Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Vjosa Osmani krah Trump në Bordin e Paqes/ Demaku: Kurti nuk u pranua nga amerikanët

By: Rovena
25 January 2026 at 19:34

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë në Bordin e Paqes për Gazën krah presidentit amerikan Donald Trump, një zhvillim që në Kosovë është interpretuar si sukses diplomatik.

Megjithatë, analisti Armend Demaku vlerëson se kjo pjesëmarrje nuk përbën ndonjë arritje të jashtëzakonshme për shtetin e Kosovës, duke theksuar se bëhet fjalë për një pozicion shtetëror dhe jo personal të Osmanit.

Në një intervistë për emisionin “NewsRoom” në ABC News, Demaku ka kritikuar edhe kryeministrin Albin Kurti, duke deklaruar se ai nuk është pranuar nga diplomatë amerikanë për shkak të qëndrimeve të tij, ndërsa ka theksuar se raportet e Kosovës me SHBA-të mbeten thelbësore për përfitimet strategjike të vendit.

“Nuk janë raporte personale. Kosova është një krijesë e SHBA-ve. Në Kosovë pjesëmarrja në Bordin e Paqes shihet si një arritje e madhe. Unë personalisht nuk e shikoj një arritje të madhe, nuk u arrit ndonjë marrëveshje. Arritja më e madhe që Kosova ka bërë me SHBA-të pas Pavarësisë ka qenë edhe krijimi i ushtrisë.

Është thjesht një pozicion i Kosovës dhe nuk ka pse të shitet si diçka e jashtëzakonshme. Është e shtetit dhe jo personale e Vjosa Osmanit. Nga ana tjetër Albin Kurti takon persona që nuk kanë asnjë lloj relevance, për Kosovën kjo nuk duhet të jetë lajm. Për aq kohë sa Kosova është krah SHBA-ve do të ketë përfitime. Atje duhet të ishte Albin Kurti, por atë e kanë refuzuar diplomatët amerikanë që ta takojnë për shkak të kryeneçësisë së tij. Ka marrë veprime në dëm të qytetarëve të Kosovës”, tha Armend Demaku.

Shqipëria në Bordin e Paqes për Gazën/ Tafani: Në Parlament mungoi analiza. A na intereson të jemi kundër BE?

By: Rovena
25 January 2026 at 19:26

Analisti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Endri Tafani, ka komentuar në emisionin “NewsRoom” në ABC News nismën për krijimin e Bordit të Paqes për Gazën dhe përfshirjen e Shqipërisë në këtë strukturë të re ndërkombëtare. Sipas Tafanit, ideja e presidentit amerikan Donald Trump për ngritjen e këtij bordi erdhi si pasojë e dështimit të OKB-së për të menaxhuar konfliktet globale dhe përbën një zhvillim të papritur jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për arenën ndërkombëtare.

Ai theksoi se në Kuvend mungoi një analizë e thelluar mbi përfitimet dhe kostot që Shqipëria mund të ketë nga kjo ftesë, duke ngritur pikëpyetje mbi raportin e Bordit të Paqes me OKB-në dhe BE-në, rolin konkret të Shqipërisë në të, si dhe implikimet politike dhe financiare të angazhimit në një nismë që mund ta vendosë vendin në një lojë gjeopolitike më të madhe sesa kapacitetet e tij.

“Trump duke parë që ka zgjedhur 8 konflikte, ndërkohë që OKB nuk ka bërë asgjë, i lindi ideja për të krijuar Bordin e Paqes, e cila do të jetë përtej Gazës. Ishte diçka e paparitur jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për botën. Kina dhe Rusia kanë marrë ftesë, por nuk e kanë konfirmuar akoma. Ajo që mungoi në parlamentin e Shqipërisë ishte mungesa e një analizë, se çfarë përfitojmë dhe çfarë humbasim nga ftesa e Trump në Bordin e Paqes. Është një organizatë që konkurron OKB-në. Kjo organizatë duket se konkurron OKB-në edhe pse Trump shprehet që ka lindur nga ajo.

