Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 December 2025Main stream

Rama u drejtohet sipërmarrësve: Paqe me ndërtuesit nuk ka, do më keni këmba këmbës… (VIDEO)

By: V K
23 December 2025 at 12:42

Ditën e sotme, gjatë një takimi me bizneset për paqen fiskale, kryeministri i vendit Edi Rama, kërcënoi duke thënë se, “paqe me ndërtuesit nuk ka”.

Rama kishte kritika për disa ndërtues, që siç u shpreh Rama “marrin leje për të ndërtuar godina spektakolare dhe bëjnë një kafaz pëllumbash”.

Në replike me një prej sipërmarrësve të pranishëm në takim, Rama iu drejtua duke i thënë “mos të vij të shoh ndërtimet e tua”.

Kreu i qeverisë u shpreh se ndërtuesit do ta kenë atë këmba këmbës.

“Duhet të ngrini nivelin dhe mos e kërkoni fajin tek pasqyra, por tek fytyra, nuk ka askush asnjë borxh që ndërruesit të mos i qëndrojnë korrekt atyre që paguajnë.

Vjen merr një leje për të bërë një goditën spektakolare dhe bën një kafaz pëllumbash. Si mund të lejohet kjo.

Kështu që nuk jam unë problemi, as nuk jemi ne. Mbase nuk je as ti problemi se nuk e di ca ndërtimesh bën. Mos e vazhdojmë këtë bisedë që mos të kërkoj të shoh edhe ndërtimet e tua dhe të të them si flet. Dakord je? Ok i shohim, por mos del gjysmagjel.

Paqe me ndërtuesit nuk ka, paqe fiskale me të gjithë po. Paqe standarde me ndërtuesit nuk ka. Më keni prapa këmba këmbës mua dhe ca varen nga unë. Pastaj keni ca bashki që mund të bëni lodra, po u kapet nuk ju ka faj njeri”, tha Rama nder te tjera.

 

The post Rama u drejtohet sipërmarrësve: Paqe me ndërtuesit nuk ka, do më keni këmba këmbës… (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Pas 2 orësh, deputetja e PS Olta Xhaçka largohet nga SPAK

By: V K
23 December 2025 at 12:36

Ish-ministrja e Jashtme dhe Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme,  aty ku u paraqit mëngjesin e kësaj të marte.

Xhaçka ka dalë nga SPAK, ndërsa ka refuzuar të flasë për gazetarët, duke mos dhënë asnjë koment mbi arsyet përse është paraqitur në institucionin e drejtësisë.

Ndërkohë sipas raportimeve, thuhet se Xhaçka është thirrur në SPAK për hetimet mbi Portin e Limionit.

Hetimi nisi pas kallëzimit në SPAK nga ish-zëvendëskomandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari në vitin 2021 kundër vendimit të Këshillit të Ministrave, që më 1 korrik 2020 vendosi që Baza Detare Limion me një sipërfaqe të përgjithshme mbi 265 mijë metra katrorë, t’i jepej me qira për 20 vjet me tarifën simbolike 1 euro bashkimit të 2 shoqërive.

Baza detare e Sarandës, do të qëndrojë e sekuestruar derisa Prokuroria e Posaçme të dalë me një vendim për hetimin e nisur lidhur me procedurat e ndjekura, për dhënien me qira te privati të pronës së ushtrisë.

Kujtojmë gjithashtu se ndaj ish-ministres Olta Xhaçka dhe bashkëshortit të saj Artan Agaçi, janë ngritur edhe akuza lidhur me privatizimin e tokave në Himarë ku do ndërtohej resort turistik, dhe mbi të cilën morën statusin e investitorit strategjik nga Edi Rama.

The post Pas 2 orësh, deputetja e PS Olta Xhaçka largohet nga SPAK appeared first on Albeu.com.

Skandali për tenderat e AKSH-it, SPAK e la në “arrest shtëpie”, Mirilda Karçanaj i delegon kompetencat vartëses (EMRI)

By: V K
23 December 2025 at 12:08

Pas zbulimit të skandalit për abuzimet me tenderat në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe vendosjes së saj në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, drejtoresha Mirlinda Karçanaj, ka deleguar kompetencat drejtuese.

Mirlinda Karçanaj, i ka deleguar kompetencat e saj si drejtuese e AKSHI-t tek Romina Kostani.

“Në mbështetje të ligjit nr. 44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”, ligjit nr. 90/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore”, të Ligjit nr.43/2023 “Për Qeverisjen Elektronike” të ndryshuar, të Kreut V, neni 21, pika 5 të Ligjit nr. 162, datë 23.12.2020 “Për prokurimin publik të ndryshuar, të Kreut IX, neni 73, pika 2, të Vendimit nr. 285, datë 19.05.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, të ndryshuar, si dhe të Rregullores së Brendshme Nr.2740 Prot., datë 20.6.2025 “Mbi detyrat dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

URDHËROJ:

1. Delegimin e kompetencave të Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe nëpunësit të autorizuar, Znj. Romina Kostani, Drejtor, Drejtoria e Koordinimit të Agjendës Digjitale dhe Projekteve e-Gov me Fonde te Huaja.

2. Delegimin e kompetencave të Titullarit të Autoritetit Kontraktor për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Znj. Romina Kostani, Drejtor, Drejtoria e Koordinimit të Agjendës Digjitale dhe Projekteve e-Gov me Fonde te Huaja.

3. Delegimin e kompetencave të Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit mbi vendimmarrjet në çështjet e sigurisë kibernetike Z. Enis Ylli, Drejtor, Drejtoria e Monitorimit dhe Mbrojtjes Kibernetike për Sistemet dhe Infrastrukturat e-Gov dhe Z. Marko Cela, Drejtor. Drejtoria e Infrastrukturës e-Gov.

4. Kompetencat e deleguara të titullarit do të ushtrohen nga data 18.12.2025 deri në shfuqizimin e këtij urdhri.

5. Ngarkohet Drejtori i Koordinimit të Agjendës Digjitale dhe Projekteve e-Gov me Fonde te Huaja. Drejtori i Monitorimit dhe Mbrojtjes Kibernetike për Sistemet dhe Infrastrukturat e-Gov dhe Drejtori i Infrastrukturës e-Gov, për zbatimin e këtij urdhri.

6. Ngarkohet Sektori i Arkivë Protokollit për njoftimin e këtij urdhri.

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.”- thuhet në vendim.

 

The post Skandali për tenderat e AKSH-it, SPAK e la në “arrest shtëpie”, Mirilda Karçanaj i delegon kompetencat vartëses (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Lëvizje në merkato, Bajerni mund të ketë largime surprizë

By: V K
23 December 2025 at 11:47

Bajerni nuk do të jetë aktiv në afrimin e lojtarëve të rinj gjatë merkatos dimëror. Megjithatë, drejtori sportiv Maks Eberl bëri të ditur se mund të ketë disa largime.

