Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 30 January 2026Main stream

KE ndan 153 milionë euro ndihmë emergjente për Ukrainën

29 January 2026 at 23:49

Komisioni Evropian ka bërë të ditur se ka ndarë 153 milionë euro ndihmë emergjente për Ukrainën dhe Moldavinë, e cila strehon refugjatët ukrainas.

Sipas Komisionit, për të përballuar nevojat urgjente, BE-ja po alokon fillimisht 145 milionë euro ndihmë humanitare për Ukrainën, për të ofruar mbrojtje, strehim, ushqim, asistencë në para, mbështetje psikososiale, si dhe qasje në ujë dhe shërbime shëndetësore.

Një tjetër 8 milionë euro do t’i shkojnë Moldavisë për të mbështetur strehimin e refugjatëve ukrainas që kanë ikur nga lufta me Rusinë.

Pas më shumë se një dekade armiqësish dhe gati katër vjet luftë në shkallë të plotë, njerëzit e Ukrainës vazhdojnë të durojnë vuajtje të mëdha”, thuhet në njoftim.

Komisioni theksoi se për shkak të sulmeve ruse ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, miliona njerëz janë të ekspozuar ndaj temperaturave të ngrira.

Këtë javë, janë dorëzuar 447 gjeneratorë me vlerë 3.7 milionë euro për të rikthyer energjinë elektrike në spitale, strehimore dhe shërbime të tjera kritike” shtoi ai.

Gjithashtu, po dërgohen edhe 500 gjeneratorë të tjerë nga rezervat strategjike rescEU, për të mbajtur në funksion shërbimet esenciale.

Kjo ndihmë vjen në një moment kur miliona ukrainas po përballen me dimër të ashpër pa energji elektrike për shkak të bombardimeve ruse të vazhdueshme.

Që nga pushtimi në shkallë të plotë i Rusisë në shkurt 2022, BE-ja ka ndarë mbi 1.4 miliardë euro ndihmë humanitare për Ukrainën dhe Moldavinë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KE ndan 153 milionë euro ndihmë emergjente për Ukrainën appeared first on Sinjali.

Ushtria izraelite e pranon për herë të parë se mbi 70 mijë palestinezë u vranë gjatë luftës në Gaza

29 January 2026 at 23:37

Ushtria izraelite ka pranuar për herë të parë shifrat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë e Gazës, që tregojnë se më shumë se 70 mijë palestinezë janë vrarë gjatë luftës në Gaza që nisi më 7 tetor të vitit 2023, thuhet në një raport.

Ministria e Shëndetësisë e Gazës thotë se 71,667 persona janë vrarë që kur operacionet ushtarake të Izraelit filluan më 7 tetor të vitit 2023, përfshirë 492 që janë vrarë që nga finalizimi i një marrëveshjeje armëpushimi në tetor, transmeton “The Independent”.

Burime të Ushtrisë izraelite i thanë gazetës “Haaretz” se numri i viktimave tani është pranuar nga zyrtarët ushtarakë. Këto shifra konsiderohen të besueshme nga organizatat humanitare, përfshirë Kombet e Bashkuara.

Të dhënat përfshijnë ata që janë vrarë drejtpërdrejt nga sulmet izraelite, jo ata që kanë vdekur nga shkaqe të tjera, përfshirë nga uria. Disa studime sugjerojnë se numri i viktimave mund të jetë shumë më i lartë.

Ministria e Shëndetësisë e Gazës raporton gjithashtu se 171,343 persona janë plagosur nga sulmet izraelite, që përfaqëson rreth 8.1 për qind të popullsisë së territorit.

Regjistrat e Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës identifikojnë pothuajse të gjitha viktimat duke përdorur emrat dhe numrat e tyre të identifikimit, por nuk bëjnë dallim mes militantëve të Hamasit dhe civilëve. Sipas “Haaretz”, Ushtria izraelite aktualisht po analizon të dhënat mbi vdekjet për të llogaritur se sa nga personat e vrarë janë luftëtarë dhe sa civilë.