A i intereson Shqipërisë të jetë në një organizatë që është kundër OKB-së?! A mund të jemi ne në një organizatë që është kundër BE-së?! Shqipëria që bëhet pjesë e këtij bordi dhe që aspiron BE-në futet në një lojë më të madhe se s’ka këllqe për ta përballuar. Diskutimi për pjesën financiare nuk u përmend fare në Parlament. Nuk u diskutua nëse do të jetë anëtare e përhershme apo e përkohshme në Bordin e Paqes për Gazën. Shqipërisë i leverdis që të jetë krah SHBA-ve sepse BE ka problemet e saj të brendshme”, tha analisti.

Opozita nuk i përgjigjet Berishës/ Shima: Ja pse ‘refuzuan’ PD-në

11 January 2026 at 19:59

Gazetari Brahim Shima tha për ‘Newsroom’ se Agron Shehaj ka më shumë gjasa të afrohet me PD-në sesa vetë Lapaj.
Ai vuri në dukje se Mundësia ka vënë dy kushte të paprekshme, përfshirë mbështetjen e PD-së për reformën zgjedhore dhe rikthimin e koalicioneve me vota të ndara.
Shima theksoi gjithashtu se diferencat me PD-në, veçanërisht qëndrimi ndaj drejtësisë dhe figurat brenda saj, e bëjnë të vështirë arritjen e një pikë bashkimi.

“Lapaj duket se po i tërhiq me një aksion personal, ku synon të rrisë kuotat e veta. Ai parashtron një qeveri teknike, ndërkohë që shoh një mundësi më të mirë që Shehaj të afrohet me PD-në, në mënyrë që të krijojë një koalicion. Mundësia ka vënë dy kushte të paprekshme: së pari kërkon mbështetje nga PD-ja sa i takon reformës zgjedhore. Përmes ndryshimeve në reformë, koalicionet mund të rikthehen, por me vota të ndara. Vetëm PD-ja është treguar e distancuar.

Mundësia nuk pranon dualitetin e PD-së ndaj drejtësisë, qëndrimin e Berishës ndaj SPAK-ut dhe figurat e tjera brenda PD-së. Këto janë pika ku Shehaj ndahen nga PD-ja. Nuk duket të ketë një pikë bashkimi; madje duket edhe më e distancuar. Strategjia e Mundësisë, duke qëndruar larg kasës së vjetër në PD, është për të krijuar bazën e saj në terren dhe për të siguruar votat nga rënia e mundshme e PD-së.”  / abcnews.al /

Pushteti i bashkive në emergjenca/ Eksperti: Përgjegjësi kryesor, Ministria e Bujqësisë. Situata i gjeti të papërgatitur!

11 January 2026 at 19:27

Eksperti për pushtetin vendor, Agron Haxhimali, deklaroi se menaxhimi i sistemit vaditës ka një rrjet të gjerë bashkëpunëtorësh institucionalë, por përgjegjësia kryesore është e Ministrisë së Bujqësisë.
Ai theksoi se bashkitë kanë rol të rëndësishëm në mirëmbajtjen dhe gjetjen e fondeve, ndërsa institucionet e tjera kujdesen për digat dhe hidrovoret.
Haxhimali shtoi se situata i gjeti të papërgatitur institucionet dhe se është e nevojshme të investohet edhe në sistemin nën-tokësor për kanalizimet.

“Çështja e menaxhimit të sistemit vaditës ka një rrjet të gjerë bashkëpunëtorësh institucionalë që financohen me taksat tona, nga institucionet më të larta deri te bashkitë. Përgjegjësia kryesore bie mbi Ministrinë e Bujqësisë, e cila ka qenë promotori kryesor i këtij sistemi, por si rezultat i reformave ka humbur pjesërisht këtë rol.

Në këtë strategji, por edhe në rregulloret e tjera, bashkitë kanë një rol të rëndësishëm. Legjislacioni parashikon që bashkitë janë përgjegjëse për mirëmbajtjen dhe gjetjen e fondeve, ndërsa për pjesën e digave dhe hidrovoreve përgjegjësitë i kanë institucionet e tjera.

