Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Zyrtare: Thiago Silva rikthehet në Evropë, nënshkruan me gjigantin portugez

20 December 2025 at 16:32


Ish-mbrojtësi i Milanit dhe Chelseat, Thiago Silva, nuk do të rikthehet te klubet e tij të mëparshme, pasi këtë pasdite ka nënshkruar zyrtarisht me Porton.

41-vjeçari mbetet i vendosur të marrë pjesë në Kupën e Botës 2026 dhe beson se mund ta bindë përzgjedhësin e Brazilit, Carlo Ancelotti, nëse aktivizohet në një kampionat europian.

Për këtë arsye, ai i dha fund kontratës së tij me Fluminense dhe u përfol për një rikthim të mundshëm te disa nga ish-klubet e tij, konkretisht Milan ose Chelsea.

Megjithatë, asnjëra palë nuk e ndoqi seriozisht këtë ide dhe këto spekulime tashmë mund të mbyllen, pasi Thiago Silva është zyrtarizuar si lojtar i Portos.

Ky transferim përbën gjithashtu një lloj rikthimi, edhe pse ai kishte qenë pjesë e Portos vetëm për gjashtë muaj në vitin 2005.

𝐇𝐄𝐑𝐄 𝐖𝐄 𝐆𝐎ⵑⵑ 💙👀

Ladies and Gentlemen, an announcement from Mr. 𝐓𝐇𝐈𝐀𝐆𝐎 𝐒𝐈𝐋𝐕𝐀

🤝 @fabrizioromano @tsilva3 #SeguimosJuntos pic.twitter.com/YJgDUJQOKX
— FC Porto (@FCPorto) December 20, 2025

Zyrtarizimi u bë në mënyrë disi të pazakontë në platformën X, përmes një videoje ku shfaqej edhe eksperti i njohur i afatit kalimtar, Fabrizio Romano.

Vetë lojtari u shfaq me fanellën e Portos dhe konfirmoi se ishte “shumë i lumtur dhe i nderuar për këtë mundësi”.

Ai falënderoi trajnerin italian Francesco Farioli, i cili këtë sezon është në krye të Portos.

Kontrata e Thiago Silvës është e vlefshme deri në qershor 2026, me opsion për t’u zgjatur edhe deri në qershor 2027./Telegrafi/

Mourinho me akuza të rënda pas fitores së Benficës: Disa lojtarë po më tradhtojnë

22 November 2025 at 15:53


Jose Mourinho akuzoi disa nga lojtarët e tij për “tradhti”, teksa lëshoi një shpërthim të jashtëzakonshëm pas fitores së Benficas në kupë.

Benfica mundi Atletico CP 2-0 të premten për të siguruar vendin në raundin tjetër të Kupës së Portugalisë.

Por skuadra e Mourinhos vuajti për fitoren, duke shënuar dy gola të vonshëm ndaj ekipit të kategorisë së tretë për të kaluar më tej në kompeticion.

Richard Rios hapi rezultatin në minutën e 73-të, përpara se Vangelis Pavlidis të dyfishonte avantazhin nga pika e bardhë katër minuta më vonë.

Performanca e pjesës së dytë e Benficas erdhi pas faktit që 62-vjeçari bëri ndryshime të mëdha në pushim.

Mourinho zëvendësoi pa mëshirë Joao Rego, Tomas Araujo, Franjo Ivanovic dhe Enzo Barrenechea në pjesën e parë, ndërsa kërkonte të freskonte skuadrën e tij.

Jose Mourinho

Vendimi i tij për të bërë katër zëvendësime përpara pjesës së dytë rezultoi në fund i suksesshëm, pasi Benfica shmangu një surprizë të madhe duke mposhtur Atletico CP dhe siguruar një vend në raundin tjetër.

Ai gjithashtu shprehu zhgënjimin e tij ndaj disa lojtarëve, duke deklaruar se nuk i pëlqejnë lojtarët që “e tradhtojnë”.

“Pjesa jonë e parë ishte e dobët. Dhe ishte e dobët në atë kuptim që më dhemb më shumë, që është kur je i dobët në qëndrim”.

“Kishte shumë lojtarë që nuk ishin seriozë, që nuk e qasën ndeshjen siç duhet. Në pushim bëra katër zëvendësime, por do të kisha dashur të bëja nëntë”.

“Nuk bëra pesë zëvendësime sepse nuk mund të luaja 45 minuta pa asnjë lojtar në stol. Por bëra katër dhe mendoj se ato e ndryshuan ndeshjen falë intensitetit dhe seriozitetit”.

“Po i kushtoj shumë vëmendje, edhe pse kam pak kohë këtu, lojtarëve të rinj. Nuk më pëlqejnë lojtarët që më tradhtojnë”, ka deklaruar portugezi./Telegrafi/

Flick i kërkon Barcelonës transferimin e mbrojtësit portugez

29 October 2025 at 10:14


Barcelona po e sheh me seriozitet vazhdimin e përforcimeve në mbrojtje, pas disfatës në “El Clasico” ndaj Real Madridit. Humbja në “Santiago Bernabeu” ka theksuar edhe një herë nevojën për stabilitet më të madh defensivë, dhe trajneri Hansi Flick tashmë ka identifikuar objektivin e tij të radhës në afatin kalimtar.

Sipas raportimeve të TEAMtalk, tekniku gjerman i ka kërkuar drejtuesve të klubit katalanas që të përshpejtojnë kontaktet për Gonçalo Inacio, mbrojtësin 24-vjeçar të Sporting Lisbonës.

Inacio, që ka kontratë me klubin e Lisbonës deri në vitin 2027, është një prej shtyllave kryesore të skuadrës portugeze dhe vlerësohet shumë për qetësinë dhe saktësinë e tij në dalje me topin.

Barcelona e sheh Inacion si përforcimin ideal për të rigjallëruar sistemin mbrojtës dhe për të shtuar konkurrencën në qendër të prapavijës, ku aktualisht Flick po vuan nga mungesa e stabilitetit.

