Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 December 2025Main stream

KEDS me apel për kursimin e energjisë elektrike, u nis edhe mesazhe qytetarëve

27 December 2025 at 20:52

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka intensifikuar thirrjet drejtuar qytetarëve për kursimin e energjisë elektrike, pas rritjes së ndjeshme të konsumit dhe ngarkesës së vazhdueshme në rrjet.

Në një njoftim zyrtar, KEDS ka apeluar që konsumatorët të tregojnë kujdes në përdorimin e energjisë, pasi kërkesa për rrymë ka arritur nivele shumë të larta. Përveç komunikatës për media, kjo thirrje është shpërndarë gjithashtu përmes mesazheve në telefon, duke theksuar nevojën për bashkëpunim të menjëhershëm.

“Thirrje për kursim. Konsumi po shënon rekorde! Kërkohet veprim nga të gjithë: kurseni energjinë, shmangni përdorimin e pajisjeve njëkohësisht”, thuhet në mesazhin e KEDS.

Kompania theksoi se veprimet e qytetarëve janë kyçe për të shmangur ngarkesën e tepërt në rrjet dhe për të siguruar furnizim të qëndrueshëm me energji për të gjithë. KEDS apelon për veprim të shpejtë dhe bashkëpunim nga të gjithë konsumatorët.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KEDS me apel për kursimin e energjisë elektrike, u nis edhe mesazhe qytetarëve appeared first on Sinjali.

Kosova nesër për të katërtën herë i drejtohet kutive të votimit, rreth 2 milionë qytetarë kanë të drejtë vote

27 December 2025 at 20:28

Nesër, Kosova do të zhvillojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vote pritet të zgjedhin përbërjen e re të Kuvendit.

Procesi zgjedhor do të zhvillohet në 948 Qendra të Votimit, me gjithsej 2.614 vendvotime, përfshirë 910 qendra me 2.557 vendvotime për votimin e rregullt dhe 38 qendra me 57 vendvotime për votimin me kusht.

Në garë për një vend në Kuvend janë 1.146 kandidatë nga 23 parti politike. Policia e Kosovës ka përgatitur një plan operativ për sigurinë e zgjedhjeve dhe ka inkurajuar qytetarët të raportojnë çdo rast të dyshuar. Po ashtu, janë angazhuar rreth 100 prokurorë për mbikëqyrjen e procesit zgjedhor.

Institucioni i Avokatit të Popullit do të vëzhgojë zgjedhjet dhe votimin në institucione për persona të privuar nga liria, si dhe në shtëpitë për persona të moshuar.

KEDS ka përmbyllur planin operativ për furnizimin me energji elektrike, duke angazhuar 1.049 punëtorë, të organizuar në 140 ekipe. Çdo vendvotim do të ketë ekipe për intervenim të shpejtë, dhe një komision qendror teknik do të monitorojë procesin zgjedhor në kohë reale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kosova nesër për të katërtën herë i drejtohet kutive të votimit, rreth 2 milionë qytetarë kanë të drejtë vote appeared first on Sinjali.

Nesër Kosova voton kurse temperaturat kthehen në minus gradë

27 December 2025 at 20:07

Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se të dielën, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -6 gradë Celsius, duke sjellë një ftohje të ndjeshme.

Ndërkohë, temperaturat maksimale pritet të variojnë nga 0 deri në 3 gradë Celsius gjatë ditës.

Po ashtu, do të fryjë erë nga veriperëndimi, kryesisht e lehtë deri mesatare, duke shtuar ndjeshëm ndjesinë e ftohtë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Nesër Kosova voton kurse temperaturat kthehen në minus gradë appeared first on Sinjali.

