Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 4 February 2026Main stream

Arabia Saudite surprizon botën! Pasaporta zyrtare edhe për devetë

By: gaze tare
4 February 2026 at 17:43

Arabia Saudite njoftoi sot se planifikon të lëshojë pasaporta për devetë e mbretërisë, të cilat do të formojnë një bazë të dhënash të gjerë që do të lejojë një menaxhim më të mirë të tufave.

Ministria e Mjedisit, Ujit dhe Bujqësisë premtoi se iniciativa do të rriste “produktivitetin dhe efikasitetin” e sektorit dhe do të ofronte “një bazë të dhënash referimi të besueshme”.

Në postimin e saj në rrjetet sociale, ministria paraqiti edhe një foto të dokumentit në fjalë: një pasaportë jeshile me emblemën e vendit dhe e zbukuruar me imazhin e një deveje të artë.

Sipas Al-Ekhbariya, pasaportat do të ndihmojnë në “organizimin e shitjeve” dhe do të lehtësojnë “tregtinë dhe transportin”, duke mbrojtur njëkohësisht të drejtat e pronarëve duke thjeshtuar procesin e vërtetimit të pronësisë.

Në vitin 2024, qeveria vlerësoi se kishte rreth 2.2 milionë deve në Arabinë Saudite. Këto kafshë kanë qenë gjithmonë një mjet jetësor transporti për vendin, duke u dhënë prestigj pronarëve të tyre dhe duke sjellë fitime të konsiderueshme për mbarështuesit. Devetë marrin pjesë gjithashtu në konkurse bukurie, të cilat organizohen gjatë festivaleve vjetore.

Pronarët shpesh investojnë qindra mijëra dollarë në këto konkurse. Megjithatë, vitet e fundit, organizatorët janë përpjekur të ndalojnë kirurgjinë plastike te devetë (për shembull, për t’i bërë buzët e tyre më të varura ose gungat e tyre më harmonike), një praktikë që lulëzon pavarësisht sanksioneve të rënda.

The post Arabia Saudite surprizon botën! Pasaporta zyrtare edhe për devetë appeared first on iconstyle.al.

Pas një viti fejesë, Princ Leka dhe Blerta Celibashi marrin vendimin e madh

By: gaze tare
4 February 2026 at 17:37

Princ Leka dhe Blerta Celibashi po përgatiten të hedhin hapin më të rëndësishëm në historinë e tyre të dashurisë: martesën. Burime ekskluzive për Vip Magazine bëjnë me dije se çifti ka nisur tashmë përgatitjet për ceremoninë, ndërsa dita e kurorëzimit pritet të jetë shumë pranë.

Lajmi vjen pas një periudhe të gjatë stabiliteti dhe ekspozimi publik për çiftin, të cilët prej kohësh nuk e kanë fshehur lidhjen e tyre. Vitin e kaluar, Princ Leka dhe Blerta festuan fejesën në një ambient intim në jug të vendit, në prani të familjarëve dhe miqve të ngushtë. Ceremonia bëri bujë në mediat shqiptare dhe u pasqyrua edhe nga disa media ndërkombëtare, duke tërhequr vëmendje të gjerë.

Që nga publikimi i lidhjes së tyre, dyshja janë shfaqur shpesh së bashku në evente të ndryshme publike në kryeqytet, duke reflektuar një raport të konsoliduar dhe një prani të qetë, por elegante. Daljet e tyre kanë qenë gjithmonë diskrete, por mjaftueshëm për të konfirmuar harmoninë mes tyre.

Tashmë, me përgatitjet për martesë në zhvillim, çifti pritet të kurorëzojë zyrtarisht dashurinë e tyre, duke shënuar një kapitull të ri në jetën personale të Princ Lekës dhe Blertës. Detajet e ceremonisë mbeten ende të rezervuara, por pritshmëritë janë të larta.

The post Pas një viti fejesë, Princ Leka dhe Blerta Celibashi marrin vendimin e madh appeared first on iconstyle.al.

Miranda Kerr zbulon premtimin që i bëri Orlando Bloom pas divorcit të tyre

By: gaze tare
4 February 2026 at 16:54

Miranda Kerr ka folur hapur rreth divorcit të saj nga Orlando Bloom dhe premtimit që i bëri atij pas ndarjes. Modelja e Victoria’s Secret, e cila ishte e martuar me aktorin për tre vjet, foli për martesën e tyre dhe udhëtimin e tyre të mëvonshëm si prindër të 15-vjeçarit Flynn, duke folur në podcastin ‘We Need to Talk’ më 3 shkurt. Ajo gjithashtu përshkroi se si të dy arritën të krijonin një marrëdhënie pune për djalin e tyre.

Miranda tha konkretisht se ata premtuan të vinin nevojat e Flynn mbi të gjitha: “Të dy e dinim që marrëdhënia nuk po nxirrte më të mirën tek ne. Dhe kështu, kur morëm vendimin për t’u ndarë, i thashë atij: ‘Le t’i vendosim gjithmonë nevojat e Flynn në vend të parë'” .

Shikoni videon

Kerr, e cila u nda nga Bloom në vitin 2013 pas gjithsej gjashtë vitesh lidhje, tha se u desh përpjekje për të rindërtuar lidhjen e tyre për hir të fëmijës së tyre. Siç vuri në dukje ajo, ky proces përfshinte punë shpirtërore dhe, më e rëndësishmja, ” faljen e njëri-tjetrit ” dhe ” faljen e vetes, krijimin e paqes brenda situatës”.

Pas ndarjes së tyre, ata i dhanë përparësi djalit të tyre mbi veten e tyre. “Në të njëjtën kohë, le të sigurohemi që ta falim plotësisht njëri-tjetrin”, vazhdoi ajo, “për t’u pajtuar, sepse përndryshe kjo rëndon shumë mbi ju”.

