Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 18 January 2026Main stream

KEK: Blloku B2 ndalet për dy ditë – shkak kontrolli teknik

18 January 2026 at 15:48

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se është ndalur blloku B2 për shkak të një kontrolli teknik, duke shtuar se ky kontroll do të zgjasë dy ditë.

Sipas njoftimit të KEK-ut, ka filluar me ndërhyrjet dhe verfikimet.

“Njësia B2 ndalet për kontroll teknik– pas 2,000 orë operim të pandërprerë Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) njofton opinionin publik se Njësia B2, e cila ka qenë në operim të pandërprerë që nga data 26 tetor 2025, ka realizuar me sukses rreth 2,000 orë pune apo 82 ditë operim kontinual”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

Tutje thuhet se kjo periudhë do të shfrytëzohet për të realizuar edhe sanimin e disa gypave në kaldajë tek të cilët janë evidentuar rrjedhje

“Duke marrë parasysh ngarkesën e vazhdueshme operative dhe kushtet aktuale teknike, është e domosdoshme që kjo njësi t’i nënshtrohet një kontrolli teknik, me qëllim të vlerësimit të gjendjes së saj, rifreskimit të parametrave operativë dhe sigurimit të vazhdimësisë së qëndrueshme të prodhimit. Ky kontroll teknik pritet të zgjasë rreth 48 orë, gjatë të cilave ekipet profesionale dhe teknike të KEK sh.a. tashmë kanë filluar ndërhyrjet dhe verifikimet e nevojshme në pajisjet kryesore të njësisë. Njëkohësisht, kjo periudhë do të shfrytëzohet për të realizuar edhe sanimin e disa gypave në kaldajë, tek të cilët janë evidentuar rrjedhje, duke rritur kështu nivelin e sigurisë dhe efikasitetit të operimit të mëtejmë të njësisë”, thuhet në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KEK: Blloku B2 ndalet për dy ditë – shkak kontrolli teknik appeared first on Sinjali.

Inteligjenca artificiale transformon diagnostikimin e sëmundjeve të zemrës

18 January 2026 at 15:41

Një tjetër zhvillim i rëndësishëm në shëndetësi ka të bëjë me përdorimin e inteligjencës artificiale (AI) në diagnostikimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

Raportohet se spitale në Britani po përdorin sisteme AI për të analizuar skanime të zemrës dhe për të identifikuar shenja të hershme të problemeve kardiake që shpesh kalojnë pa u vënë re nga mjekët, shkruan BBC.

Kjo teknologji mund të shkurtojë ndjeshëm kohën për diagnostikim, duke mundësuar trajtim më të shpejtë dhe më efikas. Për pacientët me rrezik të lartë, AI mund të parashikojë probabilitetin për sëmundje serioze, duke lejuar ndërhyrje preventive dhe ndryshime në stilin e jetës.

BBC thekson se kjo qasje ka treguar rezultate premtuese në testime klinike, ku përdorimi i AI për zbulimin e sëmundjeve të zemrës ka rritur saktësinë e diagnozës deri në 90 %, krahasuar me metodologjitë tradicionale.

Megjithatë, specialistët paralajmërojnë se AI nuk do të zëvendësojë mjekët, por do të jetë një mjet shtesë që ndihmon në marrjen e vendimeve më të informuara dhe shpejton trajtimin e pacientëve.

Kjo nismë tregon se teknologjia po ndryshon rrënjësisht kujdesin shëndetësor, duke sjellë përfitime reale për pacientët dhe duke u mundësuar spitaleve të menaxhojnë më mirë kapacitetet dhe kohën e stafit mjekësor.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Inteligjenca artificiale transformon diagnostikimin e sëmundjeve të zemrës appeared first on Sinjali.

Al Pacino dhe ish-partnerja 54 vite më e re ndezin thashethemet për pajtim

18 January 2026 at 15:30

Al Pacino u fotografua në një restorant luksoz me ish-partneren e tij Noor Alfallah, 54 vite më e re, duke ringjallur zërat për një pajtim.

