Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 15 January 2026Albeu

“Është një gënjeshtër”/ Bardhi: Nuk ka asnjë kallëzim të Gazment Bardhit në SPAK për kolegët e PD-së

By: M C
15 January 2026 at 22:27

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi ka deklaruar se nuk ka asnjë kallëzim të tij në SPAK, për kolegët e PD-së. Gjatë një interviste televizive në emisionin ‘Çim Peka LIVE’, Bardhi u shpreh se disa media kanë transmetuar një të pavërtetë.

Bardhi tha se kjo është një gënjeshtër. Pasi sipas tij, nuk ka asnjë çështje ndaj asnjë anëtari të Partisë Demokratike që të jetë e hapur sot në Prokurorinë e Posaçme si pasojë e kallëzimeve.

Pjesë nga debati:

Anri Bala: Unë jam dakord me atë që thotë zoti Bardhi për gjithçka dhe nisur nga ajo, nisur nga ajo që thotë, ndoshta edhe do e votoja. Por e di çfarë më shqetëson? Më shqetëson që nëse zotit Bardhi, apo kujtdo që është brenda Partisë Demokratike, do i vendosnim një pasqyrë për veprimet e tij, aty do e vinim në dyshim të gjithë rrugëtimin politik ose të ardhmen politike të paktën të Partisë Demokratike.

Dhe nuk e kam për zotin Bardhi konkretisht. Por, unë besoj se një pjesë e mirë e formësimit të perceptimit publik se ëh, qeveria apo Partia Socialiste është e korruptuar, është një meritë e zotit Bardhi. Por, por, ndër të tjera, një formësim i perceptimit të opinionit publik se dhe zyrtarë brenda Partisë Demokratike dyshohen të jenë të korruptuar, ose kanë kryer një vepër kundraligjshme, është prapë investim i zotit Bardhi, që koha mund t’i japë të drejtë. Për mua nuk, kjo nuk, nuk bën asnjë ndryshim. Por ama, do të doja të dija nga zoti Bardhi, kallëzimet e juaja zoti Bardhi në SPAK, i kanë bërë mirë PD-së gjatë gjithë kësaj kohe apo e kanë dëmtuar atë? Dhe,

Gazment Bardhi: Kallëzimet lidhur me çfarë?

Anri Bala: Për rastin e ëh, ëh, kuvendit të rithemelimit.

Gazment Bardhi: Kjo është një gënjeshtër.

Gazment Bardhi: Absolutisht jo. Nuk ka pasur, ju si analist, si gazetar, ju mund të shkoni të merrni informacion.

Gazment Bardhi: Unë e kuptoj propagandën e mediave.

Anri Bala: Jo jo fare, nuk ka lidhje me propagandën e mediave.

Gazment Bardhi: Jo jo, sepse ju keni lexuar media besoj, apo jo?

Anri Bala: Po pra, në media po.

Gazment Bardhi: Pra, janë disa media që kanë transmetuar një të pavërtetë, sepse ëh, i vetmi, e vetmja gjë që mendojnë që më dëmtojnë mua si individ, sepse nuk kanë çfarë të thonë tjetër në raport me angazhimin tim politik, është koha kur ëh, është një gjë publike, ku Partia Demokratike ishte e ndarë në dy pjesë, e kishte një konflikt.

Anri Bala: Po pra, po them që ishte, po.

Gazment Bardhi: Kishte një konflikt mes nesh brenda PD-së. Konflikt i cili është lënë pas që nga viti 2023. Dhe nuk ka asnjë kallëzim të Gazment Bardhit ndaj asnjë anëtari të Partisë Demokratike, sot që flasim, në Prokurorinë e Posaçme. Nuk ka asnjë çështje ndaj asnjë anëtari të Partisë Demokratike që të jetë e hapur sot në Prokurorinë e Posaçme si pasojë e kallëzimeve.

Anri Bala: Zoti Flamur Noka është sot në SPAK me një kallëzim.

Gazment Bardhi: Nuk ka asnjë kallëzim. Jo, nuk ka asnjë kallëzim.

Anri Bala: Jo, kallëzimi është i bërë në SPAK.

Gazment Bardhi: Jo, nuk është as prej një deklarate. Nuk e di nëse është apo jo, nuk e di nga…

Anri Bala: Po s’ka kallëzim nga askënd, nga asnjë kush tjetër.

Gazment Bardhi: Po atëherë në qoftë se s’ka kallëzim, s’ka as çështje. Është një thashetheme. Po s’ka çështje, unë s’kam lexuar që të ketë ndonjë çështje dhe nuk di që të ketë ndonjë çështje.

Anri Bala: Pra, pra po tërhiqesh nga ajo që keni thënë, ka qenë thjesht deklaratë politike kundër zotit Flamur Noka.

Gazment Bardhi: Ajo që unë po ju them, është që po, e kam lexuar, ku përmendi disa raste, e kam lexuar të pavërtetën që është shpërndarë gjatë kësaj kohe në media dhe po të konfirmoj që nuk ka asnjë kallëzim apo çështje që bazohet në kallëzim timin ndaj asnjë anëtari të Partisë Demokratike.

Anri Bala: Të partisë, kolegut tuaj, Partisë Demokratike, që ta keni çuar në SPAK.

Gazment Bardhi: Jo jo, po asnjë anëtari të thjeshtë të Partisë. Pa diskutim dhe kjo është publike, nuk, pra ju nuk keni zbuluar… akuzat le të mos i anullojmë, ju nuk keni zbuluar botën se me sjelljen e vëmendjes, ju nuk keni zbuluar botën që ka patur një konflikt në PD, se ne nuk e kemi bërë konfliktin mbyllur në shtëpi, e kemi bërë publik.

The post “Është një gënjeshtër”/ Bardhi: Nuk ka asnjë kallëzim të Gazment Bardhit në SPAK për kolegët e PD-së appeared first on Albeu.com.

‘Kokë çami’ u mbaronte punë!, Lala për arratisjen e Ndocit: Çopjat e donin jashtë, nuk gjenin kush t’ju bënte vrasjet

By: M C
15 January 2026 at 22:11

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje nga arratisja e bujshme e Altin Ndocit nga spitali i Durrësit. E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Lala tha se ka patur përpjekje të hershme për lirimin e Ndocit.