Miranda Kerr theksoi se bashkëprindërimi ka të bëjë me lidhjen e qëndrueshme. “Kur ke një fëmijë me dikë, ai do të jetë gjithmonë prindi i fëmijës tënd për pjesën tjetër të jetës së tij”, tha ajo.

Në të njëjtën kohë, ajo pranoi se në fillim e kishte të vështirë të vendoste kufij, derisa takoi bashkëshortin e saj të tanishëm, Evan Spiegel. “Burri im ka kufij të mirë”, tha ajo, duke shtuar se në të kaluarën përshtatej me ndryshimet e minutës së fundit nga Bloom.

Miranda Kerr tani është nënë e tre fëmijëve të tjerë, Hart, Miles dhe Pierre, të cilët i ka me Evan Spiegel.

The post Miranda Kerr zbulon premtimin që i bëri Orlando Bloom pas divorcit të tyre appeared first on iconstyle.al.

“Nga ‘bomba e shtëpisë’ te ‘negativi’”/ Stelina flet për banorët e ‘BBV 5’

By: gaze tare
4 February 2026 at 16:40

Ish-banorja e Big Brother VIP 5, Stelina, ishte sot e ftuar në emisionin Shqipëria Live, ku ndau reflektime mbi eksperiencën e saj në shtëpinë më të famshme në vend.

Gjatë intervistës, ajo u ndal te rrugëtimi personal, emocionet dhe mësimet që mori nga qëndrimi në format, duke theksuar se çdo eksperiencë brenda shtëpisë ishte një kapitull më vete. Stelina komentoi shkurt edhe për disa prej ish-banorëve, duke zgjedhur fjalë të kursyera.

Megjithatë, kur moderatorja Sidorela Gjoni e pyeti konkretisht për Inën dhe Kejsin, Stelina preferoi të ruajë heshtjen, duke mos dhënë asnjë koment për dy emrat në fjalë.

Pjesa nga intervista:

Artani

Shumë pozitiv, por i lodhshëm me fjalët

Baby G

Bomba e shtëpisë për momentin

Brikena

Jam pak e konfuzuar kohët e fundit, si vajzë është shumë e mirë realisht, por kjo historia me Mateon më konfuzon pak.

Nuk ka ndjenja mendon fare?

Ajo e ka thënë

Pse i hapi një derë?

Mendoj se po e shfrytëzon për “Big Brother”

Po Mateo a ka ndjenja?

Mateon e shoh të përfshirë

Gimbo

Ça të them për Gimbon, njeri shumë i mirë, kënaqësi shumë e madhe që e kam njohur

Greta

Është shumë e mirë, po hera-herës nuk më pëlqen qëndrimi që ka me Selin. Do doja të ishte më e butë në lojë me Selin, kaq

Ina

Nuk kam koment fare

Juela

Ka qenë një nga banoret që e kisha të vështirë të bëja një komunikim me Juelën. Nuk e simpatizoj fare.

Kristi

Për mua është finalist. Nuk e di a do ta fitojë, po për mua është definitivisht finalist. Kristi fle gjithë ditë, çohet dy orë dhe bën çorap gjithë shtëpinë. Nuk e di se si e bën, nuk e kuptoj.

Kusita

Është my bestie

Mali

Më pëlqen shumë, shumë pozitiv. Ka patur momente që nuk më ka pëlqyer por argumentet e tij janë shumë bindës. Jam pak në mëdyshje me malin, hera-herës e shoh shumë larg në lojë, hera-herës e shoh shumë shpejt duke dalë.

Mateo

Është një nga djemtë më të mirë që ka patur “Big Brother” në të gjithë edicionet e tij.

Miri

Shoku im brenda dhe jashtë “Big Brother”

Selin

Kukulla e shtëpisë, e kam shumë xhan. Mendoj se kam fituar një mike shumë të mirë jashtë Big Brother. E shoh si finaliste të “Big Brother”. Mirin e kam nga zemra, kurse për Selin dhe Kristin i mendoj në finale

Rogerit

Nuk kam asnjë mendim pozitiv për të gjitha situatat që kanë ndodhur në shtëpi. I është dhënë mundësia disa herë mundësia të përmirësohet, por ka zgjedhur të jetë personazhi negativ i shtëpisë

Stenaldo

Më inteligjenti që ka patur ndonjëherë “Big Brother”

Keijsi

Do zgjedh të mos jap koment.

The post “Nga ‘bomba e shtëpisë’ te ‘negativi’”/ Stelina flet për banorët e ‘BBV 5’ appeared first on iconstyle.al.

Babai i Nicola Peltz flet për herë të parë pas skandalit me familjen Beckham

By: gaze tare
4 February 2026 at 15:50

Miliarderi amerikan Nelson Peltz, babai i aktores Nicola Peltz, ka reaguar për herë të parë publikisht lidhur me përplasjet që së fundmi kanë përfshirë vajzën e tij, bashkëshortin Brooklyn Beckham dhe familjen e famshme Beckham.

Gjatë pjesëmarrjes në eventin “WSJ Invest Live” në Florida, Peltz u pyet drejtpërdrejt për situatën e tensionuar familjare, por zgjodhi ta shmangë temën me ironi. “A ka qenë familja ime kohët e fundit në media? Nuk e kam vënë re fare”, tha ai me humor, duke shkaktuar të qeshura në sallë.

Megjithatë, pas tonit shpotitës, biznesmeni dha një mesazh të qartë dhe të prerë, veçanërisht për çiftin e ri. “Këshilla ime është të qëndroni sa më larg mediave”, deklaroi Peltz, duke nënkuptuar se ekspozimi publik vetëm sa e përkeqëson situatën.

Ai u tregua i rezervuar kur u pyet konkretisht për raportet mes vajzës së tij dhe familjes Beckham, duke theksuar se kjo është “një histori krejt tjetër”. Megjithatë, Peltz nuk kurseu fjalët e mira për Nicola-n dhe Brooklyn-in: “Janë të mrekullueshëm dhe uroj sinqerisht që të kenë një martesë të gjatë dhe të lumtur”.