Sistemi ynë dhe politikat e qeverisjes nuk kanë qenë në nivelin e duhur për aksionet dhe operacionet e përditshme. Askush nuk pret mrekulli, por kërkohet përgjegjësi. Kjo situatë i gjeti të papërgatitur. Duhet të investojmë edhe në sistemin nën-tokësor për kanalizimet.”  / abcnews.al /

Më shumë apo më pak bashki?/ Haxhimali: Qeveria kërkon një numër më të vogël bashkish. Reforma e re duhet t’i shërbejë 2.4 milionë banorëve…

23 November 2025 at 19:45

Eksperti i pushtetit vendor Agron Haxhimali komentoi për ‘News Room’ bisedimet për një reformë të re territorial mes qeverisë dhe opozitës.

Haxhimali tha se qëndrimi i qeverisë është për një numër më të vogël bashkish, ndërsa opozita kërkon një numër më të madh. Sipas ekspertit, me reformën e mëparshme u kërkua që bashkitë e vendit të ishin prodhuese, por shumica prej tyre mbetën në statusin e ‘konsumatorit të fondeve të qeverisë’.

“Mazniku tha se duhet të krijojmë njësi të operojnë në të njëjtën linjë me dinamikën e qeverisë për integrimin dhe çështje të tjera. Bashkitë që kemi sot, nuk iu përgjigjën dinamikës së qeverisë qendrore. Ngelën më shumë të mbyllura. Ka një sërë arsye, por lidershipi dhe stili lë shumë për të dëshiruar. Këto 61 bashki edhe pse u zmadhuan, mentaliteti për të adminsitruar territor më të madh për një pjesë të tyre ishte nën nivelin e komunave të dikurshme. Nuk ka një qasje më moderne. Kemi dy tipologji konsumatore dhe prodhuese. Bashkitë tona u zmadhuan të ishin prodhuese, por konsumonin paratë e qeverisë.

Qasja e Boçit është natyrale, mes qeverisjes ndër vitesh dhe ku e shohin qytetarët. Janë elementë të rëndësishëm që e bëjnë qytetarin të gjejnë paqe.”

Më tej, Haxhimali tha se reforma e re duhet t’i shërbejë nevojave të 2.4 milionë banorëve të vendit.

“Qeveria e ka thënë që duam një numër më të ulët të bashkive. Opozita ka pranuar rishikimin e reformës që duan të regullojnë të gjitha dimensionet, por duan një numër më të madh. Reformat bëhen në kombinim arsyesh dhe logjikash sesi i shërbehet më mirë 2.4 milion qytetarëve.”  / abcnews.al /

‘Bashkitë e vogla, lobojnë më tepër për fonde’, Curri: Fushë-Arrëzi, potencial në energjinë e gjelbër…

23 November 2025 at 19:29

Bashkiaku i Fushë Arrëzit Hil Curri tha se për ‘News Room’ se bashkitë e vogla lobojnë më shumë në performancën kombëtare pasi fondet i kanë të kufizuar. Më tej, Curri tha se Fushë Arrëzi ka potencial në fushën energjitike, sekuestrimin e karbonit dhe në energjinë e gjelbër.

Sipas tij, për shkak të ndarjes së fondeve për numër banorësh, Bashkia e Fushë Arrëzit është ‘ e penalizuar’ pasi ka territor të madh, por pak banorë.

Bashkia e Fushë Arrëzit ka territor të madh dhe shërbimi ndaj qytetarëve është u vështirësuar nga shpërndarja e buxhetit për numër banorësh. Fondet, në performancën kombëtare ne jemi në vend të dytë ose të tretë në të gjithë bashkitë e Shqipërisë.

Bashkitë e vogla lobojnë shumë, sepse bashkitë e mëdha i kanë fondet e garantuara dhe i bën të mos jenë strategjikë në zhvillim. Nëse ka përgjysmim në bashkinë e Fushë Arrëzit duhet të ketë dhe në atë të Tiranës.

