Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 24 January 2026Main stream

Tenisti numër 2 i botës vuajti nga ngërçi dhe vapa në Australi/ Në të tetat e finaleve, një derbi ndaj patriotit të tij, Darderi

24 January 2026 at 15:38

U duk se nuk ishte dita e tij. Jannis Siner mund të jetë kampion në fuqi në Australian Open dhe numri 2 i botës në tenisin për meshkuj, por edhe ai ka momente “jo”.

Një I tillë thuajse u sendërtua në arenën qendrore në Australian Open përballë amerikanit me origjinë italiane, Spizirri.

Rivali fitoi setin e parë 6-4 dhe Siner pati probleme fizike. Siç pohoi vetë pas ndeshjes, vuajti nga ngërçi në shumë pjesë të trupit, ndërsa i nxehti po ashtu e shqetësoi në ditën më të nxehtë të turneut, sepse temperaturat arritën në 40 gradë Celsius.

Gjithsesi, për fat pati një ndërprerje pikërisht për shkak të vapës, dhe tenisti italian e mblodhi veten, ndërsa rivali po kryesonte 3-1 edhe në setin e dytë.

Ai fitoi tre sete radhazi thuajse me rezultat identik: 6-3, 6-4 e 6-4. U deshën plot tre orë e 42 minuta përballë numrit 85 në botë!

Imagjinoni shpenzimin e energjive në një ndeshje të luajtur nën diellin e fortë të verës australiane. Njëzetekatërvjeçari mbijetoi dhe do të vazhdojë misionin për titullin e tretë radhazi në Australian Open, dhe për Grand Slemin e pestë në karrierë.

Në të tetat e finaleve e pret një derbi ndaj patriotit të tij italian, Luçiano Darderi.

Kimioterapi, edhe në rrethe/ Përfundon vlerësimi i nevojave dhe kushteve në 7 spitale rajonale

24 January 2026 at 15:26

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka përfunduar procesin e vlerësimit të nevojave dhe kapaciteteve të dhënies së shërbimit të kimioterapisë në spitalet rajonale të vendit.

Në 7 spitale rajonale pritet të nis shpërndarja e infrastrukturës, dhe plotësimi i stafit, duke ulur radhën e pritjes dhe kostot për pacientin. Nga spitali i Elbasanit, ministria Sala tha se do të punojnë me protokollet e Institutit prestigjioz të Tumoreve në Milano.

“Në bashkëpunim me këtë Institut kemi përfunduar  protokollet e së shpejti do ua dërgojmë ato”, nënvizoi ministrja Sala.

Ministrja Sala ditën e hënë pritet të niset në Vjenë në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike për të folur për modernizimin e pajisjeve e më pas në Institutin e Tumoreve në Milano për bashkëpunimin e mëtejshëm në onkologji mes dy vendeve.

Spitali Rajonal i Elbasanit, ka kryer 600 procedura kimioterapie gjatë vitit 2025 dhe rehabilitimi i Shërbimit të Patologjisë, ku do të përfshihet edhe kimioterapia ku do t’u vijë në ndihmë banorëve të 7 bashkive të qarkut e do lehtësojë fluksin në QSUNT.

Menaxhimi i mbetjeve/ Krijohet Agjencia Kombëtare, ndjek procesin nga grumbullimi tek trajtimi

24 January 2026 at 15:21

Menaxhimi i mbetjeve në vend do të realizohet nga një agjenci Kombëtare e cila do të jetë me kapital 100 përqind shtetëror.

“Agjencia do të asistojë në të gjitha hallkat e trajtimit të mbetjeve që nga ndarja grumbullimi e më pas riciklimi.

Ndërsa pushteti vendor do të ketë detyrimin e mbledhjes së mbetjeve brenda territorit të tyre dhe ndarjen në burim.

Në koordinim me bashkitë  do të ketë një sërë nismash për të nxitur riciklimin pra të ndahet plastika, nga kartoni apo nga metali apo plehra të tjera”, tha ai.

Vendimi është publikuar në fletoren zyrtare dhe parashikon që Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve do të ofrojë, kundrejt pagesës, shërbimin e trajtimit fundor të mbetjeve dhe çdo shërbim tjetër, në përputhje me qëllimin e krijimit dhe statutin e saj. Kjo agjenci do të financohet nga buxheti i shtetit dhe  nga tarifat që do të paguajnë bashkitë për depozitimin e mbetjeve dhe nga shitja e materialeve për riciklim.

