Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 January 2026Main stream

Aksidenti me një të vdekur dhe dy të plagosur në Gramsh/ Arrestohet shoferi i kamionit

By: Rovena
27 January 2026 at 11:39

Policia ka arrestuar shoferin e kamionit, që ra dje në humnerë. Ku për pasojë humbi jetën një grua dhe mbetën të lënduar dy të tjerë, përfshirë vetë shoferin.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Gramsh-Porocan”, si pasojë e të cilit humbi jetën shtetasja D. H., informojmë se në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, me pasojë vdekjen, drejtuesin e kamionit, shtetasin Sh. K., 38 vjeç, banues në Gramsh. Ky shtetas dhe pasagjerja, shtetasja A. B., 39 vjeçe, që u dëmtua nga aksidenti, vijojnë të jenë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Franca mund të ndalojë rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

By: Rovena
27 January 2026 at 11:35

Fëmijët nën moshën 15 vjeç në Francë mund të ndalohen nga rrjetet sociale që në vitin e ardhshëm shkollor, ka njoftuar presidenti Emmanuel Macron.

Macron tha se u kërkoi ligjvënësve të përshpejtojnë procesin e miratimit të legjislacionit që kufizon aksesin në rrjete sociale për fëmijët nën 15 vjeç, në mënyrë që ai të hyjë në fuqi në fillim të vitit shkollor këtë shtator.

“Truri i fëmijëve dhe adoleshentëve tanë nuk është në shitje”, tha presidenti francez.

“Emocionet e fëmijëve dhe adoleshentëve tanë nuk janë në shitje, ose për t’u manipuluar, as nga platformat amerikane dhe as nga algoritmet kineze”, shtoi ai.

Bëhet e ditur se deputetja franceze e parlamentit Laure Miller, e koalicionit Ensemble Pour la Republique të Macronit, do të paraqesë një projektligj para Asamblesë Kombëtare më 26 janar për t’u shqyrtuar nga ligjvënësit.

Përveç kufizimit të rrjeteve sociale për të gjithë fëmijët nën 15 vjeç, legjislacioni do të ndalojë edhe telefonat inteligjentë në të gjitha shkollat e mesme franceze.

Raportohet se legjislacioni francez është pjesë e një vale masash që po diskutohen në të gjithë Evropën, pas zbatimit nga Australia të rregullave më të rrepta në botë për rrjete sociale për fëmijët nën 16 vjeç vitin e kaluar.

Danimarka ka siguruar gjithashtu një marrëveshje për të bllokuar aksesin në rrjete sociale për këdo nën moshën 15 vjeç – një veprim që potencialisht mund të bëhet ligj deri në mesin e vitit 2026.

Në përputhje me ligjin e BE-së

Franca ka kohë që ka kërkuar rregulla më të rrepta në lidhje me aksesin e fëmijëve në ekrane dhe rrjete sociale.

Në vitin 2023, ligjvënësit miratuan legjislacion që kufizonte aksesin në rrjete sociale për fëmijët nën 15 vjeç dhe gjithashtu kërkonin pëlqimin e prindërve përpara se ata të mund të hapnin një llogari.

Megjithatë, ligji nuk hyri kurrë në fuqi pasi binte ndesh me Aktin e Shërbimeve Digjitale (DSA) të Bashkimit Evropian.

Pasi BE-ja rishikoi udhëzimet e saj vitin e kaluar, shtetet anëtare fituan më shumë fleksibilitet për të vendosur mbi kufijtë e tyre të moshës për rrjete sociale – qoftë kjo duke ndaluar plotësisht aksesin për fëmijët nën një moshë të caktuar, apo duke kërkuar pëlqimin e prindërve përpara se të hapin një llogari.

Projektligji i Francës nuk specifikon se cilat platforma do të përfshihen në ndalim, por bën përjashtime për enciklopeditë si Wikipedia.

Metoda e saktë e verifikimit të moshës që do të përdoret është gjithashtu në debat.

Miller tha se ka të ngjarë të ndiqet një procedurë e ngjashme me faqet pornografike, të cilat janë të detyruara të verifikojnë se përdoruesit janë mbi 18 vjeç sipas një ligji të vitit 2024.

