Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 December 2025Albeu

“Jep dorëheqjen”, Deputetët e PD ‘marshojnë’ në Surrel: Rama ka vjedhur paratë e qytetarëve me Ergys Agasin dhe Lubinë

By: M C
27 December 2025 at 20:53

Deputetët demokratë Klevis Balliu, Besart Xhaferri, Elda Hoti dhe anëtarët e FRPD zhvilluan një protestë në Surrel, ku ndodhet edhe shtëpia e kryeministrit Edi Rama.

Me pishtarë në duar, në shenjë simbolike ‘flaka e shpresës do t’i vë zjarrin narkoshtetit,’ ata bënë thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe i kërkuan të përballet me drejtësinë për akuzat për korrupsion.

Balliu deklaroi se nëse Rama nuk jep dorëheqjen, qëndrestarët që dolën më 22 dhjetor në bulevard do të zhvendosen në Surrel.

‘Edvin, ke shpërngulur 1.2 milion shqiptarë nga vendi i tyre. Ke vjedhur paratë e qytetarëve bashkë me Ergys Agasin dhe Lubinë tënde.

Ia ke dorëzuar policinë krimit të organizuar dhe je përgjegjësi kryesor për cenimin e sigurisë së jetës së shqiptarëve, largimin e të rinjve dhe varfërimin e çdo familjeje shqiptare.

Jep dorëheqjen dhe përballu me drejtësinë. Në të kundërt, shqiptarët do të të çojnë vetë para drejtësisë’, tha Balliu.

The post “Jep dorëheqjen”, Deputetët e PD ‘marshojnë’ në Surrel: Rama ka vjedhur paratë e qytetarëve me Ergys Agasin dhe Lubinë appeared first on Albeu.com.

Vrenozi i tregon përshtypjet e tij Mirit: Ti je lojtar “me laps”, Stine nuk ka “laps”

By: M C
27 December 2025 at 20:39

Ilir Vrenozi në një bisedë me Mirin brenda shtëpisë i ka treguar përshtypjet e tij mbi të dhe e ka krahasur me banorin tjetër, Stine.
Vrenozi e ka cilësuar Mirin si një strateg, duke i thënë që i përllogarit lëvizjet e tij në lojë “me laps”.

“Ishte një suprizë që ti të ishe këtu. Jeni të dy secili në mënyrën e tij.

Danoça. Jeni popullor… Çfarë kam vënë re unë se ti je lojtar me laps. Por Stine nuk ka laps, ti ke laps”- i tha Vrenozi Mirit.

The post Vrenozi i tregon përshtypjet e tij Mirit: Ti je lojtar “me laps”, Stine nuk ka “laps” appeared first on Albeu.com.

Berisha për Salianjin: Kanë kaluar vijat e kuqe, ata janë të pakët! S’na merr dot kush nëpër këmbë, s’ua kemi borxh

By: M C
27 December 2025 at 20:04

Një nga temat e bashkëbiseduara në Foltoren e kryetarit të PD-së Sali Berisha në Korçë, ishte edhe ajo e zërave kundër në parti dhe veçanërisht lëvizja e Ervin Salianjit.

Në diskutimet nga fundi i takimit, një prej qytetarëve të pranishëm në sallë e këshilloi kryedemokratin që të kishte kujdes nga “njerëzit që mban pas vetes”.

Edhe të tjerë më herët kritikuan lëvizjen e Salianjit me qëllim dëmtimin e partisë, sikurse edhe disa zërave të tjerë kundër PD-së që kanë dalë në media.

Berisha i vuri në dijeni mbështetësit se është në dijeni të të gjithë situatës, ka informacionin e nevojshëm dhe konstatoi se ata “kanë kaluar vijat e kuqe” dhe se “po dëmtojmë partinë”.

“I kemi këta, ne pranojmë kritika, i dëgjojmë demokratët, i pranojmë. Ama ka disa që kanë kaluar vijat e kuqe. Nuk na merr dot ne kush nëpër këmbë, ka rregulla. Ne mblidhemi të gjithë bashkë, shkëmbejmë mendime, e patë ju, thotë gjithato, por këtu nuk thotë asnjë fjalë. Ndiq interesin tënd ndryshe, ne jemi parti e hapur, i themi hapur gjërat”, u shpreh ai.

Kreu i selisë blu shpjegoi se opozita ka vetëm interesat e lirisë dhe dinjitetit dhe se askush nuk mund ta marrë peng.

Ai i cilësoi zërat kundër jo vetëm të pakët, por edhe si njerëz që kanë “bizneset dhe interesat e tyre të rregullta”, që mund t’i ndjekin ato, por pa dëmtuar PD-në.