Kapitali fillestar për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve është 20 milionë Lekë.

Përgjegjëse për këtë agjenci do të jetë Ministria e Mjedisit,  e cila brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, ndjek procedurat e nevojshme ligjore, për themelimin dhe miratimin e statutit të shoqërisë aksionare si dhe regjistrimin e Agjencisë në Qendrën Kombëtare të Biznesi.

Organet drejtuese të AKEM do të jenë: Asambleja e Përgjithshme e Aksionarit; Këshilli Mbikëqyrës dhe Administratori.

Protesta e PD/ Mbi 1 mijë policë para Kryeministrisë, nis në ora 17:00

24 January 2026 at 15:14

Protesta e thirrur në orën 17:00 nga opozita ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit. 1350 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat do të jenë të angazhuar për mbarëvajtjen e protestës.

Si në çdo protestë do të krijohet kordoni me efektivë policie para kryeministrisë dhe perimetrit rreth saj. Të gjithë efektivët do të jenë të pajisur me maska kundragaz si dhe do të ketë edhe 5 autobotë me ujë nëse do të ketë nevojë në raste incidentesh.

Lidhur me protestën që do të zhvillohet Ambasada Amerikane në Tiranë u është drejtuar qytetarëve amerikanë që të shmangin protestën, dhe të jenë të kujdesshëm. Sipas ambasadës amerikane protestat dhe tubimet e mëdha shpesh fillojnë në mënyrë paqësore por situatat mund të ndryshojnë shpejt.

Shqiptari, një nga lojtarët më të vlefshëm në Championship/ Anisi, ndër 30 futbollistët me kartonin më të lartë në ligë

24 January 2026 at 15:10

E realizoi ëndrrën e tij. Ndoshta jo atë më të madhen, por gjithsesi bëri një hap të madh në karrierë. Anis Mehmeti do të vazhdojë këtë sezon sërish në Kategorinë e dytë në Angli, por tashmë në një skuadër që pretendon realisht ngjitjen në elitë. Ipsuiç Tauni pagoi 3 milionë paundë, sipas raportimeve nga mediat britanike, por mund të quhet me shumë fat.

Kjo sepse kartoni i shqiptarit arrin në 10 milionë euro sipas agjencisë së specializuar “transfermarkt”, dhe ky transferim me vlerë kaq të ulët ndodhi sepse atij i përfundonte kontrata në fund të sezonit.

Bristol Siti pranoi më mirë 3 milionë paundë, sesa largimin me parametër zero në verë. Nëse shikon vlerën e futbollistëve në Championship, vëren se Mehmeti është një nga më të rëndësishmit.

Vetëm 30 lojtarë nga 680 gjithsej e kalojnë vlerën e kartonit të tij prej 10 milionë eurosh, ndërsa është e sigurt që ylli kuqezi 25-vjeçar do të bëhet edhe më i mirë, pasi pikërisht tani po rritet ndjeshëm profesionalisht.

Natyrisht, sfida tek Ipsuiçi është më e vështirë sesa në Bristol. Në ekipin që mban vendin e dytë në Championship ka 8 futbollistë me vlerë kartoni mbi 10 milionë euro, pra Mehmeti do të duhet të luftojë për vendin në formacion.

/abcnews.al/

Inter, një “tërmet me 6 ballë”/ Zikaltërit arrijnë përmbysje në “San Siro”, dorëzohet Pisa

24 January 2026 at 15:04

Ja edhe një tjetër çmenduri. Interi u çuditshëm nuk zhgënjen kurrë, dhe në nisje të kësaj fundjave bëri një autokritikë sipas mënyrës së tij.

Humbja në shtëpi me shifrat 3-1 ndaj Arsenalit në Champions, u harrua ose të paktën kështu pretendohet, dhe tifozët u kënaqën me suksesin 6-2 ndaj Pizës.

U kënaqën në fund, sepse skuadra e tyre I bëri fillimisht me zemër, siç ndodh jo rrallë.

Toskanët kryesuan 2-0 pas gabimeve të portierit Zomer, dhe golave të shënuar nga Moreo në vetëm 23’.

Po kaq i rrufeshëm edhe reagimi, pasi Federiko Dimarko hyri në fushë në vend të Luis Henrikes.

