Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 January 2026Main stream

Aksident me disa të plagosur në Peshkopi-Maqellarë, dy prej tyre me helikopter drejt Tiranës

By: Fax Web
16 January 2026 at 16:36

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Peshkopi-Maqellarë, pranë fshatit Dovolan.

Dy automjete janë përplasur kokë më kokë, duke shkaktuar plagosjen e katër personave.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në Spitalin e Peshkopisë, ku po marrin ndihmën mjekësore. Ndërsa dy prej të plagosurve janë transportuar me helikopter drejt Tiranës, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

 

Dibër / Informacion paraprak

Rreth orës 15:40, në aksin rrugor Peshkopi–Maqellarë, pranë fshatit Dovalan, janë përplasur dy automjete, me drejtues shtetasit K.L. 68 vjeç, dhe N.J., 57 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit dhe dy bashëshortet e tyre shtetaset H.J., 55 vjeçe, dhe V.L., 66 vjeçe.

Shtetasi K.L., dhe bashkëshortja e tij shtetasja V.L., u transportuan me helikopter drejt Tiranës, për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e nevojshme për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Shërbimi i ri ushtarak/ Gjermania nis pyetësorët e rekrutimit! Për meshkujt, përgjigjia është e detyrueshme

By: Fax Web
16 January 2026 at 16:24

Ushtria gjermane, “Bundeswehr”, ka nisur dërgimin me postë të pyetësorëve të parë për sistemin e ri të rekrutimit ushtarak, konfirmoi një zëdhënës për Agjencinë Gjermane të Lajmeve (dpa).

Pyetësorin e rekrutimit do ta marrin të gjithë meshkujt dhe femrat që mbushin moshën 18 vjeç, si hapi i parë për të vlerësuar aftësinë si dhe motivimin e tyre për shërbimin ushtarak.

Sipas kushtetutës gjermane, shërbimi ushtarak është i detyrueshëm vetëm për meshkujt, prandaj ata janë të detyruar ta plotësojnë formularin e pyetësorit.

Për gratë shërbimi ushtarak është vullnetar, prandaj ato mund t’i plotësojnë formularët vetëm nëse dëshirojnë.

Plotësimi i pyetësorit bëhet online përmes një kodi QR.

Vullnetarët e parë pritet të fillojnë shërbimin ushtarak në muajt në vijim.

Ligji për Shërbimin Ushtarak hyri në fuqi më 1 janar

“700,000 femra dhe meshkuj të lindur në vitin 2008 ose më vonë do të marrin këto ditë një pyetësor”, njoftuan Ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius, dhe Inspektori i Përgjithshëm Carsten Breuer në një urdhër ditor drejtuar trupave në fillim të vitit. Ligji i ri për rekrutimin e detyruar hyri në fuqi më 1 janar.

Gjermania po i përgjigjet kështu kërcënimitnga Rusiadhe ndryshimeve që rezultojnë në objektivat e NATO-s. Bundeswehri numëron momentalisht 180,000 ushtarë aktivë. Me rekrutimet e reja pritet që atyre t’u shtohen edhe 80,000 vetë në 260.000. Përveç kësaj Bundeswehri synon të ketë edhe 200,000 burra dhe gra si rezervistë.

Toyota, lider global i automjeteve për për të gjashtin vit rradhazi

By: Fax Web
16 January 2026 at 16:16

Gjiganti japonez i automjeteve “Toyota” konfirmohet lider për vitin 2025, duke ruajtur pozicionin e saj si prodhuesi i makinave me vëllimet më të larta të shitjeve për të gjashtin vit rradhazi.

Sipas të dhënave të publikuara, midis janarit dhe nëntorit, prodhuesi japonez i makinave regjistroi 10.32 milionë automjete në nivel global, ndërsa rivali i tij kryesor, Volkswagen, shiti 8.98 milionë njësi.

Jemi shumë krenarë që realizuam edhe një tjetër performancë të fortë shitjesh në Europë gjatë vitit 2025, çka dëshmon qasjen tonë multi-pathway. Kemi vijuar të prezantojmë modele të reja dhe tërheqëse, mes tyre Aygo X Hybrid, RAV4 i ri, si dhe modelet 100% elektrike pa emetime Toyota C-HR+ dhe Urban Cruiser, ndërsa produkte të tjera të reja do të vijnë gjatë vitit 2026″, shprehet Till Conrad, Zëvendëspresident Ekzekutiv për Shitjet në “Toyota Motor Europe”.

Performanca e markave dhe modeleve

Toyota

Toyota shiti 1,143,963 automjete gjatë periudhës janar–dhjetor 2025, duke ruajtur pozicionin e markës së dytë më të shitur të automjeteve të pasagjerëve në Europë.

Yaris Cross ishte makina më e shitur në segmentin B-SUV, me 11% pjesë tregu. Modelet më të shitura të markës përfshijnë gjithashtu Yaris, Corolla, Toyota C-HR, RAV4 dhe Aygo X.

Përqindja e automjeteve të elektrifikuara të Toyota-s arriti në 76%, me rritje 5% nga viti në vit. Shitjet e automjeteve 100% elektrike u rritën me 53%, duke arritur në 51,919 njësi, ndërsa plug-in hybrid u rritën me 91%, në 71,845 automjete, të nxitura nga kërkesa e lartë për Toyota C-HR Plug-in Hybrid.

Toyota Professional

Toyota Professional vazhdoi rritjen, me 158,270 automjete të shitura në 2025, ose +19% krahasuar me një vit më parë.

Kërkesa e fortë për Hilux solli një rritje prej 20%, me 46,101 automjete të shitura.

Gama e furgonëve Proace Family, e zgjeruar me PROACE Max në segmentin Heavy Duty, shënoi gjithashtu një rritje prej 19%, me kërkesë të lartë për versionet elektrike me bateri.

  • Shitje totale Toyota: 1,143,963 (+1%)

  • Modelet më të shitura:

    • Yaris Cross (200,477)

    • Yaris (167,019)

    • Corolla (gama) (155,643)

    • Toyota C-HR (143,166)

    • Aygo X (98,838)

    • RAV4 (91,277)

  • Shitje të elektrifikuara: 868,080 (+5%)

  • Modelet elektrike kryesore:

    • Yaris Cross Hybrid (200,471)

    • Yaris Hybrid (166,535)

    • Toyota C-HR Hybrid/Plug-in Hybrid (143,166)

    • Corolla Hybrid (128,544)

    • RAV4 Hybrid/Plug-in Hybrid (89,420)

  • Toyota Professional: 158,270 (+19%)

  • Përqindja e makinave elektrike:

    • Europë Perëndimore: 78%

    • Europë Lindore*: 60%

    • Total: 76%

Arratisja e Ndocit/ Arrestohet Indrit Cërloj, dy ditë pasi u shkarkua nga drejtimi i burgut të Durrësit

By: Fax Web
16 January 2026 at 15:34

Një ditë pasi u shkarkua nga drejtimi i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj është vënë sot në pranga.