Lala deklaroi gjithashtu se ai kishte shumë vlerë për organizatën e Franc dhe Hajdar Çopja dhe se komunikimet në SKY ECC, kanë treguar se ishin të shqetësuar për kapjen e Ndocit sepse nuk kishte kush të bënte vrasjet për llogari të tyre.

“Mendoj se arratisja është e mirëmenduar. Nuk mund të bëhet arratisja e një personi të kalibri të tillë. Është konsideruar si krahu i armatosur i organizatës së Franc dhe Hajdar Çopjas. Akuzohet për katër vrasje.

Askush nuk ka dhënë përgjigje se si që nga maji 2020, Altin Ndoci, është izoluar në paraburgimin e Durrësit, që nuk është i sigurisë së lartë, por thuajse të ulët, si kavaleshencë! Nuk ka hetim të thelluar nga prokuroria, të nisur nga 2020, për mënyrën si u vlerësua risku dhe rreziku që ai paraqet. Nuk ka patur vlerësim të vazhdueshëm lidhur me rrezikun që ai paraqiste apo profilin e një personi të bërë nga psikologu, nëse kishte prirje për arratisje.

Për ditën e arratisjes, mendoj nuk është zbatuar protokolli. Së pari, është shoqëruar në spital, dy të paraburgosur me 6 punonjës së policisë së burgjeve. Në protokoll duhen 2-3 për një të paraburgosur, por kur ka akuza të rënda, duhet numër i shtuar, duhet të lëvizë forca elitare e burgjeve dhe të lajmërohet Policia e Shtetit.

Tjetra, në momentin që shkojnë te Policia, si ka mundësi që Policia e Durrësit apo e Shtetit, pavarësisht se në spitalin e Durrësit, ka dy pavioen të përshtatura për të paraburgosurit apo të dënuarit, si ka mundësi që në një spital të shndërruar si paraburgim, si ka mundësi nuk ka patur qoftë edhe një patrullë të vendosur në hyrje-dalje?

Kur Altin Ndoci, arratiset, ai ka bërë ekzaminimet, ka pritur të bëjë ekzaminim për zemrën, ka vajtur në tualet dhe kur ka dalë ka goditur dy punonjës, është larguar dhe makina e priste jashtë. Si nuk pati bllokim tërësor të rrugëve, si nuk u ngrit një dron, kërkim me qen, kontroll me helikopter? Një person i këtij profili, nga organizata më famëkeqe në vend, nuk pati reagim? Si nuk pati reagim për qytetarët shqiptarë? Mund të vihet në dispozicion shumë parash për informacion, të kenë kujdes, të mos hapin derën, e me rradhë. E gjitha nga A te ZH, nuk ka funksionuar.

Altin Ndoci u arrestua në 2020, pas dëshmisë së Klevis Allës, që pretendonte se ishte i përfshirë në dy vrasje. Dëshmia e Klevis Allës u rrëzua pas pendesës së Nuredin Dumani. Ajo që më kë bërë përshtypje, kur janë zbërthyer komunikimet në SKY, rerët e organiztës së Franc dhe Hajdar Çopja, ata shqetësohen sepse e konsideronin njeriun që i mbaron punë, i thonin “kokë çami”, pa qëllim për të ofenduar, ata thoshin “kokë çami” është brenda dhe nuk arrijmë dot të gjejmë vrasës tjetër për të eleminuar kundërshtarët. Përpjekjet për ta liruar kanë qenë të hershme”, tha Lala.

The post ‘Kokë çami’ u mbaronte punë!, Lala për arratisjen e Ndocit: Çopjat e donin jashtë, nuk gjenin kush t’ju bënte vrasjet appeared first on Albeu.com.

Nis heqja e masave nga Bashkimi Evropian, akordohen mbi 400 milionë euro mbështetje për Kosovën

By: D Marku
15 January 2026 at 21:50

Bashkimi Evropian ka nisur heqjen e masave ndaj Kosovës, duke hapur rrugën për lirimin e mbi 400 milionë eurove në mbështetje financiare për vendin.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Anitta Hipper, në një përgjigje për KosovaPress, thotë se krahas 216 milionë eurove që janë liruar në dhjetor të vitit 2025, synojnë që shumë shpejt të lirojmë edhe 205 milionë euro në fillim të këtij viti.

Ajo tha se ky vendim është marrë pas ndryshimit të qetë dhe të rregullt të qeverisjes lokale në veri të Kosovës, pas zgjedhjeve të fundit lokale.

Hipper tregoi në detaje edhe se në cilat projekte do të përfitojë Kosova.

The post Nis heqja e masave nga Bashkimi Evropian, akordohen mbi 400 milionë euro mbështetje për Kosovën appeared first on Albeu.com.

“Sallat po mbushen plot me demokratë, lidershipi i ka braktisur”, Salianji: Nëse ai i thotë çdo javë që Edi Rama është rrëzuar, s’kemi gjë në vijë

By: D Marku
15 January 2026 at 21:16

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, i ftuar në emisionin “Kjo Javë”, ka folur për takimet me demokratët, tur i nisur prej tij prej disa muajsh, duke i cilësuar ato, si shprehje e vullnetit të bazës për ta gjallëruar dhe ringritur PD.

Salianji tha se lidershipi i PD i ka braktisur demokratët prej 8 muajsh, teksa çdo javë u thotë se kemi rrëzuar Edi Ramën, ndërkohë që ky është në qeveri.

“Kështu nuk kemi gjë në vijë”, tha Salianji.

Ervin Salianji: njerëzit po tregojnë që po mbushin sallat plot. Janë njerëz të cilët, të zhgënjyer nga braktisja dhe neglizhenca e lidershipit të PD, që nuk i takon ka 8 muaj nga data e zgjedhjeve po organizohen për ta mbajtur të gjallë PD.

Demokratët janë aty, nuk kanë frikë, duan nxitje dhe besim, dhe janë të gatshëm për tu përballur me qeverinë. Nëse lidershipi i PD i thotë cdo javë që kemi rrëzuar Edi Ramën, ndërkohë që ky është në qeveri, atëherë nuk kemi gjë në vijë.

