Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 17 January 2026Main stream

Arratisja e Altin Ndocit, dalin para Gjykatës së Durrësit tetë të arrestuarit, mes tyre gjashtë policët e burgut

17 January 2026 at 10:01


Këtë të shtunë, 8 të arrestuarit, 6 efektivë të Policisë së Burgjeve, shefi i komanduar i policisë së burgut, si dhe kryeinfemieri i IEVP Durrës, të arrestuar një ditë pas arratisjes së të dënuarit Altin Ndocit, janë paraqitur para Gjykatës së Durrësit për vleftësimin e ligjshmërisë së arrestimit dhe caktimin e masës së sigurisë.

Hetimet vijojnë për të zbardhur përgjegjësitë konkrete të secilit prej të dyshuarve dhe rrethanat që çuan në arratisjen e Ndocit, raporton euronews.al

Vendimi i gjykatës pritet të shpallet në orët në vijim.

Ndërkaq një ditë më parë u ekzekutua vendimi i gjykatës për masën “arrest në burg” për ish-drejtorin e IEVP Durrës Indrit Cërloj dhe “arrest në shtëpi ” për mjeken e burgut, Ylfete Sema.

Sulmoi babanë, nënën dhe motrën – arrestohet i dyshuari në Kaçanik

17 January 2026 at 09:52


Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person për dhunë në familje.

Rasti ka ndodhur të premten, në ora 13:00.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj babait, nënës dhe motrës së tij”, thuhet në raport.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Sulmohen dy policë në Stacionin policor në Kaçanik, marrin trajtim mjekësor

17 January 2026 at 09:28


Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person për sulm fizik ndaj dy zyrtarëve policorë në vendin e punës.

Rasti ka ndodhur në Stacionin policor në Kaçanik, të premten e 16 janarit në ora 20:30, ndërkaq pas tretmanit mjekësor në QKMF, njëri nga zyrtarët është dërguar në emergjencën e Ferizajt për tretman të mëtutjeshëm.

“Stacion policor Kaçanik 16.01.2026 – 20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë në vendin e punës”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

“Rezultate, rezultate” – Si Guardiola i mbijetoi pesë trajnerëve të Man Utd

By: nik
17 January 2026 at 10:34

Kur Pep Guardiola të dalë në Old Trafford për derbin e 198-të të Mançesterit të shtunën, ai do të përballet me trajnerin e gjashtë të ndryshëm të Manchester United gjatë karrierës së tij gati njëdekadëshe në krye të City-t. Michael Carrick është njeriu i fundit në stolin e nxehtë të United, në ndeshjen e tij të parë si trajner i përkohshëm pas shkarkimit të Ruben Amorim. Ndërsa kaosi vazhdon të…

Source

Para ndarjes nga jeta, Commisso: ‘Nuk mund të jem në Firence, por nuk heq dorë nga Fiorentina’

By: nik
17 January 2026 at 10:33

Rocco Commisso, presidenti i Fiorentinës, i cili ndërroi jetë, kishte shprehur në një intervistë të dhënë në dhjetor për “La Nazione” shqetësimet e tij shëndetësore, krahas çështjeve futbollistike dhe ekonomike të klubit. Në atë kohë, Fiorentina ndodhej në fund të renditjes, pa asnjë fitore pas 14 javësh, duke ndryshuar trajnerin dhe drejtorin sportiv, por pa parë reagim nga skuadra…

Source

Ushtria siriane hyn në zonat në lindje të Alepos ndërsa kurdët tërhiqen

By: nik
17 January 2026 at 10:32

Ushtria siriane njoftoi të shtunën se kishte marrë kontrollin e Deir Haferit, një qytet i vendosur në lindje të Alepos. Ky njoftim erdhi një ditë pasi Forcat Demokratike Siriane (SDF), të mbështetura nga SHBA dhe të udhëhequra nga kurdët, ranë dakord të tërhiqeshin nga zona. Ushtria deklaroi në televizionin shtetëror se kishte vendosur “kontroll të plotë ushtarak” mbi Deir Haferin…

Source

Ia dha zyrtarit policor 5 euro ryshfet, arrestohet i dyshuari

17 January 2026 at 08:59


Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të ryshfetit.