Faqet pornografike përdorin kryesisht dy metoda për verifikimin e moshës në Francë: E para u kërkon përdoruesve të paraqesin një foto të kartës së tyre të identitetit së bashku me një selfie për të konfirmuar identitetin e tyre; e dyta përdor Inteligjencën Artificiale për të vlerësuar moshën e një përdoruesi bazuar në selfien që ata paraqesin.

Trump tërhiqet nga Minneapolis/ Largohet komandanti dhe disa agjentë federalë të emigracionit

By: Rovena
27 January 2026 at 11:13

Gregory Bovino, komandanti i Patrullës Kufitare të SHBA-së dhe figura kryesore e operacionit të administratës Trump kundër emigracionit në Minneapolis,  është larguar nga qyteti këtë të martë në kuadër të një riorganizimi të drejitim të operacioneve federale dhe reduktimit të pranisë së agjentëve federalë pas vrasjes fatale te dy civileve nga forcat e rendit.

Një zyrtar i lartë i administratës Trump deklaroi për mediat ndërkombëtare se 55-vjeçari Bovino, i cili është bërë objekt kritikash të forta nga demokratët dhe aktivistët për të drejtat civile, u largua nga Minesota së bashku me një pjesë të agjentëve të dislokuar me të.

Një burim tjetër i afërt me situatën tha se Bovino është hequr nga posti i posaçëm i krijuar për të, “komandant i përgjithshëm” i Patrullës Kufitare, dhe do të kthehet në detyrën e tij të mëparshme si shef sektori në El Centro, Kaliforni, përgjatë kufirit SHBA–Meksikë. Ky zhvillim i rëndësishëm vjen teksa

Presidenti Amerikan Donald Trump deklaroi mbrëmjen e të hënës se kishte zhvilluar bisedime konstruktive me Guvernatorin e Minesotës Tim Waltz për menaxhimin e situatës, ndërsa në një prononcim për Wall Street Journal Kreu I Shtëpisë së bardhë deklaroi se administrata e tij mund të tërheq tërësisht agjentët kufitarë nga ky qytet, por pa zbuluar se kurrë.

Largimi i Bovinos vjen pas një ndryshimi të dukshëm strategjie nga Shtëpia e Bardhë, pas vrasjes së 37-vjeçarit Alex Pretti, infermier në repartin e terapisë intensive.  Lajmi u raportua fillimit nga Revista “The Atlantic” e cila shkroi se sipas burimeve te tyre nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare  Bovino ishte shkaktuar, pretendime qe u mohuan me pas nga ky departament.

Pavarësisht kësaj, dhjetëra protestues u mblodhën jashtë një hoteli ku besohej se Bovino po qëndronte, duke fishkëllyer, përplasur tenxhere dhe duke bërtitur fraza kundër tij. Policia mbajti protestuesit larg hyrjes së hotelit.

Bovino është njohur si një nga mbështetësit më agresivë të fushatës së dëbimeve të administratës Trump, duke promovuar operacionet përmes videove të prodhuara profesionalisht, të ngjashme me filma aksioni. Sipas CNN, Departamenti i Sigurisë Kombëtare i ka pezulluar Bovinos aksesin në llogaritë e tij në rrjetet sociale. Ai ka mbrojtur publikisht veprimet e agjentëve edhe pas publikimit të pamjeve video që kundërshtonin deklaratat e tij lidhur me dy vrasjet e fundit, përfshirë atë të Renee Good dhe Alex Pretti.

Pas vrasjes së Prettit, Bovino deklaroi se viktima “po përpiqej të masakronte forcat e rendit”, por pamjet filmike treguan se ai mbante në dorë një telefon dhe jo armë, dhe se ishte çarmatosur para se të qëllohej për vdekje.

 

 

Plagosi të bijën me thikë/ Dëshmia e 56-vjeçarit: Isha i dehur, i shkova te puna të flisnim. M’u errën sytë…

By: Rovena
27 January 2026 at 09:46

“Isha në gjendje të rënduar psikologjike dhe nën efektin e alkoolit”. Kështu e ka justifikuar sulmin me thikë ndaj vajzës së tij dhe kolegut të saj të punës, ngjarje e ndodhur paraditen e së hënës në qytetin e Durrësit, në lagjen 12.

