Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 7 January 2026Gazeta Fjala

22:59 Zelensky: Viti 2026, viti i vendimeve për Ukrainën

By: Monika
7 January 2026 at 22:59

Në ceremoninë për fillimin e presidencës qipriote të Këshillit të BE-së, Volodymyr Zelensky u shpreh se viti 2026 mund të jetë një vit vendimesh për Ukrainën dhe për Moskën.

Presidenti ukrainas tha se ka mundësi që lufta të përfundojë gjatë presidencës qipriote, me kusht që të ushtrohet presion sa duhet mbi agresorin. Ai e bëri të qartë se negociatat kanë arritur në një “nivel të ri”, por theksoi se pa presion, paqja nuk vjen.

Zelensky bëri thirrje për shtimin e sanksioneve kundër Rusisë, duke njoftuar një paketë të re që do të synojë të ashtuquajturën “flotë në hije” të Moskës, domethënë rrjetin e anijeve cisternë dhe strukturave të korporatave të akuzuara për ndihmë në anashkalimin e kufizimeve.

Në të njëjtën kohë, ai e vuri në perspektivë rrugën evropiane të Ukrainës dhe i kërkoi presidencës qipriote të vepronte si përshpejtues, në mënyrë që të mund të ndërmerren hapa për kapitujt negociues, së bashku me Moldavinë.

Në të njëjtën kohë, Zelensky përsëriti kërkesën kryesore të Kievit për garanci të detyrueshme sigurie, me fuqi ligjore dhe mbështetje nga parlamentet, përfshirë Kongresin Amerikan, në mënyrë që të mos ketë “raund të dytë” të agresionit rus në rast të një armëpushimi./mxh

22:47 Moment i artë, Broja sërish titullar në Premier League

By: Monika
7 January 2026 at 22:47

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Broja, do të luajë sot ndeshjen e tij të katërt radhazi si titullar për skuadrën e Burnley-t.

Ky aktivizim konfirmon besimin e trajnerit te lojtari, i cili po synon arritjen e formës optimale fizike përmes minutazhit të rregullt. Përballja e sotme është e vlefshme për javën e 21-të të Premier League-s, ku Burnley do të ndeshet me Manchester United.

Skuadra kundërshtare vjen në këtë takim pas shkarkimit të fundit të trajnerit të saj, Ruben Amorim. Broja është përzgjedhur sërish si pika kryesore e sulmit në formacionin zyrtar të ekipit të tij.

Kjo vijueshmëri në lojë shënon një periudhë pozitive për futbollistin pas sfidave të mëparshme me dëmtimet./mxh

22:36 Fermerët grekë paralajmërojnë bllokim të përgjithshëm të Greqisë, në rrezik edhe dogana e Kakavijës

By: Monika
7 January 2026 at 22:36

Fermerët grekë deklarojnë se janë gati të bllokojnë të gjithë Greqinë, teksa protestat e tyre hyjnë në një fazë të re përshkallëzimi.

Pavarësisht gjashtë nismave për mbështetjen e sektorit primar që shpalli sot qeveria greke duke thënë se thuajse ka plotësuar madje më tepër se sa duhej kërkesat e fermerëve, këta të fundit theksojnë se masat janë të ato që janë thënë më parë , janë të pamjaftueshme dhe nuk japin zgjidhje reale për problemet e mbijetesës së tyre.

Në mbarë vendin, blloqet bujqësore po koordinojnë veprimet e radhës, me kërkesë të përbashkët për takim të drejtpërdrejtë me Kryeministrin. Tetëmbëdhjetë blloqe dhe shoqata bujqësore i kanë dërguar letër Ministrit të Bujqësisë, duke paralajmëruar se në mungesë dialogu, mobilizimet do të intensifikohen dhe ashtu siç kanë paralajmëruar prej orës 12 të ditës së enjte do të bllokojnë një pjesë të madhe të rrugëve të vendit.

Një nga pikat më të ndjeshme të përshkallëzimit pritet të jetë dogana e Kakavijës. Sipas planit të fermerëve, në orën 12:00, traktorët nga blloku i Kalpakit do të nisen drejt pikës kufitare, me synim mbylljen e saj për 48 orë, deri të shtunën në mesditë. Zhvillimet do të varen nga qëndrimi i policisë, nëse do të lejohet marshimi, do të bllokohet lëvizja apo do të zbatohet ligji, me rrezik për tensione dhe përplasje.

Në të njëjtën kohë, fermerët kanë vendosur bllokime 48-orëshe në akse kryesore rrugore dhe pika strategjike, përfshirë bllokun në Malgara pranë Selanikut, doganën e Promachonës në kufi me Bullgarinë, bllokun e Nikaias në Thesali , më I madhi I vendit, në Lakoni, Vioti, Aitoloakarnani dhe Patra , ndërsa në disa raste parashikohen bllokime më të gjata, deri në 96 orë.

Situata tensionohet më tej nga ndërhyrja e Prokurorisë së Gjykatës së Lartë, e cila ka kërkuar zbatimin e menjëhershëm të ligjit, arrestime dhe procedura flagrante për bllokimin e qarkullimit dhe rrezikimin e sigurisë rrugore. Nga ana e saj, qeveria paralajmëron se nuk do të lejojë “ndarjen e vendit në dysh”, duke theksuar se dialogu mund të zhvillohet vetëm pa traktorë në rrugë.

Sipas informacioneve të deritanishme, Kakavija ose zona e Kalpakit pritet të bllokohet për 48 orë, ndërsa për doganën e Kapshticës, Tri Urat dhe Qafë Botën nuk ka ende njoftime zyrtare për bllokime. Situata mbetet dinamike dhe priten zhvillime të reja në orët në vijim./mxh

22:21 Çështja e Groenlandës/ Shtëpia e Bardhë reagon sërish: Prioriteti i Presidentit zgjidhja me diplomaci, por…

By: Monika
7 January 2026 at 22:21

Shtëpia e Bardhë ka reaguar sërish lidhur me çështjen e Groenlandës dhe diskutimet e përfolura.

“Administrata Trump po diskuton “në mënyrë aktive” blerjen e mundshme të Groenlandës”, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt.

