Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 3 January 2026Main stream

Cili ishte Lev Davidovich Landau, 22-vjeçari që sfidoi Albert Ajnshtajnin në betejën e argumenteve?!

By: berti
3 January 2026 at 08:26

Nga Albert Vataj Ka imazhe që mbeten në kujtesën e historisë intelektuale. Një sallë e mbushur plot, një dërrasë e zezë e shënuar me ekuacione, dhe Albert Ajnshtajni, njeriu që kishte ndryshuar mënyrën si e kuptojmë universin, duke ndalur, duke gërvishtur mustaqet dhe duke pranuar se një djalosh i panjohur 22-vjeçar sapo i kishte vënë në dukje një gabim. 22-vjeçari Lev Davidovich Landau…

Source

Before yesterdayMain stream

30 dhjetori i vitit të kaluar, dita e turpit për shtetin shqiptar!

By: njeshi
1 January 2026 at 17:57

Nga Ilir Demalia Me 30 dhjetor ishte 85 vjetori i shkuarjes ne AMSHIM, heshtje totale, nga shteti, kisha, shoqeria per Viganin e Veriut. Çdo 30 dhjetor Shqipnia duhet me ulë kryet. Jo prej dhimbjes. Por prej turpit. Sepse çdo vit që kalon pa e vendosë At Gjergj Fishtën në vendin që i takon, asht nji akt i ri poshtnimi ndaj ndërgjegjes kombtare. At Gjergj Fishta nuk ishte thjesht poet.

Source

BBC prezanton 15 librat më të spikatur të vitit 2025

By: nik
1 January 2026 at 12:38

BBC ka publikuar një përmbledhje të 15 botimeve letrare më të mira që pritet të shënojnë vitin 2025, duke ofruar një pasqyrë të veprave që variojnë nga romane historike dhe drama psikologjike, deri te fantazia dhe tregimet që eksplorojnë tema të thella shoqërore dhe personale. Kjo listë e kuruar me kujdes synon të udhëzojë lexuesit drejt titujve më të spikatur të vitit të ardhshëm.

Source

Si u bë 1 janari dita e parë e vitit

By: lindita
1 January 2026 at 10:43

Në shumë vende, viti i ri fillon më 1 janar. Megjithatë, nuk ka qenë gjithmonë kështu. Në fakt, për shekuj me radhë, data të tjera shënonin fillimin e kalendarit, duke përfshirë 25 marsin dhe 25 dhjetorin. Caktimi i 1 janarit si Dita e Vitit të Ri erdhi falë mbretit romak Numa Pompilius. Gjatë mbretërimit të tij (715–673 para Krishtit) Numa e rishikoi kalendarin republikan romak në mënyrë që…

Source

Rudyard Kipling, ky endacak i jetës, ky shpirt i mbrujtur me lëndën e ëndërrimtarit dhe tragjikut

By: berti
30 December 2025 at 11:57

Nga Albert Vataj “Nëse mund të ëndërrosh dhe të mos e braktisësh veten pas ëndrrave; nëse mund të mendosh dhe të mos humbasësh në mendime… Nëse arrin të pushtosh minutën e paepur duke i dhënë vlerë çdo momenti që kalon, e jotja është toka dhe gjithçka që ndodhet në të”. Laurat i Çmimit Nobel për Letërsinë në vitin 1907, Joseph Rudyard Kipling, përfaqëson në mënyrë krejtësisht unike atë moment…

Source

At’ Gjergj Fishta gurëthemeli më i rëndë në altarin e vetëdijes sonë kombëtare, thirrja më e zëshme e krenarisë dhe përfaqësimit

By: berti
30 December 2025 at 10:11

Nga Albert Vataj Ai ishte tempull. Ai ishte dhe mbeti kreshta më e lartë e vetëdijes dhe krenarisë kombëtare. Ai nuk jetoi si një qenie, por si një fenomen, një erë e ngulmimeve të hovshme të mendimit dhe veprimit. Ai erdhi për të mbetur një yjësi e shqiptarizmës. Ai, ishte ai, ai që ende nuk ka zënë vendin e merituar, por akti i tij ka shënjuar historinë e shqiptarëve në gjithëkohësi.

