Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 January 2026Revista Monitor

Punimet në Qafë Kashar bllokojnë kalimin drejt Rinasit, ARRSH: Ja rrugët alternative

12 January 2026 at 13:42

Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri të ditur se nga ora 20 :00 e datës 13 janar deri në orën 06 :00 të datës 14 janar kalimi në rampën që të drejton nga Tirana në Rinas do të bllokohet për shkak të punimeve që po bëhen për mbikalimin e ri në Qafë Kashar.

Në një njoftim të tij ARRSH dha disa prej rrugëve alternative që mund të ndiqen për ata që duhet të udhëtojnë drejt Aeroportit gjatë këtij harku kohor.

“Për shkak të punimeve që po kryhen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për ndërtimin e mbikalimit të ri në Qafë Kashar, do të ketë bllokim të rampës në drejtimin Tiranë → Rinas, në intervalin: Ora 20:00 – 06:00,  datat 13–14.01.2026

Qarkullimi i mjeteve drejt Aeroportit të Rinasit do të realizohet përmes rrugëve alternative:

  • Vorë – Fushë Krujë (kthesa e Rinasit)
  • Rruga dytësore
  • Tiranë – Kamëz – Valias – Rinas
  • Rruga Kashar – Thumanë, e ndërtuar nga koncesionari

Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve, të cilët duhet të ndjekin sinjalistikën provizore dhe të planifikojnë lëvizjen në kohë” thuhet në njoftimin e ARRSH.

The post Punimet në Qafë Kashar bllokojnë kalimin drejt Rinasit, ARRSH: Ja rrugët alternative appeared first on Revista Monitor.

Vizitorë nga Shqipëria, Turqia e Zvicra shtojnë numrat në hotelet e Kosovës

12 January 2026 at 13:00

Kosova ka pritur më shumë turistë gjatë nëntorit 2025 sesa një vit më parë. Sipas të dhënave, në hotelet e vendit kanë qëndruar 57 548 vizitorë, që paraqet një rritje prej 2,7 për qind krahasuar me nëntorin 2024. Pjesa më e madhe e vizitorëve janë nga Shqipëria, Turqia, Zvicra dhe Gjermania.

 

Kosova ka shënuar një rritje të lehtë të vizitorëve në sektorin hotelier gjatë muajit nëntor 2025, krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë. Të dhënat e publikuara nga tregojnë se interesimi për akomodim në vend ka vazhduar të jetë në rritje, si nga qytetarët vendorë ashtu edhe nga vizitorët e huaj.

Në total, 57 548 vizitorë kanë qëndruar në hotelet e Kosovës gjatë nëntorit të kaluar. Prej tyre, 42,8 për qind kanë qenë vizitorë vendorë, ndërsa 57,1 për qind kanë qenë të huaj.

Kjo përbën një rritje prej 2,7 për qind krahasuar me muajin nëntor të vitit 2024, kur numri i përgjithshëm i vizitorëve kishte arritur në 56 027.

Po ashtu, është rritur edhe numri i net-qëndrimeve në hotele, që në total kanë qenë 120 210. Nga kjo shifër, 50,3 për qind janë realizuar nga vizitorët vendorë, ndërsa 49,7 për qind nga ata të huaj. Kjo tregon një balancë të afërt mes dy kategorive, duke dëshmuar se tregu i brendshëm vazhdon të ketë rol të rëndësishëm në zhvillimin e turizmit në vend.

Sipas ndarjes rajonale, Rajoni i Pejës vazhdon të mbetet destinacioni më i preferuar për vizitorët e brendshëm. Gjatë nëntorit 2025, në këtë rajon janë regjistruar 7 140 vizitorë vendorë, të cilët kanë realizuar gjithsej 25 108 net-qëndrime. Kjo e bën Pejën zonën më të frekuentuar në vend nga pushuesit e Kosovës, falë potencialit të saj turistik, sidomos në periudhën e dimrit, ku peizazhet malore dhe ofertat e hoteleve të Rugovës tërheqin numër të madh vizitorësh.

Edhe numri i vizitorëve të huaj ka shënuar rritje të lehtë gjatë këtij muaji. Krahasuar me nëntorin e vitit 2024, ku kishte 32 236 vizitorë të huaj, në nëntor 2025 ky numër ka arritur në 32 909, që paraqet rritje prej 2,1 për qind.

Shqipëria, Turqia, Zvicra e Gjermania – në krye të listës së vizitorëve të huaj. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, gjatë nëntorit 2025 shumica e vizitorëve të huaj kanë ardhur nga vendet në vijim:

  • Shqipëria
  • Turqia
  • Zvicra
  • Gjermania
  • Maqedonia e Veriut
  • Kroacia
  • Italia
  • Austria
  • Franca
  • Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Pjesa më e madhe e vizitorëve të huaj kanë ardhur nga Shqipëria, Turqia, Zvicra dhe Gjermania, ndërsa një pjesë më e vogël nga shtetet fqinje dhe nga vendet e tjera evropiane. Kjo strukturë e vizitorëve mbetet e ngjashme me trendin e viteve të fundit, ku Kosova po tërheq kryesisht turistë nga rajoni dhe diaspora.

Këto të dhëna dëshmojnë për një rimëkëmbje të qëndrueshme të sektorit hotelier pas sfidave të viteve të fundit. Rritja, megjithëse modeste, tregon për një stabilitet të tregut dhe për potencial që mund të rritet më tej me investime në infrastrukturë, promovim dhe cilësi të shërbimeve.

Në përgjithësi, nëntori 2025 shënoi një muaj pozitiv për turizmin në Kosovë, me rritje të numrit të vizitorëve, të net-qëndrimeve dhe me tendencë për balancë mes turistëve vendorë dhe të huaj.

