Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 January 2026Main stream

Horoskopi 27 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

By: M C
26 January 2026 at 23:49

Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Në marrëdhëniet tuaja sot, mund të ndiheni të ndarë mes dëshirës për t’u afruar dhe nevojës për pavarësi. Një bisedë e sinqertë me partnerin do të ndihmojë të qartësoni paqartësitë. Në punë, do të ndiheni të motivuar, por duhet të shmangni nxitimin në vendime të rëndësishme. Shëndeti do të jetë i qëndrueshëm, megjithëse një pushim i vogël gjatë ditës do t’ju ndihmojë të rifitoni energjinë. Në aspektin financiar, trego kujdes me shpenzimet impulsive dhe planifiko më mirë buxhetin. Mund të shfaqen mundësi të reja për të përmirësuar të ardhurat, por mos nxito pa analizuar të gjitha detajet. Në përgjithësi, dita do të jetë produktive nëse ruan qetësinë dhe balancën.

Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Sot do të ndjeni një ngrohtësi të veçantë në marrëdhëniet tuaja, duke ju afruar më shumë me partnerin ose një mik të ngushtë. Për ata që janë beqarë, mund të lindë një njohje interesante në një rreth të ri social. Në punë, do të përballeni me disa sfida që kërkojnë durim dhe këmbëngulje. Mos i anashkalo detajet, pasi një gabim i vogël mund të sjellë vonesa të papritura. Shëndeti do të jetë i mirë, por mos neglizho aktivitetin fizik. Në aspektin financiar, shmang investimet e rrezikshme dhe përqendrohu te kursimet. Dita do të sjellë qartësi në prioritetet tuaja dhe do të ndiheni më të sigurt për hapat që duhet të ndërmerrni.

Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Në dashuri, sot mund të ndjeni nevojën për të diskutuar disa tema të pazgjidhura me partnerin tuaj. Tregohu i hapur dhe i sinqertë, sepse kjo do të forcojë lidhjen tuaj. Në punë, një projekt i ri mund të shfaqet papritur, duke kërkuar vëmendjen dhe kreativitetin tuaj. Kujdes me lodhjen, pasi mund të ndiheni të rraskapitur nëse nuk merrni kohë për veten. Shëndeti është i mirë, por përpiqu të ushqehesh më shëndetshëm. Financat janë të qëndrueshme, por mos merr vendime të nxituara për blerje të mëdha. Dita është ideale për të gjetur një ekuilibër midis përgjegjësive dhe dëshirave personale.

Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Marrëdhëniet tuaja sot mund të përballen me tensione të vogla për shkak të keqkuptimeve të vogla. Qetësia dhe mirëkuptimi janë çelësi për të kaluar çdo vështirësi. Në ambientin e punës, do të ndiheni të vlerësuar nga kolegët, por duhet të qëndroni të fokusuar për të përfunduar detyrat në kohë. Shëndeti kërkon më shumë kujdes, veçanërisht në menaxhimin e stresit. Një shëtitje në natyrë ose pak kohë për relaks do t’ju ndihmojë të rigjeni energjinë. Financat mund të përmirësohen nëse shmangni shpenzimet e panevojshme. Bëni kujdes me borxhet ose huatë që mund të shfaqen. Dita kërkon balancë dhe durim për të arritur rezultatet më të mira.

Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Në dashuri, mund të ndiheni të mbështetur nga partneri juaj dhe bashkëpunimi do të jetë i fuqishëm. Beqarët kanë mundësi për një takim të veçantë që mund të shndërrohet në diçka më shumë. Në punë, kreativiteti juaj do të vlerësohet, por mos lejoni që detajet të ju shpëtojnë pa u vënë re. Shëndeti do të jetë i qëndrueshëm, por kujdesuni për pushimin dhe për aktivitetet fizike të lehta. Në aspektin financiar, është koha për të rishikuar buxhetin dhe për të bërë plane afatgjata. Mund të merrni një lajm të mirë lidhur me një pagesë të pritur. Dita është e favorshme për të forcuar besimin në vetvete dhe për të ndërmarrë hapa të rinj.

Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Sot do të ndjeni mbështetjen dhe dashurinë nga familja ose partneri, duke ju dhënë siguri emocionale. Për ata që janë në kërkim të dashurisë, një njohje e re mund të ndodhë në një event të papritur. Në punë, mund të ndiheni të mbingarkuar, por organizimi i mirë do të ndihmojë të menaxhoni detyrat. Kujdesuni për shëndetin duke mos e tepruar me stresin dhe duke pushuar sa herë është e mundur. Financat janë të qëndrueshme, por një shpenzim i papritur mund t’ju befasojë. Bëni kujdes me huatë dhe mos merrni vendime të mëdha pa u konsultuar. Dita kërkon vëmendje te detajet dhe durim për të arritur suksesin.

Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Marrëdhëniet do të përmirësohen sot falë komunikimit të hapur dhe sinqeritetit. Një surprizë e këndshme nga partneri mund t’ju bëjë të ndiheni të vlerësuar. Në punë, mund të merrni një ofertë ose propozim që kërkon vlerësim të kujdesshëm. Shëndeti është i mirë, por mos neglizho aktivitetin fizik dhe ushqimin e rregullt. Financat do të stabilizohen nëse i kushtoni rëndësi kursimeve dhe shmangni shpenzimet e panevojshme. Një mik mund t’ju kërkojë ndihmë financiare, ndaj vendosni me maturi. Dita është e përshtatshme për të rishikuar planet tuaja afatgjata dhe për të vendosur prioritete të reja.

Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Në dashuri, sot do të ndiheni më të afrueshëm dhe do të keni mundësi të forconi lidhjen me partnerin. Për beqarët, një person i ri mund të sjellë emocione të papritura. Në punë, do të keni mundësi për të shfaqur aftësitë tuaja dhe për të fituar vlerësim nga eprorët. Kujdes me shëndetin, pasi mund të shfaqen shenja lodhjeje ose tensioni. Është e rëndësishme të gjeni kohë për relaks dhe ushtrime të lehta. Në aspektin financiar, është mirë të shmangni rreziqet dhe të ruani buxhetin. Dita është e favorshme për të marrë vendime të rëndësishme që lidhen me të ardhmen tuaj profesionale.

Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Sot do të ndjeni dëshirën për të ndryshuar diçka në jetën tuaj sentimentale, qoftë për ta bërë më interesante marrëdhënien apo për të sqaruar ndjenjat me dikë. Bisedat e thella do të sjellin afërsi dhe mirëkuptim. Në punë, pritet një zhvillim i rëndësishëm që mund të hapë dyer të reja për ju. Shëndeti kërkon vëmendje te balanca mes aktivitetit dhe pushimit. Mos neglizho ushqyerjen dhe kujdesu për veten. Financat janë të qëndrueshme, por planifikimi është çelësi për të shmangur vështirësi në të ardhmen. Dita do të jetë e mbushur me energji pozitive dhe mundësi të reja për përmirësim.

Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Marrëdhëniet personale do të jenë në qendër të vëmendjes sot, ku do të ndiheni të afruar me partnerin ose me familjen. Një mbështetje e papritur do t’ju ndihmojë të kapërceni një sfidë emocionale. Në punë, do të keni mundësi të merrni përsipër një detyrë të re që kërkon përkushtim dhe përgjegjësi. Shëndeti është i mirë, por mos e teproni me aktivitetet fizike të rënda. Në aspektin financiar, është e rëndësishme të shmangni shpenzimet e kota dhe të fokusoheni te kursimet. Një këshillë nga një mik apo koleg mund t’ju ndihmojë të merrni një vendim të mençur. Dita është e mirë për të forcuar lidhjet dhe për të ndërtuar plane të qëndrueshme.

Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Në dashuri, mund të përjetoni një moment të veçantë që do të sjellë më shumë harmoni në marrëdhënien tuaj. Për beqarët, një takim i papritur mund të sjellë ndjenja të reja. Në punë, do të keni mundësi të shfaqni talentin dhe të fitoni admirimin e kolegëve. Kujdes me shëndetin, pasi mund të ndiheni të lodhur nëse nuk pushoni mjaftueshëm. Financat kërkojnë vëmendje të veçantë, shmangni rreziqet dhe bëni plane realiste për të ardhmen. Një lajm i mirë financiar mund të vijë në fund të ditës. Dita është e përshtatshme për të ndjekur ëndrrat tuaja dhe për të investuar në zhvillimin personal.

Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Sot do të ndiheni më të lidhur emocionalisht me partnerin ose me anëtarët e familjes. Një bisedë e sinqertë do të ndihmojë të zgjidhni çdo paqartësi që ju ka shqetësuar. Në punë, do të përballeni me një sfidë të re që kërkon kreativitet dhe zgjidhje të shpejta. Shëndeti është i qëndrueshëm, por përpiqu të mos neglizhosh pushimin dhe kujdesin për veten. Financat janë në një fazë të mirë, por është koha të mendosh për kursime ose investime afatgjata. Një mundësi për të ardhura shtesë mund të shfaqet nga një projekt anësor. Dita është e favorshme për të marrë vendime të rëndësishme që do të kenë ndikim afatgjatë.

The post Horoskopi 27 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on Albeu.com.

“Kam dyshimet e mia, jam tërhequr”, Elijona stepet nga Klodit: Shumica kanë qejf të na ndajnë

By: M C
26 January 2026 at 23:34

Është publikuar edhe një klip me disa nga momentet në mes të Elijona Binakajt dhe Klodian Mihajt.

Sërish u diskutua pëlqimi që ka shprehur banorja për Klodin dhe situata mes tyre.

Konkurrentja thotë se po e tërheq pëlqimin për të, por që është një proces më i gjatë.

“Janë gjëra që nuk i kam pasur në dorë, kam qenë e sinqertë. Dua të them një gjë, dyshimet e mia nuk i kam hequr. Ne jemi sqaruar me Klodin. Unë e kam tërhequr pëlqimin edhe pse është proces”, u shpreh ajo.

Më tej tha: “Tani po mendoj që jemi në shoqëri. Shumica kanë qejf të na ndajnë”.

Klodi nga ana tjetër po akuzohet vazhdimisht se po flirton me Elijonën e po ashtu edhe me Benitën.

Kjo e fundit gjithashtu ka shprehur një pëlqim për Klodin, ndonëse ka të dashur jashtë.

The post “Kam dyshimet e mia, jam tërhequr”, Elijona stepet nga Klodit: Shumica kanë qejf të na ndajnë appeared first on Albeu.com.

Vizita e Ramës në Izrael, Qori: Na ka poshtëruar si vend dhe si popull, Netanyahun duhet ta arrestojmë po shkeli në Shqipëri!

By: M C
26 January 2026 at 23:28

Kryetari i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori, gjatë një prononcimi për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se me vizitën në Izrael, Edi Rama ka poshtëruar Shqipërinë dhe popullin shqiptar.

Sipas Qorit, Rama ka injoruar edhe aspektin moral, pra duke kryer vizitë dhe duke u takuar me kryeministrin e një vendi që ka vrarë mijëra persona në Gaza, por edhe për faktin se Netanyahu kërkohet të arrestohet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, juridiksionin e së cilës Shqipëria e njeh, dhe autoritetet tona duhet ta arrestojnë Netanyahun nëse shkel brenda territorit të Shqipërisë dhe jo ta legjitimojnë.

“Netanyahu është nën akuzë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë për genocid dhe shumë organizata të të drejtave të njeriut, madje edhe në Izrael, kanë dalë në përfundimin se qeveria e Netanyahut dhe aparati ushtarak ka kryer genocide në Gaza. Netanyahu kërkohet edhe nga Gjykata Penale Ndërkombëtare, për krime lufte dhe krime kundër njereëzimit. Nëse në dimensionin e parë Shqipëria ka detyrim moral për të qenë në krahun e viktimave dhe të shtypurve, në aspektin e dytë ka edhe disa detyrime ligjore. Në 2003, Kuvendi i Shqipërisë ka ratifikuar Statutin e Romës, që njeh juridiksionin e Gjykatës. Nëse Netanyahu vjen në Shqpëri, duhet të dorëzohej përpara këaj gjykate.

