Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 13 January 2026Albeu

Horoskopi 13 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

By: M C
12 January 2026 at 23:48

Dashi
Shikoni ne te shkuaren tuaj per te gjetur pergjigjet qe po kerkoni. Gjerat nuk jane sic e mendonit dhe do tju duhet te tregoheni te vemendshem per te mos u zhgenjyer me pas.

Demi
Nuk do te merrni zgjidhje te drejtperdrejta, megjithate do te thelloni njohjet tuaja lidhur me nje ceshtje qe ju perket personalisht. Pasojat do te jene te shpejta.

Binjaket
Do tju duhet te merrni nje vendim qe deri para pak kohesh ishte shume I veshtire per ju. Mos u shqetesoni sepse nuk do te hasni asnje pengese.

Gaforrja
Jeni te rrethuar me persona qe vleresojne mendimet tuaja dhe ju mbeshtesin. Megjithate eshte mire qe disa informacione sekrete ti mbani vetem per vete.

Luani
Do te provoni se ushqeni nje interes te vecante per dicka qe po diskutohet. Nje sere te rejash do tju tregojne se nuk keni gabuar ne zgjedhjen tuaj.

Virgjeresha
Eshte momenti I pershtatshem per te bere ndryshime dhe per te lene pas nje situate qe kufizonte shume lirine tuaj te veprimit. Mos prisni akoma.

Peshorja
Kujdes nga dikush qe po perpiqet te fute hundet ne punet tuaja. Ne keto momente nuk do te toleroni askend qe do tju prishe planet per te ardhmen.

Akrepi
Tashme jeni fare prane finishit dhe duhet te beni akoma nje sforcim te vogel per te arritur. Evitoni cdo shperqendrim te mundshem dhe do te fitoni.

Shigjetari
Keni nevoje te qendroni pak vetem per te vleresuar me mire ngjarjet e fundit. Do ti keni idete me te qarta dhe nuk do te hasni ne asnje pengese.

Bricjapi
Mos u tundoni nga eksperiencat e reja te kolegeve tuaj. Nuk mund te mbani persiper dicka qe do shume pergjegjesi. Pranoni pozicionin qe keni deri tani.

Ujori
Dhe pse nuk jeni shume te sigurt keni arritur te beni per vete nje person qe ushqen ndjenja te vecanta per ju. Sharmi juaj eshte nje aftesi qe ju ka ndihmuar gjithmone.

Peshqit
Mos I kushtoni shume vemendje ceshtjeve te te tjereve. Mbase keni gjera me interesante per te bere se sa te shqetesoheni pa shkak per probleme qe nuk iu perkasin.

The post Horoskopi 13 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on Albeu.com.

Franca kërkon largimin nga NATO?! Nënkryetarja e Asamblesë Kombëtare paraqet rezolutën: Fillojmë tërheqjen e kontrolluar nga Aleanca

By: M C
12 January 2026 at 23:45

Nënkryetarja e Asamblesë Kombëtare të Francës Clemence Goette paraqiti një rezolutë që bën thirrje për tërheqjen e vendit nga Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO).

“Kohët e fundit, çështja e pjesëmarrjes së Francës në NATO – një aleancë ushtarake e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara dhe që i shërben interesave të saj – është bërë më urgjente se kurrë. Po propozoj një rezolutë mbi tërheqjen e planifikuar nga NATO, duke filluar me tërheqjen e komandës së bashkuar”, shkroi deputeti në rrjetet sociale.

Clemence Goette, një përfaqësues i krahut të majtë, kritikoi gjithashtu veprimet e SHBA-së kundër Presidentit Venezuelan Nicolás Maduro dhe planet për të aneksuar Groenlandën, dhe shprehu pakënaqësi me mbështetjen e SHBA-së për Izraelin gjatë konfliktit në Rripin e Gazës.

Mbështetja për largimin nga NATO është në përputhje me qëndrimin e lëvizjes “Franca e Papërkulur”, e cila deklaroi në vitin 2022 se aleanca “duhet të ishte shpërbërë pas përfundimit të Luftës së Ftohtë”.

Më parë, kryeministrja daneze Mette Frederiksen shprehu gjithashtu shqetësim se NATO mund të pushojë së ekzistuari, duke komentuar deklaratat e qeverisë amerikane në lidhje me Groenlandën.

The post Franca kërkon largimin nga NATO?! Nënkryetarja e Asamblesë Kombëtare paraqet rezolutën: Fillojmë tërheqjen e kontrolluar nga Aleanca appeared first on Albeu.com.

Çfarë do të ndodh nesër në BBVA? Ledion Liço dhe Alketa Vejsiu shfaqen në krahë të njëri-tjetrit

By: M C
12 January 2026 at 23:02

Dy nga figurat më të njohura të televizionit shqiptar janë bërë së fundmi bashkë. Bëhet fjalë për Ledion Liçon dhe Alketa Vejsiun.

Ata kanë publikuar një story në rrjetet sociale, ku shfaqen së bashku, të buzëqeshur dhe në një atmosferë të ngrohtë miqësore.

