 January 2026 at 14:51

Irani ka rritur tonet paralajmëruese ndaj çdo sulmi të mundshëm të jashtëm, duke deklaruar se forcat e tij të armatosura janë plotësisht të përgatitura për luftë.

Ministri i Mbrojtjes, Aziz Nasirzadeh, tha se Irani ka “shumë surpriza” për armiqtë dhe se çdo agresion do të përballet me një kundërpërgjigje të dhimbshme.

Deklaratat vijnë në një moment tensioni të lartë, pas kërcënimeve të presidentit amerikan Donald Trump për ndërhyrje ushtarake, nëse Irani nis ekzekutimin e protestuesve.

Nasirzadeh theksoi se vendi do të mbrohet “me gjithë forcën dhe deri në pikën e fundit të gjakut”.

Ai paralajmëroi gjithashtu se çdo shtet që ofron mbështetje për një sulm ndaj Iranit do të konsiderohet “objektiv legjitim”.

Sipas tij, dëmet e shkaktuara gjatë luftës 12-ditore me Izraelin në qershor janë riparuar dhe kapacitetet e prodhimit ushtarak janë rritur.

Retorika e fortë ushtarake shoqëron krizën e brendshme në Iran, ku protestat masive dhe përplasjet me forcat e sigurisë kanë rritur presionin ndërkombëtar ndaj Teheranit, ndërsa autoritetet përpiqen të tregojnë forcë dhe gatishmëri për çdo skenar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Deri në pikën e fundit të gjakut” – paralajmëron Irani : Godasim këdo që ndihmon sulmin ndaj nesh! appeared first on Sinjali.

❌
❌