The post “Sallat po mbushen plot me demokratë, lidershipi i ka braktisur”, Salianji: Nëse ai i thotë çdo javë që Edi Rama është rrëzuar, s’kemi gjë në vijë appeared first on Albeu.com.

Pas divorcit, Neda Balluku kërkon urdhër-mbrojtje nga Ogreni

By: D Marku
15 January 2026 at 21:08

Ndarja e moderatores Neda Balluku nga bashkëshorti i saj, Ogren Balluku, ka rikthyer sërish vëmendjen e publikut, këtë herë për shkak të detajeve të reja që po dalin në dritë pas divorcit.

Sipas burimeve për ilirianews.al, pas përfundimit të martesës dhjetëvjeçare, Neda ka kërkuar urdhër mbrojtjeje ndaj ish-bashkëshortit, çka lë të kuptohet se ndarja nuk ka qenë aspak e qetë.

Historia e çiftit nisi në vitin 2010, gjatë edicionit të katërt të “Big Brother Albania”, ku të dy morën pjesë si konkurrentë. Lidhja e tyre u shndërrua shpejt në një nga romancat më të komentuara të kohës, ndërsa në vitin 2015 ata kurorëzuan dashurinë me martesë. Nga kjo lidhje kanë ardhur në jetë dy djem, Serzh dhe Zai dhe vajza Suzie Ann.
Në daljen e parë publike pas ndarjes, moderatorja pranoi se marrëdhënia e tyre kishte kaluar prej vitesh në kriza të përsëritura. Ajo zbuloi se një situatë e ngjashme kishte ndodhur edhe në vitin 2020, por në atë kohë kishin vendosur të qëndronin bashkë për hir të familjes.

“Lajmet janë të vërteta. Nuk është hera e parë që jam në këtë situatë; diçka e tillë ka ndodhur edhe në 2020 dhe atëherë ia dolëm ta kapërcenim. Dëshira ka qenë për ta mbajtur familjen, por nëse do të ktheja kohën pas do të bëja të njëjtën gjë,” është shprehur Neda.

E pyetur nëse vendimi për divorc u mor duke menduar për veten apo për fëmijët, ajo theksoi se prioritet absolut kanë qenë gjithmonë femijet e saj.

‘Çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në një ambient të shëndetshëm, me marrëdhënie të shëndetshme mes prindërve, që të jetë i qetë dhe i lumtur. Para fëmijëve, mendoj se asnjë nënë nuk vendos veten,”/ Iconstyle

The post Pas divorcit, Neda Balluku kërkon urdhër-mbrojtje nga Ogreni appeared first on Albeu.com.

Përshtati lokalin për lojëra fati, arrestohet administratori në Tiranë

By: D Marku
15 January 2026 at 21:04

Administratori i një lokali në Tiranë është arrestuar nga Policia, pasi akuzohet se organizonte lojëra fati.

Sipas policisë, 37 vjeçari, A.Z, është kapur në flagrancë në lokalin që administronte në rrugën “Kole Koçi”, në kryeqytet, duke organizuar lojëra fati përmes celularit.

“U arrestua në flagrancë shtetasi A. Z., 37 vjeç, pasi në lokalin që ai administronte, në rrugën “Kole Koçi”, organizoheshin lojëra fati. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një celular që u gjet në lokal, i cili përdorej për këtë veprimtari të paligjshme”,- thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

The post Përshtati lokalin për lojëra fati, arrestohet administratori në Tiranë appeared first on Albeu.com.

Dorëheqja e Shkëlqim Hajdarit, Qeveria miraton rregullat për përzgjedhjen dhe emërimin e Inspektorit të ri të Përgjithshëm

By: M C
15 January 2026 at 21:03

Pas dorëheqjes së Shkëlqim Hajdarit, Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përcakton rregullat dhe procedurat për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin, disiplinën dhe shkarkimin nga detyra të Inspektorit të Përgjithshëm.

Vendimi është marrë me propozim të ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit dhe bazohet në ligjin “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”.

Sipas vendimit, përcaktohen kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët për këtë funksion, procedura e aplikimit dhe e përzgjedhjes, mënyra e vlerësimit të performancës në punë, si dhe hapat që ndiqen në rastet e masave disiplinore, lirimit apo shkarkimit nga detyra. Inspektori i Përgjithshëm do të emërohet dhe shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

Vendimi synon të garantojë transparencë, objektivitet dhe standarde profesionale në drejtimin e Inspektoratit të Përgjithshëm dhe do të hyjë në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.

V E N D I M

PËR

PËRCAKTIMIN E KRITEREVE TË VEÇANTA DHE TË PROCEDURAVE PËR PËRZGJEDHJEN, EMËRIMIN, VLERËSIMIN E REZULTATEVE NË PUNË, DISIPLINËN, LIRIMIN DHE SHKARKIMIN NGA DETYRA TË INSPEKTORIT TË PËRGJITHSHËM

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 16, të ligjit nr.99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

I. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Ky vendim përcakton kriteret e veçanta dhe procedurat për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin e rezultateve në punë, disiplinën, lirimin dhe shkarkimin nga detyra të inspektorit të Përgjithshëm.

II. KRITERET PËR PËRZGJEDHJEN DHE EMËRIMIN

Kandidati për inspektor të Përgjithshëm, krahas kritereve të përcaktuara në pikën 1, të nenit 16, të ligjit nr.99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, duhet të plotësojë edhe këto kritere të veçanta:

a) Të ketë diplomë të nivelit “Master i Shkencave” ose “Master Profesional”, të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike” ose të barasvlershme me to;
b) Të ketë të paktën 5 (pesë) vjet përvojë pune në pozicione të larta drejtuese në institucione publike ose private.

III. PROCEDURA E PËRZGJEDHJES DHE EMËRIMIT

1. Brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve kalenderike nga krijimi i pozicionit vakant të inspektorit të Përgjithshëm, sekretari i Përgjithshëm i institucionit përgjegjës, që ka në varësi Inspektoratin e Përgjithshëm, hap thirrjen për aplikim dhe ngre një komision ad hoc të përbërë nga:

a) një përfaqësues nga institucioni që ka në varësi Inspektoratin e Përgjithshëm;
b) një përfaqësues nga Departamenti i Administratës Publike;
c) një përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë.

