Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 January 2026Gazeta Fjala

14:59 Hynë në komisariat dhe dhunuan efektiven e policisë, arrestohen dy motrat në Tiranë

By: EL
23 January 2026 at 14:59

Last Updated on 23/01/2026 by EL

Dy shtetase janë arrestuar nga policia e Tiranës.

Blutë bëjnë me dije se M. A., 38 vjeç dhe R. A., 29 vjeç kanë hyrë në amientet e komisariatit nr.3 dhe kanë dhunuar një efektive.

Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetaset
M. A., 38 vjeçe dhe R. A., 29 vjeçe, pasi dyshohet se në hyrje të ambienteve të Komisariatit, kanë goditur për shkak të detyrës, një oficere policie;
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë./ET

14:38 U përfshi në një konflikt në Lezhë, arrestohet vëllai i ish-deputetit Arben Ndoka! Në kërkim i biri

By: EL
23 January 2026 at 14:38

Last Updated on 23/01/2026 by EL

Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit Arben Ndoka, ka rënë në prangat e Policisë, pasi pak ditë më parë u përfshi në një konflikt të dhunshëm mes disa personave.

Ngjarja ndodhi në 12 janar të këtij viti, ku Gëzim Ndoka bashkë me të birin, 20-vjeçarin Kevin, u konfliktuan në një lokal me shtetasit Gjergj dhe Nikolin Marku, kushërinj.

Burime për Report TV bëjnë të ditur se dy kushërinjtë mbetën të dëmtuar pas sherrit dhe pasi morën trajtim mjekësor, u paraqitën në komisariat ku bënë denoncimin.

Po ashtu, dy kushërinjtë e dëmtuar u paraqitën në Komisariatin e Policisë së Lezhës ku pretenduan se babë e bir, Gëzim e Kevin Ndoka, ishin të armatosur dhe se i qëlluan me sende të forta në kokë, përfshirë me qytën e pistoletës, sapo hynë në lokal.

Ndërkohë Policia po vijon hetimet për zbardhjen e dinamikës së plotë të ngjarjes dhe arrestimin e të nipit të ish-deputetit Ndoka.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Sektorit të Mbështetjes Operacionale, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të hetimeve dhe veprimeve operacionale, për sqarimin e rrethanave të konfliktit të ndodhur ndërmjet 4 shtetasve, në ambientet e një lokali, në Lezhë, më datë 12.01.2026, si dhe për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të përfshirë, kapën shtetasin e shpallur në kërkim, G. N., 53 vjeç. Për këtë shtetas, prokurori vendosi procedim penal në gjendje të lirë. Vijojnë kërkimet për kapjen e djalit të 53-vjeçarit, shtetasit K. N../et

14:24 ‘Berisha s’e merr dot pushtetin me dhunë’/ PD shfrenoi fantazinë kur thoshte se Rama do kapej si Maduro!

By: EL
23 January 2026 at 14:24

Last Updated on 23/01/2026 by EL

Analisti Alban Daci është shprehur se kryeministri Edi Rama doli i fituar pas ftesës së Presidentit amerikan Donald Trump, që Shqipëria të bëhej pjesë e Bordit të Paqes për Gazën.

Komentet Daci i bëri në një lidhje për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report TV, ku tha se deklaratat e opozitës se kryeministri Rama do të merrej me helikopter si Maduro nga ushtria amerikane, ishin një fantazi e shfrenuar e PD-së.

“Unë mendoj se ne duhet t’i qëndrojmë gjithmonë linjës që politika amerikan nuk duhet të interpretohet dhe të kuptohet sipas politikës së brendshme të Shqipërisë. Pra si dimensioni jonë shtetëror, prestigji ndërkombëtar, e bën të pamundur që ne të diktojmë politikën e jashtme të SHBA-së, që në epokën Trump duket se askush tjetër nuk mund ta diktojë apo imponojë.

Në planin afatgjatë duhet parë me kujdes kjo lloj nisme, pra Bordi i Paqes, pasi ne nuk kemi të bëjmë me një organizatë të mirëfilltë që ka të përcaktuar qartësisht funksionimin e saj. Shqipëria përveçse një spektatore e realitetit ndërkombëtar, nuk mund të jetë gjë tjetër veçse një spektatore që përpiqet të kapë trenin e ngjarjeve.

Amerikanët tani në epokën Trump kanë vetëm një kriter, sesa besnik është një lider në raport me ata, sa besnike është politika e atij lideri dhe vendit të tij në raport me SHBA dhe sa besnik do iu qëndroj një lider i caktuar interesave gjeostrategjike të SHBA-së. Në këtë këndvështim, besoj se ka fituar Rama, por do të kishte fituar kushdo që do të kishte qenë në pozicionin e Ramës. Aludimet e ngjashme për lidhje me Maduron ishte një fantazi e shfrenuar e opozitës, e cila për shkak të rrethanave të saj dhe për shkak të lidershipit që ka ‘non grata’, e bën PD-në që të jetë jashtë interesave amerikane apo edhe atyre të BE-së. Tentativa e Trump mendoj se është një tentativë për të eleminuar Kombet e Bashkuara. Por unë mendoj se Trump nuk do lërë asnjë lloj trashëgimie në politikën e jashtme amerikane”, tha mes të tjerash Daci.

Ndërkohë Daci teksa komentoi thirrjet për protesta të kryetarit të Partisë Demokratike, tha se Berisha kërkon marrjen e pushtetit me dhunë, gjë që sipas tij, në situatën aktuale nuk mund të ndodhë.

Daci shtoi gjithashtu se Berisha nuk e merr dot pushtetin as pa dhunë, pra me zgjedhje të lira e të ndershme. Kjo pasi sipas tij, PD nuk është në lartësinë e duhur të kauzave të qytetarëve.

“Sigurisht që mund të themi politikisht në qasjen në raport me amerikanët, është një ndryshim total i qasjes dhe mund të themi që kryeministri Rama është ndër të paktit kryeministra që është shprehur i gatshëm menjëherë për të qenë pjesë e Bordit të Paqes. Ky është një moment shumë i mirë për Shqipërinë. Por mendoj se në këto momente, mendoj se dilema më e madhe e Shqipërisë në epokën Trump është se në cilën anë do të ketë qasje më të madhe, në atë të SHBA-së apo të BE-së. Edhe nëse Ramiz Alia të kishte qenë dhe t’i ishte përgjigjur pozitivisht ftesës së Trump, edhe ai do të ishte rikuperuar politikisht.

Berisha nuk mund ta marrë pushtetin me dhunë. Berisha ka disa indicie në të kaluarën, ka edhe disa ngjarje të rënda të 1997, ne mund të themi se kishte njëfarë orientimi për të marrë pushtetin me dhunë. Dhe të gjitha rastet kanë dështuar sepse një vend si Shqipëria në pozicionin e saj gjeopolitik dhe gjeostrategjik, për shkak të faktit që është vend anëtar i NATO-s dhe që është në prag të mbylljes së kapitullit të BE-së, nuk do të ketë asnjë lloj forme pushteti të marrë me dhunë. Prandaj Berisha nuk mund ta marrë pushtetin me dhunë, por unë mendoj se nuk mund ta marrë as pa dhunë, pasi PD nuk është në lartësinë e kauzave qytetare”, shtoi më tej Daci.

