Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 14 January 2026Main stream

17:59 “Kanë ndryshuar fashat e pagave”, Tatimet: Ja sa bëhet rroga minimale dhe ajo maksimale

By: EL
14 January 2026 at 17:59

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) ka njoftuar zyrtarisht ndryshimin e niveleve të pagave referencë në vend, një masë që ka hyrë në fuqi që nga fillimi i këtij viti.

Sipas njoftimit për shtyp të shpërndarë ditën e sotme, duke filluar nga data 1 janari 2026, niveli i pagës minimale në shkallë vendi pëson një rritje të ndjeshme, duke u fiksuar në vlerën 50,000 lekë në muaj.

Përveç rritjes së pragut minimal, Tatimet bëjnë me dije se ka ndryshuar edhe kufiri i sipërm. Paga maksimale për efekt të llogaritjes së kontributeve shoqërore tashmë do të jetë 186,416 lekë.

Kjo do të thotë se çdo pagë bruto mbi këtë vlerë, do të paguajë sigurime shoqërore vetëm mbi bazën e këtij tavani të ri.

“Nga 1 janari 2026 rritet paga minimale dhe maksimale. Paga minimale mujore bëhet 50,000 lekë, ndërsa paga maksimale për efekt të llogaritjes së kontributeve shoqërore do të jetë 186,416 lekë.” njofton DPT-ja.

DPT sqaron se ky vendim ka shtrirje të gjerë. “Ndryshimet vlejnë për të punësuarit, vetëpunësuarit dhe punonjësit e papaguar të familjes,” citohet në njoftimin zyrtar. Bizneset dhe ekonomistët duhet të reflektojnë këto ndryshime në listëpagesat e para të vitit 2026 që do të dorëzohen brenda këtij muaji./et

Moti i keq izolon katër fshatra në Libohovë, masivi i dherave bllokon rrugët kryesore

By: EL
14 January 2026 at 17:50

Moti i keq i shoqëruar me reshje të dendura shiu, ka shkaktuar probleme serioze në Bashkinë e Libohovës, duke izoluar katër fshatra të zonës.

Sipas informacioneve nga vendngjarja, shkak për izolimin janë bërë rrëshqitjet masive të dherave në zonën e Zagorisë, të cilat kanë bllokuar rrugën kryesore lidhëse të fshatrave Topovë, Lliar, Doshnicë dhe Zhej.

Si pasojë e këtyre rrëshqitjeve, janë dëmtuar edhe katër banesa në fshatin Zhej. Banorët shprehen të shqetësuar dhe i kanë bërë thirrje Bashkisë së Libohovës për ndihmë dhe ndërhyrje të menjëhershme për zgjidhjen e situatës.

Megjithatë, deri në këto momente, fshatrat vijojnë të jenë të izoluar dhe pa asnjë ndërhyrje nga strukturat përkatëse./et

17:40 KE pritet t’i japë Serbisë pjesën e parë të fondeve nga Plani i Rritjes

By: EL
14 January 2026 at 17:40

Komisioni Evropian do të miratojë në ditët në vijim pagesën e parë të mjeteve për Serbinë në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, mëson Radio Evropa e Lirë (REL) nga burime të besueshme në këtë institucion.

Serbia tashmë ka marrë mjete në formë të parafinancimit nga Plani i Rritjes, ndërsa tani do të marrë edhe pagesën e parë të rregullt.

Kjo pagesë do të jetë në vlerë prej 61 milionë eurosh.

Siç kanë sqaruar burimet në Komisionin Evropian, fillimisht ishte planifikuar që kësti i parë të ishte 112 milionë euro. Megjithatë, për të marrë shumën e plotë, Serbia duhej t’i përmbushte shtatë hapa reformues.

Sipas burimeve të REL-it, Serbia deri më tani i ka përmbushur plotësisht tri nga shtatë reformat e parashikuara, prandaj Komisioni Evropian ka vendosur ta zvogëlojë shumën e këstit të parë.

Pjesa e mbetur e mjeteve do të shpërndahet vetëm pasi Serbia t’i përmbushë edhe obligimet e tjera reformuese të parashikuara.

Serbia, për momentin, është e fundit në radhën e shteteve që konsiderohen se i kanë përmbushur kushtet dhe kanë ndërmarrë reforma të rëndësishme për t’u harmonizuar me standardet e Bashkimit Evropian.

Pagesën e parë nga ky paketë tashmë e kanë marrë në tetor të vitit të kaluar Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Pa mjete nga ky paketë, për momentin, kanë mbetur Kosova dhe Bosnje e Hercegovina.

Komisioni Evropian e ka miratuar Agjendën e Reformave të Bosnjë e Hercegovinës vetëm në dhjetor, ndërsa mjetet financiare, përfshirë edhe parafinancimin, mund të fillojnë të shpërndahen vetëm pasi marrëveshjet përkatëse të hyjnë në fuqi dhe pasi të përmbushen të gjitha kushtet.

Kosova, nga ana tjetër, ende nuk i ka miratuar marrëveshjet e kredisë me Komisionin Evropian, për shkak të krizës institucionale vitin e kaluar, që pamundësoi krijimin e një ekzekutivi të ri.

Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor paraqet paketën financiare më ambicioze të Bashkimit Evropian për rajonin.

Vlera e përgjithshme e paketës është 6 miliardë euro, prej të cilave 4 miliardë janë në formë kredish të favorshme, ndërsa 2 miliardë janë mjete të pakthyeshme (grante).

Mjetet do të shpërndahen në përputhje me numrin e banorëve dhe prodhimin e brendshëm bruto të secilit shtet.

