❌

Normal view

Shoqata e Bankave: Mos dëmtoni bankat, janë infrastrukturë thelbësore për ekonominë

15 October 2026 at 20:05

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), njoftoi se ĂȘshtĂ« duke ndjekur me vĂ«mendje situatĂ«n e krijuar gjatĂ« protestave tĂ« ditĂ«ve tĂ« fundit, informon publikun se disa degĂ« bankare dhe ATM janĂ« prekur nga veprime qĂ« kanĂ« shkaktuar dĂ«me materiale.

Për shkak të zhvillimeve në terren dhe me prioritet sigurinë e klientëve dhe të punonjësve, një pjesë e mirë e bankave kanë operuar përkohësisht me numër të reduktuar degësh dhe/ose me orar të kufizuar.

NĂ« raste tĂ« caktuara nuk ka qenĂ« e mundur qĂ« klientĂ«ve t’u ofrohej shĂ«rbimi me kapacitetin dhe standardin e zakonshĂ«m. AAB dhe bankat anĂ«tare kĂ«rkojnĂ« mirĂ«kuptimin e klientĂ«ve pĂ«r çdo vĂ«shtirĂ«si apo vonesĂ« tĂ« shkaktuar nga kjo situatĂ« e jashtĂ«zakonshme.

Bankat do të vijojnë aktivitetin sipas kushteve dhe orareve të përcaktuara nga secila prej tyre, në varësi të situatës dhe vlerësimeve të sigurisë. Ftojmë klientët që, përpara se të paraqiten në degë, të konsultojnë njoftimet zyrtare në faqet e internetit dhe kanalet e tjera të komunikimit të bankës së tyre.

Në të njëjtën kohë, klientët inkurajohen që, kur është e mundur, të përdorin kanalet bankare digjitale për kryerjen e pagesave, transfertave dhe transaksioneve të tjera të disponueshme në distancë.

AAB thekson se dëmet e evidentuara janë materiale dhe veprimet ndaj ambienteve fizike apo pajisjeve nuk cenojnë, në vetvete, depozitat e klientëve dhe funksionimin e sektorit bankar. Bankat vijojnë të zbatojnë masat dhe procedurat për ruajtjen e sigurisë, vazhdimësinë e aktivitetit dhe mbrojtjen e interesave të klientëve.

Sistemi bankar është një infrastrukturë thelbësore për qytetarët, bizneset dhe ekonominë shqiptare dhe një kontribues i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit, nëpërmjet kreditimit të familjeve dhe sipërmarrjeve, lehtësimit të pagesave dhe transaksioneve, punësimit dhe kontributit në të ardhurat në buxhetin e shtetit. Prandaj të gjithë bashkë të ruajmë sistemin bankar dhe atë financiar si e mirë e përbashkët, të mos sulmohen degët e bankave dhe objektet e tjera financiare.

Bankat mbeten të angazhuara për vijimësinë e shërbimit normal sa më shpejt që kushtet e sigurisë ta lejojnë, duke vlerësuar me prioritet mbrojtjen e klientëve, punonjësve dhe infrastrukturës bankare, përfundon njoftimi.

The post Shoqata e Bankave: Mos dëmtoni bankat, janë infrastrukturë thelbësore për ekonominë appeared first on Revista Monitor.

Serena Williams: Lidershipi nuk është vetëm të arrish në majë, por çfarë ndryshon kur je atje

By: Megi
15 October 2026 at 15:37

Pushteti nuk matet vetëm me pozicionin që arrin, por me ndikimin që krijon dhe ndryshimet që sjell.

Ky ishte mesazhi kryesor i edicionit tĂ« 14-tĂ« tĂ« Forbes Power Women’s Summit, ku Serena Williams dhe disa nga gratĂ« mĂ« tĂ« fuqishme tĂ« biznesit botĂ«ror ndanĂ« pĂ«rvojat e tyre mbi lidershipin, kapitalin dhe pavarĂ«sinĂ« financiare.

“Nuk kemi vĂ«rtet nevojĂ« pĂ«r njĂ« burrĂ« qĂ« tĂ« na shpĂ«tojĂ«; e di qĂ« unĂ« nuk kam”, deklaroi legjenda e tenisit, Serena Williams, pĂ«rpara pjesĂ«marrĂ«seve nĂ« konferencĂ«n e organizuar nga Forbes nĂ« Nju Jork.

Takimi mblodhi drejtuese nga biznesi, financa, teknologjia, sporti dhe industria e argëtimit, me një temë qendrore: çfarë ndodh kur gratë marrin kontrollin mbi pushtetin dhe vendimmarrjen.

Kur Moira Forbes, nĂ«npresidente ekzekutive e Forbes, organizoi pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« konferencĂ«n 14 vite mĂ« parĂ«, fjala “pushtet” ishte ende e diskutueshme kur pĂ«rdorej pĂ«r gratĂ«. Ndikimi konsiderohej i pranueshĂ«m, por jo domosdoshmĂ«risht pushteti.

Sot, situata ka ndryshuar. Sipas Forbes, 100 gratë në listën e më të fuqishmeve në botë për vitin 2025 kontrollojnë së bashku një fuqi ekonomike prej 37 trilionë dollarësh dhe ndikojnë në jetën e më shumë se një miliard njerëzve.

Megjithatë, pabarazitë mbeten të dukshme.

Serena Williams: Ndryshimi fillon nga financimi

Pas karrierës në tenis, Serena Williams u përqendrua te investimet në sipërmarrje përmes fondit Serena Ventures. Ajo u befasua kur zbuloi se vetëm rreth 2% e financimeve nga kapitali sipërmarrës shkonin për gratë.

“Mendova se ishte njĂ« gabim leximi, shkrimi apo citimi”, tregoi ajo.

Për Williams, zgjidhja nuk qëndron vetëm te mbështetja e sipërmarrëseve, por edhe te ndryshimi i atyre që vendosin se ku shkojnë paratë.

“Ideja ime Ă«shtĂ« tĂ« ndryshoj pjesĂ«n e sipĂ«rme tĂ« procesit tĂ« pĂ«rzgjedhjes”, tha ajo, duke iu referuar nevojĂ«s pĂ«r tĂ« ndryshuar mĂ«nyrĂ«n se si identifikohen dhe financohen bizneset.

Përmes Serena Ventures, ajo ka investuar në më shumë se 100 kompani, shumë prej të cilave drejtohen nga gra ose zhvillojnë produkte dhe shërbime për to.

Drejtuesit duhet të shohin përpara, jo pas

Një tjetër mesazh erdhi nga Gunjan Kedia, CEO e U.S. Bancorp, një prej bankave më të mëdha tregtare amerikane, me mbi 600 miliardë dollarë aktive.

Kedia, e renditur e 23-ta në listën e grave më të fuqishme të Forbes, theksoi se lidershipi kërkon gatishmërinë për të sfiduar praktikat tradicionale.

“Zgjedhja e njĂ« drejtuesi Ă«shtĂ« tĂ« shohĂ« pĂ«rmes xhamit tĂ« pĂ«rparmĂ«, jo pasqyrĂ«s sĂ« pasme”, u shpreh ajo.

Këshilla e saj për drejtuesit ishte të mos i trajtojnë praktikat që i kanë sjellë sukses në të kaluarën si të vetmen rrugë për të ardhmen.

“Mos lejoni kurrĂ« qĂ« tradita juaj e sĂ« kaluarĂ«s tĂ« kthehet nĂ« burg”.

Historia personale e Kedias e përforcon këtë mesazh. Puna e saj e parë ishte shitja derë më derë e aromatizuesve të ajrit në Delhi. Sot, ajo është gruaja e parë që drejton U.S. Bancorp.

Fuqia e lidershipit është edhe aftësia për të zgjedhur

Gjatë konferencës u theksua se suksesi nuk duhet matur vetëm me arritjen e majës, por edhe me lirinë për të përcaktuar objektivat personale.

Patinatorja olimpike Alysa Liu, 21 vjeçe, u tërhoq përkohësisht nga sporti në vitin 2022, pasi kuptoi se nuk po garonte për veten. Ajo u rikthye në vitin 2024 dhe fitoi medaljen e artë olimpike në vitin 2026, këtë herë sipas kushteve të saj.

Një dimension tjetër i fuqisë personale u soll nga Ali Truwit, e cila, pasi i mbijetoi një sulmi peshkaqeni dhe humbi një këmbë, u rikthye në ujë dhe fitoi dy medalje argjendi në Lojërat Paralimpike të Parisit.

Ndërsa ekspertja e financave Vivian Tu, e njohur si YourRichBFF, e përqendroi mesazhin te edukimi financiar.

“Paraja Ă«shtĂ« njĂ« mjet, njĂ« burim, njĂ« aftĂ«si, njĂ« muskul”, tha ajo, duke theksuar se njohuritĂ« financiare krijojnĂ« liri dhe mundĂ«si zgjedhjeje.

Mesazhi i përbashkët i konferencës ishte se lidershipi nuk përfundon me marrjen e pushtetit. Vlera e tij qëndron te mënyra se si përdoret për të ndryshuar organizatat, për të krijuar mundësi dhe për të sfiduar kufizimet ekzistuese. / Forbes

The post Serena Williams: Lidershipi nuk është vetëm të arrish në majë, por çfarë ndryshon kur je atje appeared first on Revista Monitor.

Destinacionet më të mira në Europë për jetë të gjatë e të shëndetshme, mes tyre Ksamili

By: Megi
15 October 2026 at 15:23

Ecja, ushqimi me bazë bimore dhe marrëdhëniet shoqërore janë disa nga sekretet e jetëgjatësisë. Në vend të terapive me dritë të kuqe apo suplementeve të shtrenjta, ekspertët sugjerojnë përqendrimin te zakonet e thjeshta të përditshme.

Interesi pĂ«r njĂ« jetĂ« mĂ« tĂ« gjatĂ« po rritet, por jetĂ«gjatĂ«sia nuk kĂ«rkon domosdoshmĂ«risht pajisje apo trajtime tĂ« kushtueshme. KĂ«tĂ« e dĂ«shmojnĂ« banorĂ«t e tĂ« ashtuquajturave “Zona Blu”, rajone qĂ« dallohen pĂ«r numrin e lartĂ« tĂ« personave mbi 100 vjeç.

Në Europë njihen dy zona të tilla, Ikaria në Greqi dhe Sardenja në Itali. Megjithatë, shumë destinacione të tjera ndjekin parime të ngjashme jetese, si aktiviteti fizik, ushqimi i thjeshtë dhe lidhjet e forta me komunitetin.

Kompania turistike CV Villas ka publikuar një renditje të re të destinacioneve më të mira europiane për një stil jetese që favorizon jetëgjatësinë. Në listën e 20 destinacioneve më të mira përfshihet edhe Ksamili, Shqipëri, i renditur në vendin e 17-të.

PĂ«r hartimin e renditjes, kompania analizoi pothuajse 100 destinacione, duke pĂ«rdorur disa nga parimet e studimit “Power 9” tĂ« Dan Buettner pĂ«r Zonat Blu.

Vlerësimi, me maksimum 100 pikë, mori parasysh mundësinë për të lëvizur në këmbë, bazuar në ndryshimet e lartësisë së terrenit, ritmin e jetës, matur përmes orëve mesatare vjetore të punës, numrin e restoranteve me oferta vegane dhe kantinave të verës për banor, si dhe lidhjet komunitare, të vlerësuara përmes numrit të kafeneve dhe kishave për banor.

“Sipas mundĂ«sive pĂ«r tĂ« ecur nĂ« kĂ«mbĂ«, ushqimit tĂ« mirĂ«, ndjenjĂ«s sĂ« komunitetit dhe ritmit mĂ« tĂ« qetĂ« tĂ« jetĂ«s, kĂ«to destinacione ofrojnĂ« gjithçka qĂ« duhet tĂ« ketĂ« njĂ« pushim çlodhĂ«s”, tha Hannah Marshall, menaxhere marketingu nĂ« CV Villas.

Sipas saj, megjithëse Europa ka vetëm dy Zona Blu të njohura zyrtarisht, shumë vende të tjera ndjekin një mënyrë të ngjashme jetese.

Katër nga 20 destinacionet më të mira ndodhen në Maltë, përfshirë kryeqytetin Valetta, që kryeson renditjen. Qyteti u vlerësua për mundësinë e lëvizjes në këmbë dhe mjediset e përshtatshme për socializim gjatë vakteve.

Në vendin e dytë renditet ishulli Paxos në Greqi, i njohur për komunitetin e lidhur ngushtë, ritmin e qetë të jetës dhe natyrën e paprekur.

