Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 22 December 2025Main stream

Ari thyen një tjetër rekord

22 December 2025 at 13:52

Ari kaloi për herë të parë nivelin prej 4.400 dollarësh për onz këtë të hënë, i nxitur nga pritshmëritë për ulje të normave të interesit në SHBA dhe blerjet e vazhdueshme si aset i sigurt, ndërsa argjendi ndoqi të njëjtën rrugë, duke arritur një nivel rekord të ri.

Ari u rrit 1.7% në 4,410.54 dollarë për onz, pas arritjes së një rekordi prej 4,420.01 dollarësh më herët.

Ari ka shënuar një rritje prej rreth 68% këtë vit, duke regjistruar ngritjen më të madhe vjetore që nga viti 1979, të nxitur nga blerjet e forta të bankave qendrore, flukset drejt aseteve të sigurta dhe normat më të ulëta të interesit.

Argjendi u rrit 2.9% në 69.05 dollarë, pas arritjes së një rekordi të ri prej 69.44 dollarësh gjatë seancës. Argjendi është rritur 139% që nga fillimi i vitit, për shkak të deficitit të vazhdueshëm të furnizimit, nevojave në rritje industriale dhe kërkesës së fortë për investime.

“Normat më të ulëta po mbështesin kërkesën për asete reale si ari dhe argjendi. Por gjithashtu kemi bakër në nivel rekord, që tregon dëshirën e investitorëve për të mbajtur ekspozim ndaj mallrave më të gjera, ndoshta për shkak të pritshmërive se inflacioni mund të qëndrojë i lartë për një kohë më të gjatë,” tha analisti i UBS, Giovanni Staunovo.

Guvernatori i Këshillit Ekonomik, Stephen Miran, riafirmoi të premten se banka qendrore e SHBA duhet të ulë normat e interesit, pasi inflacioni është zbutur dhe politika monetare duhet të kompensojë rreziqet për tregun e punës.

Ndërsa ari shihet si një mbrojtje kundër inflacionit dhe si një aset i sigurt në kohë pasigurie, ky aset pa përfitim nga interesi gjithashtu përfiton zakonisht në mjedise me norma interesi të ulëta.

“KY është një moment i vetë-përmbushur, por nëse do të përmendja një element kyç, do të ishte përdorimi i fjalës ‘luftë’ nga Presidenti Trump javën e kaluar për sa i përket Venezuelës, pas një fushate zgjedhore që pjesërisht kishte përqendrim tek fjala ‘paqe’,” tha analistja e StoneX, Rhona O’Connell.

“Parashikimi ynë për arin mbetet që metali i verdhë duhet të arrijë nivele edhe më të larta vitin e ardhshëm, me një objektiv prej 4.500 dollarësh për onz,” shtoi Staunovo.

Në tregjet e tjera, platini u rrit 5% në 2.072.01 dollarë, duke arritur nivelin më të lartë në më shumë se 17 vjet, ndërsa paladiumi u rrit 3.7% në 1,776.69 dollarë, duke arritur një nivel afër trevjeçar./Reuters

The post Ari thyen një tjetër rekord appeared first on Gazeta Si.

Lançohet portali ‘EuroAgro Albania’ për fermerët, Rama: 100 mln€ mbështetje për bujqësinë

22 December 2025 at 11:25

Nga Gazeta ‘SI’ – Kryeministri Edi Rama ka njoftuar çeljen e një kapitulli të ri të negociatave me BE-në që do të thotë nisja e reformimit të bujqësisë.

Në një aktivitet me fermerët, Rama prezantoi mekanzimat e reja në funksion të bujqve duke theksuar rritjen e mbështetjes së drejtpërdrejtë deri në 100 milionë euro dhe krijimin e platformës “Euro Agro Albania”, si një instrument të ri koordinimi dhe informacioni për fermerët.

“Me rritjen e mbështetjes së drejtpërdrejtë që duam ta çojmë deri në 100 milionë euro, me mbështetjen e Bankës së Zhvillimit dhe të Bankës së Shqipërisë, që ka vënë në dispozicion një kredi inovative dhe patjetër me mbështetje e AZHBR-së dhe të BE, do të kemi mundësinë që t’i vëmë në dispozicion fermës shqiptare një fakt që për askënd nuk do të jetë çështje lekësh dhe fondesh, për gjithkënd do të jetë një çështje të projekteve të duhura. Euro Agro Albania nuk është një faqe e re interneti, por një instrument të cilin të gjithë ju që janë në fermë dhe duan të rrisin eksportet, prodhimin, cilësinë, kapacitetet, fondet në dispozicion të projekteve të tyre duhet ta marrin, ta pasurojnë dhe ta kthejnë në një instrument të punës së përditshme. Është udhërrëfyes për të gjithë ju në çdo hap të procesit të negociatave, është burim informacioni për standarde, afate e detyrime konkrete”, tha kryeministri.

Ndër të tjera, ai tregoi edhe hapat konkretë që do të ndiqen për modernizimin e bujqësisë.

“Ne do të bëjmë sistemin e integruar të administratave të kontrollit. Do të finalizojmë regjistrin kombëtar të fermave, parcelave dhe kafshëve. Do të ndërtojmë deri në fund laboratorët e akredituar nga BE-ja. Sot kemi një nivel komplet tjetër të cilësisë së analizave, por na duhet të përfundojmë projektin dhe do të shtyjmë fort për sistemin e shërbimeve këshillimore në terren, ku do të mbështetemi tek Universiteti Bujqësor i Tiranës.”

Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, dha më shumë detaje nga platforma në shërbim të fermerëve.

“Sot ne lancojmë “EuroAgro Albania 2025-2030”, si një mekanizëm praktik që t’ju ndihmojë të përgatiteni hap pas hapi.

  • Platforma konkretisht do të sjellë:
  • Një linjë të dedikuar asistence e quajtur “Numri Blu”
  • Platformë digjitale informative dhe asistent virtual në Portalin e Fermerit
  • Pika informuese, materiale udhëzuese dhe trajnime.

Në të njëjtën kohë, platforma do të shtrihet përmes bashkive, shërbimeve të ekstensionit, dhomave të tregtisë dhe shoqatave profesionale, që informacioni të mbërrijë shpejt dhe i plotë tek të gjithë. Në mbyllje, ju ftojmë të bëheni pjesë aktive e këtij procesi, të kërkoni orientim, të përdorni mjetet që po vendosim në dispozicion dhe të nisim përgatitjen që sot. Nga ana jonë, ne do të sigurojmë kushtet dhe mbështetjen e nevojshme për pjesëmarrje. Nëse bëhemi bashkë në këtë rrugëtim, Bujqësia 2030 do të kthehet në një standard pune dhe treg i ri mundësish”, përfundoi ministri.

The post Lançohet portali ‘EuroAgro Albania’ për fermerët, Rama: 100 mln€ mbështetje për bujqësinë appeared first on Gazeta Si.

Mësimet financiare që shkolla nuk na i mësoi

22 December 2025 at 11:08

Cilat janë dy rregullat më të rëndësishme të parasë? Pse një monedhë në të ardhmen vlen më pak sesa një monedhë sot? Si mundet pagesat e vogla t’ju rëndojnë më shumë se sa mendoni? Dhe a janë vërtet njerëzit më të pasur në botë më të lumtur se ne të tjerët?

Këto janë vetëm disa nga “mësimet për paranë” që figura të njohura të botës financiare do të kishin dashur t’i mësonin në moshë më të re, për të ndërtuar njohuri të vlefshme dhe për të shmangur gabime të kushtueshme.

“Financial Times” ka udhëhequr fushatën që çdo fëmijë të përfitojë nga edukimi financiar dhe disa nga këto mësime po i ndan dhe me lexuesit e saj.

Shijoni këto këshilla për paranë dhe ndajini me të rinjtë në jetën tuaj!

Kuptoni rregullat e parasë

Paraja dhe financat mungojnë shpesh në edukimin shkollor, edhe pse janë thelbësore për jetën e përditshme. Kontrolli i parasë fillon me të kuptuarit e fluksit financiar: sa para hyjnë, sa dalin dhe kur ndodh kjo. Buxhetimi, menaxhimi i shpenzimeve dhe krijimi i një fondi sigurie ndihmojnë në shmangien e borxheve dhe në ndërtimin e një marrëdhënieje të shëndetshme me paranë që në moshë të re.

Çfarë mund të mësojmë nga më të pasurit?

Pasuria nuk shpërndahet në mënyrë të barabartë. Ndryshe nga tiparet fizike, ajo përqendrohet tek një numër shumë i vogël njerëzish. Miliarderët nuk janë domosdoshmërisht shumëfish më të zgjuar se të tjerët; pasuria e tyre shpesh vjen nga trashëgimia, rreziku, shkallëzimi i bizneseve dhe fati. Kuptimi i kësaj ndihmon të shmangim krahasimet e gabuara dhe ndjenjat e panevojshme të dështimit.

Fillimi i hershëm shpërblehet

Shumë njerëz e kuptojnë rëndësinë e kursimit dhe investimit vetëm vonë. Edhe shuma të vogla, të vendosura rregullisht, rriten me kalimin e kohës. Ashtu si stërvitja fizike, përkushtimi i vazhdueshëm financiar sjell rezultate të mëdha në planin afatgjatë.

Pasurimi është një proces i ngadaltë

Nuk ekzistojnë rrugë të shpejta drejt pasurisë. Pasurimi kërkon aftësi të vlefshme, punë të palodhur, kursim dhe investim të mençur. Skemat për t’u pasuruar shpejt zakonisht përfundojnë me humbje. Thjeshtësia dhe disiplina janë çelësi.

Kostoja e fshehur e mikropagesave

Shpenzimet e vogla, por të shpeshta, veçanërisht në lojëra apo ushqim të shpejtë, krijojnë iluzionin e shpenzimit minimal. Në realitet, të mbledhura gjatë vitit, ato mund të arrijnë shuma të konsiderueshme. Ndërgjegjësimi për këtë ndihmon në marrjen e vendimeve më të zgjuara financiare.

Fuqia e interesit të përbërë

Interesi i përbërë është aleati më i madh i investitorëve dhe armiku kryesor i borxhit. Investimet rriten mbi rritje, ndërsa borxhet shtohen përmes interesit. Sa më herët të kuptohet kjo, aq më e fortë bëhet baza financiare për të ardhmen.