The post Vizitorë nga Shqipëria, Turqia e Zvicra shtojnë numrat në hotelet e Kosovës appeared first on Revista Monitor.

Prodhimi i birrës, 9-mujori 2025

By: Mira Leka
12 January 2026 at 12:37

Prodhuesit vendas ende nuk po arrijnë të ulin stokun e birrës të grumbulluar gjatë stinës së verës, për shkak të pritshmërive për rritje konsumi nga turizmi. Stoqet e grumbulluar ndikuan në rënien e prodhimit për muajt shtator – nëntor 2025. Sipas të dhënave të Doganave për këtë periudhë prodhimi ra me 11% krahasuar me muajt shtator-nëntor 2024. Ndërsa për 11-mujorin 2025 sipas të dhënave të Dogan...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Prodhimi i birrës, 9-mujori 2025 appeared first on Revista Monitor.

Mallrat nga Serbia rikthehen në Kosovë, 213 milionë euro në vetëm 11 muaj

12 January 2026 at 12:35

Viti 2025 ka shënuar një rikthim drastik të mallrave me origjinë serbe në tregun e Kosovës, duke përmbysur plotësisht trendin rënës të vitit të kaluar. Të dhënat zyrtare të Doganës tregojnë se vlera e mallrave të importuara nga Serbia ka kapur shifrën e 213.1 milionë eurove.

 

Kosova rikthehet përsëri tek mallrat serbe. Pas periudhave të vështira dhe rënies së importit vitin e kaluar, vendi ka importuar 213 milionë euro mallra nga Serbia vetëm në 11 muaj të vitit 2025, gati dyfish i nivelit të një viti më parë.

Ky rikthim tregon jo vetëm dinamizmin e tregut, por edhe varësinë e vazhdueshme të ekonomisë vendase nga produktet serbe, nga lëndët e para për industri e deri te ushqimet bazë.

Kjo vlerë e importit, përbën kapërcim statistikor prej hiç më pak se 94 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2024, kur shkëmbimet tregtare ishin ndalur në nivelin e 109.8 milionë eurove.

Nëse e krahasojmë me vitin 2023, i cili ishte vit me import relativisht të lartë prej 188.5 milionë eurosh për të njëjtën periudhë, viti aktual shënon një rritje të ndjeshme prej 13 për qind.

Statistikat tregojnë se mesatarisht gjatë vitit 2025, Kosova ka importuar rreth 19.4 milionë euro mallra serbe çdo muaj, gati dyfishi i mesatares mujore të vitit të shkuar.

Struktura e produkteve që dominojnë këtë tregti tregon një varësi të përzier mes lëndëve të para për industri dhe produkteve ushqimore bazë. Në krye të listës për vitin 2025 qëndrojnë kontejnerët dhe ambalazhet prej alumini, të cilat kapin vlerën e 13.9 milionë eurove. Menjëherë pas tyre vjen misri me 12.5 milionë euro dhe gruri me 10.9 milionë euro.

Lista e mallrave më të kërkuara plotësohet nga ushqimet për kafshë me rreth 8.2 milionë euro dhe vaji ushqimor i lulediellit me 5.3 milionë euro. Nuk mungojnë as materialet e ndërtimit apo produktet kimike, ku spikasin preparatet larëse dhe pllakat e çatisë, së bashku me një import të konsiderueshëm energjie elektrike prej 3.2 milionë eurosh.

Të dhënat zyrtare të importit për periudhën janar–nëntor tregojnë se në vend kanë hyrë mallra me vlerë totale 6,37 miliardë euro, që përkthehet në një rritje 11,71 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Gjeografia e mallrave që hyjnë në Kosovë mbetet e përqendruar në tre fuqi të mëdha, të cilat së bashku përbëjnë mbi 40 për qind të tregut.

Pavarësisht se Gjermania mbetet partneri kryesor, Kina ka shënuar shtimin më agresiv gjatë vitit 2025, duke rritur eksportet drejt Kosovës me 152.8 milionë më shumë se vitin e kaluar. Një rikthim masiv ka bërë edhe Serbia, e cila renditet e dyta për nga rritja vjetore në vlerë absolute (+103.3 milionë), e ndjekur nga India dhe Maqedonia e Veriut.

Edhe Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat e Statistikave të Tregtisë së Jashtme për muajin nëntor 2025, të cilat tregojnë se deficiti tregtar i Kosovës ka mbetur pothuajse i pandryshuar krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas ASK-së, deficiti tregtar në nëntor 2025 arriti në 469,9 milionë euro, që paraqet një ndryshim minimal prej 0,0% krahasuar me nëntorin e vitit 2024, kur deficiti ishte 470,0 milionë euro.

Në këtë periudhë, eksporti mbuloi importin me 15,7%. Vlera e eksporteve të mallrave në nëntor 2025 ishte 87,7 milionë euro, ndërsa importet arritën në 557,6 milionë euro.

Importet dominoheshin nga makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike me 13,3%, ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani me 13,1%, produktet minerale me 13,0% dhe mjetet e transportit me 12,4%.

The post Mallrat nga Serbia rikthehen në Kosovë, 213 milionë euro në vetëm 11 muaj appeared first on Revista Monitor.

“Data Center” nënujor shfrytëzon energjinë e erës dhe ujin e detit

By: Mira Leka
12 January 2026 at 12:33

Projekti Lin Gang, Shangai, parashikon vendosjen e “Data Center” nën ujë në kapsula të mbyllura hermetike. Serverat e instaluar do të ftohen nga uji i detit duke ulur ndjeshëm konsumin e energjisë elektrike, e cila do të sigurohet nga energjia e erës, duke ulur kështu edhe emetimet e karbonit. Projekti synon rritjen e efikasitetit energjetik, kursimin e terrenit urban, si dhe zhvillimin e një inf...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post “Data Center” nënujor shfrytëzon energjinë e erës dhe ujin e detit appeared first on Revista Monitor.