Vendin e tretë e zë Saint-Tropez në Francë, ndërsa në të katërtin renditet Eger në Hungari. Ky qytet historik dallohet për traditën e konsumimit të moderuar të verës dhe takimeve shoqërore gjatë darkave, zakone që konsiderohen të lidhura me jetëgjatësinë.

20 destinacionet më të mira në Europë për një jetë të gjatë e të shëndetshme:

  1. Valetta, Maltë

  2. Paxos, Greqi

  3. Saint-Tropez, Francë

  4. Eger, Hungari

  5. Mdina, Maltë

  6. Ibiza, Spanjë

  7. Taormina, Itali

  8. Lefkada, Greqi

  9. Budva, Mali i Zi

  10. Dingle, Irlandë

  11. Nessebar, Bullgari

  12. Bad Ischl, Austri

  13. Piran, Slloveni

  14. Ålesund, Norvegji

  15. St. Julian’s, MaltĂ«

  16. Gozo, Maltë

  17. Ksamil, Shqipëri

  18. Levoča, Sllovaki

  19. Bordeaux, Francë

  20. Novi Sad, Serbi

/ Euronews, CV Villas

The post Destinacionet më të mira në Europë për jetë të gjatë e të shëndetshme, mes tyre Ksamili appeared first on Revista Monitor.

Reuters: Rama refuzon thirrjet për dorëheqje ndërsa protestat e studentëve përshkallëzohen në Tiranë

15 October 2026 at 15:18

(Reuters) – Kryeministri shqiptar Edi Rama hodhi poshtĂ« tĂ« enjten thirrjet pĂ«r dorĂ«heqje, ndĂ«rsa mijĂ«ra protestues, tĂ« udhĂ«hequr nga studentĂ«t, thyen xhama dhe u pĂ«rleshĂ«n nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« vazhdueshme me forcat e policisĂ«, tĂ« cilat pĂ«rdorĂ«n topa uji dhe gaz lotsjellĂ«s nĂ« kryeqytet.

Protestuesit shprehën zemërimin e tyre për korrupsionin e perceptuar, koston dhe cilësinë e arsimit, si dhe për një marrëveshje që parashikon shitjen e pjesëve të bregdetit të paprekur jugor të Shqipërisë për zhvillimin e një resorti luksoz, të mbështetur nga dhëndri i Presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner.

Ata kërkuan dorëheqjen e Ramës, duke deklaruar se askush nuk i kishte dëgjuar shqetësimet e tyre gjatë një vere protestash kryesisht paqësore kundër projektit të zhvillimit.

Në një deklaratë me shkrim për Reuters, Rama hodhi poshtë thirrjet për largimin e tij.

“PĂ«rgjegjĂ«sia ime Ă«shtĂ« tĂ« dĂ«gjoj, tĂ« trajtoj shqetĂ«simet legjitime dhe ta çoj ShqipĂ«rinĂ« pĂ«rpara. Alternativa do tĂ« ishte njĂ« tradhti ndaj shqiptarĂ«ve qĂ« mĂ« dhanĂ« njĂ« mandat tĂ« fortĂ« pĂ«r tĂ« pĂ«rfunduar negociatat e anĂ«tarĂ«simit nĂ« Bashkimin Europian”, deklaroi ai.

Rama dënon sulmet ndaj pronës publike

Një studente, e cila u prezantua me emrin Kiara, tha se kostoja e jetesës, perspektiva e dobët për punësim dhe korrupsioni i pretenduar ishin problemet kryesore.

“Kryeministri ynĂ« Ă«shtĂ« vetĂ« kuptimi i fjalĂ«s korrupsion. Mund tĂ« gjesh punĂ« nĂ« profesionin tĂ«nd vetĂ«m nĂ«se njeh dikĂ« qĂ« njeh dikĂ« tjetĂ«r”, tha ajo, me fytyrĂ«n e mbuluar me maskĂ«, ashtu si shumĂ« prej protestuesve nĂ« rrugĂ«t e TiranĂ«s tĂ« enjten.

Protestat, që kanë hyrë tashmë në ditën e tretë, përbëjnë sfidën më të madhe deri më tani për Ramën, i cili fitoi mandatin e katërt vitin e kaluar, duke vendosur anëtarësimin në BE në qendër të fushatës së tij. Parlamenti anuloi seancën e planifikuar, ndërsa dhuna shpërtheu sërish në afërsi të tij.

Rama, qeveria e të cilit mohon akuzat për korrupsion, tha se ishte i gatshëm të diskutonte për rritjen e kostos së arsimit, por shtoi:

“Sulmet ndaj institucioneve, shkatĂ«rrimi i pronĂ«s publike dhe kĂ«rcĂ«nimi i sigurisĂ« publike nuk kanĂ« asnjĂ« lidhje me kĂ«rkesat legjitime tĂ« studentĂ«ve”.

Rrugët e Tiranës ishin të mbushura me kosha mbeturinash të djegur, stacione autobusësh të shkatërruara dhe semaforë të dëmtuar.

RetĂ« e gazit lotsjellĂ«s u pĂ«rhapĂ«n nĂ« qendĂ«r tĂ« qytetit. Protestuesit hodhĂ«n gurĂ« ndaj policisĂ«, ndĂ«rsa forcat e rendit pĂ«rdorĂ«n topa uji pĂ«r t’i zmbrapsur. NĂ« sheshin qendror SkĂ«nderbej, policia goditi me shkopinj protestues qĂ« po largoheshin me vrap, ndĂ«rsa turistĂ«t ndiqnin skenat.

Protestuesit thonë se zëri i tyre nuk po dëgjohet

“Kjo qeveri Ă«shtĂ« e korruptuar, e drejtuar dhe e udhĂ«hequr nga njĂ« kryeministĂ«r i korruptuar”, tha protestuesi Lulzim Tanushi, me profesion avokat.

“QĂ« kur Rama erdhi nĂ« pushtet, ai ka abuzuar dhe ka shkatĂ«rruar jetĂ«t e njerĂ«zve. Kjo Ă«shtĂ« arsyeja pse njerĂ«zit po shprehin zemĂ«rimin e tyre, sepse mĂ« parĂ« nuk u dĂ«gjuan”, shtoi ai.

Protestat pasojnë disa muaj demonstratash kryesisht paqësore, të nxitura nga planet për ndërtimin e resortit, projekt që është përballur edhe me sfida ligjore.

Banorë të fshatrave të zonës i thanë Reuters në korrik se tokat e tyre ishin shitur në mënyrë të padrejtë për zhvillimin e projektit. Reuters raportoi më vonë se personi që kishte shitur tokën ishte në kërkim nga prokuroria për trafik droge, akuza që avokati i tij i mohoi.

Reuters nuk gjeti prova për shkelje nga Kushner, i cili nuk është i përfshirë drejtpërdrejt në mosmarrëveshjen me banorët.

Shqipëria synon anëtarësimin në BE që në vitin 2028

Imazhi i ShqipĂ«risĂ« Ă«shtĂ« dĂ«mtuar ndĂ«r vite nga skandalet e korrupsionit dhe analistĂ«t politikĂ« thonĂ« se vendi Ă«shtĂ« njĂ« qendĂ«r pĂ«r grupet kriminale qĂ« kĂ«rkojnĂ« tĂ« pastrojnĂ« para tĂ« pĂ«rfituara nga trafiku i drogĂ«s dhe armĂ«ve, duke ndĂ«rlikuar pĂ«rpjekjet e vendit pĂ«r t’u anĂ«tarĂ«suar nĂ« Bashkimin Europian.

Së bashku me Malin e Zi, Shqipëria aktualisht kryeson procesin e anëtarësimit mes vendeve të Ballkanit dhe synon hyrjen në BE që në vitin 2028.

“Korrupsioni duhet tĂ« luftohet dhe, siç e ka rikonfirmuar sĂ« fundmi vetĂ« BE-ja, ShqipĂ«ria po e lufton atĂ« si kurrĂ« mĂ« parĂ«â€, deklaroi Rama pĂ«r Reuters.

“Ndoshta disa forca, brenda dhe jashtĂ« vendit, nuk duan qĂ« ShqipĂ«ria tĂ« ketĂ« sukses si vend pararojĂ« nĂ« anĂ«tarĂ«simin nĂ« BE. Por unĂ« nuk do tĂ« lejoj qĂ« dhuna tĂ« nxjerrĂ« nga binarĂ«t tĂ« ardhmen europiane tĂ« ShqipĂ«risĂ«â€, shtoi ai.
Delegacioni i Bashkimit Europian nĂ« ShqipĂ«ri, nĂ« njĂ« deklaratĂ« nĂ« platformĂ«n X, tha: “Dialogu konstruktiv Ă«shtĂ« e vetmja rrugĂ« pĂ«rpara”.

Trazirat janë pjesë e një vale aktivizmi studentor në Europë. Në Francë, nxënësit e shkollave të mesme kanë organizuar protesta dhe bllokime të shkollave për disa javë, duke kërkuar më shumë mësues dhe kushte më të mira, me argumentin se përkeqësimi i ndërtesave shkollore dhe mbipopullimi i klasave po dëmtojnë arsimin.

The post Reuters: Rama refuzon thirrjet për dorëheqje ndërsa protestat e studentëve përshkallëzohen në Tiranë appeared first on Revista Monitor.

Gjermania planifikon të vendosë një taksë mbi pijet me sheqer

By: Megi
15 October 2026 at 15:15

Qeveria e Gjermanisë ka miratuar një projektligj për vendosjen e një takse mbi pijet me sheqer, duke filluar nga 1 korriku 2027. Taksa synon të ndihmojë financimin e sistemit të sigurimit të detyrueshëm shëndetësor, duke lehtësuar presionin për rritjen e kontributeve.

Qeveria gjermane ka miratuar një projektligj për të taksuar pijet me sheqer në ekonominë më të madhe të Europës. Nëse miratohet nga Bundestagu, taksa do të hyjë në fuqi më 1 korrik 2027. Koalicioni qeverisës synon të rrisë të ardhurat e buxhetit federal, ndërkohë që nxit prodhuesit të ulin përmbajtjen e sheqerit dhe të ofrojnë produkte më të shëndetshme.

Taksa synon të lehtësojë presionin mbi sistemin shëndetësor, i cili përballet çdo vit me kosto prej më shumë se 2 miliardë eurosh, të lidhura me konsumin e lartë të pijeve me sheqer, që kontribuon në obezitet, diabet dhe prishjen e dhëmbëve.

Sipas qeverisĂ« federale, Berlini po pĂ«rdor kĂ«tĂ« taksĂ« pĂ«r tĂ« zbatuar “atĂ« qĂ« shoqatat e fushave tĂ« shĂ«ndetĂ«sisĂ«, shkencĂ«s, mbrojtjes sĂ« fĂ«mijĂ«ve dhe mbrojtjes sĂ« konsumatorit kanĂ« kĂ«rkuar prej kohĂ«sh”.

Taksa pritet të gjenerojë të ardhura shtesë për qeverinë federale prej 690 milionë eurosh në vitin 2027 dhe 925 milionë eurosh në vitin 2028.

Sipas qeverisë federale, këto të ardhura do të ndihmonin në kufizimin e shkurtimeve të planifikuara të subvencionit shtetëror për fondin qendror të sigurimeve shëndetësore, duke lehtësuar potencialisht presionin për rritjen e kontributeve të sigurimit shëndetësor të qytetarëve.

Cilat pije do të taksohen dhe kush do të paguajë më shumë?

Sipas projektligjit, taksa do të zbatohet për pijet që kanë një përmbajtje totale sheqeri prej 5 gramësh ose më shumë për 100 mililitra.

Për pijet që përmbajnë të paktën 5 gramë, por më pak se 8 gramë sheqer për 100 mililitra, taksa do të jetë 0.26 euro për litër. Për pijet që përmbajnë 8 gramë ose më shumë sheqer për 100 mililitra, taksa do të rritet në 0.32 euro për litër.

Lista përfshin, për rrjedhojë, pijet freskuese si Coca-Cola, çajrat e ftohtë, pijet energjike, nektarët e frutave dhe koncentratet e lëngjeve të frutave me sheqer të shtuar.

Pijet alkolike dhe versionet e tyre pa alkol nuk përfshihen në planet e qeverisë. Nga taksa do të përjashtohen gjithashtu qumështi, pijet me bazë tërshëre dhe orizi, si edhe lëngjet e pastra të frutave dhe perimeve. Pijet që përmbajnë ëmbëltues në vend të sheqerit do të jenë gjithashtu të përjashtuara.

Megjithëse taksa do të paguhet nga prodhuesit ose tregtarët me shumicë, qeveria federale pret që konsumatorët të përballen me rritje të çmimeve të pijeve me sheqer prej disa dhjetëra centësh.