Arrestimi lidhet me arratisjen e të paraburgosurit me rrezikshmëri të lartë shoqërore Altin Ndoci, që edhe sot vazhdon të mos dihet se ku ndodhet.

Po ashtu, është arrestuar edhe Ylfete Sema, Shefe e Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor, ndaj të cilës është dhënë masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’.

Njoftimi i Policisë:

“Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga ish-drejtori i IEVP Durrës.

Ekzekutohet masa e sigurisë edhe për doktoreshën e IEVP Durrës.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit I. C., 48 vjeç, banues në Durrës, ish-drejtor i IEVP Durrës.

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendimin nr. 19/1, datë 15.01.2026, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Gjithashtu, me të njëjtin vendim, kjo gjykatë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për shtetasen Y. S., 66 vjeçe, banuese në Durrës, doktoreshë në IEVP Durrës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”.

Cërloj ishte emëruar në krye të Burgut Durrës në muajin nëntor të vitit të kaluar, ndërsa pas arratisjes së Ndocit, mesditën e së martës, erdhi edhe shkarkimi i zinxhirit komandues të IEVP Durrës”.

Konkretisht:

• Afrim Zeqiraj – Shef i Policisë;

• Dezdemon Pazaj – Shef i Policisë IEVP Durrës (i komanduar);

• Aulon Quku – Kryeinfermier;

• Dorjan Saraçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

• Sali Ferrollari – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

• Preng Marvataj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

• Fatjon Braçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

• Idajet Calamaj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

• Aranit Çela – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

• Violeta Uka – Punonjëse e Policisë së Burgjeve.

Altin Ndoci, emër i njohur për drejtësinë, u arratis tre ditë më parë nga spitali i Durrësit ku ishte dërguar për të kryer një ekzaminim shëndetësor.

Shoqërimi u bë me ambulancën e burgut jashtë standardeve të sigurisë, madje edhe pa pranga në duar.

Pasi ka goditur 2 policët që e shoqëronin ai arriti të dilte jashtë Spitalit të Durrësit, aty ku e priste një automjet tip “Audi A7”,  me të cilin është larguar në drejtim të paditur.

Prej vitit 2020 Ndoci ndodhej i izoluar në qendrën e paraburgimit të Durrësit, i akuzuar për disa vepra të rënda penale.

Dhunimi i babë e bir nga polici në Fier, motra e të akuzuarit : E pavërtetë! Më ka ngacmuar dhe përndjekur

By: Fax Web
16 January 2026 at 15:19

Motra e Fredi Lamajt ka reaguar për herë të parë publikisht, duke mohuar akuzat e bëra në media nga shtetasi Altin Mecaj, sipas të cilave vëllai i saj dyshohet se e ka dhunuar.

Ajo hedh poshtë akuzat duke deklaruar se e ka kallëzuar për përndjekje.

E motra thekson se Fredi Lamaj nuk ka marrë pjesë në asnjë rrahje apo konflikt, dhe se kjo, sipas saj, mund të faktohet. Reagimi vjen pas disa ditësh deklaratash publike të Altin Mecajt, të cilat ajo i cilëson si të pavërteta dhe denigruese.

Reagimi i plotë:

Kjo është hera e parë që flas publikisht dhe në media, dhe po e bëj vetëm sepse ndihem e detyruar të sqaroj disa të pavërteta që po përsëriten prej ditësh.

Unë jam motra e Fredi Lamaj dhe dua të sqaroj se akuzat e shtetasit Altin Mecaj, sikur vëllai im e ka dhunuar, nuk janë të vërteta. Fredi Lamaj nuk ka marrë pjesë në asnjë rrahje apo konflikt, dhe kjo mund të faktohet.

Po flas sepse prej më shumë se 6–7 ditësh ky shtetas po del vazhdimisht në media, duke dhënë deklarata të pavërteta dhe duke u paraqitur padrejtësisht si viktimë.

Në mënyrë të veçantë, ai ka deklaruar publikisht se ndaj meje ka bërë vetëm një koment në Facebook, si një kompliment, gjë që nuk është e vërtetë. Në realitet, unë kam qenë subjekt i mesazheve të shumta private, të vazhdueshme dhe insistuese, të cilat përbëjnë ngacmim dhe përndjekje.

Dua të theksoj qartë se nga ana ime nuk ka pasur asnjë përgjigje ndaj këtyre mesazheve.
Nuk kam komunikuar dhe nuk kam pasur mundësi t’i kthej as përgjigjen e merituar, pasi Facebook nuk më lejonte t’i shkruaja, çka e bën edhe më të qartë faktin se komunikimi ka qenë i njëanshëm dhe i padëshiruar.

Këto sjellje më kanë shkaktuar shqetësime serioze emocionale dhe familjare, si për mua, ashtu edhe për familjen time.

Për këtë arsye, kam ardhur ditën e djeshme nga Italia, ku jetoj, për të depozituar kallëzim penal për përndjekje ndaj këtij shtetasi, pasi veprimet e tij kanë sjellë pasoja të rënda në jetën time familjare dhe kanë prekur edhe vëllain tim.

Po ashtu, nga informacione që na janë komunikuar nga persona të ndryshëm, rezulton se këto sjellje nuk janë të izoluara, por të përsëritura edhe ndaj vajzave të tjera.

Sa i përket dhunës që ky shtetas pretendon se ka pësuar së fundmi, kjo ngjarje nuk ka asnjë lidhje me familjen tonë, dhe sipas dijenisë sonë nuk është shkaktuar nga vëllai im apo persona të afërt me ne, por nga individë të tjerë për të cilët ne nuk kemi dijeni.

Nuk kam pasur asnjë interes të dal në media, por nuk mund të lejoj që gënjeshtrat e përsëritura të dëmtojnë dinjitetin e një personi të pafajshëm dhe të shtrembërojnë të vërtetën.

Kërkoj vetëm që kjo çështje të trajtohet me qetësi, paanshmëri dhe verifikim faktesh, duke respektuar ligjin dhe dinjitetin njerëzor.

Faleminderit për mirëkuptimin.

Me respekt,
Motra e Fredi Lamaj

Ngjarja e rëndë u shënua mbrëmjen e 10 janarit rreth orës 23:30, në fshatin Vjosë, Njësia Administrative Cakran, Bashkia Fier, ku persona të armatosur kanë sulmuar brenda banesës së tyre Ylli Meçen, 81 vjeç, dhe djalin e tij Altin Meçe, emigrant prej vitesh në Gjermani.