Midis këtyre dy aspekteve, detyrimit nga e drejta ndërkombëatare dhe tekat e Ramës për të dalë me nje personazh që janë të paktë lidertë botëror që dalin, Shqipëria duhet të ruante reputacionin e vet.

Arsyeja pse Rma e bën këtë gjë, besoj se kryesorja ka të bëjë me frikën që ka nga institucionet e reja të drejtësisë , për akuzat për korrupsion. Është i gatshëm të bëjë gjithçka në arenën ndërkombëtare, për të përfituar ndonjë influencë nga politika e madhe botërore. Nuk gjej asnjë arsye tjetër pse kryeministri i Shqipërisë takohet me një personazh, që nuk është një kryministër i çfarëdoshëm, por është i akuzuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare, juridiksionin e të cilës e njeh.

Edi Rama na ka poshtëruar si vend dhe si popull, kur nuk respekton viktimat e panumërta, flitet për 70 mijë viktima, shumë prej të cilëve fëmijë. Nuk respekton as detyrimet që ka Shqipëria bazuar mbi të drejtën ndërkombëatre.

Është detyrim që shteti duhet ta zbatonte dhe kryeministri nuk mund ti lejojë vetes të dalë dhe të buzëqesh me një personazh politik të akuzuar për gjëma, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Këto nuk janë opinione por janë akuza zyrtare.

Dua t’ju vë në dukje faktin që prej vitesh Netanyahu nuk takohet me shumë prej udhëheqësve të shteteve demokratike, këta refuzojnë të takohen me të, ka një peshë të madhe morale, një takim i tillë, apo legjitimimi i politikave të Netanyahut, qeverisë së tij të ekstremit të djathtë”, tha Qori.

The post Vizita e Ramës në Izrael, Qori: Na ka poshtëruar si vend dhe si popull, Netanyahun duhet ta arrestojmë po shkeli në Shqipëri! appeared first on Albeu.com.

Jo vetëm Rama, edhe Dodik i ftuar në të njëjtin aktivitet në Izrael

By: M C
26 January 2026 at 23:26

Kryeministri Edi Rama u mburr sot se ishte i ftuar të mbante një fjalim në parlamentin izraelit, madje duke e krahasuar veten me Donald Trump, pasi sipas tij, vetëm presidenti amerikan ka folur në parlament. Në fakt realiteti është disi më ndryshe, paravrsisht se Rama u mundua ta shiste këtë sikur ky privilegj i ishte bërë vetëm atij nga këto anë.

Përveç Ramë, rezulton se në të njëjtën ditë dhe në të njëjtat aktivitete në Izrael ishte i ftuar edhe një politikan tjetër nga Ballkani. Bëhet fjalë për Milorad Dodik, ish-presidentin e Republikës Srpska të Bosnje-Hercegovinës.

The post Jo vetëm Rama, edhe Dodik i ftuar në të njëjtin aktivitet në Izrael appeared first on Albeu.com.

“Vetëm ky baba këtu m’zen mua”/ Alba tregohet më e vendosur se kurrë për dashurinë e saj ndaj Limit

By: M C
26 January 2026 at 23:12

Alba është e vendosur në dashurinë e saj ndaj Limit.

Aq shumë, sa ajo e pranon se vetëm Limi ka aftësi që ta bëjë për vete.

“Vetëm ky baba këtu m’zen mua”, i thotë haptazi banorja Labit.

The post “Vetëm ky baba këtu m’zen mua”/ Alba tregohet më e vendosur se kurrë për dashurinë e saj ndaj Limit appeared first on Albeu.com.

Osmani për projektligjin për Luginën e Preshevës: Diskriminimi sistematik ndaj shqiptarëve më nuk është i padukshëm

By: M C
26 January 2026 at 22:55

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se avancimi i Projektligjit për vlerësimin e diskriminimit në Luginë të Preshevës dërgon mesazhin se, sipas saj, “diskriminimi kundër komunitetit shqiptar në Serbi më nuk është i padukshëm apo tolerohet”.

“Serbia vazhdimisht ka kryer shkelje autoritare të të drejtave të minoriteteve, përfshirë fushatën e pasivizimit të qëllimshëm për pastrim etnik përmes mjeteve administrative, shtypjes së gjuhës shqipe, mospërfshirjen në institucionet publike, diskriminimin në arsim, margjinalizimin ekonomik dhe frikësimin nga autoritetet qendrore”, tha Osmani përmes një postimi në X.

Anëtarët e Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit amerikan kanë votuar më 21 janar për të dërguar përpara këtë projektligj, që i kërkon sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, të përgatis një raport gjithëpërfshirës për trajtimin e pakicave etnike në Serbi, veçmas të shqiptarëve që jetojnë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, që njihen edhe si Lugina e Preshevës.

Osmani falënderoi anëtarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Keith Self, që ka sponsorizuar projektligjin, kryetarin e Komitetit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, Brian Mast dhe anëtarët e tjerë të këtij trupi që votuan për “avancimin e projektligjit me mbështetje dypartiake”.

Pasi ta kalojë shqyrtimin e plotë, ky projektligj raportohet nga Komiteti për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve dhe do t’i dërgohet për votim gjithë Dhomës së Përfaqësuesve. Më pas ai duhet të miratohet edhe nga Senati dhe të nënshkruhet në ligj nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Ky projektligj kërkon të vlerësohen çështje me rëndësi, përfshirë pasivizimin e adresave të shqiptarëve, kufizimet në përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet publike, diskriminimin në arsim, përfshirë mosnjohjen e diplomave të Kosovës dhe mungesën e teksteve shkollore në gjuhën shqipe.

Çështja e diplomave është rregulluar me disa marrëveshje të arritura në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel dhe me një marrëveshje mes vendeve të Ballkanit Perëndimor në samitin në kuadër të Procesit të Berlinit. Kosova i ka respektuar këto marrëveshje.

