Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 22 December 2025Main stream

Protesta para Kryeministrisë/ Qytetarit i plas molotovi tek këmbët, momenti kur merr flakë dhe largohet me vrap

By: M C
22 December 2025 at 20:52

Një incident i frikshëm ndodhi para Kryeministrisë, teksa qytetarët po hidhnin molotov në drejtim të kryeministrisë. Siç shihet edhe në pamje qytetari u mbulua nga flakët për disa sekonda, por menjëherë reagoi duke u larguar me vrap dhe fatmirësisht pa lëndime.

Qytetari fillimisht është afruar për të lëvizur molotovin e hedhur para gardhit të krijuar nga policia, po lënda plasëse shpërthye për pak sekonda. Sakaq edhe njëri nga policët u lëndua gjatë hedhjes së molotovëve nga qytetarët.

The post Protesta para Kryeministrisë/ Qytetarit i plas molotovi tek këmbët, momenti kur merr flakë dhe largohet me vrap appeared first on Albeu.com.

Berisha: Do marshojmë drejt Surrelit! Do t’i shpallim lufte armikut të shqiptarëve! As bunker s’do gjesh më!

By: M C
22 December 2025 at 20:25

Kryedemokrati Sali Berisha i bëri thirrje protestuesve t’i drejtohet Surrelit, ku ndodhet shtëpia e Edi Ramës.

Berisha u shpreh se në një kohë kur Rama shndërron votën e shqiptarëve në farsë, shqiptarët kanë çdo të drejtë t’i kthehen këtij armiku të tyre.

Kryedemokrati bëri betimin ja të vdesim ja të rrojmë për lirinë.

“Do i rezervojnë Edi Ramës atë që i kanë rezervuar popujt e shtypur Gadafit, apo kombet të largëta si Nepali, Bangladeshi. Miq zhurmë e madhe opozita opozita ku i ka forcat. Mjetë ata që i japin Edi Ramës zemër me gënjeshtra. Ja ku është opozita. Ju jen njerëz të bekuar. Por opozita disa detyra të mëdha detyrime të mëdha para jush i ka bërë. Opozita ja doli ti dëshmojë botës se si Edi Rama e shndërroi në farsë votën tuaj. Se është armik i pluralizmit.

Se është një bos i karteleve më të rrezikshme të drogës në Europës. Ishin të domosdoshme, por këto kanë një mesazh, në këmbë shqiptar në misionin historik për të larguar Edi Ramën për të shpëtuar popullin shqiptar. Ne do bëjmë atë që ja do vdesim ja do rrojmë me lirinë. Dijeni mirë, se kur kemi dalë me këtë motiv, kurrë nuk kemi humbur. Kemi fituar. Kemi fituar.

Do fitojmë. Nuk mundet kurrë një grusht hajdutësh të na nëpërkëmbin ne. Të nxijnë Shqipërinë, të na përzënë nga Shqipëria. S’të ndahemi as në Surrel. Marshim drejt Surrelit. Ai na ka shpallur luftë, ne i shpallim luftë. I ka shpallur luftë shqiptarëve, ne i shpallim luftë armikut të shqiptarëve,. Kë prek ti mos bastard”, u shpreh Berisha.

The post Berisha: Do marshojmë drejt Surrelit! Do t’i shpallim lufte armikut të shqiptarëve! As bunker s’do gjesh më! appeared first on Albeu.com.

Protesta zhvendoset te parlament, Berisha dhe mbështetësit përballë godinës së rrethuar nga policë

By: M C
22 December 2025 at 20:19

Pas përfundimit të fjalimit të Berishës protesta para kryeministrisë përfundoi, për tu zhvendosur para parlamentit. Edhe aty janë vendosur forca të shumta policie.

Berisha ndodhet me mbështetësit dhe deputetë të partisë.

Sakaq, pas përfundimit të grumbullimit te kryeministria, protestuesit hodhën mbi dhjetëra molotovë drejt godinës së kryeministrisë.

The post Protesta zhvendoset te parlament, Berisha dhe mbështetësit përballë godinës së rrethuar nga policë appeared first on Albeu.com.

Berisha përfundon fjalën, protestuesit hedhin molotovë drejt kryeministrisë

By: M C
22 December 2025 at 19:57

Pas mbarimit të fjalës së kryedemokratit, protestuesit kanë hedhur molotovë drejt kryeministrisë.

Mbi dhjetëra molotovë ndezën hapësirën përpara kryeministrisë. Pas Berisha përfundoi fjalën e tij u largua nga podiumi, teksa protestuesit filluan përplasjen trup më trup me policinë.

The post Berisha përfundon fjalën, protestuesit hedhin molotovë drejt kryeministrisë appeared first on Albeu.com.