Prodhuesit e vegjël dhe të pavarur, me një vëllim prodhimi vjetor deri në 70 mijë litra, do të përjashtohen nga kjo taksë.

Një përjashtim tjetër për bizneset që prodhojnë deri në 1 milion litra në vit do të kërkonte miratimin e Komisionit Europian, sipas rregullave për ndihmën shtetërore.

Taksa është përballur me kritika si përpara, ashtu edhe pas arritjes së marrëveshjes nga koalicioni qeverisës.

Sipas shĂ«rbimit tĂ« lajmeve Tagesschau tĂ« transmetuesit publik gjerman ARD, kryeministri i landit tĂ« Hesenit, Boris Rhein (CDU), deklaroi se taksa do t’i bĂ«nte pijet mĂ« tĂ« shtrenjta dhe mund tĂ« rrezikonte vendet e punĂ«s nĂ« industrinĂ« e pijeve.

Organizata amerikane Tax Foundation vuri gjithashtu në pikëpyetje përfitimet shëndetësore të taksave mbi pijet me sheqer, në një raport të publikuar në vitin 2025.

Sipas saj, “MegjithĂ«se taksat mbi pijet me sheqer duket se i rrisin çmimet e tyre, nuk ka prova pĂ«r pĂ«rmirĂ«sime tĂ« konsiderueshme tĂ« rezultateve shĂ«ndetĂ«sore si pasojĂ« e çmimeve mĂ« tĂ« larta tĂ« kĂ«tyre pijeve”.

Gjermania do t’i bashkohej disa vendeve tĂ« Bashkimit Europian qĂ« tashmĂ« i taksojnĂ« pijet me sheqer, pĂ«rfshirĂ« FrancĂ«n, PortugalinĂ« dhe HungarinĂ«, ku njĂ« taksĂ« mĂ« e gjerĂ« pĂ«r shĂ«ndetin publik Ă«shtĂ« nĂ« fuqi qĂ« nga viti 2011. / Euronews

The post Gjermania planifikon të vendosë një taksë mbi pijet me sheqer appeared first on Revista Monitor.

Përmbyset harta e borxhit në Eurozonë, kostot e huamarrjes sfidojnë pritshmëritë

By: Megi
15 October 2026 at 14:04

Qeveritë e Eurozonës po përgatiten për emetime rekord obligacionesh në vitin 2027, ndërsa Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) paralajmëron se kostot e huamarrjes kanë arritur nivelin më të lartë në dy dekada.

Imagjinoni një investitor që ra në gjumë gjatë verës së vitit 2012, në kulmin e krizës së euros, dhe zgjohet mëngjesin e sotëm. Ai do të mbante mend një hartë të thjeshtë. Në veri, një grup vendesh që merrnin hua me kosto të ulët, me Gjermaninë në qendër. Në jug, një periferi vendesh debitore, Greqia, Portugalia, Spanja, Italia dhe Irlanda, që paguanin shtrenjtë për privilegjin e qëndrimit në monedhën e përbashkët. Katërmbëdhjetë vjet më vonë, kjo hartë nuk e përfaqëson më Eurozonën.

Belgjika, ku ndodhen institucionet e Bashkimit Europian, tani merr hua për dhjetë vjet me një normë interesi prej 4.29%. Greqia, e cila ka përfituar tri paketa shpëtimi financiar, paguan 4.35%, pothuajse të njëjtën normë. Portugalia, e shpëtuar financiarisht në vitin 2011, paguan më pak se Spanja. Irlanda, e shpëtuar në vitin 2010, paguan pothuajse njësoj sa Holanda. Ndërsa Franca, e cila ka qenë pjesë e bërthamës së vendeve të sigurta, paguan më shumë se Italia.

Periferia e dikurshme Ă«shtĂ« zhvendosur drejt veriut. Ky Ă«shtĂ« konteksti nĂ« tĂ« cilin qeveritĂ« e EurozonĂ«s po pĂ«rgatiten t’u kĂ«rkojnĂ« investitorĂ«ve mĂ« shumĂ« para se kurrĂ« mĂ« parĂ«.

ÇfarĂ« i ndryshoi kufijtĂ«

Yield-et e obligacioneve janë normat e interesit që një qeveri paguan për të marrë hua. Ato rriten kur investitorët mendojnë se një vend do të ketë nevojë për më shumë para sesa mund të përballojë të shlyejë dhe bien kur vendi provon të kundërtën. Greqia ka kaluar një dekadë duke provuar pikërisht të kundërtën.

Në vitin 2025, Athina regjistroi një suficit buxhetor prej 1.7% të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) dhe borxhi i saj, megjithëse mbetet më i larti në Europë, ra me më shumë se nëntë pikë përqindjeje të PBB-së brenda një viti të vetëm.

“PĂ«r vite me radhĂ«, kur tregjet flisnin pĂ«r rrezikun e borxhit sovran nĂ« EuropĂ«, vĂ«mendja zakonisht pĂ«rqendrohej te periferia”, tha Ken Egan, drejtues i sektorit tĂ« vlerĂ«simit tĂ« kredisĂ« sovrane europiane nĂ« agjencinĂ« e vlerĂ«simit KBRA.

Gjatë dekadës së fundit, sipas tij, këto vende kanë ndjekur politika fiskale më të kujdesshme, kanë përmirësuar bilancet e tyre primare, kanë zgjatur afatet e maturimit të borxhit, kanë përmirësuar mbledhjen e taksave përmes dixhitalizimit dhe kanë rimëkëmbur bankat e tyre.

“Kjo ka ndihmuar nĂ« zbutjen e rreziqeve tĂ« rifinancimit dhe e ka vendosur borxhin nĂ« njĂ« trajektore shumĂ« mĂ« tĂ« qĂ«ndrueshme sesa 10 apo 15 vjet mĂ« parĂ«â€.

Belgjika ka ndjekur drejtimin e kundërt. Deficiti i saj u rrit në 5.2% të PBB-së vitin e kaluar, më i lartë se ai i Francës, prej 5.1% në të njëjtin vit, ndërsa borxhi i saj kaloi 109% të PBB-së në tremujorin e parë të vitit 2026. Investitorët e vunë re këtë.

Pozicioni i Francës në këtë hartë përcaktohet mbi të gjitha nga një tregues: shteti shpenzon 57.2% të gjithçkaje që prodhon ekonomia, përqindja më e lartë në grupin e vendeve të G20-s. Borxhi ka arritur në 3.6 trilionë euro, ose 119% të PBB-së, nga 98.2% përpara pandemisë.

Fatura që duhet paguar në vitin 2027

MĂ« 29 shtator, Thesari i FrancĂ«s pĂ«rcaktoi shumĂ«n qĂ« do t’i duhet tĂ« marrĂ« hua vitin e ardhshĂ«m: 340 miliardĂ« euro nĂ« obligacione afatmesme dhe afatgjata, njĂ« rekord, i barabartĂ« me rreth 11% tĂ« PBB-sĂ« dhe nĂ« rritje nga 310 miliardĂ« euro kĂ«tĂ« vit.

Një pjesë e madhe e kësaj shume nuk lidhet me shpenzime të reja, por me borxhe të vjetra që duhet të rifinancohen, pasi obligacionet e emetuara gjatë pandemisë dhe krizës energjetike po arrijnë afatin e maturimit.

Çdo euro e kĂ«tij borxhi po rinovohet me njĂ« kosto mĂ« tĂ« lartĂ«.

Franca ka paguar një normë mesatare interesi prej 3.55% për obligacionet afatmesme dhe afatgjata të emetuara deri tani gjatë këtij viti, nga 3.14% vitin e kaluar. Fatura vjetore e interesave parashikohet të rritet nga 62.6 miliardë euro në vitin 2026, në 72.9 miliardë euro në vitin 2027, afërsisht një e pesta e të ardhurave që shteti mblodhi vitin e kaluar.

Ky tregues i fundit është ai që investitorët po shohin tashmë të parin.

“Tregjet po e shqyrtojnĂ« shumĂ« mĂ« nga afĂ«r situatĂ«n fiskale, jo vetĂ«m sa po marrin hua qeveritĂ«, por edhe pĂ«r çfarĂ« po i marrin kĂ«to para”, tha Egan.

“Huamarrja qĂ« mbĂ«shtet investimet dhe rritjen e ardhshme ekonomike Ă«shtĂ« njĂ« gjĂ«; huamarrja qĂ« shĂ«rben kryesisht pĂ«r tĂ« mbuluar njĂ« faturĂ« nĂ« rritje tĂ« interesave shihet krejt ndryshe”.

Gjermania po emeton këtë vit një shumë rekord prej 512 miliardë eurosh në letra me vlerë, por për të financuar mbrojtjen dhe infrastrukturën, një lloj huamarrjeje që tregjet e pranojnë më lehtë.

Italia dhe Spanja do të rifinancojnë secila disa qindra miliardë euro.

Ndërsa FMN-ja, në raportin e saj më të fundit Perspektiva Ekonomike Botërore, theksoi një detaj që i bën të gjitha qeveritë më të ekspozuara: në vendet e G7-s dhe në Spanjë, pothuajse 30% e borxhit publik tani maturohet brenda një viti. Kjo do të thotë se një ndryshim i normave të interesit ndikon në buxhet brenda disa muajsh, dhe jo pas disa dekadash.

Pse yield-et e obligacioneve shtetërore vazhdojnë të rriten

Midis shkurtit dhe shtatorit, yield-i mesatar i obligacioneve dhjetëvjeçare në vendet e G7-s u rrit me më shumë se një pikë përqindjeje, duke arritur nivelin më të lartë në pothuajse dy dekada, shkruan këtë javë drejtuesi i departamentit fiskal të FMN-së, Rodrigo Valdés, dhe zëvendësja e tij, Era Dabla-Norris.

Goditja nga çmimet e naftĂ«s, inflacioni i vazhdueshĂ«m dhe fluksi i madh i parave drejt inteligjencĂ«s artificiale luajtĂ«n tĂ« gjitha njĂ« rol. Por nĂ« qendĂ«r, shkruajnĂ« ata, janĂ« faktorĂ«t themelorĂ« fiskalĂ«: investitorĂ«t kĂ«rkojnĂ« norma mĂ« tĂ« larta pĂ«r t’u dhĂ«nĂ« hua pĂ«r dhjetĂ« vjet qeverive qĂ« vazhdojnĂ« tĂ« shpenzojnĂ« mĂ« shumĂ« sesa mbledhin.

Banka Qendrore Europiane (BQE) ka ndikuar gjithashtu në rritjen e kostove, duke e rritur dy herë këtë vit normën e interesit të depozitave, në 2.50%, për të frenuar inflacionin.

Yield-i i obligacioneve dhjetëvjeçare gjermane, që shërben si pikë referimi për të gjithë Eurozonën, është rritur nga 2.64% në shkurt, në 3.45%. Yield-i i Francës është rritur me ritëm dy herë më të shpejtë dhe preku përkohësisht nivelin 5% në fillim të tetorit, duke krijuar diferencën më të madhe me Gjermaninë që nga viti 2012.

Rreziku, sipas Egan, është që vetë tregu të bëhet pjesë e problemit.

“NjĂ« lajm politik apo njĂ« buxhet i dobĂ«t mund ta shtyjĂ« kurbĂ«n e yield-eve mĂ« lart, rifinancimi bĂ«het mĂ« i shtrenjtĂ«, hapĂ«sira fiskale ngushtohet dhe tregu ka mĂ« pas njĂ« arsye tjetĂ«r pĂ«r tĂ« kĂ«rkuar njĂ« prim mĂ« tĂ« lartĂ« rreziku”.

Ky cikël zhvillohet më shpejt se dikur, sepse blerësit kanë ndryshuar.

Për një dekadë, BQE-ja bleu obligacione qeveritare me para të krijuara rishtazi; tani ajo po i lejon këto obligacione të maturohen pa i zëvendësuar.

“Ka mĂ« pak kĂ«rkesĂ« tĂ« natyrshme nĂ« treg pĂ«r instrumente me maturim tĂ« gjatĂ«, ndĂ«rsa bankat qendrore po tĂ«rhiqen, kĂ«rkesa nga fondet e pensioneve po ndryshon dhe njĂ« pjesĂ« mĂ« e madhe e blerjeve tĂ« reja po vjen nga investitorĂ« qĂ« reagojnĂ« mĂ« fort ndaj çmimeve”, tha Egan.

Çmimet mĂ« tĂ« larta tĂ« energjisĂ«, shtoi ai, e pĂ«rkeqĂ«sojnĂ« situatĂ«n duke “dobĂ«suar rritjen ekonomike, ndĂ«rkohĂ« qĂ« mbajnĂ« mĂ« tĂ« larta inflacionin dhe normat e interesit”.

