Normal view

Sulmi në Gjermani, nisin protestat për riatdhesimin e emigrantëve

By: user 4
22 December 2024 at 13:45

Pas sulmit terrorist me 5 të vdekur dhe rreth 200 të plagosur, në Gjermani kanë shpërthyer protestat për dëbimin e refugjatëve.

Protestuesit kërkojnë dëbime masive të emigrantëve pasi mjeku saudit kreu sulmin terrorist me makinë në një treg të hapur Krishtlindjes, më 20 dhjetor.

Taleb al-Abdulmohsen, 50 vjeç, përplasi makinën e tij në një treg të mbushur plot në qytetin Magdeburg të premten mbrëma, duke vrarë katër gra të moshës 45 deri në 75 vjeç dhe nëntë vjeçarin André Gleißner, si dhe duke plagosur mbi 200 njerëz, shkruan Daily Mail.

Rreth 700 demonstrues të ekstremit të djathtë u mblodhën në Magdeburg mbrëmjen e së shtunës, teksa mbanin në duar pankartat që shkruajnë “Remigrimi Tani”. Po ashtu nuk munguan përleshjet me policinë.

“Kushdo që nuk e do Gjermaninë duhet të largohet nga Gjermania”, “Emigracioni vret” dhe “Ne duhet të marrim përsëri qytetet tona, fshatrat dhe atdheun tonë’, janë këto disa nga shkrimet në pankarat që ata mbanin në duar. Madje disa prej protestuesve u përleshën me policinë.

Shumë komentues pas ngjarjes tragjike shpërthyen në rrjete sociale duke u shprehur se al-Abdulmohsen ishte një terrorist islamik, por ministri i brendshëm gjerman më vonë e identifikoi të dyshuarin si islamofob.

The post Sulmi në Gjermani, nisin protestat për riatdhesimin e emigrantëve appeared first on Lapsi.al.

Nëna e Martin Canit flet për prindërit e adoleshentit që i mori jetën të birit

By: user 4
18 December 2024 at 14:18

Një muaj pasi i biri humbi jetën në hyrjen e shkollës Fan Noli, nëna e Martin Canit tha se nuk kishte marrë asnjë telefonatë ngushëllimi nga mësuesit e shkollës dhe se askush nuk ka treguar një shenjë përgjegjësie për ngjarjen tragjike. Por ajo ka folur edhe për prindërit e adoleshentit që i mori jetën të birit, duke thënë se ata duhet të kishin reaguar dhe të pranon se ndjenin të njëjtën dhimbje me të, për vdekjen e 14 vjeçarit.

“Martini nuk u vra pasdite apo në orarin kur kishte mbaruar puna. Ndryshe do të ishte përgjegjësia ime.
Martini ishte një fëmijë shumë i sjellshëm, Dua drejtësi dhe vetëm drejtësi! Më parë isha mësuese në fshat dhe i ndiqnim fëmijët me sy deri në momentin që iknin nëpër rrugica. NE NUK NA NJOFTUAN KURRË. Nuk më dha askush një sinjal, nëse do ta dija… unë e njoh më shumë fëmijën tim.

Kam qenë në gjendje shumë të rëndë. Nuk e dija kush ishte autori, kur mora vesh që ishin bashkëmoshatarë nuk fola asnjë fjalë sepse janë fëmijë.

Por prindërit e tij duhet të reagonin duhet të thonin kemi të njejtën dhimbje si ju! Unë e kam në dhe sot fëmijën, nuk më vjen më”, tha nëna e Martin Canit i cili humbi jetën një muaj më parë në ngjarjen e rëndë në shkollën “Fan Noli”” tha Florinda Cani.

Një muaj pas vrasjes së Martin Canit në derën e shkollës Fan Noli, familjarët thonë se ka një tentativë për të manipuluar procesi e ndëshkimit të autorëve. Deri më tani është arrestuar një 14 vjeçar, nxënës i shkollës Fan Noli, ndërsa shoku i Martin Canit që u plagos në të njëjtin sherr thotë se në krim morën pjesë edhe adoleshentë të tjerë.

The post Nëna e Martin Canit flet për prindërit e adoleshentit që i mori jetën të birit appeared first on Lapsi.al.

Nëna e Martin Canit: Dua drejtësi! Ogerta Manastirliu të dorëhiqet!

By: user 4
18 December 2024 at 14:03

Në protestën për vrasjen e Martin Canit, nëna e tij ka kërkuar drejtësi për vrasjen e të birit dhe dorëheqjen e ministres së arsimit Ogerta Manastirliut dhe të gjithë stafit të shkollës Fan Noli, të cilët i bën përgjegjës për ngjarjen e rëndë. Në fjalën e saj, ajo tha se asnjë telefonatë nuk iu bë nga mësuesit e shkollës, për ta njoftuar për atë që ndodhi.

“E kam rritur me vuajte, kam ndenjur pa punë që ta rris e ta edukoj Martinin. Më morën shpresën e jetën, gjithçka që kisha. Kërkoj të japin dorëheqjen, kush është ai që s’e mbrojti Martinin nga dera e shkollës, te minmistria te Edi Rama. Kush nuk e mbrojti, ishte një fëmijë që s’kam fjaë ta përshkruaj. Martini ishte i veçantë dhe me ëndrra të mëdha.

Martini s’ishte ashtu si shkoi dhe u bë kjo histori. 30 ditë sot, qaj e rënkoj. Të mbrohen fëmijët tanë, të mbrohen gjithë Martinat shqiptarë, se Martini im iku… Dua dorëhqejes e ministres, me çdo kusht, dr.e shkollës, mësuesja e Martinit, që s’më telefonoi asnjëherë.

Këeto janë fjalë zemre nga mua. Drejtësin për Martinin dhe Luisin, është djali im tani. Drejtësi edhe për Luisin”, tha ajo.

Letra e familjes dhe pushteti që po ndikon hetimet për Martinin e vrarë

The post Nëna e Martin Canit: Dua drejtësi! Ogerta Manastirliu të dorëhiqet! appeared first on Lapsi.al.