Bajerni po përgatitet për largime të mundshme në merkaton e dimrit. “Gjithmonë mund të ketë ndonjë lojtar që ndoshta është pak i pakënaqur dhe që, tani që lojtarët e dëmtuar po rikthehen, thotë: dua të bëj diçka ndryshe”, citohet të ketë thënë Maks Eberl. 52-vjeçari nuk përmendi emra konkretë që mund të largohen në janar.

Së fundmi, mbrojtësi Sasha Boej, është përmendur në media si një kandidat i mundshëm për largim. 25- vjeçari është vetëm rezervë nën drejtimin e trajnerit Kompani.

Raportimet tregojnë se ka interes të madh për transferimin e Leon Goretzkës. 30-vjeçari është titullar i rregullt, por kontrata e tij skadon verën e ardhshme.

The post Lëvizje në merkato, Bajerni mund të ketë largime surprizë appeared first on Albeu.com.

PD kërkoi mbledhje urgjente të Këshillit të Mandateve për imunitetin e Ballukut, PS refuzon, Manja: Kemi angazhime të tjera

By: V K
23 December 2025 at 11:23

Ditën e sotme, Partia Demokratike, ka kërkuar një mbledhje urgjente të Këshillit të Imunitetit dhe Mandateve për Belinda Ballukun, por mazhoranca socialiste ka refuzuar.

Ulsi Manja, si anëtar i këtij këshilli tha se ka angazhime të tjera, takime me elektoratin.

“Sekretariati e mbaroi mbledhjen për sot, ndërsa unë si anëtari i këshillit të mandateve kam angazhime të tjerë me elektoratin”, iu përgjigj Ulsi Manja gazetarëve.

Kujtojmë që ditën e djeshme, 5 anëtarët e PD në Këshillin e Imunitetit kanë kërkuar që të martën (sot), ora 11.00, të mblidhet Këshilli për Imunitetin për të shqyrtuar kërkesën e prokurorisë për heqjen e imunitetit të Zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Kërkesa e PD

Bardhi, në një deklaratë ku shprehet se duhet te diskutohet autorizimi për arrestimin apo heqjen e lirisë ndaj zëvendëskryeministres, ministres dhe deputetes Belinda Balluku.

“Sot, ne 5 anëtarët e Partisë Demokratike në Këshillin e Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve, i kemi dërguar një kërkesë urgjente Kryetarit të Kuvendit për të mbledhur Këshillin e Mandateve nesër në orën 11:00, për të vijuar shqyrtimin e kërkesës së SPAK-ut, me anë të së cilës kërkohet autorizimi për arrestimin apo heqjen e lirisë ndaj zëvendëskryeministres, ministres dhe deputetes Belinda Balluku.

Edi Rama dje njoftoi se do të vijonte bllokimin e drejtësisë dhe pengimin e saj deri në muajin shkurt, kur Gjykata Kushtetuese të shprehet përfundimisht mbi një kërkesë të tij për masën e parë ndaluese të marrë nga SPAK dhe Gjykata e Posaçme ndaj Belinda Ballukut.

Në fakt, kërkesa e sjellë në Kuvend nga Prokuroria dhe çështja që po trajtohet në Gjykatën Kushtetuese nuk kanë asnjë lidhje me njëra-tjetrën. Gjatë kohës kur Rama iu drejtua Gjykatës Kushtetuese, për shkak se Prokuroria kishte marrë masën ndaluese për ushtrimin e funksionit për zonjën Balluku, ajo akuzohej për dy krime, me një vlerë dëmi prej 2010 milionë euro, dhe dosja e saj ishte kjo.

Sot që kërkesa e Prokurorisë ka ardhur në Kuvend për përshkallëzimin e masës ndaluese ndaj zonjës Balluku, pra për masë arresti apo heqje të lirisë, ajo akuzohet për plot 11 krime, me një vlerë dëmi prej 1.1 miliardë euro. Dhe dosja e saj është kjo, së bashku me provat që Prokuroria i ka sjellë në këtë USB Kuvendit.

Ndaj, thirrja ime sot shkon për Kryetarin e Kuvendit që të mos pengojë drejtësinë, të mos bëhet vegël e interesave personale apo e frikës që ndjen Edi Rama nga hetimi i plotë, i shpejtë dhe i pa ndikuar i Prokurorisë në rastet korruptive të Belinda Ballukut.

Tashmë i madh e i vogël e dinë që Edi Rama nuk po e pengon drejtësinë për shkak të Belinda Ballukut, por po e pengon drejtësinë për shkak të frikës së tij dhe sepse është i ndërgjegjshëm se urdhëruesi i çdo afere korruptive të kryer nga Belinda Balluku është vetë Edi Rama.”

Në kërkesën e 5 anëtarëve të PD drejtuar Kryetarit të Kuvendit thuhet se:

“Në mbështetje të nenit 13, pika 6, dhe nenit 118 të Rregullores së Kuvendit, Ne, 1/2 e anëtarëve të Këshillit:
– Duke e konsideruar periudhën më shumë se 3 ditore si të mjaftueshme për palët që të njihen me aktet dhe të përgatiten për praqitjen e agumenteve/mbrojtjen, bazuar edhe në precedentin parlamentar të dy rasteve të fundit të marra në shqyrtim nga Këshilli, ku afati në dispozicion të palëve ka qenë 48-72 orë;
– Duke mbajtur në konsideratë shënimin e Prokurorisë së Posacme në kërkesë dhe gjatë mbledhjes së datës 19 Dhjetor 2025, ku nënvizohet se znj. Belinda Balluku është konstatuar me metoda speciale hetimi se po intimidon dëshmitarë/prish prova;
– Duke mbajtur në konsideratë kërkesën e Prokurorisë së Posacme që cështja të shqyrtohet nga Këshilli brenda 3-5 ditë nga mbledhja e datës 19 Dhjetor 2025, për shkak të natyrës së ngutshme që ka kërkesa dhe nevojës për moscenimin e hetimeve;
– Me qëllim që Këshilli dhe Kuvendi të mos bëhen pengesë për drejtësinë dhe për hetimin e cështjeve nga Prokuroria e Posacme;
Kërkojmë:
1. Mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ditën e martë, datë 23 Dhjetor 2025, ora 11.00, me Rend Dite: “Vijimi i shqyrtimit të kërkesës nr. 13019 Prot., datë 16.12.2025, me anë të së cilës Prokuroria e Posacme ka kërkuar dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit – Zëvendëskryeministrit – Ministrit, znj. Belinda Balluku.”.

Deputetët e PD theksojnë se: “thirrja e mbledhjes së Këshillit me kërkesë të 1/2 së anëtarëve është e detyrueshme sipas Rregullores, sepse Këshilli thirret në dy forma sipas pikës 6, të nenit 13 të Rregullores së Kuvendit: (1) me kërkesë të Kryetarit të Kuvendit; (2) me kërkesë të 1/2 së anëtarëve të Këshillit. Nëse thirret nga 1/2 e anëtarëve të Këshillit, Kryetari i Kuvendit ka detyrimin të njoftojë Rendin e Ditës për anëtarët e tjerë dhe palët që mund të jenë thirrur në proces. Për këtë arsye, përmbushni detyrimin tuaj ligjor dhe mos u bëni pengesë për drejtësinë.”.