“Kjo opozitë nuk ka interesa të tjera veç lirisë dhe dinjitetit që të na e marrë ndokush peng. Ne e kuptojmë, secili mund të bëjë biznesin e vetë, mund të ketë kontratat e tij të rregullta, e kuptoj, dakord, por të na tërheqë ne, gabon rëndë, e kjo nuk mund të ndodhë kundër. Nuk u ka borxh partia atyre, do ju informoj. Unë i lexoj ato, ti ishe në listë, aq vota more për partinë. Të shprehësh problemet jam dakord, por brenda partisë, por t’i del e flet, kjo s’mund të ndodh. Por këta janë të paktë, ju siguroj”, nënvizoi ai.

Në fund, duke nënkuptuar se këta zëra i bënin shërbim Ramës dhe qeverisë së tij, ai shprehu bindjen se sikurse triumfoi me “Foltoren 1”, po fiton edhe me këtë Foltore të radhës, ku dëgjon zërin e demokratëve brenda partisë.

The post Berisha për Salianjin: Kanë kaluar vijat e kuqe, ata janë të pakët! S’na merr dot kush nëpër këmbë, s’ua kemi borxh appeared first on Albeu.com.

Qytetari-Salianjit në Shkodër: Erdha për ty këtu, nuk do vija as për Berishën apo Ramën! Nuk jam partiak, koha për t’ia lënë drejtimin të rinjve

By: M C
27 December 2025 at 19:45

Në fund të takimit të Ervin Salianjit, një qytetar u ngjit në podium dhe shpjegoi se pse ndodhej në këtë takim.

qyttariii

Ad

Suchen Sie nach einem Krankenpflegeabschluss
Yahoo Search
Ai theksoi se prej 3 dekadash jetonte në SHBA dhe se i ishte bashkuar takimit kur kishte mësuar se aty ndodhej ish-deputeti demokrat dhe salla ishte mbushur nga të rinj.

Ai tha se nuk do ta bënte një gjë të tillë as për Berishën dhe as për Ramën, ndonëse sqaroi se nuk ishte partiak.

Qytetari: Jetoj prej 30 vitesh në SHBA, vij nga një familje e persekutuar. Nuk jam partiak. Kur pashë gjithë këtë rini duke hyrë këtu, erdha kur mora vesh që je ti (i drejtohet Salianjit), s’do vija as për Ramën, as për Berishën. Nuk jam partiak, jam kombëtar, dua Shqipërinë dhe shqiptarët. Në SHBA i kam pritur Berishën, Ramën, Lulzim Bashën, Voltana Ademin, kam lobuar për çështjen shqiptare, me Clinton kam lobuar dhe më ka vlerësuar Kongresi i SHBA para 1200 shqiptarëve.

Për mua, ai që është më i miri, demokrat apo socialist, atij i dhëntë zoti forcë të marrë në dorë qeverinë shqiptare. I ka ardhur koha gjeneratës tonë që të rrijë dhe t’ua lërë drejtimin të rinjve. Zoti Salianji, një fjalë kam për ju, atje ne i ndjekim çështjet politike, krejt e lehtë nuk është me dalë atje ku je nisur se këta i kanë mbushur xhepat herët dhe nuk i zbrazin lehtë, ju jeni pa pare në xhep dhe e keni vshtirë. Por jam i kënaqur me këtë rini dhe i kërkoj rinisë të bashkohet me ty. Mos prisni se vjen Amerika dhe bën punët në shtëpinë tonë, bëjni ju këtu.

The post Qytetari-Salianjit në Shkodër: Erdha për ty këtu, nuk do vija as për Berishën apo Ramën! Nuk jam partiak, koha për t’ia lënë drejtimin të rinjve appeared first on Albeu.com.

Salianji i përgjigjet Berishës: Benet Beci, dikur drejtor i PD sot kryebashkiak i PS! S’e njoh presionin, përballë regjimit sillen si lepurusha, te demokratët si tigra

By: M C
27 December 2025 at 19:31

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ndodhet në Shkodër, për takimin e tij të radhës me bazën demokrate në kuadër të turit të tij që ka shkaktuar “trazira” brenda partisë.

Në fjalën e tij, ai iu përgjigj Partisë Demokratike për mesazhin e dërguar demokratëve që të mos shkojnë në takimin e tij. Një koment bëri edhe për akuzat se takimin ia organizoi Benet Beci.

“Ky mesazh vjen në emër të PD dhe që bën thirrje që takimet organizohen nga Benet Beci ë rastin e Shkodrës nga një numër që paguhet nga PD, edhe nga ju dhe ne. Sms më fundit më 19 mars. Nuk iu kanë uruar as për krishtlindje, as Bajram, as për ndonjë sms kundër qeverisë por ju bëjn thirrje që të mos takohemi me njëri-tjetrin. Që duan dhe i janë qepur kolltuqeve dhe karrigeve për ti mbajtur me forcë, sic po e shihni spo ia dalin dhe nuk do tja dalin dot. Benet Beci nuk ka qenë drejtor i emëruar prej meje, por ish drejtor i emëruar prej PD dhe i mbajtur me pekule e gjak në institucionet më të rëndësishme. Këtë jemi duke thënë në cdo cep, anë e qytet që gabimet që ka bërë PD kanë bërë që PD të jetë në këtë gjendje që është për shkak të emërimeve të padrejta, mospromovimit, dhe emërimeve nepotike dhe lidhjeve familjare, si është Beci, që nga drejtor i PD sot është kryebashkiak i PS dhe pak guxojnë që ta përmendin