Gazeta gjermane: Për herë të parë, Vuçiç nuk di ç’të bëjë

By: user 6
11 December 2024 at 23:56

Protestat në Serbi pas aksidentit në Novi Sad kanë tronditur autokracinë”; shkruan gazeta gjermane “Tageszeitung” Autori i artikullit, Andrej Ivanji, e hap tekstin në të përditshmen berlineze tageszeitung me një citim të presidentit serb Aleksandar Vuçiç nga profili i tij në Instagram: “Edhe pse mendoni se jam si Asadi, që do të arratisem – nuk jam”.

Kjo deklaratë “dramatike”, sipas Ivanjit, është rezultat i protestave të studentëve. Studentët në Serbi kanë bllokuar mësimin në 33 fakultete në katër qytete universitare të Serbisë. “Numri i tyre është dyfishuar që nga java e kaluar, kur Vuçiçi i tallte dhe i akuzonte studentët se marrin para nga kriminelë vendas dhe të huaj, me qëllimin e vetëm për ta larguar atë nga pushteti”.

Gazeta berlineze shkruan se “autokracia pseudostabile e Serbisë, një vend kandidat për anëtarësim në BE, është tronditur befazi, sepse kanë ngritur zërin të rinjtë që më parë konsideroheshin apolitikë”.

Sipas artikullit, “për autokratin serb Aleksandar Vuçiç gjithçka ka shkuar mirë për 12 vite. Ai ka shkelur hap pas hapi Kushtetutën dhe ligjet, ka vënë nën kontroll institucionet shtetërore dhe median, dhe ka tentuar t’i mbyllë gojën shoqërisë civile. Me lehtësi ka mposhtur opozitën e ndarë. Protestat sporadike, madje edhe ato masive, i ka neutralizuar me përdorim minimal të forcës. Vuçiç dukej i paprekshëm”.

Por, më 1 nëntor ndodhi shembja e çatisë në stacionin hekurudhor të Novi Sadit – ku humbën jetën 15 njerëz. “Pas shokut dhe trishtimit, pasoi zemërimi i shumë qytetarëve. Dy ministra dhanë dorëheqjen, ndërsa 13 persona u arrestuan. Por kjo nuk ishte e mjaftueshme. Motoja “Gjak në duart tuaja” po dëgjohet si thirrje për betejë në të gjithë vendin”.

“Vuçiç për herë të parë nuk di çfarë të bëjë”

Demonstratat në Beograd po zhvillohen me moton “15 minuta për 15 viktima”, gjatë të cilave u ndërpre qarkullimi. Gjatë njërës prej këtyre aksioneve, disa studentë të Fakultetit të Arteve Dramatike u rrahën nga persona të njohur si anëtarë të SNS, partisë qeverisëse. Si reagim, studentët bllokuan fakultetin e tyre dhe kërkuan arrestimin e sulmuesve. Më pas, bllokada u zgjerua në fakultete të tjera, duke sjellë edhe kërkesa të reja.

Situata ngjan me protestat studentore në Serbi të viteve 1996/1997, që çuan në rënien e Slobodan Millosheviçit, shkruan Ivanji. Ai thekson se mbi një mijë profesorë dhe shkencëtarë kanë nënshkruar një peticion në mbështetje të studentëve, të cilët po mbështeten gjithashtu nga shumë aktorë dhe punonjës të arsimit, ndërsa paralelisht edhe fermerët kanë organizuar protesta sociale.

“Për herë të parë, duket se Aleksandar Vuçiç nuk di çfarë të bëjë”, përfundon Andrej Ivanji në artikullin e tij për Tageszeitung. /DW 

The post Gazeta gjermane: Për herë të parë, Vuçiç nuk di ç’të bëjë appeared first on Lapsi.al.

Berisha njofton datën e protestës së radhës në Tiranë

By: user7
9 December 2024 at 12:40

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar se mosbindja civile e opozitës do të vijojë në datën 23 dhjetor në Tiranë. Në konferencën për shtyp nga selia blu, Berisha tha se kjo do të jetë protesta më e fuqishme mosbindje civile në kryeqytet.

Ai shtoi se modalitetet e kësaj mosbindje do përcaktohen nga grupi përgjegjës, por opozitarët dhe demokratët nga mbarë Shqipëria dhe kudo që ndodhen në botë, duhet të bashkohen me 23 në një mosbindje civile, sipas tij që duhet të ketë fuqinë e elektroshokut.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Siç e shihni, kjo rezolutë e votuar me unanimitet të plotë në Uashington është një mbështetje e fuqishme jo vetëm për PD-në, por është një mbështetje e fuqishme për çdo shqiptar që aspiron të jetojë në një vend të lirë dhe demokratik, që zhvillon zgjedhje të lira dhe jo në një narkoshtet. Rezoluta lë mënjanë gjuhën me kuptime, por i thotë gjërat troç, shqip në mënyrë që çdo shqiptar ta kuptojë se IDU qëndron në anën e tyre, por edhe një damkosje e Edi Ramës, është Edi Rama në rreth të kuq para të gjitha kancelarive dhe institucioneve demokratike në botë.

Rezoluta mbështet aspiratat e Shqipërisë për integrim në BE, por përcakton se ky proces kalon në një seri kushtesh. Kjo është rezoluta e tretë në hark kohor nga data 16 nëntor gjer para dy ditësh. Kjo është unike. Çfarë do të thotë kjo? Si ka mundësi tre rezoluta në më pak se një muaj? Do të thotë se situata është jashtëzakonisht alarmante në Shqipëri. Pra, kemi të bëjmë me një situatë alarmante, të patolerueshme. Kurrë ndonjëherë nuk do votoheshin tre rezoluta në më pak se një muaj për një vend.

Por, janë ndërgjegjësuar partnerët tanë se kanë të bëjnë me një narkodiktator që nuk ndjek asnjë rregull përveç interesave të pushtetit të tij. Pra, të themi atë që është, Edi Rama është në rreth të kuq. Por këto rezoluta, ndonëse janë një ndihmë shumë e madhe për opozitën dhe popullin shqiptar, janë një detyrim madhor për opozitën shqiptare si forca e vetme politike për të çliruar Shqipërinë nga kjo diktaturë. Diktatura rrëzohet ose me lëvizje të armatosur siç dje me diktatorin gjakatar Bashar Al Asad, ose me mosbindje civile.