Në raportin policor bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në pikën kufitare në Vërmicë, të premten në ora 16:15.

“SPK Vërmicë 16.01.2026 – 16:15. Është arrestuar i dyshuari për shkak se zyrtarit policor në pikë kufitar i kishte ofruar 5 euro ryshfet”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Cakolli: Rinumërimi i pjesshëm i votave të kandidatëve ka rikonfirmuar keqpërdorimet serioze nëpër qendrat komunale të numërimit

17 January 2026 at 08:50


Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) theksoi sot se rinumërimi i pjesshëm i votave të kandidatëve ka rikonfirmuar keqpërdorimet serioze nëpër qendrat komunale të numërimit.

Cakolli në një postim në Facebook thekson se sipas të dhënave nga rinumërimi i deridjeshëm, në nivel kumulativ, ndryshimet në votat e kandidatëve arrijnë në gati 15 mijë vota, ndërkaq sipas partive më shumti ndryshime ka lista e PDK-së, LVV-së, LDK dhe pastaj e AAK-së.

Lexoni të plotë postimin e tij:

Rinumërimi i pjesshëm i votave të kandidatëve ka rikonfirmuar keqpërdorimet serioze nëpër qendrat komunale të numërimit. Sipas të dhënave nga rinumërimi i deridjeshëm, në nivel kumulativ, ndryshimet në votat e kandidatëve arrijnë në gati 15 mijë vota.

Sipas partive, më së shumti ndryshime ka lista e PDK-së me ~7,719 vota dallim; pasuar nga LVV me ~2,947 vota dallim; LDK – me ~1,676 vota dallim; si dhe AAK me ~639 vota dallim.

Në total, pas rinumërimit dhe korrigjimeve në QNR, rreth ~9,500 vota janë hequr dhe rreth ~3,500 janë shtuar për kandidatët. Vetëm te katër partitë kryesore, mbi 200 kandidatë kanë pësuar rritje dhe rreth 200 të tjerë rënie të votave. LVV ka 61 kandidatë me ulje dhe 46 me rritje. PDK ka 79 me rritje dhe 27 me ulje. LDK ka 59 me rritje dhe 46 me ulje. Ndërsa, AAK ka 60 me ulje dhe 37 me rritje.

Dhjetë kandidatët që pas rinumërimit në QNR, kanë rëniet më të mëdha në vota, janë:

1. Fetah Paçarizi (PDK) −1,336 vota

2. Nait Hasani (PDK) −669 vota

3. Arianit Çollaku (PDK) −506 vota

4. Xhavit Haliti (PDK) −477 vota

5. Luljeta Veselaj Gutaj (PDK) −451 vota

6. Kujtim Gashi (PDK) −440 vota

7. Enver Hoxhaj (PDK) −430 vota

8. Fadil Demaku (PDK) −306 vota

9. Ejup Maqedonci (LVV) −250 vota

10. Vendenis Lahu (LVV) −238 vota

Këto janë dallime substanciale, sidomos meqë shfaqen në një kontekst ku rinumërimi është duke u zhvilluar për vetëm 1/3 e vendvotimeve në nivel vendi. Për më keq, vërehet që votat e këtyre kandidatëve janë ndryshuar kryesisht nga qendrat komunale prej nga vijnë këta kandidatë.

Nëse ky trend do të vazhdojë proporcionalisht, volumi i dallimeve në nivel vendi bëhet edhe më domethënës, duke ndikuar potencialisht edhe renditjet e shumë prej kandidatëve. Prandaj, rinumërimi i plotë është zgjidhja e duhur – sa më parë që të jetë e mundur, para se të ndikohen afatet tjera kushtetuese. /Telegrafi/

Një i mitur në Lipjan sulmon bashkëmoshatarin me thikë

17 January 2026 at 08:33


Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një të mitur pasi i njëjti dyshohet se kishte sulmuar me një mjetë të mprehtë bashkëmoshatarin.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Skënderbeu” në Lipjan, të premten e 16 janarit, në ora 18:35.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që kishte sulmuar me një mjetë të mprehtë viktimën mashkull kosovar i mitur”, thuhet në raport.