Një studim i kryer nga profesori Michael Spagat i Universitetit të Londrës sugjeroi se më shumë se 75,000 persona kishin vdekur gjatë luftës deri në janar të vitit 2025. Në atë kohë, Ministria e Shëndetësisë e Gazës e vendoste numrin pak mbi 45,600, duke sugjeruar se kishte nënvlerësuar totalin e vërtetë me rreth 40 për qind.

Hulumtime të tjera, të publikuara në revistën mjekësore “The Lancet” në janar 2025, sugjeruan gjithashtu se numri i vdekjeve ishte rreth 40 për qind më i lartë se shifrat e regjistruara.
Dhuna ka vazhduar në Gaza edh

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ushtria izraelite e pranon për herë të parë se mbi 70 mijë palestinezë u vranë gjatë luftës në Gaza appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Aksioni i Antidrogës në Suharekë – Këta janë tre të arrestuarit, në mesin e tyre “Baba Syl”

29 January 2026 at 23:28

Aksioni i njësive të antidrogës i zhvilluar në Suharekë ka rezultuar me arrestimin e tre personave të dyshuar për veprimtari të lidhura me narkotikë, pas bastisjeve të realizuara në disa lokacione të ndryshme.

Sipas informatave nga burime të besueshme pranë hetimit, në pranga kanë rënë: Sylejman Kryeziu, i njohur me nofkën “Baba Syl”, Armend Kryeziu dhe Fatlum Fandaj.

Operacioni është realizuar pas sigurimit të informatave operative nga terreni dhe burimeve të inteligjencës, mbi dyshimet për shpërndarje dhe posedim të substancave narkotike. Gjatë kontrollit në lokacionet e dyshuara, zyrtarët kanë sekuestruar prova materiale që lidhen me rastin dhe që do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejme.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor dhe janë intervistuar në prani të mbrojtësve, ndërsa me urdhër të prokurorit kujdestar pritet caktimi i masës së ndalimit. Hetimet po vazhdojnë dhe nuk përjashtohet zgjerimi i aksionit edhe ndaj personave të tjerë të përfshirë.

Ekskluzive | Anti-Droga e Prizrenit zbarkon në Suharekë, bastisje në kërkim të narkotikëve

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Aksioni i Antidrogës në Suharekë – Këta janë tre të arrestuarit, në mesin e tyre “Baba Syl” appeared first on Sinjali.

Skandal i madh në Beograd, tifozët e Celta Vigos e paraqesin Kosovën si pjesë të Serbisë

29 January 2026 at 23:18

Një veprim i turpshëm e skandaloz ka ndodhur sonte në Beograd.

Në ndeshjen e Europa League mes Crvena Zvezda dhe Celta Vigos, tifozët spanjollë e kanë paraqitur Kosovën si pjesë të Serbis

Ky veprim skandaloz ndodhi në kryeqytetin serb, i nxitur shumë edhe nga tifozët serbë gjatë ditës së sotme dhe gjatë zhvillimit të ndeshjes.

UEFA duhet të reagojë ndaj këtij veprimi të turpshëm, madje të përsëritur në këtë stadium.


The post Skandal i madh në Beograd, tifozët e Celta Vigos e paraqesin Kosovën si pjesë të Serbisë appeared first on Sinjali.

Pas njoftimit të Trump për armëpushim, reagon Zelensky: Presim që Rusia ta respektojë

29 January 2026 at 23:09

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar Ukrainën në mbrojtjen e Kievit dhe qyteteve të tjera nga sulmet ruse gjatë periudhës së ftohtë të dimrit.

Zelensky e publikoi këtë informacion në platformën e tij në X, duke e konsideruar deklaratën e Trumpit si një moment të rëndësishëm për sigurinë e qytetarëve ukrainas.

“Një deklaratë e rëndësishme nga presidenti Trump në lidhje me mundësinë e ofrimit të sigurisë për Kievin dhe qytete të tjera ukrainase gjatë kësaj periudhe ekstreme dimri”, theksoi Zelensky.