Çifti, që ka një djalë së bashku, Romanin, mbetet në marrëdhënie të mira dhe i përkushtuar në rritjen e tij, ndërsa asnjëri nuk ka komentuar zyrtarisht mbi statusin e lidhjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Al Pacino dhe ish-partnerja 54 vite më e re ndezin thashethemet për pajtim appeared first on Sinjali.

E trishtë: Vdes veterani i UÇK-së, Bajram Baqaj

18 January 2026 at 15:20

Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Bajram Baqaj, i cili është vëllau i dëshmorit Ahmet Baqaj.

Lamtumira e fundit e të ndjerit iu dha sot në varrezat e fshatit Dranoc të Deçanit.

Bajrami bashkë me babain Ismetin i kishin mbijetuar pritës së policisë serbe me 3 qershor 1998, ku kanë ra dëshmorë, Ahmet Baqaj, Rexhep Mazrekaj e Selmon Dukaj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post E trishtë: Vdes veterani i UÇK-së, Bajram Baqaj appeared first on Sinjali.

Rusia sulmon Ukrainën, dy persona humbin jetën  – dhjetra të lënduar

18 January 2026 at 15:09

Dy persona humbën jetën dhe dhjetëra u plagosën pas një sulmi të gjerë me mbi 200 dronë nga Rusia në disa rajone të Ukrainës, përfshirë Kharkiv, Sumy, Dnipro, Zaporizhzhia dhe Odesa.

Sulmet shkaktuan dëme të mëdha në infrastrukturën energjetike, duke sjellë ndërprerje masive të energjisë, edhe në Kiev, në mes të temperaturave ekstreme deri në -16°C.

Presidenti Zelensky urdhëroi përshpejtimin e importeve të energjisë dhe pajisjeve për të përballuar krizën.

Ndërkohë, bisedimet për paqe mes SHBA-së dhe Ukrainës vazhdojnë pa progres të dukshëm, ndërsa përshkallëzimi ushtarak vazhdon nga të dyja palët.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rusia sulmon Ukrainën, dy persona humbin jetën  – dhjetra të lënduar appeared first on Sinjali.

Terapia hormonale e menopauzës nuk ndikon në rrezikun e demencës te gratë

18 January 2026 at 13:40

Gratë kanë një rrezik më të lartë për të zhvilluar demencë krahasuar me burrat, duke përbërë rreth dy të tretat e të gjitha rasteve në nivel global.

Ekspertët prej vitesh kanë diskutuar arsyet e kësaj diference, ku një nga faktorët e përmendur shpesh është rënia e nivelit të estrogjenit gjatë menopauzës, e cila mund të ndikojë në funksionin e trurit, shkruan Medical News.

Për këtë arsye, vëmendja është përqendruar edhe te terapia hormonale zëvendësuese (HRT), e përdorur nga shumë gra për lehtësimin e simptomave të menopauzës, dhe ndikimi i saj i mundshëm në shëndetin kognitiv.

Një studim i ri ndërkombëtar hedh dritë mbi këtë debat, duke raportuar se nuk ka prova që terapia hormonale e menopauzës të rrisë apo të ulë rrezikun e demencës te gratë pas menopauzës. Studiuesit analizuan të dhëna nga një numër i madh studimesh të mëparshme, duke përfshirë prova klinike dhe studime vëzhguese, me qëllim vlerësimin e lidhjes mes përdorimit të HRT dhe zhvillimit të demencës apo çrregullimeve të lehta njohëse.

Rezultatet treguan se, pavarësisht kohës së fillimit të terapisë, kohëzgjatjes së përdorimit apo llojit të hormoneve të përdorura, nuk u gjet asnjë ndryshim domethënës në rrezikun e demencës te gratë që kishin përdorur terapi hormonale krahasuar me ato që nuk e kishin përdorur. Kjo sugjeron se HRT nuk duhet parë as si faktor rreziku dhe as si masë mbrojtëse ndaj demencës.

