Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 26 December 2025Main stream

Zbulohet urdhri sekret i Ramiz Alisë për stërvitjen e UÇK në Tiranë!

By: Os De
26 December 2025 at 15:48

Në një dëshmi ekskluzive për emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTv, ish-pedagogu ushtarak Ylli Mici ka hedhur dritë mbi zanafillën e organizimit ushtarak të rezistencës kosovare, duke zbardhur urdhrin sekret të vitit 1991 që solli në Shqipëri grupet e para të vullnetarëve, përfshirë Adem Jasharin. Sipas Micit, gjithçka nisi në vjeshtën e vitit 1991, një periudhë kur Shqipëria ndodhej në një udhëkryq historik mes rënies së regjimit komunist dhe brishtësisë së pluralizmit të sapolindur. Megjithatë, pavarësisht kaosit të brendshëm, strukturat e mbrojtjes morën një detyrë të qartë kombëtare. 

Urdhri për fillimin e stërvitjeve erdhi drejtpërdrejt nga Presidenti i Republikës dhe Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Ramiz Alia. Mici shpjegon se ky vendim pasoi një takim historik dhe diskret mes Alisë dhe liderit të Kosovës, Ibrahim Rugova, në Tiranë. Qëllimi ishte i qartë: përgatitja e një force rezistence që do të ishte e aftë të mbronte popullsinë civile në Kosovë, duke parë se lufta tashmë kishte shpërthyer në Kroaci dhe Slloveni, dhe rreziku për një skenar të ngjashëm në Kosovë ishte iminent. 

Në Akademinë Ushtarake (Shkolla e Bashkuar e Oficerëve), urdhri u përcoll nga komandanti i shkollës te shefat e katedrave. Mici tregon se gjithçka u trajtua si sekret shtetëror i nivelit më të lartë. U përzgjodhën nëntë pedagogë, ndër më të mirët e fushave përkatëse, për të trajnuar një grup prej 106 djemsh vullnetarë. Këta të rinj vinin kryesisht nga Kosova, por kishte edhe nga diaspora dhe trevat shqiptare në Maqedoni. Për Micin dhe kolegët e tij, kjo nuk ishte thjesht një detyrë stërvitore, por një mision patriotik që kërkonte diskrecion absolut, pasi dekonspirimi mund të sillte pasoja të rënda ndërkombëtare për Shqipërinë. 

Intervista zbulon se stërvitja nuk u bë në mjediset e zakonshme të Akademisë, por u zhvendos në një bazë logjistike në Surrel, në rrëzë të malit të Dajtit. Kjo vendvendosje u zgjodh për të qenë larg syve të publikut dhe për të garantuar sigurinë e operacionit./ dritare.net 

 

I akuzuar për vrasje, trajtime mizore të shqiptarëve e bastisje, Sllagjan Trajkoviç dënohet me dhjetë vjet burg..

By: Os De
26 December 2025 at 15:39

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar Sllagjan Trajkoviçin me dhjetë vjet burgim për krime lufte në komunën e Vushtrrisë. 

Trajkoviç u dënua vetëm për një pikë të aktakuzës dhe për tri të tjera, trupi gjykues tha se nuk është vërtetuar se ai ka kryer ato veprime, raporton Betimi për Drejtësi. 

Sipas vendimit, Trajkoviçit do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim. 

Prokuroria Speciale ka mirëpritur shqiptimin e aktgjykimit dënues ndaj Trajkoviçit, duke shtuar se mbetet e përkushtuar të ndjekë penalisht krimet e luftës në Kosovë, “me qëllim sigurimin e drejtësisë për viktimat dhe vendosjen e përgjegjësisë penale për kryerësit, në përputhje me standardet ndërkombëtare”. 

Aktakuza ndaj tij u ngrit më 12 korrik 2023 nga Prokuroria Speciale, pasi ai ishte arrestuar më 15 dhjetor të vitit 2022. Pas arrestimit, zyrtarët në Serbi kishin deklaruar se Trajkoviç ishte ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës. 

Krimet për të cilat Trajkoviç u akuzua, sipas Prokurorisë Speciale, u kryen më 1998-99 në fshatin Reznik të Vushtrrisë dhe në fshatrat përreth të kësaj komune. 

Sipas aktakuzës, Trajkoviç ka qenë pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake serbe dhe “ka kontribuar në vrasje, bastisje, rrahje, maltretimit, arrestimit, torturë, trajtim në mënyrë mizore dhe çnjerëzore, mbajtja në kushte skllavërie, dëbimin të mijëra civileve shqiptarë si dhe masat e plaçkitjes, djegies dhe shkatërrimit të shtëpive të popullsisë civile të nacionalitetit shqiptar”. 

Në vitet e fundit, Kosova e ka rritur numrin e aktakuzave në mungesë për krime lufte gjatë luftës së fundit, por edhe të shqiptimit të aktgjykimeve. 

Në gusht të këtij viti, Prokuroria Speciale ka dorëzuar në gjykatë një aktakuzë në mungesë kundër 21 të dyshuarve për dëbimin me forcë të më shumë se 800 mijë civilëve shqiptarë nga Kosova gjatë luftës. 

Gjatë luftës në Kosovë, nga viti 1998 deri në 1999, u vranë mbi 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë u zhdukën. Afër 1.600 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur dhe pjesa më e madhe e tyre janë shqiptarë. 

Që nga përfundimi i luftës, dhjetëra persona janë dënuar për krime lufte para institucioneve vendore dhe ndërkombëtare./REL 

Publikohen përgjimet e grupit që shiste kokainë në Tiranë, ja si e ‘reklamonin mallin’: E pi dhe vetë për qejf! Po ai të bllokon hundën, kjo është më e hajrit

By: Os De
26 December 2025 at 15:22

Pak ditë më parë Policia e Tiranës ka goditur një grup kriminal që shpërndante kokainë në kryeqytet, duke vënë në pranga 22 persona, ndërsa janë shpallur në kërkim disa të tjerë.