FMN-ja e përshkruan rezultatin me një fjali: në një numër gjithnjë e më të madh vendesh, norma e interesit për borxhin e ri është tashmë më e lartë se ritmi i rritjes së ekonomisë.

Kur kjo ndodh, borxhi rritet vetvetiu, përveç rastit kur qeveria regjistron një suficit buxhetor përpara pagesës së interesave.

Shumica e vendeve europiane nuk e kanë një suficit të tillë.

“Sa mĂ« shumĂ« tĂ« presin vendet, aq mĂ« i dhimbshĂ«m bĂ«het pĂ«rshtatja”, shkroi Fondi.

A po përsëritet viti 2012?

Ende jo, sipas Lombard Odier. Departamenti i investimeve i bankĂ«s zvicerane argumenton se tregjet “po vlerĂ«sojnĂ« nĂ« çmime pasigurinĂ«, dhe jo kushtet pĂ«r njĂ« krizĂ« tĂ« re tĂ« borxhit sovran”.

Pagesat e interesave të Francës mbeten të përballueshme, në pak më shumë se 2% të PBB-së, sa gjysma e nivelit të Italisë.

Deficiti i llogarisë korrente të Francës është i vogël dhe vendi nuk varet nga kapitali i huaj në të njëjtën mënyrë si Portugalia, Spanja dhe Greqia në vitin 2012, kur këto vende tërhiqnin kapital nga jashtë të barabartë me 7% deri në 12% të ekonomive të tyre çdo vit.

Parashikimi i bankës është më tepër i zakonshëm sesa dramatik: diferencat e yield-eve të Francës me ato të vendeve më të sigurta do të mbeten të larta derisa parlamenti të miratojë një buxhet të besueshëm, gjë që me shumë gjasa nuk do të ndodhë përpara zgjedhjeve presidenciale të majit 2027. Ndërkohë, euro pritet të dobësohet gradualisht, në 1.09 dollarë.

Clara Raposo, zëvendësguvernatore e Bankës së Portugalisë, dha një paralajmërim tjetër këtë muaj.

Tregjet e obligacioneve shtetërore, tha ajo, janë bërë më të ndjeshme ndaj inflacionit, dyshimeve mbi qëndrueshmërinë fiskale dhe zhvillimeve gjeopolitike. Goditjet tani përhapen më shpejt nga një vend në tjetrin, të përforcuara nga fondet e investimeve që fillimisht shesin dhe vetëm më pas bëjnë pyetje.

“Besimi mund tĂ« jetĂ« i paprekshĂ«m, por pasojat e tij ekonomike janĂ« reale”, tha Raposo.

Borxhi yt, inflacioni im

Mekanizmi i transmetimit nuk është vetëm financiar.

Një eksperiment i rastësishëm me kompani gjermane, pjesë e panelit të Bundesbank, i cili anketon rreth 7 mijë biznese, i publikuar nga Qendra për Kërkimin e Politikave Ekonomike (CEPR) në fillim të këtij viti, zbuloi se gjysma e tyre mendojnë se BQE-ja do të ngurrojë të rrisë normat e interesit për të mbrojtur financat publike të vendeve më të dobëta.

Kur studiuesit u paraqitën kompanive një parashikim pesimist për raportin mesatar të borxhit ndaj PBB-së të Francës, Italisë dhe Spanjës, kompanitë që nuk i besonin BQE-së i rritën me 1.4 pikë përqindjeje pritshmëritë e tyre për inflacionin në Gjermani pas tre vjetësh.

Me fjalë të tjera, tensionet fiskale në një shtet anëtar mund të rrisin pritshmëritë për inflacionin në një shtet tjetër dhe kanali përmes të cilit transmetohet ky ndikim është besimi.

NĂ« vitin 2012, pyetja ishte nĂ«se periferia mund t’i shlyente borxhet e saj.

Në vitin 2027, pyetja është se cilat vende përbëjnë në të vërtetë periferinë. / Euronews

The post Përmbyset harta e borxhit në Eurozonë, kostot e huamarrjes sfidojnë pritshmëritë appeared first on Revista Monitor.

Dogana e Kosovës mbledh mbi 1.5 miliard euro për nëntë muaj, të ardhurat rriten për 5.7%

15 October 2026 at 13:38

Dogana e KosovĂ«s ka realizuar tĂ« ardhura totale nĂ« vlerĂ« prej 1 miliard e 521 milionĂ« euro gjatĂ« periudhĂ«s janar–shtator 2026, duke shĂ«nuar rritje prej 5.7% krahasuar me periudhĂ«n e njĂ«jtĂ« tĂ« vitit 2025, kur tĂ« hyrat arritĂ«n nĂ« 1 miliard e 439 milionĂ« euro.

 

Dogana e KosovĂ«s ka realizuar tĂ« hyra nĂ« vlerĂ« prej 1 miliard e 521.6 milionĂ« eurosh gjatĂ« periudhĂ«s janar–shtator 2026, duke shĂ«nuar rritje prej 5.7 pĂ«r qind krahasuar me periudhĂ«n e njĂ«jtĂ« tĂ« vitit tĂ« kaluar, kur ishin mbledhur rreth 1 miliard e 439.3 milionĂ« euro.

Sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« publikuara nga Dogana e KosovĂ«s, tĂ« hyrat pĂ«r nĂ«ntĂ« muajt e parĂ« tĂ« vitit 2026 janĂ« rritur pĂ«r rreth 82.3 milionĂ« euro nĂ« raport me periudhĂ«n janar–shtator 2025.

Rritja është evidentuar në të tri kategoritë kryesore të të hyrave doganore: taksat doganore, akcizën dhe Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH).

TVSH-ja vazhdon të përbëjë pjesën më të madhe të të hyrave të mbledhura nga Dogana.

GjatĂ« periudhĂ«s janar–shtator 2026, nga kjo kategori janĂ« realizuar 884.7 milionĂ« euro, krahasuar me 822.5 milionĂ« euro nĂ« periudhĂ«n e njĂ«jtĂ« tĂ« vitit 2025. Kjo paraqet rritje prej 7.5 pĂ«r qind, apo rreth 62.3 milionĂ« euro mĂ« shumĂ«.

Në kategorinë e taksës së akcizës, të hyrat kanë arritur në 487.2 milionë euro, nga 477.8 milionë euro sa ishin një vit më parë.

Sipas të dhënave, kjo kategori ka shënuar rritje prej 1.9 për qind, që në vlerë monetare përkthehet në rreth 9.5 milionë euro më shumë.

NdĂ«rkaq, nga taksat doganore janĂ« mbledhur 145.7 milionĂ« euro, krahasuar me 136.1 milionĂ« euro nĂ« periudhĂ«n janar–shtator 2025. Rritja nĂ« kĂ«tĂ« kategori Ă«shtĂ« 7 pĂ«r qind, apo rreth 9.5 milionĂ« euro mĂ« shumĂ«.

Të dhënat tregojnë se TVSH-ja ka dhënë kontributin më të madh në rritjen e përgjithshme të të hyrave doganore, e ndjekur nga taksat doganore dhe akciza.

Në njoftimin e saj, Dogana e Kosovës ka theksuar se rritja e të hyrave reflekton performancën në mbledhjen e tyre dhe kontributin e institucionit në buxhetin e Republikës së Kosovës.

Dogana ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar në zbatimin e legjislacionit doganor, parandalimin e parregullsive dhe kontrabandës, lehtësimin e tregtisë së ligjshme dhe sigurimin e të hyrave për buxhetin e shtetit.

The post Dogana e Kosovës mbledh mbi 1.5 miliard euro për nëntë muaj, të ardhurat rriten për 5.7% appeared first on Revista Monitor.

Blerjet online, projektligji ndalon komentet e rreme dhe vlerësimet që mashtrojnë konsumatorët

15 October 2026 at 13:00

Komentet e rreme, vlerësimet artificiale me pesë yje dhe mënyrat manipuluese të reklamimit të produkteve në internet janë në fokus të ndryshimeve të propozuara në legjislacionin shqiptar për mbrojtjen e konsumatorëve.

Projektligji i ri “PĂ«r mbrojtjen e konsumatorĂ«ve”, i paraqitur nĂ« Kuvend, synon tĂ« vendosĂ« rregulla mĂ« tĂ« qarta pĂ«r praktikat tregtare nĂ« mjedisin digjital, duke zgjeruar mbrojtjen e blerĂ«sve pĂ«rtej dyqaneve fizike, edhe te platformat e tregtisĂ« elektronike.

Një nga problematikat që trajtohet është përdorimi i vlerësimeve të pavërteta për të ndikuar në vendimet e blerjes. Në shumë platforma online, komentet e klientëve dhe vlerësimet me yje janë ndër elementet kryesore mbi të cilat konsumatorët mbështeten për të zgjedhur një produkt apo shërbim. Por këto vlerësime mund të krijojnë një perceptim të gabuar për cilësinë, besueshmërinë apo popullaritetin e një produkti, kur nuk vijnë nga konsumatorë realë.

Sipas ndryshimeve të propozuara, tregtarët nuk duhet të paraqesin vlerësime si të ardhura nga konsumatorë që e kanë përdorur ose blerë produktin, nëse nuk kanë ndërmarrë hapa të arsyeshëm dhe proporcionalë për të verifikuar origjinën e tyre.

Po ashtu, synohet të ndalohet publikimi ose porositja e komenteve dhe vlerësimeve të rreme, si dhe manipulimi i tyre për të promovuar produkte të caktuara.

Jo vetëm komentet, por edhe renditja e produkteve

Ndryshimet prekin edhe mënyrën se si produktet shfaqen në rezultatet e kërkimit në platformat online. Kur një konsumator kërkon një produkt, renditja e rezultateve mund të ndikohet nga faktorë të ndryshëm, përfshirë pagesat për promovim, marrëveshjet tregtare apo kriteret e përdorura nga platforma.

Projektligji synon që konsumatorët të informohen për parametrat kryesorë që përcaktojnë renditjen e produkteve dhe rëndësinë relative të tyre. Kjo do të thotë se një platformë nuk duhet të krijojë përshtypjen se një produkt shfaqet në krye të rezultateve vetëm për shkak të cilësisë apo popullaritetit, nëse pozicionimi i tij është ndikuar nga një pagesë promocionale që nuk i bëhet e qartë blerësit.

Transparenca në këtë rast është e rëndësishme, pasi pozicionimi në rezultatet e kërkimit mund të ndikojë drejtpërdrejt në zgjedhjet e konsumatorëve.

Një tjetër aspekt i ekonomisë digjitale që trajtohet nga kuadri i ri është përdorimi i ndërfaqeve online që mund të ndikojnë në mënyrë manipuluese te vendimet e konsumatorëve.

KĂ«to praktika, tĂ« njohura ndĂ«rkombĂ«tarisht si dark patterns, lidhen me mĂ«nyrĂ«n se si ndĂ«rtohen faqet dhe aplikacionet pĂ«r t’i orientuar pĂ«rdoruesit drejt njĂ« veprimi qĂ« mund tĂ« mos ishte zgjedhja e tyre nĂ« kushte tĂ« informimit tĂ« plotĂ«.

Shembuj të këtyre praktikave janë vështirësimi i anulimit të një abonimi, fshehja e informacionit të rëndësishëm për pagesat ose përdorimi i elementeve vizuale që e bëjnë më të lehtë pranimin e një oferte sesa refuzimin e saj.

Sipas relacionit shoqërues, kuadri i ri ligjor synon vendosjen e sanksioneve proporcionale dhe me efekt parandalues ndaj praktikave të padrejta tregtare, përfshirë ato në mjedisin digjital. Megjithatë, dokumentacioni shoqërues nuk përcakton një vlerë konkrete gjobe për përdorimin e vlerësimeve të rreme në shitjet online./ D.Hyka

 

The post Blerjet online, projektligji ndalon komentet e rreme dhe vlerësimet që mashtrojnë konsumatorët appeared first on Revista Monitor.

Protestat në Tiranë, pezullohet transporti publik

15 October 2026 at 12:08

Shërbimi i transportit publik qytetas në Tiranë është pezulluar përkohësisht, si pasojë e protestave të zhvilluara, bllokimit të akseve kryesore rrugore dhe situatës së krijuar, e cila ka penguar funksionimin normal të linjave të transportit publik në kryeqytet.

Kryetari i Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas, z. Kostandin Foni, bën të ditur se, përveç ndërprerjeve të shërbimit dhe pamundësisë për realizimin e kilometrave të planifikuara, gjatë protestave janë shkaktuar edhe dëme materiale në mjetet e transportit publik.

Sipas vlerësimeve paraprake, deri në këto momente, dëmet e shkaktuara në flotën e autobusëve përllogariten në rreth 2 milionë lekë.