Sportingu nuk është i gatshëm ta lëshojë lehtë yllin e tij, por është i vetëdijshëm për interesimin serioz të Barcelonës, e cila mund të bëjë një lëvizje konkrete në afatin e ardhshëm të transferimeve. Gjiganti portugez e vlerëson yllin e tyre rreth 70 milionë euro.

Në rast se marrëveshja finalizohet, Gonçalo Inacio do të ishte një shtesë e rëndësishme në projektin afatgjatë të Hansi Flick, që synon ta rikthejë Barcelonën në majën e futbollit evropian. /Telegrafi/

Teknologji, modernitet dhe inteligjencë taktike – kush është diamanti i Portos, Victor Froholdt?

16 October 2025 at 23:46


Me numrin historik 8 në shpinë, dikur e mbante Lucho Gonzalez, dhe me rreth 20 milionë euro të investuara nga Porto për ta transferuar nga Copenhagen verën e kaluar, po flasim për Victor Froholdt, një mesfushor danez i lindur në vitin 2006, së fundmi i përfshirë në listën e 25 lojtarëve më të mirë të Golden Boy.

Sezoni 2024/25, megjithatë, ishte viti i shpërthimit të tij – Froholdt u afirmua plotësisht dhe kontribuoi në fitoret e ligës dhe të kupës, falë edhe besimit të trajnerit të ri Jacob Neestrup, i cili e promovoi me sukses në ekipin e parë. Pra, tani Victor Froholdt është një nga talentet më të ndritura të futbollit skandinav.

Në atë skuadër nuk ishte vetëm Froholdt, por edhe talente të tjera të reja që më vonë do të nënshkruanin me klube të mëdha, si Orri Óskarsson dhe Roony Bardghji, të cilët u transferuan përkatësisht te Real Sociedad dhe Barcelona.

Teknikisht, ai është një mesfushor i kompletuar – dinamik, inteligjent dhe me aftësi të shkëlqyera leximi të lojës. I fortë edhe jashtë topit, ai di të depërtojë në zonë dhe ta çojë ekipin përpara.

Një tjetër element që e dallon Froholdtin është shkathtësia e tij, e cila i lejon të përshtatet edhe në krah. Në sistemet 4-3-3 apo 4-2-3-1 të Fariolit, ai po shfrytëzon në maksimum aftësitë e tij teknike dhe fizike, duke alternuar me sukses mes mbrojtjes dhe sulmit.

Deri më tani në kampionat, ai ka regjistruar 1 gol dhe 3 asiste, por këto shifra pritet të rriten me vazhdimin e sezonit – sidomos falë aftësisë së trajnerit për ta vendosur në pozitat ku ndikon më shumë.

Pika e kthesës, roli i Jacob Neestrup

Pika e kthesës në karrierën e Froholdt erdhi kur Jacob Neestrup e zhvendosi përfundimisht në qendër të mesfushës – një ndryshim që nxori në pah vërtet potencialin e tij të plotë. Ky vendim i mundësoi atij të tregonte aftësitë në interceptimin e topave, të përmirësonte aspektin mbrojtës dhe të zhvillonte ndjeshëm lojën e tij taktike.

Këto cilësi u reflektuan edhe në përfaqësuesen daneze, ku Froholdt u ngjit me shpejtësi nga grupmoshat U16 deri te U19, duke realizuar edhe disa gola. Kjo rrugëtim i hapi derën ekipit kombëtar A.

Pika kulmore erdhi në mars 2025, kur ai u thirr për herë të parë për ndeshjen ndaj Portugalisë, duke debutuar në minutën e 83-të në vend të Christian Norgaard. Disa muaj më vonë, ai shënoi golin e tij të parë me Danimarkën kundër Bjellorusisë, duke u bërë një pjesë e qëndrueshme e formacionit të Brian Riemer.

E ardhmja, një lider i ri për Danimarkën dhe Porton

Objektivat e tij janë të qarta: të fitojë dhe të luajë në Kupën e Botës me Danimarkën, ndërkohë që vazhdon zhvillimin e tij me Porton.

Edhe pse vetëm 19 vjeç, Victor Froholdt tashmë po tregon klasin, pjekurinë dhe personalitetin e një veterani – duke u bërë një nga emrat më premtues të futbollit evropian. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Zbulohet paga e Mourinhos te Benfica – më e vogla e tij në dy dekadat e fundit

30 September 2025 at 09:48


Jose Mourinho do të përballet sot (e martë) me ish-skuadrën e tij, Chelsean, në Ligën e Kampionëve, teksa paga e tij e re te Benfica u zbulua nga presidenti i klubit, Rui Costa.

Të ardhurat e reja të Mourinhos te Benfica janë zbuluar, me trajnerin legjendar portugez që merr pagën e tij më të ulët në dy dekada.

“Special One” u shkarkua nga Fenerbahce muajin e kaluar , pasi kishte përfunduar 11 pikë prapa kampionëve të Superligës Turke, Galatasaray, sepse klubi donte të luante futboll më të mirë.

Ndërsa ishte me pushime në Barcelonë, ai mori një telefonatë nga gjigantët portugezë Benfica me ofertën për të pasuar Bruno Lage të shkarkuar së fundmi.

Mourinho, të cilit iu paraqit një mundësi e papërmbajtshme, pranoi të merrte përsipër punën e tij të 12-të si trajner, 25 vjet pas periudhës së tij të parë me ekipin e Lisbonës.

62-vjeçari ka fituar dy ndeshje dhe ka barazuar një në tre ndeshjet e tij si trajner deri më tani dhe ndeshja e tij më e madhe deri më tani do të jetë sot në mbrëmje kur të kthehet në Stamford Bridge për t'u përballur me Chelsean, ku ai shijoi dy periudha legjendare.

Presidenti i Benficas, Rui Costa, këmbëngul se Mourinho është ende një nga "trajnerët më të mëdhenj" në këtë fushë. Por, me sa duket, trajneri ka rënë dakord të pranojë një ulje page për t'u rikthyer në klubin e tij të parë.

Costa zbulon se kontrata e tij dyvjeçare vlen rreth 3 milionë euro neto në sezonin e tij të parë, duke u rritur në 4 milionë euro sezonin e ardhshëm.

