Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 24 December 2025Main stream

KQZ: Para orës 20:00 do të kemi rezultatet nga vendvotimet e para

24 December 2025 at 15:13

Kosovën e ndajnë vetëm pak ditë deri të procesi parakohshëm zgjedhor i së dielës së 28 dhjetorit, derisa shpejt pas mbylljes së vendvotimeve pritet që publikohen rezultatet preliminare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se publikimi i rezultateve të zgjedhjeve do të fillojë para orës 20:00 të dielën.

“Rezultatet do të fillojnë të publikohen duke filluar para orës 20:00 dhe ato do të përditësohen vendvotim pas vendvotimi. Pra, brenda një kohe të shkurtër pasi numërohen fletëvotimet e një vendvotimi, do të publikohen të dhënat në platformën e rezultateve”, tregoi ai.

Tutje, Elezi tregoj procedurat e numërimit deri te publikimi i rezultateve preliminare dhe rezultateve të kandidateve.

“Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, numërimi i fletëvotimeve të subjekteve politike të zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës bëhet në vendvotim, pasi të përfundojë procesi i votimit, ndërkaq, numërimi i votave të kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës bëhet në Qendra Komunale të Numërimit. KQZ ka bërë përgatitjet që më 28 dhjetor të publikohen rezultatet preliminare të subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës. Gjithashtu, gjatë zhvillimit të ditës së votimit, në orare të caktuara (09:00; 11:00; 13:00, 15:00; 17:00 dhe 19:00) do të publikohen edhe të dhëna për pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhje, për secilën komunë, të detajuar për çdo qendër votimi dhe vendvotim”, tregoi tutje Elezi.

Zëdhënësi i KQZ-së tha se softueri për transmetimin e rezultateve preliminare nga vendvotimet, por edhe për procesin që do të zhvillohet në 38 Qendrat Komunale të Numërimit dhe në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është zhvilluar, me mbështetjen e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KQZ: Para orës 20:00 do të kemi rezultatet nga vendvotimet e para appeared first on Sinjali.

Komandanti i KFOR-it takon Kingjin, diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë e rajon

24 December 2025 at 15:05

Komandanti i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Ozkan Ulutash, ka pritur në takim Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjenerallejtënant Arben Kingji, në Selinë e KFOR-it në Camp Film City, Prishtinë.

Gjatë takimit, gjeneralët shkëmbyen mendime mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajonin përreth.

“Gjenerali Ulutaş shprehu gjithashtu vlerësimin e tij të sinqertë për kontributin e vlefshëm të Shqipërisë në misionin KFOR”, tha misioni i NATO’s në një njoftim.

KFOR-i përsëriti se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Komandanti i KFOR-it takon Kingjin, diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë e rajon appeared first on Sinjali.

Zelensky: Tërheqja e Ukrainës nga lindja duhet të vihet në referendum

24 December 2025 at 15:02

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se është i gatshëm të tërheqë trupat nga zemra industriale lindore e vendit, nëse Rusia tërhiqet gjithashtu dhe zona bëhet një zonë e demilitarizuar dhe e lirë ekonomike, e monitoruar nga forcat ndërkombëtare.

Ai ka theksuar se çdo marrëveshje e tillë duhet të vendoset përmes një referendumi.

“Sepse njerëzit mund të zgjedhin: a na përshtatet ky përfundim apo jo?” tha Zelensky, duke shtuar se një votim i tillë do të kërkonte 60 ditë, gjatë së cilave armiqësitë duhet të ndalen.

Zelensky ka theksuar gjithashtu mundësinë e një marrëveshjeje të ngjashme për rajonin e termocentralit bërthamor Zaporizhzhia, aktualisht nën kontrollin rus.

Presidenti ukrainas ua paraqiti gazetarëve planin 20-pikësh që ai dhe negociatorët amerikanë hartuan në Florida, megjithëse shumë detaje janë ende duke u përpunuar.

Negociatorët amerikanë kanë zhvilluar bisedime veçmas me Ukrainën dhe Rusinë që nga prezantimi i planit të armëpushimit nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili shihej si i favorshëm për Moskën. Ukraina dhe aleatët e saj evropianë kanë punuar që planin ta afrojnë më shumë me qëndrimin e Kievit.

Rajoni i Donbasit dhe menaxhimi i termocentralit Zaporizhzhia mbeten çështjet më të ndërlikuara në negociata.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska do të paraqesë qëndrimin e saj bazuar në informacionin nga i dërguari presidencial rus, Kirill Dmitriev, pas takimeve me negociatorët amerikanë në Florida.

Megjithatë, Rusia nuk ka dhënë shenja se do të tërhiqet nga territori i pushtuar dhe ka insistuar që Ukraina të heqë dorë nga pjesa e mbetur e Donbasit, ultimatum që Ukraina e ka refuzuar.

Aktualisht, Rusia ka pushtuar pjesën më të madhe të Luhanskut dhe rreth 70% të Donetskut.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zelensky: Tërheqja e Ukrainës nga lindja duhet të vihet në referendum appeared first on Sinjali.

Pas njohjeve të reja për Kosovën, Serbia nxit ambasadorët për “çnjohje”

24 December 2025 at 14:58

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Konferencën e ambasadorëve të Serbisë, ka deklaruar se ka filluar një valë e re njohjesh të pavarësisë së Kosovës, duke bërë thirrje për mobilizim dhe angazhim për çnjohje.

Sipas tij, këtë vit Kosova është njohur nga katër shtete të reja, ndër të cilat e fundit ishte Bahamet. Vuçiqi tha se kishte pritur përparim të madh nga administrata e Donald Trumpit në Shtetet e Bashkuara, por sipas tij, Serbia nuk ka marrë mbështetje nga asnjë fuqi e madhe.

Ai u ka thënë ambasadorëve serbë: “Duhet punuar në çnjohjen e Kosovës”.

“Vetëm që ta dini, pavarësisht se çfarë ju thonë, pavarësisht se çfarë thonë, asnjë marrëveshje nuk e respektojnë as Prishtina, as Bashkimi Evropian e as SHBA-ja. Madje as ato që na imponuan – Kosova është pjesë e Serbisë për ne, kështu ka qenë dhe kështu do të jetë,” tha Vuçiq, transmeton “N1”.