I lënduari është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërkaq me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

​Moti në Shqipëri, vranët dhe me diell

17 January 2026 at 08:25


Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se të shtunën në Shqipëri kushtet atmosferike do të jenë të qëndrueshme.

SHMU njofton se moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në relievet malore në lindje mot me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme me diell.

Tutje bëhet e ditur se do të ketë mjegull /mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit e të mbrëmjes.

Era do të fryjë me drejtim verilindje– lindje, me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 14 m/s.

Deti - Valëzimi forcës 1-2 ballë. /Telegrafi/

Parashikimi i motit në fundjavë

17 January 2026 at 08:11


Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se në fundjavë do të mbajë mot kryesisht stabil, me vranësira dhe me intervale me diell.

IHK njofton se të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me intervale me diell.

Temperaturat minimale -4 deri -2 gradë Celsius, ndërkaq temperaturat maksimale nga 3 deri në 5 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1-3m/s.

Ndërkaq, për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri -3 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 1-4 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes, shpejtësia 1-4m/s. /Telegrafi/

Ruud van Nistelrooy, ndihmësi i Koeman për Kupën e Botës 2026

By: nik
17 January 2026 at 04:07

Ruud van Nistelrooy po bën një rikthim të rëndësishëm në skenën e futbollit ndërkombëtar, por këtë herë jo si trajner klubi, por si pjesë e stafit teknik të ekipit kombëtar të Holandës. Ish-sulmuesi i njohur, 49 vjeç, do të marrë zyrtarisht detyrën e ndihmëstrajnerit më 1 shkurt. Misioni i tij kryesor do të jetë forcimi i punës së trajnerit Ronald Koeman, me fokus përgatitjet për Kupën e Botës…

Source

Studimi i ri: Paracetamoli nuk rrit rrezikun e autizmit te fëmijët

By: nik
17 January 2026 at 04:05

Një studim i ri, i cilësuar si “standard i artë”, ka konfirmuar se paracetamoli është i sigurt gjatë shtatzënisë dhe nuk ka asnjë provë që rrit rrezikun e autizmit, ADHD-së apo problemeve zhvillimore te fëmijët. Ky përfundim vjen nga ekspertët pas një rishikimi të gjerë, i cili synon t’i japë fund debatit mbi përdorimin e këtij qetësuesi të zakonshëm. Gjetjet bien ndesh me pretendimet e…

Source

Tony Blair do të mbikëqyrë të ardhmen e Gazës si pjesë e “Bordit të Paqes” të Trumpit

By: nik
17 January 2026 at 04:03

Sir Tony Blair do të mbikëqyrë të ardhmen e Rripit të Gazës si pjesë e “bordit më të madh dhe më prestigjioz të mbledhur ndonjëherë”, ka deklaruar Donald Trump. Sipas planit të paqes të presidentit amerikan, territori do të qeveriset nga një qeveri palestineze jopolitike, tranzitore, e mbikëqyrur nga një Bord Paqeje. Ish-kryeministri laburist është emëruar si pjesë e “bordit ekzekutiv themelues”…

Source

Yesterday — 16 January 2026Main stream

22:59 9 metoda shtëpiake për të përballuar më mirë ftohjen ose gripin

By: Monika
16 January 2026 at 22:59

Dhimbjet e trupit, ethet, të dridhurat dhe bllokimi i hundëve mund t’ju bëjnë të ndiheni keq.

Ndërsa ilaçet shtëpiake nuk mund ta kurojnë ftohjen ose gripin, ato mund të ndihmojnë në lehtësimin e simptomave, të tilla si dhimbjet e trupit, ethet, të dridhurat, bllokimi i hundëve.