Kontrata përfshin një klauzolë ndërprerjeje që do t'i mundësojë secilës palë ta ndërpresë marrëveshjen 10 ditë pas ndeshjes së fundit të sezonit nëse dëshiron. /Telegrafi/

"Nuk jam te Benfica falas, por po humbas para" - Mourinho vjen me deklaratë befasuese

23 September 2025 at 19:47


Pas vetëm një jave nga largimi i tij nga Fenerbahçe, Jose Mourinho befasoi të gjithë duke pranuar të marrë drejtimin e Benficas, klub i cili pak javë më parë e kishte eliminuar ekipin turk nga play-off-i i Ligës së Kampionëve.

Në një konferencë për shtyp, trajneri portugez shpjegoi arsyet e tij për këtë lëvizje të papritur, duke deklaruar se ka humbur para që ka marr drejtimin e klubit portugez.

“Unë nuk jam këtu falas dhe nuk mund të them se po punoj për zero euro. Nëse do të qëndroja në shtëpi deri në fund të sezonit, do të fitoja më shumë sesa duke punuar te Benfica".

Jose Mourinho dhe Rui Costa

"Por pyetni pse jam këtu? Sepse më pëlqen shumë të punoj. Më ka munguar të jem në një klub si Benfica, për të luftuar për titullin, për të qenë pjesë e atyre sfidave që të mbajnë të gjallë pasionin”, deklaroi Mourinho.

Page e Jose Mourinhos flitet se te Fenerbahce ishte dy herë më e madhe se sa te klubi portugez.

mourinho Mourinho te Fenerbahce telegrafi.com

Ky hap vjen pas një periudhe të vështirë për Mourinhon në Turqi, por ai duket i motivuar te Benfica në rrugën e suksesit dhe të përballet me sfidat e kampionatit portugez dhe garave evropiane. /Telegrafi/

Jose Mourinho ka futur një klauzolë të pazakontë në kontratën me Benficën

20 September 2025 at 09:15


Benfica ka përfshirë një klauzolë ndërprerjeje në kontratën e Jose Mourinhos që mund të aktivizohet që verën e ardhshme.

Mourinho u prezantua si trajneri i ri i Benficas të enjten, vetëm disa javë pasi u shkarkua nga skuadra turke Fenerbahce pas dështimit të tyre për t'u kualifikuar në Ligën e Kampionëve.

Sipas Salary Leaks, “Special One” ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me skuadrën portugeze dhe pritet të përfitojë rreth 6 milionë euro në sezon në Estadio da Luz.

Ndërsa u prezantua para mediave gjatë një konference për shtyp këtë javë, presidenti i klubit të Benficas, Rui Costa, përmendi se një klauzolë e veçantë është futur në kontratën e Mourinhos.

Costa, i cili mund të largohet nga Benfica muajin tjetër mes zgjedhjeve të ardhshme presidenciale, nuk zbuloi asnjë detaj specifik, megjithëse konfirmoi se Benfica dhe Mourinho kanë mundësinë të ndahen në fund të sezonit 2024/25.

“Ekziston një klauzolë në fund të sezonit që i lë klubit mundësinë të vazhdojë me trajnerin apo jo”, ka thënë Costa.

Që atëherë është raportuar se klauzola në fjalë do t'i japë kujtdo që zgjidhet president në tetor mundësinë të ndahet nga Mourinho pa një pagesë të majme kompensimi.

Një raport nga e përditshmja portugeze O Jogo shpjegoi se si klauzola do të funksionojë në të dyja drejtimet.

“Secila palë mund ta ndërpresë kontratën brenda dhjetë ditëve të para pas përfundimit të ndeshjes së fundit zyrtare të sezonit, me kosto dukshëm më të ulëta se pagesa e pagave të sezonit 2026/27”, thuhet në raport.

Me fjalë të tjera, nëse Benfica e shkarkon Mourinhon, do të paguajë një shumë dukshëm më të ulët sesa nëse do të duhej të paguante kompensim për pjesën e mbetur të kontratës. Dhe nëse Mourinho vendos të largohet për një klub tjetër, duke e ndërprerë kontratën, ai do të duhet t'i paguajë Benficës një shumë ekuivalente. /Telegrafi/

Mourinho kërkon nënshkrimin e tij të parë nga Benfica, një lojtar i Real Madridit

19 September 2025 at 10:34


Jose Mourinho ka nisur punën te Benfica me synimin për ta përforcuar skuadrën në afatin kalimtar të janarit.

Objektivi i tij i parë është mbrojtësi i majtë i Real Madridit, Ferland Mendy.

Trajneri portugez e sheh francezin si zgjidhjen ideale për të forcuar krahun e majtë të mbrojtjes, një repart ku Benfica ka shfaqur pasiguri.

Përvojat e Mendyt në nivelet më të larta e bëjnë atë një përforcim të vlefshëm.

Benfica është gati të ofrojë 10 milionë euro për kartonin e Mendyt, një shumë që mund të bindë Real Madridin.

Lojtari nuk bën më pjesë në planet e Xabi Alonsos dhe nuk ka luajtur asnjë ndeshje këtë sezon.

Kontrata e Mendyt me Realin zgjat deri në vitin 2028, por dëmtimet dhe konkurrenca e madhe kanë ulur rolin e tij në skuadër.

Largimi do të ishte gjithashtu një lehtësim financiar për klubin spanjoll.

Nëse transferimi realizohet, Benfica do të fitojë një lojtar me mbi 140 ndeshje për Real Madridin, me përvojë të pasur në garat evropiane dhe një profil taktik që i përshtatet qartë stilit të Mourinhos.

Mendy do të sjellë jo vetëm stabilitet në mbrojtje, por edhe lidership dhe eksperiencë në ndeshje të nivelit të lartë, elementë kyç për ambiciet e reja të klubit.

Sfida qëndron në rikthimin e Benficës në krye, në Portugali dhe Evropë, me një projekt të fortë dhe të menduar mirë, ku Ferland Mendy mund të bëhet një nga shtyllat kryesore të repartit defensiv. /Telegrafi/

Zyrtare: Jose Mourinho trajner i ri i Benficës

18 September 2025 at 17:00


Benfica ka konfirmuar zyrtarisht emërimin e Jose Mourinhos si trajner i ekipit të parë të futbollit.