Bashkatdhetarët votojnë në ambasada për zgjedhjet e jashtëzakonshme, pa parregullsi

27 December 2025 at 20:06

Procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare ka nisur sot në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, ku bashkatdhetarët kanë mundur të votojnë nga ora 07:00 deri në orën 19:00 sipas kohës lokale. Votimi u zhvillua në 40 vendvotime, që ndodhen në 16 ambasada dhe 13 konsullata të Kosovës në 18 shtete të ndryshme.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri pas mesditës, rreth 40% e shtetasve të Kosovës të regjistruar për të votuar, kanë realizuar të drejtën e tyre të votës. Nga gjithsej 19,187 persona të regjistruar, numri i votuesve ka arritur rreth 7,000 deri në orën 13:00, ose 36.89% e të regjistruarve.

Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së, gjatë një konference për media konfirmoi se deri tani nuk janë raportuar parregullsi në procesin e votimit. Po ashtu, autoritetet zgjedhore theksuan se bashkatdhetarët që kanë votuar në ambasada nuk do të mund të votojnë fizikisht në Kosovë nesër, pasi emrat e tyre janë tërhequr nga listat votuese për votimin në vend.

Gjithsej, numri i diasporës të regjistruar për të votuar, duke përfshirë edhe ata që votuan me postë, ka kaluar 77 mijë persona.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Bashkatdhetarët votojnë në ambasada për zgjedhjet e jashtëzakonshme, pa parregullsi appeared first on Sinjali.

Në Ukrainë nisin hetime për një skemë blerjeje votash nga deputetët

27 December 2025 at 19:29

Agjencitë kryesore kundër korrupsionit në Ukrainë thanë se po hetojnë akuza për blerje votash nga anëtarë të parlamentit dhe se shërbimet e sigurisë po pengonin përpjekjet për të kryer kontrolle.

Hetimi, i lajmëruar më 27 dhjetor, ishte më i fundit në një seri hetimesh nga dy agjencitë — Zyra e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit e Ukrainës — që kanë tronditur politikën e brendshme në Ukrainë.

Zyra e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit — e njohur si SAPO — tha se hetuesit e saj kishin identifikuar me dyshim “një grup kriminal të organizuar” që përfshinte deputetë aktualë në Verhovna Rada, parlamentin ukrainas.

Anëtarët e grupit, sipas SAPO-s, kanë marrë përfitime të paligjshme në këmbim të votave të tyre në parlament.

Por, detaje të mëtejshme mbi këto akuza nuk janë bërë publike.

Ndërkohë, Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit, e njohur si NABU, tha se hetuesit e saj po pengoheshin teksa tentonin të hynin në ndërtesat administrative të përdorura nga deputetët.

Agjencia e ngarkuar me sigurimin e deputetëve, Shërbimi Shtetëror i Mbrojtjes, i mohoi akuzat, duke i thënë shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë se rojet thjesht po verifikonin identitetin e hetuesve.

“Fakti është se punonjësit e NABU-s po përpiqen të sjellin persona të panjohur ose të pakuptueshëm në territorin e regjimit, në territorin e institucionit shtetëror”, tha zëdhënësi i shërbimit, Oleksiy Morozov.

Të themeluara në vitin 2015 si pjesë e reformave gjithëpërfshirëse që synonin çrrënjosjen e korrupsionit të rrënjosur prej kohësh, të dyja agjencitë kanë ndërtuar reputacion për kryerjen e hetimeve politikisht të ndjeshme, si dhe për luftën për të ruajtur pavarësinë e tyre nga entitete të tjera të zbatimit të ligjit.

Një hetim mbi ryshfete në sektorin e energjisë — përfshirë financimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore për infrastrukturën e rrjetit elektrik — doli në pah publikisht muajin e kaluar, kur zyrtarët kundër korrupsionit bastisën zyra në Kiev, shkruan REL.

Ky hetim, i cili është ende në proces e sipër, çoi përfundimisht në shkarkimin nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, të Andriy Yermak, shefit të tij të kabinetit prej kohësh dhe një figure kyçe ndërmjetëse në negociatat e paqes me Shtetet e Bashkuara.