Sipas vlerësimeve të studiuesve, në vitin 2021 rreth 57 milionë njerëz në mbarë botën jetonin me demencë, një shifër që pritet të rritet ndjeshëm në dekadat e ardhshme për shkak të plakjes së popullsisë globale. Studimet e mëparshme kanë treguar vazhdimisht se gratë janë më të prekura nga kjo sëmundje, por ky studim i fundit sugjeron se terapia hormonale nuk është shkaku i këtij dallimi gjinor.

Ekspertët shtojnë se, ndonëse HRT nuk duket se ndikon në demencë, parandalimi i rënies kognitive kërkon një qasje më të gjerë, që përfshin stil të shëndetshëm jetese, aktivitet fizik, ushqim të balancuar, kontroll të sëmundjeve kronike dhe mbështetje të shëndetit mendor.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Terapia hormonale e menopauzës nuk ndikon në rrezikun e demencës te gratë appeared first on Sinjali.

Macron kërkon kundërmasa të BE-së ndaj tarifave të mundshme të SHBA-së për Grenlandën

18 January 2026 at 13:30

Presidenti francez Emmanuel Macron pritet t’i kërkojë Bashkimit Evropian të aktivizojë instrumentin anti-shtrëngim nëse SHBA vendos tarifa për shkak të Grenlandës.

Ky mekanizëm, i papërdorur më parë, do t’i lejonte BE-së të kufizojë importet e mallrave dhe shërbimeve si kundërpërgjigje.

Thirrjes i është bashkuar edhe shoqata gjermane e inxhinierisë VDMA, e cila paralajmëron se dorëzimi i BE-së do të inkurajonte kërkesa të reja nga presidenti amerikan Donald Trump.

Ky i fundit ka kërcënuar disa vende evropiane me tarifa 10% nga shkurti për shkak të kundërshtimeve ndaj pretendimeve të tij mbi Grenlandën.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Macron kërkon kundërmasa të BE-së ndaj tarifave të mundshme të SHBA-së për Grenlandën appeared first on Sinjali.

Rinumërimi i votave lë Fikrim Damkën jashtë Kuvendit

18 January 2026 at 13:07

Rinumërimi i votave po e lë jashtë Kuvendit ministrin në detyrë dhe kryetarin e KDTP-së, Fikrim Damkën, pasi i janë hequr 68 vota, duke zbritur në 2.449.

Ndërkohë, Ergul Mazreku ka kaluar në avantazh me 2.511 vota dhe pritet ta marrë mandatin e deputetit në vend të Damkës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rinumërimi i votave lë Fikrim Damkën jashtë Kuvendit appeared first on Sinjali.

Ambasadorët e BE-së do të zhvillojnë bisedime emergjente pasi Trumpi kërcënoi me tarifa për Grenlandën

18 January 2026 at 12:55

Ambasadorët e BE-së do të mbajnë një takim urgjent më vonë sot pas kërcënimit të presidentit amerikan Donald Trump për të vendosur tarifa ndaj tetë aleatëve që kundërshtojnë marrjen e propozuar të Grenlandës nga ana e tij.

Trumpi thotë se planifikon të vendosë një tarifë prej 10% për mallrat nga Danimarka, Norvegjia, Suedia, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Holanda dhe Finlanda nga 1 shkurti – dhe më vonë mund të rritet në 25%, raporton BBC.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer e quajti planin e Trump “krejtësisht të gabuar”, pasi marrëdhënia e tij me presidentin e SHBA-së është nën tension.

Ndërkohë, mijëra njerëz kanë protestuar kundër planeve të Trump në Grenlandë dhe Danimarkë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ambasadorët e BE-së do të zhvillojnë bisedime emergjente pasi Trumpi kërcënoi me tarifa për Grenlandën appeared first on Sinjali.