Në një komunikatë zyrtare, klubi portugez njoftoi se ka arritur marrëveshje me Jose Mourinhon për të nënshkruar një kontratë pune sportive të vlefshme deri në fund të sezonit 2026/27. Ai do ta derjtojë klubin edhe në Ligën e Kampionëve.

Sipas dokumentit, 10 ditë pas përfundimit të sezonit 2025/26, të dyja palët – si Benfica SAD ashtu edhe trajneri – do të kenë mundësinë të zgjedhin nëse duan ose jo ta vazhdojnë bashkëpunimin për sezonin vijues, në të njëjtat kushte të kontratës ekzistuese.


Me këtë vendim, Mourinho rikthehet në futbollin portugez pas më shumë se dy dekadash karriere ndërkombëtare në klubet më të mëdha evropiane.Jose Mourinho ka drejtuar më parë Benfican, në fillimet e tij, ndërsa pas mori timonin e União de Leiria.

Nga aty ai shpertheu te Porto, duke i harpu rrugën e klubeve gjigante evrpaine sii Chelsea, Inter, Real Madrid dhe Manchester United. Së fundmi ka ka drejtuar Tottenhamin, Romën dhe Fenerbahcen.


Jose Mourinho është një nga trajnerët më të suksesshëm në historinë e futbollit, ku ka fituar 26 trofe madhorë gjatë karrierës, përfshirë Ligën e Kampionëve me Porton dhe Interin, Ligën e Evropës me Manchester United, Ligën e Konferencës me Romën, si dhe tituj kampion në Portugali, Angli, Itali e Spanjë. /Telegrafi/

Mourinho e pranon se po e merr drejtimin e gjigantit portugez: Nuk mund t'i them jo

17 September 2025 at 23:43


Ish-trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho, ka mbërritur në Portugali, ku ka folur për herë të parë rreth mundësisë së marrjes së drejtimit të Benfikës pas shkarkimit të Bruno Lage.

62-vjeçari u prit nga mediat lokale në aeroportin e Cascais në Tires, rreth 30 kilometra larg Lisbonës.

Ai konfirmoi se Benfica tashmë e kishte kontaktuar për të diskutuar mbi rolin e trajnerit kryesor.

“Para se të hipja në aeroplan, më pyetën nëse do të isha i interesuar për punën te Benfica. Thashë po, ishte e mundur. Klubi më pyeti zyrtarisht dhe u përgjigja se sapo të kthehesha në Portugali, do të takohem me kënaqësi me drejtuesit", deklaroi Mourinho.

Tekniku portugez shtoi se nuk kishte asnjë hezitim për të marrë drejtimin e Benficas.

“Kur më ofruan mundësinë për të trajnuar Benfikën, nuk mendova dy herë. Jam i interesuar. Respektoj Bruno Lagen dhe i uroj më të mirën. Ai e di që kthimi im në Portugali, edhe pse i paplanifikuar, mund të jetë një hap i natyrshëm, qoftë edhe për ekipin kombëtar. Por nëse bëhet fjalë për Benfikën… më thoni, cili trajner do t’i thoshte jo? Unë sigurisht që jo", shtoi Mourinho.

Mourinho pranoi se dëshira e tij është të rikthehet sa më shpejt në punë.

“E lashë klubin tim të fundit tre apo katër javë më parë dhe nuk kisha ndërmend të qëndroja pushim deri në fund të sezonit, kjo nuk është natyra ime. Doja të isha trajner, por i thashë vetes të ruaja ekuilibrin emocional, të mos pranoja çdo ofertë vetëm pse dua të punoj. Në këtë rast, kur erdhi Benfika, nuk hezitova. Jam i interesuar dhe do ta pranoja me kënaqësi", përfundoi trajneri portugez.

Ndërkohë, më 17 shtator, presidenti i Benfikës, Rui Costa, konfirmoi shkarkimin e Bruno Lages, pas humbjes tronditëse 3:2 ndaj Qarabag në Ligën e Kampionëve, pavarësisht se skuadra po kryesonte 2:0.

Mourinho ishte në krye të Benficas në vitin 2000, por që e kishte udhëhequr skuadrën e madhe portugeze në vetëm 10 ndeshje. /Telegrafi/

Mourinho është gati të bëjë një rikthim sensacional si trajner i klubit të njohur

17 September 2025 at 09:48


Mourinho është gati të bëjë një rikthim sensacional si trajner i klubit të njohur

Jose Mourinho mund të rikthehet shumë shpejt në zejen e trajnerit dhe atë hiç më pak se te klubi i madh portugez, Benfica.

Bruno Lage nuk është më trajner i Benficas. Humbja ndaj Qarabag (3-2) në shtëpi në raundin e parë të Ligës së Kampionëve ishte fatale për trajnerin portugez i cili u largua nga klubi pas një marrëveshjeje me presidentin Rui Costa.

Kjo i dha fund mandatit të dytë të Lage në stolin e Benficas, dhe klubi portugez më pas konfirmoi zyrtarisht largimin e tij në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare të internetit.

OFICIAL: Bruno Lage despedido do Benfica pic.twitter.com/ZTKLSv4pGR
— B24 (@B24PT) September 16, 2025


Vetëm pak orë pas konfirmimit të largimit të Lage, mediat portugeze njoftuan se Benfica kishte arritur një marrëveshje në parim me Jose Mourinhon, i cili pritet të marr përsipër stolin e klubit të famshëm të Lisbonës.

Mourinho ka qenë jashtë loje që kur u largua nga Fenerbahçe, pikërisht për shkak të humbjes ndaj Benficës në kualifikueset e Ligës së Kampionëve.

Ironikisht, është tani Benfica klubi që ai mund të rikthehet në skenën e madhe.

Mourinho e filloi karrierën e tij si trajner kryesor te Benfica, në vitin 2000, kur e udhëhoqi ekipin vetëm në dhjetë ndeshje përpara se të largohej nga klubi për shkak të mosmarrëveshjeve me drejtuesit e asaj kohe.