Kjo vlerë mbetet ende në proces evidentimi dhe verifikimi, ndaj shuma përfundimtare mund të ndryshojë në varësi të konstatimit të plotë të dëmtimeve.

Z. Foni thekson se pezullimi i përkohshëm i shërbimit është diktuar nga pamundësia për të garantuar qarkullimin normal dhe të sigurt të autobusëve, si dhe nga nevoja për të parandaluar dëmtime të mëtejshme të mjeteve dhe për të mbrojtur sigurinë e personelit dhe pasagjerëve.

Gjithashtu, rikthimi i qarkullimit rrugor në normalitet nuk nënkupton domosdoshmërisht rifillimin e menjëhershëm të shërbimit me kapacitet të plotë, pasi autobusët e dëmtuar kërkojnë kohën e nevojshme për riparim, kontroll teknik dhe rikthim në operim.

Pezullimi i transportit publik ndikon drejtpërdrejt në lëvizjen e qytetarëve që e përdorin çdo ditë këtë shërbim për të përmbushur nevojat e tyre të përditshme, përfshirë vajtjen në punë, institucione arsimore dhe shërbime të tjera.

Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas bën të ditur se rikthimi i plotë i shërbimit do të varet nga stabilizimi i situatës, garantimi i kushteve të sigurisë në qarkullim dhe përfundimi i ndërhyrjeve të nevojshme për riparimin e mjeteve të dëmtuara.

The post Protestat në Tiranë, pezullohet transporti publik appeared first on Revista Monitor.

Bizneset: Të mbrohet prona, policia të garantojë sigurinë

15 October 2026 at 11:55

Nëntë shoqata të biznesit, kanë shprehur sot shqetësimin për aktet e dhunës dhe dëmtimin e pronës publike dhe private gjatë protestave në kryeqytet, duke kërkuar nga institucionet masa konkrete për garantimin e sigurisë dhe mbrojtjen e aktivitetit ekonomik.

Në një deklaratë të përbashkët për shtyp, përfaqësuesit e biznesit dënojnë sulmet ndaj institucioneve publike, bankave, qendrave tregtare dhe objekteve të tjera të biznesit, duke theksuar se tensionet politike nuk duhet të cenojnë sipërmarrjet, punonjësit dhe investimet e tyre.

Sipas deklaratës, e drejta për të protestuar në mënyrë paqësore është një e drejtë themelore që duhet respektuar dhe garantuar nga institucionet shtetërore. Megjithatë, asnjë kauzë apo përplasje politike nuk mund të justifikojë dhunën, zjarr- vënien dhe vandalizmin.

“Bizneset, punonjĂ«sit dhe pronat e tyre nuk mund tĂ« bĂ«hen shĂ«njestĂ«r e tensioneve politike. Pas çdo sipĂ«rmarrjeje qĂ«ndrojnĂ« investime, vite pune, vende pune dhe familje qĂ« sigurojnĂ« tĂ« ardhurat prej saj”, thuhet nĂ« deklaratĂ«.

Përfaqësuesit e biznesit theksojnë se dëmtimi i një banke, dyqani, qendre tregtare apo godine biznesi nuk prek vetëm pronarët, por edhe punonjësit, klientët dhe ekonominë e qytetit. Ndërkohë, shkatërrimi i institucioneve dhe pronës publike përbën një kosto që rëndon mbi të gjithë taksapaguesit.

Dhoma e Tregtisë dhe shoqatat i bëjnë thirrje Policisë së Shtetit dhe institucioneve përgjegjëse të marrin masa parandaluese, të garantojnë praninë e duhur policore në zonat e rrezikuara dhe të ndërhyjnë në kohë për të shmangur aktet e dhunës.

Njëkohësisht, kërkohet që veprimet e policisë të jenë profesionale, proporcionale dhe në përputhje me ligjin, duke garantuar sigurinë e protestuesve paqësorë, qytetarëve dhe punonjësve të bizneseve.

Sipas tyre, autorët e akteve të dhunshme duhet të identifikohen dhe të mbajnë përgjegjësi individuale, pa u ngarkuar faji kolektivisht qytetarëve që ushtrojnë të drejtën e protestës.

Një tjetër thirrje u drejtohet organizatorëve të protestave dhe forcave politike, të cilëve u kërkohet të distancohen qartë nga dhuna, të nxisin qetësinë dhe të kontribuojnë në shmangien e përshkallëzimit të tensioneve.

Shoqatat kërkojnë gjithashtu dokumentimin e plotë të dëmeve dhe vendosjen e komunikimit të drejtpërdrejtë ndërmjet autoriteteve dhe bizneseve të prekura, për të mundësuar denoncimin dhe ndjekjen e procedurave përkatëse.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë shpreh gatishmërinë për të bashkëpunuar me institucionet në evidentimin e shqetësimeve të sipërmarrjeve dhe forcimin e masave mbrojtëse.

Deklarata mbështetet nga Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar, Manifaktura Shqiptare, Shoqata e Ndërtuesve, Shoqata Shqiptare e Turizmit, Shoqata e Industrisë së Përpunimit të Qumështit, Shoqata e Industrisë Ushqimore Shqiptare, Shoqata e Bimëve Medicinale dhe Shoqata e Grave Profesioniste Afariste dhe Zejtare.

Organizatat theksojnë se qëndrimi i tyre është i pavarur nga çdo përkatësi politike dhe synon mbrojtjen njëkohësisht të së drejtës për protestë paqësore, rendit publik dhe sigurisë së aktivitetit ekonomik.

 

The post Bizneset: Të mbrohet prona, policia të garantojë sigurinë appeared first on Revista Monitor.

14 ushqime të shportës u shtrenjtuan mbi inflacionin në gusht, rritja arrin deri në 23.5%

15 October 2026 at 11:30

Ushqimet kryesore të shportës, pjesë themelore e konsumit të përditshëm janë rritur më shumë se inflacioni përgjatë muajit gusht 2026 referuar listës së INSTAT me 45 artikuj të shportës.

Sipas krahasimit të listave të çmimeve mesatare të INSTAT për gushtin 2025 dhe gushtin 2026, rritjen më të lartë ndër ushqimet e kanë shënuar kastravecët, me 23.5%, teksa inflacioni ishte 3.2% në gusht 2026.

Nga të dhënat krahasuese shihet se së paku 14 produktet kryesore të shportës, nga mishi, bulmeti, perimet dhe kafja janë rritur më shumë se niveli i përgjithshëm i çmimeve.

Produkti i dytë me rritjen me te lartë renditet kafeja e bluar, me 13%, duke arritur në 169.8 lekë për 100 gramë krahasuar me një vit më parë. Pas saj vjen peshku i freskët, me 10.3%, çmimi mesatar i të cilit arriti në 949.2 lekë për kilogram.

Rritje të konsiderueshme kanë shënuar edhe vezët, me 8.3%, vaji i ullirit, me 7.2%, dhe ullinjtë, me 7.1%. Të gjitha këto produkte janë shtrenjtuar më shumë se dyfishi i normës mesatare të inflacionit.

Më tej renditen mishi i viçit, me 6.1%, çmimi i të cilit ka arritur në 1,236.6 lekë për kilogram, kosi natyral, me 5.7%, mjalti, me 4.6%, dhe domatet, me 4.2%.

Edhe mishi i derrit, me një rritje prej 3.7%, dhe patatet, me 3.4%, janë shtrenjtuar më shpejt se inflacioni mesatar prej 3.2%.

Nafta më rritje më të lartë, 24% nga gushti 2025

Çmimet e karburanteve kanĂ« shĂ«nuar rritje tĂ« fortĂ« nĂ« gusht 2026 krahasuar me tĂ« njĂ«jtin muaj tĂ« njĂ« viti mĂ« parĂ«, duke shtuar kostot e transportit pĂ«r familjet dhe bizneset. Sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« INSTAT, nafta ka regjistruar rritjen mĂ« tĂ« lartĂ«, me 24.4%, duke arritur nĂ« 215.3 lekĂ« pĂ«r litĂ«r, nga 173.1 lekĂ« nĂ« gusht 2025. Kjo pĂ«rfaqĂ«son njĂ« shtrenjtim prej 42.2 lekĂ«sh pĂ«r litĂ«r brenda njĂ« viti.

Gazi për përdorim si lëndë djegëse shënoi rritje prej 16.5%, nga 57.6 në 67.1 lekë për litër. Ndërkohë, benzina është shtrenjtuar me 15.9%, duke arritur në 200.6 lekë për litër, nga 173.1 lekë një vit më parë.

Rritja e çmimeve të karburanteve ka ndikim të drejtpërdrejtë në shpenzimet e familjeve për transport dhe në kostot e aktivitetit të bizneseve. Për shkak të rolit të transportit në zinxhirin e furnizimit, shtrenjtimi i naftës dhe benzinës mund të transmetohet edhe në çmimet e mallrave dhe shërbimeve të tjera.

 

Rënia më e madhe e çmimeve për konservat dhe sheqerin

Ndërsa një pjesë e produkteve ushqimore janë shtrenjtuar, disa artikuj të konsumit të përditshëm kanë regjistruar ulje të çmimeve në gusht 2026 krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë.

Sipas të dhënave të INSTAT, rënien më të madhe e kanë shënuar konservat e peshkut, me 16.5% të ndjekura nga sheqeri, me një ulje prej 11.3%, nga 101.6 në 90.1 lekë për kilogram, portokallet, me 10.7%,.

Ndër produktet e tjera ushqimore që kanë pësuar rënie të çmimeve janë gjalpi, me 4.8%, mollët, me 4.3%, orizi, me 3.7%, dhe makaronat, me 3.1%.

Ulje më të lehta kanë regjistruar edhe djathi i bardhë, me 2.3%, mielli, me 1.2%, qumështi i freskët, me 0.8%, vaji i lulediellit, me 0.7%, si dhe buka, çmimi i së cilës ka mbetur pothuajse i pandryshuar, me një rënie prej 0.1%.

Jashtë grupit të ushqimeve, ulje të çmimeve kanë shënuar edhe birra, me 9.5%, pijet joalkoolike me gaz, me 3.5%, dhe lëngjet e frutave, me 0.6%./ B.Hoxha

The post 14 ushqime të shportës u shtrenjtuan mbi inflacionin në gusht, rritja arrin deri në 23.5% appeared first on Revista Monitor.

Ekonomia rritet, varfëria në vendnumëro, 40% e popullsisë në mbijetesë

15 October 2026 at 10:38

Gati 40% e popullsisë shqiptare është në rrezik për të qenë e varfër ose e përjashtuar nga shoqëria, pavarësisht përmirësimit të lehtë të treguesve të nivelit të jetesës gjatë vitit 2025.

Treguesit e varfërisë mbetën kokëfortë edhe pse ekonomia e vendit po rritet mbi mesataren e dekadës dhe monedha vendase është rritur më ritmin më të lartë në këmbim me euron ndër të gjitha valutat europiane.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT në Anketën e të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës, treguesi i rrezikut për varfëri ose përjashtim social arriti në 39,4% të popullsisë në vitin 2025, nga 40,5% që ishte një vit më parë, duke shënuar një rënie me vetëm 1,1 pikë përqindje.

Ky tregues përfshin individët që janë në rrezik për varfëri për shkak të të ardhurave të ulëta, ata që përballen me privime të rënda materiale dhe sociale, si dhe personat që jetojnë në familje me intensitet shumë të ulët punësimi.

Megjithëse shifra ka ardhur në rënie, ajo tregon se një pjesë e konsiderueshme e popullsisë vazhdon të përballet me vështirësi ekonomike dhe sociale.

Sipas INSTAT, treguesi i rrezikut për të qenë i varfër, i matur vetëm mbi bazën e të ardhurave, ishte 19% në vitin 2025, nga 19,2% në vitin 2024.

Kufiri i rrezikut për varfëri për një individ arriti në 349.565 lekë në vit, nga 324.336 lekë një vit më parë. Kjo do të thotë se një person me të ardhura të disponueshme të ekuivalentuara më të ulëta se rreth 29.130 lekë në muaj konsiderohet në rrezik për varfëri, sipas metodologjisë së përdorur nga INSTAT.

Ky është një tregues i varfërisë relative, që përcaktohet në nivelin 60% të medianës së të ardhurave të disponueshme të ekuivalentuara të familjeve.

Mbi 31% e popullsisë përballet me privime të rënda materiale dhe sociale

Një tjetër tregues që dëshmon vështirësitë ekonomike të familjeve shqiptare është shkalla e thelluar e privimit material dhe social.

Sipas INSTAT, në vitin 2025 ky tregues ishte 31,2%, nga 32,8% në vitin 2024.