The post PD kërkoi mbledhje urgjente të Këshillit të Mandateve për imunitetin e Ballukut, PS refuzon, Manja: Kemi angazhime të tjera appeared first on Albeu.com.

PS heq dorë nga ndëshkimi për 19 deputetë, masa vetëm për 10 ligjvënës

By: V K
23 December 2025 at 10:54

Partia Socialiste, është tërhequr nga masat për 19 deputetë të PD-së, për cilët është kërkuar përjashtim me 10 ditë, nga 29 të tillë në total.

Në mbledhjen e Sekretariatit të Etikës, ku u diskutua kërkesa e mazhorancës për përjashtimin e deputetëve të opozitës nga mbledhjet e Kuvendit, me pretendimin se ushtruan dhunë në sallë, PS ka kërkuar masë ndëshkimore vetëm për 10 ligjvënës të PD-së.

Sakaq, Ulsi Manja, propozoi që mos të ketë përjashtime me 10 ditë nga Kuvendi për deputetët e opozitës.

Sakaq, për 10 deputetët, socialistët kanë kërkuar 60 deri në 30 ditë përjashtim.

The post PS heq dorë nga ndëshkimi për 19 deputetë, masa vetëm për 10 ligjvënës appeared first on Albeu.com.

Shkoni te zyra e Gysit, aty bëni mbledhje/ Debate në Sekretariatin e Etikës, Bardhi: Pse nuk përjashtoni anëtarët e qeverisë që sillen si banditë?

By: V K
23 December 2025 at 10:36

Ditën e sotme, Sekretariati i Etikës në Kuvend, është shoqëruar me debate mes mazhorancës dhe opozitës.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi dhe deputetët e tjerë opozitarë kanë kërkuar të shohin provat, për të cilat mazhoranca kërkon përjashtimin e 29 deputetëve.

“Ku janë provat dhe çfarë kanë bërë deputetët, të vish në sallën e Kuvendit ku ka rezultuar që në një institucion vepronte një grup i strukturuar kriminal, ju pretendoni që opozita të mos vijë për ta ngritur

Është tjetër kush grup i strukturuar kriminal. Pse nuk përjashtoni anëtarët e qeverisë që sillen si banditë”, tha Bardhi.

Ndërkohë Ulsi Manja, ndërpreu seancën dhe tha se do të tërhiqen për të marrë vendimin. Deputeti Flamur Noka ironizoi duke thënë : “Shkoni te zyra e Gysit, aty bëni mbledhjet”.

Deputetët për të cilët kërkohen masa disiplinore:

Përjashtim për 60 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare:

1-Belind Këlliçi

2-Fidel Kreka

3-Albana Vokshi

4-Ledina Alolli

5-Denisa Vata (për futje dhe përdorim të lëndëve piroteknike në sallën e Kuvendit)

6-Klevis Balliu

7-Flamur Noka (për moszbatim të masave disiplinore, dëmtim të pajisjeve të Kuvendit dhe veprime të dhunshme ndaj Gardës së Republikës)

Përjashtim për 30 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare:

1-Elda Hoti (për dëmtim të pajisjeve dhe mosrespektim të Kodit të Sjelljes)

2-Gazment Bardhi

3 Sali Berisha (për shkelje të përsëritura të rendit të seancës, përdorim të gjuhës joparlamentare dhe pengim të zhvillimit normal të punimeve parlamentare)

Përjashtim për 10 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare:

1-Besart Xhaferri

2-Xhelal Mziu

3-Bledjon Nallbati

4-Luçiano Boçi

5-Saimir Korreshi (për pengim të zhvillimit të seancës dhe akte dhune)

6-Edi Paloka

7-Ina Zhupa

8-Klodiana Çapja

9-Oerd Bylykbashi

10-Enno Bozdo

11-Tomorr Alizoti

12-Ivi Kaso

13-Gent Strazimiri

14-Luan Baçi

15-Bledi Himçi

16-Greta Bardeli

17-Manjola Luku

18-Flamur Hoxha

19-Kliti Hoti

 

The post Shkoni te zyra e Gysit, aty bëni mbledhje/ Debate në Sekretariatin e Etikës, Bardhi: Pse nuk përjashtoni anëtarët e qeverisë që sillen si banditë? appeared first on Albeu.com.

”Zonja me pëllumba”/ Historia tragjike eaktorja që u identifikua me Krishtlindjet

By: V K
23 December 2025 at 10:29

Aktorja irlandeze Brenda Fricker, që luajti rolin ikonik të “Zonjës së Pëllumbave” në “Home Alone 2”, ka zbuluar se si është ndjerë e lënë pas dore në fazat e fundit të karrierës së saj.

Aktorja ka një numër rolesh të shkëlqyera në karrierën e saj, por për shumicën dërrmuese të audiencës ajo do të jetë përgjithmonë e huaja zemërmirë që ndihmoi Kevin McCallister, në aventurën e tij të Krishtlindjeve.

Së bashku me “ushtrinë” e saj të pëllumbave, ajo e mori nën mbrojtje heroin e Macaulay Culkin në filmin e vitit 1992, ndërsa “Liquid Bandits” e ndiqnin atë nëpër rrugët e Nju Jorkut.

Në finale, ai e shpëton situatën duke hedhur fara në kokat e Harrit dhe Marvit, duke bërë që pëllumbat e Central Park të sulmojnë keqbërësit.

Megjithatë, siç e thekson vetë, “zonja me pëllumba”, meriton shumë më tepër respekt. Fricker ka dhënë performanca të shkëlqyera dhe ishte aktorja e parë irlandeze që fitoi një çmim Oscar.

Në vitin 1990, ajo u nderua me çmimin për Aktoren më të Mirë në Rolin Mbështetës për filmin “My Left Foot”, duke bërë histori.

Më pas ajo u shfaq në filma të tillë si “So I Married an Axe Murderer”, “Angels in the Outfield”, “A Time to Kill”, “Veronica Guerin”, “Inside I’m Dancing” dhe “Albert Nobbs”.

Pavarësisht karrierës së saj të shkëlqyer, aktorja zbuloi se pasi mbushi 70 vjeç, ofertat për punë pothuajse u zhdukën.

Në një intervistë me Times, ajo përshkroi ndjesinë e “padukshmërisë” që ndjeu kur hyri në dekadën e shtatë të jetës. “Nuk shkruajnë role për gra të moshuara”, tha ajo.

“Shekspiri shkroi, por shkrimtarët e rinj jo. Ka kaq shumë gra interesante me histori dhe përvoja”.

Madje ajo kujtoi një citat nga Richard Harris, i cili i kishte thënë se në moshën 70-vjeç bëhesh i padukshëm.

“Në ditëlindjen time mendova se ai kishte gabim. Një javë më vonë e kuptova saktësisht se çfarë donte të thoshte. Është e çuditshme. Duhet të bërtasësh që të të dëgjojnë. Nuk jam pa punë për ndonjë arsye tjetër. Thjesht nuk ka role”.