🚨💣 BREAKING: Benfica are in advanced talks with José Mourinho after Bruno Lage got sacked overnight! ❤️🤍

Understand Mourinho has opened doors to Benfica move as he wants to return to coaching immediately.

The agreement could be sealed soon. 🦅 pic.twitter.com/RL8eZmn5BY
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) September 17, 2025


Megjithatë, nga ajo periudhë e shkurtër, mbahet mend fitorja bindëse kundër Sportingut (3-0), që ishte edhe ndeshja e fundit që ai drejtoi për Benficën.

Pas kësaj, pasoi një ngritje e rrallë: Porto, Chelsea, Inter, Real Madrid... Mourinho u bë një nga trajnerët më të suksesshëm dhe më të njohur të shekullit të 21-të. Në vitet e fundit të karrierës së tij, ai drejtoi Tottenham, Romën dhe Fenerbahçen, por pa shumë sukses përveç fitimit të Ligës së Konferencës me romakët.

Për Rui Costan, sjellja e Mourinhos mund të përfaqësojë gjithashtu një lëvizje politike, duke pasur parasysh presionin në rritje brenda klubit dhe spekulimet rreth rikthimit të mundshëm të Joao Noronha Lopes në garën për president. /Telegrafi/

"Duam të fitojmë Ligën e Kampionëve me të" - Jurgen Klopp merr ofertë nga një gjigant evropian

15 September 2025 at 20:52


Një nga kandidatët për president të Benficas ka premtuar se do të sjellë Jurgen Kloppin në stol nëse fiton zgjedhjet e muajit të ardhshëm.

Klopp, gjerman 58-vjeçar, nuk ka drejtuar ndonjë klub që nga largimi i tij në fund të sezonit 2023/24.

Sot, ai ka një rol të ri jashtë stolit të trajnerit – si kreu global i futbollit te Red Bull – dhe ka theksuar vazhdimisht se ka mbaruar me drejtimin e ekipeve, pavarësisht spekulimeve të mediave që e lidhin me klube të ndryshme gjatë vitit të fundit.

Një premtim i madh nga kandidati

Cristovao Carvalho, kandidati për president të Benficas, nuk u ndal përballë këtyre spekulimeve. Ai deklaroi se Klopp është objektivi i tij kryesor në rast fitoreje dhe prezantoi një plan ambicioz për të çuar klubin në finalen e Ligës së Kampionëve brenda pesë viteve.

“Bruno Lage nuk do të qëndrojë me mua pasi të skadojë kontrata e tij në fund të sezonit. Më duhet një trajner i klasit botëror, një që e ka fituar tashmë Ligën e Kampionëve dhe që është i gatshëm ta fitojë këtë trofe edhe me Benfican”.

“Ka vetëm një emër në kokën time: Jürgen Klopp. Ai madje ka thënë se Benfica është një klub i madh dhe se një ditë do të donte ta drejtonte. Dikush që thotë këtë ka më shumë arsye për të qenë në këtë klub sesa kushdo tjetër”, tha Carvalho për gazetën portugeze Sic Noticias.

Carvalho shtoi: “Sot është e qartë se Benfica nuk mund ta fitojë Ligën e Kampionëve, por unë kam një plan financiar që synon këtë objektiv. Mund t’u premtoj tifozëve se brenda katër ose pesë vitesh do të luajmë në finalen e Ligës së Kampionëve”.

Cristovao Carvalho

Çfarë mendon Klopp?

Megjithatë, është e pamundur që ish-trajneri i Liverpoolit dhe Borussia Dortmundit të pranojë një ofertë të tillë. Klopp deklaroi në qershor se e shijon jetën jashtë fushës dhe nuk ka dëshirë të kthehet në stol.

“Nuk e dua më këtë”, tha ai për Welt, duke iu referuar spekulimeve për një kthim të mundshëm te Bayern Munich. “Tani kam një punë që më përmbush dhe gjithashtu intensive. Nuk fle më gjatë në mëngjes ose nuk shkoj në shtrat më vonë, por mund ta organizoj punën time shumë më mirë”.

Ai shtoi: “Kam drejtuar 1,081 ndeshje, pa përfshirë miqësoret. Nëse i llogarisim të gjitha gjatë 23 viteve, ndoshta janë rreth 1,200. Ishin shumë detyra, konferenca për shtyp, menaxhim mediatik dhe detyra menaxheriale te Liverpooli – me të vërtetë shumë”.

Klopp Jurgen Klopp

Benfica ka pritur gjatë

Benfica ka fituar për herë të fundit Kupën Evropiane (tash Ligën e Kampionëve) në sezonin 1961/62, duke mposhtur Real Madridin 5-3.

Ndërkohë, Klopp fitoi Ligën e Kampionëve me Liverpoolin në vitin 2019, duke mposhtur Tottenhamin. /Telegrafi/

Jurgen Klopp i përgjigjet thashethemeve për një rikthim tronditës si trajner

12 September 2025 at 11:48


Ish-trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, është shumë i kërkuar dhe i ka bërë të qarta ndjenjat e tij për t'u rikthyer në stolin e trajnerëve.

Klopp nuk ka arritur të bëjë asgjë që kur u largua nga Liverpooli në fund të sezonit 23/24, duke zgjedhur të qëndrojë në Anfield për një sezon më shumë sesa donte, në mënyrë që ta linte klubin në vendin më të mirë të mundshëm.

Vendimi i tij në fund ia vlejti, pasi Arne Slot i udhëhoqi ekipin e Klopp drejt titullit të Ligës Premier në sezonin e tij të parë, pasi zëvendësoi gjermanin legjendar.

Edhe pse Klopp nuk është rikthyer në menaxhim, ai mbetet në lojë pasi mori një rol te gjiganti i pijeve energjike Red Bull si Drejtor i Global Soccer në vitin 2025.

Megjithatë, kjo mund të ndryshojë nëse një klub i plotëson dëshirën, me skuadrën portugeze Benfica që është gati të bëjë një veprim të guximshëm për të siguruar Klopp nëse emërohet një kandidat i caktuar presidencial.