“Shkova te vendi i punës së vajzës pasi nuk po më përgjigjej në telefon. Dua të ribashkohem me familjen por vajza ka ndikuar negativisht. Nuk donte të kishte të bënte më me mua, më shpërfillte, më injoronte. Shkova për t’i thënë se doja të bisedoja me të, por më tha se nuk dua të kem asnjë lidhje me ty, për mua nuk ekziston më. Në këtë moment m’u errësuan sytë, i thashë hajde dalim pak përjashta që të flasim. Ajo më shtyu.

Nuk mbaj mend më se çfarë ndodhi. Ishte edhe një djalë aty që ndërhyri në ato momente. Teksa po tentonte të më largonte u pre nga thika edhe ai. Më pas ika dhe u fsheva diku afër repartit të zjarrfikëses. Aty e kuptova çfarë kishte ndodhur. Unë isha në gjendje të rënduar psikologjike dhe kisha konsumuar alkool. Më vjen shumë keq për atë që ndodhi. Jam penduar shumë. U kërkoj falje vajzës dhe djalit që u plagos. Djalin nuk e njihja fare. Nuk di çfarë të them, ndihem shumë keq”,- mësohet të ketë deklaruar ndër të tjera për hetuesit e policisë Mikel Ndoj, 56-vjeçari që plagosi vajzën dhe kolegun e saj të punës.

Në momentet e arrestimit, afro 6 orë pas ngjarjes, policia e gjeti në gjendje të rënduar psikologjike dhe nën efektin e alkoolit. Të plagosurit ndodhen në Spitalin Rajonal të Durrësit, nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

“Shtëpi bari” në Lezhë/ Detaje, arrestohet babë e bir. Objekti 4 katësh ishte marrë me qira

By: Rovena
27 January 2026 at 09:38

Objekti 4 katesh i ndërtuar si njësi shërbimi ishte dhëne me qira prej qershorit të vitit që shkoi, ndërsa janë arrestuar babë e bir që u gjeten brenda.

Janë shoqëruar edhe dy punonjës të OSHË që punojnë në këtë zonë pasi nuk kanë identifikuar konsumin e energjisë së lartë pavarësisht se objekti nuk kryente biznes të përditshëm.

Informacioni i marrë në mënyrë operative vuri në lëvizje policinë, pasi kishte të dhëna se pavarësisht se nuk kryhej biznes i rregullt kishte lëvizje dhe konsumi i energjisë nuk përshtatej për një objekt që nuk dukej se ushtronte aktivitet.

EMRI/ I kërkuar për tre vrasje në Maqedoninë e Veriut, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari

By: Rovena
27 January 2026 at 09:16

I kërkuar për tri vrasje në Maqedoninë e Veriut, arrestohet në Tiranë, 52-vjeçari Besim Sherifi.

52-vjeçari fshihej prej kohësh në Tiranë, duke përdorur dokumente identifikimi të falsifikuara, në emër të një shtetasi nga Kosova.

Lokalizimi i tij, pas disa muajsh hetime dhe kërkime nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.

52-vjeçari me masë sigurie “Arrest në burg”, për vrasje (maksimumi i dënimit për këtë vepër në Kodin Penal të RMV, burgim i përjetshëm).

Nga verifikimi i thelluar rezultoi se shtetasi i shoqëruar, i cili përdorte dokumente identifikimi dhe leje për drejtim të automjetit, të falsifikuara, me emër të një shtetasi nga Kosova, ishte person i shpallur në kërkim nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasje të trefishtë.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi provizor, me qëllim ekstradimin, i shtetasit Besim Sherifi, 52 vjeç, banues në Kopanica, Saraj, Maqedoni e Veriut.

Arrestimi i këtij shtetasi u krye pasi Interpol Shkupi e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar, sepse Gjykata e Shkupit, në vitin 2007, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja”, vepër për të cilën legjislacioni penal i Maqedonisë së Veriut parashikon dënim maksimal, burgim të përjetshëm.

Ky shtetas dyshohet se më datë 05.10.2007, në fshatin Kopanica, Shkup, Maqedoni e Veriut, ka vrarë me armë zjarri, 3 shtetas.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, këtij shtetasi i janë gjetur dhe sekuestruar 1 pasaportë kosovare, kartë identiteti kosovare dhe leje për drejtim të automjetit, të falsifikuara, me gjenealitetet e një shtetasi nga Kosova.

Materialet procedurale, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Shkupin, do të vijojë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Maqedoninë e Veriut.