Raporti i kredive me probleme ra lehtë për nëntorin

12 January 2026 at 12:27

Raporti i kredive me probleme pësoi një rënie të lehtë në muajin nëntor të vitit të kaluar. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë kreditë me probleme përbënin 4.19% të totalit, nga 4.33% që ishin në fund të muajit tetor.

Raporti i kredive me probleme ruan gjithashtu një tendencë të lehtë rënëse edhe me bazë vjetore. Në nëntorin e vitit 2024, raporti i kredive me probleme kishte qenë 4.48%.

Gjithsesi, as muaji nëntor nuk shënoi shmangie të rëndësishme nga tendenca e këtij treguesi për vitin 2025, e karakterizuar kryesisht nga një ecuri në stanjacion, madje me tendenca të lehta rritëse, veçanërisht në pjesën e dytë të vitit.

Në vlerë absolute, vlerësohet se stoku i kredive me probleme të ketë arritur në rreth 38.8 miliardë lekë, me një rënie të lehtë nga vlera prej 39.6 miliardë lekësh që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në vijim të një cikli të rritjes së shpejtë të kredisë për ekonominë, raporti i kredive me probleme është . Në fund të nëntorit 2025, portofoli i kredisë për ekonominë arriti vlerën e 925.2 miliardë lekëve, në rritje vjetore me 12.2%. Në pjesën më të madhe, rritja e portofolit të kredisë po mbështetet në segmentin e individëve, si në kredinë për blerjen e banesave, ashtu edhe në atë konsumatorë.

Në mesin e vitit 2025, nisi aplikimi i disa masave kufizuese të vendosura nga Banka e Shqipërisë në treguesit e administrimit të riskut të lidhura me huadhënien për blerjen e banesave.

Banka qendrore u ndaloi bankave financimin e blerjes së banesave në masën 100% dhe përcaktoi gjithashtu kritere të detyrueshme për raportin e këstit të kredisë ndaj të ardhurave (duke lejuar sidoqoftë një marzh përjashtimi prej 15% nga kufizimet e mësipërme).

Megjithatë, në muajt e parë të aplikimit, masat nuk kanë sjellë ndonjë frenim domethënës në ritmet e kredidhënies me qëllim financimin e blerjes së banesave.

Një një pronononcim për “Monitor”, Banka e Shqipërisë u shpreh në fund të 2025 se raporti i kredive me probleme, pas një rënieje të qëndrueshme në vitet e kaluara, është luhatur gjatë pjesës më të madhe të vitit 2025 pranë nivelit 4%, ndërsa  pritet ta mbyllë këtë vit në një nivel lehtësisht më të lartë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, ngadalësimi i rënies së treguesit të kredive me probleme ishte i pritshëm, në kushtet e rritjes së shpejtë të kredisë në vitet e fundit, por ecuria e tyre gjatë këtij viti është përcaktuar nga raste të veçanta.

Sidoqoftë, Banka Qendrore vlerëson se është e nevojshme që bankat të ruajnë vëmendjen në procesin e analizës së aplikimeve për kredi, si edhe gjatë monitorimit të saj. Në një qasje më të përgjithshme, duhet bërë kujdes që të kontrollohet dhe të moderohet efekti i mundshëm i zgjerimit të shpejtë të kredisë dhe i rritjes së konkurrencës në treg në relaksimin e standardeve të kreditimit.

Burimi: Banka e Shqipërisë

The post Raporti i kredive me probleme ra lehtë për nëntorin appeared first on Revista Monitor.

WEF: Bashkëpunimi global është zhvendosur në favor të grupeve më të vogla të aleatëve

12 January 2026 at 12:21

Bashkëpunimi global në shkallë të gjerë po dobësohet, ndërsa lidhjet në tregti, financë dhe teknologji po zhvendosen drejt grupeve më të vogla vendesh, të ndërtuara mbi interesa të përbashkëta, sipas Forumit Ekonomik Botëror (W) të quajtur Barometri i Bashkëpunimit Global (Global Cooperation Barometer).

Sistemi global i bashkëpunimit shumëpalësh po ngadalësohet pikërisht në një moment kur krizat po shumohen, megjithatë bashkëpunimi global, i matur në tregti, kapital, teknologji, klimë, shëndetësi dhe siguri, po tregohet më elastik sesa pritej.

Me fjalë të tjera, edhe pse bashkëpunimi në përgjithësi po vazhdon me një ritëm të qëndrueshëm, ai po ndodh gjithnjë e më shumë mes grupeve më të vogla të aleatësve, dhe jo mes shumë vendeve njëkohësisht.

“Ndërsa po merr formë një epokë e re globale, multilateralizmi është nën presion, edhe pse bashkëpunimi global vazhdon të japë rezultate në disa fusha kyçe,” thuhet në raport.

Pavarësisht kësaj gjetjeje, përfundimi kryesor i raportit mbetet kryesisht optimist. Sistemi po gërryhet, por ende nuk është thyer.

Raporti argumenton se, edhe pse bashkëpunimi klasik shumëpalësh është dobësuar, koalicione alternative po mbushin boshllëkun, shpesh në formate më të ngushta, të bazuara në interesa, të cilat janë politikisht më të lehta për t’u mbajtur.