Të arrestuarit janë: Renaldo Dalipi, Engelbert Pjetri, Armandi Hajdini, Olsi Mici, Fatjon Cela (Çela), Xhon Boci, Laert Murataj, Artan Pullazi, Erald Sina, Blerim Mali, Gentjan Vercani, Valerjos Bushi, Olkid Hajdari, Dylber Alijaj, Angjelos Mema, Majdi Musa,Jurgen Hekurani, Erdison Gjella, Abdurahman Bollati, Klodian Rrucaj, Indri Nakaj dhe Genti Kraja.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha ka siguruar dosjen e këtij grupi, ku janë evidentuar disa episode të komunikimit të tyre me të infiltruar, të cilët janë paraqitur si klientë, duke zbërthyer këtë grup dhe mënyrën sesi bëhej shpërndarja e drogës në gjithë kryeqytetin.

Blerja e simuluar: i arrestuari Olsi Mici dhe “Toni”

Ky episod ka ndodhur më datë 10.11.2025 rreth orës 11:28 në zonën e Mëzezit:
• Toni: Hë vlla?
• Olsi Mici: Ai më thotë ça është ky o vlla që do 1 kg për njiherë, le të marri fillimisht 100 ose 200 pastaj … nuk ka besim o vlla shkurt muhabeti po në qoftë se ndryshon dora?
• Toni: Po mirë o vlla edhe 100 ose 200 …
• Olsi Mici: Në qoftë se i ndryshon dora më tha i ka pa lek pastaj …
• Toni: Zemra numuroj lekët mu … unë nuk jam fëmijë i q… robt …
• Olsi Mici: Sa janë?
• Toni: Ja numuroj sa janë ato…
• Olsi Mici: O vlla i kishte me shumë merak.
• Toni: Po e ka me shumë merak na 200 dhe ma sill ndaç te shpia në Selitë ndaç te shpia në Vorë ku doje k…
• Olsi Mici: Po ti sjell 200 pastaj.
• Toni: Po mi sill 200 o vlla mos e … se ti jap lekët e tjera mbrapa dhe pastaj me sill porosinë tjetër.

Biseda midis “Mondi” dhe të arrestuarit Kleo Lika
Ky episod ka ndodhur më datë 26.11.2025, rreth orës 20:50, në rrugën “Petro Nini Luarasi”:
• Mondi: Shpirto ha!
• Kleo Lika: Ça bo?
• Mondi: …
• Kleo Lika: Ej, po a nuk ke ku me e thy?
• Mondi: Për zotin nuk kam.

Blerja e simuluar: i arrestuari Andi Limi dhe “Kristi”
Ky veprim është kryer më datë 18.11.2025, rreth orës 20:35, në rrugën “Danjel Preka”, Tiranë:
• Andi Limi: O…
• Kristi: Me rop shpie n’kom.
• Andi Limi: … sa do?
• Kristi: Nji t’vogël ej po ça e ka ndrru dorën e.
• Andi Limi: Jo re.
• Kristi: Ika t’rujt zoti çao.
• Andi Limi: Gjith t’mirat.

Blerja e simuluar: i arrestuari Laert Murataj dhe “Edi”
Ky veprim është kryer më datë 11.11.2025 në zonën e Porcelanit:
• Laert Murataj: Hë zemra.
• Edi: Ça bone mirë?
• Laert Murataj: … içik muhabet t’mir?
• Edi: Po mo … Hë si…
• Laert Murataj: Kam për t’dhon gjo?
• Edi: … vetëm mjep ato…
• Laert Murataj: Po…
• Edi: Do t’jap edhe …

Blerja e simuluar: i arrestuari Blerim Mali dhe “Afrimi”
Ky veprim është kryer në zonën e Xhamllikut, Tiranë. Pjesë e bisedës së regjistruar është:
• Blerim Mali: Kush t’ka çu ty?
• Afrimi: Mu m’ka … Xhixhi…
• Blerim Mali: Kush?
• Afrimi: Xhixhi m’ka çu.
• Blerim Mali: Kush është Xhixhi?
• Afrimi: Ai që foli me një Audi A3-sh llamarine.
• Afrimi: Sa lek e ke?

Episodi: i arrestuari Engelbert Pjetri dhe “Rei”
• Rei: O vëlla si kalove?
• Engelbert Pjetri: …
• Rei: A ke pesëqind lek të vogla?
• Engelbert Pjetri: Nuk kam asnji lek… o vëlla … lek aty e më kërko lek mua ai, ja fusni k… me shpulla ju!
• Rei: Njëqind lek kisha!
• Engelbert Pjetri: … hec pak para … ishe tap …

Episodi: i arrestuari Sidrit Guri dhe “Kristi”
• Kristi: Ktu jam o zemra ktu. O zemra na ma jep dhe nji, ishte shumë i mirë kjo me rob shpie.
• Sidrit Guri: Po mo burr, na lali.

Blerja e simuluar: Gentjan Vercani dhe “Rei”
Veprimi i kryer më datë 02.12.2025, rreth orës 23:36, në bulevardin “Bajram Curri”:
• Rei: Ha more?
• Gentjan Vercani: Si kalove?
• Rei: Vetëm hec, se më ndaluan qëparë!
• Gentjan Vercani: Të ndaluan?
• Rei: Po more, kshu civila vari k…
• Gentjan Vercani: Prandaj nuk qejf këtu…
• Rei: O vëlla më mirë hec.
• Gentjan Vercani: Unë nuk ngatërrohem, po më kanë zënë një herë, dola për katër ditë, po tre katër muaj të shpija. Se po bëjmë muhabet kshu si shok.

Andi Limi, veprim i kryer më datë 18.11.2025 në rrugën “Danjel Preka”:
• Andi Limi: “O…”
• Kristi: “Me rop shpie n’kom.”
• Andi Limi: “… sa do?”
• Kristi: “Nji t’vogël ej po ça e ka ndrru dorën e.”
• Andi Limi: “Jo re.”
• Kristi: “Ika t’rujt zoti çao.”
• Andi Limi: “Gjith t’mirat.”