Fituesit e 38 titujve portugezë janë aktualisht në mes të zgjedhjeve për të emëruar pasardhësin e Rui Costas dhe një kandidat, Cristovao Carvalho, premton të heqë qafe trajnerin aktual Bruno Lage dhe të sjellë Klopp në klub.

“Bruno Lage nuk do të qëndrojë përtej kontratës së tij. Më duhet një trajner i nivelit më të lartë, i cili e ka fituar tashmë Ligën e Kampionëve dhe që dëshiron ta fitojë atë me Benficën", ka thënë fillimisht Carvalho për SIC Noticias.

"Vetëm një emër më vjen ndërmend: Jurgen Klopp. Ai madje tha se Benfica është një klub i shkëlqyer që do të donte ta stërviste një ditë. Dikush që e thotë këtë ka diçka më shumë se të tjerët për të qenë në klub”, përfundoi ai.

Pavarësisht suksesit të jashtëzakonshëm të Klopp në këtë lojë, duket se ditët e ish-trajnerit të Borussia Dortmund kanë mbaruar dhe Benfica do të mbetet e zhgënjyer.

Që kur mori përsipër rolin e tij te Red Bull, 58-vjeçari ka riafirmuar vazhdimisht se është shumë më i lumtur në rolin e tij aktual, duke mbikëqyrur operacionet e futbollit të kompanisë në të gjithë globin dhe duke shijuar gjërat në jetë që i humbi për shkak të angazhimeve të tij menaxheriale.

"Çuditërisht, ndërsa pata shumë vizitorë në Liverpool, mezi pata kohë për ta. Në katër muajt e fundit, kam qenë në dy dasma - para kësaj, asnjë në 23 vjet”, ka thënë fillimisht Klopp.

"Por nuk e dua më atë [menaxhimin]. Tani kam një punë që më plotëson dhe është gjithashtu intensive. Nuk fle në mëngjes dhe nuk shkoj në shtrat më vonë natën, por mund ta organizoj punën time shumë më mirë”.

“Gruaja ime, për shembull, është shumë e lumtur me këtë sepse mund t'i planifikojmë gjërat shumë më mirë sesa nuk mundeshim më parë”, përfundoi gjermani.

Duket se tifozët do të duhet të mësohen ta shohin Klopp në tribuna dhe jo në vijën anësore për të ardhmen e parashikueshme. /Telegrafi/

Superliga e Portugalisë e shpall Cristiano Ronaldon më të madhin e të gjitha kohërave

11 September 2025 at 08:48


Cristiano Ronaldo është nderuar me çmimin "Më i Madhi i të Gjitha Kohërave" në Galanë e Superligës Portugeze të mbajtur në Porto të mërkurën mbrëma.

Liga Portugeze e përshkroi atë si një "figurë të pashmangshme në sport dhe idhull për miliona njerëz", duke njohur ndikimin e tij të pakrahasueshëm në futboll.

legjenda e Real Madridit dhe Portugalisë, Ronaldo, i cili aktualisht luan për Al Nassr në Arabinë Saudite, e mori çmimin nëpërmjet një videomesazhi, ku shprehu mirënjohjen e tij.

Who else? 🤷♂

Esperemos que ainda haja espaço para mais um 🏆 no museu. Cristiano Ronaldo venceu o prémio 𝑩𝒆𝒔𝒕 𝒐𝒇 𝑨𝒍𝒍 𝑻𝒊𝒎𝒆 🐐👏 pic.twitter.com/6DbY7DBVL7
— Liga Portugal (@ligaportugal) September 10, 2025

“Jam mirënjohës për të gjithë shokët e mi të ekipit që më kanë ndihmuar gjatë gjithë karrierës sime të fitoj këtë trofe të mrekullueshëm. Gjithashtu dua të falënderoj të gjithë trajnerët dhe të gjithë ata që më kanë ndihmuar në këtë udhëtim për t’u bërë gjithnjë e më i mirë”, tha 40-vjeçari.

Liga vlerësoi etikën e tij të punës, konkurrencën dhe natyrën vendimtare, duke nënvizuar se trashëgimia e tij shkon përtej statistikave, duke i siguruar vendin si më i madhi i të gjitha kohërave.

Se o 𝐆𝐎𝐀𝐓 fala, nós escutamos 🐐

A mensagem 💬 de Cristiano Ronaldo após ser premiado no 𝐋𝐢𝐠𝐚 𝐏𝐨𝐫𝐭𝐮𝐠𝐚𝐥 𝐀𝐰𝐚𝐫𝐝𝐬 🏆 pic.twitter.com/gdwEQEObYD
— Liga Portugal (@ligaportugal) September 10, 2025

Ronaldo ka shënuar 943 gola në karrierën e tij dhe ka më shumë gola ndërkombëtarë se çdo lojtar tjetër në histori.

Megjithatë, kur bëhet fjalë për debatin ‘GOAT’, ai gjithmonë do të jetë në dyshim nga shumë njerëz që preferojnë legjendën e Barcelonës dhe Argjentinës, Lionel Messi. /Telegrafi/

Pas disa transferimeve, Arsenali po negocion me Porton për shitjen e yllit të skuadrës

25 August 2025 at 10:19

Arsenali ka rifilluar bisedimet me Porton për të ardhmen e mbrojtësit polak Jakub Kiwior, teksa gjigantët portugezë po shtyjnë për ta mbyllur marrëveshjen përpara përfundimit të afatit kalimtar. 

25-vjeçari ka humbur terren në hierarkinë e trajnerit Mikel Arteta pas ardhjes së Cristhian Mosquera, dhe tani po konsideron një largim për të siguruar më shumë minuta në fushë. 

Sipas O Jogo, Porto i është drejtuar Arsenalit me një propozim për huazimin e Kiwiorit me detyrim blerjeje në fund të sezonit. 

Arsenali e vlerëson mbrojtësin e qendrës me një çmim rreth 30 milionë euro, dhe është i hapur për ta lënë të largohet nëse kërkesat financiare plotësohen. 