Ai shtoi se Serbia duhet të forcojë praninë e saj në Azi, Afrikë, Amerikë të Jugut dhe Amerikë Qendrore.

Vuçiq foli gjithashtu për sanksionet e vendosura nga SHBA-ja ndaj Industrisë Serbe të Naftës (NIS):

“Kur ishte e vështirë për ne, nuk e morëm atë mbështetje nga fuqitë e tjera të mëdha, as në lindje, e as në Bashkimin Evropian. Çdokush prej tyre ka mundur të thotë – ne jemi këtu me ju, ne jemi këtu për ju. Askush nuk e bëri këtë, secili kishte arsyet e veta shtesë për presion, duke pritur edhe më shumë nga Serbia, duke kërkuar shumë, por duke mos dhënë asgjë,” tha Vuçiq.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pas njohjeve të reja për Kosovën, Serbia nxit ambasadorët për “çnjohje” appeared first on Sinjali.

Marrëdhëniet me BE-në e SHBA-në, Kurti: S’janë ndoshta gjithmonë të shkëlqyeshme

24 December 2025 at 14:53

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka folur së fundmi për raportet me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kreu i VV-së, përmendi edhe heqjen e masave të Bashkimit Evropian, duke theksuar se “gjithmonë kanë qenë të padrejta”.

Sa i përket raporteve me Bashkimin Evropian, mua më duhet të them që Bashkimi Evropian i hoqi masat të cilat gjithmonë kanë qenë të padrejta, nuk është që tash gjendja ndyshoi drastikisht. Është vetë përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, vitin e kaluar, në tetor, ka thënë që masat duhet të hiqen, dhe ato më në fund u hoqën. Më mirë vonë se kurrë, ndonëse jemi shumë të vonuar, por ne jemi edhe një qeverisje që ka siguruar liberalizimin e vizave. Më herët kemi pasur shampanjë për heqjen e vizave, dhe asnjëherë nuk janë hequr ato, e kësaj radhe u hoqën, por pa nevojë për shampanjë”, ka thënë Kurti.

Ai ka folur edhe për marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat i ka përshkruar si tri-dimensionale, duke përfshirë zhvillimin, diplomacinë dhe mbrojtjen.

Marrëdhëniet i kemi tri-dimensionale: zhvillim, diplomaci dhe mbrojtje. Mund të them që po ecin shumë mirë, sidomos në fushën e mbrojtjes, dhe unë jam shumë i lumtur për këtë, sepse po blejm, ta zëmë, edhe sistemin ‘Syri i Shqiponjës’, pastaj po blejmë ‘Skifter të zinjë’, e kështu me radhë….”, tha Kurti për tvsyri.

Ai ka theksuar se edhe pse marrëdhëniet me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara nuk janë gjithmonë të shkëlqyeshme, ato janë të mira.

“Pra, marrëdhëniet me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk janë ndoshta gjithmonë të shkëlqyeshme, por janë shumë të mira. Ne duhet të kemi qëndrime edhe më të avancuara se ato kur është në pyetje interesi ynë shtetëror e kombëtar”, ka theksuar tutje kryeministri në detyrë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Marrëdhëniet me BE-në e SHBA-në, Kurti: S’janë ndoshta gjithmonë të shkëlqyeshme appeared first on Sinjali.

Gemini 3 Flash tregon aftësi të larta, por shpik informacion kur s’e di përgjigjen

24 December 2025 at 13:59

Gemini 3 Flash, një model i avancuar i inteligjencës artificiale, është i njohur për shpejtësinë dhe aftësitë e tij të larta.

Megjithatë, sipas një vlerësimi të një grupi të pavarur testues, nëse i bëhet një pyetje për diçka që ai nuk e di – për shembull, diçka komplekse, të pazakontë ose jashtë njohurive të tij – modeli pothuajse gjithmonë përpiqet të japë një përgjigje, shpesh duke shpikur ose trilluar informacionin.

Në testet e “shkallës së halucinimeve” (hallucination rate) në benchmark‑in AA‑Omniscience, Gemini 3 Flash regjistroi një normë prej 91 për qind. Kjo do të thotë se, edhe kur nuk kishte një përgjigje të saktë, modeli dha një përgjigje, shpesh krejtësisht të trilluar.

Ky fenomen i “shpikjes së përgjigjeve” është një problem i njohur te modelet e gjenerimit të tekstit. Sipas testit, Gemini nuk e menaxhon mirë situatën kur përgjigjja e saktë do të ishte “nuk e di”.

Megjithatë, kjo shifër nuk nënkupton se 91 për qind e përgjigjeve të tij janë të gabuara; ajo tregon vetëm se sa shpesh modeli shpik diçka kur nuk ka një përgjigje reale.

Pavarësisht këtij problemi, Gemini 3 Flash mbetet shumë i fuqishëm dhe performon mirë në testet e përgjithshme, megjithëse vetëbesimi i tepërt në situata të pasigurta mund të përbëjë sfidë në përdorime serioze.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gemini 3 Flash tregon aftësi të larta, por shpik informacion kur s’e di përgjigjen appeared first on Sinjali.

Osmani uron besimtarët e krishterë për Krishtlindje: Le të na bashkojë tradita jonë e respektit, solidaritetit dhe e mikpritjes

24 December 2025 at 13:54

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar besimtarët e krishterë me rastin e Krishtlindjes, duke u dërguar mesazhin e paqes, dashurisë dhe shëndetit në familje.

Në mesazhin e saj, Osmani thekson rëndësinë e bashkimit përmes traditës së respektit dhe solidaritetit.

“Në këtë festë drite e shprese, uroj nga zemra të gjithë besimtarët e krishterë që Krishtlindja t’u sjellë paqe në shpirt, dashuri në familje dhe shëndet në çdo shtëpi. Le të na bashkojë tradita jonë e respektit, solidaritetit dhe e mikpritjes, duke na dhënë forcë të ecim përpara së bashku, me besim, shpresë dhe mirëkuptim. Gëzuar për shumë mot Krishtlindjen!”, shkruan Osmani.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Osmani uron besimtarët e krishterë për Krishtlindje: Le të na bashkojë tradita jonë e respektit, solidaritetit dhe e mikpritjes appeared first on Sinjali.