“Rama, Balluku dhe bandat prapa tyre duan që ne të heshtim”, Gazmend Bardhi: Populli nuk dorëzohet! Qytetarët do i kenë përballë deri në fitore

By: M C
22 December 2025 at 19:14

Kreu i grupit parlamentar demokrat Gazmend Bardhi mbajti fjalën e tij në protestën e opozitës përpara kryeministrisë këtë të hënë.

Bardhi: Forca juaj është kthyer në shpresën tonë të përbashkët. Besimi që jepni PD dhe opozitës shqiptare në një kohë të sundimit të kolerës së korrupsionit. Prania madhështore do të thotë se shoqëruar shqiptare ka ende zemër dhe e do ndryshimin. Kam dëgjuar shqetësimet tuaja. Lodhjen dhe në çdo takim që kam patur me ju, kam marrë prej jush një mezazh, ju nuk dorëzoheni. Nga ju në këtë shesh dhe në çdo takim kam mësuar leksionin më të madh se sakrifica dhe besimi na kanë mbajtur në këmbë. Do të na çojnë përpara për largimin e Edi Ramës kryeministrit më të korruptuar në Europë dhe botë. Jam para jush, se kjo protestë nuk është vetëm kundër një qeverie por për besimin dhe të ardhmen.

Ne jemi këtu se korrupsioni po na merr frymën se kartelet e drogës po na vjedhin të ardhmen të fëmijëve. Edi Rama Belinda Balluku banda kriminale dhe kartelet duan të kemi frikë të heshtim, që të ulim kokën që të mendojmë se jemi të pashpresë. Të besojmë se në këtë vend të gjithë janë njësoj. Ata e kanë gabim se e keqja nuk do triumfojë. U themi hajdutëve se koha e tyre ka mbaruar. Është koha e qytetarëve të ndershëm se kur pushteti vjedh, vjedh jetën tuaj, të ardhmen tuaj. Kam një mesazh edhe për ata që do donin të ishin këtu por na shohin nga shtëpia me dyshim. Kjo është protesta e njerëzve që nuk duan më të nëpërkëmben. Ne nuk kemi frikë. Këtij pushteti i janë tundur themelet. Ka frikë se e vërteta ka dalë se e di që ky popull kur zgjohet nuk ndalet më. Guximi për të mos heshtur, për të mos u dorëzuar, se historia nuk ndryshohet nga ata që presin. Asnjë pushtet nuk bie me lutje, me heshtje, por asnjë pushtet nuk i dorëzohet dot një populli që nuk do të dorëzohet. Nuk presim një tjetër ta bëjë këtë betejë. Nuk do heshtim.

Do qëndrojmë në sheshe. Të fortë, me sakrificë, me besim te njëri tjetri. Edi Rama duhet ta ketë të qartë, qytetarët do i ketë përballë deri në largimin e tij. Frika ka ndryshuar krah. Pushteti po reagon, po justifikohet. Është trembur nga krimet e veta. Nuk ju kërkohet të besoni te një individ. Ju kërkohet të besoni te vetja juaj se asnjë regjim nuk ka rënë nga fjalimet, vetëm kur njerëzit nuk pranuan më poshtërimin. Mos u përkulni, qëndro sot, rezistencë nesër, fitore për së shpejti për Shqipërinë.

The post “Rama, Balluku dhe bandat prapa tyre duan që ne të heshtim”, Gazmend Bardhi: Populli nuk dorëzohet! Qytetarët do i kenë përballë deri në fitore appeared first on Albeu.com.

“As militantët nuk marrin pjesë”, Sula për protestën e PD-së: Nuk sjellin më as 200 veta! Opozita nuk po bën ndryshime

By: M C
22 December 2025 at 18:58

Në nisje të protestës kombëtare të thirrur nga opozita, ish-deputeti i PD-së Dashnor Sula ka deklaruar se as një pjesë e militantëve të partisë nuk marrin pjesë në tubime.

Gjatë një interviste televizive, Sula tha se problemi më i madh i opozitës është që nuk po sjell më ndryshime, qoftë brenda vetes apo edhe për vendin.

“Edhe militantë të PD nuk vijnë tek protesta, sepse pjesa më e madhe është e përjashtuar. Shikoni Peqin, Gramsh kanë ngelur me gishtat e dorës, por aty kanë mbetur njerëz që nuk kanë vlera që nuk bëjnë as 200 veta. Ky është problemi që ka opozita, nëse opozita nuk sjell ndryshime brenda vetes nuk mund të ndodh asgjë”, deklaroi Sula.

Po ashtu ish-deputeti nuk i ndali kritikat ndaj PD-së,teksa tha se në kohën që duhet ta mbështesë SPAK-un dhe të jetë aleatja më e madhe e tij, e sulmojnë.

