Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 22 December 2025Main stream

Salianji: Nuk më përjashton dot njeri. Ish deputeti: Sot jam këtu për protestë, por do të vazhdoj foltoret e mia

By: Re Nato
22 December 2025 at 18:44

Edhe pse ka dalë kundër doktorit me foltoret e tij, Ervin Salianji mori pjesën në protestën e thirrur nga kreu i PD, Sali Berisha përpara godinës së Kryeministrisë.

I pyetur nga mediat nëse i druhej një përjashtimi, Salianji deklaroi se nga PD nuk e përjashton dot njeri.

Salianji shtoi se do të vijojë foltoret.

“Si protestues. Nuk është me dëshirë kjo punë. Jam këtu si demokrat. Nuk diskutohet që do vazhdoj dëgjimoret. Nuk më përjashton askush. Do të jem në PD dhe do vijoj të kontribuoj për PD. Ka ndryshuar nga kjo lëvizje dhe ka për të ndryshuar edhe më shumë. Do ta shoh dhe do ta them”, theksoi ai./abcnews.al

“Pjesëmarrja në protestë e ulët”/ Frrok Çupi: PD zvogëlohet, Berisha kërkon të shuajë zërat kundër

By: Re Nato
22 December 2025 at 18:27

Sali Berisha ka thirrur protestë kombëtare para godinës së Kryeministrisë, por pak mbështetës i janë përgjigjur pozitivisht kreut të PD.

Analisti Frrok Çupi thotë se protesta e Berishës bëhet për t’i shërbyer atij dhe për të eleminuar zërat që i ka kundër.

“Bën një shërbim shumë të madh të dyanshëm. E para, PD bën një shërbim për militantët e vet. Duan rrëmujë, janë shumë pak. Duan një ushqim. Duan ndonjë lekë nëpër duar, të bërtasin, që lideri ynë po na e dëgjon zërin.

I mban të zhytur para vetes. Shërbimi tjetër, i bën shërbim vetes. Kjo protestë ka qëllim eleminimin e zërave të Salianjit. Do duheshin punë, regjizura, pamje, filma, për ta paraqitur para publikut një opozitë të tillë. Pse ka ardhur PD duke u zvogëluar? Ka ardhur, përveç mëkateve, krimit, por edhe e dëshmon veten në protesta. E thotë hapur, kjo jam unë. Për t’i thënë Salianjit, mblodha më shumë se ty. PD u krijua me strategji për të marrë pushtetin.

E mori një herë pushtetin dhe nuk e mori më. Militantët pushtet duan. Ky është pushteti, do të mbarojë protesta, është njësoj si të tjerat. Jemi të detyruar të shohim spektaklin brenda PD. Një deputet afër Berishës, Gjoni ka deklaruar se nuk e mbajmë popullin nga zemërimi. Ka lënë të kuptohet se do ketë trazira. Nëse kanë përgatitur gjë mes tyre, nëse Berisha do ishte aq i pafrikësuar, do bënte plane për të krijuar një viktimë nga radhë e veta. Kam përshtypjen se as Salianji dhe Lapaj nuk do të jenë viktima”, theksoi ai./abcnews.al

I dërguari i Trump në Groenlandë: Do të punoj që ishulli të bëhet pjesë e SHBA

By: Re Nato
22 December 2025 at 18:02

Donald Trump ka shkaktuar një debat të ri me Danimarkën pasi emëroi një të dërguar special në Groenlandë, ishullin e madh Arktik që ai ka thënë se do të donte ta aneksonte.

Trump njoftoi të dielën se Jeff Landry, guvernatori republikan i Luizianës, do të bëhej i dërguari special i SHBA-së në Groenlandë, një pjesë gjysmë-autonome e Mbretërisë së Danimarkës.

Guvernatori Landry tha në një postim në X, se ishte një nder të shërbeja në një “pozicion vullnetar për ta bërë Groenlandën pjesë të SHBA-së”.

Kryeministri i Groenlandës tha se ishulli duhet të “vendosë vetë të ardhmen tonë” dhe “integriteti i tij territorial duhet të respektohet”.