2. Njoftimi për aplikim publikohet në Buletinin e Njoftimeve Publike dhe në faqen zyrtare të institucionit përgjegjës dhe qëndron i hapur për një periudhë jo më pak se 7 (shtatë) ditë kalendarike.

3. Kandidati paraqet këto dokumente:

a) Kërkesën për aplikim;
b) Jetëshkrimin të përditësuar (CV);
c) Kopjen e diplomës dhe të listës së notave;
ç) Dëshminë e përvojës profesionale;
d) Vetëdeklarimin për konfliktin e interesit dhe papajtueshmërinë sipas legjislacionit në fuqi;
dh) Kopjen e letërnjoftimit (ID);
e) Vërtetimin nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
ë) Vetëdeklarimin e gjendjes gjyqësore;
f) Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimimin shtesë, publikimet, angazhimet akademike apo të tjera, të përmendura në jetëshkrim.

4. Komisioni ad hoc përfundon shqyrtimin e dokumentacionit dhe zhvillimin e intervistave me kandidatët, brenda një afati jo më shumë se 15 (pesëmbëdhjetë) ditë kalendarike nga data e përfundimit të afatit për dorëzimin e aplikimeve.

5. Vlerësimi i kandidatëve bëhet në një total prej 100 pikësh dhe përbëhet nga:

a) Vlerësimi i dokumentacionit dhe i përvojës profesionale: deri në 60 pikë;
b) Intervista e strukturuar me gojë: deri në 40 pikë.

6. Vlerësimi i dokumentacionit dhe i përvojës profesionale deri në 60 pikë realizohet sipas skemës së mëposhtme:

a) Deri në 10 (dhjetë) pikë për tejkalim të nivelit të arsimit, sipas kritereve të mëposhtme:

i. 5 pikë, për diplomë ekzekutive ose diplomë specializimi;
ii. 10 pikë, për gradë ose titull shkencor.

b) Deri në 20 (njëzet) pikë për tejkalim të përvojës në punë si drejtues në institucione publike apo private, sipas kritereve të mëposhtme:

i. 5 pikë, për 1 (një) vit përvojë shtesë;
iii. 10 pikë, për më shumë se 1 vit deri në 3 vjet përvojë shtesë;
iii. 20 pikë, për më shumë se 3 vjet përvojë shtesë.
c) Publikime, angazhime akademike: 10 pikë;
ç) Deri në 15 (pesëmbëdhjetë) pikë për trajnime ose kualifikime profesionale, sipas kritereve të mëposhtme:

i. 5 pikë, për 1 (një) deri në 3 (tre) trajnime ose kualifikime profesionale;
ii. 10 pikë, për 3 (tre) deri në 5 (pesë) trajnime ose kualifikime profesionale;
iii. 15 pikë, për më shumë se 5 (pesë) trajnime ose kualifikime profesionale.
d) Integriteti profesional në bazë të deklaratave, referencave dhe dokumentacionit plotësues: 5 pikë.

7. Komisioni harton listën përfundimtare të kandidatëve të kualifikuar, të shoqëruar me renditjen sipas pikëve të grumbulluara, dhe ia paraqet sekretarit të Përgjithshëm të institucionit përgjegjës brenda 3 (tri) ditëve kalendarike nga përfundimi i procesit të vlerësimit.

8. Komisioni ad hoc funksionon në përputhje me këto rregulla:

a) Mbledhjet janë të vlefshme kur marrin pjesë të gjithë anëtarët;
b) Vendimmarrja bëhet me shumicë votash;
c) Çdo anëtar nënshkruan një deklaratë mbi mungesën e konfliktit të interesit para fillimit të vlerësimit;
ç) Në rast mungese të një anëtari, zëvendësimi bëhet nga institucioni përkatës brenda 3 (tri) ditëve kalendarike.
9. Komisioni garanton barazi, objektivitet dhe transparencë gjatë gjithë procesit të vlerësimit.

10. Inspektori i Përgjithshëm emërohet në detyrë me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të titullarit të institucionit përgjegjës që ka në varësi Inspektoratin e Përgjithshëm.

IV. MASAT DISIPLINORE DHE PROCEDURA DISIPLINORE

1. Në rastet kur ka indicie të arsyeshme për shkelje disiplinore, sekretari i Përgjithshëm i institucionit përgjegjës, me iniciativë të tij ose pas informacionit zyrtar të ardhur nga institucione shtetërore, vendos fillimin e procedurës disiplinore dhe njofton me shkrim inspektorin e Përgjithshëm për shkeljen e dyshuar dhe për fillimin e hetimit administrativ.

2. Sekretari i Përgjithshëm i institucionit përgjegjës urdhëron ngritjen e një grupi të posaçëm për hetimin administrativ të inspektorit të Përgjithshëm, duke mbledhur prova, dëshmi, raportime dhe deklarata, sipas natyrës së shkeljes së pretenduar.

3. Inspektori i Përgjithshëm ka këto të drejta:

a) Të paraqesë shpjegime me shkrim;
b) Të zhvillojë një dëgjesë me grupin e posaçëm, brenda një afati jo më të gjatë se 10 (dhjetë) ditë kalendarike nga data e njoftimit;
c) Të përfaqësohet nga përfaqësues ligjor.

4. Pas përfundimit të hetimit, grupi i posaçëm përgatit një raport përfundimtar, i cili i paraqitet sekretarit të Përgjithshëm brenda 7 (shtatë) ditëve kalendarike nga data e përfundimit të këtij hetimi.

5. Sekretari i Përgjithshëm i institucionit përgjegjës, pas administrimit të raportit përfundimtar, i njofton titullarit të institucionit rezultatet e raportit të grupit të posaçëm.

6. Sekretari i Përgjithshëm i institucionit përgjegjës, në rast të konstatimit të shkeljes dhe në varësi të rrethanave të konstatuara, i propozon titullarit të institucionit përgjegjës, që ka në varësi Inspektoratin e Përgjithshëm, një nga masat disiplinore të mëposhtme:

a) Vërejtje me shkrim;
b) Vërejtje me paralajmërim për largim nga detyra;
c) Largim nga detyra.