“Fatkeqësisht opozita e vërtetë sot në Shqipëri përballë politikës është SPAK dhe GJKKO. Në një vende demokratike rotacioni duhet të ndodh në forcat politike nëpërmjet votës. Ndërkohë, opozita e godet fortë SPAK, ndërkohë që duhet ta bënte aleatë të saj. Berisha e quan organizatë kriminale. Pas protestave në 2011 Rama hoqi dorë nga protestat e dhunshme dhe pas dy vitesh erdhi në pushtet sepse pa që duhet një model ndryshe”, tha ai.

The post “As militantët nuk marrin pjesë”, Sula për protestën e PD-së: Nuk sjellin më as 200 veta! Opozita nuk po bën ndryshime appeared first on Albeu.com.

Guri zuri poshtë drejtuesin fadromës në Vlorë/ 43-vjeçari humb njërën këmbë nga plagët e marra

By: M C
22 December 2025 at 18:46

Një aksident i rëndë në punë është regjistruar në një gurore në zonën e Borshit. Gjatë procesit të punës, një gur i madh është shkëputur, duke zënë poshtë drejtuesin e një skrepi, shtetasin Adnan Hysi, 43 vjeç.

Pas dhënies së ndihmës së parë në Spitalin e Sarandës, Adnan Hysi është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për trajtim më të specializuar mjeksor. Uniformat e bardha bëjnë me dije se nga i plagosuri ka pësuar plagë të shumta në gjymtyrët e poshtme, e cila ka rezultuar në deri në humbjen e një gjymtyre.

The post Guri zuri poshtë drejtuesin fadromës në Vlorë/ 43-vjeçari humb njërën këmbë nga plagët e marra appeared first on Albeu.com.

Salianji i pranishëm në protestë: Skandalet e Ballukut ndhe AKSHI-t treguan se gjithçka në këtë vend bëhet për interesa personale!

By: M C
22 December 2025 at 18:41

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i është bashkuar protestës kombëtare të opozitës në bulevardin para Kryeministrisë mbrëmjen e sotme.

Në një komunikim me “Panorama” ai u shpreh se “qeveria është e zhytur në skandale” dhe është koha që të rrëzohet.

“Qeveria ka rënë në të gjitha dimensionet, skandalet e fundit të AKSHI-t dhe Ballukut kanë treguar se gjithçka në këtë vend bëhen për interesa personale të Edi Ramës dhe të një grupi njerëzish dhe për këtë arsye opozita dhe qytetarët, populli, duhet të jetë i gjithi në shesh dhe në përballje me qeverinë ndaj edhe qytetarët të dalin masivisht”, u shpreh ai mes të tjerash.

Salianji ka nisur prej ditësh një foltore me qytetarët dhe mbështetësit demokrat në Shqipëri, teksa ka theksuar se qëllimi nuk është përçarja e opozitës, por bashkimi i saj dhe përballja me qeverinë e korruptuar, me revoltë dhe protesta të fuqishme.

The post Salianji i pranishëm në protestë: Skandalet e Ballukut ndhe AKSHI-t treguan se gjithçka në këtë vend bëhet për interesa personale! appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Pak minuta para protestës kombëtare te Kryeministria, Sali Berisha mbërrin në selinë e PD-së!

By: M C
22 December 2025 at 18:06

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në selinë blu vetëm pak minuta para se të nisë protesta kombëtare para Kryeministrisë, ku do kërkohet dorëheqja e qeverisë, kryeministrit Rama dhe zv/kryeministres Balluku.

Me një dosje blu në dorë, ai ka zbritur nga makina dhe i shoqëruar nga qindra mbështetës demokratë që mbanin parulla, banderola e flamuj në duar, ka hyrë në godinën e partisë.

Ai i ka përshëndetur me dy gishta dhe buzëqeshje, teksa në orën 18:00 është lajmëruar edhe protesta kombëtare.

Nuk kanë munguar brohoritjet, duartrokitjet dhe thirrjet për liderin e opozitës gjatë momentit që ai hynte në seli.

The post FOTO/ Pak minuta para protestës kombëtare te Kryeministria, Sali Berisha mbërrin në selinë e PD-së! appeared first on Albeu.com.

Lajm i trishtë nga Kosova/ Shuhet zëri legjendar i grupit “Ilirët”, Shemi që u solli shqiptarëve “himnin” e dytë gjendet i vdekur

By: M C
22 December 2025 at 17:56

Një lajm i trishtë ka ardhur pasditen e kësaj të hëne! Këngëtari legjendar, Shemsi Krasniqi, i njohur nga të gjithë si “Shemi” ka ndërruar jetë.

Burime për mediat bëjnë me dije se zëri i rock-ut kosovar dhe vokalisti i grupit “Ilirët” është gjetur në banesë pa shenja jete.

“Xhamadani vija-vija”, është një nga të shumta këngët që Shemi e këndonte me shpirt dhe u kthye në një tjetër himn për të gjithë shqiptarinë. Kjo ikje e tij e befte, parakohe dhe atëhere kur askush nuk e priste ka lënë në dhimbje familjarët e tij, bashkëudhëtarët e skenës, e të gjithë kolegët dhe fansat që përgjatë gjithë këtyre viteve e ndoqën, kënduan me të dhe e duartrokitën.