Zbuloni disa metoda për ftohjen dhe gripin që mund të provoni në shtëpi:

1. Supë pule

Ndihmon hidrimin dhe është e lehtë për stomakun. Nutrientët ndihmojnë sistemin imunitar edhe pse nuk shërojnë sëmundjen menjëherë.

2. Xhenxhefil (Ginger)

Ka veti anti-inflamatore dhe mund të lehtësojë fytin e irrituar apo të reduktojë të përzierat. Pija e xhenxhefilit është e ngrohtë dhe qetëson simptomat.

3. Mjaltë

Është anti-mikrobik dhe mund të ndihmojë me kollën apo dhimbjen e fytit. Shtohet mirë te çaji me limon.

4. Hudhër

Përmban alicinë, një substancë me veti anti-bakteriale/anti-virale. Mund të ndihmojë simptomat e ftohjes në disa raste.

5. Echinacea

Disa studime sugjerojnë se mund të ndihmojë në parandalimin ose lehtësimin e simptomave të ftohjes. Efekti mund të jetë i kufizuar.

6. Vitaminë C dhe Probiotikë

Vitaminë C mund të ndihmojë pak në simptomat dhe të shkurtojë kohëzgjatjen e ftohjes. Probiotikët mbështesin sistemin imunitar, por kërkojnë më shumë hulumtime.

7. Gargara me ujë e kripur

Zbut dhimbjen e fytit dhe ndihmon të pastrosh mukusin. Përzihni ½ lugë çaji kripë në një gotë ujë të ngrohtë.

8. Avulli i ngrohtë

Avulli i ngrohtë ndihmon për të liruar sinuset e bllokuara dhe qetëson hundën/fytin. Përdorimi i tij e mban ajrin më të lagësht, e cila ndihmon frymëmarrjen.

9. Pomadat me mentol/eukalipt
Pomadat me mentol ose eukalipt mund të ndihmojnë në hapjen e rrugëve të frymëmarrjes natën. Përdorni siç është e rekomanduar për moshën e duhur.

Nuk ekziston shërim i menjëhershëm nga ftohja ose gripi në shtëpi. Këto metoda ndihmojnë vetëm me simptomat dhe mirëqenien e trupit gjatë shërimit./MXH

22:46 Trump: Vendimi për Iranin ishte i imi, NATO dhe Groenlanda janë çështje të sigurisë kombëtare

By: Monika
16 January 2026 at 22:46

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të premten se vendimi për të ulur tensionet me Iranin ishte marrë ekskluzivisht prej tij, duke mohuar se ishte ndikuar nga ndërmjetësimet e vendeve arabe apo Izraelit.

“Askush nuk më bindi, u binda vetë,” tha Trump, duke shtuar se ai vlerëson vendimin e Teheranit për të anuluar, sipas tij, “800 ekzekutime”. Ai nuk sqaroi më tej lidhur me deklaratat e tij të mëparshme për mbështetjen ndaj protestuesve iranianë, të cilën kishte thënë se “është rrugës”.

Duke u pyetur për Groenlandën, Trump theksoi rëndësinë strategjike të ishullit arktik për sigurinë kombëtare të SHBA-ve. Ai paralajmëroi se mungesa e bashkëpunimit të NATO-s do të krijonte një boshllëk strategjik, por siguroi se ushtria amerikane, “më e fuqishmja në botë”, po bëhet edhe më e fortë.

Presidenti u ndal gjithashtu te çështjet ndërkombëtare në Amerikën Latine. Ai komentoi gjestin e opozitares venezueliane Maria Corina Machado, e cila i ofroi Çmimin Nobel, duke e konsideruar si shumë të sjellshëm dhe duke vlerësuar rolin e saj në shmangien e konflikteve.

Sa i përket bashkëpunimit me Delcy Rodríguez dhe situatës në Venezuelë, Trump dha një përgjigje të paqartë, duke përmendur Irakun si shembull dhe duke paralajmëruar pasojat e shpërbërjes së strukturave shtetërore. Megjithatë, ai përsëriti vlerësimin për Machado, duke e cilësuar një figurë mbresëlënëse dhe të jashtëzakonshme, me të cilën pritet të ketë kontakte edhe në të ardhmen./MXH

22:36 Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një viktimë dhe dhjetë të plagosur

By: Monika
16 January 2026 at 22:36

Last Updated on 16/01/2026 by Monika

Një përplasje midis një autobusi dhe një treni vrau një person dhe plagosi dhjetë të tjerë në zonën e portit të Hamburgut këtë të premte, tha shërbimi zjarrfikës për AFP.

