Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 December 2025Main stream

Prokuroria e Fierit mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq 7 punonjës të Agjencisë Mjedisore

By: V K
28 December 2025 at 10:57

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq punonjësit e Agjencisë Rajonale Mjedisore Fier, Vlorë, Gjirokastër për veprën penale ‘Shpërdorimi detyre’.

Konkretisht bëhet fjalë për:

Arben Voja, ish-Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Mjedisit Fier, drejtor i spitalit rajonal;

B.F., specialist për lejet mjedisore dhe VNM-të në Agjencinë Rajonale të Mjedisit Fier/Vlorë/Gjirokastër;

E.B. specialist për lejet mjedisore dhe VNM-të në Agjencinë Rajonale të Mjedisit Fier/Vlorë/Gjirokastër;

E.Z. specialist për lejet mjedisore dhe VNM-të në Agjencinë Rajonale të Mjedisit Fier/Vlorë/Gjirokastër;

E.B. specialiste për lejet mjedisore dhe VNM-të në Agjencinë Rajonale të Mjedisit Fier/Vlorë/Gjirokastër;

V.G., specialiste monitorimi në Agjencinë Rajonale të Mjedisit Fier/Vlorë/Gjirokastër; dhe

P.T., specialist finance në Agjencinë Rajonale të Mjedisit Fier/Vlorë/Gjirokastër;

Sipas organit të akuzës, në përfundim të hetimeve, u provua se, drejtori dhe specialistët e Agjencisë Rajonale të Mjedisit Fier/Vlorë/Gjirokastër, duke vepruar e mosvepruar në kundërshtim me ligjin, duke mos përmbushur rregullisht detyrat funksionale, pavarësisht rekomandimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit, auditimeve të brendshme të kryera nga Ministria e Mjedisit:

Kanë miratuar dhe refuzuar leje mjedisore të tipit “C” në kundërshtim me ligjin, pa kryer verifikime në terren dhe pa respektuar kriteret ligjore dhe nënligjore; disa leje mjedisore të tipit “C” ishin miratuar në mungesë të dokumentacionit të detyrueshëm që kërkohet nga ligji dhe aktet nënligjore; si dhe janë konstatuar standarde të ndryshme vendimmarrjeje, duke favorizuar disa subjekte dhe penalizuar të tjera pa bazë ligjore.

 

The post Prokuroria e Fierit mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq 7 punonjës të Agjencisë Mjedisore appeared first on Albeu.com.

Ditët e fundit të 2025-ës, vajza e Silvinjos ndan fotot nga pushimet familjare në Brazil

By: V K
28 December 2025 at 10:44

Vajza e trajnerit të Kombëtares shqiptare, Tati Mendes,është shumë aktive në rrjetet sociale. Ajo updeton ndjekësit e saj me çdo gjë që ndodh rreth saj.

Së fundmi, ajo ka postuar foto nga pushimet që po kalon së bashku me familjarët e saj në një plazh në Brazil.

Të gjithë duken të lumtur krah njëri-tjetrit, teksa po shijojnë ditët e fundit të 2025-ës.

 

The post Ditët e fundit të 2025-ës, vajza e Silvinjos ndan fotot nga pushimet familjare në Brazil appeared first on Albeu.com.

Dosja e AKSHI-t/ Rama: Akuzat ndaj Karçanajt janë të hatashme, të presim me durim fjalën e drejtësisë

By: V K
28 December 2025 at 10:21

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar në Podkastin FLASIM lidhur me hetimin e SPAK mbi tenderat e dhëna nga Agjencia e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe skandalin e fundit që lidhet me këtë institucion.

Rama theksoi se AKSHI po përballet me një hetim nga SPAK për përdorimin e fondeve, duke vënë në qendër Mirlinda Karçanain, e cila udhëhoqi realizimin e vizionit qeverisës për transformimin digjital të shtetit me përkushtim dhe dijeni për 12 vite.

Kryeministri nënvizoi se Karçanaj ndodhet aktualisht nën një masë sigurie për një akuzë të rëndë, por theksoi se e vërteta mund të dalë vetëm nga drejtësia dhe jo nga “700 tenxheret e çorbës politike dhe mediatike”.

“AKSHI përballet sot me një hetim nga SPAK për përdorimin e fondeve dhe Mirlinda Karçanai që udhëhoqi jëtësimin e vizionit tonë qeverisës transfomimin digjital të qeverisë me dije me vullnet e përkushtim të përditshëm për 12 vite, gjendet nën një masë sigurie me një akuzë të hatashme për të cilën duhet pritur me durim vetëm nga drejtësia jo nga 700 tenxheret e çorbës politike dhe mediatike, që të dalë e vërteta e saj. Por e di që falë saj dhe Skuadrës së AKSHI, Shqipëria ka bërë një kapërcim të madh”, tha ai.

The post Dosja e AKSHI-t/ Rama: Akuzat ndaj Karçanajt janë të hatashme, të presim me durim fjalën e drejtësisë appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet në Kosovë, KQZ publikon të dhënat: Pjesëmarrja në dy orët e para

By: V K
28 December 2025 at 10:18

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, pjesëmarrja në votime deri në orën 09:00 ka arritur vetëm 2.61%.

Qendrat e votimit do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00, duke i dhënë mundësi qytetarëve të votojnë gjatë gjithë ditës.

Ekspertët e procesit zgjedhor bëjnë të ditur se trendi i pjesëmarrjes zakonisht rritet në orët e pasdites, duke sugjeruar se numri i votuesve pritet të rritet ndjeshëm gjatë ditës.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve lista e votuesve në këto zgjedhje përmban rreth 2.076.290 votues të regjistruar.

Numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotimet në Kosovë është 1.999.205 votues, ndërkaq, numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës është 77.085 votues.

KQZ-ja ka përgatitur 948 qendra votimi në vend dhe pikat e votimit në mbi 20 vende jashtë Kosovës, përfshirë ambasada dhe konsullata, për t’i lehtësuar votuesit jashtë vendit qasjen te procesi zgjedhor.

Për zgjedhjet e jashtëzakonshme janë certifikuar gjithsej 24 subjekte politike, përfshirë 18 parti politike, tri koalicione parazgjedhore, dy iniciativa qytetare dhe një kandidat i pavarur.

The post Zgjedhjet në Kosovë, KQZ publikon të dhënat: Pjesëmarrja në dy orët e para appeared first on Albeu.com.

SPAK dhe BKH në aksion, ja emrat e biznesmenëve dhe zyrtarëve që u janë kontrolluar banesat

By: V K
28 December 2025 at 09:47

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (Byroja Kombëtare e Hetimit), kanë hyrë në një fazë të re dhe intensive hetimore, ku në fokus janë të gjithë biznesmenët dhe zyrtarët publikë që rezultojnë të lidhur, drejtpërdrejt apo tërthorazi, me ministren dhe zv.kryeministren Belinda Balluku.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se nuk bëhet më fjalë për veprime sporadike, por për një strategji të plotë hetimore, e cila synon të zbërthejë të gjithë rrjetin administrativ dhe ekonomik që dyshohet se ka përfituar nga tendera të paracaktuar, kontrata publike të manipuluara dhe vendimmarrje klienteliste në sektorin e infrastrukturës dhe energjisë.

54 kontrolle, dhjetëra persona nën lupë

Vetëm në dy ditët e fundit, më shumë se 40 oficerë të BKH-së kanë ushtruar 54 kontrolle në zyra dhe banesa të zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës, si dhe të biznesmenëve të njohur që kanë pasur marrëdhënie kontraktuale apo personale me rrethin e ngushtë të Ballukut.