Investimi nuk është vetëm për të pasurit

Investimi nuk është luks. Edhe kontribute mujore të vogla mund të rriten ndjeshëm me kalimin e viteve. Mbajtja e parave vetëm në kursime shpesh nënkupton humbje reale për shkak të inflacionit. Tregjet financiare janë mjete ndërtimi pasurie, jo lojë fati.

Automatizoni vendimet financiare

Mendimi i vazhdueshëm për paranë është stresues. Automatizimi i kursimeve dhe investimeve ul lodhjen mendore dhe përmirëson disiplinën financiare. Kur procesi funksionon vetë, vendimet e tjera bëhen më të zgjuara.

Inflacioni dhe vlera e parasë

Një njësi monetare sot vlen më shumë sesa e njëjta njësi nesër. Inflacioni rrit çmimet dhe, në mënyrë të fshehtë, edhe barrën tatimore. Kuptimi i këtij mekanizmi ndihmon jo vetëm në menaxhimin personal të parasë, por edhe në kuptimin e politikave ekonomike.

Qiraja nuk është domosdoshmërisht humbje

Blerja e një shtëpie nuk është gjithmonë zgjedhja më e mirë. Interesat e kredisë, taksat dhe mirëmbajtja shpesh barazojnë ose tejkalojnë koston e qirasë. Përfitimi nga pronësia varet kryesisht nga rritja e çmimeve të pasurive të paluajtshme, e cila nuk është e garantuar.

Çfarë na mëson pasuria ekstreme për lumturinë

Përvoja tregon se pasuria e madhe nuk garanton lumturi. Shpesh, kënaqësia më e madhe vjen nga gjërat e thjeshta dhe jo nga luksi apo konsumi i tepruar.

Të bësh pyetje është forcë

Mos hezitoni të bëni pyetje për produktet financiare dhe të kërkoni mendime alternative. Mungesa e informacionit mund të kushtojë shtrenjtë, ndërsa kurioziteti financiar është një mbrojtje e fuqishme.

Asetet kundrejt detyrimeve

Asetet rrisin vlerën dhe gjenerojnë të ardhura, ndërsa detyrimet zakonisht sjellin kosto. Fokusimi tek blerja e aseteve është një nga themelet kryesore të ndërtimit të pasurisë afatgjatë.

Një punë është më shumë se paga

Paga është vetëm një pjesë e paketës së karrierës. Pensionet, sigurimet, pushimet, trajnimet dhe mundësitë e zhvillimit profesional kanë vlerë të madhe dhe duhen marrë parasysh në zgjedhjet e karrierës.

Mësoni gjuhën e financës

Financa është një gjuhë që mund të mësohet. Kur e kupton, fiton qartësi, kontroll dhe fuqi për të naviguar më mirë jetën personale dhe botën përreth. Edukimi financiar nuk është privilegj,  është domosdoshmëri.

The post Mësimet financiare që shkolla nuk na i mësoi appeared first on Gazeta Si.

Parashikimi i ‘SI’ për bursat gjatë javës: Euro dhe Bitcoin me ‘të kuqe’

22 December 2025 at 10:14

Nga Gazeta ‘SI’ – Për sa kohë EUR/USD do të tregtohet nën nivelin 1.173, trendi mbetet rënës, me target 1.165. Një reagim negativ në këtë zonë mund të thellojë rënien drejt 1.162. Tregtimi mbi nivelin 1.173 do të pasohet nga tentativa për testimin e rezistencës në 1.1785.

Për sa kohë GBP/USD do të tregtohet nën nivelin 1.34, trendi mbetet negativ, me objektiv 1.33. Tregtimi mbi nivelin 1.34 hap rrugën për avancim të mëtejshëm, me target 1.344.

Për sa kohë USD/JPY do të tregtohet mbi nivelin 157.4, trendi mbetet bullish, me target 162. Tregtimi nën nivelin 156.4 do të frenonte përkohësisht këtë tendencë, duke u paraprirë nga testimi i suportit në 157.

Për sa kohë Dow Jones do të tregtohet nën nivelin 48.300, trendi mbetet rënës, me target 4.240. Tregtimi mbi nivelin 48.300 do të ndiqej nga testimi i rezistencës në 48.450.

Për sa kohë Crude Oil do të tregtohet mbi nivelin 60.14, trendi mbetet pozitiv, me target 61.5. Tregtimi nën nivelin 60.14 rikthen tendencën negative drejt suportit në 59.5.

Për sa kohë BTC/USD do të tregtohet nën nivelin 88.600, trendi mbetet negativ, me objektiv 84.400. Tregtimi mbi nivelin 88.600 do të pasohej nga rritje të mëtejshme, me synim rezistencën në 93.700.

The post Parashikimi i ‘SI’ për bursat gjatë javës: Euro dhe Bitcoin me ‘të kuqe’ appeared first on Gazeta Si.

150 euro bonus fundviti edhe për familjet në nevojë e invalidët

22 December 2025 at 10:06

Nga Gazeta ‘SI’ – Pak ditë para mbylljes së vitit, qeveria ka vendosur t’i japë bonus edhe individëve me aftësi të kufizuar, të cilët nuk ishin përllogaritur fillimisht dhe për familjet me ndihmë ekonomike.

Sipas ministrit të Financave, Petrit Malaj, janë 148 mijë përfitues të bonusit prej 150 mijë lekë.

“Në kuadër të kësaj mbështetjeje, do të akordohet një masë financiare prej 15 mijë lekësh, ose rreth 150 eurosh, për secilin përfitues. Nga kjo paketë do të përfitojnë gjithsej 148 500 qytetarë, ndërsa fondi total i vënë në dispozicion arrin në 2,2 miliardë lekë”, tha Malaj.

Kur qeveria njoftoi në nëntor bonusin për pensionistët, tha se invalidët nuk janë përfshirë në këtë skemë përshkak të pamjaftueshmërisë së fondeve.

Nga ana tjetër, janë më shumë se 700 mijë pensionistë që përfitojnë bonusin nga 100 në 150 euro, sipas nivelit të pensionit që ata marrin.

Po ashtu, ministri tha se është vendosur që të gjitha ato fonde që kanë betur pa shpenzuar nga ministritë apo institucionet buxhetore, do të kalojnë në Fondin e Veçantë të Pensioneve pranë Bankës së Shqipërisë.

“Nga një vlerësim paraprak që ka bërë Ministria e Financave, vlerësohet se shuma që minimalisht do të kalojë në këtë llogari do të jetë në masën 150 milionë euro. Kjo shumë do të përdoret për Reformën e Pensioneve të cilën kjo qeveri tashmë e ka nisur”, tha ministri i Financave.

The post 150 euro bonus fundviti edhe për familjet në nevojë e invalidët appeared first on Gazeta Si.

Before yesterdayMain stream

Gjërat që do të doja t’i dija kur isha i ri

20 December 2025 at 13:41

Në ditëlindjen e tij të 70-të, në vitin 1905, Mark Twain mbajti një fjalim mbi sekretin e plakjes së suksesshme. (Nëse 70 nuk ju duket moshë e madhe, duhet të keni parasysh se për shkak të shkallës së lartë të vdekshmërisë infantile, jetëgjatësia mesatare për dikë të lindur para vitit 1850 ishte më pak se 40 vjet.) “Kam arritur 70 vjet në mënyrën e zakonshme,” deklaroi ai sipas një raporti në The New York Times, “duke iu përmbajtur rreptësisht një skeme jetese që do të vriste çdo tjetër person.” Maksima që ai ofroi ishte kjo: “Nuk mund të arrijmë moshën e tretë duke ndjekur rrugën e dikujt tjetër.”

Tipike për Twain-in, kjo ishte urtësi popullore e fortë e mbështjellë në një shaka. Sekreti i një jete të gjatë dhe të lumtur padyshim nuk është pirja e duhanit, alkoolit dhe shfrenimi. Por ai ka të drejtë kur thotë se nuk ka një formulë universale që funksionon për të gjithë. Brenda parametrave të qartë, secili prej nesh duhet të eksperimentojë me ide të ndryshme dhe mënyra specifike të jetesës, një propozim që unë e kam diskutuar më parë. Disa njerëz janë më të shëndetshëm duke ndjekur një dietë vegjetariane; të tjerët duke konsumuar ushqime të stilit Mesdhetar. Disa janë më të lumtur duke jetuar në një metropol të madh si Nju Jorku apo Los Anxhelos; të tjerët e gjejnë jetën e tyre më të mirë në fshat.

Përveç këtyre detajeve, disa zakone të përgjithshme kanë rëndësi. Nuk do t’ju lodh me këshillat e zakonshme për shëndetin që mund t’i dëgjoni nga mjeku juaj: lëreni duhanin dhe dilni për një shëtitje, për hir të Zotit. Dua të tërheq vëmendjen tuaj tek disa modele të sjelljes që nuk janë kaq të dukshme, por që ndihmojnë të shpjegojnë pse të moshuarit zakonisht janë më të lumtur se të rinjtë. Sa më shpejt të mësoni dhe të adoptoni këto rregulla të jetesës së mirë, aq më shpejt mund të përfitoni nga frytet e tyre.

Pa dyshim, do të ndeshni disa të moshuar të mërzitur dhe të pakënaqur, por mesatarisht në Shtetet e Bashkuara, të rriturit më të moshuar kanë një nivel mirëqenieje ndjeshëm më të lartë se të rinjtë. Të moshuarit përjetojnë më pak stres psikologjik dhe emocione negative, dhe më shumë emocione pozitive. Kam shkruar më parë se të moshuarit zakonisht përjetojnë ndryshime pozitive në personalitet: mirësjellja dhe ndërgjegjshmëria rriten me moshën; neurotizmi zvogëlohet. Shpjegimi i këtij modeli nuk është menjëherë i qartë. Pa dyshim, urtësia e fituar me përvojë luan një rol: të moshuarit kanë më shumë të dhëna nga jeta dhe bëjnë më pak gabime. Por tre modele të veçanta sjelljeje që shfaqin të moshuarit kanë rëndësi të madhe.

