Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 21 December 2025Main stream

Ambasada e SHBA: Mashtrimi për martesë, krim federal me dënime serioze

By: dan iela
21 December 2025 at 16:41

“Mashtrimi për martesë është një krim federal në Shtetet e Bashkuara dhe mund të çojë në dënime serioze. Gjithmonë zgjidhni një proces të ligjshëm emigracioni për të hyrë në vend dhe për të siguruar dokumentacionin e duhur”. Është ky njoftimi i bërë këtë të dielë në faqen e Ambasadës Amerikane, që  sikurse vihet re, paralajmëron dënime serioze për martesat e rreme që kanë për qëllim pajisjen me dokumenta amerikane.

 

Ndahet nga jeta komentatori i njohur sportiv Ismet Bellova

By: dan iela
21 December 2025 at 14:07

Është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare, komentatori dhe gazetari sportiv, Ismet Bellova.
Një zë i njohur dhe i dashur veçanërisht në komentimin e ndeshjeve të futbollit, Bellova u lind në Tiranë më 1 qershor 1934. Arsimin e lartë e përfundoi në ILKF “Vojo Kushi” në vitin 1960, për t’iu përkushtuar më pas me pasion dhe dinjitet profesionit të mësuesit të edukimit fizik dhe gazetarisë sportive. Ai ishte i martuar me Mjeshtren e Merituar të Sportit, Bukuroshe Shtiza.

Rrugëtimi i tij në sport nisi herët, në vitin 1948, kur u shpall kampion i vendit për të rinj në pingpong. Emri i Ismet Bellovës u bë pjesë e historisë së transmetimeve sportive shqiptare më 29 nëntor 1950, me komentimin e ndeshjes Dinamo–Partizani 1–0, finalja e Kupës së Shqipërisë, duke shënuar fillimin e një karriere të gjatë dhe të suksesshme në Radio Tirana.
Për kontributin e jashtëzakonshëm në sport, arsim dhe gazetari, Bellova u nderua me tituj dhe dekorata të shumta, mes tyre: “Mësues i Popullit”, Urdhrin “Naim Frashëri” Klasi i Artë, Urdhrin e Punës Klasi I, “Nderi i Sportit Shqiptar”, “Urdhri Olimpik”, “Mirënjohja e Tiranës”, “Nderi i Sportit Dibran”, si dhe titullin “Kalorësi i Urdhërit të Flamurit”.
Gjatë jetës së tij u vlerësua me një sërë çmimesh prestigjioze. Në vitin 2004 u krijua Çmimi “Ismet Bellova” në gazetarinë sportive. Ai mori Çmimin e Karrierës në RTSH, dy herë Çmimin “Anton Mazreku”, si dhe “Mikrofonin e Artë”.

Alis dhe kënga “Nan” fitues të Festivalit të Këngës në RTSH

By: dan iela
21 December 2025 at 13:46

Kënga “Nan” do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026, që do të mbahet në Vjenë.

Ishte këngëtari shkodran, Alis, ai që fitoi Festivalin e 64 të Këngës në RTSH dhe në këtë mënyrë të drejtën për në Festivalin Europian.

Alis, mori 152 pikë nga votat e publikut dhe jurisë, ndërkohë që në vendin e dytë u rendit Inis Neziri me 102 pikë dhe në vendin e tretë Sheila me 93 pikë.

Sipas vlerësimit të jurisë, Alis u rendit në vendin e parë, Sheila në vendin e dytë dhe Vedat Ademi në vendin e tretë.

Hoqi nga kantina verën me vlerë miliona euro, në kërkim Eno Agasi

By: dan iela
21 December 2025 at 12:17

Prokuroria e Tiranës ka nxjerrë një urdhër- arresti dhe ka shpallur në kërkim Eno Agasin, djali i xhaxhait të Ergys Agasit.

Bëhet me dije se Eno Agasi ka hequr nga kantina e Ergys Agasit, miliona euro verë pa pullë, që kishte rezultuar në inventarin e bërë, por ishte lënë në kantinë pasi s’mund të transportohej natën nga doganat. Të nesërmen, kur autoritetet kanë shkuar të kryejnë transportin, vera ishte hequr nga kantina, ndërkohë që Eno Agasi kishte hequr edhe pamjet e kamerave.

Eno Agasi dyshohet për kontrabandë mallrash që paguan akcizë, magazinim mallrash që paguajnë akcizë dhe veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës. Bëhet me dije se pokurori Bledar Valikaj ka nisur edhe një hetim për pastrim parash.

 

Before yesterdayMain stream

Debatet në kryesi, Salianji – Nokës: Flamur, duhet të japësh dorëheqjen

By: dan iela
13 December 2025 at 22:38

U shoqërua me diskutime e madje edhe debate, mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike ku është diksutuar ndër të tjera për firmat e mbledhur për emrin e Avokatit të Popullit, Endrit Shabani apo edhe qëndrimet e Ervin Salianjit brena partisë.

Pjesë nga diskutimet

Flamur Noka: Pas daljes së mediave, sipas pikës 1 të rendit të ditës, e vetmja pikë në rend dite, fillojnë diskutimet për protestën.

Sali Berisha: Duhet të kërkojmë falje publike secili prej deputetëve që ka firmosur për Avokatin e Popullit dhe Rama le ta gëzojë, siç ka 98% të pushtetit, të shkojë 99%.

Jozefina Topalli: Jo mor, mos e gëzoftë.

Sali Berisha: Ta gëzojë. Ne nuk do merremi as në Gjykatën Kushtetuese. Ky ishte gabim dhe ne duhet ta pranojmë.

Bislim Ahmetaj: Mendoj që përgjegjësinë e ka Flamur Noka për gjithë këtë çorganizim të organizuar që ka partia dhe mendoj se do e kemi të vështirë të na vijnë njerëz.

Me këtë reagim po neglizhojmë demokratët dhe Avokati i Popullit është përgjegjësi e Nokës. Me Salianjin nuk kam pasur simpati, se jemi përplasur, por sot, me lëvizjet që po bën, i jap të drejtë.

Flamur Noka: Në Durrës nuk kanë qenë demokratë. Arlind Boshku dhe Tan Burgia janë zëra të Dyrmishit dhe Ergysit.

Ervin Salianji: Janë sekretari i degës dhe kryetari i grupit të këshilltarëve të PD. Pse sot, që nuk mendojnë si ju, janë kundër këta?! Po këta emrat e PS pse nuk i përmendni ju në publik?

Flamur Noka: Në Elbasan njerëzit thonë që po angazhohet Suel Çela për të mos pasur njerëz tek foltorja dhe ky është ndikimi yt (Salianjit).

Ervin Salianji: Ende nuk e kam caktuar takimin, por meqë deri sot kam menduar që s’dua përçarje dhe as dua të flas, po të them që ti duhet të jesh i kujdesshëm, sepse ke qenë i akuzuar para 4 vitesh se mblidhje firmat e seksioneve nën kërcënimin e Suelit. Pastaj, se kush e takon, ju e dini që jua sjell me fakte nëse vazhdoni me këto idiotësi.

Flamur Noka: Në Gjirokastër nuk kishe kryesi.

(Salianji lexon gjithë emrat e kryesisë)

Ervin Salianji: Mbi 80% e kryesisë dhe salla plot, por edhe sikur, pse nuk shkon ti, Flamur, apo ndonjë tjetër dhe t’i mbushë sallat?