Macron dënon kufizimet e vizave të SHBA-së për pesë evropianët

24 December 2025 at 13:38

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Shteteve të Bashkuara për vendosjen e ndalimit të vizave ndaj ish-komisionerit evropian Thierry Breton dhe katër figurave të tjera të angazhuara në luftën kundër dezinformimit.

Përmes një postimi në platformën X, Macron e ka cilësuar këtë veprim si presion politik ndaj Bashkimit Evropian, duke theksuar se masa e ndërmarrë nga SHBA-ja përbën një kërcënim për sovranitetin digjital evropian.

“Franca dënon masat e kufizimit të vizave të marra nga Shtetet e Bashkuara ndaj Thierry Breton dhe katër figurave të tjera evropiane. Këto masa përbëjnë intimidim dhe shtrëngim, me synim minimin e sovranitetit digjital evropian,” ka shkruar Macron.

Ai ka shtuar se Franca, në bashkëpunim me Komisionin Evropian dhe partnerët evropianë, do të vazhdojë të mbrojë autonominë rregullatore të Bashkimit Evropian në fushën digjitale.

“Bashkë me Komisionin Evropian dhe partnerët tanë evropianë, do të vijojmë të mbrojmë sovranitetin tonë digjital dhe autonominë rregullatore,” ka theksuar presidenti francez.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Macron dënon kufizimet e vizave të SHBA-së për pesë evropianët appeared first on Sinjali.

Operim i suksesshëm në QKUK, qytetari falënderon mjekët: Ma kthyen qetësinë e shpresën

24 December 2025 at 13:24

Qytetari Anton Cena ka njoftuar se sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka përfunduar me sukses operimin për largimin e perdes (kataraktit) edhe në syrin e dytë.

Përmes një postimi në Facebook, Cena ka bërë të ditur se me këtë ndërhyrje është lehtësuar një brengë e madhe që e kishte prej një kohe të gjatë, duke shprehur mirënjohje për stafin mjekësor që u përkujdes për shëndetin e tij.

“Sot, në QKUK, me sukses u krye operimi për largimin e perdes (kataraktit) edhe në syrin e dytë. Me këtë ndërhyrje, u çlirua një brengë e madhe që e kisha në zemër prej një kohe shumë të gjatë”, ka shkruar ai.

Ai ka falënderuar në veçanti doktorin Florim Zejnullahu, të cilin e cilëson si më të fortin në Kosovë, si dhe mikun e tij Roni Daci, doktorin Afrim Vuciterrna, doktorin Krenar Berisha dhe gjithë stafin mjekësor për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar.

“Me mirënjohje të thellë falënderoj doktorin Florim Zejnullahu, si me i forti ne Kosovë, mikun tim të dashur Roni Daci, doktorin Afrim Vuciterrna, doktorin Krenar Berisha dhe gjithë stafin mjekësor të jashtëzakonshëm, të cilët me profesionalizëm, përkushtim dhe humanizëm ma kthyen qetësinë dhe shpresën. Faleminderit nga zemra – jeni vërtet për çdo lavdatë”, ka përfunduar Cena.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Operim i suksesshëm në QKUK, qytetari falënderon mjekët: Ma kthyen qetësinë e shpresën appeared first on Sinjali.

Pas kritikave, ministri i Mbrojtjes i Izraelit heq dorë nga premtimi për të ndërtuar vendbanime në Gaza

24 December 2025 at 13:09

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, është tërhequr nga një deklaratë e bërë të martën, në të cilën sugjeronte krijimin e vendbanimeve izraelite në Rripin e Gazës, pas kritikave të ashpra se kjo bie ndesh me planin e paqes të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara për këtë enklavë palestineze.

Gjatë një fjalimi në një vendbanim izraelit në Bregun Perëndimor, Katz kishte deklaruar se “me ndihmën e Zotit”, Izraeli do të krijojë grupe pionierësh në Gazën veriore, “në vend të vendbanimeve që u evakuuan”.

“Ne do ta bëjmë këtë në mënyrën e duhur, në kohën e duhur”, kishte shtuar ai.

Deklarata u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale dhe u kritikua gjerësisht, transmeton Telegerafi.

Vetëm disa orë më vonë, zyra e ministrit Katz doli me një sqarim, duke thënë se komenti ishte bërë në një “kontekst sigurie” dhe duke ritheksuar se Izraeli “nuk ka ndërmend të krijojë vendbanime në Rripin e Gazës”.

Qëndrimi i Katz bie ndesh me planin 20-pikësh të armëpushimit të propozuar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, si dhe me deklaratat e mëhershme të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i cili ka përjashtuar vazhdimisht pushtimin e Gazës.

Plani i armëpushimit, i ndërmjetësuar nga SHBA-ja, parasheh një tërheqje pothuajse të plotë të forcave izraelite nga Gaza dhe nuk përmend krijimin e vendbanimeve izraelite në këtë territor.

Një zyrtar amerikan, që foli në kushte anonimiteti, e dënoi deklaratën e Katz, duke thënë: “Sa më shumë provokon Izraeli, aq më pak vendet arabe do të duan të punojnë me ta”.

Sipas tij, Uashingtoni pret që “të gjitha palët t’i përmbahen angazhimeve që kanë bërë” në kuadër të planit të armëpushimit.

Katz po i referohej njësive ushtarake Nahal, të cilat në të kaluarën u mundësonin të rinjve të kombinonin aktivitetet pioniere me shërbimin ushtarak. Shumë nga postet e krijuara nga kjo njësi më pas evoluuan në vendbanime të plota.

Izraeli i evakuoi të gjitha vendbanimet e tij në Gaza dhe tërhoqi trupat sipas planit të Çlirimit të vitit 2005.