Konflikti u rikthye në vëmendje pak javë më parë, kur Brooklyn Beckham konfirmoi publikisht thashethemet, duke akuzuar prindërit e tij, Victoria dhe David Beckham, për ndërhyrje dhe mospranim të Nicola-s.

Deri tani, familja Beckham ka zgjedhur heshtjen, ndërsa ajo që bie në sy është izolimi i Brooklyn-it, i cili shfaqet vetëm krah bashkëshortes, ndërkohë që pjesa tjetër e familjes duket më e bashkuar se kurrë.

The post Babai i Nicola Peltz flet për herë të parë pas skandalit me familjen Beckham appeared first on iconstyle.al.

Ushqimet që nuk duhen mbajtur asnjëherë në frigorifer!

By: gaze tare
4 February 2026 at 15:31

Shumë besojnë se çdo ushqim ruhet më mirë në frigorifer, por kjo nuk është gjithmonë e vërtetë. Disa produkte, nëse futen në të, prishen më shpejt ose humbasin aromën dhe strukturën e tyre. Ja disa prej tyre dhe mënyrat më të mira për t’i ruajtur.

Qepët nuk duhet vendosur në frigorifer, pasi lagështia i bën të myken më shpejt. Ato ruhen më mirë në një vend të freskët dhe të thatë, larg patateve, me të cilat prishen më shpejt në kontakt. Kafeja duhet mbajtur në kavanoz hermetik në një vend të freskët dhe të errët, jo në frigorifer, për të ruajtur aromën dhe për të shmangur shijen e ushqimeve të tjera.

Borziloku ruhet më mirë në ujë të ftohtë si një lule, jo në frigorifer, ku vyshket shpejt. Vaj ullirit duhet të mbahet jashtë frigoriferit, në vend të errët dhe të freskët, pasi ftohja e humb vetitë dhe e bën të trashë. Mjalti, nga ana tjetër, nuk prishet kur mbahet i mbyllur në temperaturë ambienti dhe frigoriferi mund të ndryshojë strukturën e tij.

Buka thahet shpejt në frigorifer, ndaj më mirë ruhet jashtë. Avokadot piqen jashtë frigoriferit, ndërsa pjesët e përdorura mund të ruhet pjesërisht në të. Patatet nuk duhen mbajtur në frigorifer, pasi niseshtja shndërrohet në sheqer, duke ndryshuar shijen; më mirë vendosini në një qese letre në një vend të freskët.

Të ndjekësh këto rregulla të thjeshta ndihmon që ushqimet të ruajnë shijen, aromën dhe strukturën e tyre për më gjatë, duke shmangur humbjen e cilësisë për shkak të frigoriferit.

The post Ushqimet që nuk duhen mbajtur asnjëherë në frigorifer! appeared first on iconstyle.al.

Studimi: 40% e rasteve të reja të kancerit në botë mund të parandalohen!

By: gaze tare
4 February 2026 at 15:04

Pothuajse 40 përqind e rasteve të reja të kancerit në nivel global ka të ngjarë të parandalohen, sipas një studimi të ri.

Studimi zbuloi se pirja e duhanit kontribuoi në më shumë raste të kancerit në nivel global sesa çdo faktor tjetër rreziku, e ndjekur nga infeksionet dhe përdorimi i alkoolit.

Hulumtimi u botua në Nature Medicine të martën, një ditë para Ditës Botërore të Kancerit. Studimi mori në konsideratë 36 lloje kanceresh në 185 vende, nga të dhënat e rasteve në mbarë botën në vitin 2022.

Gjithashtu, u shqyrtuan 30 faktorë të modifikueshëm të rrezikut të kancerit, të cilët mund të kontrollohen, ndryshohen ose menaxhohen për të ulur shanset e prekjes nga sëmundja.

Aktualisht, pirja e duhanit, infeksionet dhe pirja e alkoolit janë faktorët kryesorë që kontribuojnë në rastet e kancerit në nivel global, që do të thotë se kontrollimi i tyre mund të ulë potencialisht rrezikun e sëmundjes.

Duke përdorur të dhëna nga viti 2012, studiuesit shqyrtuan gjithashtu ekspozimin në nivel popullate ndaj secilit faktor rreziku, duke zbuluar numrin e rasteve të lidhura drejtpërdrejt me secilin kontribues.

Më parë, shumica e studimeve mbi kancerin janë përqendruar në faktorë të vetëm rreziku dhe në numrin e vdekjeve, në vend të numrit të përgjithshëm të rasteve.

Pirja e duhanit dhe infeksionet shkaqet kryesore të rasteve të kancerit të parandalueshme

Nga gjithsej 18.7 milionë raste të reja të kancerit në nivel global në vitin 2022, rreth 7.1 milionë, ose 38 përqind, ishin të lidhura me shkaqe të parandalueshme. Kanceri i stomakut, mushkërive dhe qafës së mitrës përbënte pothuajse gjysmën e rasteve të kancerit të parandalueshme.

Rreth 15 përqind e rasteve të parandalueshme ishin për shkak të pirjes së duhanit, i cili ishte faktori kryesor i rrezikut, ndërsa 10 përqind ishin për shkak të infeksioneve. Konsumi i alkoolit shkaktoi 3 përqind të këtyre rasteve.

Midis 9.2 milionë rasteve të reja tek gratë, afërsisht 30 përqind u konsideruan të shmangshme, me mbi 11 përqind të këtyre të përkeqësuara nga infeksione të tilla si papillomavirusi njerëzor (HPV).

Rajonet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, si Afrika Sub-Sahariane, kanë shumicën e këtyre rasteve. Kanceri i qafës së mitrës, në veçanti, ishte veçanërisht i përhapur në këto zona.

Nga ana tjetër, në rajonet me të ardhura të larta si pjesa më e madhe e Evropës dhe Amerikës së Veriut, pirja e duhanit kontribuoi në numrin më të madh të rasteve të kancerit tek gratë.