Opozita shqiptare ka zgjedhur mosbindjen civile si rrugën kryesore, të vetme për të çliruar shqiptarët nga narkodiktatori dhe diktatura e tij që kërkon të marrë njëlloj si Lukashenko mandatin e katërt, të grabisë mandatin e katërt. Ndaj dhe data 23 dhjetor do të jetë dita e mosbindjes më të fuqishme kombëtare që ka njohur Shqipëria gjer sot. Modalitetet e kësaj mosbindje do përcaktohen nga grupi përgjegjës, por opozitarët dhe demokratët nga mbarë Shqipëria dhe kudo që ndodhen në botë, duhet të bashkohen me 23 në një mosbindje civile që duhet të ketë fuqinë e elektroshokut për regjimin narkodiktatorial të Edi Ramës.

Duke e mbyllur çështjen e rezolutave, shpreh mirënjohjen më të thellë ndaj kryetarëve, kryeministrave, presidentëve, kryetarëve të partive anëtare të këtyre organizatave, që me një shpejtësi të rrufeshme votuan në një hark kohor në më pak se katër javë tre rezoluta kushtuar Shqipërisë, duke faktuar kështu se Shqipëria është bërë problem madhor për vendet ku ato qeverisin ose ku janë në opozitë, pra për mbarë botën më shumë se çdo vend tjetër.

The post Berisha njofton datën e protestës së radhës në Tiranë appeared first on Lapsi.al.

Historia/ Ç’ndodhi natën e 8 dhjetorit 1990 në Qytetin Studenti

By: user 6
8 December 2024 at 17:53

Në Shqipëri sot festohet Dita Kombëtare e Rinisë, e shpallur festë zyrtare që prej vitit 2009. Kjo datë përkujtohet çdo vit në nderim të të gjithë studentëve të dhjetorit 1990 dhe gjithë rinisë shqiptare.

34 vite më parë një grup studentësh dhe pedagogë i dhanë “grushtin” e parë diktaturës, duke përmbysur regjimin 50-vjeçar komunist, përmes disa protestave që organizuan nga zona e Qytet Studentit, në drejtim të sheshit të kryeqytetit.

Me postera “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, të rinjtë kërkuan ngritjen e sistemit të vlerave perëndimore dhe të shtetit të së drejtës; integrimin në Europë dhe garantimin e pluralizmit politik si bazë kryesore për një shoqëri të lirë e demokratike.

8 Dhjetori, dita e ëndrrave dhe e dyshimeve - Konica.al

Lëvizja Studentore e vitit 1990 është e vetmja Lëvizje paqësore që ndryshoi historinë e Shqipërisë. Natën e 8 dhjetorit , rreth 300 studentë nisën atë që më vonë u quajt Lëvizja Studentore ‘90. Shkak u bë fillimisht fikja e dritave në Qytetin Studenti. Të organizuar ata marshuan nga Qyteti Studenti drejt qendrës së Tiranës.

Atë natë, marshimi i tyre ndaloi mes qytetit të tyre dhe bulevardit të Tiranës, pa mundur të kryqëzohej me rrugën e asnjë prej intelektualëve apo pedagogëve. Rradhët e tyre ishin shtuar minutë pas minute dhe turma kishte mbërritur deri në 1000 vetë…

Reshat Kripa: 8 dhjetor 1990

Por në errësirë, policë me skafandra, sambistë (forcat speciale) dhe agjentë të shumtë të Sigurimit të Shtetit u shfaqën nga të gjithë anët. Ata përdorën çdo mjet për t’i thyer… Por studentët nuk u ndalën, as atë natë dhe as në ditët që pasuan.

Të nesërmen me 9 dhjetor, studentët konfirmuan një kërkesë të qartë drejtuar Ramiz Alisë, e ndarë në disa pika, ku kërkonin në vija të përgjithshme pluralizmin politik, lirinë e fjalës dhe përshpejtimin e reformave demokratike.

Sot përkujtohet 8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë! 32 vite nga Lëvizja  Studentore që solli demokracinë - Top Channel

Protestat do të vazhdonin edhe për dy ditët në vijim deri në datën 11 dhjetor në mbrëmje kur në takim me Ramzi Alinë u konfirmua edhe pluralizmi politik, të cilin e shpallën menjëherë pas kthimit nga ai takim, duke nisur edhe organizimet për themelimin e Partisë Demokratike.

Lëvizja Studentore do të vijonte me organizime e protesta edhe në ditë te para të vitit 1991 deri në ditët e grevës së urisë, kulmuar mesditën e 20 shkurtit 1991, kur Studentët të mbështetur nga pedagogët dhe shumë qytetarë të Tiranës, zbarkuan në sheshin Skënderbej, duke rrëzuan përfundimisht diktaturën komuniste dhe duke sjellë për shqiptarët lirinë e munguar gjatë pothuaj gjysmë shekulli.

Albanian Profile - 30 vjet nga Lëvizja Studentore e Dhjetorit

Sot afro tre dekada më vonë, kemi një Shqipëri ende në tranzicion, një Shqipëri ndryshe nga ajo që ëndërruan mijëra studentë që protestonin shesheve në fund të 1990 e në fillim të 1991. Ata ëndërronin një “Shqipëri si gjithë Europa”. Por Shqipëria ende pret në dyert e Europës, edhe pse janë hedhur hapa mjaft të rëndësishëm integrimi. /LAPSI.al

The post Historia/ Ç’ndodhi natën e 8 dhjetorit 1990 në Qytetin Studenti appeared first on Lapsi.al.

Nis protesta e Partisë së Lirisë para SPAK

By: user7
6 December 2024 at 12:32

Ka nisur protesta e thirrur nga Partia e Lirisë para Prokurorisë së Posaçme. Në krye të protestuesve janë sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi dhe nënkryetarja e kësaj partie politike, Erisa Xhixho.

Siç shihet dhe nga foto protestuesit mbajnë pankarta dhe një banderolë ku shkruhet “Jo drejtësi me regji”. Sipas raportimeve në protestë pritet të lexohet edhe një mesazh i presidentit të Partisë së Lirisë.

Bëhet me dije se avokati i Metës, Genc Gjokutaj do të depozitojë kallëzim penal për policët që arrestuan kreun e PL-së. Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi nuk do të jetë në protestë.

The post Nis protesta e Partisë së Lirisë para SPAK appeared first on Lapsi.al.

