Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 24 January 2026Main stream

Banda shqiptare shkatërrohet në Spanjë, 200 kg kokainë sekuestrohen në portin e Vigos

23 January 2026 at 23:49

Autoritetet spanjolle kanë sekuestruar 200 kilogramë kokainë në Portin e Vigos dhe kanë shkatërruar një organizatë kriminale ndërkombëtare, duke arrestuar tetë persona, nga të cilët pesë janë dërguar në burg.

Operacioni u krye nga Policia Kombëtare spanjolle në bashkëpunim me Agjencinë Tatimore, pasi droga ishte fshehur në një kontenier të ardhur nga Kolumbia.

Lajmi u bë publik këtë të premte gjatë një konference për shtyp, ku u bë e ditur se operacioni mbante emrin “Monterrey”.

Hetimet kishin nisur që në vitin 2024, si pjesë e përpjekjeve për të parandaluar shfrytëzimin e linjave të reja detare direkte mes Amerikës Latine dhe portit të Vigos nga organizata kriminale ndërkombëtare.

Gjatë hetimeve u zbulua ekzistenca e një klani shqiptar, i cili përdorte metodën e njohur si “rip off” ose “grepi i verbër”. Kjo metodë konsiston në futjen e drogës në kontenierë me mallra të ligjshme ose bosh, në anije tregtare, për ta nxjerrë më pas në portin e destinacionit.

Më 12 janar, policia ndërhyri duke arrestuar pesë anëtarë të rrjetit, të cilët kishin mbërritur një ditë para ankorimit të anijes për të marrë në dorëzim lëndën narkotike. Dy prej tyre u gjetën në një banesë të marrë me qira pranë Vigos, ndërsa tre të tjerë u arrestuan teksa ndodheshin në një restorant të qytetit.

Hetimet përfunduan të martën me arrestimin e tre personave të tjerë në operacione të zhvilluara në A Coruña, Lugo, Madrid dhe në rajonin Salnés të Pontevedrës.

Sipas autoriteteve, kreu i kësaj organizate ishte një bashkëpunëtor i afërt i një trafikanti të njohur të ndjerë, i quajtur ndryshe “narkotrafikanti i Wikipedia-s”, dhe kishte mbështetjen e një rrjeti kriminal galician për t’u vendosur në këtë rajon. Ai rezultonte gjithashtu i kërkuar nga drejtësia për vuajtje dënimi për trafik droge.

Në total, policia sekuestroi 200 kilogramë kokainë të ndarë në katër pako, si dhe 20 mijë euro cash. Të tetë të arrestuarit akuzohen për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik droge, ndërsa pesë prej tyre janë lënë në burg me vendim gjykate.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Banda shqiptare shkatërrohet në Spanjë, 200 kg kokainë sekuestrohen në portin e Vigos appeared first on Sinjali.

Nëna e ushtarit të vrarë në Afganistan: Vendoseni Trumpin në vijën e frontit

23 January 2026 at 23:39

“Mendoj se ata duhet ta veshin Donald Trumpin në një uniform dhe ta vendosin në vijën e frontit, në vend se të shtyjë një laps prapa një tavoline, ai duhet të shkojë atje e ta bëjë këtë vetë.”

Monica Kershaw po mundohej t’i mbante lotët, përderisa po fliste në telefon me korrespondentin e BBC-së për lajme ndërkombëtare, Joe Inwood.

Janë bërë gati 14 vjet kur biri i saj, Christopher, u vra në provincën Helmand të Afganistanit. Vrasja e tij ndodhi vetëm tri javë pas dislokimit të parë aktiv të ushtarit të ri. Ishte vetëm 19 vjeç.

Christopher Kershaw ishte njëri nga gjashtë ushtarët britanikë që vdiqën, kur automjeti i blinduar me të cilin po udhëtonin shkeli mbi një pajisje të improvizuar shpërthyese në Helmand.

Nënës së tij i dridhet zëri, përderisa e kujton atë ditë. “Ai nuk duhej të ishte duke e vozitur automjetin” – tha Monica për të birin, duke shtuar se ai ishte paraqitur vullnetar, pasi një ushtar tjetër ishte duke bërë dush.

“Hamendem se çfarë do të ishte duke bërë ai tani” – tha britanikja e pikëlluar.

“Sa fëmijë do të kishte? Çfarë profesioni do të ishte duke ushtruar? Më mungon vazhdimisht. Shkoj për të fjetur natën dhe e tëra që mund të shoh është fytyra e tij, kur i mbyll sytë” – shtoi ajo.

Presidenti amerikan nxiti reagime të shumta, pasi pretendoi se trupat e vendeve aleate të NATO-s nuk kanë luftuar njësoj si ushtarët amerikanë në Afganistan.

“Kurrë nuk kemi pasur nevojë për ta [ushtarët e vendeve aleate]. Ne kurrë nuk kemi kërkuar vërtet diçka nga ta. E dini, do të thonë se dërguan disa trupa në Afganistan, ose këtë apo atë. Dhe e bënë – qëndruan pak prapa, pak jashtë vijave të frontit” – tha më herët Trumpi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Nëna e ushtarit të vrarë në Afganistan: Vendoseni Trumpin në vijën e frontit appeared first on Sinjali.