Ky moment tregon qartë se, edhe pse përfaqësojnë dy prej mediave më të mëdha në vend, Top Channel dhe TV Klan, kjo nuk i pengon të ruajnë marrëdhënie të mira mes tyre.

Përmes një fotografie bardh e zi, ku Ledioni shfaqet duke qeshur, Alketa ka zbuluar se nesër do të jetë pjesë e spektaklit “Big Brother VIP”.

Në foton e publikuar në InstaStory, ajo shkruan: “Nesër Big Sister viziton Vëllain e Madh”.

The post Çfarë do të ndodh nesër në BBVA? Ledion Liço dhe Alketa Vejsiu shfaqen në krahë të njëri-tjetrit appeared first on Albeu.com.

Reali shkarkon trajnerin Xabi Alonso, në vendin e tij Alvaro Arbeloa

By: admin
12 January 2026 at 22:50

Real Madridi ka njoftuar shkarkimin e Xabi Alonsos pas humbjes së finales së Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës. Në vendin e tij është emëruar Alvaro Arbeloa, trajner i Real Madrid Castilla (skuadra e dytë) që nga qershori i 2025.

Deklaratë zyrtare e klubit: “Real Madrid C.F. njofton se, me marrëveshje mes palëve, është vendosur që Xab Alonso t’i japë fund karrierës së tij si trajner i ekipit të parë.

Xabi Alonso do të ketë gjithmonë dashurinë dhe admirimin e të gjithë tifozëve të Madridit sepse ai është një legjendë e Real Madridit dhe gjithmonë ka përfaqësuar vlerat e klubit tonë. Real Madridi do të jetë gjithmonë shtëpia e tij.

Klubi ynë falënderon Xabi Alonson dhe të gjithë ekipin e tij teknik për punën dhe përkushtimin e tyre gjatë kësaj kohe, dhe u uron atyre fat në këtë fazë të re të jetës së tyre”.

Ish-trajneri i Leverkusen paguan kështu për një pjesë të parë të sezonit me ulje e ngritje. Në La Liga, Blancos janë katër pikë prapa Barcelonës, e cila renditet në krye, por kanë fituar katër nga pesë ndeshjet e tyre të fundit. Po kalojnë gjithashtu një kohë të vështirë në Ligën e Kampionëve, duke marrë 12 pikë nga gjashtë ndeshje, falë katër fitoreve dhe dy humbjeve.

Pasi kanë pasur vështirësi në javët e fundit, si për shkak të rezultateve ashtu edhe për shkak të një menaxhimi jo të përsosur të ekipit, Xabi Alonso dhe Real Madrid kanë vendosur të ndahen. Megjithatë, për Blancos, është tashmë koha për të parë nga e ardhmja: të mërkurën, ata do të luajnë në Kupën e Mbretit jashtë fushe kundër Albacetes.

The post Reali shkarkon trajnerin Xabi Alonso, në vendin e tij Alvaro Arbeloa appeared first on Albeu.com.

“Në PD kanë hall derisa të ikësh, po ike të thërrasin edhe për bisedime”, Salianji i prerë: Nuk largohem nga PD!

By: M C
12 January 2026 at 22:41

Ervin Salianji, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, mohoi kategorikisht largimin nga Partia Demokratike, edhe pse Sali Berisha ka deklaruar se ai është “vetëpërjashtuar”. Salianji tha se do të qëndrojë në këtë parti dhe do të vijojë me lëvizjen e tij, e cila deri tani është përqafuar nga një numër i konsiderushëm i demokratëve.

Biseda:

Ylli Rakipi: Nervozizmi i PD është shumë i madh, derisa ti të dalësh nga radhët, pastaj ata edhe mund të të thërrasin për bisedime. Nëse ti nuk del nga radhët, Salianji, sa të jesh aty do të jenë me dhimbje koke për shkak të gjendjes që kanë. Tani, ti mund t’ua heqësh dhimbjen e kokës vetëm duke ikur dhe unë jam i sigurtë se do të lavdërojnë. Ti çfarë do të bësh, o zotëri, se Berisha ta ka hequr vizën. Po ta hoqi Berisha vizën, Flamurit të heq 5 viza, ka aty të tjerë që të heqin 13 viza, bile edhe drejtori i Komunikimit, Alfred Lela, që është aty për të komunikuar me të gjithë njerëzit, të heq vizën. Tani çfarë do të bësh ti zotëri?

Ervin Salianji: Unë nuk iki nga PD, do të jem në PD dhe mua nuk më bëjnë dot presion.

Ylli Rakipi: Po ti je vetëpërjashtuar..

Ervin Salianji: As trysni, as joshje. Unë mendoj se PD duhet të arrijë në nivelin që kërkon shoqëria shqiptare që kërkon një opozitë me format tjetër, qoftë në komunikim, qoftë në përfaqësim dhe mënyrën se si duhet të ndërtojë kartën morale në çdo gjë përballë qeverisë. Unë kam ardhur për shkak të kontributit në politikë. Kam fituar gara, jam përplasur, më kanë vjedhur ca gara të tjera në 2014. Unë s’kam pyetur për Edi Ramën, jo për dikë që merr leje nga Edi Rama…

The post “Në PD kanë hall derisa të ikësh, po ike të thërrasin edhe për bisedime”, Salianji i prerë: Nuk largohem nga PD! appeared first on Albeu.com.