Rrogëtarët e PD nuk iu njohin, nuk duan të shohin sallat plot që mbushen prej pakënaqësisë që ka cdo demokrat, dhe meritën që i takon dhe rregullat e lojës që i kërkon të përcaktuara, merren edhe hidhen në kosh të plehrave. E dini që kolltukovagët të fiksuar pas karriges mendojnë se na bëjnë presion duke thënë 1 mijë çudira sic keni parë nëpër mesazhe. Presionin nuk e njoh. Nuk më ka bërë presion as Edi Rama edhe në burg. Shumica e njerëzve që përballë regjimit sillen si lepurusha dhe përballë demokratëve sillen si tigra, e kanë gabim. Nuk të bën rroga e privilegjik. Më tha një mik “më mirë disa beteja edhe nëse humbin të humben me miq sesa të fitohen me të paburra.” tha ai.

The post Salianji i përgjigjet Berishës: Benet Beci, dikur drejtor i PD sot kryebashkiak i PS! S’e njoh presionin, përballë regjimit sillen si lepurusha, te demokratët si tigra appeared first on Albeu.com.

“Jemi ende gjallë dhe në këmbë”, Berisha nga Korça: Kishin projektin “Shqipëria pa opozitë”, por ne triumfuam, u ringritëm si feniksi nga hiri

By: M C
27 December 2025 at 18:48

Kryetari i partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot takimin e radhës të Foltores së tij nga qyteti i Korçës, që përkoi edhe me 35-vjetorin e themelimit të kësaj dege.

Kreu i selisë blu ka qenë i shoqëruar nga drejtues lokalë të partisë, mbështetës dhe përfaqësues të strukturave, sikurse edhe kreu politik për qarkun, deputeti Ivi Kaso dhe deputetët demokratë.

Ky takim përkoi me të njëjtën orë që ish-deputeti Ervin Salianji organizoi në Shkodër bashkëbisedimin me demokratët në Shkodër, në lëvizjen që ka nisur për riformatim të selisë blu pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit.

Kryetari i degës lokale të PD bëri thirrje për dorëheqjen e qeverisë socialiste dhe apeloi për qëndresë deri në fund. Kurse kreu politik i qarkut, Kaso, akuzoi mazhorancën për skandalet e korrupsionit, duke bërë thirrje për rrëzimin e pushtetit të kthyer në regjim dhe bashkim opozitar.

Kryetari i PD-së në fjalën e tij, pasi uroi 35-vjetorin e degës së partisë në Korçë, tha se edhe pas kaq vitesh ata janë ende në këmbë.

“Gëzuar festat nga zemra, kudo që jeni, më të mirat për Korçën dhe Shqipërinë. Nderojmë në radhë të parë ata korçarë atdhetarë që u ngritën për herë të parë kundër regjimit 35 vite më parë dhe ngritën degën e parë të partisë këtu, për dinjitetin e Korçës dhe Shqipërisë”, tha ai.

Dhe më tej shtoi qëllimet e Ramës dhe mazhorancës për të copëtuar opozitën:

“Ne vijmë në këtë 35-vjetor si e vetmja parti pa asnjë tjetër, në të gjitha vendet ish-komuniste, që jemi gjallë, në këmbë, të fortë dhe të sigurtë në fitore. Jemi një forcë ndaj të cilës në mënyrë të padrejtë u morën akte brutale, të turpshme, në projektin Shqipëria pa opozitë, projekt për copëtimin e saj, me qëllimin Shqipëria pa opozitë. Për izolimin më të thellë të forcës më properëndimore në historinë e kombit, megjithatë ne triumfuam. Ne u ringritëm me kauzat tona, nga izolimi, si feniksi nga hiri u ringritëm”.

Berisha hodhi akuza edhe ndaj Ramës, se ka marrë të gjitha pushtetet.

“Donin të na shkatërronin, kauzat tona u sanksionuan me 7 rezoluta. Rama donte të na zhdukte, si diktaturë, që ka përqendruar të gjitha pushtetet në duart e tij”, u shpreh kreu i selisë blu.

The post “Jemi ende gjallë dhe në këmbë”, Berisha nga Korça: Kishin projektin “Shqipëria pa opozitë”, por ne triumfuam, u ringritëm si feniksi nga hiri appeared first on Albeu.com.

Genta Ismajli rikthehet me projekt muzikorë? Ja çfarë ka thënë ajo në një intervistë

By: M C
27 December 2025 at 18:35

Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, ka ngjallur interes dhe emocion te publiku me deklaratat e saj të fundit, duke lënë të hapur mundësinë e një rikthimi në muzikë pas një periudhe mungese nga skena.