14:00 Histori/ 23 janar 1916 – Isa Boletini, vrasja nga malazezët e luftëtarit shqiptar

By: Leonard
23 January 2026 at 14:00

Përgatiti: Leonard Veizi

Më 23 janar 1916, në një kohë kur Shqipëria dhe trojet shqiptare endeshin mes luftërash, tradhtish dhe pazare diplomatike, u shua me pabesi një nga figurat më emblemë të qëndresës kombëtare: Isa Boletini. Plumbat e forcave malazeze nuk vranë vetëm një njeri, por një simbol të gjallë të kryengritjes shqiptare, një figurë që për dekada kishte mishëruar dinjitetin e armës dhe besën e malësorit në mbrojtje të tokës së vet…

…Isa Boletini ishte bërë emër i njohur dhe i frikshëm për pushtuesit në mbarë Vilajetin e Kosovës. Që nga fundi i shekullit XIX, ai kishte hyrë në histori si pjesëmarrës aktiv i lëvizjeve kombëtare dhe i përpjekjeve për vetëdije politike, në kohën kur Lidhja e Prizrenit po përpiqej t’i jepte zë dhe formë aspiratës shqiptare për autonomi dhe mbijetesë kombëtare. Emri i tij qarkullonte në odat e burrave dhe në raportet e administratave të huaja si sinonim i rezistencës së armatosur dhe i mosnënshtrimit.

Në vitet e turbullta që pasuan, Isa Boletini nuk mbeti vetëm prijës lokal. Ai u shndërrua në figurë mbarëkombëtare. Në vitin 1914, gjatë sundimit jetëshkurtër të Princ Vidit, u caktua ndër rojet e tij, jo thjesht si një akt formal sigurie, por si dëshmi e autoritetit moral dhe ushtarak që Boletini gëzonte në sytë e shqiptarëve. Prania e tij në Durrës ishte përpjekje për të ruajtur një ekuilibër të brishtë mes një shteti të sapolindur dhe stuhive që e rrethonin nga të gjitha anët.

Por kulmi i veprimtarisë së tij mbetet viti 1912, kur Isa Boletini udhëhoqi forcat kryengritëse kundër pushtimit osman, duke e çuar luftën nga malet e Kosovës drejt horizontit të pavarësisë. Ai ishte aty, në Vlorë, përkrah Ismail Qemalit, në ditën kur u shpall Pavarësia e Shqipërisë – një akt shprese që do të pasohej shpejt nga zhgënjimi i madh i Konferencës së Londrës më 1913, ku kufijtë e shtetit të ri u cunguan dhe troje të tëra shqiptare u lanë jashtë.

Fillimet

U lind në kullën e familjes në Boletin, pranë Mitrovicës, asokohe në sundimin e Perandorisë Osmane. Pas ngritjes së Lidhjes së Prizrenit, Isa mori pjesë në betejën e Slivovës kundër forcave të rregullta osmane më 22 prill 1881. Manastiri i Sokolicës mbrohej nga Isa me të vëllanë e madh, Ahmetin. Pas ndodhive të kazanë e Mitrovicës kundrejt serbëve, Perandoria Ruse i vë kusht Stambollit hapjen e një konsullate ruse në Mitrovicë më 7 maj 1902. Boletini shpalli se shtëpitë e mbarë shkjeve do të digjeshin po qe se do të hapej “kangjallozi i Miskovit në Mitrovicë”. Raportohet se më 29 shtator iu dorëzua autoriteteve osmane dhe se do të falej për bëmat e tij të deriatëhershme, më 24 nëntor mbërriti në Stamboll, ku u caktua në krye të dyfekxhinjve, siç ishte mënyra e qeverisjes e Sulltan Abdyl Hamidit për të bërë për vete krerë të zëshëm vendorë. Pasi shërbeu si kreu i dyfekxhinjve për katër vite, u kthye me çifligje që i ishin caktuar si shpërblim për shërbimi dhe grada ushtarake në milicinë vendore. U bë njeriu më i famshëm dhe më i pasur i Mitrovicës, mblodhi pasues të armatosur dhe mblodhi armatime e financime si nga serbët duke pasur gjithashtu një linjë telegrafike drejtpërdrejtë me Pallatin Jëlldëz, si kapedan vendor i sulltanit.

Luftimet

Gjatë Revolucionit Xhonturk më 1908, u bë një mbledhje e madhe e parisë shqiptare njohur si Kuvendi i Ferizajt për të përkrahur rikthimin e kushtetutës, ndërsa Boletini me krerë të tjerë e shihnin këtë si shenjë pabesie ndaj sulltanit. U tërhoq nga kuvendi para se të merrej ndonjë vendim, duke kuptuar dobësinë e pozitave të tij. Thuhej se sulltani i kishte kërkuar ndihmë Boletinit që të zhbënte kuvendin e mbajtur në Ferizaj. Ai ishte besnik ndaj sulltanit ndonëse më 1908 i kishte ndihmuar fillimisht xhonturqit. Komiteti “Bashkim e përparim” pas gati një muaji të kthimit të Kushtetutës vendosi t’i jepte vëmendje gjakmarrjes në Vilajetin e Kosovës, dhe nga fundi i vitit masa të ashpra u morën nga vendorët – Nexhip bej Draga me anëtar të tjerë të parisë së Kosovës e shihnin Boletinin si pengesë dhe besnik të sulltanit dhe loboi për ndalimin dhe arrestimin e tij, Draga donte vendosjen e rendit të ri ligjor, ndërsa Boletini donte privilegjet e vjetra caktuar nga koha e sulltanit. Pasi ia arriti të ndërhynte përmes Komitetit të Selanikut që qeveria të merrte masa ndaj Boletinit, i dërguan një oficer të shoqëruar për t’i dhënë Boletinit një urdhër gjykate që t’i kthente të quajturit Haxhi Alisë çifligun që kishte qenë më parë i tij para se t’ia jepte sulltani. Boletini përqeshi urdhrin, përzuri autoritetet që më pas e sulmuan, Isa mundi të ikte me njerëzit e tij, por kulla iu dogj.

Gjatë kundër-revolucionit të prillit 1909 Isa me krerë të tjerë i ofruan sulltanit ndihmën e tyre. Më 15 maj 1909 Xhonturqit, duke vazhduar mohimin e të drejtave kombëtare shqiptare, vijuan me fushata kundër atyre që nuk paguanin taksat e reja të caktuara në Stamboll. Në Mitrovicë u caktua gjeneral i brigadës 18 Xhavid Pasha, ku zëvendësoi Shemsi Pashën e vrarë (vëllamë i Isës), për të përvijuar një vazhdë operacionesh ndaj malësorëve shqiptarë për dorëzimin e armëve dhe në veçanti për ta kapur. Ishte ndër konspiruesit dhe organizatorët e kryengritjes së 1910 me Hoxhë Said efendiun, Nexhip bej Dragën, Hasan Prishtinën, Mehmet pashë Derallën, Rexhep Mitrovicën, Bedri Pejanin, Salih Gjukën dhe Idriz Seferin. Isa me shumë krerë të tjerë të Pejës e Gjakovës mbajtën qëndrim ndaj trupave osmane, gjë që çoi në gjakderdhje e bombardimin e fshatrave shqiptare. Pas revoltave të herëpashershme në Vilajetin e Kosovës, prillin e 1910 qeveria xhonturke vendosi krijimin e një korpusi ushtarak të posaçëm për “shtrimin” e Shqipërisë, në krye të të cilit u vu gjenerali Turgut Pasha. Në bashkëpunim me Idriz Seferin dhe krerët shqiptarë, Isa i priu betejave të rënda në grykën e Kaçanikut, Zagovac, Çernalevë, Kabash e Virnaglava.