Megjithatë, disa zyrtarë nga koalicioni i ekstremit të djathtë i kryeministrit Netanyahu kanë bërë thirrje më herët për rindërtimin e vendbanimeve në Gaza, pas sulmit të udhëhequr nga Hamasi më 7 tetor 2023 në jug të Izraelit dhe luftës së mëvonshme Izrael–Hamas.

Ndërkohë, gjatë natës së së martës, kolonë izraelitë sulmuan një shtëpi palestineze në Bregun Perëndimor të pushtuar, sipas një zyrtari palestinez.

Kolonët thyen një derë dhe një dritare dhe hodhën gaz lotsjellës brenda një shtëpie në qytetin As Samu’.

Si pasojë, tre fëmijë palestinezë u dërguan me urgjencë në spital. Sulmuesit mbytën gjithashtu tre dele dhe plagosën katër të tjera në stallë, sipas autoriteteve palestineze.

Komisioni i Rezistencës ndaj Murit dhe Vendbanimeve, një organ qeveritar palestinez që dokumenton sulmet, publikoi pamje nga kamerat e sigurisë ku shihen pesë kolonë të maskuar, të veshur me rroba të errëta, disa prej tyre të pajisur me shkopinj gome.

Policia izraelite njoftoi se është duke e hetuar rastin dhe se ka arrestuar pesë kolonë, të dyshuar për hyrje të paautorizuar në tokë palestineze, dëmtim të pronës dhe përdorim të sprejit me piper, e jo gaz lotsjellës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pas kritikave, ministri i Mbrojtjes i Izraelit heq dorë nga premtimi për të ndërtuar vendbanime në Gaza appeared first on Sinjali.

OSBE: Bashkëpunimi ndër-komunal në Kosovë mbetet i pazbatuar si duhet

24 December 2025 at 13:02

Raporti më i ri i Misionit të OSBE-së në Kosovë vlerëson se bashkëpunimi ndër-komunal (BNK), ndonëse mbështetet nga një kornizë ligjore e harmonizuar me standardet e Bashkimit Evropian, Këshillit të Evropës dhe OECD-së, vazhdon të mbetet i kufizuar dhe i pashfrytëzuar mjaftueshëm në praktikë.

Bashkëpunimi ndër-komunal nënkupton marrëveshje formale ose joformale ndërmjet dy ose më shumë komunave për arritjen e qëllimeve të përbashkëta. Kur zbatohet në mënyrë efektive, ai mund të ndikojë pozitivisht në përmirësimin e ofrimit të shërbimeve publike, tërheqjen e fondeve dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet komuniteteve.

“Pavarësisht këtyre përfitimeve, bashkëpunimi ndër-komunal është shpesh joformal, i pastrukturuar ose nuk ndodh fare. Si rezultat, humbasin mundësitë për shërbime më të fuqishme, shpenzime publike më efikase dhe bashkëpunim më të avancuar mes komunave,” ka thënë ambasadori Gerard McGurk, Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë.

Raporti përfshin edhe një sërë rekomandimesh për autoritetet përgjegjëse, përfshirë thjeshtimin dhe modernizimin e kornizës ligjore për të lehtësuar krijimin e marrëveshjeve ndër-komunale, krijimin e stimujve politikë dhe një fondi të posaçëm për BNK, si dhe forcimin e mbështetjes institucionale dhe kapaciteteve të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.

Po ashtu, OSBE-ja rekomandon promovimin e bashkëpunimit ndër-komunal si një mjet për përfshirje gjithëpërfshirëse në ofrimin e shërbimeve sociale dhe zhvillimin e iniciativave komunitare.

Në përfundim, raporti thekson se përmes reformave dhe investimeve të qëndrueshme, bashkëpunimi ndër-komunal mund të shndërrohet nga një praktikë margjinale në një instrument kyç për përmirësimin e performancës komunale dhe forcimin e qeverisjes lokale në Kosovë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post OSBE: Bashkëpunimi ndër-komunal në Kosovë mbetet i pazbatuar si duhet appeared first on Sinjali.

Bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri, komandanti i FSK-së pret në takim Shefin e Shtabit të FARSH-it

24 December 2025 at 13:00

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjenerallejtënant Arben Kingji.

Gjatë takimit, gjeneral Jashari e falënderoi gjeneral Kingjin për lidershipin e tij në udhëheqjen e FARSH-it, si dhe për mbështetjen dhe përkrahjen vëllazërore që Forcat e Armatosura të Shqipërisë i kanë dhënë FSK-së ndër vite. Po ashtu, u diskutuan zhvillimet aktuale në fushën e sigurisë, si dhe roli i FSK-së në garantimin e sigurisë së Kosovës, duke u vlerësuar si një kontribuues i rëndësishëm në ruajtjen e stabilitetit rajonal.

Të dy gjeneralët vlerësuan lart progresin e arritur nga FSK-ja në procesin e zhvillimit dhe modernizimit, si dhe performancën e trupave gjatë aktiviteteve shumëkombëshe, veçanërisht në aspektin e ndërveprueshmërisë. Në këtë kuadër, u theksua rëndësia e mbështetjes së vazhdueshme të FARSH-it për zhvillimin e mëtejmë të FSK-së, sidomos në fushat e arsimimit, stërvitjes dhe shkëmbimit të përvojave, me qëllim avancimin e bashkëpunimit dypalësh.

Në përmbyllje të takimit, gjeneralët ritheksuan se thellimi i bashkëpunimit ndërmjet Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës mbetet një prioritet strategjik kombëtar, duke vlerësuar forcimin e kapaciteteve mbrojtëse si thelbësor për garantimin e sigurisë dhe stabilitetit rajonal.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri, komandanti i FSK-së pret në takim Shefin e Shtabit të FARSH-it appeared first on Sinjali.

Policia apelon për mospërdorim të mjeteve të rrezikshme për festat e fundvitit: Të festojmë pa incidente

24 December 2025 at 12:00

Policia e Kosovës, përmes një komunikate, ka uruar qytetarët për festat e fundvitit dhe ka bërë thirrje për kujdes, në mënyrë që festimet të zhvillohen pa incidente.

Në një videomesazh, zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, ka thënë se Policia ka hartuar planet policore, porse kontribut të madh dhe të pamohueshëm në siguri dhe parandalim të incidenteve mund të japin qytetarët. 