Gjatë një prononcimi për emisionin “Weekend” në Klan Kosova, artistja ka folur hapur për situatën e saj aktuale, duke theksuar se muzika mbetet një pjesë shumë e rëndësishme e jetës së saj.

Ajo u shpreh se ka dëshirë të madhe që t’i rikthehet projekteve të reja muzikore, sapo gjendja e saj shëndetësore të stabilizohet plotësisht.

Ismajli pranoi se kohët e fundit nuk ka qenë në formën më të mirë shëndetësore, gjë që e ka detyruar të tërhiqet përkohësisht nga angazhimet artistike.

Megjithatë, ajo bëri të ditur se është nën kujdes mjekësor dhe po ndjek trajtimet e nevojshme, duke ruajtur një qasje pozitive dhe shpresëplotë për të ardhmen.

Këngëtarja theksoi se mbështetja e publikut dhe dashuria e fansave kanë qenë një motivim i madh për të, edhe në këtë periudhë më të qetë të karrierës së saj.

Sipas saj, rikthimi në skenë nuk do të jetë i nxituar, por i menduar mirë, në momentin kur ajo të ndihet plotësisht e gatshme, si fizikisht ashtu edhe artistikisht.

Genta Ismajli mbetet një nga emrat më të spikatur të muzikës shqiptare, dhe çdo lajm rreth rikthimit të saj pritet me interes të madh nga adhuruesit, të cilët shpresojnë ta shohin sërish shumë shpejt me projekte të reja dhe energjinë që e ka karakterizuar gjithmonë.

The post Genta Ismajli rikthehet me projekt muzikorë? Ja çfarë ka thënë ajo në një intervistë appeared first on Albeu.com.

Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, automjeti përplas një person që lëvizte me biçikletë

By: M C
27 December 2025 at 17:56

Një aksident është shënuar këtë të shtunë në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, ku një automjet ka përplasur një person që po lëvizte me biçikletë.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur pak momente më parë, ndërsa i dëmtuari është transportuar drejt spitalit ku po merr ndihmën mjekësore.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Paraprakisht dyshohet se shtetasi i dëmtuar mund të ketë konsumuar alkol.

The post Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, automjeti përplas një person që lëvizte me biçikletë appeared first on Albeu.com.

Irani: Jemi në luftë totale me SHBA-në, Izraelin dhe Evropën! Po na rrethojnë në çdo aspekt

By: M C
27 December 2025 at 17:34

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, tha në një intervistë të shtunën se Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe Evropa po zhvillojnë “luftë totale” kundër vendit të tij. Ai e përshkroi fushatën e presionit kundër Teheranit si më komplekse dhe dëmtuese sa lufta Iran-Irak.

“Sipas mendimit tim, ne jemi në një luftë të plotë me Shtetet e Bashkuara, Izraelin dhe Evropën; ata nuk duan që vendi ynë të qëndrojë në këmbët e veta”, tha Pezeshkian.

Ai tha se lufta aktuale është më e keqe se lufta në Irak në vitet 1980.

“Nëse dikush e kupton siç duhet, kjo luftë është shumë më komplekse dhe më e vështirë se ajo luftë. Në luftën me Irakun, situata ishte e qartë; ata qëlluan raketa dhe ishte e qartë se ku do të kundërsulmonim. Por këtu, ata tani po na rrethojnë në çdo aspekt, duke na vënë nën presion dhe në qoshe të ngushta, duke krijuar probleme – ekonomikisht, kulturorisht, politikisht dhe në aspektin e sigurisë.”, shtoi ai.

Kujtojmë që disa muaj më parë, Izraeli dhe Irani shkëmbyen sulme me raketa kundrejt njëri-tjetrit.

Po ashtu edhe SHBA goditi tre objekte bërthamore iraniane në Fordo, Natanz dhe Esfahan për të shkatërruar programin bërthamor të Iranit, pasi diplomacia dështoi ta kthente Teheranin në tavolinën e negociatave.

The post Irani: Jemi në luftë totale me SHBA-në, Izraelin dhe Evropën! Po na rrethojnë në çdo aspekt appeared first on Albeu.com.

Pse kënga “Duart Lart” e Vlashent Satës është kaq e veçantë?

By: M C
27 December 2025 at 17:25

Këngëtari dhe kompozitori Vlashent Sata ka publikuar prej disa ditësh këngën e tij më të re, të cilën e interpretoi edhe natën e parë të Festivalit të Këngës në RTSH. “Duart Lart” titullohet krijimi i tij i fundit, një këngë që mbart pas vetes një histori të trishtë, të tmerrshme, por mbi të gjitha shumë aktuale dhe të vërtetë.

“Kjo këngë ka lindur nga një imazh që e kam parë vetëm një herë. Ishte imazhi i një ushtari që kishte mbështetur pushkën në trupin e një djali 9 apo 10-vjeçar. Djali ishte në gjunjë, me dorën në plagë, duke thirrur të atin, derisa shtrihet dhe mbaron. Ishte një imazh që nuk më la të flija. U ngrita dhe e shkrova këtë këngë,” rrëfen Vlashenti.