Kryengritja 1912

Në pragun e revoltës, qeveria serbe punoi me disa banda kaçake shqiptarësh që të ishin të gatshme të vendosnin në vështirësi osmanët dhe me atë qëllim iu vardisën edhe Boletinit përmes organizatës terroriste Dora e Zezë. Më 23 prill 1912 njerëzit e Hasan Prishtinës çuan krye në Malësinë e Gjakovës dhe u përhapën më tej. Më 20 maj së bashku me krerë të tjerë, Boletini mori pjesë në kuvendin e Junikut ku u dha besa dhe u nënshkrua një shpallje, për t’i shpallur luftë qeverisë xhonturke përmes kryengritjes së armatosur në Vilajetin e Kosovës. Shqiptarët e Sanxhakut të Prishtinës të kryesuar nga Isë Boletini, Xhemal beg Prishtina dhe Beqir agë Vulçiterna i thyen turqit në Llap e Gollak dhe më pas zunë Prishtinën me pëlqimin e banorëve, përkundrejt komandantit vendor. Krerët mësynë Shkupin, të cilin e zunë më 12-15 gusht të 1912, së bashku me Riza Begin mendonte të shkonte në Selanik për të liruar sulltanin dhe nuk ishte për autonomi – sipas Hasan Prishtinës. Më 18 gusht Prishtina arriti t’i bindte krerët luajalistë që të binin në ujdi me autoritetet osmane për të drejtat sociopolitike e kulturore shqiptare. Boletini u paqtua dhe u kthye për në shtëpinë e vet pas premtimeve për autonomi vilajeteve shqiptare. Në gusht, kolonel Dragutin Dimitrijeviq “Apis” i Dorës së Zezë, i dërgoi një letër që me pasuesit e tij t’i ndihte serbët në luftë kundër osmanëve.

Epilogu

Isa Buletini u vra prej malazezve, me afrimin e trupave austro-hungareze më 23 janar 1916 në Podgoricë, pas një lufte të ashpër disa orëshe. Austriakët erdhën vonë dhe nuk arritën ta shpëtojnë atë dhe 17 bashkëluftëtarët e tij.

Vdekja e Isa Boletinit ishte mbyllja tragjike e një jete të ndërtuar mbi armë, besë dhe atdhe. Ai u vra pabesisht, por mbeti i pamposhtur në kujtesën historike. Figura e tij vazhdon të qëndrojë si një urë mes epokës së kryengritjeve dhe lindjes së shtetit shqiptar, si dëshmi se liria nuk erdhi si dhuratë, por si çmim i gjakut dhe i qëndresës së atyre që nuk pranuan të jetonin të përkulur.

Në korrik të vitit 2011, mbetjet mortore të Isa Boletinit dhe të bashkëluftëtarëve të tij, iu dorëzuan Komunës së Mitrovicës.

14:00 Ivanka Trump ndan sërish pamje nga Zvërneci: Shqipëria është magjike!

By: Kesjana
23 January 2026 at 14:00

Vajza e Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump, Ivanka ka postuar sërish mbi vizitën e saj në jug të vendit.

Duke shfaqur një pamje të zonës së Zvërnecit, Ivanka Trump shkruan “Shqipëria është magjike”.

Ajo ka vizituar Vlorën dhe më pas është takuar me kryeministrin Edi Rama./kb

  • foto galeri

13:45 “Ligjet”/ Manja ironizon Blushin: Situatën e përmbytjeve e sheh nga hoteli

By: Kesjana
23 January 2026 at 13:45

Kryetari i Komisionit për Çështjet Ligjore, Ulsi Manja, gjatë diskutimeve në komision për përmbytjet në vend, kishte një përgjigje për sekretarin e Përgjithshëm të PL-së, Tedi Blushin, për shkak se ky i fundit tentoi sërish të luante rolin e opozitarit lidhur me përmbytjet në vend.

Manja, duke ironizuar, tha se Blushi shkon në Korçë dhe situatën e përmbytjeve e sheh nga hoteli. Më pas, sipas Manjës, nis dhe u kërkon llogari Forcave të Armatosura.

“Do Zoti mos kemi sivjet zjarre, ende pa dalë nga përmbytjet ka filluar punën Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura. Ndryshe nga zoti Blushi që kur shkon në Korçë e sheh nga hoteli situatën e përmbytjeve dhe u kërkon llogari Forcave të Armatosura. Që në atë situatë përmbytjesh, jo vetëm Forcat e armatosura, por kushdo që kishte mundësinë duhet të ishte solidar në ato ditë dhe të bënte detyrën. Por fatkeqësisht kemi një opozitë që solidaritetin e bën më një grusht njerëzish në bulevard në darkë që quhet foltore-protestë dhe kemi një opozitë që solidaritetin e bëjnë në mbledhje komisioni kur ka dalë dielli”, tha Manja. /Kb

13:30 24 Janari, asgjë ndryshe në Tiranë

By: Kesjana
23 January 2026 at 13:30

 

Nga ARTUR  AJAZI

Sali Berisha ka zgjedhur shtunën (24 Janarin) për nisur nga Tirana “revolucionin blu dhe hedhjen e Ramës nga pushteti”. Estradë bukur dhe zbavitëse nuk ka. E kuptoni  ju shqiptarë. Kreu iopozitës (kështu i thonë PD) ka zgjedhur godasë“fort dhe pa mëshirëqeverinë shtunën e 24 Janarit. Dhe e dini pse ? Sepse do ta justifikojë boshllëkun e protestës, me gjojaishte fundjavë, njerëzit u morënme punët dhe hallet e tyre”. Pas kësaj deklarate, do justifikohet sërish se “njerëzit tremben nga qeveria dhebandat e saj, ndaj nuk dalin protestën tonë”. Aq i ka lodhur, dhe aq i cfilitur mbështetësit e tij Berisha, sa ata nuk dalin protesta. I ka zhgënjyer, pasi u thotë “Rama iku, u tremb, u fsheh, ne fituam”. Dhe nesërmen, sikur nuk ka ndodhur gjë. Po ashtu ka cfilitur edhe Policinë e Shtetit, e cila detyron efektivëte saj, rrinë bulevard me orë tëra, edhe pse ajostrukture ka 1001 punë urgjente për kryer, se protesta e PD me disa qindra mbeshtetës mbetur. E ndersa vendi ka emergjenca tjera, investime nisuradhe bitisura, plane e projekte financimi, punësimi, zhvillimi, integrimi, etj, Berisha nuk ngurron pengojë, nuk ngurron shtrijë efektin e tij negativ, përditshmërinë e jetës shqiptareve. Natyrisht 24 Janar, shqiptaret do shfrytëzojnë fundjavën për dalë, apo  udhëtuar e psonisur, dhe nuk kanë fare plan dalin protestën e “fuqishme Saliut. vetmit mbushin ato pak metra katrore bulevard, janë  ish-pushtetarët e PD, milionerët e asaj opozite, edhe pse 13 vjet pa pushtet, habitshëm u rriten pasuritë, u lulëzojnë bizneset, dhe u shtohen kontot bankare. Edhe kjo e shtunë  e 24 Janarit, sërish do jetë sigjithë tjerat, si gjithëprotestat e fuqishme bëranga PD, me disa fjalime dhe ulurima nga podi saj, dhepastaj ca molotovë drejt shkallëve kryeministrisë, për treguar se “e tronditën fort regjimin”. Po është e vërtetë, Sali Berisha nuk e ka kuptuar, se po e shpie greminë atë parti. Ndryshe nuk do tallej kaq gjatë me mbështetësit e tij, apo me “500 mijë votatsiç thotë ai, mori 11 Maj. Ai do ta vazhdojë gjatë rrugëtimine tij krye asaj partie, madje derisa ti mbesë edhembështetësi i fundit nga Lapraka apo ish-Këneta e Durrësit, por nuk do arrijë kurrë ta bëjë atë partialternativë pushteti./kb

13:16 Balla: Dekriminalizojmë shpifjen për gazetarët profesionistë, por jo për profesionistët e shpifjes

By: Kesjana
23 January 2026 at 13:16

Last Updated on 23/01/2026 by Kesjana

Në mbledhjen e sotme të komisionit për Europën dhe Punët e Jashtme është diskutuar lidhur me disa ndryshime në Kodin Penal.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë fjalës së tij tha se ndryshimet e propozuara nga mazhoranca synojnë dekriminalizimin e shpifjes për gazetarët profesionistë, por jo për ato që ai i cilësoi si profesionistët e shpifjes.