“Tani jemi në prag të festave të fundvitit. Në emër të Policisë së Kosovës, ju urojmë festat me shpresën që ju dhe familjet tuaja të gëzoni shëndet dhe mbarësi në jetë. Ashtu si çdo vit, edhe këtë vit priten organizime të ndryshme, si në ambiente familjare, hapësira të jashtme, po ashtu edhe në sheshe dhe lokacione të mbyllura. Për t’i kaluar festat sa më qetë dhe pa incidente, Policia e Kosovës ka planifikuar me kohë planet policore, duke përfshirë masat e nevojshme dhe shtimin e prezencës policore. Megjithatë, një kontribut i madh dhe i pamohueshëm në ruajtjen e sigurisë mund të jepet edhe nga ju, qytetarë të dashur, duke festuar në mënyrë të qetë dhe të sigurt, pa përdorim të mjeteve të rrezikshme, dhe sidomos duke parandaluar përdorimin e tyre nga fëmijët. Le të festojmë dhe të kontribuojmë së bashku, që këto festa të kalojnë pa probleme dhe të qeta,” thuhet në mesazh.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Policia apelon për mospërdorim të mjeteve të rrezikshme për festat e fundvitit: Të festojmë pa incidente appeared first on Sinjali.

Venezuela akuzon SHBA-në për “shantazh” lidhur me sekuestrimin e cisternave të naftës

24 December 2025 at 11:36

Venezuela ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për “shantazhimin më të madh” gjatë një seance emergjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në New York.

Sekuestrimi i dy cisternave të naftës venezuelase nga Washingtoni ishte “më keq se pirateria”, tha ambasadori venezuelas në OKB.

Mbledhja emergjente e Këshillit të Sigurimit u thirr për të diskutuar rreth sekuestrimit të cisternave, e cila ndodhi pranë bregut të Venezuelës më herët gjatë këtij muaji, raporton BBC, transmeton Sinjali.

Shtetet e Bashkuara gjithashtu kanë thënë se po ndjekin një cisternë të tretë venezuelase.

Presidenti Trump ka akuzuar presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, se drejton një kartel droge dhe se bandat kanë vepruar me impunitet për një kohë të gjatë. Më 16 dhjetor, Trump urdhëroi një bllokadë detare ndaj të gjitha cisternave të naftës të sanksionuara që hyjnë dhe dalin nga Venezuela. Presidenti amerikan ka thënë se SHBA-ja do të mbajë ose shesë naftën bruto që gjendet në cisternat e sekuestruara, si dhe vetë anijet.

SHBA-ja ka dislokuar 15,000 trupa dhe një varg anijesh, përfshirë aeroplanmbajtëse, shkatërruese me raketa të udhëzuara dhe anije sulmi amfibe, në Karaibe.

Qëllimi i deklaruar i dislokimit – më i madhi në rajon që nga invazioni i SHBA-së në Panamë në 1989 – është të ndalojë rrjedhën e fentanylit dhe kokainës drejt SHBA-së.

SHBA-ja gjithashtu ka targetuar më shumë se 20 anije në Paqësor dhe Karaibe gjatë muajve të fundit, duke vrarë të paktën 100 persona, si pjesë e fushatës së presidentit Trump kundër bandave që ai akuzon për transport të drogës në rajon.

Disa ekspertë thonë se sulmet mund të shkelin ligjet që rregullojnë konfliktet e armatosura.

Përfaqësuesi i Venezuelës në OKB tha se SHBA-ja po e bën vendin e tij subjekt të “shantazhit më të madh” në historinë e tij.

Gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të martën, Samuel Moncada tha: “Ne jemi përballë një fuqie që vepron jashtë ligjit ndërkombëtar, duke kërkuar që venezuelasit të lëshojnë vendin e tyre dhe ta dorëzojnë.”

Duke iu referuar sekuestrimit të naftës venezuelase nga SHBA-ja, ai shtoi: “Po flasim për plaçkitje, grabitje dhe rikolonizim të Venezuelës. Qeveria e Shteteve të Bashkuara nuk ka juridiksion në Karaibe.”

Duke folur për industrinë e naftës në Venezuelë, ai pyeti: “Çfarë lidhjeje ka kjo me drogën?”

Në përgjigje, ambasadori i SHBA-së në OKB, Michael Waltz, tha në Këshillin e Sigurimit se SHBA-ja nuk e njeh Maduro-n si lider legjitim të Venezuelës.

“Aftësia e Maduro-s për të shitur naftën e Venezuelës i mundëson pretendimet e tij mashtruese për pushtet dhe aktivitetet e tij narco-terroriste,” tha Waltz.

Gjatë një vizite në një panair tregtar në Caracas, presidenti Maduro tha: “Këshilli i Sigurimit po i jep mbështetje të jashtëzakonshme Venezuelës.”

Rusia dhe Kina akuzuan SHBA-në për intimidim dhe agresion.

SHBA-ja po “shkatërron në mënyrë të paligjshme anijet civile në Detin Karaibe,” tha ambasadori rus në OKB, Vassily Nebenzia, duke paralajmëruar se vendet e tjera mund të jenë të ardhshme.

Veprimet e SHBA-së kundër anijeve venezuelase, tha ai, janë “një model për aktet e ardhshme të forcës kundër shteteve të Amerikës Latine.”

Ndërkohë, përfaqësuesi kinez në OKB, Sun Lei, bëri thirrje që SHBA-ja të “ndalojë menjëherë veprimet përkatëse dhe të shmangë përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve.”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Venezuela akuzon SHBA-në për “shantazh” lidhur me sekuestrimin e cisternave të naftës appeared first on Sinjali.

Punëtorët e KEK-ut tregojn “surprizën” e protestës, kërkojnë pagë mesatare 1,100 euro

24 December 2025 at 11:33

Kryetari i Sindikatës së re të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nexhat Llumnica, ka zbuluar kërkesën kryesore të punëtorëve që protestuan të mërkurën, duke kërkuar një pagë mesatare prej 1,100 eurosh.