Moti në vikend, kryesisht i vranët dhe me riga shiu

23 January 2026 at 23:27

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë vikendit, pritet mot kryesisht i vranët, me intervale dielli dhe riga shiu.

Të shtunën moti do të jetë kryesisht i vranët me intervale dielli, temperaturat minimale do të luhaten nga -3°C deri 0°C, ndërsa maksimale nga 5°C deri 8°C, ndërsa era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5 m/s.

Të dielën moti mbetet kryesisht i vranët me riga shiu, temperaturat minimale do të jenë 0°C deri 3°C, ndërsa maksimale 8°C deri 12°C, ndërsa era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-6 m/s.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Moti në vikend, kryesisht i vranët dhe me riga shiu appeared first on Sinjali.

Takimi trilateral në Abu Dhabi, reagon Kremlini: Mundësi për të shkuar drejt kompromisit me Ukrainën

23 January 2026 at 23:13

Zyrtarët rusë nënvizojnë se tërheqja e trupave ukrainase nga Donbasi është e domosdoshme për çdo zgjidhje të konfliktit, ndërsa takimi trilateral në Abu Dhabi mes Ukrainës, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara shihet si një mundësi për të identifikuar pika të përbashkëta dhe arritur kompromis.

Sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, gjatë një konference për shtyp theksoi se tërheqja e forcave ukrainase është një kusht kyç për zgjidhjen e situatës në Ukrainën lindore.

“Forcat e Armatosura të Ukrainës duhet të largohen nga territori i Donbasit; ato duhet të tërhiqen prej andej. Ky është një kusht shumë i rëndësishëm për të arritur zgjidhjen. Ka edhe nuanca të tjera që mbeten në axhendën e negociatave,” tha Peskov.

Ai shtoi se takimi në Abu Dhabi shihet si një shans për të arritur kompromise dhe për të identifikuar zgjidhje të përbashkëta. Koha e saktë e bisedimeve do të caktohet pas mbërritjes së delegacioneve, por zyrtarët janë të gatshëm të vazhdojnë sot ose nesër nëse është e nevojshme.

“Gjëja kryesore është të kërkohet toka e përbashkët dhe kompromisi,” shtoi zëdhënësi i Kremlinit.

Peskov gjithashtu vuri në dukje se Kremlini i sheh asetet e ngrira ruse në Shtetet e Bashkuara – aktualisht rreth pesë miliardë dollarë – si një burim potencial fondesh për rindërtimin e zonave të dëmtuara nga lufta, duke përfshirë edhe Donbasin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Takimi trilateral në Abu Dhabi, reagon Kremlini: Mundësi për të shkuar drejt kompromisit me Ukrainën appeared first on Sinjali.

Ambasadori gjerman për 100 ditët e tij në Kosovë: Bukuria e vendit fillon pranë pragut

23 January 2026 at 23:07

Ambasadori gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph, ka ndarë përvojën e tij gjatë 100 ditëve të para në vend përmes një postimi në faqen e ambasadës gjermane.

Rudolph ka theksuar se një nga përshtypjet më të forta që ka marrë që nga dita e parë ka qenë “ngrohtësia e jashtëzakonshme e mikpritjes” që ka ndjerë kudo që ka shkuar.

“Që nga dita e parë, jam takuar me mirësi, hapje dhe buzëqeshje të sinqerta”, ka shkruar ai, duke shtuar se përvoja e tij filloi në kryeqytet, por kureshtja e çoi shpejt përtej Prishtinës.

Gjatë këtyre 100 ditëve, ambasadori ka vizituar malet pranë Brodit, qytetin e vjetër të Prizrenit, manastirin e bukur të Deçanit dhe ka udhëtuar edhe në veri të vendit.

Ai thotë se në të gjitha këto udhëtime përjetimi ka qenë i njëjtë: njerëz mikpritës, biseda domethënëse dhe një ndjenjë e fortë lidhjeje me Gjermaninë.

Rudolph ka theksuar se njohja e Kosovës përmes njerëzve të saj ka qenë një “gëzim absolut” dhe ka vënë në dukje bukurinë natyrore të vendit, duke përmendur parkun Gërmia në Prishtinë si një shembull të ambientit të bukur që mund të përjetohet edhe afër shtëpisë.

Ai përfundon duke shprehur optimizëm për ditët e ardhshme dhe mundësitë e reja për të eksploruar dhe përjetuar Kosovën.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ambasadori gjerman për 100 ditët e tij në Kosovë: Bukuria e vendit fillon pranë pragut appeared first on Sinjali.

Reuters shkruan për arrestimet për falsifikimet me vota: Turp i rëndë për Kosovën që synon t’i bashkohet BE-së

23 January 2026 at 23:01

Ditën e sotme, prokuroria Themelore në Prizren ka kryer një aksion mbi dyshimet për manipulim të votave, i cili ka rezultuar me 109 persona të ndaluar që kryesisht kanë shërbyer si komisionerë në numërimin e votave.

Lidhur me këtë, ka raportuar edhe Agjencia e njohur e lajmeveReuters. 

“Hetimet nuk pritet që ta zhbëjnë fitoren e partisë së kryeministrit aktual, Albin Kurti, pasi prokurorët thanë se të dyshuarit akuzohen për ndërrim të votave mes kandidatëve në listat individuale të partive – jo mes partive të ndryshme – sipas sistemit për përfaqësim proporcional”, raporton kjo agjenci.