Mbahet sot para SPAK protesta e thirrur nga Partia e Lirisë

By: user7
6 December 2024 at 10:32

Pas dy orësh, para Prokurorisë së Posaçme do të mbahet protesta e thirrurr nga Partia e Lirisë. Ishte presidenti i PL-së, Ilir Meta i cili bëri thirrje nga qelia e burgut për protesta periodike para SPAK. Ndërkohë sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi tha rreth dy javë më parë se protesta mbahet edhe për “rrëmbimin politik” të Metës.

Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA.

The post Mbahet sot para SPAK protesta e thirrur nga Partia e Lirisë appeared first on Lapsi.al.

Nxitje të protestave të dhunshme, arrestohet kreu i opozitës në Gjeorgji

By: user 5
4 December 2024 at 20:31

Policia gjeorgjiane bastisi të mërkurën zyrat e një partie opozitare dhe arrestoi udhëheqësin e saj. Qeveria po vazhdon përpjekjet për të shuar protestat masive të shkaktuara nga vendimi i partisë në pushtet për të pezulluar negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Gjatë gjashtë netëve të fundit, njësitë speciale të policisë kanë përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë demonstruesit, të cilët kanë hedhur ndaj forcave policore mjete piroteknike dhe kanë ngritur barrikada në bulevardin qendror të kryeqytetit. Mbi 300 protestues janë arrestuar që nga e enjtja dhe mbi 100 persona janë trajtuar për lëndime.

Mediat gjeorgjiane njoftuan se policia bastisi gjithashtu zyrat e disa grupeve të tjera opozitare dhe organizatave joqeveritare.

Partia në pushtet “Ëndrra Gjeorgjiane” fitoi shumicën në parlament në zgjedhjet e diskutueshme të 26 tetorit, të cilat u panë gjerësisht si një referendum mbi aspiratat e Gjeorgjisë për anëtarësim në bllokun evropian. Opozita dhe presidentja pro-perëndimore kanë akuzuar partinë në pushtet për manipulim të votimeve me ndihmën e Rusisë fqinje dhe kanë bojkotuar seancat e parlamentit.

Protestat e opozitës që filluan pas zgjedhjeve morën një vrull të ri pas vendimit të qeverisë të enjten për të pezulluar bisedimet e pranimit në BE.

Presidentja e Gjeorgjisë Salome Zourabichvili refuzoi të njohë rezultatin zyrtar të zgjedhjeve dhe i kundërshtoi ato në Gjykatën Kushtetuese, e cila e hodhi poshtë ankesën e saj, të martën. Presidentja Zourabichvili ka deklaruar se do të qëndrojë në detyrë edhe pas përfundimit të mandatit të saj gjashtëvjeçar në fund të dhjetorit, për të ndihmuar përpjekjet e opozitës për zgjedhje të reja parlamentare.

BE-ja i dha Gjeorgjisë statusin e kandidatit në dhjetor të vitit 2023 me kusht që ajo të përmbushte rekomandimet e bllokut. Bashkimi Evropian pezulloi procesin e negociatave dhe zvogëloi mbështetjen financiare në muajin qershor pas miratimit të një ligji që u pa gjerësisht si një goditje ndaj lirive demokratike. Ligji kërkon që organizatat që marrin më shumë se 20% të fondeve nga jashtë të regjistrohen si organizata “që ndjekin interesin e një fuqie të huaj”, ngjashëm me një ligj rus që përdoret për të diskredituar organizatat kritike ndaj qeverisë.

Njoftimi i qeverisë gjeorgjiane për pezullimin e bisedimeve të pranimit në BE erdhi disa orë pasi Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë që i kritikonte zgjedhjet e tetorit si as të lira dhe as të drejta.

Të hënën, Bashkimi Evropian përsëriti “shqetësimet e tij serioze në lidhje me rënien e vazhdueshme të vlerave demokratike të vendit”.

Kryeministri Irakli Kobakhidze nga partia “Ëndrra Gjeorgjiane” deklaroi të martën se qeveria është e gatshme të rihapë bisedimet e pranimit në BE nëse blloku i jep fund “shantazhit”./VOA

The post Nxitje të protestave të dhunshme, arrestohet kreu i opozitës në Gjeorgji appeared first on Lapsi.al.

Tension i lartë/ Presidenti koreanojugor shpall ligjin e luftës, plasin protestat

By: user 6
3 December 2024 at 20:27

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, shpalli të martën vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend, në një fjalim të befasishëm televiziv para kombit natën vonë, duke vënë në shënjestër kundërshtarët politikë vendas dhe duke tronditur vendin.

Presidenti Yoon tha se partitë opozitare kishin marrë peng procesin parlamentar. Ai u zotua të çrrënjosë “forcat e paturpshme anti-shtetërore pro-koreane të Veriut” dhe tha se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të merrte masën për të mbrojtur rendin kushtetues.

Parlamenti i Koresë së Jugut, me 190 nga 300 ligjvënës të pranishëm, miratoi një mocion të martën, duke kërkuar që shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme nga Presidenti Yoon Suk Yeol të hiqet.

Udhëheqësi opozitar Lee Jae-Myung tha se të gjithë ata që po vepronin nën urdhrat e Presidentit Yoon po shkelnin ligjin, meqë shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme ishte e pavlefshme.

Agjencia e lajmeve Yonhap citoi ushtrinë të thoshte se aktivitetet e parlamentit dhe partive politike do të ndaloheshin dhe se mediat dhe botuesit e tyre do të ishin nën kontrollin e komandës së ligjit ushtarak.

Zoti Yoon nuk përmendi ndonjë kërcënim konkret nga Koreja e Veriut që ka armë bërthamore, duke u përqendruar tek kundërshtarët e tij politikë të brendshëm.

Forcat ushtarake u panë duke hyrë në parlamentin e Koresë së Veriut pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme ndërsa punonjësit e parlamentit përpiqeshin të zmbrapsnin ushtarët duke i spërkatur me bombolat për shuarjen e zjarrit.

Është hera e parë që nga viti 1980 që shpallet ligji i jashtëzakonshëm ushtarak në Korenë e Jugut.

Paraardhësi i zotit Yoon, Moon Jae-in i Partisë Demokratike, tha në një postim në rrjetin X se demokracia e vendit është në krizë.