LEXO EDHE: “Motra jote është e madhe, nuk është e vogël”/ Ja si nisi konflikti! Dëshmia e të dhunuarit në Fier

Kërcënoi se do hakmerrej për të birin, Policia procedon penalisht babain e Martin Çeços

By: Fax Web
16 January 2026 at 14:59

Policia e Korçës ka nisur procedimin penal për shtetasin Nevzat Çeco, 70 vjeç, babai i Martin Çeços i cili u vra në vitin 2022 për veprën penale “Kanosja serioze për hakmarrje ose për gjakmarrje”.

Procedimi ndaj të moshuarit ka ardhur pas deklaratës së tij një ditë më parë të publikuar në media ku ai shfaqet duke kanosur për jetën, autorët e dyshuar të vrasjes së djalit të tij, për të cilët Gjykata e Apelit Tiranë vendosi ndryshimin e masës së sigurisë nga “Arrest në burg” në masën “Arrest në shtëpi”.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin N. Ç., 70 vjeç, banues në fshatin Kolanec, për veprën penale “Kanosja serioze për hakmarrje ose për gjakmarrje”. Ky shtetas është shfaqur në një video të publikuar dje, në rrjete sociale, duke kanosur për jetën, autorët e dyshuar të vrasjes së djalit të tij (ngjarje e ndodhur në muajin qershor 2022), për të cilët Gjykata e Apelit Tiranë vendosi ndryshimin e masës së sigurisë nga “Arrest në burg” në masën “Arrest në shtëpi”, njofton Policia.

“Djali më iku pa faj fare. Nuk kam çfarë të them. Arrest shtëpie është lirim. Jeta ime nuk më dhimbset fare, nuk i lë, sepse djali më iku pa faj fare. Ata janë vrasësit dhe tani i lirojnë. Gjykata i liroi, unë do shkoj t’i djeg me benzinë. Do t’i vras ata dhe veten, t’i them djalit: e mora hakun tënd. Gjykata i liroi dhe tallet me ne”, deklaroi dje babai i të ndjerit.

Martin Çeço, 26-vjeç, u gjet i vdekur në qershor 2022, në rezervuarin e fshatit Kolanec, në Maliq.

“Islanda, vendi i 52-të i SHBA-ve”/ Shakaja e ambasadorit amerikan shkakton reagime

By: Fax Web
16 January 2026 at 14:57

Mijëra njerëz kanë nënshkruar një peticion, duke shprehur zemërim, pasi i nominuari i Donald Trump për ambasador të SHBA-së në Islandë raportohet se ka bërë shaka se vendi nordik duhet të bëhet shteti i 52-të i Shteteve të Bashkuara.

Të mërkurën, vetëm disa orë përpara se zyrtarë të lartë nga Groenlanda dhe Danimarka të takoheshin me zyrtarë të SHBA-ve, në përpjekje për të shmangur kërcënimet e Trump për të marrë kontrollin e ishullit arktik, media ‘Politico’ raportoi për komente të ngjashme edhe për një tjetër ishull nordik.

“Dëgjuam se ish-kongresmeni Billy Long, i nominuari i Trump për ambasador në Islandë, u ka thënë me shaka anëtarëve në sallë mbrëmë se Islanda do të jetë shteti i 52-të dhe se ai do të jetë guvernatori”, shkroi Politico.

Reagimi në Reikjavik ishte i menjëhershëm. Në një deklaratë për ‘Guardian’, ministria e Jashtme e Islandës tha se kishte kontaktuar ambasadën amerikane për sqarime. “Ministria për Punët e Jashtme kontaktoi ambasadën e SHBA-së në Islandë për të verifikuar vërtetësinë e komenteve të pretenduara”, thuhej në deklaratë.

“Këto fjalë, të thëna nga Billy Long, të nominuar nga Donald Trump si ambasador në Islandë, mund të jenë thënë me shaka. Megjithatë, ato janë fyese për Islandën dhe popullin islandez, të cilët kanë luftuar për lirinë e tyre dhe kanë qenë gjithmonë miq të Shteteve të Bashkuara”.

Brenda pak orësh nga nisja e tij, më shumë se 3.200 persona kishin nënshkruar peticionin, duke mbështetur thirrjen që SHBA-ja të emërojë një person tjetër që tregon më shumë respekt për Islandën dhe popullin islandez.

Të mërkurën, Long raportohet se ka kërkuar falje për komentet në një intervistë për ‘Arctic Today’, një faqe lajmesh që mbulon rajonin. Sipas medias, ai tha se komentet ishin bërë me shaka, ndërsa të tjerë po bënin shaka për Jeff Landry, të dërguarin special të Trump për Groenlandën. “Nuk kishte asgjë serioze në këtë, isha me disa njerëz që nuk i kisha takuar prej tre vitesh dhe ata po bënin shaka për Jeff Landry si guvernator i Groenlandës, pastaj filluan të bënin shaka për mua. Nëse dikush u ofendua, atëherë kërkoj falje”, citohet të ketë thënë Long.

Edhe pse Long tha se e kuptonte pse komentet kishin shkaktuar reagime, ai këmbënguli se ishte vetëm një shaka dhe nuk duhej marrë seriozisht. “Kërkoj falje dhe ky është komenti im i vetëm. Pres me padurim të punoj me popullin e Islandës dhe më vjen keq që u interpretua në këtë mënyrë. Isha me një grup miqsh dhe nuk kishte asgjë serioze”, shtoi ai.

Të enjten, Sigmar Guomundsson, deputet islandez nga partia centriste Liberale Reform, e cila është pjesë e koalicionit qeverisës, i përshkroi komentet si “jo një shaka veçanërisht qesharake” duke pasur parasysh tensionet rreth Groenlandës.

“Është e vetëkuptueshme që kjo është jashtëzakonisht serioze për një vend të vogël si Islanda”, i tha ai gazetës islandeze Morgunblaoio. “Duhet të kuptojmë se të gjitha argumentet e sigurisë që amerikanët përmendin për Groenlandën vlejnë edhe për Islandën. Kjo ka të bëjë me pozicionin gjeografik të këtyre dy ishujve”.

Ai i përshkroi komentet si shenjë të një mungese respekti në rritje në SHBA ndaj sovranitetit të shteteve të vogla. “Islandezët duhet gjithashtu të kenë guximin, pavarësisht marrëdhënieve tona shumë miqësore me Shtetet e Bashkuara, jo më pak përmes NATO-s, të diskutojnë se ku dhe si shërbehen më mirë interesat tona të sigurisë në këtë botë që po ndryshon”.

FOTO/ 3 vite punime dhe 35 milionë euro shpenzime, vila “e pleqërisë” për Ronaldon është gati

By: Fax Web
16 January 2026 at 14:49

Pas tri vitesh punime dhe investimi kolosal, vila e re e Cristiano Ronaldos në Portugali është e përfunduar.