“Megjithatë, ato shihen si turp i rëndë për shtetin e ri që synon t’i bashkohet Bashkimit Evropian” – thuhet më tej në raportin e “Reuters”-it.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se do të niste hetime fillestare dy javë më parë, pasi kontrollet në videot nga disa qendra të votimit shfaqën parregullsi” – vazhdon raporti.

Të premten, kryeprokurori për qytetin jugor të Prizrenit, Petrit Kryeziu, tha se 109 të dyshuarit ishin ndaluar nën dyshimin për ndryshimin e votave atje për të favorizuar kandidatë të caktuar në listat e hartuara nga partitë veç e veç” – thuhet aty.

“Zyrtarët i thanë agjencisë “Reuters” se arrestime të ngjashme priten edhe në qytete të tjera” – raportoi medium i njohur.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Reuters shkruan për arrestimet për falsifikimet me vota: Turp i rëndë për Kosovën që synon t’i bashkohet BE-së appeared first on Sinjali.

Yesterday — 23 January 2026Main stream

Erdogan pret ministrat e Ballkanit për Platformën e Paqes, pjesëmarrëse edhe Gërvalla e Spiropali

23 January 2026 at 22:57

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka pritur përfaqësues të lartë shtetërorë nga Ballkani në një takim për politikat e jashtme, ku morën pjesë edhe ministrja e Jashtme në detyrë e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, dhe ministrja për Evropën e Shqipërisë, Elisa Spiropali.

Sipas Presidencës turke, ky është takimi i dytë i ministrave të Jashtëm të Platformës së Paqes për Ballkanin.

Në takim kanë marrë pjesë gjithashtu edhe ministrat e Jashtëm nga Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja e Hercegovina.

“Presidenti Recep Tayyip Erdogan priti Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali; Ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjë dhe Hercegovinës, Elmedin Konaković; Zëvendëskryeministrin për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Ervin Ibrahimović; Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz; Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Maqedonisë së Veriut; si dhe Sekretaren e Shtetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, Nevena Jovanović.

Ata ndodhen në Stamboll për Takimin e Dytë të Ministrave të Jashtëm të Platformës së Paqes për Ballkanin dhe u pritën në Zyrën Presidenciale Dolmabahçe”, thuhet në njoftimin e Presidencës turke.

President @RTErdogan received Minister of Europe and Foreign Affairs of Albania Elisa Spiropali, Minister of Foreign Affairs of Bosnia and Herzegovina Elmedin Konaković, Deputy Prime Minister for International Relations and Minister of Foreign Affairs of Montenegro Ervin… pic.twitter.com/idz7tvdFim

— Presidency of the Republic of Türkiye (@trpresidency) January 23, 2026

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Erdogan pret ministrat e Ballkanit për Platformën e Paqes, pjesëmarrëse edhe Gërvalla e Spiropali appeared first on Sinjali.

Ambasada e Zvicrës reagon për ligjëratat e Speciales: Nuk promovojnë narrativa të caktuara

23 January 2026 at 22:48

Ambasada e Zvicrës ka reaguar pas raportimeve se në gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtinë është mbajtur një ligjëratë informuese për Dhomat e Specializuara të Kosovës, duke sqaruar mbështetjen e saj për programin e informimit të këtij institucioni.

Në sqarimin e publikuar, Ambasada bën të ditur se që nga viti 2018, Zvicra ka mbështetur aktivitetet e informimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, të cilat janë themeluar përmes një marrëveshjeje ndërkombëtare të ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës, duke pasqyruar procesin legjislativ të vendit dhe mandatin demokratik të këtij institucioni.

Sipas Ambasadës, Dhomat e Specializuara të Kosovës janë një organ gjyqësor i pavarur dhe, përmes Zyrës së Informimit, angazhohen me një gamë të gjerë akterësh për të shpërndarë informacione publikisht të disponueshme mbi mandatin dhe punën e tyre, për të dëgjuar pikëpamjet e qytetarëve dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve, pa promovuar narrativa të caktuara.

Më tej, theksohet se Programi i Informimit zbatohet në bashkëpunim të ngushtë me organizatat e shoqërisë civile, të cilat ndihmojnë në lehtësimin e dialogut dhe në inkurajimin e një debati publik të informuar mbi çështje me interes publik.

Ambasada e Zvicrës ka nënvizuar se mbështetja e saj synon transparencën, informimin e qytetarëve dhe forcimin e sundimit të ligjit, duke theksuar se kjo mbështetje nuk nënkupton ndikim në përmbajtjen e aktiviteteve dhe as promovim të qëndrimeve të caktuara.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ambasada e Zvicrës reagon për ligjëratat e Speciales: Nuk promovojnë narrativa të caktuara appeared first on Sinjali.

Pozicioni i dorës mund të rrezikojë saktësinë e matjes së tensionit: Ja si ta bëni si duhet

23 January 2026 at 22:38

Mënyra se si mbahet dora gjatë matjes së tensionit të gjakut është vendimtare për rezultatin përfundimtar.

Nëse dora ndodhet në një pozicion të gabuar, kjo mund të japë vlera jo të sakta, duke shkaktuar që pacienti të marrë terapi të panevojshme për hipertension, ose, përkundrazi, që tensioni i lartë i gjakut te disa persona të mbetet i paidentifikuar për shkak të matjeve të pasakta dhe monitorimit të dobët.

