Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 January 2026Main stream

Në Serbi, 20 pika kufitare ende të bllokuara

By: Elva
28 January 2026 at 17:52

Ndërmarrja publike “Rrugët e Serbisë” njoftoi më 28 janar se, sipas informacioneve nga Drejtoria e Policisë Kufitare të Serbisë, hyrjet dhe daljet nga ky shtet për automjetet e rënda janë të bllokuara në 20 pika kufitare. Sipas njoftimit, të bllokuara janë pikat kufitare me Kroacinë – Batrovci, Shid, Bogojevo, Baçka Pallanka, Bezdan, Neshtin; me Hungarinë […]

The post Në Serbi, 20 pika kufitare ende të bllokuara appeared first on BoldNews.al.

Kuvendi miraton dekriminalizimin gjysmak të shpifjes për gazetarët

By: Elva
28 January 2026 at 17:31

Projektligji për shtesa dhe ndryshime në Kodin Penal u miratua me 85 vota pro, 9 kundër dhe zero abstenime, ku ndër të tjera përfshihen formulime nenesh për dekriminalizimin e shpifjes për gazetarët dhe mbrojtjen e tyre në detyrë, formulime që janë kontestuar si “të pjesshme dhe të pazbatueshme” nga organizatat e lirisë së medias. Organizatat […]

The post Kuvendi miraton dekriminalizimin gjysmak të shpifjes për gazetarët appeared first on BoldNews.al.

Keijsi pas daljes nga BBV: Miri dhe Stelina njihen nga jashtë

By: Elva
28 January 2026 at 17:10

Ish-banori i “Big Brother VIP 5”, Keijsi, ka reaguar për herë të parë pas largimit nga shtëpia me “zarf të zi”, gjatë një interviste në emisionin “Shqipëri Live”. Ai ka komentuar raportin mes Mirit dhe Stelinës, duke deklaruar se ata njiheshin edhe jashtë shtëpisë dhe kishin një shoqëri të fortë prej kohësh, por nuk e […]

The post Keijsi pas daljes nga BBV: Miri dhe Stelina njihen nga jashtë appeared first on BoldNews.al.

Trump i kërkon Iranit të ulet në tryezën e bisedimeve: Koha po mbaron!

By: Elva
28 January 2026 at 16:47

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka bërë thirrje Iranit të nisë bisedime për një marrëveshje, ndërsa Shtetet e Bashkuara po rrisin praninë ushtarake në Lindjen e Mesme. Trump konfirmoi se aeroplanmbajtësja USS Abraham Lincoln dhe grupi i saj sulmues janë vendosur në rajon, duke e cilësuar këtë si një sinjal të drejtpërdrejtë ndaj Teheranit. […]

The post Trump i kërkon Iranit të ulet në tryezën e bisedimeve: Koha po mbaron! appeared first on BoldNews.al.

Moti i keq, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe peshkimit në Vlorë

By: Elva
28 January 2026 at 16:27

Kapiteneria e Portit të Vlorës ka ndaluar lundrimin për mjetet e vogla detare dhe për anijet e peshkimit për shkak të përkeqësimit të kushteve hidrometeorologjike brenda dhe jashtë Gjirit të Vlorës. Sipas njoftimit zyrtar, era pritet të arrijë forcën 6–7 ballë dhe dallgët nga 1.5 deri në 2.5 metra. Ndalimi i lundrimit ka nisur në […]

The post Moti i keq, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe peshkimit në Vlorë appeared first on BoldNews.al.

“Njerëzimi më pranë rrezikut se kurrë”/ Shkencëtarët vendosin “Orën e Qametit”  

By: Elva
28 January 2026 at 15:39

Njerëzimi është më pranë se kurrë një krize globale. Shkencëtarët e Bulletin of the Atomic Scientists kanë vendosur “Orën e Qametit” në vetëm 85 sekonda para mesnatës, niveli më alarmues i shënuar ndonjëherë që nga krijimi i këtij treguesi simbolik. Vendimi reflekton rritjen e rreziqeve që lidhen me armët bërthamore, ndryshimet klimatike dhe zhvillimin e […]

The post “Njerëzimi më pranë rrezikut se kurrë”/ Shkencëtarët vendosin “Orën e Qametit”   appeared first on BoldNews.al.

Kalemaj: Sinjalet nga SHBA tregojnë izolim diplomatik të Ramës

By: Elva
27 January 2026 at 23:03

Politologu Ilir Kalemaj deklaroi në emisionin e Adi Krastës në Syri TV se Shqipëria ka shumë pak hapësirë manovrimi në një botë gjithnjë e më shumëpolare dhe se kryeministri Edi Rama po tenton forma lobimi pas sinjaleve negative të ardhura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas Kalemajt, Shqipëria ndodhet mes dy “gjigantëve” gjeopolitikë: SHBA-së […]

The post Kalemaj: Sinjalet nga SHBA tregojnë izolim diplomatik të Ramës appeared first on BoldNews.al.