I pari lidhet me rrjetet sociale. Në fillim të jetës, ndoshta ju këshilluan të zhvilloni një gamë të gjerë miqësish me njerëz të ndryshëm, për hir të lumturisë suaj. Kjo ishte këshillë e mirë sepse mësonit mënyra të reja të të menduarit dhe jetuarit nga njerëz jashtë rrethit tuaj social tipik. Por kjo nuk do të thotë se duhet të shpenzoni përpjekje të veçanta për të ruajtur lidhje me shumë njerëz me të cilët keni marrëdhënie sipërfaqësore. Kjo thjesht do t’ju mbushte kohën e lirë me ndërveprime pa shpërblim. Megjithatë, kjo lloj shoqërie e gjerë por e cekët karakterizon shumë të rinj. Të moshuarit ngushtojnë në mënyrë selektive rrethin e tyre social për të përqendruar energjitë tek ata me të cilët ndajnë pasione të përbashkëta, përjetojnë emocione pozitive dhe marrin kënaqësi. Njëkohësisht, njohjet rastësore që nuk përmbushin këto kritere mbeten pas.

Kjo mund të duket egoiste, por njerëzit në fakt bëhen më altruistë me moshën, modeli i dytë i sjelljes që rrit lumturinë e të moshuarve krahasuar me të rinjtë. Në një studim të vitit 2021 mbi altruizmin e vetë-raportuar dhe sjelljen e vëzhguar bamirëse, katër psikologë zbuluan se nga 16 studime të shqyrtuara, 14 treguan se të moshuarit janë më të përqendruar tek të tjerët se të rinjtë. Në një demonstrim veçanërisht i zgjuar, studiuesit i kërkuan të rriturve të moshave të ndryshme të shtypin një pajisje matëse të forcës së duarve, dinamometër, për të fituar shpërblime për veten ose për të tjerët. Të rinjtë shtypnin më fort për shpërblime për veten; të moshuarit shtypnin më fort për të fituar shpërblime për të tjerët.

Modeli i tretë lidhet me mënyrën se si të moshuarit reagojnë ndaj ngjarjeve të vështira në jetë. Me moshën, zakonisht njerëzit mësojnë të shmangin dhe të përballojnë stresin. Një studim i vitit 2023 me gati 3,000 të rritur nga 25 deri 74 vjeç gjeti se 70-vjeçarët përjetonin stres në 40% më pak ditë se 25-vjeçarët. Pjesërisht kjo ndodh sepse të moshuarit i ekspozohen më pak ngjarjeve stresuese, por edhe sepse reagojnë më pak ndaj situatave stresuese. Disa nga këto përfitime lidhen me rrethanat e jetës: pensionistët nuk kanë më detyrime pune të ngarkuara. Por një faktor tjetër është se kur të moshuarit përballen me një situatë stresuese, ata thjesht e injorojnë atë. Vendimi për të reaguar ndaj një ngjarjeje sfiduese mund të mos duket i vetëdijshëm, por në fakt mund të jetë dhe kur stresi është i pashmangshëm, të moshuarit reagojnë më pak duke u shqetësuar më pak.

Ndërsa shkruaja këtë ese, më erdhi në mend një përvojë që forcoi këto pika, nga një takim dy-ditor në Romë rreth 25 vjet më parë për një organizatë të madhe bamirëse ndërkombëtare. Konferenca mblodhi një grup të vogël specialistësh të mirëqenies disa shumë të rinj (si unë atëherë), disa më të moshuar dhe më të famshëm. Mes tyre ishte një grua 60-vjeçare me reputacion global në fushën e saj. Duke u ndjerë i nderuar të isha pranë saj, vura re sjelljen e saj me vëmendje. Në atë kohë dukej pak e çuditshme; tani nuk duket më.

Ajo kishte udhëtuar gjatë natës për të marrë pjesë në takim, pa kompensim, dhe kishte marrë pjesë në çdo sesion. Por kur erdhi puna tek darka e fundit luksoze e konferencës që për mua ishte një përfitim i madh ajo hyri në bistro dhe deklaroi: “Ky vend është shumë i zhurmshëm” dhe u largua. Kjo grua e jashtëzakonshme po shfaqte të tre modelet e lumturisë: kalonte kohë profesionalisht me njerëz që ndanin pasionin e saj për një kauzë, bënte përpjekje personale dhe dhuronte ekspertizën e saj, dhe thoshte jo ndaj diçkaje që nuk ia vlente për stres dhe sakrificë.

Në moshën 36-vjeçare, më habiti që nuk shkoi në darkë. Sot, në 61, ndjek shembullin e saj: përpiqem shumë të shërbej për kauza që më interesojnë dhe të diskutoj çështje me rëndësi shpirtërore ose shkencore për orë të tëra. Por biseda e rastësishme në një bar të zhurmshëm? S’ka shanse!

Pra, tre rregulla të përgjithshme që kam mësuar nga të moshuarit për një jetë më të mië janë:

1. Futu thellë ose ik.
Përpiqem që marrëdhëniet e mia shoqërore ato vullnetare dhe me kohë të lirë të përqendrohen vetëm tek aspektet e jetës që kanë rëndësi: dashuria, besimi, filozofia, virtyti, kultura, estetika. Nuk dua të flas për pushimet e mia në plazh apo të tuat, përveç nëse ka ndodhur një çudi e madhe.

2. Shërbe më shumë.
Një kanal unik i mirëqenies është shërbimi ndaj të tjerëve në kauza që më interesojnë. Kjo mund të nënkuptojë dhurimin e kohës dhe parave, sigurisht. Por gjithashtu përfshin testimin e rregullt të veprimtarisë së punës time: A ndihmon ky aktivitet të tjerët dhe i ngre ata?

3. Shqetësohu më pak.
Mendoj për gjërat që më mbajtën zgjuar si të ri, konfliktet në punë, shqetësimet për para dhe tund kokën. Tani, kur diçka më shqetëson ose më shkakton stres, pyes veten nëse do të më shqetësojë edhe pas një jave. Nëse përgjigjja është jo, përpiqem të filloj menjëherë të mos kujdesem.

Si satirist, Twain preferonte të tallë të gjithë biznesin e të moshuarve që u japin këshilla të rinjve, siç bëri në esenë e tij të vitit 1882 “Advice to Youth”: “Nëse dikush të ofendon dhe ke dyshime nëse ishte me qëllim, mos merr masa ekstreme; thjesht prisni rastin dhe goditeni me një tullë.”

Megjithatë, unë dyshoj fort se Twain ndiqte rregulla më të mira kur mbushi 70 vjeç. Duke mbyllur fjalimin e tij të ditëlindjes, piloti i vjetër i anijeve në lumin Mississippi tha se kishte ndjekur një kurs “drejt perëndimit të diellit me zemër të kënaqur” padyshim duke ndjekur parimet e lumturisë.

Shkruar nga Arthur C. Brooks, autor dhe akademik amerikan, për “The Atlantic”

The post Gjërat që do të doja t’i dija kur isha i ri appeared first on Gazeta Si.

Si ia doli Warren Buffet

20 December 2025 at 13:11

Warren Buffett njihet dhe admirohet prej kohësh në mbarë botën sepse bëri diçka që, në thelb, është e zakonshme. Ai nuk është një artist i shkëlqyer, një shpikës i madh apo një sportist që thyen rekorde. Në vend të kësaj, shkëlqimi i tij, një lloj shkëlqimi i thjeshtë, tipik i mesperëndimit amerikan, shfaqet në artin prozaik të investimit: blerjne e një aksioni dhe shmangien e një tjetri. Vetë Buffett e ka quajtur këtë detyrë “të thjeshtë, por jo të lehtë.” Ndërsa miliona njerëz blejnë dhe shesin investime çdo ditë, askush nuk ka mundur ta bëjë këtë më mirë se ai, me një qëndrueshmëri kaq të madhe dhe për kaq gjatë.

Dalja në pension e Buffett në moshën 95-vjeçare është një moment për të reflektuar mbi cilësitë që e kanë bërë atë investitorin më të suksesshëm të të gjitha kohërave. Këto cilësi, kurioziteti i pandalshëm, konsistenca analitike, përqendrimi i përpjekjeve dhe përulësia, së bashku me integritet të lartë, personalitetin e paprekur nga pasuria apo suksesi, dhe optimizmin për Shtetet e Bashkuara, e kanë bërë atë një model amerikan. Ai gjithashtu ka ilustruar respektin për vlerat tradicionale amerikane, tregjet e lira, një sistem qeverisës demokratik, patriotizmin dhe shëndetin e mendjes; të cilat sot kanë humbur pak. Tani, në një botë ku mungojnë modelet e denja, Buffett po largohet nga skena. Zëri dhe shembulli i tij do të mungojnë.

Që nga fëmijëria, Warren Buffett ka pasur një mendje të zgjuar për investime dhe një intuitë për biznesin. Si një i ri në Omaha, ai u interesua për tregun e aksioneve dhe bëri investimin e tij të parë (në aksionet preferenciale të Cities Service) në moshën 11-vjeçare. Ai fitoi para duke shitur kikirikë dhe patate të skuqura në ndeshjet e futbollit të kolegjit, si gazetë-shitës duke shpërndarë The Washington Post, dhe si producent i një buletini me këshilla për garat e kuajve. Në moshën 17-vjeçare, ai mbledhi kursimet e tij për të blerë makina lojërash me dorë që i vendosi nëpër berberhane, një investim që prodhonte rrjedhë të vazhdueshme parash për Buffett-in.

Në të 20-at e hershme, ai zbuloi një kurs që i interesonte në Universitetin Columbia, mbi investimet me vlerë, artin e kërkimit të durueshëm të mundësive investuese të favorshme. Kursin e jepte një gjeni dhe emigrant, Benjamin Graham, i cili gjithashtu drejtonte një fond investimesh të suksesshëm. Graham kishte bashkë-shkruar një libër të titulluar Security Analysis në 1934 dhe në 1949 botoi The Intelligent Investor, i cili u bë i njohur si bibla e investimeve me vlerë. Buffett u pranua në kurs dhe ai dhe Graham krijuan një marrëdhënie të ngushtë dhe të qëndrueshme, dhe, siç thonë, historia e mëtejshme është e njohur.