Sipas “Daily Express”, prona në Cascais ka kushtuar rreth 34.5 milionë euro, duke u konfirmuar si një nga rezidencat më të mëdha dhe të shtrenjta në Portugali.

LEXO EDHEMë të paguarit e sportit për vitin 2025/ Ronaldo në krye, amerikanët dominojnë klasifikimin

Detajet janë të ngjashme me një resort 5 yjesh; pishina të brendshme dhe të jashtme, një zonë nëntokësore për koleksionin e tij të madh të supermakinave, rubineti prej ari dhe tunel nëntokësor që lejon ta shikosh nga dritaret këndin e pishinës.

Qëllimi i CR7 është të transferohet përfundimisht aty me Georginën dhe fëmijët, pas “pensionimit” të tij.

Sipas Ivana Rodríguez, motrës së Georgina: “Vila është kaq e madhe sa, sipas meje, duhet të ecësh me ‘buggy’ brenda saj (‘buggy’ – makinë e vogël për lëvizje brenda, ose ‘golf kart’). Kudo të vendosin të na presin, një dhomë apo një lloj hoteli i brendshëm, do të jetë i mjaftueshëm. Mund të jenë edhe një mijë dhoma me gjërat e tyre, ka hapësirë për gjithçka”.

Batutat në Abu Dhabi/ Rama “kapet” me grekët: Kush flet me pathosin nacionalist, s’më duket si pasardhës i Platonit e Aristotelit

By: Fax Web
16 January 2026 at 14:36

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas artikullit të publikuar në median greke “Prothema“, ku batutat e tij, të shkëmbyera në konferencën e një dite më parë në Abu Dhabi me moderator grekun John Defterios, janë trajtuar si ironike dhe ofenduse për Greqinë.

Sipas Ramës, “Protothema”, është media nacionaliste që i shërben “ndonjë politikani të lodhur grek” dhe se nuk ka asgjë tjetër në atë artikull përveç se deformim të kontekstit humoristik të shëmbyer në atë panel.

Reagimi i Ramës në “X”:

“Jam i mahnitur nga reagimi i disa mediave në Athinë e i ndonjë politikani të lodhur grek lidhur me tonet e mia aspak tendencioze, po me humor miqësor gjatë bashkëbisedimit me gazetarin e nderuar John Defterios në panelin e organizuar gjatë Samitit të Zhvillimit të Qëndrueshëm në Abu Dhabi!

Është e pabesueshme që një fjali e thënë me humor, të shkëputet totalisht nga konteksti e të kthehet në polemikë publike me pathos nacionalist, gjë që fatkeqësisht në Athinën mediatike ndodh shpesh!

Por i siguroj të gjithë të shqetësuarit e të lënduarit, se nuk kam as më të voglin dyshim që Platoni dhe Aristoteli janë filozofë grekë dhe që Greqia e Lashtë është shtrati i qytetërimit europian; që kultura greke meriton vetëm admirim, jo vetëm për filozofët e lashtësisë po edhe për poetët, shkrimtarët, kineastët e muzikën që i ka dhënë njerëzimit; që

Greqia është një vend për të cilin unë ushqej ndjenjat më pozitive, që populli grek është për mua një fqinj i pazëvendësueshëm e vëlla i patjetërsueshëm i popullit shqiptar dhe që për kryeministrin e Greqisë ushqej një respekt të veçantë!

U kuptuam? Shpresoj po.

Por ama mos më kërkojë askush ndër të shqetësuarit dhe të lënduarit me humorin tim, që kush shkruan e flet greqisht me pathosin nacionalist të të larpërmendurve, të më duket si pasardhës i Platonit dhe Aristotelit! Kaq”.

EMRI/ Presidenti emëron Komandantin e ri të Forcave Detare

By: Fax Web
16 January 2026 at 14:31

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka liruar nga detyra këtë të premte, 16 janar, Nënadmiralin Adnand Dëfrim Agastra nga detyra e Komandantit të Forcës Detare.

Vendin e tij, do ta zërë Kundëradmirali Arsen Burhan Mullaj.

Sakaq, Presidenti i Republikës dekretoi dhënien e gradës madhore “Gjeneral Brigade” për

Kolonel Razije Kadri Mehmeti, me detyrë “Drejtor” në Drejtorinë e Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak J-9 në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Kolonel Edmond Abaz Voci, me detyrë “Komandant i Qendrës së Kontroll Raportimit” në Forcën Ajrore.

Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Bajram Begaj, me Dekret nr. 25, datë 16.1.2026, dekretoi sot lirimin e Nënadmiral Adnand Dëfrim Agastra nga detyra e Komandantit të Forcës Detare.

Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Bajram Begaj, me Dekret nr. 26, datë 16.1.2026, dekretoi sot emërimin e Kundëradmiral Arsen Burhan Mullaj në detyrën e Komandantit të Forcës Detare.

Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Bajram Begaj, me Dekret nr. 27, datë 16.1.2026, dekretoi sot dhënien e gradës madhore “Gjeneral Brigade” për Kolonel Razije Kadri Mehmeti, me detyrë “Drejtor” në Drejtorinë e Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak J-9 në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Bajram Begaj, me Dekret nr. 28, datë 16.1.2026, dekretoi sot dhënien e gradës madhore “Gjeneral Brigade” për Kolonel Fatmir Sadri Neziraj, me detyrë “Drejtor” në Drejtorinë e Operacioneve dhe Stërvitjes J-3/7 në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Bajram Begaj, me Dekret nr. 29, datë 16.1.2026, dekretoi sot dhënien e gradës madhore “Gjeneral Brigade” për Kolonel Edmond Abaz Voci, me detyrë “Komandant i Qendrës së Kontroll Raportimit” në Forcën Ajrore“, thuhet në njoftimin për media të Presidencës.

Shifrat: Maignan, portieri më vendimtar i Serie A

By: Fax Web
16 January 2026 at 14:23

Statistikat e shpallin Mike Maignan portierin më vendimtar të Serie A.

Siç thekson “Opta”, me 16 gola të pësuar në 20 javë kampionati përballë 23.7 “expected goals”, portieri francez ka shmangur 7.7 gola që, në kushte normale, do të kishin përfunduar në rrjetë.

Është një diferencë shumë e madhe, që flet për pritje vendimtare, reflekse jashtë normales dhe aftësi të vazhdueshme për të ndryshuar fatin e ndeshjeve.

Treguesi “expected goals on target conceded” është e dhënë që mat probabilitetin që një goditje të kthehet në gol, bazuar në cilësinë e goditjeve në portë të pranuara, pozicionin e gjuajtjes, fuqinë, këndin dhe vendin ku topi drejtohet brenda kuadratit të portës.