E trishtë: Babai dyshohet se e ngacmonte seksualisht vajzën e mitur për më shumë se një vit, përfundon në ndalim

18 January 2026 at 12:36

Një rast i rëndë, me pasoja të thella emocionale dhe sociale, është raportuar në Ferizaj, ku një vajzë e mitur ka denoncuar se është ngacmuar seksualisht në mënyrë të vazhdueshme nga babai i saj, për një periudhë të gjatë kohore.

Burime të sigurta nga strukturat e afërta me rastin bëjnë me dije se ngjarja është raportuar më 17 janar 2026, rreth orës 23:30, ndërsa viktima e mitur, me inicialet A.B, ka paraqitur ankesë zyrtare ndaj të dyshuarit M. B.

Sipas deklarimeve të viktimës, i dyshuari kishte ushtruar ngacmime seksuale sistematike ndaj saj për rreth një vit e gjysmë, në periudha të caktuara, duke e mbajtur të mituren nën presion dhe frikë.

Në kuadër të trajtimit të këtij rasti, është intervistuar edhe nëna e të miturës, e cila po ashtu ka dhënë deklaratë lidhur me zhvillimet e fundit brenda familjes.

Sipas saj, para dy ditësh ajo ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj në momentin kur e kishte njoftuar atë se vajza e tyre kishte krijuar një lidhje dashurie me një person tjetër, çka kishte shkaktuar reagim të dhunshëm nga ana e tij.

Ndërkohë, gjatë intervistimit, i dyshuari M.B. i ka mohuar kategorikisht akuzat, duke deklaruar se nuk është kryes i veprave penale që i vihen në barrë.

Pas përfundimit të intervistimit të palëve dhe analizimit të informacioneve fillestare, me vendim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar për veprat penale “Ngacmimi seksual” dhe “Sulmi”, ndërsa i dyshuari është dërguar në Qendrën e Ndalimit në Ferizaj, ku do të qëndrojë në mbajtje për 48 orë.

Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente, ndërsa hetimet pritet të vazhdojnë me veprime të tjera procedurale, përfshirë sigurimin e provave dhe sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Gazeta Sinjali do t’ju mbajë të informuar me zhvillimet e reja rreth këtij rasti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post E trishtë: Babai dyshohet se e ngacmonte seksualisht vajzën e mitur për më shumë se një vit, përfundon në ndalim appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | “Glock” me 15 fishekë në brez në Bulevardin “Bill Clinton”, arrestohet i dyshuari në Prishtinë (EMRI)

18 January 2026 at 12:27

Një kontroll rutinë i Policisë së Kosovës në kryeqytet ka përfunduar me arrestim, pasi një person dyshohet se është kapur me armë zjarri pa leje.

Sipas informatave që ka siguruar Gazeta Sinjali, rasti ka ndodhur më 17 janar 2026, rreth orës 16:00, në Bulevardin “Bill Clinton” në Prishtinë, ku njësia e reagimit të shpejtë, gjatë pikës së kontrollit të automjeteve, ka hasur në një armë zjarri tek një person.

Burimet bëjnë të ditur se i dyshuari është identifikuar si Arian Alija 39 vjeçar, të cilit gjatë kontrollit trupor i është gjetur një armë e tipit Glock 19, kalibri 9mm, me karikator dhe 15 fishekë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë e rendit nga Stacioni Policor Jugu, si dhe hetuesi kujdestar, ndërsa i dyshuari është shoqëruar për procedura të mëtejme në stacion.

Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës dhe në konsultim me prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar për veprën penale:

“Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | “Glock” me 15 fishekë në brez në Bulevardin “Bill Clinton”, arrestohet i dyshuari në Prishtinë (EMRI) appeared first on Sinjali.

Zjarr masiv në Pakistan, gjashtë të vdekur në një qendër tregtare

18 January 2026 at 11:32

Një zjarr i madh në një qendër tregtare në qendrën historike të Karaçit, qyteti më i madh i Pakistanit, vrau gjashtë persona.