Presidenti ukrainas vuri në pah edhe rëndësinë e energjisë për jetën e përditshme të ukrainasve dhe falënderoi partnerët për mbështetjen e tyre.

“Furnizimi me energji elektrike është një themel i jetës. Ne i vlerësojmë përpjekjet e partnerëve tanë për të na ndihmuar të mbrojmë jetët. Faleminderit, President Trump!”, shtoi ai.

Zelensky bëri të ditur se këto çështje janë diskutuar gjatë takimeve në Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Ekipet tona e diskutuan këtë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ne presim që marrëveshjet të zbatohen”, deklaroi ai.

Ai gjithashtu nënvizoi rëndësinë e hapave të deeskalimit në procesin e përfundimit të luftës.

“Hapat e deeskalimit kontribuojnë në përparimin e vërtetë drejt përfundimit të luftës”, tha Zelensky.

Kujtojmë se presidenti amerikan, Donald Trump, kishte deklaruar se presidenti rus, Vladimir Putin, kishte rënë dakord të mos bombardonte qytetet ukrainase për një javë gjatë periudhave të të ftohtit ekstrem.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pas njoftimit të Trump për armëpushim, reagon Zelensky: Presim që Rusia ta respektojë appeared first on Sinjali.

Presidenti i futbollit sllovak flet para përballjes me ‘Dardanët’: Abstenuam kur Kosova kërkoi të pranohet në UEFA, kundërshtar i rrezikshëm

29 January 2026 at 23:00

Presidenti i Federatës Sllovake të Futbollit, Jan Kovacik, ka bërë të ditur se Sllovakia ka abstenuar gjatë votës për pranimin e Kosovës në UEFA, duke e vlerësuar sfidën e ardhshme ndaj “Dardanëve” si një përballje mjaft të rrezikshme.

“E shohim këtë sfidë si shumë të rrezikshme. Nuk isha aspak i lumtur kur mësova se me cilin kundërshtar do të përballemi në play-off. Përveç faktit që është një kundërshtar i zgjuar në futboll, e kuptova që në momentin e parë se çfarë probleme të tjera na presin dhe çfarë mund të ndodhë. Mendoj se në një masë të madhe duhet ta marrim parasysh këtë”, ka thënë Kovacik.

Ai ka rikujtuar momentin kur ishte i pranishëm në kongresin e UEFA-s ku Kosova u pranua si anëtare:

“Isha pjesëmarrës kur Kosova ishte pranuar si anëtar i UEFA-s. E diskutuam sitautën me përfaqësuesit e shtetit sepse nuk dëshironim të votonim ndryshe nga politikat tona. Komunikuam me Ministrinë e Jashtme atë kohë dhe vendosëm të abstenojmë. Nuk votuam as pro as kundër”, ka deklaruar Kovacik.

Presidenti sllovak ka shtuar se prioriteti i tij është të parandalojë çdo problem që nuk lidhet me futbollin:

“Do të bëjmë çmos për të parandaluar çdo problem jo-futbollistik që mund të lindë në stadium. Gjithashtu po konsultohemi me njerëz me përvojë nga Ministria e Punëve të Jashtme, me njerëz që kanë punuar në Ballkan. Shpresoj se do të kemi sukses”, ka theksuar ai.

Përballja mes Sllovakisë dhe Kosovës do të zhvillohet më 26 mars prej orës 21:00, në kuadër të gjysmëfinales së play-offit për Kupën e Botës 2026.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Presidenti i futbollit sllovak flet para përballjes me ‘Dardanët’: Abstenuam kur Kosova kërkoi të pranohet në UEFA, kundërshtar i rrezikshëm appeared first on Sinjali.

Yesterday — 29 January 2026Main stream

E dhimbshme: Vdes veterani i UÇK-së, Sinan Popaj

29 January 2026 at 22:55

Ka ndërruar jetë në moshën 62-vjeçare, Sinan Popaj, veteran i UÇK-së.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur fshati Fortesë.