7. Titullari i institucionit përgjegjës, që ka në varësi Inspektoratin e Përgjithshëm, merr vendim për dhënien e njërës nga masat disiplinore të parashikuara në pikën 6, të këtij kreu.

V. VLERËSIMI I REZULTATEVE NË PUNË TË INSPEKTORIT TË PËRGJITHSHËM

1. Inspektori i Përgjithshëm i nënshtrohet vlerësimit të rezultateve në punë 1 (një) herë në vit nga titullari i institucionit, që ka në varësi Inspektoratin e Përgjithshëm.

2. Vlerësimi i inspektorit të Përgjithshëm kryhet në bazë të performancës së tij profesionale, në përputhje me kriteret e përgjithshme, si më poshtë vijon:

a) Realizimi i objektivave institucionalë të përcaktuar në fillim të periudhës së vlerësimit;
b) Cilësia dhe efektiviteti i veprimtarisë inspektuese;
c) Menaxhimi i burimeve njerëzore dhe financiare në dispozicion të institucionit;
ç) Respektimi i dispozitave ligjore dhe i standardeve të etikës profesionale;
d) Transparenca dhe komunikimi me publikun;
dh)Nismat për përmirësim të punës dhe përdorimi i teknologjisë në proceset inspektuese;
e) Bashkëpunimi ndërinstitucional dhe përfaqësimi institucional.

VI. LIRIMI DHE SHKARKIMI NGA DETYRA

1. Inspektori i Përgjithshëm lirohet dhe shkarkohet nga detyra me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të titullarit të institucionit përgjegjës, që ka në varësi Inspektoratin e Përgjithshëm, sipas rasteve të parashikuara në ligjin nr.99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”.

2. Sekretari i Përgjithshëm i institucionit përgjegjës, brenda 7 (shtatë) ditëve kalendarike nga marrja dijeni apo konstatimi i shkakut për lirimin apo shkarkimin nga detyra të inspektorit të Përgjithshëm, i paraqet titullarit të institucionit raportin me faktet dhe rrethanat përkatëse.

VII. DISPOZITË E FUNDIT

Ngarkohet Inspektorati i Përgjithshëm për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

The post Dorëheqja e Shkëlqim Hajdarit, Qeveria miraton rregullat për përzgjedhjen dhe emërimin e Inspektorit të ri të Përgjithshëm appeared first on Albeu.com.

Mungon vetëm zyrtarizimi, Manaj gati të nisë një aventurë të re në Kinë

By: admin
15 January 2026 at 20:48

Sulmuesi i kombëtares shqiptare Rei Manaj është gati të nisë një aventurë të re në karrierën e tij.

Burime pranë lojtarit konfirmojnë se ai do të transferohet në Kinë tek skuadra Zhejiang Professional FC, ku do të firmosë një kontratë 2 vjeçare dhe pritet të përfitojë një shumë prej 4 milionë eurosh në vit.

Ky transferim shënon një kapitull të ri për sulmuesin shqiptar jashtë Evropës, pas eksperiencës së fundit me Sharjah FC në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ai u dallua për paraqitjet e mira dhe numrin e golave të shënuar.

The post Mungon vetëm zyrtarizimi, Manaj gati të nisë një aventurë të re në Kinë appeared first on Albeu.com.

“Toyota Yaris” – Gjykata e Lartë prish vendimin për Aurel Zarkën, kthehet në Apelin e GJKKO për rigjykim

By: D Marku
15 January 2026 at 20:41

Gjykata e Lartë ka vendosur të prishë vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, GJKKO, për ish-kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka, duke e rikthyer çështjen për rigjykim nga një trup gjykues i ri.

Zarka, i cili u shpall fajtor më parë për korrupsion dhe ushtrim ndikimi të paligjshëm, kishte marrë një dënim prej 2 vitesh e 8 muaj burg, në gjykimin e shkurtuar të shkallës së parë.

Ai kishte ankimuar vendimin, duke kërkuar rishqyrtim të provave dhe procedurave gjyqësore.

Vendimi i Gjykatës së Lartë prish vendimin e mëparshëm dhe e kthen çështjen në Apelin e GJKKO për rigjykim me trupë tjetër gjykuese, duke hapur rrugën për shqyrtim të plotë të provave dhe argumenteve të paraqitura.

The post “Toyota Yaris” – Gjykata e Lartë prish vendimin për Aurel Zarkën, kthehet në Apelin e GJKKO për rigjykim appeared first on Albeu.com.

Dy të rinjtë me thikë me vete, policët bashkiakë të Shkodrës parandalojnë një ngjarje të mundshme kriminale

By: M C
15 January 2026 at 20:29

Një ngjarje e mundshme kriminale është parandaluar mbrëmjen e kësaj të enjte nga dy efektivë të Policisë Bashkiake në Shkodër. Gert Ndoja dhe Niki Martini gjatë patrullimit në lagjet e kryeqendrës së veriut, kanë parë dy të rinj që bënin veprime të dyshimta.

Të rinjtë e kanë kuptuar që kishin tërhequr vëmendjen e policëve dhe kanë nisur të vrapojnë. Menjëherë pas tyre kanë shkuar Gert Ndoja dhe Niki Martini, që pas ndjekjes në këmbë, kanë mundur t’i ndalin dy të rinjtë pranë shkollës “Shejnaze Juka”.

Nga kontrolli, dy efektivët e Policisë Bashkiake u kanë gjetur djemve një thikë të madhe, por ata nuk kanë treguar se për ku ishin nisur dhe çfarë do të bënin me të.

Në këto kushte, policët bashkiakë kanë njoftuar shërbimet e Policisë së Shtetit, të cilët kanë mbërritur menjëherë në vendin ku ishin ndaluar dy të rinjtë dhe i kanë shoqëruar ata në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.

Gjithashtu, është sekuestruar edhe thika që dy të rinjtë kishin me vete në momentin e ndalimit.