Ky veprim ka zemëruar Kopenhagën, i cili tha se do të thërrasë ambasadorin e SHBA-së për “një shpjegim”.

Që kur u kthye në Shtëpinë e Bardhë në janar, Trump ka ringjallur interesin e tij të hershëm për Groenlandën, duke përmendur vendndodhjen e saj strategjike dhe pasurinë minerale.

Ai ka refuzuar të përjashtojë përdorimin e forcës për të siguruar kontrollin e ishullit, një qëndrim që ka tronditur Danimarkën, një aleat i NATO-s që tradicionalisht ka gëzuar marrëdhënie të ngushta me Uashingtonin.

Groenlanda, shtëpi e rreth 57,000 banorëve, ka pasur vetëqeverisje të gjerë që nga viti 1979, megjithëse mbrojtja dhe politika e jashtme mbeten në duart e danezëve.

Ndërsa shumica e banorëve të Groenlandës favorizojnë pavarësinë përfundimtare nga Danimarka, sondazhet e opinionit tregojnë kundërshtim dërrmues ndaj bërjes pjesë e SHBA-së.

 

Aksident në Lushnje-Fier/ Përplasen dy automjete, plagoset një person

By: Re Nato
22 December 2025 at 16:31

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e së hënës në aksin rrugor Lushnje-Fier ne vendin e quajtur kthesa e Vajkanit.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, një mjet tip Benz dhe një Fiat Panda. Një pasagjere ka pësuar lendime dhe është transportuar drejt spitalit te Fierit ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nga përplasja, automjeti tip Benz ka përfunduar në kanal, ndërsa mjeti tjetër ka pësuar dëmtime materiale.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe autoambulanca. Policia po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit./abcnews.al

Before yesterdayMain stream

Rusia godet porte e ura në rajonin e Odesës

By: Re Nato
20 December 2025 at 15:43

Rusia sulmoi të shtunën portin jugor ukrainas Pivdeni, thanë zyrtarët ukrainas, teksa Moska intensifikoi goditjet në rajonin e Odesës përgjatë Detit të Zi, duke goditur ndërtesa energjetike dhe një rrugë kyç që çon drejt kufirit me Moldavinë.

Rusia po kryen një fushatë sulmesh, pothuajse të pandërprera, me dronë dhe raketa në këtë rajon ku gjenden portet jetike për tregtinë e Ukrainës dhe furnizimet me karburant, pasi Moska po kërcënon që ta shkëpusë “Ukrainën nga deti”.

Sulmet ajrore u përshkallëzuan edhe pse Shtetet e Bashkuara po udhëheqin një përpjekje diplomatike që synon dhënien fund të luftës, që po i afrohet përvjetorit të katërt.

Të shtunën negociatorët amerikanë pritet të takohen në Floridë me zyrtarët rusë, në përpjekjen e radhës diplomatike për fundin e luftës.

Sulmi i së shtunës ndaj portit të Pivdenit goditi rezervuarë, tha zëvendëskryeministri ukrainas, Oleksiy Kuleba, përmes Telegramit, një ditë pasi një sulm raketor në këtë port la të vrarë tetë persona dhe plagosi të paktën 30 të tjerë.

Të enjten dhe të premten, forcat ruse shënjestruan një urë mbi grykëderdhjen e lumit Dniestër pranë fshatit Majaki, në verilindje të Pivdenit, thanë zyrtarët ukrainas.

Operacion antidrogë në Itali/ Sekuestrohet 1.4 ton lëndë narkotike, mbi 380 të arrestuar

By: Re Nato
20 December 2025 at 15:12

Policia italiane përmbylli një operacion të madh kundër trafikimit të lëndëve narkotike, duke arrestuar qindra persona.

Oficerët sekuestruan 1.4 ton drogë dhe arrestuan 384 persona të përfshirë në trafik, duke u bërë një nga operacionet më të mëdha të kohëve të fundit.

Veç të arrestuarve janë vënë nën hetim 655 individë, përfshirë 39 të mitur, dhe janë konfiskuar 35 kg kokainë dhe më shumë se 40 armë zjarri, si dhe mbi 300,000 euro në para  cash, që besohet të jenë të ardhura nga trafiku i drogës.