Si baba i një djali 3-vjeçar, por edhe si një artist i ndjeshëm dhe i ndërgjegjshëm, Vlashent Sata na e përcjell këtë histori në një mënyrë që na detyron të ndalemi dhe të reflektojmë. Teksti i këngës, i thjeshtë por i fortë, na përball me një realitet të dhimbshëm: në prag festash, në shumë vende të botës njerëzit nuk festojnë, por luftojnë për jetën e tyre.

“Duart Lart” vjen si një protestë muzikore kundër luftës, duke prekur figurën më të pafajshme që ekziston – fëmijën. Në përditshmërinë tonë shpesh jemi aq të zënë, saqë edhe pas qindra lajmeve dhe imazheve që na serviren çdo ditë, çdo minutë, nga lufta në Gaza apo në Ukrainë, ndalojmë së reflektuari. E shohim, por nuk ndalemi; dëgjojmë, por nuk përjetojmë.

Sigurisht, ajo që kemi realisht në dorë të bëjmë është pothuajse asgjë. Por muzika ka fuqinë të na ndalë për një çast, të na shkëpusë nga rrjedha e jetës sonë dhe të na bëjë të “vajtojmë”, ashtu siç bën edhe Vlashenti në këtë këngë. Të vajtojmë për pamëshirën e marrjes së jetës së një fëmije përpara syve të prindërve të tij, nga një armë e ftohtë, pa ndjenja.

Dhe ndoshta pikërisht këtu qëndron veçantia e “Duart Lart”: në faktin se nuk kërkon zgjidhje, por ndërgjegjësim; nuk bërtet, por prek; nuk harron, por na kujton se humanizmi duhet të jetë gjithmonë më i fortë se lufta.

Pjesë nga teksti i këngës:

Burra që kujtojnë janë Zot

Luftë po bajnë, po vriten kot

Ku je Zot?

Ti rrin tuj pa e s’ban gja, ti s’thu gja…

Ti fëmijë, pritëm deri sa të vij…

The post Pse kënga “Duart Lart” e Vlashent Satës është kaq e veçantë? appeared first on Albeu.com.

Sulmet ruse në Ukrainë nuk kanë të ndalur, Polonia mbyll aeroportet për arsye sigurie

By: M C
27 December 2025 at 17:05

Polonia ka mbyllur gjatë natës dy aeroporte për arsye sigurie, pas sulmeve të rënda ajrore ruse në Ukrainë, njoftuan sot autoritetet e aviacionit.

“Për shkak të nevojës për të siguruar lirinë e operimit të aviacionit ushtarak, aeroportet në Rzeszóë dhe Lublin pezulluan përkohësisht operacionet ajrore”, tha agjencia kombëtare e kontrollit të trafikut ajror, PANSA në platformën X.

Të dy qytetet ndodhen pranë kufirit me Ukrainën. Ushtria polake kishte njoftuar më herët se avionët e saj luftarakë, së bashku me avionë të aleatëve të NATO-s, ishin ngritur në ajër për të mbrojtur hapësirën ajrore të Polonisë.

Megjithatë, nuk u raportua asnjë shkelje e hapësirës ajrore. Ushtria njoftoi përfundimin e misionit rreth orës 08:00 të mëngjesit.

Polonia ka nisur të ngrejë rregullisht në ajër avionët luftarakë pas sulmeve ajrore ruse në rajonet ukrainase pranë kufirit, por zakonisht këto masa nuk çojnë në mbylljen e aeroporteve polake.

The post Sulmet ruse në Ukrainë nuk kanë të ndalur, Polonia mbyll aeroportet për arsye sigurie appeared first on Albeu.com.

E diela sjell kthesën drastike të motit! Ja sa priten të ulen temperaturat

By: M C
27 December 2025 at 16:28

Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë këtë pasdite një parashikim për kushtet e motit gjatë fundjavës.

Sipas të dhënave meteorologjike, e shtuna dhe e diela do të jenë pa reshje shiu në të gjitha qarqet e vendit.

Po ashtu, parashikohet një ulje temperaturash, veçanërisht në zonat malore, ku termometri do të shkojë nën zero gradë Celcius.

Parashikimi

Reshjet:

Sot pasdite (e shtunë, datë 27) dhe nesër (e diel, datë 28) nuk priten reshje në të gjitha qarqet.

Temperatura:

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 5 / 13 °C

në vendet e ulëta: 1 / 12°C

në vendet malore: -1 / 7 °C

Era:

Sot pasdite dhe nesër, era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare

The post E diela sjell kthesën drastike të motit! Ja sa priten të ulen temperaturat appeared first on Albeu.com.

Çfarë po ndodh në Big Brother VIP Albania, ndërpritet transmetimi

By: M C
27 December 2025 at 16:21

Një situatë e pazakontë është regjistruar ditën e sotme gjatë transmetimit të Big Brother VIP Albania.