Avokati i Popullit ishte gabim strategjik. PD duhet të shkonte me një kandidat. E kemi dërguar para 4 vitesh Ledio Brahon kandidat të vetëm dhe e ka rrëzuar Rama. Nuk mund t’u thuash deputetëve që firmosni kë të doni dhe pastaj thua pse na e hodhi Rama. Duket si pazar te njerëzit dhe ti, Flamur, meqë po i del për zot, duhet të japësh dorëheqjen për shkatërrimin e strukturës, organizimit dhe perceptimin që jeni shitur te Rama.

(Ndërhyn Noka…)

Ervin Salianji: Mos më ndërhyj, se është fjala ime. Mendoj që pas kësaj të vëmë mend. Mos ulemi më me Ramën as te reforma zgjedhore, as te territorialja. Të japim propozimin tonë. I imi është të hapen listat, të kemi koalicione parazgjedhore dhe të ndryshojë mënyra e votimit për diasporën. Dhe te territorialja të propozojmë bashkitë sipas propozimeve të demokratëve dhe qytetarëve.

Sali Berisha: Hysen Kadiu ka ikur në fushatë në Amerikë. Ia kam premtuar që do jetë në listë të sigurt, por s’e mbajta dot, por ai iku, ma ka thënë.

Ervin Salianji: Ka qenë në fushatë dhe ka foto të tij nëpër zona dhe duke bërë thirrje për fushatë për të votuar PD.

Sali Berisha: Po gënjen, ai s’ka punuar.

Ervin Salianji: Edhe falë tij jemi 2800 vota para. Fjalën “gënjen” tërhiqe.

Sali Berisha: Jo, nuk ka qenë.

Ervin Salianji: Të respektoj si kryetar partie, por fjalën “gënjen” tërhiqeni ose dal nga mbledhja.

Sali Berisha: Ai më ka dërguar SMS vetë.

Ervin Salianji: Mendova që sot duhet të flisnim vetëm për skandalin Rama–Balluku. Sot, me këtë, po zhvendosni vëmendjen. Problemi qenka shqetësimi që kanë demokratët dhe jo vjedhjet e qeverisë. Unë erdha t’i bëjmë gjyqin qeverisë, por nëse doni për demokratët, ja e bëjmë. Do më keni me cel në dorë për të denoncuar këdo që bashkëpunon me qeverinë.

Bledi Himçi: Mbi interesat personale nuk mund të shesim idealet e PD-së.

Të bësh profanin duke akuzuar deputetët që kanë bërë gabim se kanë firmosur për Endri Shabanin, kur ti ke qenë iniciatori për mbledhjen e firmave për Endri Shabanin, kjo nuk të nderon dhe nuk ka moral. Mua ma ke kërkuar personalisht ti dhe unë nuk pranova të firmosja. Ua ke kërkuar edhe kolegëve të tjerë dhe ata, në mirëbesim, ta dhanë.

Nuk mund të qëndrojnë në Partinë Demokratike edhe demokrati idealist, edhe pazarexhiu. Nuk mund të qëndrojnë në PD edhe militanti, edhe ai që helmon çdo ditë në media apo rrjete sociale, në emër të faktit që po i dhimbsen demokratët, ndërkohë që kanë punuar hapur në zgjedhjet e 11 majit.

Ervin Salianji: As kam qenë në Elbasan këtë periudhë, as kam bërë takim deri tani. Ndërkohë, çfarë të them, të kanë detyruar ta thuash dhe e thua, por kujtohu se po e shoh që as emrin nuk e paske në listë. Qesharak mund të bëhesh edhe me vetëdije.

Sali Berisha: Takimet i kam konsideruar private.

Ervin Salianji: Nëse në takime private mblidhni aq shumë njerëz, vetëm mirë i bëni PD-së. Të dalë secili të mbledhë aq njerëz në çdo zonë dhe ne i mbushim sheshet.

Tomor Alizoti: Jemi në një situatë të vështirë. Shqiptarët janë të mërzitur me Ramën dhe Ballukun, për vjedhjet e tyre të mëdha. Mediat e pushtetit, me këtë mbledhje duan që të kanalizojnë zemërimin e njerëzve tek ne. Nuk duhet ta lejojmë këtë, duhet t’u tregojmë të gjithëve që jemi bashkë. Kjo është e vetmja shpresë për shqiptarët.

Belind Këlliçi: Sa i takon protestës unë mendoj se duhet të kemi të qartë çfarë do bëjmë. Cili është plani a, cili është plani b dhe cili plani c. Ne duhet të vijojmë aksionin tonë, me këtë protestë të fuqishme, të egër dhe duhet të kërkojmë e punojmë që në shesh të jenë sa më shumë njerëz. Pra 22 dhjetori nuk duhet të jetë shëtitje. Dua të bëj edhe një propozim. 22-shi është e hënë, mos duhet ta çojmë të dielën?

Sali Berisha: Edhe sikur 300 të jenë, ne do t’u përgjigjemi. Nuk ka rëndësi pjesmarrja.

 

Kur vëzhgimi kthehet në mesazh

By: dan iela
13 December 2025 at 22:25

Në ditën kur Këshilli i Lartë i Prokurorisë u mblodh për të zgjedhur drejtuesin e ri të SPAK-ut, një nga institucionet më të fuqishme dhe më të ndjeshme të shtetit shqiptar, në sallë nuk ishin vetëm anëtarët e KLP-së: të pranishëm, të dukshëm dhe në numër të pazakontë ishin edhe ambasadorë të huaj të akredituar në Tiranë, një prani që formalisht nuk shkel asnjë normë ligjore, por që politikisht dhe institucionalisht hap një pyetje thelbësore për natyrën e pavarësisë së drejtësisë në Shqipëri — çfarë kuptimi ka ajo kur aktorë të jashtëm ndjejnë nevojën të jenë fizikisht të pranishëm në momentin e një vendimmarrjeje kaq sovrane?

Nga Albatros Rexhaj

 Në ditën kur Këshilli i Lartë i Prokurorisë zgjodhi drejtuesin e ri të SPAK-ut, në sallë nuk ishin vetëm anëtarët e KLP-së. Në rreshtat e karrigeve, të pranishëm dhe vëzhgues, ishin edhe ambasadorë dhe përfaqësues të shumtë diplomatikë të akredituar në Tiranë. Prania e tyre nuk ishte e fshehtë. Përkundrazi, ishte e dukshme, e qëndrueshme dhe e përqendruar.

Në një demokraci të konsoliduar, ky fakt do të kalonte pothuajse pa u vënë re. Në një demokraci të brishtë, ai bëhet ngjarje politike.

Formalisht, nuk ka asgjë të paligjshme këtu. Konventa e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike nuk ndalon praninë e diplomatëve në procese institucionale, për aq kohë sa ata nuk ndërhyjnë drejtpërdrejt. Por demokracitë nuk funksionojnë vetëm mbi bazën e ligjshmërive formale. Ato jetojnë dhe vdesin mbi perceptimin e pavarësisë.

Dhe pikërisht këtu fillon problemi.

Prania e ambasadorëve në një proces kaq delikat nuk ishte neutrale. Ajo ishte një mesazh. Jo domosdoshmërisht një mesazh i artikuluar, por një mesazh i kuptueshëm për të gjithë aktorët e përfshirë: ky proces po vëzhgohet nga jashtë dhe rezultati i tij ka rëndësi që shkon përtej Shqipërisë.

Në vende me institucione të forta, vëzhgimi ndërkombëtar është luks. Në vende me institucione të dobëta, ai shndërrohet në zëvendësim të besimit të brendshëm.