LEXO EDHEVIDEO/ Milan nuk i ndahet Interit, kuqezinjtë fitojnë “derbin e vogël”

Dyshohet se e mori rrjedha e përroit pas aksidentit në Klos, vijojnë kërkimet për gjetjen e 30-vjeçarit

By: Fax Web
16 January 2026 at 13:38

Vijojnë kërkimet për gjetjen e 30-vjeçarit Jurgen Karaj, i cili dyshohet se është marrë nga rrjedha e një përroi, pas një aksidenti automobilistik në fshatin Dars, bashkia Klos.

Në operacionin e kërkimit janë angazhuar familjarë të të riut, banorë të zonës, forca policie, zjarrfikëse nga bashkitë Mat dhe Klos, si edhe efektivë të Forcave të Armatosura.

kërkimet janë përqendruar përgjatë shtratit të lumit Mat, nga fshati Dars deri në Liqenin e Ulzës, ku derdhet lumi.
Autoritetet bëjnë me dije se operacioni do të vijojë edhe në ditët në vijim, ndërsa familjarët e 30-vjeçarit mbeten në pritje dhe shpresë për gjetjen e tij, në një situatë që po bëhet gjithnjë e më e rëndë me kalimin e ditëve pa rezultat.
Kujtojmë se në automjet në momentin e aksidentit kanë qenë dy persona, drejtuesi 24-vjeçar Andi Llosha dhe pasagjeri 30-vjeçar Jurgen Karaj.
Llosha ka arritur të dalë nga makina dhe ka shpëtuar, ndërsa Karajn dyshohet se e ka marrë rrjedha e përroit.
Lidhur me ngjarjen, Policia arrestoi 24-vjeçarin Llosha, pasi dyshohet se ai u largua nga vendngjarja dhe nuk i dha ndihmë Karajt në brendësi të automjetit.
Gjithashtu më herët Llosha iu nënshtrua testit të alkoolit, nga i cili rezultoi se e drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

VanHorn: Do ndjekim prioritetet e Trump në Shqipëri, forcim të SPAK dhe BKH-së

By: Fax Web
16 January 2026 at 13:36

E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn, mori sot pjesë në përfundimin e trajnimit nga FBI të hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) për Mbikëqyrjen e Analizës së Celularëve.

Në mbyllje të trajnimit ishin të pranishëm edhe drejtuesi i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Klodian Braho, drejtuesi i BKH-së Joni Keta si dhe rektori i Akademisë së Sigurisë Ilirjan Mandro.

Gjatë fjalës së saj, Vanhorn theksoi se lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve janë përparësi kryesore për SHBA-në.

E ngarkuara me punë e ShBA në Tiranë, foli në takimin ku ishin të pranishëm rektori i Akademisë së Sigurisë, Ilirian Mandro, Kryeprokurori i Posaçëm Klodjan Braho, drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit, Joni Keta si dhe ekspertë të FBI-së Brendan Collins dhe Kala, Joe Danneff nga ekipi i FBI-së për Mbikëqyrjen e Analizës së Celularëve.

“Kushdo që ndjek Ambasadën e Shteteve të Bashkuara këtu në Shqipëri e di se lufta e krimit të organizuar dhe trafikimit të narkotikëve janë përparësi kryesore për ne. Dhe kur Presidenti Trump bëri thirrje për eliminimin e plotë të krimit të organizuar ndërkombëtar, ai nënvizoi se këta kriminelë përdorin sjellje “të ndërlikuara të përshtatjes”, duke krijuar kërcënime të pazakonta dhe në zhvillim për sigurinë tonë kombëtare”, tha VanHorn.

VanHorn theksoi se SHBA ndjek më këmbëngulje prioritetet e presidentit Trump në Shqipëri për forcimin e institucioneve që luftojnë krimin e organizuar dhe trafikun e narkotikëve si SPAK, BKH dhe Akademia e Sigurisë.

“Dhe siç tha Sekretari Rubio, organizatat ndërkombëtare kriminale dhe terroriste, veçanërisht ato të angazhuara në trafikimin e narkotikëve, janë kërcënimi më i madh për sigurinë e Shteteve të Bashkuara në Hemisferën Perëndimore, ku këto grupe po destabilizojnë shtet-kombet dhe po i çojnë në emigrim masiv. Ne do të ndjekim me këmbëngulje prioritetet e Presidentit Trump në Shqipëri, duke forcuar institucionet që luftojnë krimin e organizuar dhe trafikun e narkotikëve si SPAK, BKH dhe Akademia e Sigurisë. Rrjetet kriminale, përfshirë grupet shqiptare që bashkëpunojnë me kartelet e Amerikës Latine të përmendura nga Sekretari Rubio, përbëjnë kërcënime të konsiderueshme për sigurinë dhe përparimin ekonomik të Shqipërisë përmes aktiviteteve si trafiku i drogës dhe pastrimi i parave. Sikurse e keni parë përmes këtij kursi, këto krime po mundësohen nga teknologjitë moderne”, theksoi VanHorn.

Përmes këtij trajnimi, shtoi e Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Tiranë, “tani keni mjete të reja hetimore dhe aftësi analitike për të shfrytëzuar të dhënat celulare në hetimet penale. Kjo përmirëson hetimet tuaja, duke siguruar gjithashtu respektimin e standardeve më të larta ligjore dhe etike”.

“Dhe ju tani keni pajisje dhe aftësi të reja për hetime të përmirësuara që do të çojnë në më shumë ndjekje penale dhe dënime më të forta të pjesëtarëve të krimit të organizuar”, përfundoi VanHorn.

Bullgari, dështojnë përpjekjet për të formuar qeverinë

By: Fax Web
16 January 2026 at 13:35

 Kanë dështuar përpjekjet për të zgjidhur krizën qeveritare në Bullgari, e cila lindi pas dorëheqjes së qeverisë së koalicionit trepartiak të kryeministrit Rosen Jelyazkov.

Përpjekjet e grupeve politike në parlamentin bullgar për të formuar një kabinet të tretë kanë qenë gjithashtu të pasuksesshme.

Partia Alternativa për të Drejtat dhe Liritë (APS), e ngarkuar me formimin e qeverisë nga presidenti Rumen Radev, e refuzoi detyrën.

Kryetari i Grupit Parlamentar APS, Hayri Sadikov, deklaroi se ata po braktisnin përpjekjet e tyre për të formuar një qeveri, duke marrë parasysh realitetet politike në vend.

“Së bashku, duam të shkojmë në zgjedhje të përgjithshme të parakohshme të ndershme, të lira, transparente dhe demokratike”, tha Sadikov.

Më parë, Presidenti Radev u kishte ngarkuar aleancës Qytetarët për Zhvillimin Evropian të Bullgarisë (GERB) dhe aleancën Vazhdo Ndryshimin – Bullgaria Demokratike (PP-DB), grupet më të mëdha në parlament, formimin e një kabineti, dhe të dy e kishin refuzuar detyrën dy herë radhazi.