Zielinski me penallti, Lautaro Martinez dhe Pio Espozito përmbysën rezultatin përpara pushimit.

U desh të pritej gjatë në pjesën e dytë, por pas 82’ epërsia zikaltër dha fryte.

Shënuan Dimarko, Boni dhe Mkitarian.

“La Gazeta delo Sport” përcjell autokritikën e trajnerit Kivu për gabimet e portierit Zomer: E kam fajin unë me kërkesat për të!

E përditshmja lavdëron dyshen Pio Espozito-Lautaro, ndërsa shkruan se tek Interi ka një problem Luis Henrike, brazilianin e braktisi edhe tekniku I tij.

“Il Korriere delo Sport” ngre në qiell Dimarkon, duke e quajtur udhëheqësin e kësaj skuadre: Hyn dhe transformon Interin, gol dhe dy asistë!

Interi për momentin është shkëputur 6 pikë në krye të Serisë A, me 52 ndaj 46, ndonëse Milani nuk ka luajtur ende për këtë javë.

Vlen të theksohet se zikaltërit shënojnë shum, 50 rrjeta në 22 ndeshje, shumë më tepër se kuqezinjtë që janë në kuotën 34.

Përfundon takimi trepalësh SHBA, Rusi dhe Ukrainë në Abu Dhabi

24 January 2026 at 14:38

Bisedimet dy ditore për sigurinë midis delegacioneve nga Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina në Abu Dhabi kanë përfunduar. Bisedimet nisën dje në mesditë dhe u zhvilluan me dyer të mbyllura.

Sipas mediave ndërkombëtare nuk priten deklarata zyrtare, gjë që përforcon imazhin e një procesi diplomatik veçanërisht të kujdesshëm dhe të përmbajtur. Kujtojmë se raundi i parë i bisedimeve u zhvillua të premten.

Një zyrtar i qeverisë amerikane i tha NBC News se takimet ishin “produktive”, megjithatë pa dhënë detaje të mëtejshme rreth pikave të konvergjencës ose mosmarrëveshjeve midis palëve.

Të paktën 61 viktima në Afganistan/ Shkak reshjet e dendura të borës dhe shiut

24 January 2026 at 14:23

Reshjet e dendura të dëborës dhe shiut në Afganistan kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 61 personave dhe plagosjen e 110 të tjerëve, tha sot Autoriteti Kombëtar i Menaxhimit të Fatkeqësive (NDMA) i vendit.

Zëdhënësi i NDMA-së, Mohammad Yousuf Hammad, tha se 458 shtëpi ishin shkatërruar plotësisht ose pjesërisht gjatë tre ditëve të fundit, për shkak të motit të keq, duke prekur të paktën 360 familje.

Hammad tha se shifrat ishin paraprake, duke shtuar se ekipet e vlerësimit po vazhdonin studimet në rajonet e prekura dhe se numri i viktimave mund të rritej.

Në një njoftim të veçantë, Ministria e Punëve Publike tha se Tuneli Salang, një rrugë kyçe që lidh kryeqytetin Kabul me provincat veriore, është mbyllur për trafikun gjatë tre ditëve të fundit për shkak të reshjeve të dendura të dëborës.

Tuneli është një korridor jetësor për tregtinë dhe transportin midis rajoneve.

Mohammad Nasim Moradi, kreu i meteorologjisë në Ministrinë e Transportit dhe Aviacionit, tha se, sipas parashikimeve për dy ditët e ardhshme, bora dhe shiu do të vazhdonin në disa pjesë të vendit, duke shkaktuar me shumë gjasa ndërprerje të mëtejshme të udhëtimit dhe bllokime rrugësh në zonat malore, përfshirë rajonin Salang.

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) tha se Afganistani eshte godituar nga kriza më e mëdha humanitare në botë, me miliona njerëz që kanë nevojë për ndihmë për shkak të motit ekstrem, thatësirës, pasigurisë ushqimore, kthimit te migrantëve dhe infrastrukturës se dobët.

VIDEO/ I ftohtë ekstrem në SHBA, Spaghetti ngrin në ajër në Minneapolis, pamjet bëjnë xhiron e rrjetit

24 January 2026 at 13:54

Një nga stuhitë dimërore më të ftohta ka prekur SHBA. Të paktën 40 shtete dhe më shumë se 235 milionë njerëz u përballën me reshje të dendura dëbore, akull të rrezikshëm dhe të ftohtin ekstrem.