Gjithashtu ajo nënvizoi se presidenti amerikan po i jep përparësi një zgjidhjeje diplomatike, por shtoi se “po i mban opsionet e tij të hapura”.
Sipas Trump Greonlanda është e rëndësishme për sigurinë kombëtare të SHBA.

“Të gjitha opsionet janë gjithmonë në tryezë për Presidentin Trump, pasi ai shqyrton se çfarë është në interesin më të mirë të Shteteve të Bashkuara, por unë thjesht do të them se zgjedhja e parë e presidentit ka qenë gjithmonë diplomacia”, tha ajo./mxh

22:10 Ish-ministri grek i Financave pranoi se kishte përdorur drogë, nis hetimi paraprak

By: Monika
7 January 2026 at 22:10

Autoritetet greke kanë nisur një hetim paraprak lidhur me një video ku kreu i partisë “MeRA25”, Janis Varufakis, pranon se ka përdorur lëndë narkotike, mes tyre edhe ecstasy.

Gjatë hetimit do të shqyrtohet nëse është kryer vepra penale e nxitjes ose reklamimit të përdorimit të drogave, apo ndonjë vepër tjetër penale.

Videoja është dërguar pranë organeve të prokurorisë nga Shërbimi për Luftën Kundër Drogës i Policisë Greke.

Deklaratat e Varufakis u bënë në podcastin “Phasma”, të moderuar nga Gaia Merkouri dhe Dimitris Petrichos, ku ai ka ndarë përvoja personale nga kontakti i tij me substanca narkotike.

Në video, Varufakis thotë se ka provuar ecstasy një herë në jetën e tij dhe se ka përdorur kanabis. Duke iu përgjigjur një pyetjeje nëse ka marrë pjesë ndonjëherë në festa rave dhe nëse ka provuar substanca, ai u shpreh pa hezitim: “Kam marrë substanca, si mund të mos kisha marrë”.

“Nuk jam si Bill Clinton që tha ‘I don’t inhale’. Jam paksa i mërzitshëm, për fat të keq. Kam marrë ecstasy një herë dhe ishte një përvojë e jashtëzakonshme, deri pas dy ditësh. Më pas pata një migrenë të tmerrshme, nuk e di çfarë më kishin dhënë. Ishte në Sidnei dhe e mbaj mend si një moment shumë të rëndësishëm, në vitin 1989. Kërceva për 15-16 orë pa u ndalur, por vuajta për një javë më pas dhe nuk e përdora më kurrë”, rrëfen ai.

Në të njëjtin kontekst, Varufakis thekson se substanca që i është dukur dhe vazhdon t’i duket më e këndshme është kanabisi, duke thënë:

“Për mua, ajo që ishte shumë e këndshme dhe mbetet e tillë, edhe pse tani nuk e gjej më dhe askush nuk ma jep, është bari i thjeshtë”.

“Kur je i dehur nga droga, egoja zmadhohet”

Në një pyetje tjetër, Varufakis u pyet se me kë nga Angela Merkel, Aleksis Tsipras, Adonis Georgiadis dhe Kyriakos Mitsotakis do të pinte një “cigare holandeze”, duke u përgjigjur:
“Me Angelën, çfarë pyetjeje është kjo? Do të doja ta shihja të droguar. Kur je i droguar, egoja jote zmadhohet. E imagjinoni kështu Mitsotakisin? Mendoj se ishte diçka si Android dhe do të doja ta shihja këtë Android të droguar”.

Gjithashtu, Varufakis u pyet nëse do t’i jepte këshilla vajzës së tij për përdorimin e substancave, duke u shprehur:
“Së pari, vajza ime nuk pranon këshilla nga unë. I ka bërë të gjitha dhe nuk ka nevojë për këshillat e mia. Kur prindërit u thonë fëmijëve ‘mos e bëj këtë’, ata do ta bëjnë. Nuk më shqetëson eksperimentimi, më shqetëson varësia”./mxh

21:59 Zjarri në klub, familja kërkon përgjigje: “Si vdiq Emanuele? Nuk kishte asnjë shenjë djegieje në trup”!

By: Monika
7 January 2026 at 21:59

Prindërit e Emanuele Galeppini, kampioni i ri i golfit që humbi jetën në tragjedinë e Crans-Montana, duan të kuptojnë “ses si vdiq Emanuele”. Këtë e bëjnë të ditur gazetat La Repubblica dhe Il Secolo XIX, duke cituar fjalët e avokatit të familjes Galeppini, Alessandro Vaccaro.

Sipas avokatit, “trupi i të riut nuk kishte asnjë shenjë djegieje, ishte plotësisht i paprekur. As telefoni celular dhe as portofoli, që Emanuele i kishte me vete, nuk janë djegur”, dhe “për shkak se nuk e dimë” nëse trupi është gjetur “brenda lokalit, nëse ka qenë jashtë, nëse ka vdekur nga gazi”. “U kemi kërkuar autoriteteve zvicerane shpjegime dhe të kryejnë autopsinë, por ata nuk na kanë dhënë asnjë përgjigje”, shtoi ai.

Një kallëzim në prokurorinë e Romës.

Sipas Il Secolo XIX, ka mundësi që të paraqitet një kallëzim në Prokurorinë e Romës, e cila është përgjegjëse për krimet e kryera nga ose kundër shtetasve italianë jashtë shtetit. Po ashtu, gjykatësit romakë, disa ditë më parë, kishin përmendur mundësinë e hapjes së një dosjeje sapo të përfundonin procedurat e identifikimit të të gjitha viktimave./mxh

21:47 “Kemi qenë shokë”, familja e Mateos tallet me deklaratat e Brikenës!

By: Monika
7 January 2026 at 21:47

A ka ekzistuar apo jo një histori “rozë” mes Mateos dhe Brikenës? Kjo pyetje vazhdon të mbetet një nga temat më të nxehta brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, duke ndezur debate të forta jo vetëm mes banorëve, por edhe në rrjetet sociale.

Ndërsa Brikena ka zgjedhur ta mohojë prerazi çdo lloj raporti sentimental me Mateon, ky i fundit vijon të këmbëngulë se mes tyre ka pasur pëlqim të ndërsjellë. Pikërisht ky qëndrim i kundërt ka sjellë përplasje të vazhdueshme mes dyshes, duke e mbajtur historinë në qendër të vëmendjes.