Shemsi Krasniqi e nisi karrierën e tij në vitin 1978. Ai ka lënë pas dhjetëra këngë që kanë shënuar breza dhe u bë i pavdekshëm me “Xhamadani vija-vija”, këngën që ashtu si dhe ai ka thënë vetë më herët, e mbajti gjallë edhe kur muzika heshti.

The post Lajm i trishtë nga Kosova/ Shuhet zëri legjendar i grupit “Ilirët”, Shemi që u solli shqiptarëve “himnin” e dytë gjendet i vdekur appeared first on Albeu.com.

Aksident në Lukovë/ Shoferi 15-vjeçar përplaset një automjet, i mituri përfundon në spital

By: M C
22 December 2025 at 17:34

Rreth orës 16:15, në zonën e Lukovës, ka ndodhur një aksident rrugor. Një motomjet me targë NNH 58, që drejtohej nga shtetasi I, K rreth 15 vjeç, është përplasur me një automjet tip Mitsubishi, me targë AB 713 SV, që drejtohej nga shtetasi Sh M.

Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi I.K, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore.

Testi i alkoolit për drejtuesin e automjetit ka rezultuar 0.00 mg/l.

Nga ana e Policisë po kryhen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

The post Aksident në Lukovë/ Shoferi 15-vjeçar përplaset një automjet, i mituri përfundon në spital appeared first on Albeu.com.

Renditja e re e FIFA-s, pozicionet e Shqipërisë dhe Kosovës

By: M C
22 December 2025 at 17:12

Kombëtarja shqiptare e futbollit e mbyll vitin 2025 në vendin e 63 në renditjen zyrtare të FIFA-s.

Sipas klasifikimit të fundit të publikuar nga qeveria e futbollit botëror, kuqezinjtë nuk kanë pësuar ndryshime krahasuar me renditjen e muajit të kaluar.

Në të njëjtën situatë ndodhet edhe përfaqësuesja e Kosovës. Dardanët e mbyllin vitin në vendin e 80 në botë. Ky është pozicionimi më i mirë i Kosovës që nga anëtarësimi në FIFA.

Nuk ka ndryshime as në dhjetëshen e parë të renditjes botërore. Spanja e përfundon vitin 2025 në vendin e parë, e ndjekur nga Argjentina dhe Franca.

The post Renditja e re e FIFA-s, pozicionet e Shqipërisë dhe Kosovës appeared first on Albeu.com.

Protesta kombëtare e thirrur nga PD! Forca policore blindojnë Kryeministrinë

By: M C
22 December 2025 at 16:43

Forcat policore janë vendosur përpara Kryeministrisë, teksa na ndajnë afro dy orë nga protesta kombëtare e thirrur nga Partia Demokratike. Ndërkohë, qindra forca policore kanë nisur të pozicionohen, për protestën e sotme.

Protesta do të nisë në orën 18:00 para Kryeministrisë. Ndërkohë Policia e Tiranës ka ndërmarrë masat për garantimin e rendit publik dhe mbrojtjen e pronës publike dhe private, duke siguruar zbatimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve dhe pjesëmarrësve në tubim. Si pjesë e masave, disa akse rrugore do të jenë të bllokuara dhe do të kufizohet lëvizja e automjeteve.

The post Protesta kombëtare e thirrur nga PD! Forca policore blindojnë Kryeministrinë appeared first on Albeu.com.

Dosja “CEZ-DIA” dhe Lobimi në SHBA, shtyhet më datë 12 janar gjyqi paraprak për Ilir Metën, avokati: Do paraqesim në Kushtetuese disa prova shtesë

By: M C
22 December 2025 at 16:14

Është shtyrë për më 12 janar seanca paraprake për dosjen CEZ-DIA dhe Lobimi në SHBA i Ilir Metës, i cili ndodhet në qeli prej tetorit të vitit të kaluar.

Avokati i tij, Kujtim Cakrani, deklaroi se shtyrja erdhi për shkak të problematikave të konstatuara gjatë shqyrtimit të akteve procedurale nga ana e të pandehurit.

“Në leximin akteve, zoti Meta konstatoi që ndryshe është përpiluar kërkesa për kalimin në gjyq dhe ato prova që janë aty të evidentuara, nuk janë të shënuara, të evidentuara fizikisht. Kjo bëri që sot seanca të kishte këtë lloj kompleksiteti ndërmjet zotit Meta dhe prokurorëve”, tha ai për mediat. .

Avokati njoftoi gjithashtu se ditën e nesërme, 23 dhjetor, ata do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese me prova shtesë për kërkesën e tyre për lirimin nga qelia të Metës.