Sipas rregullave të reja kushtetuese, presidenti mund të zgjedhë vetëm kryeministrin, dhe atë nga një listë e kufizuar prej 10 personash që mbajnë poste publike.

Kryeministri i përkohshëm, i emëruar nga presidenti, duhet të paraqesë një draft kabineti, dhe pas konsultimit me grupet parlamentare, Radev duhet ta nënshkruajë dekretin.

Me emërimin e qeverisë së përkohshme, Radev do të caktojë një datë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare brenda dy muajsh.

Parlamenti do të vazhdojë punën e tij derisa qeveria e re të betohet.

Kush është miliarderi që qëndron pas vendimeve të Trump për Groenlandën?

By: Fax Web
16 January 2026 at 13:33

Ideja që Shtetet e Bashkuara të blejnë Groenlandën nuk lindi rastësisht apo papritur gjatë mandatit të parë të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas ish-Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Bolton, propozimi u vu për herë të parë në tryezë pas ndërhyrjes së një miku të ngushtë të presidentit dhe një biznesmeni të fuqishëm.

Siç tha Bolton në një intervistë me Guardian, Trump e thirri atë në Zyrën Ovale një ditë në vitin 2018, gjatë mandatit të tij të parë, për t’i thënë se “një biznesmen i shquar” sapo kishte propozuar që Shtetet e Bashkuara të blinin Groenlandën. Propozimi u përshkrua nga vetë Bolton si shumë i pazakontë.

Biznesmeni, siç mësoi më vonë ish-Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, ishte Ronald Lauder, trashëgimtar i perandorisë globale të kozmetikës Estée Lauder, raporton Guardian.

Lauder e njeh Trumpin për më shumë se 60 vjet, që nga koha kur të dy ishin aktivë në New York dhe i përkisnin të njëjtit rreth biznesmenësh të pasur.

Sipas Bolton, ai e diskutoi propozimin e Groenlandës drejtpërdrejt me Lauderin. Pas ndërhyrjes së biznesmenit, një ekip i Shtëpisë së Bardhë filloi të shqyrtonte mënyra për të forcuar ndikimin amerikan në territorin e gjerë të Arktikut, i cili është nën kontrollin e Danimarkës.

Bolton beson se ringjallja e idesë nga Trump gjatë mandatit të tij të dytë presidencial është pjesë e mënyrës se si presidenti amerikan merr vendime.

Siç vuri në dukje ai, Trump tenton ta marrë informacionin që dëgjon nga miqtë dhe bashkëpunëtorët si të dhënë, edhe kur ai nuk bazohet në rekomandime institucionale. Me kalimin e viteve, propozimi fillestar duket se ka evoluar në ambicie më të gjera.

Tetë vjet pas diskutimit të parë, Trump nuk është më i kufizuar vetëm në mundësinë e blerjes së Groenlandës, por thuhet se po shqyrton edhe skenarin e vendosjes së kontrollit me forcë.

Në të njëjtën kohë, siç u tha, propozimet politike të Lauder duket se kryqëzohen me interesat e tij të biznesit.

Në një kohë kur Trump po përshkallëzon retorikën e tij mbi Groenlandën, biznesmeni amerikan ka fituar interesa tregtare në rajon.

Lauder është gjithashtu i përfshirë në një konsorcium që kërkon akses në pasurinë minerale të Ukrainës, një zhvillim që, sipas botimit, lidhet me presionin e Trump për një pjesë të burimeve natyrore të vendit të shkatërruar nga lufta.

Lauder ka deklaruar se e ka takuar Trumpin në vitet 1960 , kur ata ndiqnin të njëjtën shkollë elitare biznesi.

Pas qëndrimit të tij në biznesin familjar të kozmetikës, ai shërbeu në administratën e Ronald Reagan në Pentagon dhe më vonë si ambasador i SHBA-së në Austri.

Në vitin 1989, ai kandidoi pa sukses për kryetar bashkie të Nju Jorkut.

Pas zgjedhjes së Trump në vitin 2016, Lauder dhuroi 100,000 dollarë për mbledhjen e fondeve Trump Victory.

Në vitin 2018, kur u ngritën pyetje publike në lidhje me gjendjen mendore të presidentit, Lauder e quajti atë “një njeri me depërtim dhe inteligjencë të jashtëzakonshme”.

Po atë vit, Lauder tha se po e ndihmonte Trumpin me “disa nga sfidat më komplekse diplomatike të imagjinueshme”, një referencë që, sipas raportit, përfshinte promovimin e idesë së zgjerimit të ndikimit amerikan në Arktik.

Në vitin 2019, Wall Street Journal zbuloi publikisht interesin e Trump për Groenlandën, duke shkaktuar reagime negative nga udhëheqja daneze.

Presidenti amerikan u përgjigj në Twitter, duke postuar një imazh të një Trump Tower prej ari që ngrihej mbi një vendbanim, të shoqëruar me frazën: “Premtoj të mos ia bëj këtë Groenlandës!”

“Thesar i metaleve të rralla”

Obsesioni i Donald Trump me Groenlandën nuk u kufizua vetëm në mandatin e tij të parë, as pa mbështetjen e Ronald Loder. Shkurtin e kaluar, menjëherë pasi Trump u kthye në Shtëpinë e Bardhë, miliarderi amerikan nxitoi ta mbronte publikisht presidentin kur ai la të hapur mundësinë e një pushtimi ushtarak të ishullit më të madh në botë.

Në një artikull në New York Post, Lauder argumentoi se ” ideja e Trump për Groenlandën nuk ishte kurrë irracionale – ishte strategjike “.

Siç shkroi ai, “nën akull dhe shkëmbinj fshihet një thesar me metale të rralla, thelbësore për inteligjencën artificiale, sistemet e përparuara të armëve dhe teknologjinë moderne”, duke shtuar se akulli që po tërhiqet po hap rrugë të reja detare që po riformësojnë tregtinë dhe sigurinë globale. Lauder e quajti Groenlandën “epiqendrën e konkurrencës së fuqive të mëdha” dhe argumentoi se Shtetet e Bashkuara duhet të ndjekin një “partneritet strategjik”.

Ai tha gjithashtu se ka punuar ngushtë me zyrtarët e biznesit dhe qeverisë së Groenlandës për vite me radhë për të zhvilluar investime strategjike në rajon.

Në një artikull në New York Post, Loder argumentoi se ” ideja e Trump për Groenlandën nuk ishte kurrë irracionale – ishte strategjike “.