Si duhet ta mbani dorën gjatë matjes së tensionit të gjakut

Pozicione të pasakta, por shumë të shpeshta gjatë matjes, si mbajtja e dorës në prehër ose lëshimi përgjatë trupit, çojnë në lexime të dukshëm më të larta të tensionit të gjakut. Udhëzimet për matjen e tensionit rekomandojnë që dora të mbështetet mbi tavolinë dhe mesi i krahut të jetë në nivelin e zemrës. Kjo është thelbësore, pasi mbivlerësimi i tensionit mund të çojë në ndjekje dhe terapi të panevojshme.

“Është interesante që tensioni shpesh matet jashtë udhëzimeve edhe në kujdesin shëndetësor parësor, kryesisht për shkak të ngarkesës dhe nxitimit,” vëren dr. Donald DiPette, profesor i shkencave mjekësore në University of South Carolina School of Medicine.

Dr. DiPette paralajmëron se pozicione të ndryshme të dorës, të cilat nuk rekomandohen nga udhëzimet, mund të çojnë gjithashtu në nënvlerësim të hipertensionit.

“Do të dëshironim që matja e tensionit të gjakut të ketë të njëjtën saktësi si analizat e gjakut apo ekzaminimet imazherike. Për këtë arsye, nevojitet edukim si i punonjësve shëndetësorë, ashtu edhe i pacientëve, pasi shumë prej tyre e matin tensionin në shtëpi. Gjithashtu, është e këshillueshme që matja të përsëritet, sepse leximi i parë zakonisht jep vlera më të larta se matjet pasuese, pasi personi gradualisht përshtatet me ambientin,” thekson dr. DiPette.

Pozicione të ndryshme të dorës, vlera të ndryshme

Një studim i Shkollës së Shëndetit Publik Johns Hopkins Bloomberg School of Public Health në Baltimor, i publikuar në vitin 2024 në revistën shkencore JAMA Internal Medicine, tregoi se mbajtja e dorës në prehër, krahasuar me dorën e mbështetur mbi tavolinë, e mbivlerëson presionin sistolik (të sipërmin) për 3,9 mmHg dhe atë diastolik (të poshtmin) për 4 mmHg.

Kur dora varej poshtë përgjatë trupit, presioni i sipërm ishte më i lartë për 6,5 mmHg, ndërsa ai i poshtëmi për 4,4 mmHg.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pozicioni i dorës mund të rrezikojë saktësinë e matjes së tensionit: Ja si ta bëni si duhet appeared first on Sinjali.

Kumbulla mund të largohet nga Mallorca, Udinese interesohet për 25-vjeçarin e Kombëtares së Shqipërisë

23 January 2026 at 22:22

Mbrojtësi i qendrës, Marash Kumbulla, mund të largohet nga Mallorca gjatë afatit kalimtar dimëror, pasi po kërkohet nga klubi italian Udinese.

Lajmin e bëri të ditur të premten gazetari italian Gianluca Di Marzio.

25-vjeçari i Kombëtares së Shqipërisë u transferua verën e kaluar te Mallorca nga Roma në formë huazimi deri në përfundim të këtij edicioni. Megjithatë, huazimi mund të ndërpritet para kohe dhe, nëse Kumbulla transferohet te Udinese, marrëveshja pritet të jetë po ashtu në formë huazimi.

Kumbulla këtë edicion ka luajtur në nëntë ndeshje për Mallorcan në të gjitha garat. Ai ka hasur edhe probleme me lëndime, duke u munguar skuadrës në nëntë ndeshje të tjera.

Edicionin e kaluar, Kumbulla ishte gjithashtu i huazuar te Espanyol, ku u vlerësua për paraqitjet e tij.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kumbulla mund të largohet nga Mallorca, Udinese interesohet për 25-vjeçarin e Kombëtares së Shqipërisë appeared first on Sinjali.

Kryeministrja daneze në Groenlandë për ‘shfaqje mbështetjeje’, pas kërcënimeve të Trump

23 January 2026 at 22:07

Kryeministrja e Danimarkës Mette Frederiksen, ndodhet në kryeqytetin e Groenlandës, Nuuk, për të zhvilluar bisedime me liderin e ishullit, Jens-Frederik Nielsen, pas një jave të trazuar që filloi me kërcënimet e presidentit amerikan Donald Trump për të marrë me forcë ishullin arktik dhe përfundoi me një kthesë të papritur, ku Trump hodhi poshtë kërcënimet ushtarake dhe u zotua për negociata të mëtejshme.

Tensionet kanë arritur një pikë kritike gjatë dy javëve të fundit, deri në një kthesë të papritur të mërkurën, kur Trump papritur përjashtoi çdo veprim ushtarak dhe tërhoqi kërcënimet për vendosjen e tarifave ndaj disa aleatëve evropianë. Ai postoi në rrjetet sociale se ishte arritur një kornizë për një marrëveshje të ardhshme në lidhje me Groenlandën, pas takimit me sekretarin e NATO-s, Mark Rutte në Forumin Ekonomik Botëror në Davos. Megjithatë, pak detaje janë bërë publike dhe ekzistojnë pyetje mbi atë që është rënë dakord konkretisht mes presidentit amerikan dhe Sekretarit të Përgjithshëm.