Zjarrfikësit luftuan flakët gjatë gjithë natës për të parandaluar përhapjen e zjarrit në zonën e dendur të biznesit, ndërsa qindra qytetarë dhe pronarë dyqanesh u mblodhën pranë ndërtesës së shkatërruar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zjarr masiv në Pakistan, gjashtë të vdekur në një qendër tregtare appeared first on Sinjali.

‘Izolimi dixhital’: A do të bëhet i përhershëm mbyllja e internetit në Iran?

18 January 2026 at 11:19

Irani ka 10 ditë që ka hyrë në njërën nga ndërprerjet më ekstreme të internetit në histori, me 92 milionë qytetarë të shkëputur nga të gjitha shërbimet e internetit dhe madje edhe me ndërprerje të telefonisë dhe mesazheve me tekst.

Qeveria iraniane ndërpreu shërbimet më 8 janar, me sa duket për të shtypur kundërshtimin dhe për të parandaluar shqyrtimin ndërkombëtar të një ndërhyrjeje qeveritare ndaj protestuesve.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha se interneti u ndërpre në përgjigje të asaj që ai e përshkroi si “operacione terroriste” të drejtuara nga jashtë.

Qeveria nuk ka thënë se kur do të rikthehen shërbimet e internetit, por raportet e reja sugjerojnë se, prapa skenave, autoritetet mund të jenë duke bërë plane për ta kufizuar atë përgjithmonë.

Më 15 janar, faqja e internetit e lajmeve IranWire raportoi se zëdhënësja e qeverisë Fatemeh Mohajerani u tha gazetarëve se qasja ndërkombëtare në internet nuk do të jetë e disponueshme të paktën deri në Vitin e Ri Iranian në fund të marsit.

Vëzhguesit e lirisë së internetit në FilterWatch besojnë se qeveria po zbaton me nxitim sisteme dhe rregulla të reja për ta shkëputur Iranin nga interneti ndërkombëtar.

“Nuk duhet të ketë pritje për rihapjen e aksesit ndërkombëtar në internet, dhe madje edhe më pas, qasja e përdoruesve në internetin ndërkombëtar nuk do të kthehet kurrë në formën e mëparshme”, tha FilterWatch, duke cituar burime qeveritare të paidentifikuara.

Ndërsa BBC nuk mund ta verifikojë në mënyrë të pavarur këtë raport ose kohën e zbatimit të tij, gazetarët që folën me BBC Persian thanë gjithashtu se u ishte thënë se qasja në internet nuk do të rikthehej së shpejti.

Nga ndërprerje e përkohshme në “vrimë të zezë komunikimi”

Irani ka mbajtur një kontroll të ngushtë mbi internetin për shumë vite, me shumicën e aplikacioneve dhe platformave perëndimore të mediave sociale të bllokuara, si dhe faqet e internetit të lajmeve të jashtme si BBC News.

Megjithatë, shumë njerëz kanë arritur të hyjnë në aplikacione të njohura si Instagram duke përdorur Rrjete Virtuale Private (VPN).

Aktivistët për lirinë e internetit në Access Now thonë se Irani ka përdorur vazhdimisht mbylljet e internetit si një mënyrë për të maskuar dhunën masive dhe shtypjen brutale ndaj protestuesve, siç u pa gjatë mbylljeve të internetit në të gjithë vendin gjatë protestave të nëntorit 2019 dhe shtatorit 2022.

Sipas të dhënave të trafikut nga Kentik, një rritje e fluksit të të dhënave në Iran filloi në orën 3:42 të mëngjesit sipas orës lokale më 17 janar. Megjithatë, lidhja aktuale mbetet jashtëzakonisht e kufizuar, duke përbërë vetëm rreth 0.2% të vëllimit të trafikut të regjistruar para ndërprerjes së internetit më 8 janar.

Bazuar në të dhënat e trafikut të Kentik, rritja e fluksit të të dhënave hyrëse në Iran (e treguar nga vija me pika në këndin e poshtëm djathtas) filloi në orën 3:42 të mëngjesit sipas orës lokale më 17 janar. Megjithatë, niveli aktual i lidhjes mbetet jashtëzakonisht i kufizuar, duke arritur në vetëm rreth 0.2% të vëllimit të trafikut të regjistruar para mbylljes së internetit më 8 janar.