The post Dy të rinjtë me thikë me vete, policët bashkiakë të Shkodrës parandalojnë një ngjarje të mundshme kriminale appeared first on Albeu.com.

Arbeloa zhgënjeu në debutim, Reali i Madridit kërkon trajner

By: admin
15 January 2026 at 20:00

Reali i Madridit është tashmë në kërkim të një trajneri të ri. Debutimi i Alvaro Arbeloas si trajner i skuadrës “merengues” u njollos nga një eliminim i hidhur nga Kupa e Mbretit: një debutim tronditës që menjëherë shtyu drejtuesit e klubit të vinin në pikëpyetje emrin e trajnerit të emëruar për të zëvendësuar Xabi Alonson e shkarkuar.

Sipas shtypit spanjoll, kërkimi për një trajner të ri ka filluar tashmë dhe janë kontaktuar disa kandidatë për sezonin e ardhshëm.

“Është një farsë, është qesharake, jemi objekt talljeje për të gjithë”, shkruajnë mediat, të cilat, ashtu si Mundo Deportivo, e quajnë Real Madridin një “fuçi baruti”. Shkurt, largimi i Xabit nuk ka pasur efektin e dëshiruar. Edhe pse Arbeloa nuk ka pasur kohë të mësohet me taktikat e ekipit, vendimet e trajnerit kundër Albacetes kanë ngritur shumë dyshime.

Prandaj, shumë besojnë se eksperimenti nuk do të zgjasë shumë, se Arbeloa është një zgjedhje e përkohshme dhe se trajneri i sezonit të ardhshëm do të jetë ndryshe.

The post Arbeloa zhgënjeu në debutim, Reali i Madridit kërkon trajner appeared first on Albeu.com.

Aksident rrugor në Durrës/ Automjeti që drejtohej nga një 20-vjeçar përplas këmbësorin, i plagosuri jashtë rrezikut për jetën

By: M C
15 January 2026 at 19:59

Një aksident rrugor ka ndodhur minuatat e fundit në qytetin e Durrësit. Një automjet, i cili drejtohej nga një 20-vjeçar ka përplasur një këmbësor. Si pasojë 69-vjeçari është dëmtuar dhe po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës.

Bëhet me dije se i lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Njoftimi i policisë

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 18:25, në rrugën “Martin Camaj” në Durrës, ku një automjet me drejtues shtetasin E. L., 20 vjeç, ka goditur këmbësorin shtetasin Y. K., 69 vjeç. Si pasojë 69-vjeçari është dëmtuar dhe po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

The post Aksident rrugor në Durrës/ Automjeti që drejtohej nga një 20-vjeçar përplas këmbësorin, i plagosuri jashtë rrezikut për jetën appeared first on Albeu.com.

EMRI/ Shkaktoi panik duke tentuar të hap derën e avionit dhe kërcënoi stjuardesen, shqiptari dënohet me 18 muaj burg në SHBA

By: M C
15 January 2026 at 19:28

Një 24-vjeçar shqiptar, i cili u përpoq të hapte një derë daljeje në mes të fluturimit, duke e detyruar avionin të devijojë dhe të bëjë një ulje emergjente është dënuar me 18 muaj burg federal.

Ai është Mario Nikprelaj, 24 vjeç. Mediat e huaja shkruajnë se ai mori dy vjet lirim të mbikëqyrur gjatë dënimit të tij të martën, 13 janar, sipas një Njoftim për shtyp nga Zyra e Prokurorit të SHBA, Distrikti Verior i Ioëa-s.

Dënimi vjen disa muaj pasi Nikprelaj u deklarua fajtor për një akuzë për ndërhyrje në anëtarët e ekuipazhit të fluturimit dhe shoqëruesit në shtator 2025. Incidenti në fluturim ndodhi më 17 korrik 2025.

Zyra e Prokurorit të SHBA tha në njoftimin e saj se Nikprelaj filloi të bënte deklarata përçarëse dhe të vrazhda për pasagjerët dhe ekuipazhin e fluturimit përpara se të ngrihej fluturimi në Omaha. Ai refuzoi të vendoste rripin e sigurimit, por një stjuardesë përfundimisht e bindi atë ta bënte këtë dhe avioni u ngrit.

Më pas, Nikprelaj “hoqi vazhdimisht rripin e sigurimit dhe duhej t’i thuhej ta vendoste përsëri” dhe “u ngrit në këmbë në mënyrë të përsëritur ndërsa avioni po ngrihej”.

Kur një stjuardesja i tha se do të raportohej në zbatimin e ligjit, Nikprelaj kërcënoi se do të vriste atë.

Pas kësaj, disa pasagjerë shtypën butonat e thirrjes së urgjencës pasi vunë re se Nikprelaj filloi të manipulonte derën e daljes së emergjencës pranë sediljes së tij. Ata u thanë autoriteteve se kishin besuar se ai po përpiqej të hapte derën.

Incidenti iu raportua pilotit, i cili bëri një ulje emergjente në Cedar Rapids, Ioëa. Ndërsa kjo po ndodhte, Nikprelaj u ngrit në këmbë, hoqi këmishën dhe filloi të ecte lart e poshtë në korridor, tha Zyra e Prokurorit të SHBA.

Oficerët e Departamentit të Policisë Cedar Rapids e morën atë në paraburgim pasi avioni u ul. Kur oficerët e kontrolluan atë, ata gjetën një shishe me recetë që përmbante 41 pilula të supozuar Xanax, e cila nuk kishte qenë në emrin e tij, sipas njoftimit.

Pas arrestimit të tij, Nikprelaj u dërgua në Qendrën Korrektuese të Qarkut Linn dhe u akuzua për sjellje të çrregullt, sulm, posedim të ilaçeve me recetë, pullë tatimore dhe ngacmim në shkallën e parë, tha Departamenti i Policisë Cedar Rapids në një Njoftim për shtyp shpërndarë në Facebook në atë kohë.

Zyra e Prokurorit të SHBA vuri në dukje në njoftimin e saj të fundit se Nikprelaj ka një histori kriminale dhe ishte dënuar më parë për sulm, rezistencë ose pengim të një oficeri policie. Ai gjithashtu kishte dënime të mëparshme për dhunë në familje, sjellje të çrregullt, thyerje dhe hyrje dhe posedim të pajisjeve të drogës.