Ndërkaq, sa i përket pasivizimit, shqiptarët në Luginë shpesh janë ankuar dhe kanë protestuar. Pasivizimi nënkupton fshirjen e qytetarëve prej adresave ku kanë qenë të regjistruar. Ky hap rezulton me humbjen e shtetësisë serbe, e rrjedhimisht të të gjitha të drejtave civile – përfshirë të drejtën për të votuar, për të pasur pronë, për të pasur sigurim shëndetësor e pension dhe për t’u punësuar.

Kjo çështje është përmendur edhe në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut në Serbi, për vitin 2023. Shqiptarët që jetojnë në jug të Serbisë ankohen edhe për mungesë të teksteve shkollore në gjuhën shqipe, gjë për të cilën Qeveria e Kosovës ka ndarë mjete financiare. Kosova i ka ndihmuar ata edhe në sektorë të tjerë, sikurse bujqësia, por është ankuar se Serbia po i bllokon pagesat.

Avancimi i projektligjit është mirëpritur nga politikanë shqiptarë dhe nga Këshilli Kombëtar Shqiptar në Serbi. Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë më 2022, në Serbi jetojnë më shumë se 60.000 shqiptarë dhe janë pakica e katërt më e madhe në këtë shtet. Në raportet ndërkombëtare, Lugina e Preshevës konsiderohet tërësisht e izoluar dhe thuhet se merr vëmendje vetëm në kohë zgjedhjesh./REL

The post Osmani për projektligjin për Luginën e Preshevës: Diskriminimi sistematik ndaj shqiptarëve më nuk është i padukshëm appeared first on Albeu.com.

“Mbështetësi i PD më tha, pagova furgonin dhe militanët, por nuk vij më…”/ Lesi: Ramën e mban doktori në pushtet!

By: M C
26 January 2026 at 22:42

Botuesi i Koha Jonë, Nikoll Lesi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se protesta e opozitës nuk e rrezikon aspak mazhorancën, ndërkohë që tregoi një bisedë me një militant të PD-së i cili kishte ardhur me furgon në protestë për të rrëzuar Ramën, siç premtoi Berisha, por u zhgënjye.

“Po nuk ka takat doktori… Duhet të qëndronte ditë-natë në shesh, por prapë me Saliun nuk bashkohet e gjithë opozita. Jam 100% dakord me atë që tha Murrizi, por mund të shtoj, PD dhe Berisha ka disa muaj apo vite, që thonë kjo është protesta e fundit që rrëzon Ramën. Vijnë militantët, njoh të ndryshëm. Njëri më tha këtë rradhë ka mbaraur Rama. Pas mitingut, më tha pagova fugonin, pagova militantët dhe tani nuk vij më. Zhgënjehen njerëzit. Po të ketë lidership të besueshëm opozita, edhe unë dal në protestë, se i thonë katër mandte mazhoranca. Por ka një opozitë, që doktori mban Ramën në pushtet.

Me këtë mënyrë, të djegë dhe të bëjë cfarë të dojë… Në kohën e Bashës ka patur protestë më të madhe PD-ja, ishte edhe më afër pushtetit dhe nuk fitoi dot. Me doktor Berishën, që e ka bërë historinë e vet, nuk vjen në pushtet PD. Kryetari i ri i PD duhet të jetë kandidati për kryeministër. Me PD dhe me Berishën, e mund dot Ramën? Jo. Duhet front i ri”, tha ndër të tjera Lesi.

The post “Mbështetësi i PD më tha, pagova furgonin dhe militanët, por nuk vij më…”/ Lesi: Ramën e mban doktori në pushtet! appeared first on Albeu.com.

Ludo Lee për Londrimin: Ai nuk është aq engjull sa duket!

By: M C
26 January 2026 at 22:28

Përplasjet mes Londrimit dhe Ludo Lee në “Big Brother VIP Kosova” kanë marrë një tjetër drejtim, duke u bërë një temë e nxehtë në Prime. Në një klip të publikuar, u përmbledhën disa prej konfrontimeve mes dy banorëve, duke zbuluar tensionet e vazhdueshme mes tyre që kanë shpërthyer me akuza të forta.

Ludo Lee e ka akuzuar Londrimin për disa veprime dhe sjellje, duke e cilësuar si një person që nuk është aq i pastër dhe i sinqertë sa duket. Ai theksoi se, në të ardhmen, do të habiten shumë njerëz për ato që do të dalin në dritë. “Keni me u habit se çfarë do të dalë, nuk është aq engjull sa duket, keni me e kuptu. False në shumë aspekte”, u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se ka informacione që mund të tronditin më shumë audiencën.

Ludo Lee u shpreh se ka disa “bomba” që nuk i ka shpërndarë ende dhe që mund të sjellin më shumë tensione mes tij dhe Londrimit. “Do ta kuptoni shumë shpejt, nuk kam qejf të lëshoj të gjithë bombën”, u shpreh ai, duke lënë të hapur mundësinë që të ketë zhvillime të tjera dramatike në të ardhmen. Ende mbetet e paqartë se çfarë ka në plan Ludo Lee dhe si do të zhvillohen më tej përplasjet mes tyre, por kjo mund të jetë një nga zhvillimet më të ndjekura në këtë edicion të “Big Brother VIP Kosova”.

The post Ludo Lee për Londrimin: Ai nuk është aq engjull sa duket! appeared first on Albeu.com.

Presidenti Duka prezanton strategjinë e re ‘Vision to Victory 2026-2030’: “Ta kthejmë së bashku vizionin në fitore”

By: M C
26 January 2026 at 22:22

Federata Shqiptare e Futbollit organizoi këtë të hënë eventin e rëndësishëm të prezantimit të strategjisë “Vision to Victory 2026-2030”.

Një strategji me projekte që pritet të sjellin ndryshime cilësore në futbollin shqiptar në katër vitet e ardhshme e që është bërë në bashkëpunim me ekspertët më të mirë të UEFA-s pas një pune kërkimore të gjatë.

Të pranishëm në këtë event madhor dhe shumë të rëndësishëm për zhvillimin dhe të ardhmen e futbollit shqiptar ishin Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, presidentë dhe përfaqësues të klubeve shqiptare, drejtues të Shoqatave Rajonale të Futbollitt, anëtarë të komunitetit të futbollit, ish-futbollistë të njohur, sponsorë, organizata partnere, media, etj.