Së fundmi, situata ka marrë një kthesë të re, pasi në këtë sagë janë përfshirë edhe familjarët e Mateos, të cilët administrojnë rrjetet e tij sociale gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Në Instagramin zyrtar të banorit është shpërndarë një video ironike, ku vihet në lojë qëndrimi i Brikenës lidhur me raportin e saj me Mateon.

Pamjet fokusohen te mënyra e të folurit dhe nervozizmi i Brikenës gjatë sqarimeve të saj në BBVA, ndërsa përmes nënteksteve sugjerohet se ajo ndodhet në siklet dhe po përpiqet të mohojë një të vërtetë të pakëndshme. Ky veprim është interpretuar nga ndjekësit si një mbështetje e hapur e familjes së Mateos për versionin e tij, duke lënë të kuptohet se mes dyshes ka ekzistuar diçka më shumë sesa një flirt i zakonshëm.

Repostimi ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale. Një pjesë e publikut e konsideron ndërhyrjen e familjarëve si të panevojshme dhe provokuese, ndërsa të tjerë e shohin si një sinjal të qartë se historia Mateo–Brikena është më e thellë nga sa pranohet publikisht.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse kjo ndërhyrje nga jashtë do të ndikojë në raportet brenda shtëpisë dhe nëse Brikena do të reagojë hapur ndaj këtij veprimi, ndërkohë që saga mes saj dhe Mateos duket se është ende larg përfundimit./mxh

21:36 Deklaratat e Trump/ Presidenti i Këshillit Evropian: Groenlanda i përket popullit të saj

By: Monika
7 January 2026 at 21:36

“Bashkimi Evropian do të mbështesë Groenlandën dhe Danimarkën kur të jetë e nevojshme dhe ne nuk do të pranojmë shkelje të së drejtës ndërkombëtare kudo që ato ndodhin”, kështu deklaroi sot Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa.

Në reagimin e tij Costa, e bëri të qartë se Groenlanda i përket popullit të saj.

“Më lejoni të jem i qartë: Groenlanda i përket popullit të saj. Asgjë nuk mund të vendoset për Danimarkën dhe Groenlandën pa Danimarkën dhe pa Groenlandën. Ata kanë mbështetjen dhe solidaritetin e plotë të Bashkimit Evropian”, tha ai.

Ndërkohë, Presidenti amerikan ka thënë vazhdimisht ditët e fundit se dëshiron të marrë kontrollin e Groenlandës, duke thënë se ishulli është çelësi i strategjisë ushtarake amerikane dhe duke pretenduar se Danimarka nuk ka bërë mjaftueshëm për ta mbrojtur atë./mxh

21:27 Deklarata e fortë e Dea Vierit për vajzat e showbiz-it, çfarë vunë re fansat te postimet e saj?!

By: Monika
7 January 2026 at 21:27

Dea Vieri ishte e ftuar në emisionin Wake Up, ku ka prekur një temë që rrallë diskutohet hapur, por që qarkullon shpesh në biseda private: raportin mes ekspozimit në rrjetet sociale dhe kufijve personalë. Ajo theksoi se jo çdo figurë publike ka detyrimin të ndajë çdo aspekt të jetës së saj private me publikun.

Fokusi i diskutimit u ndal te vajzat e showbizit shqiptar dhe zgjedhja e tyre për ta mbajtur jetën sentimentale larg syrit të publikut. Në këtë kontekst, Dea bëri një deklaratë ironike që menjëherë ngjalli reagime dhe u komentua gjerësisht:

“Shumica e vajzave shqiptare nuk i publikojnë në rrjetet sociale të dashurit e vet, sepse (Zot më fal), por i dashuri i vet kërkohet nga Interpoli. Tani, atë tjetrin e kërkon Interpoli dhe ajo ta postojë në Instagram?!… Nuk bën sens.”

Deklarata e saj, megjithëse me nota humori dhe ironie, solli në vëmendje një realitet për të cilin shpesh aludohet, por rrallë thuhet hapur.

Ironikisht, ndërsa flet për arsyet pse shumë vajza të njohura zgjedhin të mos ekspozojnë partnerët në rrjete sociale, edhe vetë Dea Vieri është shembull i kësaj qasjeje, shkruan pamfleti.net, i cili veren se në profilin e saj në Instagram shihen udhëtime luksoze, destinacione ekzotike dhe momente të kuruara deri në detaj, por personi që mund ta shoqërojë në këto përvoja mbetet gjithmonë jashtë kornizës dhe nuk ka asnjë foto, asnjë video dhe asnjë detaj që të zbulojë jetën e saj sentimentale./mxh

21:07 Dua Lipa poston një foto të rrallë me prindërit e saj nga viti 2010!

By: Monika
7 January 2026 at 21:07

Së fundmi ka qarkulluar një fotografi e rrallë e Dua Lipës, e cila na rikthen në vitin 2010, shumë përpara se artistja shqiptare të ngjitej në majat e industrisë muzikore botërore.

Në këtë imazh nostalgjik, Dua shfaqet pranë prindërve të saj gjatë një dasme, në një ambient të ngrohtë familjar dhe festiv, shkruan IndeksOnline. Me një pamje krejt natyrale dhe një buzëqeshje plot dritë, ajo duket si një adoleshente e thjeshtë, larg skenave gjigante, çmimeve ndërkombëtare dhe famës globale që do ta pasonin vite më vonë.

Atmosfera elegante e ceremonisë, veshja klasike dhe prania e njerëzve që festojnë në sfond e bëjnë fotografinë edhe më domethënëse, duke reflektuar rrënjët e forta familjare dhe vlerat me të cilat është rritur këngëtarja. Një kujtesë e bukur se çdo histori suksesi nis nga momente të vogla, por të mbushura me dashuri dhe përkushtim./mxh

20:50 Fëmijët bëhen obezë që foshnje/ Këto zakone formohen që në muajt e parë të jetës

By: EL
7 January 2026 at 20:50

Ekspertët shpjegojnë çfarë ndodh në muajt e parë të jetës dhe pse ka rëndësi vendimtare

Zakonet e përvetësuara në muajt e parë të jetës mund të kenë ndikim afatgjatë në shëndet, paralajmëron një studim i ri që lidh sjelljet e foshnjave dy muajshe me rrezikun e obezitetit që në moshën gjashtë muajshe. Studiuesit nga Universiteti Penn State kanë identifikuar nëntë modele specifike sjelljeje që lidhen me indeks më të lartë të masës trupore (BMI).