Të gjithë të plagosurit ishin brenda autobusit, përveç burrit që u vra. Ndërkohë, zëdhënës i shërbimit zjarrfikës për AFP tha se dy persona janë plagosur rëndë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur lehtë.

Disa nga të plagosurit morën ndihmën e parë në vend, ndërsa disa të tjerë u dërguan menjëherë në spital. Shoferi i autobusit “ishte i fundit që u lirua, sepse ishte i bllokuar”, sipas të njëjtit burim.

Aksidenti ndodhi në qendër të zonës së madhe portuale të Hamburgut, në një kalim të pambrojtur, “për arsye që ende nuk janë sqaruar”, njoftoi policia, duke shtuar se burri që u vra “vdiq nga plagët e marra në vendngjarje”.

Operacionet e shpëtimit po vazhdojnë, ndërsa departamenti i mjekësisë ligjore i policisë është mobilizuar për të marrë pjesë në hetim.

Sakaq, një zonë pritjeje për të afërmit e viktimave është ngritur në stacionin më të afërt të autobusëve./MXH

22:28 Komisioni Evropian i kërkon industrisë së rëndë të favorizojë prodhimet ‘Made in Europe’

By: Monika
16 January 2026 at 22:28

Komisioni Evropian po u kërkon udhëheqësve të biznesit të “mbështesin dhe nënshkruajnë” një iniciativë të udhëhequr nga Franca për të rritur pjesën e prodhimit industrial evropian, sipas një letre të parë nga Euronews. Thirrja e ekzekutivit të BE-së vjen disa ditë para se të paraqitet Akti i Përshpejtuesit Industrial.

Komisioni Evropian po kërkon mbështetje nga përfaqësuesit e industrisë së rëndë, si sektorët e çelikut ose aluminit, për të mbështetur një komponent ‘Made in Europe’ në legjislacionin e ardhshëm, tregon një letër e parë nga Euronews.

Qëllimi është të ringjallet një industri në vështirësi përballë konkurrencës nga Kina dhe Shtetet e Bashkuara.

Thirrja vjen në prag të njoftimit nga ekzekutivi i BE-së të Aktit të Përshpejtuesit Industrial (IAA). Qëllimi i tij është të nxisë dekarbonizimin e industrive që kërkojnë shumë energji, duke e mbajtur prodhimin evropian konkurrues.

Një projektligj i ngjashëm u miratua nga Bashkimi Evropian në vitin 2024 për t’i dhënë përparësi prodhimit të teknologjive të pastra vendase, ndërsa blloku nxiton të arrijë neutralitetin e rrjetit deri në vitin 2050.

“Kthimi i marrëdhënieve ekonomike të bazuara në pushtet nëpërmjet detyrimeve doganore, subvencioneve masive, kufizimeve të eksportit dhe konkurrencës së padrejtë e lë Evropën me një zgjedhje të qartë: ose të pajisemi me një politikë industriale ambicioze dhe pragmatike, ose të pranojmë një erozion gradual të bazës sonë industriale, njohurive dhe sovranitetit ekonomik”, thuhet në letrën e dërguar nga Zëvendëspresidenti Ekzekutiv Francez Stéphane Séjourné. Analistët thonë se IAA mund të forcojë ndjeshëm konkurrueshmërinë industriale të BE-së , pasi si sektorët historikisht me intensitet të lartë energjie, siç është prodhimi i çimentos dhe çelikut, ashtu edhe teknologjitë inovative neto-zero përballen me kërkesë të ulët dhe konkurrencë ndërkombëtare dëmtuese.