Sipas planeve paraprake, Shqipërisë i janë ndarë 922.1 milionë euro, Bosnjë e Hercegovinës 1 miliard e 85 milionë euro, Kosovës 882.6 milionë euro, Malit të Zi 383.5 milionë euro, Maqedonisë së Veriut 750.4 milionë euro, ndërsa për Serbinë janë paraparë 1 miliard e 586.4 milionë euro.

Të gjitha projektet e financuara nga Plani i Rritjes duhet të përfundojnë deri në fund të vitit 2027 dhe zgjatja e afateve nuk do të jetë e mundur.

Bosnjë e Hercegovina në korrik të vitit të kaluar humbi 108 milionë euro, pasi nuk i përmbushi afatet për miratimin e agjendës së reformave.

Në raste të tilla, mjetet e humbura rishpërndahen te shtetet e tjera të rajonit./ REL

17:29 Shteti në “këmbë” pas arratisjes së ushtarit të Çopjave/ Lamallari mbledh me urgjencë drejtuesit e burgjeve

By: EL
14 January 2026 at 17:29

Last Updated on 14/01/2026 by EL

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka mbledhur me urgjencë drejtuesit e burgjeve në të gjithë vendit, ku dhe u ka kërkuar masa të menjëhershme për forcimin e kontrollit, rritjen e sigurisë dhe parandalimin e futjes së sendeve të paligjshme nëpër burgje.

Pas arratisjes një ditë më parë të së burgosurit Altin Ndoci, i njohur dhe si “ushtari i Çopjave”, u shkarkua menjëherë drejtori i IEVP Durrës, Indit Cerloj dhe pezullimit të së gjithë zinxhirit përgjegjës, ministri ka kërkuar ashpërsimin e masave.

Gjithashtu, përmes këtij reagimi, Lamallari ka bërë të ditur se i ka kërkuar drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Klevis Qoses, që të bëjë një vlerësim të parametrave të sigurisë dhe rishpërndarjes së IEVP Durrës, duke konsideruar transferimin e të dënuarve apo paraburgosurve me rrezikshmëri në burgje të sigurisë së lartë.

“Kam urdhëruar Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve të shpeshtojë kontrollet në të gjitha IEVP-të e vendit, për të parandaluar çdo tentativë të mundshme për cënim të sigurisë.

Siguria në burgje është një prioritet absolut dhe nuk do të tolerohet asnjë formë neglizhence apo shkeljeje e procedurave standarde”, shkruan ministri.

Deklarata e plotë e Ministrit të Drejtësisë:

Thirra sot një takim të posaçëm me drejtuesit e të gjitha Institucioneve të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend. Pas shkarkimit të drejtorit të IEVP Durrës pas ngjarjes së rëndë dhe pezullimit të menjëhershëm të të gjithë zinxhirit përgjegjës, kam kërkuar masa urgjente për forcimin e kontrollit, rritjen e sigurisë dhe parandalimin e futjes së sendeve të paligjshme nëpër burgje.

Kërkova nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve të bëjë një vlerësim të parametrave të sigurisë dhe rishpërndarjes së IEVP Durrës, duke konsiduruar transferimin e të dënuarve apo paraburgosurve me rrezikshmëri në burgje të sigurisë së lartë.

Kam urdhëruar Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve të shpeshtojë kontrollet në të gjitha IEVP-të e vendit, për të parandaluar çdo tentativë të mundshme për cënim të sigurisë.

Siguria në burgje është një prioritet absolut dhe nuk do të tolerohet asnjë formë neglizhence apo shkeljeje e procedurave standarde.

Çdo tentativë për të sfiduar rendin, sigurinë dhe autoritetin e ligjit nëpër burgje cënon gjithashtu sigurinë publike, besimin dhe bashkëpunimin me agjenicitë ligjzbatuese dhe institucionet e drejtësisë. Në çdo rast përgjegjësit do të përballen ligjërisht pa kompromis dhe pa humbur kohë me pasojat e veprimeve të tyre./et

17:27 Banka Botërore: Rritja ekonomike në Shqipëri, 3.5% në vitin 2026

By: EL
14 January 2026 at 17:27

Last Updated on 14/01/2026 by EL

Ekonomia shqiptare pritet të vijojë rritjen edhe gjatë vitit 2026, por me një ritëm më të moderuar, në një mjedis rajonal dhe global që po përballet me pasiguri të larta. Në raportin më të fundit, Banka Botërore vlerëson se ekonomia shqiptare pritet të rritet me 3.5% në vitin 2026, nga 3.7% në 2025.

Ritmi i rritjes në Shqipëri mbetet mbi mesataren e Europës dhe Azisë Qendrore, e cila parashikohet në 2.4%.

Për Shqipërinë dhe vendet e rajonit, rritja ekonomike do të mbështetet kryesisht nga konsumi i brendshëm, turizmi dhe investimet publike, ndërsa eksportet dhe sektori i ndërtimit pritet të përballen me sfida.

“Ndërsa inflacioni po ulet gradualisht, kushtet financiare mbeten sfiduese për shumë ekonomi. Borxhi publik i lartë kufizon aftësinë e qeverive për të mbështetur rritjen. Pa reforma të qëndrueshme, perspektiva për rritje afatgjatë mbetet e brishtë. Politikat e kujdesshme fiskale dhe monetare janë thelbësore në këtë fazë.”