Shkarkimi i Yermakut erdhi në një moment të vështirë për Zelenskyyn. Akuzat i kanë njollosur reputacionin e tij brenda vendit dhe kanë shtuar presionin për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, diçka që presidenti ukrainas e ka kundërshtuar për shkak të ligjit ushtarak dhe luftës së gjithanshme të Rusisë kundër Ukrainës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Në Ukrainë nisin hetime për një skemë blerjeje votash nga deputetët appeared first on Sinjali.

Arsenal ruan epërsinë dhe mposht Brighton, ngjitet në krye të Premier League

27 December 2025 at 18:56

Arsenal ka reaguar menjëherë pas fitores së Manchester City, duke e rimarrë vendin e parë në Premier League me një fitore 2-1 ndaj Brighton & Hove Albion në “Emirates Stadium”.

Kjo është fitorja e gjashtë radhazi për londinezët në shtëpi në kampionat. “Topçinjtë” kaluan në epërsi pas më pak se 15 minutash, duke shfrytëzuar një gabim të portierit Bart Verbruggen. Declan Rice asistoi për Bukayo Saka, ndërsa Martin Odegaard shënoi golin e tij të parë këtë sezon nga distanca.

Arsenal dominonte pjesën e parë dhe kishte disa mundësi për të shënuar më shumë, ndërsa goli i dytë erdhi në fillim të pjesës së dytë, kur Georginio Rutter shënoi autogol pas një goditje këndi.

Brighton u rikthye në lojë me golin e Diego Gomez dhe shtoi presionin në minutat e fundit, por portieri David Raya ishte vendimtar për vendasit.

Me këtë fitore, Arsenal rikthehet në krye të tabelës, ndërsa Brighton zbriti në vendin e dymbëdhjetë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Arsenal ruan epërsinë dhe mposht Brighton, ngjitet në krye të Premier League appeared first on Sinjali.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare – Edhe ish-krerët e UÇK-së votojnë nga Haga

27 December 2025 at 18:45

Zyrtarisht më pak se 24 orë na ndajnë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në vend.

Sot u votua në përfaqësitë diplomatike, nesër qytetari i Kosovës i drejtohet kutive të votimit në vend, e ndër më të rëndësishmet, pa e dhënë votën e tyre nuk mbetën as ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e ish-krerët e vendit.

Ndonëse po mbahen në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, ata kanë ushtruar tashmë të drejtën e tyre qytetare për të votuar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

Sipas Elezit, procesi i votimit për shtetasit e Kosovës që ndodhen në Dhomat e Specializuara është përmbyllur gjatë kësaj jave.

“Mund t’iu konfirmoj se gjatë javës, shtetasit e Kosovës që ndodhen në Dhomat e Specializuara, në Hagë, kanë realizuar të drejtën kushtetuese dhe kanë votuar në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.” – ka bërë të ditur Elezi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zgjedhjet e parakohshme parlamentare – Edhe ish-krerët e UÇK-së votojnë nga Haga appeared first on Sinjali.

Votimi në përfaqësitë diplomatike: Ambasada e Kosovës në Slloveni me një thirrje për votuesit

27 December 2025 at 18:28

Vetëm një ditë para se qytetarët e Kosovës në vend t’u drejtohen kutive të votimit, ata që jetojnë jashtë vendit e që kanë të drejtë vote po votojnë sot në përfaqësitë diplomatike.

Madje, Ambasada e Kosovës në Slloveni ka bërë edhe një thirrje për të gjithë bashkatdhetarët që janë regjistruar për të votuar në këtë përfaqësi diplomatike.

Përmes një njoftimi zyrtar, nga kjo ambasadë thonë se kanë mbetur edhe më pak se dy orë deri në mbylljen e vendvotimit, duke ftuar të gjithë ata që janë regjistruar, që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

“Vendvotimi do të jetë i hapur deri në ora 19:00.

Adresa e Ambasadës është Tivolska cesta 48, Lubjanë” thuhet në njoftim.