Në aktivitetin e zhvilluar në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, kreu i qeverisë së futbollit shqiptar bëri një bilanc të strategjisë së kaluar “Futbolli për Kombin”, ku nënvizoi se 95% e objektivave janë realizuar, ose janë në fazë të avancuar zbatimi.

Më tej, Presidenti Duka shpalosi për të pranishmit dhe opinionin publik strategjinë për katër vitet e ardhshme, “Vision to Victory 2026-2030”, duke theksuar se ajo përfaqëson një vizion të qartë për zhvillimin e futbollit shqiptar në të gjitha nivelet. Strategjia synon rritjen e pjesëmarrjes dhe cilësisë së futbollit, forcimin e strukturave organizative dhe investime të qëndrueshme në infrastrukturë dhe formimin e talenteve të rinj.

“Kjo strategji është ndërtuar për të qenë e matshme, e zbatueshme dhe e lidhur drejtpërdrejt me realitetin e futbollit shqiptar.

Deri në vitin 2030, synojmë që të arrijmë një numër futbollistësh djem të regjistruar 26 mijë nga 24.078 që janë sot, pavarësisht sfidave demografike me të cilat përballet vendi. Kjo rritje do të vijë përmes zgjerimit të programeve në shkolla dhe komunitete, forcimit e rolit të shoqatave rajonale, mbështetjes së drejtpërdrejtë të klubeve për moshat e vogla, krijimit të më shumë aktiviteteve të organizuara për fëmijët dhe të rinjtë, përmirësimit të infrastrukturës, vazhdimit te projekteve “Uniforma Ime” dhe “Topi YT”.

Në aspektin e infrastrukturës, deri në vitin 2030 synojmë të shtojmë 30 deri në 40 fusha të reja futbolli, nga projektet e Federatës, kryesisht në rajonin e Tiranës, ku edhe dendësia e popullsisë është edhe më e madhe, që mund të ndikojë në përmirësimin e raportit popullsi-fusha, e cila fatkeqësisht sot është në nivele të pakënaqshme me 1 fushë futbolli për 18.981 banorë në një kohë që në vendet më të zhvilluara europiane kanë një raport: 1 fushë futbolli për 3.800 banorë.

Por objektivi real dhe nevoja e domosdoshme në rang kombëtar duhet të jetë ndërtimi i 200 fushave të reja futbolli, i cili nuk mund të arrihet nga Federata, por kërkon mbështetjen nga buxhetet e shtetit, – tha Presidentin Duka, i cili u ndal edhe te rëndësia e bashkëpunimit me klubet, institucionet dhe partnerët strategjikë, duke e cilësuar këtë proces si themelin për arritjen e objektivave afatgjata.

Në përfundim, kreu i futbollit shqiptar theksoi se kjo strategji nuk është vetëm një dokument vizioni, por një plan konkret veprimi, që synon ta çojë futbollin shqiptar në një nivel më konkurrues në arenën ndërkombëtare. ““Vision to Victory” është një ftesë e hapur për të gjithë ju. Një ftesë për unitet, për ambicie dhe për besim. Vetëm së bashku mund ta kthejmë vizionin në fitore – jo vetëm në rezultate sportive, por në një futboll që zhvillon njerëzit, komunitetet dhe vendin tonë.

Katër vitet që vijnë do të jenë vendimtare. Me përkushtim, profesionalizëm dhe bashkëpunim, jam i bindur se do ta çojmë futbollin shqiptar në një nivel të ri,” – përfundoi fjalën e tij Presidenti Armand Duka.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, në eventin e lançimit të strategjisë së FSHF 2026-2030 “Vision to Victory” theksoi rëndësinë e partneritetit me Federatën dhe angazhimin e ministrisë për të çliruar potencialet e sportit dhe futbollit në vend. Ai nënvizoi rolin e sportit si gjenerator ekonomik dhe turistik, si dhe mbështetjen për ligjin e sponsorizimit, duke e konsideruar një hap kyç për zhvillimin e sportit në Shqipëri.

The post Presidenti Duka prezanton strategjinë e re ‘Vision to Victory 2026-2030’: “Ta kthejmë së bashku vizionin në fitore” appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 26 January 2026Main stream

Shefi i NATO-s “dorëzohet” përpara Donald Trump: Evropa të vazhdojë të ëndërrojë nëse mendon se mund të mbrohet pa Amerikën

By: M C
26 January 2026 at 21:43

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se Evropa duhet të “vazhdojë të ëndërrojë” nëse mendon se mund të mbrohet pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Nëse dikush mendon përsëri këtu se Bashkimi Evropian, ose Evropa në tërësi, mund të mbrohet pa SHBA-në, le të vazhdojë të ëndërrojë. Nuk mundesh. Ne nuk mundemi. Kemi nevojë për njëri-tjetrin”, tha Rutte gjatë një fjalimi në Parlamentin Evropian në Bruksel të hënën.

Shefi i NATO-s i paralajmëroi vendet evropiane se do të duhet të rrisin shpenzimet e mbrojtjes në 10% nëse “vërtet duan ta bëjnë këtë vetëm”, ​​duke shtuar se do të duhet të ndërtojnë kapacitetin e tyre bërthamor, që kushton miliarda euro.

“Në këtë skenar, do të humbisni garantuesin përfundimtar të lirisë sonë, që është ombrella bërthamore e SHBA-së. Pra, fat të mbarë”, tha ai.

Komentet erdhën pas një jave kaotike për Evropën dhe aleatët e saj perëndimorë, pasi Presidenti Donald Trump vazhdoi të shtynte përpara kërkesat e tij për pronësinë e Groenlandës nga SHBA-të, përpara se të përjashtonte publikisht përdorimin e forcës për të aneksuar ishullin Arktik gjatë fjalimit të tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

Shefi i NATO-s vazhdoi ta lavdëronte Trumpin për ngritjen e çështjes së sigurisë në Arktik, duke pranuar se mbrojtja e tij ndaj presidentit ka të ngjarë të irritojë shumë në dhomë.