Banka Botërore vlerëson se pa rritje më të fortë ekonomike, vendet në zhvillim, përfshirë edhe Shqipërinë, do ta kenë të vështirë të krijojnë vende të reja pune dhe të përmirësojnë standardin e jetesës për popullsinë në rritje.

“Për të mbështetur rritjen dhe punësimin, nevojiten reforma strukturore dhe investime në produktivitet. Forcimi i institucioneve dhe përmirësimi i klimës së biznesit janë vendimtare. Pa këto masa, diferencat në të ardhura me vendet e zhvilluara do të vazhdojnë të thellohen. Rritja më e fortë është thelbësore për të përballuar sfidat sociale.”

Banka Botërore paralajmëron se rritja e ngadaltë globale dhe pasiguria gjeopolitike mund të kufizojnë flukset e kapitalit dhe investimet private./et

A ka shumë pak stacione karikimi për automjetet elektrike në Evropë?

14 January 2026 at 16:31


Nuk mungojnë studime që paralajmërojnë për mungesën e karikuesve të shpejtë, veçanërisht jashtë korridoreve kryesore të trafikut dhe në zonat me popullsi më të ulët.

Megjithatë, në Europë ekziston një paradoks në infrastrukturën e karikimit, pasi ka mbi 1,1 milion pika karikimi për 15 milionë automjete, ndërkohë që shkalla e shfrytëzimit të tyre mezi arrin midis 2 për qind dhe 8 për qind.

Kompani udhëheqëse si Alpitronic dhe Ionity theksojnë se problemi i vërtetë nuk është mungesa e karikuesve, por mungesa e automjeteve elektrike për çdo pikë karikimi. Me fjalë të tjera, nuk ka më shumë karikues sepse nuk ka më shumë makina elektrike. I gjithë biznesi nuk është i leverdishëm.

Debati për karikimin elektrik në Evropë shpesh sillet rreth mungesës së pikave të karikimit dhe frikës se shoferët mund të mbeten pa energji gjatë udhëtimit për shkak se nuk ka mjaftueshëm karikues ose ata nuk funksionojnë.

Megjithatë, shifrat tregojnë një histori tjetër. Në Evropë, shkalla e shfrytëzimit të infrastrukturës publike të karikimit varion nga 30 minuta deri në 2 orë në ditë.

Shkaqet e këtij shfrytëzimi të ulët janë të shumta: 89 për qind e karikimeve ndodhin në shtëpi private, ekzistojnë probleme me dukshmërinë dhe qasjen në pikat publike, ka defekte të shpeshta teknike në karikues, automjetet zënë vendet edhe pasi karikimi ka përfunduar, si dhe koha shumë e gjatë e karikimit për hibridet plug-in dhe disa automjete elektrike.

Ionity, një aktor i rëndësishëm në biznesin e karikuesve, thekson se rrjeti aktual tejkalon ndjeshëm flotën e automjeteve elektrike dhe se, pa një përdorim më të qëndrueshëm, zgjerimi bëhet i paqëndrueshëm. /Telegrafi/

Trump për kryeministrin e Grenlandës: Nuk e di kush është, por është në telashe

14 January 2026 at 15:55


Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, komentoi deklaratat e kryeministrit të Greenlandit, Jens-Frederik Nielsen, dhe përdori një tjetër rast për të nënçmuar politikanët nga ana tjetër.

Në fakt, Nielsen kishte deklaruar më parë se Greenlandi, nëse duhet të zgjedhë midis Danimarkës dhe SHBA-së, gjithmonë zgjidh Danimarkën.

“Tani po përballemi me një krizë gjeopolitike, dhe nëse duhet të zgjedhim midis Shteteve të Bashkuara dhe Danimarkës këtu dhe tani, atëherë zgjedhim Danimarkën. Zgjedhim Greenlandin siç e njohim sot, që është pjesë e Mbretërisë së Danimarkës”, tha Nielsen në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministren daneze, Mette Frederiksen, në Kopenhagë.

“That’s their problem.” Trump on Greenland’s desire to stay with Denmark

Donald Trump reacted harshly to Greenland’s prime minister saying the island chooses Denmark over the United States.

“I disagree with him. I don’t know who he is, I know nothing about him, but this will… pic.twitter.com/MDNiPvX9dv
— NEXTA (@nexta_tv) January 14, 2026

Deklarata e tij shkaktoi pakënaqësi te presidenti amerikan.

“Ky është problemi i tyre. Nuk jam dakord me të. Nuk e di kush është ai. Nuk di asgjë për të, por kjo do të jetë një problem i madh për të”, u shpreh ai.

Ndërkohë që ishulli arktik me 57 mijë banorë ka diskutuar gjatë për pavarësinë nga Danimarka, sondazhet e opinionit tregojnë se shumica e banorëve të Greenlandit janë kundër idesë së bashkimit me SHBA-në.

Ky shqetësim u reflektua edhe në zgjedhjet e marsit të vitit të kaluar, kur tre nga katër zgjedhës të Greenlandit mbështetën partitë që favorizonin vetëm një rrugë të ngadaltë drejt pavarësisë.

Ministrat e jashtëm të Greenlandit dhe Danimarkës do të takohen të mërkurën (14 janar) në Uashington me zëvendëspresidentin e SHBA-së, JD Vance, dhe Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, pas kërcënimeve të reja për marrjen e kontrollit mbi Greenlandën. /Telegrafi/

Marketet e Vullnet Sinajt vijonë të mashtrojë qytetarët, denoncimi: Çmimi në faturë ndryshon nga ai në raft

By: Elva
14 January 2026 at 17:50

Marketet e Vullnet Sinajt janë denoncuar sërish nga qytetarët për mospërputhje të çmimeve, ku shumat e afishuara në rafte nuk përkojnë me ato që rezultojnë në faturë në momentin e pagesës. Sipas një denoncimi të publikuar nga JOQ, një pastë dhëmbësh tek “Big Market Olimpiku” kishte në raft çmimin 650 lekë, i shënuar edhe si […]

The post Marketet e Vullnet Sinajt vijonë të mashtrojë qytetarët, denoncimi: Çmimi në faturë ndryshon nga ai në raft appeared first on BoldNews.al.