Laert Murataj
Veprim i kryer më datë 11.11.2025 në rrugën “Hysen Xhura”:
• Laert Murataj: “Hë zemra.”
• Edi: “Ça bone mirë?”
• Laert Murataj: “… içik muhabet t’mir?”
• Edi: “Po mo … Hë si…”
• Laert Murataj: “Kam për t’dhon gjo?”
• Edi: “… vetëm mjep ato…”
• Laert Murataj: “Po…”
• Edi: “Do t’jap edhe …”

Sidrit Guri
Veprim i kryer më datë 27.11.2025 në bulevardin “Gjergj Fishta”:
• Kristi: “Ktu jam o zemra ktu. O zemra na ma jep dhe nji, ishte shumë i mirë kjo me rob shpie.”
• Sidrit Guri: “Po mo burr, na lali.”

Glejdis Vata dhe Gloris Rica
Bisedë gjatë hipjes në mjet (Rei hypën në mjetin e Glejdisit):
• Rei: “ça bën, a u lodhët?”
• Glejdis Vata: “Na e bëj halla për Zotin!”
• Rei: “Mos e … o zemra, 90 (nëntëdhjetë) ëëë?”
• Glejdis Vata: “Po.”
• Gloris Rica: “Me na e bëj halla ore!”
• Rei: “Qeset a janë të mira, vetëm kjo më intereson?”
• Gloris Rica: “Janë super.”
• Glejdis Vata: “O vëlla, qeset janë ashtu sikur ti dhashë dje, i ke të mira fare.”
• Rei: “Shumë mirë, po.”
• Glejdis Vata: “Këtë e ke këtu!”
• Rei: “Malli më intereson më shumë.”
• Glejdis Vata: “Me rob shpie.”
• Rei: “O gjo e mirë?”
• Glejdis Vata: “O shife ta provojnë, ene me thuj mbrapa!”
• Rei: “Se mu më pihet fort!”
• Glejdis Vata: “E pi dhe vete ti?”
• Rei: “Po po mo zemra, ja fus ndonjë kshu për qejf!”
• Glejdis Vata: “Po çke ti, po nuk të pëlqeu më thuj mbrapa.”
• Rei: “O zemra I kam kshu me klientë, po ashtu të bëj ndonjë punë të lezetshme o zemra. Të mar ndonjë njeqindëshë a dyqindëshë vëlllai jot.”
• Glejdis Vata: “Po ç’ke se folim o burrë, se dhe ne kshu punojmë! Se dhe unë një rob jam, se nje robi i imi i ka kshu të mëdhaja! Po çke se folim bashkë.”
• Rei: “Po prandaj them o zemra, të vazhdojmë muhabetet bashkë?”
• Gloris Rica: “Po po ore pa merak! Mos e vrit mendjen!”
• Rei: “Jeni shumë të mirë, po më lini pak më para mua!”
• Glejdis Vata: “Po të lejmë ku të dush. Ku do me të lene të lëj unë, vetëm mos të më dale ndonjë …. motre.”
• Rei: “O zemra se nuk të dhash leket!”
• Glejdis Vata: “Po s’ka gje se këtu jemi.”
• Rei: “60 (gjashtëdhjetë), 70 (shtatëdhjetë), 80 (tetëdhjetë), 90 (nëntëdhjetë).”
• Glejdis Vata: “Vetëm mos të na dalë ndonje … ”

Dylber Alijaj dhe “Astriti”
Ky episod përfshin dy blerje të simuluara të kryera në rrugën “Myslym Shyri”:
Biseda e parë (04.12.2025):
• Dylber Alijaj: I q… robt!
• Astriti: Sa të duhen?
• Dylber Alijaj: Tetë!

Biseda e dytë:
• Dylber Alijaj: Hë mor ça bone?
• Astriti: Ça bone, si je ti u lodhe?
• Astriti: I njëjti ishte ai?
• Dylber Alijaj: Po atë do?
• Astriti: Po pra të njëjtin, i mirë ishte ai.
• Dylber Alijaj: … kam dhe nji tjetër o burr, po ai të blloko hundën, kurse kjo është një çik më e hajrit.

Tronditëse, u sulmua me thikë nga i dashuri/ Ndërron jetë në moshën 25-vjeçare aktorja e “The Lion King”

By: Os De
26 December 2025 at 15:15

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shtetet e Bashkuara, pasi aktorja Imani Dia Smith, e njohur për rolin e saj si Nala e Re në versionin e Broadway-t të filmit të famshëm të Disney-t “The Lion King”, ka ndërruar jetë në moshën 25-vjeçare pas një sulmi me thikë nga i dashuri i saj. 

Sipas Zyrës së Prokurorit të Qarkut Middlesex në New Jersey, ngjarja ndodhi më 21 dhjetor. 

Policia e qytetit Edison iu përgjigj një telefonate emergjente në 911, ku gjeti aktoren të plagosur rëndë. 

Ajo u transportua me urgjencë në Spitalin Universitar Robert Wood Johnson, por fatkeqësisht nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe u shpall e vdekur. 

I dyshuari, Jordan D. Jackson-Small, i dashuri i Smith, u arrestua menjëherë pas incidentit. Prokurorët e kanë akuzuar atë për vrasje të shkallës së parë, rrezikim të mirëqenies së një fëmije të shkallës së dytë, si edhe posedim të armës për qëllime të paligjshme. 

Imani Dia Smith la pas djalin e saj trevjeçar, prindërit, dy vëllezërit, motrat më të vegjël si dhe një rreth të gjerë familjarësh dhe miqsh. 

Për të mbështetur familjen dhe veçanërisht të ardhmen e fëmijës së saj, halla e aktores, Kira Helper, ka hapur një faqe në GoFundMe. Fushata synonte mbledhjen e 55 mijë dollarëve dhe brenda pak ditësh janë mbledhur mbi 47 mijë dollarë. 