Sipas tij, kjo shifër është përmendur më parë nga kryeshefi i KEK-ut, i cili kishte thënë se punëtorët e ndërmarrjes marrin pagë mesatare rreth kësaj vlere.

Në fjalën e tij para punëtorëve, Llumnica ka theksuar se do të bazohen në fjalën e kryeshefit dhe do të kërkojnë pagë në këtë nivel.

“Kryeshefi i KEK-ut jo vetëm se nuk është i interesuar t’i zgjidhë kërkesat e punëtorëve të KEK-ut, por po na thotë se i kemi pagat më të larta në Kosovë. Sigurisht se ai po i mendon shërbyesit civilë sikur ndërmarrjet publike, e aq më larg KEK-un që sot vdesin 1% të stafit. Kryeshefi i KEK-ut na tha se i kemi mbi 1,100 e disa euro të ardhura mujore. Ne Sindikata e re e Korporatës Energjetike të Kosovës e dimë që mesatarja e pagës bazë është rreth 750 euro. Kam thënë se e kam një surprizë, e ajo surprizë është mos t’ia shkelim fjalën kryeshefit, pra ne nga këtu kërkojmë 1,100 euro pagë mesatare. Për të mbetur kjo pagë 1,100 duhet të shtohen edhe 350 euro për secilin punëtor, në bazë të pagës mesatare. Prandaj nga këtu kjo kërkesë do të jetë legjitime dhe nuk do ta anashkalojmë asnjëherë deri në grevë.”

Llumnica ka akuzuar më tej menaxhmentin e KEK-ut për keqplanifikim dhe keqmenaxhim, duke theksuar se punëtorët janë ata që mbajnë prodhimin:

“Kjo që po e bën menaxhmenti i KEK-ut po duket si për inat, po këta punëtorë janë të cilët e mbajnë prodhimin. Ne shpeshherë kemi punuar pa menaxhment fare. Na u është thënë se performanca është e dobët, jam i bindur se performanca ka qenë shembullore, por keqplanifikimi dhe keqmenaxhimi nuk janë faj i yni.”

Protesta e fundit e punëtorëve vjen pas muajsh kërkesash të paplotësuara, duke nxitur shpalosjen e asaj që Llumnica e quajti “surpriza” për menaxhmentin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Punëtorët e KEK-ut tregojn “surprizën” e protestës, kërkojnë pagë mesatare 1,100 euro appeared first on Sinjali.

Pesë persona të lënduar nga aksidenti mes dy automjeteve në Rudar, Policia: Në mesin e të lënduarve, dy zyrtarë policorë

24 December 2025 at 11:06

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Rudarë në Mitrovicë, ku janë përfshirë dy automjete, mes të cilave njëra zyrtare.

Si pasojë e aksidentit, janë lënduar pesë persona, dy prej të cilëve janë zyrtarë policorë.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar Munish Avdiu, zyrtar i trafikut rajonal nga Policia e Kosovës, Stacioni Policor Mitrovicë e Veriut.

“Ka ndodhur aksident trafiku me lëndime trupore në magjistrale, në rrugën nacionale në fshatin Rudar. Janë të involvuara dy automjete, një automjet zyrtar dhe një civil, janë pesë persona të lënduar. Në mesin e tyre, dy zyrtarë policorë.”, tha ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pesë persona të lënduar nga aksidenti mes dy automjeteve në Rudar, Policia: Në mesin e të lënduarve, dy zyrtarë policorë appeared first on Sinjali.

Zelensky publikon për herë të parë 20 pikat e planit të paqes

24 December 2025 at 10:58

Për herë të parë që nga nisja e negociatave, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka vendosur të bëjë publike të gjitha 20 pikat e planit të paqes, duke hedhur dritë mbi një dokument që synon jo vetëm fundin e luftës, por edhe rindërtimin e rendit të sigurisë në Evropë.

Zbulimi u bë gjatë një takimi me gazetarët dhe u raportua nga RBC-Ukraine.

Në thelb të planit qëndron një vijë e kuqe e panegociueshme: sovraniteti i Ukrainës.

“Nuk është objekt diskutimi”, theksoi Zelensky, duke e vendosur këtë si bosht politik të gjithë dokumentit. Nga kjo pikë nis edhe arkitektura e sigurisë që Ukraina dhe aleatët perëndimorë synojnë të ndërtojnë pas përfundimit të luftës.

Plani parashikon një pakt mos-agresioni me Rusinë, të shoqëruar me mekanizma monitorimi përgjatë vijës së frontit, por thelbi i vërtetë mbeten garancitë e sigurisë, të cilat presidenti ukrainas i cilëson si çështjen kryesore.

Sipas propozimit, SHBA, NATO dhe vendet evropiane do t’i ofronin Ukrainës garanci të ngjashme me Nenin 5 të NATO-s: çdo agresion i ri rus do të shkaktonte përgjigje ushtarake dhe rikthim të sanksioneve.

Ukraina nuk pranon çmilitarizim, ndërsa forcat e saj të Armatosura parashikohen të kenë 800 mijë trupa edhe në kohë paqeje. Rusia do të angazhohej ligjërisht për një politikë mos-agresioni jo vetëm ndaj Ukrainës, por edhe ndaj Evropës.

Dimensioni evropian i planit është po aq i qartë: anëtarësimi i Ukrainës në BE kërkohet me një datë të përcaktuar, jo si premtim i pacaktuar. Plani përfshin një plan global zhvillimi, i mbështetur nga një marrëveshje investimesh dhe një fond rindërtimi prej 800 miliardë dollarësh për rikthimin e ekonomisë së shkatërruar.

Marrëdhëniet me SHBA-të zënë një vend të veçantë, përmes një marrëveshjeje të përshpejtuar për tregti të lirë, ndërsa Ukraina riafirmon statusin e saj jo-bërthamor, pjesë ky e stabilitetit rajonal.

Një vijë e kuqe tjetër është centrali bërthamor i Zaporizhzhias. Zelensky bën të qartë se nuk ka kompromis mbi këtë çështje. SHBA ka propozuar një administrim trepalësh, ndërsa Ukraina ofron modelin 50–50 me amerikanët.