Vala e të nxehtit në Australi, Melburni përgatitet për ditën më të nxehtë në 17 vjet

By: Rovena
27 January 2026 at 09:07

Një valë e madhe nxehtësie në të gjithë juglindjen e Australisë rriti kërcënimet për zjarre në shkurre, me Melburnin që parashikohet të regjistrojë ditën e saj më të nxehtë në gati 17 vjet të martën.

Gjithashtu, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, qindra banorë në zona rurale janë urdhëruar të evakuohen menjëherë nga shtëpitë e tyre.

Byroja e Meteorologjisë e Australisë theksoi se temperatura në Melburn mund të arrijë 45 gradë Celsius (113 gradë Fahrenheit) me kushte të rënda deri ekstreme të valës së nxehtësisë që pritet të arrijnë kulmin të martën dhe të mërkurën, përpara se të lehtësohen gradualisht më vonë gjatë javës.

Vala e nxehtësisë ka rritur rrezikun e zjarrit në të gjithë Victorian, shtetin e dytë më të populluar të Australisë, ku një zjarr në shkurre që lëviz me shpejtësi në rajonin Otways ka djegur rreth 10,000 hektarë.

Zyrtarët paralajmëruan se erërat e forta të parashikuara për më vonë gjatë ditës mund ta përhapin më tej flakën, duke kërcënuar shtëpitë.

Shërbimet e emergjencës kanë trokitur dyert e rreth 1,100 shtëpive dhe kanë dërguar mesazhe me tekst në rreth 10,000 telefona duke i nxitur banorët të largohen nga rajoni.

Tentoi të trafikonte armë nga Shqipëria në Itali/ Rinas, arrestohet 30-vjeçari shqiptar

By: Rovena
27 January 2026 at 08:53

Goditet një rast i tentativës për trafikim të armëve të zjarrit, nga Shqipëria në Itali.

Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Vihet në pranga një 30-vjeçar shqiptar, rezident në Itali.

Nga kontrolli nëpërmjet skanerit, në bagazhet e këtij shtetasi, u gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.

Zbulohet “shtëpia bari” në Lezhë, disa të arrestuar

By: Rovena
27 January 2026 at 08:39

Operacion në Lezhë, zbulohet “shtëpi bari” pranë kryqëzimit të Treshit

Policia e Lezhës ka zhvilluar mbrëmjen e kaluar një kontroll të befasishëm në një magazinë pranë kryqëzimit të fshatit Tresh, në superstradën Lezhë–Milot, ku ka zbuluar një ambient të përshtatur për kultivimin e kanabisit në kushte të mbyllura.

Gjatë operacionit, uniformat blu kanë konstatuar se magazina ishte e pajisur me llampa dhe infrastrukturë të posaçme për kultivim, ndërsa janë sekuestruar rreth 1 mijë rrënjë kanabisi.

Si rezultat i aksionit, policia ka arrestuar disa persona, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme.

Kuvendi në seancë plenare/ Ndryshime në Kodin Penal, ligje për energjinë dhe drejtësinë

By: Rovena
27 January 2026 at 08:35

Këtë të martë, 27 janar, Kuvendi i Shqipërisë mban seancën e radhës plenare në orën 10:00, ku do të shqyrtohen një sërë projektligjesh dhe aktesh normative me ndikim të gjerë në sektorë kyç të vendit.

Rendi i ditës:

– Akte normative dhe ligje për buxhetin dhe energjinë, duke përfshirë ndryshime në ligjin për buxhetin e vitit 2025.

– Projektligje për marrëveshje ndërkombëtare, përfshirë bashkëpunimin strategjik me Italinë në shëndetësi, energji, mjedis, industri dhe siguri, si dhe aderimin në traktatin për pronësinë intelektuale dhe protokolle për ndalimin e tregtisë së paligjshme të produkteve të duhanit.

– Ndryshime në Kodin Penal dhe sistemin e drejtësisë, duke përfshirë ligjet për gjyqtarët, prokurorët dhe organet e qeverisjes së drejtësisë.

– Ligje për sigurinë publike dhe shëndetin, përfshirë parandalimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, kontrollin e barnave narkotike dhe të lëndëve psikotrope, si dhe rregullimin e importit dhe eksportit të armëve.

– Rregullime për transparencën dhe mediat, përfshirë lobimin, konfliktin e interesit dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit.