“Nesër do paraqesim në Gjykatë Kushtetuese me kërkesë të tyre disa prova shtesë, që janë edhe raporti i fundit i Avokatit të Popullit, i cili ka konstatuar që po përdoret ndaj Meta një persekutim politik dhe ne nesër do t’ja vendosim në dispozicion GJK”, tha ai.

Kujtim Cakrani: Në leximin akteve, zoti Meta konstatoi që ndryshe është përpiluar kërkesa për kalimin në gjyq dhe ato prova që janë aty të evidentuara, nuk janë të shënuara, të evidentuara fizikisht. Kjo bëri që sot seanca të kishte këtë lloj kompleksiteti ndërmjet zotit Meta dhe prokurorëve. Prokurorët ndryshe shkruajnë në kërkesë dhe ato që parashtrojnë nuk i kanë prova fizike, që t’i paraqesin në gjykatë.

Kjo është ajo që ne kemi konstatuar dhe tashmë jemi në pritje të zhvillimit të seancës, të besoni që kjo çështje do përfundojë ashtu siç kanë përfunduar të gjitha çështjet e tjera të cilat janë të montuara politikisht. E them duke e bazuar në të gjithë provat që ne disponojmë.

Nesër do paraqesim në Gjykatë Kushtetuese me kërkesë të tyre disa prova shtesë, që janë edhe raporti i fundit i Avokatit të Popullit, i cili ka konstatuar që po përdoret ndaj Meta një persekutim politike dhe ne nesër do t’ja vendosim në dispozicion GJK, dhe besojmë që brenda këtë vitit të shprehet, sepse çështja është për gjykim.

The post Dosja “CEZ-DIA” dhe Lobimi në SHBA, shtyhet më datë 12 janar gjyqi paraprak për Ilir Metën, avokati: Do paraqesim në Kushtetuese disa prova shtesë appeared first on Albeu.com.

“Do ja q* robt”, Dosja e SPAK për AKSHI-n, si Ergys Agasi përgatiste “çunat” për presion ndaj ish-ministrit të PS, e shihnin si pengesë

By: M C
22 December 2025 at 16:12

Në dosjen e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) për AKSHI-n del qartë se si një grup personash të lidhur me pushtetin dyshohet se përdorte një skemë të organizuar pengmarrje, kërcënimi dhe presioni, për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga koncesione dhe procedura publike.

Këtij presioni nuk i ka shpëtuar as Damian Gjiknuri, në atë kohë ish ministër i Energjisë.

Sipas dosjes hetimore Ergys Agasi në datën 06.03.2019 komunikon me Alqi Bllako, lidhur me një “situatë” në të cilën dyshohet se Damian Gjiknuri “ishte bërë pengesë”, lidhur me përfitimet e paligjshme të tyre.

“Nga përmbajtja e kësaj bisede, evidentohet se personi me emrin “labi”, është shtetasi Elgerti Bixha, për të cilin shtetasi Ergys Agasi do ta emërojë si administrator në një shoqëri private e cila ka fituar një koncesion me ministrinë e drejtuar në atë kohë nga ish ministri Damian Gjiknuri, i cili pretendohet se është bërë pengesë për realizimin e këtyre përfitimeve të paligjshme nga ana e shtetasve Ergys Agasi, Elgerti Bixha dhe Alqi Bllako. Në këtë komunikim, konkretisht në mesazhin e datës 06.03.2019, ora 21:54:43, shtetasi Ergys Agasi shprehet se: “Do ja q* robt do fusim cunatboastaj..” (do fusim çunat pastaj), çka nënkupton faktin se ai përdor lidhjet e tij me persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore, për të “hequr” këto pengesa”, thuhet në dosjen e SPAK.

Kjo rrethanë, sipas hetimeve lidhet dhe me pengmarrjen e Gerond Meçe, pasi ai gjithashtu si në rastin Damian Gjiknurit, kishte krijuar “pengesa”, nëpërmjet ankimimeve të shumta pranë KPP-së, për procedurat e prokurimit të zhvilluara pranë AKSH, duke nënkuptuar faktin se “modus operandi” i këtij grupi kriminal është i njëjtë.

“Në vijim të këtij arsyetimi, dyshimi i arsyeshëm në ngarkim të shtetasit Ergys Agasi, si organizator dhe pjesëmarrës i pengmarrjes së shtetasit Gerond Meçe, përforcohet dhe nga fakti se automjeti i përdorur për kryerjen e pengmarrjes, rezulton të jetë në pronësi të subjektit “Merkaj 3” sh.p.k., me nipt L31722005D, në pronësi të shtetasit Endri Merkaј”, thuhet në dosjen e SPAK.