“Mendoj se ka të drejtë. Ekziston një problem me rajonin e Arktikut. Ekziston një çështje sigurie kolektive, sepse këto korridore detare po hapen dhe sepse kinezët dhe rusët janë gjithnjë e më aktivë”, tha ai.

Rutte përshkroi se do të ketë dy rrjedha pune në të ardhmen lidhur me çështjen e Groenlandës. E para do të përfshinte marrjen e përgjegjësisë më kolektive nga NATO për mbrojtjen e Arktikut, për të parandaluar aksesin e Rusisë dhe Kinës në rajon, si ushtarakisht ashtu edhe ekonomikisht.

E dyta do të përfshinte vazhdimin e diskutimeve trepalëshe midis SHBA-së, Danimarkës dhe Groenlandës. Rutte tha se nuk do të përfshihej në diskutime, duke shtuar se nuk ka mandat për të negociuar në emër të Danimarkës dhe nuk do ta bëjë këtë.

Ministri i Jashtëm danez Lars Løkke Rasmussen dhe homologia e tij nga Groenlanda Vivian Motzfeld u takuan me Zëvendëspresidentin JD Vance dhe Sekretarin e Shtetit Marco Rubio në Uashington më herët këtë muaj. Rasmussen tha se takimi ishte “konstruktiv”, por se një “mosmarrëveshje themelore” vazhdon.

Javën pasuese, Trump dhe Rutte u takuan në Davos, me presidentin që pretendoi se kishte arritur një kornizë për një marrëveshje për Grenlandën me shefin e NATO-s dhe si rezultat tha se nuk do të vendoste më tarifa për vendet evropiane që kishin kundërshtuar ambiciet e tij për të blerë territorin gjysmë-autonom të Danimarkës. Ende nuk është plotësisht e qartë se çfarë përfshihet në kornizë, ose roli i saktë i Rutte në negociata, por kthesa mahnitëse e Trump e ktheu përsëri vëmendjen te sekretari i përgjithshëm i NATO-s.

The post Shefi i NATO-s “dorëzohet” përpara Donald Trump: Evropa të vazhdojë të ëndërrojë nëse mendon se mund të mbrohet pa Amerikën appeared first on Albeu.com.

Mbyllja e kadastrës së Vlorës/ Reagon drejtuesi politik i PS-së, Bledi Çuçi

By: M C
26 January 2026 at 21:36

I deleguari politik për qarkun e Vlorës, Bledi Çuçi, ka reaguar këtë të hënë lidhur me vendimin e fundit për shkrirjen e Kadastrës së Vlorës dhe transferimin e saj në Tiranë.

Në një deklaratë për mediat, Çuçi theksoi se nuk disponon informacion zyrtar mbi këtë vendim, i cili u bë publik vetëm sot.

Ai shtoi se ende nuk është njohur me përmbajtjen e tij dhe nuk ka detaje për arsyet e mundshme të këtij ndryshimi të papritur.

Vendimi ka shkaktuar reagime edhe nga stafi i Kadastrës së Vlorës.

Punonjësit kanë përgatitur një peticion drejtuar Kryeministrit Edi Rama, Drejtorisë së Përgjithshme të Kadastrës dhe Prefektes së Vlorës, duke kërkuar rishikimin e vendimit dhe moslargimin e Kadastrës nga qyteti i Vlorës.

The post Mbyllja e kadastrës së Vlorës/ Reagon drejtuesi politik i PS-së, Bledi Çuçi appeared first on Albeu.com.

Zjarr në disa banesa në Lushnjë, e reja përfundon në spital e asfiksuar, detajet e para

By: M C
26 January 2026 at 21:06

Një zjarr ka përfshirë disa banesa ngjitur njëra me tjetrën në lagjen “Loni Dhamo” në qytetin e Lushnjës.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse, si edhe forca të shumta policie, të cilat po punojnë për vënien e situatës nën kontroll.

Si pasojë e tymit, një vajzë në moshë të re është transportuar drejt spitalit, pasi ka shfaqur shenja asfiksie.

Fatmirësisht, të gjithë banorët e banesave të prekura nga zjarri kanë arritur të dalin në kohë dhe nuk raportohet për persona të tjerë të lënduar.

Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa priten detaje nga autoritetet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

The post Zjarr në disa banesa në Lushnjë, e reja përfundon në spital e asfiksuar, detajet e para appeared first on Albeu.com.

Tregtarët e Vlorës njoftohen 3 ditë para për largimin nga tregu, protestë përpara bashkisë: Kryebashkiakja thotë nuk kemi prona, ne ku të shkojmë?

By: M C
26 January 2026 at 20:46

Tregtarët industrialë në qytetin e Vlorës kanë zhvilluar mbrëmjen e sotme një takim me kryetaren e Bashkisë Brunilda Mersini.

Ky takim që zgjati rreth 1 orë, u zhvillua pas një protestë të organizuar nga tregtarët përpara bashkisë, pasi këtyre të fundit u është komunikuar se duhet të largohen brenda 3 ditësh nga zona ku ushtrojnë aktivitetin e tyre tregtar, në kuadër të një projekti të ri që do të aplikohet në atë mjedis.

Tregtarët janë shprehur të zemëruar pasi janë lajmëruar papritur dhe u është një afat kohor tepër i shkurtër. Nga takimi me kryebashkiaken Mersini nuk është arritur dakordësi pasi alternativat q u janë dhënë nuk janë të përshtatshme për tregtarët dhe zonat që tregtarët kanë kërkuar zhvendosje, nuk janë pronë e bashkisë.

Për mediat tregtarët shprehen të shqetësuar për mallin e tyre stok dhe vijimin e punës, pasi është e vetmja veprimtari me të cilën nxjerrin të ardhura për familjen.

The post Tregtarët e Vlorës njoftohen 3 ditë para për largimin nga tregu, protestë përpara bashkisë: Kryebashkiakja thotë nuk kemi prona, ne ku të shkojmë? appeared first on Albeu.com.