Kryeministrja daneze udhëtoi direkt nga Brukseli, ku gjithashtu takoi sy për sy Rutten mëngjesin e së premtes. Sipas postimit të Rutte në X, ata ranë dakord të forcojnë mbrojtjen në Arktik. Pas mbërritjes në aeroportin e Nuuk, Frederiksen u prit nga Nielsen, i cili e përqafoi.

“Jam kryesisht në Groenlandë sot për të treguar mbështetjen tonë të fortë daneze për popullin groenlandez”, tha ajo për gazetarët. “Është një kohë shumë e vështirë, të gjithë e shohin këtë”. Është një situatë serioze në të cilën ndodhemi. Të gjithë e shohin këtë. Tani ka një rrugë diplomatike dhe politike që ne do të ndjekim”, shtoi ajo. Vizita e saj ishte një vizitë pune për të përgatitur hapat e ardhshëm.

Të enjten, Trump i tha Fox News se SHBA-ja merr gjithçka që do pa asnjë kosto dhe se një “pjesë” e sistemit të planifikuar të mbrojtjes raketore “Kupola e Artë” do të vendosej në Groenlandë. Kur u pyet nëse kjo do të ishte një “blerje” reale, ai u përgjigj: “Është qasje totale. Nuk ka fund, nuk ka kufizim kohor”.

Më parë, New York Times raportoi se një ide në diskutim ishte që Danimarka të dorëzonte sovranitetin mbi copa të vogla toke, ku SHBA-ja do të ndërtonte baza ushtarake. Zyrtarët danezë dhe groenlandezë kanë kundërshtuar fuqishëm çdo dorëzim të pronësisë, duke theksuar se sovraniteti është një linjë e kuqe.

Para një samiti të jashtëzakonshëm evropian në Bruksel të enjten në mbrëmje, Frederiksen tha se sovraniteti i Groenlandës nuk është i negociueshëm, megjithëse Danimarka është e gatshme të punojë për “sigurinë”. SHBA-ja ka rreth 150 persona ushtarakë në bazën e saj të vetme Pituffik, në skajin veriperëndimor të territorit.

Në kuadër të një traktati mbrojtës me Danimarkën që daton që nga viti 1951, SHBA-ja mund të rrisë tashmë prezencën e saj ushtarake dhe të dislokojë trupa. Kjo marrëveshje u përditësua në 2004, së bashku me administratën Bush, për të përfshirë Groenlandën si një partner të barabartë.

Burime raportuan për AFP se SHBA-ja dhe Danimarka do të rinegociojnë marrëveshjen e vitit 1951. Gazeta kombëtare daneze “Berlingske” gjithashtu shkruan se një rinegocim është i mundur, dhe se pala daneze dhe groenlandeze nuk kanë përjashtuar një rishikim të marrëveshjes. Megjithatë, të drejtat minerale apo dorëzimi i territorit kurrë nuk kanë qenë në tryezë.

Ndërkohë, ministri danez i Jashtëm, Lars Lokke Rasmussen, tha të premten se nuk ekzistonte një plan i detajuar, por negociatat do të fillonin së shpejti, duke u fokusuar tek siguria.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kryeministrja daneze në Groenlandë për ‘shfaqje mbështetjeje’, pas kërcënimeve të Trump appeared first on Sinjali.

“Shtëpia e Kosovës” në Davos i kushtoi buxhetit 300 mijë euro

23 January 2026 at 21:58

Të premten është përmbyllur Forumi Ekonomik Botëror, i mbajtur në Davos të Zvicrës. Pjesë e tij ka qenë edhe Kosova. Hapësira ku i organizoi aktivitetet shteti, i kushtoi buxhetit 300 mijë euro pa përfshirë mbështetjen nga sponsorët.

300 mijë euro i ka kushtuar buxhetit të shtetit financimi i hapësirës së njohur si Shtëpia e Kosovës, e hapur në Davos të Zvicrës, gjatë Forumit Ekonomik Botëror.

Këto mjete janë ndarë nga kabineti qeveritar në nëntor të vitit të shkuar, e në Qeveri kanë bërë të ditur se ky organizim ka pasur nevojë edhe për më shumë mbështetje.

“Qeveria e Republikës së Kosovës i ka ndarë 300 mijë euro për financimin e këtij organizimi përmes vendimeve të miratuara në mbledhjen e 277-të të qeverisë. Pjesa tjetër e shpenzimeve mbulohet nga sponsorët. Edhe këtë vit, po mbahen aktivitete të shumta, të cilat mbulojnë veçanërisht panele diskutimi me ekspertë dhe studiues me renome ndërkombëtare në fusha si ekonomia dhe teknologjia, gjersa Shtëpia e Kosovës shërben si hapësirë për diskutime me investitorë dhe sipërmarrës dhe takime bilaterale me liderë shtetërorë nga shtete mike dhe partnere”, ka thënë Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë.

Ky është viti i dytë i këtij organizimi, e kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se do të kthehet në traditë gjatë mbajtjes së forumit.

“Ne këtu në njërën anë prezantojmë kulturën, identitetin dhe atë se kush jemi ndërsa në anën tjetër i prezantojmë edhe mundësitë për investime ekonomike, për shkëmbime tregtare dhe për bashkëpunime të të gjitha llojeve. Pra tregojmë edhe atë se çfarë mund të bëjmë bashkë përveç se kush jemi”, ka deklaruar Kurti, njofton koha.