Privimi i thelluar material dhe social nënkupton pamundësinë për të përballuar të paktën shtatë nga trembëdhjetë nevoja të përcaktuara nga metodologjia statistikore.

Mes tyre përfshihen pamundësia për të përballuar një javë pushime jashtë shtëpisë, një shpenzim të paparashikuar prej 30 mijë lekësh, ngrohjen e përshtatshme të banesës, një vakt me mish, peshk ose ekuivalentin e tyre çdo dy ditë, si dhe nevoja të tjera të jetës së përditshme.

Ndërkohë, 8,3% e individëve të grupmoshës 18-64 vjeç jetonin në familje me intensitet shumë të ulët punësimi, nga 8,4% në vitin e mëparshëm.

 

Familjet me fëmijë, më të rrezikuarat nga varfëria

Të dhënat tregojnë se rreziku për varfëri është dukshëm më i lartë në familjet me fëmijë në varësi.

Në vitin 2025, 24,5% e individëve që jetonin në këto familje ishin në rrezik për të qenë të varfër, krahasuar me vetëm 11% të individëve në familjet pa fëmijë në varësi.

Megjithatë, krahasuar me vitin 2024, rreziku për varfëri në familjet me fëmijë është ulur nga 24,8% në 24,5%, ndërsa në familjet pa fëmijë është rritur nga 10,5% në 11%.

Sipas grupmoshave, fëmijët deri në 17 vjeç regjistruan përmirësimin më të madh, me një ulje të rrezikut për varfëri prej 0,4 pikë përqindjeje.

Për individët e moshës 18-64 vjeç, treguesi zbriti lehtë në 18,5%, nga 18,6% një vit më parë. Në të kundërt, për popullsinë mbi 65 vjeç, rreziku për varfëri u rrit me 0,2 pikë përqindjeje.

 

TĂ« ardhurat rriten me 10,5%, por pabarazia thellohet

Megjithëse treguesit e varfërisë kanë shënuar një përmirësim të lehtë, pabarazia në shpërndarjen e të ardhurave është rritur.

Sipas INSTAT, të ardhurat mesatare mujore të disponueshme për frymë, të ekuivalentuara, arritën në 56.487 lekë në vitin 2025, nga 51.122 lekë në vitin 2024, me një rritje prej 10,5%.

Ndërkohë, koeficienti Gini, që mat pabarazinë në shpërndarjen e të ardhurave, u rrit në 30,37%, nga 29,83% në vitin 2024.

Edhe raporti i të ardhurave ndërmjet 20% të popullsisë me të ardhurat më të larta dhe 20% me të ardhurat më të ulëta u rrit nga 4,79 në 4,83 herë.

Kjo tregon se, krahas rritjes së të ardhurave mesatare, diferencat ekonomike mes shtresave të popullsisë janë zgjeruar.

 

The post Ekonomia rritet, varfëria në vendnumëro, 40% e popullsisë në mbijetesë appeared first on Revista Monitor.

OKB paralajmëron krizë ushqimore në Azi dhe Afrikë nga bllokimi i plehrave kimike në Hormuz

15 October 2026 at 10:28
Kombet e Bashkuara paralajmërojnë se mungesa e një marrëveshjeje mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit për transportin e plehrave kimike përmes Ngushticës së Hormuzit mund të shkaktojë një krizë të sigurisë ushqimore në disa vende të Azisë dhe Afrikës.

OKB-ja ka propozuar një mekanizëm për të mundësuar kalimin e sigurt të anijeve që transportojnë plehra kimike, i cili mund të vihet në funksion brenda 7 deri në 10 ditësh pas arritjes së një marrëveshjeje mes Uashingtonit dhe Teheranit.

Jorge Moreira da Silva, nënsekretar i përgjithshëm i OKB-së dhe drejtues i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve, paralajmëroi se marrëveshja duhet të arrihet brenda javëve të ardhshme, për të shmangur humbjen e sezonit të mbjelljeve.

“ËshtĂ« absolutisht thelbĂ«sore qĂ« marrĂ«veshja tĂ« arrihet nĂ« javĂ«t e ardhshme. PĂ«rndryshe, do tĂ« humbasim sezonin e mbjelljeve”, deklaroi ai pĂ«r Reuters nĂ« Bangkok, gjatĂ« takimeve vjetore tĂ« Fondit Monetar NdĂ«rkombĂ«tar dhe BankĂ«s BotĂ«rore.

Përpara shpërthimit të konfliktit, përmes Ngushticës së Hormuzit kalonte rreth një e treta e tregtisë globale të uresë, një nga plehrat kimike më të përdorura në bujqësi, si dhe pothuajse gjysma e tregtisë detare të squfurit, një lëndë e parë e rëndësishme për prodhimin e plehrave kimike.

Ndërprerja e transportit të këtyre produkteve rrezikon të ndikojë drejtpërdrejt në prodhimin bujqësor, veçanërisht në vendet që varen nga importet për furnizimin me plehra kimike.

Plani i OKB-së parashikon ngritjen e një qendre koordinimi në Oman, e cila do të merret me regjistrimin e anijeve, verifikimin e ngarkesave dhe organizimin e kalimit të tyre të sigurt përmes ngushticës.

Sipas Moreira da Silva, kalimi i të paktën pesë anijeve në ditë do të ishte i mjaftueshëm për të ruajtur furnizimin me plehra kimike të vendeve që kanë nevojë më urgjente për to.

Zyrtari i OKB-së paralajmëroi se humbja e sezonit të mbjelljeve mund të sjellë një rënie të ndjeshme të produktivitetit bujqësor, duke ushtruar presion të mëtejshëm mbi çmimet e ushqimeve, përfshirë drithërat, kulturat vajore dhe produktet me origjinë shtazore.

Ndërkohë, negociatat mes SHBA-së dhe Iranit vijojnë të pengohen nga mosmarrëveshjet mbi kushtet e një marrëveshjeje dhe programin bërthamor iranian.

Për të shmangur përkeqësimin e situatës, OKB-ja kërkon që mekanizmi për transportin e plehrave kimike të trajtohet paralelisht me negociatat më të gjera për paqen dhe garantimin e lirisë së lundrimit në rajon./ Reuters

 

The post OKB paralajmëron krizë ushqimore në Azi dhe Afrikë nga bllokimi i plehrave kimike në Hormuz appeared first on Revista Monitor.

Ukraina rifillon sulmet ndaj rafinerive ruse pas dështimit të armëpushimit energjetik

15 October 2026 at 10:21
Ukraina ka rifilluar sulmet ndaj rafinerive të naftës në Rusi, pas një ndërprerjeje të përkohshme të goditjeve ndaj infrastrukturës energjetike, të njoftuar nga presidenti amerikan Donald Trump.
Sulmi më i fundit kishte në shënjestër një objekt të përpunimit të naftës në rajonin rus të Ryazanit, sipas autoriteteve lokale.

Rifillimi i sulmeve nga Kievi vjen pas vazhdimit të goditjeve ruse ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se vendi i tij kishte pezulluar përkohësisht sulmet ndaj rafinerive ruse, por Moska nuk kishte ndërmarrë një hap të ngjashëm, duke vijuar goditjet ndaj objekteve energjetike ukrainase.

Si pasojë, rreth 600 mijë persona kishin mbetur pa energji elektrike.

NĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r Financial Times, tĂ« publikuar tĂ« enjten, Zelensky deklaroi se Ukraina nuk do tĂ« vazhdonte t’i kufizonte sulmet e saj nĂ«se Rusia nuk do tĂ« vepronte nĂ« mĂ«nyrĂ« reciproke.

Sipas Reuters, presidenti ukrainas shprehu gjithashtu pakënaqësi për ndërprerjen e mbështetjes amerikane me informacione të inteligjencës, të përdorura për paralajmërimin e sulmeve me raketa balistike, si dhe për kufizimet në funksionimin e sistemit satelitor Starlink, që përdoret nga forcat ukrainase.

Zelensky kritikoi edhe qëndrimin e presidentit amerikan Donald Trump ndaj Rusisë. Trump kishte fajësuar sulmet ukrainase ndaj rafinerive ruse për rritjen e çmimeve të naftës dizel, ndërsa kishte njoftuar një marrëveshje për furnizimin e tregut amerikan me karburant rus.

Presidenti ukrainas theksoi se rifillimi i mbështetjes amerikane dhe furnizimi me raketa interceptuese për sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot do të ishin ndër kushtet minimale për përmirësimin e marrëdhënieve me Uashingtonin.

 

The post Ukraina rifillon sulmet ndaj rafinerive ruse pas dështimit të armëpushimit energjetik appeared first on Revista Monitor.

FSHZH shpall fituesit e kontratës 7.8 milionë euro për ndërhyrje në rrugët e gjashtë qarqeve

15 October 2026 at 10:00

Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) ka shpallur fituesit e tenderit për përmirësimin e shtresave asfaltike në gjashtë qarqe të vendit, me një ofertë fituese prej 734.4 milionë lekësh, ose rreth 7.8 milionë euro.

Kontrata është fituar nga një bashkim i katër kompanive, të cilat kanë ofruar një çmim rreth 41% më të ulët se fondi limit i procedurës.

Sipas njoftimit tĂ« datĂ«s 13 tetor, bashkimi i kompanive “ShkĂ«lqimi 07”, “R.S.&M”, “Grand Konstruksion M” dhe “FLED” Ă«shtĂ« shpallur fitues i procedurĂ«s “NdĂ«rhyrje pĂ«r pĂ«rmirĂ«simin e shtresave asfaltike – Faza V”, qĂ« pĂ«rfshin qarqet Elbasan, Korçë, Berat, VlorĂ«, Fier dhe GjirokastĂ«r. Fondi limit i tenderit ishte 1.25 miliardĂ« lekĂ«, ose rreth 13.3 milionĂ« euro, pa TVSH.

NĂ« garĂ« morĂ«n pjesĂ« 12 operatorĂ« dhe bashkime operatorĂ«sh ekonomikĂ«. Bashkimi fitues siguroi 292.8 pikĂ« nĂ« vlerĂ«simin pĂ«rfundimtar, ndĂ«rsa nĂ« vendin e dytĂ« u rendit kompania “Alb-Star”, me njĂ« ofertĂ« prej 740.9 milionĂ« lekĂ«sh dhe 263.1 pikĂ«.

Ndërhyrjet në rrugët e gjashtë qarqeve

Sipas raportit teknik të projektit, punimet do të përqendrohen në rehabilitimin e segmenteve rrugore ku janë konstatuar dëmtime të shtresave asfaltike dhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve. FSHZH parashikon që akset ku do të realizohen ndërhyrjet të përzgjidhen pas verifikimeve në terren, duke marrë në konsideratë edhe kërkesat dhe prioritetet e njësive të vetëqeverisjes vendore.

Prioritet do të kenë edhe rrugët që lidhin zonat turistike dhe territoret me potencial për zhvillim ekonomik. Punimet e parashikuara përfshijnë frezimin e asfaltit ekzistues, vendosjen e shtresave të reja asfaltike, përforcimin e strukturës rrugore në segmentet me dëmtime më të thella, si dhe sistemimin e kanaleve kulluese dhe bankinave.

Në varësi të gjendjes teknike të rrugëve, ndërhyrjet mund të variojnë nga riparime sipërfaqësore deri te rindërtimi i shtresave rrugore në segmentet ku janë konstatuar dëmtime të konsiderueshme. Projekti parashikon gjithashtu punime për kullimin e ujërave në zonat e banuara dhe segmentet me pjerrësi të madhe, përfshirë ndërtimin e kunetave, bordurave dhe elementeve të tjera të sistemit të drenazhimit.

Procedura është zhvilluar në formën e një marrëveshjeje kuadër me kohëzgjatje 24 muaj, ndërsa financimi është parashikuar në programet buxhetore për periudhën 2026-2028./N.Maho

 

The post FSHZH shpall fituesit e kontratës 7.8 milionë euro për ndërhyrje në rrugët e gjashtë qarqeve appeared first on Revista Monitor.

Arsimi, si mungesë prioriteti, ka penguar transformimin e modelit ekonomik

15 October 2026 at 06:03

Vendet e vogla si Shqipëria mund të prosperojnë duke rritur aftësitë e popullsisë nëpërmjet zhvillimit dhe reformave në arsim.

Vendet të tilla Estonia dhe Sllovenia tregojnë se investimet në kapitalin njerëzor, të kombinuara me zhvillimin e teknologjisë, kërkimit shkencor dhe inovacionit, mund të shndërrohen në një nga motorët kryesorë të transformimit ekonomik.

Estonia pash nisi reformat nĂ« arsim qĂ« nĂ« vitet ’90, me pĂ«rfshirjen e teknologjisĂ« nĂ« shkolla, kanĂ« ecur paralelisht me zhvillimin e administratĂ«s digjitale dhe industrisĂ« sĂ« teknologjisĂ« sĂ« informacionit. KĂ«to reforma krijuan njĂ« bazĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r zhvillimin e ekonomisĂ« digjitale.