Studimi, i publikuar në revistën shkencore JAMA Network Open, ka ndjekur rreth 150 nëna dhe foshnjat e tyre. Ekipi ka përdorur pyetësorë të detajuar për të mbledhur të dhëna mbi rutinat e ushqyerjes, modelet e gjumit dhe nivelin e aktivitetit ditor. Rezultatet treguan një lidhje të qartë mes zakoneve të hershme dhe rritjes së përshpejtuar të peshës trupore në muajt pasues të jetës.

“Që në moshën dy muajshe mund të vërejmë modele në ushqyerje, gjumë dhe lojë, të cilat mund të formësojnë rritjen e fëmijës”, ka deklaruar autorja e studimit, Jinging Ma. “Kjo tregon sa e rëndësishme është të identifikohen herët sjelljet me rrezik, në mënyrë që të parandalohet shtimi i tepërt në peshë dhe t’u ndihmohet familjeve të krijojnë rutina të shëndetshme”.

Zakone të ushqyerjes që bartin rrezik

Analiza tregoi se foshnjat me BMI më të lartë ushqeheshin më shpesh me shishe më të mëdha sesa ato të rekomanduara për moshën e tyre. Ushqyerja e shpeshtë gjatë natës u veçua gjithashtu si faktor rreziku, ashtu si edhe situatat kur prindërit gabimisht mendojnë se foshnja është e uritur më shpesh sesa është realisht, shkruan Daily Mail.

Rutinat e gjumit që ndikojnë në peshën trupore

Katër modele gjumi u lidhën me BMI të rritur:

• shkuarja në gjumë pas orës 20:00
• zgjimi më shumë se dy herë gjatë natës
• vendosja e foshnjës në shtrat vetëm pasi të ketë fjetur plotësisht
• gjumi në dhomë ku televizori është i ndezur

Ekspertët theksojnë se këto rutina mund të prishin ritmin natyror të gjumit, gjë që ndikon në rregullimin e oreksit dhe metabolizmit.

Sa e rëndësishme është loja e pandërprerë?

Sa i përket aktivitetit dhe stimulimit, foshnjat prindërit e të cilave gjatë lojës shikonin televizor ose përdornin telefonat celularë kishin BMI më të lartë. Mungesa e kohës së kaluar në lojë aktive, si koha që foshnja kalon shtrirë mbi bark, u shoqërua gjithashtu me peshë më të madhe trupore.

Këto aktivitete janë thelbësore për zhvillimin e muskujve, koordinimin dhe nxitjen e shpenzimit normal të energjisë.

Zakonet e hershme formësojnë shëndetin e ardhshëm

Studiuesit paralajmërojnë se grumbullimi i tepërt i yndyrës në gjashtë muajt e parë të jetës mund të ndikojë në zhvillimin e metabolizmit dhe të rrisë prirjen për shtim në peshë në fëmijëri dhe në moshën e rritur. Obeziteti gjatë gjithë jetës rrit rrezikun për diabet të tipit 2 dhe sëmundje të zemrës.

Studimi ishte përqendruar te familjet me të ardhura më të ulëta, ndërsa autorët theksojnë se kërkime të mëtejshme duhet të përfshijnë edhe një spektër më të gjerë socioekonomik.

“Duke pasur parasysh kohën e kufizuar gjatë vizitave pediatrike, është thelbësore që profesionistët shëndetësorë të dinë se në çfarë duhet të përqendrohen”, përfundon autorja kryesore Jennifer Savage Williams. “Identifikimi i hershëm i zakoneve kyçe mund të bëjë një ndryshim të madh në shëndetin e fëmijëve.” /e.t

20:44 Spotify ua lehtëson krijuesve fitimet, zbulon 10 miliardë dollarë shpenzime për podkaste

By: EL
7 January 2026 at 20:44

Spotify po zgjeron programin e saj të monetizimit për krijuesit dhe po prezanton mjete të reja për podkasterët e videove, ndërsa synon të konkurrojë më mirë me YouTube dhe Netflix në tregun në lulëzim.

Kompania suedeze e transmetimit, tha të mërkurën se ka investuar më shumë se 10 miliardë dollarë në industrinë e podkasteve gjatë pesë viteve të fundit për të rritur fitimet e krijuesve, për të shkallëzuar angazhimin dhe për të ndërtuar infrastrukturë.

Tani po ul pragjet për t’u bashkuar me programin e saj të monetizimit, një vit pasi u lansua iniciativa.

“Që nga lansimi i programit, konsumi mujor i podkasteve video në Spotify është pothuajse dyfishuar”, tha kreu global i podkasteve të Spotify, Roman Wasenmuller, në një konferencë për mediat.

“Përdoruesi mesatar i podkasteve të Spotify transmeton dy herë më shumë shfaqje video në muaj sesa para lançimit”, shtoi ai.

Ky veprim vjen në një kohë kur platformat po kërkojnë krijuesit e podkasteve video në një përpjekje për të shfrytëzuar kërkesën në rritje për përmbajtje të tillë, si dhe angazhimin më të lartë që ofron.

Krijuesit e Spotify tani mund të kualifikohen për programin me 1,000 anëtarë të audiencës së angazhuar, 2,000 orë të konsumuara gjatë 30 ditëve të fundit dhe tre episode të publikuara, krahasuar me kërkesën e mëparshme prej 2,000 dëgjuesish, 10,000 orësh të konsumuara dhe 12 episode të publikuara.

Kompania tha se krijuesit në program mund të fitojnë nga reklamat në nivele falas dhe platforma të tjera, por krijuesit e videove marrin një rrjedhë shtesë të ardhurash, pasi paguhen direkt nga Spotify kur abonentët premium shikojnë videot e tyre pa reklama.

Spotify gjithashtu do të lansojë mjete të reja për menaxhimin e sponsorizimeve në prill, dhe do t’u lejojë krijuesve të publikojnë dhe të fitojnë para lehtësisht nga podkastet video direkt nga platformat e palëve të treta të pritjes, duke përfshirë Acast, Audioboom dhe Libsyn.

Ajo gjithashtu zbuloi Spotify Sycamore Studios, i cili do të jetë shtëpia e re për podkastet The Ringer dhe do të jetë në dispozicion të krijuesve të zgjedhur.