Warren Buffet i ri, 1965

Duke marrë frymëzim nga Graham, në 1956 Buffett, në moshën 25-vjeçare, hapi një partneritet investimesh, duke ftuar miqtë dhe fqinjët. Buffett kishte një vetëbesim të madh që nga një moshë e re se një qasje e bazuar në vlerë do të shndërrohej në kapital me ritme të jashtëzakonshme kthimi për shumë kohë; dukej sikur ai mund të shihte se si do të rritej pasuria e tij me kalimin e kohës, nëse vetëm nuk largonte sytë nga topi. Ai ishte i vendosur të qëndronte brenda “rrethit të kompetencës” së tij, duke përqendruar gjithë vëmendjen në investime në biznese që e kuptonte mirë. Dhe në fakt, ky partneritet prodhoi rezultate të jashtëzakonshme gjatë afro 15 viteve të tij të funksionimit.

Në 1962, partneriteti i investimeve i Buffett bleu aksionet e tij të para të Berkshire Hathaway, një ndërmarrje që, me kalimin e kohës, do të merrte rëndësi personale për Buffett-in. Berkshire, atëherë vetëm një kompani tekstili, ishte sipërfaqësisht me çmim të ulët, duke tregtuar me një vlerë të ulët midis kostos dhe fitim. Plani i Buffett-it ishte ta bindte kompaninë të heqë operacionet tekstile, duke i lejuar atij të kapitalizonte mbi vlerësimin e ulët të tregut. Tetë vjet më vonë, Buffett u bë kryetar i Berkshire. Ai ndërmori hapat e nevojshëm për ta kthyer prodhuesin në rënie në një konglomerat sigurimesh dhe industrial, dhe një mjet investimi për të gjithë jetën, emri i të cilit (që ai kurrë nuk e ndryshoi) do të bëhej sinonim i tij vetë.

Një nga arsyet për të zotëruar një kompani sigurimesh ishte e qartë për Buffett-in: Të tilla kompani prodhojnë një sasi të madhe parash që rritet kur biznesi zgjerohet. Kjo njihet si “float” në terminologjinë e industrisë, likuiditet që mund të përdoret deri në momentin kur ndoshta duhet të përdoret për të përmbushur kërkesat e sigurimeve. Buffett dinte që mund të përmirësonte kthimet e Berkshire me kalimin e kohës duke investuar float-in.

Buffett e transformoi Berkshire në një kompani mbajtëse me “kapital të përhershëm” që investonte jo vetëm në aksione të zakonshme, por edhe në biznese të tëra. Berkshire u rrit duke zotëruar qindra biznese, përfshirë BNSF Railway, Geico, NetJets, dhe shumë kompani energjie dhe pozicione të përqendruara aksionesh në Apple, American Express, dhe Coca-Cola. Kjo rezultoi të ishte një formulë fituese: një platformë ku Buffett përqendroi shumicën e pasurisë së tij neto, një kompani mbi të cilën ai mund të fokusohej me qëllim të vetëm. Buffett mbajti pothuajse të gjitha aksionet origjinale të Berkshire Hathaway deri kohët e fundit, kur filloi të reduktojë pjesëmarrjen si pjesë e planifikimit të pasurisë dhe përpjekjeve filantropike. Investimi personal i Buffett në Berkshire Hathaëay u rrit në më shumë se 125 miliardë dollarë, edhe pasi kishte dhuruar shumë dhjetëra miliarda dollarë aksione për bamirësi. Askush tjetër nuk ka ndërtuar kurrë një pasuri investimi të tillë nga zero; ishte sikur të kishte fituar një llotari me një fitim gjithnjë në rritje, megjithëse një fitim i bazuar jo mbi fat, por mbi përpjekje të qëndrueshme dhe të afta.

Suksesi i Buffett-it i atribuhet, në masë të madhe, intuitës së tij si investitor me vlerë, duke vlerësuar gjithmonë aksionet si pjesë-pronarësi në biznese që planifikonte të mbante afatgjatë. Procesi i tij ishte të kryente analizë dhe verifikim të detajuar; të vepronte sipas një modeli mendor instinktiv për karakteristikat e “bizneseve të mira”; të priste durimisht një “goditje të madhe” (kombinimi i rrallë i një biznesi me cilësi të lartë dhe një çmim aksioni që e nënvlerësonte atë); dhe pastaj, dhe vetëm atëherë, të ndërmerrte një hap të madh. Nëse një aksion që Buffett e pëlqente binte në çmim, ai blehej më shumë, gjë që nuk është aspak si ndihet shumica e njerëzve kur aksionet e tyre bien.

Investitorët me vlerë janë një lloj i veçantë njerëzish. Ata zakonisht janë matematikisht të parakohshëm dhe të interesuar që në moshë të re për mbledhjen e pullave ose monedhave, parashikimin e garave me kuaj, fillimin e bizneseve, investimin në tregun e aksioneve dhe gjetjen e mënyrave për të fituar para. Ata janë kërkues të pandërprerë të mundësive dhe kanë personalitete që i bëjnë natyrshëm kundërshtarë të turmës. Ata nuk ndihen rehat nga konsensusi, dhe madje ndihen të pakënaqur kur mendimet e tyre bëhen popullore. Ndërsa shumica e investitorëve entuziazmohet nga këshilla të fshehta ose oferta publike të nxehta, investitorët me vlerë synojnë të qëndrojnë të disiplinuar dhe të përqendrohen në vlerën themelore të biznesit, kthimin e kapitalit të investuar, fitimet dhe rrjedhën e parasë që gjeneron kompania dhe perspektivat e saj të ardhshme.

Ata entuziazmojnë jo për mundësinë e një fitimi të menjëhershëm, por për matematikën e pandalshme të përbërjes së kapitalit në një periudhë të gjatë. Kjo koncept njihet si “mrekullia e tetë” e botës – rezultati i jashtëzakonshëm që vjen nga investimet e mençura dhe të informuara, mbajtja e tyre dhe marrja e një perspektive afatgjatë. Ky koncept epitomizon Buffett-in, i cili nuk tentoi kurrë të pasurohej shpejt, kur të ecurit më ngadalë prodhonte një rezultat më të sigurt dhe më fitimprurës.

Gjatë karrierës së tij 45-vjeçare në investime, pothuajse çdo investitor me vlerë që kam njohur e ka admiruar Buffett-in. Komuniteti i investimeve me vlerë ndjek rekordet e tij, ble dhe shet aksionet që ai zgjedh, dhe përpiqet të kuptojë mënyrën e tij të të menduarit nga letrat e aksionerëve. Disa e përdorin këtë informacion për të imituar portofolin e Buffett-it, të tjerë përqendrohen tek mënyra e tij e të menduarit dhe qëndrimi i tij, i durueshëm, i qëndrueshëm, pa emocione dhe me një orientim afatgjatë.

Cilat janë pesë tiparet kryesore që e bënë Buffett-in të shkëlqejë:

  • Një mendje e shpejtë, e saktë dhe vendimtare që i jep aftësinë të formojë gjykime të besueshme investimi.
  • Thjeshtësia e mendimit, duke shkuar direkt te thelbi i çdo investimi.
  • Aftësia për të dalluar investimet e mira nga ato të këqija, dhe investimet e shkëlqyera nga ato thjesht “të mira” dhe vizioni e bindja për të qëndruar me më të mirat gjatë kohës.
  • Aftësia për të qëndruar i fokusuar për periudha të gjata dhe për të shmangur shpërqendrimet.
  • Aftësia mendore për të ndryshuar strategjinë kur gjen mënyra për ta përmirësuar, si kur ai filloi të vlerësonte më shumë cilësinë e biznesit në vendimmarrjen e tij.

Gjatë karrierës, Buffett kaloi përmes zhvillimeve dhe krizave të tregut, krizave financiare, luftërave, pandemive dhe inovacioneve teknologjike që krijuan dhe shpërbënë shumë biznese. Ai vazhdoi të prodhonte rezultate të jashtëzakonshme pa u shqetësuar. Në një epokë kur konkurenca ndër investitorët u rrit ndjeshëm dhe kapitali për investime u bë masiv, Buffett vazhdoi të jepte rezultate të jashtëzakonshme.

Ai tregoi se nuk është vetëm një investitor, por edhe një mendimtar i thellë investimesh, gjithmonë duke kërkuar për avantazhe të reja dhe duke mësuar nga gabimet. Gjatë gjithë karrierës së tij, ai mbeti investitor me vlerë, por u ndikua thellë nga Philip Fisher dhe bashkëpunëtori i tij i gjatë, Charlie Munger, duke e përmirësuar qasjen e tij për të fokusuar më shumë tek cilësia e bizneseve edhe kur kjo nënkuptonte të paguante më shumë.

Buffett u bë një nga CEO-të më të respektuar dhe më të admiruar në Amerikë, dhe emri i tij u bë një markë e respektuar. Ai e shndërroi kërkesën rregullatore që kompanitë publike të mbajnë mbledhje vjetore aksionerësh në një ngjarje madhështore që u bë një pelegrinazh. Mbledhjet e tij të aksionerëve të Berkshire Hathaëay u kthyen në “Woodstock të Kapitalizmit.”

Ai gjithashtu ka qenë një filantrop i jashtëzakonshëm. Buffett prej kohësh kishte parashikuar që një ditë të dhuronte pasurinë e tij për kauza bamirëse, por vdekja e papritur e gruas së tij të parë, Susan, në vitin 2004, e prishi planin e tij. Ai kishte imagjinuar që ajo do të ishte ajo që do të merrte vendimet filantropike të familjes. Ai mori disa vite të tjera për të avancuar planet e tij për të dhuruar shuma të konsiderueshme, duke bashkëpunuar me Bill dhe Melinda Gates. Në vitin 2006, Buffett dhuroi një shifër mahnitëse prej 31 miliardë dollarësh për Fondacionin Gates, i cili tashmë ishte shumë i pasur, duke dyfishuar kështu kapacitetin e tij vjetor për grant-e. (Kjo ishte, dhe mbetet, një nga dhuratat filantropike më të mëdha në histori, dhe Buffett i dha më shumë fondacionit me kalimin e kohës.) Buffett iu bashkua bordit të Fondacionit Gates, dhe Bill Gates iu bashkua bordit të drejtorëve të Berkshire Hathaway, megjithëse të dy u tërhoqën nga këto angazhime disa vjet më vonë.