Rama përfundon sot vizitën në Izrael: Shqipëria u vendos në piedestalin e respektit më të lartë

By: Rovena
27 January 2026 at 08:16

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Jeruzalem, Izrael, në një vizitë zyrtare pune që ka nisur më 25 janar dhe do të përfundojë sot, 27 janar 2026, me pjesëmarrjen e tij në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit. Kjo ngjarje ndërkombëtare zhvillohet për të adresuar sfidat globale në luftën kundër antisemitizmit.

Mëngjesin e kësaj të marte ai ka ndarë edhe një fotoalbum, krahas të cilit shkruan “se Shqipëria u vendos në piedestalin e respektit më të lartë”.

 

Aeroplanmbajtësja amerikane arrin në Lindjen e Mesme

By: Rovena
27 January 2026 at 08:03

Një aeroplanmbajtëse amerikane dhe anije luftarake mbështetëse kanë mbërritur në Lindjen e Mesme, thanë dy zyrtarë amerikanë për Reuters të hënën, duke zgjeruar aftësitë e presidentit Donald Trump për të mbrojtur forcat amerikane, ose potencialisht për të ndërmarrë veprime ushtarake kundër Iranit.

Aeroplanmbajtësja USS Abraham Lincoln dhe disa shkatërrues kanë kaluar në rajonin e Lindjes së Mesme, i cili është nën komandën qendrore të ushtrisë amerikane.

Trump tha të enjten se Shtetet e Bashkuara kishin një “armatë” që shkonte drejt Iranit, por shpresonte se nuk do të duhej ta përdorte atë.

Anijet luftarake filluan të vendoseshin nga rajoni i Azi-Paqësorit në fillim të këtij muaji, ndërsa tensionet midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara u përshkallëzuan pas një shtypjeje të protestave në të gjithë Iranin.

Trump kishte kërcënuar vazhdimisht të ndërhynte nëse Irani do të vazhdonte të vriste protestues, por demonstratat në të gjithë vendin janë zbutur që atëherë.

Presidenti tha se i ishte thënë se vrasjet po pakësoheshin dhe se ai beson se aktualisht nuk ka ndonjë plan për ekzekutimet e të burgosurve.

Ushtria amerikane në të kaluarën ka shtuar forcat në Lindjen e Mesme në kohë tensionesh të larta, lëvizje që shpesh ishin mbrojtëse, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, ushtria amerikane organizoi një grumbullim të madh vitin e kaluar përpara sulmeve të saj në qershor kundër programit bërthamor të Iranit.

Përveç aeroplanmbajtëses dhe anijeve luftarake, Pentagoni po zhvendos gjithashtu aeroplanë luftarakë dhe sisteme të mbrojtjes ajrore në Lindjen e Mesme.

Starmer: Britania nuk do të zgjedhë mes SHBA-së dhe Kinës, vizitë historike në Pekin pas 8 vitesh

By: Rovena
27 January 2026 at 07:52

Kryeministri britanik, Sir Keir Starmer, ka deklaruar se Mbretëria e Bashkuar nuk do të detyrohet të zgjedhë mes marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara ose Kinën, përpara vizitës së parë të një lideri britanik në Pekin pas tetë vitesh.

Në një intervistë për Bloomberg News, Starmer tha se Britania do të ruajë lidhje të ngushta me SHBA-në në fushat e biznesit, sigurisë dhe mbrojtjes, por theksoi se injorimi i Kinës “nuk do të ishte i arsyeshëm”, duke qenë se ajo është ekonomia e dytë më e madhe në botë dhe ofron mundësi të rëndësishme tregtare.

Vizita në Kinë, e cila përfshin ndalesa në Pekin dhe Shangai, pritet të shoqërohet nga dhjetëra drejtues biznesesh britanikë. Ajo vjen pak ditë pasi Londra miratoi plane të debatueshme për ndërtimin e një ambasade të re kineze, mes shqetësimeve për sigurinë.

Starmer nënvizoi se bashkëpunimi ekonomik nuk do të thotë kompromis në sigurinë kombëtare dhe se gjatë vizitës do të ngrejë edhe çështje të ndjeshme si të drejtat e njeriut, përfshirë rastin e biznesmenit dhe aktivistit pro-demokracisë në Hong Kong, Jimmy Lai.