Pirja e duhanit ishte gjithashtu kontribuesi më i madh në rastet globale të kancerit tek burrat, si në rajonet me të ardhura të ulëta ashtu edhe në ato me të ardhura të larta, përgjegjës për gati 25 përqind të 4.3 milion rasteve të kancerit të shmangshme. Shkaku i dytë kryesor tek burrat ishin infeksionet, të cilat ishin më të zakonshme në Azi, Afrikë dhe Amerikën e Jugut.

Ky studim i fundit synon ta bëjë më të lehtë zhvillimin e strategjive të parandalimit të kancerit duke marrë në konsideratë rajone të ndryshme dhe faktorët e tyre më të mëdhenj të rrezikut, në vend që të miratohet një qasje “një masë i përshtatet të gjithëve./VOXNEWS

The post Studimi: 40% e rasteve të reja të kancerit në botë mund të parandalohen! appeared first on iconstyle.al.

Shenjat që tregojnë se mund të keni mungesë të vitaminës C!

By: gaze tare
4 February 2026 at 14:49

Edhe pse mungesa serioze e vitaminës C është e rrallë sot, shumë të rritur nuk marrin sasinë e rekomanduar ditore, që mund të ndikojë në shëndetin e përgjithshëm. Studimet tregojnë se deri në 41% e të rriturve nuk konsumojnë mjaftueshëm vitaminë C, ndërkohë që rekomandimi për gratë është 75 mg dhe për burrat 90 mg në ditë.

Nutricionistët paralajmërojnë për disa shenja që mund të tregojnë mungesë të kësaj vitamine. Njëra prej tyre janë nyjet e lënduara dhe ënjtja e kyçeve, pasi vitamina C është thelbësore për prodhimin e kolagjenit, proteina që mban të forta kërcet dhe indet lidhëse. Mavijosjet e lehta janë gjithashtu një tregues, sepse mungesa e vitaminës ngadalëson rigjenerimin e lëkurës dhe e bën atë më të ndjeshme ndaj dëmtimit.

Ndryshimet e humorit, irritueshmëria dhe ndjenja e lodhjes emocionale mund të lidhen gjithashtu me nivele të ulëta të vitaminës C, pasi ajo ndihmon në prodhimin e neurotransmetuesve si serotonina dhe dopamina. Një tjetër shenjë është lëkura e thatë dhe me gunga, që mund të shfaqet veçanërisht në duar dhe këmbë.

Mënyra më efektive për të rritur marrjen e vitaminës C është të shtoni në dietë fruta dhe perime. Agrumet, manaferrat, specat e kuq, brokoli dhe domatet janë burime të pasura. Edhe një filxhan speca të kuq siguron rreth 142 mg vitaminë C. Lëngu i limonit në sallata apo supa dhe manaferrat në smoothie janë mënyra të thjeshta për të siguruar marrjen e nevojshme ditore.

Në shumicën e rasteve, një dietë e larmishme dhe e pasur me fruta dhe perime është e mjaftueshme për të shmangur problemet e lidhura me mungesën e vitaminës C.

The post Shenjat që tregojnë se mund të keni mungesë të vitaminës C! appeared first on iconstyle.al.

80 vite Partizani: Nga trofetë kombëtare te sfidat ndërkombëtare

By: gaze tare
4 February 2026 at 14:21

Në 4 shkurt 1946, u themelua një prej klubeve më të mëdhenj të futbollit shqiptar, Partizani, që këtë të mërkurë feston 80-vjetorin e tij të krijimit. Me një histori të pasur dhe të lavdishme, ky klub ka gdhendur emrin e tij në historinë e sportit shqiptar dhe ka marrë vlerësime si ‘Nderi i Kombit’ dhe ‘Legjenda e Futbollit Shqiptar’.

Gjatë 8 dekadave, Partizani ka fituar 17 herë titullin kampion të Shqipërisë, i fundit tre vite më parë, 15 herë Kupën e Shqipërisë dhe 3 herë Superkupën. Përveç trofeve kombëtare, Partizani mbetet klubi i vetëm shqiptar me një trofe ndërkombëtar, duke fituar Kupën e Kampionit të Ballkanit në vitin 1970. Në vitet 1958 dhe 1963, skuadra e kuqe ka arritur gjithashtu dy medalje argjendi në Spartakiadat e Leipzigut dhe Hanoit.

Klubi ka shënuar edhe histori në arenën evropiane, duke qenë skuadra e parë shqiptare që përfaqësoi vendin në një kompeticion kontinental. Arritja më e madhe mbetet kualifikimi deri në fazën e playoff-it në Conference League, duke treguar se Partizani vazhdon të jetë një forcë e respektuar edhe jashtë vendit.

Përtej trofeve dhe medaljeve, Partizani ka lënë gjurmë të pashlyeshme në kulturën sportive shqiptare, duke formuar breza lojtarësh dhe tifozësh që kanë kontribuar në zhvillimin e futbollit në vend. Me 80 vjet histori, Të Kuqtë vazhdojnë të jenë një simbol i pasionit, përkushtimit dhe suksesit në futbollin shqiptar, duke shënuar kështu një jubile të veçantë për klubin dhe tifozët e tij.

The post 80 vite Partizani: Nga trofetë kombëtare te sfidat ndërkombëtare appeared first on iconstyle.al.

Disa këshilla për një gjumë të shëndetshëm: Si të flini mirë çdo natë

By: gaze tare
4 February 2026 at 13:43

Një gjumë i mirë natën është po aq i rëndësishëm për shëndetin sa ushtrimet e rregullta dhe dieta e shëndetshme. Hulumtimet tregojnë se mungesa e gjumit mund të ndikojë negativisht në funksionin kognitiv, humorin, sistemin kardiovaskular, imunitetin dhe shëndetin e përgjithshëm. Gjithashtu, rrit rrezikun për obezitet dhe diabet.