Ky ndryshim është i dukshëm edhe në të dhënat e tregtisë. Në vend të një tërheqjeje të plotë nga tregtia globale, raporti përshkruan një rirregullim të rrjedhave të mallrave përgjatë linjave gjeopolitike më elastike. Megjithatë, vendet po përpiqen ende të diversifikojnë furnitorët dhe tregjet mes partnerëve tregtarë që i konsiderojnë më të sigurt.

“Distanca mesatare gjeopolitike e tregtisë globale të mallrave ka rënë me rreth 7% mes viteve 2017 dhe 2024. Të marra së bashku, këto ndryshime sugjerojnë se tregtia globale po rishpërndahet brenda rrjeteve të përputhura, ndërkohë që diversifikohet mes partnerëve,” vijon raporti.

Vendet në zhvillim dhe Kina përfitojnë

Nga rishpërndarja kanë përfituar gjithashtu vendet prodhuese dhe eksportuese në zhvillim.

Në vitin 2024, ekonomitë në zhvillim dhe Kina zgjeruan pjesën e tyre të eksporteve, sipas raportit, edhe pse ekonomitë e avancuara po ashpërsojnë politikat tregtare dhe po ndërtojnë barriera rreth sektorëve strategjikë.

“Ato kanë fituar një pjesë më të madhe të eksporteve prodhuese: në vitin 2024, eksportet e tyre u rritën me 276 miliardë dollarë, ose me 5 pikë përqindje, nga të cilat Kina përbënte më shumë se gjysmën e rritjes totale.”

Sipas vlerësimit të raportit, goditjet tarifore të vitit 2025 nuk e shkatërruan tregtinë. Përkundrazi, ato përshpejtuan një riorganizim, me vëllime që vazhduan të rriten, por me modele që ndryshuan me shpejtësi, veçanërisht në importet e SHBA-së.

“Pa dyshim, një seri njoftimesh për tarifa nga SHBA-ja në vitin 2025 ngritën pikëpyetje mbi të ardhmen e tregtisë. Treguesit e hershëm sugjerojnë se, në vend që të çonin në tkurrje, këto njoftime kanë nxitur një rikonfigurim,” shpjegon raporti.

Vëllimet e tregtisë vlerësohet se u rritën në vitin 2025 me rreth 2.4%, megjithëse pak më poshtë ritmit të rritjes reale të PBB-së prej 3.2%.

Ndërsa tregtia e mallrave po riformësohet, raporti sugjeron se flukset e kapitalit dhe shërbimeve vazhdojnë të rriten, shpesh të nxitura nga qeveritë që kërkojnë të sigurojnë njohuri teknike dhe të ndërtojnë kapacitete vendase në industri të ndjeshme.

Qendra e gravitetit po zhvendoset nga globalizimi i bazuar te efikasiteti drejt investimeve të fokusuara te qëndrueshmëria, një ndryshim që kompanitë tashmë po e reflektojnë në zinxhirët e tyre të furnizimit.

Investimet e huaja direkte të përqendruara te IA

Investimet po grumbullohen rreth sektorëve strategjikë ose industrive që “formësojnë të ardhmen”. Raporti thekson një orientim më të fortë drejt gjysmëpërçuesve, infrastrukturës së inteligjencës artificiale, baterive dhe mineraleve kritike.

Megjithatë, edhe pse kapitali dhe shërbimet vazhdojnë të lëvizin, raporti argumenton se treguesit “klasikë” të bashkëpunimit shumëpalësh janë në rënie, dhe askund kjo nuk është më e dukshme sesa në ndihmën për zhvillim.

Prioritetet e donatorëve janë ngushtuar ndërsa politika po ashpërsohet dhe presioni fiskal rritet, duke i lënë buxhetet e zhvillimit më të ekspozuara ndaj rishikimeve të brendshme.

“Ndihma zyrtare për zhvillim (ODA) pati rënien më të madhe në këtë shtyllë, me 10.8% në vitin 2024. Vetëm katër vende e tejkaluan objektivin e OKB-së prej 0.7% të të Ardhurave Kombëtare Bruto. Për vitin 2025, Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) vlerëson një rënie tjetër prej 9–17% të ODA-së.”

Edhe emigracioni duket se po ndryshon drejtim. Pas vitesh rritjeje, raporti vëren shenja të hershme ngadalësimi në vitin 2024 dhe një tkurrje më të fortë në 2025, ndërsa destinacionet kryesore po tërhiqen. Flukset neto të emigracionit drejt SHBA-së dhe Gjermanisë ranë me rreth 65% dhe 39% në vit në 2025.

Rënie e paqes dhe sigurisë

Paralajmërimi më i fortë i raportit lidhet me paqen dhe sigurinë, ndërsa krizat po përhapen dhe zhvendosjet po rriten.

“Numri i rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së ra nga 50 në vitin 2023 në 46 në vitin 2024, dhe raporti i operacioneve shumëpalëshe të paqes ndaj konflikteve u ul me rreth 11% nga viti në vit,” thuhet në raport.

Ai argumenton se gjeopolitika po e bën më të vështirë ndërhyrjen e OKB-së dhe se misionet paqeruajtëse po shtrëngohen jo vetëm nga dinamika e vetos, por edhe nga buxhetet dhe mungesa e personelit.

Personeli i angazhuar në operacione shumëpalëshe ka rënë ndjeshëm gjatë dekadës së fundit.

“Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk ka mandatuar asnjë operacion të ri paqeruajtës që nga viti 2014. Për më tepër, shkurtimet buxhetore kanë ushtruar presion mbi misionet ekzistuese, personeli i angazhuar në operacione shumëpalëshe të paqes ra me më shumë se 40% mes viteve 2015 dhe 2024.”