Mes personave të kontrolluar mësohet se janë: Sindi Dushku, drejtoreshë e Kabinetit të Ballukut biznesmenë të njohur si Ram Geci, Sadik Ismailaj (Alb-Star), Rrok Gjoka, Pëllumb Salillari, Ilir Shtufi, Gëzim Dani, Paqsor Buzi, Ylli Senka, Kujtim Arifaj, si dhe të tjerë emra që po dalin nga verifikimet financiare dhe komunikimet elektronike. Për dy prej tyre fletë arresti gati në SPAK.

Por në listë janë edhe dy oligarkë të fuqishëm, të cilëve po kontrollohet çdo pasuri si dhe komunikimet mobile. Disa veprime të tyre u kanë nga hetimet dhe nga përgjimet.

Sekuestro masive dhe ekspertim digjital

Gjatë operacioneve janë sekuestruar dhjetëra telefona celularë, laptopë dhe pajisje elektronike, të cilat SPAK i ka vlerësuar me urgjencë si prova të ligjshme dhe i ka dërguar për ekspertim kompjuterik të thelluar.

Objekt i analizës janë:

komunikimet në aplikacione të koduara,

email-e zyrtare dhe private,

dokumente tenderash,

dhe gjurmë financiare që mund të provojnë koordinim të paligjshëm mes zyrtarëve dhe biznesmenëve.

Në këtë kuadër, është kontrolluar për herë të dytë edhe Viola Haxhiademi, ish-Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Infrastrukturës dhe aktualisht drejtoreshë e Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), së cilës i është sekuestruar edhe aparati celular.

Sinjal i fortë politik dhe institucional

Fakti që SPAK dhe BKH po hetojnë çdo biznesmen dhe çdo zyrtar të lidhur me Ballukun, pa përjashtime, shihet si një sinjal i fortë se imuniteti politik nuk garanton më mbrojtje dhe se drejtësia e re po teston realisht kufijtë e saj.

Hetimet vijojnë dhe pritet që në ditët në vijim të ketë zhvillime të reja, përfshirë thirrje për marrje në pyetje, masa sigurie dhe zgjerim të akuzave.

Ndërkohë nën monitorim të fortë kanë dy oligarkët, të cilët dyshohet ndër të tjera, se kanë ndërhyrë për miq apo firma që fshihen pas tyre, që të fitojnë tenderimet në dhjetra e qindra milionë euro.

Po kështu BKH ka marrë urdhër nga prokurorët e SPAK, Dritan Prençi, Dorina Bejko dhe shefi i ri i akuzës, Klodjan Braho që të mbikqyrin dy oligarkët në çdo lëvizje dhe të kontrollojnë në mënyrë të befasishme disa njerëz dhe firma që rrijnë pas tyre.

Burimet thonë se për njerin prej tyre, që ka fuqi të madhe, po pritet fletë arresti.

Me sa duket SPAK do jetë historia e re e Shqipërisë. Arben Kraja, është shefi i parë i SPAK që hodhi themelet e çelikta të institucionit, me pas Altin Dumani që e ktheu në fortesë të jashtëzakonshme në arrestime të politikanëve të lartë dhe në ndëshkime të krimit të organizuar.

Ndërsa tani Klodian Braho, ka misonin e madh që përveç atyre që janë arritur, të arrestojë edhe në botën e oligarkëve, të cilët përdorin politikën, mafien, median dhe çdo gjë tjetër për të vjedhur buxhetin e shtetit.

Viti 2026 do jetë viti i “sketerrës” për oligarkët që kanë marrë qindra milionë euro si dhe nuk paguajnë taksat.

Një skuadër financiare edhe me të huaj, specializuar nga FBI, po heton koncensionet, tenderimet, bankat, resortet turistike dhe kullat.

Një bankë e nivelit të dytë po kalohet në sitë për transaksionet financiare që ka kryer për llogari të krimit të organizuar dhe një oligarku.

The post SPAK dhe BKH në aksion, ja emrat e biznesmenëve dhe zyrtarëve që u janë kontrolluar banesat appeared first on Albeu.com.

Aksident tragjik në Stamboll/ Humbin jetën katër persona, plagosen shtatë të tjerë

By: V K
28 December 2025 at 09:38

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Stamboll, ku një autobus ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një përrua. Sipas raportimeve paraprake, nga ngjarja tragjike kanë humbur jetën katër pasagjerë, ndërsa shtatë të tjerë janë plagosur.

Në vendngjarje mbizotëroi kaosi, ndërsa ekipet e shpëtimit ndërhynë menjëherë për të ndihmuar të lënduarit.

Një numër i madh zjarrfikësish, efektivësh policie dhe ndihmës mjekësorë u angazhuan në operacionin e shpëtimit.

Të plagosurit u transportuan me ambulanca drejt spitaleve më të afërta për trajtim mjekësor, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

The post Aksident tragjik në Stamboll/ Humbin jetën katër persona, plagosen shtatë të tjerë appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet në Kosovë/ Lista Serbe nis votimin kolektiv në Mitrovicën e Veriut

By: V K
28 December 2025 at 09:24

Pjesëtarë të Listës Serbe, partisë më të madhe serbe në Kosovë, kanë dalë për të votuar në mënyrë kolektive nga qendra e Mitrovicës së Veriut, në krye me kryetarin e partisë, Zllatan Ellek.

Votimi kolektiv, është bërë një praktikë e zakonshme sa herë që Lista Serbe merr pjesë në zgjedhje.

Në garë për dhjetë vendet e rezervuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës, përveç Listës Serbe, janë regjistruar edhe Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiqit dhe Lidhja Kosovare e Goran Marinkoviqit.

The post Zgjedhjet në Kosovë/ Lista Serbe nis votimin kolektiv në Mitrovicën e Veriut appeared first on Albeu.com.

Riintegrimi i vështirë/ Të diskriminuar dhe me shëndet të dobët mendor, emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban

By: V K
28 December 2025 at 08:45

Ka një tendencë në rritje të rikthimit të emigrantëve pas pandemisë, por nga ana tjetër, kushtet e integrimit të tyre janë vështirësuar edhe më shumë, sidomos pas pandemisë, sipas të dhënave të fundit nga Anketa e Emigracionit që u zhvillua nga INSTAT vitin e kaluar, të cilat u publikuan së fundmi.

Shqipëria në këtë mënyrë po vret, për së dyti, shpresën e të rikthyerve, teksa në vendet e tjera të Ballkanit si Rumania, Bullgaria dhe Serbia, kthimet po tejkalojnë largimet.

Anketa zbuloi se gati 108 mijë persona janë rikthyer gjatë 2012–2024. Pjesa më e madhe, rreth 45%, u rikthyen gjatë 2020–2024.

Në periudhat më të hershme, pesha e të kthyerve ka qenë më e ulët, me vetëm 10–19% të rikthyer në çdo interval pesëvjeçar ndërmjet viteve 2000 dhe 2019.

Emigrantët që u kthyen para kohe dhe jo me dëshirë përbëjnë 67% të të gjithë të rikthyerve dhe karakterizohen nga dominimi i fortë i meshkujve.

Anketa zbuloi se kthimet e parakohshme lidhen më shpesh me humbjen e vendit të punës, mungesën e mundësive dhe probleme administrative në vendin pritës, ndërsa kthimet e planifikuara shoqërohen më tepër me përfundimin e kontratave të punës dhe arritjen e objektivave financiare.

Arsyet familjare mbeten një faktor i rëndësishëm për të dy grupet, megjithëse janë pak më të shpeshta tek ata që janë kthyer para kohe.

Në total, 28% e të gjithë emigrantëve të kthyer raportojnë arsyet familjare si motivin kryesor për rikthimin në Shqipëri. Kjo përqindje rritet në 31% tek ata që u kthyen para kohe dhe mbetet e lartë, në 23%, edhe tek ata që nuk u kthyen para kohe.