Udhëtimi zhvillohet në një klimë të tensionuar ndërkombëtare, pas përplasjeve të fundit mes SHBA-së dhe disa aleatëve të saj lidhur me tarifat tregtare dhe çështje gjeopolitike.

Trump rrit tarifat ndaj Koresë së Jugut në 25%, Seuli kërkon bisedime urgjente

By: Rovena
27 January 2026 at 07:30

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar rritjen e tarifave doganore për importet nga Koreja e Jugut në 25%, duke akuzuar Seulin se nuk ka respektuar një marrëveshje tregtare të arritur vitin e kaluar.

Në një postim në rrjetet sociale, Trump bëri të ditur se tarifat do të rriten nga 15% në 25% për një sërë produktesh, përfshirë automjetet, lëndën e drurit, produktet farmaceutike dhe kategori të tjera mallrash. Sipas tij, ligjvënësit koreano-jugorë kanë vonuar miratimin e marrëveshjes, ndërsa SHBA-të kanë vepruar shpejt për të ulur tarifat në përputhje me angazhimet e marra.

Autoritetet e Koresë së Jugut reaguan duke thënë se nuk kanë marrë një njoftim zyrtar për vendimin dhe kërkuan zhvillimin e bisedimeve urgjente me Uashingtonin. Ministri i Industrisë, Kim Jung-kwan, pritet të udhëtojë së shpejti drejt SHBA-së për t’u takuar me Sekretarin amerikan të Tregtisë, Howard Lutnick.

Ndërkohë, tregjet financiare reaguan me luhatje. Indeksi kryesor i bursës së Seulit, Kospi, pësoi rënie në orët e para të tregtimit, por më pas u rikuperua, duke u mbyllur rreth 1.8% në rritje, pasi aksionet e eksportuesve kryesorë u përmirësuan.

Marrëveshja tregtare mes dy vendeve ishte arritur në tetor të vitit të kaluar dhe parashikonte investime prej 350 miliardë dollarësh nga Koreja e Jugut në SHBA. Ajo i është dorëzuar parlamentit koreano-jugor më 26 nëntor dhe pritet të miratohet në muajin shkurt.

Tarifat doganore paguhen nga kompanitë importuese amerikane, të cilat do të përballen me një taksë prej 25% për mallrat e blera nga Koreja e Jugut. Trump ka përdorur shpesh tarifat si mjet presioni në politikën e jashtme gjatë mandatit të tij të dytë në Shtëpinë e Bardhë.

Parashikimi i motit 27 janar 2026/ Kushte atmosferike të qëndrueshme, reshje të lehta lokale

By: Rovena
27 January 2026 at 07:17

Për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit.

Në orët e mesditës në jugperëndim të vendit reshje lokale shiu me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 15 m/s. Deti – Valëzimi forcës 2-3 ballë.

Horoskopi 27 janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

By: Rovena
27 January 2026 at 07:07

Dashi – Ju nuk besoni t’i bëni gjërat me gjysmë zemre, dhe sigurisht që nuk besoni në mediokritet. Ju keni një mënyrë për të derdhur zemrën dhe shpirtin tuaj në krijimet tuaja dhe kjo është ajo që ju bën të fortë.
Megjithatë, një paralajmërim: jo të gjithë rreth jush funksionojnë në të njëjtën frekuencë. Merrni një moment për të vlerësuar se çfarë po merrni nga situata/bashkëpunimi i caktuar. Gjetja e një ekuilibri midis dhënies dhe marrjes është kryesorja.

Demi – Trupi juaj është një tempull, Demi. Meditoni dhe ushqehuni shëndetshëm. Mos mbani dietë këtë periudhë.

Binjakët – Tani nuk është koha për t’ia lënë gjithçka rastësisë, Binjakë. Kjo është koha për t’u përfshirë në biseda të rëndësishme rreth parave, pronës, aseteve dhe llojit të jetës që dëshironi të krijoni së bashku. Mos harroni, partneri juaj nuk mund të paguajë faturat tuaja. Bëni një bisedë konstruktive me veten.

Gaforre – Gjërat kanë qenë mjaft të turbullta kohët e fundit. Ndiheni sikur jeni në mes të një stuhie dhe se nuk ka rrugëdalje. Bëjini vetes një nder dhe merrni frymë. Shkoni për vrap ose regjistrohuni për joga. Janë mëse të rekomandueshme në këtë moment.

