Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 2 January 2026Main stream

Burri vrau gruan dhe më pas u vetëvra në garazh, kjo është banesa e çiftit

By: redi
2 January 2026 at 14:38

Burri vrau gruan dhe më pas veten. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 13:30 në Orikum, ku Llogora Xhebro, 52-vjeç dhunoi për vdekje bashkëshorten e tij, Bozhe Bozhanim 48 vjeçe. Gruaja ka ndërruar jetë në banesë, dhe në momentin që shërbimet e policisë kanë mbërritur në banesën e çiftit, kanë konstatuar se 52-vjeçari është vetëvrarë me armë zjarri dhe pranë trupit të tij është konstatuar një…

Source

Çifti i bashkëshortëve gjenden të pajetë në banesë, ja dyshimet e para për ngjarjen e rëndë

By: redi
2 January 2026 at 14:16

Një grua rreth 40 vjeçe është gjendur pa shenja jete në banesë. Ngjarja ka ndodhur këtë të premte në Orikum të Vlorës. Ajo është gjetur e mbytur. Dyshimet e para janë që e ka mbytur bashkëshorti. Nga të dhënat e para dyshohet se Ll. Xh. pasi ka vrarë bashkëshorten, S.Xh., më pas ka vrarë edhe veten. …

Source

Bllokohet aksi Kakavijë-Janinë, nesër fermerët grekë 3 orë protestë

By: redi
2 January 2026 at 14:04

Fermerët grekë kanë rinisur sërish protesta në fillim të këtij viti. Policia Kufitare në Kakavijë është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se nesër më datë 03.01.2026, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë-Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët. Do të lejohen të qarkullojnë vetëm…

Source

Kryebashkiaku Pjerin Ndreu humb të afërmit në aksident: Ngjarje tronditëse për ne

By: redi
2 January 2026 at 13:52

Kreu i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar pas aksidentit tragjik të ndodhur këtë të premte në Lezhë ku humbën jetën polici Petrit Florini dhe bashkëshortes së tij, Elona Florini. Ndreu shpreh ngushëllime duke e cilësuar ngjarjen si një goditje të rëndë për të gjithë familjen. ”Petrit Florini, djali i tezes time me bashkeshortën Elona Florini, sot humbën jetën tragjikisht në një…

Source

Kthimi pas festave, aksi Kukës-Tuneli i Kalimashit me fluks normal mjetesh

By: redi
2 January 2026 at 13:40

Rruga e Kombit, në të dyja drejtimet e lëvizjes Kukës-Tuneli i Kalimashit ka një fluks normal automjetesh. Sot se për shkak të prezencës së akullit, përgjatë segmentit Milot-Kalimash u regjistruan tre aksidente rrugore. Nga aksidentet u dëmtuan gjashtë persona, të cilët kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spitalin e Rrëshenit dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Source

Korça e preferuar, por edhe e shtrenjtë

By: redi
2 January 2026 at 13:36

Korça mund të cilësohet me kuptimin e plotë të fjalës qyteti më i preferuar për festat e fundvitit. Këtë fakt e vërteton fluksi mjaft i lartë i vizitorëve vendas dhe të huaj që zgjodhën kryeqendrën e juglindjes për të kaluar festat e fundvitit. Teksa shumica e vizitorëve kanë mbetur të kënaqur dhe vlerësojnë mikpritjen, si nën zë kanë konstatuar edhe rritje të çmimeve veçanërisht të akomodimeve.

Source

Rama poston fotot: Lura magjike e arritshme përmes rrugës turistike, është hedhur shtresa e parë asfaltike

By: redi
2 January 2026 at 12:59

Punimet për riparimin e rrugës Peshkopi-Lurë dhe Lurë-Perlat po shkojnë drejt përfundimit. Puna vijon njëkohësisht në dy drejtime, nga Lura drejt Arrasit të Dibrës dhe nga Lura në drejtim të Rrëshenit. Kryeministri Edi Rama informon se shumë shpejt Lura do të jetë e aksesueshme përmes rrugës së re turistike, duke theksuar se është hedhur shtresa e parë asfaltike në segmentin Peshkopi-Lurë dhe po…