Arsyet e kthimit ndryshojnë ndjeshëm mes dy grupeve. Emigrantët që u kthyen para kohe kanë më shumë gjasa të përmendin faktorë të pavullnetshëm, si largimi nga puna nga punëdhënësi ose pamundësia për të gjetur punë (10%).

Ndërsa ata që qëndruan më gjatë jashtë vendit, u kthyen më shumë për shkak të përfundimit të punës sezonale ose kontratës, apo sepse kishin arritur të fitonin dhe kursenin mjaftueshëm para (6%).

 


Burimi: Anketa e emigracionit në Shqipëri, 2024

Përkeqësohet riintegrimi i të kthyerve pas pandemisë

Në afatmesëm, emigrantët e kthyer priren të integrohen relativisht mirë në tregun shqiptar të punës, duke shfaqur norma punësimi më të larta sesa personat që nuk kanë emigruar, megjithëse ata që janë kthyer më së fundmi përballen me vështirësi më të mëdha.

 


Burimi: Anketa e emigracionit në Shqipëri, 2024

Anketa zbuloi se normat e punësimit janë dukshëm më të ulëta për emigrantët e kthyer rishtazi. Ata që u kthyen gjatë periudhës 2000–2004 kanë normën më të lartë të punësimit, në 93%.

Kjo normë bie gradualisht për grupet e mëvonshme, në 60% për periudhën 2005–2009, 65% për 2010–2014 dhe 53% për 2015–2019.

Norma më e ulët e punësimit, 46%, vërehet tek emigrantët e kthyer në periudhën 2020–2024, duke treguar sfida më të mëdha për riintegrimin afatshkurtër në tregun e punës.

Edhe pse emigrantët e kthyer kanë të drejtë të përfitojnë shërbime mbështetëse për riintegrim, kryesisht përmes Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, përdorimi i këtyre shërbimeve mbetet i kufizuar dhe shpesh nuk është i përshtatur me nevojat specifike të grupeve të ndryshme të emigrantëve të kthyer, veçanërisht të atyre që janë rikthyer me detyrim pas refuzimit të kërkesave për azil.

Meshkujt e kthyer shfaqin norma relativisht të larta punësimi (67%), më të larta se meshkujt jo-emigrantë (59%), duke sugjeruar se përvoja migratore mund t’u japë atyre një avantazh të lehtë në tregun e punës pas kthimit.

Në të kundërt, gratë e kthyera kanë norma më të ulëta punësimi (34%), të ngjashme me ato të grave jo-emigrante (36%), ç`ka tregon se migrimi nuk përkthehet domosdoshmërisht në përmirësim të rezultateve të punësimit për gratë.

Analizat tregojnë se në afatshkurtër emigrantët e kthyer kanë më pak gjasa të jenë të punësuar krahasuar me jo-emigrantët, por kjo situatë përmirësohet me kalimin e kohës.

Ata që janë kthyer prej më pak se një viti kanë 22 pikë përqindjeje më pak gjasa të jenë të punësuar, ndërsa pas 6–10 vitesh nga kthimi, probabiliteti i punësimit bëhet 7 pikë përqindjeje më i lartë se te jo-emigrantët, duke sugjeruar se përfitimet nga përvoja migratore materializohen gradualisht.

Ka një tendencë në rritje të rikthimit të emigrantëve pas pandemisë, por nga ana tjetër, kushtet e integrimit të tyre janë vështirësuar edhe më shumë, sidomos pas pandemisë, sipas të dhënave të fundit nga Anketa e Emigracionit që u zhvillua nga INSTAT vitin e kaluar, të cilat u publikuan së fundmi.

Shqipëria në këtë mënyrë po vret për së dyti shpresën e të rikthyerve, teksa në vendet e tjera të Ballkanit si Rumania, Bullgaria dhe Serbia kthimet po tejkalojnë largimet.

Anketa zbuloi se gati 108 mijë persona janë rikthyer gjatë 2012–2024. Pjesa më e madhe, rreth 45%, u rikthyen gjatë 2020–2024.

Në periudhat më të hershme, pesha e të kthyerve ka qenë më e ulët, me vetëm 10–19% të rikthyer në çdo interval pesëvjeçar ndërmjet viteve 2000 dhe 2019.

Emigrantët që u kthyen para kohe dhe jo me dëshirë përbëjnë 67% të të gjithë rikthyerve dhe karakterizohen nga një dominim i fortë i meshkujve.

Anketa zbuloi se kthimet e parakohshme lidhen më shpesh me humbjen e vendit të punës, mungesën e mundësive dhe probleme administrative në vendin pritës, ndërsa kthimet e planifikuara shoqërohen më tepër me përfundimin e kontratave të punës dhe arritjen e objektivave financiare.

Arsyet familjare mbeten një faktor i rëndësishëm për të dy grupet, megjithëse janë pak më të shpeshta tek ata që janë kthyer para kohe.

Në total, 28% e të gjithë emigrantëve të kthyer raportojnë arsyet familjare si motivin kryesor për rikthimin në Shqipëri.

Kjo përqindje rritet në 31% tek ata që u kthyen para kohe dhe mbetet e lartë, në 23%, edhe tek ata që nuk u kthyen para kohe.

Arsyet e kthimit ndryshojnë ndjeshëm mes dy grupeve. Emigrantët që u kthyen para kohe kanë më shumë gjasa të përmendin faktorë të pavullnetshëm, si largimi nga puna nga punëdhënësi ose pamundësia për të gjetur punë (10%).

Ndërsa ata që qëndruan më gjatë jashtë vendit u kthyen më shumë për shkak të përfundimit të punës sezonale ose kontratës apo sepse kishin arritur të fitonin dhe kursenin mjaftueshëm para (6%).

 


Burimi: Anketa e emigracionit në Shqipëri, 2024

Përkeqësohet riintegrimi i të kthyerve pas pandemisë

Në afatmesëm, emigrantët e kthyer priren të integrohen relativisht mirë në tregun shqiptar të punës, duke shfaqur norma punësimi më të larta sesa personat që nuk kanë emigruar, megjithëse ata që janë kthyer më së fundmi përballen me vështirësi më të mëdha.

Anketa zbuloi se normat e punësimit janë dukshëm më të ulëta për emigrantët e kthyer rishtazi.

Ata që u kthyen gjatë periudhës 2000–2004 kanë normën më të lartë të punësimit, në 93%. Kjo normë bie gradualisht për grupet e mëvonshme, në 60% për periudhën 2005–2009, 65% për 2010–2014 dhe 53% për 2015–2019.

Norma më e ulët e punësimit, 46%, vërehet tek emigrantët e kthyer në periudhën 2020–2024, duke treguar sfida më të mëdha për riintegrimin afatshkurtër në tregun e punës.

Edhe pse emigrantët e kthyer kanë të drejtë të përfitojnë shërbime mbështetëse për riintegrim, kryesisht përmes Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, përdorimi i këtyre shërbimeve mbetet i kufizuar dhe shpesh nuk është i përshtatur me nevojat specifike të grupeve të ndryshme të emigrantëve të kthyer, veçanërisht të atyre që janë rikthyer me detyrim pas refuzimit të kërkesave për azil.

Meshkujt e kthyer shfaqin norma relativisht të larta punësimi (67%), më të larta se meshkujt jo-emigrantë (59%), duke sugjeruar se përvoja migratore mund t’u japë atyre një avantazh të lehtë në tregun e punës pas kthimit.

Në të kundërt, gratë e kthyera kanë norma më të ulëta punësimi (34%), të ngjashme me ato të grave jo-emigrante (36%), çka tregon se migrimi nuk përkthehet domosdoshmërisht në përmirësim të rezultateve të punësimit për gratë.