Abonentët kanë raportuar se të dyja kanalet e dedikuara për transmetimin 24-orësh janë bërë të paqasshme, duke shkaktuar një ndërprerje të plotë të pamjeve nga shtëpia.

Në ekranet e të dyja linjave të transmetimit shfaqen pamje të zeza, gjë që ka ngjallur shqetësim dhe reagime të shumta nga publiku.

Lidhur me këtë problem ka reaguar edhe produksioni përmes një njoftimi urgjent. Sipas “Vëllait të Madh”, shkaku i këtij bllokimi masiv lidhet me probleme teknike.

Njoftimi zyrtar:

​Për shkak të disa problemeve teknike, sinjali nga shtëpia është ndërprerë. Ekipi teknik po punon për rikthimin e menjëhershëm të transmetimit.

Vëllai i Madh ju njofton se banorët janë gjatë gjithë kohës nën monitorimin e kamerave.

The post Çfarë po ndodh në Big Brother VIP Albania, ndërpritet transmetimi appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ City shënon fitoren e gjashtë radhazi në kampionat

By: admin
27 December 2025 at 16:21

Manchester City rikthehet i frikshëm në Premier Ligë, teksa mposhti ditën e sotme Notingham Forestin me rezultatin 1 me 2, duke rrëmbyer përkohesisht kreun.

Heroi i sfidës për “qytetarët” ishte Çerki, i cili asistoi për Reijnders në minutën e 48-të, si dhe shënoi golin e dytë në minutën e 83-të. Ndërkohë për vendasit rrugën e rrjetës e gjeti Hutçinson në minutën e 54-t.

Kjo ishte fitorja e gjashtë radhazi në kampionat për skuadrën e Pep Guardiolës, që kryeson me 40 pikë në 18 javë, 1 më shumë se Arsenali i vendit të dytë, që ka një ndeshje më pak.

Falë këtij triumfi Siti zgjati rekordin e pamposhtur të Pep Guardiolës kundër Sean Dyche në 17 ndeshje në Premier Ligë, me 15 fitore dhe 2 barazime të spanjollit.

GOLAT E NDESHJES: VIDEO 

The post VIDEO/ City shënon fitoren e gjashtë radhazi në kampionat appeared first on Albeu.com.

Zjarri masiv në Fllakë të Durrësit, policia njoftim zyrtar: U përfshinë nga flakët disa autobusë të vjetër

By: D Marku
27 December 2025 at 15:50

Policia ka reaguar zyrtarisht pas zjarrit masiv në lagjen nr15 në Durrës, në parkun e autobusëve në sektorin “Rinia”, pranë “Eco Park”.

Uniformat blu bëjnë me dije se disa autobusë të vjetër janë përfshirë nga flakët.
“Rreth orës 13:45, në lagjen nr. 15, Durrës, në parkun e autobusëve në sektorin “Rinia”, pranë “Eco Park”, ka rënë zjarr në ambientet e parkimit të autobusëve, ku, si pasojë, janë përfshirë nga flakët disa autobusë të vjetër.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit dhe për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të ngjarjes“, thuhet në njoftimin e policisë.

The post Zjarri masiv në Fllakë të Durrësit, policia njoftim zyrtar: U përfshinë nga flakët disa autobusë të vjetër appeared first on Albeu.com.

Rreziqet e festës/ Zjarrfikësit japin këshilla për të pasur kujdes me fishekzjarrët: Të përdoren nga persona mbi 12 vjeç

By: D Marku
27 December 2025 at 15:31

Kjo është atmosfera në çdo fundvit në çdo qytet të Shqipërisë.

Fishekzjarrët festive sjellin atmosferë por bashkë me to edhe rreziqe. Nuk mungojnë në çdo ndrirm vitesh incidente të cilat cenojnë shëndetin e personave që I përdorin por janë burim zjarresh në banesa dhe biznese.
Që të shmangen incidente të tilla këto lëndë duhet të përdoren sipas protokolleve të caktuara.

“Të përdoren nga persona mbi 12 vjeç. Të përdoren kategori të lejuara sepse ato të mëdhatë janë të rrezikshme si për zhurmat dhe për kimikatet. Të përdoren në ambiente të hapura jo në banesa se shkaktojnë djegie tendash, kemi pasur gjithmonë ngjarje.”, shprehet Shkëlqim Goxhaj, drejtor i Zjaffrikësve në Tiranë.
Specifika të veçanta ka dhe mënyra e tregtimit të tyre. për këtë arsye policia ka ushtruar kontrolle në tregje duke sekuestruar sasi të konsiderueshme të këtyre lëndëve
Duhet të tregtohen vetëm në ambiente me mure jo në tregje të hapura sepse një incident sado i vogël sjell pasoja të rënda
Spektakël me fishekzjarrë do të organizohet dhe nga bashkia e kryeqytetit natën e ndërrimit të viteve në sheshin Skënderbej ku shërbimi zjarrfikës do të jetë I pranishëm për të dhënë asistencën e nevojshme.