Ai shtoi më tej se këto ndryshime të propozuara nga qeveria kanë si synim mbrojtjen e publikut dhe garantimin e standardeve europiane në fushën e informimit.

Balla foli edhe për fyerjen ku tha se asnjë vend në Europë nuk e ka hequr nga Kodi Penal.

Fjala e plotë e Ballës:

Unë, sa të jem personalisht, flas këtu jo si kryetar i grupit, nen të fyerjes nga Kodi Penal nuk heq. Për mua fyerja është një vepër penale. Për fat të mirë, edhe pse unë do të doja të ishte më e ashpër në Republikën e Shqipërisë, fyerja nuk dënohet me burg, por me gjobë. Dhe e vërteta është që kam qenë një prej njerëzve mbështetës që në 2008, kur e kam votuar me bindje të plotë shpërndarjen e materialeve raciste, ksenofobe në sistemet kompjuterike. Sa kishte filluar ky muhabeti i internetit dhe rrjeteve sociale në atë kohë, nëse ju më ftoni që t’i fshij ato, nuk e bëj dot. Fyerja me motive raciste, ksenofobe nëpërmjet sistemit kompjuterik.

Tani ta lëmë këtë pjesë, sepse për fyerjen nuk ka asnjë vend europian që të mos e ketë në Kod Penal. Ju më thoni ta heq, tani shkojmë te 120-a që të jemi transparentë me publikun. Besoj na ndjek publiku. Sa i përket 120-ës, që është shpifja, më vjen keq për një pjesë. Sa u përket gazetarëve, varianti që ka ardhur e ka dekriminalizuar plotësisht, por këtu pastaj duhet të ndajmë ça janë gazetarë: Kush janë gazetarët?

Po vure një bexhë dhe vetëshpallesh gazetar, në asnjë vend të Europës nuk je gazetar. Dhe është shtuar paragrafi, dhe ju lutem ndiqeni fjalë për fjalë, në atë që ka bërë në një zgjidhje tepër të mirë qeveria. Edhe kjo që po lexoj unë është konfirmuar 100 për qind nga Komisioni Europian. Një gazetar i punësuar ose i vetëpunësuar, i regjistruar dhe i njohur si i tillë në përputhje me legjislacionin në fuqi, pavarësisht se si apo vendi ku e ushtron aktivitetin, nuk mban përgjegjësi penale për veprën e shpifjes.

Sipas këtij neni, për përhapjen me mirëbesim të të dhënave, thënieve, të çdo informacioni tjetër përmes shtypit, mediave audiovizive, medias elektronike ose platformave të tjera të komunikimit publik, kur: 1. qëllimi kryesor është informimi i publikut mbi çështje me interes të përgjithshëm; 2. në momentin e publikimit ai nuk ka dhe, në rrethana konkrete, në mënyrë të arsyeshme nuk kishte dijeni se të dhënat apo informacionet faktike janë të rreme dhe ka bërë përpjekje të arsyeshme për të verifikuar saktësinë e tyre, dhe, pasi të jetë informuar nga personi i tretë, pra personi i prekur, ose autoritetet kompetente, se të dhënat apo informacionet faktike janë haptazi të rreme ose qartazi të pasakta, ai vepron pa vonesë për të bërë një përgënjeshtrim ose sqarim, ose për t’i hequr ato, për ta çaktivizuar aksesin në to.

Për qëllimet e këtij neni, përhapja me mirëbesim do të thotë përhapje që plotëson kushtet e përcaktuara në paragrafin e tretë dhe bëhet në përputhje me rregullat etike profesionale të gazetarisë mbi baza faktike të arsyeshme. Vlerësimet, opinionet, komentet kritike dhe interpretimet, edhe kur janë therëse, të ekzagjeruara ose fyese, nuk konsiderohen shpifje në kuptim të këtij neni, përveç nëse përmbajnë shprehimisht ose të nënkuptuara pretendime, fakte, të dhëna apo informacione objektivisht të rreme.

Tani problemi që unë mendoj se e keni ju, dhe lexova edhe disa shoqata sot, ka të bëjë me ç’do të thotë i punësuar, i vetëpunësuar, i regjistruar dhe i njohur si i tillë në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Këtë gjë, unë mendoj që gazetarët e kanë shumë të thjeshtë. Ata duhet të organizohen dhe bujrum. Komisioni juaj duhet të hartojë bashkë me gazetarët ligjin për profesionin e rregulluar të gazetarit dhe punonjësit të medias dhe aty të jetë të gjitha se si regjistrohet.

Sa i përket figurës së veprës penale, duhet të garantoj sot çdo gazetar që funksionon si i tillë në Republikën e Shqipërisë, që në këtë koncept nuk ka më vepër penale për shpifje për gazetarin, kur gazetari është realisht gazetar, jo kur gazetari e vetëshpall veten gazetar, me një bexhë këtu e thotë ‘unë jam gazetar’.

Dhe ka një gjë, dhe po jua them nga eksperienca personale. Kam pasur një rast personal. U bë një lajm. U bënë të gjitha njoftimet e të gjitha institucioneve përkatëse. Rezultoi që lajmi ishte i rremë. Dhe përgjigjja e mediave në atë kohë, një komunikim institucional me e-mail: ‘ju lutem, e keni verifikuar?’

Po, jemi të sigurt që lajmi është i rremë. Por ne nuk e heqim dot lajmin e rremë, se kemi marrë shumë klikime. Prandaj nisma. Dhe unë ju mbështes. Mendoj që ne do të kemi shumë punë për këtë gjë dhe komisioni juaj do të ketë shumë punë për këtë gjë. Kjo nuk rregullohet as këtu. Për të sqaruar pozicionin që u tha edhe nga relatori në rastin në fjalë, ajo që kemi marrë nga qeveria është dokumenti që ka marrë dhe në vlerësimin tonë, konfirmimin nga Brukseli për këtë hap që do të hedhim. Kemi gjithë dëshirën e mirë që nën udhëheqjen e komisionit tuaj dhe dy kryetarëve e nënkryetarëve aty të vazhdojmë, le të themi, të hulumtojmë edhe më shumë.

Edhe pse personalisht, në përfundim të kësaj ndërhyrjeje, dua që për efekt të referencës së diskutimeve në këtë komision të nderuar, që dikur e keni drejtuar ju me shumë profesionalizëm, e theksoj, t’ju kujtoj se ndër vendet e Bashkimit Europian që vazhdojnë ta mbajnë shpifjen si vepër penale janë: Austria, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Çekia, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Italia, Letonia, Lituania, Polonia, Portugalia, Sllovakia, Sllovenia. Ato që e kanë hequr janë vetëm Qipro, Estonia, Irlanda. Rumania është gjysmë për gjysmë.

Edhe kur bëj këto deklarata, është një hap i madh ndryshimi që ka sjellë qeveria. Sepse e ndan shpifësin profesionist nga shpifësi amator. Shpifësit profesionist i tregon vendin, shpifësin amator e ndan. Dhe e vërteta është që me ndryshimin që për gazetarët, në momentin që është i organizuar, në momentin që njihet me profesion gazetar, pra punon në një media të regjistruar, i organizuar në shoqata të tjera përjashtohet për çdo rast, por ama një gjë duhet ta bëjmë të gjithë.