Sot, Fricker përballet me probleme serioze shëndetësore, të cilat, thotë ajo, e kanë detyruar të qëndrojë në shtrat.

Pa dhënë detaje, ajo pranon se jeton “çdo ditë me dhimbje” dhe ndihet vazhdimisht e rraskapitur. Në një intervistë të kohëve të fundit me Guardian, aktorja 80-vjeçare tha se i merrej fryma edhe kur flet.

Nuk kam përjetuar kurrë një lodhje të tillë në jetën time. Ndihem e rraskapitur. Pyes veten nëse do të ngrihem përsëri. Është një vdekje e tmerrshme, vdes çdo ditë nga dhimbja. Ndoshta do të jetoj deri në 100 vjeç”, tha ajo me humor të hidhur.

Kur nuk mund të flejë, ajo gjen ngushëllim duke parë serialin “Real Housewives of Beverly Hills”, i cili, thotë ajo, e argëton më shumë se çdo gjë tjetër.

Pavarësisht faktit se emri i saj është identifikuar me një nga filmat më të dashur të Krishtlindjeve të të gjitha kohërave, ajo ka pranuar se nuk i do veçanërisht Krishtlindjet.

Në një intervistë të mëparshme me BBC Radio 1, ajo tha se të jetosh vetëm dhe në pleqëri mund të jetë një kohë e errët.

Ajo e fik telefonin, ul perdet, shikon programe të regjistruara paraprakisht dhe kalon kohë me qenin e saj.

“Është thjesht një lloj tjetër Krishtlindjesh”, shpjegoi ajo, duke shtuar se ajo që e gjen vërtet të vështirë nuk është aq shumë vetë festa, por nata e Vitit të Ri.

The post ”Zonja me pëllumba”/ Historia tragjike eaktorja që u identifikua me Krishtlindjet appeared first on Albeu.com.

Olta Xhaçka paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

By: V K
23 December 2025 at 10:08

Ditën e sotme, ish-ministrja socialiste Olta Xhaçka, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Nuk dihen ende arsyet e paraqitjes së Xhaçkës në SPAK.

Ndërsa e pyetur nga gazetarët, ajo nuk dha asnjë koment.

 

 

The post Olta Xhaçka paraqitet në Prokurorinë e Posaçme appeared first on Albeu.com.

Protesta e Partisë Demokratike/ Policia arreston 4 persona, procedohen 7 të tjerë

By: V K
23 December 2025 at 09:49

Katër persona janë arrestuar dhe shtatë të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë nga policia, pas protestës së zhvilluar mbrëmjen e djeshme para Kryeministrisë.

Që pas përfundimit të protestës së PD, policia shoqëroi disa persona, pasi në fund të protestës u hodhën molotovë e mjete piroteknike në drejtim të Kryeministrisë, ndërsa u tentua që të kalohej kordoni i policisë në rrethim të godinës duke u përplasur edhe me forcat e rendit.

Policia njoftoi se si pasojë e hedhjes së molotovëve, lëndëve piroteknike dhe sendeve të forta nga ana e protestuesve, janë dëmtuar dy efektivë.

The post Protesta e Partisë Demokratike/ Policia arreston 4 persona, procedohen 7 të tjerë appeared first on Albeu.com.

Shansi historik i Shqipërisë, Emanuela Rusta drejt Botërorit 2026

By: V K
23 December 2025 at 09:37

Shqipëria ka sot një perspektivë të dyfishtë drejt Kampionatit Botëror. Përveç shpresave që Kombëtarja të jetë pjesë e fazës finale, vendi ynë është për herë të parë në histori në garë që të përfaqësohet edhe përmes arbitrazhit.

“Panorama Sport”, mëson ekskluzivisht se gjyqtarja nga Elbasani, Emanuela Rusta, është përzgjedhur paraprakisht për një seminar ndërkombëtar të FIFA-s, që do të zhvillohet në Zvicër në muajin shkurt, një hap i rëndësishëm në procesin e seleksionimit për Botërorin.

PROCESI I PËRZGJEDHJES – Seminari do të mbledhë arbitre nga kampionate të ndryshme dhe shërben si fazë filtruese për evenimentet madhore.

Gjatë tij do të vlerësohen përgatitja fizike, njohuritë teknike dhe aftësia për të punuar në sistemin VAR.

Vetëm më të mirat do të vazhdojnë rrugën drejt angazhimeve në turne ndërkombëtarë dhe në rastin konkret për në Botërorin e vitit të ardhshëm.

Përfshirja e Rustës në këtë proces e vendos Shqipërinë për herë të parë në një rrugë konkrete drejt përfaqësimit arbitral në Botërorin e futbollit, diçka që dukej e pamundur të mendohej më parë.

EKSPERIENCA NDËRKOMBËTARE – Emanuela Rusta, është prej vitesh pjesë e grupit të gjyqtareve që ka vënë drejtësi në fushë në ndeshje të nivelit të lartë në kompeticione të UEFA-s dhe FIFA-s.

Së fundmi, ajo është graduar edhe në grupin elitar të arbitrave, një sinjal ky i qartë se ndeshje më të rëndësishme e presin në vijim.

Ajo njihet edhe për eksperiencën e saj në VAR, ku renditet ndër arbitret femra me më shumë angazhime në kampionatet respektive, një element kyç që e vendos atë në radarët e FIFA-s për ngjarjet madhore të ardhshme.

The post Shansi historik i Shqipërisë, Emanuela Rusta drejt Botërorit 2026 appeared first on Albeu.com.

Skandalet dhe aferat e Ballukut/ BE ndëshkon qeverinë e Edi Ramës, e skualifikon nga…

By: V K
23 December 2025 at 09:15

Qeveria shqiptare, është skualifikuar nga Ministeriali i Energjisë së BE-së. Në një vendim të datës 18 dhjetor, ky ministral ka vendosur të ndëshkojë qeverinë shqiptare për shkak të detyrave që kjo e fundit ishte zotuar të realizonte në sektorin e energjisë.

Në këtë vendim të BE, thuhet se qeveria shqiptare duhet të raportojë gjatë vitit 2026, se çfarë hapash do ndërmarrë në korrigjimin e problemeve të konstatuara ne politikat e Energjisë.

Kujtojmë se përjashtimi nga ky program i Shqipërisë, lidhet drejtpërdrejtë me 3 projektligje që ishin përgjegjësi e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila zyrtarisht është e pandehur nga SPAK, për disa akuzua.