Si rezultat, thuhet në raport, roli i OKB-së po zhvendoset larg dislokimeve të mëdha dhe drejt angazhimit diplomatik dhe kornizave rajonale, edhe pse rreziqet e konfliktit po rriten.

“Në këtë kontekst, roli i angazhimit të OKB-së ka evoluar, duke u mbështetur më shumë te misionet speciale politike dhe të dërguarit specialë, paralelisht me rritjen e kornizave të drejtuara në nivel rajonal.”

Udhëheqësit e biznesit nuk e trajtojnë këtë si një çështje abstrakte gjeopolitike. Raporti konstaton se paqëndrueshmëria po depërton gjithnjë e më shumë në kushtet operative, nga sigurimet dhe rreziku i transportit detar te vendimet për investime dhe lëvizshmëria e talenteve.

Rritje e shpenzimeve për mbrojtjen

Ndërkohë, qeveritë po përgatiten për një të ardhme më të kontestuar duke rritur shpenzimet për mbrojtjen. Raporti thekson rritjen e përputhshmërisë brenda NATO-s dhe vëren se tashmë po diskutohen objektiva edhe më të larta.

“Të 32 vendet anëtare të NATO-s përmbushën objektivin e shpenzimeve për mbrojtjen prej 2% të PBB-së në vitin 2025, ndërsa më shumë se 10 prej tyre kishin mbetur nën këtë nivel një vit më parë. Me rritjen e objektivit të shpenzimeve të NATO-s në 5% të PBB-së deri në vitin 2035, shpenzimet kombëtare për mbrojtjen pritet të rriten edhe më tej.”

Ky mund të jetë përfundimi më i qartë për tregjet dhe korporatat shumëkombëshe: bota nuk funksionon më mbi një sistem të vetëm operativ.

Bashkëpunimi po bëhet gjithnjë e më lokal, modular dhe kushtëzoues, një mozaik marrëveshjesh, korridore dhe koalicione që mund të mbajnë në lëvizje tregtinë dhe investimet, por që e kanë të vështirë të japin zgjidhje për problemet më të vështira kolektive.

Raporti sugjeron se bashkëpunimi global nuk po zhduket, ai po rindërtohet në fragmente. Rreziku është që bota të bëhet shumë e aftë në arritjen e marrëveshjeve selektive, ndërkohë që mbetet rrezikshëm e dobët në atë lloj veprimi shumëpalësh që parandalon përhapjen e krizave që në fillim. / Euronews

The post WEF: Bashkëpunimi global është zhvendosur në favor të grupeve më të vogla të aleatëve appeared first on Revista Monitor.

Europa po hyn në një valë të madhe shpenzimesh ushtarake

By: Mira Leka
12 January 2026 at 12:15

Forcimi i mbrojtjes. Por me Amerikën tashmë një aleate të pasigurt, a do të jetë e mjaftueshme për të përballuar Rusinë?   Qeveritë europiane po përballen me një krizë të mbrojtjes, të kapura mes agresionit rus dhe pasigurisë amerikane. Por ato kanë filluar ta marrin seriozisht kërcënimin, shkruan The Economist. Në maj, Komisioni Europian nisi SAFE (Security Action for Europe), një fond prej ...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Europa po hyn në një valë të madhe shpenzimesh ushtarake appeared first on Revista Monitor.

Greqia po i mëson Gjermanisë si të digjitalizojë qeverisjen

By: Mira Leka
12 January 2026 at 12:01

Të fundit po bëhen shembull, thjesht duke arritur mesataren. Një burokraci legjendare po bën përpjekje olimpike për t’u digjitalizuar, shkruan The Ecoomist   Mungesat e eficiencës në burokracinë europiane të bazuar në dokumente të shkruara janë legjendare. Gjatë pandemisë së Covid-19, autoritetet gjermane të shëndetit kërkuan që qendrat e testimit t’i printonin dhe t’ua dërgonin rezultatet m...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Greqia po i mëson Gjermanisë si të digjitalizojë qeverisjen appeared first on Revista Monitor.

Cila ekonomi pati performancën më të mirë në 2025?

By: Mira Leka
12 January 2026 at 11:42

Rikthehet renditja vjetore e The Economist   Mund të kishte qenë shumë më keq. Në prill, ndërsa presidenti Donald Trump nisi luftën e tij tregtare, investitorët dhe shumë ekonomistë u përgatitën për një recesion të fortë global. Në fund, GDP-ja botërore ka të ngjarë të rritet me rreth 3% për vitin 2025, njësoj si në 2024-n. Papunësia mbetet e ulët pothuajse kudo. Tregjet e aksioneve regjistru...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Cila ekonomi pati performancën më të mirë në 2025? appeared first on Revista Monitor.

Investitorët presin që përdorimi i IA të rritet vrullshëm, por kjo nuk po ndodh

By: Mira Leka
12 January 2026 at 11:35

Teknologji përkohësisht e ndaluar. Sondazhet e fundit tregojnë një përdorim të qëndrueshëm, pa rritje, nga bizneset, shkruan The Economist   Më 20 nëntor, statisticienët amerikanë publikuan rezultatet e një sondazhi. Fshehur brenda të dhënave është një prirje me ndikime triliona dollarë në shpenzime. Studiuesit e Census Bureau u kërkojnë kompanive të deklarojnë nëse kanë përdorur Inteligjencën Art...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Investitorët presin që përdorimi i IA të rritet vrullshëm, por kjo nuk po ndodh appeared first on Revista Monitor.

Inteligjenca artificiale është më e thjeshtë sesa gjuha që përdorim për ta përshkruar

By: Megi Dumi
12 January 2026 at 11:33

Agjentë IA, flukse pune autonome, MCP dhe terminologji e re që ndërtohet mbi të gjitha këto shfaqen pothuajse çdo javë.