 

“Vija e kuqe” e foltoreve blu/ Pas akuzave për Salianjin, Berisha del në foltore me Arjan Ndojën

By: Os De
26 December 2025 at 15:09

Kush i organizon foltoret me demokratët? Salianji akuzohet se ia bën fshehurazi Suel Çela, kurse doktori rrugës për Gjir të Lalzit, u ndal për një foltore në Manëz, haptazi me Arian Ndojën.

Arian Ndoja është vija e kuqe e Salianjit për doktorin, ish-prokurori u bë deputet i PD pas atentatit në makinë me Rrumin e Shijakut në Shkozet dhe shkarkimit nga Vetingu, së fundmi edhe me probleme me drejtësinë, pasi Gjykata ka urdhëruar SPAK ta hetojë.

Por për Berishën, Salianji me Ndojën kanë një ndryshim. Kush afrohet me Ramën favorizohet, kush afrohet me doktorin persekutohet.

“Askush nga ne ndonjë favor nuk e ka marrë, përkundrazi, ka marrë ndëshkime nga qeveria për shkak të afrimit me ne, bashkëpunimit me ne, shoqërim me deputetët e nderuar, takime mbledhje, të gjitha këto kanë qenë persekutim, persekutim”

Edhe Salianji për doktorin ishte i persekutuar politik, bëri dhe burg, por kjo vlente sa ishte brenda. Tani që është jashtë, doktori i dha një këshillë, të mos përfundojë si Lulzim Basha.

“Beteja të padrejta nuk mund të bësh. Ish-kryetari në vend që të merrej me grabitjen e votës, u mor me mua, me partinë. Sepse ishte në marrëveshje me të. Harroi çfarë bëri qeveria.”

Doktori paralajmëroi se është vetëm fillimi, PD do krastitet edhe nga tradhëtarë të tjerë.

“Ka patur nga ata me poste që kanë bashkëpunuar me krahun tjetër, ose që skanë punuar, ata sdo i kenë më ato poste, sepse i kishin për demokratët”

Por një demokrat i kujtoi se dembelët në radhë të parë i ka në krah, Gaz Bardhin që vetëm flet, dhe Oerd Bylykbashin që sbën asgjë.

“Dega e Durrësit është në gjumë, tani do e bëjmë analizën ne pas 8 muajsh. Drejtuesi politik nuk duket. Shohim kryetarin e grupit parlamentar, ka vetëm një fjali, ia kemi mësuar përmendësh. Opozita ka vetëm fjalën, dhe atë na e mohojnë”

Demokratët në foltore u mblodhën jo vetëm për PD, por edhe për të rrëzuar qeverinë. Berisha u kujtoi se doktori i ri ishte i dhunshëm, por doktori i vjetër është për revolucion paqësor. Ndaj dhe për momentin gëzuar festat.

“Doktor, zjarr në janar!”

“Gëzuar, në 2026 hyjmë me mision, janar nisim betejën tonë deri në fitore!”/Abcnews.al

Bisedimet mbi planin e paqes, konfirmohet takimi Trump-Zelensky në SHBA! Ja kur do të mbahet

By: Os De
26 December 2025 at 15:00

Takimi mes Volodymyr Zelenskyt dhe Donald Trump pritet të zhvillohet të Dielën më 27 dhjetor, siç e konfirmoi vetë presidenti ukrainas. 

Në agjendën e takimit do të jenë çështjet territoriale dhe garancitë e sigurisë. “Ky takim zhvillohet posaçërisht me qëllim që të finalizojmë sa më shumë çështje të jetë e mundur”, u shpreh Zelensky. 

Më herët, faqja amerikane Axios kishte raportuar për një takim Trump–Zelensky në Florida, konkretisht në resortin e presidentit amerikan në Mar-a-Lago. 

Ditën e sotme, Zelensky shkroi se ekziston një marrëveshje për një takim mes dy liderëve në një të ardhme të afërt. “Shumë gjëra mund të vendosen para Vitit të Ri”, kishte theksuar ai. 

“Rustem Umerov më informoi për kontaktet e tij të fundit me palën amerikane. Nuk po humbasim asnjë ditë. U dakorduam për një takim në nivelin më të lartë – me Presidentin Trump në të ardhmen e afërt. Shumë gjëra mund të vendosen para Vitit të Ri. Lavdi Ukrainës!”, shkroi Zelensky. 

Gjykata lë në burg 21 persona, u arrestuan si pjesë e grupit që shpërndante kokainë në Tiranë! Lirohet vetëm njëri

By: Os De
26 December 2025 at 14:53

U mbajt këtë të premte në Gjykatën e Tiranës, seanca ndaj 22 personave të arrestuar pak ditë më parë në Tiranë. 

Gjykata i ka lënë në burg të 21 prej tyre, ndërsa vetëm një prej tyre, Blerim Mali u la i lirë pasi kishte dy familjarë të sëmurë për të cilët kujdeset. 

Siç raportohet, ky i fundit ka nënën dhe motrën me probleme shëndetësore, dhe është kujdestar i tyre. 

Plagosi pronarin e marketit, arrestohet 42-vjeçari në Kavajë/ I sekuestrohet një thikë e një sëpatë

By: Os De
26 December 2025 at 14:46

Policia e Kavajës ka arrestuar personin, i cili plagosi me thikë pronarin e një marketi, i identifikuar si Artur Ligeja. 

Sipas policisë, i arrestuari është 42 vjeç, banues në Kavajë. Gjatë kontrolleve u sekuestruan një thikë dhe një sëpatë. 

Euro “prek” minimum historik përgjatë festave të fundvitit

By: Os De
26 December 2025 at 14:39

Kursi i këmbimit Euro-Lek po shfaq tendenca të mëtejshme në rënie gjatë kësaj jave. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye sot me 96.46 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. 