Blero kurorëzon sonte martesën e tij të tretë!

By: M C
12 January 2026 at 22:34

Këngëtari i njohur Blero po shënon një kapitull të ri në jetën personale, duke kurorëzuar sonte martesën e tij të tretë me partneren Eronita.

Ceremonia, e organizuar në një restorant të njohur dasmash, mbahet në një atmosferë private, ku prania është e rezervuar vetëm për familjarët dhe miqtë më të afërt.

Çifti ka vendosur të shmangë ekspozimin e mediave dhe syve të publikut, duke vlerësuar intimitetin dhe momentin familjar të këtij eventi të rëndësishëm.

Burime nga afër të çiftit bëjnë të ditur se atmosfera do të jetë e ngrohtë dhe festive, duke reflektuar lidhjen e veçantë mes tyre.

Martesa e Bleros shënon një fillim të ri, pas dy eksperiencave të mëparshme.

Këngëtari ka qenë i martuar më parë me aktoren Teuta Krasniqi, me të cilën ka një vajzë, Tarën.

Martesa e tij e dytë me Afrona Dikën përfundoi me divorc, duke lënë pas një kapitull të përfunduar.

Sonte, Blero dhe Eronita do të ndajnë një moment të veçantë vetëm me njerëzit më të dashur, duke krijuar kujtime që do të mbeten të paharrueshme. Pas përfundimit të ceremonisë dhe festës, detaje të tjera nga dasma dhe pamjet e eventit pritet të bëhen publike, duke ofruar një pasqyrë më të plotë të këtij momenti të rëndësishëm.

Për artistin, kjo martesë nuk është vetëm një ceremoni, por edhe një fillim i ri dhe një kapitull i ri personal që i sjell lumturi dhe përkushtim në jetën private.

The post Blero kurorëzon sonte martesën e tij të tretë! appeared first on Albeu.com.

EDITORIAL / SPAK bën gati prangat, Balluku vazhdon shfaqjet publike

By: admin
12 January 2026 at 22:28

nga Albeu.com

Ndërkohë që Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i ka bërë zyrtarisht kërkesë Kuvendit për heqjen e imunitetit dhe autorizimin për arrestimin e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për akuza të rënda për shkelje të barazisë në procedurat e tenderëve publikë, përfshirë projektin e tunelit të Llogarasë dhe segmentet e Unazës së Madhe, ajo vazhdon sërish të shfaqet në evente publike, herë me çizme e herë me taka, sikur asgjë nuk ka ndodhur. Ajo sot ka marrë pjesë në ceremoninë e prezantimit të parkut eolik të Tropojës.

Ky akt nuk është vetëm një pjesëmarrje në një aktivitet zhvillimor — është një shfaqje politike në mes të një hetimi penal për një skandal të madh dhe një procesi që mund të çojë në heqjen e imunitetit të saj si deputete, që pritet të shqyrtohet nga Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin më 28 janar.

Sfidimi i drejtësisë me aksione publike si kjo e parkut eolik në Tropojë nuk ndihmon transparencën apo qeverisjen e hapur, por një tentativë për të rikthyer normalitet politik në funksione që janë nën “thikë” ligjore. Ndërkohë që SPAK ka evidentuar dyshime serioze rreth shkeljeve të procedurave të prokurimit, dhe kjo çështje është në fazë përcaktimi nga organet parlamentare dhe gjyqësore, pjesëmarrja në aktivitete të tilla jep mesazhe mospërfilljeje ndaj Drejtësisë dhe përcjell në popull mesazhin se shkeljet penale nuk kanë pasoja reale kur bëhet fjalë për elitat politike.

Në një demokraci funksionale, zyrtarët nën hetim serioz duhet të shmangin shfaqjet publike që duken si kultivim imazhi politik, veçanërisht kur legjitimiteti i tyre për të ushtruar funksionet publike është në diskutim. Pjesëmarrja e Ballukut në eventin e Tropojës ndërkohë që procedurat për heqjen e imunitetit vijojnë të shtyhen, krijon përshtypjen e një sistemi ku llogaridhënia është vetëm për qytetarët e zakonshëm — jo për ata në pushtet.

Shfaqje të këtilla zhvendosin vëmendjen nga debati substancial për drejtësinë dhe funksionimin e shtetit të së drejtës, duke krijuar një teatër politik ku zyrtarët vazhdojnë “si gjithmonë” edhe kur janë nën hetim penal. Ndërkohë që vendi pret nga institucionet të sqarojnë përgjegjësitë e individëve — qofshin ata ministra apo deputetë — shfaqjet publike si kjo nuk i shërbejnë askujt përveç riciklimit të imazhit publik të të pandehurve.

Në fund, çështja nuk është vetëm për Ballukun — është për standardet e qeverisjes dhe fuqinë e drejtësisë së pavarur për të nxjerrë përpara ligjit edhe ata që janë më lart në piramidën politike. Nëse kjo mungon, atëherë çdo park eolik apo investim tjetër, sado i madh apo i vlefshëm, do të shërbejë vetëm si dekor i një sistemi ku mbrojtja e pushtetit rëndon mbi drejtësinë.