Crystal Palace gjithashtu po ndjek nga afër situatën, por aktualisht Porto është favorite për të siguruar shërbimet e lojtarit. 

Që prej transferimit të tij nga Spezia, Kiwior ka pasur vështirësi për të siguruar vend titullari në “Emirates”, duke qenë pas emrave si William Saliba, Gabriel dhe tani edhe Mosquera. Me Arsenalin që synon trofe në Angli dhe Evropë, Arteta po kërkon stabilitet në repartin mbrojtës  dhe Kiëior shihet si një alternativë e tepërt. 

Një lëvizje drejt Portos mund të ringjallë karrierën e tij, duke i ofruar jo vetëm më shumë hapësira, por edhe mundësinë për të luajtur në Ligën e Kampionëve si titullar. 

 

Mediat portugeze raportojnë se Porto e sheh Kiwiorin si një “përforcim të rëndësishëm”, që do t’i shtonte cilësi dhe thellësi prapavijës së skuadrës. 

Kiëior ishte një lojtar i papërdorur në fitoren 5-0 të Arsenalit ndaj Leeds, gjë që e thekson edhe më shumë rolin e tij dytësor në skuadër. 

Gazetari i njohur Fabrizio Romano gjithashtu ka konfirmuar se bisedimet vazhdojnë, ndërsa këtë javë pritet një ofertë e re nga Porto./Telegrafi/

The post Pas disa transferimeve, Arsenali po negocion me Porton për shitjen e yllit të skuadrës appeared first on Telegrafi.

Porto në zi: Ndërron jetë legjenda Jorge Costa

5 August 2025 at 20:57

Futbolli portugez është zhytur në zi pas lajmit tronditës për ndarjen nga jeta të Jorge Costas, një prej figurave më ikonike në historinë e FC Porto. Ish-kapiteni dhe aktualisht drejtori sportiv i klubit, ndërroi jetë të martën në moshën 53-vjeçare, si pasojë e një arresti kardiak.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi portugez përmes një njoftimi zyrtar, ku u shpreh një dhimbje e thellë për humbjen e një njeriu që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e Portos dhe futbollit portugez.

“Në këtë kohë pikëllimi të madh, Porto shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së Jorge Costas, miqve të tij dhe të gjithë atyre që ndanë momente të paharrueshme me të. Ai ndikoi breza të tërë tifozësh dhe u bë një simbol i madh i klubit tonë. Trashëgimia e Jorge Costas do të jetojë përgjithmonë. Nuk do të harrohesh kurrë, Kapiten”, shkroi FC Porto.

 

Jorge Costa deixou-nos. Um de nós, um líder, capitão, exemplo. Um símbolo do FC Porto.

Obrigado por seres FC Porto até ao fim.

Até sempre, Jorge Costa. pic.twitter.com/XTmW5WVEHj

— FC Porto (@FCPorto) August 5, 2025

Një jetë e lidhur me Porton

Jorge Costa ishte mishërimi i shpirtit garues të Portos. I njohur për grintën, lidershipin dhe besnikërinë, ai zhvilloi 324 ndeshje me fanellën e klubit të tij të zemrës, ku realizoi 20 gola dhe dha 5 asistime, duke qenë një nga mbrojtësit më të qëndrueshëm të gjeneratës së tij.

Pas karrierës si futbollist, Costa ndoqi rrugën e trajnerit dhe më pas u rikthye në “Dragão” në verën e vitit 2023 për të marrë detyrën e drejtorit sportiv, ku synonte të vazhdonte të kontribuonte për klubin që i dha gjithçka.

Përtej Portugalisë, një figurë e respektuar

Ish-lojtari i kombëtares portugeze dhe pjesë e brezit të artë para Euro 2004, Jorge Costa ishte i njohur edhe jashtë kufijve. Ai përfaqësoi Portugalinë në 50 ndeshje ndërkombëtare dhe konsiderohej si një nga mbrojtësit më të respektuar të kohës së tij. /Telegrafi/

The post Porto në zi: Ndërron jetë legjenda Jorge Costa appeared first on Telegrafi.

Si i ‘mashtroi’ Porto tifozët me transferimin e yllit holandez, të gjithë në stadium mbetën të shtangur

4 August 2025 at 23:54

Në një epokë ku informacioni rrjedh me shpejtësi të madhe dhe zbulimet për transferimet janë të zakonshme, Porto ka befasuar të gjithë me një lëvizje të fshehtë.

Klubi portugez priti Atletico Madridin në stadiumin “Dragao”, dhe askush nga mijëra tifozët në tribuna nuk kishte dijeni për surprizën që do të vinte.

Përpara fillimit të ndeshjes, Porto prezantoi zyrtarisht skuadrën për sezonin e ri, dhe në fund njoftoi se Luuk de Jong ishte lojtari më i ri i ekipit.

🚨 Porto scheduled Luuk de Jong’s medical tests as a handball player so the information wouldn’t leak. 😅

Only the club board members knew about his surprise presentation.

@ojogo pic.twitter.com/Pb7srzA0YB

— The Touchline | 𝐓 (@TouchlineX) August 4, 2025

Tifozët fillimisht mbetën të tronditur kur panë sulmuesin 34-vjeçar holandez me fanellën e Portos, por menjëherë shpërthyen në entuziazëm.

Sipas “O Jogo”, Porto ia doli ta mbante sekret transferimin falë një lëvizjeje shumë të zgjuar gjatë vizitës mjekësore të lojtarit.

🚨 Porto scheduled Luuk de Jong’s medical tests as a handball player so the information wouldn’t leak. 😅

Only the club board members knew about his surprise presentation.

@ojogo pic.twitter.com/Pb7srzA0YB

— The Touchline | 𝐓 (@TouchlineX) August 4, 2025

Ata regjistruan ekzaminimin mjekësor të De Jong si të një lojtari të hendbollit, duke shmangur çdo dyshim dhe rrjedhje informacioni.

Madje as Fabrizio Romano, burimi më i besuar për lajmet e merkatos, nuk kishte asnjë dijeni për këtë lëvizje surprizë të Portos. /Telegrafi/ 

The post Si i ‘mashtroi’ Porto tifozët me transferimin e yllit holandez, të gjithë në stadium mbetën të shtangur appeared first on Telegrafi.