Source

Brigitte Bardot – Një ikonë ndërroi jetë

By: njeshi
28 December 2025 at 17:42

Në kulmin e karrierës Brigitte Bardot ishte personi më i fotografuar i kohës së saj. Tani aktorja e famshme franceze ndërroi jetë moshën 91 vjeçare. Brigitte Bardot simboli i kinemasë franceze në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar, simbol i sensualitetit femëror, por edhe i thyerjes së tabuve ndërroi jetë në moshën 91 vjeçare në Saint Tropez, ku jetonte prejt vitesh e tërhequr nga publiku.

Source

Shkodra ndriçon në fundvit! Koncerte, patinazh dhe aktivitete për të gjithë

By: melisa
28 December 2025 at 17:34

Festat e fundvitit kanë kthyer Shkodrën në një nga destinacionet më të vizituara në vend gjatë këtij dhjetori. Qyteti ndriçon nga dritat e dekorit shumëngjyrësh, ndërsa koncertet dhe muzika krijojnë një atmosferë të gjallë që tërheq të gjitha grup-moshat. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale foto nga Shkodra, duke treguar rrugët e mbushura me qytetarë vendas dhe turistë të huaj që…

Source

Mbrëmje magjike në Gjirokastër, Aurela Gaçe elektrizon publikun

By: melisa
28 December 2025 at 16:25

Gjirokastra përjetoi një nga netët më të bukura të kësaj vere, teksa Aurela Gaçe u ngjit në skenën e sheshit “Çerçiz Topulli”, duke sjellë një atmosferë të paharrueshme feste dhe emocionesh. Qindra qytetarë vendës, por edhe turistë të ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe nga jashtë vendit, u mblodhën që në orët e para të mbrëmjes për të qenë pjesë e koncertit madhështor të artistes së…

Source

Tirana pret Krishtlindjen me koncertin “Tinguj & Fjalë” në Sheshin Skënderbej

By: lindita
25 December 2025 at 10:58

Mbrëmjen e djeshme, më 24 dhjetor, Bashkia e Tiranës organizoi koncertin festiv “Tinguj & Fjalë – Koncert Simfonik i Natës së Krishtlindjes”, duke kthyer Sheshin Skënderbej në një skenë të hapur të muzikës klasike, elegancës dhe emocioneve të festës së shenjtë. Nën drejtimin e dirigjentit Armand Broshka, Orkestra Sinfonike solli për publikun një program të pasur artistik…

Source

Ipeshkvijtë e Kishës Katolike ndajnë urimin e përbashkët për besimtarët shqiptarë

By: mirseda
24 December 2025 at 15:23
Ipeshkvijtë e Kishës Katolike në Shqipëri kanë ndarë një mesazh të përbashkët për festën e Krishtlindjes. Imzot Gjergj Meta, Ipeshkëv i Rrëshenit, Imzot Giovanni Peragine, Arqipeshkëv Metropolit i Shkodër-Pultit, Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkëv Metropolit i Tiranë-Durrës dhe Imzot Otavio Vitale, Ipeshkëv i Lezhës ndanë në mediat sociale një videomesazh të përbashkët ku iu uruan besimtarëve […]

Kryepeshkopi Joan urim për Krishtlindjen: Gëzuar! Të shpërndajmë dritën e Krishtit

By: mirseda
24 December 2025 at 12:29
Mesazhi i Krishtlindjes nga Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Imzot Joani ka shpërndarë një mesazh urimi për besimtarët. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Kryepeshkop Joani shprehet se duhet të mbushim zemrat me përulësi dhe dritën e Krishtit. “Festa e gëzuar dhe plot dritë e Krishtlindjes vjen si rreze shprese, […]

Rita Petro laureate e poezisë së shpirtit dhe e forcës së fjalës si “një formë e ndërgjegjes që i reziston heshtjes”

By: berti
23 December 2025 at 22:01

Nga Albert Vataj Shpallja e Rita Petros si “Poete Laureate” për dyvjeçarin 2025–2027 nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit nuk është thjesht një akt vlerësimi individual, por një gjest me ngarkesë të thellë kulturore dhe simbolike, që riformulon mënyrën se si shoqëria shqiptare e koncepton poezinë sot. Në edicionin e tretë të këtij çmimi, i menduar për t’u shndërruar në traditë të qëndrueshme…