Operacioni, i cili përfundoi të premten në disa provinca, çoi në mbylljen e përkohshme të pesë dyqaneve të kanabisit në tre qytete pas 312 inspektimeve.

Gjatë kontrolleve, policia tha se kishte sekuestruar 296 kg produkte kanabisi, të cilat testet fillestare kishin treguar se ishin droga të paligjshme.

Në qershor, Italia miratoi një dekret sigurie që ndalonte të ashtuquajturin kanabis ligjor dhe bënte të paligjshme tregtinë e kanabisit të lehtë, ose kërpit, i cili, ndryshe nga marihuana, nuk ka efekte psikoaktive.

Policia ka identifikuar edhe disa profile në mediat sociale dhe aktualisht po kontrollohen për përmbajtje që mund të lidhen me aktivitet kriminal./abcnews.al

Mbappe synon historinë/ Ylli madrilen mund të thyejë rekordin e golave mbajtur nga CR7

By: Re Nato
20 December 2025 at 15:00

Me të vërtetë që është i veçantë.

Jo sepse fitoi gjyqin me Paris SG dhe pret t’i japin mbi 60 milionë euro.

Për një yll të futbollit si Kilian Mbape paratë kanë kaluar me kohë në plan të dytë, dhe së pari është krenaria dhe shenja që do të lerë në këtë jetë.

Pikërisht kjo e shtunë mund të jetë një nga ato ditë të shënuara, që do të mbeten në faqen e historisë, pasi kapiteni I Francës mund të thyejë një rekord të Realit të Madridit.

Ose të paktën, ta barazojë.

Mbape ka shënuar deri tani këtë vit me fanelën “merenges” 58 gola saktësisht në 58 ndeshje, dhe përpara tij mbetet vetëm Kristiano Ronaldo me 59.

Legjenda e gjallë portugeze ia doli në 2013, dhe sulmuesi ka shansin e fundit në orën 21:00, në duelin e La Ligës, Real-Sevilja.

Pas kësaj do të nisin pushimet dhe topi do të rrotullohet pas mbrëmjes së Vitit të Ri.

Nëse shënon një herë, barazon CR7-ën, nëse ia del më shumë, do të jetë rekordmeni I ri.

Nuk është gjë e vogël në një klub, në një skuadër ku kanë luajtur Di Stefano, Pushkash, Santiliana, Hugo Sançez, Butragenjo, Raul, Kristiano apo Benzema.

Ky është viti më i mirë i tij i karrierës, pasi ka 65 rrjeta gjithsej në 65 paraqitje, duke shtuar edhe ato me Francën.

Pikërisht një mbrëmje të 2025-ës, në 13 nëntor, arriti 400 golat në karrierë, pasi shënoi dy herë me fanelën e “gjelave”.

Vendosi rekordin si më I riu futbollist me 400 rrjeta, në moshën 26 vjeç e 328 ditë, më shpejt se Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo./abcnews.al

Inter eliminohet nga Superkupa/ Bologna kalon zikaltërit në katërshe pas gjuajtjes së penalltive

By: Re Nato
20 December 2025 at 14:53

Rekordin e Juventusit nuk e arrinte dot, por trofeun e donte.

Gjithsesi, Interi I trajnerit Kristian Kivu, vazhdon me problemet që pati ekipi I Simone Inzagit, madje edhe më keq, dhe ja ku erdhi dështimi I radhës.

Skuadra zikaltër u eliminua në gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë, që për të katërtin sezon radhazi mbahet në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad.

Këtë herë, kryesuesit e Serisë A u mposhtën nga Bolonja pas gjuajtjes së penalltive, ndërsa koha e rregullt përfundoi 1-1.

Në një përballje të fortë në stadiumin e Universitetit të Mbretit Saud, lombardët bënë më shumë, ndonëse edhe bolonjezët iu përgjigjën goditje pas goditjeje.

Markus Turam shënoi që në minutën e dytë, por Rikardo Orsolini barazoi për kuqeblutë me penallti në 35’.