The post EDITORIAL / SPAK bën gati prangat, Balluku vazhdon shfaqjet publike appeared first on Albeu.com.

Stuhia e akullit mbyll shkollat, anulon fluturimet dhe paralizon hekurudhat në Gjermani

By: M C
12 January 2026 at 22:15

Shiu i ngrirë ka krijuar kushte të rrezikshme akulli sot në të gjithë Gjermaninë perëndimore, duke detyruar anulimin e mbi 100 fluturimeve në aeroportin e Frankfurtit dhe mbylljen e shkollave në disa shtete, ndërsa autoritetet paralajmëruan për kushte udhëtimi kërcënuese për jetën.

Shërbimi Meteorologjik Gjerman lëshoi ​​nivelin e dytë më të lartë të paralajmërimit për pjesë të mëdha të vendit ndërsa stuhia “Gunda” solli shi që ngriu në kontakt me sipërfaqet e ftohta të tokës, duke krijuar atë që meteorologët e përshkruan si emergjencë të përhapur akulli.

Shërbimi Meteorologjik rekomandoi që shoferët të shmangin udhëtimin nëse është e mundur, por nëse është e nevojshme, të furnizohen plotësisht me karburant dhe të mbajnë batanije dhe pije të ngrohta në rast emergjence.

Shkollat ​​mbetën të mbyllura sot në North Rhine-Westphalia, Saksonia e Poshtme dhe Bremen. Nxënësit kaluan në mësim në distancë në vend që të merrnin një ditë pushim.

“Kjo nuk është festë shkollore”, tha ministrja e Arsimit e North Rhine-Westphalia, Dorothee Feller, për transmetuesin publik WDR. Ajo shpjegoi se klasat thjesht kanë kaluar në mësim në distancë në mënyrë që askush të mos lëndohet në atë që mund të ishte një rrugë e rrezikshme për në shkollë.

Disa autostrada në North Rhine-Westphalia, Rhineland-Palatinate dhe Hessen përjetuan ngadalësime të mëdha sot në mëngjes ndërsa udhëtarët hasën në rrugë të akullta. Aksidente të shumta u raportuan në rajonin Sauerland.

Shërbimet hekurudhore u përballën me ndërprerje të mëdha në të gjithë vendin.

Operatori kombëtar hekurudhor i Gjermanisë, Deutsche Bahn uli shpejtësinë në disa rrugë, përfshirë lidhjet midis Hannoverit dhe Frankfurtit, Wolfsburgut dhe Berlinit si dhe Këlnit dhe Frankfurtit.

Aeroporti i Frankfurtit, një nga qendrat më të ngarkuara të Evropës, anuloi 102 nga 1.052 fluturime të planifikuara për sot. Një zëdhënës i Fraport-it sugjeroi se numri i anulimeve mund të rritet ndërsa kushtet e motit kanë vazhduar të përkeqësohen gjatë gjithë ditës.

Pasagjerëve u është kërkuar të verifikojnë statusin e fluturimit të tyre para se të nisen për në aeroport dhe të lejojnë kohë shtesë udhëtimi për shkak të kushteve të motit. Aeroporti rekomandoi mbërritjen të paktën tre orë para nisjeve të planifikuara.

The post Stuhia e akullit mbyll shkollat, anulon fluturimet dhe paralizon hekurudhat në Gjermani appeared first on Albeu.com.

“Asnjë negociatë për post në PD”/ Salianji: Shpikën vetëpërjashtimin se s’më largojnë dot

By: M C
12 January 2026 at 22:04

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka deklaruar se nuk do të hy në asnjë negociate për ndonjë pozicion në PD. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Salianji u shpreh se PD duhet të ndryshojë. Ai tha se ata shpikën vetëpërjashtimin se nuk e largonin dot.

Ish-deputeti i PD, tha se ka dy rrugë se si mund të ikë një qeveri. Ose me një opozitë që frymëzon njerëzit dhe paralizojnë jetën e një vendi duke dalë në shesh, ndërsa rruga tjetër është me votë. Në fund, Salianji tha se nesë duan të mundet Rama, duhet që PD duhet të bashkojë të gjithë pjesët e saj.

“Unë si hyj asnjë negociate për ndonjë pozicion në PD. Nuk kam hyrë në një betejë që po marr baltë dhe po shpenzoj kohën time për të marrë një funksion dhe të mbetet PD siç është. PD duhet të ndryshojë dhe duhet të vendosim rregullat bazë se si funksionon. U vendosën disa rregulla, lejimi i fraksioneve.

Statuti i PD sot është tashmë i demokratizuar në letër, lejon mendimin ndryshe, është hequr përjashtimi. Më përpara lejohej përjashtimi, prandaj e shpiku termin vetëpërjashtimi se nuk të përjashtojnë dot nga PD më. Ishte ideja që do zgjidhen me Primare deputetët. Këto shqetësime sot, kanë qenë para 4 vitesh. U hodhën në letër dhe nuk u zbatuan. Këta me mijëra njerëz dhe më pas thonë se e organizojnë sytë e vet të këtyre. Ka dy rrugë se si mund të ikë një qeveri, ose me një opozitë që frymëzon njerëzit dhe paralizojnë jetën e një vendi duke dalë në shesh.