Sipas OECD, sektori i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit gjeneron rreth 8.5% të vlerës së shtuar në ekonominë estoneze, një nga peshat më të larta mes vendeve të organizatës.

Estonia është bërë gjithashtu një qendër e rëndësishme e sipërmarrjeve teknologjike, duke treguar se një treg i vogël i brendshëm nuk përbën domosdoshmërisht pengesë për zhvillimin e industrive që konkurrojnë ndërkombëtarisht.

Një tjetër shembull vjen nga Sllovenia, e cila ka ndërtuar një ekonomi me bazë të fortë industriale, të mbështetur në kualifikimin profesional, kërkimin shkencor dhe inovacionin.

Në vitin 2024, vetëm shpenzimet për kërkim dhe zhvillim në Slloveni arritën në rreth 2.1% të PBB-së, ose 1.44 miliardë euro. Rreth 69% e aktivitetit kërkimor u realizua nga sektori i bizneseve, çka tregon rëndësinë që ka inovacioni në veprimtarinë e ndërmarrjeve dhe lidhjen e tij me ekonominë prodhuese.

Përvojat e Estonisë dhe Sllovenisë tregojnë se ekonomitë e vogla mund të krijojnë avantazhe konkurruese duke investuar te njohuritë, aftësitë teknike dhe teknologjia. Në Shqipëri, përkundrazi, arsimi ka mbetur i nënfinancuar për një periudhë të gjatë, teksa rezultatet në arritje mësimorë kanë bërë hapa pas.

Në vitin 2015, shpenzimet publike për arsimin përfaqësonin 3.1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa dhjetë vjet më vonë ky tregues qëndron pothuajse në vendnumëro, në rreth 3.2%. Problemi nuk qëndron vetëm te niveli i fondeve, por edhe te mungesa e një lidhjeje të fortë ndërmjet sistemit arsimor, nevojave të tregut të punës dhe politikave për zhvillimin ekonomik.

Në dhjetë vitet e fundit, struktura e ekonomisë shqiptare ka pësuar ndryshime të rëndësishme, me një zhvendosje graduale nga sektorët prodhues drejt shërbimeve, turizmit dhe ndërtimit. Bujqësia ka humbur peshë në ekonomi, ndërsa industria, pas një periudhe zgjerimi, ka hyrë në një cikël rënës.

Sipas të dhënave të INSTAT, pesha e industrisë në PBB zbriti në 10,07% në vitin 2025, niveli më i ulët që nga viti 2009. Edhe bujqësia vijoi tkurrjen, duke shënuar të pestin vit radhazi me rënie të prodhimit. Në të kundërt, ndërtimi dhe aktivitetet e lidhura me turizmin janë kthyer në nxitës të rëndësishëm të ekonomisë.

Krahasuar me vitin 2015, modeli ekonomik është orientuar më shumë drejt aktiviteteve që mbështeten te konsumi, pasuritë e paluajtshme dhe flukset turistike, ndërsa baza prodhuese mbetet e dobët. Kjo zhvendosje ngre pikëpyetje për qëndrueshmërinë afatgjatë dhe aftësinë konkurruese të ekonomisë shqiptare.

Diferencat në paga tregojnë gjithashtu potencialin e sektorëve që kërkojnë fuqi punëtore më të kualifikuar. Sipas INSTAT, në tremujorin e parë të vitit 2026, paga mesatare bruto në ekonomi arriti në 90,119 lekë, ku rritja më e madhe eridhi për profesionet elementare.

Financimi i pamjaftueshëm i arsimit kufizon zhvillimin e këtyre aftësive, ndërsa struktura aktuale e ekonomisë nuk krijon kërkesë të mjaftueshme për punonjës me kualifikime të larta.

Për dekada me radhë është krijuar një rreth vicioz, ku investimet e pakta në arsim kufizojnë zhvillimin e kapitalit njerëzor, ndërsa mungesa e sektorëve me produktivitet të lartë pakëson mundësitë për ta shfrytëzuar këtë kapital brenda vendit./ B.Hoxha

Burimi: Instat, Ministria e Financave

The post Arsimi, si mungesë prioriteti, ka penguar transformimin e modelit ekonomik appeared first on Revista Monitor.

Interesi tavan për kreditë konsumatore do të parashikohet edhe me ligj

15 October 2026 at 06:01

Aplikimi i normës maksimale efektive vjetore të interesit (NEI maksimal) për kreditë konsumatore do të përcaktohet edhe me ligj.

Projektligji “PĂ«r mbrojtjen e konsumatorit” parashikon qĂ« norma maksimale efektive vjetore e interesit e njĂ« marrĂ«veshjeje kredie konsumatore do tĂ« pĂ«rcaktohet me udhĂ«zim tĂ« pĂ«rbashkĂ«t ndĂ«rmjet BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« dhe ministrisĂ« pĂ«rgjegjĂ«se pĂ«r çështjet e mbrojtjes sĂ« konsumatorit.

Projektligji përcakton se norma efektive maksimale vjetore e interesit përfshin të gjitha tarifat,

komisionet dhe kostot e tjera, qĂ« lidhen me kredinĂ«, nĂ« pĂ«rputhje me dispozitat pĂ«rkatĂ«se tĂ« legjislacionit nĂ« fuqi. Çdo dispozitĂ« kontraktuale, qĂ« parashikon njĂ« normĂ« efektive maksimale

vjetore interesi mbi kufirin e lejuar, do të jetë absolutisht e pavlefshme.

Projektligji përcakton gjithashtu se kreditë konsumatore dhe hipotekare do të rregullohen nga Banka e Shqipërisë, në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Europian në këtë fushë. Një parashikim i tillë krijon hapësira ligjore për rregullime të mëtejshme të lidhura edhe me kredinë hipotekare.

Aplikimi i njĂ« norme tavan interesi pĂ«r kreditĂ« konsumatore nĂ« ShqipĂ«ri nisi nĂ« fillim tĂ« vitit tĂ« vitit 2022, pasi Banka e ShqipĂ«risĂ« miratoi disa ndryshime nĂ« rregulloren “PĂ«r kredinĂ« konsumatore dhe hipotekare”. MegjithatĂ«, qysh atĂ«herĂ« Banka e ShqipĂ«risĂ« kĂ«rkoi qĂ« aplikimi i njĂ« norme tavan interesi pĂ«r kreditĂ« konsumatore tĂ« parashikohej nĂ« ligj.

NEI maksimal llogaritet nga Banka e Shqipërisë me bazë 6-mujore, mbështetur në të dhënat e Regjistrit të Kredive të administruar prej saj. Nivelet e NEI-t maksimal publikohen në fillim të çdo 6-mujori dhe bazohen në kreditë e disbursuara në 6-mujorin paraardhës.

Sipas rregullores, ky tregues ndërtohet si mesatare e normës efektive të interesit për secilin produkt dhe interval, e shtuar me një të tretën. Në vitin 2025, pas disa ndryshimeve në rregullore, u vendos që për kreditë deri në 200 mijë lekë, NEI maksimal të ishte i barabartë me mesataren e normës efektive të interesit, pa aplikuar shtesa.

NEI maksimal Ă«shtĂ« i detyrueshĂ«m pĂ«r t’u respektuar nga tĂ« gjitha bankat dhe institucionet financiare tĂ« licencuara pĂ«r aktivitet tĂ« huadhĂ«nies nĂ« ShqipĂ«ri.

Arsyeja kryesore e vendosjes së NEI-t maksimal ishte mbrojtja e konsumatorit nga normat potencialisht abuzive të interesit, të aplikuara kryesisht nga disa institucione financiare jobanka.

Rregullorja vendosi një kufi të penaliteteve dhe kamatëvonesave në masën 30% të detyrimit kontraktor, i kuptuar si vlerë e kësteve të papaguara (principal + interesa). Vendosja e këtij tavani është parë e arsyeshme për shkak të problemeve të krijuara me kreditë e këqija që kalonin nëpër një fazë të stërzgjatur të procesit të rekuperimit.

Penalitetet e larta, që i fryjnë detyrimet përtej çdo kufiri të arsyeshëm, janë identifikuar si një element që cenon të drejtat e huamarrësve dhe ushqen praktika jo etike biznesi, sidomos nga mbledhësit e borxheve të këqija./E.Shehu

 

 

The post Interesi tavan për kreditë konsumatore do të parashikohet edhe me ligj appeared first on Revista Monitor.

Korpusi i Institucioneve të Pavarura, finalizohet kualifikimi i aplikantëve për fazën e dytë

15 October 2026 at 06:00

Korporata e Investimeve Shqiptare ka pĂ«rfunduar procesin e kualifikimit tĂ« aplikantĂ«ve pĂ«r fazĂ«n e dytĂ« tĂ« procedurĂ«s konkurruese pĂ«r projektet “Korpusi i Institucioneve tĂ« Pavarura” dhe “Qendra pĂ«r Zhvillimin Multifunksional, TiranĂ«â€.

Në njoftimin e dytë të kualifikimit, të publikuar më 12 tetor, Korporata konfirmon se tre aplikantët që ishin kualifikuar me kusht në fazën e parë kanë plotësuar kërkesat e dokumentacionit dhe mund të vijojnë konkurrimin.

Bëhet fjalë për shoqërinë MATRIX KONSTRUKTION, bashkimin e kompanive ALBA BETON dhe GRUPPO KONI, si dhe FARE BAU ALBANIA.

Këta aplikantë ishin kualifikuar me kusht pas vlerësimit fillestar të dokumentacionit dhe projekt-ideve paraprake arkitekturore. Sipas njoftimit të ri, pas shqyrtimit të dokumentacionit të dorëzuar për plotësimin e kushteve të kërkuara, të tre aplikantët janë kualifikuar për të vijuar në fazën e dytë.

Në fazën e parë, MATRIX KONSTRUKTION duhej të plotësonte informacionin lidhur me eksperiencën e ngjashme dhe dokumentacionin financiar. Bashkimi ALBA BETON-GRUPPO KONI duhej të paraqiste dokumentin që provonte depozitimin e pasqyrave financiare të GRUPPO KONI për vitin 2025, ndërsa FARE BAU ALBANIA raportet e certifikimit ose auditimit të pasqyrave financiare për vitet 2023 dhe 2025.

Në listën përfundimtare të publikuar nga Korporata figurojnë AGIKONS, në bashkëpunim me ZHA Architects Limited dhe AEI Progetti; bashkimi ALBA BETON-GRUPPO KONI, me Luca Dini dhe X-Plan Studio; BAMI HOLDING, me ekipin e përbërë nga Sou Fujimoto Atelier Paris, tharm architects, Arup, Aspect Studio dhe partnerë të tjerë; si dhe bashkimi EACOM DOOEL dhe MANGERA YVARS ARCHITECTS.

Lista përfshin gjithashtu FARE BAU ALBANIA, me studion CHYBIK+KRISTOF dhe partnerët e saj, si dhe MATRIX KONSTRUKTION, me Studio B&L.

Njoftimi i Korporatës u referohet aplikantëve të renditur në pesë vendet e para të vlerësimit të projekt-ideve paraprake arkitekturore edhe pse në listën e publikuar janë renditur gjashtë aplikantë.

“TĂ« gjithĂ« AplikantĂ«t e renditur nĂ« 5 vendet e para nĂ« procesin e vlerĂ«simit tĂ« projekt-ideve paraprake arkitekturore, tĂ« kualifikuar pĂ«r tĂ« vijuar fazĂ«n e dytĂ« tĂ« procedurĂ«s konkurruese” thuhet nĂ« njoftimin e dytĂ«.

Projekti i Korpusit të Institucioneve të Pavarura

Procedura konkurruese lidhet me projektimin dhe zhvillimin nëpërmjet sipërmarrjes të një objekti multifunksional në Njësinë Administrative nr. 7, në zonën e ish-Fushës së Aviacionit në Tiranë. Projekti parashikon ndërtimin e Korpusit të Institucioneve të Pavarura, ku synohet të akomodohen disa institucione shtetërore, mes tyre INSTAT, Avokati i Popullit, Autoriteti i Konkurrencës, Komisioni i Prokurimit Publik, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil.

Pjesë e projektit është edhe Qendra për Zhvillimin Multifunksional, që përfshin një klinikë shëndetësore, palestër dhe hapësira të tjera në shërbim të komunitetit.