Prej javësh, në hapësirën publike qarkullonin thashetheme se qeveria kishte një kandidat të preferuar për drejtimin e SPAK-ut. Thashethemet, në vetvete, janë pjesë e pandashme e jetës politike dhe zakonisht zbehen kur proceset janë transparente dhe bindëse. Por në këtë rast, ato u përforcuan nga një fakt i ri: diplomatë të huaj kishin spikatur publikisht më herët prokurorin që në fund u zgjodh, ndërsa në ditën e vendimmarrjes u shfaqën në një numër dhe me një përkushtim të pazakontë.

Kjo krijon një pyetje që nuk mund të shmanget: pse ky kandidat dhe jo të tjerët?

Nëse përgjigjja është se ai ishte më i miri, atëherë procesi duhej të ishte i aftë ta demonstronte këtë në mënyrë të tillë që të mos linte hapësirë për dyshime. Nëse, përkundrazi, supozohet se kandidatët e tjerë konsiderohen të komprometuar ose potencialisht të komprometueshëm, atëherë problemi nuk është individi i zgjedhur, por vetë reforma në drejtësi. Një sistem që ka nevojë për “garanci” të jashtme për të besuar në prokurorët e vet është një sistem që ende nuk ka arritur pjekuri institucionale.

Në këtë pikë, çështja nuk është më zgjedhja e një drejtuesi, por mënyra se si konceptohet pushteti i drejtësisë. SPAK-u u ndërtua si institucioni që duhej të mishëronte pavarësinë absolute nga politika. Por pavarësia nuk është vetëm marrëdhënie me qeverinë vendore. Ajo është edhe marrëdhënie me faktorët e huaj. Një drejtësi që perceptohet si e mbështetur, e mbikëqyrur ose e “garantuar” nga ambasadat rrezikon të humbasë legjitimitetin e brendshëm pa të cilin asnjë hetim nuk ka autoritet real.

Nëse drejtuesi i ri i SPAK-ut perceptohet si “kandidati i ambasadave”, atëherë çdo hetim i ardhshëm ndaj elitave politike do të shoqërohet pashmangshëm nga një hije dyshimi më e rëndë se sa mungesa e pavarësisë formale: a kemi të bëjmë me ushtrim të drejtësisë, apo me një mekanizëm presioni politik të ndërmjetësuar nga jashtë? Në këtë narrativë, hetimi nuk shihet më si akt i ligjit, por si instrument ndikimi — një mënyrë për t’i mbajtur elitat politike të ekspozuara, të disiplinuara dhe të frikësuara; në rastin më të keq, të shantazhuara dhe të shtyra drejt një forme vasaliteti politik, ku bindja nuk buron nga Kushtetuta, por nga frika e ndëshkimit selektiv.

Edhe nëse kjo nuk është e vërtetë, edhe nëse asnjë presion real nuk ushtrohet, vetë dyshimi është shkatërrues. Ai e minon besimin publik, e delegjitimon institucionin dhe e zhvesh SPAK-un nga autoriteti moral pa të cilin drejtësia shndërrohet në procedurë pa besim.

Kjo është dilema klasike e demokracive të pas-tranzicionit: ndërhyrja ndërkombëtare shpesh vjen me synimin për të mbrojtur institucionet, por kur ajo bëhet e dukshme dhe e vazhdueshme, ajo fillon t’i zëvendësojë ato. Drejtësia nuk mund të funksionojë si mekanizëm disiplinimi i elitave në emër të stabilitetit gjeopolitik pa u kthyer në mjet presioni.

Në fund, mbetet një e vërtetë themelore: Shqipëria është një shtet i pavarur. Jo protektorat. Jo koloni. Çdo reformë që mbështetet më shumë në praninë e ambasadorëve sesa në besimin e qytetarëve rrezikon të jetë teknikisht funksionale, por politikisht e brishtë.

Drejtësia nuk mund të imponohet nga jashtë. Ajo ose ndërtohet nga brenda, ose mbetet përgjithmonë e huaj.

 

(Albatros Rexhaj është autor, dramaturg dhe analist me formim në studimet e sigurisë kombëtare dhe gati tri dekada përvojë në çështjet politike dhe të sigurisë.)

 

Kosova dhe Strategjia e Re e Sigurisë Amerikane

By: dan iela
13 December 2025 at 22:23

Nga Arianit Shehu

Publikimi i Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së për vitin 2025 (NSS) është më shumë se një përditësim i qasjes së Uashingtonit ndaj politikës së jashtme – është një udhërrëfyes i ri për mënyrën se si aleatët e vegjël, por të besueshëm, mund të bëhen shtylla kyçe të një rendi transatlantik më të sigurt dhe më të qëndrueshëm. Për Kosovën, kjo përbën një moment historik për të fuqizuar rolin e saj, jo si përfituese e ndihmës perëndimore, por si kontribuuese aktive në stabilitetin rajonal dhe global.

Në këtë kontekst, strategjia e re amerikane duhet të shërbejë si bazë për ofensivën më të fuqishme diplomatike të Kosovës që nga shpallja e pavarësisë. Ajo duhet të përdoret për të siguruar njohjen nga Serbia dhe për të bindur shtetet e BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën, se njohja e shtetit tonë është plotësisht në përputhje me interesat strategjike të SHBA-së dhe të Evropës.

Duke e pozicionuar Kosovën si linjën e parë të mbrojtjes perëndimore kundër ndikimit rus dhe kinez në Evropën Juglindore, Prishtina mund të paraqitet jo vetëm si aleate e vlerave demokratike, por si aktor strategjik që neutralizon ambiciet ruse dhe destruktivitetin e udhëheqjes serbe pro-Moskës. Kjo është një mundësi për të dëshmuar se Kosova është jo vetëm simbol i demokracisë amerikane në Ballkan, por edhe një partner real në mbrojtjen e interesave të saj.

Ky është momenti kur Kosova duhet ta kthejë përkushtimin e saj të palëkundur pro-amerikan në fuqi gjeopolitike konkrete. Duke ofruar stabilitet politik, siguri energjetike, bashkëpunim inteligjent në fushën e sigurisë dhe mbrojtje nga dezinformimi, Kosova mund të bëhet shembulli më i suksesshëm i politikës së jashtme amerikane në Evropën Juglindore.

Nëse shfrytëzohet me vizion, NSS 2025 mund të shndërrohet në instrumentin më të fuqishëm të Kosovës për forcimin e njohjes ndërkombëtare, konsolidimin e partneritetit strategjik me SHBA-në dhe izolimin e ndikimit rus e të aleancës së rrezikshme të Beogradit me Moskën.

Kosova duhet të mbetet dhe të dëshmojë se është shteti më pro-amerikan në Evropën Lindore

Sot është thelbësore për sigurinë kombëtare që Kosova të mbetet dhe ta dëshmojë qartësisht se është shteti më pro-amerikan në Evropën Lindore, jo vetëm si ndjenjë, por si shtyllë e qëllimshme e strategjisë së saj kombëtare. Në një rajon ku aleancat gjeopolitike ndryshojnë dhe ndikimet e jashtme rivalizojnë për ndikim, përafrimi i palëkundur me SHBA-në i jep Kosovës mburojën më të qëndrueshme të legjitimitetit, sigurisë dhe zhvillimit afatgjatë.

SHBA mbetet garantuesi kryesor i sovranitetit dhe sigurisë së Kosovës; prandaj, çdo institucion, politikë dhe veprim diplomatik duhet ta reflektojë këtë lidhje strategjike në praktikë. Nga bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe koordinimi i politikës së jashtme, deri te arsimi, energjia dhe teknologjia, miqësia me Amerikën duhet të institucionalizohet, e jo të romantizohet, përmes partneritetit të matshëm dhe rezultateve konkrete.