Deklarata e fortë e Malajt: Një gjyqtare e Apelit shoqërohet me bandat

By: Elva
27 January 2026 at 22:50

Ish-gjyqtari Alaudin Malaj, i ftuar në studion e Quo Vadis, të moderatores Pranvera Borakaj ka bërë një deklaratë të fortë. Ai tha se një gjyqtare të Gjykatës së Apelit Tiranë, është parë duke shoqëruar me persona të botës së krimit. “E di çfarë bën Gjykata e Apelit Tiranë? Kthen për rigjykim bashkimin e dënimeve pas […]

The post Deklarata e fortë e Malajt: Një gjyqtare e Apelit shoqërohet me bandat appeared first on BoldNews.al.

Çfarë po ndodh në Fier? ‘Shqiponjat’ nxjerrin me forcë një person nga makina

By: Elva
27 January 2026 at 22:23

Një aksion policor është zhvilluar mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Fierit, ku një person është ndaluar dhe shoqëruar nga Forcat “Shqiponja”. Sipas raportimeve të mediave, personi është nxjerrë me forcë nga automjeti i tij dhe është futur në furgonin e policisë. Në vendngjarje kanë qenë të pranishëm dhjetëra efektivë policie, ende nuk […]

The post Çfarë po ndodh në Fier? ‘Shqiponjat’ nxjerrin me forcë një person nga makina appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 27 January 2026Main stream

Kikia: Qeveria Rama ka hyrë në fazën e fundit

By: Elva
27 January 2026 at 21:58

Gazetari Mentor Kikia, i ftuar në emisionin “A Krasta Show” në Syri TV, ka analizuar situatën politike në vend, duke theksuar se fundi i qeverisë nuk mund të matet me orë apo ditë, por është një proces i gjatë i mbushur me pengesa politike dhe institucionale. Sipas tij, retorika për “fundin e afërt” të qeverisë […]

The post Kikia: Qeveria Rama ka hyrë në fazën e fundit appeared first on BoldNews.al.

Zbulohet kërkesa e SHBA për Ukrainën: Donbasi në këmbim të paqes

By: Elva
27 January 2026 at 21:38

Ka 30 ditë për të marrë vendim, por duke qenë se është interpretimi I një dispozite ligjore por po shohin të gjitha lëvizjet politike. Ajo ca ka ndodhur kem Administrata Trump i ka sinjalizuar Ukrainës se garancitë e sigurisë nga Shtetet e Bashkuara varen nga pranimi i një marrëveshjeje paqeje që mund të përfshijë lëshimin […]

The post Zbulohet kërkesa e SHBA për Ukrainën: Donbasi në këmbim të paqes appeared first on BoldNews.al.

Kushtetuesja pa vendim për Ballukun, Lala: Po fiton kohë deri në vendimin e Këshillit të Mandateve

By: Elva
27 January 2026 at 21:21

Gazetarja Klodiana Lala deklaroi në emisionin “Studio 24” se, ka kometuar shtyrjen e vendimt nga Gjykata Kushtetuese për çështjen e zv/kryeministres Belinda Balluku. Sipas Lalës, kjo do të thotë se nuk do të ketë asnjë vendim për lejimin ose jo të ushtrimit të detyrës nga Balluku në të njëjtën ditë kur mblidhet Këshilli i Mandateve […]

The post Kushtetuesja pa vendim për Ballukun, Lala: Po fiton kohë deri në vendimin e Këshillit të Mandateve appeared first on BoldNews.al.

Tabaku: Nuk ka integrim në BE me gazetarë që gjykohen për shkrimet e tyre

By: Elva
27 January 2026 at 21:01

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kërkuar në Kuvend shfuqizimin e neneve 119 dhe 120 të Kodit Penal, duke argumentuar se shpifja dhe fyerja nuk duhet të trajtohen si vepra penale. Sipas saj, ligji penal po përdoret si mjet presioni politik ndaj medias dhe gazetarëve, ndërsa situata e lirisë së shprehjes në Shqipëri po […]

The post Tabaku: Nuk ka integrim në BE me gazetarë që gjykohen për shkrimet e tyre appeared first on BoldNews.al.