Vrasja e Arjan Spahiut në vitin 2020/ Erion Alibej dëshmon me video-online për drejtësinë belge, çfarë dëshmoi bashkëpunëtori i drejtësisë për 4 orë

By: M C
26 January 2026 at 20:26

Bashkëpunëtori i drejtësisë, Erion Alibej ka dëshmuar sot me video-online për drejtësinë belge. Konkretisht, Alibej ka dëshmuar gjatë procesit që po zhvillohet për vrasjen e mikut të tij, Arjan Spahiu, në vitin 2020, në lagjen Molenbek.

Dëshmia online për belgët, gjatë kësaj të hëne në GJKKO, ka zgjatur rreth 4 orë, në praninë e prokurorit të SPAK, Altin Dumani, dhe gjyqtarit Erjon Bani, sipas parashikimeve ligjore.

Arjan Spahiu, i njohur si “Arjani i Vogël” dhe i lidhur familjarisht me Alibej, konsiderohej financier i grupit, ndërsa po gërmonte për llogari të Erion Alibej mbi autorët e masakrës në Bradashesh, ku u ekzekutua Endrit Alibej dhe dy persona të tjerë në dhjetor të vitit 2018.

The post Vrasja e Arjan Spahiut në vitin 2020/ Erion Alibej dëshmon me video-online për drejtësinë belge, çfarë dëshmoi bashkëpunëtori i drejtësisë për 4 orë appeared first on Albeu.com.

Çfarë i ndodhi kryedemokratit? E lajmëroi vetë, Sali Berisha mungon në “Foltoren” e PD-së

By: M C
26 January 2026 at 19:53

Opozita sërish u rikthye në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, teksa sot u mbajt “Foltorja” e radhës përballë Kryeministrisë.

Tubimi zgjati vetëm 26 minuta, teksa mbajtën fjalën disa qytetarë, zyrtarë dhe deputetë të PD-së.

Por ajo që ra në sy është mungesa e kryedemokratit Sali Berisha, i cili sot nuk ishte i pranishëm në “Foltoren”, të cilën e paralajmëroi në rrjetet sociale.

Arsyeja e mungesës së Berishës në këtë tubim, lidhen me faktin se kryedemokrati ka udhëtuar në Strasburg për Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Kujtojmë që dy ditë më parë, Partia Demokratike mbajti protestën kombëtare, ku fjalën përmbyllesë e mbajti Berisha.

The post Çfarë i ndodhi kryedemokratit? E lajmëroi vetë, Sali Berisha mungon në “Foltoren” e PD-së appeared first on Albeu.com.

345 milionë lekë për partitë politike në 2026/ KQZ miraton fondin, PS përfiton shumën më të madhe

By: M C
26 January 2026 at 19:22

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fondin total prej 345.6 milionë lekësh si mbështetje financiare për partitë politike për vitin 2026.

Shuma ndahet sipas formulës ligjore, duke kombinuar përfaqësimin parlamentar, votat e marra në zgjedhje dhe një pjesë të barabartë bazë për çdo subjekt.

Sipas tabelës së shpërndarjes të siguruar nga Ora News, Partia Socialiste përfiton shumën më të madhe me 166,067,986 lekë, e ndjekur nga Partia Demokratike me 81,187,402 lekë.

Diferenca reflekton peshën elektorale dhe përfaqësimin e secilës forcë politike, ku 70% e fondit lidhet me rezultatet zgjedhore, 20% shpërndahet sipas kritereve shtesë ligjore, ndërsa 10% ndahet në mënyrë të barabartë.

Partitë më të vogla përfitojnë shuma dukshëm më të ulëta, kryesisht nga komponenti bazë i financimit.

Shumica e tyre marrin rreth 5.8 milionë lekë, ndërsa disa subjekte me përfaqësim apo mbështetje më të madhe elektorale arrijnë mbi 8–10 milionë lekë.

Ndërkohë, subjektet pa përfaqësim të gjerë parlamentar përfitojnë vetëm pjesën fikse.

Kështu, nga rreth 10 milionë lekë përfitojnë Partia e Lirisë dhe Partia Socialdemokrate, ndërsa rreth 8 milionë lekë përfiton Mundësia, 7 milionë lekë Shqipëria Bëhet dhe 6 milionë lekë Lëvizja Bashkë.

Nga rreth 5 milionë lekë përfitojnë PDIU, PBDNJ, PR, PAA, PDK, FRD dhe PBKD, ndërsa nga rreth 4 milionë lekë përfitojnë Nisma Thurje dhe Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës.

The post 345 milionë lekë për partitë politike në 2026/ KQZ miraton fondin, PS përfiton shumën më të madhe appeared first on Albeu.com.

Investimet izraelite në rritje/ Shqipëria trefishon eksportet drejt Izraelit në 2025

By: M C
26 January 2026 at 19:14

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Izraelit po reflektohen edhe në shkëmbimet tregtare mes dy vendeve, krahas atyre politike e diplomatike

Te dhenat zyrtare te INSTAT tregojne se kompanite shqiptare eskportuan gati 3 here me shume mallra ne Izrael gjate vitit 2025. Nga 386 milionë lekë eksporte që ishin në vitin 2024 ato jane zgjeruar ne rreth 1 miliarde leke

Ne krahasim me eksportet, importet rezultojne ne vlera me te medha. Gjate vitit te kaluar kompanite izraelite sollen ne shqiperi mallra ne vleren e rreth 2.6 miliardë lekëve.

Ndonese nje shifer ne renie ne krahasim me vitin 2024 ku importet arriten masen e 4.8 mld leke serisht Izraeli ka sjelle me shume mallra sesa ka marre nga Shqiperia .

Ndër nëngrupet kryesore që dominojnë tregtinë mes dy vendeve janë produktet ushqimore, pijet dhe duhani, mineralet dhe lëndët djegëse, si dhe tekstilet

Investimet e huaja Po ashtu pesuan rritje te ndjeshme. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në 9-mujorin e vitit 2025, investimet izraelite në Shqipëri arritën në rreth 19.3 milionë euro.

