Ndryshimet në Kodin Penal, OSBE: Hap i rëndësishëm drejt forcimit të lirisë së shprehjes
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mirëpret ndryshimet e fundit në Kodin Penal lidhur me shpifjen, duke e cilësuar si një hap të parë të rëndësishëm drejt forcimit të lirisë së shprehjes. “Forcimi i mbrojtjes për gazetarët pasqyron një rekomandim të hershëm të OSBE-së. Ne vijojmë të inkurajojmë dekriminalizimin e plotë të shpifjes dhe përdorimin e masave civile proporcionale”,- thuhet në reagim.