Akuzohet për ngacmim seksual, ish-deputeti britanik pritet të dalë para drejtësisë

By: Elva
27 January 2026 at 20:49

Ndjekja penale ndaj ish-deputetit laburist britanik, Conor McGinn, ka nisur pas një hetimi policor për një incident të dyshuar të ndodhur në korrik të vitit 2022. McGinn, 41 vjeç, akuzohet për sulm seksual pas kallëzimit të bërë nga një grua. Prokuroria britanike bëri me dije se pas shqyrtimit të provave janë gjetur baza të mjaftueshme […]

The post Akuzohet për ngacmim seksual, ish-deputeti britanik pritet të dalë para drejtësisë appeared first on BoldNews.al.

Tragjedia në fabrikën e biskotave në Greqi, arrestohet pronari

By: Elva
27 January 2026 at 19:30

Autoritetet greke kanë arrestuar pronarin e fabrikës së biskotave “Violanta” si dhe dy drejtues të tjerë të kompanisë, përfshirë teknikun e sigurisë, pas shpërthimit dhe zjarrit tragjik në Trikala, ku humbën jetën pesë punonjëse. Sipas mediave greke, pronari përballet me akuza për vrasje nga pakujdesia, shpërthim, zjarrvënie nga pakujdesia dhe shkaktim të lëndimeve trupore. Ngjarja […]

The post Tragjedia në fabrikën e biskotave në Greqi, arrestohet pronari appeared first on BoldNews.al.

Shkatërrohet rrjeti i trafikut të drogës në Itali, 17 të arrestuar, mes tyre një shqiptar

By: Elva
27 January 2026 at 19:03

Policia italine ka arrestuar 17 persona të dyshuar për trafik dhe posedim të lëndëve narkotike, në rajonet e Lombardisë dhe Piemontes. Operacioni u shtri në provincat e Bergamos, Breshias, Torinos dhe Verbanias dhe çoi në sekuestrimin e 7 kilogramëve hashash, 700 gramëve kokainë si dhe mbi 84 mijë eurove cash. Sipas hetimeve, të arrestuarit janë […]

The post Shkatërrohet rrjeti i trafikut të drogës në Itali, 17 të arrestuar, mes tyre një shqiptar appeared first on BoldNews.al.

Nga Meksika në Mançester me valixhe kokaine, dënohen dy shqiptarë në Liverpool

By: Elva
27 January 2026 at 18:35

Dy shqiptarë nga Kukësi, pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës, janë shpallur fajtorë nga autoritetet britanike për kontrabandë të sasive të mëdha të kokainës drejt Mbretërisë së Bashkuar. Sipas Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA), Elton Hallaci (32 vjeç) dhe Artur Iseberi (27 vjeç), banues në Liverpool, ishin pjesë e një grupi kriminal […]

The post Nga Meksika në Mançester me valixhe kokaine, dënohen dy shqiptarë në Liverpool appeared first on BoldNews.al.

Biden reagon për ngjarjet në Minneapolis: Dhuna dhe terrorizmi nuk kanë vend në SHBA

By: Elva
27 January 2026 at 18:21

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka reaguar ndaj ngjarjeve të javëve të fundit në Minneapolis, ku dy qytetarë amerikanë humbën jetën nga të shtënat e agjentëve federalë gjatë protestave kundër pranisë së autoriteteve të emigracionit. Në një deklaratë publike, Biden dënoi ashpër dhunën dhe e cilësoi situatën si shkelje të vlerave themelore amerikane. […]

The post Biden reagon për ngjarjet në Minneapolis: Dhuna dhe terrorizmi nuk kanë vend në SHBA appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Siçilia buzë greminës, toka çahet 4 kilometra

By: Elva
27 January 2026 at 17:56

Rreth 1,500 banorë të qytetit Niscemi në Siçili janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre pas një rrëshqitjeje masive dheu, e shkaktuar nga reshjet e dendura të sjella nga cikloni Harry. Stuhia e fuqishme që goditi Italinë jugore javën e kaluar ka krijuar një çarje rreth 4 kilometra të gjatë në një shpat kodre, e […]

The post VIDEO/ Siçilia buzë greminës, toka çahet 4 kilometra appeared first on BoldNews.al.

Pas ‘shpërthimit’ të Brooklyn, familja Beckham del për herë të parë në publik

By: Elva
27 January 2026 at 17:37

Familja Beckham ka bërë paraqitjen e saj të parë publike së bashku në Paris, pas polemikave të fundit që shpërthyen në rrjetet sociale lidhur me marrëdhëniet mes Brooklyn Beckham dhe prindërve të tij. David dhe Victoria Beckham u shfaqën të shoqëruar nga fëmijët e tyre Romeo, Cruz dhe Harper gjatë Javës së Modës së Lartë […]

The post Pas ‘shpërthimit’ të Brooklyn, familja Beckham del për herë të parë në publik appeared first on BoldNews.al.

❌
❌