The post EMRI/ Shkaktoi panik duke tentuar të hap derën e avionit dhe kërcënoi stjuardesen, shqiptari dënohet me 18 muaj burg në SHBA appeared first on Albeu.com.

Policia e Shtetit hap aplikimet për shefa komisariatesh dhe drejtues vendorë në disa qytete, afati i fundit deri më 23 janar

By: M C
15 January 2026 at 19:07

Policia e Shtetit ka hapur garën për drejtor policie dhe shef komisariati në disa qytete. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia e Shtetit bën me dije se ky është një proces vlerësimi objektiv, i cili nxit konkurrencën profesionale. Në kuadër të kësaj, janë shpallur thirrjet për konkurrim për pozicionin “Drejtor Vendor i Policisë në Policinë e Shtetit” dhe për pozicionin “Shef Komisariati”.

Kërkohet Drejtor, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, për shkak të transferimit dhe emërimit Drejtor në një tjetër DVP të punonjësit të Policisë dhe Drejtor, në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, për shkak të shkarkimit nga detyra të punonjësit të Policisë. Faza e aplikimeve është deri më datë 22 janar.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Me qëllim zhvillimin e një procesi vlerësimi objektiv, transparent dhe gjithëpërfshirës, nxitjen e konkurrencës profesionale dhe drejtuese në përzgjedhjen e kandidatëve që shfaqin aftësi, rezultate të larta, integritet moral dhe profesional, si dhe promovimin në detyrë të punonjësve të Policisë, në zbatim të urdhrave të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, shpallen thirrjet për konkurrim për pozicionin “Drejtor Vendor i Policisë në Policinë e Shtetit” dhe për pozicionin “Shef Komisariati”, për plotësimin e funksioneve organike, si më poshtë vijon:

Drejtor, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, për shkak të transferimit dhe emërimit Drejtor në një tjetër DVP të punonjësit të Policisë, të përzgjedhur për këtë funksion me proces konkurrimi; Drejtor, në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, për shkak të shkarkimit nga detyra të punonjësit të Policisë, të përzgjedhur për këtë funksion me proces konkurrimi.

Faza e aplikimeve: deri më datë 22.01.2026.

Shef, në Komisariatin e Policisë Fier, në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, për shkak se shefi i komisariatit i përzgjedhur me konkurrim, me kërkesë të tij është transferuar në një detyrë tjetër;

Shef, në Komisariatin e Policisë Lushnjë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, për shkak se shefi i komisariatit i përzgjedhur me konkurrim, me kërkesë të tij është transferuar në një detyrë tjetër;

Shef, në Komisariatin e Policisë Kavajë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, për shkak se shefi i komisariatit i përzgjedhur me konkurrim, me kërkesë të tij është transferuar në një detyrë tjetër;

Shef, në Komisariatin e Policisë Kolonjë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, për shkak të ndërprerjes së marrëdhënieve të punës në Policinë e Shtetit dhe transferimit në struktura të tjera shtetërore;

Shef, në Komisariatin e Policisë Mat, në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, për shkak se shefi i komisariatit i përzgjedhur me konkurrim, me kërkesë të tij është transferuar në një detyrë tjetër;

Shef, në Komisariatin e Policisë Bulqizë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, për shkak se shefi i komisariatit i përzgjedhur me konkurrim, me kërkesë të tij është transferuar në një detyrë tjetër;

Faza e aplikimeve: deri më datë 23.01.2026.

Procesi i konkurrimit do të zhvillohet në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi, mbi parimet e transparencës, barazisë së mundësive dhe meritokracisë, duke garantuar një vlerësim objektiv dhe të paanshëm të të gjithë kandidatëve pjesëmarrës.

The post Policia e Shtetit hap aplikimet për shefa komisariatesh dhe drejtues vendorë në disa qytete, afati i fundit deri më 23 janar appeared first on Albeu.com.

Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Sali Berishës: Arresti shtëpiak ishte i tejzgjatur

By: M C
15 January 2026 at 18:45

Gjykata kushtetuese jep vendim për kërkesën e Sali Berishës mbi tre qëndrimet e gjykatave më të ulëta mbi masën e arrestit shtëpiak, duke i dhënë të drejtë ish-kryeministrit se kohëzgjatja e mbajtjes nën arrest shtëpiak ishte e tejzgjatur.

Duke u bazuar tek burime shumë të sigurta, gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se vendimi u dha në përfundim të seancës pa praninë e palëve.

Çështja lidhet me qëndrimin e avokatëve të Berishës të cilët gjatë raportimit apo informacionit dy mujor kundërshtuan qëndrimin e SPAK që insistonte se Berisha duhet të vazhdonte të qëndronte nën arrest shtëpiak. që siç rezultoi u kthye në detyrim paraqitje janarin e 2025.

The post Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Sali Berishës: Arresti shtëpiak ishte i tejzgjatur appeared first on Albeu.com.

Ushtarët e parë evropianë mbërrijnë në Grenlandë, ja cilat vende po dërgojnë forca ushtarake

By: M C
15 January 2026 at 18:31

Njësitë e para ushtarake evropiane mbërritën sot në Groenlandë, disa orë pasi zyrtarët e ishullit autonom zhvilluan bisedime me përfaqësues nga Shtetet e Bashkuara dhe Danimarka. Të mërkurën, Franca, Suedia, Gjermania dhe Norvegjia njoftuan se po dërgonin personel ushtarak si pjesë e një misioni zbulimi në kryeqytetin e Groenlandës.

Ministria gjermane e Mbrojtjes tha se misioni specifik, në të cilin marrin pjesë shtetet anëtare evropiane të NATO-s, synon të shqyrtojë mundësitë për të siguruar sigurinë në dritën e kërcënimeve ruse dhe kineze në Arktik. Sipas të njëjtit informacion, 13 personel i Bundeswehr-it do të vendosen në Nuuk nga e enjtja deri të dielën, pas një ftese nga Danimarka.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se vendi i tij së shpejti do të dërgojë forca ushtarake shtesë tokësore, ajrore dhe detare për të marrë pjesë në ushtrime në Grenlandë .