“Shpresoj që Asambleja Kombëtare të veprojë shpejt për të mbrojtur demokracinë tonë nga rrënimi”, shkruante ai në një postim.

“I kërkoj popullit të bashkojë forcat për të mbrojtur dhe shpëtuar demokracinë dhe për të ndihmuar Kuvendin Kombëtar të funksionojë normalisht”.

Nënsekretari amerikan i Shtetit Kurt Campbell tha të martën se Shtetet e Bashkuara po i ndiqnin zhvillimet në Korenë e Jugut, një vend aleat, me “shqetësim të thellë” dhe se shpresojnë që mosmarrëveshjet politike të zgjidhen në mënyrë paqësore dhe në përputhje me sundimin e ligjit.

Shtetet e Bashkuara janë në kontakt me qeverinë e Koresë së Jugut dhe po monitorojnë situatën nga afër, tha një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.

Rreth 28,500 trupa amerikane janë vendosur në Korenë e Jugut për t’u mbrojtur kundër Phenianit. Një zëdhënës i komandës ushtarake amerikane nuk i është përgjigjur kërkesave për koment.

Pak pas fjalimit të Presidentit Yoon, protestuesit u mblodhën para ndërtesës së parlamentit, disa prej tyre duke brohoritur: “Tërhiqeni shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme!” /VOA

The post Tension i lartë/ Presidenti koreanojugor shpall ligjin e luftës, plasin protestat appeared first on Lapsi.al.

Gjeorgjia në kaos/ Presidentja shpërndan parlamentin: Nuk e lë detyrën

By: user 6
1 December 2024 at 13:07

Presidentja e Gjeorgjisë Salome Zourabichvili e cilësoi qeverinë jolegjitime të shtunën dhe tha se nuk do të largohej nga posti kur mandati i saj të përfundojë muajin e ardhshëm, ndërkohë që kryeministri Kobakhidze deklaroi se nuk do të lejojë një revolucion në vend.

Shteti i Kaukazit Jugor është përfshirë nga protestat, pasi partia në pushtet “Ëndrra Gjeorgjiane” e kryeministrit Irakli Kobakhidze, njoftoi ngrirjen e bisedimeve për anëtarësimin në BE dhe refuzim të granteve financiare nga Brukseli deri në 2028.

Anketimet e opinionit publik tregojnë për një mbështetje të vazhdueshme dhe të fortë të qytetarëve për integrimin europian të vendit.

Ngrirja e bisedimeve ka nxitur protesta në mbarë vendin pasi Gjeorgjia e ka të shkruar në kushtetutë aspiratën për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Gjatë një fjalimi të shtunën, Presidentja Zourabichvili, mbështetëse e BE-së dhe kritike e partisë “Ëndrra Gjeorgjiane”, roli i të cilës është kryesisht ceremonial, tha se parlamenti nuk ka të drejtë të zgjedhë pasardhësin e saj kur t’i përfundojë mandati në dhjetor dhe se ajo do të qëndronte në detyrë.

Presidentja Zourabichvili dhe kritikë të tjerë të qeverisë thonë se zgjedhjet e 26 tetorit, në të cilat “Ëndrra Gjeorgjiane” fitoi pothuajse 54 përqind të votave, u manipuluan dhe se parlamenti që zgjodhi është i paligjshëm.

“Nuk ka parlament legjitim dhe për rrjedhojë, një parlament i paligjshëm nuk mund të zgjedhë një president të ri. Kështu, nuk mund të bëhet asnjë inaugurim dhe mandati im do të vazhdojë derisa të formohet një parlament i zgjedhur në mënyrë legjitime”, tha ajo.

Më herët Kryeministri Kobakhidze, i cilësoi protestat si “demostrata të dhunshme” duke shtuar se “entitete të huaja” dëshirojnë të shohin atë që ai e cilësoi “Ukrainizim” të Gjeorgjisë, përmes një “skenari të llojit Maidan”, një referencë për revolucionin e vitit 2014 në Ukrainë.

Autoritetet gjeorgjiane njoftuan se kanë arrestuar 107 vetë gjatë protestave të premten më mbrëmje në kryeqytetin Tbilisi kundër vendimit të qeverisë për të pezulluar bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Mijëra protestues kanë dalë në rrugët e qyteteve dy netë me radhë, duke u përplasur me policinë, e cila ka përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për shpërndarjen e tyre.

Agjencia e lajmeve Associated Press njoftoi se të premten, protestuesit në Tbilisi u ndoqën dhe u goditën nga policia, ndërsa demonstruesit ishin mbledhur jashtë godinës së parlamentit.

Po sipas kësaj agjencie, policia ushtroi dhunë ndaj përfaqësuesve të medias dhe përdori altoparlantët për të lëshuar ofendime ndaj protestuesve.

Mblidhen sërish protestuesit

Mijëra protestues u mblodhën të shtunën mbrëma në Tbilisi, mes një pranie të madhe të policore.

Qindra punonjës të ministrive- të jashtme, të mbrojtjes, drejtësisë dhe arsimit të Gjeorgjisë, së bashku me bankën qendrore të vendit kanë firmosur letra të hapura duke dënuar vendimin për ngrirjen e bisedimeve.

Vendimi për pezullimin e bisedimeve për anëtarësim në BE mbyll muaj të tërë marrëdhëniesh të përkeqësuara mes partisë “Ëndrra Gjeorgjiane”, e cila është përballur me akuza për tendenca autoritare dhe pro-ruse, dhe Perëndimit. /VOA

The post Gjeorgjia në kaos/ Presidentja shpërndan parlamentin: Nuk e lë detyrën appeared first on Lapsi.al.

Paralajmërohet një tjetër protestë për Martin Canin

By: user 4
29 November 2024 at 12:25

Aktivistë dhe qytetarë kanë parlajmëruar një protestë tjetër, në shenjë sensibilizimi ndaj vrasjes së nxënësit të shkollës 9-vjeçare ‘Fan Noli’ , Martin Cani pranë ambienteve të instiucionit të dijes.

Për versionin zyrtar të policisë ka dyshime se është manipuluar. Uniformat blu thonë se pamjet e vrasjes tregojnë se në vendin e krimit ka qëlluar vetëm një person, ndërsa Luis Meçe shoku i viktimës, thotë se u qëllua nga dy persona me thika.