Duke u pozicionuar si partneri më i besuar amerikan në Evropën Juglindore, Kosova jo vetëm që forcon shtetësinë e saj, por bëhet historia më e prekshme e suksesit demokratik të Uashingtonit në një rajon ende të kontestuar nga fuqitë rivale.

Nga Varësia te Rëndësia Strategjike

Strategjia e re amerikane thekson tri shtylla kyçe: ndarjen e barrës midis aleatëve, qëndrueshmërinë ekonomike dhe diplomacinë pragmatike për parandalimin e konflikteve. Këto parime përputhen në mënyrë të përkryer me aftësitë dhe ambiciet e Kosovës. Fleksibiliteti institucional e bënë Kosovën të aftë të veprojë shpejt, të inovojë me lehtësi dhe të arrijë rezultate konkrete, pikërisht atë që SHBA kërkon tani me këmbëngulje nga partnerët e saj të besueshëm.

Kosova duhet të pozicionohet si aleati më i qëndrueshëm i Uashingtonit në Evropën Juglindore, një shtet që zvogëlon rreziqet dhe kontribuon në stabilitetin rajonal.

Në fushën e mbrojtjes, Kosova duhet të angazhohet për rritjen graduale të buxhetit të sigurisë në 5% të BPV-së, të fokusuar në gatishmëri, modernizim dhe teknologji të avancuar mbrojtëse. Po ashtu, duhet të thellohet bashkëpunimi dypalësh me SHBA-në, përmes stërvitjeve të përbashkëta, marrëveshjeve të reja strategjike dhe pranisë së kufizuar amerikane për qëllime trajnimi e koordinimi rajonal. Në këtë mënyrë, Kosova nuk do të shihet më si një shtet që mbrohet nga aleanca, por si një shtet që kontribuon aktivisht në mbrojtjen e saj dhe të aleatëve.

Një Moment që Kosova Nuk Duhet ta Humbasë

Strategjia e re amerikane e vitit 2025 sinjalizon një epokë të re në politikën globale, ku shtetet e vogla që tregojnë vizion, investojnë në mbrojtjen e tyre dhe japin rezultate konkrete, fitohen një peshë strategjike të jashtëzakonshme.

Kosova si shtet i ri, i vendosur dhe i ankoruar thellë në familjen euroatlantike ka të gjitha për t’u bërë një nga partnerët më të rëndësishëm të SHBA-së në rajon. Ka ardhur koha të zëvendësojmë narrativën e brishtësisë me atë të aftësisë, të kalojmë nga kërkimi i mbështetjes në ofrimin e stabilitetit, dhe të dëshmojmë se siguria e Kosovës është interes i përbashkët amerikan dhe evropian.

Nëse veprojmë me disiplinë, vizion dhe maturi strategjike, Strategjia e re e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së nuk do të jetë vetëm një dokument politik, ajo do të bëhet katalizatori i forcimit të shtetësisë dhe mirëqenies së Kosovës.

Arianit Shehu është Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Amerikane për Luftimin e Ekstremizmit dhe Terrorizmit, me mbi 25 vite përvojë në drejtimin e programeve shumëmilionëshe në promovimin e demokracisë dhe luftës kundër terrorizmit. Shehu ka shërbyer si drejtor i konzorciumeve të Instituteve Politike Amerikane dhe ka udhëhequr iniciativa të rëndësishme në më shumë se njëzet vende në Evropën Qendrore e Lindore, Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore. Z. Shehu gjthashtu ka shërbyer edhe si këshilltar i ish-Sekretares së Shtetit Madeleine Albright për institute prestigjioze ndërkombëtare si Aspen Institute dhe Atlantic Council. Kontributi i tij në fushën e sigurisë dhe demokracisë është vlerësuar me një sërë dekoratash civile dhe ushtarake, përfshirë Medaljen e Paqes dhe Medaljen e Nderit. Krahas angazhimit diplomatik dhe strategjik, Arianit Shehu është edhe ligjerues pranë Universitetit të Filadelfias, ku ndan përvojën e tij të pasur me brezin e ri të liderëve dhe profesionistëve. Gjatë viteve ’90, ka punuar si korrespondent lufte për Los Angeles Times duke sjellë në vëmendjen globale realitetin e rajonit.

 

 

“Fjalën gënjen tërhiqe”, debate mes kreut të PD dhe Ervin Salianjit

By: dan iela
13 December 2025 at 22:14

Është shoqëruar me debate mes Ervin Salianjit dhe kreut të PD-së Berisha, mbledhja e sotme e kryesisë.

Ka qenë pikërisht ish-kreu i PD Kavajë Hysen Kadiu, në qenër të këtij debate, teksa Berisha tha se pavarësisht që ishte personi më i votuar në primare, ai nuk u angazhua në fushatë dhe u largua në SHBA, duke mos qenë pjesë në listën e sigurt.

Debati

Sali Berisha: Hysen Kadiu ka ikur në fushatë në Amerikë. Ia kam premtuar që do jetë në listë të sigurt, por s’e mbajta dot, por ai iku, ma ka thënë.

Salianji: Ka qenë në fushatë dhe ka foto të tij nëpër zona dhe duke bërë thirrje për fushatë për të votuar PD.

Berisha: Po gënjen, ai s’ka punuar.

Salianji: Edhe falë tij jemi 2800 vota para. Fjalën “gënjen” tërhiqe.

Berisha: Jo, nuk ka qenë.

Salianji: Të respektoj si kryetar partie, por fjalën “gënjen” tërhiqeni ose dal nga mbledhja.

Berisha: Ai më ka dërguar SMS vetë.

Salianji: Mendova që sot duhet të flisnim vetëm për skandalin Rama–Balluku. Sot, me këtë, po zhvendosni vëmendjen. Problemi qenka shqetësimi që kanë demokratët dhe jo vjedhjet e qeverisë. Unë erdha t’i bëjmë gjyqin qeverisë, por nëse doni për demokratët, ja e bëjmë. Do më keni me cel në dorë për të denoncuar këdo që bashkëpunon me qeverinë.

 

Berisha:Sakrifica jonë për të larguar këtë qeveri, kush nuk përgjigjet dot del anash

By: dan iela
13 December 2025 at 14:29

Kreu i PD Sali Berisha në mbedhjen e kryesisë, pasi ka bërë të ditur mbajtjen e protestës së parë kombëtare më 22 Dhjetor, tha ndër të tjera se protestat do të jënë kryefjalë e agjendës së opozitës.

“Është sakrifica jonë për të larguar këtë qeveri që nuk lejon zgjedhjet. Është misioni ynë. Kush është në lartësinë e këtij misioni, angazhohet. Kush nuk i përgjigjet dot, del anash. Kush nuk do të ndjehet misionar, tërhiqet”, tha ndër të tjera Berisha.

Pjesë nga fjala

Në këtë situatë, komplekse dhe të vështirë, kemi arritur disa arritje shumë të mëdha për ne në këtë betejë. Janë shtatë rezoluta ndërkombëtare që sanksionojnë Shqipërinë narkoshtet. Sanksionojnë zgjedhjet farsë elektorale, dhe pa u zhvilluar disa prej tyre. Sanksionojnë shtypjen dhe dhunimin e pluralizmit politik. Sanksionoj në rezultatin e zgjedhjeve të diktuar nga kartelet e drogës.