Një mbyllje u vendos gjithashtu gjatë konfliktit Iran-Izrael në qershor 2025.

Megjithatë, ndërprerja aktuale e energjisë ka zgjatur më shumë se çdo ndërprerje e mëparshme.

Në një deklaratë publike, organizata bamirëse Access Now tha se rivendosja e plotë e aksesit në internet është e domosdoshme.

“Kufizimi i aksesit në këto shërbime thelbësore jo vetëm që rrezikon jetë, por i inkurajon autoritetet të fshehin dhe t’i shmangen përgjegjësisë për shkeljet e të drejtave të njeriut”, tha ajo.

Tashmë ka raportime se mjetet e jetesës në Iran po preken keq nga mbyllja, me tregtinë elektronike që është prekur veçanërisht.

Që nga 18 janari, Agjencia e Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut (HRANA) vlerëson se janë regjistruar më shumë se 3,300 vdekje të konfirmuara të protestuesve, me më shumë se 4,380 raste në shqyrtim. Ajo gjithashtu raporton se numri i arrestimeve ka arritur në 24,266 në 187 qytete.

Numri real i njerëzve të vrarë dhe të ndaluar besohet të jetë dukshëm më i lartë, por mungesa e aksesit do të thotë që shifrat nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Pse ka protesta në Iran dhe çfarë ka thënë Trump për veprimet e SHBA-së?

Projekti i monitorimit të internetit, FilterWatch, thotë se mbyllja e fundit shënon fillimin e një “izolimi dixhital” më ekstrem dhe mbikëqyrjeje të shtuar mbi atë që thuhet, dërgohet dhe shikohet në internet.

Amir Rashidi, drejtor i sigurisë kibernetike dhe të drejtave dixhitale në Miaan Group, i cili drejton FilterWatch, i tha BBC-së se beson që autoritetet po shkojnë drejt një sistemi me nivele në të cilin qasja në internetin global nuk do të jetë më automatike, por do t’i nënshtrohet miratimit.

Ai pret që qasja do të jepet përmes një procesi regjistrimi dhe verifikimi, duke shtuar se infrastruktura teknike për një sistem të tillë ka ekzistuar prej vitesh.

Kush vendos për internetin?

Sipas FilterWatch, planet nuk po diskutohen publikisht, me vendimet kryesore që përqendrohen gjithnjë e më shumë brenda organeve të sigurisë në vend të ministrive civile.

Mbrojtja e Iranit nga sulmet kibernetike – nga të cilat ka pasur shumë raste të profilit të lartë dhe shkatërruese vitet e fundit – mund të jetë një motivim tjetër për lëvizjet ekstreme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post ‘Izolimi dixhital’: A do të bëhet i përhershëm mbyllja e internetit në Iran? appeared first on Sinjali.

Pas 6 muaj hetime, policia e Fierit arreston 31-vjeçarin

18 January 2026 at 11:05

Policia e Fierit ka arrestuar një 31-vjeçar, Frans Begaj, i cili shpërndante kanabis në doza në qytet.

Arrestimi u bë në kuadër të operacionit të koduar “Target”, pas një hetimi 6-mujor me metoda speciale.

Gjatë kapjes dhe kontrollit të banesës iu sekuestruan doza kanabisi të gatshme për shitje.

Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pas 6 muaj hetime, policia e Fierit arreston 31-vjeçarin appeared first on Sinjali.

Ftesa e Trump për Shqipërinë, Shtëpia e Bardhë sqaron nëse nevojitet të paguhen 1 miliard dollarë

18 January 2026 at 10:55

Shtëpia e Bardhë e ka konfirmuar se nëse një vend do të bëhet anëtar i përhershëm duhet të kontribuojë me 1 miliard dollarë, në rast të kundërt mandatin do ta ketë tre vjeçar.