Dhe jam zotuar për këtë gjë që, si kryetar i këtij grupi parlamentar të shumicës, të bëjmë një gjë, jo për ne, por për gjithë qytetarët që bien target dhe shënjestër e një lajmi të rremë. Dhe këtu besoj që ka dakordësi nga ana juaj që duhet t’i gjejmë, duhet t’i japim një zgjidhje kësaj. /Kb

13:15 Trump kërkon “çek të bardhë” në Groenlandë

By: Kesjana
23 January 2026 at 13:15

Donald Trump u tërhoq nga synimi i tij i bujshëm për të blerë apo pushtuar Groenlandën, por duket se tani po kërkon “çek të bardhë” për praninë ushtarake në ishull. Sipas prestigjiozes Bloomberg, Uashingtoni po negocion me Danimarkën për të ndryshuar rrënjësisht marrëveshjen e mbrojtjes të vitit 1951, të amenduar në 2004-ën.

Sipas marrëveshjes, Uashingtoni është i detyruar të marrë miratimin e Kopenhagenit për çdo lëvizje të ushtrisë amerikane që ka baza në ishullin arktik, me rreth 200 trupa të stacionuar atje, por shefi i Shtëpisë së Bardhë synon ta ndryshojë këtë, siç pohoi edhe në një intervistë për FOX NEWS.

“Do të kemi qasje të plotë në Groenlandë. Nga ana ushtarake do të mund të vendosim ç’të duam atje, sepse bëhet fjalë për sigurinë tonë kombëtare dhe ndërkombëtare”.

Pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s në Forumin Ekonomik të Davosit, presidenti amerikan hoqi dorë nga tarifat ndaj vendeve europiane që kundërshtuan planet e tij për marrjen e kontrollit të Groenlandës.

Donald Trump mori garanci nga Mark Rutte se Danimarka dhe BE do të uleshin në bisedime për arritjen e një marrëveshjeje të re për Groenlandën. SHBA-të kërkon të vendosë sistemin e mbrojtjes anti-raketë “Kubeja e Artë” për të goditur raketat hipersonike nga Rusia në rast sulmi, si dhe të drejta ekskluzive në miniera për të bllokuar Kinën./kb

Arbeloa i tregon “derën” superyllit të Realit: “Mund të largohesh para fundit të janarit”

By: David
23 January 2026 at 13:05

Last Updated on 23/01/2026 by David

Alvaro Arbeloa u bë trajner i Real Madridit pasi Xabi Alonso u shkarkua dhe tani pyetja është se sa gjatë do të qëndrojë në krye.

Sigurisht, gjithmonë ekziston mundësia që gjërat të mos shkojnë mirë për Arbeloan, dhe që Perez ta largojë më herët, dhe të sjellë një trajner të ri para fundit të sezonit.

Ka shumë lojtarë që nuk janë të kënaqur me statusin e tyre te Real Madridi, dhe njëri prej tyre është mbrojtësi i djathtë Trent Alexander-Arnold.

Sipas mediave spanjolle, anglezi zhvilloi një takim me trajnerin e ri të Real Madridit, gjatë të cilit u theksua se Alexander-Arnold ishte “në prag të kolapsit”.

Që nga momenti që mbërriti në Santiago Bernabeu, anglezi nuk po luante mirë dhe lëndimet ishin gjithashtu në rritje.

Alonso, njeriu që e solli atë, është shkarkuar dhe Arbeloa duket se nuk sheh të ardhme për të në kryeqytetin spanjoll.

Sipas El Nacional, Arbeloa i tha atij drejtpërdrejt dhe qartë se nuk ishte pjesë e planeve të tij dhe se mund të largohej nga klubi këtë janar.

Gjithçka ndodhi në një takim ku Arbeloa thuhet se ishte shumë i qartë, i ndershëm dhe i drejtpërdrejtë me Alexander-Arnold.

Arsyeja janë “dobësitë mbrojtëse” që u shfaqën qartazi në disa ndeshje, dhe besohet se ai ka nevojë për një mjedis më pak kërkues në të cilin do të rifitojë vetëbesimin, si dhe minutat e lojës.

Dy klube janë të interesuara të sjellin anglezin i cili tashmë është lidhur me Bayern Munich, përkatësisht Newcastle dhe Manchester United.

Është e qartë se anglezi do të preferonte të kthehej në atdheun e tij, por mbetet për t’u parë nëse do ta “tradhtonte” Liverpoolin dhe tifozët e tij deri në atë masë sa të nënshkruante për një klub tjetër./ D.C

13:00 Nga anëtari i Gjykatës së Lartë tek kreu i Hetimit Tatimor dhe punonjës të ATP e AKSHI, kush ishin zyrtarët që shpërndanin materialet e SPAK në grupin e WhatsApp

By: Klara
23 January 2026 at 13:00

Rasti i hakerimit të sistemit elektronik të SPAK ka kaluar pa shumë bujë në opinionin publik shqiptar, por janë zbuluar dimensione të reja që tregojnë se ky nuk ishte një sulm spontan. Në qendër të hetimeve janë tre persona:

Agim Ismaili, ish-drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj, por emra të tjerë janë përfshirë si pjesë e një rrjeti të strukturuar me qëllime të qarta.

Ky grup ishte pjesë e një strukture që koordinonte edhe shpërndarjen e materialeve të rrjedhura në media, për të goditur individë të caktuar në publik.

 

Zbardhen emrat e zyrtarëve që ishin pjesë e grupit të WhatsApp ku shpërndaheshin materialet.

Në këtë grup ishin të përfshirë:

S.N – Anëtar i Gjykatës së Lartë nga Vlora mik me Agim Ismailin prej vitesh.

Anton Martini – Drejtor i Hetimit Tatimor (nga e njëjta zonë me Agim Ismailin).

Dritan Palnikaj – Sekretar i Përgjithshëm në MBU (nipi i Agimit).

Ermal Kënaçi – Shef i komisariatit nr.2 në Tiranë (Ish-shef sektori në SHKKB, i shkarkuar).

Melsi Beli – Punon në AKSHI (Lidhje e Agim Ismailit pasi e ka pas vartës te burgjet) larguar nga detyra.

Blerina Hoxha – Punon në AKSH (Lidhje e Melsi Belit).

Jonida Baçi– ish-drejtoreshë e ATP e shkarkuar nga detyra (nga hetimi del lidhje miqësie me Agim Ismailin).

Ylli Gaxholli– ish- punonjës në ATP i shkarkuar (Agjencinë e Pronave) lidhje e vjetër e Agim Ismailit dhe Jonida Baçit ish-drejtoreshë e ATP.

Maltin Malaj – ish -drejtor në DPB tek prokurimet me Admir Arbrin, drejtor i Burgjeve./K.M

12:50 Nuk zbardhi vendimin për 15 muaj/ Ministri i Drejtësisë i kërkon ILD-së të hetojë gjyqtaren e Korçës

By: Klara
23 January 2026 at 12:50

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, i ka kërkuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD) të nisë hetim disiplinor ndaj gjyqtares të Gjykatës së Korçës, Eglantina Mikani, për shkelje të rënda procedurale në trajtimin e një çështjeje penale ndaj shtetasit R.F i akuzuar për veprën “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në bashkëpunim.

Sipas dokumentacionit të përcjellë nga Ministria e Drejtësisë, vendimi penal është shpallur më 14 dhjetor 2022, ndërsa vendimi i arsyetuar dhe dosja përkatëse janë depozituar në sekretarinë gjyqësore vetëm më 7 mars 2024, pra me një vonesë prej 14 muajsh e 24 ditësh, në kundërshtim flagrant me afatet e përcaktuara në Kodin e Procedurës Penale.