Sanksionojnë persekutimin politik të opozitës. Dhe kjo është një mëbshtetje e jashtëzakonshme.

Është një mbështetje e jashtëzakonshme, të cilën nuk mund ta përdorim si opozitë qaramane, por do e përdorim si opozitë frymëzuese. Ato janë frymëzim për ne.

Zëri dhe përpjekja jonë për të rikthyer votën e shqiptarëve, lufta jonë për këtë qëllim ka mirëkuptim dhe mbështetje.

Ia dolëm në kushte të vështira, dhe ka të mërzitur për këtë, të realizojmë atë që realizuam në vitin 2001 me raportin e OSBE/ODIHR.

E mbrojtëm votën dhe ka qenë një betejë shumë e vështirë. Jashtëzakonisht e vështirë.

Ka shumë faktorë që ndërhyjnë, por ai doli siç ishte, dhe u dha një kontribut shumë i madh. Unë mendoj se ai raport përbën bazën solide ligjore, përbën ligjin ndërkombëtar të përpjekjeve tona për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira në këtë vend.

Mazhoranca qëndron mbi zgjedhje të dhunuara. Është pseudomazhorancë, nuk është mazhorancë. Kjo kërkon që çdo njëri prej nesh këtu, dhe çdo drejtues, ta ketë të qartë se çdo minutë, çdo orë dhe çdo ditë, agjenda jonë është rikthimi i votës, largimi i kësaj qeverie me të cilën nuk ka zgjedhje.

Është sakrifica jonë për të larguar këtë qeveri që nuk lejon zgjedhjet. Është misioni ynë. Kush është në lartësinë e këtij misioni, angazhohet. Kush nuk i përgjigjet dot, del anash. Kush nuk do të ndjehet misionar, tërhiqet.

Por rruga është jetike dhe vendimtare për opozitën shqiptare. Kështu që mendoj se data 22 dhjetor të jetë data e protestës së parë të përgjithshme kombëtare.

Ne duhet ta kemi të qartë se kryefjala e agjendës tonë do jenë vetëm protestat. Nuk ka më asnjë shpresë përveç protestave.

 

 

Berisha njofton protestë kombëtare më 22 Dhjetor

By: dan iela
13 December 2025 at 13:54

Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, kreu Sali Berisha ka kujtuar edhe një herë se e vetmja rrugë e përballjes me qeverinë është ajo e protestive.

Berisha tha se të tjerat janë rrugë zjarrfikësish, ndërsa njoftoi protestë kombëtare më 22 Dhjetor në Tiranë.

Pjesë nga  fjala e Berishës

Kështu që shpresa se do luftohet korrupsioni nga drejtësia e re, kjo është e para ministre në detyrë që akuzohet për korrupsion.

Asnjë nuk ka qenë, kjo po. Dhe urdhëroni se çfarë bëri para shqiptarëve, ky është një poshtërim për çdo shqiptar. Ky u thotë shqiptarëve se unë vjedh, ministrat e mi vjedhin, por ata nuk mund të gjykohen.

Për shkak të tij, dy ditë më parë, u zhvillua ofensiva diplomatike më e madhe që kam parë ndonjëherë për të siguruar zgjedhjen e kryetarit të Prokurorisë Speciale, çka të bën me të drejtë të mendosh se Edi Rama duket se kishte bërë gjithçka të zgjidhte njeriun që ai ka bërë marrëveshje për mbylljen e dosjes së tij.

Sepse e vërteta është se Dumani mbylli disa dosje të Edi Ramës, kjo është e pamohueshme.

Dumani mbylli dosjen e Edi Ramës, duke akuzuar Arben Ahmetajn për djegësin e Tiranës, të cilin ai e kishte kundërshtuar 4 herë, megjithëse e kishte firmosur Edi Rama.

Dumani mbylli dosjen Alabar, dhe shqiptarët do e marrin vesh mirë se çfarë krimi në përmasa gjigante po kryhet me portin e Durrësit, çfarë goditje të rëndë po i jepet çdo shqiptari me portin e Durrësit, për aq sa ka peshë transporti i mallrave në çmimin e tyre.

Pa llogaritur vjedhjet e tmerrshme që po bëhen. Dumani mbylli dosjen e Olsi Ramës, e nxori tjetër.

Pra, Edi Rama duket se duhet me çdo kusht të kishte atë me të cilin ishte marrë vesh. Por u garantoj se nuk ka asnjë vështirësi të realizojë skenarin që realizoi me të parin. Nuk duhet të kemi iluzion. Pra, përpjekja ndërkombëtare ishte shumë e drejtë, që qeveria të mos kapë kryetarin e Prokurorisë Speciale. Por problemi nuk është aty, problemi është se pse Edi Rama do ta kapë me çdo kusht atë.

Ne jemi para një realiteti shumë të zymtë. Një realitet në të cilin vjedhja e shqiptarëve nuk ka më  frena. Është licencë. Se kjo që bëri me pezullimin e pezullimit, gjykata mori përsipër Apelin dhe Gjykatën e Lartë dhe të pezullojë masën e sigurisë.  Imagjinoni ju tani se çfarë i mbetet themelit. Nuk ka akt më të rëndë ndaj taksapaguesve shqiptarë se sa ky. Nuk ka veprim më dëshpërues se ky.

Nuk ka veprim më poshtërues se ky nga Edi Rama. Ndaj dhe kemi vetëm një rrugë, dhe kjo është rruga e protestave. Kjo është rruga e protestës, rruga e protestës. Duhet të flasin qytetarët me protestën e tyre. Sa janë ata që duan të  flasin me protestën e tyre?

1 mijë? Ne në krye. 2 mijë? Ne në krye. 300? Ne aty. Por rrugë tjetër nuk ka. Të gjitha rrugët e tjera janë rrugë zjarrfikësish. Duhet t’i shohim gjërat siç janë. Ne nuk bëhemi kurrë zjarrfikës.

 

 

Horoskopi për ditën e sotme, 13 dhjetor 2025

By: dan iela
13 December 2025 at 12:52

Dashi

Mos u përpiq t’i përballosh të gjitha menjëherë. Mësimi i sotëm për ty është të jesh i duruar. Përballuni me detyrat dhe qëllimet hap pas hapi. Mos harro se Roma nuk u ndërtua brenda një dite. E njëjta gjë vlen edhe për perandorinë tënde personale. Merre ngadalë dhe vazhdo me kujdes.

Demi

Je i motivuar për të kryer një sasi të jashtëzakonshme pune sot. Qëndrueshmëria jote është e fortë dhe ndihesh më i motivuar se zakonisht. Ke aftësinë për të arritur një status të lartë dhe do të njihesh për arritjet e tua.

Binjakët

Përpjekjet tuaja në botën e karrierës do të hasen me rezistencë të madhe sot, përveç nëse jeni plotësisht të përgatitur dhe i keni të gjitha faktet të qarta. Të tjerët do të duan përgjigje të forta. Një prezantim i nxituar dhe i përciptë nuk do ta shesë idenë tuaj.

Gaforrja

Të ecësh përpara me projektet sot do të jetë shumë më e lehtë nga sa mund ta kesh pritur. Nëse je në kërkim të një pune të re, sot është një kohë e mirë për të dalë dhe për të kërkuar. Diçka me siguri do të vijë në rrugën tënde. Fati është në anën tënde.

Luani

Gara sot do të fitohet me hapa të ngadaltë dhe të qëndrueshëm. Mos i anashkaloni detajet për t’u nxituar me projektin tjetër. Është më mirë të mos nxitoni dhe t’i qaseni punës me kujdes. Duke vepruar kështu, do të fitoni shumë lëvdata dhe mirënjohje.