Konkretisht bëhet fjalë për projektligjet:

1.TEC-i i Roskovecit

2. ⁠Anijet Energjetike “Tigrat” në Vlorë

3.⁠Linjat e interkonjeksionit evropian

VENDIM I KËSHILLIT MINISTROR TË KOMUNITETIT TË ENERGJISË TË BE:

2025/03/MC-EnC – Mos-përputhje e Shqipërisë me Traktatin e Komunitetit të Energjisë (Çështja ECS-5/24)

Këshilli Ministror i Komunitetit të Energjisë konstaton se:

Neni 1 – Mos-përmbushje nga Shqipëria

Shqipëria ka dështuar të miratojë dhe zbatojë, deri më 31 dhjetor 2023, legjislacionin, rregulloret dhe aktet administrative të nevojshme për t’u përputhur me:

–Direktivën (BE) 2019/944 (tregu i brendshëm i energjisë elektrike),

–Rregulloren (BE) 2019/941 (përgatitja ndaj rreziqeve në sektorin e energjisë),

–Rregulloret (BE) 2019/942 dhe 2019/943,

si dhe një sërë rregulloresh teknike të BE-së mbi:

–alokimin e kapaciteteve,

–menaxhimin e kongjestionit,

–balancimin e energjisë,

–emergjencat dhe operimin e sistemit të transmetimit,

Gjithashtu, Shqipëria nuk ka njoftuar Sekretariatin për masat përkatëse, duke shkelur:

–vendimet e Komunitetit të Energjisë të viteve 2021 dhe 2022,

–si dhe nenet 6 dhe 89 të Traktatit të Komunitetit të Energjisë.

Neni 2 – Veprimet pasuese

1.Shqipëria duhet të marrë menjëherë të gjitha masat e nevojshme për të korrigjuar shkeljen dhe për t’u përputhur me të drejtën e Komunitetit të Energjisë.

2.Shqipëria duhet të raportojë rregullisht gjatë vitit 2026 mbi masat e marra.

3.Nëse shkelja nuk korrigjohet deri më 1 korrik 2026, Sekretariati ftohet të nisë procedurë sanksionuese sipas Nenit 92 të Traktatit.

Neni 3 – Hyrja në fuqi

Vendimi u drejtohet palëve dhe institucioneve të Traktatit dhe hyn në fuqi menjëherë pas miratimit.
Miratuar në Vjenë, më 18 dhjetor 2025.

The post Skandalet dhe aferat e Ballukut/ BE ndëshkon qeverinë e Edi Ramës, e skualifikon nga… appeared first on Albeu.com.

Ndarja nga jeta e vokalistit të grupit legjendar “Ilirët”, Policia e Kosovës jep detaje për gjetjen e trupit të pajetë të Shemsi Krasniqit

By: V K
23 December 2025 at 09:07

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me ndarjen nga jeta të Shemsi Krasniqit, i njohur si “Shemi”, vokalisti i grupit legjendar “Ilirët”, i cili ndërroi jetë në moshën 64-vjeçare.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka thënë për mediat se ata janë njoftuar për një person të pajetë rreth pres 15:00 të ditës së djeshme, 22 dhjetor, në një banesë në rrugën UÇK në Prishtinë.

Sipas tij, sapo morën njoftimin, policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Pllana theksoi se ngjarja po trajtohet në koordinim me prokurorin e shtetit dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme policore për të sqaruar rrethanat e vdekjes.

Krasniqi do të mbahet mend për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në muzikën shqiptare, sidomos për rolin e tij si vokalist i grupit “Ilirët”, me të cilin solli dhjetëra këngë të paharrueshme që shoqëruan breza të tërë.

Hitet e tij, si “Xhamadani vija vija”, mbeten pjesë e trashëgimisë muzikore shqiptare. Vdekja e tij ka shkaktuar tronditje tek kolegët, fansat dhe gjithë komuniteti i muzikës.

The post Ndarja nga jeta e vokalistit të grupit legjendar “Ilirët”, Policia e Kosovës jep detaje për gjetjen e trupit të pajetë të Shemsi Krasniqit appeared first on Albeu.com.

Përjashtimi i 29 deputetëve të PD-së/ Mblidhet sot Sekretariati i Etikës

By: V K
23 December 2025 at 08:59

Mëngjesin e kësaj të marte në orën 10:00, Sekretariati i Etikës, do të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Socialiste, për masa disiplinore ndaj 29 deputetëve të partisë demokratike.

Partia Socialiste, ka kërkuar të merren masa disiplinore ndaj 29 deputetëve demokratë pas tensioneve dhe incidenteve të ndodhura gjatë seancës plenare të 18 dhjetorit, në Kuvend, me argumentin se veprimet e deputetëve kanë qenë të mirëorganizuara dhe kanë përfshirë akte dhune dhe incidente të rënda.

Sipas qëndrimit të mazhorancës, aktet e dhunës nuk ishin spontane, por të organizuara nga drejtues të Partisë Demokratike, duke përfshirë Sali Berishën, Flamur Nokën dhe Gazment Bardhin.

Në kërkesë, mazhoranca kërkon ndëshkime disiplinore që variojnë nga 10 deri në 60 ditë përjashtim nga seancat plenare dhe nga punimet e komisioneve parlamentare për deputetët e përfshirë.

Deputetët për të cilët kërkohen masa disiplinore:

Përjashtim për 60 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare:

1-Belind Këlliçi

2-Fidel Kreka

3-Albana Vokshi

4-Ledina Alolli

5-Denisa Vata (për futje dhe përdorim të lëndëve piroteknike në sallën e Kuvendit)

6-Klevis Balliu

7-Flamur Noka (për moszbatim të masave disiplinore, dëmtim të pajisjeve të Kuvendit dhe veprime të dhunshme ndaj Gardës së Republikës)

Përjashtim për 30 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare:

1-Elda Hoti (për dëmtim të pajisjeve dhe mosrespektim të Kodit të Sjelljes)

2-Gazment Bardhi

3 -Sali Berisha (për shkelje të përsëritura të rendit të seancës, përdorim të gjuhës joparlamentare dhe pengim të zhvillimit normal të punimeve parlamentare)

Përjashtim për 10 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare:

1-Besart Xhaferri

2-Xhelal Mziu

3-Bledjon Nallbati

4-Luçiano Boçi

5-Saimir Korreshi (për pengim të zhvillimit të seancës dhe akte dhune)

6-Edi Paloka

7-Ina Zhupa

8-Klodiana Çapja

9-Oerd Bylykbashi

10-Enno Bozdo

11-Tomorr Alizoti

12-Ivi Kaso

13-Gent Strazimiri

14-Luan Baçi

15-Bledi Himçi

16-Greta Bardeli

17-Manjola Luku

18-Flamur Hoxha

19-Kliti Hoti

The post Përjashtimi i 29 deputetëve të PD-së/ Mblidhet sot Sekretariati i Etikës appeared first on Albeu.com.

Korrupsioni në Maqedoninë e Veriut: Skandalet milionëshe që tronditën shtetin

By: V K
23 December 2025 at 08:40

Biznesmenët Asmir Jahoski dhe Ratko Kapushevski u arrestuan, ndersa zyra e ish-drejtorit të Shërbimit për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta (SOZR), Pece Mirçevski, u bastis dhe pati “indikacione” për vendndodhjen e Artan Grubit.

Këto janë disa nga lajmet që iu dhanë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, gjatë vitit 2025 për aferat e dyshuara të korrupsionit të profilit të lartë, për të cilat ende nuk ka epilog; as aktakuza e as vendime për ndalimin e hetimeve nga prokurorët.

Deri ku kanë arritur hetimet në fund të këtij viti, kur Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut, ndodhet para zgjedhjes së një shefi të ri, pas largimit të Ljupço Kocevskit nga posti i prokurorit të shtetit?