Financimi i kĂ«tyre objekteve publike parashikohet tĂ« sigurohet nĂ«pĂ«rmjet zhvillimit tĂ« njĂ« objekti multifunksional me sipĂ«rfaqe deri nĂ« rreth 50 mijĂ« metra katrorĂ«, ku pĂ«rfshihen edhe funksione komerciale dhe rezidenciale. Sipas dokumentacionit tĂ« procedurĂ«s, tĂ« paktĂ«n 35% e sipĂ«rfaqes sĂ« zhvillimit duhet t’i kalojĂ« KorporatĂ«s sĂ« Investimeve Shqiptare. Procedura zhvillohet nĂ« dy faza. Pas pĂ«rfundimit tĂ« kualifikimit, faza e dytĂ« pĂ«rfshin paraqitjen e projekteve tĂ« plota arkitekturore dhe ofertave financiare nga aplikantĂ«t e kualifikuar.

Renditja finale e aplikanteve

₋          “AGIKONS” sh.p.k. me nĂ«nkontraktor tĂ« specializuar “ZHA Architects Limited” + “AEI Progetti  Srl”;

₋          Bashkimi i subjekteve “ALBA BETON sh.p.k” & “GRUPPO KONI sh.p.k.” me nĂ«nkontraktor tĂ« specializuar “Luca Dini” + “X-Plan Studio sh.p.k”;

₋          “BAMI HOLDING”, nĂ«nkontraktorĂ« tĂ« specializuar “Sou Fujimoto Atelier Paris & tharm architects” + “Arup”+ “Aspect Studio”+ “Ardian Pepa” +”Atelier 10”+ “RLB Rider Levett Bucknall Uk Limited”;

₋          Bashkimi i subjekteve “EACOM DOOELsh.p.k.” & ”MANGERA YVARS ARCHITECTS LTD” me nĂ«nkontraktor tĂ« specializuar “Loft Architects” + “Behar Ferati” + “Henars- Egineering”+”MEP”+ “IDT Engineering and Arjan Çoka

₋          “FARE BAU ALBANIA sh.p.k.” me nĂ«nkontraktor tĂ« specializuar “CHYBIK+KRISTOF s.r.o” + Marko and Placemakers s.r.o + Ergys Krisko + Sueb Industries + ing, Ina Shena + ing. Ramazan Hyka + ing Vjollca Shetaj + ing Adela Qelaj”;

₋          “MATRIX KONSTRUKTION sh.p.k. (Albania)”, me nĂ«nkontraktor tĂ« specializuar “STUDIO B&L” sh.p.k./ N.Maho

 

 

The post Korpusi i Institucioneve të Pavarura, finalizohet kualifikimi i aplikantëve për fazën e dytë appeared first on Revista Monitor.

4iG Group kryeson inovacionin për lidhjen satelitore në Ballkanin Perëndimor

14 October 2026 at 19:00

Marrëveshja e 4iG, investitorit të One Albania, me SpaceX sjell komunikimin satelitor më pranë tregut shqiptar dhe atij rajonal në industrinë celulare.

“4iG Group, synon tĂ« jetĂ« operatori i parĂ« nĂ« rajonin e Ballkanit PerĂ«ndimor qĂ« mundĂ«son komunikimin satelitor tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« me pajisjet fundore.”- deklaroi PĂĄl ZarĂĄndy, Drejtor i StrategjisĂ« pĂ«r Mobile & 5G nĂ« Grupin 4iG, gjatĂ« Samitit tĂ« 8-tĂ« Digjital tĂ« Ballkanit PerĂ«ndimor nĂ« Herceg Novi.

Siç theksoi ai, një hap i rëndësishëm në këtë drejtim është marrëveshja që 4iG nënshkroi me kompaninë amerikane SpaceX në muajin shtator. Kjo marrëveshje synon të mundësojë pikërisht komunikimin satelitor të drejtpërdrejtë me pajisjet fundore.

Kjo ambicie është pjesë e strategjisë më të gjerë të Grupit, e cila fokusohet në zhvillimin e infrastrukturës digjitale të gjeneratës së ardhshme dhe vendosjen e teknologjive të avancuara. Zaråndy foli gjithashtu për mënyrën se si komunikimet satelitore dhe inteligjenca artificiale do të ndikojnë në të ardhmen e telekomunikacionit.

“NĂ« 4iG Group kemi njĂ« traditĂ« tĂ« konsoliduar inovacioni dhe synojmĂ« tĂ« jemi nĂ« pararojĂ« tĂ« valĂ«s sĂ« re tĂ« ndryshimeve teknologjike. BashkĂ«punimi ynĂ« me SpaceX krijon mundĂ«sinĂ« pĂ«r ta bĂ«rĂ« tĂ« mundur komunikimin satelitor tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« me pajisjet fundore. Kjo na bĂ«n  tĂ« jemi tĂ« parĂ«t nĂ« Ballkanin PerĂ«ndimor qĂ« prezantojnĂ« kĂ«tĂ« teknologji nĂ« tregjet e rajonit. NjĂ«kohĂ«sisht, pĂ«rmes partneriteteve me kompani lider tĂ« teknologjisĂ« dhe bashkĂ«punimit me universitetet, synojmĂ« tĂ« kontribuojmĂ« nĂ« zhvillimin e zgjidhjeve tĂ« reja digjitale nĂ« rajon.”- tha ZarĂĄndy.

4iG planifikon të nisë së shpejti testimin e komunikimit satelitor të drejtpërdrejtë me pajisjet fundore në Hungari dhe Shqipëri, me përfshirjen e universiteteve. Siç theksoi Zaråndy, kushtet teknike janë tashmë të përmbushura dhe aspekti teknik nuk përbën pengesë. Ndërkohë, shoqëritë tona po bashkëpunojnë me Autoritetet Rregullatore për të bërë të mundur testimin fillimisht të këtij shërbimi dhe më pas ofrimin e shërbimit për konsumatorët.

Zhvillimi i komunikimeve satelitore është pjesë e një transformimi më të gjerë të infrastrukturës digjitale, ku inteligjenca artificiale po luan gjithashtu një rol gjithnjë e më të rëndësishëm. Sot përdorimi i kësaj të fundit lidhet më së shumti me mjetet gjenerative dhe automatizimin. Faza tjetër do të përfshijë zhvillimin e dronëve autonomë dhe të ashtuquajturës inteligjencë artificiale fizike, të cilat do të kërkojnë kapacitete të reja të lidhjes dhe komunikimit.

“Infrastruktura tradicionale po fillon tĂ« ndryshojĂ«. Inteligjenca artificiale vendos kĂ«rkesa tĂ« ndryshme ndaj infrastrukturĂ«s digjitale, veçanĂ«risht me zhvillimin e sistemeve dhe pajisjeve autonome qĂ« kanĂ« nevojĂ« tĂ« komunikojnĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« besueshme. PĂ«r kĂ«tĂ« arsye, lidhja satelitore, ose komunikimi jashtĂ«tokĂ«sor do tĂ« bĂ«het gjithnjĂ« e mĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m. Industria tashmĂ« po diskuton pĂ«r qendra tĂ« tĂ« dhĂ«nave pĂ«r inteligjencĂ«n artificiale nĂ« orbitĂ«, çka tregon se sa shpejt po zgjerohen kufijtĂ« e zhvillimit teknologjik.”,-tha ZarĂĄndy.

NĂ« kĂ«tĂ« kontekst, Grupi 4iG po zhvillon kapacitetet e veta teknologjike nĂ« tregjet ku operon. PĂ«rveç HungarisĂ«, Malit tĂ« Zi dhe ShqipĂ«risĂ«, Grupi po zhvillon njĂ« operator tĂ« ri celular edhe nĂ« MaqedoninĂ« e Veriut. PĂ«rvoja e tij pĂ«rfshin prezantimin e teknologjisĂ« 5G nĂ« ShqipĂ«ri, si dhe testimin e prototipeve tĂ« teknologjisĂ« 6G nĂ« Hungari, nĂ« bashkĂ«punim me universitetet. Kjo pĂ«rvojĂ« pĂ«rfshin gjithashtu nisjen e operacioneve celulare nĂ« Mal tĂ« Zi, ku, siç vuri nĂ« dukje ZarĂĄndy, 4iG pĂ«rmes One ishte operatori i parĂ« nĂ« tĂ« gjithĂ« Ballkanin PerĂ«ndimor qĂ« prezantoi me iniciativĂ«n e vet shĂ«rbimin e roaming-ut “Roam Like at Home”. NĂ« Mal tĂ« Zi, 4iG Group ka njoftuar sĂ« fundmi edhe bashkĂ«punimin me qeverinĂ« pĂ«r ndĂ«rtimin e njĂ« qendre tĂ« tĂ« dhĂ«nave.

Zaråndy nënvizoi se partneritetet ndërkombëtare, përfshirë bashkëpunimin me SpaceX dhe Ericsson, do të luajnë një rol të rëndësishëm në transferimin e njohurive teknologjike dhe zhvillimin e inovacionit në rajon.

“SynojmĂ« tĂ« mbĂ«shtetemi nĂ« partneritete tĂ« forta industriale dhe tĂ« sjellim nĂ« Mal tĂ« Zi, ShqipĂ«ri dhe, mĂ« pas, nĂ« MaqedoninĂ« e Veriut pĂ«rvojĂ«n e teknologjitĂ« qĂ« zhvillojmĂ« sĂ« bashku me partnerĂ«t tanĂ«. Duke lidhur universitetet, industrinĂ« dhe kapacitetet tona infrastrukturore, mund tĂ« krijojmĂ« hapĂ«sirĂ« pĂ«r testimin e zgjidhjeve tĂ« reja dhe zhvillimin mĂ« tej tĂ« inovacionit.”- pĂ«rfundoi ZarĂĄndy.

 

The post 4iG Group kryeson inovacionin për lidhjen satelitore në Ballkanin Perëndimor appeared first on Revista Monitor.

Qeveria ndryshon rregullat për koncesionet dhe PPP-të, shfuqizohet vendimi i vitit 2013

14 October 2026 at 18:32

Qeveria parashikon një kuadër të ri rregullash për vlerësimin e studimeve të fizibilitetit dhe procedurat e dhënies, ndryshimit dhe transferimit të kontratave të koncesionit dhe partneritetit publik-privat (PPP), duke shfuqizuar vendimin e vitit 2013 që rregullonte këtë fushë.

Sipas draftvendimit tĂ« KĂ«shillit tĂ« Ministrave miratuar kĂ«tĂ« tĂ« mĂ«rkurĂ«, Agjencia e Trajtimit tĂ« Koncesioneve dhe Partneritetit Publik Privat do tĂ« ketĂ« tre muaj kohĂ« nga hyrja nĂ« fuqi e vendimit pĂ«r tĂ« miratuar dokumentet standarde tĂ« koncesionit dhe PPP-ve dhe pĂ«r t’i dĂ«rguar ato pĂ«r publikim nĂ« AgjencinĂ« e Prokurimit Publik.

Drafti parashikon gjithashtu qĂ« agjencia tĂ« hartojĂ« udhĂ«zime dhe manuale shpjeguese pĂ«r procedurat e koncesioneve dhe partneriteteve publike-private, tĂ« cilat do tĂ« jenĂ« tĂ« detyrueshme pĂ«r t’u pĂ«rdorur nga çdo autoritet apo ent kontraktor gjatĂ« zhvillimit tĂ« kĂ«tyre procedurave.

“Agjencia e Trajtimit tĂ« Koncesioneve dhe Partneritetit Publik Privat harton udhĂ«zime dhe manuale shpjeguese pĂ«r procedurat e koncesioneve/partneritetit publik privat, tĂ« detyrueshme pĂ«r pĂ«rdorim nga çdo autoritet/ent kontraktor gjatĂ« kryerjes sĂ« aktiviteteve tĂ« koncesioneve/partneriteteve publike private”, thuhet nĂ« draft.

Baza ligjore e vendimit tĂ« ri Ă«shtĂ« ligji nr. 88/2025, “PĂ«r koncesionet dhe partneritetin publik privat”, me propozimin e ministrit tĂ« EkonomisĂ« dhe Inovacionit. NĂ« pikĂ«n 4 tĂ« draftit pĂ«rcaktohet shfuqizimi i vendimit nr. 575, datĂ« 10 korrik 2013, “PĂ«r miratimin e rregullave pĂ«r vlerĂ«simin dhe dhĂ«nien me koncesion/partneritet publik privat”, tĂ« ndryshuar.

Vendimi i ri do tĂ« hyjĂ« nĂ« fuqi pas botimit nĂ« “Fletoren zyrtare”, ndĂ«rsa zbatimi i tij u ngarkohet tĂ« gjitha institucioneve qendrore dhe vendore.

The post Qeveria ndryshon rregullat për koncesionet dhe PPP-të, shfuqizohet vendimi i vitit 2013 appeared first on Revista Monitor.

❌