The post “Do ja q* robt”, Dosja e SPAK për AKSHI-n, si Ergys Agasi përgatiste “çunat” për presion ndaj ish-ministrit të PS, e shihnin si pengesë appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 21 December 2025Main stream

Horoskopi 21 dhjetor, mos u dorëzoni: Zbuloni surprizat e yjeve për shenjën tuaj

By: M C
20 December 2025 at 23:48

Dashi

Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe ju kane dale ne jetën tuaj ne çift. Atmosfera do behet edhe me e ngrohte se me pare. Beqaret nuk do mërziten edhe sikur te mos e gjejnë princin e tyre te kaltër sepse miqtë nuk do i lënë asnjë minute vetëm. Me shpenzimet bëni sa me shume kujdes nëse nuk doni qe llogaria bankare t’iu boshatiset.

Demi

Dite rutine do jete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Merrini gjerat ashtu si t’iu vijnë pa kërkuar gjera ekstreme nga partneri. Beqaret do e joshin ata qe pëlqejnë me disa mënyra te veçanta dhe ai do bjere ne krahët e tyre. Financat nuk do jene katastrofike megjithatë gjendja do ketë disa tronditje. Duhet te bëni me tepër kujdes me menaxhimin.

Binjaket

Ata qe janë ne një lidhje dhe jetojnë bashke me partnerin do kenë me shume mosmarrëveshje nga gjithë te tjerët. Gatimi, punët e shtëpisë, financat do jene temat qe do krijojnë probleme. Beqaret do ndihen mire me statusin qe kane dhe nuk do kërkojnë te bëjnë asgjë me ngulm. Problemeve financiare do ua gjeni shume shpejt zgjidhjen.

Gaforrja

Dita sotme do jete shume e paqëndrueshme për ata qe janë ne një lidhje. Here do dashuroheni plot pasion me partnerin dhe here do keni mosmarrëveshje te forta. Komunikimi do jete ai qe do zgjidhe gjithçka. Beqaret ka shume mundësi te fiksohen pas një personi shume te madh ne moshe. Për financat dëgjojini këshillat e vlefshme te të afërmve.

Luani

Do jeni shume te kthjellet sot ne jetën tuaj ne çift dhe nuk do hidhni hapa te nxitura. Marrëdhënia me partnerin do mbetet si gjithmonë e ngrohte. Beqaret do ndiheni mire ashtu si janë dhe nuk do kërkojnë me ngulm një person ne krah. Saturni do ju nxite te tregoheni me te kujdesshëm me menaxhimin e te ardhurave. Gjendja sa do vije e do përmirësohet.

Virgjeresha

Me shume se kurdoherë tjetër do i jepni prioritet jetës suaj ne çift gjate kësaj dite. Do lini gjithçka pas dore vetëm qe te përjetoni kënaqësi sa me te mëdha. Beqaret do kenë disa surpriza ne momentin qe me pak do e presin. Ne planin financiar duhet te bëni me tepër ekonomi nëse nuk doni qe gjendja te përkeqësohet. Investimet lërini për me vone.

Peshorja

Do ndiheni si te braktisur nga partneri juaj gjate kësaj dite dhe kjo do ju brengose pa mase. Mire do ishte te flisnit me te dhe t’i shprehnit gjithçka qe ndjeni. Beqaret sot do kenë me te vërtetë mundësi për te filluar histori dashurie serioze. Financat duhet t’i riorganizoni sa me pare qe te mundeni sepse po i late pas dore gjendja mund te përkeqësohet.

Akrepi

Do jeni mjaft sensuale dhe do dashuroheni ashtu si do e ndjeni sot. Marrëdhënia me partnerin do jete e mrekullueshme. Beqaret do mund te fillojnë veçse aventura kalimtare te cilat mund t’iu sjellin disa emocionet te cilat nuk do jene afatgjata. Me financat do jeni shume te kujdesshëm dhe gjendja do vazhdoje te mbetet mjaft e qëndrueshme.

Shigjetari

Do keni me shume pavarësi nga partneri juaj gjate kësaj dite dhe do bëni gjithçka qe keni ëndërruar. Kënaqësitë do jene te papërshkrueshme. Beqaret do mërziten tej mase duke qene se nuk do e gjejnë dot princin e tyre te kaltër. As kjo nuk do jete dita juaj. Ne planin financiar Merkuri do ju beje me te arsyeshëm. Situata do filloje dalëngadalë te konsolidohet.

Bricjapi

Komunikimi dhe bashkëpunimi do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Gjithçka do jete si e kishit menduar. Beqaret edhe pse do realizojnë takime pa fund, nuk do mund te fiksohen pas dikujt dhe te nisin me te një histori dashurie. Për financat nuk duhet te shqetësoheni aspak sepse gjendja do jete goxha e qëndrueshme.

Ujori

Do kaloni disa momente te vështira sot juve qe jeni ne një lidhje dhe ne mendje mund t’iu vije edhe ndarja. Mire do jete te mos nxitoheni e te hidhni hapa te gabuara sepse do pendoheni rende. Beqaret nuk duhet t’iu besojnë te gjitha fjalëve te bukura qe do iu thotë dikush. Buxheti do vazhdoje te mbetet i ekuilibruar dhe aspak problematik.