Siç shkroi ai, “nën akull dhe shkëmbinj fshihet një thesar me metale të rralla, thelbësore për inteligjencën artificiale, sistemet e përparuara të armëve dhe teknologjinë moderne”, duke shtuar se akulli që po tërhiqet po hap rrugë të reja detare që po riformësojnë tregtinë dhe sigurinë globale.

Lauder e quajti Groenlandën “epiqendrën e konkurrencës së fuqive të mëdha” dhe argumentoi se Shtetet e Bashkuara duhet të ndjekin një “partneritet strategjik”.

Ai tha gjithashtu se ka punuar ngushtë me zyrtarët e biznesit dhe qeverisë së Groenlandës për vite me radhë për të zhvilluar investime strategjike në rajon.

Sipas raportit, që kur Lauder e solli për herë të parë Groenlandën në vëmendjen e Trump në vitin 2018, një zbulim në librin The Divider nga gazetarët amerikanë Peter Baker dhe Susan Glaser, manjati i kozmetikës duket se ka investuar ndjeshëm në territorin e Arktikut.

Të dhënat e korporatave daneze tregojnë se një kompani me seli në Nju Jork me një strukturë aksionare të pazbuluar ka blerë së fundmi një aksion në Groenlandë. Një nga marrëveshjet përfshin nxjerrjen e ujit natyror “luksoz” nga një ishull në Gjirin Baffin.

Kur një gazetë daneze raportoi në dhjetor se Lauder ishte midis investitorëve , ajo citoi një biznesmen nga Groenlanda të përfshirë në sipërmarrje, i cili vuri në dukje se “Loder dhe bashkëpunëtorët e tij kanë njohuri dhe qasje shumë të mira në tregun e mallrave luksoze”.

E njëjta skemë investimi thuhet se kërkon të gjenerojë energji hidroelektrike nga liqeni më i madh i Groenlandës, me qëllim që të furnizojë me energji një impiant prodhimi alumini.

Mbetet e paqartë se çfarë ndikimi do të kishte një marrje e mundshme amerikane e Groenlandës, qoftë përmes një blerjeje, presioni apo edhe ndërhyrjeje ushtarake, në interesat e biznesit të Loder në rajon.

Pasi Trump tha se SHBA-të “kanë nevojë të dëshpëruar” për Groenlandën, pas dërgimit të trupave për të arrestuar udhëheqësin venezuelian, kryeministri i Danimarkës paralajmëroi se veprimi ushtarak nga një anëtar i NATO-s kundër një tjetri do ta shkatërronte aleancën.

Megjithatë, Trump u duk i palëkundur. “Ne do të bëjmë diçka për Groenlandën”, tha ai javën e kaluar, “ose në mënyrën e mirë ose në mënyrën e vështirë”.

Pas një takimi në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën, Ministri i Jashtëm danez Lars Løkke Rasmussen tha se “ne nuk kemi qenë në gjendje të ndryshojmë qëndrimin amerikan” dhe se “është e qartë se presidenti ka këtë dëshirë për të pushtuar Groenlandën”.

Marrëveshja mbi mineralet e Ukrainës

Përfshirja e dyshuar e Lauder në formësimin e politikës amerikane ngre pyetje në lidhje me konfliktet e mundshme të interesit gjatë mandatit të dytë të Trump dhe mbështetjen financiare të njerëzve në rrethin e tij të ngushtë.

Dy djemtë më të mëdhenj të presidentit, Don Jr. dhe Eric Trump, sipas raportit, kanë kryer aktivitete ndërkombëtare biznesi nga Vietnami në Gjibraltar.

Ata vetë argumentojnë se ekziston “një mur i madh” midis bizneseve të tyre dhe rolit të babait të tyre si president.

Një zëdhënës i Trump ka deklaruar se “as presidenti dhe as familja e tij nuk kanë qenë të përfshirë dhe as nuk do të përfshihen ndonjëherë në një konflikt interesi”.

Megjithatë, sipas raportit, udhëheqësit e huaj kanë lehtësuar pasurimin e familjes presidenciale, ndërsa në të njëjtën kohë duket se sigurojnë favorin e presidentit amerikan.

Lauder dukej se u distancua përkohësisht nga Trump në vitin 2022, kur ish-presidenti i atëhershëm priti aktivistin e ekstremit të djathtë Nick Fuentes në resortin e tij Mar-a-Lago.

Lauder, kreu i Kongresit Botëror Hebraik, e kishte dënuar takimin, duke e quajtur Fuentes një “antisemit fanatik dhe mohues të Holokaustit”.

Megjithatë, pasi Trump u kthye në Shtëpinë e Bardhë, Lauder rifilloi mbështetjen e tij financiare.

Në mars të vitit 2025, ai dhuroi 5 milionë dollarë për Maga Inc, organizatën e mbledhjes së fondeve të fushatës Trump.

Muajin pasardhës, ai thuhet se ishte midis të ftuarve në një darkë ekskluzive me presidentin, me bileta që kushtonin 1 milion dollarë secila. Gjatë së njëjtës periudhë, interesat e biznesit të Loder dukeshin përsëri se përputheshin me politikën e qeverisë amerikane.

Një letër e publikuar, e dërguar në nëntor 2023 nga kreu i kompanisë minerare TechMet te Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, e listoi Loder si anëtar të një konsorciumi që kërkonte të shfrytëzonte një depozitë litiumi në vend .

Lauder tha në atë kohë se nuk e kishte diskutuar personalisht çështjen e mineraleve ukrainase me Trump, por se e kishte ngritur atë “për shumë vite” në bisedime me palët e interesuara në Shtetet e Bashkuara dhe Ukrainë. Zyrtarët republikanë kanë mbështetur idenë e aksesit amerikan në burimet natyrore të Ukrainës, me Trumpin që del si mbështetësi i saj më i zjarrtë. Disa javë pas donacioneve të Loder për Maga Inc, Uashingtoni dhe Kievi nënshkruan një marrëveshje për të shfrytëzuar së bashku mineralet ukrainase. Kjo marrëveshje ndihmoi në ruajtjen e mbështetjes së Trump për Ukrainën, pas një përballjeje të nxehtë publike me Zelenskyn në Zyrën Ovale.

Zbardhet dinamika e aksidentit me 1 viktimë dhe 3 të plagosur në Durrës, policia arreston shoferin

By: Fax Web
16 January 2026 at 13:31

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në vijim të informacionit të dhënë mbrëmë, mbi aksidentin rrugor te ura e Dajlanit, me pasojë vdekjen e shtetases Vikena Greku, bën me dije se shërbimet e Policisë Rrugore kryen menjëherë veprimet hetimore të nevojshme, me qëllim zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Në përfundim të këtyre veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të automjetit në të cilin ishte pasagjere shtetasja Vikena Greku, shtetasi Arbër Xhaxhaj, 26 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Nga hetimet rezultoi se 26-vjeçari ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, dhe si pasojë, automjeti është përplasur me barrierat anësore të urës dhe ka rënë nga ajo.