Në raportin e mjekësisë ligjore nuk është përcaktuar nëse plagët janë nga dy thika apo jo. Qytetarët po marshojnë edhe për një sensibilizim më të madh për sigurinë në shkolla.

Protesta e radhës është caktuar të martën e 3 dhjetorit, ku aktivistët, prindërit dhe qytetarët njoftojnë mardhimin nga shkolla ‘Fan Noli’ drejt Ministrisë së Arsimit, në orën 18.00.

The post Paralajmërohet një tjetër protestë për Martin Canin appeared first on Lapsi.al.

Mbi 35 të shoqëruar pas protestës së opozitës në Tiranë

By: user 6
26 November 2024 at 22:01

Mbi 35 protestues janë shoqëruar këtë mbrëmje nga policia, në lidhje me protestën e zhvilluar pasditen e kësaj të mearte nga opozita në Tiranë. mediat raportojnë se drejtuesi i degës së PD-së në njësinë nr.5, Fatmir Myrta u shoqërua nga policia te “Sheshi Willson”.

Bashkë me Myrtën është shoqëruar edhe djali i tij në komisariatin nr.2 në kryeqytet. Gjithashtu janë shoqëruar edhe dy zyrtaret demokrate të degës nr.5 në Tiranë, të cilat janë Linda Alushi dhe Elisabeta Skrapari.

Zyrah Kola, 70 vjeç, kryetar i grup seksionit 9, dega nr.5 e Partisë Demokratike në Tiranë, është shoqërua po ashtu bashkë me të sipërpërmendurit.

Gjithashtu protesta e sotme u shoqëruar me tensione dhe përplasje mes policisë dhe protestuesve, ku disa prej qytetarëve u transportuan drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Protesta nisi në orën 17:00 dhe përfundoi në orën 20:00. ©LAPSI.al

The post Mbi 35 të shoqëruar pas protestës së opozitës në Tiranë appeared first on Lapsi.al.

Mediat e huaja, jehonë protestës: Opozita shqiptare bllokon rrugët e Tiranës

By: user 6
26 November 2024 at 21:44

Agjencitë më të mëdha të lajmeve ndërkombëtare i kanë bërë jehonë protestës së opozitës të zhvilluar në Tiranë.

Reuters” shkruan se policia në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë hodhi gaz lotsjellës dhe përdori ujin me presion për të shpërndarë qindra protestues të opozitës që bllokuan rrugët, “të cilët akuzuan qeverinë për korrupsion dhe kërkuan zëvendësimin e saj me një autoritet kujdestar teknokratik”.

Agjencia e njohur citon protestuesit sipas të cilëve ndodheshin në “një fushatë të mosbindjes civile kundër kryeministrit të Partisë Socialiste Edi Rama”. Në shkrim nënvizohet se opozita në Shqipëri ka protestuar pothuajse çdo javë duke kërkuar krijimin e një qeverie të përkohshme deri në zgjedhjet parlamentare në 2025.

“Protestat do të vazhdojnë, kjo është një betejë derisa të largohet ky regjim”, – citohet Tedi Blushi nga Partia e Lirisë. “Drejtuesit e dy partive më të mëdha opozitare në Shqipëri, Sali Berisha i Partisë Demokratike dhe Ilir Meta i Partisë së Lirisë, akuzohen për vepra korrupsioni dhe të dy akuzojnë Ramën për orkestrimin e tyre. Ata mohojnë akuzat. Rama thotë se akuzat nuk janë të motivuara politikisht dhe akuzon opozitën se po përpiqet të marrë pushtetin me dhunë.

Berisha po mbahet në arrest shtëpie me akuza për korrupsion në kohën e tij si kryeministër. Meta u arrestua në fund të tetorit edhe me akuzën e korrupsionit për kohën kur ishte president në periudhën 2017-2022. Rama është në pushtet që nga viti 2013 dhe planifikon të kandidojë për një mandat të katërt vitin e ardhshëm” – shkruan Reuters.

Edhe agjencia “Associated Press” thotë se “qindra aktivistë bllokuan trafikun në kryqëzimet kryesore të Tiranës duke akuzuar Partinë Socialiste të kryeministrit Edi Rama për korrupsion, manipulim të zgjedhjeve të mëparshme dhe uzurpim të pushteteve të gjyqësorit”.

“Sipas saj, ligjvënësit dhe mbështetësit e opozitës, disa të ardhur nga qytete të tjera u përfshinë në përleshje sporadike me policinë që u përpoq të pastronte rrugët. Të tjerët u ulën në rrugë ose u përpoqën të largonin oficerët e policisë.

“Rama largohu”, ishte thirrja e përsëritur nga protestuesit në shumë vende. Qindra oficerë policie u vendosën për të mbrojtur ndërtesat qeveritare dhe për të mbajtur rrugët të pastra për trafikun dhe për të ruajtur rendin. Ata përdorën ujin me presion për të mbajtur protestuesit larg Bashkisë dhe Sheshit Wilson, si dhe gaz lotsjellës në të paktën në një rast” – citohet në shkrim.

“Associated Press” shkruan se Partia Demokratike dhe mbështetësit e saj të koalicionit opozitar kanë mbajtur protesta për arrestimin e kreut të tyre Sali Berisha dhe ish-presidentit Ilir Meta të akuzuar në raste të veçanta korrupsioni, duke thënë se akuzat janë të motivuara politikisht.

“Revolta dhe mosbindja civile e shqiptarëve nuk mund të ndalet” – citohet nga AP, Sekretari i Përgjithshëm i Demokratëve Flamur Noka, si “drejtuesi më i lartë i PD teksa Berisha është në arrest shtëpie”.

“Teksa Noka po iu drejtohej gazetarëve, ai pushoi së foluri për respekt kur u dëgjua një lutje nga xhamia e re myslimane aty pranë. Popullsia 2.4 milionëshe e Shqipërisë është më shumë se gjysma myslimane. Ata jetojnë në paqe përkrah të krishterëve katolikë dhe ortodoksë dhe komuniteteve të tjera më të vogla fetare.