Amerikanët rikthehen në Hënë pas 53 vitesh, NASA cakton datën e misionit Artemis II

By: Elva
14 January 2026 at 17:22

NASA ka njoftuar se misioni Artemis II, fluturimi i parë i astronautëve drejt Hënës pas më shumë se pesë dekadash, do të nisë më 6 shkurt 2026. Ky do të jetë udhëtimi i parë i ekuipazhit jashtë orbitës së ulët të Tokës që nga viti 1972. Sipas agjencisë hapësinore, dritarja zyrtare e nisjes do të […]

The post Amerikanët rikthehen në Hënë pas 53 vitesh, NASA cakton datën e misionit Artemis II appeared first on BoldNews.al.

Turqia ndërmjetëse mes SHBA-ve dhe Iranit, CNN: Negociatat rrezikojnë të dështojnë

By: Elva
14 January 2026 at 17:03

CNN raporton se Turqia ka vendosur kontakte me zyrtarë të Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, me synimin për të rikthyer palët në tryezën e negociatave. Sipas një burimi rajonal të cituar nga rrjeti amerikan, përshkallëzimi i situatës dhe ritmi i ngadaltë i bisedimeve rrezikon që përpjekjet diplomatike të vijnë më vonë sesa duhet. “Aktualisht po […]

The post Turqia ndërmjetëse mes SHBA-ve dhe Iranit, CNN: Negociatat rrezikojnë të dështojnë appeared first on BoldNews.al.

Ulet dënimi për shitësin e armës me të cilën u vra Liridona Ademaj

By: Elva
14 January 2026 at 16:37

Gjykata e Apelit të Kosovës ia ka ulur dënimin Tom Dodajt, i akuzuar për shitjen e armës me të cilën dyshohet se u vra Liridona Ademaj në nëntor të vitit 2023. Dodaj, që kishte pranuar fajësinë për veprën e shitjes së paautorizuar të armëve, u dënua në shkurt të vitit 2025 me pesë vjet burgim […]

The post Ulet dënimi për shitësin e armës me të cilën u vra Liridona Ademaj appeared first on BoldNews.al.

Dhimbjet e barkut, refluksi dhe simptomat që shpesh ngatërrohen me sëmundje të tjera - flet gastroenterologu Avni Haziri

14 January 2026 at 15:40


Gjatë podcastit "Shëndeti në rend të parë", e mbështetur nga United Hospital, gastroenterologu Avni Haziri ka sqaruar në detaje mënyrën se si dhimbjet e barkut dhe simptomat shoqëruese mund të tregojnë probleme të ndryshme të sistemit tretës, veçanërisht të lukthit.

Sipas tij, nëse dhimbja paraqitet në pjesën e sipërme të barkut, zakonisht ajo lidhet me lukthin.



Ai tha se lokalizimi i dhimbjes dhe koha kur shfaqet janë shumë të rëndësishme për të kuptuar se cila pjesë e lukthit është e prekur.

“Nëse pacienti tregon se dhimbja shfaqet menjëherë pas ushqimit, shoqërohet me djegësim, ndjenjë për të vjellë apo edhe vjellje, atëherë problemi zakonisht ndodhet në pjesën ku ushqimi bie për herë të parë në lukth ose në pjesën e poshtme të tij”, shpjegon Haziri.

Tutje Haziri u shpreh se në këto raste, diagnoza mund të variojë nga një gastrit i lehtë deri te ulçera gastrike.

Një shenjë e rëndësishme, sipas Hazirit, është edhe kolla e thatë kronike, e cila shpesh nuk lidhet me mushkëritë apo alergjitë, por me kthimin e thartinës së lukthit në ezofag.

“Refluksi ndodh kur thartina e lukthit kthehet përmes diafragmës në ezofag dhe ndonjëherë arrin deri në fyt, duke i irrituar këto pjesë,” shpjegon gastroenterologu duke shtuar se për këtë arsye, shumë pacientë mendojnë se problemi është në fyt, mushkëri apo zemër.

Për më shumë shikoni të plotë podcastin "Shëndet në rend të parë":

- YouTube www.youtube.com

Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresë gjykate në Prishtinë

14 January 2026 at 15:31


Policia e rajonit të Prishtinës po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se në kontekstin e kësaj, në një operacion të realizuar nga zyrtarët e stacionit të Podujevës sot u arrestuan dy persona të kërkuar nga Gjykata për veprën Lëndim trupor: A. A, mashkull, 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe A. Z, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilët pas arrestimit nga ana e policisë janë dërguar në vuajtje të dënimit.

Ndryshe, gjatë vitit 2025, zyrtarët e stacionit policor të Podujevës kanë realizuar 745 urdhëresa, prej tyre për vepra penale kanë qenë 251. /Telegrafi/


Kontroll në qelinë e të burgosurit në Burrel që tentoi të arratisej, shkak një audio-regjistrim dhe postim në Instagram

14 January 2026 at 15:29


Drejtoria e Burgjeve ka urdhër kontroll urgjent në qelinë e të burgosurit Fatmir Pjetri, në Burrel, i njohur si pjesë e bandës së ‘Babagjyshëve’.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën dije se shkak është bërë publikimi në profilin e Instagramit të tij të një audioregjistrimi ku akuzon Drejtorinë e Burgjeve se nuk e kanë lejuar që të botojë një roman që ka shkruar, pasi përmban akte dhune.