Megjithatë, kritikët argumentojnë se ligji i ardhshëm mund të ketë efektin negativ të minimit të konkurrueshmërisë brenda tregut të vetëm të BE-së, veçanërisht duke pasur parasysh kornizat më të përparuara industriale në vende si Franca dhe Gjermania.

“Sa herë që përdoren paratë publike evropiane, ato duhet të kontribuojnë në prodhimin evropian”, thuhet në letër, e cila synon të sigurojë që “Evropa të mbetet një fuqi industriale” dhe jo një “treg pasiv”.

Një grup prej nëntë vendesh — përfshirë Çekinë, Estoninë, Finlandën, Irlandën, Letoninë, Maltën, Portugalinë, Suedinë dhe Sllovakinë — paralajmëruan në dhjetor se ligji i ardhshëm i Komisionit mund të ketë “pasoja për konkurrencën efektive, nivelet e çmimeve dhe cilësisë, si dhe efekte mbi bizneset”.

Ndërkohë, Polonia dhe Holanda po mbështesin thirrjet për një vlerësim të ndikimit.

Kuotat, oferta dhe kërkesa, ndihma shtetërore

Diskutimet politike mbi kriteret, stimujt dhe lejet për produktet vendase janë ende duke u zhvilluar, tha për Euronews një diplomat i BE-së që foli në kushte anonimiteti.

E njëjta gjë vlen edhe për financimin, pasi ekzekutivi i BE-së po eksploron mënyra për të lidhur financimin e BE-së me iniciativën e fundit. Buxheti shumëvjeçar (MFF) i bllokut dhe Fondi i Konkurrueshmërisë i BE-së janë planifikuar të ndihmojnë industritë evropiane.

Komisioni ende nuk ka rënë dakord për një përqindje për pjesën e produkteve evropiane që do të prodhohen sipas ligjit të ardhshëm, por shifrat që variojnë nga 60% në 80% janë përmendur si mundësi, tha diplomati i BE-së.

“Kur të vendoset, kjo shifër do të vijë me dallime specifike për të adresuar importet dhe eksportet”, tha diplomati i BE-së, duke vënë në dukje se prodhimi nga kompanitë jo-evropiane që prodhojnë në BE mund të konsiderohet “Prodhuar në Evropë”.

Evropa është tashmë një lider kur bëhet fjalë për vendosjen e standardeve më të rrepta mjedisore për bizneset, gjë që ka rezultuar në çmime më të larta prodhimi, dhe ligji i ri mund të shohë që këto të rriten më tej.

Komisioni po shqyrton “krijimin e kushteve për të përafruar ofertën dhe kërkesën”, tha diplomati i BE-së. Për këtë qëllim, ekzekutivi i BE-së planifikon të krijojë të ashtuquajturat “tregje kryesore” për të nxitur kërkesën për produkte industriale të qëndrueshme dhe me karbon të ulët brenda Evropës.

Kjo qasje synon të krijojë një treg të parashikueshëm për teknologjitë e pastra dhe produktet e tyre, të tilla si çeliku i gjelbër dhe hidrogjeni, përmes masave të politikave nga ana e kërkesës.

Mbështetja financiare nëpërmjet ndihmës shtetërore — që i referohet një qeverie që përdor para publike për të dhënë kredi, grante ose lehtësime tatimore për kompani ose industri specifike — ka të ngjarë të pësojë disa modifikime sipas IAA-së.

“Shtetet anëtare ka të ngjarë të përjashtohen nga njoftimi i Komisionit Evropian kur bëhet fjalë për financimin e projekteve të dekarbonizimit”, tha diplomati i BE-së.

Reagimet e liderëve të biznesit

Udhëheqësit e industrisë evropiane duken të hapur ndaj thirrjes së Komisionit për të intensifikuar prodhimin vendas, duke përmendur “deficitin rekord tregtar prej 350 miliardë eurosh” me Kinën në vitin 2025, sipas një letre të dytë të parë nga Euronews.