The post Rreziqet e festës/ Zjarrfikësit japin këshilla për të pasur kujdes me fishekzjarrët: Të përdoren nga persona mbi 12 vjeç appeared first on Albeu.com.

“Vetting” amerikan për bizneset/ Opozita e sheh si propagandë nismën e qeverisë: Të përfshihet Parlamenti

By: D Marku
27 December 2025 at 15:28

Opozita e sheh si të vonuar dhe propagande nismën e qeverisë, e cila parashikon vendosjen e filtrave mbrojtëse ndaj investimet e huaja.

Në një intervistë për Top Channel, Jorida Tabaku vlerëson se Shqipëria ka nevoje për një kornizë ligjore të fortë, transparente dhe në përputhje të plotë me standardet e amerikane dhe europiane.
“Qeveria i lë komplet jashtë interesit infrastrukturën, energjinë dhe të dhënat sensitive. Detyrimi për të bërë një analizë të investimeve të huaja është pjesë e procesit të integrimit. Qeveria shqiptare thotë se do të fillojë me median dhe, në momentin që ne bëhemi vend anëtar i BE-së, do të fillojmë me të gjithë sektorët e tjerë. Në rastin e Shqipërisë, interesi më i madh i partnerëve strategjikë, si europianë ashtu edhe amerikanë, lidhet me fushat kritike.”, shprehet Jorida Tabaku.

Projekti parashikon që Vettingu i investimeve te huaja ti lihet ne dore një komiteti ndërministror, por deputeten demokrate ky mekanizëm nuk garanton kontroll të balancuar, nëse nuk përfshin Parlamentin.
“Të ngrihet një grup në Parlament, ndërmjet Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese dhe Komisionit të Ekonomisë, i cili do të krijonte një check and balance. Sepse qeveria është provuar se ka qenë e paaftë për ta kryer këtë funksion dhe, së dyti, të dhënat personale të shqiptarëve dhe, me rastin e fundit të AKSHI-t, të dhënat e biznesit, të gjendjes civile dhe të dosjeve hetimore janë përdorur edhe për qëllime kriminale dhe presioni. Imagjinoni çfarë mund të ndodhë nesër me projektin e Smart City (kamerat inteligjente), nëse të gjitha këto të dhëna do të jenë të disponueshme nga palë të treta, që mund të përdoren dhe të cenojnë edhe sigurinë kombëtare.”, shton më tej ajo.
Për Jorida Tabakun, nëse qeveria e ka seriozisht dhe nuk po bën një nismë sa për të kaluar radhën, duhet të bëjë publike analizën e investimeve të huaja, duke bërë transparencë, ndërsa kërkon që në sektorët ku ka monopole dhe nuk ka asnjë ofertues tjetër, filtrat të jenë të fortë, në mënyrë që të analizohet prejardhja e tyre.

The post “Vetting” amerikan për bizneset/ Opozita e sheh si propagandë nismën e qeverisë: Të përfshihet Parlamenti appeared first on Albeu.com.

SPAK përfundon kontrollet në banesat dhe zyrat e 34 zyrtarëve dhe biznesmenëve të përfshirë në dosjen “Balluku”

By: D Marku
27 December 2025 at 14:20

Mbyllen 34 kontrollet e urdhëruara nga SPAK për dosjen e zv.kryeministres Belinda Balluku, shumica e te cilëve janë staf i ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Anila Hoxha bën me dije se në vendimin e gjyqtarin Erjon Çela do të procesohen në ditët në vijim edhe 20 kontrolle të tjera, ndaj biznesmenëve dhe punonjësve të institucioneve.
Kontrolle janë ushtruar në dy kompani ndërtimi dhe shumë punonjës të Autoritetit të Rrugëve dhe Korporatën Elektroenergjitike. Dy kompanitë e ndërtimit janë të njohura për tenderat që fitojnë pranë këtyre dy kompanive shtetërore.

Ndërkohë mësohet se aksioni i kontrollit është kryer nga vetëm agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit duke mos lejuar asnjë punonjës të policisë së shtetit, të paktën në tre kontrolle që janë zhvilluar në zonën që është në juridiksionin e komisariatit numër tre ku ka ndodhur ky fenomen.
Mes personave që u janë kontrolluar banesat dhe ambientet e punës por edhe të banimit të drejtuesve të kompanive ndërtuese. Në një rast agjentët e BKH e kanë lënë tek dera punonjësin e policisë pa i lejuar që të marrin pjesë në kontroll. Ndërkohë që mes emrave të personave që u janë kontrolluar banesat janë edhe familjarë të drejtuesve të kompanive.
Mësohet se është kontrolluar banesa e Viola Haxhiademi, ish sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Infrastrukturës dhe aktualisht drejtore e KESH-it, banesa e Gentian Gjyli ish drejtor i ARRSH-së, i pandehur dhe në arrest shtëpie, banesa e Erald Elezi, ish drejtori i KESH-it, i pandehur dhe në arrest shtëpie si dhe banesa e Sajmir Kuçit, Marsel Hoxhës dhe Jonida Çeços.
Kontrollet janë bërë për të vijuar procesin e hetimit për dosjen hetimore ku zyrtari më i lartë nën akuzë është zv.kryeministrja Belinda Balluku për të cilën SPAK ka kërkuar nga Kuvendi heqjen e imunitetit dhe dhënien e lejes për heqjen e lirisë.