Warren dhe Susane

Megjithëse arriti pasuri të jashtëzakonshme, Buffett nuk ndryshoi si person. Ai vazhdoi të jetonte një jetë të thjeshtë, të bënte gjëra që i pëlqenin që nga fëmijëria, dhe ruajti një qëndrim të përulur, falënderues dhe me kuriozitet të përhershëm. Buffett do të mungojë veçanërisht në një kohë kur shumë nga njerëzit më të suksesshëm në komunitetin e biznesit duken të fokusuar vetëm në fitimin e parave, pa reflektuar shumë mbi mënyrën se si i fitojnë ato ose çfarë do të bëjnë me to. Thjesht sepse mund të bësh diçka, nuk do të thotë se duhet ta bësh.

Gjenerata të reja investitorësh do të vijnë, duke përfshirë disa yje të shkëlqyeshëm që do të shuajnë shpejt dhe të tjerë që do të qëndrojnë.

Në fund, ndërsa Buffett tërhiqet nga roli i tij ditor në udhëheqjen e Berkshire Hathaway në fund të vitit 2025, bota e investimeve do të jetë ndryshe pa të. Ai mbetet një yll polarizues dhe një shembull i rrallë për të ardhmen: një njeri që ka ndërtuar një pasuri të jashtëzakonshme dhe një legjendë të biznesit, duke qëndruar gjithmonë i thjeshtë, i drejtë dhe i përkushtuar ndaj vlerave të tij.

Marrë nga “The Atlantic“, përgatiti Gazetasi.al

The post Si ia doli Warren Buffet appeared first on Gazeta Si.

Mbi 2.2 milionë shqiptarë jetojnë jashtë Shqipërisë

19 December 2025 at 14:15

Nga Gazeta ‘SI’ – Më shumë se 2.2 milionë shqiptarë jetojnë jashtë Shqipërie, përllogarit INSTAT.

Sipas vlerësimit të bërë në janar të vitit 2025, 1.17 milionë janë meshkuj dhe 1.07 mln janë femra. Gjetjet tregojnë se diaspora përbëhet kryesisht nga një popullsi relativisht e re. Rreth 18% e saj janë në grupmoshën 0-14 vjeç, 77% përfshihen në grupmoshën 15-64 vjeç, dhe vetëm 5% janë mbi 65 vjeç.

Kjo strukturë tregon një diasporë me profil të ri, ekonomikisht aktive dhe me potencial të lartë kontributi në tregjet e punës të vendeve ku ata kanë emigruar dhe rrjedhimisht një humbje e madhe për Shqipërinë.

Italia është vendi ku jeton pjesa më e madhe e shqiptarëve jashtë vendit, me 557 mijë të regjistruar për vitin 2024. Greqia renditet e dyta me 425 mijë të regjistruar, të dhëna këto që i referohen vitit 2021. Në Shtetet e Bashkuara jetojnë 206.520 shqiptarë, ku pjesa më e madhe, 111.904 individë, janë gjenerata e dytë, pra të lindur atje.

INSTAT raporton se emigrantët shqiptarë arrijnë përfitime të konsiderueshme gjatë periudhës së qëndrimit jashtë vendit. Mesatarisht, ata fitojnë 2.5 herë më shumë sesa fitonin para migrimit dhe afërsisht 2.5 herë më shumë sesa bashkëmoshatarët e tyre që qëndrojnë në Shqipëri. Kjo tregon jo vetëm suksesin ekonomik të shqiptarëve jashtë vendit, por edhe potencialin që diaspora mund të sjellë për përmirësimin e lidhjeve ekonomike dhe investimeve drejt vendit.

The post Mbi 2.2 milionë shqiptarë jetojnë jashtë Shqipërisë appeared first on Gazeta Si.

Qeveria si ‘Big Brother’, Rama prezanton projektin: 5.000 kamera nëpër rrugë! Shkelësit identifikohen direkt

19 December 2025 at 13:02

Nga Gazeta ‘SI’ – Kryeministri Edi Rama prezantoi sot projektin e ri “Smart city Albania”, sistemin e ri të teknologjisë që do të implementohet në vend, me fokus mbikëqyrjen e qyteteve dhe uljen e kriminalitetit.

Kreu i qeverisë tha se ky projekt do të jetë “syri magjik” i Policisë së shtetit, që mund të shohë në kohë reale të gjithë territorin dhe çdo ngjarje që ndodh.

“Ky nuk është projekt kamerash, as projekt mbikëqyrjeje me kamera dhe mbikëqyrjeje e trupave të policisë përmes leximit të kamerës, kur del nevoja. Ky është projekt, që në sekondën kur vihet në jetë, rrit kapacitetin policor në kohë reale. Projekti i jep Policisë së Shtetit një sy magjik, për të parë në kohë reale gjithë territorin e interesit. Është projekt që ndihmon për të pasur një kryeinspektor të territorit, që i ka sytë gjithandej. Shkelësi do të identifikohet në kohë reale”, tha Rama gjatë takimit.

Sipas kryeministrit, nuk ka më nevojë të filmojë njeri as policinë dhe as ngjarjet që ndodhin, sepse këtë e bëjnë kamerat e trupit të vetë efektivët.

“Ndërkohë që punonjësi mund të jet duke parë trafikun, po në atë ekran i shfaqet shkelësi i rregullave të qarkullimit. Të gjitha këto informacione vijnë në kohë reale dhe policia më pas ndërhyn për të zbatuar ligjin bazuar në këto informacione. Nuk ka nevojë që dikush të filmojë me kamera një punonjës policie që nuk përmbush standardet e komunikimit të një nxënësi të klasës së parë, sepse në kohë reale kamera e trupit e efektivit që është duke debatuar me një qytetar e sjell debatin në sallën operative. Është e pamundur t’i fikësh dhe t’i ndezësh. Një kamerë e fikur sinjalizohet menjëherë në qendër”, tha Rama.

Nga ana tjetër, ministrja e Punëve të Brendshme Albana Koçiu, theksoi se Shqipëria do të jetë vendi i parë në rajon që do të ketë një sistem të integruar sigurie dhe menaxhimi urban në 20 qytetet më të mëdha.

Në kuadër të projektit, parashikohet instalimi i mbi 5 mijë kamerave inteligjente nga Tirana në Sarandë, nga Shkodra në Gjirokastër, si dhe 3 mijë kamera trupi që do të vendosen në uniformat e efektivëve të Policisë së Shtetit.

“Do vendosim mbi 5 mijë kamera inteligjente në 20 qytete të Shqipërisë, nga Tirana në Sarandë, nga Shkodra në Gjirokastër. Këto janë sisteme të Inteligjencës artificiale që sinjalizojnë në mënyrë autonome, janë 3 mijë kamera të trupit që do instalohen në uniformat e efektivëve të policisë së shtetit. Do instalohen kamera, radarë inteligjentë e sensorë për matjen e zhurmës në arteriet kryesore të vendit. Të kemi 30% më shumë të zbulueshmërisë të ngjarjeve kriminale, deri në 45% reduktim të fataliteteve të aksidenteve rrugore, 30% më pak kohë të shpenzuar në publik, 30% më pak ngarkesë administrative për policinë e shtetit“, deklaroi Koçiu.

The post Qeveria si ‘Big Brother’, Rama prezanton projektin: 5.000 kamera nëpër rrugë! Shkelësit identifikohen direkt appeared first on Gazeta Si.

Agjencia e pasurive të konfiskuara do të veprojë e pavarur: Autoritet e tjera kanë sjellë probleme!

19 December 2025 at 11:46

Nga Gazeta ‘SI’ – Qeveria ka bërë disa ndryshime në ligjin për administrimin e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, AAPSK, duke i dhënë asaj pavarësi të plotë funksionimi.

Sipas draftit AAPSK-së do të menaxhojë e vetme objektet e konfsikuara dhe sekuestruara, fondin për ndërtimet pa leje, porcedurat e shitjes etj. Në relacion thuhet se ndërveprimi i AAPSK-së me autoritete të tjera dhe Këshillin e Ministrave ka krijuar vonesa, mungesë efikasiteti dhe shumë objekte janë amortizuar. Si rezultat, priten procedura më të shpejta dhe më transparente, rritje e të ardhurave për shtetin, shmangie e konflikteve ndërinstitucionale dhe përdorim më efikas i objekteve për interes publik dhe social.

Projektligji, argumenton qeveria, vjen si rezultat i reformës për përdorimin më efikas të ndërtimeve pa leje të konfiskuara dhe administrimin e tyre në mënyrë të mirë, duke i shërbyer nevojave të institucioneve shtetërore dhe nevojave sociale. Kjo qasje kontribuon gjithashtu në rritjen e të ardhurave për buxhetin e shtetit dhe në mbrojtjen e interesit publik.

Për vitin 2025, të paktën deri në muajin shtator, kjo agjenci ka fituar 162 mln lekë, me rritje rreth 50% nga një vit më parë.

The post Agjencia e pasurive të konfiskuara do të veprojë e pavarur: Autoritet e tjera kanë sjellë probleme! appeared first on Gazeta Si.

Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të mallrave të shportës gjatë festave të fundvitit

19 December 2025 at 11:27

Nga Gazeta ‘SI’ – Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një proces monitorimi të posaçëm në tregun e mallrave të shportës, me fokus të veçantë periudhën e festave të fundvitit deri më 15 janar 2026.

Qëllimi i këtij monitorimi është verifikimi i ecurisë së çmimeve dhe i sjelljes së ndërmarrjeve përgjatë zinxhirit të furnizimit dhe tregtimit, me synim parandalimin e çdo rritjeje të pajustifikuar të çmimeve si pasojë e bashkërendimit të sjelljes tregtare apo e marrëveshjeve të ndaluara ndërmjet distributorëve, tregtarëve me shumicë dhe rrjeteve të supermarketeve.

Monitorimi përfshin mallrat bazë të shportës së konsumatorit, konkretisht: makarona, oriz, miell, vezë, sheqer, vaj ushqimor dhe pije joalkolike.