Peshqit

Ndryshimet ne jetën tuaj ne çift do vazhdojnë edhe gjate kësaj dite. Ne disa momente pasioni do ndizet flake dhe emocionet do jene te fuqishme. Beqaret për te kënaqur veten ka rrezik te luajnë me ndjenjat e dikujt. Nëse doni qe financat te mos jene problematike, duhet te reflektoni disa here para se te kryeni çdo lloj shpenzimi.

The post Horoskopi 21 dhjetor, mos u dorëzoni: Zbuloni surprizat e yjeve për shenjën tuaj appeared first on Albeu.com.

Tension në ujërat ndërkombëtare! Bllokada e Trump hyn në fuqi, SHBA sekuestron anije pranë Venezuelës

By: M C
20 December 2025 at 23:35

Shtetet e Bashkuara po ndalojnë dhe sekuestrojnë një anije në brigjet e Venezuelës në ujërat ndërkombëtare, thanë tre zyrtarë amerikanë për Reuters të shtunën, një lëvizje që vjen vetëm disa ditë pasi presidenti amerikan Donald

Trump njoftoi një “bllokadë” të të gjitha cisternave të sanksionuara që hyjnë dhe dalin nga Venezuela.

Kjo do të shënonte herën e dytë në javët e fundit që Shtetet e Bashkuara kanë kapur një cisternë pranë Venezuelës dhe vjen mes një grumbullimi të madh ushtarak amerikan në rajon.

Zyrtarët, të cilët po flisnin në kushte anonimiteti, nuk thanë se ku po zhvillohej operacioni, por shtuan se Roja Bregdetare ishte në krye. Roja Bregdetare dhe Pentagoni i referuan pyetje Shtëpisë së Bardhë, e cila nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.

Ministria e naftës e Venezuelës dhe kompania shtetërore e naftës PDVSA nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.

“Unë po urdhëroj një bllokadë totale dhe të plotë të të gjitha cisternave të sanksionuara të naftës që hyjnë dhe dalin nga Venezuela”, tha Trump të martën.

Në ditët që kur forcat amerikane kapën një cisternë nafte të sanksionuar në brigjet e Venezuelës javën e kaluar, ka pasur një embargo efektive, me anije të ngarkuara që transportonin miliona fuçi naftë që qëndrojnë në ujërat e Venezuelës në vend që të rrezikojnë sekuestrimin.

Që nga konfiskimi i parë, eksportet e papërpunuar venezueliane kanë rënë ndjeshëm. Ndërsa shumë anije që marrin naftë në Venezuelë janë nën sanksione, të tjerat që transportojnë naftën dhe naftën e papërpunuar të vendit nga Irani dhe Rusia nuk janë sanksionuar dhe disa kompani, veçanërisht Chevron amerikane (CVX.N), hap një skedë të re, transportojnë naftë venezueliane në anijet e tyre të autorizuara.

Kina është blerësi më i madh i naftës së papërpunuar venezueliane, e cila përbën afërsisht 4% të importeve të saj, me dërgesat në dhjetor në rrugën e duhur për mesatarisht më shumë se 600,000 fuçi në ditë, kanë thënë analistët.
Tani për tani, tregu i naftës është i furnizuar mirë dhe ka miliona fuçi naftë në cisterna në brigjet e Kinës që presin të shkarkohen.

Nëse embargoja qëndron në fuqi për ca kohë, atëherë humbja e gati një milion fuçi në ditë të furnizimit të papërpunuar ka të ngjarë të shtyjë çmimet e naftës më lart./ Reuters

The post Tension në ujërat ndërkombëtare! Bllokada e Trump hyn në fuqi, SHBA sekuestron anije pranë Venezuelës appeared first on Albeu.com.

Kosovë, Sveçla: Është arrestuar një ish-pjesëtar i MPB-së serbe lidhur me rrëmbimin e Vukashinoviqit

By: M C
20 December 2025 at 23:16

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se është arrestuar një ish-pjesëtar i MPB-së të Serbisë lidhur me “kidnapimin e shtetasit të Kosovës, Millan Vukashinoviq”.

Sipas Sveçlës, i arrestuar V.M., ishte integruar në Policinë e Kosovës, në bazë të marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013, por më pas kishte dhënë dorëheqje. Sipas tij, ai u arrestua gjatë një operacioni të Policisë dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, në Leshak.

“Ekzistojnë dyshime të bazuara se personi i arrestuar ka bashkëpunuar dhe ka mbështetur në vazhdimësi strukturat e sigurisë së Serbisë, përfshirë edhe kidnapimin e Millan Vukashinoviq, i cili gjatë kidnapimit u plagos rëndë dhe aktualisht është duke u trajtuar në një spital në Serbi”, shkroi Sveçla në Facebook.