26-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, aktualisht jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 2 këmbësorët e dëmtuar kanë marrë asistencën mjekësore të nevojshme dhe janë larguar në banesa.

VIDEO/ Shikoni golin e talentit shqiptar që kërkohet nga FSHF

By: Fax Web
16 January 2026 at 13:28

Medin Memeti ka shënuar golin e parë sezonal në kampionatin australian.

Talenti shqiptar solli përmbysjen e rezultatit për Melbourne City, që fitoi 2 me 1 përballë Auckand City.

Goli i 18-vjeçarit erdhi pas gjuajtjes me kokë në minutën e 82-të.

Sulmuesi në fjalë është pjesë e moshave të Australisë, por po ashtu Federata Shqiptare e Futbollit ka shprehur interes.

Rama: Siguria ushqimore, sfida kryesore në mbylljen e negociatave të anëtarësimit në BE

By: Fax Web
16 January 2026 at 12:44

Kryeministri Edi Rama e konsideroi sot garantimin e  sigurisë ushqimore si një ndër sfidat kryesore në procesin e integrimit europian.

Kryeministri Rama, njëherësh kryetar i Partisë Soccialiste zhvilloi sot një mbledhje me grupin parlamentar të PS-së ku bëri një përmbledhje të punës dhe të sfidave që janë ndeshur në sesionin e mëparshëm parlamentar, por edhe u vendosën disa objektiva për në vijim.

Rama theksoi se tashmë Shqipëria ka hyrë në fazën më intensive të negociatave me Bashkimin Europian. “Në një hark kohor relativisht shumë të shkurtër, prej vetëm 2 vitesh, Shqipëria duhet të përmbushë të gjitha kushtet për të mbyllur negociatat e anëtarësimit”, shtoi ai.

Rama solli në vëmendje barrën e detyrimeve dhe kushteve që duhet të përmbushë vendi për të dalë me sukses nga procesi i negociatave dhe për të përballuar përfshirjen në një realitet tërësisht të ri, siç është realiteti i një tregu prej 450 milionë njerëzish.

“Shqipëria e integruar do të jetë një pikë uji në oqean dhe sfida për të gjithë sektorin prodhues dhe po ashtu për institucionet do të jetë e shumëfishtë. Ne përmes skuadrës së negociatave jemi duke negociuar periudhat e ndërmjetme pas momentit të anëtarësimit që t’i japim mundësi vendit që të jetë i gatshëm të përmbushë të gjitha kriteret”, shtoi Rama.

Kryeministri theksoi se beteja kryesore është për sektorin e prodhimit ushqimor, për të gjithë prodhuesit në fshat dhe për të gjithë sipërmarrjet që përpunojnë prodhimet ushqimore.

Në kushtet e sotme, Rama tha se jemi të paintegrueshëm në BE për shkak të nivelit të pamjaftueshëm të sigurisë ushqimore sipas kritereve të BE-së.

“Për këtë arsye, po përpiqemi të fitojmë një fazë të ndërmjetme prej 5 vitesh pas anëtarësimit, por përgatitjet duhet të fillojnë tani”, tha Rama.

Kryeministri solli në vëmendje situatën në të cilën ndodhej vendi për sa i përket sigurisë ushqimore në vitin 2013 dhe arritjet që janë bërë në këtë fushë.

“Kur kemi marrë detyrën rrugët e Shqipërisë ishin njëkohësisht tregje ushqimore dhe thertore. Të gjitha autostradat e vendit ishin të kufizuara nga tezgat dhe tregjet informale ushqimore. Shumë përparim është bërë por ama në raport me kriteret e sigurisë ushqimore të BE-së jemi ende larg”, shtoi Rama.

Rama paralajmëroi se në momentin e anëtarësimit dhe kur përfundon periudha e ndërmjetme asnjë ushqim i prodhuar në Shqipëri nuk mund të shitet jashtë vendit.

Madje sipas tij edhe në Shqipëri do të funksionojnë kriteret e njëjta dhe ushqimet mund të bllokohen nëse nuk përmbushin kriteret e sigurisë.

“Pastaj në skenarin më pesimist do të thotë se gjithçka që hahet të importohet. Për këtë arsye duhet një super punë por edhe super vendosmëri nga ana jonë si vendimmarrës për të mos falur asgjë dhe askënd në emër të nevojës që ‘vazhdoj të punoj’. Gjithësekush duhet të vendoset në pozita shumë të forta përgjegjshmërie dhe pune sepse në rastin më të mirë janë vetëm 10 vite përpara dhe është një punë shumë e madhe për t’u bërë”, u shpreh Rama.

Nations League, shorti më 12 shkurt/ Kombëtarja, mundësi për një vend në “Euro 2028”

By: Fax Web
16 January 2026 at 12:36

Kombëtarja, para se të luajë play-off për Botërorin 2026, do të njohë kundërshtarët për Ligën e Kombeve 2026–2027.

Shorti do të hidhet më 12 shkurt, ditën kur do të mbahet edhe Kongresi i zakonshëm i UEFA-s në Bruksel.

Shqipëria ndodhet në Ligën C.

Takimet e fazës së grupeve do të zhvillohen nga muaji shtator deri në nëntor.

Takimet e fazës së grupeve do të zhvillohen nga muaji shtator deri në nëntor.

Kuqezinjtë pritet të jenë kokë grupi, ndërsa Liga e Kombeve në këtë sezon vlen edhe si një mundësi më shumë për t’u kualifikuar në Euro 2028.

Rama mblodhi sot grupin e PS: Evidentuam sfidat dhe vendosëm piketat për 2026!

By: Fax Web
16 January 2026 at 12:03

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot grupin parlamentar ku ka bërë një përmbledhje të punëve dhe sfidave me të cilat grupi është përballur në sesionin e shkuar.

Ai ka deklaruar se janë vendosur disa piketa të përbashkët, kur puna që e pret qeverinë gjatë 2026 është e veçantë, për shkak të futjes së vendit tonë në negociata intensive me BE-në.

“Duke u përpjekur që bashkë të bëjmë një përmbledhje të punës dhe të sfidave që grupi i ri ka hasur në sesionin e mëparshëm që ishte edhe sesioni i parë i kësaj legjislature dhe nga ana tjetër për të vendosur disa piketa të përbashkëta në kushtet kur puna që kemi përpara është shumë e veçantë për shkak të futjes së Shqipërisë në fazën intensive të negociatave në BE dhe për shkak të domosdoshmërisë që në një hark kohor të shkurtër prej  2 vitesh Shqipëria të përmbushë të gjitha kushtet për të mbyllur negociatat e anëtarësimit, sikundër e kemi të qartë nga plani që kemi në tryezë”, tha Rama.

❌
❌