Pas pushimit nuk pati ndryshim rezultati, ndonëse Interi mbati topin 61 për qind dhe pati më shumë gjuajtje drejt portës.

Penalltitë ishin dramë pasi u humbën pesë radhazi, tre prej të cilave nga interistët.

Ish-sulmuesi kryesor i Lacios dhe i Italisë, Çiro Imobile, shënoi 11-metërshin vendimtar duke I dhënë Bolonjës suksesin me shifrat e përgjithshme 4-3.

Të dielën, do të luhet finalja ndaj kampiones në fuqi të Italisë, Napolit, që mundi 2-0 Milanin në gjysmëfinalen e parë./abcnews.al

Tregtimit i paligjshëm i lëndëve piroteknike/ Kolonjë, nën hetim dy persona

By: Re Nato
20 December 2025 at 14:43

Policia e Kolonjës ka ushtruar kontrolle për ndalimin e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike nga subjekte të paautorizuara.

Gjatë kontrolleve të kryera blutë kanë nisur hetimet për 2 pronare marketesh në Ersekë.

Si provë materiale, policia sekuestroi 52 kuti me lëndë piroteknike, rreth 3088 kapsolla./abcnews.al

Ukraina shkatërron dy aeroplanë luftarakë rusë në Krime

By: Re Nato
20 December 2025 at 14:13

Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës ka kryer një sulm të suksesshëm ndaj dy aeroplanëve luftarakë rusë të tipit Su-27 në bazën ajrore Belbek, e cila ndodhet në territorin e Krimesë së pushtuar nga Rusia.

Ky veprim konsiderohet një goditje e rëndësishme ndaj kapaciteteve ajrore ruse në rajon dhe tregon aftësinë e Ukrainës për të kryer operacione të synuara edhe në zona të fortifikuara.

Sipas informacionit të bërë publik, njëri prej aeroplanëve ishte plotësisht i armatosur dhe i gatshëm për të kryer një mision luftarak në momentin e sulmit.

Ky aeroplan u shkatërrua plotësisht, duke eliminuar menjëherë mundësinë e përdorimit të tij në operacione ushtarake.

Aeroplani i dytë gjithashtu pësoi dëme serioze, duke e nxjerrë jashtë funksionit.

Vlera totale e dy aeroplanëve luftarakë Su-27 vlerësohet të jetë rreth 70 milionë dollarë, çka përfaqëson një humbje të konsiderueshme financiare dhe strategjike për forcat ruse./abcnews.al

Ukraine’s Security Service has struck two Russian Su-27 fighter jets at the Belbek airbase in the occupied Crimea.

One of the aircraft was fully armed and ready for a combat sortie and was completely destroyed.

The estimated value of the two jets is around $70 million. pic.twitter.com/z3gjbuZbVD

— Visegrád 24 (@visegrad24) December 20, 2025

Emigracioni shqiptar/ INSTAT: Shumica e diasporës, në Itali dhe Greqi

By: Re Nato
20 December 2025 at 13:16

Diaspora shqiptare përllogaritet në 2.2 milione shtetas gjatë vitit 2025.Instituti i Statistikave ka publikuar raportin “Diaspora e shqipërisë  ” ku është përllogaritur  popullsia shqiptare që jeton  jashtë vendit dhe  rezulton se Italia dhe Greqia kanë numrin më të lartë  të emigrantëve ndjekur nga Gjermania Franca dhe Mbretëria e Bashkuar. Të dhënat tregojnë se Italia dhe Greqia  janë qendra kryesore të stabilizimit afatgjatë të emigrantëve shqiptarë.

Kjo reflektohet si në numrin e lartë të rezidentëve, ashtu edhe në proceset e integrimit, përfshirë lejet e qëndrimit dhe fitimin e shtetësisë.Raporti veçon edhe komunitetin shqiptar që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i cili përllogaritet në rreth 206 mijë persona.

Sipas të dhënave të Instat rreth gjysma e lejeve të qëndrimit në vendet europiane ëshët dhënë për bashkim familjar ndjekur nga arsyet e punësimit e më pas studimi.vërehet se 1.1 milionë individë janë meshkuj dhe  rreth 1 millione  femra.