Imazhet nga Minesota kanë bërë xhiron e rrjetit që tregojnë madje edhe spahetti duke ngrirë në ajër, ndërsa temperaturat në Minneapolis arritën -29°C me një indeks të ftohtë prej -43°C.

 

FROZEN SPAGHETTI 🍝: Pasta freezes in midair as Minneapolis reaches a low of -21 degrees and a wind chill of -45 degrees on Friday. pic.twitter.com/6m8srLxPZa

— FOX Weather (@foxweather) January 24, 2026

Artizania me duar të arta/ Krujë, gjysmë shekulli në tezgjah. End qilima dhe ruan traditën

24 January 2026 at 13:47

Çdo fije e kalon nëpër gishta dhe e lidh në tezgjah.  Duart e saj nuk ndalen, por lëvizin me siguri. Rresht pas rreshti Dëshirja i jep formë qilimit.

“Që 16 vjeçe e kam pas qejf”, shprehet artizania Dëshire Maja.  Ka rreth 48 vjet që bën këtë punë.  Ishte 16 vjeçe kur mësoi zanatin dhe që atëherë nuk është ndalur.

“Në kohën e komunizmit kemi pas një repart të madh që punonin të gjithë nënat tona se nuk na çonin në shkollë ata që ishin të aftë për punë.   Erdhi një kërkesë shumë e madhe për prodhimin e qilimave dhe hymë ne. Nga klasa e tetë deri më sot kam punuar”, shprehet ajo.

Traditën e ka kthyer në biznes. Dëshirja është ndër artizanet e pakta në pazarin e Krujës.

“Kjo do shtatë ditë një metër katror, po një qilim 2 me 3 do 40 e ca ditë. Unë punoj për vete, nuk është se punoj e po ja çoj dikujt tjetër.  Ama a e justifikon, me këtë kemi jetuar”. Thotë Dëshire Maja.

Endja e një qilimi kërkon javë madje dhe muaj, por puna e dorës mbetet unike. Vendasit e kanë kthyer vëmendjen tek ajo, por artizania thotë  se më të interesuar janë të huajt.  Një qilim për ta shpesh është një arsye për tu rikthyer në Krujë.

“Tani ka hy në modë për të gjithë dhe për shqiptarë dhe për të huajt, por për shqiptarët nuk është ekonomia megjithatë e kanë vlerësuar. Emigrantët kanë bërë porosinë dhe njerëzit e vet kanë ardhur e kanë marrë.

Por më shumë janë të huaj. Ka sjellë vetë modelin, unë ja kam bërë dhe pas  gjashtë muajsh kanë ardhur prapë e kanë marrë. Më shumë i pëlqejnë amerikanët, Danimarka, gjermani, anglezi edhe Izraeli”, tregon ajo.

I vjen keq se ajo vetë nuk mund ta trashëgojë zanatin, por që ai të mos zhduket  apelon për ndihmë nga shteti.

“Shkollat janë po të futen sikur kemi hy ne, në moshën 16- 18 vjeç u kemi paguar  nga 2 orë – 3 orë se nuk lejohej me punu me shumë në atë moshe, por të paktën ishim të punësuar dhe u mësua zanati, kështu të vijnë dhe të rejat.   Unë kam çuna.  Keq më vjen se ta fillosh që në moshën 16 vjeçe dhe ta lesh.. Po unë sa të kem sy dhe krahë do të punoj, por është halli të mbahet”, shprehet ajo.

Matura shtetërore/ Publikohen testet model të katër provimeve

24 January 2026 at 13:31

Gjimnazistët që mbyllin këtë vit shkollën e mesme për provimet e maturës mund të konsultojnë testet model të cilat janë publikuar në faqen online të Qendrës së Shërbimeve Arsimore.

“I kemi nxjerrë këto teste me qëllim për të parë modelin e pyetjeve, formatin e pyetjeve dhe për të provuar veten para 2 qershorit që do ketë provimin e parë. QSHA ka marrë të gjitha masat për ngritjen e grupeve të hartuesve të tezave.  Mësues të kualifikuar me mbi 20 vite eksperiencë me vlerësim shumë të mira apo shkëlqyeshëm. Testet e maturës organizohen sipas një standardi  ku 80% është e nivelit mestar dhe 20%  nivel i lartë”, theksoi zëvendësministrja e Arsimit Orjana Osmani.