Autoriteti i Konkurrencës thekson se çdo marrëveshje apo praktikë e bashkërenduar që ka si objekt ose pasojë shtrembërimin e konkurrencës, veçanërisht përmes rritjes së çmimeve në dëm të konsumatorëve, përbën shkelje të ligjit dhe do të trajtohet me seriozitet maksimal.

Në këtë kuadër, Autoriteti i Konkurrencës u bën thirrje të gjitha ndërmarrjeve që operojnë në tregjet përkatëse të respektojnë rregullat e konkurrencës së ndershme dhe të shmangin çdo sjellje që mund të cenojë funksionimin normal të tregut.

Pak ditë më parë, AK gjobiti gjashtë kompani të grumbullimit të fruta-perimeve për marrëveshje të ndaluar për të fiksuar çmimin në dëm të fermerëve dhe konsumatorëve.

The post Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të mallrave të shportës gjatë festave të fundvitit appeared first on Gazeta Si.

Një italian në krye të Bankës Shqiptare të Zhvilimit

18 December 2025 at 14:07

Nga Gazeta ‘SI’ – Banka Shqiptare e Zhvillimit është regjistruar zyrtarisht si një shoqëri aksionare në Qendrën Kombëtare të Biznesit, duke shënjuar kështu hapjen e një kanali të ri në sistemin financiar.

Sipas dokumentacionit, administrator i Bankës është emëruar italiani Silvio Pedrazzi, ish drejtues i një prej bankave me kapital të huaj në vend. Pedrazzi është emëruar për një mandat 3-vjeçar. Ministria e Financave është aksionare e vetme, duke zotëruar kështu 100% të aksioneve, ndryshe nga sa ishte parashikuar fillimisht. Banka Shqiptare e Zhvillimit ka një kapital prej 10 miliardë lekësh.

Banka do të ketë në fokus kryesisht ndërmarrjet mikro, të vogla dhe startup-et. Në lupën e Bankës do të jetë dhe sektori i eksporteve me qëllim “inkurajimin e prodhimeve dhe shërbimeve që mund të konkurrojnë me sukses në tregjet jashtë vendit.”

Banka do të shërbejë edhe si ndërmjetës financiar për projektet me rëndësi për zhvillimin ekonomik, duke kanalizuar fonde ose linja financimi nga institucionet financiare ndërkombëtare.

BZH synon gjithashtu të kontribuojë në përmirësimin e infrastrukturës që mbështet rritjen ekonomike dhe përmirësimin e shërbimeve publike. Duke bashkëpunuar me autoritetet publike, institucioni mund të veprojë si bashkë-financues ose bashkë-investues.

Pak javë më parë, Fondi Monetar Ndërkombëtar shprehu shqetësim për rreziqet e lidhura me krijimin e Bankës Shqiptare të Zhvillimit duke thënë do të shtojë kompleksitet të mëtejshëm për sektorin financiar në vend.

FMN gjykon se dispozitat rigoroze të qeverisjes dhe operacioneve do të jenë thelbësore për të parandaluar rreziqet e stabilitetit fiskal dhe financiar. Sipas Fondit, aktivitetet e kësaj banke duhet të jenë të kufizuara në kohë dhe të synojnë dështimet e tregut për të shmangur pengimin e investimeve private.

The post Një italian në krye të Bankës Shqiptare të Zhvilimit appeared first on Gazeta Si.

Skandali seksual i Alfonso Signorinit trondit Italinë: Si shfrytëzoi pjesëmarrësit e ‘Grande Fratello’

18 December 2025 at 13:38

Nëse nuk fle me Alfonso Signorinin, nuk bëhesh dot i famshëm.

Kjo është akuza që ka bërë paparaci italian Fabrizio Corona në një investigim që ka tronditur Italinë. Corona e quan këtë “Çmimi i suksesit” dhe me anë të disa mesazheve e dëshmive tregon se Signorinin ka shfrytëzuar seksualisht disa banorë të “Grande Fratello”, që Signorini drejton prej vitesh.

Corona thotë se ka rreth 10 vite që gazetari Signorini përdor fuqinë e tij për të bërë shantazhe seksuale ndaj të rinjve që duan të bëhen pjesë e reality show-t të famshëm.

“Rasti zero” që ekspozoi “sistemin Signorini”, siç e quan Corona, është Antonio Medugno, një i ri napoletan, pjesë e GF në vitin 2022. Sipas Corona-s, çmimi që pagoi i riu për t’u bërë i famshëm ishte marrëdhënia seksuale me Signorinin, kokën e “Grande Fratello”. Paparazi ka publikuar mesazhe midis të dyve, me përmbajtje të forta seksuale dhe takime gjatë natës tek shtëpia e Signorinit. Corona tregon mesazhet ku Signorini i thotë të riut “Ti je perfekt. Mundohem të të gjej të meta, por nuk gjej dot. I vetmi difekt është që e ke të vogël!”.

Vetë Medugno mohon se ka patur kontakt fizik, por flet për video-telefonata të nxehta. Fillimisht Medugno u refuzua në GF.

Mesazhet e publikuara nga Corona

Sipas paparacit, pas refuzimit fillestar të Medugnos, prezantuesi bëri lëvizje të reja, duke rifilluar t’i dërgonte mesazhe: “Flirtimi fillon përsëri, mbërrijnë takimet dhe befas ai është një konkurrent i ri në Big Brother. Ky është sistemi”, pohon Corona. Medugno qëndroi në shtëpi për një muaj e gjysmë përpara se të eliminohej.

Këtu akuzat e Coronas zgjerohen. Bëhet fjalë për tentativa joshjeje dhe takime seksuale me premtimin e suksesit: “Të paktën 500 raste në 10 vitet e fundit,” thotë ai. Pas episodit, një nga më të ndjekurit, pas atij për aventurat e dashurisë së Chiaras Ferragni dhe skandalit të Raul Bovas, Corona pretendon se ka marrë të paktën 50 raportime të ngjashme.

Shumë personazheve janë shprehur të ngazëllyer për fundin e Alfonsos dhe parashikojnë përjashtimin e tij nga sezoni i ardhshëm i GF, në Mediaset.

“E bukur është të shohësh idhujt tuaj të shemben si kullë letre,” komentoi ish-sportistja Valentina Vignali. “Kam punuar në modë dhe televizion që nga viti 2006: falë Zotit, nuk jemi të gjithë të tillë. Jeni të neveritshëm.”

Fotot e Signorinit, publikuar nga Corona

Salvo Veneziano, i eliminuar për komentet seksiste nga reality show, i bashkohet listës së ish-pjesëmarrësve të Big Brother: “Pas 5 vitesh, sot po kënaqem! Dhe doja t’u thoja të gjithë atyre që shiteshin: sa për mua, më neveritni.”

Stefano Bettarini, i përjashtuar nga shtëpia në vitin 2020 për blasfemi: “Kur ke qenë duke shijuar jetën dhe papritur….karma,” shkroi ai në rrjetet sociale. Daniele Dal Moro, pjesëmarrës dy herë në Big Brother VIP, nënkupton një përjashtim të padrejtë nga programi: “Le të hapim kutinë e Pandorës për përjashtimin tim. Jemi në momentin e përballjes.”

Antonio Medugno

Opinionisti i Showbizz-it, Alessandro Rosica komentoi gjithashtu në Instagram: “Fatkeqësisht, mund ta konfirmoj që gjithçka është e vërtetë. Sistemi Signorini ka qenë gjithmonë kështu. Bisedat dhe telefonatat e tij kanë qarkulluar për vite me radhë, ishte vetëm çështje kohe. Ai madje provoi ta bëjë edhe me mua, por kur kuptoi që unë nuk isha përputhje për të, më përjashtoi nga Big Brother dy vjet më parë. Nuk është sekret, e kam treguar në storiet e mia në Instagram. Shumë burra të tjerë nuk kanë pasur forcën time dhe kanë rënë. Po flasim për burra të drejtë me familje pas tyre, jo një, jo dy, jo tre, por shumë. Pas Alfonso-s, do të vijë radha e Piersilvio-s.”

Sërish, sipas Rosica-s, “Pier Silvio dhe shoqëria po vlerësojnë me urgjencë pozicionin e Alfonso-s. Ai mund të mos jetë më moderator i Big Brother 2026”.

Vetë Signorini, ka reaguar pasi u pyet nga gazetarët e “Corriere della sera”, duke thënë se “çdo gjë është në dorë të avokatëve të tij”.

Përgatiti: Gazetasi.al, burime: Corriere della Sera, Il Quotidioano, La Repubblica.

The post Skandali seksual i Alfonso Signorinit trondit Italinë: Si shfrytëzoi pjesëmarrësit e ‘Grande Fratello’ appeared first on Gazeta Si.

Trafiku i rënduar dhe ndotja e ajrit, ka shqetësuar shqiptarët

18 December 2025 at 11:48

Nga Gazeta ‘SI’ – Trafiku dhe ndotja e ajrit janë dy shqetësimet kryesore të qytetarëve shqiptarë sipas të dhënave të fundit të Barometrit të Ballkanit.

55% e të anketuarve e konsiderojnë ndotjen e ajrit si shqetësimin më të madh, ndërsa 48% rendisin trafikun si problem prioritar. Këto dy fenomene lidhen ngushtë me njëra-tjetrën dhe ndikojnë në cilësinë e jetës dhe shëndetin e qytetarëve. Trafiku duket të jetë një problem kombëtar pasi për vendet fqinje nuk shihet si shqetësim aq i madh. Sipas barometrit, që nga viti 2024 shqetësimi i shqiptarëve për trafikun është rritur me 18 pikë përqindje, duke reflektuar rritjen e densitetit të automjeteve dhe mungesën e infrastrukturës.

Ndotja e ajrit, nga ana tjetër, është shqetësim i përbashkët për të gjithë Ballkanin, me një mesatare prej 61% të qytetarëve të shqetësuar. Shqiptarët ankohen gjithashtu edhe për ndotjen e tokës dhe menaxhimin e mbetjeve, me 43% të të anketuarve që e konsiderojnë këtë problem të rëndësishëm.