Sipas agjentëve të këmbimit valutor, në ditët e fundit në treg ka ofertë të shtuar të valutës së huaj, çka përfaqëson një tendencë pak a shumë të zakonshme sezonale. Në veçanti, kthimi i emigrantëve për festat e fundvitit sjell flukse më të larta të monedhës europiane. 

Rënia vjetore e kursit ngelet në nivele më të ulëta krahasuar me vitet e mëparshme. Kundrejt të njëjtës datë të vitit të kaluar, kursi Euro-Lek rezulton në rënie me 2.1%. 

Megjithatë, ecuria më e stabilizuar e kursit gjatë këtij viti i detyrohet më shumë ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë sesa forcave të tregut. 

Nga informacionet e deritanishme, Banka Qendrore ka kryer blerje të mëdha të valutës edhe gjatë vitit 2025. Deri në fund të 9-mujorit, këto blerje kishin vlerën e rreth 800 milionë eurove, ndërsa për vitin 2024 kishte blerë 933 milionë euro të tjera. Në mungesë të ndërhyrjeve të bankës së Shqipërisë kursi i këmbimit të monedhës europiane me siguri do të kishte arritur nivele edhe më të ulëta në raport me Lekun. 

Ndërkohë, Banka e Shqipërisë do të rrisë më tej blerjet e planifikuara të valutës në tregun e brendshëm për vitin 2026. Sipas informacioneve nga Banka Qendrore, ajo synon të blejë përmes ankandeve deri në 450 milionë euro, me objektiv rritjen e rezervës valutore. 

 

Shitja e kokainës në Tiranë, zbardhen komunikimet e grupit dhe blerësve: M’ka qëllu e keqe, mos na fikso se kam rob në shpi

By: Os De
26 December 2025 at 13:56

Pak ditë më parë Policia e Tiranës ka shkatërruar një grup kriminal që shpërndatë kokainë në kryeqytet, duke vënë në pranga 22 person, ndërsa janë shpallur në kërkim disa të tjerë. 

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha ka siguruar dosjen e këtij grupi, ku janë evidentuar disa episode të komunikimit të tyre me policë të infiltruar, të cilët janë paraqitur si klientë, duke zbërthyer këtë grup dhe mënyrën sesi bëhej shpërndarja e drogës në gjithë kryeqytetin. 

Një prej komunikime është ai mes të infiltruarit me emrin Hasan dhe Renaldo Dalipi, i arrestuar:
• Hasan: Hajde këtej hajde?
• Renaldo Dalipi: Si je me?
• Hasan: Ku je mo ta dëgjoj zërin po nuk të shoh?
• Renaldo Dalipi: O…
• Hasan: Hë mor burr.
• Renaldo Dalipi: Ku je ti?
• Hasan: …
• Renaldo Dalipi: …Ta çoj un
• Hasan: Ça do m’çosh ti tashi e
• Renaldo Dalipi: Kaloj un urën tashi o zemra. Hajt se flim prap. 

Komunikimi i dytë, blerja e simuluar: Engelbert Pjetri, i arrestuar, dhe i infiltruari me emrin Rei:
• Engelbert Pjetri: Për 10 minuta, ti do nji t’modhe? (subjekti dëgjohet në sfond që flet me dikë tjetër).
• Rei: Na ma jep dhe mu nji.
• Engelbert Pjetri: Prit 10 minuta mos merr më asnji mo…
• Rei: …
• Engelbert Pjetri: Prit për 10 minuta, ka mbaruar… 

Bisedë tjetër midis bashkëpunëtorit të policisë Rei dhe i arrestuari Engelbert Pjetrit:
Kjo bisedë lidhet me blerjen e simuluar të datës 02.12.2025 në bulevardin “Bajram Curri”:
• Rei: O vëlla si kalove?
• Engelbert Pjetri: …
• Rei: A ke pesëqind lek të vogla?
• Engelbert Pjetri: Nuk kam asnji lek… o vëlla … lek aty e më kërko lek mua ai, ja fusni k… me shpulla ju!
• Rei: Njëqind lek kisha!
• Engelbert Pjetri: … hec pak para … ishe tap … 

Blerja e simuluar: i arrestuari Armandi Hajdini dhe “Genti”
Kjo bisedë ka ndodhur më datë 26.11.2025 rreth orës 20:29:
• Genti: Ke mall t’vogël apo, a është gjo tamam o vlla se kam tërë natën që jam bo nga… cop cop e mos na fikso kot o vlla se kam edhe rob në shpi mos ja fut k…
• Armandi Hajdini: … s’ka.
• Genti: Amon mo tkeqen.
• Armandi Hajdini: Ça je tu bo ti?
• Genti: Hiç o vlla.
• Armandi Hajdini: Që dje tu pi.
• Genti: Po, m’ka qëllu e keqe prandaj a osht gjo tamam? Po t’pys tamam e kom seriozisht po t’flas tamam?
• Armandi Hajdini: Ik, se ngjohena në telefon. 

Izrael, sulm me thikë dhe me makinë në veri të vendit, dy të vrarë

By: Os De
26 December 2025 at 13:47

Dy persona humbën jetën në një sulm me makinë dhe thikë në veri të Izraelit.

Policia izraelite njoftoi se sulmuesi është një palestinez nga Bregu Perëndimor. 

Sipas raportimeve, një këmbësor u përplas nga makina në qytetin Beit She’an, ndërsa një grua u qëllua me thikë pranë kibbutzit Ein Harod. 

Serbia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak/ Ministria e Mbrojtjes: Të rinjtë 18–30 vjeç stërvitje për..

By: Os De
26 December 2025 at 13:38

Serbia po përgatitet për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak pas më shumë se një dekade, me qëllim forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Forcave të Armatosura.

Shërbimit të detyrueshëm ushtarak do t’i nënshtrohen burrat e moshës 18 deri në 30 vjeç, ndërsa ky shërbim do të mbetet vullnetar për gratë. Ministri i Mbrojtjes, Bratislav Gašić, ka deklaruar se afati stërvitor për rekrutët do të jetë 75 ditë.