“Një grup i parë ushtarësh francezë është tashmë në vend dhe do të përforcohet në ditët në vijim nga toka, ajri dhe deti”, tha Macron në një fjalim të Vitit të Ri drejtuar ushtarëve.

Në të njëjtën kohë, zëvendëskryeministri i Grenlandës, Mute Egde, tha se nga sot dhe në ditët në vijim, prania e ushtarëve të NATO-s në Grenlandë pritet të rritet. Pritet të ketë më shumë fluturime dhe anije ushtarake, duke specifikuar se këto forca do të marrin pjesë në stërvitje.

Njoftimi i misionit përkoi me takimin e ministrave të jashtëm të Danimarkës dhe Grenlandës me zëvendëspresidentin e SHBA-së J.D. Vance dhe Sekretarin e Shtetit Marco Rubio në Uashington. Ministri i Jashtëm danez Lars Lokke Rasmussen, duke folur pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, vuri në dukje se pushtimi amerikan i Grenlandës nuk është absolutisht i nevojshëm.

“Ne nuk kemi arritur ta ndryshojmë qëndrimin amerikan. Është e qartë se presidenti ka dëshirë të pushtojë Grenlandën. Prandaj, ne ende kemi një mosmarrëveshje themelore ne pajtohemi që nuk pajtohemi”, u tha ai gazetarëve./

The post Ushtarët e parë evropianë mbërrijnë në Grenlandë, ja cilat vende po dërgojnë forca ushtarake appeared first on Albeu.com.

Vendimi i Qeverisë, ja kush emërohet në krye të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit

By: M C
15 January 2026 at 18:24

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për emërimin e Marjeta Përlala në detyrën e Drejtoreshës së Përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.

VKM:

V E N D I M
PËR
EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË AGJENCISË KOMBËTARE TË MJEDISIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 61, të ligjit nr.10431, datë 9.6.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Marjeta Përlala emërohet drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

The post Vendimi i Qeverisë, ja kush emërohet në krye të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit appeared first on Albeu.com.

SPAK tërhiqet nga ankimi, KPA konfirmon në detyrë prokurorin Enklid Gjini

By: M C
15 January 2026 at 18:06

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur ditën e sotme, me shumicë votash pushimin e shqyrtimit të çështjes së prokurorit të Tiranës Enklid Gjini. Kjo duke lënë në fuqi vendimin e konfirmimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Ky vendim i KPA-së erdhi pas konkluzioneve përfundimtare të datës 12 janar 2006. Kjo pasi, drejtuesi i SPAK deklaroi se pas provave të reja të paraqitura nga prokurori Gjini, shkaqet e ankimit ishin shëruar.

Në kuadër të kësaj ai kërkoi lënien në fuqi të vendimit të KPK-së. Në lidhje me këtë, KPA arsyeton në vendim se tërheqja nga ankimi, bën që çështja nën shqyrtim të mos ketë më objekt.

“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, bazuar në nenin 4, pika 6 të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, dhe në nenet 451, shkronja “b” e 463 të Kodit të Procedurës Civile, me shumicë votash, vendosi pushimin e shqyrtimit të çështjes që i përket subjektit të rivlerësimit Enklid Gjini”, thuhet në njoftimin e KPA-së.

The post SPAK tërhiqet nga ankimi, KPA konfirmon në detyrë prokurorin Enklid Gjini appeared first on Albeu.com.

Donald Trump: Pengesa për arritjen e një marrëveshje në Ukrainë është Zelensky, jo Putini

By: M C
15 January 2026 at 17:54

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se Kievi, jo Moska, po e mban peng një marrëveshje të mundshme paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës.

Në një intervistë me Reuters, Trump tha se presidenti rus Vladimir Putin është gati t’i japë fund pushtimit pothuajse katërvjeçar të Ukrainës dhe se udhëheqësi ukrainas Volodymyr Zelensky është më i rezervuar.

“Mendoj se (Putini) është gati të bëjë një marrëveshje. Mendoj se Ukraina është më pak e gatshme të bëjë një marrëveshje”, tha Trump.

I pyetur pse negociatat e ndërmjetësuara nga SHBA-të nuk kanë çuar ende në përfundimin e konfliktit më të madh tokësor në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, Trump u përgjigj me një fjalë: “Zelensky”.

Komentet e Trump tregojnë se ai është përsëri i pakënaqur me sjelljen e Zelensky-t, me të cilin ka pasur prej kohësh një marrëdhënie të paqëndrueshme, megjithëse ndërveprimet e tyre duket se janë përmirësuar gjatë vitit 2025.

Zelensky ka përjashtuar publikisht çdo lëshim territorial ndaj Rusisë, duke thënë se Kievi nuk ka të drejtë sipas Kushtetutës të heqë dorë nga asnjë pjesë e territorit ukrainas.

The post Donald Trump: Pengesa për arritjen e një marrëveshje në Ukrainë është Zelensky, jo Putini appeared first on Albeu.com.

Të premten mbledhje në Tiranë, të shtunën në Durrës/ Rama mbledh më 17 janar kryetarët e bashkive në Golem, çfarë pritet të diskutohet

By: M C
15 January 2026 at 17:35

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një mbledhje në Golem këtë të shtunë, më 17 janar. Kryeministri në këtë takim do të mbledhë kryetarët e bashkive dhe kjo mbledhje vjen pak ditë pas përmbytjeve masive.

Bëhet me dije se në fokus të kësaj mbledhjeje do të jetë miradministrimi i territorit. Takimi do të mbahet në një nga komplekset e njohura të Golemit.

Ndërkohë, një ditë para mbledhjes në Golem, Rama do të mbledhë Grupin Parlamentar të PS në Pallatin e Brigadave. Mbledhja do të nisë me fjalën e Kryeministrit dhe do të vijojë me fjalën e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi dhe më pas kryetari i grupit parlamentar, Taulant Balla

The post Të premten mbledhje në Tiranë, të shtunën në Durrës/ Rama mbledh më 17 janar kryetarët e bashkive në Golem, çfarë pritet të diskutohet appeared first on Albeu.com.

❌
❌