Përllogaritjet e diasporës tregojnë se ajo përfshin një popullsi relativisht të re   dhe pjesën kryesore e zë grupmosha 15-64 vjeç me rreth 77 % ndjekur nga grupmosha 0-14vjec. Shqiptarët mbi 65 vjeç që jetojnë në diasporë zënë vetëm 5% të totalit.Kjo tregon një diasporë me profil të ri, ekonomikisht aktive dhe me potencial të lartë kontributi në tregjet e punës të vendeve pritëse.

Pothuajse gjysma e migrantëve transferojnë një pjesë të të ardhurave të tyre në Shqipëri përmes remitancave. Vendimi për të dërguar remitanca është i lidhur pozitivisht me suksesin e emigrantëve në gjenerimin e të ardhurave dhe kursimeve jashtë vendit.

Migrantët kanë tendencë të dërgojnë remitanca kryesisht nëpërmjet miqve ose kur vizitojnë vetë Shqipërinë, ndërsa kanalet formale, siç janë bankat dhe operatorët e transferimit të parave përdoren si metodë kryesore në vetëm 30 përqind të rasteve.Mesatarisht, migrantët fitojnë 2.5 herë më shumë sesa fitonin para migrimit dhe gati 2.5 herë më shumë sesa bashkëmoshatarët e tyre që qëndrojnë në Shqipëri./abcnews.al

Dronët bujqësorë/ Projekti për monitorimin nis në Shkodër dhe Fushë Krujë

By: Re Nato
20 December 2025 at 13:11

Një dron bujqësor do të monitorojë kulturat bujqësore në zonën e Fushë Krujës dhe Shkodrës.

Kjo teknologji që po përdoret për herë të parë në vendin tonë do të ndihmojë fermerët të monitorojnë të mbjellat nëpërmjet kamerave të posaçme që shfaqin sëmundjet e bimeve apo mungesat e ujit para se të shihen me sy të lirë.

Droni do tu mundësojë fermerëve një analizë të saktë te sipërfaqës së tokës. Ai do të spërkasë me pleh apo pesticide tokat duke ulur kostot, rritur rendimentin dhe cilësinë e prodhimit. Flota e dronëve pritet të shtohet ndërsa për kryeministrin Rama teknologjia në bujqësi mbetet prioritet i këtij mandati.

“Bujqësia inteligjente është pjesë e vizionit tone Bujqësia 2030, për një sektor më të qëndrueshëm dhe konkurrues, në përputhje me standartet e Bashkimit Europian.”

Ky investim, në bashkëpunim me qeverisë italiane, ndër të tjera parashikon edhe rritjen e kapaciteteve në terren me mekanikë bujqësore modern si traktorë, freza, pompa spërkatëse, kultivatorë dhe korrëse./abcnews.al

 

 

Furnizimi me ujë 24 orë/ Vlorë, faza e parë e projektit nis me pallatet e vjetra

By: Re Nato
20 December 2025 at 13:07

Në Vlorë  ujësjellësi ka nisur investimin  që do të mundësojnë  furnizimin  e qytetit me ujë  24 orë.

Në fazën e parë të projektit  përfshihen  rreth 180 objekte në  pallate të  ndërtuara në vitet  60-70.

Në këto  pallate do të hiqen   depozitat  në  tarraca dhe pompat që përdoren për furnzimin me ujë.  Projekti pritet të përfundojë në mesin e vitit të ardhshëm.

Projekti i ujësjellësit në Vlorë realizohet nga qeveria shqiptare në bashkëpunim me KfË-në gjermane./abcnews.al

Aksidentoi për vdekje këmbësorin/ Elbasan, vihet në pranga 57-vjeçari

By: Re Nato
20 December 2025 at 12:26

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin V. B., 57 vjeç, pasi dje, në fshatin Shushicë, gjatë manovrimit me mjet të blinduar për transportin e vlerave monetare, të një shoqërie private sigurie, ka aksidentuar shtetasin Xh. E., 77 vjeç, këmbësor, dhe është larguar nga vendi i aksidentit. Si pasojë, shtetasi Xh. E. ka humbur jetën gjatë transportimit për në Spitalin e Traumës.