Protesta përfundoi pas tre orësh me liderët e opozitës që u zotuan të vazhdojnë me mitingje në të gjithë vendin. Shqipëria mban zgjedhjet parlamentare pranverën e ardhshme, të cilat socialistët e Ramës janë gati t’i fitojnë, sipas sondazheve, pjesërisht për shkak se opozita është e ndarë.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kanë kërkuar opozitës të rifillojë dialogun me qeverinë, duke thënë se dhuna nuk do ta ndihmojë vendin të integrohet në Bashkimin Evropian 27-vendesh. Në tetor, Tirana filloi diskutimet me bllokun për mënyrën se si vendi përputhet me qëndrimet e BE-së për shtetin e së drejtës, funksionimin e institucioneve demokratike dhe luftën kundër korrupsionit. Shqipëria synon të anëtarësohet në bllok deri në vitin 2030, sipas Ramës” – shkruan “Associated Press”.

Edhe Washington Post shkruan se deputetët shqiptarë të opozitës dhe mbështetësit e tyre bllokuan për orë të tëra rrugët kryesore të kryeqytetit të martën duke akuzuar qeverinë për korrupsion dhe duke kërkuar që ajo të zëvendësohet nga një kabinet i përkohshëm teknokratik deri në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Rrjeti amerikan ABC News shkruan gjithashtu se mbështetësit e opozitës shqiptare bllokuan rrugët e kryeqytetit në një tubim antiqeveritar.

Vëmendje protestës i ka kushtuar edhe gazeta greke “Protothema” që shkruan se opozita shqiptare është angazhuar në një fushatë mosbindje sociale ndaj kryeministrit socialist Edi Rama.

“Rama ka drejtuar Shqipërinë që nga viti 2013 dhe planifikon të kërkojë një mandat të katërt si kryeministër në zgjedhjet e ardhshme” – citon gazeta greke. ©Përgatiti LAPSI.al

The post Mediat e huaja, jehonë protestës: Opozita shqiptare bllokon rrugët e Tiranës appeared first on Lapsi.al.

Rama nuk lejon protestën, autoboti shpërndan njerëzit me ujë

By: user 5
26 November 2024 at 18:02

Vijon e tensionuar situata në të gjitha pikat ku opozita po zhvillon protestë. Para bashkisë së Tiranës, aty ku është protestuar prej disa javës, policia ka pasur dhe reagimin më të ashpër ndaj protestuesve. Policia ka afruar autobotin me ujë, duke hedhur ujë me lëndë djegëse ndaj qytetarëve me qëllim shpërndarjen e tyre. Ndërkohë raportohet gjithashtu se ka pasur edhe të shoqëruar nga protesta.

The post Rama nuk lejon protestën, autoboti shpërndan njerëzit me ujë appeared first on Lapsi.al.

Tensione në rrugën e Elbasanit, protestuesit përplasen me policinë (VIDEO)

By: user 5
26 November 2024 at 17:32

Ka nisur me tensione protesta kombëtare e opozitës. Ashtu sic e kishin paralajmëruar, protestuesit bllokuan disa akse rrugore, ndërsa në Rrugën e Elbasanit, ka pasur përplasje të qytetarëve me policinë.

Të pranishëm ishin edhe disa deputetë të PD-së, mes tyre edhe Flamur Noka.

Ndërsa raportohet se janë shoqëruar disa persona.

The post Tensione në rrugën e Elbasanit, protestuesit përplasen me policinë (VIDEO) appeared first on Lapsi.al.

Protesta e opozitës/ Përplasje me policinë në rrugët e Tiranës

By: user 4
26 November 2024 at 17:22

Opozita është në protestë sot në disa nga akset kryesore të Tiranës, ndërkohë që ka nisur me përplasje tubimi në rrugën e Elbasanit. Tensione dhe përplasje ka pasur edhe pranë Bashkisë së Tiranës. Në mesin e protestuesve ka hyrë edhe një ambulancë, pasi protestues është transportuar drejt spitalit.

The post Protesta e opozitës/ Përplasje me policinë në rrugët e Tiranës appeared first on Lapsi.al.

Protesta e opozitës, bllokohen 5 pikat kryesore të Tiranës

By: user7
26 November 2024 at 09:55

Partia Demokratike do të mbaj sot protestën e radhës në Tiranë, ku ka paralajmëruar bllokime në rrugët kryesore të kryeqytetit. Protesta do të zhvillohet në disa zona të ndryshme dhe do të udhëhiqet nga drejtuesit e degëve të PD-së dhe nga deputetët. Protesta do të mbahet te bashkia, te rreth rrotullimi Zogu i Zi, Rruga e Elbasanit, Sheshi Ëillson dhe te Pallati me Shigjeta.

Kreu i PD-së, Sali Berisha u shpreh se opozita do të vijojë me mosbindjen civile kundër “narko-regjimit dhe diktaturës”.

“PD do të vijojë me mosbindje civile, strategji tjetër është dhuna e forca, por ne nuk jemi për luftë guerile. Sot kemi mbështetje si kurrë më parë, por kjo është një rritje e përgjegjësisë sonë. Sirenat e fitores së PD po ushtojnë. Kërkojnë nga qytetarët opozitarë të meritojnë fitoren me mosbindje civile! Është radha jonë”, tha Berisha.

Deputeti i PD-së, Flamur Noka, u bëri thirrje qytetarëve të vërshojnë sot drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga opozita në kryeqytet.