I ndjeri do të varroset nesër në ora 14:00, në varrezat e këtij fshati.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post E dhimbshme: Vdes veterani i UÇK-së, Sinan Popaj appeared first on Sinjali.

Deputeti gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në 99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë

29 January 2026 at 22:47

Deputeti i Bundestagut gjerman, Adis Ahmetoviq, ka mbajtur një fjalim të fuqishëm në Parlamentin gjerman, duke rikujtuar ngjarjet tragjike në Kosovë në vitin 1999 dhe duke theksuar se mijëra njerëz u bënë viktima të masakrave të regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

Gjatë fjalimit, Ahmetoviq kritikoi përdorimin e vazhdueshëm të narrativit se bombardimet e NATO-s në ish-Jugosllavi në vitin 1999 kanë krijuar një precedent. Ai theksoi se ky diskurs shpesh përdoret, madje edhe nga e djathta ekstreme, për të legjitimuar shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

“Sa herë që e përdorni këtë narrativ, harroni viktimat e Srebrenicës të vitit 1995, sepse atëherë nuk pati ndërhyrje humanitare. Sa herë që e përdorni këtë narrativ, harroni mbi të gjitha edhe viktimat në Kosovë. Shumë mijëra njerëz u bënë viktima të masakrave të Millosheviqit”, deklaroi Ahmetoviq.

Ai paralajmëroi se një qasje e tillë rrezikon të relativizojë luftën agresive të Rusisë kundër Ukrainës dhe shtoi se ndërhyrja humanitare e vitit 1999, e mbështetur edhe nga Bundestagu gjerman, ishte vendimtare për të parandaluar përsëritjen e një gjenocidi në Ballkanin Perëndimor.

Ahmetoviq akuzoi disa deputetë për mbrojtje të narrativëve që, sipas tij, janë kundër demokracisë dhe të drejtave të njeriut, duke përfshirë edhe mbrojtjen e figurave si Millosheviqi.

Për këtë qëndrim të qartë, Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, e falënderoi publikisht deputetin Ahmetoviq.

“Faleminderit, i dashur Adis, për qëndrimin tënd të qartë dhe fjalët e tua të drejtpërdrejta”, shkroi Ajeti në një postim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Deputeti gjerman: Ndërhyrja e NATO-s në 99-ën ndali gjenocidin e Millosheviqit në Kosovë appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Aksioni i Antidrogës në Suharekë – bie në pranga Sylejman Kryeziu, i njohur me nofkën “Baba Syl”

29 January 2026 at 22:39

Një aksion i njësive të antidrogës së Prizrenit është zhvilluar sot në rajonin e Suharekës, ku si rezultat i veprimeve operative janë arrestuar tre persona të dyshuar për veprimtari të lidhura me narkotikë.

Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se në pranga ka rënë Sylejman Kryeziu, i njohur në zonë me nofkën “Baba Syl”.

Operacioni është realizuar pas grumbullimit të informatave nga terreni dhe burimeve të inteligjencës, ndërsa njësitë përkatëse kanë kryer bastisje në disa lokacione të dyshuara, me qëllim gjetjen e substancave narkotike dhe provave tjera që lidhen me rastin.

Gjatë aksionit janë sekuestruar prova materiale që pritet t’i nënshtrohen ekzaminimeve forenzike, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për procedura të mëtejme hetimore.

Me vendim të prokurorit kujdestar është bërë caktimi i masës së ndalimit, ndërsa hetimet janë në zhvillim dhe nuk përjashtohen arrestime të tjera.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Aksioni i Antidrogës në Suharekë – bie në pranga Sylejman Kryeziu, i njohur me nofkën “Baba Syl” appeared first on Sinjali.

Timo Werner përfundon në MLS

29 January 2026 at 22:32

Timo Werner ka nisur një kapitull të ri në karrierë, duke u transferuar nga RB Leipzig te San Jose Earthquakes në MLS.

Sulmuesi gjerman arriti marrëveshje për ndërprerjen e kontratës me Leipzigun gjashtë muaj para afatit dhe firmosi kontratë deri në qershor 2028.