Barometri tregon se 40% e shqiptarëve kanë bërë ndryshime konkrete në rutinën e tyre të përditshme për të mbrojtur mjedisin, një përqindje më e lartë se mesatarja e pjesës tjetër të rajonit.

Megjithatë, kostot dhe mungesa e informacionit të duhur kufizojnë qytetarët që të angazhohen më shumë në sjellje miqësore ndaj mjedisit.

The post Trafiku i rënduar dhe ndotja e ajrit, ka shqetësuar shqiptarët appeared first on Gazeta Si.

Bloomberg: Projekti i Jared Kushner në Sazan përballë aferave të korrupsionit

17 December 2025 at 13:15

Ëndrrat e Jared Kushner për të bërë projekte madhështore në Ballkan, po përballen me realitetin në rajon.

Affinity Partners, fondi privat që drejton dhëndri i Donald Trump, dy ditë më parë hoqi dorë nga planet e ndërtimit të një hoteli luksoz në Serbi, për shkak të tensionit politik që shkaktoi. Në Shqipëri, projekti për të transformuar një ishull në brigjet e Adriatiku po vazhdon, por vendi ka hyrë në një spirale skandalesh dhe korrupsioni që po lekund qeverinë.

Trump Toëer në Beograd ka qenë investimi kryesor për presidentin serb Aleksandar Vuçiç, i cili, me partinë e tij politike, miratoi legjislacion të veçantë për të hequr çdo pengesë, edhe pse kjo nxiti protestat që vazhdojnë prej më shumë se një viti.

Ndërkohë, investimi më i madh i huaj direkt perëndimor gjatë 12-vjeçarit të qeverisjes së kryeministrit shqiptar Edi Rama në Shqipëri, është pjesë e vendimit të tij për të treguar se vendi është i hapur për kapital të huaj të madh.

Qeveria në Tiranë thotë se miratimi i punimeve për projektin luksoz prej 1.4 miliardë dollarësh është thelbësor për transformimin e një zone të izoluar në një destinacion turistik që mund të konkurrojë me Greqinë fqinje. Trashëgimia e më shumë se katër dekadave si diktatura më e izoluar e Europës është e vështirë për t’u larguar, edhe pse Shqipëria tani është ndër vendet më pro-amerikane në botë.

Zyra e prokurorit të posaçëm, SPAK, ka nisur hetime për projektet më të mëdha të infrastrukturës në Vlorë, bashkia ku është planifikuar zhvillimi. Hetimet përfshijnë një aeroport ndërkombëtar të ri dhe një tunel rrugor.

“Ky projekt nuk është thjesht një tjetër resort,” tha Julian Adili, drejtori ekzekutiv i Albanian State Development and Real Estate, në një intervistë në zyrën e tij në qendër të Tiranës. “Është një nga investimet më ambicioze në vitet e fundit në Shqipëri, me potencialin për të ndryshuar perceptimin ndërkombëtar të vendit.”

Affinity deklaroi se projekte si ai në Beograd “duhet të bashkojnë, jo të ndajnë” dhe u tërhoq nga projekti nga respekti për qytetarët serbë. Vendimi erdhi gjithashtu pasi një zyrtar qeveritar që ndihmoi në hapjen e rrugës për zhvillimin u aktua penalisht.

Vuçiç fajësoi aktivistët për pengimin e planeve. “Disa kombësi janë dukshëm më të gatshme për të kuptuar vendimet e udhëheqësisë së tyre sesa ata në Serbi,” tha ai. “Shqipëria tani do të marrë vëmendjen dhe publicitetin sepse e gjithë familja Trump do të lavdërojë projektin. Ne serbët jemi mjeshtër të mundësive të humbura.”

Kushner planifikon të ndërtojë një resort luksoz së bashku me një marinë në ishullin e Sazanit, një ish bazë ushtarake shqiptare. Interesi i tij fillestar erdhi nga vizita në vend në 2021. Një zëdhënës i Affinity tha se tërheqja nga projekti në Serbi nuk ka “ndikim” mbi Shqipërinë. Asher Abehsera, CEO i Affinity Global Development, nuk u përgjigj ndaj kërkesave për komente.

Ky vit solli një numër të paprecedent hetimesh mbi projekte dhe zyrtarë të lartë në Tiranë, përfshirë disa nga bashkëpunëtorët më të afërt të Ramës.

Si shumë vende të rajonit, Shqipëria ka pasur vështirësi për të hequr korrupsionin. Në indeksin e fundit të korrupsionit të Transparency International, vendi renditet i 80-ti. Ky ishte një përmirësim krahasuar me vitin e kaluar dhe mbi Serbinë, Hungarinë dhe Ukrainën, por ende poshtë Bullgarisë, e cila kohët e fundit u përfshi nga protesta.

Muajin e kaluar, SPAK nisi një ndjekje penale për Belinda Ballukun, ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe zëvendëskryeministre e Ramës, për “shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera ose ankande publike,” në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë. Ajo është zyrtarja më e lartë nga rrethi i brendshëm i Ramës që përballet me akuza.

Balluku u pezullua nga rolet e saj në kabinet dhe i ndalohet të largohet nga vendi. Ajo mohon çdo shkelje dhe e përshkroi akuzën si “përçarje, insinuata, gjysmë të vërteta dhe gënjeshtra.” Premtoi të bashkëpunojë plotësisht me autoritetet. SPAK gjithashtu po heton për përfshirjen e saj në shtatë procedura të tjera prokurimi publik që lidhen me projekte të mëdha infrastrukturore në Tiranë.

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, gjithashtu bashkëpunëtor i ngushtë i Ramës, u arrestua më herët gjatë vitit për akuza korrupsioni, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Rama mirëpriti hetimet, por paralajmëroi kundër “dënimeve në gjyqin e politikës ose mediave.” Ai kritikoi pezullimin e Ballukut si një “ndërhyrje të rëndë” që pengon funksionimin e qeverisë.

SPAK po heton gjithashtu Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, një nga projektet kryesore infrastrukturore të Shqipërisë, duke u fokusuar në kontratën e koncesionit. Aeroporti duhej të ishte në funksion gjatë verës për të pritur një numër rekord turistësh, por ndërtimi është pezulluar. Aeroporti do të shërbejë gjithashtu për resortin luksoz të Kushner në ishullin Sazan. Zyrtarët shqiptarë thonë se projekti nuk do të pengohet nga hetimet.

“Shqipëria po bëhet më e njohur në botë për këtë investim,” tha Agron Shehaj, sipërmarrës dhe themelues i Partisë Mundësia. “E vetmja gjë që na duhet është transparenca. Kjo është në interes të të gjithëve.”

Që nga rrëzimi i regjimit të diktatorit Enver Hoxha në fillim të viteve 1990, Shqipëria ka kaluar një bum të paprecedent në pasuri të paluajtshme, që shtrihet nga kryeqyteti deri në bregdet, duke ndryshuar imazhin e saj të izoluar dhe të pazhvilluar.

Megjithatë, ky bum, së bashku me trafikun e drogës, ka ushqyer korrupsionin. Rama arriti që vendi të dalë nga lista gri e Financial Action Task Force në 2023 pas përforcimit të rregullave kundër pastrimit të parave dhe përmirësimit të zbatimit të ligjit.

Konkurrenti kryesor i Ramës, Sali Berisha, i cili drejton Partinë Demokratike që nga 1990, është sanksionuar nga SHBA dhe MB për përfshirje në korrupsion dhe është gjithashtu nën hetim në vend. Ai mohon çdo shkelje.

Ishulli i Sazanit gjithashtu ka pasur probleme. Një numër i vogël ushtarësh ende jetojnë atje, duke ndjekur turistët që vizitojnë ndërtesat ushtarake të braktisura. Policia më herët gjatë vitit zbuloi mbi 3.000 litra karburant të dyshuar për përdorim në trafikun e drogës. Nuk ka pasur akuzime.

Sipas Adilit nga fondi shtetëror i pasurive të paluajtshme, projekti i Kushner është mundësia e Shqipërisë për të lënë pas të kaluarën dhe për të ecur përpara.

“Nëse ka sukses, do të hapë rrugën për investime të tjera ndërkombëtare në turizëm, infrastrukturë dhe hotelieri,” tha ai. “Do të përmirësojë reputacionin e vendit si destinacion investimesh.”/Bloomberg

The post Bloomberg: Projekti i Jared Kushner në Sazan përballë aferave të korrupsionit appeared first on Gazeta Si.

Thellohet kriza e eksporteve, ranë me 7% në nëntor

17 December 2025 at 12:53

Nga Gazeta ‘SI’ – Shifrat e tregtisë së jashtme vazhdojnë të jenë një shqetësim për ekonominë e vendit.

Sipas INSTAT, në nëntor të 2025-s, eksportet e mallrave ranë në 28 miliardë lekë, me një rënie prej 6.9 % krahasuar me një vit më parë dhe 10.1 % krahasuar me tetorin. Importet gjithashtu ranë, në 71 miliardë lekë, ndërsa defiçiti tregtar mbeti i lartë, 43 miliardë lekë.

Në njëmbëdhjetëmujorin 2025, eksportet u tkurrën me 7%, duke arritur 319 miliardë lekë. Në 11 muaj, importet u ulën vetëm 1%, në 807 miliardë lekë. Defiçiti tregtar u rrit me 3.4 %, duke arritur 488 miliardë lekë, shifra që theksojnë varësinë e madhe të vendit nga importet

Rënia më e madhe e eksporteve, në nëntor, ka ndodhur me Gjermaninë, 22.1% dhe Spanjën 17.6%, ndërsa u rritën me Kosovën 6.9%. Nga janari në nëntor, rënia më e madhe regjistrohet 11.2% me Kosovën dhe 10.7% me Italinë.

Rënia e eksporteve u nxit kryesisht nga grupet e materialeve të ndërtimit dhe metaleve me -5,0 pikë përqindje dhe mineralet, lëndët djegëse dhe energjia elektrike me -1.6 pikë përqindje. Nga ana tjetër, disa grupe treguan ndikim pozitiv dhe ndihmuan të zbutet ulja e eksporteve, si ushqimet, pijet dhe duhani me +0.8 pikë përqindje dhe makineritë, pajisjet dhe pjesët këmbimore me +0.6 pikë përqindje.