The post SPAK përfundon kontrollet në banesat dhe zyrat e 34 zyrtarëve dhe biznesmenëve të përfshirë në dosjen “Balluku” appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Dh*nohet gazetari Elton Tozaj, rrezikon të humbasë shikimin, reagon familja: Vajza e showbizit të tregojë…

By: D Marku
27 December 2025 at 14:18

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother Albania”, Elton Tozaj, ka rënë pre e një dhune barbare që e ka lënë me dëmtime të rënda fizike, duke rrezikuar seriozisht shikimin e tij.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë familjarët e tij përmes një njoftimi në llogarinë e tij në Instagram, ku kanë publikuar edhe një foto tronditëse të fytyrës së tij të gjakosur dhe me syrin e dëmtuar rëndë.

Sipas familjes, ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 19:30 në autostradën Tiranë-Durrës, ku Eltoni është dhunuar nga persona tashmë të identifikuar.

“Eltoti është në luftë për të mos humbur shikimin dhe shpresojmë që së shpejti të jetë përsëri si dikur,” thuhet në njoftimin prekës të familjes.

Por përveç denoncimit të dhunës, familja ka bërë edhe një thirrje publike misterioze drejtuar një vajze të njohur të ekranit.

Ata kërkojnë që ky “personazh i showbiz-it, i cili frekuenton pikërisht këta persona, të distancohet publikisht sot dhe të sqarojë se çfarë e lidh atë vajzë me trekëndëshin Rruga Ura – Patok – Kodra e Diellit”.

The post FOTO/ Dh*nohet gazetari Elton Tozaj, rrezikon të humbasë shikimin, reagon familja: Vajza e showbizit të tregojë… appeared first on Albeu.com.

Vieri analizon Serinë A: Kemi kampionatin më të mirë në Europë

By: admin
27 December 2025 at 13:38

Ish-sulmuesi Kristian Vieri foli për La Gazzetta dello Sport rreth fillimit të Serie A, duke filluar me disa mendime për Napolin, i cili sapo kishte fituar Superkupën e Italisë.vieri_bobo

“Napoli është ende… Napoli. Ekipi i fortë dhe i fortë i Kontes, i cili dëshiron një titull të dytë. Ata vërtetuan se janë një ekip i shkëlqyer në finalen në Riad, përfundoi 2-0, por mund të kishte qenë 4 ose 5. Ishte si një paralajmërim për Serinë A. A e ka rimarrë Konte ekipin? Jo, Antonio nuk e kishte humbur kurrë, ai gjithmonë kishte kontroll mbi gjithçka, edhe në kohë të vështira. Napoli humbi ndeshje, ndonjëherë keq, por kjo është normale, veçanërisht kur je në Ligën e Kampioneve. Në momentet më të vështira, nuk kishte kuptim të ngrihej toni, nuk kishte kuptim të dilte në TV për t’u ankuar. Konte është kampion në stol, dhe nëse ka probleme, ai thjesht duhet t’i zgjidhë ato. Kjo është ajo që bëri, e bëri shkëlqyeshëm.”

Për Interin dhe problemet e tyre në ndeshjet kokë më kokë: “Interi është i pari, kjo duhet të thotë diçka… Këto humbje janë rezultat i mungesave të vogla dhe të mëdha në përqendrim, detaje që Kivu do të jetë në gjendje t’i rregullojë. Ekipi i tij pothuajse gjithmonë e kontrollon lojën, por kur humbasin topin, shpesh rrezikojnë kundërsulme. Ata duhet të jenë më të vëmendshëm dhe të përqendruar atje, në zonat kritike të fushës, por janë më të mirët në ligë, dhe unë mbetem i bindur për këtë.”

Për Milanin dhe mundësinë për të luajtur një herë në javë: “Është një avantazh i madh, por prapëseprapë duhet të marrësh vazhdimisht pikë, askush nuk të jep asgjë këtu. Për shembull, Milani luan mirë kundër ekipeve të mëdha dhe pastaj dështon kundër ekipeve më të vogla. Vitet ndonjëherë kalojnë kështu, janë të çuditshme dhe, për fat të mirë, të paparashikueshme. Nuk ka kuptim të përpiqesh të përcaktosh pse, çdo ndeshje është një betejë dhe përmban një mijë ndeshje të tjera brenda saj. Kushdo që i menaxhon më mirë të papriturat, në fund do të ketë sukses. Sidoqoftë, Seria A është liga më e mirë në Europë, kryesuesit e ligës ndryshojnë gjithmonë.” /panoramasport

The post Vieri analizon Serinë A: Kemi kampionatin më të mirë në Europë appeared first on Albeu.com.

❌
❌