Ministria e Arsimit ka publikuar rregulloren me ndryshimet e nevojshme për procesin e maturës shtetërore. Drejtuesit e shkollave nuk duhet të presin qershorin për të publikuar  emrat e nxënësve të cilët për shkak të rezultateve nuk mund ti nënshtrohen provimeve të maturës.

“Ata mund të rezultojnë mbetës në 1, 2 apo 3 lëndë dhe ndaj komunikimi do të jetë më I hershëm dhe nuk do të jenë të pranishëm në provimet e maturës.  Në vitet e mëparshme maturantët që nuk e përfundonin me sukses vitin e tretë të shkollës së mesme sidomos në provimet e para kanë qënë të përfshirë në listën e shkollës dhe ne duam të mos krijojmë asnjë keqkuptim”, nënvizoi Osmani.

Provimet parashikohet të zhvillohen në mjedise të mëdha. Një mësues do të monitorojë jo më shumë se 15 nxënës të cilëve iu ndalohet marrja e e pajisjeve elektronike me vete.

“Secili nga administratorët apo përgjegjësit e administrimit që janë prezent aty ku ndodh shkelja e rregullores së maturës patjetër që do ketë penalizim.  Sigurisht rregullorja e ka të përcaktuar qartë, komision disiplinor që mblidhet dhe merr masë për këdo që nuk e ka zbatuar rregulloren.  Për maturantët është e qartë që marrja e një pajisje elektronike me vetë bën që ai të përjashtohet direkt nga mjediset e provimit.  Sigurisht do të ketë masa në hyrje të maturës për të kontrolluar maturantët nëse kanë objekte të palejuara”, tha ajo.

Provimeve të maturës këtë vit pritet ti nënshtrohen rreth 26 mijë maturantë. Ato nisin me gjuhën e huaj me 2 qershor, shtatë ditë me pas vijojnë me gjuhën shqipe dhe letërsinë,  me 16 qershor me matematikën dhe  mbyllen me 23 qershor me provimin e lëndës me zgjedhje.

PROVIMET E MATURES

2 qershor gjuha e huaj

9 qershor gjuha shqipe dhe letërsia

16 qershor matematika

23 qershor lënda me zgjedhje

Strategjia e SHBA për mbrojtjen/ Pentagoni: Rol qendror në NATO, mbështetje më e kufizuar në Europë

24 January 2026 at 13:08

Shtetet e Bashkuara do të vijojnë të jenë një aleat kryesor për NATO-n dhe Partner i Europës, por Washingtoni do të reduktojë mbështetjen e tij  në udhëheqjen ushtarake për Perëndimin përballë krizave të tjera të sigurisë.

Kjo është ajo çfarë Parashikon Strategjia e Re Kombëtare për mbrojtjen në vitin 2026 në  Shtetet e Bashkuara në një dokument të Pentagonit ku theksohet se prioritet i tyre sa i përket kërcënimit kryesor nuk do të jetë më Kina, por Hemisfera Perëndimore .

Dokumenti thekson se Uashingtoni do të vazhdojë të luajë një rol qendror brenda NATO-s, edhe pse do të rishikojë praninë e tij ushtarake në Evropë.

Në Evropë dhe në rajone të tjera, “aleatët do të marrin një rol udhëheqës përballë kërcënimeve që janë më pak serioze për ne, por më serioze për ta, me mbështetje thelbësore por më të kufizuar nga Shtetet e Bashkuara”, thuhet në dokumentin e Strategjisë së Re kombëtare të Sigurisë Kombëtare të publikuar nga Pentagoni.

Dokumenti I Strategjisë se Mbrojtjes i publikuara njëherë në 4 vite në të shkuarën  kishin emëruar Kinën si  kërcënimin dhe prioritetin kryesor Amerikan sa i përket sfidave të Mbrojtjes. Tashmë administrata Trump thote se marrëdhëniet me Pekinin do te trajtohen përmes forcës dhe jo konfrontimit.

Publikimi i strategjisë së re të mbrojtjes vjen pas shpalljes, në mesin e dhjetorit, të strategjisë së re të sigurisë kombëtare të SHBA-së, e cila u konsiderua gjerësisht si një shkëputje nga tradita e bashkëpunimit të ngushtë transatlantik.

