14:56 Protestë apo fresk për Edi Ramën?!
Last Updated on 23/12/2025 by EL
Nga Fejzo Subashi.
Realisht, Opozita Shqiptare ka jo vetëm mundësin, por shansin dhe fatin më të madh se kushdo opozitë tjetër në mjaftë vende, në situatën që ndodhet mazhoranca , për ta kthyer në favor të saj besimi e qyteyarëve. Absolutisht që protesta është një rrugë pasqyrimi i pakënaqësisë së qyteyarëve, ndaj mazhorancës, por edhe mundësi që ngjall shpresën dhe besimin te Opozita. Por a e kanë këtë meshirimin protestat në shqipëri? Absolutisht jo, sidomos këto të Sali Berishës…
Vështi të arrish në një përfundim; nëse janë protestë, apo fresk për Edi Ramën dhe qeverinë e tij?
Protesta e djeshme e Sali Berishës, me shumë sinqeritet, nuk arriti as nivelin minimal që duhet të ketë një protestë opozitare, e jo më forcën e mesazhit që pretendoi të japë.
Të thuash se je në krye të pakënaqësisë popullore dhe ta katandisësh protestën në një shëtitje në bulevard, nuk është as përfaqësim i revoltës qytetare, as presion politik, si dhe aq më pak një shpresëe besim për qytetarët te Opozita. Protesta dje ishtë thjesht një paradë e kontrolluar, një shëtitje mbrëmjeje që nuk i prish gjumin askujt në mazhorancë, aq më pak qeveris, oligatkëve dhe bandave . Vështirë të mendosh se me këtë formë revolte përmbysësh mazhoranc .
Një protestë pa ide, pa filozofi, pa objektiv të qartë, pa nerv qytetar, tregon qartë një gjë: opozita nuk ka forcë reale dhe as mbështetje popullore. Dhe një opozitë e tillë nuk i çon as një lloj mesazhi qeverisë, aq më pak ti ngjallësh frikë, përkundrazi e qetëson atë në rehatinë e monotonis së saj.
Në këtë model proteste, që si ide dhe si veprim praktik, janë njësoj me ato të Lul Bashës, madje ato të Bashës kishin më shumë pjesëmarrje dhe më shumë nerv , Sali Berisha me këtë format dhe qasje, se gjoja përfaqëson indinjatën dhe revoltën qytetare, të jep më shumë përshtypjen e përgatitjes për një pazar të radhës politik, sesa të ndjekjes së një objektivi real opozitar. Aq më pak të pritshmërive të demokratëve, qytetarëve dhe vendit.
Unë nuk jam për dhunë në protesta. Por ta shndërrosh protestën në një shëtitje parade, si ato të kohës së Enverit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nuk është protestë. Është një shëtitje pensionisti, me pankarta dhe fjalime të ricikluara. Të katandiset protesta në këtë far feje, pas gjithë asaj propagande dhe premtimeve para fillimit, më shumë është një tallje me filozofin e opozitës, demokratët dhe qytetarët e këtij vendi.
Të thuash në rrjete sociale dhe konferenca shtypi se “më datën 22 largohet Rama nga pushteti” dhe se “nuk ikim nga sheshi”, e pastaj të shkosh atje dhe të përsërisësh foltoren e përditshme, apo të kopjosh daljen në ballkon, nuk i fut as dridhërimën më të vogël Ramës. Përkundrazi, i bën fresk në mbretërinë e tij.
Ka apo nuk ka nevojë Rama për këtë fresk, kjo ka pak rëndësi. Por të mashtrosh demokratët dhe qytetarët me lugë bosh është një nga gjërat më të pështira të politikës.
Po, Rama ka përgjegjësi të plotë për gjendjen e vendit. Kjo nuk diskutohet. Por të mos pranosh se mungesa e një opozite reale prej më shumë se një dekade është jo vetëm shfajësim indirekt për Ramën, por edhe përgjegjësi e rëndë e klasës politike në opozitë, është hipokrizi.
Rama nuk bie nga pushteti me këtë opozitë.
Ai nuk largohet sepse vjen, apo don të vijë Berisha.
Rama nuk duhet të iki që të bëhet Berisha kryeministër.
Rama dhe qeveria e tij, duhet të iki sepse nuk qeveris dot më. Nuk ka çfarë të jap më shumë, mbas këtij konsumi.
Sepse korrupsioni është bërë sistem.
Sepse zullumi ka kaluar çdo kufi.
Por ideja që “Rama duhet të iki se duhet rotacion” nuk mjafton. Nuk bind askënd.
Ramën nuk e largon opozita. E largon populli.
Dhe që populli të ngrihet, duhet të besojë te një alternativë tjetër. Duhet të shohë shpresë, risi, ndryshim real. Një lider që nuk i kujton të shkuarën, por i hap rrugë së ardhmes.
Me thirrje boshe si “ik o Ram se je i keq, i korruptuar, i lidhur me bandat”, nuk fitohet pushtet. Sepse kur qytetarëve nuk u jep shpresë, ata zgjedhin të keqen që njohin, sesa të keqen që u premtohet.
Të këqijat e mëdha të Shqipërisë kanë themele në pazaret e pista të politikës. Dhe pikërisht për këtë arsye, qytetarët sot nuk dalin në shesh. Ata rrinë në shtëpi, me sytë nga Zoti, sepse kanë frikë jo nga Rama, por nga pazari i radhës i klasës politike…