Luani – Kjo është koha për të rishikuar ditarin tuaj të manifestimeve dhe bordin tuaj të vizionit. Kjo është koha për të kujtuar pse keni ardhur në këtë planet dhe të bëni një hap të guximshëm drejt qëllimeve tuaja të mëdha. Vetëm një kujtesë: sezoni retrograd është zyrtarisht pas nesh. Ju keni të gjithë mbështetjen kozmike të nevojshme për të çuar planet tuaja.

Virgjëresha – Bollëk dhe sukses! Këto të dyja do ju shoqërojnë në këtë periudhë. Mos harroni të ndani gjërat e mira që merrni nga Universi me njerëzit pranë jush. Bujaria juaj do të shpërblehet.

Peshorja – Boll i menduat gjërat! Shijoni emocionet dhe ndiqni intuitën tuaj të brendshme pa menduar shumë, ka momente kur askush nuk e di se çfarë po bën. Megjithatë e rëndësishme është t’u falim dashuri njerëzve pranë nesh. Nëse keni një partner do të përjetoni momente pasionante.

Akrepi – Gjërat kanë rrjedhur shpejt këto kohë për ju. Merrni një moment për t’u ulur dhe qetësuar. Mendoni çfarë keni kaluar, sfidat. Kthejeni dhimbjen tuaj në fuqi.

Shigjetari – Asgjë nuk forcohet! Mos i jepni vetes pikëllim duke menduar se nëse ti do bëje diçka ndryshe, gjërat do të funksiononin. Ecni përpara.

Bricjap – E kuptojmë, Bricjap! Gjithçka duket e turbullt dhe ju jeni në një rrëmujë nga e cila nuk mund të dilni. Ky moment është pak i vështirë por do kalojë, do përjetoni gjëra që as nuk i kishit imagjinuar.

Ujori – Pengesa më e madhe mes jush dhe jetës që aspironi të krijoni është nevoja për përsosmëri. Paralajmërim: përsosmëria është një iluzion. Fokusohuni tek argëtimi, mjaft e munduat veten.

Peshqit – Ju jeni magjik, Peshqit. Ju jeni Universi në lëvizje dhe të gjitha mjetet që ju nevojiten për të krijuar jetën tuaj më të mirë janë tashmë brenda jush. E tëra çfarë ju duhet të bëni është ta mbani mend atë.

Bordi i Paqes, ftesa që mori Rama nga Trump/ Sondazhi, 67.4% e shqiptarëve e cilësojnë miratimin gjënë e duhur

By: Rovena
26 January 2026 at 22:43

Kuvendi i Shqipërisë votoi këtë javë me 110 vota pro miratimin e ftesës së presidentit amerikan Donald Trump, për kryeministrin Edi Rama si përfaqësues të Shqipërisë në Bordin e Paqes për Gazën. Në sondazhin e ABC News 67.4% e qytetarëve shqiptarë e cilësuan miratimin si gjënë e duhur.

25.4% e tyre kanë shprehur mendimin se në Kuvend duhej një debat më i gjatë kombëtar. Kurse vetëm 7.2% mendojnë se ftesa duhej refuzuar. Linku i pyetësorit është shpërndarë me SMS të rastësishme në mënyrë proporcinale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit.

Ndërkohë kampioni u ripeshua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë 1.9 milionë banorë të rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore dhe politike.

Kampioni i sondazhit është 1153 banorë të rritur të vendit, ndërsa maksimumi i marzhit të gabimit statistikor +/-2.9 %

Yesterday — 26 January 2026Main stream

“Ra fabula e Ramaduro dhe heqjes së ‘non gratës’/ Bejko: Berisha i kënaqur që Rama do shkojë te Trump

By: Rovena
26 January 2026 at 21:02

Analisti politik Roland Bejko, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC Neës, ka komentuar zhvillimet e fundit në kampin opozitar.

Sipas Bejkos, narrativa e ndërtuar rreth heqjes së statusit “non grata” dhe paralelizmat mes kryeministrit Edi Rama dhe figurave ndërkombëtare si Maduro, rriti artificialisht shpresat e militantëve, por nuk u përkthye në rezultate konkrete.

