Dikur e transferuan për 100 milionë euro, tani Man City po e shet për një çmim ‘qesharak’ Grealishin
Jack Grealish mund të jetë i disponueshëm për një shumë shumë më të ulët sesa opsioni prej 50 milionë paundësh që përfshihet në marrëveshjen e huazimit me Evertonin.
Everton arriti verën e kaluar një marrëveshje huazimi njëvjeçare me Manchester City për Grealish, e cila përfshin edhe një opsion blerjeje të përhershme për 50 milionë euro, gjysma e shumës që City pagoi për ta transferuar në “Etihad” në verën e vitit 2021.
Megjithatë, Everton mund të gjendet në një situatë ku 30-vjeçarin ta sigurojë për një shumë dukshëm më të vogël.
Sipas ish-këshilltarit financiar të Manchester City, Stefan Borson, nuk ka asnjë mundësi që Everton të paguajë shumën e plotë të klauzolës së blerjes.
Borson ka shpjeguar se si David Moyes mund t’i sigurojë shërbimet e Grealish në mënyrë të përhershme për vetëm 20 milionë euro.
“Nuk mendoj se do të ketë një luftë të madhe ofertash për lojtarin. Mendoj se ai është i lumtur te Evertoni. Besoj se Everton mund ta marrë për rreth 20 milionë euro, maksimumi”.
“Nëse City arrin të dalë nga marrëveshja në vitin e fundit për vlerën e amortizuar të lojtarit, e cila ndoshta do të jetë rreth 20 milionë paundë deri në verë, mendoj se City do ta pranojë këtë, ose edhe një humbje të vogël, vetëm për ta hequr nga lista e pagave”, u shpreh Borson.
Grealish, i cili i kushtoi Manchester Cityt 100 milionë euro, ka kontratë me klubin deri në qershor të vitit 2027.
Ai ka zhvilluar 157 paraqitje dhe ka shënuar 17 gola në katër sezone me Cityn, pas transferimit nga Aston Villa./Telegrafi/