Për të përmirësuar cilësinë e gjumit, ekspertët rekomandojnë disa strategji të thjeshta: ekspozohuni gjatë ditës në dritë të fortë natyrale për të mbajtur ritmin cirkadian të rregullt; reduktoni dritën blu të ekranit para gjumit; shmangni kafenë dhe alkoolin në orët e vona; dhe përpiquni të shkoni në shtrat dhe të zgjoheni në të njëjtën orë çdo ditë.

Gjithashtu, duhet të kujdeseni për ambientin e dhomës: temperatura e rehatshme, qetësia, ventilimi dhe një krevat i përshtatshëm mund të përmirësojnë ndjeshëm gjumin. Shmangni ushqimet e rënda dhe pijet para gjumit dhe përfshini rituale relaksuese si meditimi, leximi ose një dush i ngrohtë.

Disa njerëz mund të përfitojnë nga suplementet e melatoninës ose magnezit, por përdorimi i tyre duhet të bëhet me kujdes dhe nën këshillën e mjekut. Gjithashtu, aktiviteti fizik i rregullt ndihmon gjumin, por evitoni stërvitjet intensive menjëherë para shtratit.

Ekspertët paralajmërojnë që çrregullimet e gjumit si apnea ose insomnia mund të kenë nevojë për vlerësim mjekësor. Përfundimisht, një gjumë i rregullt dhe i thellë është çelësi për energji, shëndet dhe mirëqenie. Duke ndjekur këshillat e mësipërme, mund të përmirësoni cilësinë e gjumit dhe të mbani trupin dhe mendjen në formë të shkëlqyer.

The post Disa këshilla për një gjumë të shëndetshëm: Si të flini mirë çdo natë appeared first on iconstyle.al.

Shenjat e zodiakut që e torturojnë veten pa asnjë arsye

By: gaze tare
4 February 2026 at 12:55

Ka njerëz që mendojnë pa pushim. Edhe kur gjithçka duket e qetë, mendja e tyre nuk ndalon: analizojnë çdo detaj, krijojnë skenarë dhe shpesh torturohen nga mendimet e tyre. Nëse ndiheni kështu, ndoshta i përkisni një prej shenjave të mëposhtme të zodiakut:

♊ Gaforrja– Truri që nuk ndalet kurrë
Mendja e Gaforres nuk ka buton fikjeje. Brenda pak minutash, ata mund të kenë qindra mendime, duke kaluar nga gëzimi në ankth e pastaj në kuriozitet. Si fëmijë të Mërkurit, ata funksionojnë si kompjuter me dhjetë skeda të hapura njëkohësisht. Problemi? Kufijtë nuk vendosen lehtësisht, çka sjell stres, lodhje dhe mungesë gjumi. Zgjidhja? Shkëputuni dhe relaksohuni, duke u fokusuar në momentin e tashëm.

♍ Peshqit– Fabrika e mendimeve
Nëse mendoni se ata që i përkasin shenjës së Gaforres analizojnë shumë, prisni derisa të takoni një Peshk. Mendja e tij funksionon si një fabrikë që prodhon ide, shqetësime dhe analizon çdo detaj. Vëzhgon çdo fjalë, çdo nuancë, derisa të gjejë arsye dhe kuptim në gjithçka, gjë që shpesh e lodh. Zgjidhja? Pranoni se nuk ka gjithmonë nevojë të keni të gjitha përgjigjet.

♏ Akrepi – Regjisori i skenarëve të errët
Akrepi krijon filma të tërë në mendjen e tij: aludime, frikëra dhe spekulime. Ata fiksohen pas detajeve të vogla dhe krijojnë skenarë për gjithçka që mund të ndodhë. Nevoja për kontroll dhe përgatitje i bën mendimet e tyre obsesive dhe lodhëse. Ata me Merkurin në Akrep e përjetojnë këtë edhe më thellë.

The post Shenjat e zodiakut që e torturojnë veten pa asnjë arsye appeared first on iconstyle.al.

Channing Tatum përfundon në spital: “Kjo sfidë do të jetë e vështirë”

By: gaze tare
4 February 2026 at 12:24

Aktori i njohur i Hollivudit, Channing Tatum, ka zbuluar se po përgatitet për t’iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, pasi ka pësuar një dëmtim serioz në shpatull. Të martën në mbrëmje, më 3 shkurt, aktori 45-vjeçar publikoi në Instagram një foto bardhë e zi, ku shfaqej i shtrirë në një ambient mjekësor, i veshur me rroba spitali.

Krahas fotos, Tatum shkroi: “Thjesht një ditë tjetër. Një sfidë tjetër. Kjo do të jetë e vështirë. Por s’ka problem. Le ta përballojmë.” Postimi i tij ngjalli menjëherë reagime dhe mbështetje nga fansat në mbarë botën.

Channing Tatum kishte zbuluar më herët, në shtator, se ishte lënduar gjatë xhirimeve të filmit të ri Avengers: Doomsday. Megjithatë, nuk është ende e qartë nëse dëmtimi aktual i shpatullës lidhet drejtpërdrejt me atë incident apo nëse bëhet fjalë për një problem të ri shëndetësor.

Aktori, i njohur për rolet e tij në filma si Magic Mike, 21 Jump Street dhe Step Up, është përballur më parë me sfida fizike për shkak të roleve të tij intensive. Fansat dhe kolegët i kanë dërguar mesazhe mbështetjeje, duke i uruar shërim sa më të shpejtë pas operacionit.

Pavarësisht situatës shëndetësore, Channing Tatum është shfaqur optimist dhe i vendosur për t’u rikuperuar sa më shpejt. Aktori njihet për disiplinën dhe përkushtimin e tij ndaj roleve fizike, ndaj pritet që pas ndërhyrjes kirurgjikale të ndjekë një proces intensiv rehabilitimi.

The post Channing Tatum përfundon në spital: “Kjo sfidë do të jetë e vështirë” appeared first on iconstyle.al.

Pas fyerjeve të vazhdueshme ndaj Ludo Lee, familja paralajmëron padi!