Ky është njoftimi i plotë:

Të nderuar shtetas të Republikës së Kosovës,

Kanë mbetur edhe më pak se dy orë deri në mbyllje të vendvotimit në Ambasadën në Lubjanë.

Ftojmë të gjithë ju që jeni të regjistruar për të ushtruar të drejtën e votës të merrni pjesë në procesin e votimit.

Votimi mundësohet me:

 Letërnjoftim të Republikës së Kosovës

 Pasaportë të Republikës së Kosovës

 Leje vozitje të Republikës së Kosovës

Sipas vendimit të KQZ-së, lejohet votimi edhe me dokument të skaduar.

Vendvotimi do të jetë i hapur deri në ora 19:00.

Adresa e Ambasadës është Tivolska cesta 48, Lubjanë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Votimi në përfaqësitë diplomatike: Ambasada e Kosovës në Slloveni me një thirrje për votuesit appeared first on Sinjali.

“Ndëshkim i korrupsioni në politikë”, SHBA prezanton projektligjin që prek dhe Shqipërinë

27 December 2025 at 18:07

Kongresi i Shteteve të Bashkuara ka prezantuar projektligjin e ri, të quajtur “Akti për Demokracinë dhe Prosperitetin e Ballkanit Perëndimor”, me qëllim mbështetjen e demokracisë, zhvillimit ekonomik dhe sundimit të ligjit.

Dokumenti, i depozituar në Dhomën e Përfaqësuesve, përfshin Shqipërinë, Kosovën, Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Kroacinë.

Sipas raportit të Kongresit, korrupsioni, sidomos në nivelet e larta politike, mbetet pengesa kryesore për zhvillimin demokratik dhe ekonomik të rajonit.

Në seksionin 5, projektligji parashikon sanksione ndaj individëve dhe subjekteve që kërcënojnë stabilitetin dhe sundimin e ligjit, si dhe raporte të detyrueshme mbi ndikimet malinje të Rusisë dhe Kinës, përfshirë fushata dezinformimi dhe kërcënime kibernetike.

Shqipëria përmendet si një nga vendet që përballet me sfida në prokurimet publike, institucionet e pavarura dhe proceset zgjedhore, shkruan Euronews.albania.

Në seksionin 6, kërkohet krijimi i programeve kombëtare anti-korrupsion në secilin vend të Ballkanit Perëndimor dhe forcimi i strategjive ekzistuese për të luftuar korrupsionin politik dhe administrativ, duke përfshirë mbikëqyrjen e prokurimeve publike, mbrojtjen e informacionit dhe infrastrukturën kibernetike. Media e pavarur konsiderohet një partner i rëndësishëm në zbardhjen e korrupsionit, dhe për këtë arsye Kongresi nxit trajnimin e gazetarëve investigativë.

Një pjesë e rëndësishme është edhe “Iniciativa e Liderëve të Rinj të Ballkanit” në seksionin 9, e cila synon zhvillimin e liderëve të rinj në biznes, teknologji, qeverisje dhe gazetari. Po ashtu, projektligji promovon programe arsimore dhe shkëmbime me SHBA-në, përfshirë universitetet.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Ndëshkim i korrupsioni në politikë”, SHBA prezanton projektligjin që prek dhe Shqipërinë appeared first on Sinjali.

KESCO bën thirrje për kursim të energjisë: Stabiliteti i furnizimit është i rëndësishëm

27 December 2025 at 17:56

KESCO i ka bërë thirrje të gjithë konsumatorëve që të kursejnë energjinë elektrike dhe të bashkëpunojnë, pasi sipas tyre, periudha aktuale karakterizohet nga një konsumi shumë i lartë, duke vënë sistemin nën ngarkesë.

“Stabiliteti i furnizimit është i rëndësishëm për jetën e përditshme, por edhe për procese të rëndësishme në vend, përfshirë zgjedhjet nacionale”, thuhet në njoftimin e tyre.