Kryeministri në detyrë ka thënë se Kosova me shtëpinë e saj në Davos, është në mesin e 25 shteteve të botës që kanë hapësira të këtilla.

Të premten, është shënuar edhe dita e fundit e Forumit Ekonomik Botëror.

Zyra e Kryeministrit njoftoi se Kurti është takuar me Jonathan Powrell, këshilltar për Siguri Kombëtare i Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer.

Në njoftim janë bërë të ditura temat e takimit.

“Gjatë takimit, u diskutua për zgjedhjet parlamentare të dhjetorit të vitit të kaluar, planet dhe projektet për mandatin e ardhshëm qeverisës, progresin demokratik në Kosovë dhe rritjen ekonomike, dhe çështje të sigurisë rajonale”.

Forumi në Davos është hapur të hënën, e në kuadër të tij është formalizuar “Bordi i Paqes”, mekanizëm i themeluar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe anëtare themeluese e të cilit është edhe Kosova.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Shtëpia e Kosovës” në Davos i kushtoi buxhetit 300 mijë euro appeared first on Sinjali.

Bisedimet trepalëshe në Emiratet e Bashkuara, Zelensky: Pozicioni i Ukrainës është i qartë

23 January 2026 at 21:38

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se delegacioni i tij në bisedimet trepalëshe në Emiratet e Bashkuara Arabe është përfshirë në kornizën e dialogut, duke theksuar nevojën urgjente që Moska të sqarojë gatishmërinë e saj për t’i dhënë fund luftës.

Pozicionet ukrainase janë të qarta. Unë kam përcaktuar kornizën e dialogut për delegacionin tonë”, tha Zelensky në fjalimin e tij duke iu referuar takimeve të nivelit të lartë që përfshijnë përfaqësuesit ukrainas, amerikanë dhe rusë.

Duke nënvizuar formatin e dialogut, Zelensky vuri në dukje se palët po diskutojnë “parametrat e përfundimit të luftës”, por insistoi që përgjigjet konkrete tani kërkohen nga ana ruse.

Tani ata duhet të kenë të paktën disa prej përgjigjeve nga Rusia, gjëja kryesore është se Rusia është e gatshme t’i japë fund kësaj lufte” tha ai, duke shtuar se është “shumë herët për të përfunduar” para raundit tjetër të bisedave.

Presidenti konfirmoi që delegacioni ukrainas, i udhëhequr aktualisht nga shefi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes, Rustem Umerov dhe kreu i zyrës presidenciale, Kyrylo Budanov, do të përforcohet nesër nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Andrii Hnatov dhe zëvendës Shefi i Inteligjencës së Mbrojtjes Vadym Skibitsky.

Paralelisht me rrugën diplomatike, Zelensky tregoi forcimin e aftësive të mbrojtjes, duke përmendur një “sinjal pozitiv” nga një bisedë me presidentin amerikan Donald Trump në lidhje me furnizimin e raketave PAC-3 për sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Bisedimet trepalëshe në Emiratet e Bashkuara, Zelensky: Pozicioni i Ukrainës është i qartë appeared first on Sinjali.

Rita Ora emocionon me postimin për gjyshen e saj: Vlerësoni të dashurit tuaj derisa janë ende këtu

23 January 2026 at 21:33

Shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, ka ndarë me ndjekësit e saj dashurinë që ndjen për gjyshen, Besa Sahatçiu, duke theksuar se ndihet e bekuar që e ka ende pranë.

Në një storie në Instagram, këngëtarja falënderon motrën e saj, Elenën, që i ka dërguar një video të gjyshes, ku tregohet se sa shumë momente nga jeta e përditshme i humb për shkak të angazhimeve të saj profesionale.

“Të dua, gjyshe 🧓🏻🤍 je aq e lezetshme, e mirë dhe më bën të qesh 🤣 jam shumë mirënjohëse që të kam ende dhe që i dëgjoj të gjitha historitë e tua. Faleminderit motrës që ma dërgoi këtë video dhe më mungojnë vërtet shumë momente familjare, por jam me fat që e kam këtë dhe kohën që ende e ndajmë bashkë. Jam shumë mirënjohëse për këtë. Vlerësoni njerëzit tuaj të dashur, derisa janë ende këtu”, ka shkruar Ora.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rita Ora emocionon me postimin për gjyshen e saj: Vlerësoni të dashurit tuaj derisa janë ende këtu appeared first on Sinjali.

KRM “Pastrimi” del me apel për banorët e lagjes Dardania në Prishtinë: Mbeturinat mos i hidhni jashtë kontejnerëve

23 January 2026 at 21:24

Lagjja “Dardania” u përball ditët e fundit me një sasi të madhe mbeturinash të hedhura jashtë kontejnerëve, pavarësisht se kontejnerët ishin të zbrazur.

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” Sh.A. bëri të ditur se ekipet e saj kanë intervenuar menjëherë dhe kanë larguar mbeturinat, duke theksuar se kjo situatë nuk është për shkak të mungesës së shërbimit, por për shkak të heqjes së pakontrolluar dhe të papërgjegjshme të mbeturinave.

“Kontejnerët janë për mbeturina shtëpiake – jo për mbeturina voluminoze, inerte apo pajisje të vjetra shtëpiake”, thuhet në njoftim.