Ministri Lamallari është shprehur se kjo vonesë e pajustifikuar ka prodhuar pasoja konkrete juridike, pasi vendimi ka marrë formë të prerë më 20 maj 2024, duke i hequr të pandehurit mundësinë për të përfituar nga amnistia e parashikuar në ligjin nr. 33/2024.

“Në zbatim të neneve 71/2 të ligjit Nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, nenit 6, pika 10 e ligjit 8678/2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë”, i ndryshuar, dhe nenit 119/2 të ligjit Nr.96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, kërkohet fillimi i hetimit disiplinor ndaj gjyqtares së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, Eglantina Mikani”, thuhet ndër të tjera në shkresën e firmosur nga Lamallari.

Më parë Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, i është drejtuar ILD-së për hetim disiplinor ndaj një gjyqtari për shkeljet procedurale që cenojnë të drejtat e qytetarëve dhe besimin e publikut te drejtësia. Kujtojmë që në muajin dhjetor ministri Lamallari kërkoi nga ILD hetim disiplinor për gjyqtarin e Lezhës, Ilir Përdeda, i cili gjithashtu për një vit nuk e zbardhi vendimin e dhënë prej tij. /K.M

12:45 Hungaria i mbyll derën për në BE Ukrainës, Orban i ashpër: Nuk do ta lejojmë as për 100 vitet e ardhshme

By: Klara
23 January 2026 at 12:45

Ukraina po përpiqet të ndikojë në rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në Hungari sepse e di që qeveria aktuale nuk do ta lejojë atë të bashkohet me BE-në, u tha gazetarëve kryeministri hungarez Viktor Orban, duke komentuar rezultatet e samitit të BE-së në Bruksel.

Në këtë takim, Komisioni Evropian shpërndau një plan veprimi për anëtarësimin e Ukrainës në shoqatë deri në vitin 2027. “Mendoj se në 100 vitet e ardhshme, nuk do të ketë parlament në Hungari që do të votonte për anëtarësimin e Ukrainës në BE”, tha ai.

“Ne nuk duam që ata të bashkohen me BE-në”, theksoi kryeministri, duke shtuar se kjo është arsyeja pse Kievi është i interesuar në fitoren e opozitës dhe po përpiqet të ndërhyjë në punët e brendshme të Budapestit. “Duhet të pranojmë se ukrainasit do të jenë pjesëmarrës aktivë në fushatën zgjedhore hungareze sepse është në interesin e tyre themelor të ndryshojnë qeverinë në Hungari. Nuk jam i kënaqur me këtë dhe ne do ta luftojmë”, theksoi Orban.

Nga ana tjetër, Ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto kujtoi se një situatë e ngjashme kishte lindur në zgjedhjet e mëparshme. “Ky ishte rasti katër vjet më parë kur ata bënë fushatë për kundërshtarët tanë. Po ndodh përsëri sepse ata e dinë se një qeveri pro-ukrainase mund të vijë në pushtet vetëm nëse na largojnë”, tha ai në një video-adresim.

Szijjarto vuri në dukje se në zgjedhjet e ardhshme, “qytetarët hungarezë do të jenë në gjendje të vendosin nëse duan paqe apo luftë dhe nëse do ta lejojnë Presidentin Zelensky të marrë paratë e tyre për të mbështetur regjimin e korruptuar ukrainas”./K.M

12:40 TikTok shmang mbylljen në SHBA, vulos marrëveshjen me Kinën: Algoritmi do të riformatohet

By: Klara
23 January 2026 at 12:40

TikTok njoftoi të enjten se kishte mbyllur një marrëveshje për të krijuar një entitet të ri në SHBA, duke i mundësuar shmangien e ndalimit dhe duke i dhënë fund një beteje të gjatë ligjore.

Marrëveshja, e finalizuar nga ByteDance, kompania mëmë e TikTok, parashikon krijimin e një sipërmarrjeje me shumicë pronësie amerikane. Investitorë si Oracle i Larry Ellison, fondi i kapitalit privat Silver Lake dhe MGX nga Abu Dhabi do të zotërojnë 80.1% të entitetit të ri, ndërsa ByteDance do të mbajë 19.9%.

Njoftimi vjen pesë vjet pasi Donald Trump kërcënoi për herë të parë ndalimin e platformës sociale në SHBA gjatë mandatit të tij të parë.

E ardhmja e TikTok-ut në SHBA kishte qenë e paqartë, në një sagë që nisi pasi Kongresi votoi me shumicë dërrmuese në vitin 2024 për miratimin e një ligji që ndalonte aplikacionin e rrjeteve sociale, përveç rasteve kur ai do të gjente një blerës amerikan. Gjykata e Lartë e la ligjin në fuqi në janar 2025, por në ditën e parë të rikthimit të tij në detyrë, Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për të shtyrë ndalimin. Që atëherë, ai e ka vonuar vazhdimisht zbatimin e tij, ndërsa SHBA-të, kompania dhe partnerët potencialë amerikanë po negocionin një marrëveshje.

Në shtator, Trump nënshkroi një tjetër urdhër ekzekutiv, i cili përshkruante një plan që investitorët amerikanë të merrnin shumicën e operacioneve të kompanisë dhe që versioni i ri i TikTok-ut të kontrollohej nga një bord drejtues me shtatë anëtarë, me shumicë amerikane, të përbërë nga ekspertë të sigurisë kibernetike dhe kombëtare.

Adam Presser, i cili më parë ka shërbyer si drejtor i përgjithshëm i TikTok-ut dhe drejtues global i operacioneve, besimit dhe sigurisë, do të jetë CEO i sipërmarrjes së re, tha kompania të enjten. Bordi do të përfshijë edhe Shou Chew, CEO aktual i TikTok-ut.

Entiteti amerikan do të “operojë nën masa mbrojtëse të përcaktuara që mbrojnë sigurinë kombëtare përmes mbrojtjes gjithëpërfshirëse të të dhënave, sigurisë së algoritmeve, moderimit të përmbajtjes dhe garancive të softuerit për përdoruesit amerikanë”, thuhet në njoftim. Algoritmi i rekomandimit të përmbajtjes do të ritrajnohet, testohet dhe përditësohet bazuar në të dhënat e përdoruesve në SHBA, shtoi kompania.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se qeveritë e Kinës dhe të SHBA-ve e kishin miratuar marrëveshjen.

Në një postim në rrjetet sociale të enjten në mbrëmje, Trump falënderoi presidentin kinez Xi Jinping “për bashkëpunimin me ne dhe, në fund, për miratimin e marrëveshjes”. “Jam shumë i lumtur që ndihmova në shpëtimin e TikTok-ut! Tani do të jetë në pronësi të një grupi patriotësh dhe investitorësh të mëdhenj amerikanë, më të mëdhenjve në botë, dhe do të jetë një zë i rëndësishëm,” shkroi presidenti.

Shqetësimet e ligjvënësve dhe zyrtarëve amerikanë lidhur me TikTok-un përqendrohen te siguria e të dhënave të përdoruesve, me frikën se qeveria kineze mund ta përdorë platformën për të mbledhur të dhëna nga përdoruesit amerikanë, pretendime që kompania i ka mohuar vazhdimisht.

Legjislacioni i miratuar në vitin 2024 nën presidencën e Joe Biden-it ia ndalonte ByteDance-it të ruante lidhje operative me një sipërmarrje amerikane të TikTok-ut, por ligji i jepte presidentit autoritetin për të vendosur nëse një marrëveshje përmbushte kërkesat e tij.

Kërcënimi i ndalimit kishte shkaktuar reagime të gjera në SHBA nga influencues dhe krijues përmbajtjeje që varen nga aplikacioni.