By: gaze tare
4 February 2026 at 11:58

Gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4, artisti Ludo Lee është përballur me fyerje dhe kërcënime nga disa banorë, situatë që ka nxitur reagimin e familjes dhe menaxhmentit të tij.

Në një qëndrim zyrtar të publikuar së fundmi, ata kanë theksuar se këto veprime janë të papranueshme dhe po merren shumë seriozisht. Sipas deklaratës, aktualisht po shqyrtohen hapa ligjorë ndaj personave përgjegjës, me qëllim mbrojtjen e integritetit dhe reputacionit të artistit.

Menaxhmenti i Ludo Lee ka bërë të ditur gjithashtu se është në komunikim të vazhdueshëm me produksionin e Big Brother VIP Kosova, për të sqaruar rrethanat e ngjarjeve dhe për të siguruar informacion të plotë dhe të saktë lidhur me situatën brenda shtëpisë.

Ata shprehen se presin që produksioni të marrë masat e nevojshme për të garantuar një ambient të sigurt dhe të respektueshëm për të gjithë banorët, duke theksuar rëndësinë e etikës dhe përgjegjësisë në një format kaq të ndjekur publikisht.

Postimi i plotë nga Instagrami i Ludo Lee:

“Njoftim i rëndësishëm për të gjithëSi familje dhe menaxhment i Ludo Lee, dëshirojmë të marrim qëndrim lidhur me kërcënimet dhe fyerjet ndaj Ludo Lee.

Këto veprime i marrim shumë seriozisht dhe aktualisht po shqyrtojmë hapa ligjorë ndaj personave përkatës.

Njëkohësisht, jemi në komunikim me produksionin për të sqaruar disa paqartësi.

Do t’ju mbajmë të informuar. Faleminderit për mbështetjen tuaj. Me respekt, menaxhmenti i Ludo Lee”.

The post Pas fyerjeve të vazhdueshme ndaj Ludo Lee, familja paralajmëron padi! appeared first on iconstyle.al.

Tragjedi në SHBA: Foshnja humb jetën nga listeria, alarm për qumështin e papërpunuar

By: gaze tare
4 February 2026 at 11:42

Një foshnjë e porsalindur ka ndërruar jetë në shtetin e New Mexico-s në SHBA si pasojë e një infeksioni me bakterin listeria, duke shtyrë autoritetet shëndetësore të lëshojnë një paralajmërim urgjent për shmangien e produkteve të qumështit të papërpunuara, veçanërisht nga gratë shtatzëna.

Departamenti i Shëndetësisë i New Mexico-s njoftoi se, ndonëse identiteti i foshnjës dhe i nënës nuk është bërë publik, hetimet paraprake tregojnë se burimi më i mundshëm i infeksionit ishte qumështi i papasterizuar që nëna kishte konsumuar gjatë shtatzënisë. Autoritetet theksuan se rasti nënvizon rrezikun serioz që paraqesin këto produkte për foshnjat, të moshuarit dhe personat me sistem imunitar të dobësuar.

Listerioza është një sëmundje e shkaktuar nga bakteret Listeria monocytogenes, të cilat mund të transmetohen përmes ushqimeve të ndryshme. Simptomat tek të porsalindurit shpesh janë të vështira për t’u dalluar, por mund të përfshijnë mungesë oreksi, energji të ulët, nervozizëm, të vjella dhe vështirësi në frymëmarrje.

Sipas autoriteteve shëndetësore, bakteret e listerias gjenden në mjedis dhe mund të kontaminojnë ushqime si qumështi i papërpunuar, perimet e palara, disa ushqime të përpunuara dhe peshku i tymosur në të ftohtë. Infeksioni mund të shkaktojë abort, lindje të parakohshme ose vdekje të foshnjës, edhe kur nëna shfaq vetëm simptoma të lehta.

Zyrtarët u bëjnë thirrje konsumatorëve të zgjedhin vetëm produkte qumështi të pasterizuara për të reduktuar rrezikun e sëmundjeve të rënda të transmetuara nga ushqimi.

The post Tragjedi në SHBA: Foshnja humb jetën nga listeria, alarm për qumështin e papërpunuar appeared first on iconstyle.al.

Spanja po planifikon ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç!

By: gaze tare
4 February 2026 at 10:25

Spanja është bërë vendi më i fundit europian që planifikon të ndalojë përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën moshën 16 vjeç. Kryeministri Pedro Sánchez e bëri të ditur nismën gjatë Samitit Botëror të Qeverive në Dubai, duke deklaruar se qeveria synon të mbrojë të rinjtë nga ajo që ai e quajti “Perëndimi i egër dixhital”.

Ligji, i cili ende duhet të miratohet nga parlamenti, është pjesë e një pakete më të gjerë masash që parashikon edhe përgjegjësi penale për drejtuesit e kompanive teknologjike në rast se platformat e tyre përhapin përmbajtje të paligjshme ose të dëmshme. Një tjetër element kyç është detyrimi për sisteme reale dhe efektive të verifikimit të moshës, jo thjesht deklarime formale nga përdoruesit.

Sánchez theksoi se fëmijët janë të ekspozuar ndaj rreziqeve si varësia, abuzimi, pornografia, manipulimi dhe dhuna, duke shtuar se qeveria nuk do ta tolerojë më këtë situatë. Ligji i ri do të kriminalizojë gjithashtu manipulimin e algoritmeve për të përhapur përmbajtje të paligjshme apo dezinformim me qëllim fitimi.

Spanja ndjek shembullin e Australisë, e cila vitin e kaluar u bë vendi i parë në botë që vendosi një ndalim të tillë. Ndërkohë, Franca, Danimarka, Austria dhe Mbretëria e Bashkuar po shqyrtojnë masa të ngjashme.

Propozimi ka ngjallur reagime të forta politike. Partia Popullore konservatore e ka mbështetur, ndërsa partia e ekstremit të djathtë Vox e ka kundërshtuar. Ndërkohë, Elon Musk e ka cilësuar Sánchez-in si “tirani dhe tradhtar i popullit spanjoll”.