KESCO bën të ditur poashtu se ka rritur kapacitetet e saj operuese, duke përfshirë Qendrën e Thirrjeve, për të mundësuar përgjigje të shpejtë ndaj konsumatorëve.

“Në rastet e ndërprerjeve më të mëdha, thirrjet janë të shumta dhe kërkohet mirëkuptim për kohën e pritjes”, thuhet në njoftimin e publikuar pak më parë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KESCO bën thirrje për kursim të energjisë: Stabiliteti i furnizimit është i rëndësishëm appeared first on Sinjali.

Trump: Pa miratimin e SHBA-së, nuk ka zgjidhje për luftën mes Rusisë dhe Ukrainës

27 December 2025 at 17:49

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka theksuar se çdo marrëveshje për përfundimin e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës duhet të marrë miratimin e Shteteve të Bashkuara. Ai ka deklaruar se Uashingtoni ka një rol vendimtar në procesin diplomatik dhe pa pëlqimin e tij nuk mund të arrihet një zgjidhje përfundimtare.

Në prag të takimit me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, që do të zhvillohet të dielën në Florida, Trump tha për Politico: “Ai (Zelenskyy) nuk ka asgjë pa miratimin tim”. Presidenti amerikan shprehu gjithashtu pritshmëri për një diskutim konstruktiv dhe një takim pozitiv.

Trump njoftoi se po zhvillon një diplomaci të dyfishtë dhe beson se kontaktet me Moskën do të ecin drejt një zgjidhjeje. Ai po ashtu njoftoi se do të takohet së shpejti me presidentin rus Vladimir Putin.

Nga ana tjetër, Zelenskyy konfirmoi se takimi do të përqendrohet në një draftplan për mbylljen e luftës, duke përfshirë garanci sigurie për Ukrainën dhe një marrëveshje ekonomike. Ai theksoi se vendimmarrja kërkon përfshirjen direkte të liderëve shtetërorë për të arritur rezultate konkrete.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump: Pa miratimin e SHBA-së, nuk ka zgjidhje për luftën mes Rusisë dhe Ukrainës appeared first on Sinjali.

FBI do të zhvendoset, ndërtesa “Edgar Hoover” do të mbyllet përgjithmonë

27 December 2025 at 17:41

Drejtori i FBI-së, Kash Patel ka bërë me dije se ndërtesa e madhe, por e vjetër “J Edgar Hoover” do të mbyllet dhe agjencia do të zhvendoset në zyrat ekzistuese diku tjetër.

Disa punonjës të FBI-së do të paraqiten në Ndërtesën “Ronald Reagan” dhe Qendrën Ndërkombëtare të Tregtisë në kryeqytetin e SHBA-së për të zënë ish-zyrat e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar.

“Pas më shumë se 20 vitesh përpjekjesh të dështuara, ne finalizuam një plan për të mbyllur përgjithmonë selinë e FBI-së në Hoover dhe për të zhvendosur fuqinë punëtore në një strukturë të sigurt dhe moderne”, shkroi Patel.

Ai theksoi se ndërtesa Hoover do të mbyllet përgjithmonë.

“Ky vendim i vendos burimet aty ku u takon: duke mbrojtur atdheun, duke shtypur krimin e dhunshëm dhe duke mbrojtur sigurinë kombëtare. Ai ofron mjete më të mira për fuqinë punëtore të FBI- së së sotme me një kosto shumë më të ulët”, shtoi ai, shkruan Euronews.al.

Në nëntor, udhëheqësit në Maryland paditën administratën Trump pasi ajo hoqi dorë nga planet për të zhvendosur selinë e byrosë në shtet. Padia theksoi se Kongresi kishte ndarë tashmë fonde për zhvendosjen.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post FBI do të zhvendoset, ndërtesa “Edgar Hoover” do të mbyllet përgjithmonë appeared first on Sinjali.