“Është bërë gjithçka e nevojshme që ne të mund të kthejmë shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Kemi bërë analiza dhe teste të panumërta, duke filluar me kohën optimale që këta të rinj të marrin trajnim bazë ushtarak”, tha Bratislav Gašić.

Gašić theksoi se ata që do ta kryejnë këtë shërbim do të paguhen.

“Sigurisht që do të jetë ndryshe nga më parë, pasi ata do të marrin një pagë duke shërbyer në ushtrinë serbe. Është planifikuar që 60 ditët e para ata do të flenë në kazermë dhe 15 ditë do të jenë në pozicione kampi në strukturën e stërvitjes. Nga viti 2000 deri në vitin 2012, Ushtria Serbe u reduktua në nivelin e mbrojtjes civile, me vetëm 3 mijë e 500 burra, pa aviacion dhe me depo bosh”, vazhdoi ai.

Gašić kujtoi se që nga viti 2012 janë bërë përpjekje të konsiderueshme për të rindërtuar infrastrukturën dhe pajisjet, gjë që është thelbësore për sigurinë e Forcave të Armatosura Serbe.

Ministri Gašić vlerësoi edhe përmirësimin e statusit të ushtarëve profesionistë.

“Do të doja të mburrem edhe për 10 mijë ushtarët që janë me kontratë, pasi atyre u është dhënë mundësia të kenë një kontratë të përhershme dhe të presin atje daljen në pension.

Më parë, kontratat zgjateshin çdo tre vjet, duke çuar në humbjen e stafit të trajnuar në moshën 53 vjeç. Tani, ata mund të qëndrojnë në ushtri deri në pension, burrat deri në 65 vjeç, gratë deri në 63 vjeç”, u shpreh ministri i Mbrojtjes.

Gašić e përshkroi vitin 2025 si të vështirë, por jashtëzakonisht të suksesshëm për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ushtrinë Serbe.

Rama ndan pamjet nga punimet për Teatrin e ri Kombëtar: Hapësirë ikonike për artin dhe kulturën në Shqipëri

By: Os De
26 December 2025 at 13:29

Projekti i Teatrit të ri Kombëtar ka hyrë zyrtarisht në etapën e realizimit ndërtimor, ndërsa punimet po vijojnë me intensitet pas përfundimit të fazës komplekse të ndërhyrjeve nëntokësore dhe hedhjes së themeleve. 

Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë pamje nga kantieri i ndërtimit në rrjetet sociale, duke theksuar se godina e re po merr formë si një hapësirë ikonike për artin dhe kulturën. 

“Kantieri i Teatrit të Ri Kombëtar, vepër e një prej arkitektëve më të shquar bashkëkohorë, Bjarke Ingels dhe studios daneze BIG. Pas përfundimit të fazës komplekse të punimeve nëntokësore, projekti ka hyrë në etapën e realizimit ndërtimor, duke marrë formë një hapësirë ikonike për artin dhe kulturën”, shkruan Rama në Facebook.  

Teatri i Ri Kombëtar është vepër e një prej arkitektëve më të shquar bashkëkohorë, Bjarke Ingels, dhe studios daneze BIG. 

Godina e re po ndërtohet në vendin ku ndodhej teatri i vjetër dhe, sipas projektit arkitektonik, është e ndarë në dy pjesë funksionale: një pjesë e dedikuar për aktorët dhe administratën dhe një tjetër për publikun. 

Më herët, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja e prezantoi projekin si “nga teatrot më të bukur dhe më përfaqësues të ndërtuar në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore”. 

 

Tare president i FSHF-së? Duka: Përvojën që ka mund ta sjellë këtu! Shqipëria më mirë se Kosova, duhet të kemi një Kombëtare..

By: Os De
26 December 2025 at 13:20

Armand Duka, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) foli për disa tema në një bisedë për moderatoren Arbana Osmani. Në intervistën e publikuar nga institucioni i futbollit, Duka shprehet qartë se dëshiron një Kombëtare mes Shqipërisë dhe Kosovës, por kjo për momentin duket e pamundur. 

Duka tha se Shqipëria ka një ekip më të mirë, por Dardanët kanë bërë arritje madhore në një kohë shumë të shkurtër. Kreu i futbollit në Shqipëri u ndal edhe te zgjedhjet për president të FSHF-së në vitin 2026. Duket se Duka pas 23 vitesh në krye të këtij institucioni, do garojë sërish i vetëm, pasi deri tani askush nuk ka dalë përballë. 

Në fund edhe një pyetje për Igli Taren, drejtorin sportiv të Milanit që ka një përvojë të madhe në futbollin ndërkombëtar. 

“Çfarë të bën të ndjesh “përfaqësuesja e Kosovës“?  Ka një skuadër të mirë. Një pjesë e tyre ka luajtur edhe për Kombëtaren shqiptare. Rrahmani, Rashica, Muriqi. 

Shqipëria apo Kosova? Ne jemi më të mirë se Kosova. Por Kosova ka futbollistë të mirë, është në play-off. Në një histori kaq të shkurtër, me kaq pak eksperiencë të shkosh në play-off është një sukses i madh dhe është një moment që duhet ta jetojnë dhe të vazhdojnë ta synojnë Botërorin. 

A duhet të kemi një Kombëtare? Ne duhet të kemi një Kombëtare. Por kjo nuk varet as nga unë dhe as nga ti. Unë kështu e mendoj, por nuk kemi gjë në dorë. Për sa kohë jemi dy shtete me një komb, do kemi dy ekipe, dy kampionate. Nëse jemi bashkë jemi një vend më i madh, kemi potencial më shumë, jemi treg më i madh. Në të gjitha këndvështrimet është më mirë mendoj, jo vetëm në futboll. 