Krahas ambienteve të saj në Londër dhe Nju Jork, ky veprim do t’i ndihmojë krijuesit të shmangin kostot e marrjes me qira të ambienteve, tha për Reuters kreu i partneriteteve të përmbajtjes së Spotify, Jordan Newman./e.t

20:39 Rritet më tej niveli i Vjosës, kryebashkiakja e Vlorës: Do evakuohen edhe 6 banesa

By: Monika
7 January 2026 at 20:39

Kryetarja e bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini ishte mbrëmjen e së mërkurës në njësinë administrative Novoselë, pranë Lumit Vjosë.

Mersini, e shoqëruar nga drejtuesi i policisë së qarkut Vlorë, Elidon Çela e përshkroi situatën si kritike.

Sipas Mersinit, niveli i Vjosës është 8.6 metra por shpresa e mirë është që prurjet nga Përmeti dhe Memaliaj janë në ulje, çka mund të reflektohet edhe në Vjosë.

Mersin tha se nëse niveli rritet do të evakuohen edhe 6 banesa. Sipas saj deri më tani janë 13 banesa të evakuara.

Drejtuesi i policisë së Vlorës Elidon Çela siguroi qytetarët e Vlorës që strukturat e policisë janë në gatishmëri totale./mxh

20:32 Mercedes do t’ju lejojë të drejtoni pa duar në qytetet amerikane, por ekziston një “kusht”

By: EL
7 January 2026 at 20:32

Mercedes do të sjellë MB.Drive Assist Pro në Shtetet e Bashkuara më vonë këtë vit dhe është i njohur për ofrimin e navigimit pa duar në qytete. Sistemi do të debutojë në CLA dhe gjithashtu do të ofrohet në GLC EQ.

Prodhuesi i automjeteve tha çuditërisht pak për teknologjinë, por vuri në dukje: “Me shtypjen e një butoni, automjeti mund të ndihmojë në lundrimin nëpër rrugët e qytetit – nga parkingu deri në destinacion – me asistencë të përparuar SAE-Level 2”.

Kompania vazhdoi të shtonte se MB.Drive Assist Pro është “bashkëpunues” dhe shoferët mund të bëjnë “përshtatje drejtimi” në çdo kohë pa çaktivizuar sistemin gjysmë-autonom, transmeton Telegrafi.

Kjo tingëllon si Tesla dhe Mercedes vuri në dukje se MB.Drive Assist Pro aktivizohet nga afërsisht 30 sensorë të ndryshëm. Këto përfshijnë 10 kamera, pesë sensorë radari dhe 12 sensorë ultrasonikë.

Informacioni nga këto pajisje futet në një “superkompjuter jashtëzakonisht të fuqishëm, i cili është i aftë të arrijë deri në 508 TOP”.

Ndërsa Mercedes nuk dha hollësi, Nvidia po plotëson disa nga boshllëqet pasi zbuloi se CLA do të përdorë softuerin e tyre Drive AV.

Gjiganti i teknologjisë tha se teknologjia lejon “navigim urban pikë-në-pikë përmes mjediseve komplekse të qytetit”, si dhe “siguri aktive të përparuar me shmangie proaktive të përplasjeve dhe parkim automatik në hapësira të ngushta”.

Nvidia vazhdoi duke thënë se sistemi është projektuar për të drejtuar në një mënyrë njerëzore dhe është i aftë të ndjekë rrugët, të bëjë kthesa dhe të vendosë në cilën korsi të hyjë.

Ata shtuan se Drive AV mund të “kuptojë” përdoruesit e rrugës të cenueshëm – siç janë këmbësorët, çiklistët dhe ngasësit e skuterëve – dhe të përgjigjet në mënyrë proaktive duke ndaluar ose duke dhënë përparësi.

Kjo nuk shpjegon shumë, por Car & Driver testoi MB.Drive Assist Pro dhe e quajti atë një sistem të Nivelit 2+ që lejon navigim pikë-në-pikë pa duar.

Megjithatë, shoferët ende duhet t’i kushtojnë vëmendje dhe botimi tha se një kamera do të sigurohet që ata të mbeten të vëmendshëm. Ata shtuan se MB.Drive Assist Pro do të kushtojë 3,950 dollarë për një abonim trevjeçar, megjithëse një plan mujor është gjithashtu në zhvillim e sipër.

Për fat të keq, paqartësia duket të jetë rezultat i pasigurisë rregullatore. Kjo sugjeron se nuk do të mësojmë shumë më tepër derisa teknologjia të miratohet nga autoritetet përkatëse. /ET

20:20 Vlora “pushtohet” nga stuhi e fuqishme, vështirësi në aksin drejt Fierit

By: EL
7 January 2026 at 20:20

Qyteti i Vlorës është përfshirë pasditen e sotme nga një stuhi e fuqishme shiu, e shoqëruar me rrebeshe intensive. Reshjet e dendura kanë sjellë probleme të përkohshme në disa zona të qytetit.

Situata më problematike është shënuar në aksin rrugor Vlorë-Fier, kryesisht në zonën e Novoselës, ku rrebeshi i fortë i shiut ka vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve.

Në disa segmente të rrugës janë krijuar grumbullime uji, duke rritur rrezikun për drejtuesit e mjeteve. Si pasojë, shoferët janë detyruar të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe me kujdes të shtuar.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme deri në përmirësimin e kushteve atmosferike./E.T

20:13 VIDEO/Inertet dhe dherat në Qafë Plloçë-Qukës/ Mbyllet përkohësisht qarkullimi në këtë aks

By: Monika
7 January 2026 at 20:13

Last Updated on 07/01/2026 by Monika

Për shkak të inerteve dhe dherave në aksin Qafë Plloçë-Qukës, do të mbyllet përkohësisht qarkullimi në këtë segment rrugor.

Nga informacionet më të fundit, mësohet se për të marrë masa lidhur me qarkullimin e mjeteve dhe për të shmangur rrezikun si në rastin e mjetit të aksidentuar paraditen e sotme, është mbyllur përkohësisht qarkullimi në këtë aks.

Policia e qarkullimit rrugor Korçë dhe ajo e Elbasanit po orientojnë mjetet drejt rrugës së vjetër duke vendosur patrulla në hyrje të Qafë Plloçës dhe në hyrje të Qukësit për të mos lejuar hyrjen në aksin e ri.