Në atë dokument theksohej se strategjitë e mëparshme amerikane nuk i kishin dhënë rëndësinë e duhur interesave kombëtare, duke i dhënë përparësi mbrojtjes së vendeve të tjera në dëm të popullit amerikan. Qasja e re, sipas strategjisë, udhëhiqet nga parimi “Amerika e Para”.

Acari mbërthen SHBA/ I ftohti ekstrem godet 18 shtete, termometri -40 gradë celsius

24 January 2026 at 12:58

Të paktën 18 Shtete Amerikane kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme  teksa mbi 200 milionë qytetare po përballen këtë fundjavë me një stuhi e cila do të sjellë reshje rekord dëbore dhe ngrica të shumta.

Stuhia pritet të lëvizë në pjesën më të madhe të Shteteve të bashkuara duke përshirë qytete si Washington, Baltimore, Filadelfian dhe Nju Jorkun. I ftohti I acartë do të lëvizë nga rajonet qëndrore dhe perëndimore ndërsa reshjet e forta të dëborës do të prekin Verilindjen e Shteteve të Bashkuara.

. Në një postim në Truth Social Presidenti Amerikan Donald Trump shkroi se I ftohti ekstrem mund të prekë rreth 40 Shtete duke deklaruar se rrallë ka parë diçka të tillë.

Shërbimi Metereologjik Kombëtar ka paralajmëruar se niveli I dëborës mund të arrijë deri në 3 metra në Kolorado, Virxhinian Perëndimore dhe në Boston.

Autoritetet Federale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar qytetarët se do të ketë ndërprerje të mëdha të energjisë elektrike , bllokime rrugësh si dhe vonesa dhe anulime fluturimesh përgjatë fundjavës.

Vetëm këtë të shtunë janë anuluar 3200 fluturime ndërsa mbi 4800 fluturime pritet të anulohen të dielën. Në Washington, zyrat federale do të jenë të gjitha të mbyllura të paktën deri të hënën. Ne  Shtete të ndryshme termometri pritet të shënojë deri në -40  gradë celcius përfshirë Minesotën dhe Dakotën e Veriut.

Stuhia që po godet këtë fundjavë Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të zbutet të Hënën megjithatë ngricat dhe reshjet e dëborës pritet të vijojnë të paktën deri të mërkurën.

Orët e fundit përpara nisjes së stuhisë sollën radhë të gjata në dyqane të ndryshme me qytetarët që u furnizuan me ujë, ushqime, letra higjenike, gjenerator për energji elektrike dhe batanije.

Tiranë/ Ndalohen 5 persona, në kërkim për vjedhje, falsifikim e dhunë në familje

24 January 2026 at 12:26

Finalizohet operacioni i koduar “Lista”. Pesë persona janë ndaluar nga policia pasi ishin në kërkim për vjedhje me dhunë, falsifikim kartëmonedhash dhe dhunë në familja.

Mes të ndaluarve raportohet se është edhe një shtetas gjeorgjian.

Ndërkohë autoritetet vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.  Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Moti i keq, ndalohet lëvizja e mjeteve të vogla dhe të peshkimit në Portin e Vlorës

24 January 2026 at 12:10

Si pasojë e kushteve të përkeqësuara të motit, kapiteneria e Portit në Vlorë ka ndaluar lëvizjen e mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit, duke nisura nga ora 12:00 të datës 24.01.2026 deri në datën 26.01.2026 në orën 06:00.

Kjo masë është marrë për të parandaluar çdo situatë të papritur për shkak të kushteve atmosferike të këqija. Ndërsa njoftohet se anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

Trageti i linjës Vlorës-Brindisi-Vlorë ka anuluar mbërritjen datën 25.01.2026.

Shoferi në gjendje të dehur në timon/ Makina del nga rruga dhe përplaset me pemën. Ndërron jetë pasagjeri

24 January 2026 at 11:04

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Janaq Kilica” në Elbasan.

Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë anësore. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën pasagjeri që ndodhej në këtë automjet, një shtetas 21 vjeç.

Ndërkohë policia ka vënë në pranga shoferin e automjetit 26-vjeçarin i cili rezultuar se drejtonte makinën në gjendje të dehur.

EMRI/ Parandalohet ngjarja kriminale në Tepelenë, arrestohet 53-vjeçari

24 January 2026 at 10:54

Një 53-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe e ka kanosur atë se do ta vriste.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lulëzim, në Tepelenë

Gjatë kontrollit në banesën e 53-vjeçarit, Lulzim Doka shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

❌
❌