Përleshja në Suharekë që eskaloi në sulm me armë, të dyshuarit dërgohen për trajtim mjekësor

27 December 2025 at 17:25

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Suharekën sot rreth orës 11:40, kur një përleshje mes disa personave ka eskaluar dhe ka përfunduar me plagosjen e një individi me armë zjarri.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënës i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Bytyqi së fundi më detajisht konfirmoi se të dy të dyshuarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku njëri i lënduar nga arma e zjarrit.

“Deri më tani tē dy tē dyshuarit janë në trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Prizren, njëri I lënduar nga përleshja dhe tjetri I lënduar nga arma e zjarrit”, tha ai në një përgjje me shkrim për Sinjalin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Përleshja në Suharekë që eskaloi në sulm me armë, të dyshuarit dërgohen për trajtim mjekësor appeared first on Sinjali.

Reagim ndaj njoftimit të KEDS-it, KEK: S’kemi asnjë kompetencë mbi rrjetin e shpërndarjes apo furnizimin e konsumatorëve

27 December 2025 at 17:16

KEDS-i përmes një njoftimi së fundi fajësuan Korporatën Energjetike të Kosovës kinse këta të fundit janë përgjegjës për ndërprerje të energjisë elektrike.

Pa kaluar shumë kohë kësaj i reagoi KEK, të cilët kanë thënë se janë të shqetësuar nga një gjë e tillë dhe e kanë cilësuar si një informacion të pavërtetë dhe keqinformues që cenon reputacionin e KEK-ut.

“Theksojmë qartë se KEK, si prodhues i energjisë elektrike, nuk ka asnjë kompetencë mbi rrjetin e shpërndarjes apo furnizimin e konsumatorëve të rregulluar, dhe në asnjë rrethanë nuk mund të jetë shkaktar i ndërprerjeve në këto segmente”, thuhet në reagim.

KEK ka kërkuar nga ZRRE që ta trajtojë me seriozitet një gjë të tillë.

“Ftojmë qytetarët që çdo faturë apo njoftim të tillë ta raportojnë pranë Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE).

Njëkohësisht, i bëjmë thirrje ZRRE-së, si autoritet rregullator, që ta trajtojë këtë çështje me seriozitet të plotë dhe të sigurojë që përgjegjësitë institucionale të mos shtrembërohen dhe raste të tilla të mos përsëriten”, thuhet në komunikatë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Reagim ndaj njoftimit të KEDS-it, KEK: S’kemi asnjë kompetencë mbi rrjetin e shpërndarjes apo furnizimin e konsumatorëve appeared first on Sinjali.

Vetura i’u vodh, pastaj i’u rikthye: Adri me akuza të rënda

27 December 2025 at 17:06

Një ngjarje jo fort e këndshme ndodhi për çiftin Adri dhe Iliriana. Në Zhelinë të Maqedonisë, vetura e tyre luksoze, tip “Audi”, u vodh.

Ndihma për gjetjen e automjetit u kërkua publikisht, ndërsa çiftit iu krijua frika reale se automjeti mund të shitej për pjesë ose përdorej për aktivitete kriminale, duke e bërë situatën edhe më alarmante. Pas kërkimeve intensive që zgjatën një ditë të tërë, rasti mori një epilog pozitiv.

Vetura u gjet falë angazhimit të njësitit policor intervenues ALFA, dhe lajmi u konfirmua nga Adri Rogaqi përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet pranë makinës së tij të zezë.

“Më në fund, pas shumë kërkimeve të njësitit intervenues (ALFA), gjindet vetura. Falënderim për të gjithë ata që na ndihmuan dhe na përkrahën moralisht,” – shkroi ai.

Pas rikthimit të automjetit, Adri shprehu edhe zhgënjim për disa persona që, sipas tij, munguan në momentin më të vështirë.

“U rrëzova dhe pashë kush ishte vërtet pranë… emri yt mungonte,” – theksoi ai. Ende nuk dihet se kujt i drejtohet ky mesazh, por më e rëndësishme është se ngjarja përfundoi pa pasoja dhe vetura iu kthye pronarëve.