Mazuti dërgohet për ekspertizë në Serbi, pritet ndihmë nga profesorë dhe MPB
Biznesmeni Asmir Jahoski, i njohur në publik për kompaninë e tij të naftës Pucko Petrol, si dhe pronarët e kompanisë RKM, Ratko Kapushevski dhe Erxhan Sulkoski, e presin në liri epilogun e hetimit në të cilin janë të dyshuar, i lidhur me furnizimin me mazut për nevojat e Termocentralit – TEC Negotinë, në periudhën nga viti 2021 deri në vitin 2023.

Ata janë vetëm tre nga gjithsej 13 persona fizikë, si dhe një kompani, të përfshirë në hetimin ku prokurorët dyshojnë se buxheti i shtetit u dëmtua për 167.5 milionë euro.

Informacionet e fundit për fazën në të cilën ndodhet hetimi, janë se Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PTHP KOKK) pret përgjigje dhe dokumente nga institucione të tjera.

Për rastin, mostra të mazutit janë dërguar për ekspertizë në një laborator të akredituar në Serbi.

Rezultatet prej andej kanë mbërritur më 27 nëntor, pas së cilës prokuroria, siç thuhet në përgjigjen për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë (REL), ka kërkuar ndihmë profesionale nga Instituti i Kimisë pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Matematikore dhe Fakultetit Teknologjik, të dy pjesë e Universitetit Shtetëror “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.

Ata duhej të rekomandonin profesorë që do të ndihmonin në sqarimin e çështjeve që dalin nga ekspertiza.

“Edhe pse të dyja institucionet ishin të obliguara ta bënin nominimin brenda 10 ditëve nga dorëzimi i kërkesës, deri më sot prokuroria nuk ka marrë asnjë përgjigje”, thonë nga PTHP KOKK-ja për REL-in.

Përveç fakulteteve, prokuroria ka kohë më të gjatë që pret përgjigje edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga PTHP KOKK, theksojnë se kishin nevojë për dokumentacion shtesë për furnizimet me mazut të TEC Negotinë dhe nga Sektori i Prodhimit pranë Elektranave të Maqedonisë së Veriut (ESM), ndaj në shtator i dhanë urdhër MPB-së që t’ua sigurojë ato.

“Prokurori publik pret që të dhënat, dokumentacioni dhe analiza e kërkuar nga MPB-ja të dorëzohen deri në fund të këtij viti, pas së cilës do të marrë vendim për rrjedhën e mëtejshme të procedurës”, shtojnë nga PTHP KOKK-ja.

Ndërkohë, për biznesmenët e dyshuar, të cilët fillimisht ishin në paraburgim dhe më pas u liruan me garanci, janë në fuqi masa kujdesi.

Jahoski, Kapushevski dhe Sulkoski, e kanë obligim të paraqiten herë pas here në gjykatë dhe kanë dhënë garanci financiare, duke depozituar para për kompensimin e dëmit.

Përveç kësaj, Kapushevskit dhe Sulkoskut u janë konfiskuar pasaportat, gjë që nuk vlen për Jahoskin.

Veprat penale që janë objekt i këtij hetimi me 13 të dyshuar dhe një kompani janë: keqpërdorimi i procedurës për thirrje publike, dhënia e kontratës për prokurim publik ose partneritet publik-privat, si dhe pastrimi i parave.

Të dyshuarit e tjerë në hetim janë persona që kanë mbajtur pozita të larta në ESM, nga drejtori i përgjithshëm dhe drejtorë sektorësh, deri te kryetarë dhe anëtarë komisionesh të lidhura me prokurime publike.

Grubi dhe Bajrami nuk ndodhen në vend, prandaj nuk ka as mundësi për gjykim ndaj tyre.

Disa nga emrat e përfshirë në këtë hetim lidhen edhe me aferat në Lotarinë Shtetërore, për të cilat ka shkruar REL-i.

Njëri prej tyre është Jahoski, i cili është djali i ish-kryetarit të komunës së Pllasnicës dhe deputetit aktual Ismail Jahoski nga koalicioni Fronti Evropian i udhëhequr nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI).

Jahoski u bë pronar i kompanisë “Hej DOOEL”, e cila lidhi një kontratë të kontestuar për qira të hapësirave afariste me Lotarinë Shtetërore në Vizbegovë të Shkupit, në vlerë prej 2.6 milionë eurosh.

Prokuroria dhe Policia Financiare hapën hetim pas hulumtimit të publikuar nga REL-i.

Ndërkaq, për përvetësime të tjera në Lotarinë Shtetërore, Prokuroria Themelore Publike Shkup në fund të vitit 2024 hapi hetim ku përfshiu edhe ish-zëvendëskryeministrin e parë Artan Grubi nga BDI, i cili njëkohësisht u fut edhe në listën e zezë të SHBA-së.

Rasti lidhet me organizimin e lojërave elektronike të fatit, përkatësisht me blerjen e terminaleve VLT, ndërsa dëmi për buxhetin e Lotarisë Shtetërore u vlerësua nga prokuroria në 8 milionë euro.

I dyshuar është edhe ish-drejtori i përgjithshëm Përparim Bajrami, i cili së bashku me Grubin është në arrati dhe për ta është lëshuar fletarrestim ndërkombëtar.

Më pak se një muaj para se të jepte dorëheqje nga posti i prokurorit të shtetit, Ljupço Kocevski, në emisionin “360 gradë” më 24 nëntor, deklaroi se hetimi në të cilin dyshohet Grubi ka përfunduar dhe se pritet vetëm ekstradimi i tij.

Por, deri tani nuk ka informacione zyrtare se ish-zëvendëskryeministri i parë është lokalizuar apo se është kërkuar zyrtarisht ekstradimi i tij nga ndonjë shtet. Mungesa e tij është pengesë edhe për zhvillimin e gjykimit.

“Hetimi është ngritur për vepër penale për të cilën parashikohet dënim me burg mbi 5 vjet dhe, sipas kësaj, nuk ekziston mundësi ligjore për gjykim në mungesë”, theksojnë nga PTHP Shkup për REL-in.

Vepra për të cilën dyshohen Grubi dhe Bajrami, siç theksohet edhe në fletarrestim, është përvetësim në shërbim, ndërsa edhe katër persona të tjerë ndiqen për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimeve zyrtare.

Në pritje të vendimit për aktakuzë për ish-drejtorin e SOZR-it

Një tjetër hetim i përfunduar, që lidhet me keqpërdorime të funksionarëve të lartë, është ai për Shërbimin për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta pranë Qeverisë, ku i dyshuar është ish-drejtori Pece Mirçevski.

“Hetimi ka përfunduar dhe po rrjedhin afatet ligjore për shqyrtimin e provave nga ana e mbrojtjes”, thonë nga Prokuroria e Shkupit për REL-in.

Kjo do të thotë se së shpejti mund të ketë vendim për ngritjen e aktakuzës ndaj tij.