Publikohet dosja “Epstein”/ Asnjë foto, emër apo detaj për Donald Trump

By: Re Nato
20 December 2025 at 12:16

Qindra mijëra faqe nga dosjet e shumëpritura të Jeffrey Epstein janë bërë publike, por informacioni i dalë në dritë nuk ofroi asgjë të re përtej asaj që dihej.

Departmenti i Drejtësisë publikoi në ditën e fundit të afatit ligjor një pjesë të materialeve, pasi Kongresi amerikan votoi për t’i hapur rrugë kësaj lëvizjeje.

Por mes materialit voluminoz, qindra faqe ishin totalisht të zeza, me qëllim redaktimin e informacionit që nuk mund të bëhet publik

Edhe pse ligji lejon që vetëm emrat dhe fytyrat e viktimave të fshiheshin, në fakt dhe personazhe të tjerë që mund të kenë pas lidhje me ngjarjet tronditëse, kanë mbi emër ose fytyrë një fashë të madhe të zezë.

Fotot e publikuara ishin të pakta. Në një prej tyre shfaqet mbreti i pop, Michael Jackson krah Epstein, ndërsa në një tjetër Jackson shfaqet krah ish presidentit Boll Clinton dhe këngëtares Diane Ross, foto që tashmë ishte e njohur.

Sa i përket Clinton, fytyra e tij del shumë herë në pamjet e reja, herë krah Epstein, herë krah Ghislaine Maxwell dhe herë krah personazheve që mund të supozohen si viktima pasi fytyra e tyre është e mbuluar.

Për Donald Trump? Asnjë emër, asnjë foto dhe asnjë detaj që e vë në pozita dyshuese, ndryshe nga materialet e publikuara javët e fundit.

Presidenti amerikan kishte paralajmëruar se dosjet Epstein ishin një mashtrim demokrat por ndërroi diskurs më vonë duke thënë se demokratët ishin të përfshirë. Dhe nga çfarë u publikua së fundi, Trump i dha të drejtë vetes.

Megjithatë një dokument nga gjyqi tregon se Epstein i prezantoi Trump një vajzë 14-vjeçare, e cila edhe pse nuk e akuzoi ndonjëherë presidentin, akuzoi ish financiarin për abuzim seksual.

Fotot e tjera janë nga shtëpitë ose prona të tjera të Epstein, për të cilat Departamenti i Drejtësisë nuk ka ofruar aspak kontekst.

Një pjesë e viktimave apo familjarë të tyre, por edhe demokratë dhe republikanë reaguan të indinjuar pas publikimit të dosjeve.

Shkalla e redaktimit ishte aq e madhe sa ngriti dyshimet e arsyeshme se dikush po tentonte të mbronte dikë.

Demokratët kërkuan që prokurorja e përgjithshme Pam Bondi të japë dorëheqjen dhe të përballet me ligjin, pasi është qartë në shkelje të tij. Dosjet duhet të ishin publikuar të plota deri më 19 dhjetor, por një pjesë e tyre mbeten të vulosura me arsyetimin e Departamentit të Drejtësisë se ka ende punë për të bërë për të mbrojtur viktimat.

Por dhjetëra vajza të abuzuara nga Epstein dhe personazhe të tjerë të njohur, thonë se i duan të gjitha provat publike.

Plas përsëri në Vlorë/ Ndërpritet ndeshja Flamurtari-Teuta e vlefshme për Superligën

By: Re Nato
20 December 2025 at 11:57

Një tjetër skandal futbolli ndodh në Vlorë.

Tifozët vendas hynë në fushë në sfidën Flamurtari-Teuta, duke e ndërprerë ndeshjen e duke sulmuar futbollistët miq.

Vetëm ndërhyrja e policisë Policia shmangu pasojat e dhunës.

Ndeshja vazhdoi pas qetësimit të situatës./abcnews.al

❌
❌