Por kontrolli do të ushtrohet për të zbuluar sesi është bërë ky regjistrim dhe si është postuar në Instagram.

Në 2025 Pjetri ka tentuar që të arratisej ndërsa ndodhej në burgun 313. Ai së bashku me Arbër Çekajn kishin thurur planin për t’u larguar me një çarçaf nga izolimi. Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, tregohet se si Fatmir Pjetri ka goditur me hekur në kokë gardianin dhe punonjësin tjetër të burgut.

“Rreth orës 14:20 ai është njoftuar nga përgjegjësi specialisti i trups Gëzim Rramushi se i paraburgosuri Lulzim Çepele kishte prerë damarët e dorës së djathtë. Për këtë shkak ai është dërguar në infermieri për ndihmë mjekësore, dhe më pas ai vetë ka shkuar atje dhe ka folur ndihmës mjeken që rekomandoi se Lulzim Çepele ka nevojë për qepje të plagës, gjë që duhej bërë në spital. Për këtë ai ka njoftuar sallën operative të Drejtorisë të Përgjithshme, Drejtorin e institucionit dhe Shefin e Policisë, për të bërë shoqërimin e Lulzim Çepeles për në Spitalin e Traumës.

Njëkohësisht ka njoftuar shoferin e ambulancës për të ardhur në IEVP dhe marrë të dëmtuarin. Gjatë kohës që ai ishte duke pritur ardhjen e personelit, rreth orës 14:55, ka parë se tek muri i godinës “A” në faqen veriore nga taraca e ajrimit ishte një person duke kacavjerrur me litar. Menjëherë ai ka bërë njoftimin dhe bashkë me një punonjës tjetër ka dalë në oborr menjëherë ku ka konstatuar se i paraburgosuri Fatmir Pjetri ishte në gjysëm lartësi duke zbritur me litar për tek shkallët e hyrjes të administratës.

Menjëherë ai është ngjitur vetë i parë për të ndaluar atë dhe kur ka qenë përballë me të ka parë se ai kishte në dorë një hekur në formë të harkuar. Ai i ka dalë parë tek sheshpushimi i shkallëve të administratës dhe në këtë moment Fatmir Pjetri e ka goditur me hekur duke e dëmtuar në anën e majtë te kokës. Pasi e goditi Fatmiri u hodh nga shesh pushimi i shkallëve në sheshin, ka goditur me te njëjtin hekur edhe punonjësin e ruajtjes të portës. Ai ka zbritur dhe i ka shkuar menjëherë nga mbrapa dhe bashkë me punonjësin e portës Hekuran Sina e kanë neutralizuar Fatmir Pjetrin.

Në këtë moment ai ka vënë re se i paraburgosuri tjetër Arbër Çekaj ishte duke zbritur me të njëjtin litar dhe pasi zbriti ju drejtua me vrap portës kryesore. Atij i ka dalë para punonjësit e sigurisë Gëzim Nikoqi dhe Gezim Ramushi të cilët e kanë neutralizuar dhe prangosur. Më pas të dy personat që tentuan të arratisen janë dërguar tek skaneri ku ju bë kontrolli fizik i tyre ku nuk u gjetën me vete sende të ndaluara dhe shoqërimi i tyre në dhomat e veçimit. Më pas ai ka njoftuar me pas drejtorin e institucionit, dhe shefin e policisë për këtë tentativë arratisje.

Punonjësi i policisë Gëzim Nikoçi me detyrë punonjës i grupit të sigurisë deklaron se se rreth orës 15.00 është lajmëruar nga polici i kollonës 2-1 kati i dytë i godinës “A”, se i paraburgosuri me mbiemër “Çepele’ është dërguar në infermieri pasi kishte presë damarët e dorës. Ai dhe dhe kolegu i tij Vladimir Myrto shkuan në infermieri pasi i dëmtuari kishte shumë rrjedhje gjaku nga dora e djathtë tek pjesa e parakrahut. Pasi ka bërë mjekimin e parë ndihmës/mjekja Bejaze Jaho doli jashtë regjimit dhe komunikoi me mjeken e institucionit dhe u vendos që i paraburgosuri të shkojë në spital për tu qepur plagën e tij. Nga oficeri i informacionit shoqërimi i tij për në spital i është ngarkuar atij dhe Vladimirit.

Sapo ata u afruan tek porta hyrëse e regjimit të brendshëm që të çon tek zyra e specialistit të informacionit kanë dëgjuar zhurma e britma dhe në atë moment hapi derën ndihmësi i informacionit me mbiemër “Almeta” dhe nga specialisti informacionit kanë mësuar se kishte patur një tentativë për arratisje. Ai ja ka lënë të paraburgosurin Çepele kolegut të tij dhe ka dalë bashkë me Vladimirin me vrap në oborr ku kanë parë që Fatmir Pjetri ishte i shtrirë dhe i neutralizuar nga polici i godinës “B” dhe kurse Arbër Çekaj po zbriste shkallët që të nxjerrin jashtë në oborr.

Ai bashkë me Vladimirin dhe Ali Almetën i janë hedhur përsipër duke e prangosur dhe futur tek dhoma e kontrollit bashkë më Fatmir Pjetrin dhe në këtë moment ka parë specialistin e informacionit Myfit Xheka të gjakosur në kokë dhe pas rreth 10 min ka ardhur dhe policia e shtetit në institucion.