Dhe rruga tjetër është me votë. Të thuash të tjerat është gabim. Që të mundim Ramën duhet të përmirësojmë PD. PD duhet të bashkojë të gjithë pjesët e saj. PD ka larguar dhe i turret çdo njeriu që mendon ndryshe. Kur më shpall PD mua armik kur kam mbështetje në njerëz, imagjino se çfarë bëjnë me të tjerët që mendojnë ndryshe.”, tha ish deputeti.

The post “Asnjë negociatë për post në PD”/ Salianji: Shpikën vetëpërjashtimin se s’më largojnë dot appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 12 January 2026Albeu

“Kandidatët për bashkinë duhen nxjerrë një vit para”/ Salianji: Demokratët nuk i pyet njeri! Është shkatërruar meritokracia në PD, ka arrogancë si te PS-ja

By: M C
12 January 2026 at 21:37

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka rrëfyer problematikat që po kalojnë demokratët në bazë. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Salianji u shpreh se njerëzit e PD në bazë janë të pakënaqur me qeverinë, por po aq edhe me lidershipin e PD-së, sepse janë arrogantë.

“Janë takime që i bëj vetë. Unë shkoj një ditë para, diskutoj me ta, pyes si e mendojnë. Por ata sot nuk i pyet asnjeri, duket sikur i kanë punëtorë. Marrin një mandat dhe ikin. Nuk përballen me askënd. Pakënaqësinë e kanë me të gjithë se PD nuk bëhet kështu. E tregojnë votat. Ne nuk bëjmë një mandat deputeti me votat që u morën. Ne kemi nxjerrë më parë 7-8 deputetë në ato zona.

Njerëzit janë të pakënaqur me qeverinë, por thonë se nuk duan që të vijë dikush që nuk na pyet në shtëpinë tonë, me të njëjtën arrogancë si PS. Janë pa punë, marrin gjoba nga tatimet, nga policia dhe janë të shmangur. Dhe kur vjen puna për deputetë, vijnë njerëz që nuk i njohin fare. Është shkatërruar meritokracia në PD. Le të bëhen me primare. Nga ana tjetër ndryshe thonë paradite ndryshe pasditeve, si për SPAK-un dhe për SHBA-të. Kandidatët për bashkinë duhen nxjerrë një vit para,” Ervin Salianji.

The post “Kandidatët për bashkinë duhen nxjerrë një vit para”/ Salianji: Demokratët nuk i pyet njeri! Është shkatërruar meritokracia në PD, ka arrogancë si te PS-ja appeared first on Albeu.com.

Adriatik Lapaj njofton protestën e rradhës: Nëse ne bëhemi të githë bashkë ata e kanë të pamundur të na thyejnë

By: M C
12 January 2026 at 21:14

Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka njoftuar protestën e tij në rradhës. Ai tha se protesta do të zhvillohet në datën 17 janar në orën 18:00. Përmes një video të postuar në rrjetin e tij social Facebook, Lapaj iu bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në protestën e tij para Kryeministrisë.

Lapaj tha se nëse të githë janë bashkë të tjerët e kanë të pamundur t’i thyejnë. Kreu i Shqipëria Bëhet iu bëri thirrje të gjithë studentëve, emigrantëve, fermerëve dhe të gjithë personave të cilët janë përballur me korrupsionin të marrin pjesë në protestë.

“Në datën 17 janar në orën 18:00, ditën e shtunë masivisht duhet të bashkohemi përballë zyrës së Edi Ramës dhe qeverisë më të korruptuar të Europës. Sepse ata, kur jemi veç e veç na thyejnë. Nëse ti je një student që nuk e gjen të drejtën dhe emigron, duhet të bashkohesh. Nëse ti je një person që ke probleme me shëndetin dhe nuk e merr trajtimin e duhur, duhet të bashkohesh. Nëse ti je një fermer që përmbytesh dhe nuk ke marrë dëmshpërblim, duhet të bashkohesh.

Nëse je ish pronar që nuk e ke marrë të drejtën e pronës, duhet të bashkohesh. Nëse ti je një familje e re që nuk mund të blesh një apartament prej çmimeve të shtrenjta, duhet të bashkohesh Nëse ke hapur një biznes të ri dhe tatimorët nuk të lënë rehat, duhet të bashkohesh. Nëse je një qytetar që përballesh me mungesën e cilësisë së ushqimeve në këtë vend, duhet të bashkohesh. Nëse ti je përballur me korrupsionin, duhet të bashkohesh, sepse nëse ne bëhemi të githë bashkë ata e kanë të pamundur të na thyejnë” tha Lapaj në një video sociale.

The post Adriatik Lapaj njofton protestën e rradhës: Nëse ne bëhemi të githë bashkë ata e kanë të pamundur të na thyejnë appeared first on Albeu.com.