Nga ana tjetër, importet shënuan uljen më të madhe me Gjermaninë, 8.9%, me Greqinë 2.8% dhe Italinë 1.5%. U rritën me 17% me Turqinë, 10.3% me SHBA dhe 7.4% me Kinën.

Gjatë njëmbëdhjetëmujorit, importet ranë me 12.5% me Turqinë, 6.2% me Gjermaninë dhe 1.,8% me Italinë. U rritën me 22.6% me Kinën.

Në nëntor 2025, importet ranë me 3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rënien e kanë nxitur kryesisht grupet “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me -1.5 pikë përqindje dhe “Materiale ndërtimi dhe metale” me -0.8 pikë përqindje. Ndërkohë, grupet që dhanë ndikim pozitiv ishin “Ushqime, pije, duhan” me +1.1 pikë përqindje dhe “Prodhime druri dhe letre” me +0.3 pikë përqindje.

The post Thellohet kriza e eksporteve, ranë me 7% në nëntor appeared first on Gazeta Si.

Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 ndërmarrje për manipulim çmimesh të fruta-perimeve

17 December 2025 at 11:34

Nga Gazeta ‘SI’ –Autoriteti i Konkurrencës ka gjobitur disa ndërmarrje të gruumbullimit të fruta-perimeve në vend, për rritje fiktive të çmimeve në dëm të fermerëve.

Sipas vlerësimit, kompanitë Omer Fruit SHPK, Nedrete Arapi PF, Besim Thaqi PF, Morina Grup SHPK, Fruit-To-Zela SHPK dhe Roland-2012 SHPK, kanë bashkërenduar çmimet e blerjes gjatë periudhave të sezonit, duke diktuar çmimet në dëm të fermerëve dhe duke aplikuar mark-up (shtesë mbi kosto) shumë të lartë, deri në 115%.

Kjo sjellje e bashkërenduar përbën marrëveshje të ndaluar sipas ligjit dhe është cilësuar si shkelje e rëndë, për të cilën Komisioni ka vendosur gjoba deri në 0.15% të xhiros së vitit financiar paraardhës. Përveç gjobës, AK i detyron subjektet të të afishojnë në mënyrë të dukshme çmimet aktuale të produkteve që grumbullojnë dhe do jenë nën monitorim për 12 muaj të tjera.

Konkurrenca thotë se fermerët po përballeshin me çmime të diktuara të koordinuara dhe paundësi negociimi, duke i detyruar ata të ulnin çmimet e produkteve të tyre.

Hetimi i thelluar nga Konkurrenca ka nisur nëntorin e vitit të kaluar me dyshimet se kishin prishur konkurrencën në treg me anë të marrëveshjeve të ndaluara.

The post Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 ndërmarrje për manipulim çmimesh të fruta-perimeve appeared first on Gazeta Si.

Rritja ekonomike e Shqipërisë po mbështetet tek pasuritë e paluajtshme dhe hoteleria

17 December 2025 at 10:42

Nga Gazeta ‘SI’ – Pasuritë e paluajtshme dhe bar-restorantet po përcaktojnë ritmin e rritjes ekonomike të Shqipërisë.

Treguesit tremujorë të INSTAT raportojnë se gjatë verës, aktiviteti i real estate ka pasur një rritje të fortë, 38%, duke reflektuar një kërkesë të fortë në këtë sektor.

Ndërkohë bar-restorantet kanë shënuar rritje prej 10.6 %, ndërsa hotelet janë rritur me 7.2%. Rritje të konsiderueshme kanë pasur edhe aktivitetet e informacionit dhe komunikacionit me 8.1%, si dhe arkitektura dhe inxhinieria me 4.6%.

Aktivitetet e tjera, si tregtia me shumicë dhe pakicë, transporti, magazinimi dhe posta, agjencitë e udhëtimit dhe administrimi i zyrave, kanë regjistruar rritje më të moderuara.

Ecuria e punësimit

Indeksi i punësimit në tremujorin e tretë 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, ka shfaqur rritje pothuajse në të gjitha aktivitetet, ku dominon shërbimi, Rritja më e lartë e punësimit është shënuar në hotele, me 7.3 %, e ndjekur nga tregtia me shumicë dhe pakicë me 4.4 % dhe transporti, magazinimi dhe posta me 3.9 %.

Rritje të punësimit janë vërejtur edhe në Agjencitë e udhëtimit (3.8 %) dhe në aktivitetet Arkitekturë dhe Inxhinierike (2.5 %). Ndërkohë, aktivitetet e Sigurimit dhe hetimit kanë shënuar një ulje të lehtë të punësimit prej 1.1 %, duke qenë i vetmi sektor me tendencë negative në këtë tregues.

Rritja e pagave

Indeksi i pagave paraqet rritje të ndjeshme në të gjitha aktivitetet e sektorit të shërbimeve. Rritja më e lartë e pagave është regjistruar në pasuritë e paluajtshme me 29.4 %, si dhe në hotele me 26,2 %, duke reflektuar presionin në rritje për fuqinë punëtore dhe kërkesën e lartë në këta sektorë.

Gjithashtu, rritje të konsiderueshme të pagave janë shënuar në tregtinë me shumicë dhe pakicë 14.5 %, bar-restorante 11.8 % dhe transport, mmagazinim dhe postë 11%. Aktivitetet e informacionit dhe komunikacionit, Agjencive të udhëtimit dhe shërbimeve profesionale kanë shfaqur rritje të qëndrueshme të pagave, ndërsa rritja më e ulët është regjistruar në aktivitetet e Sigurimit dhe hetimit, me 0.6%.

The post Rritja ekonomike e Shqipërisë po mbështetet tek pasuritë e paluajtshme dhe hoteleria appeared first on Gazeta Si.

Propozimi i PD-së: Pasuritë e konfiskuara t’u vihen në dispozicion çifteve të reja dhe punonjësve të rendit

17 December 2025 at 10:27

Nga Gazeta ‘SI’ – Partia Demokratike ka dërguar një projektligj në Kuvend, ku propozon që pasuritë kriminale të konfiskuara, të përdoren në ndihmë të çifteve të reja dhe punonjësve të rendit.

Në draftin që mban emrin e deputetit Klevis Balliu, thuhet që një lëvizje e tillë adreson problematikën  strehimit si për çiftet e reja që synojnë të krijojnë familje dhe për punonjësit e policisë që meritojnë mbështetje sociale dhe motivim.  

Kjo do të sjellë dhe më shumë transparencë se ku shkojnë asetet e konfiskuara, sipas draftit.

Projektligji sugjeron krijimin e një llogarie të posaçme për programet e strehimit të punonjësve të rendit dhe çifteve të reja dhe vendosja e tyre si përparsi në përdorimin e aseteve.

“Ky projektligj mund të ketë efekte financiar për buxhetin e shtetit, por gjykojmë se efektet financiare mundshme për buxhetin e shtetit janë pozitive ose neutrale. Sipas praktikave të viteve të fundit. Shteti Shqiptar ka realizuar: Mesatarisht 3.5 deri në 5 milion Euro në vit të ardhura nga tjetërsimi i aseteve të konfiskuara. Vlera e pasurisë së sekuestruar në proces arrin 40-60 milion Euro në vit, dhe një pjesë e saj përfundon e konfiskuar. Duke marrë për bazë sikur 20% e këtyre të ardhurave mund të shkojnë në llogarinë e posaçme objekt i kësaj nisme të opozitës, përllogariten rreth 700.000 gjer në 1.000.000 Euro/vit kapacitete financiare që mund të përdoren”, llogarit deputeti i PD-së.

Pak ditë më parë, kolegia e Balliut, Jorida Tabaku dërgoi në Kuvend një tjetër draft, ku propozonte njohjen zyrtarisht si punë të papaguar angazhimin e nënave që kujdesen me kohë të plotë për fëmijët me çrregullime të spektrit të autizmit, sindromën Doën apo aftësi të tjera të kufizuara që u pamundësojnë pavarësinë.

The post Propozimi i PD-së: Pasuritë e konfiskuara t’u vihen në dispozicion çifteve të reja dhe punonjësve të rendit appeared first on Gazeta Si.

Qeveria e Kosovës vendos kufi çmimi për naftën

16 December 2025 at 21:46

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, tha se ka vendosur marzhë tregtare për produktet e naftës që përdoren për transport.

Sipas vendimit, marzha tregtare maksimale e lejuar për shitje me shumicë do të jetë deri në 2 centë për litër, ndërkaq me pakicë deri në 12 centë për litër.

Hajdari tha se vendimi për caktimin e masave mbrojtëse për produkte të naftës që përdoren për transport u mor me qëllim të “mbrojtjes së konsumatorëve dhe konkurrencës së drejtë në tregun vendor”.

“Ky vendim është rezultat i mbikëqyrjes së vazhdueshme të tregut të naftës, përmes evidencave të përditshme të Doganës së Kosovës dhe raporteve nga ana e Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, ku është evidentuar se ndryshimet e çmimeve furnizuese nga importi shpesh pasqyrohen në rritje të menjëhershme të çmimeve të shitjes, ndërsa nuk ndodh një reflektim proporcional në ulje kur çmimet furnizuese bien”, shkroi ajo në Facebook.

Vendimi do të hyjë në fuqi pas publikimit në Gazetën Zyrtare. Sipas Hajdarit, parashihet që të shtohen inspektimet nga Inspektorati i Tregut lidhur me zbatimin e vendimit. Çmimi aktual i naftës me pakicë është rreth 1.25 euro për litër.

Edhe në të kaluarën, Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, tashmë kryeministër në detyrë, kishte vendosur masa mbrojtëse për naftën.

Më 2023, një vendim i tillë ishte kundërshtuar nga naftëtarët, të cilët kishin argumentuar atëbotë se vendimi ishte marrë bazuar në inspektimin e disa kompanive që “abuzojnë me çmimin e naftës” dhe se vendime të tilla “po dëmtojnë të gjithë sektorin”.

Edhe më 2022, Qeveria kishte vendosur masa mbrojtëse për produkte të naftës duke përcaktuar një çmim tavan për shitjen me shumicë dhe pakicë të kësaj lënde./REL

The post Qeveria e Kosovës vendos kufi çmimi për naftën appeared first on Gazeta Si.

❌
❌