Plani përfshin gjithashtu elementë arsimorë dhe kulturorë, përfshirë programe që nxisin tolerancën dhe luftojnë racizmin dhe paragjykimet, në përpjekje për të ndërtuar një paqe afatgjatë dhe jo vetëm një armëpushim formal.

Territoret mbeten pika më e ndërlikuar. Një opsion parashikon tërheqjen e Rusisë nga rajonet Dnipropetrovsk, Mykolaiv, Sumy dhe Kharkiv, ndërsa për Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson propozohet formula “qëndrojmë aty ku jemi”. Rusia kërkon tërheqjen e Ukrainës nga Donetsku, ndërsa SHBA-të sugjerojnë krijimin e një zone të lirë ekonomike si kompromis. Nëse nuk arrihet marrëveshje, çështja mund të shkojë në referendum, së bashku me të gjithë dokumentin.

Plani parashikon gjithashtu: Angazhim të Rusisë dhe Ukrainës për të mos ndryshuar marrëveshjen me forcë;

Garantimin e lindjes së lirë në lumin Dnipro dhe Detin e Zi;

Shkëmbim të të burgosurve, kthimin e civilëve, fëmijëve dhe të burgosurve politikë;

Zgjedhje në Ukrainë menjëherë pas nënshkrimit;

Mbikëqyrje ligjore nga Këshilli i Paqes i udhëhequr nga Donald Trump;

Armëpushim i plotë dhe i menjëhershëm sapo të gjitha palët bien dakord.

Publikimi i plotë i këtyre 20 pikave zhvendos debatin nga deklaratat e përgjithshme te detajet konkrete, duke bërë të qartë se rruga drejt paqes është e mundur, por e mbushur me dilema të thella politike, territoriale dhe gjeostrategjike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zelensky publikon për herë të parë 20 pikat e planit të paqes appeared first on Sinjali.

Shkodër: Goditen 7 ambiente të kultivimit të bimëve narkotike, 22-vjeçari arrestohet në flagrancë

24 December 2025 at 10:45

Shërbimet e Drejtori së Vendore të Policisë Shkodër kanë finalizuar fazën e katërt të operacionit policor të koduar “Neonët 4”, duke goditur 7 ambiente të dyshuara për kultivim të bimëve narkotike me anë të llambave.

Sipas njoftimit të Policisë, gjatë kontrolleve intensive në ambiente të mbyllura u arrestua në flagrancë shtetasi Gj. B., 22 vjeç, banues në Laç, Vau i Dejës, i cili kishte marrë me qira një banesë në Velipojë dhe e kishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike.

Gjithashtu, u ndalua R. V., 25 vjeç, banues në Shkodër, ndërsa dy punonjës të OSHEE-së, A. U., 50 vjeç dhe Gj. T., 59 vjeç, u proceduan penalisht për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.

Nga kontrolli i banesës së Gj. B., policia sekuestruar: 308 bimë të dyshuara kanabis, 85 gramë kanabis të tharë, 122 pajisje elektrike për kultivim, 4 celularë.

Në banesën e shtetasit R. V. u sekuestruan: 3 llamba dhe 1 përforcues grushti.

Gjithsej janë sekuestruar 300 bimë të dyshuara kanabis, një sasi kanabisi, 125 pajisje elektrike, 4 celularë dhe një përforcues grushti.

Operacioni u zhvillua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër dhe me mbështetjen e Forcës Operacionale dhe grupit “Shqiponjat”. Kontrollimet intensive u fokusuan në evidentimin, kultivimin dhe tharjen e bimëve narkotike për shitje, si dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme, ndërsa policia vazhdon punën intensive për goditjen e këtij aktiviteti kriminal.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shkodër: Goditen 7 ambiente të kultivimit të bimëve narkotike, 22-vjeçari arrestohet në flagrancë appeared first on Sinjali.

Ndërpritet seanca fillestare për sulmin në kanalin Ibër-Lepenc, kërkohet përjashtimi i prokurorit

24 December 2025 at 10:32

Seanca fillestare për tre të akuzuarit në rastin e sulmit në kanalin Ibër Lepenc në Zubin Potok është ndërprerë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pas kërkesave të paraqitura nga palët mbrojtëse për përjashtimin e prokurorit të rastit.

Kërkesat u parashtruan me arsyetimin se gjatë fazës hetimore nuk janë ndërmarrë veprime të plota për mbledhjen dhe administrimin e provave të propozuara nga mbrojtja.

Sipas gjykatës, seanca është ndërprerë derisa të merret vendim nga Kryeprokurori kompetent lidhur me kërkesën për përjashtim të prokurorit publik, Bekim Kodraliu.

Avokati Nebojsha Vllajiq, mbrojtës i të akuzuarit Jovan Viqentijeviq, deklaroi se ka vërejtje serioze ndaj mënyrës së veprimit të prokurorisë dhe se ka kërkuar zyrtarisht përjashtimin e prokurorit.

Ai tha se kërkesa për mbledhje të provave ishte parashtruar që më 6 dhjetor 2024, vetëm disa ditë pas arrestimit të të akuzuarit, por sipas tij asnjë nga provat e propozuara nuk është administruar.

Vllajiq theksoi se janë marrë vetëm disa incizime nga një kamerë dhe se ato janë paraqitur në mënyrë selektive, pa sqaruar kohën, e cila sipas tij është element thelbësor për rastin. Ai shtoi se mosveprimi i prokurorisë ka sjellë humbjen e disa provave përgjithmonë.

Mbrojtësi i të akuzuarit Dragisha Viqentijeviq, avokati Millosh Deleviq, u bashkua me kërkesën e kolegut të tij, duke deklaruar se edhe ai kishte kërkuar që në dhjetor të vitit 2024 dëgjimin e katër dëshmitarëve dhe mbledhjen e incizimeve nga disa objekte, përfshirë banka dhe stacioni policor në Zubin Potok, por se deri më tani prokuroria nuk ka vepruar sipas këtyre kërkesave.

