Viti i Ri, Policia e Tiranës plan masash për sigurinë dhe lëvizjen
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka marrë masa të posaçme për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë festimeve të ndërrimit të viteve. Masat parashikojnë shtimin e pranisë policore me uniformë dhe të Policisë Kriminale në të gjithë qytetin, veçanërisht në zonat me fluks qytetarësh. Do të ketë pika fikse kontrolli në hyrje-daljet e kryeqytetit, si dhe patrullime të shtuara.