Kthimi pas festave, aksi Kukës-Tuneli i Kalimashit me fluks normal mjetesh
2 January 2026 at 13:40
Rruga e Kombit, në të dyja drejtimet e lëvizjes Kukës-Tuneli i Kalimashit ka një fluks normal automjetesh. Sot se për shkak të prezencës së akullit, përgjatë segmentit Milot-Kalimash u regjistruan tre aksidente rrugore. Nga aksidentet u dëmtuan gjashtë persona, të cilët kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spitalin e Rrëshenit dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.