The post Spanja po planifikon ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç! appeared first on iconstyle.al.

Upss! Travis Kelce bie nga karrigia: Taylor do të më vrasë!

By: gaze tare
4 February 2026 at 10:20

Një moment i papritur dhe tepër argëtues nga episodi i ardhshëm i podcastit New Heights po bën xhiron e rrjeteve sociale. Travis Kelce, ylli i Kansas City Chiefs, shihet duke biseduar me vëllain e tij Jason Kelce kur papritur karrigia ku ishte ulur thyhet dhe ai bie mbrapsht në dysheme. Reagimi i menjëhershëm i vëllezërve, shpërthimi në të qeshura, e bën situatën edhe më qesharake.

Megjithatë, ajo që i bëri fansat të reagojnë më fort ishte komenti i Travis-it mes të qeshurave dhe sharjeve: “Taylor do të më vrasë.” Duke qenë se Travis është i fejuar me superyllin Taylor Swift, shumica e ndjekësve janë të bindur se ai po i referohej pikërisht asaj.

Taylor Swift njihet për dashurinë e saj ndaj mobilieve antike dhe objekteve vintage, ndaj fansat online kanë nisur shakatë se Travis mund të ketë thyer një karrige të rrallë antike, madje disa bëjnë humor duke e quajtur një “karrige franceze e shekullit të 19-të” e identifikuar nga llogaritë e dedikuara për dekorin e shtëpisë së Taylor-it. Tweet-et plot ironi dhe meme vazhdojnë të mbushin X (ish-Twitter), duke e kthyer incidentin në një moment viral.

Episodi i plotë i New Heights do të publikohet më 4 shkurt dhe do të përfshijë një parashikim për Super Bowl 2026, si dhe dy të ftuar specialë. Ndërkohë, ndonëse Taylor Swift mungoi në Grammy Awards 2026, ajo u pa më vonë në një after-party, duke tërhequr sërish vëmendjen e mediave dhe fansave.

WARNING: This week’s episode is dangerously funny

TOMORROW. SUPER BOWL PREVIEW WITH TWO SPECIAL GUESTS pic.twitter.com/aWfksOzCMt

— New Heights (@newheightshow) February 3, 2026

The post Upss! Travis Kelce bie nga karrigia: Taylor do të më vrasë! appeared first on iconstyle.al.

“Po të mbaj me gjithë zemrën time, mami” – Beatrix Ramosaj ndan betejën e nënës me kancerin

By: gaze tare
4 February 2026 at 10:12

Një moment prekës ka ardhur nga këngëtarja e njohur shqiptare Beatrix Ramosaj, e cila ka ndarë me ndjekësit e saj një periudhë të vështirë familjare. Siç e dimë, nëna e artistes është diagnostikuar me kancer dhe ka nisur tashmë trajtimin mjekësor, një betejë që po përballohet me shumë forcë dhe shpresë.

Beatrix ka zgjedhur ta bëjë publik këtë moment të ndjeshëm përmes disa InstaStory-ve emocionale, ku shpreh dashurinë e pakushtëzuar dhe mbështetjen e saj për të ëmën, pavarësisht distancës fizike. “Nuk jam aty për të ta mbajtur dorën tani, por po të mbaj me gjithë zemrën time, mami. Çdo frymëmarrje, çdo minutë”, shkruan këngëtarja, duke prekur zemrat e ndjekësve.

Artistja bën të ditur se një tjetër fazë e rëndësishme e trajtimit është përmbyllur me sukses, duke theksuar krenarinë për forcën e nënës së saj. “Një tjetër hap i madh u përfundua sot. Jam kaq krenare për forcën tënde, mama. Çdo ditë një hap më afër”, shprehet ajo.

Në mesazhet e saj, Beatrix nuk harron të falënderojë publikun për mbështetjen e vazhdueshme në këtë periudhë të vështirë. “Mirënjohëse për çdo mesazh, çdo lutje, çdo fjalë të mirë. Faleminderit që na rrethoni me kaq shumë dritë”, shkruan ajo.

Ndër të tjera ajo kërkon mirëkuptim për mungesën e përgjigjeve individuale, duke theksuar se çdo shenjë mbështetjeje ka shumë rëndësi për të dhe familjen e saj. “Më falni nëse nuk mund t’u përgjigjem të gjithëve tani, por mbështetjen tuaj e mbaj me vete”, tha mes të tjerash.

The post “Po të mbaj me gjithë zemrën time, mami” – Beatrix Ramosaj ndan betejën e nënës me kancerin appeared first on iconstyle.al.

Për ju që e humbët, kjo banore la mbrëmë shtëpinë e “BBVA”!

By: gaze tare
4 February 2026 at 09:13

Pas përfundimit të një televotimi të hapur gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme në “BBVA”, publiku ka vendosur përmes votës së tij fatin e njërit prej konkurrentëve në garë.

Votimi, i cili u zhvillua në kohë reale dhe me pjesëmarrje të gjerë të teleshikuesve, u konsiderua vendimtar për vijimësinë e lojës dhe solli një moment të fortë emocional për banorët dhe publikun.

Sipas rezultatit përfundimtar të televotimit, Stelina ka rezultuar konkurrentja më pak e votuar nga publiku, duke u eliminuar kështu nga gara. Largimi i saj shënon një tjetër etapë të rëndësishme në rrjedhën e spektaklit, ndërsa konkurrenca mes banorëve të mbetur pritet të bëhet edhe më e fortë në ditët në vijim. Rikujtojmë që ish-banorja kishte biletë fati por shëntonte vetëm “vajtje”.

Gjatë qëndrimit të saj në shtëpi, Stelina është dalluar për dinamikën e krijuar në marrëdhënie me banorët e tjerë, duke qenë herë pas here në qendër të diskutimeve dhe debateve dhe tepër e komentuar për lidhjen e saj me Keijsin. Megjithatë, pavarësisht angazhimit dhe pranisë së saj aktive në lojë, mbështetja e publikut nuk ka qenë e mjaftueshme për t’i siguruar vazhdimin e garës.