Shumica e ekipeve nuk po hasin vështirësi me teknologjinë; ato po hasin vështirësi me qartësinë.

Epoka e ardhshme e lidershipit në inteligjencën artificiale nis me një gjuhë të përbashkët.

Jason Ing thekson se, në marketing dhe komunikim, fjalët kanë një rol kyç: ato formësojnë perceptimin, ndërtojnë besim dhe i bëjnë idetë e reja më të kapshme.

Megjithatë, në diskutimet mbi inteligjencën artificiale, pikërisht gjuha shpesh shndërrohet në pengesë.

Terminologjia po shtohet me një ritëm më të shpejtë sesa ekipet mund ta përthithin dhe zotërimi i saj është kthyer në një nga barrierat kryesore për adoptimin e IA-së.

Sipas tij, disa profesionistë e përdorin këtë gjuhë me vetëbesim, ndërsa të tjerë hezitojnë të përfshihen sepse ndihen të mbetur pas.

Kjo dinamikë krijon frustrim, ndjesi përjashtimi dhe, në disa raste, edhe reagim kundërshtues. Ndërkohë, këto koncepte po bëhen pjesë e pandashme e mjeteve të marketingut modern dhe kuptimi i tyre i qartë i ndihmon ekipet të përgatiten për fazën e ardhshme të transformimit.

Autori i referohet përvojës së tij të hershme në Amazon, ku qartësia trajtohej si disiplinë dhe jo si preferencë personale.

Rishikimet ishin intensive dhe përdorimi i një termi të paqartë mjaftonte për të humbur vëmendjen e të tjerëve.

Ai vëren se e njëjta nevojë për saktësi ekziston sot në mënyrën se si flitet për inteligjencën artificiale: kur gjuha është e paqartë ose jokonsistente, përputhja brenda ekipeve zhduket dhe përparimi ngadalësohet.

Në epokën e IA-së, kjo qartësi po bëhet edhe më e rëndësishme. Aftësi të reja dhe terma të rinj shfaqen çdo muaj.

Ndërsa konceptet janë reale dhe shpesh të vlefshme, gjuha që i shoqëron ndryshon më shpejt sesa ekipet mund ta ndjekin.

Kur terma si “agjentë”, “orkestrim” apo “flukse pune inteligjente” përdoren pa një kuptim të përbashkët, njerëzit shpesh bien dakord pa qenë plotësisht të sigurt për çfarë po miratojnë. Këtu, sipas autorit, lind keqkoordinimi.

Ndërtimi i një fjalori të përbashkët të IA

Sipas Jason Ing, shumë ekipe kanë plane ambicioze për inteligjencën artificiale, por shumë pak prej tyre kanë ndërtuar një fjalor të përbashkët për ta mbështetur këtë proces.

Pa përkufizime të qarta, të njëjtat fjalë përdoren për të përshkruar ide të ndryshme, duke ngadalësuar vendimmarrjen dhe duke krijuar fërkime të panevojshme.

Gjuha e qartë i ndihmon ekipet të vlerësojnë furnitorët, të projektojnë flukse pune dhe të shpjegojnë më mirë vlerën e aftësive të reja teknologjike.

Fokusi te rezultatet, jo te terminologjia

Sapo gjuha të jetë e qartë, vëmendja mund të zhvendoset te ajo që ka vërtet rëndësi: rezultatet. Sipas autorit, terma si “orkestrim” apo “agjentë” marrin kuptim vetëm kur lidhen me ndikim të matshëm, si fushata më të shpejta, përmbajtje më konsistente ose angazhim më të lartë.

Kur bisedat bazohen te rezultatet, bëhet më e lehtë të dallohet vlera reale nga zhurma.

Një dekodues i shkurtër i zhargonit të IA

MCP (Model Context Protocol): standard që i mundëson inteligjencës artificiale të lidhet në mënyrë të sigurt me mjetet, sistemet dhe të dhënat e një organizate.
A2A (bashkëpunim agjent–agjent): agjentë të IA që delegojnë detyra mes tyre pa ndërhyrje njerëzore.
Flukse pune agjentike: procese ku IA ndërmerr veprime dhe përshtatet në bazë të rezultateve.
Orkestrimi: koordinimi i detyrave krijuese dhe i fushatave në një sistem të vetëm të integruar.
Enterprise grounding: përdorimi nga IA vetëm i informacionit të miratuar dhe të kuruar nga kompania.
Optimizimi me qark të mbyllur: IA që mëson nga të dhënat e performancës dhe përmirëson vazhdimisht përmbajtjen ose targetimin.

Qartësia si avantazh konkurrues

Sipas Jason Ing, qartësia mund të duket e thjeshtë, por është një avantazh real strukturor. E ardhmja e inteligjencës artificiale në marketing nuk u përket kompanive me terminologjinë më të zhurmshme, por atyre që e përdorin IA për t’u shërbyer më mirë klientëve.

Kur ekipet ndajnë një gjuhë të përbashkët dhe kuptojnë qartë konceptet, ato marrin vendime më të mira, e adoptojnë inteligjencën artificiale me më shumë siguri dhe ndërtojnë sisteme që realisht e rrisin vlerën e punës. / Forbes

The post Inteligjenca artificiale është më e thjeshtë sesa gjuha që përdorim për ta përshkruar appeared first on Revista Monitor.

Energjia, Balluku: 2 miliardë euro investime private në burime të rinovueshme

12 January 2026 at 11:32

Investimet private në burime të rinovueshme të energjisë viteve të fundit kanë arritur në rreth 2 miliardë euro.