“Nuk ekziston asnjë kërkesë për të kontribuar 1 miliard dollarë, apo ndonjë shumë financiare për t’u bashkuar me Bordin e Paqes (BOP)”. Është kjo përgjigjja e Shtëpisë së Bardhë e cila kërkoi informacion në lidhje me ftesën për Shqipërinë.

Në reagimin e Shtëpisë së Bardhë thuhet se dokumenti themeltar parashikon vetëm se, nëse një vend kontribuon 1 miliard dollarë, ai fiton statusin e anëtarit të përhershëm, në vend të anëtarësimit me afat trevjeçar.

“BOP ka një mandat shumë ambicioz për rindërtimin e plotë të Gazës, dhe fondet e mbledhura nga BOP do të përdoren drejtpërdrejt për realizimin e këtij qëllimi.

BOP do të veprojë si një aktor udhëheqës në këtë fushë, duke garantuar që pothuajse çdo dollar i mbledhur të shpenzohet drejtpërdrejt për zbatimin e mandatit të tij. Nuk do të ketë paga të fryra apo barrë të rëndë administrative, siç ndodh me shumë organizata të tjera ndërkombëtare”, sqaron Shtëpia e Bardhë për A2 CNN.

Ftesa e Trump për Shqipërinë, Shtëpia e Bardhë sqaron

“— Nuk ekziston asnjë kërkesë për të kontribuar 1 miliard dollarë — apo ndonjë shumë financiare — për t’u bashkuar me BOP. Dokumenti themeltar (charter) parashikon vetëm se, nëse një vend kontribuon 1 miliard dollarë, ai fiton statusin e anëtarit të përhershëm, në vend të anëtarësimit me afat trevjeçar.

— BOP ka një mandat shumë ambicioz për rindërtimin e plotë të Gazës, dhe fondet e mbledhura nga BOP do të përdoren drejtpërdrejt për realizimin e këtij qëllimi.

— BOP do të veprojë si një aktor udhëheqës në këtë fushë, duke garantuar që pothuajse çdo dollar i mbledhur të shpenzohet drejtpërdrejt për zbatimin e mandatit të tij. Nuk do të ketë paga të fryra apo barrë të rëndë administrative, siç ndodh me shumë organizata të tjera ndërkombëtare”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ftesa e Trump për Shqipërinë, Shtëpia e Bardhë sqaron nëse nevojitet të paguhen 1 miliard dollarë appeared first on Sinjali.

Pedro Fernandez “Dro” largohet nga Barcelona, PSG aktivizon klauzolën prej 6 milionë eurosh

18 January 2026 at 10:47

Talenti i La Masias, Pedro Fernandez “Dro”, ka vendosur të largohet nga Barcelona në afatin kalimtar të janarit për shkak të mungesës së minutave në ekipin e parë.

PSG ka fituar garën për mesfushorin premtues duke aktivizuar klauzolën e lirimit prej 6 milionë eurosh dhe ka arritur marrëveshje të plotë me lojtarin.

Vendimi i Dro është ndikuar nga trajneri Luis Enrique dhe presidenti Nasser Al-Khelaifi, të cilët i kanë prezantuar projektin sportiv të klubit parisien.

Transferimi konsiderohet një goditje për Barcelonën dhe një bast i madh për të ardhmen e lojtarit në elitën evropiane.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pedro Fernandez “Dro” largohet nga Barcelona, PSG aktivizon klauzolën prej 6 milionë eurosh appeared first on Sinjali.

Rinumërimi sjell ‘avullim votash’ edhe te kandidatët për kryeministër – humbjes i paraprinë Kurti

18 January 2026 at 09:45

Përveç ndryshmeve në vota të kandidatëve për deputet, ndryshim pati edhe tek kandidatët për kryeministër nga të gjitha partitë e mëdha politike, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kandidati nga Lëvzija Vetëvendosje, Albin Kurti nga rinumërimi është shënuar një ulje prej 141 votash krahasuar me rezultatet paraprake.