AGJENDA DHE RRETHRROTULLIMET QË DO TË BLLOKOHEN

1 BASHKIA

Deget 7, 9, 10 dhe 14

Deputetet: Edi Paloka, Dhurata Cupi, Lodovik Hasani, Tritan Shehu, Ina zhupa

Kryesi: Aldo Bumci, Belind Kellici, Besart Xhaferri, Grigels Mucollari, Ylli Asllani, Ervin Minarolli

2 RRETH RROTULLIMI ZOGU I ZI

Deget 11, Kamëz, Vore, Durres, Kavaje, Rrogozhine, Kukes

Deputete: Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi, Ferdinand Xhaferri, Andia Ulliri, Petrit Doda, Flamur Hoxha, Isuf Cela, Asllan Dogjani

Fisnik Qosja

Kryesi: Floriana Garo, Gent Strazimiri, Fatbardha Kadiu, Jola Hysaj, Bislim Ahmetaj

3 RR ELBASANIT, URA TE XHAMIA

Deget 1, 2, 3, 4, 8, Qarku Diber, Qarku Elbasan, Qarku Korce

Deputete: Flamur Noka, Tomorr Alizoti, Xhelal Mziu, Jozefina Topalli, Jorida Tabaku, Kreshnik Collaku, Edmond Spaho, Sorina Koti, Andrea Mano, Qani Xhafa, Zheni Gjergji, Dashnor Sula

Kryesi: Ivi Kaso, Edit Harxhi, Clirim GJata, Florion Mima, Eleina Qirici, Mimoza Hajdarmataj, Megi Balliu

4 Sheshi Willson

Deget 5, 12, Qarku Fier, Berat, Vlore

Deputetet: Gazmend Bardhi, Bujar Leskaj Luan Baci, Bledion Nallbati, Lefter Geshtenja, Eralda Bano, Ilda Dhori, Saimir Korreshi,

Kryesi: Enno Bozdo, Keltis Kruja, Genc Deromemaj, Indrit Hoxha

5 Pallati me Shigjeta

Deget 6, 13, 15, 16 Qarku Lezhe, Qarku Shkoder

Deputete: Agron Gjekmarkaj, Elda Hoti, Kastriot Piroli, Lindita Metaliaj, Helidon Bushati, Emilia Koliqi, Ramadan Lika, Greta Bardeli

Kryesi: Luciano Boci, Bardh Spahia, Ledina Mandia, Lorenc Luka, Klevis Balliu

The post Protesta e opozitës, bllokohen 5 pikat kryesore të Tiranës appeared first on Lapsi.al.

Protesta në Londër/ Pjerin Ndreu fyen protestuesit

By: user 4
24 November 2024 at 13:35

Një nga qytetarët shqiptar, që po proteston në Londër lidhur me takimin e Ramës me diasporën, Enkelejd Omi ka treguar një incident që ka ndodhur me kryetarin e Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu. Kryebashkiaku ka ofenduar protestuesit dhe është dashur ndërhyrja e policisë që ky i fundit të largohej, ka thënë Omi në një lidhje me Syri tv.

“Patëm një debat me kryetarin e bashkisë Lezhë që erdhi duke acaruar shqiptarët duke i sharë e ofenduar këtu e kuptoj se sa të ultë janë e deri ku kanë arritur’- u shpreh qytetari.

‘Ai person është turpi i të gjithë shqiptarëve edhe çuditem për shumë shqiptarë të cilët kanë ardhur sot këtu edhe kanë hyrë brenda dhe është turp, turp duke ditur vuajtjet e shqiptarëve dhe gjendjen e Shqipërisë momentalisht.

Jam shumë i çuditur që shoh sot disa shqiptarë këtu dhe mund të jenë dikur te 300 veta aktualisht, dhe një pjesë e tyre kanë ardhur nga Shqipëria dhe sillen prej 3 ditësh nëpër rrugët e Londrës.

Patëm një debat me kryetarin e bashkisë Lezhë që erdhi duke acaruar shqiptarët që ishim në protestë dhe erdhi policia e largoi.

Besoj se ka pasur edhe filmime, sepse erdhi deri afër nesh duke na sharë e ofenduar dhe këtu e kuptoj se sa të ultë janë e deri ku kanë arritur” tha ai.

The post Protesta në Londër/ Pjerin Ndreu fyen protestuesit appeared first on Lapsi.al.

Protesta e 26 nëntorit, Berisha: Mos guxoni të prekni protestuesit e zemëruar

23 November 2024 at 19:32

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një deklaratë për media është shprehur se mosbindja civile e protestës së 26 nëntorit, duhet të jetë një triumf i vërtetë i revoltës dhe zemërimit të qytetarëve.

Berisha ka paralajmëruar ministrin e Brendshëm të mos prekë protestuesit, përndryshe çmimi që do të paguajë do të jetë i shtrenjtë.

“Mosbindja civile e ditës së martë, marshimi në Tiranë, duhet të jetë një triumf i vërtetë i revoltës, i zemërimit, i shpirtit të pamposhtur të qytetarëve në kryeqytetin e tyre.

Duhet të marrim çdo masë për të dëshmuar përpara shqiptarëve se ne jemi shumica, dhe jo vetëm shumica politike, por edhe shumica numerike dhe se narkodiktatura nuk ka të ardhme.

Ajo mbahet tani nga organet e dhunës.

Një një akt që më rikujton muajt e fundit të diktaturës komuniste, i ndërruan të gjithë drejtorët dhe sollën në krye të policisë banditë të damkosur, njerëz me lidhje të certifikuara, ushtarë të krimit. Por unë jam këtu për të paralajmëruar, mos guxoni të prekni protestuesit e zemëruar.

Edhe njëherë, i them përfaqësuesit, bastardit të familjes Hoxha dhe përfaqësuesit të bandës së Troplinëve, mos ndërse narkobanditë kundër qytetarëve se do paguash çmimin më të shtrenjtë.

Nuk mund të mbani pushtetin me banda. Jo dhe jo”, tha Berisha.

Ndër të tjera ai tha se tre ditë janë të mjaftueshme që shqiptarët në të katër anët e dheut të vërshojnë drejt Tiranës.

“Kemi tre ditë kohe, janë të mjaftueshme jo vetëm për shqiptarët në Shqipëri, por për shqiptarët në të katër anët e dheut të vërshojnë drejt Tiranës

Sirenat për narkodiktaturën në Shqipëri po bien në të katër anët e planetit.

Është detyra jonë dhe ne do e përmbushim këtë detyrë.

Ndaj dhe sipas planit të caktuar, Tirana në duart e qytetarëve të revoltuar.

Kemi tre ditë kohe, janë të mjaftueshme jo vetëm për shqiptarët në Shqipëri, por për shqiptarët në të katër anët e dheut të vërshojnë drejt Tiranës.

Nuk do zgjatem më shumë. Ju uroj suksese. Të qëndrojmë në lartësinë e thirrjes së kohës.

Koha na thërret!

Është radha jonë! Faleminderit!”, tha Berisha.

The post Protesta e 26 nëntorit, Berisha: Mos guxoni të prekni protestuesit e zemëruar appeared first on Lapsi.al.

❌