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku dha këtë shifër këtë të hënë gjatë një aktiviteti për projektin e parë eolik që do të zbatohet në zonën e Tropojës. Bëhet fjalë për projektin e kompanisë CWP që parashikon një park me kapacitet të instaluar 600 MW.

Balluku e cilësoi këtë si një fazë të re për sektorin energjetik shqiptar dhe rrugën drejt diversifikimit të nisur  vite më parë.

“Parku eolik i Tropojës nuk është  thjesht një investim energjetik por simbol i transformimit që po përjeton Shqipëria, i një ekonomie më të qëndrueshme dhe më të hapur ndaj inovacionit. Sektori energjetik shqiptar po hyn në një fazë të re. Shqipëria po kalon nga varësia nga hidro në një model modern të balancuar energjetik ku diversifikimi i burimeve nuk është më një zgjedhje por domosdoshmëri strategjike.

E kemi nisur këtë rrugëtim në 2018 kur qeveria shqiptare fliste për diversifikimin. Krijimin e burimeve alternative siç ishin ato të energjisë diellore dhe më pas ato eolike. Ky tranzicion është realitet që po merr formë. Investime të huaja direkte janë treguesi më i lartë i stabilitetit ekonomik.

Vetëm në kohën e fundit mbi 1.5 mld euro investime private janë angazhuar ose janë në proces kryesisht në burime të rinovueshme në diellor dhe eolik dhe hidro me pak ndikim mjedisor.

Gjatë këtyre viteve në tërësi në sektorin energjetik shqiptar janë angazhuar mbi 2 mld euro investime dhe sot kemi mbi 700 MW kapacitete të reja energjetike private fotovolatike në operim dhe 400 më kapacitete të shtuara vetëprodhues e kemi një portofol të ardhshëm që pritet ti çojë në 1500 MW me teknologji fotovolatike dhe eolike.

Kemi mbi 1600 MW të reja depozituevse në fazë studimi dhe lehtësim financiar. Në energjinë e erës për herë të parë ne po hyjmë në ndërtimin konkret me parkun e CWP Tropojë”, tha Balluku.

Kryeministri Edi Rama vuri theksin gjatë fjalës së tij tek rëndësia e projekteve të kësaj shkalle dhe që në harkun e 12 muajve ky park i energjisë së erës në Tropojë të hyjë në rrjetin e prodhuesve të energjisë së rinovueshme në vendin tonë. Përmes këtij projekti nuk përfitohet vetëm një burim i ri energjie por dhe njohuri. Edhe ky investim shkon sipas Ramës në drejtimin strategjik dhe rrugën e përmbushjes së objektivit për ta bërë Shqipërinë një vend sovran në prodhimin e energjisë.

“Koha kur Shqipëria duhet të dalë drejt tregut për të blerë energji po shkon drejt fundit dhe ne do jemi mes atyre pak vendeve që gëzojnë pavarësi të plotë për prodhimin e energjisë”, tha Rama.

The post Energjia, Balluku: 2 miliardë euro investime private në burime të rinovueshme appeared first on Revista Monitor.

Bullgari, 90% e financimit të huaj ka ardhur nga BE-ja që nga vitet ’90

By: Mira Leka
12 January 2026 at 11:16

Rreth 90% e financimit të huaj në Bullgari që nga rrëzimi i regjimit komunist në fund të viteve ’80 dhe fillim të viteve ’90 ka ardhur nga Bashkimi Europian, sipas një studimi mbi ndihmën e huaj në Bullgari. Studimi është realizuar nga Instituti për Ekonominë e Tregut (IME). Kryeekonomisti i IME-së, Latchezar Bogdanov, bëri të ditur se analiza bazohet në burime të ndryshme publike, shqyrton ndihmë...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Bullgari, 90% e financimit të huaj ka ardhur nga BE-ja që nga vitet ’90 appeared first on Revista Monitor.

Rumani, tregu i punës u karakterizua nga ruajtja e stafit dhe konkurrencë e lartë

By: Mira Leka
12 January 2026 at 11:14

Tregu i punës në Rumani u shënua nga kontraste të forta në vitin 2025, sipas një analize të platformës së punësimit BestJobs. Në disa sektorë, punëkërkuesit diktonin rregullat, ndërsa në të tjerë ata konkurronin ashpër për një numër të kufizuar pozicionesh, duke u dhënë punëdhënësve avantazh të qartë. Në sektorin e IT-së, numri i kufizuar i vendeve të punës çoi në një nivel rekord aplikimesh, duke...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Rumani, tregu i punës u karakterizua nga ruajtja e stafit dhe konkurrencë e lartë appeared first on Revista Monitor.

Rumani, BEI jep një kredi prej 25 mln eurosh për Agricover

By: Mira Leka
12 January 2026 at 11:12

Fermerët rumunë pritet të përfitojnë nga një akses më i mirë në financim pas një kredie prej 25 milionë eurosh të akorduar nga Banka Europiane e Investimeve (BEI) për Agricover Credit IFN SA, me synim mbështetjen e mikro-bizneseve bujqësore në të gjithë vendin. Financimi do të ofrohet në kuadër të mandatit InvestEU dhe synon të rrisë produktivitetin dhe të promovojë qëndrueshmërinë mjedisore. Marr...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Rumani, BEI jep një kredi prej 25 mln eurosh për Agricover appeared first on Revista Monitor.

Kroacia, drejt një transformimi të madh digjital

By: Mira Leka
12 January 2026 at 11:10

Kroacia po përgatitet për një transformim të rëndësishëm digjital, i cili pritet të riformësojë sistemin e saj tatimor dhe të reduktojë barrët administrative që prej vitesh rëndojnë mbi bizneset. Ministri i Financave, Marko Primorac, e ka përshkruar digjitalizimin e Administratës Tatimore, futjen e Fiskalizimit 2.0 dhe krijimin e një Regjistri të Popullsisë, si hapa historikë drejt modernizimit të...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Kroacia, drejt një transformimi të madh digjital appeared first on Revista Monitor.