29-vjeçari largohet nga Leipzig si golashënuesi më i mirë në historinë e klubit me 113 gola, ndërsa më parë kishte luajtur edhe për Chelsea dhe Tottenham, pa arritur të rikthejë formën e tij më të mirë në Angli.

Te San Jose, Werner pritet të sjellë përvojë, cilësi dhe lidership, ndërsa do t’i bashkohet skuadrës në SHBA në mesin e shkurtit, para nisjes së sezonit të ri të MLS.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Timo Werner përfundon në MLS appeared first on Sinjali.

Shpërthen zjarri në rafinerinë më të madhe të naftës në Turqi

29 January 2026 at 22:16

Një shpërthim në rafinerinë më të madhe të naftës në Turqi ka shkaktuar një zjarr të madh mbrëmjen e së enjtes në Izmit, duke detyruar autoritetet të evakuojnë punonjësit ndërsa ekipet e emergjencës luftuan për të vënë flakët nën kontroll.

Shpërthimi ndodhi në një depo benzine në rafinerinë TUPRAS Izmit, në provincën Kocaeli, gjatë orëve të para të mbrëmjes. Flakët u përhapën me shpejtësi, duke shkaktuar panik në kompleksin e madh industrial. Deri vonë të enjten, shërbimet zjarrfikëse vijonin përpjekjet për shuarjen e zjarrit, ndërsa të gjithë punonjësit e rafinerisë u evakuuan si masë paraprake.

Shkaku i shpërthimit mbetet ende i paqartë. Autoritetet nuk kanë dhënë informacion për viktima të mundshme apo për shkallën e dëmeve materiale në objekt.

Rafineria e Izmitit është një nga katër objektet e operuara nga kompania shtetërore që dominon sektorin e rafinimit të naftës në Turqi. Kjo rafineri ka një kapacitet përpunimi prej 11 milionë tonë naftë bruto në vit, duke e bërë atë më të madhën e kompanisë, krahas rafinerisë së Izmirit.

🇹🇷😳 Explosion at Turkish oil refinery TÜPRAŞ

The company operates imported oil, including the Russian Urals brand. It owns four refineries and is a key player in the country's fuel market. pic.twitter.com/tbvWOEA3bg

— MAKS 25 🇺🇦👀 (@Maks_NAFO_FELLA) January 29, 2026

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shpërthen zjarri në rafinerinë më të madhe të naftës në Turqi appeared first on Sinjali.

Hegseth i thotë Trumpit se Pentagoni është i përgatitur në lidhje me Iranin

29 January 2026 at 21:30

Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Pete Hegseth, tha të enjten se ushtria amerikane do të jetë e përgatitur për të zbatuar çfarëdo që vendos presidenti Donald Trump rreth Iranit për t’u siguruar që Teherani të mos e arrijë aftësinë për të prodhuar armë bërthamore.

“Ata nuk duhet t’i ndjekin kapacitetet bërthamore. Ne do të jemi të përgatitur për të zbatuar çfarëdo që presidenti pret nga Departamenti i Luftës” – tha sekretari Hegseth, duke iu referuar Departamentit të Mbrojtjes me emrin e ri por jozyrtar, që i është vënë nga administrata e Trumpit, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Zyrtarët amerikanë thonë se presidenti është duke i shqyrtuar opsionet, por ende nuk ka marrë vendim për ta sulmuar Iranin.

Tensionet mes Uashingtonit e Teheranit u rritën pas shtypjes së përgjakshme të protestave në mbarë Iranin nga autoritetet e këtij vendi në javët e fundit.

Trumpi në mënyrë të përsëritur ka kërcënuar me ndërhyrje, nëse Irani do të vazhdonte që të vriste protestues, por protestat gjithëkombëtare për vështirësitë ekonomike dhe shtypjen politike tashmë janë dobësuar.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se vendi i tij do të veprojë, nëse Irani e vazhdon programin bërthamor pas sulmeve ajrore të qershorit nga forcat izraelite e amerikane ndaj qendrave kyçe bërthamore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Hegseth i thotë Trumpit se Pentagoni është i përgatitur në lidhje me Iranin appeared first on Sinjali.