Screenshot

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vetura i’u vodh, pastaj i’u rikthye: Adri me akuza të rënda appeared first on Sinjali.

17-vjeçari dhunohet nga 4 persona në Greqi, shpallet në kërkim i riu shqiptar

27 December 2025 at 16:50

Një 17-vjeçar, i cili po argëtohej me miqtë e tij në një dyqan u rrah brutalisht nga 4 persona në Greqi. Autorët mbërritën të veshur me kapuça dhe hynë në dyqan ku gjetën të miturin dhe e nxorën me forcë.

Më pas, filluan ta godisnin pa pushim. Njëri nga autorët dyshohet se e ka kërcënuar të miturin me thikë. 17-vjeçari pësoi lëndime në kokë dhe u dërgua në spital ku iu dha ndihma e parë.

Autoritetet policore kanë identifikuar tashmë njërin nga autorët, i cili thuhet se është i ri dhe me origjinë shqiptare. Sipas tyre i riu shqiptar ka krijuar edhe më parë probleme për autoritetet, shkruan Euronews.al.

Hetimet po vazhdojnë nga Departamenti i Policisë së Aitolikos për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë. Një padi është ngritur kundër autorëve për shkelje të ligjit për armët, kërcënime dhe shkaktim të lëndimeve trupore ndaj personave të cenueshëm.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 17-vjeçari dhunohet nga 4 persona në Greqi, shpallet në kërkim i riu shqiptar appeared first on Sinjali.

Votimi në përfaqësitë diplomatike, KQZ tregon se kur mbyllen vendvotimet

27 December 2025 at 16:42

Vetëm një ditë para se qytetarët e Kosovës t’u drejtohen kutive të votimit në vend, ata jashtë vendit po e përfundojnë këtë proces sot.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se sot po zhvillohet votimi në 29 përfaqësi diplomatike të Republikës së Kosovës.

Në 16 ambasada dhe 13 konsullata janë regjistruar për të votuar 19 mijë e 187 shtetas të Kosovës.

KQZ ka dhënë edhe detaje për të gjitha qendrat e votimit se kur do të mbyllen për shkak të dallimit të zonave kohore.

Njoftimi i plotë:

 Pas një procesi përgatitor prej disa javësh, sot, në 29 përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës është duke u mundësuar votimit për shtetasit e vendit tonë.

Gjatë ditës së sotme, 19,187 shtetasit e Kosovës që u regjistruan paraprakisht për të votuar fizikisht në ndonjërën nga 16 ambasadat dhe 13 konsullatat e Republikës së Kosovës, kanë të drejtë të votojnë.

Në orën 17:00, sipas kohës lokale në Kosovë, do të përfundojë votimi në konsullatën e Stambollit, ndërkaq, në orën 19:00 qendrat e votimit do të mbyllen në shtetet tjera, si: Gjermani, Zvicër, Francë, Belgjikë, Norvegji, Austri, Suedi, Slloveni, Danimarkë, Itali, Kroaci, Holandë, Republikë Çeke dhe Hungari.

Në orën 20:00 votimi do të përfundojë në ambasadën e Kosovës në Londër, ndërkaq në orën 01:00 të ditës tjetër, gjithnjë sipas kohës lokale në vendin tonë, procesi i votimit do të përfundojë në 4 përfaqësitë diplomatike në ShBA dhe Kanada.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Votimi në përfaqësitë diplomatike, KQZ tregon se kur mbyllen vendvotimet appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | I mituri i dyshuar për therjen me thikë në Vushtrri dërgohet në paraburgim 30-ditor

27 December 2025 at 08:08

Një i mitur është dërguar në paraburgim për 30 ditë, nën dyshimin se është i përfshirë në therjen me thikë që ndodhi më 24 dhjetor 2025, rreth orës 19:00, në rrugën “Pandeli Sotiri” në Vushtrri, mëson Gazeta Sinjali.