Source

Zbardhet vrasja në Shkodër, drejtori i Policisë Proda: Punë profesionale dhe koordinim efikas

By: redi
2 January 2026 at 12:36

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda përgëzoi policinë e Shkodrës për zbardhjen e vrasjes të 67- vjeçarit Hysni Ymeri me lëndë eksplozive të komanduar në distancë dhe për bashkëpunimin dhe koordinimin mjaft efikas me Prokurorinë e Shkodrës. “Falënderoj dhe përgëzoj publikisht Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, strukturat hetimore dhe të gjitha forcat e angazhuara, si dhe Prokurorinë…

Source

Probleme edhe në aksin Librazhd-Qafë, policia apelon për vendosjen e zinxhirëve

By: redi
2 January 2026 at 12:23

Reshjet e borës kanë përfshirë edhe aksin Librazhd-Qafë. Policia apelon që drejtuesit e mjeteve të jenë të pajisur me zinxhirë, ndërsa është krijuar edhe trafik i rënduar. Në Dragostunjë ka prezencë të akullit dhe policia rrugore ndodhet në terren për të menaxhuar situatën dhe për t’i ardhur në ndihmë mjeteve që bllokohen.

Source

Akset në Qafë Thore, Vermosh dhe Theth përfshihen nga bora. Policia: Përdorni goma dimërore e zinxhirë

By: redi
2 January 2026 at 11:50

Akset në Qafë Thorë, Vermosh, dhe në Theth janëë zbardhur në reshjet e borës. Strukturat operacionale janë angazhuar në terren. Në zonat me fluks të lartë lëvizjeje dhe në zonat ku ka prezencë dëbore dhe ngrice është shtuar patrullimi nga shërbimet e policisë rrugore. Policia i bën apel drejtuesve të automjeteve të përdorin goma dimërore e zinxhirë. Në Qafë Thore trashësia e dëborës arrin…

Source

Nëna e Beatrix dhe Alban Ramosaj zbulon se është diagnostikuar me kancer

By: redi
2 January 2026 at 11:38

Antigone Ramosaj, nëna e Beatrix dhe Albanit ka ndarë me ndjekësit e saj një nga betejat më të vështira me të cilat po përballet, ajo me kancerin. “Miqtë e mi, këto ditë po kaloj një nga betejat më të vështira të jetës sime, luftën me kancerin. Sot sapo kam përfunduar kimioterapinë e parë dhe ndihem shumë e lodhur, por zemra ime është plot”. Më tej, ajo falenderon çdo njeri që po i qëndron pranë…

Source

Aksioni i PD për 2026, Balliu nuk përjashton ngujimin: Do të ketë përshkallëzim

By: redi
2 January 2026 at 11:14

2025 nuk ka qenë një vit i lehtë për Partinë Demokratike, pasi humbi në zgjedhjet parlamentare të 11 majit dhe pakënaqësitë u shtuan drejt lidershipit. Më pas Sali Berisha ngriti një foltore para Kryeministrisë, ku çdo të hënë edhe më pak njerëz u bashkonin kauzës së tyre. ”Aksioni i opozitës në vitin 2026 do të përshkallëzohet”, pohon deputeti demokrat Klevis Balliu në një intervistë për A2CNN…

Source

Borë në qarkun e Kukësit, prefekti Baji: Rrugët kombëtare janë të qarkullueshme

By: redi
2 January 2026 at 10:47

Viti i ri ka nisur me probleme. Qarku i Kukësit është përfshirë nga bora në zonat malore mbi 700 metra mbi nivelin e detit, duke sjellë edhe ulje të mëtejshme të temperaturave. Prefekti i qarkut të Kukësit, Dritan Baji për për ATSH-në sesi është situata. ”I gjithë territori i qarkut Kukës është i përfshirë nga reshje shiu me intensitet të ulët shoqëruar me erë, ndërsa në zonat malore nga dëbora.

Source

Moti i keq, pezullohen lundrimet në Vlorë

By: redi
2 January 2026 at 10:33

Për shkak të kushteve të rënduara hidro-meterologjike kapiteneria e portit detar të Vlorës ka vendosur të pezullojë lundrimin detar për mjetet e vogla lundruese dhe mjetet e peshkimit. Lundrimi detar i këtyre mjeteve do të pezullohet për rreth 5 ditë. Duke nisur nga 2 Janari deri më 7 Janar. Në qytet pritet një përkeqësim i kushteve hidro-meterologjike dhe për këtë arsye është pezulluar lundrimi.