Hapet pika kufitare Kosovë-RMV për qarkullim të kamionëve

29 January 2026 at 21:23

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka njofutar se është normalizuar qarkullimi i kamionëve në hyrje-dalje të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

“Ju njoftojmë se prej orës 20:00 është normalizuar qarkullimi  i kamionëve si në hyrje dhe dalje në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftim.

Pikat kufitare ishin bllokuar për shkak të futjes së sistemit të ri të hapjes dhe daljes (EES) të Bashkimit Evropian ndaj shoferëve të kamionëve të gjashtë shteteve të Balkanit Perëndimor, këta të fundit kanë shfaqur pakënaqësi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Hapet pika kufitare Kosovë-RMV për qarkullim të kamionëve appeared first on Sinjali.

Kush janë “kampionët” për minus vota nga tri partitë më të mëdha në vend?

29 January 2026 at 21:17

Keqpërdorimet me vota në pothuajse secilën komunë të Kosovës kanë rezultuar me aksione policore dhe dhjetëra persona të arrestuar, ndërsa hetimet lidhur me këto raste po vazhdojnë ende.

Në të njëjtën kohë, procesi i rinumërimit të votave ka kaluar shifrën e 92 për qindshit në nivel vendi, duke bërë që një numri të madh kandidatësh t’u hiqen apo t’u shtohen vota.

Por, kush janë ‘kampionët’ nga tri partitë më të mëdha (LVV, PDK, LDK) për minus vota?

Nga Lëvizja Vetëvendosje, kandidati që aktualisht kryeson listën me më së shumti vota të humbura është Taulant Kelmendi, ish-kandidat për kryetar të Pejës.

Sipas përditësimit të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ai ka humbur 925 vota.

Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), rekordin e votave minus e mban Ferat Paçarizi, të cilit i janë hequr plot 6.754 vota.

Ndërkaq, në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), kandidati me më së shumti vota të humbura është Xhavit Uka, me gjithsej 1.637 vota minus.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kush janë “kampionët” për minus vota nga tri partitë më të mëdha në vend? appeared first on Sinjali.

Pas rritjes së tensioneve me Iranin, SHBA-ja çon luftanije shtesë në Lindjen e Mesme

29 January 2026 at 21:11

Marina e Shteteve të Bashkuara ka dërguar një luftanije shtesë në Lindjen e Mesme, ka bërë të ditur një zyrtar amerikan për agjencinë Reuters të enjten, në mes të rritjes së tensioneve mes SHBA-së dhe Iranit.

Zyrtari, i cili ka folur në kushte anonimiteti, ka deklaruar se luftanija USS Delbert D. Black është futur në rajon gjatë 48 orëve të fundit. Me këtë zhvillim, numri i anijeve luftarake amerikane në Lindjen e Mesme ka shkuar në gjashtë, ndërsa në rajon ndodhen edhe një aeroplanmbajtëse dhe tri anije të tjera më të vogla luftarake.

Vendosja e anijeve luftarake amerikane nga rajoni i Azi-Paqësorit ka nisur në fillim të këtij muaji, në kohën kur tensionet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara u përshkallëzuan pas shtypjes së protestave në mbarë Iranin.

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar të enjten e kaluar se Shtetet e Bashkuara kishin një “armadë” që po shkonte drejt Iranit, por ka shtuar se shpresonte që ajo të mos duhej të përdorej.

Trump ka kërcënuar vazhdimisht me ndërhyrje nëse Irani do të vazhdonte vrasjet e protestuesve, megjithatë protestat në të gjithë vendin janë zbutur që nga ajo kohë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pas rritjes së tensioneve me Iranin, SHBA-ja çon luftanije shtesë në Lindjen e Mesme appeared first on Sinjali.