“Më duhet t’i bashkangjitem kolegut, pasi edhe unë më 11 dhjetor 2024 ia kam parashtruar kërkesën që të dëgjohen katër dëshmitarë. Kam kërkuar që të mblidhen video-incizime nga kamerat e dy objekteve, nga banka KEP në Zubin Potok dhe nga stacioni policor në Zubin Potok, një orë pas sulmit. Deri në ditën e sotme, prokurori special nuk ka vepruar sipas kërkesës. Në mënyrë të pakthyeshme e ka dëmtuar të drejtën në mbrojtje të Dragisha Viqentijeviqit. Kërkojmë që të ndërpritet kjo seancë deri sa kryeprokurori të deklarohet për këtë kërkesë”, tha ai.

Ndërkaq, avokatja Jelena Krivokapiq, mbrojtëse e të akuzuarit Igor Dimoviq, tha se rasti i klientit të saj është i ndryshëm dhe se mbrojtja nuk ka vërejtje ndaj prokurorisë, duke shtuar se dokumentacioni është pranuar dhe se nuk mund të deklarohet për shkelje në këtë pjesë.

Prokurori Bekim Kodraliu, duke iu përgjigjur kërkesave të mbrojtjes, tha se hetimi është zhvilluar në mënyrë profesionale dhe të koordinuar. Ai theksoi se provat e propozuara janë analizuar dhe se për komunikimet telefonike janë bërë kërkesa për bashkëpunim ndërkombëtar me autoritetet serbe, por se nuk është pranuar përgjigje. Kodraliu shtoi se ligji përcakton qartë bazat mbi të cilat mund të kërkohet përjashtimi i prokurorit dhe se, sipas tij, këto baza nuk janë përmbushur në këtë rast.

“Unë i dëgjova me vëmendje kërkesat e palës mbrojtëse. E di që ndoshta nuk ju pëlqen hetimi që unë kam zhvilluar në këtë rast, por i njoftoj palët që hetimi ka qenë profesional dhe ka qenë i koordinuar në mënyrë të përsosur. Provat që i kanë propozuar i kam analizuar dhe i dëgjova edhe sot. Komunikimet telefonike, të pandehurit Jovan kanë qenë në komunikim përmes telekomit të Serbisë dhe ne autoriteteve serbe u kemi drejtuar dy herë me kërkesë për bashkëpunim ndërkombëtar, por nuk kemi pranuar përgjigje. Kolegu Vllajiq ka qenë prokuror në sistemin jugosllav dhe besoj që e di se kur mund të kërkohet ndërrimi i prokurorit në një rast penal. Kërkesa për përjashtim është nëse pala e dëmtuar apo familjari me të pandehurin, kujdestari ligjor apo prindi i të pandehurit ose i dëmtuari, nëse ka marrë pjesë si gjyqtar dhe nëse kam konflikt interesi. Këto janë bazat që prokurori duhet të largohet nga procedura. Këto janë pesë bazat ligjore mbi të cilat mund të kërkohet përjashtimi”, tha ai.

Gjyqtari i çështjes, Vesel Ismaili, deklaroi se me paraqitjen e kërkesës për përjashtim, ligji obligon ndërprerjen e çdo veprimi procedural deri në marrjen e vendimit përfundimtar.

Ai njoftoi se seanca e sotme ndërpritet dhe se gjykata do të presë vendimin e kryeprokurorit special lidhur me kërkesën e parashtruar.

“Nuk i kontestoj fare, por kjo i bie në kompetencë të prokurorit. Neve na obligon dispozita që, me rastin e paraqitjes së kërkesës për përjashtim, qoftë të gjyqtarit apo të prokurorit, menjëherë duhet të ndërpritet çdo veprim procedural në një çështje juridiko-penale, deri sa të shqyrtohet dhe të merret vendim. Seanca e sotme ndërpritet dhe presim vendimin e kryeprokurorit special”, tha ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ndërpritet seanca fillestare për sulmin në kanalin Ibër-Lepenc, kërkohet përjashtimi i prokurorit appeared first on Sinjali.

Ambasadori amerikan në NATO thotë se topi është në fushën e Rusisë për negociatat e paqes në Ukrainë

24 December 2025 at 10:23

Përfaqësuesi i përhershëm i Shteteve të Bashkuara në NATO, Matthew Whitaker ka deklaruar se pozicioni i Ukrainës është i njohur mirë, ndërsa SHBA-ja po përpiqet të kuptojë se cilat kompromise është e gatshme të bëjë Rusia.

Topi është tani në fushën e Rusisë. Mendoj se ata kanë një ofertë. Aktualisht ka rreth katër dokumente në tryezë: një plan paqeje me 20 pika së bashku me garanci sigurie multilaterale, garanci sigurie të ofruara specifikisht nga Shtetet e Bashkuara, një plan për rritje ekonomike dhe prosperitet pas arritjes së paqes.

Të gjitha këto po diskutohen në kohë reale. Tani kemi të qartë çfarë dëshiron Ukraina.

Po përpiqemi të kuptojmë maksimumin që është e gatshme të bëjë Rusia. Ata vazhdojnë të kryejnë sulme masive gjatë natës kundër Ukrainës, çka flet vetë për veten në një farë mase.

Por Presidenti Trump është i vetmi, si ndërmjetësuesi kryesor, që mund t’i sjellë të dyja palët në tryezën e negociatave dhe të shohë nëse mund të arrijë një marrëveshje. Ekipi i tij po bën përpjekje të jashtëzakonshme”, tha Whitaker në një intervistë për Fox News.

Ai theksoi se i vetmi që nuk pranon se viktimat janë shumë të larta dhe se negociatat janë të nevojshme është Putini.

Por Rusia kurrë nuk ka qenë e gatshme të pranojë këtë. Ata gjithmonë kanë qenë të gatshëm të vuajnë më shumë se shumica e vendeve të tjera.

Humbje të tilla dhe miliona viktima nuk do të toleroheshin kurrë nga asnjë vend tjetër përveç Rusisë. Megjithatë, kjo është ajo që po bëjnë për fitime shumë të vogla, nëse ka fare, në fushëbetejë”, shtoi Whitaker.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ambasadori amerikan në NATO thotë se topi është në fushën e Rusisë për negociatat e paqes në Ukrainë appeared first on Sinjali.

❌
❌