Manchester City përgatit një ofertë prej 75 milionë eurosh për yllin e madh

22 July 2025 at 09:42

Manchester City e ka vënë Diogo Costan në radarin e tyre si kandidatin kryesor për të përforcuar pozicionin e portierit nëse Ederson Moraes largohet nga klubi në javët e ardhshme.

Portieri i Portos, i vlerësuar me 75 milionë euro, është bërë prioritet për ekipin e Pep Guardiolës, të cilët tashmë kanë filluar kontaktet paraprake për të testuar qëndrueshmërinë e marrëveshjes.

Mundësia që Ederson të largohet nga stadiumi Etihad këtë verë po bëhet gjithnjë e më reale, veçanërisht duke pasur parasysh interesin e fortë nga Galatasaray, të cilët janë në kërkim të një portieri të nivelit të lartë pasi fituan ligën turke.

Duke pasur parasysh këtë skenar, menaxhmenti sportiv i Cityt po kërkon të ecë përpara dhe të sigurojë një zëvendësim të besueshëm, dhe Costa duket të jetë një nga portierët më të kërkuar në Evropë për performancat e tij si në Porto ashtu edhe me ekipin kombëtar portugez.

City thuhet se është i gatshëm të ofrojë rreth 60 milionë euro, një shifër ende nën klauzolën e lirimit, por që mund të jetë bazë për negociata.

Megjithatë, Porto nuk duket i gatshëm ta lërë yllin e tyre të largohet për më pak se shuma e përcaktuar në kontratën e tij, gjë që mund ta detyrojë klubin anglez të rrisë ofertën e tyre nëse duan të mbyllin marrëveshjen.

Me 83 ndeshje pa pësuar gol në gati 200 ndeshje zyrtare, Diogo Costa ka treguar besim në portë, aftësi me këmbët dhe reflekse të shkëlqyera.

Përveç Costas, Manchester City po ndjek edhe emra të tjerë si James Trafford, megjithëse lojtari portugez duket të jetë kandidati më i mundshëm. Në javët e ardhshme, klubi anglez pritet të formalizojë ofertën e tij përfundimtare në një përpjekje për të siguruar një nga portierët më premtues në skenën evropiane. /Telegrafi/

The post Manchester City përgatit një ofertë prej 75 milionë eurosh për yllin e madh appeared first on Telegrafi.

“Hakmarrje e madhe”, Gyokeres synon një transferim në Ligën Premier

12 July 2025 at 11:57

Viktor Gyokeres po kërkon “hakmarrje të madhe” duke u rikthyer në Ligën Premier, një transferim që mund ta shohë atë të lidhet me Arsenalin.

Sulmuesi suedez shprehu dëshirën e tij për të luajtur në një nga ligat më të mëdha të Evropës, duke thënë: “Është një nga ligat më të mëdha në Evropë”.

“Kalova disa vite atje pa qenë në gjendje të luaja asnjë ndeshje. Kështu që, sigurisht, është diçka që do të doja ta bëja. Do të ishte një hakmarrje e shkëlqyer!”.

Interesi i Arsenalit për Gyokeres është dokumentuar mirë, me ‘Gunners’ që thuhet se e kanë përmirësuar ofertën e tyre verbale në 65 milionë euro plus 15 milionë euro në bonuse.

Megjithatë, thuhet se Sporting Lisbona po pret një tarifë fikse prej 70 milionë eurosh.

Pavarësisht spekulimeve rreth të ardhmes së tij, Gyokeres mbetet mendje hapur për lëvizjen e tij të radhës.

“Ndoshta do të largohem nga Sporting CP këtë verë. Ky është futbolli, nuk i dihet kurrë. Nuk mendoj për këtë; do të shohim çfarë ndodh. Nëse ndodh diçka, do të ndodhë. Gjëja më e rëndësishme për mua është të luaj për një klub që më dëshiron vërtet”, përfundoi ylli suedez. /Telegrafi/

The post “Hakmarrje e madhe”, Gyokeres synon një transferim në Ligën Premier appeared first on Telegrafi.

I tradhtuar nga presidenti, Viktor Gyokeres në luftë me Sportingun

2 July 2025 at 16:33

Objektivi i Arsenalit dhe Manchester United, Viktor Gyokeres, thuhet se do të përpiqet të detyrojë një largim nga Sporting Lisbon këtë verë.

Sulmuesi është lidhur ngushtë me një largim nga klubi portugez, të cilët po përpiqen të rrisin tarifën e mundshme për një transferim.

Siç raportohet nga Record, Gyokeres do të refuzojë të kthehet te Sporting ndërsa kërkon të sigurojë një largim.

Gyokeres është i pakënaqur me komentet e bëra nga presidenti i Sportingut, Frederico Varandas, raporton Fabrizio Romano.

Edhe pse atij do t’i jepet një javë pushim shtesë përpara se të rikthehet në stërvitjet parasezonale, tani pritet që Gyokeres të mos paraqitet.

Sulmuesi thuhet gjithashtu se ka kërcënuar të shprehë publikisht mendimin e tij për situatën.

Reprezentuesi suedez nuk është i kënaqur me sugjerimet se klubi nuk do ta respektojë marrëveshjen që ishte në fuqi për ta lënë të largohej për një shumë më të ulët se klauzola e tij e lirimit.

Varandas deklaroi: “Sporting është i qetë në lidhje me këtë çështje. Së dyti, Sporting nuk ka nevojë ta shesë Viktor Gyokeres. Për fat të mirë, ne e kemi kaluar fazën e shitjes së asetit tonë kryesor”.

Edhe pse Varandas pranoi se Gyokeres ka të ngjarë të largohet, ai deklaroi se tarifa do të jetë shumë më e lartë se çmimi i mundshëm prej 65 milionë eurosh plus 10 milionë euro në bonuse. /Telegrafi/

The post I tradhtuar nga presidenti, Viktor Gyokeres në luftë me Sportingun appeared first on Telegrafi.

❌
❌