Silver Lake, Oracle dhe MGX do të mbajnë secila nga 15% të aksioneve në sipërmarrjen e re, tha kompania. Investitor është gjithashtu firma e investimeve e Michael Dell, miliarderi themelues i Dell Technologies./K.M

12:35 Dyshime për manipulim të votave, ndalohen mbi 100 komisionerë në Prizren

By: Klara
23 January 2026 at 12:35

Mbi 100 komisionerë të angazhuar në numërimin e votave në Prizren janë intervistuar sot nga hetuesit e Policisë së Kosovës në këtë komunë. “Për detajet e këtij operacioni do të njoftoheni në përfundim të tij” ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Sipas informacioneve të deritanishme ka edhe të arrestuar, ndërkohë mësohet se ka edhe të ndaluar.

Dyshimet kanë të bëjnë më keqpërdorimin e votave në Prizren. Në këtë komunë pas rinumërimit është evidentuar se janë manipuluar rreth 30 mijë vota./K.M

12:30 “Manchesterizmi” po ndërton një politikë më të mirë dhe një ekonomi të fortë. I gjithë vendi duhet të frymëzohet

By: Leonard
23 January 2026 at 12:30

Andy Burnham*

Ne jemi ekonomia rajonale urbane me rritjen më të shpejtë në Mbretërinë e Bashkuar, dëshmi se është e mundur të përdoren fondet publike në mënyrë efektive, duke ulur njëkohësisht shpenzimet e krizës.

Andy Burnham është kryebashkiaku i Greater Manchester
E enjte, 22 janar 2026, ora 11.00 CET

Në fundjavë, Zia Yusuf postoi: “Pas 7 majit 2026, Reform nuk do të pranojë më asnjë Tory.” Me fjalë të tjera: të gjithë deputetët dhe këshilltarët e dështuar kanë plot tre muaj e gjysmë kohë për të vendosur me qetësi nëse do ta braktisin apo jo anijen që po mbytet.

Të përballesh me politikanë nga partia që e qeverisi Britaninë për më shumë se një dekadë dhe e shkatërroi atë, vështirë se është materiali i një kryengritjeje politike. Papritur, forca më e re politike e Britanisë nuk duket aq e fuqishme apo relevante. Përkundrazi, duket e vjetër.

Po për nënshkrimin e tyre të ri “të artë”, Robert Jenrick, që del në ekranet tona televizive dhe deklaron se Britania është e shkatërruar? Do të doja të dija sa britma ka shkaktuar kjo në dhomat e ndenjjes anembanë vendit: “Po – dhe ti e shkatërrove, mik!”

Duket sikur flluska e fryrë rreth së djathtës së re britanike është gati të shpërthejë. Duke përqafuar mbetjet e Partisë Konservatore, Reform UK po heq dorë nga pretendimet se është mike e klasës punëtore dhe po zbulohet si një forcë thjesht thatçeriste, e mbushur me një zjarrmë trumpiane shtesë.

Për të majtën britanike, kjo është një nismë që duhet kapur. Nëse pyetja në qendër të politikës britanike është “kush e shkatërroi Britaninë?”, atëherë le të jemi të qartë dhe të prerë. Katër kalorësit e apokalipsit britanik janë: deindustrializimi, privatizimi, shtrëngimi fiskal (austerity) dhe Brexit-i.

Gjatë kohës sime në politikë, ka pasur një prirje që shumë njerëz në Partinë Laburiste të pranojnë tepër shumë nga kornizimi i së djathtës. Por ne duhet ta refuzojmë fuqishëm këtë narrativë dhe ta denoncojmë pa ekuivok. Figurave të së djathtës britanike u pëlqen të flasin për “rikthimin e kontrollit”, por njerëzit e shohin qartë se janë pikërisht ata që e dorëzuan kontrollin.

Pas deindustrializimit të viteve 1980, deregulimi dhe privatizimi i Thatcher-it krijuan një garë drejt fundit. Ato i lanë njerëzit dhe bizneset të paguanin çmime marramendëse për shërbimet bazë dhe janë shkaku rrënjësor i krizës së sotme të kostos së jetesës. Kjo u përkeqësua edhe më shumë nga shitja e banesave sociale, duke e lënë Britaninë nën kthetrat e një krize gjithnjë e më të thellë të strehimit. Si pasojë, aftësia e vendit për të kontrolluar kostot e veta është dobësuar rëndë. Për shembull, sot nuk ka zgjidhje tjetër veçse të përdorë sistemin e përfitimeve sociale për të financuar qiratë e parregulluara në sektorin privat të banesave me qira.

Këto dobësi strukturore të ekonomisë sonë, deri diku, u maskuan nga rritja më e lartë që kishim brenda BE-së. Por efektet e kombinuara të austerity-t dhe Brexit-it në vitet 2010 i nxorën ato lakuriq. Qytetet dhe qytezat tona u zbrazën dhe vendi ka mbetur që prej asaj kohe i bllokuar në një rreth vicioz rritjeje të ulët. Tjetërsimi i njerëzve nga politika është rritur, ndërsa sistemi ynë politik arkaik dhe konfrontues ka pasur vështirësi të gjejë zgjidhje afatgjata. Kështu, kemi ngecur në një batak dhe jemi peng i tregjeve të bonove për shkak të paqëndrueshmërisë dhe pasigurisë që kjo gjendje ka krijuar.

Le të jemi të qartë: këto komente janë kritikë ndaj së djathtës britanike dhe jo ndaj qeverisë laburiste. Ajo na solli në këtë pikë. Qeveria ka bërë disa lëvizje të rëndësishme pro-rritjes, si njoftimi i javës së kaluar për Northern Powerhouse Rail. Por tani është momenti, brenda këtij legjislacioni, për të bërë një argument më të qartë se kush e shkatërroi Britaninë dhe për të paraqitur zgjidhje më të guximshme.

Shpresojmë që ajo që ka ndodhur në Manchester të ofrojë frymëzim. Gjatë dekadës së fundit, ne jemi bërë gjithnjë e më funksionalë, ndërsa vendi është bërë gjithnjë e më jofunksional. Kemi përdorur devolucionin për të ndërtuar një kulturë të re politike, më bashkëpunuese, që është e kundërta e botës së Westminster-it dhe Whitehall-it.

Falë kësaj, kemi filluar të kthejmë mbrapsht disa nga aspektet më të këqija të viteve 1980. Kemi rimarrë kontrollin publik të transportit me autobus dhe së shpejti do të arrijmë një pikë kthese, ku po ndërtojmë më shumë banesa komunale dhe sociale sesa po humbasim përmes skemës “right to buy”.

Po ndjekim një qasje afatgjatë për rindërtimin e një ekonomie të shkatërruar nga deindustrializimi i epokës Thatcher. Kemi pasur rritje dyfish më të shpejtë se mesatarja e Mbretërisë së Bashkuar dhe këtë javë kemi paraqitur plane për të rireindustrializuar rajonin tonë urban në periudhën e ardhshme, përmes zhvillimit të pesë klasterëve globalë.

Po hapim gjithashtu rrugë të reja për të rinjtë tanë drejt këtyre industrive të reja, si pjesë e një plani për një sistem arsimor që ofron një alternativë të barabartë me rrugën universitare. Dhe, duke mbështetur më shumë banorë tanë që të kenë akses në mundësi, në atë që është ekonomia rajonale urbane me rritjen më të shpejtë në Mbretërinë e Bashkuar, po tregojmë se është e mundur të përdoren fondet publike në mënyrë më efektive, duke ulur shpenzimet e krizës në afat të gjatë.