Source

Detaje nga aksidenti tragjik në Lezhë, njëri efektiv policie dhe tjetra mësuese

By: redi
2 January 2026 at 10:21

Detaje të reja janë mësuar nga aksidenti tragjik me dy viktima në fshatin Gocaj të Lezhës, mëngjesin e kësaj të premteje. Viktimat janë një çift bashkëshortësh nga Puka. Ata janë identifikuar si Elona Florini me profesion mësuese dhe Petrit Florini, ky i fundit me detyrë efektiv policie. Në aksident kanë mbetur edhe katër persona të plagosur mes të cilëve edhe dy fëmijë. …

Source

Ministri Lamallari: 380 të dënuar lirohen menjëherë nga amnistia penale

By: redi
2 January 2026 at 09:53

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari thotë se kriteri që udhëheq Amnistinë Penale është rrezikshmëria e ulët shoqërore. Për të përzgjedhja e kategorive që përfitojnë nga kjo amnisti është bërë në mënyrë që të mos cenohet siguria publike dhe të favorizohet një qasje humane dhe e drejtë. ”Kriteri që ka udhëhequr këtë amnisti ka qenë rrezikshmëria e ulët shoqërore. Sa i përket burrave…

Source

Nga fenomen tek humbja tragjike, viti që shkroi historinë e Gjestit

By: redi
2 January 2026 at 09:46

Viti 2025 shënoi një kapitull të ri dhe transformues në jetën e këngëtarit nga Peja, Gjesti. Nga pjesëmarrës i Big Brother VIP Kosova 3 deri te fituesi i Big Brother VIP Albania 4, ai përjetoi famë të papritur, suksese muzikore dhe një tragjedi që do ta shënjonte përgjithmonë rrugëtimin e tij. Ai nisi vitin si pjesëmarrës i Big Brother VIP Kosova 3, ku tregoi karakterin e tij…

Source

Sulm i organizuar? Skenarët e shpërthimit të zjarrit me 40 viktima në Crans-Montana

By: redi
2 January 2026 at 09:35

Gjatë një mbrëmjeje festive me rastin e vitit të ri në një lokal në Crans-Montana në Zvicër si pasojë e një zjarri të madh 40 vetë humbën jetën dhe 115 të tjerë janë plagosur. Skena tronditëse, njerëz të djegur, panik total, kjo është ajo që raportojnë të mbijetuarit. Dëshmitarët raportojnë për shtyrje e përplasje. Crans-Montana është një ndër rajonet më të njohura turistike në alpet zvicerane…

Source

Aksident fatal në Lezhë, dy viktima. Policia: Ka edhe të plagosur

By: redi
2 January 2026 at 09:19

Mëngjesi i kësaj të premte ka nisur me një tragjedi, si pasojë një aksidenti të rëndë në aksin Lezhë-Shkodër. Nga përplasja e fortë e dy automjeteve në afërsi të fshatit Gocaj, dy persona kanë ndërruar jetë, ndërsa dy të tjerë janë plagosur 1 grua dhe 1 fëmijë. Për nxjerrjen e trupava kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse të cilët më pas u morën me ambulancë. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në…

Source

19-vjeçari rrëfen skenat e tmerrit nga zjarri: Nuk do të shoh kurrë diçka më të keqe se ajo natë

By: redi
2 January 2026 at 09:15

Një zjarr i fuqishëm përfshiu barin “Le Constellation” në vendpushimin Crans-Montana, pak pas orës 01:30 të mëngjesit të Vitit të Ri. Tragjedia ka shkaktuar mbi 47 viktima dhe 115 të plagosur. Dëshmia e një 19-vjeçari italian, i cili ndodhej aty pranë, ka tronditur opinionin publik. I riu Gianni, student i inxhinierisë mekanike në Gjenevë, thotë se mori vesh ngjarjen nga një shoqe e tij…

Source

❌
❌