Kompania u bëri thirrje qytetarëve që të tregojnë më shumë kujdes dhe përgjegjësi ndaj hapësirës së përbashkët, duke theksuar se pastërtia e qytetit është përgjegjësi e përbashkët.

“Ne pastrojmë, por pa bashkëpunimin tuaj, kjo betejë bëhet shumë më e vështirë. Faleminderit të gjithë atyre qytetarëve që respektojnë rregullat dhe kontribuojnë çdo ditë për një qytet më të pastër”, përfundon njoftimi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KRM “Pastrimi” del me apel për banorët e lagjes Dardania në Prishtinë: Mbeturinat mos i hidhni jashtë kontejnerëve appeared first on Sinjali.

Kryeveteranja amerikane vjen në Kosovë – Gucati i jep mirënjohje

23 January 2026 at 21:15

Carol Whitmore, Komandante e Përgjithshme e Veteranëve Amerikanë, e shoqëruar nga Ryan Gallucci, Drejtor Ekzekutiv i Zyrës së kësaj organizate në Uashington, ka zhvilluar sot një vizitë në Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Siç bëhet e ditur nga OVL UÇK-ja, gjatë këtij takimi diskutimet janë përqendruar në rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet organizatave të veteranëve, rolin e veteranëve në ruajtjen e vlerave të lirisë dhe demokracisë, si dhe në përvojat e përbashkëta në shërbim të paqes dhe stabilitetit.

Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për angazhimin dhe mbështetjen e saj ndaj Kosovës, kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, i ndau Carol Whitmore një mirënjohje.

“Takimi u mbajt në frymë respekti dhe miqësie të ndërsjellë, duke riafirmuar lidhjet e vazhdueshme ndërmjet veteranëve të UÇK-së dhe veteranëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftimin e kësaj organizate.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kryeveteranja amerikane vjen në Kosovë – Gucati i jep mirënjohje appeared first on Sinjali.

Rreth 80 mijë vota rezultojnë të manipuluara pas rinumërimit, prin PDK-ja

23 January 2026 at 20:51

Eugen Cakolli nga KDI ka theksuar se mundësia që qytetarët të votojnë deri në 10 kandidatë e bën procesin zgjedhor më të cenueshëm ndaj gabimeve dhe abuzimeve.

“Rritja e numrit të votave preferenciale deri në 10 kandidatë, së bashku me centralizimin e numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit, e ka bërë procesin shumë më të cenueshëm ndaj abuzimeve. Kur të dhënat përpunohen nga një numër i vogël personash – që në disa raste rezultojnë të jenë familjarë apo të afërt të kandidatëve – ndërhyrjet mund të prodhojnë devijime të mëdha në rezultate”, tha Cakolli.

Ai shpjegoi se në Kosovë ka pasur rreth 900 mijë vota të vlefshme për subjektet politike, ndërsa për shkak të votës preferenciale deri në 10 kandidatë, janë regjistruar 6.8 milion vota për kandidatët. “Kjo do të thotë se mesatarisht çdo votues ka shënuar rreth 7 kandidatë në fletëvotim”, shtoi ai.

Nga rinumërimi i mbi 50% të vendvotimeve në QNR, deri më tani, rreth 80 mijë vota të kandidatëve kanë rezultuar të pasakta dhe të numëruara gabimisht në Qendrat Komunale të Numërimit.

Prej tyre, pas rinumërimit, 47,619 vota u janë hequr kandidatëve sepse u ishin shtuar gjatë numërimit fillestar, ndërsa 32,018 vota u janë shtuar kandidatëve pas rinumërimit, pasi u ishin hequr gabimisht më herët.

Brenda këtyre rreth 80 mijë votave të afektuara, rreth 40 mijë i takojnë kandidatëve të PDK-së, rreth 15 mijë LVV-së, rreth 11 mijë LDK-së dhe rreth 4 mijë AAK-së.

Sipas komunave, mbi 80% e këtyre votave vijnë vetëm nga komuna e Prizrenit. Tutje renditen Malisheva dhe Podujeva, e rinumëruar deri më tani vetëm 10%.

Cakolli përfundoi duke vënë në dukje se procesi i ri i votës preferenciale dhe centralizimi e kanë bërë numërimin më të ndjeshëm ndaj gabimeve dhe devijimeve.

“Kur një numër i vogël personash ka qasje në të dhëna dhe janë të lidhur me kandidatët, mund të ketë devijime të konsiderueshme në rezultatet përfundimtare”, shkroi ai në ‘Facebook’.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rreth 80 mijë vota rezultojnë të manipuluara pas rinumërimit, prin PDK-ja appeared first on Sinjali.

Kryeministrja italiane shpreson që Trumpit një ditë t’i jepet Çmimi Nobel për Paqe

23 January 2026 at 20:42

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, tha sot në Romë se shpreson që një ditë Çmimi Nobel për Paqen t’i jepet presidentit amerikan, Donald Trump, veçanërisht nëse ai arrin të “vendosë një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë”.

“Shpresoj që një ditë do të jemi në gjendje t’i japim Çmimin Nobel për Paqe Donald Trumpit dhe jam e bindur se nëse ai bën një ndryshim duke vendosur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë, atëherë përfundimisht mund ta nominojmë atë për Çmimin Nobel”, tha Meloni pas një konference të përbashkët për shtyp me kancelarin gjerman, Friedrich Mertz.