Riktheu Veliajn në detyrë, zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese: U cenua parimi i autonomisë vendore, nuk u analizua shkaku i mungesës për 3 muaj

By: M C
12 January 2026 at 20:39

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin e plotë në lidhje me rikthimin në detyrë të Erion Veliajt si kryetar i bashkisë së Tiranës. Gjykata u shpreh më 3 nëntor pak ditë pas seancës publike, ku i pranishëm ishte edhe vetë kryetari i bashkisë si dhe përfaqësues të qeverisë dhe presidencës.

Kushtetuesja vendosi me shumicë votash 5 me 3 në favor të rrëzimit të vendimit të Qeverisë, e cila kishte miratuar shkarkimin e kryebashkiakut pas propozimit të bërë nga Këshilli Bashkiak i Tiranës dhe dekretit të presidentit Bajram Begaj për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në kryeqytet.

Gjykata argumenton se vendimi për shkarkimin e Veliajt është rrjedhojë e një procesi të parregullt ligjor, që ka cënuar parimin e autonomisë vendore.

Sipas Kushtetueses, neni 62 i Ligjit të Qeverisjes Vendore nuk mund të përdoret si bazë ligjore për shkarkimin nga detyra, dhe se është Kushtetuta ( Neni 115) ajo që e përcakton qartë këtë dispozitë. Sipas Gjykatës, “nuk mund të ekzistojnë dy lloje të shkarkimit të organit të zgjedhur vendor, ai “ligjor” dhe “kushtetues””.

“Gjykata thekson se është ajo (Kushtetuta) që ka kompetencën për të kontrolluar vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e organit të zgjedhur drejtpërdrejt, bazueshmëria në Kushtetutë dhe ligj e të cilit vlerësohet vetëm prej saj, si autoriteti i cili thotë fjalën e fundit. Për rrjedhojë, parashikimet e bëra në Ligjin për Qeverisjen Vendore nuk mund të interpretohen dhe të zbatohen si mekanizma që lejojnë shmangien ose rrudhjen e mbrojtjes kushtetuese të organit të qeverisjes vendore, pasi ligji nuk mund të ketë epërsi ndaj Kushtetutës.”, thuhet në vendimin e zbardhur.

DOKUMENTI

The post Riktheu Veliajn në detyrë, zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese: U cenua parimi i autonomisë vendore, nuk u analizua shkaku i mungesës për 3 muaj appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Endri thyen për herë të parë heshtjen për Benitën

By: M C
12 January 2026 at 20:28

Pas një romance që ka zgjatur plot pesë vite, ka ardhur më në fund reagimi i parë publik nga Endri, (ish)partneri i Benitës, e cila aktualisht po përjeton eksperiencën e saj brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova. Edhe pse deri tani kishte zgjedhur heshtjen totale, duket se emocionet dhe zhvillimet e fundit e kanë shtyrë Endrin të japë një sinjal të qartë për publikun.

Ky reagim vjen vetëm pak ditë pasi Prive By Liberta Spahiu konfirmoi ekskluzivisht identitetin e tij, duke zbuluar emrin e partnerit misterioz që Benita kishte mbajtur larg vëmendjes mediatike. Një zbulim që ndezi rrjetin dhe rriti ndjeshëm interesin e publikut për historinë e tyre.

Endri ka zgjedhur një mënyrë diskrete, por shumë domethënëse për të reaguar: një “like” në rrjetet sociale. Komenti që mori miratimin e tij ishte i shkurtër, por mjaft i fortë emocionalisht: “Qoja Benitës nji dron” – një thirrje e fansave për një gjest romantik që do të trondiste qiellin e shtëpisë së BBVK.

Ky veprim nuk duket aspak i rastësishëm. Vetëm një ditë më parë, Benita preku zemrat e publikut kur shpërtheu në lot pasi dëgjoi një këngë të lidhur me Endrin. Mes emocioneve, ajo rrëfeu mallin e madh dhe dashurinë që ende ndjen për të, duke lënë të kuptohet se ndjenjat nuk janë shuar.

Tashmë, të gjithë sytë janë nga Endri dhe nga qielli mbi shtëpinë më të famshme në Kosovë. A do ta kthejë ai këtë “like” në një gjest të madh dashurie? A do të fluturojë vërtet droni i shumëpërfolur? Publiku pret me padurim kapitullin e radhës të kësaj historie që po mbërthen emocionet e të gjithëve.

The post FOTO/ Endri thyen për herë të parë heshtjen për Benitën appeared first on Albeu.com.

Komisioneri i BE-së: Marrja e Groenlandës nga ushtria amerikane do të ishte fundi i NATO-s

By: M C
12 January 2026 at 20:06

Do të ishte fundi i NATO-s nëse SHBA-ja do të merrte kontrollin e Groenlandës me forcë dhe shtetet anëtare të Bashkimit Evropian do të ishin të detyruara t’i vinin në ndihmë Danimarkës nëse ajo përballej me agresion ushtarak, tha sot komisioneri i BE-së për Mbrojtjen dhe Hapësirën, Andrius Kubilius, sipas “Reuters”.

Trump tha se SHBA-ja duhej të zotëronte Groenlandën, një pjesë autonome e Mbretërisë së Danimarkës, për të parandaluar Rusinë ose Kinën të pushtojnë territorin e Arktikut – një vend strategjik dhe të pasur me minerale, duke argumentuar se prania ushtarake amerikane në ishull nuk ishte e mjaftueshme.