Momentet e fundit të saj në spektakël u shoqëruan me emocione, falënderime dhe përshëndetje për banorët, si dhe një mesazh për publikun që e ka ndjekur gjatë këtij rrugëtimi.

The post Për ju që e humbët, kjo banore la mbrëmë shtëpinë e “BBVA”! appeared first on iconstyle.al.

Parashikimi i motit, si do të jenë temperaturat sot?

By: gaze tare
4 February 2026 at 08:53

Ditën e mërkurë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, duke sjellë ndryshime të ndjeshme të motit në të gjithë territorin. Parashikohet që orët e para të ditës të nisin me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare, të cilat herë pas here do të bëhen edhe të dendura, sidomos në zonat veriore dhe qendrore.

Duke filluar nga orët e mesditës, pritet përkeqësim gradual i kushteve atmosferike, me reshje shiu me intensitet të ulët që do të përfshijnë pjesën më të madhe të territorit. Gjatë pasdites, reshjet do të bëhen më të shpeshta dhe në disa zona edhe të vazhdueshme, duke arritur lokalisht intensitet të ulët deri mesatar. Këto reshje do të jenë të pranishme pothuajse në të gjithë vendin, duke sjellë mot të vranët dhe me lagështi.

Në orët e vona të mbrëmjes, në zonat malore të Alpeve, si edhe në verilindje, lindje dhe juglindje të vendit, në lartësitë mbi 900–1000 metra, reshjet e shiut do të shndërrohen në dëborë. Dëbora pritet të jetë me intensitet të ulët, por në disa zona të izoluara mund të arrijë edhe intensitet mesatar, duke krijuar vështirësi të lehta në qarkullim.

Era do të fryjë nga drejtimi juglindje–verilindje me shpejtësi mesatare rreth 10 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore do të forcohet, duke arritur shpejtësi deri në 25 m/s. Si pasojë, deti do të jetë i trazuar, me valëzim të forcës 5 deri në 6 ballë.

The post Parashikimi i motit, si do të jenë temperaturat sot? appeared first on iconstyle.al.

Horoskopi ditor, e Mërkurë 4 Shkurt 2026

By: gaze tare
4 February 2026 at 07:58

Dashi

Bëni mirë që ti shtyni për një moment tjetër gjërat më të rëndësishme, pasi nervozizmi do të dominojë gjatë ditës. Venusi do të ndikojë në dashuri pozitivisht dhe do të mund të keni diçka të bukur. Në punë, mos kërkoni të pamundurën, por mundohuni që të kënaqeni me çka keni.

Demi

Lini pas shpine gjithë ata që nuk ju duan dhe që nuk ju marrin në konsideratë siç dëshironi. Marsi do të ketë ndikim negativ, por komunikimi në këtë moment do të jetë më i rëndësishëm se kurrë. Në punë duhet të sqaroni çdo gjë që nuk shkon.

Binjakët

Duhet të qëndroni pozitiv dhe të tregoheni të kujdesshëm me nervozizmin. Duhet ta shfrytëzoni këtë periudhë për të bërë njohje të reja. Në punë, këshillohet që të ruani qetësinë.

Gaforrja

E mërkura do të mbyllet me një lodhje ekstreme. Në dashuri gjërat do të ecin mirë dhe do të ketë rikuperim. Ndërsa në punë duhet të rrini të qetë dhe të mundoheni që të mos acaroheni, gjë e cila do të jetë e vështirë në këto momente.

Luani

Ju pret një ditë pozitive, por mundohuni që të mos lodheni shumë. Në dashuri keni mundësi që të kapërceni një krizë, pasi emocionet e reja do të dominojnë. Në punë keni nevojë për ndryshim.

Virgjëresha

Dashuria do të jetë mjaft e komplikuar, thuajse trysnuese. Duhet durim për të kaluar vështirësitë. Ndikimi i kundërt i Venusit nuk do ua bëjë aspak të lehtë ditën. Përmirësime priten në sferën profesionale.

Peshorja

Gjatë kësaj dite duhet të sforcoheni në mënyrë që të bëni që të funksionojnë gjërat në dashuri. Nëse ka pasur probleme, duhet ti zgjidhni. Me financat duhet të bëni kujdes.

Akrepi

Hëna do të ketë ndikim pozitiv në dashuri. Keni nevojë për organizim, në mënyrë që të shijoni çdo moment. Në punë, nëse keni pasur probleme apo debate, ka ardhur momenti për ti kapërcyer.

Shigjetari

Në dashuri mund të ketë probleme dhe debate, ku zgjidhja e tyre do të varet vetëm nga partneri/ja. Në punë, Saturni do të plotësojë dëshirën për ndryshim.

Bricjapi

Gjatë kësaj dite do të ndiheni në ankth dhe nervoz. Shqetësimet nuk do të mungojnë. Ndikimi i kundërt i Hënës do të krijojë disa shqetësime, shkruan noa.al. Në punë, keni dëshirë për ndryshim.

Ujori

Dashuria do të jetë mjaft e favorizuar, ku edhe zemrat e vetmuara do të kenë mundësi të njohin dikë. Duhet bërë kujdes veçse me luhatjet e humorit. Në punë mundohuni që të ruani qetësinë, por irritimi gjatë kësaj dite është thuajse i pashmangshëm.

Peshqit

Hëna do të ketë ndikim të favorshëm, por kjo gjë nuk mjafton, pasi në dashuri do të ketë sërish probleme. Nëse jeni vetëm do të merrni përgjigje pozitive, por do të ketë shumë gjëra mbi të cilat duhet të reflektoni. Marrja e një vendimi, nuk do të jetë aq e lehtë sa e kishit menduar.

The post Horoskopi ditor, e Mërkurë 4 Shkurt 2026 appeared first on iconstyle.al.

❌
❌