Aksi do të qëndrojë i mbyllur deri në momentin që firma kontraktore të pastrojë plotësisht të gjitha dherat e inertet që kanë rënë në rrugë dhe derisa të mos ketë më rrezik për qarkullimin e mjeteve.

Firma kontraktore edhe në këto momente ndodhet në aks ku po bën ndërhyrjet ndërsa nuk dihet se sa do të zgjatë bllokimi i qarkullimit në këtë zonë./mxh

20:11 Dy fjalë që duhet shmangur kur i përcaktoni objektivat për Vitin e Ri (Lifestyle)

By: EL
7 January 2026 at 20:11

Kudo, për momentin, janë mesazhet “Vit i Ri, Vetja e Re”.

Reklamat për palestër dhe plane dietash shfaqen në rrjetet sociale dhe bisedat për kohën pas rikthimit në punë sillen rreth asaj se kush do të heq dorë nga çfarë, kush do të fillojë diçka të re, apo kush më në fund po t’i bëjë siç duhet gjërat në këtë janar.

Megjithatë, shumica e objektivave për Vitin e Ri nuk zgjasin. Shumë prej nesh do t’i kenë braktisur qëllimet deri në mesin e janarit.

Por, ky vit mund të jetë ndryshe. I kemi pyetur disa ekspertë për këshilla se si të përcaktoni – dhe të mbani – objektivat tuaja për Vitin e Ri.

1. Jini realistë

A do të jetë viti 2026 ai kur do të “humbni peshë”, “ndryshoni karrierë” apo “ndërroni shtëpi”?

Kujdes – këto nuk janë plane të zbatueshme, janë deklarata presioni, paralajmëron Dr. Claire Kaye, ish-mjeke e përgjithshme dhe trajnuese për vetëbesimin.

Vendimet shpesh dështojnë sepse janë të paqarta, jorealiste dhe shumë të gjera, thotë ajo.

Ajo këshillon të shkruani se çfarë po funksionon në jetën tuaj, çfarë po ju shteron energjinë ose nuk përshtateni më, dhe ku po funksiononi në autopilot.

“Kur kuptoni çfarë doni më shumë, jo vetëm nga çfarë doni të ikni, ndryshimi bëhet shumë më i qëndrueshëm”, thotë ajo.

Shkruani qëllimet tuaja duke u përqendruar te “drejtimi dhe përvoja, në vend të një pike fikse”.

Ajo sugjeron që “humbja e peshës” mund të riformulohet si: “Dua të ndihem më me energji dhe më rehat në trupin tim, dhe të kuptoj çfarë më ndihmon të ndihem në atë mënyrë”.

Në vend të “të ndryshoj karrierë”, mund të jetë: “Dua të hulumtoj se cila punë më jep energji dhe kuptim, dhe të identifikoj një hap të vogël drejt një të madhi për këtë”.

2. Mos i përdorni këto dy fjalë

Një gjë tjetër për t’u shmangur kur shkruani qëllimet është përdorimi i gjuhës së fiksuar si “gjithmonë” ose “kurrë”, thotë psikologia Kimberley Wilson.

Kjo krijon një qasje gjithçka ose asgjë, e cila është jashtëzakonisht e vështirë për t’u mbajtur.

T’i premtoni vetes “Gjithmonë do të dal për vrap të mërkurën” ose “Nuk do të pi më kurrë” thjesht ju përgatit për dështim.

“Një shembull klasik lidhet me dietën ose ushtrimet, kur njerëzit mendojnë se nëse gabojnë një ditë, atëherë gjithçka është e kotë”, i ka thënë ajo podkastit të BBC‑së, What’s Up Doc.

Ajo thotë se njerëzit mund të zhvillojnë një vizion tuneli, duke gjykuar një zgjedhje të vetme të izoluar, kur ajo që nevojitet është perspektivë më e gjerë që vë një moment në kontekstin e shumë të tjerëve.

Dr. Kaye thotë se qëllimet duhet të shkruhen me formulime më elastike, si “Dua të eksperimentoj me”, “Dua të krijoj më shumë hapësirë për” ose “Po mësoj çfarë funksionon për mua kur”.

3. Planifikojeni përkeqësimin

Keni qenë shumë mirë për javë të tëra, pastaj një hap i humbur, një takim, një ndejë natën vonë dhe papritur seria juaj e fitoreve ka marrë fund dhe ndiheni të mundur.

Arsyeja pse disa vendime dështojnë është se “njerëzit bëjnë plane për versionin më të mirë të vetes”, thotë Wilson.

“Ata nuk janë të përgatitur për të ndenjur zgjuar deri vonë ose për të pasur një ditë të vështirë në punë, dhe në atë moment nuk kanë një plan për të vënë në zbatim”, thotë ajo.

Wilson thotë se është e rëndësishme ta pranoni përkeqësimin si pjesë të procesit – kjo nuk do të thotë se keni dështuar, sepse këmbëngulja ka më shumë rëndësi sesa përsosmëria.

Dr. Kaye thotë se është e rëndësishme të kujtoni se “qëllimi nuk është të jesh perfekt, por të shmangësh kthimin e një momenti në braktisje të plotë të planit”.

Nëse gaboni, “reagimi më i dobishëm është kureshtja dhe jo kritika” dhe, në vend që të prisni javën tjetër ose muajin tjetër për të filluar sërish, duhet ta trajtoni çdo ditë si një rindezje.

4. Kombino shprehitë tuaja

Një mënyrë për të ndihmuar suksesin e objektivave tuaja për Vitin e Ri është teknika e njohur si “kombinimi i shprehive”, ku lidhni një sjellje të re me diçka që tashmë është pjesë e rutinës suaj të përditshme, thotë trajnuesja për karrierë, Emma Jefferys.

“Për shembull, pasi laj dhëmbët, bëj dhjetë pompa. Pasi hedh verë në gotë, shkruaj për dhjetë minuta. Pasi i vë fëmijët në gjumë, shtrihem”, thotë ajo.

“Nuk po shtoni më shumë gjëra, po e ndërthurini sjelljen e re në strukturën e asaj që tashmë bëni”.