Nisur nga sa më sipër shtetasi Arbër Çekaj në bashkëpunim me Fatmir Pjetrin dhe kanë konsumuar në bashkëpunim mes tyre veprën penale të “largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” të parashikuar nga neni 323/1-25 të Kodit Penal”, shkruhet në dosje.

40-vjeçari është nga Puka rezulton i dënuar më parë në Greqi për vjedhje me dhunë dhe armë. Pas ardhjes në Shqipëri ai në vitin 2013 u bë pjesë e “Bandës së Babagjyshëve”. Ai ka marrë pjesë në të gjitha grabitjet e bëra nga banda e “Babagjyshëve”, që u shtrinë në të gjithë vendin, në Tiranë, Kuçovë, Durrës, Berat, Lezhë, Fushë-Krujë, Laç, Shkodër.

Grabitja që bëri më shumë bujë ishte ajo në një qendër tregtare në Tiranë, ku u grabit një argjendari. /Tch/

SHBA tërheq trupat nga bazat kryesore ushtarake në Lindjen e Mesme

14 January 2026 at 15:19


Shtetet e Bashkuara po tërheqin personelin nga bazat kryesore ushtarake në Lindjen e Mesme si masë paraprake, për shkak të tensioneve të rritura pas protestave në Iran, njofton Sky News.

Më herët, SHBA-ja kishte këshilluar personelin të largohej nga një bazë kyçe ushtarake në Katar.

Ndërkohë, NBC News raporton se qindra trupa kanë filluar të evakuohen nga baza ajrore al Udeid dhe po transferohen në baza dhe hotele të tjera në rajon.

Baza ajrore, al Udeid në Katar është baza më e madhe ushtarake amerikane në rajon dhe strehon rreth 10 mijë trupa.

Kjo bëhet për të i larguar ata nga rreziku nëse ndodh një operacion në Iran që mund të shkaktojë një reagim nga Teherani dhe të rrezikojë pjesëtarët amerikanë të shërbimit në rajon, thonë burimet për NBC.

Sipas një zyrtari iranian, Teherani ka paralajmëruar se do të godasë bazat amerikane në rajon si hakmarrje për çdo sulm nga Uashingtoni.

Agjencia e lajmeve Reuters citon një zyrtar të lartë që ka thënë se “Teherani u ka bërë të ditur vendeve të rajonit, nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe deri te Turqia, se bazat amerikane në këto vende do të sulmohen nëse SHBA sulmon Iranin… duke u kërkuar këtyre vendeve të parandalojnë Uashingtonin që të sulmojë Iranin”. /Telegrafi/

Omega ka dy orë të reja - ky dizajn do të krijojë zhurmë

14 January 2026 at 15:01


Kompania OMEGA ka prezantuar dy modele të reja të Speedmaster Moonwatch, duke rifreskuar kronografin e tyre më të njohur me dizajnin e numrit të njohur si 'reverse panda'.

Ky version me kontrast të theksuar ka qenë shumë i popullarizuar për vite me radhë ndër koleksionistët.

Modelet e reja vijnë në dy versione: prej çeliku inox dhe prej ari 18-karatësh Moonshine, dhe të dy janë të pajisura me rripa përkatës, raporton Hypebeast.

Të dy orët kanë një numër dykatësh, me sipërfaqe të zezë me shkëlqim të lartë dhe nën-numra të bardhë të lakuar që krijojnë një kontrast të theksuar. Pamjen monokromatike e kompleton unaza qeramike e zezë me shkallë tahimetri të mbushur me email të bardhë, ndërsa xhami safiri i qëndrueshëm mbron orën nga gërvishtjet.

Kutitë e orëve janë 42 mm dhe vijnë në dy variante: modeli prej çeliku inox ka akrepa dhe tregues të orës të mbuluar me rodi, ndërsa versioni prej ari Moonshine ka detaje ari në të njëjtin ton si kisha. Të dy modelet ofrojnë lidhje të poliruara dhe të thara, si dhe sistemin OMEGA për rregullim të hollësishëm të rripit, që garanton përshtatje të rehatshme dhe precize.

Kronografët e rinj funksionojnë me kalibrin Co-Axial Master Chronometer 3861, pasardhësi modern i mekanizmit që përdorën astronautët e NASA-s në Hënë. Ky kalibar manual ofron precizion të lartë dhe rezistencë ndaj magnetizmit, dhe vjen me garanci pesëvjeçare.

Çmimi i modelit prej çeliku inox është 10.100 euro, ndërsa versioni prej ari Moonshine kushton 47.800 euro. Të dy orët janë pjesë e koleksionit të përhershëm të OMEGA-s. /Telegrafi/












Rekord për Librin Guinness - koshja më e shpejtë e mbeturinave në botë

14 January 2026 at 15:01


Një shpikës britanik ka thyer rekord botëror për koshin e mbeturinave (wheelie bin) më të shpejtë në botë, një rekord që tani është regjistruar në Guinness World Records.

Ky “kosh për plehra” e modifikuar arriti një shpejtësi të jashtëzakonshme prej rreth 106 km/orë (afërsisht 66 mph) gjatë një provë të realizuar nga shpikësi, duke e bërë atë zyrtarisht koshin më të shpejtë në planet.

Ai punoi intensivisht për ta modifikuar koshin dhe arriti ta bëjë këtë objekt të përditshëm të lëvizë shumë shpejt, një arritje e jashtëzakonshme për një objekt që normalisht përdoret për mbledhjen e mbeturinave.