Source

Filmi i ri “Avatar” në krye të Box Office-it, por me kritika të ndara

By: nik
22 December 2025 at 15:48

Filmi “Avatar: Zjarr dhe Hiri”, i treti në serinë fantastiko-shkencore të regjisorit hollivudian James Cameron, ka kryesuar arkat e kinemave në SHBA dhe Kanada gjatë fundjavës së tij të hapjes. Megjithatë, shifrat fillestare prej 88 milionë dollarësh ishin dukshëm më të ulëta se 134 milionë dollarët e fituar nga “Avatar: Rruga e Ujit” në vitin 2022. Pavarësisht kësaj, ekspertët theksojnë se seria…

Source

Mesazhi pas-festival i maestro Elton Deda, një manifest etik i profesionistit të vërtetë

By: berti
21 December 2025 at 15:11

Nga Albert Vataj Ky mesazh i maestro Elton Deda nuk është thjesht një status pas-festivali; është një manifest etik i profesionistit të vërtetë, një dëshmi se arti nuk mbaron me duartrokitjen e fundit, por fillon pikërisht aty ku hesht zhurma dhe mbetet ndërgjegjja. “Festivali mbaroi” – kjo fjali e shkurtër, e thënë pa patetizëm, ka peshën e një frymëmarrjeje të thellë pas një maratone.

Source

“Tereza – Një jetë mes dritës dhe hijes”, ikonë me plasaritje, përmes një filmi të ri për shenjtoren

By: berti
21 December 2025 at 11:19

India në vitet 1940: Filmi “Tereza – Një jetë mes dritës dhe hijes” tregon ikonën e kishës katolike mes vetëdyshimit, parimeve dhe gatishmërisë për sakrificë. Dhe shtron pyetjen: A ishte Tereza feministe? Tereza ishte 19 vjeç, kur shkoi si novice (fillestare) në Indi, ku u përball me mjerimin, urinë dhe sëmundjen. Ajo jetoi si murgeshë dhe mësuese në Kalkuta, në urdhërin katolik Loreto…

Source

Ismet Bellova, zëri i një legjende që do të dëgjohet si një jehonë në qiellin e përjetësisë

By: berti
21 December 2025 at 09:37

Nga Albert Vataj Ka ndarje nga jeta që nuk mbyllin një kapitull, por e shndërrojnë atë në përjetësi. Ikja e Ismet Bellovës, në moshën 91-vjeçare, i përket pikërisht këtij rendi, atij të figurave që nuk shuhen, por ngjiten më lart, atje ku legjendarët bëhen zë i kujtesës kolektive. Edhe pse prej vitesh zëri i tij dëgjohej vetëm si një jehonë që vinte nga thellësia e kohës – nga emocionet e…

Source

Alis fiton Festivalin e 64-të të Këngës, “Nan” do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026

By: njeshi
21 December 2025 at 07:04

Nga Albert Vataj Festivali i 64-t i Këngës në RTSH, uli mbrëmë siparin e tij, duke shpallur si fitues të këtij edicioni, Alis me këngën “Nân”. E nuk kishte se si të ndodhte ndryshe, Alis triumfon në Fest 64, dhe “Nân” do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision Song Contest 2026 në Vjenë, Austri. Sërish ishte publiku ai që vendosi, për “Nân” një baladë emocionalisht e fuqishme e shkruar nga…

Source

Safo, ikona e artit lirik, “Muza e Dhjetë”, që himnizoi dhe i’u flijua dashurisë

By: berti
19 December 2025 at 20:12

Nga Albert Vataj Gjithçka e Safo është ngjizur nga magma e dashurisë. Fjala, vargu, melodia, mëkimi, këndimi, shpirtja, përjetimi, tragjizmi; krejtsakaq, ishin kah rrugëtoi galaksia e yjësisë së poetes, që erdhi për ta ngjitur dashurinë në altarin e lutjeve dhe për t’u shuar në tragjizmin e saj, si për të dëshmuar mallkimin që i përndjek dashuritë qiellore. Safo ishte një poete e lashtë greke…

Source

❌
❌