A e mendon Igli Taren si President? Çdo njeri mund të mendojë të bëjë çdo lloj pozicioni, jo veç president. Me eksperiencën që ka fituar në menaxhimin e futbollit atje, mund ta sjellë edhe në Shqipëri. Qoftë në federatë, në një klub apo kudo tjetër. Federata e Futbollit është një aktivitet shumë i gjerë. 

Duket vetëm si kampionat i Kategorisë Superiore, por sot FSHF organizon 600 ndeshje në javë, ku aktivizohen rreth 4000 zyrtarë. Por këta nuk menaxhohen vetëm me gishta, duhen edhe para. Duhen prodhuar para, duhet prodhuar një ekonomi. 

Sot FSHF është një institucion solid, me baza të shëndosha financiare dhe ka një të ardhme të sigurt. Unë e konsideroj si një nga gjërat më të mira të FSHF. Është një institucion që mund të vazhdojë të përballojë në të ardhmen”, tha Duka mes të tjerash. 

Imuniteti i Ballukut/ PD kërkoi mbledhjen e “Mandateve” por Kuvendi mbyll dyert! Gjekmarkaj: Nuk është bunkeri personal i Peleshit, po mbrojnë..

By: Os De
26 December 2025 at 13:13

Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj ka reaguar në lidhje me situatën e ndodhur sot në Kryesinë e Kuvendit, ku 5 deputetë të PD, anëtarë në Këshillin e Mandateve dhe Imunitetit u paraqitën për të marrë pjesë në mbledhjen që ata vetë e kishin kërkuar, por dyert e zyrave të Kuvendit ishin të kyçura. 

Me anë të një postimi në Facebook, ku Gjekmarkaj ka publikuar edhe pamjet thotë se “Kuvendi nuk është bunkeri personal i Kryetarit të Kuvendit, ku ai ka legjitimitetin ta hapë dhe ta mbyllë sipas dëshirës, por vendi ku ushtrojnë përgjegjësitë e tyre mazhoranca dhe opozita”. 

Sipas Nënkryetarit të Kuvendit refuzimi i mazhorancës për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë dhe sjellja, sipas tij, e Kryetarit të Kuvendit ‘nuk janë akte të denja për një vend që aspiron anëtarësimin në Bashkimin Europian’. 

Teksa dënon sjelljen e kryetarit të Kuvendit, Gjekmarkaj i bën thirrje të respektojë Rregulloren e Kuvendit dhe të lejojë opozitën të ushtrojë përgjegjësitë e veta. 

Reagim i Nënkryetarit të Kuvendit të Republikës! 

Mbyllja e dyerve të Kuvendit për deputetët e opozitës është një akt i paprecedent. 

Kuvendi nuk është bunkeri personal i Kryetarit të Kuvendit, ku ai ka legjitimitetin ta hapë dhe ta mbyllë sipas dëshirës, por vendi ku ushtrojnë përgjegjësitë e tyre mazhoranca dhe opozita. 

Refuzimi i mazhorancës për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë dhe sjellja e Kryetarit të Kuvendit nuk janë akte të denja për një vend që aspiron anëtarësimin në Bashkimin Europian. Mbrojtja e korrupsionit qeveritar me arrogancë në Kuvend është dëshmi e degradimit të institucionit përfaqësues të qytetarëve. 

Duke dënuar me forcë sjelljen e sotme të Kryetarit të Kuvendit, i bëj thirrje të respektojë Rregulloren e Kuvendit dhe të lejojë opozitën të ushtrojë përgjegjësitë e veta. 

Skandali, si po futen në Shqipëri barnat antitumorale që nuk kaluan analizat. Mostrat e para u zëvendësuan në AKBMP për t’i hapur rrugën…

By: Os De
26 December 2025 at 13:07

Një tjetër alarm i rëndë po ngrihet mbi mënyrën se si Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, nën ndikimin e drejtpërdrejtë të Klodian Allajbeut dhe Rasim Hamzaraj po ushtron përgjegjësinë e saj ndaj shëndetit publik. 

Në qendër të shqetësimit ndodhet një medikament antitumoral i prodhuar në Maltë me përfaqësues vendas, shpërndarësin farmaceutik Megapharma, i cili, sipas burimeve të besueshme, nuk ka përmbushur kriteret laboratorike gjatë analizave fillestare, por megjithatë ka avancuar në procesin e regjistrimit. 

Sipas të njëjtave burimeve, mostrat e para të dorëzuara për analizë kanë rezultuar problematike, ndërsa më pas janë zëvendësuar me mostra të tjera, të cilat kanë mundësuar vijimin e procedurës. Një praktikë e tillë, përbën një shkelje të rëndë të parimeve të sigurisë farmaceutike dhe një rrezik të drejtpërdrejtë për pacientët onkologjikë. 

Pyetjet që lindin kërkojnë përgjigje se pse u pranuan mostra të reja pas dështimit të analizave fillestare si dhe kush e mori këtë vendim. Ndërsa shqetësim është nëse agjencia e barnave po funksionon si garant i sigurisë, apo si një hallkë formale që mbyll sytë. 

Agjensia e barnave ka detyrimin ligjor dhe moral të sqarojë publikisht nëse procedurat e ndjekura, rezultatet reale të analizave laboratorike, dhe arsyet pse një produkt i kontestuar ka kaluar filtrat zyrtarë. Shëndeti i pacientëve nuk është statistikë dhe nuk mund të trajtohet si formalitet administrativ. 

Top Channel ka kërkuar nga Agjencia Kombëtare e Barnave informacion për këtë rast duke e pyetur se sa aplikime për tu pajisur me autorizim për tregtim ka patur përgjatë vitit 2025 për medikamentin Nilotinib dhe datat përkatëse? Cilët janë operatorët? A janë analizuar këto barna gjatë procedurës së autorizimit për tregtim? Çfarë rezultatesh ka patur gjatë analizimit? Nëse medikamenti ka shfaqur probleme gjatë analizës, çfarë masash janë marrë kundrejt operatorëve që kanë aplikuar? A janë refuzuar këto praktika? Në rast se jo të gjitha praktikat janë refuzuar, cilat janë arsyet për këtë trajtim të diferencuar të aplikimeve dhe për rrjedhojë edhe të operatorëve? A është vijuar më tej për pajisjen me autorizim për tregtim të këtyre medikamenteve? Nëse po, cilët janë operatorët të cilat kanë marrë autorizimin për tregtim? 