Në vend që të mbështeteni vetëm te motivimi, Jefferys thotë se edhe rregullimi i mjedisit për sukses mund të sjell një ndryshim të madh.

“Pra, nëse doni të lexoni më shumë, mbajeni librin mbi jastëk që të detyroheni ta lëvizni para gjumit”, thotë ajo.

5. Bëjeni në mënyrë pozitive

Nëse objektivi juaj për Vitin e Ri është të kurseni më shumë ose të menaxhoni më mirë buxhetin, ekspertët thonë se kjo ka më shumë gjasa të zgjasë nëse lidhet me diçka pozitive.

Tom Francis, drejtues i financave personale në Octopus Money, thotë se “të kesh një qëllim të qartë dhe emocionues, qoftë pushim apo fond emergjence, e bën kursimin të ndihet i qëllimshëm dhe jo kufizues”.

Ai gjithashtu thotë se është e rëndësishme të mos përpiqeni të ndryshoni shumë gjëra njëherësh, sepse kjo rrallëherë është e qëndrueshme.

“Zgjidhni vetëm dy ose tri përparësi të qarta – për shembull, kursimi i 1 200 paundëve [1 374 ruro] për një pushim ëndrrash mund të duket gjë e rëndë, por 100 paund [115 euro] në muaj duket i arritshëm”, thotë ai.

Nëse keni një shpenzim të papritur, është në rregull të ngadalësoni, thotë ai.

“Ulja e kursimit mujor nga 100 paundë në 20 paundë [23 euro], për shembull, do të thotë se ende po ecni përpara, dhe ajo që ka më shumë rëndësi është ta mbani gjallë këtë shprehi”. /e.t

20:01 Pse opozita kërkon gjithmonë qeveri teknike?

By: EL
7 January 2026 at 20:01

Nga Ylli Pata

Historia e “këngës së qyqes me qeveri teknike” nuk ka dalë sot. Ajo nuk erdhi në diskutim si shirat e pas janarit apo hetimet e SPAK të dhjetorit.

Kemi të bëjmë me një refren politik që është luajtur me play back si një template i gatshëm, i cili është futur në USB-në e një detashmenti establishment, i cili e ka cimentuar këtë narracion, duke e kthyer jo në një alternativë, por në një barcaletë, të cilën kundërshtari i tyre politik, Edi Rama pra, ja ka kthyer në forma të ndryshme; me sherbet, me çokollatë apo me krem, si për ta bajalldisur një recetë që na vjen si alternativë, por që në fakt është një boshllëk me brirë, pjellë e një shterpësie politike, e cila në mendje ka vetëm një gjë, të sigurojë moslëvizshmërinë e saj, duke mbajtur në mjerim politikën alternative shqiptare.

Prej së cilës ushqehet një treg i varfër impotent mediatik, i mbushur me delire dhe mllefe ku në mungesë të ideve këput mufka dhe marrina në fuqi infinit.

Logjika e “qeverisë teknike” ka dalë për së pari nga “Lartësia e tij-mbreti i popullit të 2 marsit”, i cili në mesin e mandatit të tij të përbashkët me Edi Ramën, ideoi në SPA-në luksoze të një hoteli në bllok, një qeveri pa Edi Ramën.

Jemi pikërisht në mesin e vitit 2016, kur Angela Merkel sapo kishte lënë Shqipërinë, e kishte vulosur me Edi Ramën nisjen e aksionit të reformës në drejtësi.

Aksioni i “qeverisë teknike pa Edi Ramën” në realitet ishte një vepër jo aq shumë e vështirë për tu realizuar. PS-ja e Edi Ramës, e cila erdhi në pushtet me të famshmet “1 milion shuplaka”, pjesën më të madhe të tyre ja dhuroi partisë së Ilir Metës. Partia Socialiste në realitet nuk kishte shumicën në Kuvend për të garantuar qeverinë. Kishte me ekzaktësi 68 deputetë, nga këta kishte mjaft që nuk viheshin në rresht për kryetarin.

Dhe si për t’i vënë bisht kësaj “ideje gjeniale” siç do të thoshte njëri që nuk ndodhet mes nesh, “koka” që do ta realizonte këtë plan vinte si nënprodukt i qumështit, ani pse mbante titullin Kryeprokuror i Republikës.

Po, po! Bëhet fjalë për Adriatik Llallën, i cili në kohën e tij, me kompetencat që i jepte Kushtetuta, vriste e priste, bënte shiun, erën e furtunën.

Së bashku me një zonjë-kolege dhe suitën e “burimeve” të paneleve, ortaku i kosit nisi të hiqte mandatet e deputetëve me një lehtësi tipike për grusht shteti.

Në këtë atmosferë, kur mandatet e deputetëve i hiqte zonja Gashi dhe i përforconin në panele partnerët mediatikë të nënprodukteve të qumshtit, Kryetari i Kuvendit, pas disa seancave për heqjen e toksinave në SPA përgatit një “qeveri teknike” të drejtuar nga një President i Republikës. Profesor doktor i rëndë fare. Së paku kështu u tha, por që sipas asaj çfarë ndodhi më pas, nuk “dhezi” kur thonë në Prishtinë.

Pasi, kandelat profesorake i lagu një deputet i Partisë Demokratike i Kurbinit, nga ata që kishte një merak të vjetër me arkitetin e qeverisë teknike.

Në këtë atmosferë gjërat shkuan në një vit supertensioni, kur “qeveria teknike” u realizua, po jo siç donte “arkitekti” por si një formulë hibride. E cila lindi në takimin e famshëm romantik të 17 majit ndërmjet Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

Një qeveri teknike allasoj, ku Kryeministër ishte Edi Rama që qeveriste me një bërthamë besnikesh në postet dytësore, kurse ministrat kryesorë ishin të opozitës. Duke nisur nga Ministri i Brendshëm, i cili ishte një “Rambo” i trupave speciale të ushtrisë. Për të vazhduar me drejtësinë që e drejtonte Gazmend Bardhi e me radhë e me radhë.