Analizat tregojnë se në afatshkurtër, emigrantët e kthyer kanë më pak gjasa të jenë të punësuar krahasuar me jo-emigrantët, por kjo situatë përmirësohet me kalimin e kohës.

Ata që janë kthyer prej më pak se një viti kanë 22 pikë përqindjeje më pak gjasa të jenë të punësuar, ndërsa pas 6–10 vitesh nga kthimi, probabiliteti i punësimit bëhet 7 pikë përqindjeje më i lartë se te jo-emigrantët, duke sugjeruar se përfitimet nga përvoja migratore materializohen gradualisht.

Të rikthyer, tranzicion i fortë profesional

Emigrantët e kthyer shpesh përjetojnë ndryshime në profesion dhe sektor pas rikthimit në Shqipëri.

Ata që janë kthyer para kohe shfaqin luhatje më të theksuara. Këta të fundit kanë më shumë gjasa të përjetojnë ndërprerje në trajektoren e tyre profesionale, me përputhje më të dobët midis punës që kanë pasur jashtë vendit dhe asaj që gjejnë pas kthimit.

Ndër emigrantët që nuk janë kthyer para kohe, rreth 42% janë rikthyer për të punuar në një sektor të ndryshëm nga ai ku ishin të punësuar jashtë, ndërsa 43% kanë kaluar në një profesion tjetër, duke treguar tranzicione ose ndërprerje relativisht të shpeshta.

Vetëm 9% e emigrantëve që nuk u kthyen para kohe raportojnë se kanë pasur punë me nivel më të lartë aftësish jashtë sesa pas kthimit, ndërsa kjo përqindje bie në vetëm 2% tek ata që u kthyen para kohe.

Rreth 83% e meshkujve të kthyer dhe 76% e grave të kthyera raportojnë se kanë kontratë të shkruar, krahasuar me 83% të meshkujve dhe 86% të grave jo-emigrante.

Vetëpunësimi, zgjidhja fillestare

Pesha e emigrantëve të kthyer që janë të vetëpunësuar është rritur ndjeshëm deri në vitin 2014, qoftë si rezultat i rritjes së kapaciteteve sipërmarrëse, qoftë për shkak të vështirësive në aksesin ndaj punësimit formal, por kjo prirje ka mbetur relativisht e qëndrueshme më pas.

Në përgjithësi, vetëpunësimi ka kaluar nga një strategji periferike riintegrimi në një element të rëndësishëm të përvojës së emigrantëve të kthyer, veçanërisht pas vitit 2010.

Pesha e të vetëpunësuarve rritet nga vetëm 7% e atyre që u kthyen në periudhën 2000–2004, në 22% për 2005–2009, duke arritur kulmin në 34% për grupin 2010–2014 dhe duke u stabilizuar rreth 29% për kohortat më të fundit (2015–2024).

Kjo prirje sugjeron se emigrantët e kthyer më rishtazi po i drejtohen gjithnjë e më shumë vetëpunësimit si një rrugë për riintegrim ekonomik, si një mundësi, por edhe si domosdoshmëri.

Nga njëra anë, emigrantët e rinj të kthyer mund të sjellin ide të reja, aftësi të përmirësuara, kursime të akumuluara dhe rrjete më të gjera, duke forcuar potencialin sipërmarrës. Shumë prej tyre përballen me barriera për t’u riintegruar në punësim të paguar formal dhe, për rrjedhojë, e shohin vetëpunësimin si alternativën e vetme.

Të dhënat tregojnë se emigrantët e kthyer më së fundmi kanë më pak gjasa të jenë të punësuar në përgjithësi, por më shumë gjasa të jenë të vetëpunësuar krahasuar me ata që janë kthyer më herët.

Me kalimin e kohës, ky model përmbyset, pesha e vetëpunësimit bie dhe punësimi me pagë rritet, duke treguar një integrim gradual në tregun formal të punës.

Vetëpunësimi përbën një strategji të rëndësishme ekonomike, veçanërisht për emigrantët e kthyer para kohe dhe për gratë. Ndërsa normat e përgjithshme të punësimit shfaqin dallime të theksuara gjinore, diferencat midis burrave dhe grave në vetëpunësim janë shumë më të vogla.

Aktivitetet sipërmarrëse mund të ofrojnë një alternativë më të barabartë, duke reduktuar pabarazitë gjinore në tregun e punës për emigrantët e kthyer.

Ndër të gjithë emigrantët e kthyer të punësuar, 25% e meshkujve dhe 21% e grave janë të vetëpunësuar. Te emigrantët që u kthyen para kohe, hendeku gjinor përmbyset: 41% e grave janë të vetëpunësuara, krahasuar me 25% të meshkujve.

Evidenca e mëparshme ka treguar se gratë shqiptare të kthyera, veçanërisht ato me qëndrime më të shkurtra jashtë vendit, përballen me barriera të konsiderueshme në punësimin me pagë, ç`ka i shtyn drejt vetëpunësimit si një zgjedhje e detyruar.

Në të kundërt, te emigrantët që nuk u kthyen para kohe, vetëpunësimi është më i ulët (19% për meshkujt dhe 10% për gratë).

Jo-emigrantët shfaqin një normë pak më të lartë vetëpunësimi (28%) krahasuar me emigrantët e kthyer (24%).

Po ashtu, meshkujt jo-emigrantë kanë norma më të larta vetëpunësimi sesa meshkujt e kthyer, ndërsa për gratë, normat janë të ngjashme, duke treguar se vetëpunësimi është tashmë një strategji e përhapur edhe në popullsinë vendase.

Ndër emigrantët e kthyer të vetëpunësuar, shumica dërrmuese operojnë pa punonjës të paguar, duke kufizuar potencialin e krijimit të vendeve të reja të punës.

Vetëm një pjesë shumë e vogël e emigrantëve të kthyer raportojnë se janë punëdhënës me punonjës të paguar (7% dhe 9% përkatësisht), ndërsa puna familjare kontribuuese është pothuajse e papërfillshme.

Kjo tregon se vetëpunësimi i emigrantëve të kthyer ka shfaqur potencial të kufizuar për zgjerim të biznesit, ndoshta për shkak të mungesës së kapitalit, aksesit të kufizuar në kredi ose vështirësive në orientimin në mjedisin e biznesit pas kthimit.

Emigrantët e kthyer, të diskriminuar dhe shëndet të dobët mendor

Emigrantët e kthyer mund të përballen me barriera shtesë në procesin e riintegrimit në shoqërinë shqiptare, sipas rezultateve të anketës.

Disa prej tyre raportojnë ndjenja të përjashtimit dhe mospërputhje kulturore, të cilat prekin veçanërisht fëmijët.

Për disa grupe të emigrantëve të kthyer, sidomos ata që vijnë nga komunitete të margjinalizuara si pakicat rome dhe egjiptiane, stigma sociale dhe diskriminimi e vështirësojnë edhe më shumë përshtatjen me jetën në Shqipëri.

Diskutimet në grupe fokusi nxjerrin gjithashtu në pah shfaqjen e traumave psikologjike dhe problemeve të shëndetit mendor, veçanërisht tek emigrantët që janë detyruar të kthehen pas dëbimeve të papritura. Këto sfida mbeten kryesisht të paadresuara, duke krijuar boshllëk kritik në mirëqenien e tyre.

Aktualisht, mbledhja sistematike e të dhënave administrative mbi nevojat dhe rezultatet e riintegrimit të emigrantëve të kthyer mbetet e kufizuar.

Korniza ligjore ekzistuese nuk parashikon të drejta të qarta dhe mbështetje të standardizuar për riintegrimin e të gjithë emigrantëve të kthyer.