Virgjëresha

Sot shënohet pika më e ulët e muajit për ju në lidhje me karrierën tuaj. Ka të ngjarë të ndiheni të rënduar dhe të ngadaltë. Do të keni ndjesinë sikur po ngisni me frenën e emergjencës të ndezur. Qëndroni kështu. Gjërat vetëm mund të përmirësohen nga këtu e tutje.

Peshorja

Duket se ka një konflikt të vështirë interesi në lidhje me punën sot. Taktikat konservatore të dikujt po të ngadalësojnë. Në vend që të shqetësohesh për këtë, mendo të ngadalësosh ritmin tënd. Merr kohën tënde.

Akrepi

Vendosja e objektivave është e rëndësishme. Nëse nuk keni objektiva në mendje – as afatshkurtra dhe as afatgjata – atëherë si e dini nëse jeni në rrugën e duhur? Sigurohuni që keni një plan të hartuar dhe se po punoni me vetëdije drejt objektivave tuaja.

Shigjetari

Grindjet në lidhje me punën do të jenë një gjë e zakonshme për ju sot. Megjithatë, në një përpjekje për të ruajtur paqen, mund të kafshoni gjuhën dhe ta mbani zemërimin brenda. Kjo nuk është një taktikë e shëndetshme. Është më mirë t’i afroheni drejtpërdrejt personit që ju shqetëson.

Bricjapi

Humori juaj i mprehtë dhe sarkastik ka të ngjarë të lehtësojë stresin e një situate të vështirë pune. Mos kini frikë t’i lini komentet tuaja të shkojnë kot. Kjo do të nxisë rritjen dhe shoqërinë më të mirë midis kolegëve tuaj. Shijoni njerëzit me të cilët bashkëveproni çdo ditë.

Ujori

Ndiqni një qasje më konservatore ndaj punës dhe të gjitha çështjeve të karrierës sot. Do të fitoni më shumë respekt nga kolegët dhe punëdhënësit kur të zbuloni anën tuaj të qëndrueshme, të bazuar dhe praktike. Nuk ka nevojë për instikte. Vetëm punë të palodhur.

Peshqit

Sot shënohet fillimi i një cikli të ri rritjeje për ju në lidhje me punën dhe karrierën tuaj. Kjo është një kohë e mirë për të pastruar nga fillimi zakonet dhe modelet e vjetra që nuk ju shërbejnë më. Filloni nga e para me një qëndrim të ri dhe një qasje pozitive.

 

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet

By: dan iela
7 December 2025 at 16:39

Disa segmente rrugore të kryeqytetit do të qëndrojnë sot të bllokuara për shkak të derbit të kryeqytetit, që do të zhvillohet ditën e sotme, në orën 18:00, në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Policia e Tiranës ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit ndërmjet ekipeve “KF Tirana” dhe “Partizani”, nderkohe qe tifozet e skuadrave jane shfaqur ne rruget e qytetit.

Sipas policisë, segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 16:00 deri në përfundim të aktivitetit, janë Sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Lekë Dukagjini”, rruga “Dervish Hima” dhe zonat përreth stadiumit “Air Albania”.

Rrugëkalimet e tifozëve do të jenë si më poshtë:

– Lëvizja e tifozëve të Tiranës do të bëhet: Nisja përballë “Teatrit të Kukullave” bulevardi “Dëshmorët e Kombit” kthim tek ETC-ja, më pas drejt rrugës “Papa Gjon Pali 2” dhe t’i drejtohen stadiumit;

– Lëvizja e tifozëve të Partizanit do të bëhet: nga kryqëzimi i rrugës “Muhamet Gjollesha” ura “Vasil Shanto”, kryqëzimi i rrugës “Komuna e Parisit”, rruga “Sulejman Delvina”, Libri Univeristar, Presidenca dhe më pas t’u drejtohen hyrjeve të stadiumit.

Policia do të garantojë dhe do të sigurojë lëvizjen e tifozëve përgjatë rrugëkalimeve të caktuara dhe nuk do të lejojë grumbullim apo kalim të tifozëve, jashtë itinerarit të caktuar.

 

Në zbatim të planit të masave, do të ushtrohen kontrolle rigoroze ndaj tifozëve, para hyrjes në stadium, për sende të kundërligjshme (sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalikë apo lëndë piroteknike etj). Çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi.

Nuk do të lejohen të futen në stadium shtetas pa dokument identifikimi, si dhe fëmijët nën moshën 16 vjeç, pavarësisht se mund të jenë të pajisur me bileta, nuk do të lejohen pa praninë e prindit apo kujdestarit (shoqëruar me dokument).

Nuk do të lejohen të futen në stadium të gjithë ata tifozë të cilët në aktivitete të ndryshme sportive janë të identifikuar nga Policia, si tifozë problematikë.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e tifozerive respektive, për zbatimin e masave të mësipërme, si dhe mirëkuptimin e qytetarëve për të evituar lëvizjen me automjete në segmentet rrugore të lartpërmendura, në oraret e caktuara.

 

Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë

By: dan iela
7 December 2025 at 16:20

Me pankarta në duar,  një grup të rinjsh janë mbledhur sot në qendër të qytetit të Bulqizës për të zhvilluar një protestë paqësore, pas humbjes tragjike të bashkëmoshatarit të tyre, Erjon Boba.

“Të rinjtë duhet të ndihen të sigurt kudo,” tha një prej pjesëmarrësve, ndërkohë që të rinjtë u shprehën se protesta nuk është vetëm për të kujtuar bashkëmoshatarin e tyre, por një thirrje për gjithë komunitetin dhe institucionet të marrin masa më tepër parandalimin e konflikteve.

Të rinjtë shprehën solidaritet me familjen e Erjon Bobës dhe apeluan që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.

 

Një ministre, një pezullim dhe anatomia e një prove demokratike

By: dan iela
7 December 2025 at 12:22

Nga Dr. Albatros Rexhaj

Në çdo vend që nis një reformë të vërtetë kundër korrupsionit, vjen një çast kur sistemi vihet përballë provës, jo tek nivelet e ulëta të administratës, por tek njerëzit më të fuqishëm politikisht. Shqipëria ka hyrë pikërisht në atë moment. Pezullimi i Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, për shkak të hetimeve mbi abuzime të dyshuara me tendera që kapin mbi 200 milionë euro, nuk është një incident teknik. Është përplasja e parë e madhe mes një drejtësie të krijuar për të qenë e pavarur dhe një ekzekutivi që beson – ose pretendon të besojë – se gjyqësori i ka hyrë në territor kushtetues.

Reagimi i Kryeministrit Edi Rama ka qenë i menjëhershëm, i fortë, i ngarkuar emocionalisht. Përmes konferencave, videomesazheve dhe deklaratave publike, ai këmbëngul se vendimi i gjykatës është i paprecedentë në Evropë. Pretendon se gjyqtarët kanë ndryshuar përbërjen e qeverisë pa pasur legjitimitet elektoral. Dhe paralajmëron se, nëse një ministër mund të pezullohet gjatë hetimit, atëherë Shqipëria rrezikon të hapë derën e një të ardhmeje ku ekzekutivi mund të gjymtohet sipas oreksit të prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Ka një të vërtetë në këtë argument. Por ka edhe një boshllëk të madh.