Rekordi është pranuar nga Guinness World Records dhe ka tërhequr vëmendjen e mediave globale për origjinalitetin dhe çuditshmërinë e tij. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Endrit Thaçi: Duke i numëruar ditët kur nga ky objekt do të dalë babi dhe shokët e tij

14 January 2026 at 14:47


Djali i ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçi, Endrit Thaçi ka thënë se është shumë optimist për lirimin e babait të tij nga akuza e ngritura nga Prokuroria Speciale e Dhomave të Specializuara.

Thaçi përmes një storie në Instagram ka thënë se është duke i numëruar ditët që nga objekti i Gjykatës Speciale në Hagë do të dalë babai i tij bashkë me shokët e tij.

‘Optimist. Duke i numëruar ditët kur nga ky objekt do të dalë babi dhe shokët e tij. Dielli do të lind përsëri’”, ka shkruar ai. /Telegrafi/

Irani zbulon se si do të përgjigjet në rast të një sulmi nga amerikanët - paralajmëron Turqinë, Arabinë dhe EBA-në

14 January 2026 at 14:43


Irani ka paralajmëruar vendet fqinje se do të synojë bazat amerikane në shenjë hakmarrjeje për çdo sulm nga Uashingtoni.

Agjencia e lajmeve Reuters citon një zyrtar të lartë që ka thënë se “Teherani u ka bërë të ditur vendeve të rajonit, nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe deri te Turqia, se bazat amerikane në këto vende do të sulmohen nëse SHBA sulmon Iranin… duke u kërkuar këtyre vendeve të parandalojnë Uashingtonin që të sulmojë Iranin”.

Ndërkohë, presidenti amerikan, Donald Trump ka inkurajuar protestuesit iranian që të vazhdojnë protestat dhe të marrin nën kontroll institucionet e vendit, duke thënë se “ndihma është në rrugë” dhe se ata duhet të “ruajnë emrat e vrasësve dhe abuzuesve, sepse do të paguajnë një çmim të madh”.

Ai ka paralajmëruar se SHBA-ja do të merrte “veprime shumë të forta” nëse autoritetet iraniane vendosin të ekzekutojnë protestues, përfshirë kërcënimin me masa të paparashikuara nëse varja e tyre realizohet, raporton skynews.

Gjithashtu lideri amerikan ka anuluar të gjitha takimet me zyrtarë iranianë deri sa të ndalet vrasja e protestuesve, duke nënkuptuar ndëshkim për Teheranin nëse dhuna ndaj civilëve vazhdon.

Ndryshe, iranianët po protestojnë tash e disa javë shkaku i problemeve ekonomike dhe sociale. /Telegrafi/

"Më është hequr veshka dhe kam një plumb në shtyllën kurrizore" - Milan Vukashinoviq nga Leposaviqi tregon si u rrëmbye

14 January 2026 at 14:23


Rasti i Milan Vukashinoviqit nga Leposaviqi, i cili u plagos rëndë në rrethana ende të paqarta në fillim të nëntorit të vitit të kaluar pranë fshatit Jelakcë, vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut.

Ndërkohë që institucionet kompetente të Serbisë vazhdojnë të shmangin deklaratat zyrtare dhe dhënien e informacionit konkret, personat që ndjekin dhe hetojnë këtë ngjarje kanë marrë edhe kërcënime.

Detajet e ngjarjes së 1 nëntorit u rrëfyen nga vetë i plagosuri Vukashinoviq gjatë dëshmisë së tij para prokurorit, të cilën e kishte Nova.rs. Konkretisht, më 12 dhjetor ai dëshmoi para prokurorit të lartë publik në Prokuple, në spitalin e burgut në Beograd, duke përshkruar në detaje ngjarjen kur u qëllua me armë në shpinë pranë fshatit Jelakcë.

Sipas fjalëve të tij, atë ditë ai ishte planifikuar të takohej me Dragomir A. në territorin e Kosovës, me të cilin kishte pasur takime edhe më parë në atë zonë. Dragomir A. ishte duke i sjellë mjaltë dhe raki, transmeton Telegrafi.

Rreth orës 11:00, teksa po lëvizte në një rrugë alternative, automjeti i Vukashinoviq u përplas me një pemë që ishte vendosur tërthorazi në rrugë, por ai nuk ndaloi dhe vazhdoi udhëtimin.

“Kur dola nga rruga në një livadh, disa persona me vetura më rrethuan dhe filluan të qëllonin. Në një moment e kuptova se po qëllonin drejt meje dhe ndjeva se isha goditur. Atëherë, në një çast, fluturova jashtë përmes xhamit të përparmë", deklaroi Vukashinoviqi gjatë dëshmisë së tij.

Ai shtoi se, pasi kishte dalë nga automjeti, iu afruan persona të panjohur, e dërguan te automjeti i Dragomir A., i cili ndodhej në livadh, dhe me atë mjet e transportuan në spitalin e Prokuples. Pas marrjes së ndihmës së parë, Vukashinoviqi u transferua në Qendrën Klinike të Nishit, ku qëndroi i shtruar deri në mesin e nëntorit, më pas u transferua në Burgun Qendror.

Vukashinoviqi pësoi lëndime të rënda trupore nga të shtënat; plumbi ende ndodhet në shtyllën kurrizore, gjë që, siç thotë ai, e mban të lidhur pas shtratit. Në Nish iu hoq një veshkë, ndërsa po ashtu pësoi edhe frakturë të kyçit të këmbës së djathtë.