Ngjarja u raportua fillimisht nga reparti i Emergjencës në Vushtrri, ku dy persona kishin kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve nga mjeti i mprehtë. Sipas mjekëve, njëra viktimë kishte pësuar lëndime në kraharorin e djathtë, ndërsa tjetra në dorën e majtë. Të dy u transferuan në QKUK për trajtim të mëtejmë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetë.

Pas hetimeve, policia lokalizoi tre të mitur të dyshuar, të cilët u intervistuan në prani të prindërve dhe avokatëve mbrojtës. Me urdhër të Prokurorit kujdestar për të mitur, ndaj tyre u caktua masa e ndalimit policor për 24 orë, shkruan Sinjali.

Më 25 dhjetor 2025, rreth orës 15:50, gjykata kompetente i ka caktuar njërit prej të miturve të dyshuar, A.H., masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji. I njëjti është dërguar në Qendrën Korrektuese në Lipjan.

Rasti po trajtohet si “Lëndim i rëndë trupor në bashkëkryerje” dhe “Pjesëmarrje në rrahje”, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | I mituri i dyshuar për therjen me thikë në Vushtrri dërgohet në paraburgim 30-ditor appeared first on Sinjali.

Yesterday — 26 December 2025Main stream

Lufta Rusi-Ukrainë: Putini i dërgon një sinjal Trumpit për propozimet

26 December 2025 at 15:16

Ndihmësi i politikës së jashtme të Presidentit rus, Vladimir Putin, Yuri Ushakov, ka zhvilluar një bisedë telefonike me anëtarë të administratës amerikane pas marrjes nga Moska të propozimeve të Shteteve të Bashkuara për një marrëveshje të mundshme paqeje në Ukrainë, ka njoftuar Kremlini të premten.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, bëri të ditur se Ushakov ka biseduar me disa anëtarë të administratës së ish-Presidentit amerikan, Donald Trump, por nuk dha detaje të tjera lidhur me datën e telefonatës.

Kremlini ka konfirmuar se Kirill Dmitriev, i dërguari i Presidentit Putin, ka dorëzuar kopje të propozimeve amerikane për paqe në Moskë pas një takimi të zhvilluar në Miami gjatë fundjavës. Peskov shtoi se këto propozime janë aktualisht duke u analizuar nga autoritetet ruse, shkruan Reuters.

“Informacioni është shqyrtuar dhe, në emër të Presidentit Putin, ka pasur një kontakt mes përfaqësuesve të administratave të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara,” tha Peskov.

“Është rënë dakord që dialogu të vazhdojë.”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Lufta Rusi-Ukrainë: Putini i dërgon një sinjal Trumpit për propozimet appeared first on Sinjali.

Ndahet nga jeta ish-trajneri i Marseille

26 December 2025 at 15:11

Ish-trajneri i shumë skuadrave dhe futbollisti i njohur francez, Jean-Louis Gasset, ka ndërruar jetë në moshën 72-vjeçare. Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka tronditur botën e futbollit, ku ai ishte një figurë e shquar gjatë karrierës së tij të gjatë.

Jean-Louis Gasset, i cili së fundmi mbante postin e trajnerit te Montpellier në Ligue 1 të Francës, ka lënë një trashëgimi të rëndësishme në futbollin francez. Gjatë karrierës së tij, ai ka luajtur dhe ka drejtuar disa nga klubet më të mëdha të vendit, duke përfshirë Marseille, Bordeaux, Saint-Étienne dhe Bregun e Fildishtë.

Përveç rolit të tij si trajner, Gasset ka qenë gjithashtu asistent trajner te Kombëtarja e Francës, Paris Saint-Germain dhe Espanyol, duke kontribuar në zhvillimin e futbollit në nivele të larta ndërkombëtare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ndahet nga jeta ish-trajneri i Marseille appeared first on Sinjali.

❌
❌