Çështja e vërtetë e ndarjes së pushteteve

Rama ka të drejtë në një pikë: këtu ka një problem të mirëfilltë kushtetues. Në sistemet parlamentare, e drejta për të emëruar apo shkarkuar ministra i takon qeverisë dhe, në mënyrë të tërthortë, Kuvendit. Një gjyqtar nuk mund të heqë një ministër nga detyra me një vendim të vetëm. Nëse kjo do të bëhej praktikë – nëse gjyqësori do të merrte fuqinë të rindërtonte qeverinë gjatë mandatit – atëherë balanca e pushteteve do të shpërbëhej realisht.

Prandaj Gjykata Kushtetuese është e detyruar ta shqyrtojë me seriozitet kërkesën e qeverisë. Nuk diskutohet nëse korrupsioni duhet hetuar, duhet me patjetër. Diskutohet nëse një masë sigurie, si pezullimi, kapërcen kufirin mes procedurës penale dhe ndërhyrjes në kompetencat kushtetuese të ekzekutivit.

Në një demokraci të shëndetshme, ky kufi duhet të jetë i qartë.

Por ka një kufi tjetër që duhet të jetë po aq i qartë.

Miti i imunitetit

Argumenti i qeverisë se ministrat gëzojnë imunitetin e deputetëve, dhe se ky imunitet i mbron nga pezullimi, nuk qëndron. Nuk qëndron juridikisht. Nuk qëndron në praktikën evropiane. Nuk qëndron në parimin demokratik bazë.

Në Europë, ministrat e akuzuar për korrupsion mund të hetohen, të ngriten nën akuzë, të dalin në gjyq dhe, në shumë raste, të kufizohen përkohësisht në ushtrimin e funksioneve. Disa japin dorëheqjen. Disa shkarkohen. Disa pezullohen me vendim gjyqësor.

Askush nuk mund të thërrasë imunitetin si mburojë për të qëndruar në zyrë ndërkohë që është nën hetim.

Imuniteti është instrument për të shmangur presionin politik, jo për të bllokuar drejtësinë penale. Përdorimi i tij si mburojë kundër përgjegjësisë e shndërron imunitetin në pandëshkueshmëri.

Kontradikta që fshihet pas retorikës

Rama liston marrëveshje të bllokuara, vendime të pezulluara, projekte infrastrukturore të ngrira. Argumenton se një ministër i pezulluar krijon vakum qeverisës. Kjo retorikë tingëllon bindësem por nuk e mbulon kontradiktën.

Nëse pezullimi paralizon qeverinë, kryeministri ka të drejtën kushtetuese të shkarkojë ministren. Por nuk e ka bërë. Dhe ky është thelbi i problemit: ose ministrja është e domosdoshme dhe e pafajshme, ose është e komprometuar dhe duhet larguar menjëherë.

Sistemet demokratike ekzistojnë pikërisht për ta shmangur këtë absurditet: që një zyrtar nën hetim të vazhdojë të kontrollojë institucionin nga i cili dyshohet se ka abuzuar.

Të pretendosh se as ekzekutivi, as gjyqësori nuk mund të veprojnë është rruga më e shkurtër drejt paralizës.

Çfarë po testohet në të vërtetë?

Rasti Balluku nuk është thjesht një konflikt interpretimesh. Është testi i parë serioz i reformës në drejtësi. Përkrahësit e reformës e shohin këtë si provën që askush nuk është i paprekshëm. Kundërshtarët e shohin si shenja të arrogancës së gjyqësorit.

Të dyja s’mund të jenë të vërteta.

E vërteta është më e thjeshtë: një demokraci nuk funksionon dot nëse gjyqësori dhe ekzekutivi e imagjinojnë njëri-tjetrin si rrezik ekzistencial. Dhe nuk funksionon dot nëse imuniteti përdoret si mburojë për të penguar hetimin penal.

Dilema e Gjykatës Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese duhet të gjendet mes dy boshteve:

  • të garantojë pavarësinë e gjyqësorit,
  • dhe të mos lejojë që masat penale të përdoren si instrument politik.

Ajo duhet të qartësojë se ministrat mund të hetohen, të kufizohen dhe të përballen me drejtësinë, si në çdo demokraci tjetër evropiane. Por njëkohësisht të ruajë parimin se masat e sigurimit nuk mund të përdoren për të shembur kompozimin e qeverisë.

Zgjidhja nuk qëndron tek zgjerimi i imunitetit. Qëndron tek përcaktimi i saktë i kufijve: kur, si dhe në ç’mënyrë një pezullim është i pranueshëm, proporcional dhe i lidhur vetëm me nevojat e çështjes penale.

Një demokraci në tranzicion

Shqipëria është në mes të një tranzicioni të vështirë drejt shtetit të së drejtës. Këto momente janë gjithmonë të pakëndshme, sepse nxjerrin në dritë cinizmin. Detyrojnë qeveritë të mbrojnë parime që shpesh i harrojnë si dhe shtyjnë gjyqtarët të arsyetojnë kufijtë e fuqisë së tyre.

Rasti Balluku është pikërisht kjo: një provë e vërtetë për institucionet që Shqipëria ka dashur të ndërtojë prej një dekade.

Ndarja e pushteteve duhet mbrojtur.
Përgjegjësia para ligjit nuk duhet sakrifikuar.
Asnjëra nuk mbijeton pa tjetrën.

Aftësia për t’i mbajtur të dyja parimet të gjalla është pikërisht dallimi mes një demokracie të pjekur dhe një sistemi të brishtë. Shqipëria sot ka mundësinë, dhe detyrimin, ta provojë se mund t’i mbajë.

 

(Autori është doktor shkencash në fushën e studimeve të sigurisë kombëtare, si dhe studiues i funksionimit të institucioneve publike.)

Horoskopi 7 dhjetor 2025, zbuloni shenjat me fat

By: dan iela
7 December 2025 at 12:11

Dashi

Marrja e vendimeve sot do të jetë pothuajse e pamundur. Në vend që të mendoni për gjërat në kokën tuaj për orë të tëra, konsultohuni me dikë tjetër. Shkëmbimi i ideve me të tjerët është strategjia juaj më e mirë për sukses. Komunikimi do të rrjedhë mirë midis jush.

Demi

Tani është koha për të vendosur objektiva njëvjeçare për veten tuaj në lidhje me karrierën tuaj. Energjia është në dispozicion për të mbjellë farat. Kaloni kohë vetëm për të menduar se çfarë ka më shumë rëndësi për ju dhe çfarë dëshironi të arrini gjatë 12 muajve të ardhshëm.

Binjakët

Do të vini re ndryshime të mëdha në lidhje me punën sot. Atmosfera ka të ngjarë të ndihet jashtëzakonisht e ndryshme nga një ditë më parë. Merrni vendime bazuar në mënyrën se si janë gjërat tani në vend të asaj se si ishin. Jini fleksibël ose do të mbeteni prapa.

Gaforrja

Do të ndjeni një valë të jashtëzakonshme krijuese që ju përshkon sot. Imagjinata juaj është e shfrenuar. Mos e ndaloni dhe mos u përpiqni ta zbutni. Shfrytëzoni këtë energji duke ndjekur një qasje më artistike ndaj karrierës suaj dhe do të lulëzoni si kurrë më parë.

Luani

Pavendosmëria do të jetë armiku juaj më i keq sot. Ka shumë të ngjarë që do t’ju mundojë si kurrë më parë. Gjatë gjithë kësaj kohe, mund të përfitoni nga idetë e të menduarit përpara, për sa kohë që jeni të gatshëm të merrni një rrezik dhe të mos ngecni duke debatuar se cilën rrugë të ndiqni.