Në këtë kontekst, takimi i fundit në Tel Aviv mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit të Izraelit merr një rëndësi të veçantë. Te dy liderët theksuan se Shqipëria dhe Izraeli ndajnë marrëdhënie miqësore dhe një histori të veçantë bashkëjetese dhe solidariteti mes popujve

IMPORTET NGA IZRAELI

Në vitin 2024: 4,8 Miliardë Lekë

Në vitin 2025: 2,6 Miliardë Lekë

EKSPORTET DREJT IZRAELIT

Në vitin 2024: 386 milionë lekë

Në vitin 2025: 1,08 miliardë lekë

Diferenca + 697 milionë lekë më shumë

The post Investimet izraelite në rritje/ Shqipëria trefishon eksportet drejt Izraelit në 2025 appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Dafina Zeqiri shfaqet në super formë gjashtë muaj pas lindjes, ka humbur 45 kilogramë

By: M C
26 January 2026 at 18:46

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale me një postim të fundit në Instagram, ku ka ndarë një foto para pasqyrës, duke treguar fizikun e saj pas lindjes.

Në përshkrimin e postimit, Dafina ka zbuluar se kanë kaluar gjashtë muaj nga lindja dhe se ka arritur të humbasë 45 kilogramë.

Artistja, e njohur për sinqeritetin dhe transparencën me ndjekësit, ka befasuar me përkushtimin, disiplinën dhe rikthimin në formë.

Postimi u interpretua gjithashtu si një mesazh motivues për nënat e reja, duke treguar se rikuperimi pas lindjes kërkon kohë, durim dhe përkujdesje ndaj vetes.

Zeqiri vazhdon të jetë aktive si në muzikë ashtu edhe në rrjetet sociale, ku shpesh ndan momente personale dhe profesionale me publikun e saj të gjerë.

E njëjta ndërkaq është rikthyer menjëherë në muzikë, me projekte të reja.

Gjithashtu duhet theksuar se këtë periudhë ka mbajtur edhe koncerte e mbrëmje muzikore.

The post FOTO/ Dafina Zeqiri shfaqet në super formë gjashtë muaj pas lindjes, ka humbur 45 kilogramë appeared first on Albeu.com.

DOKUMENTET/ SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, ministrja tenton të emëroj mikeshën e bashkëpunëtores së saj të ngushtë në Komisionin e Prokurimit Publik

By: M C
26 January 2026 at 18:28

Megjithëse Belinda Balluku është marrë e pandehur nga SPAK për dy çështje tenderash dhe nën hetim për gjithsej 11 procedura, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë po tenton një emërim të ri personal, të konsideruar me gjasë problematik, në Komisionin i Prokurimit Publik (KPP).

Emri që po diskutohet si kreu i KPP-së është ai i Irma Drobonikut, e cila më herët ka mbajtur funksionin e Sekretares së Përgjithshme të KPP, në periudhën kur institucioni drejtohej nga Jonaid Myzyri. Myzyri është pezulluar nga detyra me kërkesë të SPAK dhe është i marrë pandehur për shkelje të barazisë në tendera.

Burime jozyrtare pohojnë se Irma Droboniku ka lidhje të afërta personale dhe profesionale me Viola Haxhiademi, deri para pak ditësh Sekretare e Përgjithshme dhe krahu i djathtë i Ballukut.

Dokumente zyrtare të siguruara tregojnë se Droboniku ka një njohje mbi 20-vjeçare me Haxhiademin dhe Ballukun, si dhe kanë punuar së bashku në Bashkinë e Tiranës dhe në Albcontrol SHA.

Sipas burimeve jozyrtare, dy javë më parë, SPAK ka kryer veprime procedurale, përfshirë sekuestrim telefoni dhe kontroll banese, ndaj Irma Drobonikut dhe Viola Haxhiademit, në kuadër të hetimeve që lidhen me çështjet për të cilat po hetohet edhe Balluku.

Deri në këto momente, SPAK nuk ka bërë një njoftim publik zyrtar për këto veprime, ndërsa mësohet se Irma Droboniku është nën hetim për dy nga 11 rastet për të cilat po hetohet Balluku.

Zhvillimet vijnë në një kohë kur SPAK ka intensifikuar hetimet mbi procedurat e prokurimit publik, ndërsa çdo lëvizje në KPP shihet si me ndikim të drejtpërdrejtë në proceset aktualisht nën hetim.

Dokumentet administrative të publikuara tregojnë se Irma Droboniku:

• në vitin 2006 konfirmohet dhe promovohet si nëpunëse civile në Bashkinë e Tiranës;

• në vitin 2014 emërohet në Albcontrol SHA si Shefe e Sektorit të Asistencës Ligjore, përmes urdhri të firmosur;

• në vitin 2018 emërohet Drejtore e Drejtorisë Juridike në Albcontrol SHA;

• në vitin 2021 emërohet Sekretare e Përgjithshme e Komisionit të Prokurimit Publik, gjatë drejtimit të institucionit nga Jonaid Myzyri.

The post DOKUMENTET/ SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, ministrja tenton të emëroj mikeshën e bashkëpunëtores së saj të ngushtë në Komisionin e Prokurimit Publik appeared first on Albeu.com.

Rritet bilanci: Të paktën 17 viktima nga stuhia dimërore në SHBA, ja cilat janë zonat më të prekura

By: M C
26 January 2026 at 17:51

Një stuhi e fuqishme ka goditur së fundmi SHBA-të, duke lënë pas 17 viktima dhe qindra mijëra të tjerë pa energji elektrike.

Sipas BBC, mësohet se viktima janë shënuar në zonat si: Nju Jork, Tenesi, Luiziana, Masaçusets, Kansas, Pensilvani dhe Teksas.

Sakaq, mësohet se më shumë se 1000 fluturime se janë anuluar dhe shkollat ​​dhe rrugët në të gjithë vendin janë mbyllur.

Sipas parashikuesve të motit, bora pritet të pakësohet gjatë së hënës, por megjithatë pjesët qendrore dhe lindore të SHBA-së do të jenë shumë të ftohta.

The post Rritet bilanci: Të paktën 17 viktima nga stuhia dimërore në SHBA, ja cilat janë zonat më të prekura appeared first on Albeu.com.

❌
❌