Në realitet, vetëm emrin e kishte teknike ajo qeveri, pasi ministrat e saj ishin personazhet politike që hynë nga dritarja pasi prej derës nuk e kishin aq shumë mundësinë. E të gjithë ato personazhet, edhe pse nuk qullosën gjë qoftë në qeverinë teknike të Ramës, qoftë edhe në politikn shqiptaret, gjithsesi na janë ulur këmbëkryq që prej asaj kohe e nuk pushojnë së foluri natë për natë, edhe pse s’janë të votuar, edhe pe nuk jetojnë këtu, edhe pse në fund të fundit nuk ja thonë as për teknik televizori, teknik lavamani apo qeveri teknike, lërë më politikë. Ama dërrasat na i çajnë natë për natë.

Por nuk mbaroi me kaq. “Teknikët” e 17 majit nuk sollën asgjë as për Lulin e as për mentorin e tij politik “lexhendë”, pasi Edi Rama mori timonin i vetëm në zgjedhjet e 25 qershorit 2017. Nuk kishte nevojë për asnjë në prehër. Edhe? Kishte mazhorancën por jo Prokurorinë! Të cilën e drejtonte Adriatiku!

Dhe doli analistja e famshme e Big Brotherit, në atë kohe gjysma gjel i lidershipit opozitar që propozoi një qeveri teknike, fill pas zgjedhjeve parlamentare.

Një “qeveri teknike” që analistja e kunatave që ua ka nxirë jetën ditën që i ka njohur, propozoi ta drejtojë ose Pandi Majko se Fatmir Xhafaj. Pak ditë pas këtij elaborimi, Adriatiku i radhës sajoi stuhinë e radhës me Sajmir Tahirin.

Nuk kaloi shumë dhe Edi Rama ja plotësoi dëshirën analistes anti-kunatë dhe emëroi Fatmir Xhafajn Ministër i Brendshëm.

Natyrisht që u mërzitën shpejt dhe nisi krijimi laboratorik i videove dhe audiove për të mbajtur panelet e darkës në këmbë dhe mbjellur ashtu si flokët në një klinikë ambulante, karrierat e opozitarëve të rin.

Lindi kështu “afera Babale”, një nga “perlat teknike” të historisë politike dhe mediatike shqiptare. E cila do të shtynte ndër vite narracionin, kushtet por edhe ndikimin e saj.

Babalja i shkretë u shfry si tollumbac helium, njësoj si ndërhyrjet në rivierën italiane të anti-kunatës par exellance, por këga mbeti ama.

Si refren për një qeveri teknike që shpërtheu në fundin e vitit 2018, kur u arrit të ngjizej një lëvizje studentore parapolitike, ku gjithashtu u ngjizën karrierat e Arlind Qorit, Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit.

Nën zhurmën e kërkesës për një qeveri teknike, Edi Rama, në janarin 2019 hoqi të gjithë politikanët ocialistë nga kabineti, duke i zëvendësuar me “ekspertë” që ca ikën, e ca të tjerë hynë në politikë nga dritarja, duke u kthyer në politikanët e rinj të Partisë Socialiste. E që sot janë bërë të vjetër, ndaj Edi Rama i ka zëvendësuar sërish me teknikë, që anë bërë politikanë duke mbushur grupin parlamentar e kupolën e PS-së si gjysma e qeverisë aktuale.

Po kush të lë rehat? Refreni u USB-së së anti-kunatës doli përsëri duke kënduar “qeverinë teknike” si një himn festiv. Adriatiku i radhës ka propozuar dy zotërinj post të 70-etave për emra të qeverisë teknike. E ka shumë gjasa që Edi Rama, do ta marrë si shkas siç ka bërë shpesh, duke ju përgjigjur me një “ide origjinale”. Nuk është çudi që të bëjë “ministra teknikë” ca nga “gjenerata Z” meqë sot janë në modë në politikën botërore. Përkatësisht, vazja a djem të rinj poshtë të 30-ave, si për të sfiduar baby-boomers-ave over 70 të Adriatikut…/E.T

19:59 Zelensky: Garancitë evropiane të sigurisë për Ukrainën nuk përfshijnë “ombrellën bërthamore”

By: Monika
7 January 2026 at 19:59

Garancitë e sigurisë për Ukrainën nga partnerët evropianë dhe Shtetet e Bashkuara nuk përfshijnë një “ombrellë bërthamore”.

Kjo është thënë nga presidenti Volodymyr Zelensky në një koment për gazetarët, raporton Ukrinform, përcjell Telegrafi.

“Nuk ka diskutim për armë bërthamore. Sa i përket garancive të sigurisë nga partnerët tanë evropianë dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po diskutojmë një kontingjent, mbrojtje në tokë, në ajër, në det, si dhe një linjë të veçantë të ‘mbrojtjes ajrore’”, tha Zelensky.

Sipas tij, diskutimet përfshijnë gjithashtu forcimin e ushtrisë ukrainase dhe sigurimin e fondeve shtesë për personelin.

Ai theksoi se çështja kryesore mbetet personeli i brigadave luftarake dhe sigurimi i gatishmërisë së tyre të lartë luftarake.

Zelensky vuri në dukje gjithashtu se Ukraina po zhvillon bisedime për marrjen e licencave të veçanta për të zhvilluar bashkëprodhim në industrinë e mbrojtjes.

Pas një takimi në Paris, udhëheqësit e Koalicionit të Vullnetmirëve, Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara nënshkruan një deklaratë të titulluar “Garanci të Forta Sigurie për një Paqe të Fortë dhe të Qëndrueshme në Ukrainë”./mxh

19:57 ZYRTARE/ Firmos Neymar, vendoset e ardhmja e sulmuesit

By: Monika
7 January 2026 at 19:57

Last Updated on 07/01/2026 by Monika

Neymar ka rinovuar kontratën me Santos për edhe një vit tjetër. Vendimi vjen pas kontributit të tij në shpëtimin e ekipit nga rënia një kategori më poshtë.

Sulmuesi 33-vjeçar realizoi 11 gola dhe dha 4 asistime në të gjitha kompeticionet sezonin e kaluar. Megjithatë, problemet e vazhdueshme fizike gjatë vitit 2025 e kanë mbajtur larg fushave për shumë ndeshje.

Pavarësisht kësaj, Neymar ka shprehur dëshirën për të vazhduar karrierën aktive. Objektivi kryesor mbetet pjesëmarrja në Kupën e Botës 2026.

Për këtë, ai duhet të rikthejë formën dhe të bindë trajnerin Carlo Ancelotti për një grumbullim në kombëtaren braziliane./Mxh

❌
❌