Mirçevski, siç u njoftua edhe me hapjen e hetimit në shkurt, dyshohet për vepra penale të vazhduara: marrje ryshfeti dhe përvetësim në shërbim. Përveç tij, është përfshirë edhe një person tjetër për veprën dhënie ryshfeti.

Prokuroria e ndjek Mirçevskin sepse, ndër të tjera, nuk ka deklaruar konflikt interesi dhe nuk është përjashtuar nga pesë prokurime publike të fituara nga kompania e të dyshuarit të dytë, edhe pse “realizonte përfitim të drejtpërdrejtë material për vete dhe për bashkëshorten e tij”.

Mes këtyre përfitimeve, prokuroria pretendon se Mirçevski përdorte një automjet Volkswagen Passat nga kompania që fitonte tenderët, ndërsa bashkëshortja e tij përdorte shërbime transporti me automjete dhe shoferë.

Gjithashtu, ish-drejtori i SOZR ndiqet edhe për përvetësime të lidhura me udhëtime që paraqiteshin si zyrtare, për të cilat nënshkruante rezervime hotelesh, bileta avioni, urdhra udhëtimi jashtë vendit.

Prokuroria Themelore Publike Shkup dhe Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, do t’i çojnë këto lëndë drejt epilogut gjyqësor në mandatin e prokurorit të ri të shtetit.

Kocevski dha dorëheqje më 16 dhjetor, në ditën kur në Kuvend duhej të fillonte debati për shkarkimin e tij me propozim të Qeverisë.

Me largimin e tij, Kocevski akuzoi se vendimi i pushtetit është politik dhe u shpreh i zhgënjyer, duke thënë se bëhet fjalë për “mosrespektim të dukshëm të parimeve mbi të cilat mbështetet shteti ligjor”.

Përfaqësues të pushtetit, përfshirë edhe kryeministrin Hristijan Mickoski, e kritikonin vazhdimisht për mungesë rezultatesh në punën e tij.

Derisa deputetët të zgjedhin një prokuror të ri të shtetit, i cili sipas dispozitave ligjore propozohet nga Qeveria me mendim pozitiv nga Këshilli i Prokurorëve Publikë, në këtë funksion më 22 dhjetor, u emërua një ushtruese detyre.

Në seancë, anëtarët e Këshillit të Prokurorëve Publikë e emëruan Anita Topolova-Isajllovskën si ushtruese të detyrës së prokurorit të shtetit.

Një përpjekje për zgjedhjen e ushtruesit të detyrës u bë edhe më 18 dhjetor, por nuk pati sukses për shkak të mungesës së një anëtari të Këshillit.

Ushtruesi i detyrës së prokurorit të shtetit nuk mund të qëndrojë në krye të Prokurorisë Publike më gjatë se gjashtë muaj./REL

The post Korrupsioni në Maqedoninë e Veriut: Skandalet milionëshe që tronditën shtetin appeared first on Albeu.com.

Pranojeni ose do të arrestoheni/ Trump me program të ri, ofron 3,000 dollarë për emigrantët që vetëdeportohen

By: V K
23 December 2025 at 08:20

Administrata e Presidentit Donald Trump, ka njoftuar një program të ri që u ofron migrantëve pa dokumente deri në 3,000 dollarë për t’u larguar vullnetarisht nga Shtetet e Bashkuara, përpara fundit të vitit.

Sipas autoriteteve amerikane, personat që dëshirojnë të përfitojnë nga kjo ofertë mund të regjistrohen përmes një aplikacioni të Departamentit të Sigurisë Kombëtare, ku duhet të japin të dhënat personale për të përfituar udhëtim falas drejt vendit të origjinës.

Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, deklaroi se migrantët pa dokumente “duhet të përfitojnë nga kjo mundësi dhe të vetë-deportohen”, duke paralajmëruar se ata që nuk e bëjnë këtë do të përballen me arrestim.

Masa është pjesë e politikave më të ashpra të administratës Trump, për emigracionin dhe synon të ulë numrin e migrantëve të parregullt në vend.

The post Pranojeni ose do të arrestoheni/ Trump me program të ri, ofron 3,000 dollarë për emigrantët që vetëdeportohen appeared first on Albeu.com.

Siguria e furnizimit me energji, raporti: Shqipëria nuk ka ende një plan përgatitjeje

By: V K
23 December 2025 at 07:43

Shqipëria nuk ka ende një plan gatishmërie, për të garantuar sigurinë energjetike sipas parimeve që përcaktojnë direktivat e Bashkimit Europian.

Sekretariati i Komunitetit të Energjisë, vërën se afatet për të plotësuar disa kërkesa të lidhura me rregulloren përkatëse që mbulon këtë çështje kanë mbaruar prej vitesh tashmë, por përafrimi mbetet ende në faza diskutimi.

Shqipëria nuk ka transpozuar ende Rregulloren (BE) 2019/941 dhe as ka caktuar një autoritet kompetent për përgatitjen ndaj rreziqeve, pavarësisht se afatet përkatëse kanë përfunduar më 31 dhjetor 2023 dhe 5 janar 2023.

Një version pune i projektligjit për Sektorin e Energjisë Elektrike, i shqyrtuar nga Sekretariati në korrik 2025, synon të transpozojë disa dispozita të Rregullores (BE) 2019/941. Ky projektligj parashikon që ministria përgjegjëse për sektorin e energjisë elektrike të jetë autoriteti kompetent dhe vendos detyrimin që ky autoritet të miratojë një plan përgatitjeje ndaj rreziqeve”, thuhet në raport.

Ky i fundit nënvizon se megjithatë, transpozimi i plotë dhe zbatimi i Rregullores do të kërkojnë përpjekje të mëtejshme për hartimin dhe miratimin e legjislacionit parësor dhe atij dytësor përkatës.

Rregullorja (BE) 2017/2196 gjithashtu nuk është transpozuar ende. Shqipëria nuk ka paraqitur Deklaratat e Sigurisë së Furnizimit me Energji Elektrike pranë Sekretariatit, pavarësisht detyrimit të saj sipas nenit 29 të Traktatit.

“Zhvillimet kryesore në fushën e sigurisë kibernetike në Shqipëri përfshijnë miratimin në vitin 2024 të Ligjit të ri gjithëpërfshirës nr. 25/2024, i cili është pjesërisht i harmonizuar me Direktivën e BE-së për Sigurinë e Rrjeteve dhe Sistemeve të Informacionit (NIS2) dhe pasqyron standarde më të gjera evropiane. Përveç kësaj, është krijuar Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike (AKCESK), për të mbikëqyrur dhe koordinuar përpjekjet e vendit në fushën e sigurisë kibernetike”, vlerëson raporti.

Ky dokument, analizon edhe ecurinë s ai takon sigurisë së furnizimit me gaz dhe atë të furnizimit me naftë dy çështje që mbeten secila në hallka të ndryshme të zbatimit të kërkesave, ku më e avancuar ajo e gazit teksa ajo e naftës me një realizim vetëm 23 për qind të planit të përafrimit./Monitor

The post Siguria e furnizimit me energji, raporti: Shqipëria nuk ka ende një plan përgatitjeje appeared first on Albeu.com.