Kemi potenciale në fushën energjitike, sekuestrimin e karbonit, në energjinë e gjelbër. Kemi mundësi të jemi lider.”  / abcnews.al /

Si e ndryshoi burgu Fatos Nanon/ Martin Leka: E bëri më të vendosur në aspiratat për paqe dhe prosperitet demokratik

By: Rovena
2 November 2025 at 19:45

Analisti Martin Leka, i ftuar në emisionin “Newsroom” në ABC News, ka folur mbi ndikimin që burgu pati në formimin politik dhe njerëzor të ish-kryeministrit Fatos Nano.

Sipas Lekës, periudha e burgimit e forcoi Nanon në aspiratat e tij për paqe dhe prosperitet demokratik, duke e bërë më të vendosur dhe më tolerant.

Ai tregoi se Nano ruajti humorin dhe kurajën edhe në kushte të vështira, duke shkruar letra për partinë në copa paketash cigaresh apo çokollatash, ndërsa pas daljes nga burgu zgjodhi rrugën e tolerancës në vend të hakmarrjes, madje edhe ndaj atyre që e çuan pas hekurave.

“Burgu e bëri më të vendosur në aspiratat për paqe dhe prosperitet demokratik, të cilat arrihen vetëm me politikë dhe demokraci. Ishte i qartë në garat e tij, kur betejat nuk kishin kohë dhe mbarim. Ishte një njeri shumë i vendosur, saqë nuk e imagjinoje dot që të kishte një kurajo të admiruar.

Kam marrë kurajo të admirueshme nga Fatos Nano. Ishte një njeri që kishte jashtëzakonisht humor dhe kurajo. Shkruante letra në burg në paketa cigaresh, letra alumini apo çokollate, vetëm për të mbajtur aktiv komunikimi me partinë.

Në burg, ishte e trishtë që të shikoje një njeri intelektual, të mbahej në ato kushte. Ishte e gjithë pjesa intelektuale e Shqipërisë në burg. Kur doli nga burgu, nuk doli kundër dhe nuk u hakmor ndaj njeriut që e çoi në burg, Sali Berishën. Hapi mendjen e njerëzve se hakmarrja mund të zëvendësohej me tolerancën”, tha Martin Leka./abcnews.al

Nano kryesocialisti i kohërave të trazuara/ Agostini: Vendosi standard në komunikim me gazetarët. Leka: Modernizoi PS-në

By: Rovena
2 November 2025 at 19:25

Sot, më 2 nëntor 2025, Shqipëria i dha lamtumirën e fundit ish-kryeministrit dhe ish-liderit të Partisë Socialiste, Fatos Nano, në një ceremoni shtetërore që u zhvillua në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Në nder të një prej politikanëve më të rëndësishëm të tranzicionit shqiptar, kryeministri i vendit Edi Rama mbajti një fjalim që për të “nuk ishte lamtumirë”. Plot dhimbje, foli edhe bashkëshortja e politikanit të ndjerë, Xhoana Nano

Në emisionin “Newsroom” në ABC Neës, gazetarja Sonila Agostini dhe analisti Martin Leka ndanë kujtimet dhe vlerësimet e tyre për figurën e ish-kryeministrit Fatos Nano, pas ndarjes së tij nga jeta. Agostini theksoi standardin e lartë të komunikimit që Nano kishte me median, duke e përshkruar si një lider që kërkonte vetë ballafaqimin me gazetarët dhe që demokratizoi jetën e brendshme në Partinë Socialiste.

Ndërsa Leka vuri në pah rolin e tij në modernizimin e së majtës shqiptare, duke e cilësuar Fatos Nanon si një politikan të ndritur që solli ide të reja dhe vendosi gurë themeli në rrugën e demokratizimit të vendit.

Sonila Agostini: Ishte kënaqësi që të ishim përballë një kryetari dhe një kryeministri që e konsideronte sfidë përballje me gazetarët. Kanë qenë maratona të gjata, por që asnjëherë nuk dilnim duar bosh pa marrë lajmin. Për ne ishte më e lehtë për të marrë vesh rrymat që qarkullonin brenda PS për shkak të demokratizimit që bëri Fatos Nano. Ai e kërkonte vetë ballafaqimin me gazetarët. Sot nuk e gjen atë standard.