Zyrtarë nga Arabia Saudite e Izraeli në Uashington për t’i diskutuar sulmet e mundshme ndaj Iranit

29 January 2026 at 20:54

Administrata e presidentit Donald Trump të ShBA-së do të presë zyrtarë të lartë të mbrojtjes dhe të inteligjencës nga Arabia Saudite dhe Izraeli për bisedime veç e veç rreth Iranit këtë javë në Uashington, kur kreu i Shtëpisë së Bardhë po i shqyrton sulmet ushtarake, sipas dy personave të afërt me çështjen.

Shefi i inteligjencës ushtarake të Izraelit, Gjeneral Shlomi Binder, zhvilloi bisedime rreth Iranit me zyrtarë të lartë të Pentagonit, CIA-s dhe Shtëpisë së Bardhë të martën dhe të mërkurën, tha një burim i afërt me çështjen. Mediumi amerikan, “Axios”, raportoi se ai ndau të dhëna të inteligjencës rreth caqeve të mundshme iraniane, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Ministri i Mbrojtjes i Arabisë Saudite, Khalid bin Salman, ishte gjithashtu në Uashington për takime me zyrtarë amerikanë ku në fokus ishte Irani, sipas një burimi tjetër, i afërt me diskutimet. Sauditët dhe vendet e tjera të Gjirit Persik janë përpjekur që ta depërshkallëzojnë situatën dhe të parandalojnë një luftë më të gjerë.

Princi saudit, Mohammed bin Salman, i ka thënë presidentit iranian, Masoud Pezeshkian, se Riadi nuk do të lejojë që hapësira ajrore ose territori saudit të përdoret për veprime ushtarake kundër Teheranit, raportoi këtë javë agjencia shtetërore e lajmeve, SPA.

Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.

Njëri nga burimet dhe një zyrtar amerikan thanë se Trumpi ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për veprimet e mëtejshme, përfshirë atë nëse do ta zgjedhë opsionin ushtarak apo jo.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zyrtarë nga Arabia Saudite e Izraeli në Uashington për t’i diskutuar sulmet e mundshme ndaj Iranit appeared first on Sinjali.

Limi e “leçitë” papritur Albën: Bllok e ke përgjithmonë

29 January 2026 at 20:30

Banori i shtëpisë më të famshme në vend, Limi, duket se ka marrë një vendim të prerë në raportin e tij me Albën.

Pas gjithë situatave të tensionuara dhe zhvillimeve të fundit mes tyre, ai ka lënë të kuptohet se kjo marrëdhënie po shkon drejt një fundi përfundimtar.

Gjatë një bisede brenda shtëpisë, Limi u shpreh hapur se ndaj Albës do të vendosë “bllok përgjithmonë”, një deklaratë që ka ngjallur menjëherë reagime të shumta, si te banorët e tjerë, ashtu edhe te publiku jashtë shtëpisë.

Ky qëndrim i fortë i Limit vjen pas një periudhe të gjatë përplasjesh, keqkuptimesh dhe emocionesh të forta mes dyshes, të cilat kanë qenë shpesh në qendër të vëmendjes gjatë këtij edicioni.

Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse ky vendim do të jetë i pakthyeshëm apo nëse situata mes tyre mund të marrë një tjetër rrjedhë në ditët në vijim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Limi e “leçitë” papritur Albën: Bllok e ke përgjithmonë appeared first on Sinjali.

Dafina Zeqiri publikon këngën e re “Xhane”

29 January 2026 at 19:56

Këngëtarja e njohur kosovare, Dafina Zeqiri, ka publikuar këngën e saj më të re, të titulluar “Xhane”.

Ky projekt muzikor vjen si rezultat i bashkëpunimit me Benny Bee, Rilind Alimanin dhe Lennoxin, të cilët kanë kontribuar në krijimin e muzikës dhe tekstin.

Për incizimin dhe prodhimin e zërit, Dafina ka bashkëpunuar me Deard Sylejmanin, duke siguruar një cilësi të lartë muzikore dhe interpretim profesional.

Videoklipi i këngës është realizuar nga “Basement”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dafina Zeqiri publikon këngën e re “Xhane” appeared first on Sinjali.