Kurse, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka siguruar gjithsej 24,277 vota, ku nga rinumërimi atij i janë shtuar 59 vota më shumë.

Ndryshim pati edhe kandidati i Lidhjes Demokraitke të Kosovës, Lumir Abdixhiku i cili ka pasur një rritje prej 5 votave më shumë nga rinumërimi.

Ndërkaq 14 vota më pak nga procesi i rinuërimit ka pasur kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rinumërimi sjell ‘avullim votash’ edhe te kandidatët për kryeministër – humbjes i paraprinë Kurti appeared first on Sinjali.

Ylli i Real Madridit po martohet?

18 January 2026 at 09:31

Thashethemet për një martesë të afërt mes Vinicius Junior dhe influencueses Virginia Fonseca janë mohuar nga vetë Fonseca.

Ajo sqaroi se lidhja e tyre sapo ka nisur, nuk kanë kaluar as tre muaj dhe martesa nuk është aktualisht në plan, edhe pse nuk e përjashton mundësinë në të ardhmen.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ylli i Real Madridit po martohet? appeared first on Sinjali.

Selena Gomes shfaqet e bukur edhe pa grim

18 January 2026 at 09:17

Selena Gomez ndau një selfie pa grim në Instagram, duke krijuar kontrast me paraqitjet e saj zakonisht glamuroze.

Fotoja, e postuar në Stories, e tregonte 33-vjeçaren me bluzë të bardhë dhe flokë të kapur mbrapa.

Vetëm një ditë më parë, ajo kishte publikuar imazhe me grim të plotë për të promovuar bronzerin e ri të linjës së saj Rare Beauty, duke theksuar sytë me grim smokey dhe qerpikë të dendur.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Selena Gomes shfaqet e bukur edhe pa grim appeared first on Sinjali.

Kryeministri spanjoll: Pushtimi amerikan i Grenlandës do ta bënte Putinin njeriun më të lumtur në tokë

18 January 2026 at 09:04

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez tha se një pushtim amerikan i Grenlandës “do ta bënte Putinin njeriun më të lumtur në tokë” në një intervistë për gazetën të botuar të dielën.

Sanchez tha se çdo veprim ushtarak nga SHBA-të kundër ishullit të madh arktik të Danimarkës do të dëmtonte NATO-n dhe do të legjitimonte pushtimin e Ukrainës nga Rusia.

“Nëse përqendrohemi te Groenlanda, duhet të them se një pushtim i atij territori nga SHBA-të do ta bënte Vladimir Putinin njeriun më të lumtur në botë. Pse? Sepse do të legjitimonte përpjekjen e tij për pushtimin e Ukrainës”, tha ai në një intervistë në gazetën La Vanguardia.

“Nëse Shtetet e Bashkuara do të përdornin forcën, kjo do të ishte kambana e vdekjes për NATO-n. Putini do të ishte dyfish i lumtur.”, shkruan Reuters.

Presidenti Donald Trump të shtunën duket se ndryshoi qëndrim ndaj Groenlandës, duke u zotuar të zbatojë një valë tarifash në rritje ndaj aleatëve evropianë derisa Shtetet e Bashkuara të lejohen të blejnë Groenlandën.

Në një postim në Truth Social, Trump tha se tarifat shtesë prej 10% të importit do të hyjnë në fuqi më 1 shkurt për mallrat nga Danimarka, Norvegjia, Suedia, Franca, Gjermania, Holanda, Finlanda dhe Britania e Madhe – të gjitha tashmë të nënshtruara ndaj tarifave të vendosura nga Trump.

Këto tarifa do të rriten në 25% më 1 qershor dhe do të vazhdojnë derisa të arrihet një marrëveshje që SHBA-të të blejnë Groenlandën, shkroi Trump.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kryeministri spanjoll: Pushtimi amerikan i Grenlandës do ta bënte Putinin njeriun më të lumtur në tokë appeared first on Sinjali.

❌
❌