Martin Leka: Fatos Nano do të mbetet në mendje për kulmin e ideve të tij. Në moshën 50 vjeçare Fatos Nano tregoi me qëndrimin e tij se duhej të ikte për të mos u kthyer më, sepse bëri një luftë me sakrifica të mëdha. Ishte i vetmi i majtë që arriti të shkonte në balotazh, pas humbjen së Ramiz Alisë. E modernizoi PS-në, duke e bërë sot partinë që mori mandatin e katërt. Unë mendoj se Fatos Nano do të mbahet mend si një njeri i ndritur që modernizoi mandatin. Ai u ul me njeriun që e burgosi, me Berishën, për të bërë marrëveshje për demokratizimin e Shqipërisë./abcnews.al

Nga zyrat e Berishës drejt bashkive të Ramës/ Gazetari: Baza e PD, e zhgënjyer. Pranimi i posteve, frymë e re që dëmton demokratët

26 October 2025 at 19:45

Gazetari Anesti Barjamemaj komentoi për ‘Newsroom’ zhvillimet e fundit në selinë blu dhe rrokadën institucionale të demokratëve nga zyrat e Berishës në bashkitë e Ramës.

Barjamemaj tha se baza e demokratëve ka qenë e lodhur prej shumë kohësh dhe se drejtuesit e saj po zhgënjehen. Më tej, gazetari shtoi se pranimi i ofertave nga demokratët drejt posteve të ofruara nga partia në pushtet do të krijojë një frymë të re në PD duke e dëmtuar atë.

” Baza ka qenë e lodhur prej kohësh, problemi është që po ajka e PD dhe drejtuesit e saj po zhgënjehen. Kjo tregon që demokratët kanë qenë të etur për pak pushtet dhe cdo gjë që u ofrohet e pranojnë, kjo ka ndodhur dhe në Vlorë dhe Elbasan.

Zheni Gjergji ka pasur komisionin e shëndetësisë, ka denoncuar shumë skandale, ka bërë dhe interpelancë dhe tashmë atë sistem që e sulmonte është koka e sistemit. Kjo gjë e dëmton PD sepse krijon dhe frymën në PD që cdo ofertë që vjen shkoni. Mund të ketë një rrjedhje masive nëse vijon kjo gjë.”  / abcnews.al /

Bejtjas i mbaron mandati/ Koçi: Kemi në fuqi ripërtëritjen e gjykatës me 1/3

By: Re Nato
19 October 2025 at 20:11

Gjykata Kushtetuese vendosi se Sonila Bejtjës i ka mbaruar mandati si anëtare në këtë gjykatë.

Vendimi erdhi pas kërkeses së bërë nga Presidenca si institucion i emertesës së saj, drejtuar Gjykatës kushtetuese për sqarim për afatin e përfundimit të mandatit.

Gazetari Ervin Koçi tha në “Newsroom” në ABC News, se kemi në fuqi ripërtëritjen e gjykatës me 1/3, sipas asaj që përcakton edhe kushtetuesja.

Koçi shtoi se Bejtja i plotësi vitet e saj sipas mandatit.

“Do ripërtërihet 1/3 e gjykatës. Aktualisht, deri në 2028 i kemi. Edhe Sandër Beci do humbi 1 vit nga mandati i tij. Sonila Bejtja i plotësoi vitet sipas mandatit. Si do ripërtëritet nëse i mbaron në 2028? Ka diçka, përpos të gjithave, normat kushtetuese janë ato që prevalojnë. Kushtetuesja thotë që ripërtërihet 1/3. Nuk ka pse të ketë debat. Kjo trupë gjyqësore mund të hedhë poshtë vendime të qeverisë, çdo kush do donte të kishte influencë brenda saj. Duket sikur secila palë do t’i zgjasë mandatet. Duhet lënë ripërtëritja e tyre. Edhe kryetarja e gjykatës donte t’i drejtohej Komisionit të Venecias, por e kuptoi që nuk mund t’i drejtohej.”, theksoi ai./abcnews.al

❌
❌