“Manchesterizmi” është një përgjigje moderne dhe funksionale ndaj kurthit të pabarazisë së lartë dhe rritjes së ulët, që erdhi nga shtysa e viteve 1980 për të privatizuar pushtetin ekonomik dhe për të mbicentralizuar pushtetin politik në Thesar. Ai ka të bëjë me krijimin e një politike të re për të gjetur rrugën e daljes nga kjo gjendje dhe për të zhvilluar një ekonomi të re.

Përsëritja e këtij mendimi në nivel kombëtar mund të nënkuptojë vendosjen e reformës zgjedhore në qendër, si mjet për të krijuar një politikë më bashkëpunuese dhe një konsensus mbi investimet publike të nevojshme për ta çliruar vendin nga lëvizja shtrënguese e dyfishtë e krizës së njëkohshme të kostos së jetesës dhe strehimit. Me kalimin e kohës, kjo do të rikthejë kontroll më të madh mbi shpenzimet publike dhe do të heqë pasigurinë mbi drejtimin e vendit, duke na vendosur në një pozicion më të mirë përballë tregjeve.

Ky është Manchesterizmi dhe, po, siç thoshte dikur një nga bijtë tanë më të famshëm, Tony Wilson – do të thotë të bësh gjërat shumë ndryshe.

*Andy Burnham është kryebashkiaku i Greater Manchester. Ai shërbeu si deputet laburist për Leigh nga viti 2001 deri në vitin 2017.

Burimi: The Guardian/ Përgatiti për botim: L.Veizi

12:28 Kryeprokurori Çela mbledh drejtuesit e rretheve: Hetime më të shpejta dhe statistika reale

By: Kesjana
23 January 2026 at 12:28

Last Updated on 23/01/2026 by Kesjana

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, ka thirrur sot në një mbledhje urgjente të gjithë drejtuesit e prokurorive të rretheve. Takimi ka nisur që në orët e para të mëngjesit dhe po zhvillohet me dyer të mbyllura, pa praninë e mediave.

Çfarë kërkoi Çela?

Gjatë këtij takimi, kreu i akuzës ka qenë i prerë në porositë e tij për prokurorët. Pikat kryesore ku u ndal ai janë: më shumë efikasitet, statistika të sata dhe angazhimin e oficerëve të policisë gjyqësore./kb

12:25 Kryeministrja daneze udhëton drejt Groenlandës, priten bisedime me SHBA-në për sigurinë e Arktikut

By: Klara
23 January 2026 at 12:25

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, do të udhëtojë sot drejt Nuuk, kryeqytetit të Groenlandës, ku pritet të zhvillojë një takim me homologun e saj groenlandez, Jens-Frederik Nielsen. Vizita vjen në një moment delikat për sigurinë e Arktikut, ndërsa Kopenhaga ka paralajmëruar se bisedimet me Shtetet e Bashkuara mbi çështjet e sigurisë së ishullit do të nisin “shumë shpejt”. Frederiksen do të mbërrijë në Nuuk direkt nga Brukseli, ku u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Ky i fundit theksoi në një postim në rrjetin X se po punon ngushtë me kryeministren daneze për forcimin e mbrojtjes dhe parandalimit në rajonin e Arktikut.

“Ne biem dakord se NATO duhet të forcojë angazhimin e saj në Arktik. Mbrojtja dhe siguria në Arktik janë çështje që i përkasin gjithë Aleancës,” shkroi Frederiksen në X, duke publikuar edhe një foto nga takimi me Rutte-n në Bruksel. Vizita e saj në Groenlandë vjen pas tërheqjes së Presidentit amerikan Donald Trump nga kërcënimet për të marrë ishullin me forcë, pas një takimi me Rutte-n në Forumin Ekonomik Botëror në Davos. Sipas burimeve, gjatë bisedimeve u arrit një “marrëveshje kornizë” mbi Groenlandën, megjithëse detajet e saj mbeten ende të paqarta.

Ministri i Jashtëm danez, Lars Løkke Rasmussen, konfirmoi se Danimarka, Groenlanda dhe SHBA-ja do të zhvillojnë së shpejti takime lidhur me sigurinë e ishullit Arktik. “Do t’i organizojmë këto takime relativisht shpejt, por pa shpallur data, sepse ajo që nevojitet tani është një proces i qetë, pa dramë,” u shpreh Rasmussen për gazetarët në Kopenhagen. Ai theksoi se bisedimet do të fokusohen në “sigurinë, mbrojtjen dhe parandalimin”.

Ndërkohë, Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot, njoftoi se do të udhëtojë në Groenlandë “në ditët në vijim”, me ftesë të autoriteteve lokale, duke ritheksuar mbështetjen e Francës për Danimarkën. Ai sqaroi se data e vizitës nuk është përcaktuar ende, por ajo mund të përkojë me inaugurimin e konsullatës franceze në Groenlandë, të planifikuar për 6 shkurt. Barrot vlerësoi gjithashtu qëndrimin e liderëve evropianë ndaj krizës, duke theksuar se mesazhet e dhëna “me qetësi dhe rigorozitet” kanë kontribuar në ndryshimin e qëndrimit të Uashingtonit./K.M

12:21 GJKKO pushon çështjen ndaj ish-drejtorit të Policisë, Muhamet Rrumbullaku

By: Kesjana
23 January 2026 at 12:21

Last Updated on 23/01/2026 by Kesjana

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur të pushojë çështjen ndaj Muhamet Rrumbullakut, ish-drejtor i Përgjithshëm i Policisë.

Rrumbullaku dyshohej për transferimin e paligjshëm të dy oficerëve të Policisë.

Hetimi fillimisht u nis në qytetin e Beratit, por më pas u transferua në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Pas përfundimit të hetimeve, SPAK konkludoi se nuk kishte elementë të veprës penale të kryer nga Rrumbullaku, duke çuar kështu në pushimin e çështjes./kb

12:20 Kreu i FIFA-s, Gianni Infantino: Trofeun e Kupës së Botës 2026 do e dorëzojë Donald Trump

By: Klara
23 January 2026 at 12:20

Presidenti i FIFA-s (organizmi botëror i futbollit), Gianni Infantino, ka bërë një njoftim të rëndësishëm gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos, duke konfirmuar se Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të jetë pjesë e ceremonisë së dorëzimit të Kupës së Botës 2026 për fituesit e turneut.

Infantino u prit me tone entuziaste nga Trump përpara kamerave, i cili e prezantoi presidentin e FIFA-s me fjalët: “Ja ku është Gianni, ai është mbreti i futbollit, mbreti i sportit”.

Në përgjigje, Infantino u shpreh me të njëjtin admirim, duke zbuluar planin për ceremoninë finale të Kupës së Botës.

“Verën e ardhshme, do t’ia dorëzoj Kupën e Botës kampionit së bashku me presidentin e Shteteve të Bashkuara”.

Ky njoftim konfirmon rolin e Trump në ngjarjet madhore të futbollit, pas precedentit të vendosur verën e kaluar në Kupën e Botës për Klube, ku presidenti i SHBA-së i dorëzoi trofeun Chelseat pas fitores ndaj Paris Saint Germain.

Duke folur më gjerësisht në Davos, Infantino e shfrytëzoi momentin për të theksuar rolin e futbollit si faktor bashkues në një botë të polarizuar.

“Ne jetojmë në një botë të ndarë, por ne mbështesim paqen. Njerëzit i besojnë FIFA-s dhe vendeve pritëse. Amerika do ta mirëpresë botën,” u shpreh kreu i FIFA-s.

Kupa e Botës 2026 do jetë më e madhja në histori, me 48 kombëtare pjesëmarrëse dhe do zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik në SHBA, Meksikë dhe Kanada./k.m

❌
❌