Udhëheqësit e industrisë thonë se IAA përfaqëson “një akt pavarësie ekonomike” në përgjigje të raportit Draghi . Në këtë raport, ish-presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi, i kërkoi BE27 të ngushtonte hendekun me Kinën dhe konkurrentët e tjerë ose rrezikonte “agoni të ngadaltë”.

“Kinezët kanë ‘Prodhuar në Kinë’, amerikanët kanë ‘Blej produkte amerikane’ dhe shumica e fuqive të tjera ekonomike kanë skema të ngjashme që u japin përparësi aseteve të tyre strategjike. Pse jo edhe ne?” thuhet në letër, e cila do të nënshkruhet nga bizneset e BE-së.

Për shkak të rritjes së prodhimit që pritet nga prodhuesit evropianë, udhëheqësit e industrisë po kërkojnë mbështetje financiare përmes “ankandit publik, ndihmës së drejtpërdrejtë shtetërore ose një forme tjetër të mbështetjes financiare”.

“Tani është koha që Evropa të prodhojë më shumë, dhe mbi të gjitha, në mënyrë më strategjike. Për të siguruar sigurinë tonë ekonomike, ne duhet të mbështesim dhe të heqim qafe rrezikun e zinxhirëve tanë kryesorë të vlerave”, thuhet në letër.

Pasi u shty në dhjetor, IAA është planifikuar të paraqitet më 29 janar, por mund të pësojë vonesa të mëtejshme, thonë burime pranë dosjes./MXH

22:17 Ligjvënës amerikanë vizitojnë Danimarkën për të ulur tensionet mbi Groenlandën

By: Monika
16 January 2026 at 22:17

Një delegacion dypartiak i Kongresit të SHBA-së vizitoi sot Danimarkën për të shprehur mbështetje ndaj Kopenhagenës dhe Groenlandës, në një moment kur presidenti Donald Trump po rrit presionin për aneksimin e ishullit arktik.

Vizita synoi të dëgjojë shqetësimet lokale dhe t’i përcjellë ato në Uashington, me qëllim uljen e tensioneve, sipas BBC.

Delegacioni prej 11 anëtarësh u takua me kryeministren daneze Mette Frederiksen dhe kryeministrin e Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen. Senatori Chris Coons tha se qëllimi ishte “të ulet temperatura” përmes dialogut dhe të kuptohet pozicioni i vendeve të përfshira.

Presidenti Trump ka deklaruar se Groenlanda është jetike për sigurinë e SHBA-së dhe se ajo mund të merret “lehtë” ose “vështirë”, duke përmendur ide për blerje ose përdorim force. Danimarka dhe Groenlanda e kanë refuzuar kategorikisht çdo ide të tillë, duke theksuar sovranitetin e tyre.

Megjithëse Groenlanda ka popullsi të vogël, ajo është e pasur me burime natyrore dhe ka rëndësi strategjike për mbrojtjen, veçanërisht për sistemet e paralajmërimit të hershëm dhe kontrollin e lëvizjeve në Arktik. SHB-ja tashmë operon bazën ushtarake “Pituffik” dhe ka të drejtë të rrisë praninë ushtarake sipas marrëveshjeve ekzistuese.

Trump, megjithatë, ka këmbëngulur se SHBA-ja duhet ta zotërojë Groenlandën për ta mbrojtur nga kërcënime të mundshme ruse apo kineze. Danimarka ka paralajmëruar se një veprim i tillë do të minonte NATO-n, pasi aleanca nuk ka parashikuar kurrë përdorimin e forcës nga një anëtar kundër një tjetri.

Vendet evropiane janë rreshtuar në mbështetje të Danimarkës, duke theksuar se siguria e Arktikut është përgjegjësi e përbashkët e NATO-s. Disa prej tyre kanë dërguar trupa në Groenlandë për një mision të kufizuar zbulimi, ndërsa Franca ka njoftuar dërgimin e mjeteve tokësore, ajrore dhe detare.

Në SHBA, disa ligjvënës po përpiqen të bllokojnë aneksimin përmes projektligjeve, duke përmendur rolin e Kongresit në miratimin e fondeve ushtarake./MXH

❌
❌