Tregtia me pakicë në artikujt për fëmijë në rënie të shpejtë

12 January 2026 at 11:00

Tregtia me pakicë në sasi ka pësuar rritje përgjatë viteve të fundit, por produktet për fëmijë, libra, kancelari, lodra etj. kanë pësuar rënie.

Në 9 mujorin 2025 indeksi i shitjeve me pakicë në këtë grup është së paku 2.2 pikë për qind më u ulët se në vitin 2021, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT.

Të dhënat mujore për kategorinë “Libra, gazeta, artikuj shkollorë, produkte të argëtimit, pajisje sportive, lodrat, lojërat dhe të tjera produkte” tregojnë një prirje rënëse të tregtisë së artikujve të lidhur me fëmijët, sidomos duke hyrë në vitin 2024 dhe duke u thelluar në 2025. Në shtator 2025 indeksi i tregtisë me pakicë në volum në këtë kategori shënoi 91.6% (2021=100) çka do të thotë se sasia e tregtuar në këtë grup ishte se paku 10 pikë % më e ulët se katër vite më pare.

Edhe pse muaji shtator shënon kulmin e shitjeve për shkak të nisjes se shkollës sërish tregtia në këtë grup shënoi ulje. Pas niveleve relativisht të larta gjatë vitit 2023, me kulme të dukshme në periudhat e sezonit shkollor (gusht–tetor) gjatë vitit 2024, vlerat mbeten kryesisht nën nivelet e një viti më parë, ndërsa në 2025 vërehen rënie më të theksuara, me disa muaj që zbresin nën 95 pikë, pavarësisht disa rikuperimeve të përkohshme.

Indeksi i shitjeve me pakicë sugjeron dobësim të kërkesës për libra dhe artikuj shkollorë, e cila lidhet me rënien e nxënësve në shkolla.

Në tërësi, tregtia e këtyre produkteve po humbet gradualisht volum, duke reflektuar një trend rënës, përveç luhatje sezonale.

Numri i lindjeve ka rënë ndjeshëm vitet e fundit, ndërsa emigrimi i familjeve të reja ka zvogëluar bazën e nxënësve. Më pak fëmijë do të thotë automatikisht më pak kërkesë për libra shkollorë, fletore dhe materiale ndihmëse. Në Tiranë ndërmjet 2021-shit dhe 2025-s lindjet kanë rënë me 12.9%. Kjo ulje lidhet kryesisht me emigracionin e vazhdueshëm të të rinjve dhe presionet ekonomike.

Në vitin 1950, kur u vendos regjimi i diktaturës komuniste, lindën 47,291 foshnja, sipas të dhënave nga arkivat e INSTAT, teksa numri i grave në moshë riprodhimi (15-49 vjeç) ishte vetëm 259,472 mijë. Në 2024 lindën pak më shumë se 22 mijë foshnja, teksa numri i grave në moshë riprodhimi ishte gati dy herë më i lartë se në vitet 1950.

Edhe Tirana mbetet qendra kryesore ekonomike, kostoja e lartë e jetesës dhe mungesa e infrastrukturës mbështetëse për familjet e reja kanë ndikuar negativisht në këtë trend, duke bërë që lindjet të jenë në rënie.

Nga ana tjetër rritja e kostos së jetesës ka detyruar familjet të kufizojnë shpenzimet jo thelbësore, duke shtyrë blerjet e librave, materialeve shtesë shkollore apo produkteve kulturore për fëmijë drejt minimumit të nevojshëm.

Gjithashtu përdorimi i materialeve online, platformave arsimore dhe burimeve elektronike ka ulur nevojën për libra të shtypur dhe artikuj tradicionalë shkollorë, sidomos në qytetet e mëdha./ B.Hoxha

Burimi: INSTAT

The post Tregtia me pakicë në artikujt për fëmijë në rënie të shpejtë appeared first on Revista Monitor.

Nga kujtim në kontribut: Si mund të ruhet lidhja emocionale me Shqipërinë te brezi i ri

By: Mira Leka
12 January 2026 at 10:54

Flet Sonila Jaupbashi, psikologe   Në një epokë ku emigracioni shqiptar po shënon një valë të re, fëmijët që rriten mes dy vendeve, dy gjuhëve dhe dy kulturave përballen me sfida që shkojnë përtej integrimit shoqëror. Ata bartin kujtimet emocionale të një “atdheu” që shpesh e njohin vetëm përmes prindërve, ndërsa mësojnë të ndërtojnë përkatësinë e tyre në një realitet tjetër. Çfarë ndodh me identi...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Nga kujtim në kontribut: Si mund të ruhet lidhja emocionale me Shqipërinë te brezi i ri appeared first on Revista Monitor.

Viti 2026 është vendimtar për sektorin e ICT

By: Mira Leka
12 January 2026 at 09:56

Në Shqipëri, zhvillimi i sektorit të ICT (Teknologji e Informacionit dhe Komunikimit) për vitin 2026 pritet të jetë një periudhë ku transformimi digjital merr një karakter shumë më të gjerë, nga qeverisja dhe shërbimet publike deri te tregu i punës, edukimi dhe ekonomia rurale. Pritet jo vetëm rritje e përdorimit të teknologjive, por edhe një fazë ku politikat publike, investimet e huaja dhe nisma...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Viti 2026 është vendimtar për sektorin e ICT appeared first on Revista Monitor.

❌
❌