Shërbimet që ofrohen janë shpesh të fragmentuara dhe janë evidentuar probleme të koordinimit ndërinstitucional.

Diskutimet në grupe fokusi theksojnë gjithashtu, përdorimin e kufizuar të shërbimeve nga emigrantët e kthyer.

Emigrantët më të cenueshëm kanë më shumë gjasa të përdorin shërbimet në dispozicion, si strehimi i përkohshëm, formimi profesional, mbështetja financiare ose ndihma emergjente nga qendrat komunitare.

Mbështetja psikologjike, kur është e disponueshme, ofrohet kryesisht nga organizata joqeveritare.

Aksesi në shërbime shëndetësore cilësore mbetet një sfidë për emigrantët e kthyer dhe përmendet nga disa anëtarë të diasporës, si një faktor që ndikon në hezitimin për t’u rikthyer në Shqipëri.

Barriera strukturore, si mungesa e njohjes së dokumentacionit mjekësor të lëshuar jashtë vendit dhe kostot e përkthimit të dokumenteve, raportohen gjithashtu si pengesa të rëndësishme.

Disa emigrantë të intervistuar shprehin perceptime negative mbi kapacitetet e institucioneve për t’i mbështetur në procesin e riintegrimit.

Të rikthyerit planifikojnë të emigrojnë më shumë se të tjerët

Synimet për riemigrim janë më të larta krahasuar me bashkëmoshatarët e të rikthyerve që nuk kanë emigruar.

Sipas anketës, rreth 13% e emigrantëve të kthyer shprehin plane për të jetuar sërish jashtë vendit gjatë 12 muajve të ardhshëm, krahasuar me një nivel pothuajse të papërfillshëm prej 1% tek jo-emigrantët.

Ndër ata që planifikojnë të emigrojnë, emigrantët e kthyer raportojnë një nivel më të lartë të përgatitjeve konkrete (42%) sesa jo-emigrantët (35%).

Për emigrantët e kthyer, format më të shpeshta të përgatitjes përfshijnë kërkimin e punës (16%), kontaktimin e miqve ose të njohurve në vendin e destinacionit (11%), si dhe përgatitjen e dokumentacionit ligjor (16%).

Ndërkohë, jo-emigrantët raportojnë nivele të ngjashme përgatitjeje në kërkimin e punës (17%), por priren dukshëm të mbajnë kontakte me persona jashtë vendit (46%), e cila përbën edhe formën më të përhapur të përgatitjes në këtë grup.

Për më tepër, jo-emigrantët shfaqin norma pak më të larta në plotësimin e dokumenteve ligjore (12%) dhe në blerjen e biletave (10%), krahasuar me emigrantët e kthyer.

Emigracioni thellohet, ikin të rinjtë

Me rreth 1.6 milionë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit në 2024 dhe 108,503 persona që janë kthyer gjatë 12 viteve të fundit, migracioni formëson në mënyrë të thellë strukturën demografike, ekonomike dhe shoqërore të Shqipërisë.

Më shumë se një e treta e familjeve shqiptare kanë të paktën një anëtar që ka jetuar ose jeton aktualisht jashtë vendit, sipas rezultateve të anketës së emigracionit.

Migracioni shqiptar karakterizohet kryesisht nga punëtorë të rinj, meshkuj dhe me aftësi të mesme, që kërkojnë mundësi ekonomike jashtë vendit, me dallime të rëndësishme gjeografike brenda vendit.

Emigrantët aktualë janë të përqendruar kryesisht në grupmoshën 25–44 vjeç, duke reflektuar motivimet ekonomike që nxisin vendimet për migrim.

Gati tre të katërtat e emigrantëve janë meshkuj, me pabarazi gjinore veçanërisht të theksuara në destinacionet europiane si Mbretëria e Bashkuar, Greqia dhe Gjermania.

Me më shumë se dy të tretat e emigrantëve që kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë. Përbërja arsimore ndryshon ndjeshëm sipas vendit të destinacionit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës pranojnë emigrantët më të arsimuar (gati një e treta me arsim të lartë), të ndjekura nga Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar, ndërsa vetëm 5% e shqiptarëve në Greqi kanë përfunduar arsimin e lartë.

Përvojat dhe përgatitja para nisjes

Anketa e emigracionit ka evidentuar se para largimit, emigrantët zakonisht punojnë në profesione me aftësi më të ulëta krahasuar me jo-migrantët, duke fituar rreth 10% më pak.

Normat e punësimit të emigrantëve bien ndjeshëm ndërsa afrohet momenti i nisjes. Tre muaj para migrimit, tre nga katër emigrantë të ardhshëm në moshë pune janë të punësuar, por kjo shifër bie ndjeshëm në 9% në muajin e fundit në Shqipëri.

Krahasuar me jo-migrantët, emigrantët e ardhshëm kanë më shumë gjasa të jenë të punësuar në punë me aftësi të ulëta ose të mesme përpara migrimit.

Ata zakonisht janë të angazhuar në “Punonjës Shërbimesh dhe Shitjesh” dhe “Punonjës të Zejeve dhe Profesioneve të Ngjashme”, ndërsa kanë më pak gjasa të mbajnë pozicione që kërkojnë aftësi si “Menaxherë”, “Profesionistë” dhe “Teknikë”.

Të ikurit kursejnë më pak se sa prisnin, të kthyerve nuk u tepron asgjë

Emigrantët që jetojnë jashtë prisnin të fitonin mesatarisht rreth 3,900 USD në muaj, por në realitet, të ardhurat e tyre reale janë vetëm pak më shumë se gjysma e kësaj shume (2,200 USD).

Si rezultat, ata kursejnë ndjeshëm më pak gjatë qëndrimit jashtë vendit sesa kishin parashikuar përpara migrimit (450 USD kundrejt 1,270 USD të pritshme).

Gjetje të ngjashme vërehen edhe tek emigrantët që janë kthyer në Shqipëri. Hendeku midis pritshmërive dhe realitetit vazhdon në të gjitha gjinitë, nivelet arsimore dhe vendet e destinacionit, me Greqinë që shfaq hendekun më të thellë (52% mungesë në të ardhura, 69% mungesë në kursime).

Ky hendek përfaqëson një sfidë kritike për politikat publike, pasi tregon se emigrantët marrin vendime të rëndësishme migrimi mbi bazën e informacionit të papërsosur, gjë që mund të çojë në zgjedhje jo optimale.

Largimi bëhet në informalitet

Përdorimi i shërbimeve ligjore nga emigrantët para ikjes mbetet i kufizuar, ku shumica mbështeten në rrjete informale në vend të sistemeve të strukturuara të mbështetjes.

Vetëm një pakicë e emigrantëve të ardhshëm përdor shërbime formale për të mbështetur udhëtimin e tyre migrator, me të kthyerit që tregojnë angazhim veçanërisht të ulët: vetëm 5% kanë përdorur agjenci private punësimi dhe 2% kanë përdorur shërbime publike punësimi.

Një pakicë e emigrantëve largohen nga Shqipëria me një punë formale të siguruar. Sipas të dhënave të anketës, afërsisht dy të tretat largohen nga vendi pa një punë të sigurt, ndërsa 37% largohen me një marrëveshje formale punësimi.

Emigrantet femra kanë më shumë gjasa sesa homologët e tyre meshkuj të kenë siguruar marrëveshje punësimi, duke sugjeruar angazhim më të madh me kanale formale migrimi.

Emigrantët e rinj të moshës 15–24 vjeç shfaqin normën më të lartë të marrëveshjeve para nisjes (51%), megjithëse këto norma bien me rritjen e moshës.

Emigrantët drejt Francës, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar kanë më shumë gjasa të sigurojnë punësim para nisjes (41–44%), ndërsa ata që drejtohen drejt Italisë, Shteteve të Bashkuara dhe Greqisë shfaqin norma më të ulëta (21–27%).