Në dëshminë e tij, ai mohoi pretendimet e kallëzimit penal të 1 nëntorit, duke pohuar se nuk ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet, pasi iu lexua urdhri për zhvillimin e hetimit.

Duke folur për jetën e tij në Kosovë, Vukashinoviqi tha se jeton atje që nga lindja dhe se për vite me radhë kishte tentuar pa sukses të punësohej, duke iu drejtuar, ndër të tjerëve, edhe përfaqësuesve të Listës Serbe. Pasi nuk mori ndihmë në vitin 2015, ai iu drejtua institucioneve të Kosovës.


Definitivno je Srbin MILAN VUKAŠINOVIĆ streljan srpskim metkom, kao životinja!

Danas je pronađen MILANOV automobil koji je uništen prilikom napada na njega!

Pozivam Eulex i Kfor da izvrše uviđaj lica mesta, ali MEĐUNARODNU ZAJEDNICU da reaguje, jer ovo je "Banjska 2" 👇 pic.twitter.com/ztAVY40xUS
— Ivan Ninić (@INinic) November 8, 2025

Informacionin e parë për plagosjen e Vukashinoviqit e publikoi në rrjetin social X avokati i familjes, Ivan Niniq, duke ngritur një sërë pyetjesh lidhur me rrethanat e të shtënave. Sipas pretendimeve të paraqitura nga Niniqi, Vukashinoviqi u plagos në shpinë, ndërsa dyshohet se në incident ishin të përfshirë persona të veshur me uniforma ushtarake, pa asnjë shenjë dalluese, në xhipa pa targa regjistrimi.

Deri më sot, nuk janë bërë publike informacione zyrtare për këtë rast, dhe opinioni mbetet pa përgjigje për pyetjet se kush ka qëlluar, pse dhe me urdhër të kujt.

Ende në paraburgim, në spital – avokati i ka shkruar SUK-ut

Vukashinoviqi vazhdon të ndodhet në spitalin e burgut në Beograd, me plumbin që i ka mbetur ende në shtyllën kurrizore, ndërsa masa e paraburgimit ndaj tij mbetet ende në fuqi. Deri tani, ai është marrë në pyetje nga organet kompetente, ndërsa, sipas informacioneve jozyrtare të Nova.rs, nëna e tij e ka vizituar vetëm një herë.

Avokati i familjes Vukashinoviq ka paraqitur kallëzim pranë Sektorit të Kontrollit të Brendshëm të MPB-së kundër personave NN, pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë. Sipas kallëzimit, më 1 nëntor 2025, pranë fshatit Jelakcë, pa shenja policore, pa targa regjistrimi dhe pa asnjë paralajmërim, ata hapën zjarr ndaj një automjeti në lëvizje.

Në kallëzim thuhet se drejt automjetit që drejtohej nga Vukashinoviqi u shkrepën më shumë se 25 plumba, duke i shkaktuar lëndime të rënda kërcënuese për jetën, përfshirë një plagë depërtuese në shtyllën kurrizore, me plumb që ende ndodhet në trup, gjë që e mban të lidhur përjetësisht pas shtratit spitalor. Kallëzimi thekson se me këtë akt janë shkelur rëndë rregullat e shërbimit policor dhe se ekzistojnë baza dyshimi për veprën penale të vrasjes së rëndë në tentativë.


Nga ana tjetër, Prokuroria e Lartë Publike në Krushevc, e cila ka marrë përsipër kallëzimin penal nga Prokuroria e Lartë Publike e Prokuples, deri më sot nuk e ka kontaktuar mbrojtjen lidhur me hetimet.

Shërbimet serbe të sigurisë kanë heshtur për këtë rast, derisa mediat pro-regjimit raportuan një informacion se pjesëtarë të Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit (BIA), në bashkëpunim me organe të tjera shtetërore, arrestuan dy persona në zonën e Rashkës nën dyshimin për spiunazh. Sipas raportimeve, të ndaluarit dyshohet se gjatë një periudhe më të gjatë kanë mbledhur informacione konfidenciale me rëndësi për sigurinë e Republikës së Serbisë dhe i kanë përcjellë ato shërbimeve inteligjente shqiptare.

“Hetimi ka zgjatur disa muaj, ndërsa arrestimi është vazhdim i aksionit të 1 nëntorit, kur në vijën administrative u arrestua Milan Vukashinoviq”, raportuan mediat pro-regjimit, duke shtuar se Vukashinoviqi kishte tentuar të ikte, por shërbimet serbe të sigurisë kishin përdorur armë zjarri dhe ai u plagos.

Nga ana tjetër, edhe Policia e Kosovës ka reaguar disa ditë pas ngjarjes, duke pohuar se shërbimet serbe e kishin rrëmbyer Vukashinoviqin.

“Më datë 01.11.2025, Policia e Kosovës ka pranuar informacion se në zonën e Leposaviqit dyshohet se një person (M.V.) shtetas i Kosovës me përkatësi etnike serbe, është plagosur dhe është rrëmbyer brenda territorit të Kosovës nga ana e Xhandarmërisë së Serbisë”, thuhej në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Njëkohësisht, autoritetet në Kosovë po kryejnë ekspertizën e telefonave të Vukashinoviqit të plagosur – njëri i gjetur në automjet dhe tjetri në shtëpinë familjare.

Ndërkaq, më herët, Milan Vukashinoviqi kishte qenë në 'llupën" e mediave pro-regjimit serb për shkak të përplasjes së tij me Listën Serbe. /Telegrafi/

❌
❌