Sipas autoriteteve të Kosovës, Vukashinoviq dyshohet se u rrëmbye në brendësi të territorit të Kosovës më 1 nëntor.

“Në Kosovë askush nuk do të mund t’i ikë drejtësisë. Institucionet tona profesionale kanë kapacitetet për të adresuar secilin kërcënim dhe për të zbardhur çdo krim”, shkroi Sveçla.

Ai tha se dyshohet që V.M. ka qenë në kontakt me strukturat e inteligjencës së Serbisë dhe të ushtrisë, “ka përgatitur të rinj serbë për trajnime në bashkëpunim me pjesëtarë të ushtrisë së Serbisë, si dhe së paku ka qenë në dijeni për përgatitjet e sulmit terrorist në Banjskë”.

Autoritetet e Kosovës më herët i kishin bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të bëjë trysni ndaj Beogradit pas plagosjes dhe rrëmbimit të dyshuar të Vukashinoviqit nga Xhandarmëria e Serbisë.

Dyshohet se Vukashinoviq u plagos dhe më pas u rrëmbye më 1 nëntor në fshatin Jellakcë afër Leposaviqit, para se të dërgohej më pas në spitalin e Prokuples, e më vonë në Qendrën Klinike të Nishit.

Serbia nuk ka reaguar për këtë rast. Familja e Vukashinoviqit, përmes avokatit Ivan Niniq, kanë dorëzuar padi në Prokurorinë e Lartë Publike të Prokuples

Niniq ka thënë se meqë shteti serb ka heshtur, padia është dorëzuar kundër personave të panjohur, anëtarë të Ushtrisë së Serbisë, ose Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, ose Millan Radoiçiqit, ish-nënkryetar i Listës Serbe, i cili kishte marrë përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 2023.

Vukashinoviq ka qenë i punësuar në Byronë e Sigurimeve të Kosovës në pikën kufitare në Jarinjë, në veri të Kosovës.

Pasi autoritetet bën publike rastin e Vukashinoviqit, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se ai u sulmua sepse “është kundërshtar i politikave dhe i regjimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq”.

Radio Evropa e Lirë, duke përdorur mjete forenzike për identifikimin e fytyrës, ka vërtetuar se Vukashinoviq është i njëjti person që më 28 qershor të këtij viti kishte folur publikisht për presionet që kishte pasur, në një intervistë me gazetarin dhe ish-deputetin serb Nemanja Sharoviq, për televizionin KTV nga Serbia.

Dyshimet, heshtja dhe misteri rreth rastit Vukashinoviq

Gjatë asaj interviste, ai kishte deklaruar se serbët ishin detyruar të largoheshin nga institucionet e Kosovës në nëntor 2022 nën presionin e Listës Serbe, dhe se edhe ai vetë kishte qenë viktimë e presioneve, duke shtuar se nuk ndihej i sigurt të udhëtonte në Serbi sepse kishte refuzuar të jepte dorëheqje.

“Kanë shpifur për shumë gjëra, më kanë lidhur me shqiptarët, nuk jam i sigurt të udhëtoj në Serbi. Jam këtu në Kosovë, e anashkaloj Serbinë”, kishte thënë ai./ REL

The post Kosovë, Sveçla: Është arrestuar një ish-pjesëtar i MPB-së serbe lidhur me rrëmbimin e Vukashinoviqit appeared first on Albeu.com.

Opinionistja e Big Brother, Monika Kryemadhi thumb për Ilir Metën? Jo gjithmonë gratë e kanë fajin

By: M C
20 December 2025 at 22:52

Monika Kryemadhi, e cila është opioniste e “Big Brother VIP Albania 5”, ka thumbuar ish-bashkëshortin e saj, Ilir Meta.

Gjatë momentit ku po diskutohej futja e Ilir Vrenozit brenda shtëpisë, Kryemadhi tha se jo gjithmonë e kanë fajin gratë.

“Jo gjithmonë gratë e kanë fajin”, tha Kryemadhi.

Kujtojmë që Ilir Meta, shpesh herë ka hedhur akuza në publik ndaj Kryemadhit.

The post Opinionistja e Big Brother, Monika Kryemadhi thumb për Ilir Metën? Jo gjithmonë gratë e kanë fajin appeared first on Albeu.com.

Aksident i rëndë në Elbasan, përplasen dy makina, 4 persona mbeten të plagosur

By: M C
20 December 2025 at 22:41

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Elbasan, në afërsi të Bradasheshit.

Raportohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa bëhet me dije se të plagosur kanë mbetur 4 persona.

Gjithashtu bëhet me dije se të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit, ndërsa nuk dihet gjendja e tyre.

Ende nuk dihet shkaqet e plota të aksidentit, ndërsa Policia ndodhet në vendngjarje.

The post Aksident i rëndë në Elbasan, përplasen dy makina, 4 persona mbeten të plagosur appeared first on Albeu.com.

❌
❌