Emigrantët shqiptarë arrijnë përfitime të konsiderueshme të të ardhurave gjatë qëndrimit të tyre jashtë vendit. Sipas anketës, ata fitojnë mesatarisht 2.5 herë më shumë sesa fitonin përpara se të largoheshin dhe po kaq herë më shumë sesa bashkëmoshatarët e tyre që mbeten në Shqipëri.

Emigrantët meshkuj në moshë pune kanë gjithashtu gjasa dukshëm më të larta të jenë të punësuar sesa ata që jetojnë në Shqipëri.

Në përgjithësi, emigracioni lidhet me të ardhura më të larta nga puna për shqiptarët jashtë vendit.

Megjithatë, emigrantët kanë një probabilitet më të lartë të punojnë në informalitet dhe kanë mbulim më të kufizuar nga mbrojtja sociale.

Për më tepër, 28% e emigrantëve të punësuar raportojnë se punëdhënësit e tyre nuk ofrojnë kontribute për sigurim pensioni ose leje vjetore të paguara.

Informaliteti është më i pranishëm tek emigrantët më të rinj, me nivel më të ulët arsimor dhe ata që kanë mbërritur së fundmi.

Emigrantët shpesh punojnë në pozicione nën kualifikimet e tyre arsimore, pavarësisht se arrijnë të ardhura absolute më të larta.

Një në tre emigrantë aktualë dhe pothuajse katër në pesë të kthyer me arsim të lartë punojnë në punë që kërkojnë kualifikime nën nivelin e arritjeve të tyre arsimore.

Emigrantët meshkuj punojnë kryesisht në sektorët e ndërtimit dhe punë manuale, me mbi 40% si marangozë ndërtimi dhe profesione të ngjashme, ndërsa emigrantet femra përqendrohen në pastrim shtëpiak (rreth 25%) dhe infermieri ose mami (17%).

Kostot e emigracionit 1,100 euro për person, 15% marrin kredi

Duke emigruar, shqiptarët nxjerrin jashtë vendit edhe vlera monetare që u duhen për mbulimin e kostove të largimit.

Sipas të dhënave të anketës, emigrantët shqiptarë që jetojnë aktualisht jashtë vendit raportojnë kosto totale rreth 1,100 USD, që është e barabartë me dy muaj të një page mesatare.

Ndërkohë, kostot e kthimit në Shqipëri janë më të ulëta, rreth 370 USD.

Transporti mbetet shpenzimi më i madh, së bashku me kosto të tjera të rëndësishme, përfshirë tarifat e vizave, kontrollet mjekësore, sigurimet dhe, në disa raste, kurse orientimi.

Kursimet personale shërbejnë si burimi kryesor i financimit të emigrantëve, megjithëse disa mbështeten gjithashtu në ndihmë nga të afërm dhe miq (42 dhe 41% e emigrantëve aktualë).

Huamarrja për të financuar migracionin prek rreth 15% të emigrantëve në total, me norma më të larta ndër emigrantët më të rinj (25–29% për individët e moshës 15–34 vjeç) dhe ata me arsim të lartë (26%).

Shpenzimet mujore të larta jashtë vendit (rreth 1,300–1,600 USD) e reduktojnë më tej potencialin e kursimit, me më shumë se 25% të emigrantëve të kthyer që nuk kanë qenë në gjendje të kursejnë asnjë para deri në momentin e kthimit në Shqipëri./Monitor

 

The post Riintegrimi i vështirë/ Të diskriminuar dhe me shëndet të dobët mendor, emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban appeared first on Albeu.com.

Stuhia e fortë paralizon Nju Jorkun, shpallet gjendje emergjence, anulohen mijëra fluturime

By: V K
28 December 2025 at 08:32

Një stuhi e fuqishme dimërore, ka goditur verilindjen e Shteteve të Bashkuara, duke paralizuar jetën në qytetin e Nju Jorkut dhe zonat përreth, ndërsa autoritetet kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme në New Jersey.

Reshjet e dendura të borës dhe temperaturat e ulëta kanë shkaktuar kaos në transport, veçanërisht në trafikun ajror.

Sipas të dhënave nga FlightAware, më shumë se 1.600 fluturime janë anuluar, ndërsa mbi 7.400 të tjera janë vonuar në mbarë vendin.

Aeroportet më të prekura janë John F. Kennedy, Newark Liberty dhe LaGuardia, të cilat shërbejnë zonën metropolitane të Nju Jorkut.

Probleme të mëdha janë raportuar edhe në Boston, Chicago dhe Toronto.

Nga kompanitë ajrore, JetBlue, Delta Air Lines, American Airlines, United Airlines, Republic Airways dhe Southwest Airlines kanë anuluar qindra fluturime, për shkak të kushteve të rrezikshme atmosferike.

Autoritetet kanë bërë thirrje që qytetarët të shmangin udhëtimet e panevojshme dhe të qëndrojnë në shtëpi.

Guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul, u ka kërkuar banorëve të tregojnë kujdes maksimal dhe të udhëtojnë vetëm nëse është absolutisht e domosdoshme.

The post Stuhia e fortë paralizon Nju Jorkun, shpallet gjendje emergjence, anulohen mijëra fluturime appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, kryetari i KQZ voton i pari: Qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre

By: V K
28 December 2025 at 08:25

Ditën e sotme në Kosovë, zhvillohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Procesi i votimit ka nisur në orën 07:00 dhe do të përfundojë në orën 19:00.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Kreshnik Radoniçi, pas votimit u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës.

Ai ka thënë para mediave se përkundër kohës së shkurt dhe sfidave, janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura dhe gjithçka është gati sa i përket KQZ-së.

“Dje e kemi pas procesin e votimit në diasporë dhe gjithçka ka shkuar qetë sipas njoftimeve. Uroj që të jetë një ditë e qetë dhe e mbarë për të gjithë dhe procesi të mos ketë asnjë problem”, ka thënë ai.

Radoniçi ka thënë se pa përfshirë Amerikën dhe Kanadanë, numri i atyre që kanë votuar në diasporë është mbi 15 mijë.

The post Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, kryetari i KQZ voton i pari: Qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre appeared first on Albeu.com.

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

By: V K
28 December 2025 at 08:10

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 80.5 lekë, në shitje me 82 lekë.

Euro, do të blihet me 95 lekë, do të shitet me 96.2 lekë.

Franga zvicerane, blihet me 102 lekë dhe shitet me 103 lekë.

Ndërsa paundi britanik, blihet me 108.4 lekë dhe shitet me 110 lekë.

Dollari kanadez, këmbehet me 58.5 lekë në blerje dhe me 60 lekë në shitje.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

The post Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Fitorja e Juventusit, trajneri Spaleti vlerëson Zhegrovën: Rrezikuam me të sepse kishim…

By: V K
28 December 2025 at 08:04

Juventusi e mposhti Pizën me rezultatin 2-0. Loja ndryshoi pas aktivizimit të Edon Zhegrovës në pjesën e dytë.

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës pati ndikimin e tij te goli i avantazhit. Për këtë edhe trajneri Spaleti foli pas ndeshjes duke i dhënë merita.

“Në pjesën e dytë, kishim më shumë cilësi, ishim më krijues, Zhegrova dhe Dejvid bënë mirë, duke na dhënë më shumë cilësi në metrat e fundit. Arritëm të shënonim dhe në atë moment të lojës ndjeva se ishte e merituar, pasi po krijonim hapësira në zonë.