Sot në Romë, kryeministrja italiane priti homologun e saj gjerman në samitin ndërqeveritar midis Italisë dhe Gjermanisë. Gjatë takimit, të dyja vendet evropiane nënshkruan disa marrëveshje për forcimin e bashkëpunimit në çështje strategjike, si dhe në sferën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Presidenti amerikan, Donald Trump, i cili prezantoi të enjten projektin e tij të ri “Komiteti për Paqe”, u ankua vazhdimisht për mosmarrjen e Çmimit Nobel për Paqe vitin e kaluar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kryeministrja italiane shpreson që Trumpit një ditë t’i jepet Çmimi Nobel për Paqe appeared first on Sinjali.

Licenca e NIS-it për operim zgjatet sërish nga SHBA-ja

23 January 2026 at 20:31

Zyra amerikane për Kontrollin e Pasurive të Huaja në kuadër të Departamentit të Thesarit (OFAC) ka zgjatur licencën e punës për Industrinë e Naftës së Serbisë (NIS) deri më 20 shkurt, konfirmoi më 23 janar, kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq.

“Kjo do të thotë se NIS dhe rafineria do të vazhdojnë të punojnë. Kjo blen kohë shtesë për qytetarët tanë, vendin dhe ekonominë”, tha Bërnabiq gjatë një konference për media në Kuvendin serb.

Siç raportoi Radio Televizioni i Serbisë (RTS), OFAC-u përmes një letre ka theksuar se kusht për zgjatjen e licencës është që transaksionet të mos përfshijnë subjekte amerikane apo sistemin financiar të SHBA-së, si dhe të mos përfshijnë, të mos jenë në emër ose për përfitim, drejtpërdrejt apo tërthorazi, të ndonjë subjekti tjetër të sanksionuar, përveç NIS-it.

Kusht është gjithashtu që transaksionet të mos përfshijnë ndonjë aktivitet tjetër që i nënshtrohet sanksioneve sipas rregullores për sanksione për shkak të aktiviteteve të dëmshme të politikës së jashtme të Rusisë, njofton rel.

NIS-i aktualisht është nën sanksione amerikane për shkak se shumica e pronësisë së saj është në duart e kompanive ruse, ndërsa për heqjen e sanksioneve administrata amerikane kërkon daljen e Rusisë nga pronësia.

Grupi hungarez MOL konfirmoi më 19 janar se ka nënshkruar një marrëveshje kornizë, me pikat kryesore, me kompaninë ruse, Gazprom Neft për blerjen e 56.15 për qind të aksioneve në NIS.

Ministrja e Minierave dhe Energjisë e Serbisë, Dubravka Gjedoviq Handanoviq, deklaroi më 20 janar se NIS i ka paraqitur kërkesë administratës amerikane për zgjatjen e licencës së punës, ndërkohë që po zhvillohen negociatat për këtë çështje.

Për përfundimin e këtij transaksioni është i nevojshëm pëlqimi i OFAC-ut.

Licenca e mëparshme për vazhdimin e punës, të cilën NIS e kishte marrë tre javë më parë, skadon në mesnatë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Licenca e NIS-it për operim zgjatet sërish nga SHBA-ja appeared first on Sinjali.

SHBA-të përgatiten për stuhi dimërore ‘jashtëzakonisht të rrezikshme’

23 January 2026 at 20:23

Më shumë se 160 milionë amerikanë pritet që të ballafaqohen me një stuhi dimërore jashtëzakonisht të ashpër nga e premtja. Meteorologët parashikojnë borë të dendur e shi të ftohtë.

Stuhia pritet që të përfshijë një pjesë të madhe të territorit të Shteteve të Bashkuara, duke lënë kushte “tepër të rrezikshme” gjatë lëvizjes së saj, tha Shërbimi Kombëtar i Motit, raporton televizioni BBC.

Ky shërbim paralajmëroi se stuhia me prejardhje nga Arktiku do të sjellë temperatura nën zero dhe acar me erë, të cilat paraqesin “rrezik për jetën nga hipotermia dhe ngrirja ndaj lëkurës së ekspozuar”.

Zyrtarët amerikanë të transportit, përfshirë autoritetet e aeroporteve në disa qytete të mëdha, kanë paralajmëruar për pengesa në udhëtime, vonesa e anulime gjatë fundjavës.

Stuhia dimërore parashikohet se do të lëviz ngadalë mbi Shtetet e Bashkuara, duke mbuluar me borë qytete si Memphis, Nashville, Uashington DC, Baltimore, Philadelphia dhe Nju-Jork.

Vozitësit e automjeteve duhet ta shmangin vozitjen gjatë fundjavës, pasi udhëtimet pritet të jenë “pothuajse të pamundshme gjatë kulmit të stuhisë” – thanë meteorologët e Shërbimit Kombëtar të Motit, Rich Otto dhe Tony Fracasso.

Në Kanada, temperaturat e acarta tashmë e kanë përfshirë vendin. Reshje të borës priten në pjesët lindore të hënën, sipas meteorologut Geoff Coulson.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post SHBA-të përgatiten për stuhi dimërore ‘jashtëzakonisht të rrezikshme’ appeared first on Sinjali.

❌
❌