Ky skandal është një material i mjaftueshëm që SPAK të investigojë e të zbardhe çfarë po ndodh për të mbrojtur interesat e pacientëve ndërsa aktualisht duket se janë lënë në dorë të urisë për përfitime financiare të Klodian Allajbeut, Rasim Hamzaraj dhe Petrit Vasilit. 

 

“Ore ça ka ky qeni që flet?”- Grupi kriminal me 22 persona të arrestuar, si ranë në kurthin e policëve të infiltruar! (Dosja)

By: Os De
26 December 2025 at 12:59

Po mbahet këtë të premte në Gjykatën e Tiranës, seanca ndaj 22 personave të arrestuar pak ditë më parë në Tiranë, në një aksion antidrogë.

Në gjykatë kanë dalë të arrestuarit: Renaldo Dalipi, Engelbert Pjetri, Armandi Hajdini, Olsi Mici, Fatjon Cela (Çela), Xhon Boci, Laert Murataj, Artan Pullazi, Erald Sina, Blerim Mali, Gentjan Vercani, Valerjos Bushi, Olkid Hajdari, Dylber Alijaj, Angjelos Mema, Majdi Musa,Jurgen Hekurani, Erdison Gjella, Abdurahman Bollati, Klodian Rrucaj, Indri Nakaj dhe Genti Kraja.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha e cila po ndjek nga afër seancën, bën me dije se ky grup është futur në kurth nga agjentë të infiltruar.

Në dosjen që Top Channel siguron, agjentët janë paraqitur si blerës, duke dokumentuar kështu këtë aktivitet të paligjshëm që ishte shtrirë në të gjithë kryeqytetin.

Një nga episodet, ku personi i infiltruar është paraqitur me emrin Kristi, bisedon me një prej anëtarëve të grupit, i cili duket se operonte në zonën e Kamzës.

Kristi i shkruan Valerjos Bushi:
Kristi; Ome vllai
Valerjos Bushi; Mirë…. hajde ktej iher
– Se kishte aty, ca lloji që më the?
– Tani kam .. (nuk kuptohet), po deshe prapë për me mor
– E mirë, mu tër notën më ke ktu. Është ndrru dora apo e njëjta është për të qenë?

Në Shqipëri konfirmohet rasti i parë me fruth, i infektuar një fëmijë. Kishte ardhur nga..

By: Os De
26 December 2025 at 12:52

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar rastin e parë të fruthit në Shqipëri. Një fëmijë i pavaksinuar është diagnostikuar me fruth më 22 dhjetor kur dhe është paraqitur në spital. 

Rasti i tij është ndjekur nga Instituti i Shëndetit Publik ndërsa dhe është hetuar epidemiologjikisht. Rasti është i izoluar dhe deri më tani nuk rezulton të ketë fëmijë të tjerë të infektuar. 

Aktualisht, fëmija po trajtohet në shërbimin e pediatrisë infektive ndërsa raportohet se nuk ka ardhur nga Anglia. 

Ra në kontakt me rrymën elektrike teksa vendoste panele diellore, humb jetën 27-vjeçari në Koplik

By: Os De
26 December 2025 at 12:43

Një 27-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht në Shkodër pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. 

Policia tha se ngjarja ndodhi rreth mesditës në qytetin e Koplikut, ku shtetasi E. K., 27 vjeç, dyshohet se duke punuar në një magazinë për të vendosur disa panele diellore, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si  pasojë, ka humbur jetën. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. 

 

Transformimi i pabesueshëm i aktorit! Nga fëmijëria si yll kinemaje, përfundon i pastrehë

By: Os De
26 December 2025 at 11:53

Ish-aktori i njohur i Nickelodeon, Tylor Chase, është shtruar në një spital në Kaliforninë Jugore, pasi miq, familjarë dhe ish-kolegë u bashkuan për t’i ardhur në ndihmë pas një periudhe të gjatë ku ai jetonte në rrugë. Lajmi vjen pas pamjeve virale që tronditën fansat, ku Chase shihej i pastrehë dhe në gjendje të rënduar shëndetësore e emocionale. 

Sipas burimeve për Daily Mail, ndërhyrja u bë pas koordinimit mes babait të Chase, ish-bashkëpunëtorëve dhe influencuesit Jake Harris. Autoritetet shëndetësore vendosën se aktori kishte nevojë për trajtim të menjëhershëm dhe ai u dërgua në spital për një qëndrim 72-orësh nën kujdes mjekësor. 

Ish-kolegët e tij nga seriali “Ned’s Declassified School Survival Guide”, përfshirë Daniel Curtis Lee dhe Shaun Weiss, kanë shprehur publikisht shqetësimin dhe shpresën se kjo është një hap drejt rikuperimit të plotë. Weiss, i cili vetë ka kaluar një periudhë të vështirë me varësinë dhe shëndetin mendor, u angazhua personalisht për ta ndihmuar Chase të largohej nga rruga dhe të pranonte trajtimin mjekësor. 

Në videot e publikuara së fundmi, Chase dukej në prag të Krishtlindjes, mes shiut të dendur, duke pranuar ndihmë nga qytetarë të rastësishëm që i dhanë ushqim, rroba dhe luteshin për të. Nëna e tij ka kërkuar që njerëzit të mos i japin para drejtpërdrejt, duke theksuar se kjo mund ta rrezikojë më shumë, ndërsa ka bërë të ditur se dera e shtëpisë së saj mbetet e hapur për të birin. 

 

 

❌
❌