Zhegrova kishte grip dhe tri ditë me temperaturë të lartë, prandaj kisha dyshime nëse mund të përballonte 35 minuta. Por duhej ta rrezikonim, sepse po kishim vështirësi në krijimin e atyre hapësirave, dhe ai, siç e pamë, është dikush me ‘fitilin e ndezur’, di të kalojë kundërshtarët dhe të bëjë zgjedhjet e duhura”, u shpreh Spaleti.

The post Fitorja e Juventusit, trajneri Spaleti vlerëson Zhegrovën: Rrezikuam me të sepse kishim… appeared first on Albeu.com.

Kosova mban sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare

By: V K
28 December 2025 at 07:37

Ditën e sotme, në Kosovë zhvillohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Procesi i votimit ka nisur në orën 07:00 dhe do të përfundojë në orën 19:00.

Rreth 2 milionë e 76 mijë e 290 votues qytetarë, kanë të drejtë vote në këto zgjedhje, të cilat janë të dytat parlamentare që mbahen brenda një viti.

Në garë janë gjithsej 1.146 kandidatë nga 23 subjekte politike, ndërsa sipas të dhënave zyrtare, në këto zgjedhje janë të regjistruar për të votuar gjithsej 1 milion e 999 mijë e 24 qytetarë.

Gara për postin e kryeministrit përfshin Albin Kurtin nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Bedri Hamzën nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lumir Abdixhikun nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), si dhe Ramush Haradinajn.

Një ditë më parë, të drejtën e votës e ushtroi diaspora, ku sipas të dhënave, pjesëmarrja arriti në 81%.

Sot ka votuar edhe Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, i cili e hodhi votën e tij në Pejë.

Pas votimit, Radoniqi u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në procesin zgjedhor dhe ta ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike.

The post Kosova mban sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 28 Dhjetor 2025, kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare

By: V K
28 December 2025 at 07:30

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga masa ajrore të thata dhe relativisht të ftohta. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin pothuajse gjatë gjithë ditës, ndërsa vranësirat të pakta kalimtare.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperëndim 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare në jug dhe në lugina era pritet të arrijë shpejtësi deri 17m/s

Deti – Valëzimi forcës 2-4 ballë.

The post Parashikimi i motit 28 Dhjetor 2025, kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

EMRI/ Plagosi biznesmenin në Kavajë, arrestohet autori

By: V K
26 December 2025 at 15:53

Policia ka arrestuar autorin e plagosjes së një dite më parë në Kavajë. Shtetasi Eri Velecia, 42-vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) biznesmenin Artur Ligeja.

Një thikë dhe një sëpatë i është sekuestruar 42-vjeçarit Eri Velecia

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin Eri Velecia, 42-vjeç, banues në Kavajë. Gjatë veprimeve procedurale, me cilësinë e provës materiale u sekuestruan një mjet prerës (thikë) dhe një mjet prerës (sëpatë)”, njofton policia.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme ligjore.

The post EMRI/ Plagosi biznesmenin në Kavajë, arrestohet autori appeared first on Albeu.com.

Ëndrra e Shqipërisë, trajneri i pretendentëve në Angli: Ky sulmues mund t’i dërgojë në Botëror, nuk do të më habisë

By: V K
26 December 2025 at 15:08

Arbër Hoxha është përmendur shpesh si dëshirë e Sergej Jakiroviç, që e kërkoi për te Hull Siti në Angli. Trajneri boshnjak kishte punuar me Hoxhën te Dinamo e Zagrebit, ndërsa transferimi nuk u realizua për shkak se merkato e Hull Sitit u bllokua nga FIFA.

Tashmë që Hoxha është kthyer në titullar të rëndësishëm te Dinamo Zagreb, Jakiroviç ka folur sërish. Këtë herë duke treguar për besimin te anësori, që të çojë Shqipërinë në Botëror.

“Nuk është sekret që e kam dashur Arbërin dhe se nga ana e tij kishte interes të madh për të ardhur në Angli. Megjithatë, te Dinamo ai nuk ishte opsioni i parë gjatë verës dhe përmendeshin edhe disa klube të tjera. Pastaj na goditi ai pezullimi i merkatos, Arbëri luftoi për vendin e tij dhe gjithçka po shkon shumë mirë për të gjithë.

Përndryshe, ai është një karakter i madh dhe një djalë i ri fisnik. Pikërisht për këtë arsye, përveç cilësive të tij futbollistike që po dalin gjithnjë e më shumë në pah, kam këmbëngulur aq shumë në transferimin e tij. Ai mund të luajë në liga të mëdha dhe është shtyllë e përfaqësueses së tij. Sinqerisht, nuk do të më habiste aspak nëse ai e çon Shqipërinë në Botërorin e Amerikës, pasi në play-off kanë një short të favorshëm për një arritje të tillë”, u shpreh trajneri boshnjak që synon të ngjitet në Premier Ligë me Hull Sitin.

The post Ëndrra e Shqipërisë, trajneri i pretendentëve në Angli: Ky sulmues mund t’i dërgojë në Botëror, nuk do të më habisë appeared first on Albeu.com.

SPAK kërkon ta arrestojë për aferat miliona euro, Balluku shfaqet duke festuar

By: V K
26 December 2025 at 14:58

Zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga festimet e Krishtlindjes.

Krahas fotove, Balluku e cila është marrë e pandehur nga SPAK për shkelje në 11 procedura tenderuese, të cilat kapin vlerën e 1.1 mld eurosh, shkruan se ka kremtuar festën mes familjeve lushnjare

“Gëzimi i festave është akoma më i madh kur ndahet me njerëzit që duam. Zërat e gëzuar të fëmijëve, aroma e ëmbël e gatimeve dhe bisedat e zhurmshme të miqve, krijojnë një atmosferë magjike.
E kalova ditën sot mes ngrohtësisë së familjeve lushnjare, miq të mirë, me zemër të bardhë e mikpritës të rrallë. Gëzuar këtë ditë të bekuar! Paqja, shëndeti e lumturia të ulen këmbëkryq në vatrat tuaja!”, shkruan Balluku.

Kujtojmë se opozita ka kërkuar sot mbledhjen e Këshillit të Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të Ballukut, c`ka i hap rrugë procedurës së arrestimit të saj.

 

The post SPAK kërkon ta arrestojë për aferat miliona euro, Balluku shfaqet duke festuar appeared first on Albeu.com.

Mbape dhe Haland i bashkohen Lamine Jamal, njihuni me futbollistët më të shtrenjtë në këtë merkato dimri

By: V K
26 December 2025 at 14:44

Ylli i Barcelonës, Lamine Jamal, është një nga lojtarët më të mirë në qarkullimi dhe kartoni i tij kushton 200 milionë euro sipas Transfermarkt.

Atij i bashkohen Kilië Mbape dhe Erlind Haaland, si lojtarët më të vlefshëm në botë.

Xhud Bellingam (160 milionë euro) dhe Vinicius Zhunior (150 milionë euro), janë përkatësisht të katërtit dhe të pestit, përpara Pedrit (140 milionë euro).

Pavarësisht një rënieje në vlerën e tij në treg, anglezi mbetet përpara brazilianit, i cili padyshim po vuan nga mungesa e golave.

Sa i përket Federiko Valverde, ai tani është i dhjeti, gjithashtu më pak në vlerë, megjithëse mbetet në 120 milionë euro.

Lojtarët më të shtrenjtë në treg sipas Transfermarkt:

Lamine Jamal (Barcelona): 200 milionë euro

Kilië Mbape (Real Madrid): 200 milionë euro

Erling Haland (Mançester Siti): 200 milionë euro

Xhud Bellingam (Real Madrid): 160 milionë euro

Vinicius Zhunior (Real Madrid): 150 milionë euro

Pedri (Barcelona): 140 milionë euro

Jamal Musiala (Bajern Mynih): 130 milionë euro

Majkëll Olize (Bajern Mynih): 130 milionë euro

Bukaoj Saka (Arsenal): 130 milionë

Federiko Valverde (Real Madrid), Kol Palmer (Çelsi), Deklan Rajs (Arsenal), A. Isak (Liverpul): 120 milionë

The post Mbape dhe Haland i bashkohen Lamine Jamal, njihuni me futbollistët më të shtrenjtë në këtë merkato dimri appeared first on Albeu.com.