Kallas i kërkon SHBA-së të mos bombardojë Iranin: Rajoni s’ka nevojë për një luftë të re

29 January 2026 at 19:49

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të përmbahen nga sulmet ndaj Iranit, pas akuzave të Ministrit të Jashtëm të Teheranit se blloku evropian po “ndez flakët” e një “lufte totale” dhe pasi listoi Trupën e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) si një grup terrorist.

“Kur bëhet fjalë për sulme, atëherë mendoj se rajoni nuk ka nevojë për një luftë të re,” u shpreh Kallas për gazetarët pas një takimi të ministrave të BE-së në Bruksel të enjten.

Ajo shtoi se vendosja e IRGC-së në listën e zezë – një njësi ushtarake elitare që i përgjigjet drejtpërdrejt Udhëheqësit Suprem Ali Khamenei – do të ushtronte “më shumë presion” mbi regjimin islamik, pas shtypjes brutale të protestave këtë muaj, të cilat disa vlerësojnë se kanë shkaktuar vdekjen e dhjetëra mijëra njerëzve.

Komentet e Kallas erdhën pasi Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, dënoi vendimin e BE-së për të listuar IRGC-në si një “marifet PR” që synonte të maskonte “rënien e rëndë” të bllokut.

“Disa vende po përpiqen aktualisht të shmangin shpërthimin e një lufte të përgjithshme në rajonin tonë,” shkroi Araghchi në mediat sociale. “Asnjëra prej tyre nuk është evropiane. Në vend të kësaj, Evropa është e zënë duke i ndezur flakët.”

Ai paralajmëroi gjithashtu se një “luftë e përgjithshme” kundër Iranit, një nga prodhuesit më të mëdhenj të naftës në botë, do të ishte “thellësisht dëmtuese” për BE-në, duke shkaktuar rritje të çmimeve të energjisë. Araghchi do të udhëtojë për në Ankara të premten për bisedime me homologun turk mbi krizën në rritje.

Ndërkohë, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi të mërkurën se një “armadë masive” po shkon drejt Iranit dhe se “sulmi i ardhshëm” i Uashingtonit do të ishte “shumë më i keq” se bombardimi amerikan ndaj objekteve bërthamore dhe ushtarake të Iranit në qershor të vitit të kaluar.

“Ashtu si me Venezuelën, SHBA-të janë të gatshme dhe të afta të përmbushin me shpejtësi misionin e tyre, me shpejtësi dhe dhunë, nëse është e nevojshme,” shkroi Trump në platformën e tij Truth Social.

CNN raportoi herët të enjten se Trump po shqyrton “një sulm të ri të madh” ndaj udhëheqësve, institucioneve qeveritare dhe centraleve bërthamore të Iranit, duke cituar zyrtarë të paidentifikuar. Sipas raportit, ai ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për nisjen e sulmit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kallas i kërkon SHBA-së të mos bombardojë Iranin: Rajoni s’ka nevojë për një luftë të re appeared first on Sinjali.

I dyshuari për vjedhje të rëndë tentoi arratisjen nga Pallati i Drejtësisë, përfundon në spital

29 January 2026 at 19:43

Një person i dyshuar për “vjedhje të rëndë” ka tentuar të arratiset të mërkurën nga Pallati i Drejtësisë.

Kështu konfiromi për Sinjalin, Enis Pllana, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, i cili deklaroi se gjatë tentativës për arratisje, i dyshuari ka pësuar lëndime trupore dhe më pas është dërguar për trajtim mjekësor.

“Gjatë ditës së djeshme, një person i arrestuar nën dyshimet për kryerjen e veprës penale vjedhje e rëndë, ka tentuar të arratiset nga Pallati i Drejtësisë, por i njëjti është ndaluar. Gjatë tentimit për arratisje, i dyshuari ka pësuar lëndime trupore, për çka është dërguar për tretman mjekësor,” tha Pllana.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post I dyshuari për vjedhje të rëndë tentoi arratisjen nga Pallati i Drejtësisë, përfundon në spital appeared first on Sinjali.

❌
❌