Si Groenlanda ashtu edhe Danimarka thanë se Groenlanda nuk është në shitje, por Trump nuk e ka përjashtuar marrjen e saj me forcë.

“Pajtohem me kryeministren daneze, Mette Frederiksen se do të jetë fundi i NATO-s”, tha komisioneri i BE-së, Andrius Kubilius në një konferencë për sigurinë në Suedi.

Kubilius tha gjithashtu se neni 42.7 i Traktatit të Bashkimit Evropian i detyronte shtetet anëtare të vendoseshin në ndihmë të Danimarkës nëse përballeshin me agresion ushtarak.

“Do të varet shumë nga Danimarka, se si ajo do të reagojë, por padyshim që ekziston një detyrim i shteteve anëtare për të kërkuar ndihmë të ndërsjellë nëse një shtet tjetër anëtar përballet me një agresion ushtarak”, tha ai.

The post Komisioneri i BE-së: Marrja e Groenlandës nga ushtria amerikane do të ishte fundi i NATO-s appeared first on Albeu.com.

Stelina e kishte parë videon e Keijsit dhe Inës?! Françeska Murati e nxjerr zbuluar

By: M C
12 January 2026 at 19:49

Një zhvillim i papritur pas Prime-t të fundit të “Big Brother VIP” ka ngritur pikëpyetje të forta mbi sinqeritetin e Stelinës, duke trazuar jo vetëm shtëpinë, por edhe opinionin publik jashtë saj.

Gjatë spektaklit, Stelina u përball me një nga momentet më vendimtare të lojës, teksa hapi “Kutinë e Pandorës”, e cila përmbante një të mirë dhe një të keqe. Ana pozitive ishte shfaqja e një videoje komprometuese ku Keijsi shihej duke u puthur me Inën, një klip që supozohej t’i jepte asaj qartësi mbi situatën sentimentale. Ndërsa ana negative ishte përballja e drejtpërdrejtë në lojë me Inën.

Pas shfaqjes së videos, Stelina deklaroi para publikut se e kishte pasur një parandjenjë për atë që po ndodhte, por theksoi se deri në atë moment “nuk e kishte parë me sytë e saj” skenën në fjalë. Pikërisht kjo deklaratë ka vënë në lëvizje reagimin e fortë të opinionistes së “Fan Club”, Françeska Murati.

Përmes disa postimeve në Instastory, Françeska publikoi biseda private me Stelinën, të cilat datojnë para hyrjes së saj në shtëpinë e BBVIP. Në mesazhet e 29 dhjetorit, Françeska i kishte dërguar Stelinës pikërisht videon e Keijsit dhe Inës, duke e mbështetur emocionalisht. Përgjigjja e Stelinës ishte e prerë: “E kam parë. Faleminderit”.

Ky fakt bie ndesh drejtpërdrejt me deklaratën e saj gjatë Prime-t, duke hedhur dyshime se reagimi i Stelinës ishte pjesë e një strategjie loje. Françeska e shoqëroi publikimin me një mesazh thumbues: “Loja të bëjnë me njëri-tjetrin, po jo me ne”, duke lënë të kuptohet se publiku është mashtruar.

Tashmë, rrjetet sociale janë ndezur dhe pyetja kryesore mbetet: a ishte vërtet e papritur për Stelinën ajo video, apo gjithçka ishte thjesht një akt i menduar mirë për kamerat?

The post Stelina e kishte parë videon e Keijsit dhe Inës?! Françeska Murati e nxjerr zbuluar appeared first on Albeu.com.

“Ti do Selin, ke rënë në dashuri”/ Miri u PËRGJIGJET banorëve: Dua krevatin, lekët…

By: D Marku
12 January 2026 at 19:40

Për herë të parë, banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP 5” janë përballur me Mirin në lidhje me raportin e tij me Selin.

Mateo iu drejtua këngëtarit duke i thënë se ka rënë në dashuri me Selin dhe i ka dalë situata nga kontrolli.

Nga ana tjetër Miri i përgjigjet duke i thënë se ‘është xheloz për gjithçka në shtëpi që do ai’.

“Të dhemb? Dua Lore, dua Selin, dua krevatin, dua lekët, dua Big Brother, i dua të gjitha”.

Miri: Fytyra jote më e bukur ma

Mateo: Ku ke fytyrë ti, e ke shpirtin e zi

Miri: Unë e kam një fytyrë të paktën, keq po e kam, ti nuk ke fare, ti je në autobus.

Mateo: E kam parë se je xheloz

Miri: Unë bëhem xheloz për gjithçka në shtëpi që e dua unë

Mateo: E do atë domethënë? E the që e dashke? E pranove

Miri: Për gjithçka që dua unë. Bëhem xheloz për gjithçka që dua unë

Mateo: E do pra? Të lumtë, të paktën e pranove

Miri: Të dhemb? Dua Lore, dua Selin, dua krevatin, dua lekët, dua Big Brother, i dua të gjitha

Mateo: Ti do Selin, ti ke rënë në dashuri këtu brenda, të ka dalë situata nga kontrolli

Mateo: Aaa, ça lidhje ka, domethënë qenka se ke rënë në dashuri? Deliron sa herë shikon atë

Miri: Unë bëhem xheloz për çdo gjë se dua Big Brother.