Publikohen të tjera biseda të Ballukut me Evis Berberin: KM më kërkoi të takoj Ramë Gecin, 10 mln euro pa tvsh, si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin e rrugës së ‘Porto Romanos’ në Durrës

By: V K
26 December 2025 at 14:15

Zbardhen të tjera detaje nga dosja hetimore e zv.kryeministres Belinda Balluku, për të cilën SPAK kërkon arrestimin.

Në një nga mesazhet dërguar ish-vartësit të saj Evis Berberi, ish-kreu i ARRSH-së, Belinda Balluku e informon këtë të fundit se ka takuar Ramë Gecin me kërkesën e kryeministrit Edi Rama, duke implikuar rëndë dhe këtë të fundit.

Kompania e Ramë Gecit pas këtij takimi rezulton të ketë fituar tender. Pjesë nga dosja Balluku që SPAK ka dorëzuar në Kuvend ku ka kërkuar autorizim për arrestimin e zv.kryeministres.

KOMUNIKIMET:

Në vijim të hetimit, nga këqyrja e të dhënave të aktit të ekspertimit nr. 195, datë 26.09.2024, të aparatit celular “Blackberry”, model “BBF100-6”, të sekuestruar shtetasit Evis Berberi, ka rezultuar komunikimi i datës 24.08.2021, në aplikacionin “Ëhatsapp”, ku në orën 13:49, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin: “KM më kërkoi të takoj Ram Gecin”.

Pas këtij mesazhi, në orën 13:51, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhet në aplikacionin “Signal Private Messenger”, me tekst: “E kishte takuar sot. Të kaloj nga zyra se e takova para një ore në kantier, bëra një xhiro në gjithë unazën”.

Në orën 13:52, Belinda Balluku: “Jam në shpi peshk me pak fjalë, me një virozë”.

Në orën 13:52, Evis Berberi: “Obobo”.

Në orën 13:52, Belinda Balluku: “Në PR do e çojmë këtë, them unë. Sa është PR?”.

Në orën 13:53, Evis Berberi: “15 ml, rreth diku te 10 ml euro pa TVSH, 15 miliardë lekë”.

SPAK sqaron se në lidhje me bisedat e mësipërme, nga hetimi rezulton se Autoriteti Rrugor Shqiptar në datën 15.09.2021 ka bërë njoftimin për procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtim rruga Porto Romano Durrës, Loti 3 (vazhdimi)”. Në Buletinin nr. 167, datë 22.11.2021, të Agjencisë së Prokurimit Publik, rezulton se për këtë procedurë prokurimi është publikuar njoftimi mbi vlerësimin e ofertave të operatorëve ekonomikë, ku ka rezultuar se është kualifikuar oferta e paraqitur nga shoqëria “Geci” sh.p.k.

 

 

Referuar të dhënave të sistemit elektronik të prokurimit publik, si rezultat i shpalljes fitues të shoqërisë “Geci” sh.p.k., në këtë procedurë prokurimi, është lidhur kontrata midis Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe shoqërisë “Geci” sh.p.k., me objekt “Ndërtim rruga Porto Romano Durrës, Loti 3 (vazhdimi)”.
Nga hetimi rezulton se shoqëria “Geci” sh.p.k. ka si ortak të vetëm dhe administrator shtetasin, Ram Geci.

The post Publikohen të tjera biseda të Ballukut me Evis Berberin: KM më kërkoi të takoj Ramë Gecin, 10 mln euro pa tvsh, si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin e rrugës së ‘Porto Romanos’ në Durrës appeared first on Albeu.com.

Hetimi i SPAK për Belinda Ballukun/ Zbardhën përgjimet e reja: Isha dje me Bashkimin, mund të bëhet shumë ushtar, po i bej nderin jetës me Thumanë-Kashar…

By: V K
26 December 2025 at 13:43

Të tjera detaje janë zbuluar nga dosja hetimore e Belinda Ballukut, zv kryeministre dhe njëherësh ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, e cila është nën hetim nga SPAK.

Kështu përveç tunelit të Llogarasë dhe Unazës së Madhe të Tiranës, ajo po hetohet edhe për segmentin Thumanë-Kashar.

Nga bisedat e zbërthyera nga celulari “BlackBerry” i vartësit të saj Evis Berberi, janë publikuar edhe komunikime që ministrja bënte përmes aplikacionit Signal.

Në këto mesazhe, Belinda Balluku, i shkruan Evis Berberit se kishte qenë një ditë më parë me “Bashkimin”, duke shtuar se i kishte thënë se “kjo është sfida ime dhe e tij”.

Në vijim, në komunikim përmendet se “vinci për trarët e urës vjen nesër ose pasnesër”, ndërsa Evis Berberi përgjigjet se kishte shkuar drejt urës dhe po kthehej.

Në një tjetër mesazh, Balluku shprehet se po i bënte “nderin e jetës me Thumanë-Kashar”, duke shtuar se do të flisnin më pas dhe se personi në fjalë “mund të bëhet shumë ushtar”, duke e përshkruar si “të izoluar dhe të pashpresë”.

Sipas SPAK, komunikimi i mësipërm i referohet shtetasit Bashkim Ulaj, ortak i shoqërisë “Gener 2” sh.p.k., e shpallur fituese në procedurën koncesionare “Për dhënien me koncesion/PPP të ndërtimit dhe mirëmbajtjes së rrugës Thumanë–Fushë-Krujë–Vorë–Kashar”. Vlera e parashikuar e projektit është 245,750,755 euro.

Po sipas të dhënave hetimore, në datën 09.05.2022 është lidhur kontrata e koncesionit ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, në cilësinë e Autoritetit Kontraktor, dhe shoqërive “Gener 2” sh.p.k. (koncesionari) dhe “G2 Infra” sh.p.k. (shoqëria koncesionare), me objekt “Për dhënien me koncesion/PPP të ndërtimit dhe mirëmbajtjes së rrugës Thumanë–Fushë-Krujë–Vorë–Kashar”.

Pjese nga dosja

KOMUNIKIMET

Belinda Balluku: Isha me Bashkimin dje.

Evis Berberi: Si shkoi?

Belinda Balluku: Dhe i thash kjo eshte sfida ime dhe e tij.

Evis Berberi: Po prandaj ndihej ndryshimi sot.

Belinda Balluku: Me tha qe vinci per traret e ures vjen neser ose pasneser. Evis

Evis  Berberi: Erdhi dje sot shkonte te ura. Se qe andej po kthehem”.

Belinda Balluku: “Une po i bej nderin e jetes me Thumane-Kashar, ndaj ai do behet cope. Do flasim pak, mund te behet shume ushtar. Eshte shume i izoluar dhe i pashprese, ndaj Agollin nuk e shiti kurre dhe e beri mbret”.

Evis Berberi: Te vij sot te diskutojme pak dhe per neser ne ora 9. S’ka se si ta shese kane punuar gjate.

Belinda Balluku: Se keta te tjeret jane te lidhur e te bere gonxhe me njeri tjetrin.

The post Hetimi i SPAK për Belinda Ballukun/ Zbardhën përgjimet e reja: Isha dje me Bashkimin, mund të bëhet shumë ushtar, po i bej nderin jetës me Thumanë-Kashar… appeared first on Albeu.com.

❌
❌