Ai theksoi se ngjarje të shpejta në arenën ndërkombëtare, si përfshirja e Ramës në Bordin e Paqes dhe kontaktet me figura të administratës Trump, kanë forcuar pozitën e kryeministrit, ndërsa Berisha, sipas tij, ndonëse shfaqet i irrituar, ka interes që Rama të dalë i fortë politikisht.

“Berisha e kishte pritshmërinë shumë të lartë, iu krijua ideja me arrestimin e Maduros, edhe Edi Rama ishte një Maduro, filluan të besonin Ramaduro. Këtë fabule filluan që ta besonin vërtet. Këta e rritën jashtëzakonisht shumë pritshmërinë në raport me militantët. Doli Belind Këlliçi për të helmuar militantët se Sali Berishës i është hequr ‘non grata’, asnjëra prej tyre nuk ndodhi.

Ndodhën disa gjëra të shpejta, siç ishte Bordi i Paqes ku Rama do jetë krah vetë Trump dhe elementi i dytë ishte ardhja e Ivanka Trump në Shqipëri dhe më pas i dhanë votën Ramës për Bordin. Berisha bën vërtet si i inatosur, Berisha është i kënaqur që Rama shkoi te Trump sepse Rama atje do të japë imazhin që Rama është shumë afër amerikanëve dhe do t bjerë pak ndikimi mbi SPAK për Ramën dhe veten, se hallin e kanë të përbashkët. Pse Berishës i intereson Rama e fortë?! Sepse Rama tha që do bëjë ndryshime kushtetuese, do i japë Senatin dhe Senati është imunitet”, tha Bejko.

“Rama në Izrael përfaqësoi historikun e Shqipërisë”/ Bejko: Kontrasti, Berisha politikani më i izoluar pas Enver Hoxhës

By: Rovena
26 January 2026 at 20:25

Analisti Roland Bejko, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar zhvillimet politike në vend, duke u ndalur te roli i Sali Berishës në opozitë dhe ndikimi i tij në marrëdhëniet e Shqipërisë me ndërkombëtarët.

Sipas Bejkos, Berisha ka qenë i izoluar gjatë fazave të opozitarizmit, veçanërisht nga partnerët ndërkombëtarë, ndërsa sot gjendet në një situatë edhe më të rëndë politike, pas shpalljes “non grata” nga SHBA dhe Britania e Madhe dhe mungesës së mbështetjes nga Bashkimi Europian.

Ai theksoi se ky izolim e bën Berishën një nga politikanët më të izoluar në historinë e Shqipërisë pas Enver Hoxhës, duke krijuar një kontrast që, sipas tij, forcon pozicionin e kryeministrit Edi Rama në arenën ndërkombëtare.

Bejko shtoi se shqetësimi kryesor i ndërkombëtarëve lidhet me mungesën e rotacionit politik në Shqipëri, duke e konsideruar moslargimin e Berishës si një nga faktorët kryesorë. Në këtë kontekst, ai vlerësoi edhe fjalimin e Ramës në Izrael, duke e cilësuar korrekt, të balancuar dhe përfaqësues të denjë të Shqipërisë dhe historikut të saj.

“Berisha në fazat e opozitarizmit ka qenë i izoluar, e aq më tepër nga ndërkombëtarët. Në opozitën e dytë Berisha ka qenë udhëzuesi i vendimeve radikale të PD. Vijmë tek momenti i tanishëm, është më zi. Berisha i shpallur ‘non grata’ nga dy superfuqi, SHBA dhe Britani, nuk është i pranuar as nga BE, na del që Berisha është politikani më i izoluar në Shqipëri, pas Enver Hoxhës.

 Kjo bën kontrastin e madh që Rama del edhe më i ngritur, për shkak të izolimit të ti. Ndërkombëtarët të paktën ata që e kanë mirësi ecjen e Shqipërisë përpara e kanë si shqetësim faktin e mbylljes së rotacionit në Shqipëri dhe shkak për këtë është Berisha. Ajo që i shqetëson më shumë është mos spostimi i Berishës. Rama është në Izrael, fjalimi i tij ka qenë shumë korrekt dhe shumë i balancuar dhe të mos harrojmë që është kryeministri i një vendi me besim mysliman. Mendoj që Edi Rama e përfaqësoi shumë mirë, por e përfaqësoi shumë mirë edhe historikun e Shqipërisë”, tha Bejko.

❌
❌