The post “Ti do Selin, ke rënë në dashuri”/ Miri u PËRGJIGJET banorëve: Dua krevatin, lekët… appeared first on Albeu.com.

Aksident në Kavajë/ Makina përplaset me mjetin e parkuar, plagoset drejtuesi

By: M C
12 January 2026 at 19:37

Një aksident ka ndodhur rreth orës 18:00, në bulevardin kryesor të qytetit të Kavajës. Bëhet me dije se në aksident janë përfshirë dy automjete tip “Golf”. Njëri nga drejtuesit e mjetit ka humbur vëmendjen dhe si pasojë është përplasur me një tjetër automjet të parkuar.

Pas përplasjes, automjeti është përmbysur në mes të rrugës, duke shkaktuar panik te qytetarët, pasi zona ku ndodhi aksidenti është një nga segmentet më të frekuentuara të qytetit.

Drejtuesi i mjetit është transportuar fillimisht në spitalin e Kavajës për ndihmën e parë mjekësore dhe më pas është dërguar drejt spitalit të Durrësit për një trajtim më të specializuar. Gjithashtu grupi hetimor po heton shkaqet e plota të aksidentit.

The post Aksident në Kavajë/ Makina përplaset me mjetin e parkuar, plagoset drejtuesi appeared first on Albeu.com.

Chalamet mposht DiCaprion në Golden Globe Awards

By: D Marku
12 January 2026 at 19:36

Aktori Timothée Chalamet ishte ndër fituesit kryesorë të ceremonisë së këtij viti të Golden Globe Awards, ku u nderua me çmimin për aktorin më të mirë në një film muzikor ose komedi për rolin e tij në filmin Marty Supreme.

Chalamet fitoi çmimin duke lënë pas emra të njohur të kinemasë si Leonardo DiCaprio dhe George Clooney. Ndërkohë, filmi One Battle After Another, me protagonist DiCaprion, rezultoi më i vlerësuari i mbrëmjes, duke fituar katër çmime, përfshirë filmin më të mirë muzikor ose komedi dhe regjinë më të mirë.

Aktorja irlandeze Jessie Buckley u shpall aktorja më e mirë në rol kryesor në dramë për filmin Hamnet, i cili surprizoi gjithashtu duke fituar çmimin për filmin më të mirë dramatik.

The post Chalamet mposht DiCaprion në Golden Globe Awards appeared first on Albeu.com.

Përfshihet nga flakët automjeti në autostradën Milot–Mamurras, shpëton mrekullisht shoferi

By: M C
12 January 2026 at 19:30

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme, teksa ishte në lëvizje në autostradën Milot–Mamurras.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë në kohë nga automjeti dhe fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse të Kurbinit, por pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, automjeti është djegur plotësisht.

Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndij elektrike në sistemin motorik, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes po hetohen nga autoritetet përkatëse.

The post Përfshihet nga flakët automjeti në autostradën Milot–Mamurras, shpëton mrekullisht shoferi appeared first on Albeu.com.

Gruaja e Labinot Rexhës hyn në BBVK, sqaron thashethemet për lidhjen me serben

By: D Marku
12 January 2026 at 19:14

Spektakli i sotëm i Big Brother VIP Kosova 4 pritet të jetë tejet emocionues dhe plot surpriza për publiku. Në shtëpinë më të famshme në vend do të hyjë bashkëshortja e Labinot Rexhës, e cila do të ketë rastin të sqarojë publikisht thashethemet që qarkullojnë për artistin.

Sipas mediave, Labinoti është përfolur për një lidhje të supozuar me një serbe, me të cilën thuhet se ka edhe një fëmijë. Ndërkohë, publiku do të ketë mundësinë të dëgjojë rrëfimin e saj emocional, i cili pritet të pushtojë të gjitha platformat sociale dhe të sjellë një tjetër dimension të jetës private të artistit në sy të të gjithëve.

Përveç kësaj, spektatori do të ketë mundësi të ndjekë edhe dinamika të tjera brenda shtëpisë, si momentet mes Albës dhe Limit, të cilat gjithashtu priten me shumë interes. Lidhjet, intrigat dhe emocioni do të jenë në qendër të vëmendjes, duke bërë që nata e sotme të jetë një nga më të komentuarat.

Spektakli premton të sjellë zbulime surprizë, debate të forta dhe momente emocionuese, ndërsa banorët e BBVK 4 do të ballafaqohen me situata të paparashikueshme dhe të diskutueshme. Publiku mbetet i zhytur në pritje për të parë se si do të reagojë bashkëshortja e Labinot Rexhës dhe si do të ndikojë kjo në dinamikën e shtëpisë.

Me emocione, të papritura dhe rrëfime personale, BBVK 4 vazhdon të mbajë audiencën të lidhur pas ekranit, duke bërë që çdo natë të jetë e paparashikueshme.

The post Gruaja e Labinot Rexhës hyn në BBVK, sqaron thashethemet për lidhjen me serben appeared first on Albeu.com.

❌
❌