Këmbimi valutor 23 Dhjetor 2025/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

By: V K
23 December 2025 at 07:40

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.5 lekë, në shitje me 82.8 lekë.

Euro, do të blihet me 96 lekë, do të shitet me 96.8 lekë.

Franga zvicerane, blihet me 102.8 lekë dhe shitet me 103.8 lekë.

Ndërsa paundi britanik, blihet me 109.3 lekë dhe shitet me 110.5 lekë.

Dollari kanadez, këmbehet me 59.2 lekë në blerje dhe me 60.4 lekë në shitje.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post Këmbimi valutor 23 Dhjetor 2025/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 23 Dhjetor 2025/ Vranësira, reshje shiu dhe shtrëngata

By: V K
23 December 2025 at 07:30

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshjet e shiut pritet të bëhen prezente në orët e mëngjesit, fillimisht përgjatë vijës bregdetare dhe gradualisht do të shtrihen në të gjithë vendin.

Reshjet parashikohet të jenë me intensitet kryesisht të ulët e lokalisht reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra, përgjatë ultësirës perëndimore dhe në jugperëndim të vendit.

Në Alpe e relievet malore në Verilindje-Lindje-Juglindje, duke filluar prej orëve të pasdites reshje bore me intensitet të ulët.

Mjegull e dendur/mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit, si dhe në momentin e reshjeve të shiut dhe dëborës.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i Veriut me shpejtësi mesatare 7 m/sek, përgjatë vijës bregtdetare e zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 12m/s .

The post Parashikimi i motit 23 Dhjetor 2025/ Vranësira, reshje shiu dhe shtrëngata appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 23 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

By: V K
23 December 2025 at 07:24

Dashi

Do jeni gjithë ditës me humor të mire sot dhe gati për të bërë edhe ndonjë çmenduri te vogël me partnerin. Do qëndroni gjithë kohës pranë njeri-tjetrit. Beqarët do ndërmarrin edhe rreziqe vetëm për ta bërë për vete personin që kanë pëlqyer. Financat do jenë të kënaqshme kështu që nuk keni çfarë të kërkoni më shumë.

Demi

Nëse tregoheni realiste sot në jetën tuaj në çift do e kuptoni se lidhja juaj është vërtet e mrekullueshme dhe problemet që keni janë shume të vogla. Beqarët nuk do parapëlqejnë të fillojnë një histori dashurie pa qenë të sigurt se ai është personi i duhur. Me financat duhet të tregoni sa më shumë maturi që të mundeni. Po gabuat do i vuani gjatë pasojat.

Binjaket

Sot do kaloni shumë peripeci juve që jeni në një lidhje. Partneri nuk do ndihet gati te hedhe hapat qe doni ju dhe kjo do ju mërzitë paksa. Beqarët do e takojnë në momentin që më pak e presin personin ideal.

Mos e humbni këtë rast. Në planin financiar situata do jetë e paqëndrueshme. Nuk rekomandohet të kryeni shpenzime të pamenduara.

Gaforrja

Ndryshimet në jetën tuaj ne çift do jenë rrënjësore sot. Do i shihni gjërat ndryshe tashmë. Ata që kanë pasur probleme të mëdha do i zgjidhin një e nga një. Beqarët nuk do kenë aspak dëshirë ta fillojnë sot një lidhje edhe pse mundësitë do jenë të mëdha. Situata financiare do jetë goxha e qëndrueshme.

Luani

Ditë mjaft harmonike kjo e sotmja për të gjithë ata qe janë në një lidhje. Do ndiheni të bekuar nga yjet. Beqarët nuk duhet të nxitohen dhe të krijojnë menjëherë një lidhje sepse do zhgënjehen pa mase dhe do vuajnë. Financat do jenë goxha të mira. Të gjithë do habiten sesi ju do arrini ta përmirësoni aq shpejt situatën pas vështirësive të kaluara.

Virgjëresha

Do merrni kritika të shumta nga partneri juaj gjatë kësaj dite dhe do ndiheni paksa keq. Mundohuni të shihni anën pozitive të gjithë kësaj. Beqarët do kenë mundësi pa fund për aventura kalimtare. Shfrytëzojini nëse dëshironi. Në planin financiar do e keni të vështirë te ruani ekuilibrin sado që do mundoheni. Kërkoni ndihmën e të afërmve.

Peshorja

Ata që janë në një lidhje do kalojnë një nga ditët me te veçanta te javës. Gjithçka do ju realizohet si me magji kështu qe nuk do keni për çfarë te merakoseni. Beqarët duhet të pranojnë ftesat para se ata persona të fillojnë të joshin të tjerë. Në planin financiar do kaloni një krize goxha te vështirë. Do ju duhet ndihmë e miqve për t’ia dalë.

Akrepi

Do e thelloni edhe me tepër lidhjen tuaj gjatë kësaj dite dhe do ndiheni mirë për këtë fakt. Me partnerin do ndani gjithçka, madje edhe sekretet që keni mbajtur nga e kaluara. Beqarët nuk do ndihen ende gati te fillojnë një lidhje edhe pse mundësitë do jenë të mira. Në planin financiar duhen mare disa masa para se situata të bëhet delikate.

Shigjetari

Pas një periudhe paksa delikate për jetën tuaj ne çift, sot me në fund do i kuptoni gabimet qe keni bere dhe do mundoheni ta ndryshoni situatën. Beqarët do realizojnë takime mbresëlënëse të cilat do ua ndryshojnë te ardhmen. Në planin financiar do duhet ta shtrëngoni pak rripin në mënyrë që të mos keni probleme serioze.

Bricjapi

Klima nuk do jete shume e ngrohte sot për ata qe janë ne një lidhje. Here pas here do kapeni pas disa detajeve te vogla dhe do debatoni me partnerin. Beqaret me ne fund do e takojnë personin tyre te ëndrrave i cili do ua ndryshoje jetën. Urani do ndikojë negativisht tek financat. Ai do iu bëjë më të papërgjegjshëm me shpenzimet dhe aspak të kujdesshëm.

Ujori

Priten shumë mosmarrëveshje sot në jetën tuaj ne çift për shkak te kokëfortësisë suaj. Duhet me patjetër të ndryshoni sjellje. Beqarët do njihen me persona interesante gjatë një udhëtimi që do realizojnë. Përfitoni sa më shume që te mundeni. Ne planin financiar duhet te ruani sa më shume gjakftohtësinë sepse përndryshe nuk do arrini dot ta stabilizoni gjendjen.

Peshqit

Nuk do i rezistoni dot tundimit ndaj një personi që do iu vije rreth e rrotull sot dhe ka rrezik ta tradhtoni partnerin. Në fakt do shkatërroni gjithçka thjesht për disa emocione momentale. Beqarët do kenë njohje te reja dhe do mund të fillojnë histori dashurie afatgjata. Shpenzimet duhet t’i kufizoni deri ne maksimum sepse në të kundërt gjendja mund t’iu përkeqësohet.

The post Horoskopi 23 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on Albeu.com.

❌
❌