Virgjëresha

Një cikël i ri fillon për ju sot që do të zgjasë rreth katër javë. Mundësi të pabesueshme në lidhje me karrierën tuaj do t’ju shfaqen gjatë kësaj kohe. Edhe pse do të ketë ulje-ngritje brenda asaj periudhe, përparësia e përgjithshme është e juaja.

Peshorja

Mendohuni dy herë para se të vazhdoni me një ide të vjetër. Sot do t’ju dalin informacione të reja që do t’ju bëjnë të merrni në konsideratë një qasje të re. Merreni seriozisht këtë qasje të re. Nuk është diçka që duhet ta hidhni poshtë automatikisht.

Akrepi

Situata juaj në karrierë po arrin kulmin. Gjatë katër javëve të ardhshme, do të gjendeni në një udhëkryq të rëndësishëm. Vlerësoni progresin tuaj gjatë gjashtë muajve të fundit dhe gjeni një mënyrë për ta përmirësuar situatën për gjashtë muajt e ardhshëm.

Shigjetari

Mënyra juaj e të folurit dhe të menduarit shpejt do të jetë shumë e dobishme sot. Do të ketë shumë mundësi në të cilat do t’ju duhet të mendoni shpejt. Besojini vetes që të merrni këto vendime spontane në vend që të kaloni orë të tëra duke menduar.

Bricjapi

Gjatë katër javëve të ardhshme, do të keni mundësinë të bëni hapa të mëdhenj përpara në karrierën tuaj. Shfrytëzojeni këtë kohë për të bërë çdo hap të madh që e keni shtyrë. Skena është gati. E tëra çfarë duhet të bëni është të pranoni rolin tuaj dhe të dilni në qendër të vëmendjes.

Ujori

Idetë tuaja të menduara përpara janë të mira, por ato duhet të rafinohen. Kërkoni këshillën e të tjerëve. Bëjini gjërat me një partner. Nuk ka nevojë të shpikni rrotën nga e para, veçanërisht kur keni burimet në majë të gishtave për të përmbushur qëllimet tuaja me lehtësi.

Peshqit

Objektivat e karrierës që i keni vendosur vetes disa muaj më parë duhet të zbatohen tani. Filloni të bëni kërkime dhe kërkoni këshilla nga të tjerë që e dini se mund t’ju ndihmojnë në këtë rrugë. Njerëzit janë më se të gatshëm t’ju ndihmojnë në këtë kohë.

 

 

DASH pezullon vizat e shtetasve afganë, ndalon të gjitha vendimet për azil

By: dan iela
29 November 2025 at 20:25

Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar pezullimin e vizave për të gjithë ata që udhëtojnë me pasaporta afgane, pasi Rahmanullah Lakanwal, një shtetas afgan, u identifikua si autori i dyshuar i një sulmi që vrau një anëtar të Gardës Kombëtare dhe plagosi një tjetër pranë Shtëpisë së Bardhë të mërkurën.

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, tha se SHBA-të “nuk kanë përparësi më të lartë sesa mbrojtja e kombit dhe popullit, ndërsa shkroi në X se Departamenti po ndërmerr të gjitha hapat e nevojshëm për të mbrojtur sigurinë kombëtare dhe publike të SHBA-së.

Shërbimet e Shtetësisë dhe Imigracionit të SHBA-së (USCIS) thanë se kanë ndaluar të gjitha vendimet për azil.

“USCIS ka ndaluar të gjitha vendimet për azil derisa të sigurohemi që çdo i huaj të verifikohet dhe të shqyrtohet në shkallën maksimale të mundshme. Siguria e popullit amerikan është gjithmonë e para”, shkroi drejtori i agjencisë, Joseph Edlow, në X.

Video/ Vizita në Stamboll, Papa Leo hyn në Xhaminë Blu

By: dan iela
29 November 2025 at 20:18

Xhamia e famshme Blu, ikonike në Stamboll dhe në të gjithë botën islame mirëpriti këtë të shtunë, Papa Leo XIV, lideri i 1.5 miliardë katolikëve.

Papa u ndal në Xhaminë Blu gjatë vizitës së tij në Stamboll, ndërsa udhëtimi i tij ka në foksu paqen dhe bashkimin mes vendeve dhe besimeve fetare.

 

“Shpati ishte një zemër e bardhë”, këngëtari përcillet të dielën në banesën e fundit

By: dan iela
29 November 2025 at 15:35

Familja e këngëtarit të njohur Shpat Kasapi ka njoftuar se përcjellja e tij në banesën e fundit do të zhvillohet të dielën në orën 14:00 në Tetovë. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, familja bën me dije se  homazhet për të do të mbahen nesër nga ora 12:00 në Pallatin e Kulturës në Tetovë e më pas do të kryhet ceremonia e varrimit.

Shpat Kasapi, ndërroi jetë më 26 nëntor në Itali, ku ndodhej për një vizitë mjekësore për djalin e tij. Shkak I ndarjes nga jeta, ka qenë një infarkt kardiak.

Njoftimi i familjes:

Me pikëllim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të birit, babait, bashkëshortit, vëllait dhe shokut tonë të dashur, SHPAT KASAPI

(1 Maj 1985 – 26 Nëntor 2025)

Shpati ishte një zemër e bardhë, një shpirt i gëzuar që jetonte me këngë në buzë dhe me dritë në sy. Ai falte vetëm dashuri e mirësi, dhe kush e njohu, e ndjeu ngrohtësinë e tij.

Ikja e tij e papritur ka thyer zemrat tona. Do të na mungojë zëri i butë, buzëqeshja e tij e sinqertë dhe prania që na jepte qetësi. Kujtimi i tij do të mbetet i paharrueshëm për ne.

Të gjithë ata që dëshirojnë t’i japin lamtumirën e fundit Shpatit tonë të dashur janë të mirëpritur të marrin pjesë në ceremoninë e tij.

Homazhet do të mbahen të Dielen, 30.11.2025, në orën 12:00, në Pallatin e Kulturës në Tetovë.

Varrimi: në orën 14:00, në varrezat e qytetit të Tetovës.

 

Dita e Çlirimit, krerët e shtetit homazhe në varrezat e Dëshmorëve të Kombit

By: dan iela
29 November 2025 at 13:17

Krerët e shtetit kanë marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të 81-vjetorit të Çlirimit të vendit, me homazhe në varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

Kryeministri Rama, Presidenti Bajram Begaj, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, kryeministri Edi Rama, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, kryetarja e komanduar e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, ishin pjesë e homazheve ku nuk munguan veteranë dhe familjarë të dëshmorëve të rënë në luftë.

Salianji takim me kandidatët e primareve, Berisha: Askush nuk është i përjashtuar

By: dan iela
29 November 2025 at 13:01

Në një komunikim online me qytetarët, kryetari i PD Sali Berisha ka folur ndër të tjera, edhe për takimin e mbajtur nga Ervin Salinji me më të votuarit në procesin e Primareve.

Berisha tha se kandidatët e primareve i kishte takuar apo telefonuar personalisht dhe se në PD askush nuk është I përjashtuar.

“Kandidatët e Primareve i kam takuar ose telefonuar. Vetë Salianji ka qenë disa herë në këtë zyrë, Alimehmeti edhe më shpesh., Në këtë kontekst, askush nuk është i përjashtuar në këtë parti. Ka pasur një problem serioz, angazhimi ynë total në mbrojtjen e votës. Në rast se rikujtoni deklaratat e mia, kanë qenë 12, e para me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, por kam bërë një zotim, që do të mbroj votën”, u shpreh Berisha.

 

❌
❌